Besim Toska
Edhe pse kanë kaluar disa vjet që kur vendi është i lirë dhe ka forcën e saj policore dhe atë siguruese, akoma ato nuk arritur ti gëzojnë e përdorin armët që i përdorin institucionet homologe të vendeve tjera. Forca e Sigurisë, ka armë të lehta, ndërsa Policia e Kosovës ka edhe disa armë më të rënda, por jo edhe të gjitha. Policia dhe FSK-ja, akoma nuk kanë arritur që të kenë së paku edhe një helikopterë e mos të flasim më për aeroplanë luftarakë.
Zyrtarët e lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, asaj të Forcës së Sigurisë, dhe Policisë nuk janë në gjendje të flasin në detaje për çështjen e armatimit që kanë dhe atij që do duhej ta kenë këto dy institucione. Ibrahim Shala, Drejtor i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun dhe zëdhënës i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, tha se FSK-ja aktualisht ka dy lloje armësh, armët e gjata Heckler&Co-G36 dhe Cold-M4 të prodhimit amerikan, kurse pistoleta Glock të prodhimit austriak. Këto janë armët ta cilat janë të parapara për FSK-në, në bazë të planit të Ahtisarit. “Përgjegjës për mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës për momentin është KFOR-i, ndërsa për sigurinë e brendshme është përgjegjëse Policia e Kosovës”, tha Ibrahim Shala. Sipas tij FSK-ja, aktualisht e ka misionin e saj që është i njohur për opinionin, përderisa nuk ndërrohet ky mision dhe detyrat që tani i ka FSK-ja, siguria e brendshme dhe e jashtme nuk janë kompetencë e FSK-së. I pyetur se a i duhen FSK-së helikopterët, ai u përgjigj se po. FSK-ja ka njësinë e aviacionit në strukturën e saj dhe ne kemi planifikuar ngritjen e kapaciteteve të saj. Janë duke planifikuar shkollimin e kuadrove, pra pilotëve në ndonjërin prej vendeve fqinje me të cilët kanë marrëdhënie bashkëpunimi. Ai tregoi se gjithashtu kanë planifikuar që në tri vitet e ardhshme në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe ministritë tjera që ta kompletojnë një njësi të helikopterëve që ti mbulojnë të gjitha nevojat jo vetëm të FSK-së por edhe të ministrive dhe agjencive të tjera që kanë nevojë për helikopterë. “FSK-ja, tani më ka bërë edhe kontratën e tretë me kompaninë e kontraktuar për blerjen edhe të 800 pushkëve Heckler&Co-G36 dhe me kohë do t’i pajisim të gjithë ushtarët dhe personelin me pajisjet e parapara sipas tabelës organizative të pajisjeve (TOP), ndërsa numrin e pistoletave e kemi siguruar për personelin që parashihet të mbajë armë sipas TOP-it”, tha Ibrahim Shala.
No comments:
Post a Comment