2011-07-28

ISLAM LAUKA: SITUATA NË VERI ËSHTË E RREZIKSHME DHE DRAMATIKE

ISLAM LAUKA: SITUATA NË VERI ËSHTË E RREZIKSHME DHE DRAMATIKE

nga Flori Bruqi më 2011-07-28 në orën 21:30.MD
 
BOTUAR SOT NË FACEBOOK.COM


PYETJE: Z.Ambasador si e vlerësoni gjendjen në veri nga prizmi i një diplomati shqiptar?
AMBASADORI ISLAM LAUKA: Së pari, më lejoni që t`i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Zymberi për humbjen e njeriut të tyre të dashur, si dhe popullit të Kosovës për humbjen e njërit prej bijve më të denjë të tij, që me të drejtë u shpall " Hero i Kosovës" nga Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga.

PYETJE: A vlerësoni se intervenimi i Qeverisë së Kosovës për të vënë rend e ligj edhe në atë pjesë të territorit të shtetit është legjimit dhe i arsyeshëm?

PYETJE:AMBASADORI ISLAM LAUKA: Mendoj se ndërhyrja e Qeverisë së Kosovës me forcat speciale të policisë për të vënë rend e ligj edhe në veri përfaqëson rastin konkret dhe të qartë të ushtrimit të atributeve elementare të çdo shteti normal. Është në tagrin e çdo qeverie, në cdo shtet të botës, të ushtrojë kontroll kufitar dhe doganor në territorin e vet shtetëror. Në shtetet normale ky është një veprim i përditshëm, rutinor, krejtësisht teknik, por që në rastin e pikave doganore 1 dhe 31, jo për faj të Qeverisë së Kosovës, ka marrë karakter të mprehtë politik. Në këtë kontekst, ndërhyrja e saj në veri, nuk është gje tjetër vec shprehje e përgjegjshmërisë së qeverisë për të zbatuar ligjin themeltar të shtetit – Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si dhe kontratën e saj me popullin që, para pak kohësh, e votoi, pikërisht për forcimin e sundimit të ligjit dhe të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, jo vetëm në një pjesë, por në të gjithë territorin e shtetit. Njëkohësisht, ajo është shprehje e përgjegjshmërisë së saj, për realizimin në praktikë të standarteve europiane, midis të cilëve, edhe atë për menaxhimin e integruar të kufijve.

AMBASADORI ISLAM LAUKA: Shqipëria nuk ka si të mos jetë në dijeni të plotë për gjendjen në veri të Kosovës. Fakti që, brenda 24 orëve të fundit, janë bërë tri deklarata nga institucionet më të larta të shtetit shqiptar – Presidenca, Qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme, dëshmon për seriozitetin dhe shqetësimin tonë për përshkallëzimin e situatës atje.
Në zbatimin e politikës së saj rajonale, Shqipëria shquhet për një vizion europian. Në konceptin tonë siguria dhe stabiliteti rajonal janë të pandashme. Problemet e fqinjit i konsiderojmë edhe probleme tonat. Aq më tepër, kur bëhet fjalë për Kosovën, me të cilën na lidh historia, gjaku, tradita, gjuha, kultura.
PYETJE: Cili është mendimi juaj për rrugët e daljes nga kjo situatë?Gjej rastin të shpreh gadishmërinë e shtetit dhe qeverisë shqiptare që, ashtu si edhe herë të tjera, në situata të ngjashme, edhe këtë rradhë, të gjendemi krah popullit vëlla të Kosovës. Në deklaratën e qeverisë shqiptare theksohet vendosmëria jonë për t`i dhënë Kosovës të gjitha lehtësitë portuale e lehtësi të tjera për të përballuar embargon serbe me sa më pak pasoja.
AMBASADORI ISLAM LAUKA: Shtensionimi i situatës dhe rikthimi tek dialogu, i cili duhet patjetër të mundësojë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave. Alternativë tjetër nuk shoh. Kjo është në interes të dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë, në interes të rajonit dhe aspiratave tona të përbashkëta për integrimin euroatlantik.
PYETJE: A duhet të marrë dënimin e meriutar nga komuniteti ndërkombëtar shteti serb për përkrahjen e strukturave paralele serbe ne Kosovë?
Edhe kjo pyetje ka marrë përgjigjen e vet në deklaratën e qeverisë shqiptare, ku theksohet se cdo përpjekje e qarqeve ultranacionaliste të Beogradit që frymëzohet nga projektet e mykura të ideologjisë shtetomadhe për dhunim të integritetit, territorit dhe rendit kushtetues të Kosovës, do të marrë përgjigjen e merituar.
PYETJE: Dhunës vandale të maskave në kufijtë ndërshetëror duhet t`i jepet fund. As kompromis, as neutralitet me ta nuk mund dhe nuk duhet të ketë. Në bazë të Kushtetutës dhe Planit Ahtisari, Kosova është shtet unitar, me një hapësirë të vetme ligjore. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë faktorët, rajonalë dhe jashtrajonalë.

AMBASADORI ISLAM LAUKA:  Nuk kam asnjë dyshim për këtë. Me këtë rast, dua të siguroj Institucionet e Republikës së Kosovës për mbështetjen e plotë të shtetit shqiptar për realizimin e kësaj të drejte të ligjshme dhe plotësisht legjitime, e cila është në interesin shtetëror dhe kombëtar të dy vendeve tona fqinje si dhe të paqes e stabilitetit në rajon.
(Shënim: Kjo është intervista e z. Islam Lauka, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, e cila do të botohet në numrin e nesërm të gazetës "Bota sot")

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...