2013-08-06

PAK HISTORI PËR GJUHËN SHQIPE



          Çabej ndër të tjera thotë: “Nuk mundet të shkëputet kërkimi gjuhësor pa patur parasysh faktorët historikë.”
          Artikulli, “Prejardhja e emrit Shqiptar” nxjerrë nga libri i Prof. Aristotel Micit, është:  “Shqipëria një përrallë dimri” tingëllon njëlloj si poema Gjermane e Johann Heinrich Heine, “Deutschland, Ein Winter marchen”. Duke i thënë peshkopit grek Janullatos: Ju vazhdoni për eleminimin e Kombit Shqiptar se unë do të tjerr fjalë për të kërkuar emrin Shqiptar në Mesjetë. Megjithatë, po të nxjerrim faktorë historik. Prof. Dr. Peng dhe Prof. Dr. Luigji Luka: thonë: “...Shkencëtarët arrijnë në përfundim  se përhapja e gjuhës indo-Europiane përputhet me fillimin e përhapjes së bujqësisë 10.000 – 9.500 vjet më parë.  Duke u nisur nga metoda dhe në kohë të ndryshme, shkencëtarët arritën në të njëjtën pemë të 63 gjuhëve Indo – Europiane,  e cila paraqitet në figurën më poshtë,  kur boshti i poshtëm tregon vitet, ku  në mënyrë të qartë shihet se gjuha shqipe është më e vjetra dhe i përket fillimit të përhapjes së bujqësisë. Sqarojmë lexuesit, se ar-bërës-arbëresh, është emri i vërtetë i bujqërve, që diskutohet nga shkencëtarët jo shqiptarë. Rrjedhimisht dhe lehtësisht kuptohet se çfarë gjuhe kanë folur ata bujqër  të stërlashtë para dhe pas tyre.
          Duke parë figurën e gjuhëve, riprodhon dhe një herë lidhjen ndërmjet biologjisë dhe gjuhësisë. Darvini në librin e tij, “Prejardhja e llojeve” pati shprehur  në mënyrë të kthjelltë se, në qoftë se dihet pema biologjike e prejardhjes së grupeve njerëzore, mund të nxirrej pema përkatëse njerëzore. Një përpjekje e tillë nuk u bë deri në vitin 1988, kur prof. Luigji Luka dhe shkencëtarë të tjerë vërtetuan lidhjen ndërmjet geneve, popujve dhe gjuhëve, vetëm  pasi ata ndërlidhën të dhënat botërore të grumbulluara në gjenetikë, arkologji dhe gjuhësi. Mozaiku gjenetiko-gjuhësor i zbuluar shpreh qartë  shkëmbimet dhe pasojat e zgjerimeve të shumta që kanë ndodhur në historinë njerëzore.  (1).
          Arbër vjen nga fjalët:  “ar – bërës – arbëresh”,  nga zanafilla e dhjetëmijë vjetëve më parë. Sipas prof. Pengut.  E argumetojmë vjetërsinë e stërgjyshit tonë pallazg si më poshtë:
          Mbrapa se kohët parahistorike, para se poetët e Homerit të këndonin për perënditë e tyre dhe heronjtë e përrallave , përpara se të shkruhet gjuha greke, rronte një popull  i quajtur PELLAZG. Herodoti (484-425 p.e.s) iu vesh pellazgëve historinë, e cila këta i përmend shumë më parë se qytetërimi i grekëve.  Fred Williams.
          Nga Robert Tempëll: “Grekët dhe hebrenjtë  janë shumë të vonshëm në historinë e lashtë, sa që mund të themi se bëhet fjalë për mijëra vite distancë përpara se vëtë emrat Greqi dhe Hebre të vinin në jetë”.
          Raca shqiptare nuk ka nxjerrë vetëm burra të pushkës, por edhe njerëz të mendjes e të shpirtit, filozofë, ligjvënës, burra shteti, shkencëtare, letrarë, dijetarë poetë e artistë të mëdhenj. Numri i njerëzve të dëgjuar, që njihen si shqiptarë, duhet ti shtohet një numër tjetër shumë më i madh të panjohurish, që janë  mbajtur si pjellë e ndonjë populli tjetër dhe qe nuk ua dimë emrat. (2).
          Fara shqiptare nuk është delikate, që goditet lehtë dhe mund të rrezikojë të zhduket, përkundrazi, është e fuqishme, e ashpër, luftarake, që nuk mund t’i nënshtrohet të tjerëve. Ajo i jep rëndësi kombit dhe ekzistenca e saj e mposht

 
kohën.  Ajo mbizotëron aty, ku popujt e tjerë dështojnë.  (3).         
                     PEMA E 63 GJUHËVE INDO-EVROPIANE:
                                                                  

 Nga Kristo Floqi “LEKA” (viti 1937), lexojmë: “Sa pёr shqipen, kemi gojёdhana tё mbetuna qё prej kohrave prrallore tё mitologjisё. Qё si kallzohet nё Toskёri, ( marrim nga dorёshkrimet e Bardhulit): “Kur mbretёronte Kroni (Saturno), gjyshi i perёndive nё Kronjё tё Delvinёs, nga frika e fёmijёs qё tё mos i rrёmbenin fronin i pёrpinte porsa lindnin. Kёshtu  e shoqia e tij, Perёndesha dhea, ose gjea...e fshehu djalin e saj Zeusin, ose Hyjninё, nё Palavlinë e Kronit, i dha tё pёrpijё njё gur tё mbshtjellё me shpёrgonj. Pas pak kohe, ua dha djalin e saj shqiponjave nё Finik, t’a shpinin nё Krit, (Krete) nё shpellё tё Kuritёve qё tё mos e shihte Kroni. Kёto shpezë e morën dhe ua dorёzuan Kuritёve dhe ata e rrinin pranё shpellёs qё t’a ruanin. Zeusi kur u rrit, mori shqipet e tij dhe ardhi nё Shqipёri, ku luftoi Titanёt dhe Gjigandёt e Akrokeranёvet, të ciët nё kёtё kohё mbanin  shigjetat e arta dhe i ndihmuan Zotit qё tё shtjerё nga Froni, Kronin. Pasi u mund ky, Zeusi i hodhi gjigandёt pёrtej Vlorёs dhe vendi i tyre u quajte Gjigandja ose Gegёria. Titanasit dhe Kronin i hodhi nё fund tё malit të Tartarit, pranё Dukatit dhe nёpёr vendet e tyre  vuri  arbёrit. Pёr kёtё, mё i madhi artist i lashtёsisё Fidia, qё ka bёrё Shtatin e Zeusit, i ka vёnё Fronin e tij mbi krahёrt e shqipes  e cila mbante nёpёr thonj shigjetat e rrufesё. (4). Kristo Floqi pёrmend fjalёt  “shqipen” dhe  “e shqipes”, nё kёtё dotrёshkrim, nё rasёn gjindore dhe kallzore. Dhe “ar-bёrёs-arbёrsh”.  A nuk janё kёto fjalё të lashta qё vinё nga  mijё vjeçarёt?  Pra, ju z. Mici duhet tё kёrkoni prejardhjen e emrit Shqiptar!
          Nё fillim tё periudhёs kristjane (Straboni nё shek I p.k.,  pastaj Taciti rreth viteve 55 - 120 pas krishtit, Klaud Ptoleme, rreth viteve 100-120 pas krishtit, gjёnden midis pёrhapёsve tё tjerё, Albanoi), që tё huajt, ndёr tё cilёt grekёt dhe romakёt, do ti quajnё ilire,  (tё paktёn ata qё nё strehёt e tyre malore u kishin mbijetuar pushtimeve tё ndryshme) aryanos, arvanitis, albanoi, albani, arnaut, arbёr, arben, arban,  alban, albanis dhe tё  tjera variante. Albanoi-et, tё pёrmendur nga kёta shkrimtare antike, zёnё njё rajon qё gjёndet sot midis Durrёsit dhe Dibrёs, zona e Krujёs, sipas kёtyre autorёve, ndёr tё cilёt  Ptolemeu ishte Albanopulis (sot Zgёrdheshi). Duhet saktёsuar se shqiptarёt nuk e kanё pёrdorur kёtё emёr pёr tё emёrtuar etninё e tyre: midis tyre ata e quajnё  veten shqiptarë, domethёnё bij ose fёmijё tё shqiponjёs. Nё lidhje me kёtё shёnojmё se ushtarёt e Pirros (shek. III  p. K. e quanin mbretin e tyre “Shqiponja” dhe njё ditё vetё mbreti ia ktheu se ata ishin “fёmijёt” e saj. Ekziston  gjithashtu njё tjetёr interpretim i kёsaj etnonimie: Shqiponja ishte njё nga simbolet e Zeusit, perёndia pellazge, e mirёfilltё (cf. Homeri, Iliada, XVI, 234). Shqiptarёt do tё kenё qёnё pra “bij tё Zeusit”, pra “bijt  tё Shqiponjёs”. Nga ana tjetёr, perёndia e tyre e quajtur Zot, tё kujton emrin hyjnor tё Zuesit. Megjithatё fjala shqip, pёrpara se te bёhej  etnonimia (shqiptar)  gjithmonё ka emёrtuar  “gjuhёn shqipe”  (gjuhё shqipe = gjuhё e pastёr, e qartё). (5).
          Zeusi kishte si emblema shqiponjёn, skeptrin dhe vetёtimёn. Flamuri shqiptar paraqet nё nje sfond tё kuq njё shqiponjё dy krenore (njё kokё pёr Gegёt e Veriut dhe tjetrёn pёr Toskёt e Jugut:  dy  elementё kryesore pёrbёrёs  tё etnisё shqiptare.  (5).
          Shqiptar do tё  thotё bij shqiponje. Pse? Nё mitologjine pellazge, e cila sot quhet greke dhe kjo s’dihet se si, kur ajo ёshtё fillim e mbarim  njё hymn i historisё mё tё vjetёr pellazgo – ilire, ku thuhet: Zoti lindi pёrpara shqiponjёn  dhe pastaj Dardanin .  Shqiponja ishte ndёrlidhsja midis Zotit dhe njeriut, nё kёtё rast Dardanit. Zeusi kishte gjithmonё pranё vetes shqiponjёn.  Simboli i shqiponjёs  ёshtё njё simbol tani pellazgo – ilir.
          Pirros i pёlqente ta quante veten shqiponjё. Aleksandri i Madh i Maqedonisё kishte simbolin e shqiponjёs. Perandori ilir i Romёs, Kostandini i Madh ishte ai qё e vendosi simbolin e shqipnjёs  nё Romё. Nga Roma ky simbol mbeti nё Bizant dhe u bё simbol i fesё ortodokse. Nё shek. e XV  e mori Skёnderbeu si simbol tё shtetit tё tij dhe sot e kanё shqiptarёt. Nuk ёshtё koinçidencё simboli i shqiponjёs tek shqiptarёt me emrin shqiptar, që do tё thotё po shqiponjё nga gjuha shqipe. (6)
          ...Janё dy fjalё antonime:  shqipe = gjuha shqipe  dhe  shqipe = shqiponjё, shkabё, ypje.  Arbёrit  ja kanё vёnё  emrin e shpendit gjuhёs dhe po nga ky emёr kanё nxjerrё indetitetin e ri “shqiptar”  dhe “shqipёri”. Flitet pёr trajtёn ndajfoljore “shqip” e cila zёvёndёson ndajfoljen “arbërisht” dhe nuk themi dotё fjalёn  shqip-ishtKoha e ka çimentuar  kёtё. 
 Z. Mici ju tjerrni fjalё nё kёtё kohё shumё tё zymtё, duke dyshuar te  emri Shqiptar, pёr interesa të politikёs heleniste.
          Unё nuk jam specialist pёr gjuhёn, por komenti i Prof. Dr. Vedat Shehut  ёshtё i shkёlqyer me analizen qё i bёn, kёtё mendim e japin edhe tё tjerё kёtu nё Çikago.
          Nё artikullin e botuar tё Z. Aristotel Micit, pashё se ai nuk njihte materialet e Konferencёs “Qendra Studimore Pellazgjike”, qё u mbajtё nё prill dhe tetor tё vitit 2011 nё Tiranё.  Do tё ishte mё mirё tё zbardhej mё tepër aktualiteti i sotёm nё Shqipёri, nga i cili rrezikohet mё shumё  indetiteti i kombit shqiptar se sa t’i vёrsulesh antikitetit dhe mesjetёs pёr tё gjetur origjinёn e emrit shqiptar, qё ёshtё  çimentuar me simbolin e ZEUSIT Shqiponjё. Megjithatё vlen pёr t’u arkivuar  pёr monografinë e “Shqiponjёs” Pohimi i Homerit:  ZEUSI  ishte “princ, dodonas dhe pellazg”,  (Iliada XVI, 324). Mirepo Dodona, Kryeqyteti shpirtёror i pellazgçve, bёn pjesё nё Thesproti (Çamёri) vendi nё kohёn e lashtё quhej “Pellazgji”. Pastaj kur studion te poemat dhe analizon emrat hyjnorё kryesorё si dhe toponimet  e pёrmendura, pas 2800 vjet pas Homerit, kёta emra dhe toponime janё mёse pellazge, meqёnёse mund t’i interpretojmё falё gjuhёs sё sotme shqipe dhe jo asaj greke. (7)
          Luftёtarёt e Pirros e quanin atё “Shqiponjё”. Si rrjedhojё ata do tё bёhen “fёmijët  e Shqiponjёs”.  Qysh nga kjo epoke  shqiptarёt vazhdojnё  (shqiptari, me disa shkëputje tё shkurtёra, ёshtё quajtur  Albanaoim, Arbanite, Arvanos, Arvene, Arbёn,  Arber, Arnaut”) , tё quhen “bijtё e shqipes”, d.m.th. nё gjuhёn e tyre “Shqiptarё”!  Sot janё tё huajt qё i quan ata Albanais, Albanian, Albani, Albanese...! (7).
          Shqiptarёt kanё jetuar nё njё vend horizontesh tё dhёmbёzuar, majash tё larta, shkёmbenj tё thikёt, rrafshnaltash, tё rahura me erëra grykash plot me borё. Ata nuk e quajtёn atё “Albania” por “Shqipёria”, “Toka e Shqiponjёs”.  Ata nuk e quajtёn veten “Albanians”, por shqiptarё,  ose “Bij tё Shqiponjёs”.  Kёshtu, ata u i dentifikuan me mё fisnikun prej shpendёve, qё fluturon mё lartё, qё çiftohet pёrpjetё dhe qё e bёn çerdhen ndёr maja mbi dy mijё metra lartësi.
          Shqiptarёt rrjedhin drejtperdrejt nga Ilirё dhe vetё kёta, Ilirёt, janё trashёgimtarё tё pellazgёve, tё cilёt Herodoti (VIII, 44) nё  shekullin e V p. k., i cilёson autoktonё dhe pohon se gjёndeshin pёrpara grekёve nё gadishullin e Ballkanit dhe nё Egje (1, 171, 173 – V, 26 – VII, 95). Ai me autorё tё tjerё antikё pohon gjithashtu se pellazgёt janё zanafilla e themelimit tё Athinёs, pёr tё cilёn ndёrtuan Akropolin mё i njohuri i botёs, nuk e ndёrtuan grekёt por kёta pellazgё aty para vitit 2000 p. k., bashkё me murrin rrethues “pelazgikon” pohon Tuqididi. (8).  Homeri nё Iliade (XVI, 234) a nuk thotё se ZEUSI ёshtё  ”Pellazg dhe Dodonas” (Dodona nё Thesproti  (Çamёri), ishte i pari vend i shёnjtё parahelen kushtuar ZEUSIT)? (9).
          Çuditёrisht, ky diagram tregon se ndёr 47 gjuhё moderne me bazё indoevropiane, vetёm dy prej tyre, shqipja dhe armenishtja, kanё njё prejardhje tё drejtpёrdrejt nga indoeuropianishtja, pa asnjё prind tё ndёrmjetёm gjuhёsor... Mirёpo duket i pakundёrshtueshёm fakti qё shqipja ёshtё njё nga gjuhёt mё tё vjetёra indoeuropiane dhe shqiptarёt  janё ndёr popujt mё tё vjetёr indoeuropianë.(10).
           Pёr hir tё fitoreve tё Pirros sё Epirit kundёr ekspansionit romak, shumё popuj tё qyteteve tё Italisё, Sicilisё e adaptuan shqiponjёn dodonase si emblemё të qёndresës luftarake dhe e përdorën nё monedhat e veta gjatё luftrave, e mё pas gjatё kryengritjeve tё tyre (shek. tё III – II p.e.s.) kundёr lakmisё grabitqare  tё ulkonjёs kapitoliane. (11).
          Kёsaj shqiponjё, Bregu i Detit dhe Mesapliku, mot e jetё kaonet tё papёrkulur, i kёndojnё  edhe sot plot lektisje:
          “Shkab’ e madhe kasaba, / me dy krahё tё mёdha, / shkab’ e madhe me dy kokё, / mbret i zogjёve nё tokё, / shkabe e madhe nё male, nuk u dhe dhe e nuk u fale...”     Himare   (Pilika  f. 79).
          Kёngё tё thinjura çame pёr Pirron“Pirro – Burri nё Ledhezё leu (çamёri). / Pirro – Burri jetim  na kish mbetur ? dhe i varfёr nё pikё tё hallit: / s’ish lipsjar, po ku kish mё tё tepёr, / s’ja pёrtonte tё mirr me pёrdhunё / ndonjё kaciq, apo ndonjё ziur, / dhe me shokёt aj e piq nё hell. / Pirro – Bur njё ditё ish i vetёm. / Pirro – Burri çish bё atё ditё? / Ai nё pill, nё malin e Bozhurit,  / njё kaciq e kish vёnё nё hell, / dhe mёlshitё tё gjalla ja haj. / Pirro - burrit njё ulk ju afrua / dhe ju huadh me kaciq t’e haj. / Pirro – Burri kaciqnё e la nё hell, / ulkut kamёn ja nxorri pёrpara, / dorё e kamё nё golё ja hosi, / Ulku Pirros nё grykё ju huadh. / Po jetimit nё pikё tё hallit  / shpejt di ipje nё ndihmё i vёnё. / Ja nxuarr sitё ulkut tё tёrbuar, / -Ja nxuarr sitё e ja kllapurisnё / dhe e pllaksёn si shirkun mbё dhe; / si shirku bё dhe ulku ra plasur. / Pirro – Burri ipjet si di motra, i pёrgushi me di lot nё si. / Pranё tire kaciqin e poqi. / Ipjet hanё nё mishin e Burri nё mish tё kaciqit ulkut, / Pirro –. (ipje=shqipe) (Pilika, f. 38)
          Shqipja ruan ende diftongje tё dryshme rreth 40, ndёrkohё qё gjuha greke ka jo mё shumё se 9, sanskrishtja 2 , latinishtja 1. Gjuha shqipe ka rreth 750 “fjalё rrёnjё” njёrokёshe.  (E. Kocaqi thotё pёr 850 fjalё  rrokore), Kёto diftongje dhe njёrrokёshet e tyre janё rezultati i njё fenomeni tё vjetёr gjuhёsor, qё ka filluar bashke me belbёzimet e para qysh nё zanafillё.
          Ёshtё fakt historik  i njohur qё kisha e krishtere e shkretoi Orakullin e Dodonёs, nё vitin 551 pas krishtit, duke ia luftuar me tёrbim simbolet  pagane, posaçёrisht shqiponjёn. Megjithatё, ky simbol stёrgjyshёror, ka qёnё aq fort i ngulitur nё ndёrgjegjen e vegjёlisё shqiptare, sa,  padashur t’ia dijё pёr mallkimet dhe dёnimet ekstreme tё patrikёve dhe peshkopёve.  (Pilika  f.75).
          Ka studiues qё thonё:  megjithёse shqiponja ёshtё simbol nuk ka qёnё  “TOTEM”, kur shqiponja ka shpёtuar jetёn e Zeusit si e pamё mё lartё dhe kur kjo i shpёtoi  jetёn Pirros. A nuk ёshtё bindёse pёr tё qёnё njё etnonim shqipёtar?
          Le tё shohim historianёt me studimet e tyre si i kanё emёruar ata pёrpjekjet e shqiptareve pёr liri dhe pavarёsi... Ne vitin 1355 caktohet despot i Epirit , bizantinasi, Nikifor i II-tё. Mbasi  pushtoi krahinat e Etolisё dhe tё Thesalisё, nё saje tё ushtrisё sё madhe tё pёrbёre nga forcat bizantine, greke dhe mercenarё turq, ai donte  tё rizaptonte edhe çifliqet e zotёruara nga shqiptarёt  dhe tua jepte çifligarёve bizantine. Tre vjet mё vonё, nё verёn e vitit 1358 nё vendin e quajtur Aspropotam (Akelos)  u bё beteja e “shqiptarëve” dhe Nikoforit tё II-tё, Engjellit, e cila pёrfundojё me shpartallimin e plotё tё forcave bizantine, ku gjeti vdekjen edhe vetё Nikofori i II-te. Sipas nje proverbi freng: “Udheheqёsi i vrarё, beteja e pёrfunduar”.                                       
Fan Noli  “shkruan:  “mё 1379, pikёrisht kur kryezoti gegё,  Gjergj Ballsha, ndihmonte boshnjakёt nё Banat , Kryezoti çam Gjin Bua Shpata, shkatёrroi pёrpara Nartёs ushtritё e bashkuara tё sёrbёve, grekёve,napolitanёve edhe bizantinёve, duke siguruar Despotatin e tij deri sa vdiq nё vitin 1400. Mёnyra se si u fitua beteja e Nartёs, ёshtё pёr tё theksuar, se kjo mёnyrё u pёrsёrit disa herё prej Skёnderbeut nё rrethimin e Krujёs. Gjin Bua Shpata i la ushtritё armike tё rrethojnё kryeqytetin e tij dhe vetё qёndroi jashtё. Pasi u lodhёn kundёrshtarёt  nga rrethimi i gjatё, nga goditjet e pa pritura dhe tё vazhdueshme nga jashtё dhe sulmet e tё rrethuarve nga mbrёnda kёshtjellёs, ai u ra pёrsipёr si rrufe dhe i shpartalloi fare, duke zёnё rob kryekomandantin e tyre tё ekspeditёs anzhuine  Huan Heredia”.  Beteja tё tjera u pёrsёritёn kundёr  “shqiptareve “  nё vitet 1380, 1382, 1384, 1385. Nё betejёn e vitit 1396 dhe 1399, Despoti Izoul Buadelmonti krijoi njё kualicion me forca turke tё komanduar nga dy komandantё tё zotё turq, si Timurdashi dhe Melkushin, nga serbi Jan Uroshi dhe napolitani Karl Doko, tё cilёt erdhёn nё ndihmё tё Despotatit tё Janinёs.  “Shqiptaret “ tё udhёhequr nga strategu Gjin Bua Shpata i shpartalloi nё pozicionet “Drisko” nё vitin 1396. Pas tre vjetёve e pёrseritёn prapё mё 9 prill tё vitit 1399. Beteja u zhvillua nё fshatin Mesopotam afёr Delvinёs. ”Shqiptaret “ u hodhёn nё sulm me trimёri duke zёnё rob despotin  Robert Izoulin me arhonёt e tij. Me 29 tetor 1399 vdes Gjin Bua Shpata. “Burrё i fuqishёm, i admirueshёm e lavdi e  “Arberise” . Vendin e tij e zuri i vёllai, Zguro Shpata i cili e mbajti deri nё vitin 1418.
          Fan Noli shkruan: “Kur u pёrmbysёn Ballshajt dhe Shpatajt, tё tjerё kapedanё “shqiptarё” zunё vendin e tyre, kapёn flamurin e lirisё qe u ra nga dora dhe u arritёn t’u bёnin ballё sulmeve turke”. (12).
          Ardhja e Skёnderbeut nё krye tё shtetit tё ri shqiptar, pati njё jehonё tё madhe dhe u vlerёsua shumё nga Vatikani dhe fuqitё e mёdha europiane tё kohёs.  Me bёmat e Skёnderbeut, pas atyre tё Akilit, Aleksandrit tё madh, tё Pirros dhe tё Gjin Bua Spatёs (bashkatdhetarёt  e tij pellazgё) u shkrua njёra nga epopetё mё tё bukura tё historisё hapёsirёs shqiptare. Fama e kёtij princi arriti edhe nё Francё, ku, pёr nder tё tij janё shkruar duzina dramash. Zhak de Lavarde shkroi njё biografi tё shkёlqyer, (histori e Gjergj Kastriotit, i quajtur Skёnderbeu, mbret i Shqipёrisё, 1576), e cila frymёzoi Ronsardin tё kompozonte sonatёn e mё poshtёme (nё frёngjishten e vjetёr):
          E piri nuk ka vetem kuaj te mire. / Per te rrembyer çmimet e garave Olimpike. / Por ka luftetarё tё njё gjaku tё lashtё. / qё mburren se është ai i Akilit trim. (Aref “Shqiperia”, f. 123)

           QЁNDRIMI OSMAN NDAJ KRISHTЁRIMIT
          ...Pas mundjes  sё kalifit tё fundit Abasid, nё Kajro me 1517 nga sulltan  Selimi i I-re.  u shkri  Kalifati Arab nёn Sulltanatin turk. Pushtimi turk me 1453 ishte nё dobi te Patriakanёs greke.
          G. Finlay thote: “Vetёm ardhja e turqёve e shpёtoi Greqinё qe do tё bёhej truall shqiptar” (13).
          Sulltan Mehmeti  II-te, shfrytёzoi urrejtjen  midis Papёs e Patrikut dhe krijoi Kishёn ortodokse tё lindjes, njё shtet brёnda shtetit, me njё dekret qё i njihte pasuesit e tij, si krerё shpirtёrorё tё tё gjitha bashkёsive ortodokse.  Fanarjotёt  shpallёn: gjuhёn greke tё plotёfuqishme, alfabeti grek, shkollat greke, kishat greke u bёnё tipar mbizotёrues tё jetёs sё popujve tё krishterё. Patriakana ishte mё e keqe se tirania politike e turqёve.  Ata qё guxonin tё ngrinin krye, braktiseshin, mallkoheshin, shkishёroheshin dhe paditeshin tek autoritetet turke. Autoritetet turke bashkёpunonin haptazi me peshkopёt grekё pёr shtypjen e shpirtit kombёtar tё shqiptarёve tё krishterё. (14).
          “Islamizmi tek shqiptarёt nuk ishte religjoz por i llojit juridik dhe ekonomik. Thotё  Prof. George  Stadtmuller.Ndёrsa autorёt, si Gordinjano, I. Irvin, R. Fallasёi, Ё. S. Davis etj.  thonё: “Shqiptaret u kthyen nё myslimanё qё tё mos thitheshin prej popujve kufitarë sllavё dhe grekё... Islamizmi i shqiptarёve ka qёnё njё pritё kundёr presionit sllavё  e grekё.  Po si do tё ishte harta e sotme politike nё Ballkan, nёse shqiptarёt do tё vazhdonin tё luteshin nё kishat sёrbe tё Savёs e nё kishat greke nё gjuhёn e kёtyre kombeve?!  A do te ishin asimiluar ata”. (I.Irvin  & R. Fallasёi, “Fati i islamit Ballkanik”, 1984). (15). 
          Ne do tё ishim Shqipёri e madhe, por nuk do tё ishim shqiptarё. Kurse  Barleti shkruan: “Shqiptari ёshtё mё shumё luftёtar se sa fetar”.
          Dihet se gjuha shqipja ёshtё shkruar pёrpara sundimit turk . Fishta na thotё pёr librin e parё: “ Gjetur nё Vatikan,” se ai ёshtё botimi mё i vjetёr i njohur i deri tani i gjuhёs shqipe. I tёri ёshtё nё pergame dhe ka 208 faqe, i shkruar me shkronja latine... ka tre kapituj, mbi teollogjinё, filozofinё dhe historinё. Kjo tregon qё ka pasur shkrues, botues dhe lexues tё shkolluar tё shqipes  nё vitin 1010. (16).
          Murgu francez i quajtur  Brokardus, pohon si provё nё vitin 1332: “Shqiptarёt, me gjithёse kanё njё gjuhё krejt ndryshe nga ajo e Latinёve dhe e Keltёve, nё librat e tyre pёrdorin gёrmat latine’.(Aref, “Shqiperia”, f.184).
          Kisha greke ka asgjësuar, duke e djegur arkivin e suljotёve Boçarenj nё vitin 1832. Nё shtёpin e Not Gj. Boçarit nё Amfisё, ruanin shumё libra tё gjuhёs shqipe dhe akte e dokumenta  me shumё vlerё . (Leondis Leondiu). (17)
          “Ekzistonin dokumenta tё çmuara nё manastirin e Shёn Naumit, tё shekullit 12, por ato u shkatёrruan me urdhёr tё patrikut grek nё vitin 1850. Murgu Serafin,  autor i kёtij fakti vandalizmi, i thoshte mё 1856 peshkopit Popov dhe tre shokёve tё tij, patriku mё urdhёroj tre herё dhe sё fundi mё kёcёnoj. Vetёm atёhere bёra njё pirg  para manastirit dhe i vura flakёn. Por sa keq mёvinte.(18).
          Flamuri i Skёnderbeut i pёrcjellё deri nё ditet tona. Mbi tё gjitha nё kёtё fjalim  historik  Koliqi na zbulon njё tё vёrtetё pёr flamurin tonё kombёtar. Ai shkruan: “Don Juan Aldro Kastrioti, kur e takova pёr tё parёn herё, elegant, mustaqe ngjyre hiri, “a la mode gaoloise”, i sjellshёm, i dashur, zotni me tё gjithё kuptimin e fjalёs...mbajsha letёr kёmbim prej vitit 1900, nёpёrmjet Faik Konicёs... Nё njё mbrёmje,  mё 1910, presidenti i thronit tё Skёnderbeut e ftoi Eqerem Beun nё njё dakrkё ku u gjёndёn pranё mё se 30 vetё tё aristokracisё ndёrkombёtare.  Kah fundi i darkёs njё shёrbёtor i solli njё kuti tё kuqe e tё artё tё Don Aladros dhe e mbajti para kёtij me tё dija duart. Alandroja u ngrit nё kёmbё i emocionuar, hapi kapakun e kutisё dhe nxori prej saj  njё flamur tё kuq me shkabё tё zezё krahёhapur. Foli fjalё tё zjarrta dhe tё prekshme, me njё tingull trishtimi si me e ndie zёmra se do tё valojё lirshёm nё tokёn shqiptare. Pohoi para tё ftuarve besimin e vet mbi ardhmёrinё fatbardhe tё atdheut tё kastriotёve. Nё fund, flamurin ja dorёzoi  Eqerem Beut duke i thёnё: “Unё jam plak e druej se nuk do ta shoh dritёn e lume tё lirisë shqiptare. Ju jeni i ri, mirrje sillnije n’atdhe!  Premtoftё Perёndija qё shpejt tё shtjellohet nё qiella tё lira tё shqipnisё”...  I a lypen Eqerem Beut e ai flamur i Aladro Kastriotit u valvit si simbol  lirie mbas  500 vjetёve nё Vlorё, ditёn e 28  nёndorit  1912 nga Ismail Qemali. (19)
          Z. Aristotel Mici, unё u drejtohem me kёtё artikull, pёr rreth  shkrimit  tuaj  “Prejardhjae emrit Shqiptar”.  Ju citoni: “Vetiu na lindin pyetja: Si doli kjo fjalë?  Dhe pse nё kёtё prag kohor? Mendojmё se kjo çёshtje shpjegohet natyrshёm, po qe se ndërrimin e emertimit tё gjuhёs amtare e lidhim me momentin pёrkatёs në histori”.  Momentin pёrkatёs historik qё thoni ju, nuk lidhet me batanijen  e “njёmijё e njё netёve” ,qё tё rish mbi tё nё qiell dhe tё bisedosh  me ёngjejt dhe zogjtë. Henrih Heine ka shkruar:  Den Himmel uberlassen Wir, / Den Engeln und den Spatzen”.  Qiellin ua lёmё ne ёngjёjve dhe zogjve. Dhe shikojmё momentin historik tё atdheut nga Prof. Dr. Eshref Ymeri:  “Akademija e shkencave ka heshtur nё mёnyrё tё shёmtuar para aksioneve tё kreut tё shovenizmit grekokaragjoz nё Shqipёri  Anastas Janullatos, pёr zhvarrimet e Kosinёs, pёr mbjelljen e territorit tё Shqipёrisё sё Jugut me vorreza,  manastire dhe memoriale nё nderim tё ushtarёve agresorё grekё, pёr shpёrthimin e urrejtjes antishqiptare nga ana e mercenarit dhe tradhёtarit  me damkё Vasil Bollano dhe lakeut tё Athinёs Vangjel Dule.” (20).
          Prof. Dr. Vedat Shehu shkruan: “Janullatosi ёshtё ngarkuar posaçёrisht qё myslimanet shqiptarё tё quhen turq, qё tё lehtёsohet realizimi pёr t’i kthyer zonat myslimane tё Shqipёrisё sё Jugut si çamёrinё. Prandaj cilindo mysliman Shqiptar qё thotё se ёshtё turk, me dashje apo pa dashje, me pagesё apo me vullnet ёshte agjent qё mbёshtet Janullatosin.  (21)                                                                                                       
Z. Aristotel, ju kёrkoni emrin Shqiptarё, ndёsa Janullatosi kёrkon ta pёrbysё  si komb.  Ky prift s’ka turp, kur thotё: Jam kryepeshkop grek, kam kishёn autoqefale greke, kam besimtarёt grek nё Shqipёri.  Historiani grek deklaron: Fitorja  mё tё madhe nё shekullin e kaluar, ёshtё hedhja nё dorё e Kishёs Ortodokse Autoqefale Shqiptare,  Ju z. Aristotel jeni pasiv dhe shurdhmemec, që tjerni lesh pёr dobi tё grekut.  Nё artikullin tuaj renditeshin 20 referenca, por nuk figuron asnje referencë nga historianёt dhe gjuhёtarёt tonё, si Prof. Dr Mathieu Aref, Prof Dr. Dhimiter Pilika, Pro. Dr. Edwin Jacques,  Prof. Dr Eshref Ymeri, prof. Dr. Sami Repishti. Prof. Pullumb Xhufi.    Pse?  Se keta i kane vёnё kufin grekut te Gjiri i Prevezёs.  Me siguri qё Çamёria vjen pas Kosovës.

Referenca:

          1. Prof. Peng dhe Luigj Lluka, Gazeta “Illyria”, 24-5-2005, f. 35.
            2. Fahi Xharra,  “Raca Shqiptare”  internet  2-7-2013.
            3. Aristidh Kola, “Arvanitet”, bot. 2002, f. 166.
            4. Albert Kotini, “Tre gurёt e zezё nё Preveze”,  bot. vol. 2,                                
5. Mathieu Aref,  “Shqiptaret”, bot. 2007, f. 830 dhe f. 86.                                 
6. Eleni Kocaqi, “Shqipja celesi i gjuheve”, bot. 2008, f. 162.
7. Mathieu Aref , “Mikena=Peellazget”, bot. 2008, f. 300 dhe f. 479.     
8. Edwin Jacques, “Shqiptaret”,  bot. 1995,  f. 67.                                               
9. M. Aref,  “Shqiptaret”, bot. 2007, f. 109                                                                       
10. Edwin Jacques,  “Shqiptaret”, bot. 1995,  f. 48.                                             
11. Dhimiter Pilika, “Pellazget” bot. 2005, f. 72, 79, 38, 75.                                 
12. Fan Noli, “Historia e Skenderbeut”, bot. 1949, f. 6-22.                                  
13. G. Finlay,  “The histori of greece” london, 1851, f. 349.                                
14. E. Jacques, “Shqiptaret”, bot 1995, f. 232.                                                      
15.  Sh. Delvina,  “Epirrin”, bot.  1999,  f. 304                                                      
16. At Fishta, Gazeta “ Illyria”, Dy caqet e gjuhes”, 15-11-2004,  f. 24.             
17. Aristidh Kola,  “Arvanitet”, bot. 2002, f. 258.                                     
18. Zhan Klod Faveirial, “Historia e Shqiperise”, bot. 2004, f. 334.                    
19. Albert Kotini,  “Tre guret e zes ne Preveze”, bot 2000, vol. 1, f.275.            
20. Prof. Dr. Eshref Ymeri, “Tradita antikombetare”, internet, 6-4-2012         
21. Prof.  Dr. Vedat Shehu, internet, “Janullatosi...”,  12-8-2012.

                             RASIM BEBO - Addison Cikago  korrik  2013

PËRBINDSHAT E TMERRSHËM


 
 
 
Vullnet Mato
 
PËRBINDSHAT E TMERRSHËM
 
O Poseidon, i gjithëfuqishëm,
qofsh mallkuar në të gjithë Eubënë 
dhe në krejt detrat përqark 
zotërimeve të Helionit,
që me tre dhëmbët e llahtarshëm 
shkunde me tërmete tërë dhënë, 
dhe le të gjallë pas vetes 
përbindëshat e korrupsionit!...
 
Të grabisin trojet, bagëtitë kolektive
dhe të mbushin shpellat,
me arin e djersës së mijëra argatëve, 
të tokës dhe të detit,
lëvruesit e poezisë e të prozës 
që u rropatën në të mbjella, 
për të mbajtur gjallë Realizmin Socialist 
në parcelat e shtetit.
 
Ku u fshehën polifemët me një sy 
që hëngrën dje poetët e Bërzeshtës
dhe më pas të tjerët,
në trojet përqark nahijes së Kuksit?
Ku maskohen sot përbindëshat 
që gllabërojnë lundërtarët e velave të letrës, 
varfërojnë shokët dhe miqtë e internetit, 
së bashku me lexuesit?...
 
Mblidhuni, o trima të deteve letrare, 
shpërndarë nëpër kontinente,
të skuqim majat vigane të penave tona
në flakë dhe zjarr,
t’u verbojmë këtyre polifemëve  
syrin e ballit me fuqinë e vetme,
të ngordhin shpellave, 
pa lënë pasardhës të tjerë grabitqarë!... 

KARTA E IDENTITETIT DHE JETSHKRIMI I NJË POPULLI


Halit Xhemë Elshani :                      KOSOVA ËSHTË SHQIPERI!
1
KARTA E IDENTITETIT DHE JETSHKRIMI I NJË POPULLI
Zonjës Lisin Anne-Marie
Minister-sekretare shteti n’Europë me 1992
(zavendëse Ministri e tregtisë së jashtme)
61 rue de la Régence
1000 Bruxelles
___________________________________
Zonja Minister-Sekretare e shtetit,
JETESHKRIMI I NJE POPULLI MIJEVJEQAR:
OBJEKT I NJE GJENOCIDI
____________________________________________________________________
Emri:shqiptaret
për të huajt:les shqipetar
për ata vet:bijtë e shqipes
gjuha:shqip (gjuhë indo-gjermanike shumë e vjetër)
religjioni:-populli i parë katolik në Ballkan
-mandej ortodoks për fetë e jugut
-mandej islamizimi me forcë gjatë 5 shekujve të okupimit osman
-sot:përdorës të të gjitha llojeve të-izmave
datlindja:përafërsisht 3000 vjet para Krishtit
vendlidja:balkanet.Shqiptarët janë një nder popujt më të vjetër me origjinë indo-europiane autokton të Ballkanit.
Ata rrjedhin prej Ilirve që e përfshinin tërë Ballkanin ku zhvillonin një civilizim të lulzuar:
mbretëria e epirit,mbretëria e dardanisë.
orogjina:në shekullin e 11 para Krishtit,ilirët,pas shumë luftrave të përgjakshme bijnë nën sundimin e perandorisë romake.
Nga shekulli i 7 ,sllavët e pushtojnë ballkanin.Në shek e 15 fillon shkatrrimi i të gjithë ballkanit nga turqit:pesë shekuj të zi
për popullin shqiptar dhe kulturën e tij!Pesqind vjet të shtypjes së përgjakshme gjatë së cilës pushtuesit turk e bëjnë me forcë
islamizimin e një pjese të madhe të teritoreve shqiptare,duke u munduar të shkatrroi traditat sociale dhe identitetin kulturor shqiptar,
e ata ua këthejnë me jo më pak se 480 kryengritje,gadi një për vit të sundimit.E vetmja dritë në kohën e zezë janë 25 vjet të mvarësisë
në shek e 15,që shqiptarët ia kanë borq rrezistencës heroike dhe talentit politik  të shkëlqyer të GJERGJ KASTRIOTIT,i quajtur
SKANDERBEG,i biri i një feudali të madh shqiptar,që arrinë ti tejkaloj të gjitha intrigat dhe nerskomcat e mbrendshme,ta krijoj bashkimin
e feudalve shqiptar për ta luftuar armikun e përbashkët:perandorinë osmane!
SKANDERBEG do ta liroi gjithashtu jo vetëm atdheun e tij,por do ta shpëtoi kulturën oksidentale nga perandoria otomane.
Edhe pse 500 vjet t’okupimit,perandoria osmane nuk arriti me e zhdukur identitetin kombëtar të shqiptarve dhe nuk arriti të gjunjëzoi
atdhedashurinë që do të zhvillohet në vitet e 30 ta të shek.19 e cila do ta arri kulminacionin me 1878 me formimin e Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit.Lidhja formohet si reagim i Kongresit të Berlinit ku forcat oksidentale i kanë ndryshuar kufijt e Ballkanit,do të thot coptimi i trojeve
shqiptare mbas luftës së Krimes.Lidhja Shqiptare e Prizrenit u dasht të luftoi  her kundër monarkive shoveniste fqinjë  që kishin përfituar teritore nga vendimet
arbitrare të Berlinit her kundër Perandorisë Turke për të arritur qëllimin e vet të dyfisht:
-Njohja e kombit shqiptar si një dhe të pandarë dhe
-Bashkimi i teritoreve shqiptare në një shtet autonom.
Por Lidhja Shqiptare e Prizrenit nuk ka arritur ta fitoi qëllimin.Ajo u shpërnda nga forcat ushtarake turke,serbe e malazeze me1881.
Me 5 mai 1912,diplomati shqiptar ISMAIL QEMALI ngriti në Vlorë flamurin shqiptar-shqiponjën e zezë dykrenare mbi sipërfaqe të kuqe-
në praninë e 500 luftëtarëve të ardhur nga Kosova,pjesa veriore e teritorit shqiptar,nën komanden e Prisit të tyre Isa Boletinit.
Një muaj mbas shpalljes së pavarësisë shqiptare shpërthei lufta ballkanike gjatë së cilës shteti i tyre ndejti neutral,gjë që shteti i ri përjetoi
rrjedhoja fatale duke iu coptuar teritore nacionale.
Me 1913,Fuqitë e mëdha europiane do të vendosin krijimin e një shteti shqiptar neutral duke ia shkëputur më shumë se gjysmen e teritorit
dhe popullit në interes të Malit të Zi,Greqisë e mbi të gjitha Serbisë.
Nga 1918,nën Mbretërinë Jugosllave që përfshinin teritoret shqiptare të aneksuara nga Serbia e Mali i Zi,do të filloi për shqiptarët një shtypje policore
dhe politike e pa parë:”zgjidhja përfundimtare”për shqiptarët e Jugosllavisë,do të thot:
-sllavizimi i emrave shqiptar,
-22.110 shqiptar t’arrestuar;
-6.00 shtëpi të djegura;
-11.183 shqiptar të vrar në mes 1919 dhe 1921;
-500.000 shqiptar të përjashtuar dhe shpërngulur në Turqi në bazë të marrëveshjes jugosllavo-turke nga 1924-1938,e kolonizatorët serb mernin në
pronsi tokat dhe shtëpitë e tyre.
Gjatë luftës së dytë Botërore ku shqiptarët do të marrin pjesë në anën e popujve tjerë të Ballkanit,në luftën antifashiste çlirimtare,
Tito premton në emër të PKJ:”të drejtën e vetvendosjes deri në shkëputje”të shqiptarëve.Duke shkelur me këmbë premtimet e veta,regjimi i ri
jugosllav do ta coptoi Kosovën etnike.Gjithashtu tre milionët shqiptar të Jugosllavisë jetojnë të coptuar në tri republika të ndryshme
të federatës jugosllave:si pakica etnike në Mal të Zi (35%),në Maqedoni(40%),në Serbi (300.00) dhe si etni shumicë(90%) në
Krahinën autonome të Kosovës që mvaret në mënyrë administrativ nga Serbia.
Regjimi jugosllav i pas luftës,nën ministrin e vet të punëve të brendshme,Rankoviç,do të organizoi plaçkitjen e pasurive shqiptare dhe ndaloi gjuhën shqipe.
Dhjetra mijëra shqiptar futen në burgje,më se 76.000 vriten.Gjatë viteve 40-56,një gjysëm milioni shqiptar,rishtas detyrohen të shpërngulen për në Turqi.
Pas rënjes së Rankoviçit me 1966 dhe demonstratave shqiptare të vitit 1968,shiptarët e fitojnë të drejtën e dy gjuhësisë dhe të flamurit të vet kombëtar,një univezrzitet shqiptar në Prishtinë,gjithashtu së paku një stacion televiziv shqiptar.Mandej falë reformës kushtetuese të 1974,provinca autonome e Kosovës do të përfaqësohet drejtpërsëdrejti  në instancat më të larta federative,por ajo vazhdon vazhdimisht të varet nga administrata serbe.një nga arsyet për çka Kosova është një nga regjionet më të varfra dhe më pak të zhvilluara të vendit.
Edhe pse ka pasuri natyrore(agrikultura dhe mineralet),rroga mujore mesatare është sa gjysma e atyre në Slloveni.Në 235.00 krah pune numrohen 135.00 të pa punë dmth.80%-shumica të rinjë-dhe nuk kanë asnjë të ardhur.Për të dalur nga mbapambeturia ekonomike ,demonstratat paqësore të studentëve dhe punëtorëve insistojnë me 1981 krijimin e një republike të Kosovës në kuadër të federatës jugosllave për të pasur vetdrejtimin ekonomik dhe të njejtat të drejta si të gjasht republikat tjera jug.
Përgjegjja e pushtetit:shtypja e përgjakshme me tanke të armatës jugosllave,mandej,shtetrrethimi nga ana e njësive të policisë speciale dhe ulja e të drejtave kushtetuese.
-dhjetra mijra denime të shqiptarëve për “iredentizem”;
-denime sipas parimit”dy pesha,dy masa”.Psh.^Për të njejtin delikt të shprehjes,një shqiptar në Jugosllavi është denuar me 15 vjet burg,një slloven nuk do të arrestohej fare,kurse një serb do të shpallej hero nacional.
-ndërrimi i flamurit shqiptar dhe ndalimi i ngjyrave shqiptare (kuq e zi);
-gjithkah ku shqiptarët jan në minoritet:
-ndalohet gjuha shqipe dhe mbyllen shkollat shqipe;
-sllavizohen emrat shqiptar;
-kufizim i rrebt i kombit shqiptar që humbë të drejtat sociale dhe të drejtën në punë nëse kanë më shumë se dy fëmij.
Nga viti 1988 ,tipi i demagogut karizmatik Slobodan Millosheviç dhe “zgjimi serb”i tij,rreziku nga një”zgjidhje përfundimtare” e re është paraqitur për shqiptarët në Jugosllavi.
Nacionaliteti:jo sllav;shqiptar i papranueshëm
shtetas:jugosllav por i klasës së tretë!
Adresa:jugosllavi-republika e serbisë-Kosovë,provincë autonome:tjetër botë ose gadi,në mes të Europës!!
Shenja specifike:kandil që u jan vu përgjegjsitë për të gjitha të këqijat e botës nga jugosllavët e veçanërisht nga serbët.
Demonstratat e minatorëve të Trepçes dhe minjerave tjera që u zhvilluan në marsin e fundit kanë për qëllim për të mos lejuar ndryshimet kushtetuese të 1974 dhe për të mbrojtur të drejtat e veta kombëtare.Përgjegjja e qeverisë jug.=+ose-200 të vdekur,800 të plagosur e 12.000 arrestime,gaz krimogjen,ndërrimin e kushtetutës së 1974 res me forcë,pikrisht kodi 47,pra pa e pyetur popullin,pa i marrur para syesh rrespektimin e të drejtave të njeriut,të nënshkruar nga Tito vet në Helsinki.
Aktualisht mars/prill 89:plaçkitja e shtëpive,uzurpimi i pasurive nëpër të të gjitha familjet shqiptare me pretekstin e kërkimit të armëve.Uzurpimi i devizave të punëtorëve që punojnë përkohësisht në Europë(Zvicerr,Francë,Gjermani,Belgjikë etj.)
Kërkesat tona të drejta janë shëndrruar në akuza nacionaliste,irredentiste,separatiste,pa asnjë provë.
Pakica serbe nuk e pranon të njejten jetë sikur shqiptarët.Ata nuk e pranojnë varfërinë e shqiptarëve.Akuzat që ajo bënë për Shqipërinë është një rrenë e sëmundjes së Serbisë prej shekujsh kundër të gjithë shqiptarëve.
Ne kërkojmë e shpresojmë:
1.që ju t’i kërkoni autoriteteve jug. ta hjekin gjendjen e shtet rrethimi aktual në Kosovë.
2.t’a suprimojnë policinë speciale të ardhur nga Beogradi e republikat tjera;
3.të rrespektohen të drejtat e njeriut për shqiptarët e Kosovës;
4.Të lirohen të gjithë të burgosurit politik nëpër burgjet jug.
5.Të ndërpriten torturat ndaj të burgosurve;
6.T? këthehen në punë të gjithë arsimtarët dhe punëtorët që janë larguar nga se kanë marrur pjesë në shenjë solidariteti në grevat e minatorëve.
7.P?r të arritur një dialog për këthimin e paqës në këtë regjion(me barut të ballkanit)
8.Të ndërpritët presioni mbi punëtorët e emigruar përkohësisht n’Evropë.
9.Që të rrespektohet plotësisht përmbajtja e kushtetutës së 1974-es e nënshkruar nga Tito për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës.
Për popullin shqiptar në Kosovë dhe exil.
Një delegat nga banuesit shqiptar
Kadrijaj Rizah
89+.rue Charles Meert,1030 Bxl.
Halit Xhemë Elshani

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...