2011-07-24

NË EDËRNE …XHAMIA SELIMIE DHE SEKRETET E SAJA

Edërneja kryeqyteti  klasik I otomanëve, është një nga qytetet turke ku ka vlera të pallogaritëshme historike, arkeologjike, arkitektonike; atje gëlon e gjallë historia e lavdisë së mesjetës osmane.
Nga tër ajo mori mahnitëse vlerash historike që , sado I babëzitur për dije të jesh, e ke të pamundur të ballafaqohesh pajdash me ato për kohën e kufizuar në dispozicion, le të përmendim vetëm dy; dy objekte, që  vazhdojnë të rrojnë edhe sot e kësaj dite, sikurse rrojnë qëniet e gjalla.
E kemi fjalën për kampionatin e mundjes më të vjetër në rruzull që bëhet atje. Sivjet ishte ai i 681; I mundjes me vaj. Pra mundësat e lyejnë trupin me vaj dhe ndeshen. Është ekstremisht vështirë të aplikosh me sukses kapje. Kushedi se sa herë ka bërë kësi mundjeje këtu, në Ederne, Skënderbeu  ynë; kushedi se sa herë ka fituar apo mbase edhe ka humbur; kushedi. se çfar thërrisnin tifozët e tijapo të kundërshtarit të tij, kur ndeshej ai…
 Tregohet se dy burra kanë luftuar në tapet tre netë e ditë përball njëritjetrit dhe, kur kanë ardhur tifozët në mëngjesin e tretë, I kanë gjetur të vdekur që të dy. Atje, vazhdon legjenda, për të përjetësuar këta heroj të sportit të mundjes,  lindën dyzet burime (kërkpinar)
Do të ndalemi më gjatë te Xhamia e mrekullueshmë “Selimie” konstruktuar ne Ederne nga arkitket Sinani në vitet 1569 -1575 , gjate sundimit otoman te perandorit Selimi Dytë. Është me e kompletuara e stilit klasik otoman. Kompleksi i kësaj vepre   ka xhamine dhe dy medreset..Lendina ka dimensionet 190 metro me 130 metro. Arkitekti Davud Aga ka ndertuar në pjesën perendimore te bahçes gjate Muratit te trete. “Selimie” është më e shkelqyera vepër e arkitkt Sinanit, I cili flitet se ka qënë me origjinë nga Gora e Korçës, gjë e cila   nuk vihet re në sinopsin përmbledhës të xhamisë e as në shtatoren mjeshtërore në krah të kryeveprës   tij.
“Selimie” përbën  stadin me te larte te tradites vendase dhe artit otoman. Sipërfaqia kryesore e xhamise  45metro me 36 metro eshte e mbuluar me kube.  Katër  minaret kane tri rrugë, secila,  për t’u ngjitur lart në secilin nga ballkonët e tyre ; rrugët nuk takohen dhe janë krejt të shkëputura prej njëratjetrës.
 Ngrehina është e mbështetur në tetë këmbë. Lartesia e minareve është  70.80metro
Ngjyrat e përdorura  në zanfillë dhe kaligrafia e atëherëshme, kanë mbetur të pandryshara, gjatë të gjitha herave, kur fondacioni për mirëmbajtjen e saj , ka kryer  punime.
Kur hyn në oborrin e xhamisë ka një palë pranga të rënda e të vjetra. Pse? Kalorësi, trimi që do të shkojë në xhami, duhet të mësojë të ulë kokën.”Kush shkon duke e mbajtur kokën përpjetë, e kalb dheu shpejt” – thotë një hadithe e profetit të myslimanëve.
Sigurisht që duhen hequr këpucët në hyrje. Gratë duhet të hyjnë në xhami me flokët e mbuluara dhe me fustane të gjatë. Nëse ato nuk janë të veshura ashtu, atëherë, ja, në hyrje të xhamisë, fillpas derës ( ku të gjithë flasin me zë të ulët), ja, ku është togu me shami dhe me fustane që gruaja vizitore mund t’I përdorë përkohësisht , derisa të përfundojë vizitën, ta zëmë, turstike.
Në mënyrë kategorike ndalohet të folurit me zë të lartë. Është një tjetër mësim kulturor që  vjen nga ky object kulti I fesë islame; për të gjitha kategoritë e njerëzve; që mes shokëve e miqve, mes vartësve a shefave dhe deri në marëdhëniet familiare e në çift –fol me zë të ulët dhe jo me mburrje, sikur I ke të tjerët nën këmbët tuaja.
Ne katin e dyte ndodhet vëndi ku do të falej sulltani – veçuar nga ndonjë sulm i mundëshëm I ndonjë terroristi që mund të tentonte ta kryente edhe në këtë vënd të shenjtë.
 
Mu në kulmin e kubesë kryesore, flitet, është një gur I madhsisë normale; që prej tij zbret poshte mbajtësja e këtij llampadari vigan e me bukuri të pashoqe. Nëse bëhet e mundur të tërhiqet guri teposhtë prej atje ku nis të zbresë llampadari, e tër ngrehina shëmbet si një pallat me kube fëmijësh. Kështu është konstruktuar, por praktikisht as ka ndodhur dhe as është e mundur të ndodhë  – vazhdon të spiegojë Ertan – turku sykaltër, një koreograf I mrekullueshëm I fondacionit të Edërnesë me president z. Cengiz Veznikli .
Veznikli vetë, tok me Ertan kanë vënë në skenë një valle të pashoqe me motive rome dhe ,kjo, në kohën që aq janë shtuar represionet dhe rracizmi ndaj tyre….
       Në vëndin e  muezinit ka të pikturuar tulipanë. Tulipanët  janë si të gjallë, sikur  pluskojnë sikur flasin me njëritjetrin dhe me njerëzit.  Ata I kujtojnë vizitorit se kurdo në secilën gjeneratë njerëzore kanë egzistuar e pastër, e bukur, pafund e mrekullueshme dashuria , sikurse ja,rraca e luleve…e këtyre  tulipanëve….   Mirëpo, njëri prej këtyr e tulipanëve nuk e mban kryetin me petale poshtë si shqet e veta.
Por lart.
Kjo ka të bëjë me historinë e ndërtimit të kësaj xhamie, me ngjarje dhe kuriozitete që kanë ardhur brez pas brezi deri në ditët tona.
Ky tulipan ka lidhje me një grua.
 
                                 Xxx
 
“Kur të pushtoj Qipron, atëherë do t’i dhuroj Edërnesë një xhami që te jetë më e mdhja, m e bukura dhe më e veçanta “ u zotua publkisht Sulltan Selimi. Mirëpo, si pushtoi Qipron, ai e la në harresë premtimin e bërë; sigurisht , e ku kishte burrë që t’ia shtinte në mëndje?
Mirëpo, një natë ai u zgjua nga gjumi prej një ëndërre. Kishte parë profetin Muhamet që e kishte pyetur për premtimin e bërë dhe, po atë ditë, çoi dhe thërriti arkitektin  më të mirë të Portës së Lartë.
Asnjë kursim vetëm të bëhet një xhami që nuk e ka patur askush deri më sot.
 Me “carta bianka  “ në dorë, Miman Sinani hasi pengesën e parë.
Ai kishte përcaktar vëndin se ku do të ngrihej xhamia, mirëpo, ajo tokë, ishte pronë e një gruaje. Kjo grua banonte komshije me një tjetër grua, atë që i kishte dhënë gji sulltanit kur ky kishte qënë foshnjë. Mbase nga kjo miqësi, mbase edhe nga fortësia e jashtëzakonëshme e  saj, pronaria e tokës, refuzoi prerë  të shiste tokën ku rriste sidomos tulipanë. Erdhën që nga policët, këshilltarët e deri vezirët , deri te vetë arkitekti – moj po, sa para don. E njëtja përgjigje. “Jok!!!”
 As kërcënimet nuk po pinin ujë. Kush dilte kundër sulltanit? Një copë grua? Tani gruaja qe bërë shumë publike dhe çfardo dhune e drejtpërdrejtë mbi të për këtë sfidë , do të trondiste shumë dhe në mënyrë të paparashikuar, demokracinë e Portës së lartë dhe të fesë.
Gruan kokëfortë e thërriti vetë Sulltani. Dhe… më së fundi ajo ra dakord. Nuk pranoi asnjë para. Por kishte një kusht. Të përjetohej dikund edhe ajo në këtë kryevepër që po mgrinte Sulltani I madh në bahçen e saj.. Gruaja  ra dakord me gjetjen e arkitektit, propozimit të tij  – te tulipani me kokën lart, mes tulipanëve të tjerë, që përfaqësojnë, që të gjithë, botën e bukur femërore.
Nisën punimet. Kur u  mbarua bazamenti, papritur….arkitekt Sinani, u zhduk.
Mos e kishin vrarë apo zënë peng?
Kasnecët nga të katër anët.
Arkitketi kishte lënë pendët.
Tani ngrehina kishte mbetur si varr I hapur, sa kishte dalë përmbi tokë. Dhe, mu në kryeqytet? Në Edërne? Disa metro larg vëndit ku bëheshin varjet a prerjet publike të kokave të pabindura, apo ku ekspozoheshin kokat e prera të armiqve të Porës së lartë.
I xhindosur, sultan Sellimi, nënshkroi dekretin  - të sillej në tabaka koka e “Kara” Sinanit . Kush e sillte atë kokë tradhëtare – lira sa të rronte shtatë breza.
Pesë vite në kërkim të kokës së arkitektit; jo vetëm në perandori, por edhe përmes “hafijeve” në vëndet e tjera, përfshirë edhe në tokat ku kishte më shumë se askund tjeër “kara” – te arnautët, prej nga ishte dhe gjaku I atij gjeniu. Më kot.
Mirëpo, një mëngjes…
Sapo kishte zbardhur…Kur kishi shkuar pesë vite nga zhdukja e papritur, në Edërne u shfaq “Kara” Sinani. Me trupin e hollë e të gjatë, të drejtë si një plep e  vështrimin e vendosur, ai trokiti te porta e Pallatit të Sulltan Selimit.
Rojat e sigurisë së pallatit ngurruan ta vrisnin. Mbase nga madhështia dhe qetësia e atij burri që e kërkonin për kurban. Asnjëri prej tyre nuk mori guximin as ta arrestonte e ta lidhte.
Vështrimi çarmatosës I mendimtarit bëri që rojat personale të sulltanit, që erdhën menjëherë,  të zbatonin kërkesën e tij – të njoftonin Sulltan Selimin.
Ky I fundit këndoi me vete një sure që, shyqyr që nuk e  kishin zbatuar urdhërin e  tij rojat për t’I prerë kokën atij qafirit. Pa le një herë…
“Madhëri! Nëse unë do të qëndroja këtu, njerëzit do të më nxitnin përditë ta mbaroja me të shpejtë kryeveprën time. Me siguri, ju , Sulltani im, do të ishit I pari prej këtyre nxitësve. Mirëpo, materiali I bazamentit, themelit të xhamisë, don pikërisht pesë vite që të ngjitë mirë dhe të bëhet I pashkoqëshëm për jetë të jetëve”.
Sulltani tundi kokën I menduar. Dhe e uli atë. Që të gjithë duhet të ulin kryet para mendimtarëve.
Të nesërmen vazhduan punimet me furi.
Pjesa e sipërme e xhamisë është bërë me tulla të ngjitura me njëra tjetrën me të bardhë veze. Kjo nuk ishte shpikje e arkitekt Sinanit, por qe pjesë e dijeve të tija…Eh…sa di unë për arkitekt Sinanin. Unë kam lindur këtu, në Edërne, përfundon spiegimet e tija Ertani
    Koçi Tahiri, kryetari I shoqatës kulturoe artistike Gora, vazhdon të fotografojë papushim,edhe xhaminë, edhe bustin e gorarit të famshëm të periudhës osmane,  pa pyetur aspak se të gjithë artistët e ansamblit të atij, “Gora”  dhe të “Shqiponjës” po thërresin qënga autobuzi për të nxituar.
Pas disa minutave morëm rrugën sërish drejt atdheut….
 
RIZA LAHI
 
Edërne – Tiranë    12 – 16 korrik 2011
 
 

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...