Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/05/13

GJURMË NË KOHË


Brahim AVDYLI:

(ILIRËT QENË TË PARËT NË EVROPË)


DORË MBI ZEMËR


Kur vendos dorën mbi zemër
të gjithë popujt e kuptojnë,
i përkulen asaj që e rrah jetën
deri sa marrim frymë.

Krijuesi i madh e ka në dorë
ate që dashuron me ndenjë të hollë.

E madhe është bota për barkushet e vogla
që përbirohet nëpër aureolat e saj
si nëpër një çips të jetës
dhe pikëshënon universin,

mendja e di që jetojmë njerëzisht
atë copë të vogël të orës sonë
që rrah rregullisht me ritëm,

kur ngutet shumë e sëmuret del nga takti
jeta e humb kuptimin e vet
nga të rrahurat e saj.

Kur dua të rrespektoj shtëpitë e Zotit
apo të njerëzve të tjerë nga termi i veçantë
e vendos dorën mbi zemër
dhe kaloj pranë tyre-

janë njerëzit e mij që i dua më shumë,
kam gjuhë të përbashkët të marrëveshjes
aq sa kemi të shkruar në letrën e padushme...

Zemra do ta rrah jetën deri në fund
dhe kur bota të ndalet
e lëshojmë frymen e fundit,

kthehemi të shtrirë kah bota e tjetër
kah vdekja e trupit!...


Teatër i dhembjes së pafund


Është vend i shpalljes së dhembjes
marr frymë thellë në damarët e qenies sime
dhe e lëshoj rëndë në përkushtimin e vargut
me një pikë loti bebëzavë të heshtjes
që ngrihet i gjallë deri në pafundësi...

Gjakova është vendi i dashur i fëmijësisë
me të gjitha dhembjet e ndarjes së pakthim,
me lotë e shoh zhdërvjeljen e filmit të fëmijësisë
dhe nuk kam kohë të ndalem me therrjet
nëpër mushkëritë e djegura të mendimeve-

është botë e veçantë e përplasjeve të mëdha
mbrenda zemrës sime tërmetet prore rrënojnë
prap një vistër i përtërirjeve ngritet me diell,
mbrenda një çasti shprehen të gjitha stinët
e nuk ndalen bubullimat e mëdha të dheut tim
duke i ndjekur vetëtimat e përdalura të brejtjes.

Dita dhe nata nuk kanë fare kuptim të mirë
e keqja dhe e mira mbeten prore në dyluftim,
i mbledhë cuklat e fijeve të këputura papritur
e të gjëj fillet e dhembjes që piketon gjak-

gjak, gjakova dhe gjaku që nuk ndalet kurrë
për një ditë të bukur ulur këmbëkryq nën bli
me plisin e bardhë të një plaku të ndjenjave
që gjithëmonë e shoh të ulur në pikëtakimet tona
të asaj malësisë që i jep pore shpirt e madhëri,

gjak i kuq është gjaku i shenjtë i lirisë
që vetëm në Gjakovë është në çdo gemb të ri,
edhe fëmijët që vinë të shëndetshëm pas këngës
duke qarë thekshëm me lotë të përzier gjaku
e m`i ngrisin mua flokët peshë deri në vdekje
nëpër muranat e shumta të dëshmorëve...

A e dini ju sa herë jam rrëzuar nëpër metropole
duke qajtur me lot kalldrëmin e rinisë në Gjakovë,
ka mbetur e përhershme kinoja dhe teatri i gjallë
që lozin tragjikomeditë e dhembjes së pandalur-

prap do të rrëzohem në Paradeplaz në Zürich
apo në Rapperswil, në Stuttgard, München e gjetiu
trotuaret e pagjetura përmallshëm në ëndërrat e mia,

liria është ndjenjë që çel sythin e përmbajteve
me pranverën rritet e me dimrat e shumtë zhduket,
rreth e rreth zgjerohen në pafundësi këngët e saj
që si fëmijë të rritur dhimbshëm më rrënqethin

prore i kam kënduar, por çuditërisht më janë zhdukur
dikund në ndërdije ka mbetur ia zë i qartë kënge
se Gjakova është teatër i shpalljes së dramave

e i dhembjes së pa fund të përkryer të burrërisë!

SI S’TË NJOHA KOSTANCË


Qindra herë vi dhe shkoj prej teje Kostancë
të gjëjë fillet e tua nëpër shqiponjën e hershme

shpeshherë të shikoj e luaj me veten time
duke numruar çuditë që kalojnë pranë meje-

i mas vitet e mia që rodhën në heshtjen e pa gojë...

A mos ka ndonjë bukuri të rrallë e të veçantë
që zë vendin e parë pranë Bodensee,
kjo vashë gjysmë e zhveshur, me kokën lartë
sillet rrotull
        me demonët në duar të ngrehur lartë-

gjinjtë e fryrë sikur e shpërthejë karahorin!...

Unë nuk e njoh asnjë njeri në truallin tënd
sa herë m’u kanë lodhur këmbët nëpër ty
duke kërkuar varrezat ilire deri në Kreuzlingen-

prore ndalen te muri i „spätrömisches Kastel“[1]

më duket se jam teqind vjet pas Krishtit
e shoh veten kudo së bashku me romakët

atëherë, nuk e mbaj mend se ka qenë aty
                                        restoranti De Medici
e mbaj në mend vetëm kishën romake katolike
me kokat e shqiponjave që zënë gjarpinj në Münster-

jam një ilirian i hershëm në Kostancë që nuk flet

por dëgjoj të qajnë fëmijë në Münsterplatz
një sicilian të shkurtër e të përkulur që prap nuk flet
prandaj, nuk më njeh as ti e prore nuk ke fjalë,

vi të derdhë dhembjet e mia në liqenin tënd
e ato më bëhen aq shumë sa mezi i sjellë
e njoh kalldrëmin tënd, zallin, gurët e dheun-

kaluan pesëdhjetë vite pa këmbyer dy fjalë
me heshtjen tënde të dhimbshme memece!...


GJURMË NË KOHË


Askujt nuk i kam thënë, deri më sot, e dashura ime
shumë vite u bënë pa asnjë pulëbardhë të shtrenjtë,
unë nuk mund t`u gënjej kur nuk e ndien këtë shpirti
zemra ime nuk thotë fjalë që nuk dalin prej zgafellës,

dy korbat që i kam pasur një kohë më kanë gënjyer
me atë periudhë fjalësh të pështjellura rreth gjuhës,
kur nuk më kishte njëra fatzezë rob të ndjenjave të saj
provonte të më ngrehë tjetra me lëvozhgën e fjalëve...

Zemra ime është rrudhur e tharë nuk nxjerrë pipa të rij
të dashurisë që nuk del e nuk rritet nën kujdesin e viteve,
jeta ime ka mbetur tokë e braktisur deri në pafundësi
sa herë kaluan vitet pranë meje dhe bëjnë sikur s`më shohin.

Tani zotrat më kanë braktisur prej tryezës së përpëlitjeve
në një skaj të dhomës së mbushur me pluhur dhe libra,
qaj e përlotem pa pra për anëtarët e tjerë të bashkësisë-
si duket, të gjithë i kanë mashtruar ndër fjalë të kurdisura.

Tashmë, fare i dalloj njerëzit nga jeta, vetja dhe zotrat
jeta normale e njerëzve është qelbëzuar me gënjeshtra të liga,
janë joshur të gjithë nga shfryrjet pa ndjenja e lakuriqësia,
nga korrupsioni dhe e pavërteta, deri në thellësin e gjërave

dhe vetëm pyes, a është kjo bota e ime në të cilën pështillem
askush nuk më vëren se jam gjallë edhe pse njëlloj marr frymë,
a u dashka të jem shumë më pak njeri dhe kjo qenka e vërteta
e të zbres poshtë në tokë sikur tjerët dhe të luaj pa ndenja-

jeta ime është luftë me të keqen, jetë i vetëm e pa dashuri!...


SPROVË ME VETVETEN


çdo ditë vdes nga pak njeriu
dhe nuk mendon se po vdes
deri sa i afrohet fundi

çdo gjë vdes radhazi

vdes edhe ideali pak nga pak
dëshirat vdesin në shpirt
edhe pse i mbesin gjurmët

mendimi kthehet në etje
që të merr me ethe
dhe tretet dikur bashkë me ty
humnerave të botës...

Jeta është komplekse dhe nuk ka shpjegim
edhe pse njeriu përpiqet me fjalë
prej lules së shpirtit t`a nxjerrë fjalën,

jetë pa ngjyrë
jetë me ngjyrë- gjak kuq të zi
jetë e zezë i thënçin
njëmijë herë vdiça dhe mbetem gjallë

çasti çastit nuk i përngjet!...

Tërë jetën e kam vdekur nga pak
dhe trupi mund të pushojë një ditë
përgjithmonë,

mbetet testament vepra e gjallë
dhe a e di dikush të lexojë
atë tekst të pa fjalë midis rreshtave
lartë mbi jetën?!...

Ndonjëherë nuk kemi vështrim
dhe nuk shohim
çka është shkruar në biografinë e ditëve,

njeriu qenka fluskë saponi
të lojërave që fëmijët i lëshojnë
dhe zhduken në hapësirë




prandaj, nuk e di
si duket jeta në botën tjetër-

kjo jetë është sprovë
me vetveten...

është sprovë me të vërtetën!...


ZOG I NEMUR PREJ QIELLIT


Kudo nëpër Evropë
vajton përherë me pikëllim
e askush nuk të kupton

zog i nemur prej qiellit.

Dhembjen tënde e deshifroj
për të vetmin vëlla të vogël,
e të lanë mëtutje mbi tokë
të vajtosh dhembjen tënde
pranë nesh

gjithmonë shara të rri mbi qafë
ku peri rrinte i vjerrur
derisa thurje qorapë të leshta...

Kur të dëgjoj më vjen të qaj
më përloten sytë me lotë të tharrë
midis bebëzave-

jam shqiptar dhe ti e ke gjuhën time
mija njerëz na kaplojnë anash
dhe nuk na kuptojnë
se të dytë jemi të dënuar,

në livadhe, le të pëlcasë një gomar
sepse asnjë fjalë nuk e njeh
as nga gjenealogjia
as nga mitologjia-

qielli ynë është i pa skaj...

A e dinë, o Gugu-Isuf,
se ilirët qenë të parët në Evropë

prandaj ti-
zog i nemur prej qiellit
përherë vajton në ilirisht!...


FRYMA E FUNDIT


Toka e shqipes e shkelur dhimbshëm
rreth e rrotul nga të gjithë fqinjët
sa brinjët duan të pëlcasin
deri ku nuk ka më fund,

shkelur me shkelmat e tankseve
të dhunës së përdalur...

A e mbledhë frymën e fundit të shpirtit
nëpër oqeanet e paskajshme të lotëve
me jetën e ndrydhur thekshëm
nëpër dhembjet e vdekjeve

nga fundi i asgjësë për ta nxjerrur
pikën e fundit të durimit
derisa vetëtinë e bubullinë jashtë saj
murmuron minutat e mbetjes gjallë

dhe mbledhë veten si mbiqenie
zemrën e shtrydhë për të fundit herë
të leshojë ulurimat e gjalla të shpirtit-

këngën e zjarrtë të lirisë!...


PËRFYTYRIMI  I  DETIT


Shpesh më fanitet deti
si sofër e madhe
shtruar nën hënë-

përreth të heshtur
përtypen shkëmbinjtë
kafshoren duke e njomur
në atë verdhësi të largët...

Asgjë nuk më duket
më e pikëlluar
se shkëmbijtë e kërrusur
në  vetvete,

e gropëzave të tyre
po të isha gomë
e fatkeqësive të botës
hijën e mosbesimit
do ta zhbija

dhe trishtimet e shtruara
në atë sofër!...
  
VARGJE PËR NËNËN


Të kemi borgj
më tepër se ajrin
se prehjen e përjetshme-

na ke ushqyer
me dromca shpirti

na ke rritur
me drojën e përditshme

e veshur
me zhgunin e rrudhave të ballit!...

Sa keq
që s’mund të të gëzoj më shumë
pos me ndonjë këngë
nipa e mbesa,

dhëntë fati
e të buzëqeshësh Dielli
ndonjëherë!


fragment rrugësh


Kush e dëgjon këngën time
dhe vërtetë zemra si dridhet
ai do të jetë falumtur,

se unë
këtë grusht leckash
dhe këtë çifteli
do ta bart pa pushim
rrugë më rrugë
banesë në banesë

derisa telat së klithuri të këputen
e të fundosen
në fund lukthi
si e vetmja gjellë
e papërsëritshme...!

Kush e dëgjon këtë këngë
veshët, zemrën,
sytë le ti mbyllë-

derisa të çmendem,
derisa të vdes duke kënduar!





[1] Kështjella e vonë romake

Për botim dhe bashkëpunim..


Të nderuarit bashkatdhetarë,
mbajtës të mrëfilltë të faqeve tuaja të nderuara,
Redaktorë dhe Drejtues të këtyre organeve publike.

E kam për nderë që u drejtohem me këtë panoramë poezishë. Për disa prej jush, kjo është hera e parë. Për të tjerët, është një paraqitje e rrallë me shkrime letrare, pas shkrimeve të mija historike dhe të natyrës kombëtare.

Kohëve të fundit, u jam kthyer studimit të veprave të reja dhe rishqyrtimit të atyre veprave të lexuara më parë. Në saje të tyre kam fituar një pikëvështrim të ri të këtyre shkrimeve. Më duhet të them se ky është shkaku që jam vonuar t`ua dërgoj ndonjë shkrim...

Por, do të vie koha e do t`ua dërgoj ndonjë punim tjetër. Në dispozicionin tuajin e keni faqen time për çdo gjë që do të dëshironi, e cila, me siguri do të përmirësohet...

E kam për nderë nëse ju keni vend për botim ose mund ta gjëni ndonjë vend, nëse i plotësojnë kushtet e bashkëpunimit. Bashkëpunimi im me ju është i patjetërsuar.

Me përshëdetje të përzemërta,
Brahim AVDYLI.
http://brahimavdyli.ch

Edhe një mundësi bashkëpunimi me Listën tonë modeste (Info)

Përshëndetje,
një seksion i ri i është shtuar faqes Ars Poetica (http://www.letrat.eu/p-artikujt_index.php - tani për tani është titulluar "Blogosfera") - edhe pse akoma nën modusin "demo" aplikacioni ua mundëson të regjistruarve që t'i postojnë direkt artikujt apo shkrimet e tyre, dhe të cilat postime do të renditen në kuadër të faqes.

Ata që kanë dëshirë të postojnë diç thjesht duhet të identifikohen me fjalëkalimin + emrin përdorues, pastaj majtas shfaqen funksionet për postimin e artikujve
[paneli i admin njihet përherë sipas grafikes  ]

Eventualisht, materialet e postuara gjatë një intervali dhjetëditor apo dyjavor do të shpërndahen dhe me masëpostën e Listës Ars Poetica.

Më poshtë disa "screenshots" të aplikacionit, për ta patur sadopak idenë... për lehtësinë e postimit nga aparati juaj (uroj të shihen fotot dhe atje tek ju, në emailin tuaj!)

një fundjavë të këndshme,
sguraziu

"Kushtetuta" e Blogosferës Letrare në Ars Poetica (Info +)



Publiko artikujt dhe / ose shkrimet tuaja në Blogosferën Letrare, merr pjesë dhe ti, regjistrohu... (Blogosfera Letrare - Më afër njëri-tjetrit, më afër vetvetes!) - Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!

Faqen tonë Ars Poetica (seksionin e Blogosferës Letrare dhe Listën modeste në kuadër të saj) eventualisht, më shumë do ta "ndihmonit" me shkrime origjinale ose krijimtari artistike-imagjinative (si vjersha, poezi, tregime, mini-tregime etj etj), si dhe aso diskursive letrare-artistike (psh. analiza, reçensa, vështrime eseistike, opinione letrare dhe diskusione, studime të mirëfillta, kritika etj), pastaj me përkthime të ndryshme nga gjuhë të tjera, bie fjala të materialeve të dobishme eseistike dhe të krijimtarisë nga autorë të huaj!

Ndonëse Ars Poetica nuk "merret" aspak ose asfare me politikat, kjo s'do të thotë që t'mos jemi të informuar (si gjithë të tjerët) për pikat thelbësore të çështjeve tona politike, mbase ne dhe jemi të informuar!
Mirëpo thjesht aktiviteti ynë dhe faqja si faqe nuk është e "orientuar" kah qasja gazetareske dhe "spektakularitetet" mediatike, Ars Poetica nuk merret me "nuancash" politike, me artikuj, vështrime, intervista lidhur me pikëpamjet politike, me opinione dhe preferencash partiake, religjioze, ideologjike... dhe të ngjashme!

Faleminderit dhe 1 x për bashkëpunimin tuaj,
Senad Guraziu - Administrator ( Ars Poetica - http://www.letrat.eu )

Lamtumirë !

Nga Përparim Hysi


Lamtumirë !


Lamtumirë, shtëpi e dashur !
Lamtumirë, o fshat!
Unë po iki me buzëplasur
Si, mbushur inat !


Nuk po iki unë nga qejfi
Po më shumë nga halli
Mu në shpirt lexohet derti
Siç lexohet malli.


Sado jetoj në Tiranë
Kam një vit tani
Malli veç për ju më bluan
Për fshat dhe shtëpi.


Se kam ikur me kokë prapa
( Ç' është vallë ky "mister?!!!")
Veç nga malli më zë data
Për të dashurin Fier.


Mua për Fierin më grin malli
Dhe për ty Mbrostar *
Petovë s'të harroj, unë,mallpashuari **
Je "përsheshi" i parë.

* kam lindur dhe jam rritur në Petovë. 25-vjet kam qenë mësues aty.

** Në Mbrostar ( Ura) kam jetuar mbi 50-vjet


6 maj 2013



Këmbët

Sa i lehtë kam qenë nga këmbët
Sikur shkelja përmbi thua
Edhe po t'më vije qënët
Zor se më kapje mua ?!


Ato këmbë që në zarare
(Këmbtë e lehta faqebardhë !!!)
Nuk ma nxinë faqen fare
Mua që qeshë me "yll në ballë?!!!"


Tash unë këmbët i heq zvarrë
Ku vanë çapat si atlet ?!!!
Pleqëri, dreqi të marrë!
Që nga këmbët fillon "vret".



5 maj 2013



Sitat *

- Blije këtë "sitë" ! - më thotë arixheshka **
Se si sita ime as do gjesh kund.
Sot se si m'u kujtuan ca që kanë "licenca"
Për të shitur "sita" ( i shesin pa mund )


Sado nga këto "sita" kemi blerë më parë
Dhe e dimë mirë se të cilës "lloj"
Shkojmë dhe i "blemë" (mëndjen hiç pa vrarë )
Se këtë herë "sita" do ndryshojë.


Jo. Gënjejmë veten. Është i njëjti "mall"
Veç këtë herë ka "llustër" më shumë.
Sikur s'kemi mënd; as sytë në ballë
"Blejmë" të njëjtat "sita", skur po flemë gjumë.

* aluzioni është i lexueshëm

** pa tendencë fyerjeje



13 maj 2013

Rezoluta Çame u tradhёtua pёr tё dytёn herё.



Ndal!  Zotёrinj deputetё tё PDIU-sё, Keni deklaruar, nёqoftёse nuk do tё aprovohet Rezoluta Çame,  Ju do tё largoheshit nga Parlamenti.  Do tё vinit kusht  pёr Rezolutёn Çame nё shkёmbim tё votave dhe nёse Qeveria dhe parlamenti heziton nga presioni qё i bёn qeveria dhe Kisha greke,  atёhere do braktisni Parlamentin, nё qoftё se nuk doni tё jeni tё mallkuar pёr gjithё jetёn si tradhetar.                                                                 


Prof. Repishti shkruan: “Unё e shoh kёtё akt (Rezoluta Çame shёn im) si njё nevojё ekzistenciale pёr dinjitetin e Kombit shqiptar, dhe e pёrkrah pa hezitim. ... aty ku dёshton “shteti” “shoqёria” civile e kulturueme ngren zanin dhe mbushё zbrastinё e pajustifikueshme.

 1              
 Ndёrsa Pof. Dr. Eshref Ymeri shkruan: “Pёr fatkeqёsin tonё kombёtare, kombi shqiptar  nё Europёn  Jugёlindore ёshtё komb pa zot. Turpi e mbuloftё nё jetё tё jetёve klasёn politike shqiptare nё tre-kёndёshin Tiranё – Prishtinё – Shkup, kёtё klasё mercenare tё grekosllavёve.  

Me kёtё qёndrim tё turpshёm qё mbajtёn ndaj vёllezёrve tanё  tё Luginёs sё Preshevёs, kjo klase politike i vuri njё njollё tё rёndё mbarё kombit shqiptar dhe u bё palё me shovenizmin sёrbomadh, i cili, me shkuljen e lapidarit kushtuar dёshmorёve tё Preshёvёs, tregoi faqe botёs se ёshtё vazhduese  dhe mbrojtёs i veprёs gjakatare tё Milosheviçit  nё raport me kombin shqiptar. (2).   

                                                                                                                                                     Pёr Çamёrinё,  qё tallen pёr shtatё dekada dhe Parlamenti shqiptar tradhёtoi dy herё rezolutёn çame, njollё e rёndё  pёr kombin. Sa qё brezat e ardhshёm  zor se do ta besojnё, qё Tirana ёshtё Athina sot.        
                                                                                                                

 Koço Dano, kryetari i listёs pёr çёshtjen kombёtare, ka shprehur domosdoshmёrinё e miratimit tё Rezolutёs pёr Çamёrinё nga Parlamenti i Shqipёrisё. Duke i bёrё thirrje PD dhe PS pёr tё votuar kёtё projekt tё rendёsishёm, Danaj u shpreh se mos aprovimi i rezolutёs, do tё thotё tё ringjallish Napolon Zervёn. 

Ёshtё rezolutё,  thjeshtё tregon dinjitet. Nё radhё tё parё, Çamёria ёshtё çёshtje territori, nuk ёshtё çёshtje pronash, pronat janё tё individёve, territori ёshtё i shqiptarёve, ёshtё pjesё e kombit shqiptar.   

                                                                              

Ligji i Luftёs, Shqipёri dhe Greqi jo tё dija nё NATO.  Kёto tё dyja nё NATO, pasi janё  nё gjёndje lufte ... Dy janё mundёsitё, o ne nё NATO, o Greqia nё NATO, tё dy nё NATO nuk mund te jemi se jemi nё gjendje lufte! A e di shtabi i NATO-s nё Bruksel njё gjё tё tyllё?

 Sigurisht  e di, por nuk bёn zё sepse nuk e ngrenё politikanёt shqiptarё.  Si mund te jemi ne edhe nё NATO edhe nё gjёndje lufte me Greqin?!  Sepse lidhet edhe me çёshtjen e territoreve shqiptare tё Çamёrisё. (3).                           

E tradhёtuan Çamёrinё tё parёt janё drejtuesit e partive Çame, tё ngritur edhe nё pasuri nga agjentёt grekё si Fatos Nano dhe Sali Berisha. Nuk e ka pёr turp Topalli qё mashtron Çamёt, nuk e boton rezolutёn e 2004 nё Fletoren Zyrtare pas presioneve tё Athinёs.

 Mes presionit nё rritje tё Athinёs zyrtare dhe provёs sё patriotizmit. Kryeministri Sali Berisha pёr tё mbajtur PDIU nё koalicion  rriktheu rezolutёn e vitit 2004, e cila asokohe u rrёzua, po Berisha e konsideron tё miratuar. PDIU, partia e themeluar pёr çёshtjen çame, e mirёpriti kёtё zgjidhje, ndёrsa kёrkoi botimin e rezolutёs nё Fletoren Zyrtare, meqёnёse qёnka miratuar. Por, kjo manovёr, e Berishёs po kthehet nё bumerang. 

Ndёrsa Jozefina Topalli, nuk guzon ta botojё rezolutёn e pa miratuar  nё Fletoren Zyrtare, sikundёr edhe premtoi, pasi do tё acaroheshin marёdhёniet me Greqinё. Berisha urdhёroi kryeparlamentaren Topalli qё rezolutёn çame tё 2004 ta shpalle si tё miratuar dhe tё bindte çamёt se do te botohet sё shpejti nё Fletoren Zyrtare. 

Po Topalli po mashtron çamёt  pasi ka kaluar afati “15 ditor” pёr ta hedhur nё Fletoren  Zyrtare, nga dita kur PDIU morri konfirmimin  se rezoluta e 2004 ёshtё miratuar. Ёshtё thjeshtё njё mashtrim i radhёs, tё cilin edhe vete Shpёtim Idrizi e ka tё qartё, por interesat e pushtetit tё lejojnё qё tё bёsh “njё sy qorr dhe njё vesh  shurdh”. 

 Kryeministri i vendit do ta kishte tё pa mundur qё tё miratonte rezolutёn pasi interesat e ngushta me Athinёn zyrtare nuk do ta lejonin. Berisha pёr hir tё interesave tё tij me shtetin helen dhe pёr tё siguruar njё mandat tё tretё, mashtroi sёrish çamёt. Kёshtu rezoluta ka dёshtuar pёr herё tё dytё.                                                                             

    Votimi nё 2004.     
                                                                                          

 Eneida Jaçaj shkruan:  “Nga proçes verbali i votimit rezulton se Rezoluta Çame fatkeqёsisht ёshtё rrёzuar nё 2004 me kontributin e drejtё pёr drejtё tё Sali Berishёs dhe Josepina Topallit, qё braktisёn seancёn. Rezoluta ka marrё 53 vota pro, 44 vota tё deputetёve PS tё larguar me urdhёr telefonik nga nga zyra e partisё sё kryetarit tё tyre Fatos Nano, 4 kundra dhe shtatё deputetё kanё qёnё tё pranishёm nё seance, por nuk kanё marrё pjesё nё votim. 

(Ne parlament  ishin 108 deputetё, votuan pro Rezolutёs Çame 53 dhe kundra 57 deputetё). Kёshtu rezoluta nuk morri mё shumё se gjysma e deputetёve qё kanё qёnё tё pranishёm nё seance. Kanё votuar pro edhe deputetёt  Dedja, Brokaj, Pepa dhe Prifti. Kundёr kёsaj rezolute kanё votuar Dule, Goxhi, Karamelo dhe Vangjel Tavo. Socialistёt e larguar para votimit , ndёrsa Berisha me tё vetёt janё larguar. (4).       

                                                               

 Kryetari i Komisionit tё Jashtёm, Fatos Beja, kishte nxjerrё nga arkivi i Kuvendit votimin e datёs 8 prill 2004, duke bёrё diversion para deputetёve tё kёtij komisioni se, kjo rezolutё ёshtё miratuar, por nuk ёshtё botuar nё Fletoren Zyrtare, pasi kreu i parlamentit nё atё kohё, Servet Pёllumbi kishte deklaruar  se kjo rezolutё nuk ishte miratuar. 

Rezoluta e 2004.                                                                                                Rezoluta Çame e 2004 parashikonte forcimin e marёdhёnieve me Greqinё si dhe zgjidhjen nё mёnyrё pёrfundimtare tё çёshtjes Çame, ngarkon qeverinё e Repeblikёs sё Shipёrisё qё kёtё rezolutё  t’ua  bёjё tё njohur qeverive dhe istitucioneve ndёrkombёtare qё mund tё kontribuojnё nё zgjidhjen e problemit  tё Çamёrisё.                                       

  Kjo Rezolutё , do tё ishte kundёrshtarja e fortё e rezolutёs greke dёrguar nё atё kohё O.K.B. dhe E.B. se Çamёria nuk ekziston. Ne do tё kishim portat tё hapta nё arenёn ndёrkombёtare dhe çamet do tё ishin nё trojet e tyre. Kjo ёshtё fatkeqёsia e jonё e madhe kur kemi njё qeveri armike tё kombit shqiptar.  

                                                        
  Prof.  Dr. Ymeri thotё:  “Ky fakt dёshmon pёrsёri e pёrsёri se ngjarjet e vitit 1999, me sa duket , janё prapa derёs.

Pak  histori .  Prej kohёsh ёshtё ndjerё nevoja  qё opinioni botёror tё njohё tё vёrtetёn e dekomentuar mbi çёshtjen e Çamёrisё dhe banorёve tё saj. Libёri “The Çam Albanians of greece – A Documentary Story”  (Shqiptarёt Çamё tё greqisё – tregim i dokumentuar ), i cili edhe nga titulli shihet qartazi se shpalos tё dokumentuar tragjedinё çame, ёshtё pёrgjigje adekuate. 

Pёrmbajtja e librit e informon opinionin ndёrkombёtar mbi krimet qё ushtroi Greqia ndaj shqiptarёve tё Çamёrisё, mbi nj shekull mё parё dhe nё vazhdim. Libri mbart njё vlerё tё madhe edhe pёr vetё opinionin shqiptar, pasi shёrben pёr t’iu kujtuar tё shkuarёn e hidhur  tё kombit shqiptar dhe pёrcjell porosinё pёr tё mos e harruar kёtё tragjedi e cila nuk ёshtё mbyllur akoma, paçka asaj qё pretendon Greqia. 

 Duke folur mbi tematikёn e librit,  historiani i njohur dhe antari i Akademis Mbretёrore Britanike, Dr. Noel Malcolm thekson se: “fati i shqiptarёve çamё ёshtё njё nga sekretet mё tё errёta tё historisё bshkёkohore europiane”.  Malcolm bёn me dije se libri ёshtё njё koleksion i dokumentave tё rёndёsishme, qё hedhin  dritёn e nevojshme mbi temёn e trajtuar.       


                                                     

Libri ndahet nё tre kapituj kryesorё, qё pёrfshijnё periudhёn e kohёs sё sundimit otoman, periudhёn e marёveshjes sё Lozanёs dhe periudhёn pas Luftёs sё Dytё Botёrore. 

Libri ilustrohet me harta tё ndryshme dhe me fotografi tё tragjedisё çame, tё nxjerra nga arkivi i UNRRA-s.     
                                                                                                                   

  Rrёfimi i tragjedisё fillon me kalimin e Çamёrisё nё anёn greke tё kufirit, veprim ky qё u realizua sipas vendimit tё Komisionit tё Kufijve dhe protokollit tё Firences nё vitin 1913. 

Territori i Çamёrisё, me madhёsi pёrafёrsisht tё ngjajshme me territorin qё ka sot Kosova, u bё poligon i ushtrimit tё dhunёs sё egёr greke kundёr shqiptarёve tё Çamёrisё. ... Plani grek ishte qё shqiptarёt ortodoksё tё asimiloheshin ndёrsa ata myslimanё tё dёboheshin jashtё Greqisё ose tё shfaroseshin nё çfarёdo forme.  (5).   

                                                             
    Me kёtё artikull dua tё dal para lezuesit, me figurёn e ndritur tё Dr. Noel Malcolm antari i Akademisё Mbretёrore Britanike, qё shkruan me respekt pёr Çamёrinё dhe per qeverin shqiptare qё po pёrpiqet ta varrosё Çamёrinё. Ta dine kёta mohues tё kombit shqiptar, se Zgalemi po lajmёron afrimin e fortuns.

          Referenca:                    
                                                                                
                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                  

1. Sami Repishti, “Pёrse e pёrkrah...”. “Illyria”, 24-12-2012, f. 28. 2. Eshref Ymeri, “Pёrfaqesin kombёtare, ...”, intenet 20- 1- 2013.
3. Koço Dano, “Tё mos votosh rezolutёn...”, intern. 30-3-2013.
4. Eneida Jaçaj, “Topalli mashtron çamёt...”, internet,
5. Daut Dauti, “Noel Malcolm , Çamё...”, Illyria, 22-4-2013, f. 26
Rasim Bebo Addison Çikago maj 2013.

Rrugën e Arbërit ose e ndërton Berisha ose nuk ndërtohet edhe për dy dekada



Rexhep Shahu



Rrugën e Arbërit ose e ndërton Berisha ose nuk ndërtohet edhe për dy dekada

Intelektuali i njohur Gëzim Alpion, për të cilin kam admirim, në një letër të hapur drejtuar presidentit të vendit z. Nishani, i kërkon ndihmë për ndërtimin e Rrugës së Arbërit nga qeveria e pas 23 qershorit.


GËZIM ALPION

 Letra më ngjan si kërkesat e mjaft njerzve që në fushatë zgjedhore u bëjnë partive dhe kandidatëve, duke ju thënë më plotëso këtë kërkesë nëse don votën time.

Presidenti Nishani nuk ia zgjidh dot këtë problem askujt megjithë deshirën e mirë të tij. Ky është problem kryeministrash, kryeminsitrash të fortë, problem për burra shteti, problem për qeveri kombetare që mendon kombëtarisht e jo qeveri patriotësh lokalë, jo dhe jo problem presidencial.

Edhe unë jam nënshkrues me shumë deshirë i peticionit për ndërtimin e Rrugës së Arbërit, në plotësim të kërkesës së mikut tim Nexhip Troci dhe të bindjes time të thellë se Rruga e Arbërit kompleton bashkimin fizik të kombit shqiptar, projekt ky që po plotësohet me sukses nga kryeministri Berisha, të cilit i duhet edhe pak kohë që kombin ta bashkojë plotësisht me rrugë.

Kembengulja në kohën e paduhur për ndërtimin e Rrugës së Arbërit, është me të zënë ngushtë sot dhe me ngjan me kerkesën e atij femijës që i thotë babait të tij se dua të martohem pikërisht tani dhe e dua nusen pikërisht njëlloj si tëndën

Duke ngulmuar për ndërtimin e Rrugës së Arbërit, dhe duke stërthënë avantazhet që sjell për gjithë shqiptarët ajo udhë, avantazhe që i din edhe qorri edhe budalla, druaj se po nxjerr krye një farë kërcënimi tani në zgjedhje, druaj se po ftohet PS ta premtojë ndërtimin e kësaj rruge (gjë që e majta nuk e ka kurrë në plan). Po nxjerr gjithashtu krye një inferioriteti që duan ta injektojnë për popullin e Dibrës dhe për shqiptarët përtej Dibrës.




Dibranët nuk kanë qenë e nuk kanë shanse të jenë inferiorë në asnjë rrethanë. Inferiorë nuk i bëri as lufta civile që ua imponoi komunizmi, luftë nga e cila për inat të dibranëve komunizmi shpalli katër heronj populli vetëm pse u vranë nga dibranët, për tu bërë presion gjithmonë dibranëve.

Ështe e njejta shkallë inferioriteti që injektuan disa individë në Vlorë, për interesat e tyre meskine, në kremtimin e 100 vjetorit të shtetit, kur këmbëngulej se në Vlorë duhej festuar dhe jo në Tiranë se Vlora është Meka...



 Kur flamuri kombëtar as nuk u ngrit vetëm nga vlonjatët e as nuk u mbrojt vetëm nga vlonjatët por u ngrit nga gjithë shqiptarët dhe u mbrojt nga gjithë shqiptarët.




Ndërkohë historia e din mirë se çfarë është Dibra e çfarë është Vlora e çfarë është çdo rajon i këtij kombi.
Edhe dibrani më i madh të ishte kryeministër në këto kohë, nuk do ta ndërtonte Rrugën e Arbërit para tunelit të Elbasanit, nëse shtrohej çeshtja cilin të ndërtonte më parë për nga rëndësia e investimit.


Një gjë veç nuk duhet harruar kurrë, nga asnjë shqiptar. Rrugën e Arbërit ose e ndërton Sali Berisha ose ajo nuk ka për tu ndërtuar edhe për 20 vjet të tjera më së paku, sikur të bëhet kryeministër i pas 23 qershorit cilido dibran.

Sepse historia shqiptare pohoi me forcë se veprat e mëdha për këtë komb si Udha e Kombit që bashkoi Kosovën me Shqipërinë dhe që mallkohet nga antishqiptarët që hanë bukë me ne, se pse duhej ta ndërtonte Berisha Udhën e Kosovës, si dhe Tuneli i Elbasanit, që janë vepra qe ndertohen vetem nje here dhe nuk ka privilegj askush më në historinë tonë ti ndërtojë, i ndertoi Sali Berisha.

Edhe Rrugën e Arbërit, ose e ndërton Sali Berisha ose ka për të mbetë aty ku është edhe për 20 vjet të tjera së paku.



Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...