Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/12/31

Gëzuar 2012 me 366 ditë të gëzuara !

 
Motra dhe vëllëzër, emër për emër, familje për familje, në Kosovë,Shqipëri ,Maqedoni, Malin e Zi, Luginën e Preshevës, Europën Juglindore, diasporën në Europë, SHBA, Kanada, Australi, Zelandën e Re e kudo ku jetoni me familjet tuaja të nderuara e të respektuara Gëzuar Viti i Ri 2012 ! 

Qoftë ky vit i mbarë, shëndetplotë dhe fat të bardhë; qoftë ky vit i begatë, sjelltë prosperitet në familjet tona fryt i punës të ndershme dhe të palodhur; na bëftë ky vit më të mirë midis nesh, që ta duam më shumë njeri-tjetrin, që ta ndihmojmë më shumë njeri-tjetrin, që t’i japim më shumë dorën njëri-tjetrit kur jemi në nevojë sepse fati shpesh është tekanjoz; qoftë ky vit shpirtmadh me ne dhe familjet tona por na bëftë edhe ne tolerantë e shpirtmëdhenj, sepse shpirti nuk është një nocion abstrakt, por burim i pashtershëm mirësie.
Le të na sjellë ky vit i ri lehtësinë për t’u përballur me sfidat, të na bëjë sfidues ndaj tyre dhe triumfues përmes dashurisë njerëzore; le të mos harrojmë se seicili prej nesh është pjesë e familjes të madhe, që është kombi jonë i vogël nga pikëpamja demografike, por gjigand sa i përket mbijetesës dhe humanizmit; dhe kombi jonë është pjesë e familjes tonë të madhe europiane, dhe familja jonë e madhe europiane është pjesë e Njerëzimit i cili rreth dy muaj më parë kur një bebe e vogël që posa erdhi në këtë jetë nga Filipinet i mbushi 7 miliardë frymë !
Të nderuar dhe të respektuar miq, bashkëatdhetar ,emër për emër, paçim përherë mbrojtjen dhe bekimin e Zotit në jetën tonë të përditëshme, në përditshmërinë tonë të mbushur me vepra të mira, të cilat i japin jetës tonë një kuptim të bukur, e bëjnë kuptimplotë dhe ne na japim paqen e lume ! 
 Avatari i Albanian^Boy
Gëzuar 2012 me 366 ditë të gëzuara !
Me nderime e respekt si përherë 
Redaksia Floripress-Prishtinë
Flori Bruqi
Prishtinë 31 dhjetor 2012.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...