2011-07-24

Kam kaq vjet që "s'rri" rehat (cikël me poezi)

 Nga Përparim    Hysi
 
 
1.Tani që u plaka
 
Tani  që u plaka dhe vërsa më iku
Në "provë" e vë veten,unë,ashiku
S'e di në kam vlera,s'e di a pëlqehem?
S'më do symëshqerrra?Do ik të dehem.
 
 
Do ik që të dehem,të bëhem sarhosh
Se,tash,s'pëlqehem dhe vlera;dy grosh!
Pa rrri e kafshoj gjuhën,fort ndër dhëmbë
S'ta var njeri "gunën",o mik, me mënd.
 
 
2.Ç'më thoshte buzëqeshja jote?
 
 
Ç'më thoshte buzqeshja jote?A nuk më thuaj që ta di?
Dje,pothuaj,që më joshe;gjëkund nuk u pe sot ti.
Rrri të kërkoj gjithkund si diçka,që diku humbi
Por hiç nuk të gjej kund;në shprit si plagë plumbi.
 
 
Mbeti buzëqeshja jote.krejt si një vegim i bukur
Po pse,moj mike,më joshe?T'më shohësh?Jam turbull.
Në se më joshe rastësisht,t'më thuash:më mjafton
Se unë iki paqësisht,sado që më turbullon.
 
 
3.Në lëmë
 
 
Makina shirëse grurin po shinte
Njerëzia:të gjithë në lëmë!
Një vajzë nga unë pse shihte?
S'ma ndanë shikimin që mbrëmë.
 
 
Në  lëmë ka zhurmë e brohorima
(Gëzimii i bollëkut ka gaz)
Vajzën e ndala  tek makina
I thashë,diçka...e çfarë i thashë?
 
 
U skuq viranja në fytyrë
U skuq sikur bëri faj?
Po unë i fola me zëmër të dlirë
Pas lëmit dhe e putha pastaj,
 
 
Në lëmë ka zhurma dhe brohorima
Në lëmë unë shkoj me gaz
Se vajza më pret tek makina
Dhe lëre se ç'bëjmë më pas.
 
 
4. Kaq  kohë
 
 
Kaq kohë kishim pa parë
Ty hiç s'të kanë "vrarë" vitet!!!
Je tamam zambak i bardhë
Ndaj s'i mbaj dot çeçitet.
 
 
Je si njëherë e një kohë
Je e freskët si një gonxhe
Kur të putha,zë bëj "oh!"
Se më kishe erë kulloshtre
 
 
Me kulloshtër jam mësuar
Që kur kam qenë unë i vogël
Dhe,kur ramë të përqafuar
Gjithë dynjaja erdhi rrotull.
 
 
5. 30-vjet
 
 
Ja:u mbushën 30-vjet
Kohë  e gjatë,sa nuk thuhet
Dhe ja tek u pamë sivejt
"Plaga" e vjetër zë më kruhet.
 
 
Zë më kruhet,sa të shoh
Ke parë ti?Zë më dhëmb
Ke "ilaç" që mirë e njoh
Atë nëmë,ndryshe më çmënd.
 
 
6.Kur do të ik
             
    Për time shoqe
 
 
Në se do ikë para teje
(këtë me shpirt e dëshiroj)
Nuk kërkoj lot prej teje
Një grusht medhe,hidhma,moj!
 
 
Dhëmbje do ndjesh;nuk ka se si?
Një jetë të tërë kaluam bashkë
Po lot mos derdh,e dashur,ti
Se boll kullota në timin grazhd.
 
 
Mbi shpirtin tënd,të gjithin behar
Ndonjëherë,sokëlliva si dimër
Po kurrë nga ti s'e hoqa mall
Ta dish nga ti,po ik pa nginjur.
 
 
Dhe,kur t'më kujtosh,të çmallesh me nge
Zgjat dorën dhe lexo  timet  libra
Aty sikur krejt të gjallë më ke
Me ty në shpirt kam përzënë aq dimra.
 
 
* E di që ka kënduar dhe Dritëroi(për të gjithë lexuesit:mos më merrni për plagjiat!)
 
 
7. Dua
 
 
Dua të heq vëmëndjen tënde
Mezalla:nuk arrij!
Ah,ta dish,ti timen gjëndje!
Pak nga pak,gati po shkrij.
 
 
Mënd po shkrij si qiriiri
Po kulloj,moj,pikë-pikë
Se s'të ndahem unë qafiri
Kam një mall që po më mpik.
 
 
8."Shaka?!"
 
-Ti,po ke goxha grua,se,po të kishe një tjetër
Nuk do bëje kaq "shaka"(se "shaka" bën,pa tjetër!)
Aludoje larg e larg(sikur ja:nuk haje"grepin?!")
Unë kot s'jam kokëbardhë;me "shaka" bëra "kiametin"
 
 
9.A nuk qe korrik?
 
 
Dikur,në verë, a s'qe korrik?
Kur bashkë ne u njohëm
Ja vjen ai çast dhe prapë më pikë
Dhe hiç nuk e mbaj "ohën"
 
 
Se çasti që qe aq i bukur
Më shfaqet si vegim
Dhe tash,që shkruaj,jam turbull
Turbull,o shpirti im.
 
 
Ja:erdh korriku përsëri
Ku je,o mikja ime?
Çast,o çast pse s'vjen tani?
Shpirti.copë e thërrime.
 
 
10.Natyrë e qetë *
 
           Për time shoqe
 
 
E hodhe rrobëdeshambrin  mbi supe
Dhe tutje-thu çapit në kuzhinë
Më duket sikur mban erë të thekur buke
Prapë për mua,ke ende freskinë
 
 
Sikur ke po atë freski që kishe dikur
Sado dy qeskëza të vogla ke nën sy
Pleqëria ka ardhur dhe s'ka sikur
Po pse na duket sikur jemi të rinj.?
 
 
Njëherë nuk ulesh,por diku punon
Je aq punëtore,si të jesh bletë
Shtëpia nga duarët sikur "bubullon"
Dhe jam i lumtur për shortin tim,në jetë.
 
 
*e ripunuar.
 
 
** botohen për herëtëparë.Janë shkruar në vitet 2001-2011
 
 
                           
  24 korrik 2011

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...