Libri i James Swansonit “Fundi i ditës: Vrasja e John F. Kennedyt”, në të cilin Robert Kennedy-n, vëllain e presidentit të vrarë të ShBA-ve, e akuzon se e ka vjedhur trurin e Johnit pas autopsisë për të fshehur dëshmitë mbi barërat të cilat i ka marrë ai, nuk është i vetmi dokument i cili flet për vjedhjen e organeve të njerëzve të njohur gjatë historisë.
J.Kennedy
“The Guardian” shkruan se Kennedy nuk është personaliteti i vetëm i njohur, i cili pas vdekjes ka mbetur pa organe, pasi që njësoj u ka ndodhur edhe Albert Einsteinit, Mozartit, Napoelonit, Lenjinit, Galileos e të tjerëve.
Albert Einsteini
Pjesë të trupit janë vjedhur, kontrabanduar, mbajtur në muze apo janë shitur në ankande për mijëra, madje edhe miliona dollarë. Kështu, për shembull, një ble i flokëve të revolucionarit të famshëm Ernesto Che Guevara në ankandin në Dallas në vitin 2007 është shitur për 100.000 dollarë.
Wolfgang Amadeus Mozart
John F. Kennedy. – Pasi që në nëntor të vitit 1963 është vrarë në Dallas, trupi i tij është bartur në Uashington për t’ju bërë autopsia në spitalin e marinës Betelda. Truri i tij është vënë në një kontejner të çeliktë, i cili më pas është vendosur në hapësirat e shërbimit sekret e më vonë është transportuar në Arkivin Kombëtar. Në tetor të vitit 1966 është zbuluar se është zhdukur përmbajtja e kontejnerit, kurse truri i presidentit të dikurshëm kurrë nuk është gjetur.
Napoleon Bonaparta. Ekziston një lidhje bizare ndërmjet mbetjeve postmortore të Kennedy-t e Bonapartës. Vajza e John Latimerit, urologut nga Nju Xhersi, të cilin familja e Kennedy-ve e kishte sjellë për ta mbikëqyrur autopsinë e shefit të Shtëpisë së Bardhë, kinse e ka blerë në ankand në vitin 1977 penisin e Bonapartës, derisa për pjesët tjera të prijësit ushtarak francez nuk dihet se ku kanë përfunduar.
Ernesto Che Guevara
Albert Einstein. Kur Einstein ka vdekur në vitin 1955, trurin ia ka nxjerrë dhe e ka shqyrtuar Thomas Harvey, i cili ka bërë shumë prerje dhe i ka vënë në slajde, prej të cilave shumica janë zhdukur.
Vladimir Iljiv Lenjin
Vladimir Iljiv Lenjin. Truri i Lenjinit po ashtë është hequr pas vdekjes së tij, ndërsa ka përfunduar si në rastin e shumë personaliteteve të rëndësishme ruse në duart e shkencëtarëve nga Instituti moskovit i trurit.
Franz Joseph Haydn.
Franz Joseph Haydn. Kokën e kompozitorit austriak Haydn, i vdekur në 1809, e kanë vjedhur nga varri i tij dy burra të interesuar për frenologji, pseudoshkencë me të cilën në bazë të formës së kafkës përcaktohen aftësitë mentale dhe vetitë e karakterit të njeriut. Kafka e Haydnit 80 vjet pas vdekjes së tij ka përfunduar në Shoqërinë e miqve të muzikës në Vjenë, ndërsa është bashkuar me pjesët tjera të trupit vetëm në vitin 1954.
Ludwig van Beethoven
Ludwig van Beethoven. Kur Beethoven ka vdekur disa vite pas Haydnit, interesimi për frenologji ende ka qenë në hovin më të madh, kështu që një varrmihës ka thënë se i janë ofruar para që kokën e Beethovenit ta çojë në një vend të caktuar. Njëri prej mjekëve, të cilët e kanë bërë autopsinë, e ka marrë një asht nga veshi i kompozitorit, si dhe një ble flokësh, e kur mbetjet postmortore të kompozitorit më vonë janë ekshumuar, janë vjedhur edhe pjesë të kafkës së tij.
Wolfgang Amadeus Mozart. Në lokalet e Fondacionit ndërkombëtar të Mozartit në Salcburgun austriak, ndodhet një kafkë, për të cilët atje thonë se i ka takuar kompozitorit të njohur, por kjo nuk është vërtetuar përfundimisht. Ku është pjesa tjetër e skeletit nuk është e njohur, pasi që pas vdekjes së tij në vitin 1791, varri është hapur dhe është përdorur përsëri.