2011-07-24

Luftë e ftohtë mes Serbisë dhe Shqipërisë

Shkruan: Dr. Alban Daci


Pas mbarimit të luftës së Kosovës (22 prill 1996 - 10 qershor 1999), e cila përfundoi falë luftës që bëri Ushtria Nacional Çlirimtare (UÇK) dhe ndihmës së madhe që luajti faktori ndërkombëtarë (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) me ndërhyrjen e NATO-s (Aleanca Atlantike që nga krijimi i saj në vitin 1949 me ndërhyrjen në Kosovë mori pjesë për herë të parë në një konflikt të mirëfilltë ushtarak), si dhe rolit mjaft të rëndësishëm që ka luajtur Shqipëria dhe faktori shqiptar i kudo gjendur në Botë, mes Kosovës dhe Serbisë u bë i pamundur fillimi i ndonjë konflikti të ri të armatosur.
Për shkak të rëndit të ri ndërkombëtar, ku një rol shumë të rëndësishëm pa diskutim luajnë SHBA-ja dhe BE-ja, si edhe për faktin se Serbia për shkak të luftërave që kishte realizuar në ish- Jugosllavi në vitet e fundit, ajo ndodhej në një situatë izolimi ndërkombëtar, shkatërrimi ekonomik dhe destabilizimi politik të brendshëm. Ajo në këto rrethana nuk mund të mendonte të fillonte ndonjë aventurë të re ushtarake as me Kosovën dhe me asnjë shtet tjetër në Rajon. Një pengesë e madhe e Serbisë për të rifituar përsëri një status të hapur dhe bashkëpunues ndërkombëtar ishte çështja e Kosovës (Ajo që lidhet me pranimin de jure të pavarësisë së Kosovës) si edhe për faktin se gjakpirësit, kriminelët e luftës, akoma livadhisnin të lirë nëpër Serbi dhe nuk po dorëzoheshin nga autoritet serbe në Gjykatën e Hagës.
Mosdorëzimi i kriminelëve të luftë ishte edhe një ndër pengesat kryesore të Serbisë për integrimin e saj evropian. Ndërsa Shqipëria, për rolin e saj mjaft të rëndësishëm për stabilitetin dhe paqen në Rajon si dhe për shkak të politikës së saj pro-amerikane, ajo bëri hapa të rëndësishëm në procesin e integrimit euroatlantik. Shqipëria, në 20 vitet e fundit, ka bërë një politikë të jashtme të lidhur ngushtë me interesat amerikane në Rajon dhe më gjerë. Për këtë arsye ajo ka siguruar një mbështetje të rëndësishme nga Shtetet e Bashkuara në Ballkan.
Duhet theksuar se Shqipëria është realisht dhe jo vetëm diplomatikisht vendi më amerikandashës në Rajon. Kjo u vërtetuar më së mirë gjatë vizitës që bëri presidenti Bush në Shqipëri. Momenti i vizitës së presidentit Bush në Shqipëri ishte një moment jo shumë i lumtur për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të luftës antiterror që ajo e bëri pjesë të strategjisë së saj nacionale si dhe për faktin e luftërave që kishte ndërmarrë në Afganistan dhe Irak. Kishte një rritje në nivel ndërkombëtar të pakënaqësisë kundër politikave të Bushit dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidenti Bush, në turneun e tij që ndërmori nëpër Botë, para se të vinte në Shqipëri, u prit nga vendet që vizitoi me protesta dhe thirrje kundëramerikane. Shqipëria ishte i vetmi vend në Botë ku ai, jo vetëm nuk u prit me protesta, por u prit si një hero i vërtetë i shqiptarëve. Vizita e Bushit në Shqipëri bëri që politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të ishte e palëkundur në mbështetje të shqiptarëve. Ishte vendosmëria e politikës amerikane, dëshira e popullit shqiptar, që Shqipëria u bë më në fund anëtare me të drejta të plota në NATO.
Gjithashtu, Shqipëria, falë reformave të rëndësishme që ndërmori, sidomos në luftën kundër kriminalitetit, trafikut të qenieve njerëzore, sigurimit të kufijve, bëri hapa shumë të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian, duke përfituar liberalizimin e vizave. Pra, me pak fjalë pas një periudhë të gjatë të izolimit ndërkombëtar, për shkak të regjimit të kaluar totalitarë, Shqipëria po e regjentë veten e saj, sepse ajo tashmë kishte siguruar partner mjaft të rëndësishëm strategjik si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të rëndësishme anëtare të NATO-s dhe BE-së.
Megjithatë, edhe pse fillimi ishte shumë i mirë për Shqipëri, krejt papritur gjatë rrugës drejt Integrimit Evropian, ajo hasi pengesa mjaft serioze, të cilat më shumë kishin të bënin me situatën e brendshme politike se sa me linjën e politikës së jashtme që ajo ndërmerrte. Zgjedhjet e fundit për pushtetin vendor duhet të ishin në të vërtetë një arsye më shumë që Shqipëria të bënte hapa të tjerë të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian, si për shembull në marrjen e statusit vend kandidat në BE. Në të vërtetë këto zgjedhje edhe pse ishin demokratike, nuk e ndihmuan procesin e Integrimit Evropian të Shqipërisë, por përkundrazi e penguan atë. Shkaku kryesor i kësaj pengese, i cilësuar disa herë edhe nga BE, ishte ngërçi politik si dhe mungesa e konsensusit politik mes pozitës dhe opozitës.
Ndërsa Serbia, duke analizuar se procesi i integrimit dhe anëtarësimit të saj në NATO ishte shumë i vështirë dhe pothuajse i pamundur, për sa kohë politika e saj e jashtme nuk do të ishte në të njëjtën linjë me politikën e SHBA-së në rajon. Atëherë, ata kuptuan se integrimi evropian është i mundshëm duke bërë vetëm ca sakrifica të vogla. Duhet theksuar fakti se politika e jashtme serbe është karakterizuar në të kaluarën për mungesë koherence dhe elasticiteti me proceset e tjera të ndërvarura ndërkombëtare. Ato e paguan shtrenjtë me politikën e jashtme të realizuar nga Milosheviqi, i cili i çoi jo vetëm në humbjen e influencës gjeopolitike në rajon, por edhe në një izolim të thellë politik ndërkombëtar. Duke pasur parasysh këtë të kaluar të dhimbshme të politikës së jashtme, qeveria aktuale e Serbisë ndryshoi strategji, duke mos përsëritur të njëjtin gabim

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...