2011-07-31

UNITETI DHE RIZGJIMI KOMBËTAR, DOMOSDOSHMËRI E KOHËS!

Shkruan: Fadil SHYTI Uniteti dhe rizgjimi kombëtar janë të i domosdoshme, -KURDOHERË; kur shihen re të zeza mbi qiellin e Atdheut; -mirëpo, gjithashtu, kurdoherë kërkohet të MBROHET e të thuhet e vërteta, -sado e hidhur qoftë ajo!... Aksioni tejet i qëlluar dhe i domosdoshëm i Policisë së Kosovës , për të mbrojtur kufijtë veriorë të Shqipërisë Etnike, me ç´rast përsëri u derdh gjak shqiptarësh, kur në krye të detyrës ra heroikisht, Enver Zymberi dhe u plagosën disa policë të tjerë; - krejt natyrshëm se, duhet përkrahur pa rezerva nga të gjitha aspektet...; -por fatkeqësia qëndron në faktin që, TËRHEQJA e shpejtë e Policisë së Kosovës, -po aq sa qe sulmi; bëri që, gjer më tani, të trimërohen serbomëdhenjtë dhe miqtë e tyre të maskuar evropianë-UNMIK-ARMIK dhe EU-LE...; STIHIK, - dhe, i kanë pushtuar pikat tona kufitare 1 dhe 31 ; -madje, për më keq që, as KFOR-i, nuk është treguar i vendosur që t´ua thyejë turinjtë derrave, ardhacakë serbomëdhenj të përtej Karpateve! Kjo, TËRHEQJE e KFOR-it, për të eliminuar gjakderdhjen –siç shprehet komandanti i tyre gjerman; - kujtoj, e ka trimëruar edhe Serbinë. -Nga kjo që po shohim e dëgjojmë ASPAK nuk duhet të kemi në mendje për asnjë çast, VETËKËNAQËSINË -për faktin që, ja, sulmi u ndërmor dhe ja, u krye puna!!! Ndonëse hap tepër i vonshëm, megjithatë, kjo është një fillim i mbarë që do të duhej të ngjante shumë vjet më parë, kur Vetëvendosja kërkonte me vendosmëri të bëhej ky aksion dhe të mos ndalonte, gjer në FITOREN përfundimtare të shpartallimit MUP-it, serb dhe të bandave kriminale serbe dhe përkrahësve të tyre të hapur e të maskuar. Fitoret janë ato që duhet të na gëzojnë dhe pastaj t´i mbrojmë ato!... Bashkë jemi më të fortë, se të përçarë!... -Kështu, na ka mësuar shekuj më parë Gjergj Kastrioti ynë i madh, kur para se të vdiste bashkëluftëtarëve të tij ua rrëfeu tregimin popullor të thuprave, të cilat të bashkuara në grushtin e tij nuk thyheshin dot, - ndërsa, të ndara një nga një, thyheshin shumë lehtë. ...Dhe, mos të harrojmë për asnjë çast parimin popullor të shprehur dhe në një këngë të fuqishme popullore, se : “Përballë valëve të Unitetit, thyhen dallgët e tërmetit” Ishte koha kur ngjau tërmeti në Shqipërinë Socialiste në vj, 1979. Dhe, atëbotë, nga jugu në veri, nga lindja në perëndim i tërë populli ushtar u ngrit nga mosha 7- deri në 70 , për të rindërtuar dhe tejkaluar bashkë shkatërrimet dhe dhimbjet e tërmetit, të cilat shkaktuan dhe viktima njerëzore. -Mos të harrojmë gjithashtu, për asnjë çast idenë e madhe të rilindësve tanë, që: “Të bashkohemi pa dallim ideje, feje dhe krahine për të mbrojtur Shqipërinë Etnike”! -Gjeniu i madh i kombit tonë, Enver Hoxha ka theksuar: “Armikut dhe natyrës t´ia tregojmë vetëm gjokset, - dhe më tej ka theksuar se; shqiptari, në çdo vend, në çdo rast dhe në çdo kohë asnjëherë nuk ia ka kthyer armikut kurrizin”! Prandaj, si dikur dhe kurdoherë në motet e mëdha , edhe kësaj radhe: -Të na bashkojnë idealet çlirimtare, të na bashkojnë dëshmorët e kombit, pasi “strategët” e gjertanishëm të partive politike, DISI fort na e kanë thyer UNITETIN, NGA PRAPËSITË E TYRE, - por, - jo kurrën e kurrës s´e thyen dot, dashurinë për Shqipërinë Etnike! Çfarë kërkohet të ndërmerret urgjentisht: a. Qeveria e Kosovës, duhet të nxjerrë ligj sa më shpejtë dhe ta ndalojë urgjentisht hyrjen e mallrave serbe në të gjitha shitoret e Kosovës. b. Atyre, që iu gjendet në shitore apo gjetiu, mall nga Serbia , të burgose - pastaj të dënohet rëndë me burg me vite të tëra e jo vetëm me gjobë, -ashtu si me iu gjetur aq kg drogë- sa kg, mall i ka kontrabanduar nga shteti armik. c. Pastaj, me ia konfiskuar mallin dhe me ia marrë të drejtën e punës me tregti! Kështu dhe me masa të tjera kërkohet t´i thuhet stop kësaj maskarade të poshtër ekonomike, politike dhe ushtarake. Masat e reciprocitetit të bëhen gurthemele dhe ngritje e kalasë shqiptare, të bëhen me çdo kusht e me çdo çmim, forcim i shtetit. Të rezistojmë përballë bllokadave dhe presioneve të brendshme dhe të jashtme! Ne, gjithashtu kërkohet të jemi të vetëdijshëm që, si dikur para dhe gjatë luftës sonë çlirimtare, kishim presione dhe bllokada të brendshme dhe të jashtme; por ato i tejkaluam me mundime të mëdha: me djersë e gjak!... -Edhe tani një luftë e tillë politike dhe jo vetëm politike ka filluar tmerrshëm të ngre kokë! -Sa e mjerë dhe ide e gabuar doli ideja e atyre politikanëve me në krye, Hashim . Thaçin që, pas luftës thoshin: “Bac u kry” , “Kosova sovrane” e të tjera parulla të mjera të politikës gjysmë-ditore!... -Sa madhështore po pasqyrohet tani, qëndresa e mençurisë popullore me qindra e mijëra atdhetarë e atdhetare, që s´e pranonte dot atë gënjeshtër dhe si kundër-përgjigje menjëherë e mori: “Bac u nis”- e ngritur pastaj lart, nga i madhi atdhetar, Adem Demaçi. -Të reflektosh pozitivisht është kurajë, trimëri, - kjo tani kërkohet nga të gjitha subjektet politike dhe jo politike, kjo kërkohet si rrezet diellore në janar që të bashkohemi si një trup i vetëm në mbrojtje të asaj pjese më veriore të Shqipërisë Etnike. Asnjë “kompromis”, -apo thënë troç:,- asnjë tradhti, të mos lejojmë nga ASKUSH-ët, e “diplomacisë zvarranike “demo n kritike”; -gjaku i shqiptarit nuk bëhet ujë; ata dhe ato 24 dëshmorë e dëshmore të pasluftës që ranë në sheshe të demonstratave, që, madje ranë dhe fëmijë të mbytur në lumin “Lumbradhë” -për çlirimin dhe ribashkimin e qytetit të begatë verior; Mitrovicës së minatorëve, atyre luanëve të nëntokës me tempullin e qëndresës dhe shpellës së pasurisë me xehe të pallogaritshme “Trepça”; AKUZOJNË; -nëse (eventualisht), stepemi, nëse shpresojmë, nëse hezitojmë të ecim përpara drejt FITORES së plotë, fillimisht të sovranitetit të Kosovës, -e pastaj me të drejtën shekullore të VETËVENDOSJES, kombi shqiptar të ribashkohet si një trup i vetëm në shtetin sovran që i takon, ashtu të radhitet me dinjitet në radhën e shteteve të tjera sovrane dhe të përparuara në Ballkan dhe më tej... -Poshtë pisat dhe piset që, dje dhe sot kontrabanduan, blenë, -e po blejnë qefinët e përuljes e të marrëzisë, -si të pacipë që ishin dhe janë; -po e vazhdojnë edhe tani, tregtinë kontrabandë, me mall serb! Poshtë hajvanët me fytyra majmunësh- që ende si derrat e derrkucet po ushqehen me ushqime të pista serbo-çetnike! Lavdi qëndresës popullore! Lavdi dëshmorëve të kombit! Suedi, 31. 07.2011

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...