Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/11/20

Janullatosi, katedralet e ngjalljes dhe manastiret e vdekjes


Image result for arben llalla

Arben LLALLA

Tashmë dihet që Kryepeshkopi grek i ortodoksëve shqiptarë, Anastas Janullatosi e ka mbështetur të gjithë diskurin e tij publik në konceptin e ringjalljes së KOASH-it, të cilën e kishin vrarë komunistët shqiptarë. Prandaj, ngaqë bashkë me kishën, komunistët kishin vrarë dhe priftërinjtë, u desh të sakrifikonte Greqia një nga peshkopët e saj, të dorëzuar nga Jeronimi I, (jo i sotmi) që njihej për afrimitetin e tij me juntën ushtarake dhe me praktikat e tij antikanonike dhe parakishtare. Sigurisht që këto praktika të jashtëligjshme dhe të padëgjuara më përpara në historinë e kishës ortodokse botërore, po i bën edhe nxënësi i tij i zellshëm, Janullatosi, të cilët vetëm për kishë, kanune e traditë nuk do t’ia dijë, por “feja” e tij e vërtetë është t’i shërbejë greqizimit dhe shtetit grek, siç kishte bërë gjithë jetën, mentori i tij, që u dorëhoq për këto shkelje të rënda.

janullatos
Cilat janë praktikat parakishtare dhe antikanonike të Kryepeshkop Anastasit?

Unë kam denoncuar edhe më përpara, dorëzimin në kundërshtim me kanonet apostolike të gjysmës së peshkopëve të sinodit, të cilët janë me prejardhje myslimane. Pakënaqësia për këto gradime ka arritur kulmin në qarqet kishtare ortodokse shqiptare. Gjithashtu, përplasja mes klaneve që ndjekin këta peshkopë, por Anastas Janullatosi as që do t’ia dijë, madje ai në këtë drejtim punoi, që të mbillte përçarje mes klerit ortodoks, në mënyrë që ta kishte më të lehtë për të sunduar. Praktikat e kërcënimit me bukën e gojës dhe pagesat më të ulëta se minimuni jetike të priftërinjve, të cilët pas dekadash me veladon, nuk kanë nga t’ia mbajnë, janë gjithashtu të njohura për publikun dhe të trajtuara gjerësisht prej meje.
Por, në këtë shkrim, do trajtoj një tjetër praktikë të çuditshme, precedent unik botëror kishtar, nga ato histori që e bëjnë tashmë qesharake, kishën martire shqiptare. Sapo erdhi Janullatosi, u kujdes të kuronte kultin e tij të individit dhe për këtë rekrutoi specialistë të PR-it, nga më të mirët e Greqisë. Fabula do të ishte që Janullatosi, misionari vetëmohues, braktisi karrierën universitare për të ringjallur kishën shqiptare dhe për këtë shqiptarët duhet t’i ishin përjetësisht mirënjohës, adhurues të bindur. Por, qasja është tejet egoiste dhe megallomane. Anastasi, ngatërron realitetin shqiptar me atë grek dhe flet vetëm për ortodoksizmin. Sigurisht që komunizmi i goditi të katër komunitetet fetare, por asnjë nga krerët e këtyre komuniteteve nuk pretendoi kredite dhe famë për ringjalljen e katoliçizmit, të islamit apo të bektashizmit.

Qasja e këtyre krerëve ishte e përulur dhe ata i jepnin lavde Zotit në qiell që lejoi më në fund lirinë, e cila do të sillte automatikisht riçeljen e luleve fetare.

E thënë më thjesht, edhe pa Janullatosin ortodoksia në Shqipëri do të ringjallej, siç ngjau me fetë e tjera në Shqipëri, ndoshta jo me kaq pompozitet të jashtëm ndërtesash e investimesh, me paratë e ardhura nga matanë kufirit.

Ndoshta do të ishte një lule më e vogël, por që do të kishte aromën e saj biologjike shqiptare dhe jo një “lotus”, kaq i madh, i rritur me hormone të injektuara grekomane. Megjithatë, Janullatosi nuk e mendoi më gjatë, por nisi çeljen e shkollave dhe mediave, si hap i parë i natyrshëm për propagandën fetare.

Për të rrënjosur përrallën e tij në mendjen e ortodoksëve, i pagëzoi ato me emrin “Ngjallja”. Radio, gazeta, seminari i priftërinjve, kishin të njëjtin emër, që për çudi, në greqisht përkthehet si “Anastasis” që përkonte me emrin e Janullatosit. Kështu kulti i Shën Anastasit, ringjallësit i kishte të gjitha kushtet për t’u kultivuar. Por, kryepeshkopi me kombësi greke nuk u ndal me kaq.

Ai pagëzoi edhe Katedralen e Korçës po me emrin “Ngjallja” dhe shumëkush do të mendojë që e zgjodhi si simbol të triumfit të Zotit mbi ateizmin komunist. E lënë me aq, kjo histori do të kishte kuptim, madje do ta bënte efektin e dëshiruar prej Janullatosit. Por, mania për famë dhe lavdi e shtyu prelatin e huaj, të emëronte njësoj edhe katedralet e Tiranës, edhe të Gjirokastrës, pa përmendur edhe ndonjë kishë tjetër të qyteteve më të vogla.

Kështu, tre nga katër dioqezat shqiptare, i kanë të konsakruara katedralet me emrin “Ngjallja=Anastasis”. Veç ajo e Beratit shpëtoi pa marrë emrin e Anastasit, pasi kishte një parahistori që e pengonte murgun grek ta uzurponte katedralen e fundit, sepse po t’ia kishte arritur, ridikulizimi që i ka bërë kishës shqiptare do të kishte arritur në zenit.

Cila nga kishat autoqefale të botës, ka të emëruara katedralet kryesore të saj me të njëjtin emër? Asnjëra, dhe kurrë nuk do t’ia lejonin vetes një gjë të tillë. Sidomos emri “Ngjallja”, u jepet shumë rrallë kishave në botën ortodokse, pasi me këtë emër njihet kisha e Jeruzalemit, që mban brenda saj, varrin e Krishtit. Po ua lëmë lexuesve t’i nxjerrin përfundimet që kjo histori e kthyer tashmë në qesharake, mund t’u shkaktojë. Sigurisht, ka informacion që shumë klerikë dhe besnikë të oborrit, po u vënë edhe emrin Anastas fëmijëve të tyre, por kjo është një çështje e tyre private, megjithëse po bëhen personazhë anektodash, të cilat do të tregohen gjatë mes shqiptarëve.

Natyrisht, shenjtori ynë akoma i gjallë i ka krijuar kishës shqiptare edhe një histori tjetër, që qëndron në antitezë me fabulën e parë.

Është fenomeni i njohur i mbjelljes së eshtrave të ushtarëve të vdekur grekë nëpër manastiret dhe kishat e jugut të Shqipërisë, duke krijuar kështu një vijë imagjinare të një kufiri të ri të helenizmit. Si shpjegohet që misionari ynë që erdhi të ringjallte kishën shqiptare, u mor më shumë me vdekjen dhe të vdekurit? Nëse katedralet i emëroi me ngjallje, pse i errësoi manastiret shqiptare me vdekjen dhe i murosi rreth tyre të vdekurit grekë?

Pikërisht, sepse ai nuk erdhi për të ringjallur ortodoksinë, por helenizmin dhe këtë mund ta bënte vetëm nëpërmjet kultit të vdekjes dhe jo të jetës.

Sepse, jeta i përket popullit shqiptar që banon prej shekujsh në këto troje. Pa dyshim jeta do të triumfojë në këto troje.

Ashtu sikurse pas komunizmit, fetë rilindën në Shqipëri, kështu edhe pas diktaturës grekomane anastasiane, do të ringjallet realisht ortodoksia shqiptare e marrë peng prej Janullatosit dhe shpurës së tij.

 Kjo do të ndodhë shumë shpejt dhe atëherë shenjtori ynë do të ekzistojë vetëm në ikonën që porositi t’i pikturohej para vdekjes, nga frika se mos e fshinin nga historia.

Por, historia është e pamëshirshme, ajo nuk të fshin, por të jep vendin e merituar. Faktet janë kokëforta.


***********

Nga FloriPress

Kush është Arben Llalla?

Arben P. Llalla ka lindur më 17 janar 1972 në qytetin e Elbasanit. Mbaroi shkollën fillore dhe të mesme në vendlindje. Nga të dy linjat familjare rrjedh nga familje të shëndosha kombëtare që i kanë dhënë shumë Shqipërisë.

Është i diplomua në Universitetin Shtetëror të Tetovës në degën Histori.

Nga viti 1992 e deri 2004 ka jetuar dhe punuar në Greqi. Që nga viti 1997 ka punuar gazetar duke bashkëpunuar dhe shumë gazeta dhe revista shqiptare në botë.

Në 1998 ka filluar të bashkëpunojë me Lidhjen e Arvanitasve të Greqisë për studime historike dhe ka pasur një bashkëpunim të ngushtë me studiuesin dhe shkrimtarin e njohur Aristidh Kola.

Në vitin 2000 filloi të botonte studimet e para për jetën dhe kulturën e arvanitasve të Greqisë.

Deri më sot ka botuar në disa revista dhe gazeta shqiptare mbi 80 punime shkencore historike që kanë të bëjnë në veçanti me arvanitasit që nga themelimi i shtetit grek.

 Në dhjetor të viti 1998 është themelues i “Forumit të Emigrantëve shqiptar”- dega Selanik, dhe deri më tetor 1999 ishte kryetar i saj. Në shkurt të vitit 2000 zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i shoqatës “Shqiptarët e Selanikut”, ishte në këtë post deri më shtator 2000.

Më 2004 ishte përfaqësues i Ekzekutiv në Maqedoni i Lobit shqiptaro-amerikan në fushatën “PAVARËSIA E KOSOVËS TANI”, në mbështetje rezolutës së Kongresit amerikan.

Botime

Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889 - 2006

Aristidh Kola dhe shtypi shqiptar - 2007

Demografia e viseve shqiptare në Greqinë e Veriut - 2013



************

Nga FloriPress


Anastas Janullatos (lindi më 4 nëntor të vitit 1929 në Pire, Greqi). Historiani Arben Llalla argumenton se Anastas Janullatosi ka prejardhje nga një familje shqiptare[1]. Nga 1992 fronëzohet si Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, mes kundërshtimit të ortodoksëve shqiptare siç shihet dokumentohet dhe në filmimet e bëra gjatë shpalljes së zgjedhjes së tij. Kundërshtimet erdhën pasi Anastas Janullatos nuk ishte shqiptar dhe kjo do të bënte që kisha shqiptare ortodokse të humbte mëvetësinë (autoqefalinë). Në vjeshtën e vitit 1994, u tentua me projektkushtetutën e re, largimi përfundimtar i Kryepeshkopit, por së fundi ajo u hodh poshtë në referendumin e 6 nëntorit 1994.[2] Figura e tij shihet me dyshim nga shumë shqiptarë ortodoksë, të cilët njohin At Nikollë Markun që është kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare të Shqipërisë (KOAKSH), si drejtuesin legjitim të ortodoksisë shqiptare. Gjithashtu, mbështetja që Janullatosi i ka bërë me anë të KOAKSH-it politikave të shtetit grek ndaj atij shqiptar, ka bërë që të shihet si figurë e dyshimtë që mundohet të fusë përçarjen mes besimtarëve shqiptarë ortodoksë.

Ai u rrit me besim dhe gjatë viteve të formimit merrte pjesë në mënyrë aktive në Kishë. Në fillim atij i pëlqente matematika dhe gjatë viteve të adoleshencës ai dëshironte të vazhdonte studimet në këtë shkencë. Idetë e tij ndryshuan me fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Gjatë viteve të luftës, Anastasi filloi të përjetonte besimin e tij në një mënyrë më personale. Ai ishte dëshmitar i shumë vuajtjeve dhe shkatërrimeve të luftës. Brenda kaosit mundi të gjente kuptim vetëm duke gërmuar thellë në besimin e tij. Që bota dhe vendi i tij të shpëtonte nga të këqijat e luftës si dhe nga pasojat e luftës civile në Greqi, Anastasi kuptoi nevojën urgjente për një mesazh paqeje të brendëshme, paqeje që vjen nëpërmjet Jezu Krishtit

Kjo përvojë e drejtoi Anastasin që të braktiste dëshirat e tij për fushat e tjera të studimit dhe të ndiqte teologjinë. Kaq drithëruese ishte kjo dëshirë sa që ai thonte: Për mua nuk mjaftonte t'i jepja diçka Perëndisë, duhej t'i jepesha plotësisht Atij. Doja që e gjithë qënia ime të jetonte në Krishtin. Prandaj në vitin 1947, ai filloi Fakultetin Teologjik në Universitetin e Athinës, ku u diplomua shkëlqyeshëm në vitin 1951.

Në vazhdim Anastasi u bashkua me vëllazërinë “ZOI” (JETA), një organizatë fetare e përqendruar në rilindjen shpirtërore të Kishës në Greqi. Përgjegjësitë që kishte ai përfshinin misionin për të rinjtë e vendit të tij. Ai u bë udhëheqës i lëvizjeve studentore, kampeve të adoleshentëve dhe luftoi ta bënte besimin ortodoks të vërtetë dhe të prekshëm për të rinjtë që kishte pranë. Nëpërmjet këtyre përvojave, Anastasi zbuloi ndikimin që patën këto programe mbi Kishën në një shkallë të gjerë. Ai kuptoi se pa një shërbim të tillë misionar, Kisha Ortodokse humbiste qëllimin dhe së fundi zvogëlohej.

Gjatë këtyre viteve, Anastasi mori pjesë gjithashtu në një lëvizje ndërkombëtare rinore ortodokse të quajtur “Syndesmos”. Ai shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm gjatë viteve 1958 – 1961 dhe pastaj si Zëvendëspresident nga viti 1964 – 1978. Gjatë kësaj kohe u takua me udhëheqës të tjerë të rinj që kishin të njëjtin zell për të shpallur Ungjillin. Së bashku ata filluan të kuptojnë se Krishti asnjëherë nuk mund të kënaqej nga shpallja e Ungjillit vetëm brenda Kishës. Urdhërimi i Tij fillestar ishte që të shkonin në të gjithë kombet. Prandaj, misionet nuk janë vetëm të brendshme, por edhe të jashtme. Urdhërimi i Madh i së kaluarës është një përgjegjësi e madhe për të tashmen. Në atë kohë Anastas Janullatos shkruante:

“Kisha pa mision është një kundërshtim termash... Nëse Kisha është moskokëçarëse ndaj punës apostolike që i është besuar, ajo mohon veten, kundërshton veten dhe thelbin e saj dhe tradhëton betejën që bën. Kisha që qëndron në vend, kisha së cilës i mungon vizioni dhe përpjekja e vazhdueshme për të shpallur Ungjillin të pa pagëzuarve, vështirë se mund të njihet si një Kishë e Shenjtë, e Përgjithshme dhe Apostolike, së cilës Zoti i besoi vazhdimësinë e veprës së Tij”.

Më 1947 përfundoi shkëlqyeshëm shkollën e mesme. Më 1953 diplomohet shkëlqyeshëm në Universitetin Kombëtar të Athinës. Në vitet 1965 - 69 kreu studimet pasuniversitare në Histori-në e Feve, Etnologji, Misiologji dhe Afrikanologji në Universitetet e Hamburgut dhe Marburgut. U mor me kër-kime në Universitetin e Makereres, në Kampala - Uganda, me bursë të Fondacionit gjerman “Alexander von Humboldt”. Është Doktor Nderi i Fakultetit Theologjik të Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës (1970, Summa cum laude). Ka studiuar fe të ndryshme (Induizëm, Budizëm, Taoizëm, Konfucianizëm, Fe afrikane, Islam) në vendet ku ato lulëzojnë ( p.sh. Indi, Tajlandë, Sri Lanka, Kore, Japoni, Kinë, Kenia, Uganda, Tanzani, Nigeri, Brazil, Karaibe, Liban, Siri, Egjipt, Turqi).

Gjuhët

Përveç greqishtes së re dhe të vjetër zotëron gjuhët e huaja anglisht, frëngjisht, gjermanisht. Njeh gjithashtu për përdorim latinishten, italishten, spanjishten, shqipen, rusishten, suahilin.

Shërbimi në Kishë

Është dorëzuar në Dhjak (7. 8. 1960); Prift-Arkimandrit (24. 5. 1964); Episkop i Andrusës për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të “Apostoliki Diakonia” (Shërbimi Apostolik) të Kishës së Greqisë (19. 11. 1972); Mitropolit (1992). (Për shërbimin në Afrikë dhe në Shqipëri shih më poshtë).

Veprimtaria shkencore

Lehrbeauftragte, për mësimin e greqishtes së re dhe të filologjisë- Universiteti i Marburgut, Gjermani (1966-1969). Profesor i Asociuar i Historisë së Feve (1972-1976). Profesor i Historisë së Feve në Universitetin Kombëtar të Athinës (1976-1996). Prof. Emeritus (1996 e në vazhdim). Në të njëjtin Universitet: Drejtor i Departamentit të Shkencës së Feve (1983-1986). Dekan i Fakultetit Theologjik dhe anëtar i Senatit (1983-1986). Anëtar i Komitetit të Kërkimit të Universitetit të Athinës (1986-1990). Ai ka organizuar dhe drejtuar “Qendrën e Studimeve Misionare” në Universitetin e Athinës (1971-1976) dhe “Qendrën Inter-ortodokse të Athinës” të Kishës së Greqisë (1971-1975). Ka qenë anëtar i Këshillit të Qendrës së Studimeve Mesdhetare dhe Arabe (1978-1982).
Doktor Nderi i Theologjisë: i Fakultetit Theologjik “Kryqi i Nderuar”, Bruklin Ma. USA (1989), i Fakultetit Theologjik të Universitetit “Aristoteli” të Selanikut (1995) dhe i Fakultetit Ortodoks të Shën Vladimirit (2003); i Fakultetit Theologjik të Universitetit të Krajovës (2006); Anëtar nderi i Akademisë Theologjike të Moskës (1998). Diploma D. Staniloae e Universitetit të Bukureshtit (vlerësimi më i lartë i këtij Universiteti) (2003). Doktor Nderi i Fakultetit Theologjik të Universitetit Pontifikal të Italisë së Jugut (2009). Doktor Nderi i Fakultetit Theologjik të Universitetit të Gjeorgjisë (2010).
Doktor Nderi i Filozofisë: i Departamentit të Historisë dhe Arkeologjisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Janinës (1996); i Universitetit Agrokultural të Athinës (1996); i Departamentit të Shkencave Politike dhe Admi-nistrimit Publik të Ligjit, i Ekonomisë dhe i Shkencave Politike dhe i gjithë Departamenteve të Fakultetit Filozofik të Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës (1998); i Departamentit të Studimeve Ndërkombëtare dhe Evropiane të Universitetit të Pireut (2001); i Departamentit të Filologjisë të Universitetit të Kretës (2002); i Departamentit të Fizikës, Mjekësisë, Edukimit primar dhe Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit të Patras (2002); Doktor i Letrave Humane i Universitetit të Bostonit (2004); i Historisë së Departamentit të Universitetit Jonian, Korfuz (2007); i Universitetit të Korçës (2008); i Departamenteve të Historisë dhe të Etnologjisë, si edhe të Gjuhëve dhe Kulturës të Universitetit “Demokriti” të Thrakës (2009). Partner i Akademisë Ortodokse të Kretës (2001). Anëtar Korrespondent i Akademisë së Athinës (1993-2005). Nga viti 2005 e në vazhdim Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës.

Veprimtaria sociale

Ka qenë anëtar: i Këshillit të Shkollës së Lartë të Puno-njësve Socialë (1977-84); i Komitetit të Lartë Zyrtar për Kishën e Greqisë (1977-85); i Komitetit të Edukimit Kishtar të Ministrisë së Edukimit Kombëtar dhe Feve (1977-1982); i Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të Qipros (1985-91), i Komisionit të Bursave të Fondacionit “Aleksandër Onasis” (1978-94); i Fondacionit “Aleksandër Onasis” (1994-2005). Anëtar i Shoqërisë Filekpedheftiki (1994 e në vazhdim.
Veprimtaria ndërkishtare, ndërfetare, ndërkombëtare[redakto | redakto tekstin burimor]
Sekretar i Përgjithshëm i “Komitetit Ekzekutiv për Misione të Jashtme” (1958-1961), dhe zëvendëspresident i Orga-nizatës Ndërkombëtare të Rinisë Ortodokse “Syndesmos” (1964-1977). Anëtar i “Komitetit Ndërkombëtar për Studime Misionare” i Këshillit Botëror të Kishave (1963-1969). Sekretar për “Kërkimin misionar dhe Marrëdhëniet me Kishën Ortodokse”, të Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit Botëror të Kishave (1969-1971). Anëtar i shumë komiteteve shkencore ndërkombëtare si: “Deutsche Gesellschaft fur Missionswissenschaft”; i “International Society of Missionary Research”; i Komisionit të Këshillit Botëror të Kishave për Dialog me Kishat e tjera dhe ideologjitë (1975-1983); i Komisionit Miks të “Konferencës së Kishave Evropiane” dhe “i Këshillit të Konferencës Ipeshkvnore Romano - katolike”, i “Islamit në Evropë” (1989-1991); i Komitetit Ndërkombëtar të “Konferencës Botërore mbi Fenë dhe Paqen” (1985-1994). Nga viti 1959 e në vazhdim, ka marrë pjesë në një numër të madh konferencash ndërkombëtare, ndërortodokse, ndër të krishtera dhe ndërfetare, në Ansamble Botërore (disa herë si folës kryesor), duke përfaqësuar Kishën, ose Universitetin apo organizatat ndërkombëtare. Ai ka ofruar leksione në shumë qendra universitare në lidhje me dëshminë e krishterë, dialogun ndërfetar dhe solidaritetin ndërkombëtar dhe paqen. Është anëtar Nderi i Curatoriumit të Institutit Romano-Katolik “Pro Oriente” Vjenë (qysh prej vitit 1989 e në vazhdim). President-Moderator i Komisionit për Misionin Botëror dhe Ungjillëzimin e Këshillit Botëror të Kishave (1984-1991). Anëtar i Komitetit Qendror të Këshillit Botëror të Kishave (1998-2006). Anëtar i Këshillit Evropian të Liderëve Fetarë “Fetë për Paqen” (2001 e në vazhdim). Zëvendëspresident i Konferencës së Kishave Evropiane (2003-2009). President i Këshillit Botëror të Kishave (2006-). President Nderi i Konferencës Botërore të Feve për Paqen (2006-).

Afrika Lindore

Kryepeshkopi Anastas ka luajtur një rol udhëheqës në ripërtëritjen bashkëkohore të Apostullimit nëpër botë të Kishës Ortodokse. Për një dhjetëvjeçar 1981-91, ka punuar si lokum tenens (Kryepiskop mëkëmbës) i Kryepiskopatës së Shenjtë të Irinupolit- Afrika Perëndimore (Kenia, Uganda, Tanzani). Ai themeloi dhe organizoi Shkollën Patriarkale “Kryepiskopi i Qipros Makarios”, që e drejtoi për dhjetë vjet; dorëzoi 62 klerikë afrikanë dhe konsakroi 42 anagnostë-katekistë, me origjinë nga tetë fise afrikane. Në të njëjtën periudhë promovoi përkthimin e Liturgjisë Hyjnore në katër gjuhë afrikane. U përkujdes për themelimin e rreth 150 famullive ortodokse dhe për ndërtimin e dhjetëra kishave, për ndërtimin e shtatë stacioneve misionare dhe punoi për hapjen e shkollave dhe qendrave mjekësore.

Shqipëri

Më 1991, caktohet nga Patriarku Ekumenik Eksark Patriarkal në Shqipëri. Në qershor 1992, ai u zgjodh Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë dhe në 2 gusht 1992 u fronëzua në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë. Përmes vështirësive të shumta, ringriti nga gërmadhat Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë: u riorganizuan më tepër se 400 famulli; u themelua Akademia Theologjikë “Ngjallja e Krishtit” në Durrës (1992) dhe dy Lice kishtarë; shkolloi dhe dorëzoi 150 klerikë. Ai themeloi 50 qendra rinore në qytete të ndryshme. U kujdes për përkthimin dhe botimin e librave liturgjikë dhe të librave të tjerë fetarë. U ndërtuan 145 kisha të reja, u restauruan 70 të tjera dhe u riparuan më tepër se 160 kisha ekzistuese, si dhe 70 qendra kishtare (Ndërtesat e Kryepiskopatës dhe të mitropolive, shkolla, qendra mjekësore, shtëpi pritjeje, kampe rinore etj). Vepra totale ndërtuese arrin në 425 ndërtesa. Ai ka zhvilluar vepra bamirësie, duke shpërndarë qindra tonë ushqime, veshmbathje dhe ilaçe. Themeloi një gazetë të përmuajshme dhe tri revista, si edhe një stacion radiofonik. U përkujdes për ndërtimin e atelieve të Kishës (shtypshkronjës, fabrikës së qirinjve, zdrukthëtarisë, atelieve të ikonave dhe të restaurimit të tyre). Në të njëjtën kohë, zhvilloi programe pionier në fushat e edukimit, shëndetësisë, kujdesit social, zhvillimit rural, kulturës dhe ekologjisë. Themeloi Qendrën Mjekësore Diagnostike me 24 specialitete në Tiranë dhe 4 qendra mjekësore në qytete të tjera; gjithashtu dy Institute të Formimit Profesional; një lice profesional; dy shkolla fillore; një shkollë me konvikt për vajza dhe 17 kopshte fëmijësh në qytete të ndryshme. Ai u përkujdes për ndërtimin e rrugëve, ujësjellësve, urave, riparimin e shkollave publike etj). Gjatë periudhës kritike të Kosovës (1999), organizoi një program të gjerë humanitar, që ndihmoi rreth 33.000 refugjatë në vende të ndryshme të Shqipërisë. E lidhi Kishën e Shqipërisë me organizata ndërkombëtare kishtare. Ai është anëtar themelues i Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale të Shqipërisë dhe të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë. Gjatë tensioneve politike midis Greqisë dhe Shqipërisë, kontribuoi në zbutjen e tyre dhe në afrimin e dy vendeve. Nëpërmjet iniciativave dhe veprës së tij u është ofruar punë mijëra vetëve; u krijuan vepra serioze të strukturës sociale dhe Kisha Ortodokse e Shqipërisë është bërë një faktor multidinamik shpirtëror dhe faktor progresi.
Është iniciator në ripërtëritjen e përpjekjes misionare në Kishën Ortodokse. Dijetar në fushën e Historisë së Feve dhe të dialogut ndërfetar. Njëkohësisht, ai është përpjekur si paqebërës në Ballkan. Kontributi i tij në fushën e shkencës, në dëshminë e krishterë bashkëkohore, në përafrimin me konfesionet e tjera të krishtera, në dialogun ndërfetar dhe në bashkekzistencën paqësore midis popujve dhe feve, është i njohur botërisht. I janë akorduar shumë dekorata dhe çmime nga vende të ndryshme.

Kritikat ndaj Janullatosit

Kritikat kryesore ndaj Janullatosit përqendrohen te qenia e tij me kombësi greke, dhe i ardhur nga Greqia, dhe marrëdhënieve të ndera mes Shqipërisë e Greqisë, si dhe menyrës se si ai u emërua si Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Me emërimin e Janullatosit si kryepeshkop i Shqipërisë, edhe Patriarkati shkelte tri dispozitat e shenjta që ai vetë kishte caktuar:

a) Shkeli vendimin e tij me të cilin kishte ngarkuar Janullatosin si ekzark për rimëkëmbjen e KOASh-it dhe të sinodit të saj, pa marrë pëlqimin e qeverisë shqiptare.

b) Në kundërshtim me kanonet e saj shekullore Patriarkati Ekumenik i Kostandinopojës duke emëruar A. Janullatosin si kryepeshkop mori vetë përsipër në mënyrë abuzive detyrën e sinodit të shenjtë të KOASh-it.

 c) Në kundërshtim me “Tomin” e vitit 1937 dekretoi emërimin për kryepeshkop të Shqipërisë, A. Janullatosin, një prelat që nuk ishte shqiptar as për nga kombësia, as për nga shtetësia.

Me këtë rast duhet vënë në dukje se delegacioni i Kostandinopojës e argumentoi emërimin e metropolitit grek si kryepeshkop i Shqipërisë jo në statutin themeltar të kishës të miratuar nga Patriarkana me “Tomin” e saj më 1937, por me kushtetutën e miratuar gjatë regjimit komunist më 1950, i cili parashtronte si kusht vetëm shtetësinë shqiptare, në një kohë kur A. Janullatosi nuk kishte as nënshtetësinë shqiptare.

Kisha ortodokse shqiptare e Amerikës me seli në Boston nën kryesinë e At A. Liolinit, kur mori vesh përgatitjet për shpalljen e Janullatosit si kryepeshkop i KOASh-it, lëshoi më 30 korrik 1992 këtë deklaratë:

Ne protestojmë vendimin e Patriarkut ekumenik në Stamboll që një prift me kombësi greke të bëhet kryepeshkop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë. Në bazë të statuteve të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, në të kaluarën të gjithë klerikët permanent prej kryepeshkopit dhe deri te famullitarët, kanë qenë shqiptarë. Klerikët e huaj që janë tani në Shqipëri janë pritur me mirënjohje për ndihmën që po japin duke rindërtuar Kishën Ortodokse në përputhje me historinë tonë të veçantë, me traditat dhe identitetin tonë, të cilat diktojnë që kryetari i Kishës Ortodokse Shqiptare të jetë me kombësi shqiptare.

Letra kredenciale e peshkopit Anastas Janullatos më 3 qershor 1991, premton se puna e tij në Shqipëri si një i dërguar i veçantë ekleziastik do të ishte e kufizuar në kohë dhe në detyra deri sa të rimëkëmbej Kisha Autoqefale Ortodokse Shqiptare.

Ne mendojmë se për të qenë Kisha Ortodokse Shqiptare vetëqeverisëse dhe e pavarur (autoqefale) është e domosdoshme që klerikët dhe sidomos kryepeshkopi të jenë me kombësi dhe nënshtetësi shqiptarë.

Kritika të tjera mbështeten në përzierjen e tij si kreu i K.O.A.SH. në çështje politike, si në rastin e vrasjes së një të riut në Himarë, ku Janullatos u shpreh me tone etnike ndaj ngjarjes.[5] Skandali i zhvarrimit të eshtrave të fshatarëve nga Përmeti pët t'i varrosur si ushtarë grekë, ishte një tjetër skandal që preku K.O.A.SH.-in dhe Janullatosin si kreun e saj.

Nderuar

Me Kryqin e Shenjtë të Apostullit dhe Ungjillorit Mark të Klasit të Parë, i Patriarkanës së Aleksandrisë (1985), me kryqin e shën Katerinës të Malit Sina (Egjipt)(1985), me atë të shën Kirillit dhe Metodit të Kishës Ortodokse të Çekosllovakisë (1986); me Medaljen e Argjendtë të Akademisë së Athinës “si promotor dhe pionier i veprës dhe punës misionare” (1987), me Medaljen e Artë me Dafinën e Kryqit të Kuq të Greqisë (1994); me Kryqin e Madh të Urdhrit të Nderit të Republikës Greke (1997); me Medaljen e Princit të madh Vladimirit (Klasi i Parë) të Kishës Ruse; me Medaljen e Apostull Andreas të Patriarkanës Ekumenike (Konstandinopojë/Stamboll) (1999); me Kryqin e Madh të Urdhrit të Kryqtarëve Ortodoksë të Varrit të Shenjtë (Jerusalem)(2000); me Çmimin e Suksesit të Këshillit të Grekëve në diasporë (2000). Ai është nderuar gjithashtu: me Çmimin Athenagora për të drejtat e njeriut 2001 (New York); me “Pro humanitare” të Institutit Evropian Kulturor Pro Europe (Freiburg) (2001); me Kryqin e Madh të Urdhrit të Shën Pavlit të Kishës së Greqisë (2001); me Medaljen e Nderit dhe të Punës për mirëqenien e përgjithshme të qytetit të Athinës (2001); me Çelësin e Artë të qytetit të Selanikut (2002), dhe të Lamisë (2002); Qytetar Nderi i Tiranës (2005) dhe i Korçës (2007); me Çmimin humanitar polak “Ecce Homo” (2003); me Medaljen nga Presidenti i Republikës Rumune (2003); me Medaljen e Artë të Klasit të Parë, të Bashkisë së Pireut (2005); me Çmimin “për veprimtari të jashtëzakonshme në forcimin e Unitetit të Kombeve të Krishtera Ortodokse” (Moskë 2006); me Medaljen e Jarosllavit të Urtë të Republikës së Ukrainës (2008); me Medaljen e Madhe të Artë të Apostull Varnavës të Kishës së Qipros (2008); me Kryqin e Madh të Apostull Markut të Patriarkanës së Aleksandrisë dhe gjithë Afrikës (2009).

Autor

I dhjetëra librave shkencorë dhe i studimeve e artikujve me përmbajtje theologjike dhe fetarologjike (shih botimet më poshtë).

STUDIME NË HISTORINË Ε FEVE

•Τά πνεύματα μ'μπάντουα και τα πλαίσια της λατρείας των. Θρησκειολογική διερεύνησις πλευρών της αφρικανικής θρησκείας (The Spirits M'bandwa and the Framework of their Cult. Aspects of the African Religion), (dizertacion doktorate), bot. Πορευθέντες, Athinë 1970, fq. 294 +23 + X tabela.

•"Κύριος της Λαμπρότητος". Ό Θεός των παρά τό όρος Κένυα φυλών. Θρησκειολογική έρευνα ("The Lord of Brightness". The God of the Tribes East of Kenya. A Research in the History of Religion), bot. Πορευθέντες, Athinë 1971, fq. 246,21973 botim i zgjeruar, fq. 272,31983. Ό όρθρος τής Όρθοδοξίας εις τήν Ταπωνίαν (The Dawn of Orthodoxy in Japan), bot. Πορευθέντες, Athinë 1971, fq. 70.

•Various Christian Approaches to the Other Religions. A Historical Outline, bot. Πορενθέντες, Athinë 1971, fq. 134.

•Në greqisht: θέσεις τών χριστιανών έναντι τών άλλων θρησκειών, (lek-sione universitare), Athinë 1975, fq.144.

•Μορφαί αφρικανικού τελετουργικού. Μύησις καί πνευματοληψία ανατολικώς τοϋ "Ρουενζόρι". Έρευνα θρησκειολογική (Forms of African Worship. Initiation and Mediumship East of Ruwenzori. A Research in Histo¬ry of Religion), bot. Πορευθέντες, Athinë 1972, fq. 176. 21973, fq. 192. 31981.

•Ρουχάν'γκα - Ό Δημιουργός. Συμβολή εις τήν έρευναν τών περί Θεού καί άνθρωπου αφρικανικών δοξασιών (Ruhan 'ga - The Creator. A Contri¬bution to the Research of African Beliefs on God and Man), bot. Πορευθέντες, Athinë 1975, fq.138,21983.

•"Οψεις Ινδουισμού - Βουδδισμοϋ (Aspects of Hinduism - Buddhism), (lek-sione universitare), Athinë 1985, fq.176.

• Ισλάμ. Θρησκειολογική έπισκόπησις (Islam. A General Survey), bot. Πορευθέντες, Athinë 1975, fq. 340, Athinë ,42004, Ακρίτας, Athinë ,52006, fq. 506, botim i rinovuar në greqisten e re pajisur me material shtesë foto-grafik. Përkthime:

- Serbisht: Islam, Kristianski Kulturni Tsentar, Beograd 2005.

- Rumanisht: Islam, bot. Bizantina, Bucharest (është në botim).

- Anglisht: Islam. St. Vladimir's Seminary Press (është në botim).

• Παγκοσμιότητα καί Όρθοδοξία. Μελετήματα Όρθοδόξου προβλημα¬τισμού, (Universality and Orthodoxy. Studies in Orthodox Problematics), bot. Ακρίτας, Athinë 2000, fq. 286,62006. Përkthime:
- Serbisht: Globalizam i Pravoslavie, Bogoslovskok Facultet, Beograd 2002.

- Anglisht: Facing the World. Orthodox Christian Essays on Global Concerns, St. Vladimir's Seminary, Crestwood NY and WCC, Geneva 2003.

- Rumanisht: Ortodoxia siproblemele lumii contemporane, bot. Bizantina, Bukuresht 2003.
- Shqip: Globalizmi dhe Orthodhoksia, bot. Ngjallja, Tiranë 2004.

- Bullgarisht: Pravoslaviete i Globalizatsiyata, Fontatsiya, Demos, Sofia 2005.

• "Ιχνη από την αναζήτηση τον Υπερβατικού. Συλλογή θρησκειολο¬γικών μελετημάτων (Footprints of the Quest for the Transcendent. A Co¬llection of studies in History of Religion), bot. Ακρίτας, Athinë 2004, fq. 496,32006.

• Θεός έφανερώθη εν σαρκί (God was manifested in the flesh). Μαΐστρος, Athinë 2006.

- Përkthyer në shqip: Perëndia u shfaq në mish, bot. Ngjallja, Tiranë, 2006. Μιά άλλη άποψη,

Κείμενα καί ηχογραφήσεις (Another View. Texts and Recordings), (CD) αφηγήσεων, ομιλιών, στοχασμών, Bond-us music, Athinë 2007.

• Νυν πάντα πεπλήρωται φωτός (Now are all things filled with light) Μαΐστρος, Athinë 2007.

- Përkthyer në shqip: Tani tëgjitha u mbushën me dritë, bot. Ngjallja, Tiranë 2007.

• Ιεραποστολή στά Ιχνη τον Χρίστου (Mission in Christ s Way), Αποστο¬λική Διακονία, Athinë 2007,22009, fq. 374.

• Μοναχοί καί Ιεραποστολή κατά τους 4° καί 9' αιώνες (Monks and Mis¬sion during the 4th and 9'h Centuries), bot. Ακρίτας, Athinë 2008, fq. 98.

• "Εως έσχάτον της γης (To the End of the Earth). Αποστολική Διακονία, Athinë 2009, fq. 388.

• Στην "Αφρική (In Africa). Αποστολική Διακονία, Athinë 2009, fq. 478. MANUALE TË MËSUESIT

• Θεία μηνύματα (Divine Messages) (në bashkëpunim me Ε. Bitti), Αποστολική Διακονία της Εκκλησίας της Ελλάδος, Athinë 1960, fq. 346,71978.

• Πίστις καί ζωή (Faith and Life), Αποστολική Διακονία, Athinë 1961, fq. 300 + XXII, 71982.

• Πνευματική πορεία (Spiritual Way), Αποστολική Διακονία, Athinë 1962, fq. 348.71981.

• Mesazhe Hyjnore, bot. Ngjallja, Tiranë 2009, fq. 269.

BOTIME MË VETE

• "Εις τήν γραμμήν των Πατέρων. Ή δυναμική κατανόησις της παραδόσεως των Τριών Ιεραρχών", Άκτϊνες24 (1961); bot. Ετοιμασία, Athinë21971, fq. 32.

• "Τό θρησκευτικόν πρόβλημα εις τήν Άφρικήν". Πορευθέντες 3(1961); bot. Πορευθέντες, Athinë 21971, fq. 24.

• "Τύποι ιερέων αφρικάνικων ίεροβασιλείων", botim në fashikull nga vëllimi për nder të profesorit V. Vellas, Πόνημα Εϋγνωμον, Athinë 1968, fq. 28.

• Monks and Mission in the Eastern Church during the Fourth Century, botim në fashikull nga Go Ye 8 (1966), fq. 46. Ribotim tek: International Review of Missions, Geneva 58 (1969), fq. 208-226.

• "Αφετηριακαί σκέψεις διά τήν Έξωτερικήν Τεραποστολήν", botim në fashikull nga Πορενθέντες 10 (1968), fq. 24, 21969. Botuar, gjithashtu, tek Εκκλησία 55 (1968).

• "The Purpose and Motive of Mission - From an Orthodox Point of View". International Review of Missions 54 (1965) Gjenevë, Ribotim i pasuruar tek Go Ye 9 (21967), Athinë 31968, fq. 40.

• "Initial Thoughts toward an Orthodox Foreign Mission", botim në fashikull nga Go Ye 10 (1968), Athinë 21969, fq. 24.

• "Eine Kirche erwacht zur Mission", botim në fashikull nga Anuari Jahrbuch Evangelischer Mission, Hamburg 1970, Athinë 21970, fq. 8.

• "Αδιαφορία γιά τήν Ιεραποστολή σημαίνει αρνησι της Όρθοδοξίας, Αποστολική Διακονία, Athinë 1971.31973, fq. 30.

• "Προοπτικά! καί θεολογικαί προϋποθέσεις τοϋ 'Διορθοδόξου Κέντρου Άθηνών'", botim në fashikull nga Εκκλησία 48 (1971), fq. 16.

• The Inter-Orthodox Centre of Athens-Perspectives and Presuppositions, Athinë 1973, fq. 12.

• "Ίνα ό κόσμος πιστεύση", botim në fashikull nga' Εκκλησία 52 (1975), fq.10.

• "Λεωνίδας Ίω. Φιλιππίδης. Ό επιστήμων, ό άνθρωπος", botim në fashikull nga Επιστημονική Επετηρίδα της Θεολογικής Σχολής τοϋ Πανεπιστημίου Αθηνών, veil. 1, Athinë 1976, fq. 56.

• "Thëologie, mission et pastorale", botim në fashikull nga Proche-Orient Chretien 29 (1979), Athinë 1979, fq. 20.

STUDIME DHE ARTIKUJ NË REVISTA DHE PUNIME NË GRUP

• "The Forgotten Commandment, Mt. 28:19", The Word 3 (1959), Çikago, fq. 3-5.

• "To πρόβλημα της προσωπικής ζωής'", Ακτίνες 23 (1960), fq. 361-366.

• "Ή ιεραποστολική δράσις των Εκκλησιών τής Ανατολής εις Κεντρικήν καί Άνατολικήν Άσίαν", Πορευθέντες3 (1961), vol. 10, fq. 26-31.

• "The Missionary Activities of the Churches of the East in Central and Eastern Asia", Go Ye 3 (1961), vol. 10, fq. 3-6.

• "Ή επιστήμη δεν φθάνει", Σκαπάνη, prill 1961, fq. 22-23.

• "Ό οικουμενικός άνθρωπος", Σκαπάνη, shkurt 1962, fq. 35-37.

. "Ή Όρθοδοξία εις τήν Κίναν", Πορευθένες 4 (1962), vol. 14, fq. 26-30, vol. 15, fq. 36-39, vol. 16, fq. 52-55.

• "Ή Όρθοδοξία εις τήν Άλάσκαν", Πορευθέντες 5 (1963), vol. 17-18, fq. 14-22, vol. 19-20, fq. 44-
47. Botimi i përpunuar "Αλάσκα", Θρησκευτική καί Ηθική Εγκυκλοπαίδεια, veil. 2 (1963), fq. 11-19.

. "Orthodoxy in Alaska", Go Ye 5 (1963), vol. 17-18, fq. 14-22, vol. 19-20, fq. 44-47. Botim i përmbledhur tek Orthodoxy. A Pan-Orthodox Symposium, Athinë 1964, fq. 333-349, fq. 433-435.

• "Βυζάντιον, έργον Ευαγγελισμού", Θρησκευτική καί Ηθική Εγκυκλο¬παίδεια, veil. 4 (1964), fq. 19-59.

• "Διορθόδοξος Προσέγγισις", Όρθόδοξος Παρουσία 1 (1964), fq. 29-35.

• "Orthodoxy in the Land of the Rising Sun", Orthodoxy. A Pan-Orthodox Sym-posium, Athinë 1964, fq. 300-319, fq. 438-460.

• "Orthodoxy and Mission", St. Vladimir s Theological Quarterly 8 (1964) Nju Jork, fq. 139-148.

• "Missions Orthodoxes", Parole et Mission 8 (1965) Paris, fq. 5-18.

• "Mission aus der Sicht eines Orthodoxen", Neue Zeitschrift fur Missionswis-senschaft - Nouvelle Revue de science missionnaire 26 (1970), fq. 241-252.

• "Reflexions d'un Orthodoxe sur la cooperation inter-confessionnelle dans la Mission",
Oecumënisme en Mission, 40e semaine de Missiologie de Louvain, Louvain, 1970, fq. 101-110.

• "Les Missions des Eglises d'Orient". Encyclopaedia Universalis 11 (1972) Paris, fq. 99-102.

• "Pour que le monde croie", Contacts 27 (1975), fq. 319-322.

• "Growing into awareness", Primal World Views: Christian Dialogue with Traditional Thought Forms, botuar nën kujdesin e J. B. Taylor, Ibadan, Nigeri 1976, fq. 72-78. Ribotim "Christian Awareness of Primal World-Views", Mis¬sion Trends 5, botuar nga G. Anderson, T. Stransky, Nju Jork - Toronto, bot. Paulist Press, 1981, fq. 249-257.

• "Theology - Mission and Pastoral care", Proces-Verbaux du Deuxieme Congres de Theologie Orhodoxe a Athenes, 19-29 Aout 1976, Athinë 1978, fq. 292-311. Shih edhe tek The Greek Orthodox Theological Review 22 (1977), fq. 157-180.

• "Mexico City 1963: Old wine into fresh wineskins", International Review of Mission 67 (1978), fq. 354-364.

• "Ala redëcouverte de l'ethos missionnaire de l'Eglise Orthodoxe", Aspects de I'Orthodoxie, Strasbourg 1978, fq. 78-96.

• "Θεολογία - Ιεραποστολή καί Ποιμαντική", Πρακτικά τοϋ Δευτέρου Συνεδρίου Όρθοδόξου Θεολογίας, Αθήνα 12-19 Αύγ. 1976, Athinë 1980, fq. 291-309.

• "Discovering the Orthodox Missionary Ethos", Martyria-Mission. The Wit¬ness of the Orthodox Churches, Geneva 1980, fq. 20-29.

• "Relations between Man and Nature in the World Religions", Bulletin - Sec-retariates pro non Christianis, Citta del Vaticano 47 (1981), 134-142 dhe Pro-ceedings - World's Religionists Ethics Congress, Tokio 1983, fq. 149-159.

• "The Ascent of Human Nature", International Review of Mission 69 (1980), fq. 202-206. Shih gjithashtu, Your Kingdom Come. Mission Perspectives, Gjenevë 1981, fq. 237-242.

• "Έξι χριστιανικές θέσεις στό θέμα τών εκτρώσεων", Εκτρώσεις καί δημογραφικό πρόβλημα (Κέντρο Οικογενειακοί Προγραμματισμοί Μαιευτικής καί Γυναικολογικής Κλινικής Πανεπιστημίου Ιωαννίνων), Janinë 1982, fq. 59-65, 71, 75-79.

• "L'elevation de la nature humaine", Que ton Rëgne vienne! Perspectives mis-sionnaires, Gjenevë 1982, fq. 101-105.

• "Die Mystik in Byzanz", Erbe und Auftrag, Benediktinische Monatsschrift, Beuron 59 (1983) Gjermania, fq. 437-449.

• "Worship - Service - Martyria". A paper for the Sixth Assembly of the WCC, International Review of Mission 72 (1983), fq. 635-639.

• "Έλθέτω ή βασιλεία σου', Όρθόόοξη μαρτυρία στή σύγχρονη οικουμένη", Πάντα τά Έθνη 2 (1983), vol. 7, fq. 4-5, vol. 8, fq. 4-6, vol. 9, fq. 4-6.

• "Ίνδουϊστικές αιρέσεις στόν ελλαδικό χώρο", Εκκλησία 61 (1984), fq. 196-201.

• "Ή δοξολογική κατανόηση τής ζωής καί τής ιεραποστολής", Πάντα τά Έθνη 5 (1986), vol. 17, 20-27, vol. 18, fq. 4-7.

• "Les moines et la mission dans l'Eglise d'Orient au IVe siecle", Paix 47-48 (1986) (Monastere orthodoxe Saint-Nicolas de la Dalmerie, F 34260).

• "Αθήνα, πόλη συνεχοϋς θεολογικής καί πολιτιστική συμβολής", εισήγηση στό ομώνυμο Συμπόσιο τής Θεολογικής Σχολής του Πανεπιστημίου "Αθηνών, Εθνικό καί Καποδιστριακό Πανεπιστήμιο Αθηνών - Επίσημοι λόγοι, veil. 28, Athinë 1988, fq. 363-369.

• "Remembering Some Basic Facts in Foday's Mission", International Review of Mission 77 (1988), fq. 4-11.

• "Your will be done - Mission in Christ's Way. A meditative introduction", International Review of Mission 77 (1988), fq. 173-178.

• "Emerging Perspectives on the Relationships of Christians to People of Other Faith - An Eastern Orthodox Contribution", International Review of Mission 11 (1988), fq. 332-346.

• "Βουδδισμός καί αγωγή", Παιδαγωγική Ψυχολογική Εγκυκλοπαίδεια -Λεξικό, veil. 2, bot. Ελληνικά Γράμματα, Athinë 1989, fq. 1025-1028.

• "Όρθόδοξη "Ιεραποστολή. Παρελθόν - Παρόν - Μέλλον", Γενηθήτω τό θέλημα σου. Ή αποστολή τής Όρθοδοξίας σήμερα, botuar nën kujdesin e Γ. Λαιμόπουλος, Neapoli - Selanik 1989, fq. 69-95.
• "Orthodox Mission - Past, Present, Future", Your Will be Done. Orthodoxy in Mission, botuar nga G. Lemopoulos, Katerini, Fertios - Gjenevë, WCC, 1989, fq. 63-92.

• "Dein Wille geschehe - Mission in der Nachfolge Christi", Dein Wille geschehe - Mission in der Nachfolge Jesu Christi. Welt-missionskonferenz in San Antonio, 1989 (bot. nën kujdesin e J. Wietzke), Frankfurt a.M., Otto Lembeck, 1989, fq. 217-235. Gjithashtu, Jahrbuch 6. Des Evangelischen Missionswerkes in Siidwestdeutschland. Mission bei uns gemeinsam mit den Partnern, Shtutgard 1989, fq. 82-88.

• "Address by the Conference Moderator", International Review of Mission (Fhe San Antonio Conference) 78 (1989), fq. 316-328. Gjithashtu tek, The San Antonio Report, Your Will be Done. Mission in Christ's Way, botuar nga Fr. R. Wilson, Gjenevë, WCC, 1990, fq. 100-114.

• "Γενηθήτω τό θέλημα Σου-Ίεραποστολή στά ϊχνη τοϋ Χρίστου", Πάντα τά Έθνη 9 (1990), San Antonio - SHBA, vol. 33, fq. 3-7, vol. 34, fq. 35-38.

• "Ινδουισμός καί αγωγή", Παιδαγωγική Ψυχολογική Εγκυκλοπαίδεια -Λεξικό, veil. 4 (1990), fq. 2425-2429.

• "Παράδοση καί όραμα ειρηνικής συνυπάρξεως τών θρησκευτικών κοινοτήτων στην Αλβανία", Fjalim mbajtur me rastin e pranimit si Anëtar Kor-respondent i Akademisë së Athinës 14.12.1993, Πρακτικά τής Ακαδημίας Αθηνών, veil. 68 (1993) Athinë, fq. 492-511. Shih dhe tek Εκκλησία 71 (1994), fq. 231-234, fq. 279-282, fq. 329-330, fq. 360-363.

• "Le t'i shkojmë pas edhe në kthim", Ngjallja, shkurt 1993, fq. 5.

• "Të bashkuar dhe të interesuar për thellësinë e gjërave", Ngjallja, mars 1993, fq. 4.

• "Të denjë të Krishtit", Ngjallja, qershor 1993, fq. 4-5.

• "Lum ata që bëjnë paqe, sepse ata do të quhen bij Perëndie" (Matth. 5.9), kon-ferenca Ndërkombëtare për Paqen dhe Tolerancën, Stamboll, 8 shkurt 1994, Ngjallja, mars 1994, fq. 1-2.

• "Pjesëmarrje mistike në Darken Mistike", Ngjallja, prill 1994, fq. 6-7.

• "Ngritja e natyrës njerëzore", Ngjallja, qershor 1994, fq. 1,6; korrik 1994, fq. 6,12.

• "Dashuri pa fund e pa kufi", Ngjallja, shtator 1994, fq. 1,7.

• "Kuadri juridiko-kanonik i Kishës sonë" (Ligjëratë me intelektualët e Tiranës në Kishën Katedrale, Tiranë, më 2 nëntor 1994), Ngjallja, nëntor 1994, fq. 1,6-8.

• "Vendi i Kryepiskopit nuk është fron pushteti, por kryq shërbimi", (intervistë e Kryepiskopit Anastas për gazetën Kohajonë, 18 tetor 1994), Ngjallja, dhje-tor 1994, fq. 9-10.

• "Μιά Εκκλησία σέ μακροχρόνιο πολύτροπο διωγμό", Fjalim i mbajtur me rastin e dhënies së titullit Doktor nderi i degës së theologjisë së Universitetit Aristoteli Selanik më 13.12.1995, Επιστημονική Επετηρίδα Θεολογικής Σχολής, veil. 6, Νέα Σειρά, Τμήμα Θεολογίας, Αριστοτέλειο Πανεπι¬στήμιο Θεσσαλονίκης, Selanik 1996, fq. 28-48.

• "Άνθρωπος καί φύση στίς μεγάλες θρησκείες", 75 Χρόνια Γεωπονικό Πανεπιστήμιο "Αθηνών, 1920-1995, qershor 1996, fq. 93-105.

• "Byzantine and Contemporary Greek Orthodox Approaches to Islam", Journal of Ecumenical Studies, 33:4, Fall 1996, fq. 512-527.

• "The Global Vision of Proclaiming the Gospel", The Greek Orthodox Theo¬logical Review 42 (1997) Gjenevë, nr. 3-4, fq. 401-417.

• "Address by the Conference Moderator on World Mission and Evangelism, San Antonio, 1989", The Ecumenical Movement, An Anthology of Key-texts and Voices, botuar nën kujdesin e M. Kinnamont dhe Β. E. Cope, WCC Gjenevë, 1997, fq. 388-392.

• "Bashkekzistenca fetare në shoqërinë civile", Konferenca me komunitetet fetare më 16 nëntor 1998, Ngjallja, dhjetor 1998, fq. 7-8.

• "Turn to God. Rejoice in Hope - Anamnesis," Together on the Way, Official Report of the 8"' Assembly of the WCC, botuar nën kujdesin e Diane Kessler, WCC, Gjenevë, 1999, fq. 28-33.

• "Anamnesis", Faisons route ensemble. Rapport officiel de la Huitiëme Assemblee du Conseil oecumënique des Eglises, botuar nën drejtimin e N. Lossky, WCC, Gjenevë, 1999, fq. 22-27. Gjithashtu shih "Anamnesis", Τιμητικό Αφιέρωμα στόν Όμότιμο Καθηγητή Αλέξανδρο Γουσίδη, Επιστημονική Επετηρίδα Θεολογικής Σχολής 9 (1999), bot. Αριστοτέλειο Πανεπιστήμιο Θεσσαλονίκης, Τμήμα Θεολογίας, Selanik 1999, fq. 13-18.

• "Οί θρησκείες δεν πρέπει νά ρίχνουν λάδι στή φωτιά τοϋ πολέμου", inter-vistë dhënë Γρ. Καλοκαιρινό, Καθημερινή, 11.4.1999. "Religion mustn't add fuel to the fire of conflict". Interview Gr. Kalokairinos, Herald Tribune, 13.4.1999.

• "May Peace and Justice Once More Reign in the Balkans", For the Peace from Above. An Orthodox resource book on world peace and nationalism, bot. Syndesmos, the World Fellowship of Orthodox Youth, Byalistok, Poloni 1999, fq. 160-163. Botuar, gjithashtu, në frëngjisht tek SOP 240 (qershor 1999), dhe në gazetën, Zëri i Popullit, maj 1999, Tiranë.

• "Orthodoxe Mission. Vergangenheit, Gegenwart, Zukunft", Die Orthodoxe Kirche. Eine Stand-Ortbestimmung under Jahrtausend-wende. Festshrift fur Anastasios Kalis, botuar nga von Eumenius von Lefka, Athanasios Basdekis dhe Nikolaos Thon, Frankfurt am Main, Lembek, 1999, fq. 93-121.

• "Ή Όρθοδοξία ενώπιον τής τρίτης χιλιετίας", Πατριαρχεία καί Αυτοκέφαλες Εκκλησίες te: Ο Θησαυρός τής "Ορθοδοξίας 2000. Ιστορία, μνημεία, τέχνη, veil II, bot. Εκδοτική Αθηνών, Athinë 2000, fq. 12-21.

• "Εκκλησία τής Αλβανίας. Τστορική-πνευματική παράδοση", Πατριαρ¬χεία καί Αυτοκέφαλες Εκκλησίες te: Ό Θησαυρός τής Όρθοδοξίας 2000. Ιστορία, μνημεία, τέχνη, veil II, bot. Εκδοτική Αθηνών, Athinë 2000, fq. 486-506.

• "Orthodoxy Faces the Third Millenium", Patriarchates and Autocephalous Churches, te: The Splendour of Orthodoxy 2000 years. History, Monuments, Art, veil. II, bot. Ekdotike Athinon, Amine, 2000, fq. 12-21.

• "The Church of Albania. History and Spiritual Tradition", Patriarchates and Autocephalous Churches, te: The Splendour of Orthodoxy 2000 years. Histo¬ry, Monuments, Art, veil. II, bot. Ekdotike Athinon, Athinë 2000, fq. 486-506.

• "Ανάμνηση", Σύναξη 73, janar-mars 2000, fq. 5-10.

• "Ή Όρθοδοξία πρό τής ραγδαίας εξελίξεως τών θετικών επιστημών -Διαπιστώσεις καί προτάσεις", Διεθνές Επιστημονικό Συνέδριο: Επιστήμες, τεχνολογίες αιχμής καί Όρθοδοξία, 4-8.10.2000, botim i Ιερά Σύνοδος τής Εκκλησίας τής Ελλάδος, Athinë 2002, fq. 33-43. Dhe Εφημέριος, viti 49, vol. 11, nëntor 2000.

• "Τρία κρίσιμα διαχρονικά θέματα", Ελευθεροτυπία, 19.11.2001.

• "Νά μήν μπλέκουμε θρησκεία μέ τρομοκρατία", intervistë dhënë Στ. Τζίμα, Καθημερινή, 14.10.2001.

• "Ή συμβολή στήν υπερνίκηση τής βίας, Άμεσο ενδιαφέρον καί χρέος τών Εκκλησιών". Πειραϊκή Εκκλησία 122, dhjetor2001, fq. 45-50.

• "Responsabilite apostolique et dimension universelle de PEglise", SOP (Ser¬vice Orthodoxe de Presse) 263, dhjetor 2001, fq. 23-27.

• "Problems and Prospects of Inter-religious Dialogue", Ζω όέ ούκέτι εγώ, ζή δέ εν έμοί Χριστός, botim kushtuar Kryepiskopit Dhimitrios, botuar nën kujdesin e Σ. Δαμασκηνός, Φ. Δωρής, Β. Κύρκος, I. Μουτσούλας, Γ. Μπαμπινιώτης, Κ. Μπέης, Θ. Πελεγκρίνης, Α.Ν. Σάκκουλας, Athinë, 2002, fq. 1-8.

• "Ή ηθική στίς επιχειρήσεις. Ή εταιρική ευθύνη καί ή κοινωνική αλληλεγγύη", Οικονομικός Ταχυδρόμος, 9 nëntor 2002, fq. 18-20.

• "Besoj se ka të ardhme, ka shpresë", intervistë e Kryepiskopit Anastas dhënë TV "Arbëria", tetor 2002, Ngjallja, shtator-tetor 2002, fq. 6,8.

• "Ή διαχρονική μετοχή της χριστιανικής πίστεως στήν οικοδόμηση της Ευρώπης" Εκκλησία 70 (2003), fq. 351-356.

• "Orthodoxe Mission", Leitfaden Ecumenische Missionstheologie, botuar nga Chr. Tahlin-Sander, An.Schultze, D. Werner, H. Wrogemann, Chr. Kaizer, Giittersloch, 2003, fq. 113-129.

• "The Spirit of Love", The Adriatic Sea. A Sea at Risk, a Unity of Purpose, botuar nën kujdesin e N. Ascherson and An. Marshall, Athinë, Religion Science and the Environment, 2003, fq. 89-91.

• "Καί ιδού εγώ μεθ' υμών είμι πάσας τάς ημέρας εως της συντέλειας του αιώνος" (Ματθ. 28:20), Σύναξις Ευχαριστίας, botim për nder të Jerontit Emilianos, bot. "Ινδικτος, Athinë 2003, fq. 111-118.

• "Confessing Christ Today", The Bond of Unity, botuar nga H. Boss, "Syn-desmos's" fifty years of work for Orthodox Youth and unity, bot. Syndesmos, Athinë, 2003, fq. 177-190.

• "The Apostolic Responsibility and Worldwide Dimension of Orthodoxy", Key-note Address at the Syndesmos's Festival, St Morin, France, 30.8.2001, Bonds of Unity, botuar nga H. Bos, bot. Syndesmos, Athinë 2003, fq. 199-208.

• "Rilindja e Kishës Orthodhokse në Shqipëri (1991-2000)", 2000 vjet art dhe kulturë kishtare në Shqipëri, Simpozium Ndërkombëtar, 16-18 nëntor 2000, bot. Tiranë 2003, fq. 437-446.

• "Duke rizbuluar identitetin apostolik në Kishën Orthodhokse sot", Fjala e mbajtur në Asamblenë XVII e Syndesmos me rastin e 50

- vjetorit të theme-limit, më 15 korrik 2003, Shën Vlash - Durrës, Ngjallja, gusht 2003, fq. 3-4.

• "Developing Shared Values and Common Citizenship in a Secular and Plu¬ralistic Society: How Religious Communities can contribute", Facilitating Freedom of Religion or Belief A Desk Book, botuar nga Τ Lindholm, W. Colterham, Junior, dhe Bahia G. Tachsib Leek, Netherlands, Kluwer Law International, G. Reuben Clark Law School, Brigham Young University, Provo Utach, USA, 2004.

• "Ή αναζήτηση τών πανανθρώπινων αξιών. Ή άποψη τών θρησκειών", Universal Values, International Symposium Proceedings, botuar nën kujdesin e L. G. Christophorou dhe G. Contopoulos, Academy of Athens, maj 26-28,2004, fq. 279-293.

• "Οί θρησκείες καί ή φτώχεια τοϋ κόσμου", Σύναξη 94 (2005), fq. 41-52.

• "Ευρωπαϊκή συνύπαρξη Χριοπιανών-Μουσουλμάνων", Ημερησία, 30.12.2004 deri 02.01.2005.

• "Πρός μιά σταθερή ειρηνική συμβίωση στά Βαλκάνια", Εκδηλώσεις τιμής πρός τόν Μακαριότατο "Αρχιεπίσκοπο Τιράνων, Δυρραχίου καί πάσης Δλβανίας κ. "Αναστάσιο, Volos 31 maj 2005, Larisa 1 qershor2005, bot. Πανεπιστήμιο Θεσσαλίας, fq. 33-39.

• "Αναζητώντας τέσσερις μεγάλες αξίες ζωής", si më lart, bot. Πανεπιστήμιο Θεσσαλίας, fq. 69-75.

• "Ή οικογένεια, κύτταρο τής κοινωνίας πού εμπνέει ή χριστιανική πίστη", Καθημερινή, 24 dhjetor 2006, fq. 24.

• "Ή θρησκευτική συνείδηση καλείται νά αντισταθεί", Ελεύθερος Τύπος, 30 dhjetor 2006, fq. 21.

• "La manifestation de la gloire de Dieu a tous les hommes", Chemins de la Christologie orthodoxe, botuar nga A. Argyriou, Desclee, Paris 2005, fq. 23-36. "The Restoration of the Orthodox Church of Albania (1991-2000)", 2000 years church and culture in Albania, Orthodox Autocephalous Church of Albania, Tiranë 2005, fq. 495-506.

• "God, in your grace transform the world", The Ecumenical Review, "A festa da vida", Documents and Reports from the WCC 9th Assembly in Porto Ale-gre, vol. 58, nr. 1-2, janar-prill 2006, fq. 6-15.

• "Transform le monde, Dieu, dans ta grace", Service Orthodoxe de Presse (SOP) 307, prill 2006, fq. 19-26.

• "Ή μεταμόρφωση τοϋ κόσμου", Ανάπλασις 423, maj-qershor 2006, fq. 67-70.

• "Rediscovering our apostolic identity in the 21st century", XVII General Assembly Report of the World Fellowship of Orthodox Youth - Syndesmos 14-22 korrik 2003, Durrës, Albania, Athinë 2006, fq. 37-51.

• "Χριστιανικές αρχές τής ειρηνικής συνυπάρξεως", Αντίδωρον τω Μητροπολίτη Μεσσηνίας Χρυσοστόμω Θεμέλη, veil. I, Kallamata 2006, fq. 179-187.

• "Kisha Orthodhokse - faktor serioz shpirtëror dhe zhvillimi per vendin" (Inter-vistë e Kryepiskopit Anastas dhënë z. Mentor Nazarko, kryeredaktor i gazetës "ABC", Tiranë, më 13.12. 2005), Ngjallja, janar 2006. Speciale fq. 1-3.

• "Për një bashkekzistencë paqësore në Ballkan", fjalim në takimin e orga-nizuar më 29 shtator - 1 tetor 2006 nga "NATO Science for Peace Project", Ngjallja, nëntor 2006, fq. 7-8.

• "Οί Χριστιανοί στην πολυθρησκευτική Ενωμένη Ευρώπη", Προοπτικές τής Ευρώπης, Πρακτικά έλληνογερμανικοϋ συμποσίου, botuar nën kujdesin e W. Schultheiss, Ευ. Χρυσός, bot. "Ιδρυμα τής Βουλής τών Ελλήνων, Athinë 2007, fq. 97-109.

• "Christen in einem multi-religiosen geeinten Europa", Europa Perspektiven, Beitrage eines Deutsch-griechischen Symposiums, botuar nën kujdesin e Ev. Chrysos dhe W. Schultheiss, Athinë 2007, fq. 91-104.

• "Πολυθρησκευτική Ευρώπη καί Όρθοδοξία", "Αναστάσιος Αρχιεπίσκοπος Τιράνων, Δυρραχίου καί πάσης Αλβανίας, Επίτιμος Διδάκτωρ τον Τμήματος Ιστορίας, Ιόνιο Πανεπιστήμιο 20 mars 2007, Korfuz 2007, fq. 27-42.

• "Ό τριπλός θρίαμβος", Καθημερινή, Pashkë 7-8 prill 2007. fq. 8.

etj.

Letër nga Tirana(Shkruan Rexhep Shahu)

Rexhep Shahu

Zoti Basha: Unë apo Panariti i LSI

Nuk do te doja kurrë që kryeministri i nesërm Lulzim Basha i PD të dilte prej mitres së LSI, kurrë. LSI është parti shqiptare, e suksesshme dhe që duhet nderuar për arritjet e saj. Askush askënd nuk ka penguar LSI të bënin si ajo, t'i ngjanin asaj.
Nga sukseset e saj, nga pragmatizmi i saj, nga zelli e këmbëngulja e saj për të punësuar njerzit e saj në administratën publike sikur të jetë pronare e shtetit, sot ka ardhë puna që njerzit të besojnë te LSI dhe brenda dy partive të mëdha të krijohen partiza të tipit LSI e PS dhe LSI e PD, pra anëtarë LSI që militojnë në PS apo që militojnë në PD dhe nuhasin në pritje.
Edi Rama i PS është sot kryeministër që ka dalë nga mitra e LSI.
Nuk ka mëkat këtu, asnjë mëkat, loja politike është politike.
Por kjo lojë vlen vetëm për ata që duan pushtet me cdo kusht, vetëm për ata që rrinë e më thonë ditë për ditë, jemi keq, duhet marrë pushteti të fitojmë ndonjë gjë se kemi ngelë dhëmb për dhëmb... Pra kjo vlen për ata që nuk shkruajnë vjersha, që pushtetin e postin e shohin si biznes fitimprurës dhe jo thjeshtë si rrogë apo detyrë që duhet kryer pa luajtë letra në kompjuter.
Lulzim Basha kryetar i Partisë Demokratike, kryeminister i nesërm, në emisionin e fundit televiziv ia celi dyert LSI që ajo të vijë tek PD, të bëjnë aleancë bashkë dhe ta marrin pushtetin PD me LSI sic e ka sot PS me LSI.
Duke ardhë LSI tek PD, zoti Basha bëhet kryeministër, por vjen edhe Panariti, ministri i bujqësisë i LSI që më ka larguar mua nga puna para 3 vitesh dhe ju e kritikuat. Kam qenë nëpunës civil, me status, invalid që nuk lejohet të hidhem në rrugë dhe shkrimtar me 11 libra që Panariti nuk i sheh në ëndërr. Janë larguar 5 shkrimtarë prej pune nga kjo qeveri dhe duhet ditë mirë se vec rraca e shkrimtarëve nuk shtohet kollaj për asnjë shtet. Ka larguar edhe pushetti i PD më parë nga puna. Po, kush po thotë jo dhe kush po e lavdëron...
Zoti Basha, nuk jam kundër LSI, nuk jam kundër që ti të bëhesh kryeministër, po unë, unë ku të shkoj pastaj? Unë apo Panariti? E vështire zgjedhja mes meje e Panaritit nuk është sepse ai është parti e unë jam individ dhe ju jeni në politikë e unë jo, unë jam gjithmonë në cdo kohë vetem në fushën e moralit.
Unë e di se thirrja juaj për hapje të PD është e sinqertë, por a mos duke ardhë LSI, duhet me ikë unë nga PD.
Thirrja juaj për hapje e bashkim të të gjithëve duhet të ketë një qartësim. Dikur këta që janë në pushtet sot bënë thirrjen, maskarej të gjithë vendit bashkohuni ta shporrim Sali Berishën.
Nga ju kam pritë thirrjen, idealistë të këtij vendi, bashkohuni ta dëbojmë Edi Ramën nga pushteti. Unë nuk dua që të bashkohen rreth jush dashnorët e pushtetit dhe të vijë PD në pushtet thjeshtë që ju të bëheni kryeministër dhe njerzit që ju sillen si pordha nëpër brekë të marrin poste se kanë besimin tuaj përsonal. Jo, kështu nuk dua sepse kështu bëhet thjeshtë qëllim pushteti. Të kuptohemi, unë kam pak rëndësi, edhe mendimet e mia kanë pak rëndësi, por unë vec po e shkruaj mendimin tim pa diktuar gjë.
Une iki z. Basha, shmangem kollaj se tani nuk vlej dhe nuk coj peshë as bardh as zi tek PD, por unë jam historia e PD e gjallë e paarkivuar ende, histori e PD që vloj, unë kam shkruar e folë aq shumë për PD sa në cdo grimcë ajri që thith e nxjerr administrata e sotme e PD, ka germa e fjalë të miat që janë të ruajtura në gazeta e libra, pa folë për ruajtje tjetër në kujtesën e ajrit dhe të njerzve. Në rrugicat e pllakat ku ecën sot administrata e PD që shpesh ndjehet si e huaj e në vend të huaj e jo në shtëpinë e vet, që më ngjan shpesh si e ëma e Zeqos majë thanës, janë të shtruara fjalët e mia që i kam nxjerrë me shpirt, pra është shpirti im, fjalë që i kam shkruar pa më paguar asnjeherë askush asnjë cent. Le të shkelin në ato fjalë, punë e madhe, pushteti vlen për ato më shumë se cdo gjë në këtë botë dhe u ka ardhë radha.
Ku të shkoj unë zoti Basha, ku të shkoj unë me Panaritin, kur të vijë Panariti, ku të shkoj unë, ku do të më vendosësh mua kur të jetë edhe Panariti aty bashkë me ne të dy.
Unë kam 3 vjet i dëbuar nga puna në mënyrën më poshtruese nga Panariti, nga ai Panarit që ti e fton të vijë të bashkëpushtetojë me ty, që thotë në koifidencë se të ka mik se të ka patur kryetar në martesën e parë të PD me LSI, kur ai ishte nënkryetar i yti në bashkinë e Tiranës.
A mos jam i tradhëtuar unë z. Basha, a ndjehem i tradhëtuar unë, a po tradhëtohem unë dhe gjithë si unë që duhet të na bëhet e huaj shtëpia jonë e lirisë - Partia Demokratike.
Të kuptohemi drejt me ju dhe miqtë që lexojnë, jeta e fati im nuk ka qenë e nuk është në dorë të Panaritit se ndryshe do ta pshurrja atë fat. Isha mërzitë tetë vjet në Ministri, por u dëbova si armik, edhe pse isha invalid, edhe pse isha shkrimtar, nuk u përcolla si njeri, u pastrova nga ministri e ministresha e kësaj qeverie, u pastrova si ai atyre, si i Berishës, si i PD, jo si njeri me kontribut për atë ministri. Sa kam shkruar e botuar unë për atë Ministri Bujqësie për ta bërë prezente në jetën e shtypin shqiptar, Panariti nuk ka lexuar gjithsej në jeten e vet veterinare.
Kam jetuar e po jetoj e do te jetoj dhe nuk do te vdes nga ky shkak, sepse di të bëj shumë gjëra në jetë, por ku të shkoj unë z. Basha kur të vijë Panariti që më ka dëbuar nga puna si armik, si ithtar i PD që ti drejton sot z. Basha, dhe me ka fyer e poshtruar. Ku të shkoj unë...
Nëse për hatër tënd që të bëhesh kryeministër dhe PD ta marrë pushtetin, që unë emocionalisht, thjeshtë emocionalisht të jem më i qetë dhe të kem besim se kam ku bëj ndonjë propozim, të kem ku të mbaj më shumë shpresë se do të bëhen disa gjëra që nuk dëshiron as nuk guxon t'i bëjë qeveria e sotme, atëhere duhet të marrësh masa zoti Basha që Panariti apo ju duhet të më paguani 1.2 milionë lekë të vjetra për cdo muaj që unë kam qenë i dëbuar dhunshëm nga puna prej Panaritit të famshëm të LSI që nga nëntori 2013. (Nuk është problem kjo pasi Serbia pati dëbuar nga puna 75 mijë shqiptarë të Kosovës... Edhe unë shqiptar jam ani se jam pak malok...). Kaq e kam patur rrogën mujore bruto kur kam qenë në punë. Pra i bie që për 4 vjet që bëjnë 48 muaj, që shumëzon me 1.2 milionë lekë të vjetra për cdo muaj, duhet të më japë në dorë Panariti rreth 58 milionë lekë të vjetra ose rreth 50 mijë dollarë amerikanë. Këto lekë ai mi ka borxh sot e mot dhe do t'i paguajë një ditë. Në mos Panariti mua, fëmijët e tij do t'ua paguajnë fëmijëve të mi. Ky është borxh dhe nuk parashkruhet kurrë. Këtë ai e di dhe nuk ka për ta harruar kurrë. Nëse e harron, do të kem durimin e kohën e duhur që t'ia kujtoj shpesh, shumë shpesh sidomos kur të mos jetë ministër. Borxhi i vonë do e gëzojë të zonë... Dikujt, në një mënyrë a një tjetër, ai do t'ia paguajë lekët që më ka mua borxh për gjithë vitet që më ka dëbuar prej pune pa sqarim, pa asnjë fjalë por vetem duke më lënë një letër bythe në tastierën e kompjuterit të zyrës sikur unë të isha me kancer e ai nuk mund të më takonte se ia ngjisja kancerin.
Mund të thuash zoti Basha se e ula shumë nivelin e letrës. E di, por kur bëjnë pazar të gjithë, unë pse jo.
Pazar qenka kjo punë e kjo botë, unë vonë po e kuptoj, unë jam poet, shkruaj vjersha, ky është misioni e qëllimi im, jam botues, por fëmijëve të mi u kanë munguar nga 1.2 milionë lekë të vjetra bruto cdo muaj, me gjithe siguracionet e mia, ose nga 850 mijë lekë të vjetra kesh në dorë cdo muaj.

Cikël poetik nga Vasil Tabaku





Vasil Tabaku -1

Vasil Tabaku lindi në Lushnje më10.9.1953, në një familje me origjinë nga Gramshi. Pas disa muajsh familja e tij do të transferohet në zonën e Mallakastrës në qytetin e Ballshit, ku e kaloi fëmijërinë dhe rininë. Arsimin tetëvjeçar e kreu në Ballsh, sikurse edhe atë të mesëm në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Derivsh Hekali”.

Poeti, shkrimtari dhe publicisti Vasil Tabaku, krijimtarinë letrare–artistike e ka filluar që në bankat e shkollës tetëvjeçare, kurse botimet e para poetike i ka publikuar në vitet e shkollës së mesme, në organet e shtypit letrar të kohës.

Në vitin 1977 ka përfunduar Studimet e Larta, Fakulteti Gjuhë – Letërsi në Universitetin e Tiranës me rezultate të shkëlqyera, një vit më vonë ka dhënë provimet plotësuese dhe ka kryer edhe Fakultetin e Gazetarisë. Në vitin 1987 ka ndjekur për dy vjet Studimet e Larta pas Universitare në specializimin për skenarist i filmit artistik dhe ekranit televiziv, ku është diplomuar po ashtu me sukses të shkëlqyeshëm. Në vitin 1995 ka kryer trajnim dymujor për gazetari televizive pranë TRT - Ankara, Turqi.

Më pas Vasil Tabakun do ta gjejmë në këto detyra dhe funksione profesionale:

- l978 – 1986, drejtues në Pallatin e Kulturës Ballsh.

-1986 – 1987, gazetar në gazetën “Drita”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

- 1987 – 1993, skenarist i filmit artistik në Kinostudion “Shqipëria e Re”, Tiranë.

-1992 – 1993, kryeredaktor i Revistës “Film” organ i Kinostudios dhe Film – Distribucion.

- 1993 – 1998, gazetar në Radio Televizionin Shtetëror (RTSH), Tiranë.

- 1998, hiqet nga TVSH për shkak të bindjeve të tija politike të djathta, mishëruar edhe në emisionet e tij televizive si dhe në shumë shkrime dhe analiza të botuara në shtypin e ditës si ”RD“, ”Tribuna Demokratike“, “Republika“, ”Drita“, “Albania“ etj.

- 1998 – 1999, gazetar në gazetën “Liria“, organ i shoqatës së ish të dënuarve politikë të Shqipërisë.

- 1999 - 2000, gazetar në Radio Kontakt, Tiranë.

- 2000 – 2001, gazetar në TV- ATN – 1, Tiranë.

- 2001 – 2002, kryeredaktor i gazetës „Tirana demokratike“ organ i PD Tiranë.

- 2002 – 2003, kryeredaktor i gazetës “Lajmëtari i Lirisë“ organ i shoqatës për integrim të ish të përndjekurve politikë.

- 2003 – 2004, kryeredaktor i TV – ATN - 1 dhe Reporter i Radios Ndërkombëtare „IRIB“, komentator politikë në “Radio Nacional”, bashkëpunëtor i gazetës “Bota Sot”në Zvicër etj.
- 2004 –2005, Vasil Tabaku mbetet i papunë.

- Që nga viti 2007, Vasil Tabaku punon gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare ATSH.

Vasil Tabaku, ka botuar rreth 5450 shkrime publicistike, analiza politike, sociale, shoqërore si dhe shkrime te veçanta studimore në fushën e letërsisë, folklorit dhe kritikës letrare,.- Vasil Tabaku është autor i rreth dyzet e pesë dokumentarëve artistik televiziv në TVSH dhe ATN – 1. Ka realizuar me qindra emisione televizive dhe radiofonike në “TVSH”, “ATN – 1”, në “Radio Kontakt”, “Radio Nacional” dhe së fundi gazetar ne ATSH.

Veprat:

1. “Hyrja e Pranverës“, poezi, 1976.

2. “Në të gjitha ditët“, poezi, 1981.

3. “Me këngën time dhe jetën“, poezi, 1987.

4. “Ndërrimi i epokave“, studime, 1988.

5. “Bota në sytë e mi”, ese, 1990.

6. „Klithmë drite“, poezi, 1998.

7. “Vit i mbrapsht“, ese politike, l998.

8. “Zgjim i dhimbjes“, ese dhe studime social – shoqërore, 1999.

9. “Vështrim i ngrirë”, poezi dhe ese, 2000.

10. “Shqipëria në udhëkryq, apo politika e kryqëzuar?”, studime dhe artikuj politikë, 2001.

11. “Shkolla Iraniane dhe Shqipëria”, studime dhe intervista me akademikë dhe personalitete të shquara, 2005.

12. “Monumentet e munguara të Demokracisë”, libër eseistiko – publicistikë, 2006.

13. ”Baleti i drerit të plagosur“, roman, 2007.

14. “SHKOLLA IRANIANE DHE SHQIPËRIA”, është përkthyer në gjuhën persishte, Teheran, 2004.


Është prezantuar:

Hasan Hasani: “Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501 – 2001”, Prishtinë 2003.

Ferdinan Laholli: “Antologji e poezisë moderne shqipe – Anthologie der modernen albanischen Lyrik”, Holzminde/Germany, 2003.

Libri poetic “Dhimbjes i rrinë të vogla këpucët e heshtjes”, Tirane 2013

Image result for vasil tabaku

Vasil Tabaku: Në Shqipëri nuk ka kritikë letrare, në vend të saj ka disa “qoka”


Bisedoi: Raimonda MOISIU

Ju jeni një nga shkrimtarët pionierë të letrave shqip. Kalimi juaj i suksesshëm nga mësues në poet, prozator publicist e gazetar. Ç’mund të na thoni si filloi karriera tuaj shumë dimensionale? Si u gjendët në këtë “udhëtim” të bukur e mbresëlënës?

– …eh po ju më thoni të kthej kokën pas…natyrisht, kur njeriu ecën e ecën, dikur ndalet dhe kthen kokën. Ja, tej diku është buzëqeshja ime prej gjimnazisti, fytyra ime e çiltër dhe naive… një poezi e vogël lirike,,naive e vibruese, shkruar fshehtas mësuesit të letërsisë …Druajtje, ëndrra, net pa gjumë dhe…dështime të natyrshme. Ajo poezi nuk u lexua kurrë nga asnjë, por ama ishte poezia ime e parë…” Me fustanin prej drite të Hënës,me buzëqeshjen prej luleve të mollës,kalove ti mes për mes ëndrrës, dhe humbe ashtu siç humbet flukëza e dëborës…” Kjo bëri që unë të shkruaja pastaj e të shkruaja pambarim. Filloj kështu një maratonë e poezisë, që më bënë të ndjehem gjallë edhe sot. Ndërsa kur mbarova fakultetin dhe isha mësues në fshatin Ninësh të Mallakastrës, isha autor i një libri poetik. Kisha botuar që student vëllimin poetik “Hyrja e Pranverës” dhe ndërkohë kisha botuar dhe shkrime publicistike tek gazeta “Zëri i Rinisë” apo gazeta “Drita” duke i dhënë kështu vetes edhe një mundësi tjetër krijuese, atë të publicistikës. Sa e bukur aq dhe e vështirë, shpesh duhej të përshtateshe, të shkruaje duke anashkaluar problemet, në të kundërtën, duhej të përballeshe me një trysni politike, pa e kuptuar as vet shndërroheshe në “armik i klasës”. Pra ishin vitet 1977-1978 ku unë një mësues fshati isha edhe poet edhe gazetar, ose me saktë korrespondent i “Zërit të Rinisë” në Mallakastër dhe Fier. Në Ballsh ishte duke u ndërtuar Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës, një kantier i madh pune, isha si të thuash atëherë kronisti i kësaj vepre të madhe industriale duke botuar reportazhe dhe shkrime në shumë gazeta të kohës …Ishte vërtet bukur por dhe e vështirë… Por duhet të them se në Mallakastër pata një stinë të begatë krijimtarie poetike ku botova edhe dy libra të tjerë poetikë, librin “Në të gjitha ditët” dhe librin tjetër “Me këngën time dhe jetën”. E kuptova që tashmë ishte nisur një rrugë pakthim, poezia dhe publicistika…Dy bashkudhëtare të cilat nuk m’u ndanë asnjëherë gjatë gjithë jetës… Ah, edhe diçka…Në Mallakastër njoha dhe Resmën…vajzën që do të shndërrohej në Muzën time të fuqishme të poezisë së mëpastajme. Resma ishte për mua dashuria dhe jeta, ëndrra dhe drita, shpresa dhe familja. Resma ishte një realitet magjik që po e prekja për herë të parë e do të shëndrrohej për mua në një mit, himn i shpirtit të madh e të bukur të femrës…

Mu kujtua shprehja e shkrimtarit të madh, Stefan King, kur e pyetën: “Se si mund të bëhesh shkrimtar. Ai iu përgjigj –“merrni ndër duart tuaja libra të shkrimtarëve të tjerë dhe lexoni çdo gjë të tyre, –mos mendoni jo vetëm si të shkruani libra”. A ndani të njëjtën filozofi me të?

Po, do të thosha se është më tepër një sentencë se sa një rrëfim për procedurën e krijimit letrar…Të bëhesh shkrimtar? Pak e vështirë t’i pergjigjesh. Të shkruarit nuk është artizanat, zeje apo profesion…Jo të shkruarit është së pari frymë, gjendje dhe e lindur bashkë me artistin. Kam bindjen se mund të mbarosh disa shkolla dhe fakultete, por kurrë nuk mund të mësosh si të shkruash…Të shkruarit, vjen, nuk fitohet, Të shkruarit ndoshta është magji…Mbase…Stefan King, ka të drejtë..mbase…Nuk them se jam perfekt në këtë përgjigje, por gjithsesi kështu mendoj dhe…

Ju jeni prozator; romane novela, tregime esse, ….Tashmë një shkrimtar i afirmuar, autor i dhjetëra librave. Çfarë mendoni se ka mbetur konstante?

Asgjë nuk mbetet konstante. Gjithçka është në ndryshim të vazhdueshëm. Krijimtaria i ngjan një vullkani në errupsion të plotë. Cdo libër është një destinacion, ndryshe mund të them një qytet, që ti si shkrimtar në rrugëtimin tënd krijues, tashmë e ke arritur, e ke krijuar, e ke eksploruar, e ke bërë tëndin dhe pastaj ikën. Ikën se nuk mund të rrish aty përjetësisht, pasi do të shkruash librin tjetër. Dhe krijimi i një libri tjetër është një tjetër gjendje, një tjetër performancë, një tjetër botë një tjetër frymë…Ndryshimi është thelbi i krijimtarisë. Qyteti nga qyteti ndryshon ashtu si libri nga libri, roman, poezi, ese, publicistikë…dhe ti si një ZOT, i vështron nga sipër dhe kuptohet, nuk je i kënaqur. Do të doje t’i prishje dhe t’i bëje nga e para, por kjo jo gjithmonë është e mundur. Megjithatë, pikërisht ky ndryshim, kjo mosngjashmëri dhe asnjëherë konstante e bën letërsinë univers të larmishëm dhe të magjishme, të bukur dhe tërheqëse. Letërsia është perandoria e ndryshimit dhe e së ndryshmes…

Si mendoni ju, cilat janë elementët thelbësorë të një prozë, në rastin tuaj, të romanit. Sfida që përballeni me ndërtimin e tij, duke e krijuar atë me idetë që keni në mendje për ecurinë e personazheve. Ju i paraqisni personazhet tuaja nga jeta reale në përshtatje me kohën e situatën, apo anasjelltas?

Romani im “Baleti i drerit të plagosur” është më tepër fryti i realiteti. Ai është rrëfim artistik për luftën dhe paqen në Kosovë. Unë si shkrimtar,artist dhe publicist e përjetova thellë këtë luftë në vendin e Dardanisë, truallit mitik të legjendave dhe mbi të gjitha të Eposit të Kreshnikëve. Pata si të thuash afeksion të menjëhershëm. U elektrizova. Kjo mbase nga ndjeshmëritë e mia më të hershme. Në periudhën e viteve ‘90 deri në ‘98–ën, unë isha gazetar në Radio Televizionin Shqiptar dhe aty arrita të realizoj një sërë emisionesh televizive të drejtpërdrejtë për Kosovën, përpjekjet dhe luftën e madhe për liri. Po ashtu realizova disa filma dokumentarë për ngjarje dhe emra të njohur të Kosovës. Kjo e rriti mjaft ndjeshmërinë time si krijues dhe unë tashmë isha i gatshëm për një vepër më madhore. Romanin. I gjithë shkrimi i romanit si vepër për mua ishte nga sfidat më të mëdha të jetës sime…O Zot! Po kishim dëgjuar aq ngjarje dhe ndodhi, bëma heroike dhe tragjedi, makabritete dhe vepra të llahtarshme të genocidit serb në gjithë Kosovën. E pra në shënimet e mia si gazetar, në blloqet e mi dhe diktofonat, kishte shumë dhimbje, klithma, britma njerëzore, përdhunime masive, të femrave të pambrojtura. Vrasje të përbindshme dhe tortura…Dhe kuptohet, unë tashmë isha i mbushur gjer në shpërthim. Si mund të heshtja, si mund të mos ulërija…pra në rastin tim si të mos shkruaja…Dhe e shkrova romanin thuajse për një vit, pastaj m’u desh të përballesha me përpunimin e gjatë. Në roman ka skena makabre, përdhunimi, torturash, vrasjesh dhe shkeljesh të paprecedentë të të drejtave njerëzore. Natyrisht, për të mos e shndërruar veprën rimë në një libër thjesht tmerri m’u desh të hiqja shumë skena të paimagjinueshme krimesh. Skena të cilat unë i kisha marrë direkt nga realiteti i paimagjinueshëm i genocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë…Në shpirt kisha një pezm të rëndë…Isha shumë borxhli ndaj Kosovës dhe shqiptarëve atje…Romani rrinte si dhimbja pa emër brenda ndërgjegjes sime. Isha midis realitetit dhe fantazisë. Përpara atij realiteti, fantazia ime si krijues ishte tepër e varfër…realiteti i luftës në Kosovë ishte mbi çdo fantazi, sado e madhe dhe e shfrenuar të ishte ajo…Atëherë unë lashë vetëm skenat reale të krimeve të serbëve, lashë realitetin e shndërruar me shumë dhimbje në art e në letërsi. Ky është romani im për Kosovën “Baleti i drerit të plagosur” me shënimin në faqe të parë “Këtë roman ja kushtoj miqve të mi poetë të Kosovës…”

Çfarë shërben si frymëzim për të shkruar poezi? A keni ndonjë ndjesi të veçantë kur ju shkruani një poezi të bukur, të ndjeshme e të mirë?

Nuk mund të them se kam frymëzim të veçantë, sepse gjendja e të shkruarit është situatë tepër e pashpjegueshme, inkandeshencë e shpirtit dhe mendimit…Kur shkruan, (të paktën si e ndjej unë brenda vehtes) është gjendje transi…pse jo dhe magjie. Është universi i talentit njerëzor që triumfon mbi ndërgjegjen duke dhënë produktin e krijimit poetik…

Kur shkruani poezi, cili është vendi tuaj më i preferuar, në studio, në natyrë apo krejt rastësisht edhe duke pirë kafe diku?

Shiko, poezia ka një specifikë…ajo nuk shkruhet kur do ti, por kur do ajo (pra poezia), ajo vjen atëherë kur ti nuk e pret, pra nuk e parashikon, në studio, natyrë apo kafe…eh, po unë do të thosha thjeshtë, -Poezia është trilli më i bukur njerëzor. Shumicën e poezive i kam shkruar duke ecur, pastaj jam ulur e i kam hedhur në letër…

Çfarë është muza për ju, është aftësi gjenetike, sipas mendimit tuaj?

Muza…Nuk besoj se do ketë, kush aftësinë për ta shpjeguar. Muza lind,shpërthen dhe materializohet në mënyrë magjike. E vetmja fjalë që mund ta shpjegoj muzën mendoj se është fjala e mistershme MAGJI. Muza është magji. Poeti përjeton gjendje vërtetë të mistershme dhe tepër të veçantë, fjalët nuk dalin nga gjuha, por ato gurgullojnë nga shpirti i poetit, dergjen plot dritë e ngjyra nëpër qiellin e madh të poezisë për t’u shndërruar në këngë të mrekullueshme ku jeta është vërtet e magjishme. Kështu është poezia, e bukur, e mistershme dhe marramendëse…

Ju shkruani poezi dhe prozë? Cili ka qenë poezia, tregimi apo novela tuaj e parë?

E para, mbase poezia, e cila tashmë ka humbur në stuhinë time krijuese. Libri im i parë është libri poetik “Hyrja e pranverës”. Isha ende student në fakultetin e Gjuhë–Letërsisë dhe ju them sinqerisht që ka qenë ndër ditët e mia më të bukura. Kopjen e parë të sapo dalë nga shtypshkronja, ma ka sjellë shkrimtari i madh Jakov Xoxa, kushëri i nënës sime. Dhe mua m’u duk sikur më solli vet botën, jam përlotur, më pas erdhën me radhë librat e tjerë.

Kam shfletuar me interes të veçantë librat tuaj studimore, shkrime trajtesa, analiza politike, kritikë letrare e publikime në fushën e publicistikës. Si keni arritur ju, të harmonizoni aktualen mbizotëruese historike, sociale e politike, në kurriz të pavarësisë tuaj intelektuale?

Është padyshim harxh i madh që shkrimtari, artisti dhe publicisti i paguan pavarësisë intelektuale. Që të mos mbetesh peng i asnjërës e në këtë rast pavarësisë së të shkruarit dhe padyshim lirisë së të menduarit, duhet të jesh shumë i sinqertë me lexuesin, të mos e bësh atë palë, pra të mos e imponosh që ai të mendoj si ti që shkruan, por të mendoj i lirë dhe të gjykoj po aq i lirë, pavarësisht preferencave të tua politike. Në Shqipërinë e kohës sime kjo thuajse është utopi, pra tërësisht e pamundur. Veçanërisht në librat e mi eseistikë dhe me sfond politik, unë nuk do të thosha se jam SHENJT, më besoni që kam qenë tepër realist dhe i hapur. Unë i përkas asaj kategorie krijuesish që i besojmë shumë DEMOKRACISË, dhe natyrisht, liria ka qenë kështu BIBLA ime e krijimit…

A ka ndonjë moment paralel gjatë eksperiencës tuaj, që si rrjedhojë ka sjellë edhe këndvështrimin paralel mbi përvojën jetësore, social-politike e historike?

Po kjo mendoj se i ndodh shumë krijuesve. Në fund të fundit artisti dhe shkrimtari janë produkte sociale dhe si të tillë ata nuk mund të mos preken nga “virusi” i kohës në të cilën ata jetojnë. Duke qenë të tillë, padyshim janë tepër të brishtë e delikatë. Ndaj ata meritojnë gjithë përkujdesin e mbrojtjen e vet shoqërisë ku jeton, pasi unë do të thosha pa ndrojtje se shkrimtarët dhe artistët janë PASURI KOMBËTARE.

Ju keni një karrierë të gjatë në gazetari, si një nga gazetarët më aktivë në mediat e vendit.. Edhe si folës në radio, TV, edhe si kryeredaktor në disa organe të shtypit shqiptar. Keni botuar rreth 5450 shkrime publicistikë, analiza politike, sociale, si dhe shkrime të veçanta studimore në fushën e letërsisë dhe kritikës letrare. A mund të na përshkruani momente nga eksperienca tuaj të emisioneve të lajmeve dhe artikujve publicistikë?

Nuk di se si mund ti ndaj…pasi janë shumë, natyrisht është një kohë shtrirje e gjatë. Por unë do të sjell këtu një moment vërtetë të veçantë. Isha gazetar në Televizionin Shqiptar, aty nga viti 1996. Punoja për një emision të zgjeruar për Kosovën, mbylljen nga Serbia të Universitetit të Prishtinës. Një rast i jashtëzakonshëm dhe tepër tronditës. Emisioni do të ishte i drejtpërdrejt në transmetim satelitor në gjithë Europën,natyrisht për të sensibilizuar botën e Perëndimit për këtë rast tipik diktatorial të Millosheviçit. Kisha shumë pak materiale dhe një mik nga Prishtina, për të më prurë materiale për emisionin televiziv, së bashku m dy djem të rinj udhëtuan përmes dimrit (ishte muaji shkurt 1996 duke kaluar ilegalisht kufirin nëpër male sepse nuk i lejonte regjimi i egër i Millosheviçit të vinin në Shqipëri nga Kosova.) Pas një udhëtimi prej dy ditësh ilegalisht nëpër male, tre miqtë e mi nga Prishtina erdhën në Tiranë. Ishte mëngjes dhe para RTV Shqiptar rrinin tre njerëz të lodhur, të parruar, por tepër optimist, që më në fund kishin mundur të vinin dhe të takoni gazetarin e TVSH Vasil Tabakun, duke prurë materiale vërtetë të rralla. O Zot, kam shtangur. Ata të mobiluar nga një frymë e shenjtë lirie kishin sfiduar vdekjen e sigurtë, kalimin ilegal të kufirit dhe dimrin e egër të Alpeve. I pushtova si tre njerëzit e mi më të shtrenjtë dhe sytë e mi ishin të mbushur me lot…

…..që do të thotë se keni përjetuar momente mbresëlënëse, të këndshme, por edhe kritike, dëshpëruese e të trishta. A mund të na përshkruani momente nga eksperienca tuaj? Si jeni ndjerë kur keni dhënë lajmet për herë të parë”?

Lajmet…Është tepër e vështirë ti shpjegosh disa gjëra. Të transmetosh lajmin tek të tjerët është një ndjesi e bukur por dhe emocionuese, me përgjegjësi natyrisht…Në studion e Radio Kontaktit jepja edicionin e lajmeve me dy gazetare të njohura tashmë, Elona Meço dhe Eva Simoni. Kishte ndodhur diçka e pazakontë në tunelet e Krrabës ishte vjedhur floriri i depozituar për Thesarin e Shtetit. Nuk isha informuar më parë me lajmet isha ulur në pult bashkë me Eva Simonin dhe po lexoja lajmin se ishte kapur grabitësi, një fshatar me gomarin të ngarkuar me dy kosha me flori. Papritur shpërtheva në të qeshura të papërmbajtshme, ishim në transmetim të drejtpërdrejt…Po ç’të bësh edhe gazetarët njerëz janë…Si mund ta besoja që Thesari i Shteti ishte vjedhur nga një fshatar me gomarin e tij…Në një kohë kur ne në lajme lexonim deklaratat e qeverisë së kohës se “tunelet e floririt ishin të super mbrojtur dhe super ruajtur…”

A ju kujtohen ditët tuaja të para si gazetar? Çfarë ka ndikuar te ju më shumë apo diçka e papritur që ju zgjodhët të jeni edhe gazetar?

Gazetarinë e kam përjetuar herët, që student. Për arsye ekonomike, për të siguruar bursën për të vazhduar shkollën e lartë, kam punuar si korrespondent i “Zërit të Rinisë”por edhe i gazetave të tjera si Zëri i Popullit” apo “Bashkimi” dhe më tepër si gazetar me reportazhe për aksionistët nëpër hekurudhat që ndërtoheshin aso kohe si Elbasan –Librazhd dhe Fier – Ballsh. Ka qenë periudhë mjaft e bukur, intensive dhe e lodhshme, pasi njëherësh duhej të përballoja dhe studimet, leksionet dhe provimet. Megjithatë them se po të mos ishte nevoja ime e madhe ekonomike, ndoshta do të kisha qëndruar larg gazetarisë, por tashmë unë kisha hyrë kokë e këmbë në detin e gazetarisë, nuk dilja dot më pasi shumë gjëra tek unë ishin shndërruar në pasion…

A mendoni se “OLD TIMES” rezonojnë ndryshe me audiencën e sotme dhe shoqërisë, krahasuar me audiencën e viteve ’80, kur ju jepnit lajmet?

Gjithsesi ndryshimi është sa thelbësor aq dhe cilësor. Në këtë rast krahasimi mendoj se është shumë domethënës. Tashmë LAJMI, ka fituar më tepër hapësirë, më shumë intensitet dhe vjen mjaft shpejt drejt audiencës apo lexuesit. “OLD TIMES” është padyshim një revolucion teknologjik mjaft cilësor por dhe mjaft i efekshëm krahasuar me dinamikën dhe shpejtësinë e emetimit të LAJMIT në vitet ’80 apo dhe fillimit të viteve ‘90 kur unë isha gazetar televiziv apo dhe radiofonik. Padyshim që audienca e sotme mendoj se është më e madhe por edhe më e informuar, kjo falë teknologjisë dixhitale por edhe emancipimit tërësor të vet LAJMIT dhe gazetarisë shqiptare. Gazetari i viteve ‘80 përveç censurës kishte dhe autocensurën, e cila sikundër dihet i rrinte si një “shpatë Demokleu” mbi kokë, ndërsa sot, gazetarët veç formimit akademik tejet të avancuar kanë mundësinë e trajnimeve nëpër mediat prestigjioze perëndimore por edhe vjeljen e një përvoje mjaft profesionale nga kolegë të ndryshëm si në rajon, në Europë apo dhe SHBA.

Çfarë do të dëshironit të thoni në lidhje me karakterin e përgjithshëm të gazetarisë shqiptare, Ballkanike apo Lindore, në krahasim me atë perëndimore, bazuar në ato ç’ka ju keni lexuar, dhënë lajme apo vënë re?

Së pari dua të theksoj faktin se dallimet janë ende esenciale e në ndonjë rast edhe tepër dalluese. E kam fjalën në krahasimin me mediat perëndimore. Gazetaria shqiptare pas viteve ’90, përjetoj një rilindje, një transformim mjaft rrënjësor. Mjafton të flasim këtu për lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit, dy nga vlerat kryesorë që i kishin munguar tërësisht medias shqiptare nën diktaturë për më tepër se 45 vjet. Pikërisht këtu fillon dhe rilindja mediatike shqiptare, por edhe ajo ballkanike, pasi dhe Ballkani kishte po të njëjtat probleme si dhe Shqipëria. Kujtojmë këtu ish-Jugosllavinë, Bullgarinë apo shtete të tjera ballkanike. Gazetaria shqiptare pas viteve ’90 fitoj një dimension të ri: – lirinë e shprehjes dhe lirinë mediatike, e cila natyrisht pati dhe keqpërdorimet e saj, pse jo dhe deformime të dukshme. Një pjesë e mediave në Shqipëri, ende vazhdojnë të jenë të ndërvarura nga qarqe të caktuara politike apo dhe nga pronarë të politizuar, gjë e cila ka krijuar shpesh edhe debate, por më së shumti deformime të vërtetësisë së lajmit apo dhe qëndrime subjektive. Megjithatë, unë mendoj edhe pse gazetaria shqiptare ende ka probleme të raporteve të saj me realitetin apo dhe vërtetësinë e faktit, ka ecur mjaft përpara, ka euvoluar, është bërë më fleksibële dhe ka fituar një fizionomi bashkëkohore në shumë raste dinjitoze. Mes gazetarëve shqiptarë ka emra tepër të shkëlqyer, profesionistë të nderuar dhe dominant në tregun mediatik. Po ashtu dhe organe të shtypit apo media audiovizive që janë sa prestigjioze aq dhe të pavarura,që kanë fituar besimin e shqiptarëve, pse jo dhe më gjerë.

Çfarë mendoni për statusin aktual të kritikës? A ka kritikë të mirëfilltë sot për sot? Cili ka qenë keqkuptimi më i ndjeshëm gjatë karrierës tuaj krijuese?

Nëse do të flasim për kritikë letrare të mirëfilltë, mendoj se kjo kritikë në Shqipëri, aktualisht mungon. Në vend të saj ka disa “qoka” të miqve apo disa njerëzve të interesuar për autorin që bëjnë vetëm ca shënime me lëvdata. Në ndonjë rast këto lëvdata e kalojnë sensin e masës dhe e paraqesin autorin sikur të jetë gjeni, zbulim në fushën e letrave shqipe, kur në të vërtetë është thjeshtë një krijues i rëndomtë pse jo dhe mediokër. Mungesa e kritikës profesioniste si për letërsinë ashtu dhe për artin në përgjithësi, mendoj se ka sjell një pështjellim të madh tek qëndrimi estetik dhe vlerësues i lexuesit të mirëfilltë. Nuk flas këtu për lexuesin e kualifikuar, pasi ai di mirë ta bëjë vlerësimin e veprës së lexuar, unë flas për ata qindra mijëra lexuës të thjeshtë që manipulohen nga gjithfarë lloj grafomanësh.E meqë jam në këtë pikë, do të bëja apel për një qëndrim më korrekt dhe racional të atyre që marrin mundimin të bëjnë shënime për librat, pse jo dhe më të përgjegjshëm në vlerësimet që bëjnë për autorë të ndryshëm. Në kohëzgjatjen e karrierës sime krijuese, ka patur disa raste keqkuptimesh, nëse do ti etiketoja kështu. Përgjithësisht këto keqkuptime kanë ardhur nga mediat e shkruara apo audiovizive. Këto media e kanë shndërruar në biznes lancimin e mediokritetit në letërsi dhe në art duke marrë shuma të konsiderueshme lekësh…dhe padyshim që kjo përveçse është e trishtueshme për të gjithë krijuesit seriozë dhe të talentuar, por mbi të gjitha është një superfyerje dhe shkelje e çdo etike qytetare dhe mediatike. Por ç’ti bësh ja që kjo ndodh dhe është mjaft refraktare ndaj çdo vërejtje që ne bëjmë për këtë fenomen sa grotesk aq dhe të papranueshëm. Praktika të tilla ndaj letërsie dhe artit në Shqipëri duhet të marrin fund, pasi këto lloj praktikash dëmtojnë rëndë imazhin e vërtetë të Letërsisë dhe Artit.

Mendoni e shpresoni se gazeta “Drita”, do të rikthehet”

Nuk besoj….Gazeta “Drita” organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë” ishte një editim mjaft i suksesshëm dhe serioz, por gjithsesi i kompromentuar thellë nga partitizmi social-komunist i regjimit të diktaturës. Si e tillë, kjo gazetë edhe pse e suksesshme, nuk mund të kapërcej epokat dhe të rifitoj statusin e një organi të preferuar edhe në Demokraci. Çdo kalim i tillë për mendimin tim do të ishte një bastardim. Koha natyrisht sugjeron tashmë forma dhe mënyra më racionale e përfaqësuese për Letërsinë dhe Artin në Shqipëri. Është koha kur Shqipëria po ribën vlerat e saj dhe po ridimensionon shpirtin e madh, po reformon Kulturën, Artin dhe gjithë universin krijues shqiptar. Organe letrare tashmë kanë dalë disa, por ende të pakonsoliduara dhe të orientuara drejt, por gjithsesi ato kanë filluar të pohojnë vetveten dhe të shndërrohen në tribuna të vlerave të Letërsisë dhe Artit në vend.

Çfarë ju pëlqen dhe çfarë nuk ju pëlqen në punën tuaj? Në ditët e sotme tradita dhe realiteti “përzien” me vlerat fetare. Në opinionin tuaj si gazetar profesionist e i karrierës, a ka ndonjë konfuzion që ndikon në marrëdhëniet njerëzore dhe në marrëdhëniet mes vendeve të Ballkanit?

Punën time, pra gazetarinë, unë e dua, e admiroj e adhuroj dhe e respektoj. Të qenurit GAZETAR, për mua do të thotë të jesh nga njerëzit më të privilegjuar për lidhjet me realitetin, me kohën dhe njerëzit. Gazetaria është për mua një eksperiencë e jashtëzakonshme të cilën mendoj se rrallëkush e ka në profesionet e tjera. Gazetaria, më dha mundësinë të zbuloj Shqipërinë skaj më skaj, nga Veriu në Jug, nga Lindja në Perëndim. Jo unë nuk besoj se kam vënd të Shqipërisë, fshat apo qytet, pa e shkelur dhe pa e pasqyruar në shkrime, reportazhe, emisione televiziv apo radiofonik…Kjo padyshim është një nga mrekullitë që ta jep vetëm GAZETARIA. Po kështu dhe në shumë shtete si të Ballkanit, Europës apo më gjerë…Gazetari është në fakt njeri mjaft i emancipuar pse jo dhe mjaft i orientuar në kohë, traditë, histori, politikë dhe konceptet bazë. Duke qenë i tillë, gazetari është udhërrëfyes për lexuesin, shikuesin e dëgjuesin. Shpesh gazetari është një sfidues i madh i dogmave, hipokrizisë politike dhe trilleve të kohës. Gazetari di të ndriçojë mjaft denjësisht të VËRTETËN dhe unë do të thosha se gazetari është DISHEPULL i së VËRTETËS.

Projektet tuaja në të ardhmen? Çfarë iu ka mbetur peng?

Projektet e mia krijuese ende janë të shumta për fat të mirë pasi edhe unë vet ende jam në gjendje të mirë krijuese. Ndër duar kam shumë poezi që ende nuk e di se kur do t’i materializoj brenda faqeve të një libri. Po të keni vënë re në pasqyrën e botimeve të veprave të mia ndër vite, librat poetik vijnë me një kohështrirje mjaft të gjatë nga njëri-tjetri, dhe kjo për vet faktin se unë ndoshta shkruaj vërtetë shumë poezi, por botoj pak. Pra matem si të thuash shumë, duke qënë tepër i rreptë, aspak tolerantë me përzgjedhjen e tyre për një libër të ri poetik. Në projekt kam një roman të ri, i cili thuajse është në përfundim, por ende nuk mund të flas për një datë të saktë botimi . Po ashtu kam ndër duar dhe një libër eseistik për Poezinë Moderne Shqipe. Që të jem i sinqertë asgjë nuk kam peng në punën time krijuese. Por nëse do të thoshim “peng” mendoj se shkrimtari gjithmonë ka një peng, shkrimin e veprës së tij më të mirë, të cilën ende nuk e ka shkruar.

A është i lirë shtypi sot?

Të flasësh për lirinë e shtypit, është relative, pse jo dhe pak e vështirë, pasi liria ka vetëm një emër dhe vetëm një kuptim LIRI. Në Shqipëri unë e them me bindje se kjo liri është relative dhe natyrisht e interpretueshme. Shtyp të lirë unë do të quaja atë shtyp apo media që ka si bibël të VËRTETËN, dhe kjo aktualisht është ende një dëshirë apo një postulatë, se sa një realitet. Realiteti flet për shtyp të angazhuar dhe partiak, pra shtyp që ndërvaret në ekzistencën e vet nga biznesmenë, të cilët e duan gazetën, radion apo dhe televizionin për t’a përdorur në interes të biznesit dhe klaneve të tyre. Po kështu dhe shtypi partiak, i cili dihet është një shtyp i angazhuar politikisht dhe i shërben asaj partie që e financon. Në Shqipëri është ende herët për të folur për një shtyp të lirë, pasi asnjë gazetë, radio apo televizion nuk siguron ekzistencën nëpërmjet tregut mediatik. Të gjitha këto produkte medaiatike kanë si bazë të mbijetesës thjeshtë financuesit, të cilët në shumicën e rasteve janë dhe editorë apo shefa “të mëdhenj” pra më drejt -bosët. Natyrisht këta “bëjnë dhe ligjin” për editimet e tyre. Në ndonjë rast këta “shefa” mediatik apo bosa janë dhe vanitozë cinikë apo edhe mediokër. Por natyrisht, krahasuar me shtypin e para viteve ’90, kur diktatura kontrollonte çdo germë dhe çdo fjalë, tashmë ka mjaft elementë të shtypit të lirë që demonstrohen mjaftueshëm në shumë organe dhe media. Këtë gjë uroj ta thellojmë më tej dhe ta shndërrojmë në një devizë të qartë për shtypin shqiptar që të ketë për bibël vetëm të VËRTETËN...



Cikël poetik nga Vasil Tabaku 


TË PUTH KOSOVA IME

E dua Kosovën
E dua
dhimbjen e sajë prej guri
E dua
driten prej ënderrash
Ndërsa buron
mbi shpresën tonë të përgjakur...
Kosovë,
ti dashuria dhe dhimbja ime
praj ajri, drite dhe qiejesh,
hedhur mbi supet e mi
si balada zjarri .
Kosovë
ti dashuria
dhimbja ime prej shiu
dhe rrufeshë përveluese.
Mbi malet e bardhë
si aedë popullor.
ku këga mbetet lart
si një aureolë dielli
Të puth Kosova ime
Ti zemra ime.
Dashuria ime.
Dhimbja ime
Malli im,
Mëngjesi,
mesdita
dhe mbrëmja ime e fundit....

Tirane mars 2008


Përtej vdekjes

Kosova ime
Unë pash
Si digjej fjala
Zjarret të ngrinin në horizont
Si diej të ftohtë akulli
Zërat e akullt ecin në rrugë
Statujat e munguara
midis njerëzve statuja.
Bota
Lexonte heshtjen
Me zë të lart…
Me buzëqeshjen ndër duar
Kosova
Me varret më të bukur se shtëpitë,
Mermerit ngadale..
Ju të vdekur të gjallë
Për ku nxitoni?
Përtej vdekjes
Matan jetës
Kush mund t!ju presë…?
Nga vini ju të gjallëvdekur
Me ecjen
e thyer, me fjalën e vrarë
Ju të vdekur të gjallë
Mbështjellë me qefinin e heshtjes sonë?

Prishtine korrik, 2008



Bashkëkohore

Vështroj zogun
si digjet i dehur
në këngën e vet
Ndër duar
mbaj rruzujt përvëlues të lotëve…
Kam fjetur
në shtratin e dhimbjes
mbi xhamat e thyer të heshtjes…
KOSOVA për mua
ende mbetet një fjalë e palexuar…
Eshte ende e palexuar dhimbja fisnike
Dhe emrat e martireve te KOSOVËS
Të palexuar janë
Zërat e fëmijëve në agun I lirisë
Është ende i palexuar
Zjarri i shpirtit te KOSOVËS…

Janar 2009


Baladë Kosovare

Shpirti im
n jë tufë zjarresh
nëpër muzgun e trishtuar.
Zog i vrarë
regëtinë
zemra e kafshuar…
KOSOVË
Kaprollja e bukur e BALLKANIT,
për ty
dhe tërë errësirsn tënde
Kam në dorë
një qiri të ndezur.
Digjen gishtat e mi
ndizen shpresat…
Mbase ndrijnë ca çaste…



Ajkuna vajton Omerin

Shtator heshtjeje
Kam ndalur
Mbi bjehsket e KOSOVES …
Mbi qerpikët e gjatë
Hëna
Ka mbetur si krah pëllumbi
Ngatërruar nëpër degë…

Poshtë degëve lëvizëse
Bie shi…
Me retë e zeza
Ka mbështjellë flokët e bukura,
me një copë qiell
Ajkuna
Fshin lotët e derdhur për Omerin

Vetëtimat
Ka varur në qafë
Me yjet si gurë të çmuar.

Dhimbja
Malet ka mbuluar tej e ndanë
E sinqertë si dëbora
E ftohtë si bryma…

Gjakove , shtator 2009


EPOSI SHQIPTAR

Një Yllësi
Në formim e sipër.
Nebuloza e fjalëve
Vërtitet midis telave te lahutës
Në goditje madhështore
Me emrat e Mujit e Halilit,
Me vajin madhështor të Ajkunës
Një qarje
që rrëqeth planetët dhe njerëzit
Me qumështin mitik të Zanave
Dhe pluhurin qiellor
Të kuajve të kreshnikëve...
Bota
ka shtangur
Dëgjon këngët hyjnore
Nga gurrat e zërave të aedëve popullor.
Gjithçka
është në vazhdim e sipër.
Turravrapi i Kreshnikëve të Jutbinës
Shkund Tokën.
Krijimi i Botës
nuk ka mbaruar ende,
Ashtu dhe Eposi
Punëtorët e këngës
E latojnë,
e gdhendin,
e përsosin çdo ditë...

Nga sqetullat e Bjeshkëve
Si prej Brinjës së Adamit
Dalin Kreshnikët e fundit...
A mund të jenë të fundit?
Trualli i Eposit
Çdo shekull,
lind Kreshnikët e vet.
Një truall zjarresh
dhe pasionesh të mëdha
Me shpërthime ndërplanetare
Në Yllsinë tonë
Mbi krahët e zogjve
Shtegtojnë drejt legjendave
Emrat e djemve shqiptarë
që mbajnë mbi supe
Historinë dhe të vërtetat e mëdha...

Tokë e Dardanisë
Stuhitë
të puthin fytyrën prej drite dhe bore
Re të mëdha
Shpalosin
ëndrra si flamuj këngësh
Mbi blunë drithëruese të qiellit...
Kori i Zanave
Pagëzon përjetësinë e djemve
Ata
janë bërthama e Kreshnikëve
Agime polare të dashurive të pashpallura
Energji kozmike
Të ndrydhura
Brenda hapit elegant te vajzave si trille bukurie
Fytyrat e tyre
Janë zemra e yjeve
Me regëtima provokuese
në largësi shekullore
Vetëm në Epos,
brenda Eposit
Dhe njerëzit e trojeve epike të Shqipërisë
Mund ti prekin
Ti puthin
Ti marrin ndër duar
fytyrat e yjeve
Kujdes
Zjarri i tyre
është ende në veprim të plotë

Bota
Vazhdon krijimin e mrekullive
Gjithçka
Është ende në fillimet e veta,
edhe eposet...


TË IKËSH NGA ATDHEU…

Të ikësh…
Ku të ikësh
Me një qiell dhimbje
Mbi shpinën e kërrusur,
Me një brez rrugësh
Të thurur
Rreth mesit
Dhe një trëndafil
Të vyshkur
Në cep të syve
Ku lotët
Ujitin kopshtin e shpresës
Të ikësh
Për ku të ikësh
Mali im I vendlindjes
Kërrusur
Nën peshën e varfërisë
Me dhimbjen
Dhëmbshtërnguar
Dhe urinë e fëmijëve
Të mbetur peng
Në duart e ashpra
Plot plasaritje
Nga mungesa e punës…
Të ikësh
Po ku të ikësh
Kënga ime
E shndërruar
Në vajtim të heshtur…
Pas kam lënë shtëpinë
Me ëndrra të thara
Si degë pemësh të prera
Kam lënë varret
Dhe dashurinë time të parë
Puthjen e pafajshme
Dridhjet e supeve
Dhe dënesën e trishtë
Ku heshtja
Ndërton një çerdhe
Për zogjtë jetim..
Eh
Të iki
Po ku të iki
Rruga ime e fëmijërisë
Ku flenë ecjet e mia
dhe vrapimet
hapat e mi prej gjethesh
dhe plagët e trëndafilta
nga gurët e kalldrëmit…
Të iki
Po ku të iki
Shqipëria ime
Zonjë e madhe
Dhe fisnike…
Shqipëria ime e braktisur
Shqipëria imë e plagosur
Shqipëria ime e grabitur
Shqipëria ime e zhgënjyer
Shqipëria ime e bukur
Me vraga lotësh
Nëpër sytë e plasaritur
Nga pritja e gjatë
Shqipëria ime e mrekullueshme
Tradhtuar mizorisht nga politikanët…
Të iki
O Zot
Po ku të shkoj
Me këtë peshë dhimbjeje
dhe brengash pafund
Ku të ndalem
Në cilin shteg
Në cilën portë
Në cilën strehë…
Ah Shqipëria ime
Po iki
Me njërën dorë
Tek gjoksi yt amësor
Dhe dorën tjetër
Tek dhimbja jote e pafund…
Po iki
Shqipëria ime Shqipëri
Ti krenaria ime
Malli im i pashuar
Magjia e ëndrrës
Dhe mrekullia e shpresës…
Ah, po iki Shqipëria ime
Më fal
Për këtë ikje
Por nuk ka rrugë tjetër
Ka vetëm ikje…
Me fal Shqipëria ime
Dashuria dhe malli im
Shpresa dhe drita ime
Më fal Shqipëri…















PRISHTINA

Miqve te mi poet te Kosovës
Një toke
E bere prej shpirtit tim
Prej dhimbjes dhe krenarisë
Prej dritës dhe zjarrit te zemrës sonë…
Prishtine.
Emri I identitetit tim shqiptar
Fjala e dashurisë sime te madhe
Dhe puthja prej qielli
Ku përqafohen horizontet…
Kam rene ne gjunjë para teje
Qytet i lirisë.
Nëpër gurtë e rrugës
Lëmoj hapat e heronjëve
Jeta e tyre
Është shndërruar në buzëqeshjen tende
Na mallin tënd,
Në përqafimputhjen
Dhe lotëdritezimin tënd Prishtine…
Jam dashuria jote
Jam zëri yt prej pike loti
Dhe grimca lumturie pakufi
Jam zambaku i çelur ne kraharorin tend
Prishtine,
Frymëmarrja jote
Mbush qiejt
I jepe jete gjithë bijve te KOSOVES
Nëpër krahët e plagosur te rruzullit
Ata si zogjtë
Presin tu forcohen krahët
Për te rendur ne një fluturim pakthim
Drejt teje Prishtine…
Epokat
Shfletojnë horizontet
Si fletë te historisë
Përmes gjëmimeve te viteve
Gishtat e mi te druajtur
Shkruajnë kryeemrin e paqës
Prishtine…


KUMANOVË 2015

Një sulëm i pabesë i ushtrisë maqedonase
ndaj popullsisë shqiptare në Kumanovë
Pse ma vratë dhimbjen?
Ngjyra e gjakut
Është bërë
E kuqja e dridhshme
E ditës
Me emrin KUMANOVË…
Petale
Trëndafilash të gjaktë
Mbi plagët e mia
Prej shqiptari
Të prerë në besë..
Ku është
Buza e përzhitur e lirisë
Lotët e shiut
Dhe buzëqeshja e vrarë
E dashurisë sime
Të mbetur peng
Në rrënojat e dhimbjes
Ku qyteti që flet shqip
Që ëndërron shqip
Që këndon shqip
Që dashuron shqip
Që jeton shqip
Qyteti që zemrën e ka shqiptare
Sytë me dritë Shqipërie
Me krenari shqiptare
Dhe trimëri shqiptare
KUMANOVA
Më sytë nga drita e LIRISË
Atje
Ku zgjohen
Ditët me frymë Shqipërie
Të puth qytetit im
Më fal që nuk munda
Të ti ndalja plagët e hapura
Nga plumbat e pabesisë
Dhe pabesia e njerëzve
Të vdekjes së trishtë
Me emër të huaj të shkisë..
Më fal KUMANOVË
Që nuk munda
Të ndal rrjedhjen e gjakut
Dhe të çel gjithë lulet
Për dashurinë tënde të madhe
Që di të flas vetëm shqip…


EDHE QIEJTË GJUNJËZOHEN…

…sepse zëri im
Udhëton
Mbi shpinën e rrufeve
Nëpër rrugët e muzgjeve
Ku qajnë dashuritë…
Bota
Është ndërtuar
Prej gurëve të zjarrtë të yjeve
Dhe puthjet tona
Rendin këmbëzbathur
Mbi drithërimat e vetëtimave
Me përqafime zjarri
Ku pak nga pak
Digjet heshtja e virgjër
Mes mijëra dashurive
Unë
Njoha buzët e tua të trëndafilta
Që prisnin aty
Ndoshta që nga përtejjeta
Nga përtejdashuria
Dhe zgjonin stuhitë e puthjeve…
Ne nuk e denim
Dashuria jonë
Ishte djepvarri ynë
Dhimbjeëndërra jonë
Dhe dëshpërimi
I ngritur në një vargmal vuajtjesh
Përtej durimit dhe forcës
Përtej shpresës
Nën ylberet e shndërritshme
Të pasioneve të përflakura…
Nuk e dinim
Se jeta jonë
Liria e shpirtit rebel
dhe guximi barbar
përgjoheshin
nga sytë zezanëve
të veshur me pushtet
perandorë të pakurorëzuar
O Zot!
Përse e gjithë kjo…
Ne vinim
Nga fushat e pafund të lirisë
Ku kuajt e azdisur të puthjeve
Pushtonin hapësirat e pafund
Të pasioneve të marra
Dhimbje krenarë
Që nuk njohin asnjë pushtet
Dhe perandori…
Ne jemi dashuria
Jemi liria
Dhe qiejt madhështor
Ku zgjohen gjithë mrekullitë…
Jemi triumfi i të kaltrës
Magjia e të kuqes së trëndafilit
Dhe perëndia e përqafimit….


SHPIRT GRUAJE

…sepse buzëqeshja
E ka burimin
Tek puthja jote e trëndafiltë…
Një krua zërash
Derdhet mbi supet e mi
Fjalë të shndërritshme,
Me kristale drite
belbëzime magjike
nën ofshamën e kaltër
të zambakut që çelë
në kraharorin tënd dehës…
…sepse aty
Përkulen edhe Perënditë
Gjunjëzohem unë
Duke pritur
Bekimin e puthjes….
Gjithçka
Mbanë psherëtimë gruaje
Përkëdheli pafund
Një lëndinë ledhatimesh
Dhe drita shpërthyese
E qiejve të dashuruar…
Shpirt i madh gruaje
Ku Bota
Ka zbuluar
Folenë e vet magjike
Shpir gruaje
Ku rënkojnë oqeanet
Dhe shpërthejnë detet
Ndërsa gjithë krojet e Botës
Derdhen
Nëpër trupin tënd skllavërues…
Jam rob i kurmit tënd mahnitës
Ndër duart e mia
Zgjohen të trembur
Pëllumbat e bardhë të gjinjve
Duart e tua prej ëndrre
Më prangosin
Me përqafime
Ndërsa ti më thua,
Mos ik
Rri i dashur
Rrime mua
Gjersa të thinjet me ne dashuria,
Mos ik
Eja të zgjojmë fëmijët
Nga puthjet tona
Të ndërtojmë Botën
Dhe të bëjmë të lumtur
Vet LUMTURINË
Eja më thua
Mos ik
Mos e braktis
Këtë shpirt të bukur gruaje
Jepi vlerë dhe kuptim
Natës sonë të dashurisë
Dhe falëm qiejt
Për të prerë
Fustanet e mi të marrëszisë…
Eja,
Mos ik
Bëhu Zot i këtij shpirti gruaje
Ngrihe dhimbjen time
Mbi malet e trishtë
Dhe falëm vetëm dashuri…

10 gusht 2015

NEVERIA



Pështjellim marramendës
Përpara këtij realiteti
Ku trishtimi
Ndërton rrugën e vet
Me një kalldrëm prej lotësh…
Neveria
Mgrihet
Mbi shpinën e krrusur të dhimbjes
Mbi ty politikan cinik
Njeri mediokër,
vrastar
I pashpirt dhe zezan i zi
Neveria
Ngrihet e heshtur
Pa fjalë
E dridhëshme,
njerzore
Dhe fisnike
Ndërsa tej në horizont
kalon vetura luksoze
pluhuri i së cilës
vret të sotmen time…
Neveri
Fjalë prej akulli
Dhe klithma të mbytura
Mbi njeriun e rëndomtë
të politikës
Njeriun
Që grabiti tinëzisht
besimin tim
njeriu
që vrau me buzëqeshjen e vet
prej djalli
dlirësinë time
puthjen e ciltër
të mbetur varur
në cep të Hënsë
dhe përqafimin
të mbetur
si një shall gri
mbi dëgët e pemëve pa gjethe
Neveria
Shëtit
Nëpër qytetin tim
Dhe mbledh
Coprat e dhimbjes
Të mijëra e mijëra të tjerëve
Duke ngritur
Një mal të kristalt
Mbi ditën pa diell
Ku i pushtetëshmi
Veshur firmato
Shkel
me këpucët e shëndritëshme
Mbi shpirtin tim
Të rivrarë…
Neveria
Më merrë për dore
Drejt
dyerëve të mbyllura të heshtjes
ku qajnë
kuajt e hazdisur të zemrimit
me drojtjen e zgjimit të fuqishëm…



TI NJERI I ZI I POLITIKËS



…se ai vjen nga askund
Dhe shkon askund,
Një copë e ftohtë mermeri
Pa identitet
më rrëmben gjithçka
Më vjedh shpirtin
Më godit në dinjitet
Duart e pista
Zhyt gjer në brryl
Në dhimbjen time
Më vret…
Kush je ti
Zezan i zi
Nga cfarë hapsire vjen?
Nga cfarë humnerash
Shpërthen
Paioni yt shpirtshkatërrues?…
Ti që gjithcka të bukur
Rrëmben
Dhe shndrrohesh
Në një sfinks të vërtetë?
…sepse
Ti nuk ke buzë
Për puthjet
Ti nuk ke zemër
Për drithërimat e mia
Ti nuk I njeh lotët
Mbretërinë e trishtë
Të varfërisë tronditëse
Dhe brengën
Prej një mali të akullt…
Ti gjithcka
E ndërton me pushtet
Por unë nuk e di
Nëse ndonjëherë
I ke parë trandafilat
Si vyshken
Zambakët
Të përgjaken
Dhe zogjtë të heshtin?
Ndërsa
Këputen mbi tokë
Si pika të vdekura
Me këmngën e vrarë
Në fluturim
Ti vraseskënhësh
Ti grabitës gëzimi
Dhe ndërtues i dhimbjes
Arkitekt i zi
I brengave dhe varfërisë
Ti mashtrues
Përdhunues i fjalës
Dhe bastard i lirisë
Më ke borxhë
Lumturinë
Dhe një jetë pritjej
Për të jetuar si NJERI…




MASKARENJTË



Buzëqeshja e tyre
Një enjgjell i vjedhur nga mirësia
Poshtë maskës së buzëqeshjes
Një fytyrë e neveritëshme hakmarrse
Plot mllef ndaj nesh
Plot ligësi ndaj kohës
Dhe plot zezim ndaj dritës…
Nëpër fjalët e tyre
Unë shoh si vdes e vërteta
Kufoma e dashurisë
Hesht
në arkivolin e buzëve të maskarenjëve
Shpirti i tyre
është thjesht një natë e zezë
me lulet e hidhura të së keqes…
Ata kurr nuk e ditën
Cfar është dashuria,
Ata kurr nuk njohën perqafimin
Dhe magjine e puthjes…
Maskarenjtë
Edhe shpirtin e shesin,
Edhe zemrën
e kan shëndruar në mall tregu
Maskarenjtë
Edhe token e shenjte te Atdheut
E mohojnë
E japin peng
Maskarenjtë që nuk e njohin ngjyrën e bardhë
Jan miqë vetëm me natën…
Maskarenjtë
Vrasës të padukshëm të miqësisë
Dhe armiq të eger të së vertetës
Meritojnë vetëm një emr në shqip
Maskarenjë…





PËRTEJ PRITJES



Veshur me buzëqeshje
sikur mbi supe
të kishe hedhur
pelerinën e argjendtë të hënës…
Dhe Bota…
luante me luftërat
dashuritë
puthnin vdekjen
në buzët e ftohta.
Liria ishte kryefjala e ditës
ishin mbaruar fjalët
kufoma këngësh
ndërtonin qytetin e heshtjes
Vendi im
përmes plagësh
përshëndeste
dritën që zbriste nga qiejt.
Me litar rrufesh
sa i gjatë ky tranzicion
kjo pritje e thinjur shpresash
mbi krah zogjsh të uritur…
Oh tepër e gjatë
pritja përtej pritjes…

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...