Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/06/23

Më një lule n'dorë!

 FLORI BRUQI












ME NJĒ LULE N’DORË


Me një lule në dorë 

Vajza e Astrit Deharit 

Që s’e njohu babanë 

Pos n’homazhe t’varrit


Astritin s’e pa kurrë 

Me sytë e saj engjëllor 

Që shkëlqejn si rrezë 

Me shumë se hyjnor


Engjëlleshë e vogël

Mbesë ë Dakagjinit 

Buzëqeshjen e ngrirë 

N’Foton e trishtimit 


Pranë varrit t’Astritit 

Ku vunë shumë kurora 

Njerëzve u ndahej fryma 

U dridhej shpirti e dora 


Arsa s’di për urrejtje 

Shpirti i saj i dlirë 

Por s’pajtohet dot 

Me vrasësin e lirë! 


Ajo s’kupton dot 

Si bëjnë gjumë të qetë 

Me duar të përgjakura 

A ka drejtësi n’jetë?!

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...