Burime brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë konfirmuar për Prishtina Insight se janë duke vlerësuar nëse duhet të kërkohet një nga intelektualët më të respektuar të vendit që të bëhet kandidat i tyre për president në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Këto zgjedhje paraqesin një ndryshim të theksuar të peizazhit politik në Kosovë, ngase presidenti do të zgjidhet me vota të drejtpërdrejta.
Siç shprehet një zyrtar i i LDK-së për Prishtina Insight, ajo parti duhet të bëjë një “hap të mençur” për të mundur PDK-në. “Një hap i tillë do të ishte nominimi i Surroit për kandidat presidencial ngase ai ka një imazh të formuar”.
Veton Surroi dhe gazeta e tij "Koha ditore",në vazhdimësi ka propaganduar kundër politikës paqësore të z.Ibrahim Rugova dhe vetë LDK-së.
Sipas disa intelektualëve më këtë koalicion Isa Mustafa alias LDK ,definitivisht fshehtas po " zyrtarizohet" koalicioni mes Grupit sorosist " Koha". Po arsyetohet fushata mediatike e gazetës "Koha" kundër liderit partiak prof.Dr.Fatmir Sejdiut.
Profesor Isa Mustafa dhe puleni i devotshëm i çdo koalicioni z.Ismet Beqiri ,mund të propozojnë marrëzira të tilla por elektorati kosovar i LDK-së nuk mund ta detyrojnë votuesin ,që ta votojnë bashibuzukun e "Kohës" të jetë kandidat i LDK-së për president ,ngase ky i fundit mund të fitojë hiq me pak se 5 vota !!!!
LDK-ja duhet të propozoi figura të arsyeshme kombëtare si Akademik Pajazit Nushin ose Akademik Esat Stavilicin e jo shallabajzera që përkrahin ujdin serbosllavë!
Flori Bruqi