2011-07-27

Kryetari i LDK-së ,Prof.dr.Isa Mustafa kërkon përkrahje nga ndërkombëtarët në zbatimin e ligjit


















Aksioni i Policisë së Kosovës për të marrë nën kontroll pikat kufitarë 1 dhe 31 në veri të vendit, është përshëndetur edhe nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili ka thënë se më në fund po zbatohet ligji në gjithë territorin e Kosovës, derisa ka shprehur keqardhje për policin e Njësisë Speciale, i cili humbi jetën gjatë këtij aksioni.

Kryetari i Lidhjes Demokratike ka përkrahur masat, të cilat janë ndërmarrë në vënien e rendit dhe zbatimin e kushtetutës në territorin e Republikës së Kosovës, pasi që sipas tij kjo do të jap kontribut të zbatohet vendimi i Qeverisë për vendosjen e masave të reciprocitetit.

“Ne e përgëzojmë Policinë e Kosovës për aksionet dhe masat, të cilat i kanë marrë. Po ashtu edhe shprehim hidhërimin dhe po ashtu dhimbjen tonë për anëtarin e forcave speciale, i cili e ka humbur jetën gjatë këtij aktiviteti. Ne shpresojmë se kjo do të japë kontribut që ta zbatojmë ligjin në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe të zbatohet po ashtu vendimi i Qeverisë që ka të bëjë me reciprocitetin”, ka thënë Mustafa, siç transmeton Kosovapress.

Ai ka kërkuar përkrahje nga bashkësia ndërkombëtare që masa e cila është ndërmarrë nga institucionet e Kosovës të zbatohet në tërësi, pasi që ndihmon në zbatimin e ligjit, gjë të cilën edhe po e kërkojnë ndërkombëtarët.

“Shpresojmë dhe mendojmë se duhet të kemi një përkrahje të faktorit ndërkombëtar dhe të shteteve nga Bashkimi Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe të institucioneve, në mënyrë që kjo masë, e cila është marrë tash të zbatohet, sepse është fjala për zbatimin e ligjit, është fjala për zbatimin e asaj çfarë komuniteti ndërkombëtar kërkon nga ne, sepse të gjithë nga ne kërkojnë zbatim të ligjit, prandaj edhe këtë ne e shohim si zbatim të ligjit, sepse ligji është në interes të të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike”, ka theksuar ai.

Aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës për marrjen nën kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31, ka ardhur pas marrjes së masave të reciprocitetit ndaj Serbisë, ndërsa gjatë zbatimit të këtij aksioni mbeti i vrarë polici i Njësisë Speciale të PK-së, Enver Zymberi, i cili u godit me armë zjarri nga Serbët e revoltuar në veri të vendit.

Për shkak të vdekjes në detyrë të policit të njësisë speciale, komuna e Prishtinës ka anuluar koncertin, i cili ishte para parë të mbahej sot në mbrëmje në kryeqytet.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...