2011-07-31

Në 65 vjetori e pushkatimit…

Nga Fritz RADOVANI:

KA  THANË  I  NDJERI  KOLË  ASHIKU:..
Në 65 vjetori e pushkatimit…

            Një nga Burrat që meriton respekt dhe përulje për qendrimin të Tij Burrnor në një nga qendrat ma të mnershme të sigurimit komunist të Lindjes stalinjane, në shtëpinë e njohun të Pjeter Çiurçisë në Shkoder, asht edhe oficeri Kolë Ashiku. Nuk kisha dëgjue për këtë shkodran, përveç emnit, në lidhje me veprimtarinë e Tij pothuej asgja. Porsa “kanë hy këta…”, Kola kishte dalë në mal. Atje ishte bashkue me Burrin e legjendave të maleve, oficerin Gjergj Vata, të cilit shumë ma vonë pata fatin me i njohë vllain e Tij, Loro Vata. Pak dit përpara se të takoja Loron, pata rastin me pa dosjen e Don Alfons Trackit, dhe fare pa dijtë gja, aty ndodhej edhe emni i Kolë Ashikut. I nxitun vetëm nga emni, hyna në një nga labirintet ma interesante që mund të kemi lexue për një Burrë që nuk kishte njohë fare në jetën e Tij fjalën “frikë”! Bindja që mbronte Idealin e Tij Atdhetar e kishte kthye në një “çelik” të papërkulshëm kundrejt torturave ma mizore që kishte provue mbi trupin e vet i Ndjeri Kolë.
            Mendimet e Tij të shprehuna haptas kundër komunizmit dhe shovenistëve sllavë, e kthenin në një përmendore ma se prej bronxi, ku rrahjet e “çekiçit” komunist mbi statujen e Tij, vetem zbukuronin fjalën që do të pasonte me thanë para kriminelit Zoji Themeli. Ai qendrim i pathyeshëm më ka shty me pyetë Loron: “Si asht e mundun, Ai Burrë aq Trim me u dorzue i gjallë në dorën e komunistëve?”... Loro më shpjegoi se kur asht rrethue në një shpellë tue luftue trimnisht kunder forcave të ndjekjes komuniste, një plumb e ka kapë në anën e majtë të gjoksit, dhe porsa Kola e ka kuptue se po debulohej nga hemoragjia e madhe e gjakut, ka provue me vra veten, por plumbi që ka zbrazë nga arma e vet revolver nuk i ka ra prap në zemer; ashtu, me dy plagë që rridhnin gjak pa pushue, ka mbetë pa ndjenja... Kur forcat e ndjekjes kanë hy në shpellë, kanë kujtue se ishte vra, po Kola ishte i pavetdijshëm fare dhe jo i vdekun. Kishte shpëtue për rrezikun e vet, mbasi, siç tregonte Loro, ishte masakrue si pak kush në sigurimin e shtetit të Shkodrës. Një gja e tillë i ka ngja edhe Zef Kol Prelës, i cili para pushkatimit i shkruen “amanetin e fundit” Nanës së vet, me një gozhdë me të cilen ka shpue një damar dhe letren e ka shkrue me gjakun e vet, leter që e kam lexue me sytë e mi...
            Kolë Ashiku nuk mohon bashkpunimin e vet me okupatorët fashistë apo nazistë në luftën e pakompromis kundër komunistëve, të cilët luftonin kundër interesave Atdhetare, sepse pothuej të gjithë “dëshmorët”, kur janë pushkatue, kanë brohoritë për “Stalinin e math”, komunizmin dhe internacionalimin, gja që e ka shue qellimin e vërtetë të emnit të Luftës “nacional – çlirimtarë”, tue i shërbye shovenistëve sllavë të Titos dhe të bolshevikut rus Stalin. Koha mbas Luftës “nacional – çlirimtare” provoi se nga pushtimi nazi-fashist kaluem në pushtimin tjetër, atë komunist sllav, që me i krahasue me dorë në zemer, edhe pushtimi turk ishte “lule”... Ndërsa Kola e lidhë pushtimin gjatë Luftës së Dytë Botnore “me çlirimin e Trojeve tona nga pushtuesit serbë dhe me bashkimin e tyne me Tokën Nanë...”, gja e cila, siç e shprehë Kola, nga Lufta “nacional – çlirimtare” të gjitha Tokat Tona që u bashkuen me ne nga fashizmi dhe nazizmi, shpejt, mbas ikjes së gjermanëve nga Shqipnia, iu aneksuen nga komunistët  prap anmiqëve shekullorë sllavë, tue humbë kështu bashkë me Tokën Nanë pergjithmonë Pavarësinë dhe Lirinë e Atdheut, tue u masakrue, coptue dhe tue mbetë nga Ulqini e deri poshtë në Prevezë të pushtueme nga Jugosllavia dhe Greqia, ndërsa në Shqipni ata vendosën një vasal të tyne, që po i shërben ma së miri atyne, anadollakun kriminel Enver Hoxha të Gjirokastrës, madje për ta ma mirë sesa me pasë sjellë një xhelat të tyne nga Beogradi. Sigurisht, këta mendime të shfaquna në korrikin e 1946 krijonin jo pak diskutime në opinjonin publik të Shkodrës dhe mbarë Shqipnisë. Kola paraqet një mendim shumë origjinal të tij, se “edhe fashizmi dhe nazizmi gjatë okupacionit na kanë sherbye ne dhe jo na atyne.”
            Gjaja ma origjinale e Kolë Ashikut asht thanja e Tij për të gjithë spijunët e të gjitha kohëve, tue fillue nga spijunët turq mbas vitit 1912 e deri sot që jemi 65 vjet mbas pushkatimit të Kol Ashikut, në korrikun e 2011, në shek XXI ...
            Hetuesi e pyet për spijunët që kishte aso kohe nën urdhnin e Tij... dhe Kola fillon: – Po, kam pasë shumë nga këta spijunë, Kolë Topin, Kolë Kallmetin, Kolë....Cuf ...Bahri ...dhe vazhdon listën pa u ndalue fare. Hetuesi e pyet përse nuk po ngurron me i tregue këta emna? Kola i përgjegjet: – Qyshë në kohën e turkut ka familje në Shkodër që vazhdojnë edhe sot me kenë spijunë të turkut. Spijunët e Zogut sa iku Zogu u banë të Italisë. Kapitulloi Italia, ditën e nesërme kanë ardhë tek unë dhe kanë shkrue emnat me u ba spijunë të Gestapos, dhe unë ua kam rekomandue emnat e tyne gjermanëve...nuk kishin pretendime të mëdha pagese, prandej po t’i rreshtoj edhe ty, se me pak pare janë gati me fillue spijunllekun edhe për ju, nuk di a po më kupton, se këta emna që të rreshtova këtu punen e spijunit e kanë pasion, po janë edhe profesionalizue mirë, se janë spijunë qyshë të rijë. Disa madje kanë pasë edhe prindët spijunë...e nesër, kur t’i thërrisni ju, në mos paçin ardhë vetë qyshë me datën 29 nandor 1944, vijnë e fillojnë edhe pa pare ...janë aq të poshter sa i sherbejnë kujdo, mjafton që ju t’i queni “heroj”...
            Sot emnat e tyne njihen si spijunë nga gjithë Shkodra, për sherbimet që i kanë ba pa pushue një minut komunizmit dhe sigurimit të tij...Mbas vitit 1944, shumë prej atyne spijunëve që u dalluen në veprat “heroike” të shpifjes dhe mashtrimit, u graduen edhe me grada shkencore si “rektor, profesor, doktor shkencash” etj. Jo ma larg se sot shoh emnin e një spijunit xhelat Hulusi Hako me titullin “Prof. Dr.”, i “graduem” me siguri nga vetë terroristi Enver Hoxha, mbasi “shoku” Hulusi Hako asht autor i futjes së armëve nga vetë sigurimi i shtetit në Kishën e Fretënve në Shkoder”...bashkë me “akademikun” Dilaver Sadiku....për të cilët shkruejnë “Dr.” Rakip Beqja dhe “Rektor Doc. Prof. Dr. anadollak Jup Kastrati”...Tashti këta xhelat shkojnë edhe “delegatë” në “100 vjetor” të kongreseve, konferencave, pakteve të shitjes së Trojeve, marrveshjeve kuturore e fetare, bashkpuntorë në lidhje me besimet e reja të muhaxhirëve, organizatorë të takimeve dhe deklaratave të forumeve rinore muslimane të Prishtinës kundër Figurave të Nanë Terezes e Ibrahim Rrugovës... Janë të gatshem me perdhosë dhe me shitë edhe Atdheun tek kushdo veç sa ma larg Europës, në Kaukaz, Arabi e në dreq të mallkuem...Një pjesë nisen për USA, disa për Shkup, disa për Londer, e kudo ku asht nevoja me propogandue për “besimet e reja” të shpikuna kohët e fundit nga “islamikët modernë,” të cilët e kanë fillue qyshë tash, po vitin e ardhshëm besoj do të  “fillojnë” zyrtarisht edhe fushatën e tyne për Presidentin e Republikës së Konferences Islamike të Shqipnisë!!...
            Ju duket çudi? – Aspak! Cilen detyrë nuk dinë me ba spijunët turkoshakë..!!

            Korrik 2011.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...