2011-07-24

Intervistë me z.Nexhat Pllana, Magjistër për Menagjment shëndetësor në Gjermani


Në intervistën ekskluzive dhënë portalit KosovariMedia.com, z.Nexhat Pllana, mërgimtar i suksesshëm nga Kosova, flet për vështërsit e tija në hapat e parë si azilkërkues në Gjermani, pastaj rrëfen edhe për mundin dhe suksesin e tijë të arritur, i cili me arritjet e tija paraqet një pasqyr të jashtzakont të një shqiptari emigrant me atdhedashuri dhe rrespekt për kombin dhe punën.
Që në fëmijëri me ambicie të mëdha familjare për shkollim, atdhedashuri dhe sukses, z.Nexhat Pllana në ditën e sotme si Menagjer i Magjistruar, këshillon në Gjermani me firmën e tijë, të cilën e udhëheqë me Bashkëshorten Remzijën, poashtu një mërgimëtare e suksesshme, shumë shumë kompani tjera private dhe shtetërore, rreth rregullit dhe mirëmbajtjes shëndetësore.
Intervistoi: Ramiz DËRMAKU
KosovariMedia: Na tregoni kush është Nexhat Pllana - Biografia?
Jam i lindur në vitin 1967 në fshatin Lajthishtë në komuna e Kastriotit (ish.Obiliqit) në një familje arsimdashëse. Shkollën fillore e kam kryer në Lajthishte dhe Hade. Në vitin 1983 u regjistrova në shkollën e mesme të Mjekësisë “9 Maji“, tani “Dr. Ali Sokoli“ në Prishtinë, ku edhe i mora njohuritë e para profesionale nga profesorët të cilët shumica ishin mjekë pranë Klinikave në Qendrën Klinike Univerzitare të Prishtinës. Mr. Një kontribut të madhë për shkollimin timë dhanë prindërit; nëna Lebibja dhe babai Kadriu. Babai çdo herë më thonte: “unë do punojë ditë e natë, vetëm që juve të ju krijojë kushte më të mara për shkollim", dhe për t‘na i plotësuar kushtet ai na siguroi banesë në Dardani, vetëm që ne të mundemi ta ndjekim shkollimin tonë me kushte komode pa pritje autobusesh dhe pa udhëtime të gjata deri tek Fakulteti, për këtë i jamë mirënjohës babait. Të gjitha sukseset e arritura në arritura në Gjermani, pa njohurit e fituara gjatë kryerjes së shkolliës së mesme në Prishtinë, nuk do të ishin të mundura, sepse bazat e para të ngritjes profesionale në sferën e Mjekësisë i mora në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Në vitin 1985, përkrah një konkurrence marramendëse arrita të regjistrohem në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, drejtimin Mjekësi e Përgjithshme, ku studjova deri në vitin 1990-të pasi më vonë do të mbyllet përkohësishtë Fakulteti i Mjekësisë, (nga regjimi serbë).
KosovariMedia: Çka pasë mbylljes së Fakultetit të Mjekësisë?
Gjatë studimeve isha aktivistë në Unionin Studentor pranë Qendrës Emergjente të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë, aty dhashë një kontribut të vogël me rastin e helmimit të nxënësve shqiptarë nga regjimi serb. Pastaj i vazhdova studimet në Fakultetin privat të Mjekësisë në Prishtinë. Gjatë vititë 1994 në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, u njoftova me bashkëshorten time Remzijen e cila poashtu ishte absolvente e Fakultetit të Mjekësisë, e tani Mjeke e Diplomuar. Remzija rrjedhë nga një familje e mesme fshatare por e djegur për Lirinë dhe çështjen kombëtare.
S`bashku me Remzijen në vitin 1995, emigruam në Gjermani. Pasë sakrificave të shumta që përjetuam gjatë rrugës ne arritëm të lodhur e të rraskapitur në Gjermani. Dhe normalishtë do të paraqitemi në në Kampin e refugjatëve në qytetin e Ulmit të Ri.
KosovariMedia: Çka ju shtyri të largoheni nga Kosova, e të emigroni në Gjermani dhe a ishte e veshtire rruga drejte kerkimit te azilit politik?
Arsyeja e parë e cila më detyroi të emigroja ishte përndjekja permanente e regjimit serbë për shkak të aktivitetit tim politikë si anëtarë i Kryesisë së Lidhjes Demokratike për të rinjë në bashkësinë e tretë lokale në Dardani, dhe marrja e shpeshtë në pyetje nga inspektoret e sigurimit serbë për shkake të ndihmës time si student i Mjekësisë në Qendrën Emergjente të Prishtinës. I angazhuar në aktivitetet e sipërpërmendura politike, si shumë Intelektual shqipëtar, edhe unë ju rashë në sy organeve serbe. Edhe unë pra kisha të njëjtën arsye, të njëjtin shkak, për emigrim, si pjesa dërmuese e shqiptarëve. Pra nuk po përjetoja asgjë të re, vetëm ato që i kishin përjetuar me mijëra e mijëra patriotë shqiptarë (rrahjen, torturën, lotësjellsin, përzënjen, përbuzjen, dënimet drakonike) dhe gjendja e vështirë ekonomike. Rruga e gyrbetit ishte jo edhe aq e lehtë para së gjithash kur arrinë në një vend të huaj si azilkërkues pa njohuri gjuhe dhe çdo gjë është diskutabile. Së pari pasuan intervista në lidhje me arsyen e kërkimit të azilit dhe problemi ishte se në lidhje me Kosovën në Gjermani kishte dezinformata të fuqishme nga ana e regjimit sekret serb, se në Kosovë, nuk ka përndjekje politike dhe nuk ka shkelje të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
KosovariMedia: Na tregoni se çka ndodhi më pasë?
Për fat të mirë kërkesa e jonë për Azil, u pranua nga Qeveria e Republikës së Bavarisë, por prapseprapë kjo leje e qëndrimit ishte e kufizuar dhe duhej që çdo vit të bëhet vazhdimi i lejës së qëndrimit ku si kushte ishte vendi i punës me të ardhura të rregullta.
Ligjet në Gjermani ndryshonin shumë shpeshë, çdo vit bëheshin më të vështira dhe kështu që Qeveria e Republikës se Bavarisë e ndërroi ligjin mbi refugjatët në përgjithësi e posaqërishtë për ne nga Kosova, ishte diskutabile se mbas përfundimit të luftës a do të na lejohet qëndrimi i mëtutjeshëm në Gjermani, apo të kthehemi në Kosovë? Qeveria e Bavarisë në ligjin e sajë vendosi (pasi lufta mbaroi) personat të cilët janë shkolluar – kanë kryer studimet në Gjermani, dhe që vazhdimishtë kanë punuaar, dhe kanë paguar kontributet e tyre ndaj Buxhetit të shtetit, të ju mundësohet leje qëndrimi i pakufizuar në Gjermani.
KosovariMedia: Sa ishte i vështirë integrimi juaj në shtetin Gjermanë?
Si çdo shqiptarë edhe unë isha azilkërkues, s‘bashku me bashkëshorten time Remzijen, u lajmëruam në Zyrën për Azil, në qytetin e Ulmit, dhe aty çëndruam një muaj, deri sa përfundojë intervista dhe procedura e pranimit të azilit politikë. Vlenë të ceku kontributin dhe interesimin, angazhimin e mikut tim, Prof. Azem Ajvazi, tani Drejtor Menagjer pranë Entit për Punësim në qytetin Freiburgut-Gjermani. Ai kishte emigruar në vitin 1992 dhe ishte shume i integruar në jetën politike si Sekretar për Punë të Jashtme në Partinë Liberale të Kosovës, e punonte edhe si përkthyes gjyqësorë pranë Landit Baden – Württemberg, ku edhe sot është aktiv e njëherit është në pregaditje të temës së Doktorraturës“Integrimi i Shqipëtarve në Shtetet e Bashkësisë Evropiane“.
Në vitin 1996 pasi e fituam të drejtën e qëndrimit në Gjermani, u transferuam në një Kamp të Azilanteve në qytetin Aichach. Aty qëndruam një vitë, sepse ne dëshronim që ta mësonim gjuhën gjermane, por kuptohet për ne të dy, në fillim gjuha gjermane ishte shumë e vështirë.
KosovariMedia: Si u zhvillua rruga drejtë shkollimit dhe integrimit profesional në Gjermani?
Me iniciativen time dhe motivacioni i lartë që kisha për ta mësuar gjuhën gjermane, ne s`bashku me bashkëshorten time Remzijen, vizituam Shkollën për mësimin e gjuhës gjermane në Institutin për Gjuhe Kolping në qytetin e Augsburgut. Aty ne ia arritëm që ta zotërojmë deri diku gjuhën gjermane. Tani unë kisha kohë dhe fillova që të vizitojë Klinikat e ndryshme gjermane, dhe i informoja se çka kamë të kryer dhe kërkoja një mundësi për punësim. Shumë Drejtor klinikash befasoheshin kur unë komunikoja me ta në gjuhën gjermane. Pasë bisedimeve të shpeshta informative me Qeverinë për Arsim, kuptova se studimet e kryera ne Kosovë fatkeqësishtë nuk pranoheshin dhe e vetmja mundësi ishte që shkolla e mesme e Mjekësisë të pranohej nga Ministria për Shëndetësi e Gjermanisë, por me një kushtë që unë ta zotëroja shumë mirë gjuhën Gjermane, të flisja, të shkruaja. Pastaj nga unë kërkohej një përvojë pune për tu pranuar zyrtarishtë, Diploma e Uiverzitetit të Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë. E më vonë dhe do të merrja Diplomën gjermane.
KosovariMedia: Çka ndodhi pastaj?
Për fat timin unë hasa në një Klinikë në Qytetin Augsburgut, ku edhe fillova punën time për pranimin e Diplomës si Teknik Medicinal. Për gjashtë muaj çdo ditë punoja 8 orë në Klinik si Teknik, 
kurse në mbrëmje ndjekja kursin e gjuhës gjermane. Ishte e nevojshme një punë gjashtëmujore në Repartin e Internos dhe Kirurgjisë së përgjithshme. Pasi me sukses kreva provimin me gojë dhe shkrim e fitova Diplomën gjermane, ku këtu quhet , “staatlich anerkannter Krankenpfleger”, që në gjuhën shqipe do të thotë “Teknik medizinal i lizenzuar nga shteti gjerman”.
Kjo pune praktike në Klinikë ishte e nevojshme për shkak se teknika medicinale në Gjermani dallonte shumë nga ajo në Kosove dhe aparaturat ishin shumë profesionale.
Gjatë punës time në këtë Klinik tregova një suksesë shumë të lartë duke ju falënderuar studimeve të mia në Fakultetin e Mjekësisë, profesionalishtë isha më i përgaditur se sa vetë personeli vendasë ,i cili ishte i shkolluar aty. Për punën time gjashtëmujore unë nuk kisha të drejtë page, pasi vinja nga një Shtet që nuk ishte i integruar në Bashkësinë Evropiane. Një kolegë nga Rusia për punën e njejtë kishte një pagë prej 800 Marka gjermane. Mirëpo unë prapseprapë isha shumë i motivuar e isha krenarë se tregoja njohur e aftësi më të mira profesionale në shërimin e pacienteve dhe isha në gjendje të bëja kujdesjen edhe të pacienteve me plagë të ndryshme e fundi fundit isha i lumturë se e prezentoja shtetin tim – KOSOVËN, e cila akoma nuk shtet i pavarur, por unë me punën time ja bëra të qartë Klinikës – Repartit, se shkolla jonë dhe studimet tona në Fakultetin e Mjekësisë, ishin bazuar në Literaturen Anglezo – Amerikane.
Për mua të punoja vetëm si Teknik Medicinal nuk ishte ajo çka unë e dëshiroja, por mbase studimet nga Kosova nuk pranoheshin vendosa për fillim që pas diplomimit si Teknik Medicinal, të punoja në Klinikat e ndryshme në Gjermani.
Vendi i punës ishte shumë i domosdoshëm për mua mirëpo pasi që leja jonë e çëndrimit në Gjermani ishte për një vitë. Sepse ne si refuxhatë nga Kosova, gjithëmonë ekzistone droja se një ditë do të na kthejnë për në vendlindje.
KosovariMedia: Unë jam i informuar se ju keni studjuar këtu në Gjermani, nga ky sukses edhe keni diplomuar, na tregoni më gjërësishtë për këtë?
Pasë një pune pesëvjeqare si Teknik Medicinal për Shëndetësi s‘bashku me bashkëshorten Remzijen u krijuan kushtet që të fillojmë një ngritje të mëtutjeshme profesionale dhe vendosem që të studiojmë në sferën e Mjeksisë.Në vitin 2002 ishte integruar në Gjermani një profesion i ri që gjenezën e kishte nga Amerika. Menagjment Shëndetësor dhe Auditor i brendshëm për Mjeksi dhe ne vendosem që të konkurojmë në Akademinë për Menagjment Shëndetësor ne qytetin Frankfurt Am Main ku edhe u pranuam. Mbas përfundimit të sukseshëm të studimeve për Menagjment fituam titullin „Qualitätsbeauftragter / interner Auditor im Sozial - und Gesundheitswesen“ që në përkthim do të thotë „I ngarkuar për Kualitet Shëndetësor dhe Auditor për Shërbim Sozial dhe Shëndetësor“:
Filluam qe të punojmë ne Klinika të ndryshme ne Republikën e Bavarisë. Gjatë kësaj kohe ne fituam-mësuam shumë gjëra profesioniale, si Auditore te Brendshëm për Shëndetësi dhe çështje Sociale.
Në vitin 2005 isha i punësuar në Kliniken më Moderne të Bavarisë „Universitätsklinikum Augsburg“ (Klinika Univerzitare e Augsburgut) ku kisha edhe nderin që si Menagjer Shëndetësorë që isha ta pranoja dhe ta njoftoja me metodat moderne të implementimit të Menagjmentit Shëndetësor në kujdesin ndaj Pacienteve në shërbimin ambullantore dhe atë Klinike edhe një Delegacion të Mjekëve nga Ministria e Shëndetësisë e Prishtinës, të cilët ishin dërguar për të mësuar të rejat në lidhje me implementimin e Kualitetit në shërbimin ndaj Pacientit në sferën e Mjekësisë familjare dhe asaj Klinike.
KosovariMedia: Tani keni hapur edhe firmen tuaj private për Menagjment dhe Qertifikim?
Po mbas një pune të palodhshme si Menagjerë – Auditorë për Shëndetësi dhe qështje Soziale vendosëm që të regjistrojme studimet postdiplomike për Master në Akademinë për Ekonomi Shëndetësore dhe Menagjment Sozial në Heidelberg.Në vitin 2009 i përfunduam studimet postdiplomike dhe morëm Titullim Master për Menagjment Shëndetësor / Drejtore Menagjerial për Klinika dhe Ekonomi Shëndetësor për Biznes Shëndetësor. Titulli në Gjuhën Gjermane është: “Sozialmanagment / Heimleitung / Fachwirt im Sozial- und Gesundheitswesen “.
Mr. Remzije Pllana - Docente për ShëndetësiMr. Nexhat Pllana - Docent për Menagjment Shëndetësor
Pasi unë e Remzija përfunduam me sukses provimin për Master Shëndetësor e fituam të drejtën që nga përvoja jonë profesionale tani të bëjmë Lizenzimin dhe hapjen e Firmës tonë private për Menagjment dhe Kosulence shëndetësore këtu në Esslingen të Gjermanisë.
Firma jonë është në webfaqen: www.managementberatung-plana.de
KosovariMedia: Cilat janë aktivitetet e firmës suaj?
Aktivitetet tona janë: ne ligjërojmë të gjitha Sëmundjet nga sfera e Mjekësisë për puntorët shëndetësorë në Ambulancat private dhe Klinikat shtetërore, si edhe nëpër të ashtuquajturat Shtëpi për kujdesin ndaj pleqve që në Kosovë quhën Azil pleqësh.Në Gjermani ekziston një Institut i Shëndetësis Soziale që bën kontrollimin e kualitetit në shërbimin ambullantor dhe stacionare në Gjermani. Këto Klinika janë të obligueshme që të plotësojnë disa Standarde të Kualitetit në shërbimin ndaj Pacientit.
Puna e jonë është që të bëjmë konsulence dhe Auditimin e Ambullancave dhe shtëpive të Pleqve ku edhe e bëjmë një provim të brendshëm të kualitetit me qëllim që këto Klinika të marrin një notë pozitive me rastin e Provimit nga Instituti për Menagjment Shëndetësore i cili në Gjermani quhet: Medizinischer Dienst der Krankenversicherung, që në shqip do të thotë: Shërbimi Medizinal i Sigurimit Shëndetësor.
Përveq kësaj ne kemi edhe Sallën tonë ku mbajmë Seminare për Mjeksi - Menagjment Shëndetësor dhe bëjmë edhe shkollimin e menagjereve të ri për Shëndetësi.
Bashkëshortja Remzija momentalisht është përveq kësaj pune edhe si Docente pranë shkollës së lartë të Mjekësisë „Leben & Wohnen“ në Stuttgart.
KosovariMedia: Afër 16 vite jetoni dhe veproni në Gjermani, a mendoni që punën në Firmen tuaj ta transferoni edhe në Kosovë?
Po gjithësesi. Ne përveq ligjeratave të cilat i mbajmë për puntorët shëndetesor kemi edhe pregaditjen profesionale si Drejtore Menagjerial ne shërbimin stacionar dhe ambullantore. 
Kjo do të thotë se ne kemi edhe mundesine dhe vizioni jone eshte qe ne nje te ardhme te afert te zgjerojme edhe aktivitetin tone duke hapur nje Ambullance për përkujdesjen e pacienteve në shërbimin shtëpiak, kurse më vonë planifikojme që ta hapim një Shtëpi Pleqësh ku pacientët do të kenë kujdesin intenziveme të gjitha sëmundjet dhe anomalitë shëndetësore.
Ne do të dëshironim që eksperiencen tonë të fituar këtu në Gjermani; si në ligjerata në lidhje me implementimin e Menagjmentit në Mjekësi, po ashtu edhe pregaditjen e Ambullancave deri në Qertifikim me ISO – Normen 9001 : 2008 ta aplikonim edhe në Institucionet shëndetësorë në Republikën e Kosovës.
Dëshirë e jona e përbashkët është ndërtimi i një Klinikë – Shtëpi Pleqësh në Prishtinë, ku do të mund ta realizojm përvojen tonë në Shërbimin profesional, për kujdesin ndaj personave të moshuar. Për funksionimin e këtij Projekti së pari është një punë e madhe e Institucioneve Shëndetësore dhe Ministrisë së Shëndetësisë në Prishtine, e cila duhet së pari që ta formatizojë tërë sistemin e sigurimit Shëndetësore të punonjësve ne Kosovë. Implementimi i Sigurimit shëndetësore simbas Sistemit Gjerman do të mundësonte një përkujdesje profesionale si në Klinikat në Qendrën Klinike Univerzitare në Prishtinë. Poashtu do të mundësohej edhe përkujdesja ndaj personave në pleqëri të thellë të cilët qëndrojnë në shtëpitë e tyre por mund të marrin ndihmën nga ana e një Ambullance për shërbim shtëpiak. Poashtu edhe shërbimi shëndetësorë në Shtëpi të Pleqve do të mund të funksiononte me integrimin e Sigurimit Shëndetësore, ashtu si ekziston edhe në vendet tjera të Evropës.
Në fund ju falemenderit për intervistën e dhënë.
Edhe Juve ju falemenderit z. Dërmaku, ju dhe z. Muhamet HOXHËS, për mundësinë e dhënë për të ju drejtuar opinionit shqipfolës më këtë Intervistë si dhe për kohën që keni rezervuar për këtë.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...