Dha një kontribut të shquar në fushën teologjike,duke luftuar herezitë e kohës;në fushën kanonike e liturgjike,duke kontribuar për përkryerjen e riteve lindore të kinezëve e malabaritëve;në fushën e misionit,duke dendësuar veprimtarinë misionare në Mesdheun Perëndimor,Persi,Indi e Kinë. Krenar për prejardhjen e tij shqiptare,u interesua nga afër për fatet e vendit të të parëve.
Emri i papës Albani mbeti në historinë e Shqipërisë si për organizimin e Kuvendit të Arbënit (1703) e për botimin e Akteve të tij në shqip e latinisht,vepër me rëndësi të dorës së parë për traditën tonë letrare,ashtu edhe për kontributin që dha në përhapjen e gjuhës e të kulturës në trojet shqiptare.
I dha kështu Tokës të të Parëve ndihmesën e tij të çmuar për të hedhur hapin e parë drejt rilindjes shpirtërore e kombëtare të popullit,që rënkonte në errësirën e thellë të pushtimit,një rreze drite,që t’ia ndriçonte shtegun drejt lirisë. Kjo rreze,si shumë të tjera më pas,nisej nga Froni i Shën Pjetrit,ku në atë kohë qe ulur Gjon Françesk Albani.
Marre nga Radio Vatikani -
Ripublikue ne http://kosova.albemigrant.com/?p=33104
No comments:
Post a Comment