* Nje miku im i vjeter nga Shkodra A. Tuzi, me keshilloi te mos merrem me Ty,sepse nuk i´a vlene,por, per shkak te etikes dhe lexuesve te nderuar te TSH, duhet t´ia kthejm patkonjte prape. Poashtu, lexuesit te nderuar, te vlersojne polemiken.
reshat badalli <reshat.b@hotmail.de>
Nga: RESHAT BADALLAJ
I vetdijshem se nuk me hedhe dorashken si burrat, z. Fritz Radovani, fillon me sharje pa fije turpi, se Kosova ka vagabonda musliman. Çe me le te kuptoj se Fritzi qenka rritur me nje rreth familjar te pakulturuar dhe se frati i tij e paska mesuar per te share urryer e perqare vellezrit te nje sofre ilire. Nje miku im i larte shenuar, Tuzi, me tha, po se besova, qe te mos merrem me kete njeri te paskrupullt..., por une respektoj,kodin dhe moralin. Ndaj, dhe i´u pergjigjem. Qe e fyene nje rini ne pergjithesi Kosovare, nuk brenkosem fare,sepse, i madhi SAMI FRASHERI KA THENE: "MOS E SHIKONI ÇKA PO THOTE,POR SHIKOJENI KUSH PO E THOTË". E di se kokeshkreti nuk qane koken fare.
Dite me pare, xhaxhi Fritz Radovani,pertej gardhit ne oborrin e komshiut e hodhi gurin e urrejtjes fetare dhe kombetare.Duke respektuar si vella te nje gjaku te Arberit,gurin i´a ktheva prap, me kujdes qe te mos e lendoj,as ne baze fetare e as kombetare. Siq e keni lexuar, e luta qe te mos e merre per te keq... qe nuk jam i prire per te hapur sherre,poashtu e respektova per te madh (ne Kosove themi me i vjeter ne mosh). I mjeri nuk e paska kuptuar fare, nuk e vrava mendje se ne shkarravine eshte trap fare. Nejse!
Çuni i Enverit, tere rinine kosovare e veshi me petkun e enverizmit,njefare Forumi musliman e quante turkoshak dhe tani i quan vagabonta.
Sa qyqar,sa shpirt zi. Zia do ta ndjek pas. Me jep emrin e fratit,te beje nje padi penale qe ta paska prishur shpirtin,per te urryer vellezer te nje gjaku. NUK JAM I KEQ PER TE MENDUAR SE JE I PAGUAR PER KETE MORE I SHKRETË!?
Ne shkrimin e pare e luta qe te largohet nga rruga e shkoftlargut -te percarjes,te merremi bashke me problemet e vatanit dhe mos te merremi merremi me kryq te romes e franceskan e as me ylle e hene te lindjes e te Stambollit...
Shih per kete, xhaxhi Radovani,hoqi maskan nga fytyra e Tij e vertete dhe tregoi shpirtin e palare dhe te zi korb te nje fanatiku,sepse te ziut i´u paska bere therre ne sy nje forum musliman.Turp!
Ne Kosove, fatmiresisht jo vetem rinia,por, asnje parti politike nuk eshte zyrtarisht e regjistruar si komuniste.Te mjerin e luta, ndrro udhe se e keni gabuar adresen dhe te kerkoni te Hysni Milloshi. Shikoni ju lutem si pergjigjet si nje kalama: ne Kosove ka me shume Hysni Milosha se ne Shqiperi.
Shoh se xhaxhin Fritz e paska kapur sikleti,inati i kaurrit dhe qenka prekur ne tel dhe vazhdon me te vjetern dhe assesi nuk nderron udhe. Nejse eshte puna juaj! Por kesj radhe kercen dege me dege dhe nuk i lidhe qete drejtperdrejt me emrin tim,por si nje tinzar dhe dhelprak me tregon mua nje kalemxhi se si te veproje. Nuk me hedh dorashken dhe nuk del ne pazar si burrat. SHKUNDE, SHKUNDE THESIN,POR KUJDES SE NDOSHTA TE DERDHET MILLI I KOOPERATIVES TE AI FSHATI I BURRELIT...
Pergjigju pyetje qe t´i shkrova,dil ne mejdan dhe mos i bene bishte pyetjeve.
Te lutem me trego mua dhe lexuesve te TSH, qe jane te shumte:ÇKA TE SHYRI TE HEDHESH FAREN E URREJTJES,FAREN E KEQE TE SLLAVO-KOMUNISTEVE DHE OFENDIMEVE FETARE.QE NE SHQIPTARET JEMI SHEMBULL NE BOTE PER TOLERANCE FETARE.
Me porosit t´iu drejtohem forumit musliman,nderi e qon te reagohet aty ku shkruan dhe kush shkarravit, i nderuari xhaxhi Fritz.
Te ve ne dijeni se FORUMI KATOLIKE, huazon dhe boton shkrime te mia, gje qe e falenderoj nga zemra dhe e kam per ndere qe vellezrit e nje gjaku e bejne kete pune. Ata nuk jane te paguar nga argatete per te futur perqarje.
Pyetjeve te shkrimit te pare, qe po presin lexuesit, nuk i´u pergjigje, po i bene bishte: si shpetuat nga kthetrat e komunizmit stalinist? Ku keni vuajtur; ne Spac,Burrel,apo keni qene ne ministri,i perkdhelur,perse pas ca viteve u kthyet serish ne shtepi?
Dhe krejt ne fund, te lus qe te hjekesh sikletin, te relaksohesh, mos e merre punen "me yrysh" E AS HABDALLQE. Mos i fut kembes shendosh there. Ilaqi me i mire, qe te largohesh nga udha e shkoftlargut, e ti qet ne udhen e ZOTIT TEND DHE TIMIN SE VETEM NJE ZOT KEMI, te keshilloi qe te shikosh filmat:"MESENTORJA", "UDHA E SHKRONJAVE", te lexosh TE MADHIN PAPA KRISTO NEGOVAN.
Dhe para se te shtrihesh ne shtrat,pastrohe shpirtin e trupin me uje e sapune dhe mos i beso mendimeve mesjetare,kinse sa nuk lahesh me gjate trashet feja! GABIM! VEQESE TRASHET ZULLUMI PER TE CILEN NUK KEMI NEVOJE AS JU E AS UNE...
I nderuari, xhaxhi Fritz Radovani e kam nje amanet: thash se te dy e kemi nje ZOT, ndaj, qe shkon te dielen ne kishe,lutu per mu si vella, per dy djemte e mi ARBËRIN,ARBENOREN E FATBARDHIN. Amanetin nuk e trete as dheu...!
Te thash heren e pare shnet,me ktheve plaq. HALLALL NGA UNE.
Kesaj radhe kaq!
Gjithe te mirat,per toke e per qiell!