Vdes polici i Kosovës, heroi Enver Zymberi ,duke mbrojtur sovranitetitin e shtetit


Nga Flori Bruqi 

Enver Zymberi



Heroi i kufirit  të Republikës së Kosovës 




 Polici i plagosur i Njësisë Speciale të Kosovës, Enver Zymberi nga fshati Dubovc i Vushtrisë, në orët e vona të së martës ka ndërruar jetë në Klinikën Intensive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë që nga momenti kur ai u qëllua në kokë me snajper. Ai ishte qëlluar gjatë rrugës për në pikën kufitare 31 në Bërnjak, nga serbët e revoltuar. Zymberi fillimisht ishte dërguar në spitalin e jugut në Mitrovicë, e pastaj me helikopter të KFOR-it ishte bartur në QKU.

 KMDLNJ në Mitrovicë ka sqaruar se Enver  Zymberi është plagosur rreth orës 15:00, në afërsi të pikës nr. 31 në Bërnjakë, derisa pjesëtarët e Njësisë Speciale  të  Policisë së Kosovës (RSU)po shkonin me automjete drejt kësaj pjese të kufirit.

Sipas KMDLNJ-së, ata janë sulmuar nga të dyja anët e rrugës nga bandat kriminele serbe të armatosura.

 Në një konferencë për gazetarë, Drejtori i QKU-së Dr.Lulzim Emini  dhe ata  të Policisë kanë bërë të ditur se Enver Zymberi ka ndërruar jetë me dt.26.7.2011  rreth orës 22.

Lëndimet e shkaktuara në kokë  nga predha që e ka goditur kanë qenë fatale për të.

Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Zymberi.
 ”Sakrifica e Enverit në mbrojtje të kufijve të atdheut, të shtetit të Kosovës, do të mbetet përherë në kujtesën dhe zemrën e qytetarëve të Kosovës, duke identifikuar njëkohësisht përkushtimin e tij për mbrojtjen e lirisë dhe paqes në vendin tonë”, thuhet në telegramin e Thaçit dërguar të martën vonë në mbrëmje.

http://www.botasot.info/img/27Polici-i-vrare.jpg

Sypatremburi -Zemër çeliku ,Enver Zymberi vdes në krye të detyrës-duke i mbrojtur kufijtë e Kosovës 



Miq, të afërm dhe familjare janë mbledhur në fshatin Dubovc të komunës së Vushtrrisë për t’i dhënë lamtumiren e fundit dhe për të shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të policit të ri 31 vjeçar Enver Zymberi, i cili la pas tre fëmijë të vegjël dhe gruan shtatzënë, e cila pret të lind një vajzë që nuk do ta njohë babanë e saj. Në familjen Zymberi lajmi i ka tronditur të gjithë.

Sipas familjarëve, babai i Enverit, posa mori vesh lajmin për vdekjen e djalit më të madh, pësoi një gjendje shoku.
Ndërsa nëna, Sevdija, e cila mbeti tani me dy djem të tjerë të rinj, mundohet t’i përmbajë lotët, pasi sikurse thotë ajo, Enveri ra për lirinë e Kosovës ,duke e mbrojturin kufirin .

 I ndjeri ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës që nga viti 2000 dhe i përkiste gjeneratës së 10 të Policisë së Kosovës.

Fillimisht Enveri ka shërbyer në stacionin policor në Vushtrri për t’ju bashkangjitur më pas Njësitit Special Operativ të policisë në drejtorinë rajonale të Mitrovicës.


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i dha titullin “Hero i Kosovës”, Enver Zymberit, me motivacionin “për trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.


Varrimi i policit Enver Zymberi do të bëhet me të gjitha ceremonitë dhe nderimet që janë të parapara për Heroin e Kosovës.


         Polici Enver Zymberi shpallet Hero i Kosovës


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë vendim që Enver Zymberi, polic i njësisë speciale të Policisë së Kosovës, i vrarë në detyrë, të dekorohet me Urdhrin “Hero i Kosovës”, me motivacion “trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

Vendimi u mor në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 84, pika 28, si dhe në bazë të Rregullores për Dekoratat, Urdhrat dhe Titujt e Nderit të Kosovës.
Enver Zymberi ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, në një sulm të armatosur kundër Policisë së Kosovës në veri.

Varrimi i tij do të bëhet me të gjitha ceremonitë dhe nderimet që janë të parapara për Heroin e Kosovës, thuhet në komunikatën e presidencës.
Sipas së njëjtës, presidentja Jahjaga do t’ia dorëzojë medaljen familjes Zymberi në një ceremoni të veçantë.



Vdes polici i Kosovës Enver Zymberi, duke mbrojtur sovranitetitin e shtetit të Kosovës 


Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Zymberi nga Dubovci i Vushtrrisë ka ndërruar jetë. Policia e Kosovës ka konfirmuar se pjesëtari i njësisë speciale ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në një pritë në veri të Mitrovicës. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së policit të Kosovës, Enver Zymberi, që ndërroi jetë sonte, si rezultat i plagëve të marra nga sulmi i turmave të dhunshme që tentuan të bllokonin vënien e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në pikat kufitare në veri të Kosovës, por që nuk ia arritën.


“Me dhimbje të madhe morëm lajmin që polici i shtetit të Kosovës, Enver Zymberi, edhe përkundër përkushtimit të madh të ekipeve mjekësore, ndërroi jetë sonte, pas plagëve të marra nga sulmi i turmave të dhunshme që tentuan të bllokonin vënien e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në pikat kufitare në veri të Kosovës, por që nuk ia arritën”, thuhet në telegram. Thaçi ka thënë se vdekja e Enver Zymberit është një humbje e madhe jo vetëm për Policinë e Kosovës, por për mbarë popullin dhe institucionet e vendit.


“Falë Enverit dhe policëve të kalibrit të tij të lartë, institucionet e Kosovës arritën të vënë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë në pikat kufitare në veri të vendit. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, përfundon telegrami i ngushëllimit.

Ndërkohë, mediat lokale serbe kanë njoftuar se të plagosur ka edhe nga serbët lokalë, të cilët kanë sulmuar pjesëtarët e Njësisë Speciale. Sipas këtyre mediave, në Zubin Potok dyshohet se janë plagosur tre serbë, por nuk ka informacione për gjendjen e tyre shëndetësore.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)

Legjenda e Mujit dhe Halilit