2011-07-24

Familja Neziri e ngujuar nga gjakmarrja

Edison Myrteza

Asnje shenje jete, asnje fryme. Edhe tek keto tre shtepi te fshehura me mure ne Gracke ne jug te Prishtines, nje familje prej 45 personash prej te cileve 7 femije, jane murosur te gjithe qe prej 17 muajsh. Te kercenuar me vdekje nga tradita e gjakmarrjes.
Te burgosur ne shtepi.


Shefi i fisit, Haki Neziri, 77 vjec, nxjerr pak koken jashte por kontrollon me veshtirm te rrufeshem rrugen perreth. “Familja ime nuk mund te dale jashte me qe prej 17 muajsh. Grate dhe burrat nuk shkojne madje as te punojne dhe femijet nuk shkojne ne shkolle”, rrefen i moshuari. Ceshtja e Nezirit dhe e pjestareve te tjere te familjes se tij ka vetem nje ide “ceshtjen e nderit”. Nje krim i kryer, qe tashme eshte kunder tyre.

Hakmarrje e siguruar

Gjithcka ka nisur ne shkurtin e vitit 2010 kur nje ceshtje e vjeter me dy familjeve eshte permbyllur me vdekjen e Brahim Veselit, 40 vjec. Te kater vellezerit Neziri jane arrestuar. Madje vazhdojne te jene ne duart e drejtesise. Por Neziret presin nje drejtesi tjeter. Ate te hakmarrjes qe pretenton te pastoje hidherimin me nje tjeter gjak. Nje tradite e vjeter shqiptare nga e cila nuk mund t’ia mbathesh dot.

Dhe tradita do qe ceshtja te zhvillohet jo ne shtepine e vrasesit. Do te ishte e pandershme. Neziret per kete ceshtje jane mbledhur te gjithe ne vendin e tyre, ne shtepine e kryefamiljarit. Ata nuk largohen kurre per aventure jashte pasi rrezikojne jeten. Per te mbijetuar kane shitur pak nga toka e tyre, kafshe te buta dhe cdo te mire.

Kodi dhe premtimi

Ceshtjet e nderit jane ende te vulosura prej shekujsh ne shoqerine shqiptare edhe ne Kosove. E kane origjinen tek nje grumbull ligjesh te pandrysheshme “Kanuni” i krijuar gjate pushtimit osman. Sipas ketij kodi “nese nje burre vret nje tjeter, nje pjestar mashkull i famijes se viktimes duhet te godase ne te njejten menyre me familjen e vrasesit”. Nuk ka shpetim. Kodi i njejte i nderit, parashikon ate qe familja e vrasesit mund t’i kerkoje familjes se viktimes fjalen e nderit apo “besen” nga disa pjestare te familjes. Ne rastin e familjes Neziri, ne fakt, Veselet kane refuzuar te japin pak zemer duke respektuar djemte. “Nuk kane dhene besen”, tregon Arjani, djaloshi 13 vjecar, nipi i Hakiut i cili shikon me syte kater gjithkend qe i afrohet shtepise. “Me pelqen shume te shkoj ne shkolle, por nuk mund te shkoj”.

Nderthyrje te kota

Familje me influence ne qytet kane provuar te nderhyjne per te pajtuar familjet duke u kerkuar Veseleve bisede per hakmarrjen me djemte. Por pa asnje rezultat. Te njejtet kane tentuar edhe ne shkolle. “Me autoritetin e shkolles rajonale kemi shkuar tek Veselet disa here”, tregon drejtori. “Deshiroja te nderhynim per nje zgjidhje te problemit me mundesite e mia. Por sa per besen nuk kane pranuar madje as te flasin”.

E pa mundur te gjendet zgjidhja madje edhe me nderhyrjen e policise.

“Ne luften kunder Kanunit jemi te pamundur, pasi ne pjesen me te madhe te rasteve eshte e pamundur te provojne reagimin. Jemi ende era e se vjetres”, shton Behxhet Shala, militant kosovar i nje shoqate per te drejtat e njeriut. “Eshte nje praktike e kthyer pasi shteti i se drejtes ne Kosove eshte ende i paqendrueshem”. Vezhguesit e huaj shtojne se numri i krimeve te nderit eshte rritur aq sa madje nuk ekzistojne edhe shifra zyrtare per ta konfirmuar.

Nje jete ne ndryshim

Ne kete pike, Shyqeriu, 49 vjec, i parelinduri i Nazireve ka marre nje vendim. “Dua t’u coj atyre nje leter”, tregon ai. “Do t’ua le atyre zgjedhjen e vendit dhe ores. Do t’i takoj. Dua patjeter t’u bej nje takim. Dhe nese ky eshte kushti qe familja ime te jete e lire, madje edhe nese me vrasin, le te jete keshtu. Familja ime do t’i fale”.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...