Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/04/24

BOTA INTELEKTUALE E PLAVË GUCISË- prof. Idriz (Xhemë) Ulaj

 


Idriz (Xhemë) ULAJ u lind më 10.08.1942 në Vuthaj, Plavë. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje,  shkollën normale në Prizren, fakultetin filozofik (dega gjuhë e letërsi shqipe) në Prishtinë. Më 1967 filloi të punojë  mësimdhënës në shkollën fillore “Gjergj Fishta” të Prishtinës, pastaj në shkollën e mesme teknike “19 Nëntori” në Prishtinë, në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë dhe, në vitin 1971 – 2007, lektor-gazetar në revistën javore “Zëri i rinisë”.

 

Idriz Ulaj është krijues që ka bërë emër në letërsinë shqipe. Ai kaherë (1962) ka filluar të botojë vjersha për të rritur dhe për fëmijë nëpër revista e gazeta.

Krahas poezisë, shkruan edhe prozë dhe satirë (në satirë me pseudonimet: Grethzori, Shokzori etj.)

Poezitë e tija janë përkthyer e botuar në gazeta e revista në gjuhët: kroatisht, turqisht, sllovenisht, serbisht, rumanisht, suedisht etj.

 

Merret edhe me studime etnografike. Ka botuar disa artikuj mbi gjenezën e shqiptarëve të Plavës e Gucisë. Nga ky lëmë, nga gjuha malazeze ka shqipëruar, përgatitur dhe botuar dy libra etnografikë-historikë për Malësinë e Madhe dhe për Krahinën e Plavës dhe Gucisë, materiale të regjistruara, të sistemuara dhe të arkivuara në vitet 1915 – 1921 në arkivin e Cetinës etj.

 

Idriz Ulaj njihet edhe si shqipërues i poezisë së poetëve malazezë, sllovenë, boshnjakë etj.

 

Është i përfshirë në disa antologji, monografi dhe leksikone të shkrimtarëve brenda dhe jashtë trevave shqiptare:

“Në prehër të jetës së re”, doracak për nxënës të shkollës fillore…, grup autorësh. Botues: Enti Republikan për Përparimin e Shkollave, Podgoricë, 1976

“Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë – shkrimtarët e Kosovës”, N. Duraku. Botues: Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, Agjencia e Autorëve të Kosovës dhe Redaksia e Botimeve të Kosovës, Prishtinë, 1984;

“Leksikoni i shkrimtarëve të Jugosllavisë”. Botues: Shoqata e Shkrimtarëve të Vojvodinës, Novi – Sad, 1986;

“Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë”, 1501 – 1990, H. Hasani. Botues: “Shkëndija”, Prishtinë, 1994;

“Dritaren lëre hapur”, autorë shqiptarë nga Mali i Zi, Art CLUB, Ulqin, 1999

“Portrete shkrimtarësh”, D. Behluli. Botues: Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë, 2002;

“Bibliografia e revistës KOHA”, 1978 – 1989, T. Foniqi. Botues: Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, Prishtinë, 2004

“Degë e drurit të urtë”, Letërsi e bukur shqipe për fëmijë e të rritur, H. Ulqinaku. Botues: Asociacioni “Ulqini”, Ulqin, 2008;

“Dritaren lëre hapur” (shqip – kroatisht). Botues: Qendra e Mërgimtarëve të Malit të Zi – Podgoricë, Bashkësia Nacionale Malazeze – Zagreb, Zagreb 2010;

“Albumi i shkrimtarëve shqiptarë” (në 100 – vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë), S. Gashi, Prishtinë 2012;

“Urtësi nga më të shquarit e kombit”, R. Greiçevci, LSHK, Prishtinë, 2012.

 

Idriz Ulaj është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Është bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit Albanologjik në Prishtinë.

 

Jeton në Prishtinë.

Deri tash ka botuar këto vepra:

“Këngë popullore nga Gucia”(në 100-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit), f.128, botim i autorit, Prishtinë, 1978;

“Prizma” (poezi), Redaksia e botime “Rilindja”, Prishtinë, 1980;

“Edhe një orë dritë” (poezi), “Pobjeda” – KOHA, Podgoricë, 1980;

“Zilet e gëzimit” (bashkautor), libër leximi për klasën e dytë të shkollës fillore, ETMMZ, Podgoricë, 1983;

“Mjekësi popullore botërore”,f.248, KOSOVARJA, Prishtinë, 1994;

“Zilet e stinëve” (poezi për fëmijë e të rritur), URA, Prishtinë, 2007;

“Këngë dhe vajtime nga Krahina e Plavës dhe e Gucisë”, f. 442 , Instituti Albanologjik – Prishtinë, 2009.

“Prozë popullore nga Krahina e Plavës dhe e Gucisë”, f. 342, Instituti Albanologjik – Prishtinë, 2011.

Dhe “Vite me dy stinë”, LSHK, 2012, Prishtinë.

 

Ka shqipëruar dhe botuar këto vepra:

 

“Nahija e Plavës dhe e Gucisë”, nga Andrija Joviqeviq (“Plvsko-Gusinjska Oblast“,  etnografi dhe histori, 1921), “TREND“, Prishtinë, 2009;

“Malësia”, nga Andrija Joviqeviq (“Malesija“,etnografi e histori, 1923), shtypshkronja “URA”, Prishtinë, 2010;

 

Bota Intelektuale e Plavë Gucisë : Hasan Isuf Gjonbala (22.02.1935- 3.11.2012)

 


\\\





Hasan Isuf Gjonbalaj u lind në Vuthaj me 22 Shkurt l935. Shumë vite punoi mësimdhënës, në fillim në vendlindje e pastaj në Pejë ku punoi edhe përkthyes. Në Pejë jetoi deri kur ndërroi jetë, më 3 nëntor 2012.

Hasani kishte filluar të shkruajë poezi qysh si nxënës i shkollës së mesme. Ndërkohë, që si krijues më i pjekur dëshmohet në kohën kur me ndonjë vjershë nis të paraqitet nëpër faqet e gazetave dhe revistave të kohës, kohë kjo kur Hasani ishte i pjekur në moshë, kohë kjo kur ky kishte bërë disa vjet pune si mësues në vendlindjen e tij, në Vuthaj, ku për së afërmi u njoh edhe me diskriminimin në arsim shqip, kur u njoh me plan-programet mësimore sllave në të cilat nuk ishte përfshirë as më e vogla vjershë a këngë shqipe e mos të flasim për kulturën, edukimin e historinë  kombëtare shqiptare. Ishin këto disa nga shtrëngimet shpirtërore të mësuesit Hasan të atëhershëm, shtrëngime këto që rezultuan edhe shtrezimet e para poetike që shpërthejnë me vargje, me metafora të kohës së ngulfatur. Më saktësisht, në vitin 1965 i botohet vjersha e parë në revistën “Jeta e re”. Vjersha kishte titullin joshës dhe simbolik “NANA”. Në këtë vjershë poeti komunikon me nënën për të gjitha ato të liga me të cilat ballafaqohej populli i tij, duke iu drejtuar me “Nanë pse më linde në kohë të kushtrimit Nanë pse me rrite në kohë të mjerimit|” , ku përbrenda një figuracioni poetik fshihej e shëmtuara të cilën e luftonte në vargje të kësaj vjershe dhe në ato që do t’i shkruaj pastaj. Dhe jo vetëm kaq. Botimi i kësaj vjershe sikur vë vulën e parë prej nga do të numërohet datimi i fillimit të krijimtarisë së Hasan Gjonbalajt, pra viti 1965, e për të korresponduar sot, më 2012, si përfundim 47-vjeçar krijimtarie, që njëherit sublimojnë thënien se krijuesit nuk vdesin kurrë.

Si bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit Albnologjik të Prishtinës,Hasan Gjonbalaj ishte nga rithemelimi i këtij institucioni (l968), kur iu kishte vënë punës në vjeljen e thesarit popullor nga terreni. Një pjesë e këtyre materialeve të mbledha e që ishin me interes iu botua në “Gjurmime albanologjike” dhe në revistat “Përparimi”, Prishtinë dhe “Koha”, Podgoricë.

Hasani ishte poet, por edhe mbledhës i urtisë popullore në krahinën e Plavës e të Gucisë dhe njohës i ngjarjeve me rëndësi historike të kësaj ane, figurave historike etj. Kështu, ai na la të botuara disa vepra zhanresh të ndryshme:

  1. “ Kelmendi – gjenealogjia e familjes Nikçi”,
  2. “Përmallime” (poezi për të rritur),
  3. “Stina me një krah” (poezi për fëmijë),
  4. “Në sy një mal” (poezi për të rritur),
  5. “Lufta e Nokshiqit-epope kundër copëtimit të trojeve shqiptare”,
  6. “Ali Pashë Gucia” (vështrim monografik),
  7. “Këngët historike në krahinën e Plavës dhe Gucisë”,
  8. “Epske narodne pjesme Plavsko-Gusinjskog kraja”; (Këngët epike në gjuhën boshnjake). Kontribut për dëshmi për ata që kanë burimin iliro-shqiptar, por e humbën gjuhën shqipe, për çka u mbesin në hak paraardhësve të vet.
  9. “Dritare e burgut tim” (poezi për të rritur),

10.”Rrëfimet e ajrit “(poezi për të rritur),

l1.”Sulli” në traditën popullore në krahinën e Plavës dhe të Gucisë”,

  1. “Krahina e Plavë-Gucisë me organizim të lashtë”,
  2. “Zhanica, Pepajt dhe Nokshiqi”,
  3. “Paria e Plavës dhe Gucisë 1878-l945”,
  4. “Rite e zakone”.

Si hulumtues e trajtues i disa temave nga tradita e krahinës së Plavës dhe Gucisë, temave  historike etj., 

Hasan Gjonbalaj mori pjesë në sesione dhe simpoziume shkencore vendore dhe ndërkombëtare si:

Simpoziumi “Shqiptarët dhe Evropa”, Prishtinë, l993; Sesioni shkencor “Mërgimi”, Prishtinë, l994; Sesioni shkencor “Lidhja Shqiptare e Pejës”, Pejë,1995; Sesioni shkencor “Lufta e Nokshiqit”, Nju Jork, l995; Simpoziumi shkencor “Ulqini në rrjedhat e kohës”, Ulqin, 2000; Seminari i katërt dhe i pestë ndërkombëtar, “Shkodra në shekuj”, Shkodër, 2000; “ Shkodra në Shekuj, Shkodër” 2002. Sesione shkencore “E Djathta Shqiptare”: Klinë dhjetor 2005, Orosh Mirditë korrik 2006, Istog maj 2007, Ferizaj korrik 2009, Shkup korrik 2009, Kukës shtator 2010.

Më pas punimet me të cilat mori pjesë në këto takime të rëndësisë së madhe shkencore ju botuan në libra të përbashkëta me autorët tjerë pjesëmarrës.

Në revista dhe gazeta në Pejë, Plavë, Prishtinë, Podgoricë, Tiranë, Nju Jork, Novi Pazar, Sarajeve etj, botoi poezi dhe materiale nga lëmenj të historisë, folklorit, etnologjisë, etnografisë dhe të humorit etj.

Është anëtar i Klubit të Shkrimtarëve të Pejës dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

Pas përkthimit të poezive dhe materialeve të mbledhura nga terreni, në gjuhën boshnjake  (l990-l995), publikuar në Sarajevë, Podgoricë dhe Novi Pazar, pranohet në “Udruzhenje pisaca Sanxhaka”, Novi Pazar (Shoqata e poetëve). 

Si dhe në “Udruzhneje Etiçara i Estetiçara Crne Gore”, Podgoricë, (Shoqata e etikëve dhe estetikëve). 

Ishte  edhe anëtar i Shoqatës të Lidhjes së Shkrimtarëve të vendlindjes, me seli në Plavë dhe LSHK-së.

 

 











Akademik prof.dr.Rexhep Ferri lindi më 1937  në Kukës (Shqipëri)

1958 mbaroi shkollën e mesme të artit në Pejë

1962 botoi poezitë e para nga cikli “Shëtitsit e vonë” në revistën letrare “Jeta e re” në Prishtinë

1966 u diplomua në Degën e Pikturës në Akademinë e Arteve në Beograd

1967 hap ekspozitën e pavarur në Galerinë e Qendrës Kulturore në Prishtinë

1968 hapi ekspozitën e pavarur në Galerinë Graficki Kolektiv në Beograd

1969 hapi ekspozitën e pavarur në Galerinë Darte II Cenacolo në Vicenca – Itali

1970 mbaroi studimet pasuniversitare në Akademinë e Arteve në Beograd

1971 merr çmimin e dhjetorit të Kuvendit të Kosovës

1972 merr pjesë në Bienalen Mediterane të Aleksandrisë në Egjipt

1973 hapi ekspozitën e pavarur në Galerinë Grafički Kolektiv në Beograd

1974 u zgjodh pedagog i Akademisë së Arteve Figurative në Prishtinë

1975 merr çmimin për pikturë të Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës

1976 hapi ekspozitën e pavarur në Galerinë Kulturni Centar në Beograd

1977 hapi ekspozitën e pavarur në Galerinë Lambert në Paris (Francë)

1978 botoi librin me poezi “Punë gjaku”, Rilindja, Prishtinë

1981 botoi librin me poezi “Qafa e diellit”, Rilindja, Prishtinë

1982 hapi ekspozitën e pavarur në Galerinë e Arteve në Prishtinë

1982 dhjetë artistë nga Kosova, Galeria Forum Zagreb

1983 hapi ekspozitën e pavarur në Galerinë e Arteve në Sarajevë

1984 botoi librin me poezi “Këmisha e bardhë”, Rilindja, Prishtinë

1985 merr pjesë në ekspozitën “Arti bashkëkohor i Kosovës” në Galerinë Breht në Munih – Gjermani

Rexhep Ferri, viti 1972 gjat nje ekspozite te ti në Beograd

1988 botoi librin me poezi “Trekëndësh me detin”, Rilindja, Prishtinë

1989 hapi ekspozitën e pavarur në Galerinë Vakko në Ankara, (Turqi)

1992 botoi librin me poezi “Në profil”, Rilindja, Prishtinë

1995 hapi ekspozitën e pavarur në Galerinë Kulla e Balshajve në Ulqin

1996 zgjedhet anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

1997 merr shpërblimin “Penda e artë” për poezinë më të mirë të botuar në revistën “Fjala” gjat dy mitingjeve të poezisë në Gjakovë

1997 hapi ekspozitën e pavarur në Galerinë Dodona në Prishtinë

1997 botoi librin me poezi “Ndoshta ishte dashuri”, Rilindja, Prishtinë

1998 botoi romanin “Atdheu im torzo”, Rilindja, Prishtinë

2000 zgjidhet anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

2001 hapi ekspozitën e pavarur në Galerinë Kombëtare në Tiranë

2003 botoi librin me poezi “Portreti i një vetmie”, Rilindja, Prishtinë

2004 botoi romanin “Frikë nga Gernika”, Onufri, Tiranë

2005 botoi romanin “Njeriu po kush tjetër”, Onufri, Tiranë

2006 botoi romanin “Shapo Albane”, Onufri, Tiranë

2007 botoi librin me poezi “Humbës i lumtur”, Toena, Tiranë

2007 mori pjesë në ekspozitën “L‘art moderne kosovar” në Cite internationale des arts – Paris

2008 botoi librin me ese “Historia e hijeve”, Onufri, Tiranë

2009 botoi romanin “Atdheu im torzo”, Onufri, Tiranë

2009 botoi librin me poezi “Harrimi antik”, Onufri, Tiranë

2010 ASHAK, Monografi për Rexhep Ferrin nga Gëzim Qendro

2011 botoi romanin “Britma e Munkut”, Onufri, Tiranë

Ne fotot Prof Dr Naser Ferri dhe akademik Rexhep Ferri prin varrit te heroit kombetar JAKUP FERRI

-2017-me rastin e 80 vjetorit të lindjes ASHAK ia organizoi ekspozitën personale

-2018-2019 Shtëpia Botuese “Onufri” është duke ia botuar veprat e përmbledhura:

1.Humbësi i lumtur (poezi)

2.Ndoshta dashuri (poezi)

3.Atdheu im torzo (roman)

4.Njeriu, po kush (roman)

5.Frikë nga Guernika (roman)

6.Britma e Munkut (roman)

7.Portreti në monedhë (roman)

8.Gabime të bukura (ese)

9.Ora me qyqe (ese)

Piktur e Akademik Rexhep Ferrit
Nê foto Akademik Rexhep Ferri, prof Dr Naser Ferri me djalin e tij Bindin dhe Mr.Arben Ferri pranë xhamisë së Ferrajve (sot e  Shaboviqve) xhami kjo e ndërtuar në vitin 1901 nga pesë  djemtë e Jakup Ferrit: Hasani, Mehmedi, Omeri, Agani dhe Emini të cilët e vazhduan rrugëtimin atdhetar të Jakupit.

Ndikimi i mbaresës sllave “iq” apo “viq” në mbiemrat e shqiptarëve

 









Nga HAJRULLAH HAJDARI

Paragrafi XXVII i vendimieve të Kongresit të Berlinit u jepte pak shpresë shqiptarëve sepse parashikonte në formë impereative se bindjet fetare dhe feja nuk mund t’i ndalohet asnjë individi, si shkak i përjashtimit sa i përket gëzimit të të drejtave civile dhe politike. Fatkeqësisht Mali i Zi asnjëherë nuk veproi sipas dispozitave të paragrafit në fjalë, përkundrazi vepronte ashtu që nga koka e çdo banori të aneksuar shqiptar tentonte të shlyente çdo gjë që ka të bëjë me identiten kombëtar shqiptar.

Shkombëtarizimi dhe asimilimi i shqiptarëve u tentua të kryhet nëpërmes formave të ndryshme siç janë mohimi i shkollimit në gjuhën shqipe,  mospunësimi në administratën publike e deri në sllavizimin e mbiemrave dhe vendbanimeve. Në kuadër të këtij qëllimi filloi veprimi, i pabazuar në dispozita ligjore, i ndërrimit të identitetit të individëve dhe familjeve shqiptare duke iu “qep” një arn sllav në mbiemrat e shqiptarëve. Me këtë veprim ato mendonin se mbiemrat në trajtën sllave, pas një kohë jo shumë të gjatë, do të kenë ndikim në formimin e ndjenjës kombëtare malazeze tek shqiptarët dhe në këtë mënyrë asimilimi i tyre do të jetë më i shpejtë dhe më i suksesshëm.

Menjëherë pas aneksimit të tokave shqiptare Mali i Zi organizoi regjistrimin e popullsisë (23 qershor- fundi i korrikut 1879) në tokat e zaptuara. Regjistrimi ishte i pasukseshëm pasi shumica dërmuese e popullsisë muhamedane dhe një pjesë e popullsisë katolike refuzuan të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë dhe kështu nuk patën mundësi që me një akt zyrtar të sllavizojnë mbiemrat e shqiptarëve. Po si ndodhi dhe sa zgjati procesi i sllavizimit të mbiemrave shqiptare?   

-Kapetaniae e Tivarit

Në vitin 1880, Tivari numronte 346 familje nga të cilët 279 ishin shqiptarë ose 77% të popullsisë, çka tregon se Tivari ishte qytet shqiptar. Në regjistrin e familjeve muhamedane (shqiptare) me mbaresë sllave ishin regjistruar vetëm këto familje:  Jetan Lovroviq, Osman Lovroviq, Uso Lovroviq,Jeto Canoviq, Jeto Seferoviq, Rustem dhe Fatime Krçikoviq, Oso Sharoviq,Smajl Çobiq, Bajro Çobiq, Ajdar Sholiq, Hysen Hoxha Sholiq, Jasho Divanoviq,
Oso Divanoviq, Emro Divanoviq, Hysen Divanoviq, Dulo Sinanoviq, Mehmed Usiq, Ahmet Skejoviq, Dulo Jokoviq, Osman Bajramoviq. Vitin tjetënë librin e haraçit pothuajse mbiemrave të të gjitha familjeve u është shtuar mbaresa sllave “iq” apo “viq”. Të gjithë të punësuarit në sektorin publik apo përfaqësuesit në organet shtetërore në Tivar ishin malazezë dhe pastaj kërcënimet  dhe presionet ndaj shqiptarëve mund të kenë ndikuar në përqafimin e mbaresës sllave aq shpejt!

-Kapetania e Shestanit

Vendosja e mbaresës sllave në mbiemrat e banorëve të Shestanit pjesërishi filloi në vitin 1883. Sipas Protokolit të haraçit, nr. 18/12, për vitin 1883, mbiemri i familjeve shqiptare shënohej në trajtën e të folmës sllave por pa e shtuar mbaresën sllave “iq” apo “viq” si përshembull: Në Kurt Ceka Repaz (shqip:Rjepsi), Sala Husov ( i Hysit), Gjon Perov ( i Pjetrit), Hoxha Muhov (Ftjan) Fatima Smajlina (e Smajlit – Bes), Zeko Osmanov (i Osmanit – Muriq) etj. Në Shestan. Në vitin 1888 në Shestan ende 19 familje evidentohen pa mbaresën sllave. Familjet Pecaj, Pekaj dhe Margjonaj tani më e kanë të vendosur mbaresën sllave dhe u bënë Peciq, Pekiq dhe Margjonoviq. Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 1889, mbiemrave të të gjitha familjeve shqiptare në fshatrat Draçevicë.Vuçdabaj, Marstjepaj, Gjuraç dhe në Shestanin Nalt u ishte vendosur mbaresa “iq” apo “viq”. Ndërkaq, në fshatrat Pinç, Bes, Muriq dhe Ftjan,, ku shumica e popullsisë janë myslimane, dhe Ljare, ky proces shkon më ngadalë. Kështu në Pinç nga 28 familje vetëm 11 prej tyre u sllavizuan:Gjon Markoçeviq, Asan Rexhoviq, Pal Kolec Baliq, Gjon Leka Baliq,Kolë Leka
Baliq, Gjon Luca Maroviq, Prenç Gjura Gjuroviq, Gjon Kola Peroviq, Avdyl
Alija Osoviq, Gjon Kola Peroviq , Prenç Peroviq. Në fshatin Ljare prej 84 familjeve mbiemrat iu sllavizuan vetëm 12 prej tyre: Mac Luca Pervuçiq, Ded Uka Dreviq, Kolë Gjurgjeviq, Gjon Belloviq, Kol Gjergja Malloviq, Mac Gjeçi Baliq, Osman Brahim Gjurgjeviq, Ramo Tahir
Lukaliq, Pjetër Luca Kaliq, Gjergj Pjetra Jakiq, Isuf Osman Gjurgjeviq, Can Alil Zeloviq. Në fshatin e Ftjanit, si edhe në disa raste në fshatra të tjera, emrit të
babait i shtohet mbaresa sllave kështu që Nasuf Omeri bëhët Omeroviq, Isuf Bala bëhët Baleviq, Mehmet Cuf Hoxha bëhet Oxhiq ndërsa Selë Bajrami bëhet Bajramoviq. Në fshatin Bes dhe Muriq nga 86 familje mbiemri u sllavizohet vetëm 8 familjeve: Nuro Met Oxhiq, Smajl Alil Alloviq, Nuro Ibrahim Likoviq, Beqo Ramo Avdiq, Usein Meto Praiq, Beqir Smajl Llagjeviq, Meto Smajl
Baliq, Omer Selmanoviq. Megjithate, në periudhën 1900-1904 të gjithë mbiemrat e familjeve në Kapetanin e Shestanit sllavizohen.

-Kapetania e Krajës

Në bazë të shenimeve që disponojmë për vitet 1878-1903, edhe në Kapetaninë e Krajës sllavizimi i mbiemrave të familjeve shqiptare fillimisht është tentuar të bëhët duke i regjistruar në trajtën e të folmës sllave. Familjaret regjistroheshin sipa emrit të babait ose fshatit të tyre. Si përshembull:

Dul Selimi u bë Dulo Selimov, Zaga Beqiri u bë Zago Beqirov, Bejtja Mahmutit u bë Bejto Mahmutov, Lani Nezirit u bë Lano Nezirov, Dani Osos u bë Dano osov ose Dul Smajli nga Qyrjani u bë Dulo Smail Qurjanin, Beqir Zaga nga Sjerçi u bë Beqir Sjerçiq, Etëhem Mahmut Boboshti, Tahir Lika Boboshtnjanin, Ramo Imer Blaca, Lan Neziri Alibrahimoviq, Cufo Canov Ramushiq, Man Hasan Runjiq, Alija Etemov Kostanja ose Kostanjinaçin etj.Dono Osov Matogoshiq (Matgueshi) etj. Ndërkaq, në regjistrat e familjeve kranjane (Kraja Perendimore nga Qyrjani deri në Ftjan), të vitit 1905, vërejmë se mbiemrat e të gjitha  familjeve janë sllavizuar duke iu shtuar mbaresën “iq” ose “viq”. Në Krajë në vitin 1905 vetëm familjeve të Hajdarajve nuk iu shtua mbaresa sllave, nga harresa apo mospranimi kjo nuk mund të vërtetohet. Por në vitin 1906 edhe mbiemrat efamiljareve të këtij fisi  u sllavizuan duke i regjistruar si Ajdariq ( malazezët më vështërësi e theksojnë shkronjën H) e disa vite më vonë si Hajdaroviq. Kjo tregon më së miri se qëllimi i malazezëv e nuk ishte të kërkonin burimin e mbiemrit por t’i sllavizojnë ata me çdo kusht e në çdo formë.

-Kapetania e Trieshit

Sipas regjistrit të familjeve të kësaj Kapetanie të vitit 1883 (ishin regjistruar 130 familje), ku bënin pjesë fshatrat Nikmarash, Muzheck, Budzë, Stjepoh, Benkaj, të gjithë mbanin mbiemrin e parardhsëve të tyre, çka do thotë pa mbrapashtesën “viq” ose “iq” si përshembull: Marash Marku,
Palo Smajlov (i Smajlit), Prek Luka, Mirash Prela, Luc Hasi, Prentash Leka,
Marash Kaculi, Shab Smajli, Nikë Gjeloshi, Micin Bici, Gjel Deda etj. Edhe në regjistrin e vitit 1889 (150 familje) familarët ishin registruar kryesisht sipas mbiemrit të babajt si përshembull: Marash Markov, Smajli Prençit, Gjon Nika, Pretash Leka (Nikmarash), Marash Gjoka, Prenç Pali,Zef Ujka (Budzë),Tom Prenka, Lek Stoka, Vata Martinit (Stjepah), Nik Peka, Tom Keqati,Dem Smajli (Delaj), Kol Deda, Prenka Ujkut, Mrika Deds (Benkaj). Në vitin 1904, të gjitha familjet (171) janë regjistruar me mbaresën sllave “iq” apo “viq”. Siç shihet në vitin 1904 në Kapetanin e Trieshit përfundon aksioni apo veprimi i përqendruar për synimin e caktuar të malazezëve – sllavizimi e më vonë asimilimi i shqiptarëve. Kështu në Nikmarash na paraqiten mbiemrat Arapoviq, Gjurasheviq, Gjonoviq, Tomiq dhe Caceviq; në Budzë: Gegoviq,Dukiq, Gjelosheviq,Gjurasheviq, Prenkoçeviq dhe Rugoviq; në Në Muzheçkë Gjokiq dhe Nikiq; Në Stjepoh: Asanoviq, Lucoviq dhe Leparkoviq; në Benkaj: Lekoçeviq, Micakoviq,Memçeviq, Nikpreleviq dhe Palushusheviq.

Nga këto pak shembuj të paraqitur, lexuesi, studiuesi apo kushdo tjetër, mund të nxjerrë një përfundim të pakontestueshëm se sllavizimi i mbiemrave të shqiptarëve në Mal të Zi është bërë për nevojat politike shoveniste të Krajl Nikollës dhe bashkëpunëtorëve të tij me qëllim përfundimtar shkombëtarizimi i shqiptarëve, pa lënë gjurmë zyrtare pasi nuk kishin sjellur asnjë ligj në lidhje me këtë çështje. Një gjë e tillë do të ishte në kundërshtim me vendimet e Kongresit të Berlinit dhe ky veprim nuk do të pranohej nga Fuqitë e Mëdha të kohës. Nga ana tjetër, po ashtu, mund të konstatojmë se synim i malazezëve zgjati pothuajse 25 vite, çka na bënë të mendojmë se shqiptarët nuk e kanë pranuar me dëshirën e tyre sllavizimin e mbiemrave, përkundrazi kanë shprehur kundërshtimin për këto veprime shoveniste dhe e kanë zgjatur këtë proces aq sa në atë kohë kanë pasur mundësi.

Besoj, po ashtu, se shënimet e paraqitura mund t’u ndihmojnë të gjithë atyre që ende kanë dyshime për “iq-in” apo “viq-n” apo kanë dilemë se kur është vëndosur ky “arën” sllav në mbiemrat tonë. Pra gjyshërit dhe stërgjyrit tonë nuk kam pasur “iq” e “viq” në mbiemrat e tyre, ata kanë qenë dhe në pasardhësit e tyre jemi vetëm shqiptar. Duhet të reflektojmë e këtë “trup të huaj” në mbiemrat tonë ta heqim sa më parë sepse vetës i bëjmë mirë ndërsa malazezëve nuk u bëjmë keq, sepse ato kanë mbiemrat e tyre! Kthimi në identitet është obligim yni.

Chicago Daily Tribune (1939) – “Oferta” e Hitlerit ndaj Mbretit Zog – Kurthi që nuk funksionoi i Hans-Adolf von Moltke, ambasadorit gjerman në Varshavë

 





Nga Aurenc Bebja

Francë – 8 Prill 2023

“Chicago Daily Tribune” ka botuar, të enjten e 13 korrikut 1939, në faqen n°10, një shkrim rreth kurthit që nazistët kishin ndërmend të organizonin ndaj Mbretit Zog dhe familjes mbretërore shqiptare asokohe në Varshavë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Hitleri fton Zogun të jetojë në një kështjellë pranë Rinit (Rhine)

Oferta shihet si komplot italian për të marrë arkat e thesarit.

Nga Alex Small

Shërbimi për shtyp i Chicago Tribune

Burimi : Chicago Daily Tribune, e enjte, 13 korrik 1939, f.10
Burimi : Chicago Daily Tribune, e enjte, 13 korrik 1939, f.10

Varshavë, 12 korrik. — E çliruar përkohësisht nga ankthi për rreziqet e një lufte të mundshme me Gjermaninë, popullsia e kryeqytetit polak filloi sot të shfaqte kuriozitet të konsiderueshëm për praninë e ish-mbretit Zog të Shqipërisë, mbretëreshës së saj, Geraldinës, foshnjës së tyre dhe njëzet e dy shqiptarëve të tjerë.

Monarkët e rrëzuar nuk shfaqen kurrë në publik dhe Zogu, me kërkesë të zyrtarëve të qeverisë polake, ka refuzuar të takojë gazetarët.

I dërguari i nazistëve viziton Zogun.

Zogu, i cili u detyrua të largohej nga Shqipëria me familjen kur Italia pushtoi mbretërinë e tij, u vizitua dy herë dje nga Hans-Adolf von Moltke, ambasadori gjerman në Poloni. Pasi fillimisht u refuzua në audiencë nga ish-mbreti, ambasadori kërkoi ndihmën e ministrisë së jashtme polake.

Tema e bisedës së tyre ishte një ftesë nga qeveria e Adolf Hitlerit drejtuar Zogut për të shkuar në Gjermani me familjen dhe suitën e tij për t’u vendosur në një kështjellë pranë Rinit (Rhine). Thuhet se kështjella është mobiluar nga vetë Hitleri.

Qarqe të mirëinformuara thanë se veprimi i Gjermanisë ishte frymëzuar nga Italia, aleatja e saj. Ftesa u interpretua si një hile për ta futur Zogun në një kurth dhe për t’i marrë thesarin që ai mbante në më shumë se gjashtëdhjetë kutitë (ekzistenca e thesarit në këto kuti është një hipotezë e gazetës që nuk është konfirmuar) që erdhën këtu me shqiptarët.

Sido që të jetë Zogu është qendër e veprimtarisë misterioze.

“Diçka po ndodh,” — thanë qarqe të mirëinformuara. Ata deklaruan se sipas planeve të shpallura të Zogut, ai dhe suita e tij do të lundronin nesër nga porti polak i Gdynia-s për në Angli.

Sonte persona pranë Zogut deklaruan se këto plane ishin ndryshuar papritur dhe se “Oborri mbretëror shqiptar” do të qëndrojë në Varshavë të paktën edhe disa ditë.

 








HAJRULLAH HAJDARI

Mbiemrat e shqiptarëve janë sllavizuar pas Kongresit të Berlint, nga vet Krajl Nikolla! S’ka teori tjetër të vërtetuar shkenctarisht!

Ka kohë, që me mundësit e mia modeste, merrem me hulumtimin e dokumentave arkivore që mund të hedhin dritë mbi historinë dhe identitetin e shqiptarëve në Mal të Zi. Një ndër çështjet e identitetit të shqiptarëve padyshim janë edhe mbiemrat e tyre të trajtës sllave. Në librin “Shqiptarët në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit deri në vititn 1941” (2016) kam dokumentuar e argumentuar mënyrën dhe periudhën e ngjitjes se mbaresës sllave në mbiemrat e shqiptarëve në Mal të Zi. Po ashtu kam dokumentuar se kjo “ngjitje” është krejtësisht e pabazuar në ndonjë normë juridike valide të kohës çka do të thotë se ka qenë vetëm veprim politik me qëllim të konvertimit dhe asimilimit sa më të shpejtë të shqiptarëve në ortodoks, ashtu si vepruan edhe në krahinën e Plavës dhe Gucisë duke i konvertuar shqiptarët dhe myslimanët në fenë ortodokse. Kjo duhet të jetë tash më e qartë për çdo shqiptarë. Për më shumë se 135 vite që e bajmë këtë barrë të rëndë asimiluese në supet tona, të gjithëve, pamarr parasysh intelektual, politikan, parti politike OJQ apo individë,  s’na mbetët tjetër veçse me veprimet tona të kontribojnë në çdo mënyrë e në çdo formë menjanimin e kësaj barre të rëndë nga supet e shqiptarit fatzi për këtë çështje. Një barrë e veçantë u takon veçanërisht atyre që shkruajnë për këtë çështje, sepse fjala e shkruar “merr dhenë” dhe ka shumë ndikim, përveç në kuptime të lloj-llojshëm edhe në formimin e vetëdijes kombëtare.. Publikimet e tyre duhet të jenë të matura, të argumentuara e me ndikim për çështje të “koklavitura” të identitetit tonë, veçanërisht kur pretendojmë që ato publikime janë shkencore!

  • Prapashtesat sllave janë plagjiaturë, janë pellazge ! pra jo sllave!

Ditë më parë « Historia e Krajës » faqe në facebook publikoi një shkrim “Një teori pak ma ndryshe…: Nuk e kam ndërmed të bëj polemikë e as të dialogoj. Gjithësesi e përgëzoj portalin Historia e Krajës ( person apo ekip !?)  për publikimin e dokumentve të rëndësishme historike, faktografike, herë të botuara e herë-herë edhe të pabotuara më parë, dhe e vlerësoj shumë punën, impenjimin, kohën, sakrificën që po bë(j)në sepse ai numër i madh dokumentash e fakteve që po publikon sigurisht se ndihmojnë zbardhjen e të kaluarës tonë historike, kulturore, folklorike apo gjuhësore të kësaj treve etnike shqiptare …Megjithate, pohimi se prapasteshat sllave “iq” apo “viq” në mbiemrat e shqiptarëve të sotëm janë plagjiaturë, janë pellazge, më duket shumë i guximshëm dhe i papranuar së paku nga shkenca albanologjike e më gjërë, nga njëra anë e nga ana tjetër bie ndesh me qëllimin e vetë Krajl Nikollës për konvertimin e shqiptarëve dhe tentimet tona të argumentuar për hjekjen e barrës së rëndë sllave në supet e shqiptarëve. Tezat shkencore të argumentuara, nga njëherë mund të jenë edhe të dhimbshme, por ato duhet vlerësuar e pranuar.  Por të merresh me shkencë të mirëfilltë është punë e vështirë, sidomos në këto kohra kur po jetojmë, duhen përgaditje shkollore, përvojë, kushte, ekipe e ekspedita shkencore, duhet mjete të konsiderueshme financiare. Kjo nuk do të thotë se është e pamundur dhe se duhet t’i plotësojmë të gjitha ato kushte për të hulumtuar e studiuar! Teoria se shqiptarët rrjedhin nga pellazgët po avancon dita-ditës kështu që shumë studiues të mirëfilltë po bëjnë zbulime gjithnjë më të besueshme për rrënjët tona. Mirëpo, pellazgët nuk janë trajtuar akoma ashtu siç duhet, nga historiografia shqiptare, edhe pse ka një lidhje direkte territoriale, midis trojeve të banuara nga pellazgët antikë, dhe atyre të banuara nga shqiptarët sot. Megjithate shumë autorë të huaj e trajtojnë lidhjen midis shqiptarëve dhe pellazgëve e njëri ndër ata thekson ( Malte Brun) se “shqiptarët janë paraardhës të fiseve ilire që flasin një gjuhë që ishte e lidhur me të pellazgëve, dardanëve, grekëve dhe maqedonëve” Ky autor e identifikon shqiptarët si ilirë dhe gjuhën e tyre bazikisht si pellazgë. Ndërkaq Albert Dumont konstatoi se “ nuk ka popull në Evropë më të vjetër se shqiptarët. Nuk ka asnjë dëshmi klasike që ata të kenë ardhur në Ballkan”, çka nënkupton se ata ishin gjithmon aty.

Mirëpo sa i përket shkrimit apo alfabetit pellazg, për fat të keq akoma nuk ka qëndrim unik. Shkrimi i një gjuhe të folur, sidomos atyre më të vjetra, është një  histori mjaft e komplikuar.Karakteret apo simbolet pellazge nuk kanë mbijetuar në dorëshkrime, por ato janë gjetur në mbishkrime mbi gur, qeramikë e, më vonë, në monedha. Disa studiues mendojnë se alfabeti pellazg ka ardhur tek ne nga fenikasit madje thuhet  „çdo alfabet i botës së qytetëruar e ka prejardhjen nga alfabeti fenikas“.

Levizjet e popullsisë ndër shekuj kanë qenë të shumta dhe si rrjedhojë përshtatja e gjuhëve të ardhacakeve me vendasit ka qenë e paevitueshme dhe mbizotërimi i ndonjërës nga ato është varur nga shumë faktorë. Por një gjë është e sigurtë,  i forti e ruante gjuhën e origjinës. Siç është e njohur në territoret ku jetuan pellazgët dhe ilirët janë ndërruar zaptues të ndryshëm ndër të cilët edhe sllavët dhe ka mundësi që alfabeti sllav të këtë pas ndikim edhe edhe të alfabeti i pëllazgëve. Për fat të keq gjuha dhe shkrimi pellazgë dhe ilir janë zhdukur duke lënë pas vetëm disa emra të përveçëm, të cilët gjenden në dorëshkrimet greke e latine. Përkundër siç pretendon autori i portalit të përmendur se “VIQ” rrjedh nga fjala NIK – përandoreshë pellazge, një autor tjetër pretendon se germa“V”  në mbishkrimet e vjetra pellazge-etruske  lexohej si “U” dhe kështu kemi fjalën “VIJ” që lexohet “UIJ” pra ujë.Në këtë kuptim relacioni i germave të alfabetit pellazgë-etrusk është i ndryshëm dhe i tjetërsueshm nga rrethanat, koha dhe qasja e studiuesit. Kështu vështirë se fjala “NIK” mund të vërtetohet shkenctarisht se është plagjiat i fjalës sllave “VIQ” që pamëshirë i mbulojë shqiptarët.Në veçanti është vështirë të besohet se ka qenë qëllim i përcaktimit të mbiemrave të njerëzve përkundër asj se qëllimi i Krajl Nikollës ka qenë i qartë – asimilimi i shqiptarëve.

  • Të gjitha dokumentet arkivore vërtetojnë se “iq” e “viq” u janë veshur shqiptarëve nga Krajl Nikolla pas Kongresit të Berlinit

Në trojet shqiptare në Mal të Zi po ashtu janë ndërruar zaptues të ndryshëm të cilët, së cili në mënyrë të vet ka lënë gjurmë, veçanërisht në toponimet e vendbanimeve e aty këtu edhe të emrave të personave. Sa i përket mbiemrave, kur këto troje u sunduan nga sllavët, duke iu referuar arkivave të Venedikut e veçanërisht të Raguzës (Dubrovnikut) na del se shqiptarët janë quajtur, ashtu siç kemi cekur shumë herë, ose sipas prejardhjes, profesionit apo llagepit e në asnjë mënyrë nuk kanë qenë të sllavizuar. Natyrisht ka përjashtime, por ato janë sporadike si përshembull Shestanoviq, sepse personi vinte nga krahina e Shestanit dhe nuk mund të konsiderohet si dukuri e përgjithshme.  Në disa dokumente edhe vetë Balshajt rrezultojnë si Balshiq por në shumicën e rasteve, në qindra e qindra dokumente raguziane ato janë të shenuar si Balsha ( Georgios Strazimir Balsha). Në arkivin e Dubrovnikut ruhen dokumente me vlerë të pazëvendësueshme për elementin shqiptar i cili me tiparet e veta etnike të spikatura, me emra dhe mbiemra dallohen nga popullsia sllave. Po thuaj se të gjithë tregtarët shqiptarë që nga shekulli XII–XVIII në Venedik apo Raguzë evidentoheshin pa prapashtesen sllave, me përjashtime shumë të rralla sepse edhe vet serbet në shumicën e rastave evidentoheshin pa prapashtesen e sotme “iq” apo “viq”. Në dokumentet për historinë e Shqipërisë të shekullit XV, në regjistrat kadastrale të viteve 1416-1417,1485, 1582  etj shumica e pronarëve shqiptarë shenohen pa prapashtesën sllave, ndonse është e pashmangshme, në raste të rrala, për shkak të pranisë sllave në këto troje, që disa familje të regjistrohen edhe me “viq”,

Nga e gjitha kjo del se pa marrë parasysh se prapashtesat sllave në mbiemrat e shqiptarëve janë plagjiate apo jo, pellazge apo të ndonjë gjuhe tjetër, është e qartë dhe e dokumentuar se “iq” dhe “viq” iu janë veshur shqiptarëve nga politika asimiluese e Krajl Nikollës pas Kongresit të Berlinit. Dokumentet me të cilat disponojmë janë të qarta dhe të bazuara në parimet shkencore që kërkon një pohim shkencor. Së paku është mirë që kur të bëjmë transkriptin apo komentimin e ndonjë dokumenti të kemi parasysh autentitetin e dokumentit, datimin e tij, vërtetësinë, burimin, e sidomos lidhjen midis dokumentit dhe  intencioneve e synimeve të hartuesve të tij si dhe pasojat e komentimit ndryshe në mënyrë që të  jemi korrekt së paku me opinion e gjërë, e pse jo edhe me vetveten. Këtu duhet pasur parasysh se dokumenti, ku më shumë e ku më pak, ku drejtpërdrejt e ku tërthorazi, shpreh interesat klasore e politike të hartuesit gjegjësisht studiuesit. Nuk dua të besoj dhe nuk besoj se autori i përmendur ka qëllime që bien ndesh me interesin kombëtar, përkundrazi e bën me impenjim dhe dëshirë.

Në fund, dua të them se edhe njëherë e bëra këtë sqarim mbi përgjegjësinë e Malit të Zi për ngjitjen e arnit “iq” e “viq” në mbiemrat e shqiptarëve me qëllim që t’i humbasin të gjitha elementet shqiptare e t’i asimilojnë ata, duke ditur se hutimi  nga shkrime të ndryshme, edhe pse mund të ketë nga njëherë edhe ca të vërteta, mund të reflektojë negativisht të të luhaturit për këtë çështje të identitetit tonë kombëtar. Pra, s’ka teori tjetër të vërtetuar shkencatarisht përveç faktit: Mbiemrat e shqiptarëve në Mal të Zi janë sllavizuar pas Kongresit të Berlinit. Në këtë drejtim mbështes fuqishëm iniciativën qytetare dhe jo partiake “HIQ VIQ” për korrigjimin e mbiemrit ose më mirë për kthimin e mbiemrave tonë në identitet. Është koha e fundit që  Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi dhe  partitë politike shqiptare të arsyetojnë qëllimin e themelimit të tyre dhe të  merren me këtë çështje serioze shqiptare, sepse çdo gjë fillon nga identiteti kombëtar!

Bekim Fehmiu, promotor i vlerave tradicionale shqiptare

 


Prof.dr.Naser FERRI

Ne një intervistë për revistën javore  beogradase “Vreme”(e cila ishte kundërshtare e pushtetit dhe e nacionalizmit serb) aktori i madh shqiptar pos tjerash ka deklaruar se Besa shqiptare është vlera me e larte etike njerezore  e te gjithe shqiptareve, me e forte se çdo marreveshje tjeter.

Per ta mbajtur Besen, shqiptaret gjate historise shume here  kane sakrifikuar edhe jetët e veta.

Besa eshte ajo e cila i ka bere shqiptaret të cilesohen dhe të njihen me te çmuar ne krahasim me popujt e tjere, kishte thene Fehmiu.

Bekim Fehmiu ishte bere i famshem me rolin kryesor ne filmin jugosllav “Skupljači perja” (Mbledhesit e puplave) ne vitin 1966 qe ia kishte hapur deren e karrieres se sukseshme ne kinematografine boterore.

Fehmiu ishte aktori i pare shqiptar i filmit dhe i teatrit i cili luajti role te rendesishme dhe kryesore ne rajon dhe jashte tij siç ishin filmat: “Prova speciale”, “Odhisea”, ” Aventurieri”, “Rruga”,  “Vitet e nxehta”, “Dezertori” në disa gjuhe boterore bashke me aktoret boterorë:  John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner,  Robert Shou, Dirk Bogart, aktoren greke me origjine shqiptare Irene Papas (Irene Leleku) e mjaft të tjerë.

Edhe pse tere karrieren aktori me i madh kosovar e kishte realizuar jashtë Kosoves, sipas deshires se tij te fundit,  pluhuri i tij eshte shperndarë ne lumin Bistrice te Prizrenit.

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...