Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/02/05

Merlin Tushe në Inaugurimin Presidencial të Obamës


Amerika është vërtetë një ëndërr

Nga Adi Ashiku

Jo vetëm për ne shqiptarët, por edhe për amerikanët pjesëmarrja në Ceremoninë e Betimit të Presidentit të SHBA përbën një eveniment të rëndësishëm e shumë sensacional. Për të marrë pjesë në këtë ditë Inaugurimi ishte ftuar edhe e reja shqiptare Merlin Tushe.
Gjatë bisedës me miq e shokë të saj, mjekë e nëpunës të ndryshëm në spitalin Montefiore në New York, ku ajo punon, mori jo vetëm urimet e tyre por edhe në shenjë dashamirësie dëgjoi t’i thonin “ndihemi xhelozë” që je ftuar në këtë eveniment të rrallë edhe për vetë amerikanët. Merlini u ftua në këtë ceremoni si një e re që ka patur rezultate të shkëlqyera në studimet e saj gjatë viteve të universitetit.
Ajo nuk është e para, sigurisht as e fundit ndër shqiptarë që kanë marrë pjesë e do të marrin në këto festime madhështore, por fati ia solli edhe asaj në derë që këtë ditë të ishte prezente mes personaliteteve të larta të Amerikës, si politikanë, studentë të shkëlqyer, artistë, gazetarë etj.
Hyrje ekskluzive në këtë Inaugurim i ishte rezervuar vetëm studentëve dhe të diplomuarve që falë rezultateve të tyre të larta dhe arritjeve te shkëlqyera akademike ishin rradhitur në 5%-shin e më të mirëve në Amerikë e mbarë botën. Mjerë për vendin tonë për largimin e trurit e Bravo për SHBA, që dinë të vlerësojnë trurin e kombit, duke i dhënë atë që i takon.
Shprehja e njohur amerikane “Nuk ka rëndësi nga vjen, por ku shkon e çfarë bën në të mirë të vetvetes e mbarë qytetërimit”, i përshtatet shumë edhe Merlinit, e të gjithë të rinjve që kanë treguar veten se adaptimi në tokën e re është një obligim që duhet realizuar me sukses.
Ishte një pjesëmarrje me kritere selektive, prandaj edhe administrata amerikane ka si parim thithjen e individit me nivel të lartë intelektual dhe vlerësojnë specifikën e tyre, studjojnë elementët nëpër universitete, kolegje, shkolla të mesme e fillore, e më pas përzgjedhin më të mirin/mirën e të mirëve, për t’i vlerësuar në të ardhmen.
Merlini me aftësitë e saj edukative jo vetëm që është shquar gjithmonë si një nxënëse e studente shumë e mirë, por është dalluar edhe si një femër me virtyte të larta në familje, shoqëri e institucionin ku punon, të cilët herë pas here e kanë vlerësuar me Çmime e Mirënjohje të ndryshme.
Ajo është edhe një muzikante e talentuar. Me violinën e saj luan në Orkestrën Simfonike të Universitetit Albert Einstein në New York, ku kanë patur rast edhe shumë shqiptarë të ndjekin koncertet ku ajo merr pjesë.
Në ditën e Inaugurimit të Presidentit Obama, (ceremonia e 57-të përsa i përket rradhës së historisë amerikane), Merlini pati rast të qëndrojë pranë me shumë artistë, njerëz të njohur të kinematografisë, apo fushave të ndryshme të shkencës e teknikës amerikane. Duke u ndodhur pranë tyre e ndjente veten vërtetë të privilegjuar që ishte pjesë e asaj shoqërie të vlerësuar e ftuar për raste vërtetë madhore.
Dita e betimit në mandatin e dytë të Presidentit Obama përkoi me 21 Janarin, që është dita e Martin Luther King Jr., liderit të shquar të Lëvizjes për të Drejtat Civile afrikano – amerikane. Pas Ceremonisë së Betimit e parakalimit tradicional të Presidentit Obama me Zonjën e Parë Michelle Obama, të ftuarit e grupit ku Merlini bënte pjesë, sipas një intenerari të përcaktuar u angazhuan në vizita në muze, në disa konferenca zyrtare e seminare politikë, ku midis të tjerëve referuan ish Governatori i shtetit të Floridës Jeb Bush, Reverend Jesse L. Jackson Sr. etj, si dhe ndoqën një mbrëmje Gala.
Moti ishte me diell por i ftohtë, e megjithatë për të ndjekur inaugurimin e Presidentit të 44 të SHBA, kishin ardhur njerëz jo vetëm nga të gjithë anët e Amerikës, por edhe nga shtete të ndryshme të botës, e megjithatë kudo vihej re rregulli e qetësia publike. Forcat e sigurisë ishin në nivelin më të lartë të tyre. Edhe vullnetarë të shumtë ishin angazhuar për mbarëvajtjen e Inaugurimit presidencial, deri tek nxënësit e shkollave të mesme. Kudo kishte kontrolle e postoblloqe, e askush nuk mund të hynte për të parë paradën në Pennsylvania Avenue të Washington, D.C. pa kaluar nëpër “skanerin” policor.
Pjesëmarrja e Merlinit në këtë ceremoni do të mbetet një eksperiencë e paharruar, si dhe realizim i vërtetë i ëndrrës amerikane.

Dyshohet se Hamdi Sopën e theri për vdekje vajza e vet narkomane?

Bazuar nga rezultati i këtij raporti konstatohet se në rastin konkret kemi të bëjmë me vrasje dhe jo vetëvrasje, prandaj prokurori Blerim Isufaj, i ngarkuar me rastin, sot morri vendim për fillimin e hetimeve dhe ka urdhëruar arrestimin e personave që në momentin kritik kanë qenë prezent në banesën e të ndjerit Sopa, në të cilën dyshohet të jetë kryer vrasja.
Prokurori Isufaj ka kërkuar nga gjykata të lëshoj urdhëresë për bastisjen e banesës së të ndjerit dhe njëkohësisht ka propozuar caktimin e paraburgimit për të dyshuarit.
Me këtë rast Prokuroria njofton se nuk posedon asnjë videoincizim me telefon celular, siç është shkruar në njërën nga gazetat e përditshme në vendin tonë. Prokuroria është njoftuar nga Policia e Kosovës se as Policia nuk posedon incizime të tilla. Prokuroria bën thirrje opinionit publik, që nëse dikush posedon incizim të tillë të ia dorëzojë prokurorisë.
Hamdi Sopa, zyrtar për informim në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, ka vdekur të martën pasdite (29 janar 2013), në rrethana të dyshimta në lagjen Aktash të kryeqytetit, duke rënë nga kati i nëntë i ballkonit të tij.



Hamdi Sopa ishte përpjekur të mbrohej sa kishte pasur fuqi. Kishte arritur që të kapte tehun e thikës me dorë. Një e prerë e thellë në shuplakë të dorës i ishte shkaktuar si pasojë e tërheqjes së thikës nga sulmuesja, që dyshohet se është njëra prej vajzave të tij, e cila është arrestuar të hënën pasdite së bashku me të ëmën dhe motrën.

Zyrtari për informim i Qeverisë së Kosovës, i cili vdiq të martën e kaluar, është konstatuar nga raporti i autopsisë së nuk është vetëvrarë, por është vrarë me thikë. E dyshuar për këtë është njëra prej vajzave, derisa bashkëshortja e tij dhe vajza tjetër dyshohen se kanë ndihmuar në fshehjen e krimit.
Hamdi Sopa është vra, arrestohen gruaja dhe dy vajzat
Burime nga hetuesia i kanë thënë se raporti i autopsisë ka konstatuar se Sopa ka vdekur në banesë, derisa trupi i tij është hedhur nga kati i nëntë. Sipas hetimeve të deritashme të ndjerit paraprakisht iu kishte ndërruar fanella e brendshme, e cila ishte e prerë me thikë për t’iu veshur një tjetër dhe pastaj ishte hedhur trupi nga ballkoni.

“Në banesë ka pasur gjak nga banja, ku dyshohet se është sulmuar, nëpër korridor e deri në ballkon. Policia gjatë kërkimeve ka gjetur fanellën e përgjakur dhe të prerë së bashku me thikën nën makinën e larjes së rrobave në banjë. Kjo tregon se pas krimit të dyshuarat janë munduar të fshehin gjurmët.

Burimi ka thënë se deri tash nuk është zbuluar ndonjë motiv i qëndrueshëm, sepse të tria kanë mohuar krimin.

Nuk është përjashtuar ndonjë konflikt në mes të ndjerit dhe njërës prej vajzave, e cila besohet se ishte përdoruese e drogës për shkak të refuzimit për t’i dhënë para.

Të hënën Policia e Kosovës me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Blerim Isufaj, ka arrestuar dy vajzat dhe bashkëshorten e të ndjerit, të cilave u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Banesa e tyre në lagjen “Aktash”, është bastisur sërish në kërkim të provave që do të mund të ndihmonin gjetjen e motivit të kësaj vrasjeje me armë të ftohtë, ani se trupi i tij është hedhur në hapësirë publike të banuar, kjo është bërë për ta fshehur krimin që ka ndodhur.
 

2013/02/04

SERBET SI KOLEKTIVITET MBAJNE PERGJRGJËSI PËR GJENOCID NË KOSOVË



Nga Qazim H.Berisha,prof


Populli serb mban përgjegjësi të madhe dhe është fajtor pamëdyshje si kolektivitet për krimet e bëra në Kosovë në dhjetëvjetshin e fundit të shekullit XX.

Dhuna barbare dhe synimet për shfarosje totale të shqiptarëve nëKosovë, mori përmasa gjenocidale në pranveren e sivjem, gjegjësisht në vitin 1999.

Do të ishte gabim i madh dhe i pafalshëm nëse shqiptarët për ketë dhjetësh të fundit dhe luftën e përgjakshme të Kosovës, ta fajësojnë vetëm regjimin aktual të Beogradit në krye me kryekriminelin Millosheviq, e mos të kërkojnë përgjegjësi kolektive serbe.

Populli serb i dha mbështetje të plotë regjimit shovinist dhe fashist të Beogradit në etnocidin e përhapur në Kosovë.Populli serb nuk mund t\i shpeton përgjegjësisë kolektive.

Skenarët ogur zeza për shfarosje totale të shqiptarëvë i projektuar në Akademinë e Shkencave dhe Arteve fashizoide serbe të mbështetura dhe të sforcuara edhe nga Kisha Ortodokëse Serbe, e udhëhequr nga satrapi Pavle.

Ky skenar dhe kjo mbështetje nga kisha, bëri që në trurin e popullit serb të depertojë virusi gjenocidial, ta ushqen mire në gjak e të fillon aplikimin hapur para syve të botës për shfarosjen totale të shqiptarëve.

Madje me të drejtë thuhej se virusi pë krime noton në gjakun serb me shekuj...
Këtë mendim timin e bazoj në këto fakte, pse populli serb mbanë përgjegjësi si kolektivitet :

1.Pas varrosjes së Kushtetutes së Kosovës në mars të të vitit 1989, kur u vranë më shumë se 25 shqiptarë duarthatë dhe me qindra tjerë të plagosur, në Kosove filloi dhunë e sforcuar institucionale serbe në çdo sferë të jetës.

2. Me dhunë u larguan të gjithë punëtorët shqiptarë nga vendet e tyre të punës pa asnjë arsye përveç që ishin shqiptarë.

3.Me forcë u mbyllën të gjitha shkollat shqipe, u ndoqen nxënës dhe studentë nga shkollat dhe Universiteti i Kosovës.

4.U helmuan mbi 7400 nxënës shqiptarë nga ai helmim tokësik që edhe sot e kësaj dite bartin pasoja,madje disa prej tyre nga doza e madhe e helmimit pas nje kohe vdiqen, nje pjese e vajzave te reja nga ai helmim i thellë nuk presin te bëhen nëna kurrë, por mbeten sterile për jetë.
5.Më tepër se njëqind ushtarë shqitar u kthyen nga armata jugosllave të vdekur në arkivol, me të nëjten diagnozë bënë vetëvrasje, ndërsa në trupin e tyre kishte me dhjetra plumba në krahëror nga eproët e tyre gjakatar që nuk u zbuluan kurrë.

6.Kulminacionin e shfarosjes dhe dëbimin e shqiptarëve , serbet e arriten kur filloi Lufta në Kosovë

U vranë më dhjetra mijëra burra gra e fëmije, nuk u kursyen as pleqët e as plakat, as nënat shtatëzëna, as fëmijët në ditët e para të jetës.

7.në Kosove u dogjen me mijëra shtëpi, madje u dogj edhe toka e Kosovës.

Këto të dhëna që po i jap janë shumë të pakta me ato qe iu kanë bërë shqiptarëve,
Prandaj serbet si kolektivitet nuk mund t’i ikin pafajësisë, po janë bashkëpjesëmarrës në këto krime të tmerrshme.

Nga gjithë kjo mizori që u bë mbi shqiptarët e Kosovës, nuk doli edhe një i vetëm serb ta ngritë zërin njerëzor e te thotë STOP gjenocidi mbi fëqinjët tanë shqiptar.

Mos i helmoni fëmijët shqiptarë, mos përdhunoni vajza e gra shqiptare qe kemi jetuar me ta me shekuj.Këtë apel për ndalje nuk e bëri asnjë serb qoftë i ri apo e re, qoftë plak apo plakë, askush nga serbet nuk u distancue nga kjo vërbëri serbe...

Kisha ortodokëse serbe nuk e luajti misionin e vet që duhet ta kishte, por për kundrazi ajo luajti një rol antishqiptar, duke përkrahur regjimin kriminal të Millosheviqit, por ajo nxiti tërë popullin serb për të bërë krime.

Më duhet ta them edhe këtë fakt: Se çdo serb në Kosovë qoftë i ri apo i vjetër ka qenë polic për shqiptarë.Serbve iu ka mundësuar nga regjimi të vret shqiptarë në pikë të ditës pa dhënë përgjegjësi.

Dua ta argumentoj këtë qe e thash për vrasjen e dy fëmijëve disa vjet para lufte: Fëmija Afrim Prebreza nga Bardhi i Madh duke i ruajtur bagëtinë, mbytet mizorisht nga disa huligaj serbë të moshës jomadhore duke konsideruar vetën si polic pa uniforme që e kanë këtë të drejtë të vrasin shqiptarë.

Vrasja e Afrimit ndodhi më 24 maj1991, dhe kurrë këta të rinjë serbë nuk u moren ne përgjegjësi..
Rasti i dytë ndodhi kur nje ushtar serb qe po e kryente shërbimin ushtarak në Elez Han, i kërkoi ujë fëmijës 9-vjeçar Isa Berishes nga Han i Elezit, kur fëmija ia solli ujin e ftohtë për ta shuar etjen ushtari serb ne kazermë, si shperblim Isasë së vogël ia drodhi kokën si lepurit dhe e lenë të vdekur.

Me këtë dëshmohet doza e madhe e urrejtjes tek të rinjtë serb që kanë kultivuar urrejtjen helmuese nga prinderit e tyre serb.Ashtu sikur krimineli Millosheviq që duhet të shkoj në Hagë, njashtu edhe satrapi Pavle vendin e ka ne Hagë,sepse edhe ai nxiste urrejtje kur kërkonte qerim hesapesh me ekstremistë shqiptar ,siç i quante ai.Kryekrimineli Millosheviq gjente përkrahje të parezerv nga kisha serbe dhe nga shefi shoven i kishes serbe Pavli qe luante mission të dyfisht.

Nëse kerkohet në një të aferme jo të largët dhe duhet pa tjetër të kërkohet që Millosheviqi të ekstradohet në Hagë, këtij dënimi nuk bënë t’i shpëtojë as satrapi Pavle për mos durim dhe nxitje të urrejtjës.

Arsyeja është se as Millosheviqi nuk e rroku pushkën me vra shqiptarë, këte se bëri as patriku Pavle, por me nxitjen e tij dhe me urrejtjen e sëmurë ndaj shqiptarëve, e helmoi popullin serb me urrejtje patollogjike, dhe i nisi drejt rrugës së krimeve.Nuk mund të shfajsohen as serbët lokal te Kosovës, sepse ata ishin bashkëpjesëmarrës me policinë serbe ne krime ndaj shqiptarëve.

Nuk mund të shfajsohen as nuset e vajzat serbe me gjokës zbuluar kur i gostisnin policinë dhe ushtrine serbe të hypur në tankë duke i porositur qe të dhunojnë sa me shumë nuse e vajza shqiptare për ti çnjerzuar që nderin me xhelozi e mbajne.

Prandaj, pas terë kësaj zezone qe iu bë shqiptarve mund te vimë në konklzion:

SE SERBET SI KOLEKTIVITET MBAJNË PËRGJEGJËSI KOLEKTIVE PËR KRIMET E BËRA NË KOSOVË.

E-mail:qazim.h.berisha@hotmail.com

Prishtinë,Shtator 1999

Flori Bruqi eshte shkrimtar, poet dhe publicist qe karakterizohet nder shkrimtaret e vecante ne letrat e sotme shqipe.


Flori Bruqi eshte shkrimtar, poet dhe publicist qe karakterizohet nder shkrimtaret e vecante ne letrat e sotme shqipe.Eshte i vecante per guximin e tij qe futet edhe ne ato tema qe ishin tabu gjer me tashti.Asnjehere i sfiduar edhe kur ishte i godetur ne koherat e egra komuniste, s 'do te jete i sfiduar edhe tashti nga persona te caktuar qe mundohen ta denigrojne pa fakte, por vetem nga zilija.Flori Bruqi nuk do te mund te sfidohej kurre, se ka ne dore nje arme te forte:Ka lapesin qe shkruan kuq e zi.

2013/02/03

Shqiptarët për disa dekada do të bëhen populli më i madh në Ballkanin Perëndimor.

Flori Bruqi


Nga Flori Bruqi


Është një fenomen dhe krakteristikë me numrin e popullsisë së shqiptarëve si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, që vendet tjera nuk e kanë, sepse sot ka më shumë shqiptarë jashtë atdheut, vendlidjes se sa në vend ?! Dhe sot diaspora shqipta e cila kap shifrën prej 8 milionësh, lirisht mund të thuhet se është më e madhja në botë, ne krahasim me numrin e popullsisë ne vend..Dhe keto shifra dëshmojnë se migracioni i shiqptarve ka qënë me tepër i imponuar se sa i dëshiruar..me poshte japim arsyerat e ektij fenomeni…

Me perfundimin e pastrimit te dublimeve deklarojme se kemi per here te pare nje Regjister Kombetar te Gjendjes Civile te paster nga dublimet. Numri total i popullsise eshte 4,249,942 shtetas dhe numri i zgjedhesve eshte 3,133,248 zgjedhes. Regjistri, i ndare sipas qarqeve dhe Njesive te Qeverisjes Vendore i eshte derguar sot Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Eshte pergatitur Udhezimi i Ministrit “Per procedurat e hartimit te listes se zgjedhesve per zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise”, u shpreh Teliti.

Kreu i Gjendjes Civile, deklaroi se vetem 88,000 zgjedhes jane ende te papercaktuar ne nje qender te vlefshme votimi, qe sipas tij do te caktohen brenda 28 shkurtit 2013.

Numri i popullsise ka te beje shume, por ne te njeten kohe duhen kushte, sidomos ekonomike dhe edukimi. Kjo popullsi ne rritje do te shkoj ne nje vend tjeter dhe do te behen qytetar te atij vendi duke marre edukimin, emrat dhe duke adoptuar traditat e atyre vendeve ku ata shkojne, sidomos te gjitoneve tane. Ose sic e kemi pare qe ne Shqiperi femijet Shqiptare, disa vene ne shkollerat greke qe ata kane hapur ne jug, ose ne madrasat Turke qe jane hapur ne Tirane. Sepse sic e kemi vene re, ne kemi qene ata qe kemi formuar keto shtete te tjera qe po na rrethojne, duke nxjerrur me ne drite gjuhen dhe "kulturen" e tyre.

Sa per votimet kjo varet nga populli, por mund te themi me shume konfidence qe populli qe jeton tani ne Shqiperi, nuk ka ate edukim politik, ekonomik dhe te nje demokracie te vertete. Do te doje te pakten 2-3 gjenerata te pakten qe te ndryshoje menyra e mendimit te njerezve sesi i shikojne politikanet, dhe si tu kerkojne llogari mbasi jane qytetaret ata qe i votojne keta politkane atje, per tua bere sado pak me mire ligjet te cilat i ndihmjne te kene lirshmeri ne jeten e tyre te perditshme. Edukimi ne Shqiperi duhet ti jepet perseri prioritet, dicka qe ka vajtur ne nje nivel shume te ulet, dhe kjo u leverdis atyre politikaneve qe duan te marrin votoat nga njerezit "injorante".


Ky komb perhere i ri, ka histori te vjeter - keshtu shprehej nje dashamir i huaj i historise shqiptare.

Fatmiresisht, shqiptaret kudo qe jane e kane ruajtur ne substancen e tyre gjenin e pjellorise - kjo veti pellazge. Me bie ne mend fjala e Aristidh Koles. Thoshte per shqiptaret: 'Ky popull ka gjithhere predispozita riatdhesimi, mirepo nuk eshte nomad'.

Shqiptaret ne tere shtrirjen e tyre gjeografike ne Ballkan, fatmiresisht kane lende humane. E kjo eshte me e rendesishmja e me te rendesishmeve; duke e pasur pasurine njerezore, te gjitha mund te behen. Nje plage qe dhemb sa here permendet; eshte emigrimi biblik qe po ngjan sebeti i varferise, ne kerkim te nje jete me te mire atje ne Perendim. MIrepo, sidoqofte as ky emigrim nuk e ka cenuar ne substance karakterin e pasur njerezor te popullit shqiptar.

Me vjen mire qe ne statistika e Shtetit Shqiptar me ne fund u dha nje shifer reale mbi numrin e popullsise. Po, tani druaj per Kosoven, ku shqiptaresia e saj po luftohet dyanshem; hem nga nderkombetaret, hem nga disa neotitiste qe tellallisin per 'kosovarizem'.

Ne Kosove nga strukturat neokolonizuese nderkombetare s'po lejohet nje regjistrim i sakte i popullsise, bile ne ato regjistrimet-vleresimet e pakta qe hamendesohen, shifren e shqiptareve e ulin deri ne 1.900.000. Nderkaq, vete sipas nje artikulli vleresuese te CIA factbook mirepo qe me vone e hoqen per arsyeje qe as dreqi nuk iu bie ne fije, thuhej se ne Kosove jane 2.700.000 shqiptare.

Duhet pasë parasysh se nuk ka prova për ndonjë regjistrim zyrtar. Por, nisur nga disa të dhëna, sot numërohën rreth 15 milionë shqiptarë. Patjetër këtu në këtë numër bëjnë pjesë shumë shqiptar që i përkasin origjinës së shqiptarëve nga ata që ne sot i njohim, si të asimiluar. Të dhënat e ofruara tregojnë se Shqipëria ka mbi 3 milionë banorë, në Kosovë numërohen rreth 2 milionë shqiptarë, në FYROM numërohen rreth 800 mijë shqiptarë. Mali i Zi numëron rreth 40-50 mijë shqiptarë. Gjeografia e vendndodhjes së shqiptarëve jashtë trojeve të tyre patjetër që duhet të fillojë me Turqinë. Turqia zë vendin e parë në atllasin e shpërndarjes gjeografike të shqiptarëve jashtë vendit. Aty ka gati më shumë shqiptarë sesa Shqipëria dhe Kosova bashkë. Të kthyer plotësisht në shqiptaro-turq, ata, sipas statistikave, janë diku aty afër, të regjistruar, sipas të dhënave zyrtare të shtetit turk, rreth 5 milionë qytetarë shqiptaro-turq me origjinë shqiptare. Një tjetër vend, ku ka shqiptarë shumë nga ata të hershmit, janë dhe shqiptarët e Greqisë, të cilët grekërit i quajnë arvanitas. Ata janë vendosur në rrethinat e Athinës dhe përgjatë shtrirjes së kufirit me Shqipërinë dhe numërohen në mbi 1 milion, duke formuar edhe rreh 50 komuna shqiptarofolëse. Arbëreshët, që gjenden në jug të Italisë, kryesisht në Sicili dhe Kalabri, llogariten në mbi 100 mijë. Ndërsa në Egjipt numërohen rreth 200 familje me origjinë shqiptare. Nga vendet e quajtura të lindjes së largët ose Misiri i njohur te shqiptarët është edhe Siria. Pas largimit nga Egjipti, shumë shqiptarë u vendosën në Siri, aty numërohen rreth 550 familje. Duke vazhduar pastaj me ata shqiptarë që janë të vendosur në Bullgari. Shqiptarët janë të përqëndruar kryesisht në Sofje dhe Pllovti dhe kapin shifrën e 52 mijë vetëve. Në Rumani numërohen rreth 20 mijë. Në Kroaci është i njohur ngulimi shqiptar i fshatit Zare i Kroacisë. Janë gjithashtu rreth 12 mijë shqiptarë në Slloveni. Numërohen 12 mijë shqiptarë edhe në Ukrainë, ku janë evidentuar gjithsej 7 fshatra të banuara nga shqiptarë. Por ende nuk është llogaritur numri i tyre. Në Argjentinë një vend tjetër ku janë ngulitur shqiptarët dhe kryesisht ata të përzier me emigrantët italianë, që erdhën këtu nga jugu i Italisë, pra janë shumica arbëreshë. Shqiptarët e Argjentinës konsiderohen komuniteti më i organizuar dhe kanë ruajtur shumë traditën dhe historinë e janë diku aty rreth 50 mijë. Australia megjithse një vend i madh për emigrantët, por shqiptarët nuk e kanë preferuar shumë. Aty numërohen rreth 26 mijë shqiptarë, të vendosur në rrethinat Viktoria dhe Brisbej. Afrika e Jugut është vendi ndoshta që ka më pak shqiptarë, aty janë vendosur thuhet në Kejp Taun, rreth 15 familje. Vendi më i preferuar dhe nga më të populluarit kohët e fundit kryesisht janë SHBA. Një kuriozitet thotë se “shqiptarët e kanë zbuluar Amerikën”, kjo duket bëhet për të treguar se sa janë të dhënë shqiptarët pas emigrimit për në Amerikë. Sot, këtu flitet se gjenden mbi 500 mijë shqiptarë, shifër kjo që kurrë nuk ka mundur të bëhet zyrtare, pasi që ka munguar një iniciativë zyrtare që ta bëjë një gjë të tillë. Por gjithmonë statistikat i referohen kryesisht dhe qendrave nga më të banuarat me shqiptarë. Ata janë të instaluar në Çikago, Detroit, Miçigan, Nju Jork, Nju Jersi, Florida, Teksas, Kaliforni, Ariziona, Ohaio dhe Kanada (konsiderohet komuniteti me intelektual). Një vend kryesor në largimin e shqiptarëve të kohëve të fundit, ku janë të vendosur shqiptarët, konsiderohet Greqia, me rreth 500 mijë shqiptarë, Gjermania ka rreth 350 mijë shqiptarë, përfishirë këtu edhe ata të trojeve etnike. Në Itali rreth 300 mijë dhe në Zvicër rreth 180 mijë, kryesisht shqiptarë të trojeve etnike. Në Angli 40 mijë, Belgjike rreth 40 mijë. Një numër më të vogël shqiptarësh gjen pothuajse në çdo vend evropian, por tani më nuk ka cep të Botës që nuk gjejmë shqiptarë.


Në vitin 1951, Greqia deklaronte 23 mijë shqiptarë

Fatkeqësisht, për numrin e shqiptarëve, që jetojnë në Greqi, nuk ka ndonjë statistikë të saktë. Duhet të bëjmë dallimin midis zonës plotësisht të banuar në pjesën më të madhe nga shqiptarët (Çamëria dhe Maqedonia) dhe kolonive shqiptare mesjetare të Greqisë së jugut, (Atika, Boti, ishujt Egje dhe Peloponezi). Dialekti i këtyre emigrantëve të vjetër (arvanitasve), është sot në kërcënim të plotë. Si theksuam edhe më lart është i paqartë numri i popullsisë shqiptare që jeton në Greqinë e veriut. Deri në luftrat ballkanike, në vitin 1912-1913, ku Greqisë iu bashkangjitën Epiri dhe Maqedonia, zonat e banuara me shqiptarë shkonin deri në gjiun e Artës. Shumica e popullsisë myslimane shqiptare më pas emigroi ose iu nënshtrua proceseve të asimilimit. Shqiptarët e atjeshëm ortodoksë u greqizuan me dhunë që para bashkimit të Epirit dhe Maqedonisë me Greqinë. Sipas të dhënave zyrtare greke, deri në vitin 1951, në territorin e shtetit grek jetonin gjithsej rreth 23 mijë shqiptarë.

Gjatë periudhës 2010 – 2020 në Kosovë pritet të ketë rritje natyrore vjetore në shkallën prej 0,7 për qind, që do të jetë me larta në Evropë. Pas Kosovës vijojnë Shqipëria dhe Maqedonia.

Shqiptarët për disa dekada do të bëhen populli më i madh në Ballkanin Perëndimor.

Kjo nënvizohet në një hulumtim të bërë nga Banka Botërore, ku të dhënat flasin se vetëm në shtetet ku jetojnë shqiptarët janë regjistruar rritje natyrore të popullsisë, ndërsa në vendet e tjera si Bosnjë – Hercegovina, Serbia dhe Kroacia është rritur numri i vdekshmërisë dhe është zvogëluar numri i lindshmërisë.

Në analizën e Bankës Botërore të titulluar “Treguesit për zhvillimin botëror” theksohet se shtim më të madh natyror në rajonin e Ballkanit është regjistruar në Kosovë, ndërsa tendenca e rritjes vazhdon edhe gjatë viteve të ardhshme.

Gjatë periudhës 2010 – 2020 në Kosovë pritet të ketë rritje natyrore vjetore në shkallën prej 0,7 për qind, që do të jetë me larta në Evropë.

Pas Kosovës, vijon Shqipëria, ku shtimi natyror do të regjistrohet në shkallën 0,2 për qind, ndërsa në vendin e tretë është Maqedonia, ku siç nënvizohet gjithashtu se ka për qindje të madhe të popullatës shqiptare.

Në të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor gjatë periudhës së ardhshme deri në vitin 2020 do të ketë shtim negativ të rritjes së popullsisë. Sipas BB-së, në Serbi do të ketë shtim natyror vjetor minus 0,2 për qind, në Kroaci minus 0,3 për qind, në Bosnjë – Hercegovinë minus 0,4 për qind.

Sociologu dhe profesori boshnjak i shkencave politike, Jusuf Zhiga ka theksuar se ndryshimet e tilla demografike do të mund thellësisht të ndikojnë në situatën politike në Ballkan dhe në të ardhmen të nxiten pretendime të ndryshme politike dhe territoriale.

Në nivel botëror, rritje natyrore më e lartë është regjistruar në Niger në shkallën 3,5 për qind, ndërsa në Evropë regjistrohet Turqia dhe Irlanda me nga 1 për qind. Bullgaria është regjistruar si vendi me shkallë më të ulët të rritjes natyrore edhe ate minus 0,7 për qind.

Shqiptarët janë detyruar të lënë vendin e tyre dhe të emigrojnë në periudha të ndryshme të historisë. Përveç shpërnguljeve të hershme, që nga koha e Skënderbeut, apo dhe më përpara, një valë e re largimesh përfshiu popullsinë shqiptare pas rënies së perandorisë turke, e cila kishte pushtuar Ballkanin. Një tjetër masakër ndaj shqiptarëve, që jetonin në trojet e tyre, ishte dhe lënia e tyre jashtë trungut amë, nga copëtimi i Shqipërisë në vitin 1913 nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër. Krahina të tëra shqiptare iu dhanë fqinjëve për të kënaqur orekset shovioniste të tyre. Këtu fillon një serial i gjatë i spastrimeve të këtyre zonave nga sllavët dhe grekët.

Mijëra familje shqiptare në këto zona lënë vendin e tyre për të ndërtuar një jetë më të mirë, jashtë persekutimit dhe konflikteve nacionale në vende të ndryshme të Evropës, por edhe më larg në Amerikë, Kanada dhe Australi. Më shumë se 200 mijë kosovarë u strehuan në Turqi si pasojë e një marrëveshjeje mes Jugosllavisë dhe kësaj të fundit. Edhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, një pjesë e mirë shqiptarësh, kundërshtarë të regjimit të Enver Hoxhës, lanë atdheun për të jetuar të lirë diku tjetër, duke krijuar kështu diasporë në shumë vende evropiane dhe SHBA. Korriku i vitit 1990 do të shënonte një tjetër largim të shqiptarëve drejt botës së lirë. Ambasadat e huaja do të ktheheshin në vendstrehim për ata që më pas u nisën me ose pa familje drejt Italisë, Gjermanisë, Austrisë etj. Këto largime do të vazhdonin edhe në vitet 1991-1992, ku eksodi i marsit me anijet shqiptare do të mbetej për një kohë të gjatë në mendjet e evropianëve, si një veprim që nuk ishte parë të ndodhte ndonjëherë.

Revolta ndaj diktaturës, e akumuluar për vite të tëra, shpërtheu në këto eksode historike me përmasa të mëdha. Edhe më pas shqiptarët, në mënyrë klandestine, në kërkim të një jete më të mirë, do të largoheshin, kryesisht drejt fqinjëve Greqisë dhe Italisë që, ndonëse me pak vështirësi, e përtypën këtë situatë të vështirë të shqiptarëve. Edhe sot e kësaj dite, shqiptarët janë të dhënë pas largimeve nga vendi i tyre, por tashmë në mënyrë të rregullt me llotaritë amerikane dhe ato kanadeze, konform aplikimeve dhe kërkesave të vendosura nga këto vende mike. Ajo që do të vuloste ikjet e çorientuara ishte situata e krijuar në vitin 1997, që njihet në histori me emrin rrëmujat e marsit, që këtë herë ishte i dhunshëm. Këtë herë gjithçka nisi pas rënies së firmave piramidale, gjë e cila ndezi edhe revoltën popullore, e cila precipitoi në hapjen e depove të armatim-municionit dhe shpërthimit të reparteve ushtarake në të gjithë Shqipërinë. Situata e rrallë mori me dhjetëra jetë njerëzish dhe la pasoja të pallogaritshme në ekonominë shqiptare që edhe sot duket se po i vuan ende ato. Familje të tëra morën rrugën e emigrimit në kërkim të qetësisë dhe jetës më të mirë. Një pjesë e tyre humbën të gjitha kursimet familjare dhe e shikonin të pashpresë rimëkëmbjen. Biznese të tëra falimentuan dhe drejtuesit e tyre e humbën besimin se mund të rimëkëmbeshin edhe njëherë, pra e kishin të vështirë ta fillonin edhe njëherë nga fillimi gjithçka. Shumë shqiptarë humbën madje edhe shtëpitë e tyre në piramida, duke mos pasur edhe një strehë, ku të fusnin kokën. Ata u detyruan të shkojnë të punojnë jashtë Shqipërisë për të siguruar të ardhura për blerjen e një banese tjetër, por ndërkohë çmimet nisën të rriteshin dhe atyre u duhen vite të tëra ta realizojnë një objektiv të tillë. Individë të veçantë, që nuk pësuan dëm financiar nga firmat rentiere, i transferuan kapitalet e tyre jashtë vendit dhe i investuan paratë e tyre në vendet ku vendosën të jetonin. Kjo solli atë situatë të vështirë ekonomike që tashmë duket se ka kaluar.

Viti 1997, dhe ikja e shqiptarëve

Një nga emigrimet më të mëdha të shqiptarëve është ai i viteve ´96-´97 në kohën e rrëmujave, ku destinacionet e tyre ishin Italia dhe Greqia. Kjo lëvizje drejt dy vendeve fqinje, është influencuar nga ngjashmëritë gjeografike e kulturore që kanë shqiptarët me greket dhe italianët, si dhe nga mundësitë më të mëdha për një emigrim legal. Sipas të dhënave, në Greqi gjendet një shqiptar për çdo 25-30 grekë, ndërsa në Itali, një shqiptar për çdo 400-450 italianë. Megjithatë, problemet sociale, që lidhen me emigracionin dhe me futjen e emigrantëve në punë dhe shoqëri, janë të ngjashme në të dy këto vende. Në vitin 1997, Shqipëria kishte një disproporcion mes emigracionit legal dhe atij ilegal. Në fillim të këtij viti, numëroheshin 62 mijë emigrantë legalë në Itali, ndërkohë që sipas Karitasit, numri i emigrantëve shqiptarë në Itali ishte 100 mijë. Gjithashtu, në Greqi nga 350 mijë emigrantë, vetëm 10 mijë ishin legalë. Kështu, sipas të dhënave, 78.6 për qind e emigrantëve shqiptarë janë ilegalë. Duke filluar që nga viti 1990, emigracioni u bë një nga mënyrat kryesore të sigurimit të të ardhurave për shumë individë, familje dhe për shoqërinë shqiptare në përgjithsi. Emigrimi i shqiptarëve ka filluar që në vitet ´90, kur u hapën amdasadat. Shqiptarët, që jetojnë në shumë vende të ndryshme të Botës, janë mbi 13 milionë. Në vitin 1997, një ngjarje e dhembshme në historinë e Shqipërisë ishte dhe shembja e firmave piramidale. Kjo ishte një arsye tjetër pse njerëzit u detyruan të emigronin me gomone për në Itali. Emigrime të mëparshme kanë qenë edhe ato të kosovarëve, shqiptarëve të Malit të Zi dhe Maqedonisë në SHBA, Zvicër apo Gjermani, në kohën e Titos. Shqiptarët, pavarësisht nga besimi, kanë emigruar në Itali, Gjermani, Greqi, Angli, Austri, SHBA, Kanada. Po kështu, që nga viti 1945 deri në vitin 1966, mbi 200 mijë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia, kanë pasur statusin e refugjatit në Turqi.

Më shumë se 15 milionë shqiptarë në të gjithë Botën

Faktet tregojnë se shqiptarët kanë emigruar në vite në gadishullin Iberik, Turqi, Greqi, Amerikë dhe vende të tjera. Mbështetur në një sërë dokumentesh arkivorë, shpjegohen se ku u vendosën dhe si e ruajtën gjuhën, kulturën arbëreshët e Italisë, arvanitasit e Greqisë dhe të tjerë, deri në ditët tona, me gjithë trysninë e kohës për t´i asimiluar. Që në vitet e para të erës sonë, shqiptarët synonin të vendoseshin në brigjet jugore të Italisë, në zona që u siguronte atyre mbrojtje. Asnjëherë nuk ka patur një regjistrim të saktë për emigrantët e hershëm shqiptarë në Greqi, pa i ngatërruar këta me shqiptarët që ishin në trojet e tyre, që në vitet 1912-1913 mbetën jashtë kufijve të Shqipërisë. Po kështu, sipas studimeve të paraqitura deri tani, ka versione, ku flasin për një zhvendosje të tyre nga zona e Kaukazit (ku gjithsesi ka ekzistuar një vend i quajtur Albani). Shqiptarët, në periudha të ndryshme të historisë, kanë emigruar, duke krijuar edhe kolonitë e tyre kryesisht në Itali dheGreqi

Që nga arbëreshët, arvanitasit e deri tek emigrantët e sotëm

Në Itali, sidomos në Pulja, Kalabri dhe Siçili, janë pjesa më e njohur e kolonive shqiptare nëpër botë. Ato e kanë zanafillën që në kohën e pushtimeve të para turke, para periudhës së mbretërisë së Skënderbeut. Numri i tyre llogaritet afërsisht në 110 mijë. Ekzistenca e gjuhës së tyre (arbëreshe) është një formë arkaike e dialektit toskë të shqipes, që, për fat të keq, me kalimin e kohës po ndihet gjithnjë e më i kërcënuar. Ashtu si edhe në Greqi, shqiptarët në Itali nuk gëzojnë një status të garantuar për t´u trajtuar si pakicë. Kolonitë shqiptare, siç dihet, ekzistojnë në të gjithë shtetet që u formuan pas rënies së Perandorisë Otomane, në Bullgari, në Siri dhe në Egjipt. Një koloni e madhe shqiptare ekziston edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pjesa më e madhe e tyre përbëhet prej emigrantëve të vjetër, të cilët u vendosën atje para fitores së pavarësisë. Emigranti i parë shqiptar, që mendohet të ketë prekur tokën amerikane, daton në vitin 1876. Por, një element i veçantë që ja vlen të përmendet është edhe ekzistenca e një kolonie shqiptare në Ukrainë, që në fakt është një koloni e vjetër. Është interesant fakti se katër mijë pjesëtarë të këtij komuniteti vazhdojnë ta cilësojnë shqipen si gjuhën e tyre të nënës. Paraardhësit e tyre luftuan në vitin 1768-1774 dhe 1787-1791 në krah të Carit të Rusisë, kundër turqve dhe mbetën më vonë përgjithmonë në tokat e Carit.

SIPAS WIKIPEDIAS NE ANGLISHT SHQIPTARET JANE AFER 13 MILIONE NE GJITHE BOTEN.JA DHE LISTA E PUBLIKUAR NE KETE FAQE DHE VENDET KU SHQIPTARET JANE ME TE SHUMTE NE NUMER. FLASIM PER NJEREZ ME ETNI DHE DOKUMENTA SHQIPTARE.


Albania 3,500,000
Serbia 2,000,000
Turkey 5,000,000
Macedonia 509,083
Greece 500,036
United States 300,000
Italy 238,000
United Kingdom 200,000
Netherlands 105,706
Germany 100,000
Switzerland 40,000
Sweden 35,000
Montenegro 31,163
Australia 20,000
Austria 20,000
France 20,000
Canada 16,135
Croatia 15,082
Bosnia/Herzegovina 15,000
Romania 10,000
Denmark 8,000
Norway 7,000
Slovenia 6,200
Finland 5,000
Belgium 5,000
Egypt 5,000
Luxembourg 4,802
Ukraine 3,300
South Africa 2,000
Russia 1,200

Nga burime diplomatike në Tiranë, ka mundur të sigurojë përfundimet e censusit 2011, për dy prej aspekteve të më rëndësishme të tij, që janë kombësia dhe feja.

Pyetjes në formularin e censusit që lidhet me kombësinë i janë përgjigjur si shqiptare 83% e të pyeturve. Një e dhënë tjetër interesante lidhet edhe me numrin e minoritetit grek në Shqipëri, për të cilin ka pasur debate të vazhdueshme.

0,87% është numri atyre që e kanë deklaruar kombësinë si greke, ndërsa 0,2% janë deklaruar me kombësi maqedonase.

Të dhënat për besimin fetar të shqiptarëve, të mbledhura nga censusi, tregojnë se 57,12% janë deklaruar si myslimanë, 10,11 katolikë, ndërsa 6,8% ortodoksë.

Ateistë janë deklaruar 2,52%, bektashianë 2,11 % ndë rsa evangjelistë 0,11 %. Rezultatet e censusit, që lidhen me kombësinë, pritet të prodhojnë debate të forta, veçanërisht nga shoqatat e minoritetit grek, të cilat janë shprehur kundër censusit dhe kanë ndërmarrë një regjistrim të tyrin të minoritarëve në jug të vendit.

Një tjetër shifër që bie në sy është ajo e komuniteteve fetare, më saktë atij të krishterë, ku për herë të parë zyrtarisht bashkësia katolike sipas shifrave të censusit është më e madhe se ajo ortodokse.

Disa javë më parë INSTAT publikoi disa të dhëna paraprake nga ku rezulton se popullsia e Shqipërisë është 2,831,741 banorë. Ndërkohë që numri i popullsisë nga censusi i vitit 2001 ishte 3,069,275. Vihet re se numri i popullsisë në vitin 2011 është zvogëluar me 7.7% gjatë këtyre dhjetë vjetëve. Supozohet që shkaqet kryesore të zvogëlimit të popullsisë janë emigrimi në shkallë të gjerë dhe rënia e lindshmërisë.

Për herë të parë në historinë e censuseve të kryera në Shqipëri, popullsia, e cila jeton në zonat urbane, është më e madhe se ajo në zonat rurale. Kështu, 53.7% e popullsisë jeton në zonat urbane dhe 46.3% në zonat rurale. Censusi 2011 në Shqipëri është i 11-ti në historinë e censuseve të kryera në vendin tonë. Ai është pjesë e censuseve të planifikuar nga UNECE/Eurostat në të gjithë botën.

Kombësia

Shqiptare 83%

Greke 0,87%

Rome 0,3%

Aromune 0,3%

Maqedonase 0,2%

Egjiptiane 0,12%

Malazeze 0,01%

Të tjerë 0,1

Nuk u përgjigjën 14,07

Feja

Islame 57,12

Katolikë 10,11

Ortodoksë 6,8

Bektashjanë 2,11

Evangjelistë 0,11

Kristianë (të tjerë) 0,1%

Ateistë 2,52

Besimtarë të pakarakterizuar 5,53

Besime të ndryshme 00,2%

Nuk u përgjigjën 13,89 %

 Gjeografia e shperndarjes se shqiptareve neper bote eshte po aq e gjere sa shtrirja fizike e saj.

“Ështe interesante te thuhet se s’ka vend te botes qe te mos kete shqiptare, duke filluar qe nga Alaska e deri ne Zelanden e Re”, thote Roland Bimo, drejtori i Institutit Kombetar te Diaspores ne Ministrine e Jashtme.

”Ka vende ku prezenca eshte shume e vogel, vetem nje apo dy familje, por nga te dhenat tona rezulton se ka shqiptare kudo.

”Shqiptare mund te gjesh ne te gjitha vendet e lindjes se Mesme, Katar, Abu Dabi, Tajlande etj. Diplomatet tane, kudo qe shkojne ne cepat e larget te globit, eshte e pamundur te mos gjejne bashkekombas”, shton ai.

Historikisht, fillimet e diaspores shqiptare datojne pas vdekjes se Skenderbeut, me emigrimin e shqiptareve ne drejtim te Italise, arbereshet e arvanitasit ne Greqi.

”Ka shqitpare qe kane nje te kaluar historike ne Ukranine, ne rrethinat e Odesas, ashtu si ne Bullgari e ne vende te tjera fqinj qe ne kohet e mesjetes. Me vone fillon emigrimi ne Amerike, Argjentine, Australi ku edhe sot ka komunitete te medha”, -vazhdon Bimo.

Shqiptaret mund te jene nder popujt me te fundit europian qe kane emigruar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Nga te dhenat, rezulton se emigranti i pare shqiptar i regjistruar ne Amerike ishte Kole Kristofori, prej fshatit Katund te Korçes.

Ai arriti ne kontinentin e ri ne vitin 1884 dhe sherbeu si berthame magnetike per emigrantet e tjere shqiptare qe rriteshin ne numer vit pas viti. Aktualisht, sipas te dhenave te Ministrise se Jashtme te Shteteve te Bashkuara, jetojne rreth 500 mije shqiptare apo amerikano-shqiptare.

Motivet e emigrimit te shqiptareve jane te ndryshme, sipas periudhave kohore. Nese ne shekujt e meparshem ata emigruan per shkak te pushtimeve, vitet e fundit shqiptaret jane larguar nga vendlindja per shkaqe politike, ekonomike dhe profesionale.

Pjesa me e madhe e tyre i ruajne traditat dhe gjuhen, vlejne te permenden ketu arbereshet e Italise, te cilet e bejne kete gje prej me shume se 500 vjetesh.

”Ështe interesane te thuhet se shqiptaret adaptohen shume mire ne vendet ku emigrojne, arrijne te behen shembuj pozitive madje, por kjo s’i pengon qe te ruajne dhe traditat”, perfundoi Bimo.

Megjithese nuk ka statistika te sakta per shqiptaret me banim jashte, pasi shpesh nga vendet pritese nuk behet diferencimi nese jane shqiptare te Shqiperise apo te trevave te tjera shqiptare ne rajon, komunitetet me te medha shenohen ne keto vende:


Shqiptaret neper bote


Greqi 700 000
Itali 500 000
SHBA 500 000
Britani e Madhe 50 000
Gjermani 25 000
Kanada 25 000
Belgjike 5 000
Turqi 5 000
France 2 000
Austri 2 000
Zvicer 1 500
Holande 1 000


LEXONI EDHE KETE:

http://malberisha.com/libra/Diaspora_Turqi.pdf

Sali Berisha:Shqiptarët e copëtuar në 5 shtete të shndërrohen në 5 kombe të ndryshme.




Gjatë fjalës së tij në ditën e dytë të punimeve të Konferencës së 49 të Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha theksoi se albanofobia është e gjallë dhe përbën një kërcënim për stabilitetin në rajon. Ndërsa nënvizoi se kufijtë mbeten të parëndësishëm nëpërmjet procesit të integrimit evropian, shefi i qeverisë shqiptare e cilësoi të papranueshme që shqiptarët e copëtuar në 5 shtete të shndërrohen në 5 kombe të ndryshme.

“Nëse ju shihni hartën e Europës nuk gjeni vend tjetër të rrethuar nga bashkëkombas dhe deti, siç janë sot shqiptarët të ndarë në 5 shtete. E rrezikshme është ideja, sipas të cilës meqenëse shqiptaret janë të coptuar në 5 shtete, duhet të shndërrohen në 5 kombe të ndryshëm nga njëri-tjetri. Kjo është tërësisht e papranueshme. Kjo do te prodhonte dhe provokonte reagimin e kundërt”, deklaroi Berisha.

Kryeministri e konsideroi vendimtare për rajonin respektimin e plotë dhe implementimin e marrëveshjeve dhe refuzimin e çdo ideje se shqiptarët për aq kohë sa jetojnë në 5 shtete duhet të kthehen në 5 kombe.

“Në rajon situata më delikate është ajo e shqiptarëve. Kur flas me miqtë e mi kroat, slloven dhe madje edhe me ndonjë serb, ata më pohojnë me sinqeritet se çfarë `baruti" urrejtje dhe përbuzje është akumuluar gjatë një shekulli për shqiptarët Kjo është e vërteta. Dhe kjo është e shprehur duke vonuar zbatimin e marrëveshjeve, duke përkujtuar fillimin e fushatave të asgjësimit masiv të shqiptarëve. Ne kemi menduar se ne duhet të adaptojmë modelin e BE, të bazuar në pajtimin midis Francës dhe Gjermanisë. Por kjo ne rajon nuk po ndodh. Prandaj unë këmbëngul në implementimin e marrëveshjeve dhe refuzimin e çdo ideje se shqiptarët për aq kohë sa jetojnë në 5 shtete duhet të kthehen ne 5 kombe, sepse nuk do te pranohet nga shqiptarët. Kjo do të ketë për alternativë bashkimin e tyre kombëtar”, deklaroi kryeministri.

Deputeti gjerman Rainer Stinner pyeti se cili ishte mesazhi i kryeministrit Berisha për ta?

“Ju lutem përpiquni të kuptoni më mirë, me drejt këto që unë paraqita këtu, të njiheni më mirë me realitetin në rajonin tonë. Dua ta ilustroj këtë me një shembull; Në vitin 1992 unë kam qenë këtu ne Mynih në të njëjtën Konferencë.


 Një gazetar italian i Corriere della Sera më pyeti se çfarë mendoja unë si zgjidhje për konfliktin në rajon. Unë ju përgjigja se zgjidhja qëndronte për mendimin tim në bombardimin e instalimeve dhe bazave ushtarake në Serbi. Ai të nesërmen hapi gazetën me lajmin: Berisha kërkon që NATO të bombardojë Beogradin. Por kjo nuk ishte vërtetë. Unë isha shprehur për bombardimin e bazave ushtarake të Serbisë dhe kjo 7 vjet më vonë ndodhi. Ndofta do kishte qenë më mirë të mos ishte vonuar. Edhe sot pas 21 viteve, e vetmja gjë që unë sërish kërkoj nga ju është një analizë më realiste dhe më të vëmendshme për zhvillimet në rajon. Sepse në rast se nga njëra anë tjetri flet për perspektivën e marrëdhënieve bilaterale dhe nga ana tjetër feston datat e fillimit të fushatave të shfarosjes së kombit shqiptar, imagjinoni vetë se çfarë mesazhi fqinjësie është ky. Prandaj e konsideroj të domosdoshme të zbatohen marrëveshjet, të punohet për klimën e pajtimit”, tha Berisha.

“Duhet të hiqet dorë nga albanofobia dhe përpjekjet për të klonuar 5 kombe shqiptare të veçanta nga një komb i cili në të vërtetë është një dhe në shekuj e mijëvjeçarë ka qenë vetëm një. Unë shpresoj se perspektiva europiane do të jetë ajo që do të sigurojë një zgjidhje. Kur gjermanët dhe francezët u bashkuan ne BE ata u bashkuan me një frymë të fortë pajtimi dhe ata u udhëhoqën prej saj dhe frymëzuan kombet e tjera në Europë. Por në të vërtetë kjo nuk po ndodh në rajonin tonë”, deklaroi kryeministri,

Kastriot Preteni (Kas) lançon videoklipin “Product of Society”

Nora Kalaja

New York Elite PR 


Manhattan, New York 



Nga Nora Kalaja, New York/Prishtinë

Karriera e artistit Kastriot Preteni me pseudonimin KAS ka evoluar që nga fillimet e rinisë së tij në Kosovë, kur ai ishte 11 vjeç që u mor me muzikë e deri më sot në Norvegji, ku është evidente pjekuria në lirikat, stilin e muzikës dhe kreativitet. Videografia e artistit përfshin hitet “Imma Get My Piece”, filmuar në Paris dhe “Till Death Do Us Part”, që brenda një kohë të shkurtër arritën 65,000 shikime në youtube.



Në 4 Janar 2013 Kas laçoi videolipin e ri “Product of Society” e cila ka marrë pëlqim nga fansat dhe po bie në sy dhe nga artistë të tjerë të njohur. (Shiko videoklipin: http://www.youtube.com/watch?v=rX9OZ9KHCzA).
Kam marrë shumë përgjigje pozitive nga publiku, fansa dhe artistë për këngën dhe videoklipin e ri. Me 13/14 shkurt jam ftuar në emisionin “Relax Show” në Kosovë, ku do jem prezent dhe do festoj 5 vjetorin e pavarësisë të mëmëdheut tim,” tha KAS.
 Realizimi i videoklipit u krye nën drejtimin e Ufollow Movement dhe KAS, ku bien në sy koncepti origjinal i artistit si dhe maskat e veshura në klip. Inçizimet filluan në nëntor 2012 dhe përfunduan një muaj më pas.
Porosita të gjitha pajisjet e duhura dhe nevojitshme për projektin, duke përfshirë dhe 40 maska nga Kina, që i kam sponsorizuar vetë. Bllokuam një rrugë komplet për të realizuar një skenë kryesore që përbënte 50 veta plus aktorë ekstra. Videoklipi u lançua me 4 janar dhe fansat mund t’a blejnë këngën në iTunes, Spotify and YouTube,” shtoi artisti KAS.
Mesazhi pas këngës “Product of Society” (Produkt i Shoqërisë) është që njeriu duhet t’i bëjë vetë zgjedhjet në jetë dhe jo të ndjekë trende pa i kuptuar mirë arsyet. Maska simbolizon personin e influencuar nga shoqëria që humb vetveten nën influencën e shoqërisë duke jetuar një gënjeshtër.
Kënga shpreh faktin që ne të gjithë jemi produkt i shoqërisë, në aspektin pozitiv dhe negativ. Secili nga ne mendon se duhet të veprojmë, mendojmë dhe ndejmë në një mënyrë specifike, për t’iu përshtatur rrethanës. Për këtë arsye secili person në video ka veshur një maskë. Jetojmë në një botë të frikshme, prandaj dhe tema e videos është horror. Shoqëria ka vendosur kërkesa për njeriun, që ndikon në zgjedhjet e tij. Në teori, jemi të lirë të marrim  vetë veprimet tona, zakonisht ne marrim vendime të lehta. Prandaj dhe shoqëria ka influencë në zgjedhjet tona. Për këtë arsye ne jemi produkt i shoqërisë. Shoqëria na ka bërë ato që jemi. Mesazhi pas kësaj kënge është që duhet të mendojmë jashtë normës, dhe të mos ecim dhe jetojmë si ‘zombi’, duke pranuar dhe favorizuar çdo trend ose vlerë që na  tregon se çfarë konsiderohet ‘normale. Mos ki frikë të jesh vetvetja. Hiqe maskën dhe trego vetveten!,” tregon KAS.
Pas realizimit të këngës “Product of Soceity” KAS bashkëpunoi me artistin e njohur Kobra aka Helmuesi i grupit TBA, në këngën “Goodbye” e cila u lëshua me 27 janar në youtube. KAS pret të nxjerrë një videoklip të ri gjatë verës, me një koncept origjinal të tij. 



Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...