Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/10/05

Deklarata befasuese e presidentit rus Vladimir Putinit. A do të kandidojë për President?

Deklarata befasuese e Putinit. A do të kandidojë për President?
Kanë mbetur më pak se gjashtë muaj deri në zgjedhjet e ardhshme në Rusi, dhe presidenti Vladimir Putin, ende nuk ka vendosur nëse do të kërkojë edhe një mandat tjetër gjashtëvjeçar.

Nuk është për tu habitur nëse Putin, i cili pritet të kandidojë dhe të fitojë mandatin e katërt si president i një vendi me sistem politik rreptësisht të kontrolluar, do të kërkojë edhe një madat tjetër.

“Jo vetëm që nuk kam vedosur nëse do të kandidoj kundër dikujt, por ende nuk kam vendosur nëse edhe do të kandidoj”, ka thënë Putin gjatë një konference ndërkombëtare në Moskë, kur ishte pyetur se kundër kujt do të kandidonte, shkruan Rel.

Putin, nuk e ka përmendur fare Aleksei Nacalny-n, politikanin opozitar i burgosur nga Kremlini dhe i cili synon të kandidojë në zgjedhjet presidenciale në Rusi.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...