Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/04

BONATA PRANON PËRDHUNIMIN


FOTO V.M

Vullnet Mato

( Tregim nga një ngjarje e vërtetë) /

Zervistët lanë tre kufomat në dhomë dhe nxorën nusen e re te dera. Oficeri mjekrosh që quhej Zafir, një dyzetvjeçar me dy dhëmbët e parë të mbirë larg njëri-tjetrit, drejtoi automatikun te gjoksi i nuses dhe i tha asaj me sintaksën e tij të pistë: – Do pranosh të të q… pa britma e klithma si mace e egër, apo të të vras një herë, pastaj të ta bëj atë punë?… E tronditur nga lemeria e vrasjes së burrit dhe dy prindërve të tij, ajo nuk arri të hapte gojën. -Fol, se njësoj është për ty, unë prapë do të të q… siç ua kam bërë dhe të tjerave, kur kanë qenë akoma të ngrohta!… Bonatës i shkuan të dridhur a dhe vështroi me frikë automatikun e tij. Por befas u mahnit aq shumë, sa nuk po u besonte syve. Arma kishte të gdhendur te kondaku i drunjtë emrin e Izetit të saj, i cili e kish dorëzuar në këshill që t’u tregonin grekëve besën, të mos bëhej luftë. Pasi kishin premtuar se qetësinë do ta ruante ushtria, të mos prekej njeri “as me një lule”. Por këta paskëshin marrë armët e besës, për të vrarë pabesisht çamët… Papritmas ai automatik i të shoqit të vrarë, sikur të kishte magnetin e shpirtit të tij, ia fshiu frikën çuditërisht, aq sa të mos mendonte fare për turpërimin e saj. – Fol, se nuk kam kohë të merrem me ty, do ta pranosh pallën vetë, apo jo! – i briti fort oficer Zafiri, duke ia ngjeshur tytën në mes të dy gjinjve. – Po. – pranoi ajo ftohtë, me sytë te kondaku i automatikut. – Endaksi, embros, shkojmë, ta bëj me nge poshtë në konak, që të mos i kem përpara syve këto kërmat këtu sipër. Ata zbritën shkallët me nxitim dy e nga dy, teksa Zafiri shtrëngonte krahun e Bonatën vogëlushe, duke e tërhiqur pas vetes me forcë. Hynë nënvete, në konakun e zjarrit, ku në të dy anët e oxhakut ishin shtruar dy shilte të pambukta. Oficeri e çoi nusen e re te shiltja e krahut të majtë, ku ishin mbështetur pas murit dy jastëkë me thekë të qëndisur. Në shilten tjetër u ul këmbëkryq, me automatikun mes këmbëve, zervisti i vjetër që i kish kaluar të pesëdhjetat. Kurse zervisti i ri, me utomatikun në dorë, priste radhën, mbi një baule të madhe prej druri, përballë derës, pasi i kish vënë rezen prej hekuri. – Ç’bel që paska, alvanisa e mutit, një të rrokur dore! – u habit djaloshi zervist, duke vështruar mesin e hollë që i dukej nuses nën bluzën e bardhë sipër tumaneve dhe e pyeti : -Sa vjeç je ? -Njëzetë. – shqiptoi ajo me dridhje buzë. -Sa ditë ke martuar ?- e pyeti mjekrosh Zafiri me kureshtje. -Pardje.-tha ajo me zë të mekur. -Eh, ta shihte këtë gazelë Napolon Zerva ynë, do prishej që në këmbë e do i rrinte përsipër një javë të tërë, sa t’i uleshin nja tre kile dhjamë nga fuçia e barkut! – qeshi zervisti i ri, i ulur te baulja. – Do ia shpiem peshqesh, kur të mbarojmë punë vetë, – i ktheu oficer Zafiri, – Ta pallojë dhe ai që kjo qumështore e bukur të pjellë një Napolon të vogël, po nuk i zuri sot fara jonë. -Po të më pyesin mua, këto çamet e bukura nuk duhet t’i vrasim, po t’i lëmë me barrë, të na zbukurojnë racën greke.- tha zervisti i ulur te baulja. –Ato nuset dhe vajzat që i mbyllën shokët tanë në xhami, me kopenë e grave për t’i ndërzyer me radhë, kot u ngjitën shkallëve, ku del hoxha të këndojë dhe u hodhën nga minarja sot në mëngjes… – Siç duket, deshën të imitojnë gratë suljote që u hodhën nga shkëmbi në kohën Pashait, – shtoi zervisti i vjetër. Kjo nuse qenka e zgjuar që pranoi jetën, përpara asaj plaçkës që ka në mes të shalëve. Oficer Zafiri, me një të tërhequr fort të dorës i shqeu Bonatës kopsat e gjoksit dhe ia nxori gjinjtë përjashta. – Shikoni more, ç’sisë paska, tamam si dy shegë në degë me gjithë sumbullat e luleve… Zervistët e tjerë shqyen sytë epshorë. -Mbase ai gomari yt nuk arriti të të prishte, nga frika që krisën pushkët në fshat !- e pyeti oficer Zafiri. Bonata heshti sikur ta kishin futur në tabut. – Fol !- klithi Zafiri, – Të ka prishur apo jo? -Jo, – u gjegj kot ajo me gjysmë zëri. – Do të prish unë tani! – tha oficer Zafiri me kënaqësi, duke zbërthyer menjëherë rripin dhe lëshoi përtokë pantallonat ushtarake, teksa iu duk organi mashkullor që ia kishte ngritur këmishën përpjetë. Zervisti i ri te baulja qeshi fort, pa ia hequr sytë gjoksit të bardhë të nuses që ngjante si dy toptha hasude taze. – Moooore, po ti, agapitemu, e paske sa një pallë gomari!… – u habit zervisti i vjetër. – Kështu si ti duhet të jenë të terë oficerët grekë, jo vetëm trima, po edhe pallosh për gratë e armiqve tanë. Pa hë shpejt, se dua të shoh si do e durojë kjo mëshqerra e njomë tërë atë hu gardhi! Mjekrosh Zafiri gazmoi, duke vështruar një çast me mburrje organin e tij dhe i tha, duke përplasur gjuhën në hapësirën mes dy dhëmbëve të parë : -Shikomë, se kur t’ia hipi, do kthej prapanicën nga ti, të më shohësh edhe koqet, i kam në terezi, apo njërën më poshtë e tjetrën më lart. – Ashtu, more palikaris, ashtu do më ngrihet edhe mua, me këtë Greta Garbo nga të filmave… Oficer Zafiri me organin në dorë si kobure të drejtuar nga Bonata, e urdhëroi me padurim: – Shpejt, zgjidh ushkurin e tumaneve, se të tjerat t’i shqyej unë! Bonata filloi të zgjidh ushkurin, teksa në një fragment të sekondës, bishti i syrit i rrëshqiti padashur te automatiku i Izetit varur në murin aty pranë, të cilin ia kish mësuar si i hiqej siguresa dhe si shkrehej këmbëza, një ditë para se ta dorëzonte, kur u kthye nga Gallatai, ku kishin dalë gjithë trimat të mbronin fshatin. Ajo menjëherë lëshoi tumanet te këmbët me patiqet e nusërisë dhe vetëtimthi, sa hap e mbyll sytë, rrëmbeu automatikun nga gozhda. Një batare e tmerrshme dhe krejt e papritur nga asnjëri prej tyre, ushtoi shurdhueshëm në të gjithë konakun e zjarrit… Pastaj për pak çaste ra shurdhëria e vdekjes. Kur tymi i barutit të dalë prej dhjetëra gëzhojave u ngrit në tavan, sytë e Bonatës mundën të dallojnë organin mashkullor të Zafirit, shqyer nga plumbat, si një copë zorrë kau që pikonte gjak, mbi kofshët e trupit të tij të plandosur. Dhe pak më tej dy zervistët e tjerë të rënë mbi njëri tjetrin, pa arritur të ngrinin drejt saj tytat e armëve të tyre. Bonata ndjeu pështirosje nga gjithë ai gjak grek që kish njomur dysheme dhe kishte spërkatur muret e shtëpisë çame. Asaj i erdhi për të vjellë. Lidhi tumanet dhe shkoi me vrap, hapi baulen, ku kish ca rroba të veta dhe mori aty cipunin e zi. U mbështoll me të bashkë me automatikun e Izetit. Shkoi te dera dhe mbajti vesh… Rreth e qark ushtonin armët nëpër shtëpi të tjera, ku zervistët e tërbuar po korrnin pa mëshirë burra, gra të pabindura, fëmijë dhe pleq, për të boshatisur fshatin. Në një cep të gardhit ishte shtrirë i gjakosur qeni i madh i shtëpisë, të cilin ata e kishin vrarë që në të lehurat e para, kur sapo kishin ardhur. Bonata rrëshqiti me kujdes si hije në muzgun që krijonte tenda e hardhisë sipër shkallëve dhe hyri në odë. Izeti kish rënë përmbys sikur flinte mbi pellgun e gjakut. Kurse i ati dhe e ëma e tij, të shtrirë mbi dyshemenë me dërrasa, mbaheshin ende me duart shtrënguar te njëri-tjetri, sikur po i luteshin zotit për paqe njerëzore. Bonata e ktheu Izetin drejt dhe e puthi në buzët e ftohta duke i pëshpëritur: -Xhani im, s’na lanë zagarët ta gëzonim zoinë bashkë, po hakën tënde ta mora unë!… – pastaj duke nxituar me lot në sy, mori jorganët mbi sepete dhe i mbuloi të tre, sikur flinin. Zbriti shkallët me kujdes, duke u dridhur nga frika, se mos shfaqeshin zervistë të tjerë diku afër. Kapërceu gardhin e përkulur deri afër tokës, me automatikun që i pengonte ecjen, derisa hyri në kopshtin e mbjellë me misër dhe me fshesë. Më tej zbriti në përroin e errësuar nga muzgu i pasdites. Nëpër pellgje aty këtu shquheshin kufoma fshatarësh me kokë të prera. Fshati qënkish kthyer i gjithi në kasaphanë. Ajo mori rrugën e vetme, por e trimëruar nga automatiku i Izetit nën cibune. Kaloi nëpër rrethinat anash Mininës, Filatit, Koskës dhe natën vonë doli në Qafëbotë të Konispolit. Aty dëgjoi nga një bari, që shqeu sytë mbi automatikun dhe guximin e saj, se në atë vend kishin kaluar gjatë ditës, disa qindra çamë të mërguar. U ndal një copë herë, sa për t’u çlodhur dhe për të mbushur gjoksin me ajër Shqipërie.

AZEM HAJDARI-URAGANI DEMOKRACISE SE BRISHTE SHQIPTARE


51398azem
Shkruan:Eugen SHEHU- Berm-Zvicër/
Ikje përmes kushtrimeve,kështu mund të thuhet ndryshe për ikjen e Azem Hajdarit, kësaj legjende të kohërave tona të mbrame.Ikja përmes klithmave që neve ,askurrë të mos dorzohemi,  përpara çdo lloj diktature.Përpara çdo lloj dhune.Mesazhi i këtij largimi është i përjetshëm ai thërret të mos gjunjëzohemi askurrë ndaj lojërave makiavelike të pushteteve të mercenarëve komunist,të çfardo lloji ngjyre qofshin ato.
                                                     RETREOSPEKTIVË
Lindi në Tropojë në vittin 1963.Kohë diktaturash të rrepta,kohë e një lire të rrethuar brenda hekurave të regjimit hoxhist,kohë e mbajtjes së mendimeve të thella.Politika shqiptare e viteve 60-70,turfullonte ashtu si Valbona në prill,kur shkrinin borën.Në këtë turfullim ogurzi të saj,rrezikonte të përmbusheshin tashmë,jo pyjet dhe vargmalet e Jezercës por vetë e ardhmja e shqiptarëve.Ky rrezikim i ngjante atij honi të thellë ku diktatura komuniste,përgadiste të hidhte lirinë e ëndëruar e të masakruar të shqiptarëve.
Ndjek shkollën në qytetin që mban emrin e Bajram Currit dhe ka plot miq e shokë që diskuton ardhmërinë.Kuptohet se mban rezerva kur flet,anipse guximi nuk i mungon.Por ishte kohë e fataliteteve të mëdha.Kohë e dhunës nga ma të egrat në krejt Evropën komuniste-lindore.Ishte tepër i njomë për ta përzier fatin e tij,me fatalitetin shqiptar.Kësisoj,deri për të ardhur në ag të vitit 1990,aherë kur studionte për drejtësi në Tiranë.A thua se kish parandjerë që Shqipëria do të fitonte drejtësinë emohuar pesë decenie,vetëm duke shembur dhunën komuniste ? A thua se pat parandjerë që diçka kish filluar të mblidhej pikë-pikë prej zemërimit popullore shqiptare kundër diktaturës komuniste ? Unë mendoj se po. Ndryshe nuk kish si të spjegohet që me miqtë e vet të ngushtë ai rrinte deri vonë në natët e dhjetorit 1989, e diskuton mbi rrjedhat e ngjarjeve në Evropë,Ballkan e sidomos në Shqipërinë e dashur.
                                                       NË KRYE TË URAGANIT
   Viti 1990 do të shkëndijonte të parat lëvizje studentore kundër totalitarizmit shqiptar.Këto shkëndije diku ngjiteshin lartë e diku shuheshin por ato vijuan në mënyrë të tillë që dalëngadalë diçka nisën të ndryshojnë në mentalitetin e shqiptarëve.Pra bijtë e tyre,ata të rriturit me aq dhimbje e mundime,vajzat e tyre “të edukuara” me mësimet e Partisë… tani po protestonin. Ishte shpallur herezia ! Komiteti Qendror gjakpirës i kriminelit Ramiz Alia,nisi menjëherë nga fushata e denigrimit dhe persekkutimit të atyre studentëve që kërkonin të drejtat e tyre.Që kërkonin të kapnin një rreze drite të ardhmërisë.Makina komuniste e dhunës u vu menjëherë në veprim.Tashmë objektivët e saj nuk ishin me vendimet për mbjelljet dhe korrjet,por si duhej ndëshkuar kjo rrini “ e çoroditur”.Akti i parë i dhunës fizike komuniste ndaj rinisë,ishte tërheqja zvarrë e trupave të disa të rinjëve që kishin dashur të kalojnë kufirin me tela me gjëmba të shtetit amë.Reagoi menjëherë rinia. Studentët,në sheshin e tyre demonstruan.Tërhoqi vëmendjen një djalë flokzi,truplartë,me theksin verior.Policia e fshehtë e Ramiz Alisë,s’ngurroi të njoftonte shefin emadh të saj,ky djalë ish nga Tropoja dhe quhej Azem Hajdari.Më pas nisin protestat masive të studentëv.Gjendja dalëngadalë po elektizohej.Azem hajdari thirret në policinë e Tiranës por çuditërisht,ai është tepër i prerë në përgjigjet ndaj agjentëve të fshehtë të policisë gjakatare komuniste.Natyrisht ai është dhe student në drejtësi dhe di të mbrohet duke argumentuar me saktësi lëvizjen e bashkëmoshatarëve të tij. Dalëngadalë,do të vinte kësisoj edhe 8 dhjetori i vitit 1990.Lëvizja studentore tashmë ka filluar dimensionin e vet real.Ajo jo vetëm që u ka hapur telashe mehmurëve komunist po dalëngadalë po organizon vullkanet nëntokësore.Nëntoka e shpirtit të shiqptarëve ishte mbushur së thelli me vuajtje e persekutime 50 vjeçare.Ajo priste një shpërthim vullkani,duke dëshmuar jo vetëm durimin ndaj padrejtësive por sidomos shpirtin emadh të etur për demokraci.Në demonstratën e madhe studentore të 8 dhjetorit 1990,Azem Hajdari u vu për të parën herë në krye të mijëra bashkëmoshatarëve të vet.Parrulla ishte LIRI-DEMOKRACI, e dalë prej gjoksit të tij dhe e pasuar prej mijëra studentëve,nëpër rrugët e Tiranës,ishte shpërthimi i llavës vullkanike.Mijërat e protestuesve për herë të parë,vunë re se në krahë të tyre,ndonëse të friguar,ishin edhe nënat e baballarët,motrat dhe vëllezërit e tyre.Por 8 dhjetori i vitit 1990,ishte edhe ballafaqimi i parë,i hapur i policisë së fshehtë shqiptare,i policisë kriminale dhe gjakpirëse të shtetit komunist,me studentët dhe studentin Azem Hajdari.Dëshmitarë të asaj date e mbajnë mend fort mirë,se si studenti nga Tropoja,duke shpërfillur mburojat dhe armët,u priu bashkëmoshatarëve të vet me një guxim të pashoqë.Këto mjeranë të policisë të monstrës Ramiz Alia,nuk mund ta kuptonin se bënin shërbimet e tyre të fundit, të urryera,një diktature që pat shkataëruar jo vetëm bukuritë natyrore të atdheut të shqipeve por edhe ndjenjat dhe shpirtin e madh të lirisë dhe përkushtimit të shqiptarëve.Duke ecur pa u trembur përballë këtyre “mbrojtësve” të diktaturës së proletariatit,Azem Hajdari kthehej njëherazi në simbo, të lëvizjes antikomuniste shqiptare,në simbol të atij uragani që do të vinte përpara përgjegjsisë jo vetëm diktaturën enveriste 50 vjeçare,por edhe ideatorët kryesor të saj.
  Në vitin 1991,ky uragan i madh do të përshkonte mijëra kilometra rrugë,anëkënd Shqipërisë,kudo ku shpirrtërat shqiptarte të lodhur prej diktaturës së kuqe donin të shihnin ringjalljen e kombit, e vetëdijes nacionale, e krenarisë shqiptare.Azem Hajdari do të jetojë çdo ditë e çdo çast me shqetsimin e madh të situatave,brenda gjoksit të tij ndiheshin furtunat e reja që lindnin.Kavaja e Fieri,Vlora e Përmeti,Korça e Shkodra,Tropoja e Kukësi,këto qytete që patën jetuar tragjedinë 50 vjeçare,këta qytete që i mbushën rrugët dhe shkollat e tyre me emra bollshevikësh e marksist-leninistësh,dualën tashmë të presin djalin e tyre,djalin e Tropojës e krejt Shqipërisë,furtunën e demokracisë.Në këtë erë kishte nisur të dryeje në mbarë trojet e shtetit amë.mendimi i Azem hajdarit shpallosej i lirë dhe plot guxim.Ndër nismëtarët e frontit antikomunist,ndër të parët që kërkuan përbysjen e legjislacionit komunist dhe pranimin e pluripartitizmit,ishte padyshim Azem hajdari.Kur një grup studentësh shqiptarë,shkojnë për takim tek kreu i atëhershëm kriminal i shtetit Ramiz Alia,ky i pret së bashku me ministrin e atëhershëm të arësimit,bashkëkriminelin Skënder Gjinushin dhe përpiqet me çdo kusht të neutralizojë dhe godasë veprimet dhe protestat e tyre. Por është pikërisht udhëheqësi i këtyre studentëve Azem Hajdari,i cili edhe pse pat marrë porosi nga policia e fshetë shqiptare,të mos revoltohej,ngrihet rrëmbimthi dhe i kërkon Ramiz Alisë firmosjen e pluralizmit.”Përndryshe, ne studentët na ke në shesh,ditë e natë,duam liri,duam demokraci.Unë do jem i pari që s’do dëgjoj fjalët tuaja ! Kam besim jo vetëm tek studentët por ke gjith populli.Emri i Enver Hoxhës asht i urryer.Ai nuk ka si të jetë në krye të Universitetit shqiptar.Ne jemi të vendosur se do ta rrëzojmë diktaturën me mjete demokratike.Por nëse lypet,mund të japim edhe gjakun”.Më 12 dhjetor 1990,të detyruar prej uraganit,por edhe prej revoltave antikomuniste që po vinin prej Evropës lindore,pushtetarët komunist mes shumë debatesh lejuan pluralizmin politik, përndryshe krijimin e Partisë Demokratike.Një kryesi e dalë prej mbledhjes së kësaj dite vendosi që deri në mbajtje të kongresit,Partia Demokratike të udhëhiqej nga kjo kryesi në krye të së cilës u vendos Azem hajdari,ç’prej atij momenti e deri në fund të jetës së vet,biri i Tropojës,mbajti mbi supet e veta krejt një rrjedhë të fuqishme antikomuniste duke dëshmuar jo vetëm guximin për të luftuar por edhe prirjet për ndërtimin e instuticionalizimit të demokracisë së brishtë shqiptare.Ka plot shqiptarë sot,që mbajnë mend zërin pak të ngjirur të Azem Hajdarit,në 12 dhjetorin e vitit 1990,me rastin e institucionalizimit të pluralizmit shqiptar.Pos tjerave në këtë fjalë,ai pohoi se partia Demokratike Shqiptare ishte e vendosur për të çuar më tej arritjet,për të mbushur ëndrrën shqiptare e cila lidhej me përmbusjen e plotë të komunizmit në shtetin amë.Kjo parti ishte e sigurtë se udha nëpër të cilën do ecte,nuk mund të ishte fushë me lule,përkundrazi një betejë për jetë a vdekje me bollshevikët dhe leninistët e Tiranës.Garda bensike e diktatorit hoxha,duke patur në dorë,armët e diktaturës së proletariatit,do t’u bëhej pengesa serioze e krejt proceseve-demokratike.Për më tej kjo gardë do të vazhdonte veprën e vet kriminale,të organizuar,ndaj erës së re që po frynte në Shqipëri.Po aq e vërtetë saç ish formimi i Partisë Demokratike Shqiptare,në mesin e dhjetorit,po aq i vërtetë është fakti që Azem Hajdari u dënua me vdekje nga komunistët e Tiranës,nga bollshevikët dhe leninistët e pakorigjueshëm.Kështu që 22 marsi i vitit 1922,do të shënojë për jetë të jetëve, ditën e parë të pranverës së demokracisë në Shqipëri.Ngrehina e diktaturës komuniste u lëkund e ra,duke zënë mbi vete edhe një aradhë të tërë të nostalgjikëve bollsheviko-leninist.Në mitingun e madh në Tiranë,me këtë rast,pas Sali Berishës,do të përshëndeste heroi i dhjetorit Azem Hajdari.Fjala e tij,do të ndërpritej herë pas here prej ovacioneve të fuqishme dhe thirjeve për liri e demokraci.”Rruga jonë është e gjatë.Po ne jemi të vendosur sepse ky popull ka ndjerë dhimbje deri në kockë prej komunizmit të ardhur nga MoskaeBeogradi”.
                                                      PARLAMENTARI HERO
Kandidatura e Azem hajdarit në marsin e vitit 1992,fitoi në mënyrë të pakundërshtueshme ndaj socialitë komunistëve,në të njëjtën zonë.Populli martir i Shkodrës,jo vetëm i dha votën e vet studentit të dhjetorit,por edhe e siguroi ate se do ta kishte krahë në çdo lloj uragani kundër komunizmit.Shkodra ky qytet i deklaruar si antikomunist,do ta priste e përcillte Azem hajdarin si birin e shtrenjtë të vetin.Në parllamentin e parë demokratik shqiptar,Azem Hajdari mbeti deri në fund,zëdhënës i rindërtimit të shpresës shqiptare,çdo fjalë e tij ka kumtuar shpirtin e nacionalistit të ndershëm,të politikanit të mprehtë,të energjive të rralla studentore.Ai ishte ndër të parët deputetë shqiptarë që e ngriti problemin e madh të vëllezërve të Kosovës.Duke nxjerë në shesh të palarat e kryekriminelit shovenist Millosheviq,ai deklaroi që në tetorin e vitit 1992,se vetëm një luftë, e përkrahur nga krejt shqiptarët kudo ku ndodhen,vetëm ideja e pavarsisë do të mund të gjeneronte zgjidhje të reja,për të çuar në fund të fundit tek rrëzimi i “Murit të Berlinit” që ndante shqiptarët mes vedi.Trimi i dhjetorit,do të ishte gjithashtu i pari deputet i cili do të ngrinte zërin fort,kundër veprimeve të Janullatosit në Shqipëri si edhe kundër politikave greke që të hynte në bisedime serioze e korrekte me palën greke lidhur me pronat legjitime të çamëve të cilët u dëbuan me dhunë prej pronave të tyre në vitet 1920-1924,ashtu edhe në vitet 1944.Deputetët e tjerë demokratë e nacionalistë, duartrokitën fjalën e Azem Hajdarit kur ai mori në mbrojtje shqiptarët në trevat e tyre autoktonë e në Maqedoninë Shqiptare,lidhur me flamurin shqiptar.Ai deklraoi nga podiumi i atij parllamenti ; “se shteti maqedon duhet të mendohet mirë kur heq në Tetovë e Gostivar flamurin shqiptar dhe kur dënon shqiptarë të pafajshëm që me të drejtë e kundërshtojnë këtë marrëzi.Ata duhet ta dinë se shqiptarët aty janë në shtëpinë e tyre,në tokën e tyre dhe duan të rrojnë në harmoni me fqinjët,kushdo qofshin këta.Por nëse këta fqinj,u trokasin në vatra me pushkë,ta dijnë mirë se pas popullit të Tetovës e Gostivarit janë mijëra ushtarëtështetitamë”.Si kryetar i grupit parlamentar të mbrojtjes dhe rendit,Azem hajdari u përpoq sidomos në rrefsh të depolitizimit të tyre.Ai bëri ç’ish e mundur që këto rreparte të çliroheshin prej ngarkesave të mëparshme si armë të diktaturës së proletariatit dhe të fitonin statutin e tyre,të pavarsisë partiake,për të qenë kurdoherë ushtarë të kombit,atdheut,në ruajtje të fateve të popullit tonë.Me të njejtin guxim,me të njejtën vendosmëri,Azem Hajdari luftoi në parllament edhe ndaj opozitës së atëhershme,atyre rundimenteve së bollshevizmit në shtetin amë.Lufta e tij ishte kurdoherë e ndershme,parimore,ideologjike,duke dashur jo vetëm të tregojë se i përket një gjenerate të re,por edhe udhëhiqej prej aspiratave të reja.Jo vetëm si parllamentar por edhe politikan vizionar,Azem hajdari do të shfaqej në këto vite edhe si nacionalist i vendosur për fatet e krejt trojeve shqiptare.Në intervistën dhënë gazetës “KOHA E RE “ më 17 gusht 1994, mes tjerave,lidhur me kufijtë etnike,do të deklarohej ; “Kosova,Maqedonia Perëndimore,Camëria dhe disa vise të Malit të Zi,janë vërtetuar prej kohe që u kanë takuar Shqipërisë.Mendoj se edhe mjaft politikanë sllavë,grekë e malazezë,prandaj u dredhojnë në politikat e kulisave,këtyre bisedave.Por unë kam mendimin se ato pjesë të shkëputura prej trupit të Shqipërisë do t’i bashkohen një ditë asaj si e drejtë natyrale e pakontestueshme prej askujt.Vizioni perëndimor për vednin tonë ka ndryshuar edhe unë mendoj se përkrahja do të jetë e madhe në këtë drejtim”.Edhe në zgjedhjet e viteve 1996-1997,Azem Hajdari zgjidhet sërisht deputet. Ky lider i kurajos qytetare të popullit të vet,pat ndjekur me besnikëri fjalën e dhënë,besën emadhe,për të çenë së toku me lektoratin etij,në ditët më të vështira kur Shqipëria ndahej prej totalitarizmit obskurantist-bollshevik,prej diktaturës më të zezë në historinë tonë kombëtare.Ai nuk do të mund të ndahej prej tyre edh në ato çaste të mëdha të shpresës për ndërtimin e shoqërisë së re shqiptare,me prirje kurdoherë demokratike e perëndimore.
Por dihet ndërkaq,revanshi bollsheviko-leninist,i zgjedhjeve në Shqipëri,në vitin 1997.Sipas metodës leniniste se pushteti merret vetëm me gjak,këta kriminelë u vërsulën me armë në dorë duke shkatëruar anekënd Shqipërinë,atdheun e tyre(nëse mund ta qujnë Shqipërinë,atdhe,sepse sipas marksit,proletarët nuk kanë atdhe).Kështu,duke ardhur me ndihmën e armëve të mbushura nga ASFALIA-greke dhe UDB-serbosllave,duke shpallur dhe simbolet e tyre publikisht,të unisonit sllavoortodoks,ata vijuan këtë rrugë edhe në parllament,në këtë tempull të çdo kombi.Menjëherë pas deklaratave të Azem Hajdarit se ai nuk do të largohej nga Shqipëria,se do të denonconte fijet e agjenturave greko-serbe në parllament,se do të jepte emrat e deputetëve shqiptaro-bollshevik që përgjakën shqiptarët dhe dogjën shqipërinë në marsin e vitit 1997,ai u godit.Si rrallëkund në botë,atentatori ishte një deputet bollshevik.Historia përsëritej në mënyrë të çuditshme.Në parrllamentin shqiptar janë goditur Hasan Prishtina,Ahmet Zogu dhe tash së fundi Azem Hajdari.Dora që ka mbajtur koburen ka qenë sigurisht shqiptare ndërsa plumbat,ata të Athinës dhe Beogradit.Heroi i dhjetorit merr 4 plagë në trup,por sidoqoftë shpëton.Mijëra studentë dalin në Tiranë e protestojnë si dikur,protestojnë forcat demokratike enacionaliste nga e mbarë Shqipëria duke parandjerë kobin e zi mbi kokat e tyre.Ditën e parë të daljes nga spitali,heroi i dhjetorit Azem Hajdari shkon në sallën e parllamentit dhe deklaron ; “Ka dashë të më vrasë Fatos Nano e Skënder Gjinushi.Por edhe këtë radhë s’më vranë dot.Unë edhe pse i plagosur do të vij në parllament të mbroj aspiratën e studentëve të dhjetorit,demokracinë shqiptare.Vrasësit do t’i gjykojë koha”.
Kohë embrapshtë,kohë fatale,kohë e ngjarjeve madhore ku trimat,heronjtë,dalin në podiume,në rrugë e sheshe,ndërsa të tjerë,meskinë,vrasës,mercenarë,fshihen skutave e bëjnë plane për krime të reja,të denjta për dramat e Shekspirit.
ORA FATALE,PËRNDRYSHE,DITËT E TRIUMFIT
  Ka qenë nata me shi e bubullima e 14 shtatorit 1998,kur Azem Hajdari u qëllua mizorisht.Tashmë dora vrastare ka ditur të kujdeset të zbulojë se ku fshihet zemra e dytë e këtij trimi e patrioti shqiptar.Shiu i madh s’ka mundur të lajë dot gjithë natën gjakun emartirit të demokracisë.Plani bollshevik për pushkatimin e nacionaldemokratit – hero,ka vonuar në këtë kohë por kriminelët i kanë bërë hesapet mirë.Fjala është se ato ditë,do të varej fati i ardhmërisë kosovare ndaj beogradit e athinës,të përpiktë në planet destabilizuese për Shqipërinë,shtinë mbi legjendën e demokracisë shqiptare.Nuk ishte parllamenti ku u luajt tragjedia,por pragu i derës së Partisë Demokratike, përndryshe foleja e krejt demokratëve shqiptarë.Pra vritej në derë të shtëpisë,ai që pat aq shumë ideale e ëndrra për demokracinë e brishtë,për fatin e kombit,për kufijtë etnike.Atentati ndaj Azemit, e thënë hapur ishte atentati ndaj të ardhmes që po trokiste në dyert tona.Në mijërat e demokratëve, të ardhur nga e gjithë Shqipëria u ndie pikëllimi i madh për vrasjen e birit të shenjtë jo vetëm të Tropojës por mbarë kombit shqiptar.Në mitingun e përmotshëm, Dr.Sali Berisha do të shprehej :
“Rruga e Azem hajdarit ishte rruga e bashkimit të Shqipërisë me familjen demokratike evropiane. Vepra e Azem hajdarit është prania juaj sot këtu dhe vendosmëria juaj për të mos lejuar që rruga e çelur prej tij të mbyllet edhe një herë për Shqipërinë.Ne të gjithë së bashku nuk do të lejojmë që ëndrra e Azem hajdarit,ëndrra e madhe e rinisë shqiptare të këputet në mes.Ëndrra e Azem Hajdarit ishte dhe mbetet ideali më i lartë për shqiptarët kudo që janë… Por këta vrasës kanë edhe një emër konkret,kanë emërin e përbashkët,emërin e zi Fatos Nano.Duke derdhur lumin e plumbave mbi gjoksin rinor të Azem Hajdarit,ai kujtonte se do t’i zgjaste jetën vehtes dhe kohës së tij të zezë që është koha e zezë e korrupsionit,mafies politike,tradhëtisë kombëtare.Por gaboi, vëllezër e motra, nuk mundet nga vdekja Azemi ynë,Azem hajdari është dhe do të mbetet përjetë i gjallë.Kjo ditë është dëshmitare e triumfit të tij “.(Gazeta“Rilindja Demokratike” 16 shtator 1998 ).Gazeta “Die Presse” më 15 shtator 1998,thuhet ; “Sot Shqipëria është kryeqendra e kriminalitetit të organizuar dhe sa më shumë në këtë rast bashkëpunon,edhe politika është objekt i akuzave të shumta.Të gjithë janë plotësisht të bindur që vrasja e Azem hajdarit është kryer për motive politike. Drejtësia sot përdoret shumë për përndjekjen e kundërshtarëve politik.Socialistët kanë pushuar nga zyrat e administratës së tyre një numër të madh zyrtarësh,oficerësh,gjyqtarësh,gazetarësh dhe janë zavendësuar nga një numër njerëzish të tjerë vetëm evetëm për tua plotësuar dëshirën,gjë për të cilën ata më parë kishin kritikuar Partinë e Berishës.Socialistët përgadisin procese politike dhe as që duan të dinë nëse shqiptarët bëjnë kontrabandë me njerëz,drogë dhe armë”.Gazeta “Standart” e 17 shtatorit 1998 ,thuhet ; “Duart e Nanos janë lyer me gjakun e Azem Hajdari.Kryeministri Fatos Nano është përpjekur për të shaktëruar opozitën dhe gjithë Shqipërinë dhe përveç kësaj për të ndërtuar një diktaturë komuniste.Jo vetëm fati i Partisë Demokratike është vënë në rrezik,por edhe në përgjithsi e gjithë Demokracia”.  Azemi tashmë,është kthyer plotësisht në legjendë të demokracisë shqiptare.Anipse,në këto vite të sundimit bollshevik,emri i tij u keqpërdor,kjo nuk vlen diçka.Fati i shqiptarëve të mëdhenj, gjithmonë është dëftuar shumë kohë pas vdekjes së tyre.Padyshim Azem Hajdari ishte udhëheqës i gjeneratës shqiptare antikomuniste,tribun dhe simbol i nacionaldemokracisë shqiptare.

FEMI E XHEVË LLADROVCI


eugen_488157828
Martir të gdhendur në memorien e kombit/
Shkruan Eugen Shehu/
Dardania e moçme ende sot ruan krenarinë e luftërave të kalura. Jo se i ka dashur luftërat. Askurrë! Jo se i ka parapëlqyer përrenjtë e gjakut. Askurrë! Por asesi nuk ka mundur të durojë stuhi e rrebeshe që, janë ngutur të ndalin turravrapin e lirë të shqiponjës.Fusha e Kosovës në lindje, rrafshi i Dukagjinit në perëndim, malet e Goleshit dhe Cerralevës në jug,mali Mokran në veri. Brenda kësaj gjeografie përthyese jeton në gjenerata, populli i Drenicës së sotme, pasardhës të denjë të dardanëve në shekuj të kaluar. Sa herë në Dardaninë e lashtë kanë rënë tupanët e kushtrimit, i madh dhe i vogël, burra e gra kanë ngarendur me klithmë lirie. Ky amanet ka mbetur deri në ditët e sotme.Edhe në ditët më të errëta të fundshekullit që lamë pas, edhe në ato momente kur makina e dhunës serbe rrënonte gjithçka që gjente përpara banorët e Drenicës nuk e ndalën vrapin drejt lirisë. Vrapi i tyre ishte shkrepëtim në natën e stuhisë, shkrepëtim që ndriçonte horizontet ngadhnjyes të shpresës.Në këtë turavrap drejt lirisë, padyshim kujtesa e Drenicës do të ruaj të pashuar kujtimin e Femi e Xhevë Lladrovcit.Ashtu sikundër 7 decenie më parë Shotë dhe Azem Galica do të shkruanin epopenë e lavdishme të lirisë në male të Drenicës dhe krejt Kosovës martire, edhe Xhevë e Femi Lladrovci do të përcillnin mesazhet e mbijetesës epokale të popullit të Kosovës, ndaj dhunës makabre të Serbisë së Millosheviçit. Po kush ishin këta burrë e grua, krushq të lirisë së madhe të shqiptarëve? Femi Lladrovci pat lindur në Gllogovcin e Drenicës, në vitin 1950. Të parët e derës së madhe të Lladrovcëve, ishin njohur jo vetëm në Drenicë por në krejt Kosovën për luftrat e paepura ndaj okupatorit serb. Burrat e kësaj kulle do të ishin mbështetj kryesore lëvizjes nacionaliste të udhëhequr nga Shaban Polluzha, e asaj lëvizjeje që ka hyrë në analet e historisë si lëvizja e parë antikomuniste që nuk mund të pajtohej, me parimet ortodokse të internacionalizmit proletar. Femiu i vogël do të rritej përmes legjendave të kaluara si edhe shtypjes sistematike që Beogradi ushtronte ndaj viseve në Kosovë dhe Maqedoni shqiptare. Asi do të merrte mësimet e para në Gllogovc  ndërsa më pas në Prishtinë. Në fillim të viteve 70 të shekullit që lam pas, ngase rezultatet në shkollë i pati të shkëlqyera, Femi Lladrovci ndjek studimet në Universitetin Politeknik të Zagrebit. Këtu, ai do të binte në kontakt edhe me studentë të tjerë nga viset e Kosovës, në mëndjet dhe zemrat e të cilëve ishte zgjuar ideja emblematike e pavarësisë së Kosovës, si dhe bashkimi i saj me shtetin amë. Por me këtë realitet nuk mund të pajtohej asesi Beogradi, i cili nuk i kurseu në asnjë rast masat represive në mënyrë të veçantë ndaj inteligjencës shqiptare. “Këto rrethana dhe faktorë të tjerë kishin si qëllim strategjik që të ushtronin dhunë permanente ndaj shqiptarëve, me qëllim të pastrimit etnik të Kosovës dhe të viseve të tjera. Rredhimisht me metoda të interpretimit arbitrar dhe selektiv të normave të legjislacionit penal, vepra e cila kryhej nga shqiptarët, konsiderohej si vepër penale e rëndë, si vepër e rrezikimit kundërevolucionar të rregullimit shoqëror dhe të sigurisë së vendit, siç emërtohej në nenin 114 të ligjit penal të Jugosllavisë, në Kosovë, në Maqedoni dhe në jug të Serbisë(“Çështja e Kosoves një problem historik dhe aktual“ Tiranë 1996, faqe 316) Por për studentin e Gllogovcit nuk do të kishte barrikada. Ai e pati kuptuar se uragani i lirisë së kombit të vet ishte zgjuar diku, në kujtesë të këtij kombi dhe herët a vonë ai do të rrekej të derdhej nëpër brigjet e Kosovës martire duke fshirë çdo gjurmë të mureve që ndanin shqiptarët. Ndër të parët student të Politeknikumit të Zagrebit, Femi Lladrovci do të fliste për pavarësinë e Kosovës, për të drejtat e mohuara të saj, për shpresën e madhe se studentët kosovarë nuk do ta duronin gjatë, natën e urryer të sundimit të Beogradit. Nismëtar i formimit të një grupi ilegal me studentë të tjerë shqiptarë, Femi Lladrovci do të ndikonte me idetë e tij edhe në mendjet e dhjetra studentëve të tjerë. Arsenali i terrorit shtetëror serb, vepronte tanimë nën maskën e ligjit dhe të shtetit. Femi Lladrovci fillimisht thërritet nga policia sekrete jugosllave në Zagreb, e cila e merr në pyetje rreth veprimtarisë së tij nacionaliste. Por kur studenti trim i përgjigjet prerë dhe i sigurtë se çdo veprim i tij nuk ka lidhje me Beogradin, përkundrazi kërkon që Kosova të shpallet Republikë me vete , ashtu sikundër Republikat e tjera nën Jugosllavi, atëhere strategjia zyrtare antishqiptare del në pah me forcën e vet më të verbër. Në këtë mënyrë , në aktgjykimin e gjyqit të Zagrebit, pikërisht për Femi Lladrovcin, prokuroria kërkon burgimin e tij 10 vjet ngase“ ka kërkuar që Kosova të jetë Republikë , të ketë flamurin e vet, duke pohuar me gojën e vet se pozita e shqiptarëve në Kosovë lë shumë për të dëshiruar, nëse krahasohet me pozitën e popujve të tjerë të Jugosllavisë. Burgjet e Jugosllavisë janë një faqe tjetër e tmerrit që vinte prej politikave shovene dhe dhunuese të Beogradit. Qindra e mijra studentë apo nxënës të Kosovës, të dënuar në vitet 1980 –1990 do të jetonin një kalvar të pafund vuajtjesh e dramash të mënxyrshme. Femi Lladrovci fillimisht do të dërgohej në burgun famëkeq të Gjilanit e mandej në Stara Gradishka e Gospiq.Ndonëse mbi të u ushtruan dhunë fizike dhe psiqike e pafund, ndonëse nuk u la të takohej për vite me radhë me pjestarët e familjes, Femi Lladrovci askurrë nuk u ligështua. Me trup atleti, me atë zemrën e madhe , me sigurinë në ardhmërinë e Kosovës dhe të krejt viseve shqiptare, burri i Gllogovcit do të duronte dhunën policore serbe, ashtu sikundër mali duron vetëtimat dhe gjëmimet e dimrit.
  Në fillim të vitit 1993 del nga burgjet famëkeqe jugosllavë dhe shkon në Drenicën e vet të dashur. Por në të vërtet Drenica e tij, sikundër e gjithë Kosova martire, qe shndrruar në një burg të madh. Nuk mund të flisje hapur, nuk lejohej, flamuri kuqezi, nuk lejoheshin këngët shqipe. Liria e munguar e brengosi akoma më shumë Femi Lladrovcin i cili sidoqoftë nuk mund të ndalte përpjekjet e veta për ardhmerinë e Kosovës. Por bie sërish në sy të policisë së fshehtë të Beogradit. Kur këta e thërrasin rreth disa shprehjeve të hapura që pat përdorur në fshat , Femi Lladrovci e kupton se për të ishin hapur të tjera fletë dosjesh e të tjera dyer- burgjesh. Ka qënë kjo arësyeja që me ndihmën e dy – tre miqve të vet , fshihet për pak ditë e më pas arrastiset në Republikën Federale Gjermane. Këtu nis të punojë në punë nga më të rëndomtat, duke dashur t`i vijë në ndihmë edhe famijles , atje në Gllogovcin e largët, në Drenicën rrethuar prej ujqish serbë. Ai e dinte se familja e tij ( qysh kur vuante dënimin në burg) ishte në qëndër të vemendjes së policisë serbe ndaj përpiqej të zbuste varfërinë sadopak , duke dërguar fshehtas ndonjë të hollë , të kursyer në metropolin gjerman . Sidoqoftë lëvizja kosovare për pavarësi tani ishte rritur dhe në botën e qytetëruar grupet e djemve dhe burrave të Kosovës vepronin plot kurajë jo vetëm duke dashur të nxisnin opinionin ndërkombëtar por edhe duke mbledhur ndihma në mjete monetare dhe materiale për t`i dërguar në Kosovë. Në vazhdën e rezistencës mbarëkombëtare, dihet tanim se falë qëndresës heroike , deputetët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës , më 2 korrik 1990 patën shpallur deklaratën që e shpallnin Kosovën njësi federale të Jugosllavisë .Po kështu , në vjeshtën e vitit 1991 Kuvendi i Kosovës bëri referendumin , në të cilin shumica absolute e popullsisë u deklarua për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur. Femi Lladrovci së bashku me intelektualë të tjerë në Gjermani , u bë gjatë kësaj kohe një strehë e sigurtë e mjaft prej deputetëve dhe politikanëve kosovarë, të cilët e shtrinë lëvizjen e tyre mbarëkombëtare edhe në rrethet përparimtare evropiane , duke dëshmuar me fakte konkretë mbi dhunën dhe terrorin sistematik që Beogradi pati ushtruar dhe kërkonte të ushtronte ndaj viseve të Kosovës dhe Maqedonisë shqiptare. Në ndihmën e drejtpërdrejt të Femi Lladrovcit dhe miqve të tij në Gjermani , u shkolluan disa djem nga Drenica në Perëndim dhe u mbajtën me të holla mësues të gjuhës shqipe , të cilët shkonin kullë më kullë , deri në fshatrat më të largët për të ndriçuar atje vatrat me pishtarin e shqiptarizmës. Në këto vite vuajtjesh pafund, në këto vite të ëndrrave të mëdha, burri i Gllogovcit lidh jetën me njërën prej zanave kosovare , me Xhevën . Një dashuri e pakufishme për Kosovën martire , për lirinë e saj , e ka shtyrë këtë Shotë të re të Drenicës , të bashkojë jetën dhe fatin e saj me Femiun. Xhevë Krasniqi ( Lladrovci) pati lindur në vitin 1955 në fshatin Drenovc të Malishevës. Ati i saj si edhe të afërm të tjerë patën luftuar kundër okupatorit serb, për të aderuar më pas në lëvizjen e shquar të organizatës Nacional – Demokratike Shqiptare, e cila frymëzohej prej parimeve të Dekalogut të Ballit Kombëtar. Xheva pati shfaqur qysh herët dashuri e përkushtim për dije, ndaj dhe prindërit bënë çmos që vajza e tyre të shkollohej. Mbas mësimeve të para në vendlindje , Xheva vazhdoi studimet në Prishtinë ku mbaron me rezultate shumë të larta degën gjuhë –letërsi. Pas mbarimit të studimeve të larta ajo dërgohet si mësuese letërsi e ne gjimnazin e Kievës. Këtu, së bashku me dashurinë për librin shqip, Xheva do t`u mësonte nxënësve të saj dashurinë e shtrenjte për lirinë e trojeve amëtare. Ka qënë kjo arësyeja që policia e fshehtë jugosllave ndjek hap pas hapi veprimtarinë atdhetare të Xhevë Krasniqit dhe në mesin e viteve 80 të shekullit që lamë pas, mësuesja trime Xhevë Krasniqi, pushohet nga puna me motivacionin se “ ka kryer veprimtari të hapura që bien ndesh me kushtetutën e R.S.F të Jugosllavisë.“ Pas këtij akti për Xhevë Kasniqin dhe familjen e saj ishte e kuptueshme që ishin të hapura portat e burgjeve. Ndaj bija e Drenovcit merr rrugët e mërgimit pa iu dridhur aspak qerpiku, duke patur kurdoherë në zemër dhe në mendje dashurinë e vyer të nxenësve të vet. Në fillim të vitit 1998, Femiu vendos të kthehet në vendlindje. Ai e kupton se lisi i fortë e ka vendin e vet, aty në ballë të stuhisë, duke iu bërë krahë i shëndosh jo vetëm familjes, por në radhë të parë lëvizjes mbarëkombëtare të Kosovës për liri. Nërkaq lëvizja nacional-shoviniste serbe ishte në apogjeun e saj. Energjitë rrënimtare të kësaj lëvizje po rrekeshin çdo ditë e më shumë të frymëzonin një varg “ akademikësh “ serb të përgatisnin turli teorish e mashtrimesh, duke dashur t´i riktheheshin lavdisë së dikurshme të Serbisë së Vjetër. Madje ata e patën gjetur edhe udhëheqësin e lëvizjes që do të viktimizonte një popull të tërë . Cinizmi i politikës serbo –sllave ishte shfaqur madje edhe publikisht.Duke folur për kreun e shovinizmit serbomadh Milosheviçin, shtypi shkruante tekstualisht; “ Ai është një shfaqje e re në jetën e Serbisë, njeri i cili e ka artikuluar zemërimin e popullit duke e shdërruar në aksion politik.“ Gazeta “Borba“ Beograd 30 qershor 1989, faqe 6)
  Në pranverën e vitit 1998 në Drenicë e vise të tjera të Kosovës u panë grupe të organizuar të guerrileve shqiptarë. Qëndresa epokale e Jasharajve dhe shfaqja e luftëtarëve me uniformën e UÇK-së, tregonte se shqiptarët jo vetëm nuk mund të pajtoheshin me dhunën e Beogradit por brenda tyre, brenda dhimbjes së madhe, po gjallonte vullkani i urrejtjes shekullore ndaj poshtërimeve serbosllave. Femi Lladrovci, në krye të luftëtarëve të UÇK-së në Lladrovc e më gjërë, kishte mundur të përgatiste dhjetra djem jo vetëm nga ana fizike por në mënyrë të veçantë nga ana psikologjike, pasi edhe pse ata ishin vetëm një grusht djemsh, do të luftonin pa u friguar ndaj makinës ushtarake serbe. Me atë vështrimin burrëror, me zërin e trashë e babaxhan, Femi Lladrovci, më shumë se një ushtarak epror, do të ngjante me një vëlla të madh të rrahur prej stuhive te jetës. Në qershorin e vitit 1998 në afërsi të Lladrovcës, një repart special i ushtrisë jugosllave kërkonte të vendosej në fshehtësi aty. Femiu lajmërohet menjëhërë dhe në bazë të sinjaleve të vendosura qysh më parë, trupa e UÇK-së është e gatshme për luftim.Intuitiv nga natyra,Femiu vëzhgon me kujdes situatën. Ndërkaq nga komanda eprore ka ardhur urdhëri që reparti serb të goditet menjëherë dhe të mos lejohet pozicionimi i tij në atë zonë pasi mund të shërbente për efekte strategjike. Femi Lladrovci si një zbulues i talentuar, afrohet pranë patrullës serbe dhe hap zjarr i pari. Reth 40 minuta vazhdon një shkëmbim zjarri i fuqishëm dhe paskëtaj serbët largohen.“ Të drejtuar nga eprori Femi Lladrovci, trupat e UÇK-së u japin mësim serbve“ thuhet në njoftimin që Shtabi i UÇK-së dërgon në Tiranë. ( Arkivi i Ministrisë së Mbrojtjes, Tiranë, Fondi“ Kosova“ 16 qershor 1998) Për hirë së vërtetës, vlen të thuhet se kur grupet e luftëtarëve të UÇK-së u organizuan dhe filluan luftimet me pikësynime të qartë politikë dhe ushtarakë, Beogradi ndërmori një nismë shumë djallëzore. Pikërishtë aty ku ishte hasur qëndresa e UÇK-së, Milosheviçi dhe emisarët e tij të turpit dërgonin forca të mëdha ushtarake dhe mjetë të blinduara duke djegur, shkatërruar e bërë rrafsh fshatra të tërë. Politika dhe strategjia e “ tokës së djegur“ në thelb, përpiqeshin të fusnin në armiqësi popullin kosovar me luftëtarët e UÇK-së.Por në këtë rast dhelpëria serbe nuk fuksionoi siç duhet. Populli i Kosovës e dënoi dhe urreu më shumë dhunën serbe duke u bashkuar rreth luftëtarëve të UÇK-së si e vetmja alternativë për pavarësinë e vet dhe realizimin e aspiratës shekullore të lirisë. Në korrikun e vitit 1998, Beogradi ndërrmori një tjetër ofensivë, në ato vise të Kosovës ku prania e UÇK-së ishte më e dukshme. Madje shtypi i Beogradit nuk nguroi të citonte me cinizëmin e vet karakteristik se brenda dy- tre javëve do të zhdukte edhe të fundit ushtar të UÇK-së. Përballë kësaj mësymje Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së vendosi që djemtë kosovarë të tërhiqeshin duke e goditur armikun në vende të ndryshme si dhe duke marrë në mbrojtje popullsinë e pafajshme. Në krye të Brigadës 114 të UÇK-së, Femi Lladrovci do të përballonte për javë të tëra një varg sulmesh të forcave serbe, duke rrëfyer jo vetëm aftësitë e tij organizuese dhe lufarake, por sidomos besimin e madh në mundjen e bishës sllave.Tashmë breshërisë së automatikut të tij në beteja i përgjigjeshin qindra armë të tjera dhe qindra luftëtarë të UÇK-së shkonin pas komandatit të tyre si shkrepëtima. Altoparlantët e prishur të Beogradit, për kinse zhdukje totale të forcave të UÇK-së, tanimë po heshtnin dita – ditës.Në vjeshtën e parë të vitit 1998, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së kontrollonte me shumë se 70 përqind të gjithë te territorit të Kosovës, madje luftëtarët e sprovuar të UÇK-së po mirrnin konsiderata të lavdërueshme edhe nga forcat përparimtare ndërkombëtare. Morali i shovinistëve serb po binte dita ditës. Robi serb Shevko Jahiroviq, deklaronte midis të tjerave: “ Për ushtarakët serb që frikësoheshin në aksionet kundër shqiptarëve kishte ndëshkime makabre. Ndërsa për të tjerët që komanda dyshonte u kërkohej si provë besnikërie të sillnin nga fshatrat ku luftohej një kokë e prerë fëmije.“ ( Dëshmia ndodhet në arkivin e Ministrisë së Mbrojtjes – Tiranë.)     Tashmë Femi Lladrovci, në pozicionet e luftimit përkrah qindra luftëtarëve që komandonte, kishte edhe të shoqen, Xhevën. Kishte të drejtë edhe ajo, mësuesja e dikurshme e letërsisë të luftonte përkrah burrit dhe nxënësve të saj, për ardhmërinë e Kosovës. “ Si Shotja me Azemin“ pëshpërisnin luftëtarët me vete, kur shihnin komandatin e tyre të fjalosej me Xhevën. Xhevë Lladrovci do të ishte kurdoherë në radhën e parë të sulmit duke u shdërruar në shëmbull frymëzimi dhe fisnikërie për të gjithë vajzat dhe djemtë mbushnin radhët e Brigadës 114. Pak kohë më vonë , në një intervistë të eprorit të UÇK-së, Sulejman Selimit, ky shprehet tekstualisht:“ Si nderim dua të kujtoj disa nga luftëtarët e parë që janë Adem dhe Hamëz Jashari, Osman Geci, Muj Krasniqi, Femi Lladrovci, Abedin Rexha, Xhevë Krasniqi(Lladrovci) etj…“ ( Gazeta “ Ushtria“ Tiranë në 27 mars 1999).
   Kësisoj për të ardhur në agun e 22 shtatorit 1998. Forcat ushtarake serbe me mijra patën mësyr kundër Drenicës, për të çarë aty vijën e mbrojtjes të UÇK-së. Femi Lladrovci dha kushtrimin i pari. Nga rendën pas tij vajzat dhe djemtë e Drenicës me armë në krah dhe besën e madhe në zemër. Serbët nisën të mësynin me tanke dhe artileri.Detyra e burrave të UÇK-së ishte të mos lejoni depërtimin e armiqve në zemër të Dardanisë së lashtë.“ Dera e rrethimit armik sa vinte dhe ngushtohej. Atëhere kur pritej asgjësimi, doli nga pozicioni komandant Femiu dhe lëshoi kushtrimin me sa fuqi kishte. Kundërsulmi zgjati disa orë .“( Gazeta Ushtria“ Tiranë 5 maj 1999. Pikërisht atëhere kur serbët filluan tërheqjen, dikush pa se pozicioni ku ishte komandant Femiu po heshtëte. Ngarendi drejt tij dhe pa gjoksin e komandatit të mbuluar nga plagët e fishekëve të snajperëve serbë. Pranë komandatit patën rënë më përpara edhe dy ushtarë të tjerë dhe ky vet i pat rregulluar në mënyrë që armiku mos t`i gjente trupat e tyre. Kur i dhanë lajmin Xhevës,burrnesha heshti për pak çaste. Nuk besonte ndaj vrapoi tek plagët e ngrohta që rridhnin gjak. Ajo e kuptoi se hutimi mund të kushtonte shtrenjtë ndaj porositi shokët të mos e përhapnin lajmin e vrasjes së Femiut dhe vet u hodh e para në sulm.Janë dashur vetëm dy orë luftimesh të papara, me ç`rast plumbat gjejnë rrugën për në zemër të Xhevës. Kështu mbyllej epopeja e 22 shtatorit 1998 në Drenicë. Në altarin e lavdishëm të kombit zinin vend dy emra të rinj.Dy emra që u kurorizuan në emër të Zotit, por edhe dy emra të mëdhenj që u kronizuan nga kombi që s’di të vdesë, në llavën e madhe të padrejtësive historike.

AZIZ (KRASNIQI) ZHILIVODA,HYMNI ANTISLLAVOKOMUNIST


Shkruan Eugen SHEHU/

Sa herë që ranë tupanat e luftës,sa herë që në malet e Kosovës u lajmërua krisma e pushkëve,në rast,si nga legjenda dualën bijtë e saj.Pa zhurmë,pa bujë,të armatosur,duke lënë në vatra prindërit e fëmijët,këta burra me shpirt të papërkulur askurrë nuk bënë llogari me fatet e atdheut të tyre. Atje në Zhilivodën e Drenicës,në pyje të Qyqavicës,këtij kushtrimi të shenjtë do t’i përgjigjeshin për vite e vite me radhë,gjysh,stërgjyshërit e Azizit,duke transmetuar tek nipi i tyre,dashurinë e madhe për Drenicën,Kosovën e krejt atdheun e kombin shqiptar.Kjo dashuri do të rriste me aq mund e sakrifica,vitet e djalit të quajtur Azis.
Aziz Zhilivoda
Azis Krasniqi lindi në Zhilivodë më 1901,i rrethuar prej dashurisë së madhe të dhjetra të afërmëve, të cilët popullonin kullën e madhe rrethuar me gurët e bardhë Drenicake.Njohu mjerimin e madh shqiptar të asaj kohe por edhe guximin e burrave të Kosovës,për mos ta lënë fatin e popullit të tyre në duart e ndyra të serbosllavëve.Njohu ende në moshë të njomë,krismat e pushkëve në malet e Qyqavicës ku për vite të tëra rrallë shkeli këmba pushtuese e ushtarit apo gjandarit serb.Ndonëse ende i vogël në moshë,ndjeu dhimbjen e madhe të bashkëkombasve të vet,atëherë kur Zhilivoda e krejt viset e Kosovës,iu aneksua (1913) padrejtësisht,armikut shekullor të kombit tonë serbisë.

Kur vjen mosha e shkollës,prindërit shohin tek Azizi dëshirën e madhe të tij për dije.Ndonëse në Zhilivodë nuk mund të kishte kushte të mira për mësimin e gjuhës shqipe,prindërit bëjnë çmos duke e dërguar Azizin dy orë larg prej fshatit dhe kujdesen që ai të mësojë së paku të shkruajë gjuhën e bukur tonën e mandej të mësojë mbi gjeografinë e historinë e krejt trojeve etnike shqiptare.Këto mësime,do të studioheshin prej Azizit të vogël,mes dhimbjesh kur mendonte ç’ka kish qenë dikur atdheu i vet dhe si e patën katandisur lakmia e fqinjëve.Por asesi dhimbja nuk do ta dekurajonte birin e Zhilivodës.Ai hidhte shtat tok me shpresat për bashkimin,një ditë të krejt trojeve shqiptare,jo me ndihmën e atyre që na ndanë e përçanë,por vetëm me besën dhe pushkën e shqiptarit.Më tej në vitet 1915-1917,Azizi ka bërë përpjekje të vazhdojë studimet në Prishtinë,duke dashur kurdoherë të viret në mbrojtje të atdheut të vet me pushkë e pendë.Ndonëse arësimi shqip në Prishtinë pati ecur mirë disa vite,në vitet 1914 e tutje u godit rëndë,ngase njëra nga përpjekjet e shovenistëve serb për kolonizimin e kosovës ishte pikërisht mohimi i të drejtës legjitime të shqiptarëve për të mësuar në gjuhën e mëmës së tyre.Përmes këtyre vështirësive,i përndjekur nga qeveria serbe,Azizi do të mund të thellonte dijet e veta pikërisht në gjuhën e bukur shqipe.Në fund të viteve 20,ngase pati konflikte me xhandarmërinë e Prishtinës,ai ndiqet prej organeve gjyqësore të mbretërisë serbo-kroato-sllovene.Është kjo arsyeja që ashtu sikundër qindra shqiptarë të tjerë të Kosovës,Azizi i drejtohet shtetit amë për një jetesë më të sigurtë.Fillimisht vendoset në Elbasan ku nuk i mungonin disa të njohur të babait të cilët i afruan ndihmën e tyre.Më pas,duke patur dëshirë për arësimin,si edhe falë fizikut të rallë të tij,Azizi ngulmon të shkojë në shkollën e plotësimit të ushtarakëve në Durrës.Gjatë kohës së studimeve në këtë shkollë mban lidhje të ngushta me dy vëllezërit e tij,Qerimin dhe Qerkinin duke iu lutur atyre që të përpiqen të mbajnë sa më mirë kullat e lashta në Zhilivodë,si edhe “mos me harrue dyert e trimave që kanë ra për Kosovën”.

Pas mbarimit të shkollës së plotësimit,Aziz Zhilivoda pranon me dëshirë,të rreshtohet në formacionet e xhandarmërisë shqiptare, e cila falë kujdesit të Mbretit Zog,kishte hyrë plotësisht në rrugën e zhvillimit dhe modernizimit të saj.Azizi,ky xhandarm i ri nga Drenica,do të ketë gëzuar respekt ndër shokët dhe eprorët,jo aq për fizikun e lartë dhe të bukur,se sa për ndershmërinë dhe përkushtimin në detyrë.Ai do të shërbejë vite me radhë në këtë armë duke dëshmuar vullnet dhe cilsi të larta me ç’rast,në vitin 1936 edhe do të dekorohej më 28 nëndorë,me motivacionin : “Për shërbime të shqueme në armën e xhandarmërisë,duke sakrifikuar gjithshka për me zbatue detyrat eprore,në dobi të rendit e qetësisë në popull”.(Arkivi Qendror i shtetit – Tiranë.Fondi Ministria e Punëve Brendshme,shkresa 28 nëndor 1936 , nr 471 ).

Ashtu si dhjetra e qindra nacionalistë të tjerë shqiptarë,7 prillin e vitit 1939,Azis Zhilivoda do ta priste përmes revoltës mbarëpopullore shqiptare.Ngase shpirti luftarak i tij nuk gjente dot paqë në ato ditë prilli,largohet prej shtetit amë dhe vendoset në Drenicën e vet të dashur.Por Italisë iu deshën vetëm pak muaj që të përfshinte nën sundimin e saj edhe disa vise të Kosovës dhe Maqedonisë shqiptare.Me këshillën e vëllezërve të vet,Azizi futet sërish në xhandarmërinë shqiptare,për t’iu përkushtuar deri në fund fateve të kombit të vet.Shokëve dhe miqve të vet,të cilët e panë të vishte sërish rrobat e ushtarakut,u tha se ajo uniformë e thërriste veç për çështjen kombëtare,”me u shërbye deri në fund shqiptarëve e me u përlesh në qoftë nevoja me gjithfar okupatorësh”.Kështu, disa kohë shërben në këtë detyrë,në Orlan të Podujevës,më pas në Lluzhan dhe më së fundi në Besi.

Me sulmin ushtarak të Gjermanisë ndaj Jugosllavisë Versajase,situatat në tervat etnike shqiptare do të ndryshonin së tepërmi.Për hirë të qëllimeve të veta strategjike,RAIHU i TRETË,nuk vonoi të njohë dhe rikonfirmojë disa të drejta të shqiptarëve,përfshi këtu edhe kufijtë Etnike,për të ruajtur qetësinë në vend,për të bashkëpunuar në kahjen e mosangazhimit në luftime brenda territorit shqiptar,komanda e lartë ushtarake gjermane,u mbështet në nacionalistët me reputacion të viseve shqiptare,të cilët të shkolluar në Perëndim,do të dinin të luftonin edhe kundër komunizmit,kësaj murtaje,por edhe nga rreziku i sërishëm nga pushtuesit serbosllav,e njëri nga këta burra të mëdhenj të nacionalizmit të ndershëm shqiptar ishte Xhafer Deva.

Duke vendosur një rregull e qetësi për tu patur zili,pothuaj në krejt Mitrovicën dhe rrethina,Xhafer Deva,përmes drejtësisë dhe veprimeve energjike provonte se shqiptarët jo vetëm dijnë të vetëqeverisen por mund të afrrojnë rrugë bashkëpunimi të sinqertë edhe me pakicat e tjera që ndodheshin në Kosovën e atyre viteve.Ka qenë pikërisht Xhafer Deva,i cili ngase pat dëgjuar për ndershmërinë,trimërinë dhe korektesën e Aziz Zhilivodës, e thërret ate të punojë sërish në funksionet e xhandarmërisë shqiptare.Azizi pranon dhe viret nën urdhërat e atdhetarëve Xhafer Deva deri kur ky jep dorëheqjen në verën e vitit 1944,në funksionin e Ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë.Në të ashtuquajturën gardë të Xhafer Devës,biri i Zhilivodës do të shërbente me devotshmëri,i bindur se misioni i tij dhe krejt luftëtarëve të tjerë,ishte misioni i madh i bashkimit të gjithë viseve etnike shqiptare.Ndonëse parrullat bollshevike të Tiranës komuniste,nuk lanë baltë pa hedhur mbi këtë formacion luftarak ,ato nuk mundën kurrsesi të përfytyrojnë imazhin e ndritur të luftëtarëve nga kosova për çlirimin e trojeve amtare.Gjatë krejt kësaj periudhe,Aziz Zhilivoda,ndonëse në detyra tejet delikate,nuk e ndau askurrë guximin nga pjekuria,trimëria nga shpirtgjërësia.Në janarin e vitit 1943,pothuaj në krejt Jugosllavinë,përfshi edhe pakicat e tyre në Kosovë,u shpërnda qarkorja famëkeqe e shtabit ushtarak të Drazha Mihajlloviqit.Pos të tjerave,në këtë qarkore është thënë shprehimisht ;

“- Lufta e popullit tonë shenjtërohet prej Princit Pjetër II

Të krijojmë Jugosllavinë e Madhe,në Sërbinë e madhe,të pastër etnike dhe në kufijtë e Serbisë të paraluftës,të Malit të Zi,Bosnjës-Hercegovinës,Sremit,Banatit dhe Baçkës.

Të luftojmë për futjen në jetën tonë shtetërore,të gjithë territoret ende të paçliruara nën italianët dhe gjermanët(Triestën,Goricën,Istrën,Korushkën si edhe Bullgarinë dhe Shqipërinë Veriore).”

( Arkivi Qendror i Shtetit materiale për studiues)

Përkundër këtyre tezave të kryeqetnikut Drazha Mihajlloviqit,vepruan formacionet e Mbrojtjes Kombëtare Shqiptare,të udhëhequra prej ideve të Lidhjes së Dytë Shqiptare të Prizërenit.Me porosi direkt të Xhafer Devës,në dimërin e viteve 1943-1944,Aziz Zhilivoda si Ballist i njohur,iu bashkangjit forcave të Mbrojtjes Kombëtare në zonën e Artakollit duke organizuar e drejtuar disa luftime të ashpra e të sukseshme ndaj çetnikëve serb.Reputacioni që gëzonte si ushtarak i lindur por edhe si trim i çartur antisllav,bëri që rreth Azizit,të bashkoheshin në vitin 1944,rreth 40-50 trima,me ç’rast të inkuadruar në formacionet e Mbrojtjes Kombëtare Shqiptare,u bënë ballë planeve shkombëtarizuese të çetnikëve serb,mandej duke i ndjekur ata deri në përfundim të kufijve etnike shqiptare.Në një intervistë të dhënë në një prej gazetave shqiptare,pos të tjerave,Aziz Zhilivoda pat deklaruar:”Mos hyni në luftë nëse nuk mund të fitoni,mjaft kemi humbur.Por nëse fillon lufta,edhe pse në moshë të shtyrë,do të më shihni me mashinkën në krah,në malet e Qyqavicës” ( Gazeta “Bota Sot” më 10 shkurt 2000).Për hir të së vërtetës,duhet thënë se ai veçanërisht në vitet 1944-1949 jo vetëm e rrëmbeu mashinkën e tij,por me atentatet kundër oficerëve madhorë të OZNËS famkeqe,u bë tmerr i sllavokomunistëve.Në janarin e vitit 1945,trimi Shaban Polluzha,ngase i pat kuptuar qëllimet e zeza të komunistëve jugosllav,nuk pranon të shkojë me brigadën e vet në front të Sremit kinse për të luftuar kundër gjermanëve.Ai e dinte mirë se largimi i tij nga Drenica do të thoshte një dorë “e lirë” për sllavokomunistët të cilët me shumë kujdes po përgadisnin kasaphanen edhe në Drenicën kreshnike.Pas kthimit nga rruga,formacioneve luftarake të Shaban Polluzhës iu bashkangjitën edhe disa çeta të tjera të luftëtarëve shqiptarë.Në këto ditë tejet të vështira për fatet e Kosvës,”Shaban Polluzhës iu bashkua edhe Aziz Zhilivoda me 100 vetë nga Artakolli” ( Islam Dobra , “Lufta e Drenicës … faqe 134 ).

Dihet tanimë prej të gjithëve se çfarë mizeri ushtarësh e oficerësh,serb,çetnikë,komunistë,bullgarë e shqiptarë mercenarësh të kuq,iu vërsulën maleve e pyjeve të Drenicës e cila jo vetëm që nuk donte robërinë sllavoserbe,por ishte e deklaruar se kërkonte bashkimin e natyrshëm të saj me shtetin amë.Pjesa më e madhe e oficerëve të Armatës Jugosllave,të cilët u dërguan në Drenicë,ishin oficerë çetnikë dhe ish ushtarakë të Jugosllavisë Versajase,të cilët posaçërisht për të bërë krime kundër shqiptarëve,u amnistuan në nëndorin e vitit 1944 dhe u dërguan në Kosovë e Maqedoninë shqiptare për krime të mëtejme. Vetë dokumentat jugosllave të shtabit të Divizionit 46 të Sërbisë,duke folur për luftimet në Drenicë,në janarin e vitit 1945,shprehen se “shkaqet e fenomeneve të cilat kanë rritur dukshëm urrejtjen e banorëve shqiptarë ndaj nesh,qëndrojnë kryesisht në faktin se tek pjesa më e madhe e ushtrisë sonë,por edhe tek eprorët tanë sundon urrejtja shoviniste ndaj banorëve shqiptarë.Gjatë disa aksioneve,oficerët tanë të rrëmbyer nga të shtënat e armëve të serbëve vendas,vetëm nga urrejtja kundër shqiptarëve,trilluan për ta faje që nuk egzistonin realisht”.

( Muhamet Pirraku, “Ripushtimi jugosllav i Kosovës, Prishtinë 1991,faqe 53 ).

E vërteta është se këtyre masave të dhunshme të armatës jugosllave,burrat e mbledhur rreth Shaban Polluzhës,iu përgjigjën veçse me krismat e pushkëve.Sipas burimeve jugosllave,në ditët e para të shkurtit 1945,në Drenicë numëroheshin mbi 3 mijë luftëtarë të armatosur,të gatshëm për të dhënë jetën,për të flakur tej zgjedhen serbe dhe për kufijtë etnike shqiptare.Brigada e luftëtarëve të Ballit Kombëtar tanimë ishte ndarë në gjashtë batalione dhe sejcili prej batalioneve kishte në vetvehte katër çeta.Në krye të çetave prinin trimat ; Jetulla Aziz Zhilivoda,Refat Galica,Hetem Hasani,Muharrem Sinani,Hetem Gllareva,Isuf Hajdari etj.Nuk duhet asesi të harrojmë kur flasim për luftimet e Drenicës në vitin 1945,se ishte trimëria e të gjithë burrave të Kosovës,me ç’rast mbajtën të gozhduar për javë të tëra formacionet disa mijëshe të Armatës jugosllave.Veçmas në luftimet në fshatin Rrezallë,aty ku ishte edhe shtabi i Shaban Polluzhës,çeta e Aziz Zhilivodës tregoi heroizëm të pashoq.Ushtaraku i talentuar,Azizi do të rrezikonte kurdoherë veten,duke u vendosur në radhët e para të luftëtarëve të vet.Por syri i tij askurrë nuk gaboi,mashinka e tij dijti të këndojë kurdoherë hymnin e lirisë së kombit të vet.Pas vrasjes së Shaban Polluzhës,për sllavokomunistët u duk se lufta e nacionalistëve shqiptarë pat marrë fund njëherë e përgjithmonë.Lajmin e vrasjes së Polluzhës e çuan vetëtimthi në Beograd,duke “qetësuar” edhe kryekriminelin gjeneralin Tito se rebeli i fundit ballist shqiptar ishte shuar.Por ditët që vijuan më pas,në shkurt-marsin e vitit 1945,provuan të kundërtën.Burrat e Kosovës,i patën dhënë besën Shaban Polluzhës se do të luftonin deri në pikën e fundit të gjakut për t’i treguar jo vetëm Beogradit por krejt qytetërimit evropian se shqiptarët asesi nuk mund të pajtohen me idetë komuniste.Ndër ta,Aziz Zhilivoda,anipse me dhimbjen e bashkëluftëtarëve të rënë në beteja, vazhdoi inkursionet e tij luftarake duke u sjellë sllavokomunistëve humbje të konsiderueshme në njerëz.Një varg raportesh të Armatës Jugosllave,bëjnë fjalë për atë se edhe pas vrasjes së Shaban Polluzhës,rezistenca e nacionalistëve shqiptarë nuk përfundoi,madje në disa raste,sidomos në Prishtinë e rrethina,ajo u përsërit pa u lëkundur aspak në bindjet e veta.Gjatë viteve 1945-1946 Aziz Zhilivoda qëndron në malet e Kosovës,krejtësisht në ilegalitet.Në dimër e verë,në stuhi dhe acar,herë i ngrënë dhe herë i pangrënë,biri i Zhilivodës nuk do të thyhej përpara asnjë vështirësie.Tashmë ai mban lidhje të drejtëpërdrejta me Udhëheqës të Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare duke paraparë në idetë e saj(organizatë e cila ishte vazhdimësi e Ballit Kombëtar) vazhdimësinë për Shqipërinë Etnike.Ngase OZNA,në këto vite,është në gjurmim të pandërprerë të nacionalistëve shqiptarë,Azizi detyrohet të shpërndajë çetën e trimave të vet duke qëndruar vetëm me 3-4 prej tyre,çka mundëson edhe qëndrimin ilegal të mëtejshëm.Në fund të vitit 1946,atij iu bë thirrje nga Muharrem Bajaraktari për t’u bashkuar,me qëllim kalimin në Greqi dhe riorganizimin e krejt forcave antikomuniste.Azizi ende shpresonte në një lëvizje mbarëkombëtare shqiptare antikomuniste ndaj siguroi Muharrem Bajraktarin se në çdo rast,do ta gjente me mashinkë në dorë,në majet e Qyqavicës.Edhe dy vjet të tjera,Aziz Zhilivoda endet nëpër malet e Kosovës martire.Shpresat për një Shqipëri Etnike sa vinin e zbeheshin ndërsa komunistët e Tiranës,pasi i shitën trojet amtare të Kosovës e Maqedonisë shqiptare për pushtet,jetonin ende me përallat e internacionalizmit proletar,pa e ndjerë në shpirt gjëmën kombëtare që kishin gatuar.E vërteta është se OZNA pat rënë herët në gjurmë të Aziz Zhilivodës por ushtaraku i lindur askurrë nuk ra në kurthin e tyre dhe për më tej,në vitet 1945-1948,janë rreth 40 ushtarë dhe oficerë të OZNËS,të cilët në përpjekje me Aziz Zhilivodën patën gjetur vdekjen prej mashinkës së tij.Në vitin 1946, në pamundësi për të shtënë në dorë Azizin,OZNA arreston të gjithë pjestarët e familjes së tij,që nga i jati 81 vjeçar e deri tek fëmija më i vogël që ishte 6 muajsh.Kinse Azizi ishte udhëheqës i rrezikshëm i bandave balliste,kullat në Zhilivodë kthehen në burgje ku serbosllavo-komunistët i përdornin për ambijente hetuesie,parabaurgimi si dhe oda për qëndrimin etyre.Me kujtimet e veta,biri i Aziz Zhilivodës,Faiku,lidhur me qëndrimin në paraburgim tregon pos të tjerave : “Erdhi vjeshta e vitit 1947,krejt familjen ma dërguan në burgun e Vushtrisë.Pos dy tri ditëve e sollën në burg edhe nënën e Sherif Tërstenës,gruan e tij dhe një vëlla më të ri të Sherifit.Ate ditë na rregjistronin në burg.Gjatë rregjistrimit hyrën Ali Shukriu dhe Rasim Qerkezi.Ali Shukriu ishte prokuror publik për Kosovën e Rasimi ishte shef i OZNËS për Mitrovicën

-Ti je nëna e Aziz Zhilivodës a ?

Lokja ja ktheu :

Po,une vetë !

Ali Shukriu iu afrue, e kapi prej flokësh dhe i tha :

Ti je shtriga plakë që ke pjellë Azizin,që na i ka vrarë 96 komunista,bijtzë më të mirë të Jugosllavisë së Titos !

Tëherë gjyshja iu drejtua me këto fjalë :

Hiqi duart e fëlliqta nga unë,he qen bir qeni ! Pushkë,topa dhe ushtri ke sa të duash.Ndjeke Azizin nëse mundesh me e zënë,ju komunista të qelbur !.

Qëndrimi burrëror të familjes së Azizit,OZNA iu përgjigjej duke mbyllur në qelitë e ftohta të Vushtrisë për vite me radhë,krejt familjen për të thyer sadopak shpirtin e luftëtarit.Por ndodhi e kundërta,mashinka e Aziz Zhilivodës askurrë nuk e prehu këngën e saj kundër hordhive sllavokomuniste.Për hirë të së vërtetës duhet thënë se emri i Azizit u deklarua zyrtarisht prej OZNËS,në akuzën ndaj Gjon Sereqit,në vitin 1946.Më tej ky emër është lakuar me qindra herë nëpër zyrat e OZNËS sa në Beograd aq edhe në Shkup,Prishtinë e Mitrovicë.Ai ishte shndrruar në simbol të burrit trim dhe sypafjetur.Roli i Azizit në organizimin luftarak të ONDSH-së,është tejet i madh.Veçmas,në vitin 1947,kur kjo lëvizje pati pësuar humbje të konsiderueshme në njerëz dhe moral,biri i Zhilivodës,me disa aksione pothuaj personale,i mbante të ndezur optimizmin e antarëve të tjerë.Sipas deklaratës së anëtarit të ONDSH-së,Smajl Sllamianit,dhënë në Prishtinë në vitin 1998,tregohet qartazi për këtë rol,midis të tjerave,Smajli informon se antarët e ONDSH vepronin në grup tresh.Vetë ai mbante lidhje të drejtëpërsëdrejta me Rrahman Gërgurin dhe Don Berishën.Ndërsa të tjerët mbanin lidhje me ato që vepronin në male si ; Ajet Gërguri,Azem Ballaçevci,Gjon Sereqi,Smaj Dragusha,Aziz Zhilivoda,Isuf Visoka etj.Këtyre u dërgoheshin në mal informata,ushqime e veshmbathje ndërsa merrnin nga ata rekomandime të ndryshme.Sipas gazetës “Flamuri” i asaj kohe,si organini Ballit Kombëtar,thuhet se në vitin 1948,në male të Kosovës e Maqedonisë shqiptare,vepronin rreth 30 nacionalistë shqiptarë duke mos e ndalur rezistencën.Midis tyre ishin : Riza Gogaj,Sadik Tusha,Sami Begolli,Aziz Zhilivoda,Neze Bunjaku,Ymer Kurti, Sherif Tërstena,Ndue Përlleshi,Shaban Pasha,Elez Murati,Abdyl Ibrahimi,Bajram Llukavci,Nezir Kurtishi,Dem Pozhari,Mete Hasani,Qazim Avdia,Asllan Zymberi,Hilmi Dala,Hasan Remniku, Rexhë Saliu,Sadri Coka etj.Ndonëse rezistenca e tyre nuk ishte e organizuar,ndonëse aksionet e çetave nacionaliste nuk ishin të dukshme,gjithsesi lëvizja e përfaqsuar nga këta burra,mbart në vetvehte vlerat e larta morale,vlerat e antikomunizmit të popullit tonë,si edhe dëshirës së madhe të tij për Shqipërinë Etnike.

Në fund të vitit 1951,atëherë kur lëvizja ilegale nacionaliste në Kosovë,jetonte orët e mbrame të saja,Aziz Zhilivoda duke menduar se krejt jetën e vet e ka vënë në dispozoicion të Shqipërisë Etnike,në mënyrë të fshehtë kalon kufirin dhe shkon në shtetin amë.Shpresat për një jetë më të mirë,në atdheun e vet,i lindën edhe për fatin që midis Tiranës dhe Beogradit,qenë prishur përfundimishtë urat e “vëllezërisë” dhe vendin e tyre e patën zënë armiqësitë e hapura.

Por pikërisht këtu,pat gabuar biri i Zhilivodës,atentarori i dhjetra ushtarëve dhe oficerëvë të OZNËS jugosllave,trimi i dhjetra e dhjetra betejave në Kosovën e Drenicën martire,do të jetonte veç disa muaj në paqë,për të provuar nën akuza tejet qesharake ferrin e burgjeve të diktaturës komuniste në shtetin amë,Shqipërinë enveriste.Ai do të mbyllte sytë përgjithmonë,i tradhëtuar nga klika e Tiranës bollshevike,por jo nga gjeneratat e Drenicës heroike,tytat e të cilëvë kënduan po ate këngë që dikurë e pat kënduar mashinka e heroit dhe trimit të madh të Drenicës Aziz Zhilivodës.

REZISTENCA NACIONALISTE NE STRUGE DHE MASAKRA E LLADORISHTIT

Shkruan Eugen SHEHU/

Ndonëse në një largësi kohore prej gati shtatë deceniesh (28.tetor.1944), ndonëse midis shumë të vërtetash të mëdha historike që po ndriçohen, ende mbi epopenë nacionaliste të Strugës, në tetor-nëntor 1944 ka vetëm terr. Të mësuar me gënjeshtrat sllavomaqedonase, të indoktrinuar prej sentencës mjerane se “historinë e bëjnë fitimtarët’’ mjaft prej bashkëkombasve të mij, ende ndihen të ndrojtur, t`u afrohen të vërtetave të mëdha, ngjarjeve reale, luftrave epokale që zhvilluan burrat nacionalistë të Maqedonisë Shqiptare. Por mendoj se më tepër nga çdo komb ballkanik, ne shqiptarët kemi nevojë të hedhim dritë mbi të vërtetat e mëdha, ne kemi nevojë të ngremë në piedestalin e nderit të kombit, pikërisht ata nacionalistë, atë varg burrash me nam, që ndonëse e parashihnin fatin e zymtë të vatanit, askurrë nuk u ligështuan përkundrazi luftuan deri në fishekun e fundit e deri në pikën e mbrame të gjakut.

Në kontekst të ngjarjeve në ato vite, e shoh të udhës të them se edhe përpara tetorit të viti 1944, nga sllavokomunistë maqedonas si edhe forca të caktuara shoviniste bullgare, ishin bërë disa përpjekje për të nënshtruar banorët e Maqedonisë Shqiptare dhe veçmas, për arsye të pozicionit gjeostrategjik, ata të Strugës dhe Ohrit. Por të gjitha këto përpjekje, ndeshën në qëndrimin burrëror të shqiptarëve të këtyre trevave, të cilët, me pushkën hedhur krahut, u shëndrruan në karakolle të fuqishme qëndrese.

E rëndësishme është të theksohet, se sidomos pas kapitullimit të Italisë, në vjeshtën e viti 1943, banorët e Maqedonisë Shqiptare, u ndjenë më afër realizimit të ëndrrës së tyre për Shqipërinë Etnike, me ç`rast nuk kursyen as përpjekjet dhe as sakrificat sublime. Një ngjarje me rëndësi në ato ditë, do të ishte dhe thirrja e Kuvendit Kombëtar të Tiranës ( 15 tetor 1943). Nuk mund të jetë e rastit që përfaqësues në këtë kuvend historik ishin shqiptarë nga të gjitha trevat arbërore dhe gjithashtu nuk mund të ishte e rastit që, Maqedoninë Shqiptare e përfaqësonin aty 12 burra. Fill pas organizimit të mbrojtjes kombëtare shqiptare, mbi këto treva u derdhën reparte të tëra sllavomaqedonase, të armatosur mirë dhe kur ndeshën në revoltën nacionaliste, u larguan nga sytë këmbët.

E shoh të udhës të sjellë në këtë publikim, një pasazh të vetëm të shkruar me dorën e historianëve, ish-drejtues të Akademive të Shkencave të Shkupit, lidhur sidomos me luftimet, në këto zona, në dimrin e viti 1943-1944. Ja çfarë ata kanë pranuar zyrtarisht: “Me gjithë trimërinë e jashtzakonshme të treguar, në dhjetor të vitit 1943, njësitë e UNÇ dhe APJ, u detyruan, përpara numrit të madh gjerman dhe ballistë, të lenë territorin e lirë të Maqedonisë perëndimore dhe të përqëndrohen në rajonin e Kozhuvit’’ ( Historia e popullit maqedonas, Shkup 1983, faqe 332)

Kjo goditje e nacionalistëve të Maqedonisë Shqiptare, kundër nacionalçlirimtarëve sllavomaqedonas, merrte vlera të mëdha, pos aspekteve strategjike-ushtarake dhe morale, kjo për faktin se në vjeshtën e e viti 1943, kundër forcave nacionaliste të Maqedonisë Shqiptare, ishin hedhur në sulm të papërmbajtur propogandistikë jo vetëm shovinistët bullgarë e sllavomaqedonas, por edhe vetë nacionalçlirimtarët shqiptarë. Klika komuniste e Tiranës, nëpërmjet krerëve Vukmanoviq Tempo dhe Haxhi Lleshi, duke jetuar me ëndrrat boshe të vllezërisë “së pandashme’’ me popujt sllavë, patën mundur të formonin asaj kohe disa aradha partizane, të cilat, në ndonjë rast u ishin kundërvënë edhe forcave të Mefail Zajazit dhe Xhem Gostivarit.

Të mos harrojmë se në vjeshtën e vitit 1943, shtabi Madhor i Maqedonisë, i cili, merrte udhëzime, porosi e vendime direkt nga Beogradi, pat shpërndarë në mijëra kopje, në krejt trevat e Maqedonisë Shqiptare, të famshmin “Manifest’’ në të cilin i thurreshin hymne fitoreve “të lavdishme’’ të ushtrisë maqedonase, nën flamurin e Republikës së Krushevës. Sipas këtij Manifesti, gjithë popujt e Ballkanit, ishin bashkuar në luftë për krijimin e lidhjes vëllazërore federative të popujve të gadishullit, në sajë të barazisë së plotë nacionale dhe pranimit të së drejtës për vetvendosje të popujve.

Në fund të këtij Manifesti kryekëput ideologjik dhe demagogjik thuhej tekstualisht: “Vëllezër dhe motra shqiptarë!

Okupatori fashist gjerman dhe shërbëtorët e tij, fashistët shqiptaro-mëdhenj dhe hegjemonistët, mundohen që t`ju shtyjnë në luftë vëllavrasëse, dhe luftë fetare. Ata që sot duan të paraqesin çështjen e kufijve të nesërm, përpiqen që të shkatërrojnë unitetin mes popullit maqedonas dhe atij shqiptar, unitet, i cili, është farkëtuar në luftime të mëdha e të vështira kundër okupatorit.

…Dijeni se ushtritë e bashkuara të të gjithë popujve të Ballkanit sot po luftojnë për t`u krijuar një federatë ballkanike dhe ne, vlen t`i kontribuojmë këtij qëllimi të madh duke e forcuar unitetin tonë, sepse kështu i godasim më fortë armiqtë e këtij uniteti.’’ (“Istrorijski Arhiv Komunistiçke Partije Jugoslavije’’ vëllim VII, faqe 260).

Pikërisht duke u treguar shqiptarëve përralla për vetvendosje dhe familje “të lumtur” ballkanike, sllavomaqedonasit donin t`i ngulnin thikën pas shpine, lëvizje epokale të nacionalizmit shqiptar. Por ata askurrë nuk mundën ta bënin këtë. Betejat e mëdha të zhvilluara në Strugë, në tetor-nëntorin e vitit 1944 dëshmojnë për këtë. Gjaku i derdhur në luftën vëllavrasëse akuzon ende ato monstra të urryera dhe butaforeske të komunizmit famëkeq, i cili në përpjekjet për denatyrimin e shqiptarëve, shkroi veç faqe turpi e humbjeje.



DHELPËRIA DINAKE KOMUNISTE



Ç`mund të ishte nga pikpamja strategjike Struga, ajo trevë autoktone shqiptare ? Po të kemi parasysh tetorin e viti 1944, në rrafsh të veprimeve luftarake të RAIHUT TË TRETË, bindemi lehtas se tërheqja e trupave gjermane nga jugu i Ballkanit drejt Europës Qëndrore ishte i pashmangsgëm. Forcat kryesore të grupimit ushtarak gjerman nën inicialin “E’’, patën nisur në fillim të tetorit 1944, përqëndrimin e tyre në Strugë dhe më pas i drejtoheshin viseve të Evropës nëpërmjet kalimeve të tyre, njëri nga Shqipëria dhe tjetri nga Kosova. Pikërisht në këtë pikë kyçe, duke dashur që më tepër se pikë frontale, nacionalçlirimtarët shqiptarë e maqedonas, të kryenin ndonjë luftim për propagandë, ata filluan përqëndrimin drejt Strugës.

Por nuk ishte vetëm aspekti propagandistik, ai që i shtynte sllavomaqedonasit të rrethonin për të çliruar Strugën. Edhe vetë shtabi ushtarak i Beogradit, e kishte të qartë se forcat gjermane nuk kishin asnjë arsye të rrinin në Strugë. Madje,logjikisht nëse do të sulmoheshin, ato forca sigurisht do të zgjasnin qëndrimin aty. Kryesorja, për shtabin ushtarak maqedonas, ishte gjakderdhja midis shqiptarëve. Për ta ishte e qartë, se mjaft familje të shquara atdhetare të Strugës e rrethinave, gëzonin respektin e forcave gjermane. Nisur nga qëllimet strategjike të tyre, gjermanët deklaruan që në fillim se nuk kishin kurrëfarë ëndre për pushtimin e Shqipërisë, ndonëse duhet të kalonin andej dhe të dislokoheshin për të ruajtur shpinën nga ndonjë zbarkim i mundshëm angloamerikan në Adriatik. Nuk ka si të spjegohet ndryshe fakti që në vitet 1943-1944, në mes të Strugës valëvitej flamuri kuqezi arbëror, në shkollat e fshatrave më të largët mësohej gjuha shqipe dhe krejt administrata vendore bashkëpunonte thellësisht me shtetin amë.

Shtabi ushtarak i Divizionit 48, maqedonas e kishte fortë të qartë se me flamurin e vet, ai nuk mund të hynte kurrë në Strugë, ndaj duke shfrytëzuar lidhjet ‘’vëllazërore’’ me klikën komuniste të Tiranës, thirri në ndihmë Brigadën e IV-Nacionalçlirimtare, e cila, në përbërje të saj kishte mbi 90 për qind, luftëtarë shqiptarë. Parë në këtë rrafsh, platforma shovene e vëllavrasëse do të funksiononte më së miri, nëse nacionalistët e asaj treve do të mbyllnin sytë përpara kësaj dhelpërie. Vetë kuadro udhëheqës të Brigadës së IV të Maqedonisë shqiptare, kanë pranuar se ata kërkuan takim me krerët e Ballit Kombëtar në Strugë, me ç`rast të bashkonin armët kundër gjermanëve, për çlirimin e Strugës. Por, në këtë takim, nacionalistët struganë, ua bënë të qartë nacionaçlirimtarëve se Struga ishte e çliruar. Pushteti vendor funksiononte normalisht, po ashtu shkollat e gjithçka. Sa për gjermanët, komanda e xhardarmërisë shqiptare ishte marrë vesh që asnjë armë të mos ngrihej kundër njëri-tjetrit, pasi ata brenda 8-9 ditëve do të linin përfundimisht garnizonet e tyre në Strugë. Në të kundërt, nëse mbi trupat gjermane do të hapej zjarr, atëherë vepronin ligjet e luftës.

Por i gjithë ky spjegim, nuk u pëlqeu as Qemal Agolli as Nafi Sulejmanit, kuptohet as Lube Marinovskit e Danica Popovskës. Qemal Agolli (ish komisar i Brigadës së IV.Nacionalçlirimtare) nuk kish se si të binte në ujdi me vëllezërit e tij prej gjaku kur shkruante në trakte maqedonisht pas të tjerave: “Sikurse u prishën teoritë dhe metodat e Gestapos, ashtu si u bënë hi e pluhur edhe fjalët helmuese të ballistëve, dhe tradhëtarëve të popullit maqedonas. Ata janë kriminelët e luftës popullore që thoshin se nuk ka ardhur koh për luftë… Ata thoshin se lëvizja nacional çlirimtare është pluhur përpara syve, se me atë lëvizje udhëheqin komunistët- shovinistë nën maskën e pansllavizmit.” (Gazeta “Naroden Vojnik’’ qershor 1944)

Pra ishte mëse e qartë se flamuri kuqezi, në krye të Brigadës IV-të Maqedonisë Shqiptare, nuk shkonte për t`u valëvitur në Stugë, pse aty në bashki, xhandarmëri e shkolla veç flamuri ynë kombëtar valonte, por shkonte aty i mbajtur në duar mjeranësh, që të shkaktonin gjakderdhje vëllezërish, për të ngritur më tej, në Strugën arbërore, flamurin maqedonas. Çelte në këtë mënyrë siparin, tragjedia e madhe kur shqiptarët duhet të vriteshin mes vetes për idetë bolshevike, duke iu larguar kontinuitetit shpirtëror të tyre. Kjo luftë tek e mbramja, ishte shprehje e drejtpërdrejtë e vendimeve të marra në manastirin e Prohos Pçinjskit, në mbledhjen e parë të ASNOM-it, ku pos të tjerave u aprovua vendimi për ngritjen e gjyqit për kundërvajtje ndaj nderit kombëtar maqedonas.

Në 16 tetor 1944, natën duke dashur të rrethojnë nacionalistët e fshatit Kalishtë (Strugë), forcat nacionalçlirimtare të Brigadës së IV të Maqedonisë shqiptare, hasin në rezistencë të fuqishme. Luftimet vazhdojnë për tri orë rresht dhe ndonëse të dy palët e njihnin terrenin, ishin nacionalçlirimtarët që u tërhoqën duke dashur t`u tregonin gjermanëve se ish vetëm një mosmarrëveshje, midis shqiptarëve dhe asgjë tjetër. Në agun e datës 17, batalioni që sulmoi Kalishtën, ishte zmbrapsur kryesisht në pozicionet e veta.

Po në këtë ditë, nacionalçlirimtarët shqiptarë, mësyjnë drejt “bandave” balliste të Llabunishtit, të udhëhequra prej atdhetarit të shquar, Murat Llabunishti dhe bashkëpunëtorëve të tij. Burrat e Llalbunishtit, ndonëse të paarmatosur siç duhej, iu bënë ballë sulmeve të njëpasnjëshëm të nacionalçlirimtarëve shqiptarë. E vërteta është se shtabi i Brigadës së IV-, i kishte bashkërenduar detyrat e veta luftarake me Divizionin e 48 maqedonas, por ushtarët sllavomaqedonas as që nuk u afroheshin fshatrave të Strugës. Ata mjaftoheshin me dërgimin e armatimit, minicionit si dhe ndihmave të tjera të logjistikës.

Veleshta do të ishte një tjetër drejtim i mësymjes së nacionalçlirimtarëve. Edhe në këtë rast, aty u dërgua një batalion i Brigadës 20 sulmuese shqiptare, e cila, bashkërendonte veprimet me Brigadën e Parë Maqedonase. Ndonëse nacionalçlirimtarët, kishin filluar të godisnin me murtaja, shtëpitë e ballistëve, kundër tyre u ngritën në këmbë, i gjithë fshati, i cili me armë në dorë po e shëndrronte çdo shtëpi në një kështjellë. Dikush nga shqiptarët e këtij fshati, ngriti në dritare të shtëpisë së tij dykatëshe flamurin kuqezi, duke menduar se ata që sulmonin, nëse ishin shqiptarë, do të tërhiqeshin. Po lufta sa vinte dhe ashpërsohej ndaj gjëmimi rritej. Duke dashur të merrnin pa tjetër Veleshtën, nacionalçlirimtarët shqiptarë dërguan përforcime të reja. Por më pas, u muar vesh se po shkonte drejt fshatit nacionalisti tjetër i shquar Faik Dobovjani me rreth 80 trima, ndaj shtabi sllavomaqedonas urdhëroi pushimin e luftës, ngase në rast të thyerjes së Brigadës 20 sulmuese, duhet të fuste në luftim Brigadën e Parë Maqedonase.

Lidhur me rreptësinë e kësaj beteje, në shtabin luftarak të klikës komuniste të Tiranës do të shkonin disa informacione. Në njërin prej tyre, pas të tjerave do të shkruhej teksualisht: “Lufta jonë në këto vise sa vjen e bëhet më e vështirë. Ballistët deri dje na i kishin paraqitur si hakmarrës e gjakatarë, po në fakt ne po i bijem në qafë. Ata nëpër shtëpi kanë flamurin e tyre dhe ne kurrfarë bashkëpunimi të tyre me gjermanët nuk po shohim… Kur shohim të na vritet ndonjë shok, zemra na pikon gjak nga dhimbja”. (Arkivi Qëndror i Ushtrisë-Tiranë. Fondi Brigada 20 sulmuese. K.4, dosja 11).



REZISTENCA NACIONALISTE



Më 18 tetor 1944, shtabi ushtarak maqedon dha urdhër për kinse çlirimin e Strugës nga gjermanët, edhe kësaj radhe ishin nacionalçlirimtarët shqiptarë që u vërsulën për të marrë qytetin. Por vetëm pas disa orësh luftimesh, ata u tërhoqën duke lënë pas disa dhjetra të vrarë, të pafajshëm. Pas këtij sulmi, ka qenë nacionalisti Shevki Leni, komandant i xhandarmërisë së Strugës, i cili, ka marrë kontakte me krerë të nacionalçlirimtarëve maqedonas e shqiptarë, duke iu spjeguar atyre, mbi qëndrimin vetëm disa ditor të forcave gjermane në qytet. Pikërisht për këtë, për të mos derdhur gjakun e pafajshëm, krejt në mënyrë absurde, për të mos rrënuar shtëpitë dhe shkollat, ky nacionalist premtoi se me largimin e gjermanëve do të ishte i gatshëm të linte atë detyrë. Por edhe kësaj radhe bolshevikët maqedonas e shqiptarë, këta nxënës të zellshëm të gjeneralismit Tito, nuk pranuan. Ç`prej atij momenti, Shevki Leni u kthye në qytet dhe u spjegoi burrave nacionalistë të Strugës, se qëllimi kryesor i sllavomaqedonasve ishte vëllavrasja dhe jo aksionet kundër gjermanëve.

Më 25 tetor 1944, Brigada IV- e Maqedonisë shqiptare, duke marrë urdhër direkt nga komanda maqedonase e Divizionit 48, nisi të marrshonte në drejtim të fshatit Ladorisht. Ende pa rënë muzgu, aradhat nacionalçlirimtare, u ndalën në një pyll të vogël, në të hyrë të Ladurishtës, prej nacionalistëve të armatosur të këtij fshati. Jo më kot, komanda maqedonase pat zgjedhur për kurban Ladorishtin. Ky fshat banohej njëqind për qind prej shqiptarëve, të cilët, patën rrëfyer me vepra se nuk mund të duronin mbi krye zgjedhën sllavomaqedonase. Sipas dokumenteve, që gjenden në arkivin qëndror të Ushtrisë, në Tiranë, komanda e Brigadës së IV, ka kërkuar të zërë, pozicione në Ladorisht, për të sulmuar prej andej, autokolonat gjermane në tërheqje e sipër. Nacionalistët e Ladorishtit, midis të cilëve trimat: Mefail Dauti, Ajdin Hoxha, Bajram Ismaili, Hajdar Kolonja etj, u këshilluan me nacionalçlirimtarët që pritat kundër gjermanëve, mund të bëheshin larg qendrave të banuara, përpara madje se ata të hynin në Manastir dhe jo këtu ku pasojat mund ishin të mëdha.

Por ende pa mbaruar mirë biseda, komisari i batalionit tretë të Brigadës së IV, të Maqedonisë shqiptare, Lube Martinovski, duke fyer e sharë më fjalët më të ndyra burrat e Ladorishtit, se kinse janë agjentë të Xhem Gostivarit, ka urdhëruar hapjen e zjarrit. Duke përfituar nga errësira që pat rënë dhe pylli i dendur, nacionalistët e Ladorishtit, mundën të pengojnë për disa orë përparimin e nacionalçlirimtarëve në drejtim të fshatit. me të dëgjuar pushkë, radhët e nacionalistëve u shtuan dhe në agun e 26 tetorit u zhvilluan luftime të rrepta.

Sidoqoftë, një grusht burrash trima, nuk mund të përballonin dy batalione nacionalçlirimtarësh të armatosur më së miri. Për më tej, udhëzimet e Ballit Kombëtar për Maqedoninë Shqiptare, në ato momente, ishin për të shmangur sa më shumë të jetë e mundur luftën vëllavrasëse. Kësisoj ata preferuan tërheqjen duke përcjellë edhe dhimbjen për luftëtarë të nacionalizmit që i shtrin përdhe dora vrastare e vëllaut prej një gjaku. Por edhe prej nacionalçlirimtarëve pati humbje. Në informacionin që komanda e Brigadës dërgonte disa ditë më vonë, pos të tjerave shkruhej: “Përsëri luftime të rrepta në Ladorisht, por këtë radhë kundër forcave balliste. Të ftohtit, terreni i panjohur, bënë që një kompani të shpërndahej, krejt. Prej saj 7 shokë u vranë ndërsa janë plagosur 5 të tjerë”. (Arkivi Qëndror i Ushtrisë-Tiranë. Fondi Brigada 20 sulmuese. K. 4 dosja 11)

Dy ditë më vonë prej pozicioneve pothuajse brenda fshatit Ladorisht, njësitë luftarake nacionalçlirimtare ndërmuarën një sulm të fuqishëm kundër një autokolone gjermane që vinte nga Greqia, duke dashur të hyjë në Shqipëri. Komanda gjermane e Strugës, me të dgjuar të shtënat e para, dha urdhër të ndalej autokolona, duke thirrur menjëherë Shevki Lenin të ndërmjetësonte për këtë luftim që mund të shmangej. Por ende pa mbërritur ky i fundit në Ladorisht, luftimet kishin hyrë në fazën më kritike. Atëherë në ndihmë të autokolonës mbërritën forca të reja nga garnizoni gjerman në Strugë, duke i fryrë akoma më tej zjarrit të ndezur. Në mbrëmjen e 27 tetorit, kolona gjermane u vu sërish në lëvizje, ndërsa nacionalçlirimtarët, ngarendnin të mblidheshin e të numëronin të vrarët dhe të plagosurit shqiptarë, nën urdhërat e sllavomaqedonasve.



MASAKRA E LLADORISHTIT



Të nesërmen, më 28 tetor 1944 komanda gjermane e Strugës, duke iu përmbajtur kushteve të vendosura më parë ndërmorri një operacion spastrimi ndaj popullsisë së pafajshme të Ladorishtit. Dhjetra shtëpi u dogjën dhe mbi 100 banorë të Ladorishtit u pushkatuan. Ende sot në Ladorisht ka një lapidar, mbi këtë barbarizëm hitlerian. Por ende sot në asnjë faqe (prej miliona faqeve manipulatore të historisë sonë) nuk thuhet se kush kanë qenë shkaktarët e vërtetë të masakrës. Duke u ndriçuar këto ngjarje, mendoj se ndriçohen më mirë parrullat demagogjike për kinse vëllazërimin shqiptaro-sllavomaqedonas.Masakra e Ladorishtit, u shërben të gjithë shqiptarëve, të cilët të ndarë në dy barrikada ideologjike po derdhnin gjakun e pafajshëm të njëri-tjetrit. Por nëse nacionalistët ( të urdhëhequr prej Murat Llabunishtit, Faik Dobovjanit, Nazim Tateshit etj) i ulën përnjimend pushkët ndaj vëllezërve të tyre, nacionalçlirimtarët shqiptarë, vazhduan masakrën deri në likuidimin e nacionalistit të mbramë të Maqedonisë Shqiptare. Edhe ky disponim shpirtëror është lënë në harresë prej historiografisë sonë. Por harresa të tilla mund të rëndojnë së tepërmi në ndërgjegjen e kombit.

Mbas ngjarjes së dhimbshme të Ladorishtit, lëvizja nacionaliste në këtë trevë, u ndje më e sigurtë në qytetin e Strugës, ku me largimin përfundimtar të gjermanëve, çështja shqiptare virej përballë dilemave të mëdha dhe privacioneve të rrezikshme. Më 18 nëndor 1944, atëherë kur reparti i fundit gjerman po linte Strugën duke kapërcyer në kufirin politik shqiptar, nacionalçlirimtarët nuk munguan të bëjn “sulmin” përfundimtar mbi armikun. Ky “sulm”, në të cilin merrnin pjesë mbi 2000 nacionalçlirimtarë, nuk mund të kalonte pa retorikat bombastike, propagandistike të shtabit ushtarak sllavomaqedonas, për kinse shpirt të paepur të luftëtarëve maqedonas.

Por nacionalçlirimtarët shqiptarë dhe popullsia e gënjyer pas ëndrrave komuniste, e provuan trishtimin e madh që në ditën e parë të festës në Strugë. Në sheshin, në mes të qytetit, komanda e divizionit 48 maqedonas, hoqi flamurin shqiptarë dhe vuri atë sllavomaqedonas. Historishkruesit tipik komunist, edhe në ditët e sotme nuk ndahen dot prej naivitetit gjenetik. Kështu, në një prej botimeve të fundit për Brigadën e IV-të Maqedonisë shqiptare, lidhur me flamurin kuqezi thuhet: “Struga u çlirua vetëm nga Br4Sh dhe populli i saj i priti partizanët me entuziazëm dhe brohoritje të mëdha. Por krerët e shovinizmit probullgar, qysh në ditët e para të çlirimit, nxorrën krye. Ata filluan të mos respektonin mbajtjen e dy flamujve ( shqiptarë dhe maqedonas) duke iu kundërvënë urdhërit të shtabit” “(V.Kasapi, H.Çipuri “Çlirimtarët shqiptarë nga Dibra në Zagreb”. Tiranë 1995, faqe 84)

Duke folur për kinse dhjetra beteja “të lavdishme” të nacionalçlirimtarëve shqiptarë, këta kalemxhinj dhe aradha e gjatë mjerane e tyre, nuk përmend faktin kokëfortë sa pak ushtarë apo oficerë gjermanë u vranë. Ata druhen t`u afrohen të vërtetave të mëdha, të arkivave, apo memories së kombit të tyre. Ata nuk përmendin dhe e keqja është se duhet t`i çojnë drejt harrimit të përjetshëm ato qindra e mijra jetë njerëzore, të cilat u flijuan vetëm e vetëm nga shitja e klikës komuniste të Tiranës, tek armiku shekullor i shqiptarëve. Dhe paradoksi qëndron pas të tjerave në faktin se ndërsa këto jetë njerëzish kërkonin ndihmë prej krimit makabër, nacionalçlirimtarët shqiptarë ëndërronin parajsën e bashkësisë së sllavëve të jugut nën kujdesin “atëror” të baba Stalinit.

Në këtë konteks, mendoj se bën përjashtim, libri i botuar nga G.Ostreni. Lidhur me ngjarjet që analizuam më lart, ai ka dalë në konkluzion : “Pas 12 ditë luftimesh, Brigada Katër Shqiptare, më 8 nëndor 19944 e mori Strugën, duke lënë 35 të vrarë dhe afër 60 të plagosur e të zënë robër. Pra, vazhdoi vrasja dhe plagosja e shumë shqiptarëve mes vete” (G.Ostreni “Shpresa dhe zhgënjimi i shqiptarëve në Maqedoni, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore”, Prishtinë 2000, faqe 180)

Për vetë kohën dhe vendin në të cilën u lind dhe u zhvillua lëvizja nacionaliste në Strugë e rrethina, pati rëndësi tejet të madhe, në rrafsh të krejt lëvizjes nacionaliste shqiptare. Kjo lëvizje, në të gjithë aspektin e saj, kundërshtoi në thelb pikërisht metodat sllave të luftës nacionalçlirimtare, të cilat nuk synonin luftën frontale me okupatorin, por goditjen e këtij prej qëndrave të banuara (përgjithësisht fshatrave me qind për qind shqiptarë) për të parë paskësaj raprezaljet e okupatorit ndaj banorëve të pafajshëm. Për më tej, lëvizja nacionaliste e struganëve, kundër njësive të armatosura sllavomaqedonase, mund të themi se parandaloi deri në një farë mase luftën vëllavrasëse.

Është e kuptueshme se një ndër objektivat e Beogradit të asaj periudhe, ka qenë që shqiptarët të luftonin kundër njëri-tjetrit, ngase vetëm kështu mund të arrihej lehtë kolonizimi i tyre. E shoh të udhës, të sjellë në këto rreshta, kujtimet e një ish luftëtarri shqiptar të Brigadës së Katërt Shqiptare, i cili, shkruan teksualisht: “Katër ditë mbas lirimit të Strugës, brigada asht radhue në formacion luftarak, në oborrin e kazermave. të gjithë presim. Dikush përshpëriste se kemi “Pokret”. Këtë fjalë e përdorin shpesh partizanët. E kanë përdorë prej ditës së parë që filloi lufta. Në shqip thuhet “Lëvizje” domethanë: mbath opingat! “Pokret” e mirë, edhe ky duhet. Të gjithë në heshtje përgatitemi dhe presim urdhër. Po atë ditë u nisëm në drejtim të verilindjes. Atje ku asht Xhema dhe Mefaili që ende sulmojnë. Flamuri i pushtetit popullor duhet të valojë edhe atje.” (Gazeta “Flaka e vllazrimit” Nga jeta e Brigadës së Katërt Shqiptare, 7 maj 1945)

Komentet pas kësaj më duken të tepërta.Struga u pushtua nga sllavokomunistët me ndihmën e komunistëve nga shteti amë,dhe ajo tashmë iu nënshtrua kolonializimit sllavomaqedonas,dhe kalvarit të mënxyrshëm komunist për shtatë decenie me rradhë deri në ditët e sodit.Masakra e Lladorishtit le të na shërbejë ti kuptojmë më mire lojërat e dinakëritë sllavomaqedonase kundrejt shqiptarëve.

HISTORIA E ARSIMIT SHQIP 1941-1944 NË TETOVË


mesuesit
Ne Foto:Mesuesit e pare  shqiptare te Tetoves. Me mes Prof. Q Haxhihasani, 1943. /
Nga Arben LLALLA/
 Historia jonë kombëtare është e përmbushur me shembuj të shumtë të atdhedashurisë shqiptare që nga Çamëria e deri në Kosovë, që nga Egjipti e deri në Amerikë. Misionarët e çështjes sonë kombëtare gjithandej përhapën zërin e shqiptarisë me anë të dijes, shkollave shqipe për të ardhur në Kongresin e parë të gjuhës shqipe i cili u mbajt më 14-22 nëntor 1908 në qytetin e Manastirit. Dhe vazhduar më tej me hapjen më 1 dhjetor 1909 shkollën e parë të mesme kombëtare që u quajt Normalja e Elbasanit. Në këtë shkollë u përgatitën mësuesit e parë që përhapën dijen në gjuhën amtare. Nga bankat e kësaj shkolle dolën njerëzit që përgatitën brezat e parë të kombit shqiptar në gjuhën e tyre. Gjatë pushtimin të Shqipërisë nga Italia më 1939 e deri më 1944 shumë mësues që kishin mbaruar shkollën Normale të Elbasanit ju bë thirrje nga ministri i Arsimit të atyre viteve prof. Ernest Koliqi për të dhënë mësim në trevat e Shqipërisë etnike, Çamëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi. Pas kësaj thirrje rreth 300 mësues shkuan për të hapur shkollat në këto treva dhe vunë themelet e dijes së bashkimit kombëtar. Gatishmëria dhe përkushtimi i mësuesve që vullnetarisht shkuan në trevat e Shqipërisë Etnike Kosovë, Çamëri, Maqedoni, Mal tët Zi. Për të dhënë mësim frymëzohej nga ideali i bashkimit kombëtar. Tek shqiptarët e përtej kufirit të sotëm të Shqipërisë ende mbahen mend vitet 1941-1944 e bashkimit të Shqipërisë etnike në një shtet. Ata që kanë përjetuar vitet e bashkimit kujtojnë me nostalgji shkollën në gjuhën shqipe, festën e 28 nëntorit, lëshimet e çdo lloj dokumenti në gjuhën amtare, por ky bashkim zgjati vetëm pak vite. Por ëndrra për tu bashkuar të gjithë shqiptarët në një shtet nuk është shuar ende tek shqiptarët e përtej kufirit zyrtar të Shqipërisë. Këtë herë do të shkruajmë për mësuesit dhe nxënësit e shkollës shqipe në trevën e qytetit të Tetovës që për fat të mirë janë ruajtur me fanatizëm shumë dokumenta dhe fotografi ku tregohen çaste nga jeta shkollore në gjuhën shqipe. Gëzimi i fëmijëve që ndoqën ato vite shkollën në gjuhën amtare vërehet në fotografitë e vjetra ku lexohen qartë mbishkrimet: Rroftë Shkolla Shqipe! Rroftë Flamuri! Rroftë Shqipëria! Rroftë Arsimi! Rroftë Shqipëria e madhe etj!
Në qytetet e Tetovë, Gostivarit, Kërçovës të cilët ishin përfshirë në prefekturën e Dibrës dhanë mësim rreth 95 mësues që kishin mbaruar Normalet e Elbasanit, 34 prej tyre ishin elbasanas. Disa nga mësuesit që dhanë mësim në trojet e Shqipërisë etnike ishin: Islam Hoxha, Dalip Zejneli, Enver Palluqi, Skënder Hoxha, Skënder Tupe, Qamil Skuqi, Tomorr Starova, Todi Dhamo, Nexhip Minarolli Afërediat Gjylabi, Alipi Pajuni, Alush Balteza, Antoneta Gjylabi, Bexhet Hoxholli, Dede Shala, Myfit Synojmeri, Edip Tërshana, Elena Todi, Josif Todi, Enrieta Panduku, Faik Pajuni, Gani Daiu, Gjergj Bullati, Hamit Pitja, Hasan Belshaku, Hysen Pajenga, Jonuz Balla, Liri Topalli, Nos Topalli, Mexhit Bekteshi, Mirtezan Katzadei, Marika Shala, Mahmud Torro, Marije Dashi, Nos Deliana, Afërediat Deliana, Pandi Treska, Xhaferr Narazani, Pjetër Janura, Qemal Agolli, Enver Agolli, Hasan Preka, Gani Jaja, Vangjel Daka, Jorgji Shuteriqi, Vasil Papajani, Thoma Kalefi, Fatbardha Çaushi, Spiro Gjini, Ruzhdi Guranjaku, Vasil Andoni, Dhimitër Fullani, Violeta Monçi, Afërdita Monçi etj.
Brenda dy vitesh u hapën me një shpejtësi të madhe shumë shkolla në gjuhën shqipe në këto qendra të banuar nga shqiptarët. E veçantë është se më parë në këto treva asnjëherë nuk ka pasur shkolla shqipe në masë të madhe. Nxënësit mësoni me zell dhe në kokë mbanin plisin tradicional shqiptar. Interesant është fakti emërtimet domethënëse të shkollave shqipe në Maqedoni, si: “Skënderbej”, “Drita”, “Oso Kuka”, “Naim Frashëri”, “Sami Frashëri”, “Bajram Curri”, “Mati Logoreci”, “Lidhja e Prizrenit”, “Jani Vreto”, “Zgjimi”, “Atdheu”, “Ilirija”, “Kristoforidhi” “Agimi”, “Lirija”, “Ismail Qemali”, “Avni Rustemi”, “Bashkimi”, “Gjergj Fishta”, “Isa Boletini”, “Kastrioti”, “28 Nëntori”, “Hasan Prishtina”, “Lekë Dukagjini”.
Edhe pse mësuesit shkuan vullnetarisht për të dhënë dije vëllezërve të tyre shqiptar pas ardhjes në pushtet të komunistëve në Shqipëri dhe në ish-Jugosllavi ata u burgosën si në atdhe ashtu edhe në ish-Jugosllavi. Ndër ta përmendim K. Prela, M. Maçi, F. Gurmani, S. Dedaj, S. Harri, E. Haxhiademi, V. Dashi, M. Daiu, V. Qiriaku, I. Xhaja, Xh. Hana, H. Taha, Y. Berisha, Gj. Martini, J. Saliu, S. Kolgecaj, Z. Shehi, M. Hadri, Y Berisha, J.Balla, H.Dylgjeri etj. Kishte nga ata që vuajtën burg në Jugosllavi me akuzën “agjent” i Shqipërisë, dhe pas kryerjes së dënimit kur e kthyen u burgosën me akuzën “agjent” i Jugosllavisë. Por çfarë faji kishin bërë të gjithë mësuesit që kishin dhënë mësim në trevat shqiptare prej kufirit të Shqipërisë së sotme?! Faji i tyre i ishte se ushtronin profesionin e shenjtë të mësuesit, përhapnin diturinë dhe arsimin në popullsisë që pushtuesit e ndryshëm me çdo formë donin ta linin analfabet.
Një ndër ata që vuajti burgosje të dyfishtë ishte profesori i nderuar elbasanasi Jonuz Balla i cili shërbeu si mësues disa vite në qytetin e Tetovë. Ai u arrestua në vitin 1945 gjatë protestave për mos mbylljen e shkollave shqipe në Tetovë dhe u burgos me akuzën agjent i Shqipërisë. Pasi kreu dënimin prej tetë viteve burg të rënd atë e rikthyen në Shqipëri. Por pa shkelur në shtëpinë e tij që e prisnin të afërmit komunistët e Shqipërisë të vëllazëruar me komunistët Jugosllavë e dërguan drejte e në burg me akuzën agjent i Jugosllavi. Në vitin 1941 elbasanasi Jonus Balla nis punë referent i Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë në Tetovë. Pas një viti ai do të transferohej në Dibër me detyrën Drejtor i shkollës 7-vjeçare “Skënderbej”. Në këtë post qëndroj deri në vitin 1944 dhe më pas do të rikthehej përsëri në Tetovë për të drejtuar shkollën 7-vjeçare po me të njëjtin emër “Skënderbej”. Punësimi në arsimin shqip do të zgjaste edhe për një periudhë të shkurtër për arsimtarin Jonus Balla. Në vitin 1946 ai do të arrestohej dhe burgosej. Nga kjo kohë do të fillonin vuajtjet e shumta dhe të vështira për këtë pionier të përhapjes së arsimit shqip në trojet tona në Maqedoni. Për rreth 40 vite të izolimit të Shqipërisë dhe të një politike raciste të ish-Jugosllavisë figura e mësuesit të dashur Jonus Balla nuk ishte harruar nga ish-nxënësit e tij, por edhe mësuesi nuk kishte harruar Tetovës dhe nxënësit e dashur që tashmë ishin rritur edhe bëra gjyshër. Për një takim mallëngjyes me mësuesin Jonus Balla na tregon ish-nxënësi i tij 75 vjeçari Cen Berisha i cili thotë: Ishte vitit 1993 kur mësuesi ynë Jonus Balla erdhi në Tetovë për një takim me ish-nxënësit e tij. Kur e takova nuk e njoha. Kishin kaluar shumë vite, ai ishte mplakur dhe unë nga një nxënës i vogël isha bërë tashmë gjysh. Biseduam gjatë dhe më tregoji për herë të parë për bashkëpunimin që kishte patur me babën tim Kapetan Arif Arfi i cili në vitet 1940-1945 ishte në krye të forcave të bashkimit Balli Kombëtarë. Atë ditë mësova që im atë kishte bashkëpunuar me mësuesin e shquar Jonuz Balla të cilin pushteti sllav e burgosi. Mësues Jonusi më ka dhënë mësim në klasën e katërt fillore. Një herë në javë ai bënte kontrrole klasë më klasë si vijonte mësimi, ishte edhe Inspektor i Arsimi. Gjithnjë na këshillonte që lapsat, fletoret dhe abetaren mos ta ndanim nga dora. Abetarja tregon bashkimin e popullit tonë, të gjuhës së njëjtë që flasim dhe të kemi kujdes sepse të huajve i intereson që ne të kemi përçarje midis veti. Mbaj mend që ishte një burrë i pashëm, i lart dhe me karakter të fort.
Në fshatin Shipkocivë të rrethit të Tetovës kanë dhënë mësim disa mësues nga Shqipëria. Veterani i arsimit shqip 78 vjeçari Sabri Ruzhdi Ramizi kujton mësuesin e tij të dashur që i ka mësuar në klasat fillore Mirtezan Katzadei i cili ishte nga qyteti i Elbasanit dhe që nga vitit 1941-1943 dha mësim në shkollën fillore të fshatit Shipkovicë të qytetit të Tetovës. Xha Sabriu ruan kujtime të mira për mësuesin e tij dhe teregon: Muajnë e parë të vitit shkollor më 1941 na dha mësim Dhimitër Shuli të cilin në fund të muajt nëntor e dërgojnë për të dhënë mësim në qytetin e Tetovës. Në vend të tij erdhi mësuesi Mirtezan Demir Katzadei cili kishte lindur në Elbasan më 1921. Mësues Mirtezani na jepte gjuhë shqipe dhe punonte në klasat e para deri në të katërtat në fshat, pasdite jepte mësim me të rritur kurse e gjuhës shqipe u thoshin atëherë për të luftuar analfabetizmin. Për festën e 28 nëntorit më 1942 mësues Mirtezani bënë për çdo dy nxënës nga një flamur të vizatuar në një karton të trashë dhe ne shëtitnim më hallë më hallë duke kënduar këngët atdhetare që na kishte mësuar mësuesi ynë. Me Flamur kuq e zi, shkoj me gëzim e trimëri, për atdheun si rrufe, nuk na trembë as vdekja ne.
Shqiponja jonë ka marrë malet, sqep e kthetra i ka gatishmëri, për armiqtë e tradhtarët, fluturon e nuk do të ndalet, gjersa ta fitoj lirinë.
Dibër, Strugë, Gostivar, Tetovë dhe Kërçova, janë viset e Skënderbeut, këtu bëma që moti kanë luftuar Leka dhe Kastrioti.
          Nga fillimi i vitit 1944 mësues Mirtezanin, Dhimitër Shulin edhe disa mësues të tjerë i arrestoji gjermani dhe i nisën për në Tiranë sepse dyshoni se bashkëpunonin me partizanët. Në të vërtetë mësuesit tanë nuk kishin bindje politike. Ata bënë punë kombëtare. Nuk u interesonte asgjë përveç çështjes shqiptare.
Pas lufte më 1945 mësues Mirtezani erdhi me detyrë në Shkup dhe punonte në Komitetin Ekzekutiv të Rinisë dhe takoheshim rrallë. Ai shkruante shpesh herë edhe në gazetën Flaka për problemet e arsimit. Pasi vazhdova shkollën “Normale” në Shkup e takoja më shpesh mësuesin tim të dashur. Ai më këshillonte dhe më ndihmonte gjithnjë që me mësimet të ecja mirë. Në vitin 1949 e shkarkojnë nga detyra në Komitetin Ekzekutiv të Rinisë dhe e burgosin 3 muaj, pas lirimit e dërgojnë mësues në shkollën “Liri”, në Shkup. Nga viti 1950 e burgosin dhe e mbajnë deri në vitin 1953 kur e dërguan në Shqipëri. Ishte një njeri i dashur dhe shumë këmbëngulës, nuk pranoj të bashkëpunonte me pushtetin e Shkupit. Shumë e torturuan në burg. Pas pak kohësh më burgosën edhe mua dhe vujta disa vite burg.
Ishte viti 1993 me sa më kujtohet dhe në Tetovë kishin ardhur mësuesit tanë që na mësuan shkrim e këndim shqip sepse ne atëherë dinim vetëm “elham dylelah”, turqe vetëm. Kur u takuam i thashë: dorëzohem para teje. Mall i madh, nuk përshkruhet. Kur ishim nxënës na pati mësuar që nuk duhet të qanim asnjëherë, nuk duhet të lotonim për çfarë të na ndodhte, se burrat nuk qajnë. Por unë u dorëzova para mësuesit tim, qava si një fëmijë. Ishin lot gëzimi, malli. Pas atij takimi që kaluam disa ditë bashkë ish-mësues e ish-nxënës, flitnim shpesh në telefon deri sa një ditë vajzat e tij më treguan se ishte i paralizuar dhe nuk mund të fliste. Vitet kishte bërë të vetëm…
Histori e shkurtër të shkollave në fotografitë
1.- Shkolla fillore “Tajar Tetova” ishte shkolla e dytë në gjuhën shqipe që u hap në qytetin e Tetovës në vitin 1941. Drejtor i parë i kësaj shkolle ishte Beqir Kllojka dhe me mësues Pano Hido, Lazër Bibaja, Josif Todi, Lirije Todi dhe Vasil Dhimitruka. Në vitin 1942 drejtimin e shkollës e mori Qamil Haxhihasani dhe numrit të mësuesve ju shtuan Mirtezan Katzadei, Rustem Ismailati, Dhimitër Pulati, Vangjel Daka, Kadri Hoxha, Krisanthi Temo, Gliqeri Velko, Lirika Nikolla, Kadri Kashari, Hysen Abdihoxha. Numri i nxënësve në këtë shkolla ishte rreth 399 nxënës, të cilët 352 ishin djem dhe 47 vajza.
2. Në fshatin Shipkocivë të rrethit të Tetovës kanë dhënë mësim disa mësues nga Shqipëria. Në fillim të vitit shkollor 1941 dha mësim Dhimitër Shuli i cili u zëvendësua nga arsimtari elbasanas Mirtezan Katzadei. Shkolla mbante emrin e atdhetarin nga ky fshat “Rexhep Voka” i cili ka qenë përfaqësues në Kongresin e Manastirit më 1908.
3.- Xhepçishti është një fshat vetëm pak kilometra nga qyteti i Tetovës prandaj edhe ky fshat si shumë fshatra të tjera larg qendrës së qytetit kishte shollën e tij shqipe. Shkolla mbante emrin e heroit kombëtar “Avni Rustemi” dhe në të jepte mësim arsimtari Vangjel Daka.
4.- Shkolla “Anastas Pandeli” në vitin shkollor 1941-1943, jepnim mësim dy mësues Mithat Cani dhe Abedin Faja. Në vitin shkollor 1942-1943 numri i nxënësve u rrit në 126 nxënës prej të cilëve 84 ishin meshkuj dhe 42 femra. Kështu u shtua edhe stafi arsimor me Skënder Haxhihyseni, Mehmet Karadaku dhe Shyqri Ahmeti.
5.- Shkolla “Lirija” në Reçan të Gostivarit dhanë mësim në vitin 1941-42-43-1944 arsimtarët Gafur Rada, Hamdi Zabzuni dhe Ismail Shabani. Në vitin shkollor 1942-1943 numri i nxënësve u rrit në 173 nxënës, prej tyre 161 ishin djem dhe vetëm 12 vajza.
6.- Në Banicë të Epërme të Gostivarit shkolla mbante emrin “Ismail Qemali” dhe në vitin akademik 1941-1942 kishte 68 nxënës. Ndërsa në vitin shkollor 1942-1943 në këtë shkollë mësonin 94 nxënës prej të cilëve 74 ishin djem. Mësues kishin Skënder Haxhiademin që jepte mësim në të katërtat klasat fillore.

Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

  Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, PHD Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V” Akademik PHD, Eshref Ymeri Vitin e kaluar, Shtëpia Bo...