2014-06-06

Gjithçka nga pak:Ju pytni na përgjigjemi...




Z.Bruqi,çka eshtë ksenocentrizmi?
Dervish Rexhaj,student

Z.Dervish,

Faleminderit në pyetje.
Ja edhe përgjigjja jonë.

Më respekt ,

Flori Bruqi

KSENOCENTRIZMI

Ksenocentrizmi nenkupton parapelqimin e kulturave të huja ne krahasim me kulturen vetjake.Duke qenë në thelb i kunderti i etnocentrizmit,ksenocentrizmi perfaqeson mentalitetin,bindjen se kultura,menyra e jetesës,produktet e ndryshme dhe idete e krijuara në vend janë inferiore ndaj atyre të krijuara ne vende te tjera. Ksenocentrizmi perfaqeson edhe bindjen se e rralla,e huaja,e largeta,e panjohura krijojne magjepsje të veqanta qe nuk e krijojnë dukuritë e komunitetit. Pothuajse të gjithë individet në mendime apo në qendrimet e tyre janë etnocentrikë e ksenocentrikë në masa të caktuara.Keshtu per shembull.pergjithesisht amerikanet jane te bindur per perparesine e pothuajse gjithëqka amerikane dhe ato shpesh duket sikur neglizhojnë alternativa të ndryshme të kulturave te tjera.Por në jeten e perditshme mjaft amerikan paguajnë më shumë për mallra të importuara si veshje të modes franceze,birra gjermane,paisje elektronike japoneze etj,të cilat mendohet se jane me te mira se ato vendase. Te qoroditur e të neveritur nga prapaganda thellesisht etnocentrike e strukturave partiake e shteterore të regjimit totalitar,te tjetersuar nga varferia ekonomike mjaft shqiptar emigruan drejt vendeve te huaja.Muajt e parë te koheqendrimit ne vend të huaj,shumica e emigrantëve shqiptarë ishin të prirur të nenvleftesonin,të shperfillnin deri edhe te mohonin kulturen kombetare,se paku mjaft elemente kryesor të saj.Emigrantet shqiptar flisnin me admirim per arritjet teknologjike me te perparuara,ne Evropë,sidomos ato qe kishin të benin me zgjidhjen e problemeve praktike kryesore të jetes së perditshme;me organizimin ne te mire te sherbimit te transportit urban,te nderlidhjes telefonike,ne mobilim te mjediseve shtepiake,me orendite shtepiake te kompletuara me paraqitje estetike terheqese,me shijen e holle, ne menyren e veshjes etj.. Keta emigrantet shqiptarë e qmonin si shume pozitive dhe arrinin te mohonin kulturen e tyre,qka ne fakt edhe sot ka të tillë. Duke e mohuar kulturen e tyre njerezit e nxinin realitetin e kulturen shqiptare,ose te “shesë” krenari kombëtare me tepri. Pas kesaj me veshtiresite e shumellojshme i nxitnin emigrantet te shihnin ne menyre me kritike realitetin ekonomik,politik e socialkulturor Evropjan. Mosmarreveshjet e kontradiktat socialkulturore qe tensionojne marredheniet ndermjet shtresave e grupimeve sociale.Tashme ato nisin te vetedijesohen serisht për origjinen e tyre. Shpirterisht janë nje pjese e botes shqiptare duke kaluar ne një tranzicion të tillë dhe duke mohuar shumë kulturen e tyre kombtare .Shumica e emigranteve shqiptare,të arriturat ne boten Perendimore, ose atë jashtë saj ne shtetet e zhvilluara, nuk i shihnin me me “syze” ksenocentrike, por me “syze” etnocentrike.
Ne studimet sociologjike eshte i mirepranuar percaktimi se etnocentrizmi Është vleresimi dhe gjykimi i kulturave të tjera sipas kritereve,standarteve të kulturave vetjake. Etnocentrizmi është një dukuri e pashmangshme e fazes konfrontuese të modeleve kulturore të shoqerive të ndryshme.Psikozat e prirjet etnocentrike e shnderrojnë kulturen vetjake në kriter krahasimor për të vlerësuar e gjykuar të gjitha kulturat e tjera si të mira ose të kqija, të larta ose të ulta,si të verteta ose të dyshimta duke u nisur nga shkalla e ngjashmërisë së tyre me kulturen vetjake. Për të karakterizuar popullin dhe kulturen e tyre njerëzit me psikoza etnocentrike përdorin pohime të tilla: “Populli i zgjedhur”,”populli i qyteteruar”,Besimtar te vertete etj. Ndërsa për popujt e tjerë përdorin karakterizimet: “Turma pa identitet”,”Race inferiore”,“Popull i prapambetur”etj. Psh: Sociologu Muriel Herbert ka shkruar se ekziston një fis eskimez ,mjaft i izoluar nga rrjedhat e zhvillimit të kulturave boterore me shtrirje të gjërë që e quan veten “inuit”,dmth njerez te vertetë. Etnocentrizmi është një reagim njerëzor universal,i pranishem dhe i zbuluar në mentalitetet e veprimtaritë e të gjitha shoqerive,të gjitha grupeve sociale dhe praktikisht te të gjithë individeve. Të gjitha grupimet sociale kultivojnë në forma të ndryshme prirjet etnocentrike,por jo të gjithë antaret e tyre nuk janë në të njejten masë.Në vepren “Personaliteti autoritar”,mendimtari i shquar T.Adormo ka argumentuar se më të prekur nga psikoza etnocentrike janë pergjithesisht njerëzit me pak të arsimuar,socialisht me të izoluar dhe nga pikpamja fetare me besimtarë.Etnocentrizmi eshte një dukuri komplekse me rrjedhoja të shumëanshme,shpesh kontradiktore në zhvillimet socialkulturore dh sidomos ne dinamiken e difuzimit të kulturave të ndryshme.Etnocentrizmi frenon në masa të caktuara procesin e difuzimit të kulturave ,ndryshimet e tyre. Ne rradhë të parë etnocentrizmi kultivon besnikërinë e antareve ndaj vlerave kulturore,morale te grupimit social qe i perkasin, perforcon unitetin ne rradhet e tyre.pervoja tregon se grupimet sociale me etnocentrike pergjithesisht mbijetojne më gjatë se grupimet e tjera.Etnocentrizmi nxit e justifikon sakrificat ,dhe shenjteron martirizmin në emerë të interesave apo te bindjeve,të vlerave të caktuara të grupit social.Mendësitë etnocentrike shprehen në menyrë lakonike në sentencen:“Une parapelqej vlerat e mia,traditat e mia kulturore megjithese e di qe ato mund te mos jene me te mira se të tjereve.”Psh.: Në mjaft shtete ku pesha specifike e njerezve me ngjyrë është me e madhe se ajo e të bardhve,organizatat e ndryshme qeveritare e joqeveritare perpiqen të lartesojnë krenarinë raciale, vetënderimin për grupimin etnik sipas parimit “E zeza eshte e mrekullueshme”.Mendesite e praktikat etnocentrike ndikojnë në perforcimin e frymes së atdhedashurise,të nacionalizmit. Mjaft sociologe mendojnë se është e pamundur të kultivohet një vetëdije e fuqishme,e konsoliduar kombetare pa praninë e dozave të theksuara të etnocentrizmit.Psikozat etnocetrike kultivohen nga diktaturat totalitare për të perligjuar politikat ekspansioniste ose rruget e veqanta të zhvillimit brenda vendit. psh. në historine e Evropes të shek.të 20 ndoshta dymijevjeqareve të fundit, një nga diktaturat më totalitare është ajo e instaluar në Gjermani nga nazistet Hitlerian. Përpjekjet e shumëanshme,intensive për të justifikuar një regjim e politikë të brendshme ultra totalitare dhe, sidomos për të përligjuar një politikë ekspansioniste ne shkallë të gjërë të imponuar me luftë nga më të pergjakshmet kunder shumë vendeve të tjera europiane,afrikane etj. Përvoja historike dëshmon se psikozat etnocentrike marrin trajta të skajshme në raportet ndërmjet kultures së imponuar nga pushtuesit dhe kultures se popujve të pushtuar,psh: Gjate periudhes se pushtimit turk deri në vitin 1912,ideologet dhe perfaqesuesit e kultures së pushtuesve i konsidëronin shqiptaret ”arnaut te eger,” , "popull parakulturor",barbar qe nuk lidhen,me popullë me patologji akulturative,popull kunderkulturor etj.Keto etiketime të kultures shqiptare përcaktoheshin nga rrugët e ndryshme dhe,në mjaft aspekte,nga kahja e kundërt e zhvillimit të kultures shqiptare në raport me proceset e kultures së pushtuesve turq.Shqiptaret që jetonin në zonat e pushtuara dhe sidomos ata që braktisen qytetet e fushat e pushtuara dhe u ngujuan në mallet e zeza të panenshtruara ose në mergim ,jo vetem që i perqmonin në forma të ndryshme shumë elemente kulturore të imponuara në struktura përkatëse të regjimit te pushtimit turk,por dhe zhvillonin mjaft elemente të kultures shqiptare sikuder kulturë në raport me elemente të tilla,duke e ruajtur edhe vleren e besimit fetar, kombtar dhe etnologjik.

Tendenca filozofike e cila konsiston për të risjellur qdo ekzistencë tek mendimi, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës mendim. Idealizmi i kundërvihet realizmit ontologjik, ose me një fjalë ontologjisë (studim i qenies si qenie, i qenies në përgjithësi), e cila pranon një ekzistencë të pavarur nga mendimi.

Dallojmë dy forma :
1 Ajo që përpiqet për ta risjellur ekzistencën tek mendimi individual (subjektivizmi).
2° Ajo që përpiqet për ta reduktuar ekzistencën tek mendimi, në përgjithësi.
Kuptime të veqanta :
1. Në kuptimin formalizëm, (Platoni dhe Aristoteli), që e shohin thelbin e gjërave në formën.
2. Berkeley përdor termin imaterializëm.
3. Kant quan idealizëm empirik doktrinën që e deklaron ekzistencën e objekteve në hapësirë, jashtë nesh, ose të dyshimtë dhe të pavërtetueshme, ose të rremë dhe të pamundshme. Forma e parë këtu është idealizmi problematik i Descartes, i cili pranon për të pamohueshme vetëm një pohim empirik, "unë jam". Forma e dytë është idealizmi dogmatik i Berkeley "i cili e sheh hapësirën, me gjithqka ku ajo është kushti, si diqka të pamundshme, dhe që, për rrjedhojë, hedhë poshtë ekzistencën e gjërave materiale që janë aty të përmbajtura".
Kant kundërvë ndaj "idealizmit empirik" doktrinën e tij të vet nën emrin idealizëm transhendantal të fenomeneve. Kant shkruan : "Quaj idealizëm transhendantal të të gjitha fenomeneve doktrinën sipas së cilës ne i konsiderojmë ato si përfytyrime të thjeshta, dhe jo si gjëra në vete; dhe sipas së cilës kohë dhe hapësirë janë veqse forma të ndjeshme të intuitës sonë, dhe jo përcaktime të dhëna në vetvete apo kushte të objekteve të tilla si gjëra në vete."
E kundërta e kësaj është realizmi transhendantal, sipas të cilit koha, hapësira dhe objektet materiale në to, do të ishin gjëra në vete. Dhe Kant thotë :që ky realizëm transhendantal pjell idealizmin empirik, ndërsa idealizmi transhendantal lejon një realizëm empirik, pra njëfarë shkalle dualiteti ndërmjet lëndës dhe vetes sonë si qenie menduese. Këto dy forma të fundit quhen zakonisht idealizëm material.
4. Kemi gjithashtu idealizmin subjektiv (Fichte), idealizmin objektiv (Schelling), idealizmin absolut (Hegel).
Disa përkufizime :
A). Idealizmi kritik; Imazhet janë vetëm të paraqitura ndaj subjektit, por jo të krijuara nga ai. Mbi shkakun e këtyre imazheve, njeriu nuk di asgjë. Ky është konceptimi kantian.
B). Idealizmi dogmatik; Bota e jashtme është e krijuar nga subjekti i konsideruar ose i vetëdijshëm, ose në përzgjatjen e tij të pavetëdijshme.
a- Idealizmi psikologjik; Bota e imazheve është e krijuar nga aktiviteti i subjekteve individuale, njerëzore apo tjetër, apo i natyrës, e parë si një subjekt unik dhe universal. (Schopenhauer, Taine, Bergson).
b- Idealizmi racional. Bota e jashtme rezulton nga zhvillimi ose i subjekteve menduese, i arsyeve individuale, ose i një arsye të ndërgjegjshme universale, ose i një sistemi Iidesh të pavarur nga ndërgjegjet, i pavetëdijshëm sidoqoftë për ndërgjegjet njerëzore, dhe që është si një objekt në raport me këto ndërgjegje. (Fichte, Schelling, Hegel)
Jo të gjithë njerëzit e shohin të ardhmen dhe jeten në të njejten mënyrë.?!

Ekzistojnë p.sh,përsona që kanë tendencë të shohin jeten me ankth dhe shqetësim,duke u përqendruar më shumë të veshtiresitë që ndeshin gjatë dites,më shumë se sa të gezimet që duhet të shijohen dhe sukseset e arritura.
Anasjelltas ka njerëz që marrin jeten me qetësi dhe entuziasem dhe dinë të përballojnë vështirësitë me shpirt "luftarak" , si qaste rritje dhe mundësie dhe jo si pengesa të pakalueshme.
Këta te fundit në veqanti, dinë të jenë kostant, të ndjekin objektivat, pavarësisht nga pengesat që hasin ose nga gabimet që bejnë,dhe udhehiqen më shumë nga shpresa për sukses se sa nga frika e falimentimit.
Zakonisht personat e parë quhen Pesimistë ndersa te fundit Optimiste.
Studime të ndryshme kan vënë në dukje se pesimistet dorëzohen më shpejt para veshtirësive, kan më pak sukses në punë,bien në depresion më shpejt,dhe sëmurën më shpejt.
Sipas Martin Seligman, i cili i ka dedikuar shumë kohë studimit të ketyre qeshtjeve,në mënyren se si gjithkush shikon jeten ka dy elemente : nga njëra anë ndjesia qe ngjarjet mund të kontrollohen,
nga ana tjeter eshtë shpjegimi që i japim atyre që na ndodhin.
Në këtë mënyrë njerëzit që jetojnë si të paaftë,ose personat që janë të bindur se qfarëdo që të bëjnë nuk do të arrijnë atë që duan,janë më me shumë probabilitet me pesimistë se personat që në të kundertë, kanë besim se mund të modifikojne rrëthanat dhe ngjarjet në mënyrë që të arrijnë objektivat dhe sukseset e paramenduara.
Megjithatë, ndjesia e të ndjerit si i paafte ose jo për të kontrolluar atë se qka na ndodhë, nuk del nga hiqi,por ndertohet me anë te menyrës qe secili i shpjegon vetes ngjarjet negative apo pozitive me të cilat ka të bëjë në jetë.
Seligman, i permbahet tezes sipas të ciles,qdo njeri ka një stil sqarues,d.m.th një mënyrë të veten për të interpretuar arsyet e ngjarjeve.kjo mënyrë,sipas tij, vjen nga një vizion që njeriu ka për vendin e vetë ne botë, apo per veten e vetë si njeri i aftë dhe me merita apo i paaftë dhe i pavlerë.
Në rastin e parë do të kishim një optimist, në te dytin nje pesimist.
Optimistet janë ata te cilet kanë rendiment më të lartë në studime,në punë dhe në sport.Gjithashtu,më sa duket optimistet janë më të aftë në testet për aftesitë dhe janë më të zgjedhur sesa pesimistet në pozicione politike ose drejtuese.Personat optimistë gjithashtu gëzojnë shendet shume të mirë,mesa është vënë re sistemi i tyre imunitar është më efikas prandaj sëmuren më pak, plaken më mirë,sepse nuk paraqesin semundjet e moshes së thyer dhe jetojnë rrjedhimisht më shumë.Nga të gjitha këto duket sikur është më mirë të jesh optimist,për prezencen e avantazheve që sjellë.
Pse athua shume njerez jane pesimiste?dhe akoma më teper:
Optimistet kanë besim se mund të modifikojnë rrëthanat dhe ngjarjet në mënyrë që të arrijnë objektivat dhe sukseset e paramenduara.
Megjithatë, ndjesia e të ndjerit i paaftë ose jo për të kontrolluar atë qka na ndodhë, nuk del nga hiqi,por ndertohet me anë të mënyres qe secili i shpjegon vetes ngjarjet negative apo pozitive me të cilat ka të bëjë në jetë.
Stili sqarues ka tre dimensione të rëndesishme:
Qendrueshmeria,
Thellesia dhe Personalizimi
Qendrueshmeria përfshin kohen dhe mënyrën për të shpjeguar ngjarjet sipas të ciles shkaqet e suksesit ose deshtimit zgjasin në kohë dhe nuk janë të ndryshueshme.
Thellesia ka të bëjë me hapësiren,shpjegimi e një ngjarjeje në mënyrë specifike.
Personat optimistë dinë të japin shpjegime specifike,megjithë se mund të bëhën të paaftë për fushen ku deshtojnë,dinë të jenë aktivë në aspektet e tjera të jetes.
Personalizimi
Nga ana negative, në këtë rast,kur pësojnë një zhgenjim,mund të akuzojmë veten ose faktorë të jashtem që kane ndikuar.
Personat që akuzojnë veten kur deshtojnë, kanë nje rënie të vetëvlerësimit mendojnë se janë pavlerë,pa talent dhe të pakendshme;më shumë lehtësi bien në pesimizem.Anasjelltas personat që u japin ngjarjeve negative shpjegim duke perfshirë faktorë të jashtem mjafton të kenë koshencen e pergjegjesive të veta, nuk humbasin vetëvlerësimin dhe janë më optimistë.
Nese qendrueshmëria dhe thellësia kanë të bëjnë me çfarë bëhët, personalizimi ka të bëjë me atë se si ajo që bëhët perceptohet.
Duke u nisur nga kjo optimizmi dhe pesimizmi janë të shpjegueshme me menyren e interpretimit të ngjarjeve; optimistët i interpretojnë deshtimet si të rastësishme,të ralla dhe të panjohura për veten ndërsa sukseset si personale,dmth falë aftesive të tyre,të pergjithshme dhe të qendrueshme.
Prandaj Optimistë apo Pesimistë nuk lind por bëhësh.Optimizmi mund të "mësohet",prandaj dhe pesimistet mund të shpresojnë që mund të kthehen në optimistë,duke mësuar disa gjëra.Kjo lidhet më aftësi që i lejojne përsonit të kalojë nga një stil sqarues pesimist në një optimist nepërmjet dialogut me veten,kur duhet të përballojë një dështim.
Si bëhët e mundur kjo?
Ka shumë strategji që mund të përdoren.Në fillim i duhet pranuar vetes që po përdor mënyrë pesimiste për të spjeguar një ngjarje negative.Pasi njeriu bëhët koshent për këtë mund të përdorë dy menyra për të kuruar besimin ose spjegimin pesimist.
E para është e thjeshtë:Duhet të përqendrojë vëmendjen në mendime të ndryshme nga ato të lidhura me besimin e vetë,duke kërkuar të ndërpresë mendimet negative.Mund psh,sa here që ka mendime pesimiste,të imagjinoje një STOP të kuq që kundërshton mendimet negative.
Së dyti;
Megjithëse rrugë më e gjatë dhe më e vështirë,por më efikase është ajo që të të kërkoj të vëjë në diskutim besimin e vetë pesimist.Në këtë rast,e para gjë që duhet bërë është mbajtja distance e besimit,duke e klasifikuar thjesht si "mendim" dmth si pohim që mund të jetë i vërtetë ose jo.
P.sh; Nese dikush mendon që s'është i aftë për një punë të caktuar,s'është e thënë që kjo është e vertetë.Ndaj duhet distancuar nga ky mëndim dhe më pas ky të vihet në diskutim është apo jo i vërtëtë.
Metodat më të mira për ketë munden të rënditen kështu;
1.Duke mbledhur prova për bazen e këtij mendimi ose për të kundërten.
2.Duke mbledhur shpjegime alternative.
P.sh; Një dështim mund të shpjegohet në shumë mënyra të tjera,dhe jo më patjeter me paaftësi,apo me atë që na është fiksuar.
3.Duke evituar të mbjellësh katastrofen si mendim.
Edhe sikur të vëmë re që faktet nuk janë gjithnjë në anën tonë është gjithnjë mirë të mos përgjithësojmë dhe të izolojmë një "fiksim" vetem në atë rast.
4.Të mësojmë nga gabimet.
Njeriu mësohet nga gabimet e veta dhe kjo është e rëndësishme të mësohet nga eksperienca dhe të vihen në perdorim gabimet si sugjerime që mund të na ndihmojnë në permiresimin e sjelljes tonë në të ardhmen.
Gjykimi i vetëvetes dërgon në ankth , ku më vonë sjellë edhe tek destabilizimi i njeriut në të ardhmen.
Njeriu nuk bëhët i tillë me këndë rrinë , por vetem qka meson , lexon dhe në jeten e tij ka një pikë të qëllimit dhe asaj duhet ti përmbahet, pra të jetë optimist se qdo fund e ka një fillim dhe qdo fillim e ka një fund.


Z.Bruqi ,çfarë mendon dhe ç’ësht fantazia?!
Kaltrina Ismail,Prishtinë

Përshendetje Kaltrina,ja edhe përgjigjja jonë.
Respekt,
Flori Bruqi

Njeriu pa fantazi nuk jeton dhe nuk mundet të paramendoj jeten pa atë , por ne cilen shkallë të fantazisë?
Fantazia e njeriut për një jetë , dashuri , pasuri dhe shumë nevoja dhe deshira të tjera njerzore dhe personale , rritet shpesh tek njerezit.
Femijet e vegjel nga mosha ne moshë e ndryshojn mendimin e tyre në fasntazi, do të thotë ne bazë të moshes së tyre.
Edhe fëmijet dhe të rrituri kan deshirë të jenë heronj , të fortë , të shpejt , por ne fantazin e mburrjes fëmijet i permbahen prinderve si më të vlefshimit për ardhemrin e tyre.
Femijet e moshes 6 vjec shembullë e llogarisin babin e tyre si një hero , njeriu më i forti ne botë , më i menquri etj etj.
Kur realiteti nuk mirret ne doren e parë , atehere fantzaia eshtë si një kulminacion i grades së parë ne koken e njeriut.Kufizimi i fantazisë nuk mund të behet.
Rreziku nga izolimi total ne boten e fantzisë eshtë i rrezikshem dhe dergon deri ne fund edhe ne një problem serioz psiqik.
Shumë kan shkruar dhe komentuar për fantazinë , por askush nuk ka mundur të sjellë perfundimishtë një perfundim se qka dhe perse fanyazia lunderon ne jeten e njeriut, duke llogaritur ketu edhe pozitivitetin e fantazisë , por duke u mos fundosurë në boten e fantazisë.
Realiteti eshtë qelsi kryesorë i jetes.
Fantazia shpesh fillon nga brenesia e njererzve të rritur , kur ata mbajnë fshehtesi të vetat dhe qe ato fshehtesi i rrisin , aq sa edhe rritet fantazia ne brendesin e tyre.
Nese mungesa e fantazis do të ishte si mungesa e vitamines C , shumë njerez do të ishin pa dhembet e tyre. ( Stig Johansson)
Nese dallimi ne mes të fantazis dhe realitetit nuk do të kishte dallim të madhë , une do të isha futbollisti më i madhë i kesaj bote.
Braktise të verteten dhe vendos për një fantazi të mirë, ndegjohet shpesh kjo fjalë nder disas njerez.
Bota e imagjinates nuk i njef kufinjet e vetë sepse imagjinata e mbanë shpirtin gajllë dhe se kjo jep nganjehere edhe sherim të shpitrave të njerezve , mvaresishtë nga rrethanat e kerkesat e tyre shpirterore.
Ne dallim nga realiteti , fantazia eshtë e kufizuar ne mendimet tona dhe shkathtesin e tonë të mendimit.Natyrisht se në matematikë gjindet fantazia, por kur provohet me fantazi , atehere qdo gjë behet keq.
Ata qe kan fantazi por nuk kan dije , janë sikur një shpezë qe ka krih por nuk ka kembë.Nuk egziston asnjë kufi, se qka njerezit munden të paramendojnë kur nuk kan fantazi.
Fantazia ndoshta edhe eshtë inteligjenc qe e kenaq vetveten., mirpo fantazia është një artë i tillë që akoma nuk gjindet, sepse askush nuk mundet të jetoj vetem në ajrë në lartesi., sepse keshtjellat e qiellit janë të shtrenjeta për tu ndertuar , por të lira për ti rrenuar.
Njeriu e mori fantazin si shkembim ne mes të humorit dhe realitetit që ta qetesoj vetveten nga pika se ku gjindet, sepse me ndihmen e fantazis pushon edhe shpirti i plagosur.

Z.Bruqi,ç’është Raliteti?!
Sinqerisht Blerta Ramadani,Istog

Flm.Blerta në pyetjen tuaj.Ja edhe përgjigjja ime.
Respekt,
Bruqi

Kur ne mendojm në jeten , vlerat e botes dhe vetëdijen e tersishme, kuptojmë qe egzistenca e jonë nuk eshtë e përkryer.Duke llogaritur të gjitha komponentet e Uneverzit , mund të jetë ashtu që aty mund të gjindet edhe një pikë perfundimi, por edhe pas kesoj njeriu mendon se jeta e jonë varet vetem si në një fije të hollë të pënit.
Që jeta në tokë të egzistoj , duhet planetet të jenë në aq largësi nga dielli i cili ndriqon me rreze të forta.Planeti duhet të ketë një rrethëqarku rrethë diellit, e pastaj duhet të sillet rrethë boshtit të vetë jo aq shpejt e jo aq ngadale, e terë kjo që vetem e vetem që temperatura të jetë ajo e njejta dhe që rrufetë të mos ndodhin ne një forcë të pa pershkruar, por duhet që kjo atmoster të permban një mburojë që e mbron jeten nga dridhjet ultra violet të diellit.Duhet të egzistojë ujë dhe gjashtë lendet kryesore që ne të mbijetojmë, si ajri, gaznat, fosfori thartesia, etj etj,. e ne mund të pyesim veten tonë, se perse ne egzistojmë ne ketë formë siq jemi sot, mos vallë të gjitha keto mutatcione të arritura janë vetem të derguara si rastesi e një planeti, edhe pse ne nuk e dijm se a egziston ndoj jetë tjeter ne brendesi të planeteve tjera.

Për atë arsye kur njeriu e benë një veshtrim të kesaj bote, pyet vetveten shpesh se ku eshtë vetdija e jonë, egzistenca dhe qellimi dhe qka janë ato, cka eshtë ajo qe ne trurin tonë e quajm një tru normal që funksionon, edhe pse ai permban lendë si substancat transmitore si dopamin ,serontin,melatonin,kortisol, adrenalinacetolcolin etj etj qe e kan kompletuar trurin tonë.
Në trurin tonë gjinden si p.sh. endrofin dhe andrenalin që simbas nevojes ne edhe e prodhojmë, e nese ne do të kishim adrenalin me shumë se sa kerkohet nga menyra normale , atehere ne do të silleshim ne menyrë tjeter., e ne rast se ne kemi më teper dopamin ,atehere njeriu perfiton symptome psiqike , e nese kemi pak serontonin atehere njeriu eshtë depresiv.
Njeriu duket të jetë i mirëkuptuar se cka eshtë normale dhe cka nuk është, por kjo ndryshon nga kultura në kulturë.Të i pershtatemi natyres ne menyrat me të mira të ndoj rrethi tjeter jo të ngjajshem me atë tonin ose të ndoj kulture të tjeter, do të thotë që në një perqindje ne të behemi si objekt kimik, sepse ne vendet e nxehta kemikaljet e trupit funksionojn me ndryshe se ne ato të ftohta, e për atë arsye njeriu mundet të thotë edhe për shkak të kaosit rrethë nesh ne disa raste , psiqika e jonë i ngjanë një vije balansuese që ne duhet ti permbahemi , sepse cka eshtë apo nuk eshtë normale eshtë shoqeria dhe rrethi që e vendosë, sepse shoqeria dhe funksioni i shoqeris eshtë një fenomen i kuptimit të perzier, do të thotë ka prioritetin e vetë qe e quan të kuptimt dhe e don si normal.

Në bazë të statistikes, një perqindje e popullates janë shizofren, pastaj tre perqind të popullates kaplohen nga menyrat e ndryshme të psikozes ne jeten e tyre, e pastaj gjnden persona që nuk i tregojnë ose i fshehin shenjat e psikozes por prapë se prapë mund të kenë një segment të vogel të mirëqenjes duke ikur nga realiteti personal, si shembullë kur njeriu e ndjen veten si të ardhur nga ndoj planet tjeter, nuk është i pershtatshem tek rrethi , asgjë nuk perfundon mirë etj etj.Tek njerezit e vjeter me degjim të ulet janë reagimet e tyre aq te quditeshme sa që mendojnë qe cdo fjalë perdoret kunder tyre , sepse ne kur flasim duhet me doemos ta shikojm ne sy njeriun si shenjë realiteti e kjo ndikon negaticisht tek pleqet me shqisat e të ndegjumit të vogel, por eshtë edhe e perditeshme se njerezit e vjeter të cilet kan humbur psiqiken e të mbajturit ne mend, e perjetojnë rastin sikur njerezit nga ata i fshehin gjerat të cilat ata i kan vendosur dikund, dhe se kjo u duket atyre se ata e mbajnë ne mend se ku i kan vendosur por te tjeret nuk deshirojn të ua japin.

Në ketë grup munden të hyjn edhe keqperdoruesit e menyrave të ndryshme , të ndara nga realiteti, siq janë; alkoholistet, tabletomanet, narkomanet, lotomanet etj etj , të cilet e jetojn jeten e tyre në një realitet të ndarë nga bota e njerezve real , sepse realiteti i tyre eshtë vetem pjesë e endrres , por njeriu nuk duhet harruar se ketu janë të llogaritura edhe simptomet e depresionit, ankthit, neuroankthit, hystericiteti, e për ketë ata mendojnë që njerezit e kesaj toke janë aq të pa drejtë dhe nuk janë normal e as real ne krahasim me keta, sepse edhe vetë Freudi ka thenë se të gjithë njerezit janë pak ose shumë neurotik, cka do të thotë se zgenjimi nga realiteti eshtë prezent tek shumë njerez ne ketë botë,pra , nese njeriu i llogarit të gjithë keta njerez , atehere mundemi të konkludojmë që majoriteti i njerezve normal dhe real dhe atyre mekatar gjinden thuja ne një linje të perbashket , sepse ne të shumten e rasteve shumë e fshehin realitetin dhe ikin nga ai, dhe se kjo eshtë pak a shumë relative, sepse qdo njeri e kan nga një të keqe ne vetveten , ban fshehtesi ne vetveten, por që me fjalë të mira ata behen edhe iluzionist të aftë duke e futur ketu si mbrojtje ose parim pjesen e humorit,dashurisë, qka ne menyren subjektive keta nuk e ndajnë ketë me një, pra cka është me te vertet realiteti i cili sillet rrethë nesh ne ditet tona të perditeshme.

Të gjithë njerezit e transmetojnë boten e tyre te jashtme me perjetimet e veta subjektive.Ne asocionojmë mekate dhe gjera të ndryshme cdo ditë në koken tonë, cka do të thotë se ne fakt ne njerezit e keqkuptojmë njeri-tjetrin gjithë kohen , duke besuar se e kemi kuptuar.
Atë perjetim ose atë imagjinat qe ne e kemi në koken tonë ne situata të ndryshme nuk është e njejt ndoshta sikur mendimi i ndoj personi tjeter, sepse në bazë të disa filozofeve është edhe e pamundur qe ne njerezit të kuptojmë njeri tjetrin, sepse edhe pse imagjinata e jonë mundet të perputhet me ndokend , prapë se prapë janë disa detale të cilat na dallojnë nga perjetimet e të tjerve, e keto detale munden të jenë perjetimet e më parshme të tonat personale, si shembullë mund ta marrime një qen që ngrit dhe ul ndjenjat nga personi në person, sepse njeri mundet të ketë ndodhur se ka qenë i kafshuar nga qeni e tjetri as që ka ardhur ne kontakt ndoj here me qenin, e kjo e sqaron gjithashtu një dallim ne mes të realitetit dhe iluzionit, e prapë se prapë ne flasim se ne e kuptojm njeri tjetrin , pra a e kupton perjetuesi spjeguesin ose degjuesin, cka ne fakt janë largë gjerave reale ne boten e vertet,sepse edhe gjerat e vogla munden të perjetohen ne menyra të ndryshme , dhe për ketë mundemi te themi se ne njerezit jetojm në botera te ndara, sepse ne mundemi te behemi se ne e kuptojmë perjetimin e dikuj tjeter, por shtrohet pyetja se si , sepse realiteti eshtë largë nga kuptimi i plotë i joni.Pra a do të thotë kjo se ne e kemi marrë një pjesë nga njerezit me pervojë duke e mos shijuar asnjehere realitetin që ai/ajo na e sqaron.
Njerezit i shikojn gjerat dhe boten nga kendi i ndryshem , për disa eshtë mirë e për disa eshtë me keq.
Pastaj Jung foli për vetdijen kolektive, qka do të thotë se ne njerezit e kemi një simbol të njejtë dhe pershtypje.A eshtë pra ashtu që ne njerezit e kuptojmë njeri-tjetrin dhe se ne jemi ne të njejtin nivel, ne¨atë rast a do të ishte pra ndjenja dhe telepatia ne mes nesh që e bëri të mundur që ne te jemi të njejt vetem qe vijm nga planeti i njejtë.
Pra perfundimishtë realiteti eshtë dicka që gjithmonë e mbanë nje sekret me vete e ky sekret lirishtë mund të quhet si pjesë e fshehtesis së njeriut në ketë botë.

Z.Bruqi:Çka është falja?!
Përshendetje,

Rrezarta Shkreli,Prishtinë

Ja edhe përgjigja e ime më një përshëndetje nga zemra.
Flori Bruqi

Jankelevitch mendon se falja duhet të ndodhë gjithmonë midis dy vetësh : ai që kërkon falje dhe ai që jep falje. Sepse, për të, pa një bashkëbisedues përballë, nuk mund të ketë falje. Falja do të ishte atëherë një koncept abstrakt. Dhe ai madje mendon se falja është praktikisht e pamundur sepse në qastin kur xhelati i kërkon falje viktimës, xhelati nuk është ai që ka kryer aktin kundër viktimës, por dikush tjetër, që mendon ndryshe. Pra xhelati ka ndryshuar, nuk është i njëjti njeri. Por, mendon ai, për që të ketë një "gjoja" falje, duhet që xhelati t'ia kërkojë atë viktimës. E nqs viktima nuk ndodhet aty (psh është vrarë) atëherë asnjë nuk ka të drejtë për të dhënë falje në vend të saj. Falja mbetet e pakryer.
Friedrich Schiller ka thënë:" Fitorja më hyjnore është falja".
Të falësh don të thotë të fitosh luftën me veten,luftën e :"Sy për sy,dhëmb për dhëmb".Një thënie tjetër shkon:" E njerëzishme është të gabosh,por hyjnore të falish".Ka një studim të mirë mbi këtë problem,studim i një psikologu gjerman Reinhard Tausch i cili është marrur një kohë të gjatë me keto studime rrethë faljes, ai ne te shumten e rasteve e ka verejtur se falja nganjehere nuk behet edhe totale por vetem, e pjeserishme.Në anketën të cilën ai ka bë janë thirrur 200 persona nga të cilët 130 kanë refuzuar të anketohen me pretekstin se anketa është tepër e rëndë.Në ketë anket kishte pytejet rrethë faljes në menyra të ndryshme filluar që nga ajo më e thjeshta dhe deri tek më e rënda.
Të falesh do të thotë të jesh mirë me veten tende.
I fortë është ai qe fal dhe e ruan fjalen e dhenë.



A e di z.Bruqi, çka është drejtesia ?!

Të fala nga Shkupi,
Samilja

Përgjegja e ime është:

Termi "e drejta" ka disa kuptime :

A : ajo cka është në përputhje me një rregullë të përcaktuar, dhe të cilën për pasojë është legjitime për ta kërkuar.
1) E kërkueshme sepse ligjet apo rregulloret e parashikojnë atë, ose sepse kjo rezulton nga kontrata të vendosura në përputhje me këto ligje.
2) E kërkueshme sepse kjo është në përputhje me opinionin në cështje morale.

B : ajo që është e lejuar.
1) E lejuar nga ligje të shkruara apo rregulla në lidhje me aktet e konsideruara, qoftë nga një deklarate të posaçme, qoftë nga principi që ajo që nuk është e ndaluar është e lejuar.
2) E lejuar moralisht, akti në fjalë duke qenë, ose i mirë, ose moralisht indiferent.

Shkurt, e drejta është tërësia e të Drejtave që rregullojnë raportet e njerëzve ndërmjet tyre.

Kur flitet për njerëzit, të jesh i drejtë do të thotë të gjykosh raportet e veta me tjetrin njëlloj siq do të gjykohej mbi raportin e dy personave të huaj ; dhe që, kur gjykohet ndër shumë të tjerë, të mos lihet për tu udhëhequar nga asnjë favor as ndonjë urrejtje paraekzistuese. Të jesh i drejtë, në këtë kuptim, është pra një cilësi thelbësisht formale, që konsiston për të hequr dorë nga veprime egoiste dhe gjykime të anshme.
Gjithashtu, të jesh i drejtë, kjo është të jesh i aftë për të pranuar deri në cilen pikë është legjitime për të bërë, respektuar tjetrin në idetë, ndjenjat, lirinë, pronën, të vlerësosh mirë masat e përgjithshme, psh ligjet, të cilat shtrihen për të lejuar apo ndaluar disa akte, për të kthyer pak a shumë të favorshme situatën e disa personave ; së fundi të caktosh mirë, avantazhet apo dënimet që zotërojmë.

Drejtësia është pushteti gjyqësor, i cili zbaton të drejtën e vendosur në ligje dhe rregulla.

(Vocabulaire technique et critique de la philosophie, André Lalande)

Cilesia e njeriut të urtë konsiston ne tri gjëra:
E para: Ta besh vetë atë që u këshillon te tjerve;
E dyta; Asnjehere te mos veprosh kunder drejtesis;
E treta: Të pranosh me durim dobesin e njerezve qe të rrethojn.
( Tolstoi)

Po çfarë mendoni zoti Bruqi ,për të menduarit dhe mendimi !!!!
Respekt nga une Shkurta,Oslo,Norvegji.


Përshendetje Shkurta,
Ja edhe përgjigjja.
Flori Bruqi


Për logjiken ndonjehere thuhet se është shkencë e të menduarit valid.
Pse eshtë e definuar kjo form e mendimit valid?
Shprehja " të menduarit" përdoret shpesh në të folurit e përditshem , po jo gjithmonë me të njejtin kuptim .Ndonjëhere perdoret më gjersisht ,madje edhe si emertim i përbashket për të gjitha proceset psiqike njohese,emocionale dhe volitative.Në kuptim , diqka më të ngushtë "të menduarit " e perdorim për të gjitha proceset njohese psiqike, prej perceprimeve, paraftyrimeve, kujtese deri tek të kuptuarit , gjykimit dhe konkludimit.
Shembullë: Kur vajza e pyet djalin : "Çka mendon për mua" ajo pra ka deshirë të nxjerr nga ky , jo vetem atë se qka ai mendon për të , por edhe qka ndjen ndaj saj, dhe si do të veproj me të, pra ajo ketë fjalë e perdor në kuptimin e gjerë , me thenje të shkurter.
Kur shkrimtari thotë se protogonisti i tij " mendon etëshem" , ndersa atë të menduar e përshkruan si riprodhim kaotik dhe të shpejtë, ne kujtesen e tij , të paraftyrimeve të ruajtura, ketë term ai e perdor tjeterfare, pra ne kuptimin diqka më tëngushtë.
Në kuptimin tjeter ende më të ngushtë "të menduarit" identifikohet me "të menduarit abstrak" do të thotë tërsi e proceseve njohese, elemente të të cilit nuk janë perftyrimet por janë nocionet.Keto janë pra , të gjykuarit , të kuptuarit dhe të konkluduarit.
Në ketë kuptim të tretë të fjales , më se shpeshti përdoret në jeten e perditeshme dhe ne Psikologji.Mirpo në të folurit e perditshem , përdoret edhe ne kuptimin e katert, që njekohsisht nuk është me i ngushtë se kuptimi i tret, por thelbsisht ndryshe qendron në prizmen e tjeter.
Me të menduarit , me fjalë të tjera , nuk e kemi ndermend vetë procesin e të menduarit , por por atë qe e mendojm duke menduar.
Kur ankohemi se" të menduarit dhembë me shumë se cdo gjë" , atehere me të menduarit kuptojm një proces real psiqik ose një aktivitet.
Por kur levderohemi se " kurrfarë presionesh nuk do të na detyrojnë që ta nderrojm mendimin" , atehere shifet kjart se ketu nuk është fjala për te menduarit si dukuri reale psiqike , por për atë gjë për të cilen mendojmë dhe e konsiderojm si të vertet.
Derisa të menduarit , ne kuptimine tretë i intereson Psikologjis, ne kuptimin e kater i intereson teoris së njohjes së logjikes.
Të menduarit në kuptimin e kater , ndonjehere quhet edhe mendim.Të mos shkaktojm ngatrrim në perdorimin e dykuptimshem të fjales "të menduarit " në të ardhmen do ta perdorim vetem ne kuptimin e tretë (ne kuptimin e procesit të te menduarit) , ndersa në atë kuptim të ketert për të menduarit do ta perdorim fjalën " mendim"
Pra lirisht mund te themi se Psikologji studion të menduarit , ndersa Logjika e studion Mednimin.Me thjesht për te të berë nje ndryshim ne mes të menduarit dhe mendimit , mundemi të marrim vetem një shembullë të thjesht:
E pyesim një mik tonin kur të pershendetemi me të dhe e shofim të merzitur e i themi "Qka po mendohesh" , ndersa i na pergjigjet - " Jeta është e hidhur" , pra ne ketë rast , mendimi se jeta është e hidhur është shprehur haptazi , pasi edhe me mendojm vetë nganjehere se Jeta është e hidhur , pra kemi të bejm me dy mendime të perputhura njera me tjeteren.
Sikur qe egzistojn forma të ndryshme të të menduarit,egzistojnë edhe forma të ndryshme mendimesh, pra :
Te kuptuarit i pergjigjet nacionit
Te gjykuarti i pergjigjet gjykimit
Të argumentuarit i pergjigjet argumenti
Me një fjalë , të kuptuarit , të gjykuarit , të konkuduarit , të argumentuarit janë forma të të menduarit.
Nacioni , gjykimi , konkludimi , argumenti , janë lloje dhe forma mendimesh.

Çka është nocioni,për ty zoti Flori Bruqi?!
Përshendetje dhe respekt,
Kumrije Ramosaj,Carrabreg,Deçan.

Përshendetje dhe ja përgjigjja.
Respekt
Flori Bruqi

Në jeten e perditshme shpeshhere e përdorim fjalën "nocion" sidomos kur polemizojmë më dikë,pohojm se ai i ngaterron nocionet , ose nuk ka ide mbi atë për të cilen flitet,ndersa kur për dikë kemi mendim të keq , themi se ka "ide të qmendura" për jeten.
Në libarat dhe studimet e Psikologjise i gjejm për shembullë disa tituj mbi nocionin si ato -"Nocioni mbi motivet " -Nocioni mbi personalitetin"-"Nocioni mbi burimin e frustacioneve" etj etj.
Pra shtrohet pyetja në vazhdim se cka me të vertet është Nocioni për të cilin flasim aq shpeshë?
Për ketë nuk ka ndoj mendim unik ne mesin e logjicienteve, por para se të parashtrojmë teorin të cilen e konsiderojmë relativisht si me të miren , do tiparaqesim shkrutimisht pesë teori karakteristike logjike , të cilat i konsiderojmë të pamjaftueshme siq janë ; formalistike,psikologjistike,nominalistike,vulgare materialistike dhe realistike.

Teoria formalistike e nocionit.
Disa logjicientë e percaktojnë nocionin si element të gjykimit ,ku në vazhdim të parë kjo na duket si e pranueshme si për shembullë ; " Qeni është kafshë" , pra ky është një gjykim.
Elementi i ketij gjykimi "qeni" dhe "kafsha" janë nocione, ndersa si shembullë tjeter " Ari është metal" -ky gjithashtu është gjykim.
Elementet e ketij gjykimi "ari" dhe "metal" janë gjithashtu nocione.
Pohimit se nocioni është element i gjykimit mund ti bëhet një verejtje.
Por a është ky pohim njëkohsishtë edhe definicion i mjaftueshem për "nocionin"?
Ata të cilet e definojnë nocionin si element të gjykimit , shpeshëhere e definojnë gjykimin si lidhje të nocioneve.Nese themi se nocioni është element i gjykimit , ndersa gjykimi lidhje e nocioneve ,atehere gjithësesi diqka njohim nga kjo ,pra kuptojm me një fjalë se qfarë raporti janë nocioni dhe gjykimi .Nderkaq , ende nuk e dijmë se qka është nocioni , e as qka është gjykimi.Nuk është xgjidhje nese themi se nocioni është element i gjykimit , gjykimi element i konkludimit , kurse konkludimi tersi ose lidhje e gjykimeve, ¨por në ketë ne prapë sillemi përseri në rrethë , ndoshta në një rrethë diqka më të gjerë.
Nocioni mund të ndahet në karakteristika si për shembullë nga kjo thenje ; Rakia e fortë , është raki e zier dy here.
Që te dallojm keto karakteristika ne vijm në konkludim se nocioni raki e fortë mund të ndahet në arakteristiken raki ,dhe në karakteristiken e zier dy here.Mëqe nacioni mund të ndahet në karakteristika ,disa mendojnë se me mirë do të ishte sikur të ndahet në tërsi të karakteristikave, mirpo , nese karakteristika definohet si element i nocionit , ne përseri sillemi në rrethë dhe nuk dijm se qka është nocioni, as qka eshtë karakteristika e tij, madje edhe nese i lidhim të kater nocionet e përmendura më lartë (konkludimi,gjykimi , nocioni dhe karakteristika) dhe e caktojmë raportin e tyre reciprok , verejm se nuk kemi definuar asnjë nga keto kater nocione.Përcaktimi reciprok i këtyre nocioneve mund të kontriboj në të kuptuarit më të mirë të tyre, por se a do të definohet ndonjëri nga ato keshtu , mvaret nga ajo se a do të definohet dhe sqarohet së paku një nga ata në ndoje mënyrë tjeter.

Z.Flori :Po ç’din të thuash diç për Teorinë psikologjike te nocionit!
Respekt,
Merita Hajdaraj,Pejë.

Përshendetje nga unë Merita.Ja po ju jap përgjigjen time,nese pajtohesh më përgjigjën time.
Respekt,
Flori Bruqi

Disa logjicientë të cilet do ti quajmë psikologjistë , konsiderojnë se nocioni logjik "nocion" mund të definohet me anen e nocionit psikologjik si për shembullë "paraftyrimi" , por sipas ketij koncepti të cilen e gjejmë edhe neper disa kritika jokonsekuente të psikologjisë siq ishte I.Kant , nocioni është vetem "përfytyrim i përgjitheshem" , pra perfytyrim mbi atë që është e përbashket për një numer të madhë objektesh.
Nderkqa, nuk është veshtirë të verehet , se atë që psikologet e quajnë perfytyrim të pergjithëshem ende kjo nuk është nocion,sepse perfytyrimi i përgjitheshem sikurse cdo përfytyrim , është perjetimi real psiqik ,së kendejmi , me ketë dallohet totalishtë nga nocioni si prodhim logjik-ideal.
Ndryshe për nga pëfytyrimi i perveteshem ose konkret, përfytyrimi i përgjitheshem i perket një numri të madhë dukurishë dhe objektesh të ngajshme si ajo e ; cilesisë individuale të ketyre objekteve në perfyterimin e pergjthëshem keto zbehen , kurse ato të përbashketa shprehen në menyrë më të fortë.
Ne faktë edhe përfyterimi i përgjitheshem mbanë ne vete edhe karakter konkret senzitivo-fytyrorë , prandaj , përfytyrimi mbi diqka , është perjetim senzitiv i mgjajshem me perceptimin, pra
pefytyrimi i përgjithëshem ende nuk është mendim mbi thelbin e objektit madje as në rastet kur për diqka kemi edhe përfytyrim të pergjitheshem por edhe nocion se keto nuk janë identike.
Përfytyrimi i përgjitheshem i njeriut është fytyrim i marrë ne mendë si ajo e një qenje me dy kembë , dy duar, trup , kokë , ecje të drejtë , i levizshem etj , pra , paramendimi, në të cilin disa karakteristika dhe cilesi nuk paramendohen krejtesishtë të caktuara si arsye sepse nocioni njeri ështe mendim jofigurativ mbi atë që njeriun e benë njeri, por nga ana tjeter , për shumë gjera për të cilat nuk mund të kemi perfytyrim të pergjitheshem , mund të kemi nocion, dhe keshtu nuk kemi kurrfarë "perfytyrimi të pergjitheshem" mbi drejtesinë (nese ne të nuk do të kishim menduar përfytyrimin mbi sjelljet e drejta) ose mbi rrënjen katerore prej minus një (nese me të nuk do të mendonim) "V-1" , nderkaq , mund të kemi nocion shumë të qartë dhe të caktuar edhe për njeren , por edhe për tjetren.

Flori,më trego a din ti së ç’është ushtrimi mental dhe fizik.
________________________________________
Dëshironi të keni sukses ne karrieren tuaj???
Në jeten tuaj të perditeshme???
E njifni brendesin tuaj , ndoshta jeni talent i pa zbuluar???
Atehere do të shkojm së bashku në ketë projekt , dhe të punojm bashkë , por kujdes.??!!!
Lexoni me vemendje!!!

Mos harroni:
Ushtrimin mental e perdorin njerezit e fameshem ne ketë botë.


Sikur që ndoshta e dini, ushtrimi mental përdoret nga shumë yje të njohura boterore si ne politikë,sport , art, muzike dhe sfera të ndryshme jetsore.
Me ketë projekt do të formojm një program i cili e benë të mundur që edhe ju të zbuloni veten tuaj dhe të keni sukses më të mirë në të ardhmen.

Pa hamendje Ushtrimi Mental paguhet me një shumë të madhe te hollash nga njerezit e ngritur për të dominuar dhe korrur sukses ne karrieren e tyre jetsore, qka ne fakt , ky program eshtë i mirënjohurë dhe deri me sot , por ka qenë si fshehtesi ne mesin e shumë njerezve.
Qka me tutje eshtë edhe sot pak e njohur, e kjo mundet të jetë shumë me rendesi për ju, eshtë qe të gjithë ata qe kan arritur të lenë duhanin , alkoholin , drogen . janë larguar nga fobia të ndryshme,pa gjumesia, kan dalur nga shumë kriza personale, ose kan realizuar endrren e tyre, duke u bazuar dhe studijuar Ushtrimin Mental, qe shumë prej tyre edhe sot pas kesaj e perdorin ketë menyrë të ushtrimit.
Por e gjithë kjo e percjellur ndoshta me vite nga panika , ankthi dhe pasiguria, ka ndryshuar tek njerezit kur iu kan nenshtruar Ushtrimit Mental dhe atij Fizik, dhe pas kesaj metode ata/ato arriten të zbulojn veten e tyre, brendesin e tyre, arriten të mbajnë fjalime para publikut , të kendoj , vallezojn dhe të shprehin atë qka mendojn dhe deshirojn , pa u kapluar nga panika dhe friga e tyre e mbrendeshme.

Perse njeriu duhet ti studijoj keto menyra të ketij sistemi Mental dhe Fizik.A thua a eshtë kjo që vetem të behen njerez të perkryer ne jeten e tyre dhe të arrijn tek kulminacioni i deshiruar,a duhet njeriu të ketë probleme terheqese dhe të pa zgjedhura ne jetë si ato probleme qe i cekem më lartë.Do të shkruaj një kohë të gjatë dhe te perdorim sqarimin e metodave se si dhe qka duhet vepruar qe të lirohemi nga shumë pengesa qe kemi ne jetë , dhe të arrijm aty ku kemi deshirë.
Ta përfundojm ketë rubrik dhe te mendojm për rubriken e ardheshme.
Cilat mendime zgjohen tek ti pasi qe ke lexuar pak nga kjo.

Flori,çështë për ju matja dhe vlersimi i suksesit ne jeten tonë?
Përshëndetje,
Kaltrina Demukaj,Prishtinë

Përshendetje Kaltrina,
Ja edhe përgjigjja ime.
Respekt,
Flori Bruqi

Një bindje e shumë njerezve është se vetem shkollimi i lartë e benë njeriun të jetë sulsesplotë dhe të jetë ne nivelin e lartë te jetes,por shtrohet pyetja se a është me të vertet kjo keshtu , sa qendron kjo bindje ose ky vendim.
Sa per fillim mund te konstatojm se , nga ato burime qe ne i kemi kufizuar, nuk gjindet asnjë studim i cili mundet të pohoj se shkollimi i lartë ka një lidheshmeri ne mes të diplomes dhe të asaj "të arriturat e jetes", e kjo mvaret nga shumë shkaqe:
Një nder shkaqet kreyesore është se është shumë veshtirë ti masim " arritjet tona"
Shkak tjeter mund te jetë , qe ne kemi definicion se cka me të veret quhet " arritje-për personin privat".
Shkak tjeter mund të jetë ,qe shkolla , ne pergjithesi , nuk brengoset që të edukoj ose udhezoj ty në rezultatet e "arritjes tende personale"
Cka me të vertet është Arritja dhe suksesi?!
A është me e vlersuar qe të jesh drejtor i bankes , apo te jesh fshatar i thjesht?
A mund te qendroj puna keshtu se një fshatar, qe me te vertet do të deshironte të jetë drejtor i bankes,dhe se një drejtor i bankes do të deshironte te jetë fshatar?!
Po si te behet njeriu një nder drejtoret më të mirë te botes , ose një nder fshataret me të mirë të botes.
Si behet njeriu i aft që me te vertet e deshiron ketë arritje?
Si behet njeriu i lumtur?
A është e mundur kjo-si e benë njeriu matjen e arritjes së vetë?!
Po a ka mundesi qe keto të dy të behen një , edhe drejtor , por edhe fshatar.
A është e mundur kjo arritje që te keni guximin e të flisni para një mases së madhe pa u friguar, qe të ndaloni pimjen e duhanit,qe të vendosni piken e karrieres së juaj, të bini nga pesha,të beni atë qe kurrë skeni guxuar ta beni , ose të provoni qe nga vetja e juaj ti hjekni Fobiat ( frigen) qe ju kan percjellur me vite?!
Rezultatet e ushtrimit Mental dhe Fizik , kan deshmuar qe , ata të cilet kan shprehur vullnetin dhe deshiren që te mirren me keto ushtrime kan arritur shumë suksese ne jeten e tyre, dhe njeherit kan berë lidheshmerin e qetsis shpirterore me atë trupore.
Ne ushtrimet fizike se kemi fjalen per ngritjen e peshave te ndryshme ne Body Building, por është një metod e tjeter , ne të cilen do të jap sqarim më vonë, , por ushtrimet trupore , menyrat e mocioneve , janë qelsi kryesor në ketë drejtim, dhe per ketë arsye gjindet edhe ushtrimi Fizik si pjesë e perditeshme në ketë drejtim dhe qellim.
Peshngritja per ushtrimin e trupit , siq e thash më parë nuk janë të futura në ketë kurs ( ta quaj ashtu) sepse permes kesaj nuk arrihet ndonje sukses , mu per aty ku e kam qellimin.
Eshë me shumë një llojë teknike e marrur nga vendet Lindore (India) qe e quaj "ushtrim Fizik",pra dituria se si ne te funksionojm ne menyren Fizionomike, e mbi te gjitha,rendesin e balansimit dhe e levizjeve harmonuse, si dhe metodat e ushtrimeve qe te jemi mirë e të funksionojm mirë, kur dihet me një fjalë se balanca e formon haronin.
.
Shpirti dhe trupi janë të ngjitura bashkë,por as metodat më te vogla Psikomatike nuk na e kan deshmuar se shpirti dhe trupi qendrojn të lidhura bashkë me njeri -tjetrin ne jeten tonë te perditeshme.
Keta jetojn të ndarë në të shumten e rasteve.
Stresi negativ është një fenomen i afert (percjelles) , i cili krijon shqetesime dhe dhimbje në trupin tonë , si në anen fizike por ashtu edhe në anen psiqike.
Eshtë e veshtirë të besohet , se dikush është mirë , ose i gezuar, vetem e vetem qe e ka trupin mirë te ushtruar dhe qe personi në fjalë ka një kondicion të mirë dhe të mjaftuar.
Ose, në anen tjeter;Qe meditimi dhe ushtrimet e tjera mendore munden të kompenzojnë një jetë të qetë dhe të qendruar (pasiv) ne prejashtim të ajrit të paster , shetitjes dhe levizjes trupore.
Per ketë arsye , une e quaj ketë "kurs" si Kompentenc Sociale permes ushtrimit Mental dhe Fizik.Me rendesi është qe të mbahet në mend se E TÊRA , fillon me një proces mental, pamvaresisht nese Sistemi ( qe do ta sqaroj në te ardhmen) fillon nga ai vend qe ne në ditet tona të perditeshme e quajm " lartë në kokë" dhe mu atje , së shpejti do të shkojm te ushtrimi i parë Mental, por ishte me rendesi të sqarohen disa shembuj para se te futemi direkt ne ushtrimet qe do të preferohen në të ardhmen.
Kur e kishim fjalen te shkollimi , aty është vetem një qellim i njerezve në pergjithesi ,pra qe te kryen shkollen , fitoj vendin e punes , të ketë banesen , me një fjalë " nevojat basale" te jetes , duke harruar ne teresi nevojat tjera mentale për të cilat është nevoja edhe me e madhe që cdo gjë te funksionoj ne menyren më te leht , për një jetë me te leht e të lumtur, sepse nuk është jeta vetem sa per një ushqim ose kulm mbi kokë.
Shpesh njeriu kur e viziton ndoj lokal , ose takon ndokend te pasur, shkrimtar, aktor,muzikant i benë pyetje vetes;
Qfarë njerezish janë keta , te cilet edhe pse mendonin se janë te pafat , arriten te ngjiten aty ku kishin planin , deshiren ose qellimin, pra qellimi i tyre ishte te kalojn mbi brigjet e pengeses se madhe, duke u permbajtur ne menyren e qellimit jetsorë ,pra duke e lidhur së bashku trupin dhe Shpirtin ne harmoni të perditshme.

Nese njeriu kaplohet nga stresi negativ dhe vdesë parakohe p.sh, nga infrakti në zemer , atehere ky në fjalë nuk ishte mirë me zhvillimin e vetë personal, arsye mundet të jetë depresioni i gjeneralizuar ( humbje shpreses për jetë, shtrengime ne gjoks të njëpas njëshme, probleme të ndryshme jetsore etj)
Nese njeriu , pa nderpre nuk është mirë,është i pa kenaqur , ka probleme me jeten e vetë sociale , dhe rrethin se ku jeton e vepron , pra , në ketë rast , njeriu nuk është kompetent për jeten sociale, me një fjalë i mungon njohuria e duhur.
Nese njeriu tash është mirë (pas trajtimit)dhe funksionon mirë, por endrren e vetë dhe deshiren e vetë , nuk ia arrin që ta plotësoj , atehere do të thotë se ka mesuar pak nga kjo që ne po e flasim dhe do ta flasim , por me kohen do të arrin të hyn në rrugen e anes pozitive të jetes ,kuptohet edhe me kontributin e tij ne zbatimin e menyrave dhe të rregullave qe do të parashtrohen (ne vazhdim).
Arsyja për arritje deri te kjo është se , ne pa tjeter , me ndihmen e ketij shkrimi "kursi" gjindemi në rrugen e drejt , dhe se pa tjeter edhe do ti ndryshojm vetit negative tëcilat na percillnin deri me sot, pra qe të arrihet qellimi i nevojes tende dhe qellimi i qellimit të jetes tënde.

Nga ketu fillon trajtimi

Ju tash ,do të jeni ne diqka të re të pa zbuluar nga ju deri me sot , pra do të zbuloni shumë nga vetja e juaj , do ta dini se vleni shumë , por do ta dini edhe atë se ne brendesin e juaj ka aq shumë energji të cilen deri sot se keni përdorur , por e keni quajtur si pëngesë , duke menduar që ju keni shumë gjera që janë aq të pa mundura të cilat edhe i quanit shpeshë ;-si pa rezultat ose si pa fat për qdo tentim, në arritjen e juaj të mirëqenjes ne drejtimin shkollorë , të punes , dashuris ose shkurt të sferave të juaja jetsore dhe të vetes së juaj shpirtrore.
Më keto ushtrime të cilat do të preferohen nga dita në ditë , në do të perfitojmë shumë dhe të verejm se cka me të vertet ndodhë në trurin tonë, kur ne besojmë plotesisht se kemi kontrollë të mirë ne mendimet tona, ne ndjenjat tona , shqetesimet tona ,por a qendron kjo ashtu në tërsi a jo?!


Parapregaditje!

Fillo që të kerkosh një vend të përshtateshem , ku , ose mund të ulesh ose të shtrishesh në një pozitë të pershateshme për trupin.
Nese shtrihesh, duhet të shtrihesh për se gjati , ti shtrish duart , të jesh në poziten e drejtë dhe ta mbeshtesish koken n¨një jastëk të butë.
Por , nese e zgjedhe të ulesh në një karrigë ose fotele, duhet të ulesh mirë dhe shpindn ta mbeshtesesh drejt në mbeshtetesen e karriges dhe duart ti lëshosh në poziten e drejt ë.Të dy kembet duhet të përpjekin mirë në tokë dhe të jenë të bashkuara.

Udhëzimi i parë.

Ulu ose shtriju në një vendë me të përshtateshme.

Mbylli sytë;

Provo pastaj që të shofesh (paramendosh) para teje një dorë me të cilen e shkruan emrin tëndë me një shkums të bardhë ne një tabele (si ato të shkolles), emrin tëndë shkruaje me shkronja të shtypit , jo të shkrimit ose nenshkrim.

Kur të arrish ta bësh ketë në brendesin tënde (paramendime) provo që ta mbashë atë fotografi para vetes tende.

Koncentrohu që të mos shkojn mendimet askund tjeter , vetem tek ajo që e ke shkruar në tabele.

Tënto që ketë fotografi ta mbani para vetes dikund afer 5 minuta , dhe provoni që të mos lejoni që mendimet e juaja të ikin nga aty , ose ndaloni mendimet e tjera që ju vijn në kokë edhe pa deshiren e juaj.

Këtë ushtrim ju duhet ta përserisni më pa tjeter deri tri në tri here,sepse vetem një here është sikur të mos ishte asnjehere.
Pas kësaj , merreni një leter , në të cilën do të pergjigjeni në pyetjet që vijnë më poshtë.

Në leter pergjigjuni.

a) A kishit mundesi që fotografin ta paramendoni para vetes dhe ta shkruaj emrin në mbrendesin time?
b)A munde ta mbashë fotografin para vetes pa të ngacmuar mendimet e tjera.
c) Nese erdhen mendimet e tjera ne koken e juaj, cka veprove , si mendove?

Ketyre pergjigjjeve duhet të ju pergjigjeni në menyren më reale dhe keto ti ruani ,sepse pas mbarimit të gjithë kesaj , do të kthehemi prapë nga fillimi dhe të shofim se sa kemi arritur ne në ketë rrugë, sa jemi balansuar ne dhe cka kemi arritur nga kjo?!

Orjentimi dhe vlersimi i parë!

Sikur që e keni verejtur se gjatë ushtrmit , në koken tonë futen edhe mendime të tjera të pa deshiruara të cilat nuk mundemi ti ndalojmë.
Pra, papritur njeriut munden ti vijnë shumë mendime në koken e tij,mendime brengosese ose ato shqetesuese, p.sh. obligimet e punes, problemet e dashuris , ato të pagesave etj etj , ose thënë thjeshtë , veshtirësit e ndjenjes në brengosje ose pavullnet.Një zë i papërshtateshem nga rrrethi majfton nganjehere që të rreshqitet nga ato mendime në të cilat njeriu është i koncentruar,ose me një fjalë nuk ka aspak mundesi për koncentrim pa marrë parasyh se sa dhe si ju deshironi.
Shpesh , ne mendojmë se ne duhet ti lejojmë që keto mendime ose paramendime të na vijnë në kokë ,sepse keto janë një llojë i procesit natyror që të mos na mungon asgjë.
Por , kjo nuk është keshtu në realitet aspak ,sepse problemet nuk zgjidhen me forcen e vetëdeshirës ,pa marrë parasysh se sa kemi ne deshirë dhe vullnet,nese nuk jemi të qetë dhe kontrollues mbi veten tonë.
Kete fenomen , ne e quajm "Bengosja si strategji"
"Nese une nuk shqetesohem do të behet shumë keq,sepse për atë po brengosem se e dij që mundet të behet shumë keq , dhe se kam arsye të brengosem !!! Dhe për kete une duhet të futem në forcen e vetë deshires dhe te luftoj me ajrin,që ajo e pa deshiruara të mos më ndodhë"
E për ketë njeriun ka mundesi të thotë ose mendoj ndryshe;
Pse te brengosem?!
Pamarrë parasysh brengosjen time , një gjë e tillë do të ndodhë!
Dhe mu për ketë , njeriu u largohet shumë mendimeve dheasaj që e thash më parë "Brengosja si strategji"
Që të u ikesh mendimeve tëpadeshruara është një parakush që ti duhet të lirohesh ne muskujt e trupit tëndë, te themi se lëshon trupin e lirë ,sepse trupi i shtrenguar , dergon në ato mendime dhe shqetesime më të mëdha.
Një veprim mundesh ta besh cdo here dhe cdo kund ,pamarrëparasysh se ne cilen kohë dhe ku gjindesh,ose pa marrë parasysh se sa i shqetesuar ke qenë ne disa raste tëmëparshme.
Diqka nga kjo , në fakt mundet edhe të befasoj ,sepse kjo nuk është një gjë e pa mundur ne forcen e deshires , pra nuk kerkohet aq shumë nga ti.
Por , ne të ardhmen , ne do të mesohemi me veten tonë , dhe mos u shqeteso kur të verejsh se edhe ti kishe shtrengime të panjohura në trupin tëndë për të cilat , deri me sot , nuk e ke ditur.
Kjo nuk është qudi ,sepse shumë njerez e kan ketë dhe e bajnë si barrë me veti cdo here.
Por në bazë të ushtrimeve , do të mesohesh se sa është dallimi ne mes të shtrengimin dhe lirimit të trupi , sa është nevoja dhe vlera e saj për një jetë me të mirë, për një te ardhme te qetë.
Një teori mbi ketë thotë se ; "Kur njeriu i ka muskujt e trupit të shtrenguar, e ka veshtirë që të relaksohet (lshohet i lirë) mentalishtë" dhe e kunderta ;
"Kur njeriu është mentalishtë i shtrenguar, e ka veshtirë që ti liroj muskuj e trupit"
Një shembullë te lehtë mundemi ta marrim ;
Nese flen më mjekerr të shtrenguar , ose me sy të shtrenguar, kjo të pengon që të fleshë një gjumë të mirë dhe te rehatshem, dhe si shkak i kesaj eshte vetem un-i i yt ,që dergon signale të gabuara dhe shqetesuese në muskuj.
Por , nese njeriu ka deshirë që ti lartesoj resurset e tij te un-it kerkohet që me doemos të i liroj muskujt e tij/saj , e pas kesaj mundet të shkohet me tutje dhe të filloj për ta permiresuar veteveten ,sidomos në rrugen e veshtiresive të koncentrimit .

Udhzimet!!


1. Tash do të shtriheni ne menyren simetrike , koken ne një jastek të butë.
Është më rendesi që krihet , kembet dhe koka të gjindn në një linje të drejtë.

2.Mbylli sytë

3.Që të fitoni menjehere lirimin fizik dhe psiqik; merrni frymë thellë.


4. Rrini ashtu të shtrirë dhe vetem ndjene frymarrjen.

5.Filloni tash që të merrni frymë thellë dhe mbane frymen ...dhe pastaj shrengone doren e djathet...mbajeni mirë të shtrenguar...dhe numeroni ngadale deri ne dhjetë...pastaj ndjene shtrengimin e dores ,mbane frymarrjen ...dhe ngadale lirone doren e djathet.Ndjene lirimin e juaj ne dorë dhe pushoni.

6.Te njejten menyrë veproni edhee me doren e majtë..Merrni frymë thellë shtrengone doren ,ndjene shtrengimin..numroni ngadale deri ne dhjetë..mbane doren...leshoje frymarrjen jashtë dhe lirohi në tërësi.Pushoni.

7.Verene tash se si duartë janë të liruara, mbane akoma ketë ndjenjë dhe lirohi plotesishtë.Pushoni.

Keto ushtrime mundeni ti beni disa here.

vazhdojmë me ushtrimet e mëparshme..
Besoj që keni mesuar diqka nga ato ushtrime të mëparshme .

8.Mbane frymarrjen prapë dhe shtrengojeni doren e djathtë duke e bashkuar (muskujt e krahut) .
Mabne të shtrenguar dhe pastaj numeroni ngadale deri në dhjetë ...numroni dhe leshone frymen dhe pastaj lirone doren në të njejten kohë.Ndjene lirmin e juaj dhe pushoni pak nga kjo.

9.Të njejten gjë veprone me doren e majtë sikur më lartë.

10.Tash do të besh të njejten gjë me muskujt e ballit , shtrengoni dhe merrni frymë thellë , duke e lirur frymarrjen , lironi edhe muskujt e ballit , pra numerimi nga dhejte e teposhtë , lriohi pastaj dhe pushoni.

11.Vazhdoni me tutje me muskujtë e hundes , shtrengoni muskujt e hundes , merrni frymë thellë ..pastaj lirone frymarrjen duke numruar nga dhete deri ne një. Relaksohi dhe pushoni.

12.Vazhdo me shtrengimin e muskujve të syrit (duke i mbyllur dhe shtrenguar syt) , ndjene shtrengimin e tyre , dhe si cdo here , merrni frymë thellë dhe leshone frymarrjen duke numruar nga dhjetë deri në një.

13.Vazhdoni duke e shtrenguar gjuhen , (prekne me gjuhë qiellzen e gojes) mbane të shtrenguar , merrni frymë thellë dhe duke numruar si cdo here , lëshone frymarrjen , pra nga dhjetë deri ne një.

P.S. Mundohuni ti kompletoni tash të gjitha që prej ushtrimit nr 1.

Perseritni keto ushtrime së paku një here në ditë , zakonishtë kur ka qetesi absolute.


Pyetne moderatorin tonë të Floart-it
________________________________________
Pershendetje lexues të mijë!


Shprehi vullnetin dhe deshiren që të ju bejë të mundur të gjithë atyre të cilët kan nevojë të parashtrojnë pyetje dhe kan nevojë ndihme, këshille sygjerimi,që të mos ngurrojnë dhe të parashtrojnë pyetje rrethë asaj që i brengos ata/ato , ose për të afermit e vetë , shokët, shoqet , prinderit , fëmijet etj.
Pa marrë parasysh se në cilat sfera, ju mund të parashtroni pyetjen e juaj dhe do të merrni përgjegjjen në menyren profesionale dhe të saktë.
Ju njoftoj se vetem pyetjeve serioze do tu përgjigjem , dhe assesi atyre pyetjeve që nuk kan parashtrim serioz.

Mirë se vini!

Me nderime për ju:

Moderatori F.ruqi
__________________


Nderimet e mia i inderuari moderator Bruqi,

Jam kurreshtare te dij mendimin tuaj, lidhur me pyetjen ne vazhdim:

Njeriu vdes, shpirti jo! Ku jeton shpirti,eshte ne lidhje prape me kete bote?

Mendimin tuaj ju lutem,flm per mirekuptim!

Me dashuri Flutura Rexhahmetaj,Isniq,Deçan
__________________


Pershendetje e nderuara motër Flutura,

Ju falenderoj për pyetjen e juaj.
Flori Bruqi,bashkëvendësi yt.

Sa i perket asaj në lidhje me shpirtin dhe jeten e tij , pas vdekjes , mundemi lirishtë te falsim , se ne kohet e vjetra mendohej se shpirti i njeriut pas vdeljes iken dikund tjeter , dhe si i tillë edhe matej në momentin e para vdekjes ( pra behej matja e njeriut) dhe se mendohej se shpirti i njeriut peshon deri ne 24 gramë.
Por e nderuar , do të thellohem pak me shumë ne lidhje me ketë e ebsoj qe keni durimin të lexoni me gjatë.
Ne bazat fetare , dihet kjartë se mendohet se shpiti i njeriut nuk cdesë kurrë por behet transferimi i shpirtit tek ndoj organizem i tjeter , por si qendron kjo punë është akoma e pa ditur (Parapsikologji) edhe pse ne faktë njerezit i ngjajnë shumë dikuj qe se kan njohur kurrë ose dikuj që ka pasur prirje të madhe dhe se kjo prirje edhe behet trasheguese tek ndoj shpirt i ri, si shembull mundemi të marrim fizionomin e Betovenit dhe të Majkell Xhekson , por edhe prirjen e tij në talentin e botes muzikore.
Por se , a është e mundur që shpirti i njeriut të jetoj , kemi shumë studime deri me sot , qe kan konkluduar se një gjë e tillë eshtë dhe nuk është e mundur.
Ferri ose Xhehnemi , mendohet se bejnë ndamjen e shpirtit të mirë dhe te keq pas vdekjes së njeriut , por nga kjo nuk mundemi edhe të bazohemi ,sepse shpirti i njeriut është vetem mekanizmi i cili e ve ne levzje edhe fuqin e trupit.
Studius idoamerikan Deepak Chopra) qe sot jeton dhe vepron akoma në Kalifornia , ne librin e tij " Si ti mos plakemi " tregon kjartë se atomet e njeriut kan mundesi të mbahen të reja nese edhe shpirti i jonë dhe mirqenja e jonë mbahet mirë me harmoni dhe ka një kujdes të posatqem nga ne si njerez.
Për te shkuar më tutje
Shumë njerez besojnë që ne e kemi një shpirtë të pavdekshem, diqka që është e ndarë nga trupi dhe qe jeton me tutje pas vdekjes, ndersa të tjeret besojnë se shpirti egziston edhe para formimit të trupit njerzorë , rast qe ceka me lartë .
Por kur të bejmë një veshtrim ne studimet e filozofit Platon , lexojmë se : -" Shpirti është i shtrenguar në trupi si një denim për ato mekate të cilat u kryen në parajsë"
Ndersa teologu Origenes i cili jetoj në vitet e 200 , thotë thuja se ne të njejten menyrë se ;-" Shpirterat mëkatar ( ne parajsë) para se ata të bashkoheshin me trupin ( kam fjalen tek trupi akoma i pa formuar) dhe per shkak të kesaj keta shpirtera u larguan nga parajsa dhe u deguan në tokë"
Eshtë edhe qudi se për ketë shumica besojnë se jeta në tokë është vetem një prov e vogel , sepse jeta e vertet gjindet atje ne parajsë, por si do të ishte kjo nese vetem shpirterat mekatar vijnë nga parajsa për të krijuar shpirtera të tjerë ne ketë botë , ku do të mbeteshin njerzit shpirtë mire.
Ne bazë te libres "Filozofija e lindjes" egjiptasit e vjeter konkluduan se -" Shpirti i të vdekurit kalon ne nëndhe" , pra perfundi tokes dhe se aty mbetet.
Filozofet , po ashtu pohuan se shpirti i të vdekurit nuk erdhi nga drita ne erresirë , pra nga bota e tjeter, por ata vetem shkojnë ne një botë të parajses se¨lartë shpirterore.
Filozofi grek Sokrati ka pasur një mendim se shpirti pas vdekjes shkon në një botë të pamekat dhe se atje e kalon terë jeten me zotrat , pra nuk vjen prapë në tokë , dhe nuk prejashtohet nga parajsa si shpirt i keq.
Ne enciklopedin Britanike thuhet qe besimi fetar i sektit Menikeiz 200 vjet e.r në bazë të formuesit të ketij sekti , ai thoshte keshtu se ;
-" Eshë jo natyrore , e dhimbeshme dhe e pavlerë " qe te jemi njerez në ketë tokë.
Ai mendoj se e vetmja menyrë që të të shpetojmë nga "denimi" është qe shpirti ik nga trupi , e len ketë tokë , dhe atje fiton një botë të mirë shpirterore.
Pra e nderuar , janë berë dhe do të behen akoma shumë studime ne lidhje me ketë , por simbas mendimit tim , shpirti nuk jeton pas vdekjes dhe se nuk ka vlerë me shumë pas atij momenti.

Nderime per ju;

Moderatori Bruqi
__________________



Ju falenderoj per mendimin tuaj i nderuari Bruqi!
E lexova me endje!

Me dashuri Flutura

------------------------------

Ç’është psikoterapia?

Psikoterapia është një llojë mjekimi në kohë të gjatë më anë të bisedave të panderprera me një Psikoterapeut të legjitimuar ose një kohë mjekim i shkurtë , pra ketu mund të llogarisim nga disa javë e ndoshta edhe deri me vite.
Psikoterapia mund të trajtohet si një mardhenje bisedash mes të dy personave pra ne mes të pacientit dhe të psikoterapeutit.Në bashkpunim me njëri tjetrin , keta e kerkojnë arsye e një kuptimi për problemet e pacientit dhe sëmundjet e tij, por kjo gjithashtu është edhe një punë ralative ku që të dytë janë pjesëmarres , por përsoni kryesorë ketu është pacienti.
Përgaditja ose vullneti i pacientit që të gjurmoj në brendesin e vetë është qelsi kryesorë që ai të arrinë rezultate të duhura dhe të mira në terapi.
Psikoterapia mundet të jetë individuale , me qiftet , familjare ose në grupe.
Shumë njërez lëngojnë nga veshtirësitë e ndryshme psiqike dhe ato të shendetit psiqik për të cilin nuk kan mundur që të gjejnë rrugë të drejtë të mjekimit.
Të gjithë njerezit gjinden ndoj here në jetë në ndonjë krizë dhe në situatë të vështirë siq janë ankthi, stresi , brengosja , pagjumesia ose humbja e vullnetit jetsorë që është një simptom i cili shfaqet me gjendejn aktuale të njeriut nëjetë , pra , mvaresisht nga rastinë rastë e nga keto shkaqe munden të jenë shkurorzimi , veshtirësit me fëmij,prinder ose në vendin e punes,por nganjehere është veshtirë të kuptohet arsyja dhe shkaku i shfaqjes së problemit, veqnarishtë kur ky problemi gjindet në njeriun dhe në trupin e tij fizik behen shqetesime te ndryshme si p.sh .dhimbja e kokes, dhimbjet e barkut,shtrengime të ndryshme, veshtirësi frymarrje etj etj.
Në terapin psikodinamike , psikoterapia mundeson që së bashku me terapeutin të kërkoj që ti kuptoj arsyet dhe shkaqet e mbrendeshme si shembull se:a munden që simptomet të jenë të bashkangjitura me rastin e tanishem tash ose më heret në jetë dhe permes kesaj të gjindet një perspektiv e re dhe një menyrëe trajtimit që të përballohen ose tejkalohen keto veshtirësi dhe keto ngarkesa.
Permes konsultimit me psikoterapeutin njeriu mundet të marrë ndihmë në ketë dhe që të ketë të ditur se a ka nevojë që ti behet një trajtim i tillë i kesaj forme të mjekimit.
Me përgaditje të madhe , dituri dhe vetdije për vetveten ,nevojat e pacientit dhe motivimi permes psikoterapis e benë të mundur që të kuptoj dhe të ndikoj në jeten e tij, do të thotë të jetë ne rrugen e drejtë për ndryshimin e vuajtjes , merzizë , krizes apo cka do që të jetë ajo , mvaressisht nga rasti.

Me nderime për ju:

Moderatori Bruqi
__________________

I nderuari Bruqi,

ju falenderoj per kete pergjigje.

Me sa kuptova une psikoterapia qenka sherim i crregullimeve dhe semundjeve me prejardhje psikogjene pa perdorimin e ilaqnave, pra me metoda psikologjike.

A aplikohet kjo terapi ne te gjitha moshat, konkretisht e kam fjalën për femij duke filluar prej moshes 3 vjec e tutje.
__________________
I nderuari Rexhep,

Nese flasim për preferimin e vizitës së një femiu 3 vjeqarë tek një Psikoterapeur mund të ju themë se së pari fillohet me kontaktin e prinderve dhe sqarimin e brengosjes së tyre për femiun e vetë , ketu mundet të kemi rastin që femiu nuk flenë naten , ka problem me ushqimin , bertet të madhe cdo here, nuk ndegjon , tregohet agresiv etj etj .
Por pas dhenjes së informates tek prinderit se si duhet të reagojnë dhe cka të bejnë , nese edhe kjo nuk ndihmon ,atehere femiu duhet te vijë patjeter me prinderit në vizitë.
Nga mosha 3 vjeqare ka mundesi që femiu të ketë kontaktë me një Psikoterapeut, por ne pranin e prinderve , duke filluar me analizen e femiut në bazë të metodes së roterikes , sjelljes së tij (qoftë edhe agresiviteti) gjë e cila verehet shumë lehtë se cili është shkaku i kesaj.


Psikoterapia e femijeve mbeshtete në teorin psikoanalizuese dhe metoda moderne e psikologjisë,cka do të thotë se mbrapa disa symtomeve qe i përmenda më lartë tek femiu munden të gjinden fantazi të ndryshme,konflikte , deshira dhe reaksione të ngjarjeve që ne faktë munden që kan qenë të traumatizuara për atë, ose rrethi që ndikon në shqetesimin e femiut.
Psikoterapia i përshtatet kesaj moshe cdo here simbas nevojes dhe nga resurset e tij dhe se nga kjo edhe mirret konklidimi se cila formë dhe cka i përshtatet kesaj moshe.
Sdo të thotë që ne bisedojmë me femiun , por reagimet , levizjet na tregojnë mjaftë mirë arsyen dhe shkakun e asaj që femiu është i rrethuar ose i shqetesuar.

Me nderime;

Moderatori Bruqi
__________________

I nderuari z.Bruqi,

ju falenderoj per pergjigjen.

Nese nuk jeni merzit kam edhe ca pyetje per ju.

Psikodiagnostika

Cka mund te konstatohet me anë te psikodiagnostikes, cilat metoda shfrytezohen, a bëhet me anë të ndonji aparati apo detektori etj.

Pershendetje i nderuari Rexhep!

Kam nderin për ju cdo here dhe se aspak nuk më keni lodhur e as merzitur , jeni të mirë se ardhur cdo here me atë se cka ju intereson rrethë jetes dhe botes Psikologjike.
Të shkojmë me një sqarim të hollsishem rrethë pyetjes së juaj.

Hermann Rorschach psikiater Zvicerian i lindur në vitin 1884 në Zurich (Cyrih) dhe vdiq me 1 Prill të vitit 1922 nga një semundje e zorres së verber.
Babai i Hermann Rorschach ishte një puntorë i cili mirrej me lyerjen e shtepive dhe ky filloj që edhe vetë të mirret me ketë.
Në shkollë e quanin me një emerë “Klex” që do të thotë “ brush e ngjyrosjes”.
Ne atë kohë femijet zvicerrian luanin shpesh me një leter dhe me një brushë ku permes kesaj vizatonin një figurë si shembullë ndoj shpezë,pupla etj, gjë e cila e bëri ketë që të interesohet dhe të studjoj rrethë mentalitetit dhe mendimit të femiut.
Një kohë ky punoj edhe në Rusi , por pjesen me të madhe ne Zvicerr.
Filloj të studijoj psikodiagnotistiken duke u bazuar në brushat e njgyrosjes që nga viti 1910 dhe më pas vazhdoj prapë në vitin 1919.
U bë edhe i vlersuar në botë me metoden e tij kontraverziale që thirrej testi i Rorschachit.
Kjo metodë përshkruhet në librin klasik të botuar në vitin 1921 (Psychodiagnotistik), por botimi i parë ishte vetem një fiasko , dhe pas vdekjes së Rorschach u rritë interesimi për testet dhe librin dhe se libri u botua me mijera herë pas kesaj .
Por të kalojmë më hollsishtë në sqarimin e pyetjes së juaj.

Psikodiagnotistika është = të ndajë, të dignotizojë për ata njerez të cilet nuk kan kerkuar për ketë dhe të tillet janë vetem deskriptiv të cilet nuk kan të bejnë asgjë me patologji , por që janë analizuar si të tillë , dhe se kjo është nje skenario me e komplikuar që une do ta paramendoja.
Analiza Psikologjike janë t e bazuara në Psikodiagnotistiken si test psikologjik , në qeshtjet psikosociale, që kan edhe lidheshmeri më qeshtjet juridike dhe rastet e vlersimit juridik , do të thorë janë në vlersimin e kapacitetit personal të shendetit të njeriut,ose të padrejtesis së trajtimit të tij,ka raste që edhe të burgosurit , kriminelet , patjeter kalojnë ne një test të tillë ne menyrë që të kenë denimin , trajtimin dhe gjykimin e merituar në bazät shendetsore psiqike .
Diagnozat e ndryshme të cilat edhe i etiketojnë femijet dhe të rriturit ne menyrat e padrejta dhe ato të padeshuriruara janë të renda që ti bajnë ne veten e tyre, dhe ai i clili i largohet sigmatizimit të vegjelve , rekomandohet që të provojë një pershkrim produktiv dhe me ketë ta perdorë një diagnotistikstrukturale e cila është një formë tradicionale e psikodiagnotistikes e cila nuk e patalogjizon ose nuk e fut në ndoj rangë pa pershkrim dhe pa e berë dallimin ne mes të individit me strukturat dimenzionale të ndryshme psiqike.

Psikodiagnotistika , në fjalë diagnotistikstrukturale nuk është as patologjike ose e renditur në ketë rangë por thjeshtë një deskriptiv shkencorë, dhe ata të cilet e mesojnë një analizë të tillë dhe tekniken e pershkrimit të ketij , janë të rekomanduar që të mesojnë sa më shumë nga e kaluara e tyre dhe dhe prejardhjen e ketij historiati, sepse për të perdorur diagnotistiken strukturale ose trajtimin patologjik nuk është edhe keshillë e preferuar.
Nje vendim ose shqyrtim duhet të behet cdo here para se një trajtim i një problemi psiqik të fillon trajtimin..
Kur kerkusi (pacenti që kerkon) është një i rritur i cili permes një bisede të vendimit se cka dhe si do të behet ose trajtohet ky pacient pra ne një bisedë ku analizohen se cilat probleme i perjeton pacinenti , cka dhe sa kohë mundet ai që kerkon të i kushtoj zgjidhjes së problemit.
Psykodiagngotistika –të themi një vendim nga ana e një problemi psiqik vazhdon në menyren më të madhe sesa shqyrtimi psikologjik gjë në të cilen si objek janë femijet ose të rinjet për brengosje ose shqetesime ne jeten e tyre ne mesin shoqerorë dhe atë në pergjithesi..
Femijet ose te rinjet munden që shpesh nuk i perjetojnë problematikat e veta nga vetvetja , por është rrethi që i benë këta që të mos jenë mirë, ose nga ana e asaj që të jenë të lidhur ne mbrendesin e vetë , të jenë të deprimuar, ose që të reagojnë në menyren agresive.
Një shqyrtim psikologjik në ketë rast ju ofron të rinjeve ose femijeve mundesin që të shprehen me ose pa fjalë.Kur të rriturit flasin, femijet lozin dhe më pas i shprehin ato veshtirësi që i perjetojnë në relacionet e veta.
Për femijë që nga mosha 3-12 vjeq më se mirti dhe më se shpeshti u përshtatet një metodë e quajtur Ericametoda si një metodë e shqyrtimit, ku femijet do të ndertojnë ose lozin në një të themi kuti të zallit (reres), dhe kjo më pas kompletohet edhe me instrumentet e tjera projektive duke e futur ketu edhe metoden kognitive që të merret diagnosa e vertet dhe e pershtatur.

Me nderime për ju:

Moderatori Bruqi

I nderuari moderator Bruqi,

ju falemnderit per pergjigjen.

Me vemendje e lexova afishimin tuaj, qka po me intereson tani, jam kurreshtar të di se a perdoren far aparatesh apo si t'i quajmë edhe detektor ne diagnostifikimin e pacienteve apo edhe..

Pershendetje i nderuari Rexhep!

Po.Perdorimi i aparateve behet në klasifikimin e sëmundjes dhe nxerrjen e diagnozës për pacientin.
Por më lejo të bejë një sqarim sa më të shkurter per ju i nderuar.
Diagnozat Psikiatrike , sikurse diagnozat e tjera të medicines , natyrisht se organizohen në një sistem që e benë edhe klasifikimin e semundjes.
Për momentin psikiatria i ka dy klasifikime të sistemeve klasifikuese ;
Ajo e sistemit amerikan Diagnostic and Statistikal Manual of MentalDisorders , me versionin e tij të ri të quajtur DSM IV që erdhi në perdorim me ketë sistem më të ri se ai i pari ( DSM III) pra DSM IV e kemi që në vitin 1994 dhe sistemi i tjeter WHO = Internacional Classifikation of Diseases Injuries and Causes of Death , si një version i quajtur edhe ICD 10 që filloj të perdoret në vitin 1997.
DSM IV është një sistem multidegët që ndahen në pesë kategori ose në pesë degë..
Dega I-Sindromet klinike dhe gjendjet e tjera shendetsore qe munden të jenë në fokus të shqyrtimit klinik dhe sherimit klinik.
Dega II –Reterdacioni personal dhe shqetesimet personale
Dega III-Semundjet somatike ( lendimet psiqike)
Dega IV-Problemet Psikosociale
Dega V- Pengesat globale të funksioneve mentale..
Keto të dhena dhe qellime , janë që ti mundesojnë klasifikimin dhe pershkrimin statistikor të semundjeve dhe problemeve të tjera shendetsore të cilat janë aktuale si shkak i vdekjes së njeriut nga qrregullimet psiqike.
Sistemi DSM IV përdoret shpesh në psikatri në menyren klinike por edhe atë të studimeve shkencore, dhe në krahun tjeter ICD 10 perdoret vetem në syndromet klinike dhe qrregullimet personale , pra janë të dyjat të lidhura njera me tjetren.
Keto të dy sistemet diagnotistike perputhem me njera tjetren deri me 95% dhe në faktë janë të sakta në dhenjen , zbulimin dhe klasifikimin e diagnozes tek pacienti.

Me nderime per ju:

Moderatori Bruqi

Çka i bene qe femijet te jene agresiv ,bertasin me te madhe ose qe nuk binden.Desha ta dije se rrjedh e qkafit eshte kjo.
Pershendes juve gjithashtu edhe per temen.

Vjollca Ferati,nga Peja

Pershendetje e nderuara Vjollca!

Ju falenderoj për pyetjen e juaj.

Agresiviteti tek femijet mundet të jetë i shumë natyrave të ndryshme.
Ndoshta femiu është i lindur me ndonjë pasojë ose shqetesim psiqik , por sdo të futemi në keto diskutime , vetem të sqarohem vetem në atë se cka i benë femijet agresiv.
Disa nga dukurit ketilla lindin së pari edhe nga TV , grindjet ne mes të prinderve nä prani të femiut, perdoimi i dhunes ndaj femiut , shtrengimi diciplinor i femiut , mos lejimi i shprehjes dhemendimit të lirë etj etj.
Femijet , si një nder kamerat enqizuese të të rriturve janë aq të ndieshem që në faktë cdo gjë e enqizojnë dhe e bejnë aq të ngulur në kokë gje e cila më vonë ndikon ne jeten e tyre.
Shikimi i filmave me perdorimin e dhunes dhe të vrasjeve është një nga qeshtjet kyqe të cilat edhe e nxisin femiun që të ketë mendime dhe bindje të tilla se " vetem dhuna i zgjidhë problemet" arsye kjo se ne TV filmat , ata më të miret dhe më të forti janë krenar dhe të respektuar , por në anen tjeter , përdorimi i lojrave të PC. Playstation , janë shumë efektive për futjen e agresivitetit në mendjen dhe natyren e femiut.
KOha e lirë duhet të jetë një nder qeshtjet dhe qellimet kryesore të prinderit që të i kushtoj shumë me shumë femiut , që të bejë shetitje , aktivitete sportive dhe shumë me teper.
Perdorimi i dhunes tek femijet nuk permireson asgjë , vetem qe e demton një femij dhe se nga kjo , ne të ardhmen ai do të jetë trashegues i dhunes edhe ne jeten e tij , pra do të ketë si imponim se dhuna kerkohet në jetë , dhe ketë dhunë ai do ta perdorë edhe me femiun e tij , ne relacionet bashkshortore por edhe ne rrethin se ku jeton.
Te kemi femij të lumtur e të aftë dhe talentë , duhet të jemi shumë e shumë afer tyre , të krijojmë një mardhenje shoqerore me femijet , që ata të mos kenë frigë asoak kur shprehen dhe diskutojnë me ne, pra që ata edhe nese kan gabuar të dijnë se nuk denohen , ose nuk rrifen ,sepse edhe qeshtja hormonale e femijeve ndokon shumë ne qrregullimin e tyre ku ata ne faktë bijnëe dhe ne konfliktë me veten e tyre dhe se nuk e kuptojnë se cpo ndodhë me trupin e tyre dhe se hormonet dhe koha e pubertretit ndikon ne rritjen e nervozes , ne urrejtje e kohë pas kohe edhe me lotet e tyre të cilet nuk e kuptojnës e perse ndodhë e terë kjo.
Mu për ketë duhet të jetë prindi afer dhe ti sqaroj se me moshen ai rritet , ndahet trupi nga ai i femis në atë të pjekuris etj etj.
Nese shkallet e dhunes dhe të agresivitetit e kan arritur kulminacionin ose janë perfshirë ne boten e një femiut ose te rriturit është e rruges që të kontaktohet edhe ndonjë psikoterapeut , cka do të thotë se treumatizimi i femiut dhe sjellja e tij duhet të ndryshohe tnga keto terapi të preferuara , pra mvaresishtë nga rasti në rastë, pra me perdorimin e psikoterapis dinamike arrihet deri të ulja e dhunes , tek ndryshimi i bindjes dhe tek mardhenjet e tij se pari me veten e vetë e pastaj me rrethin , familjen ,shoqerin se ku ai gjindet dhe jeton.
Krijoni një shoqeri me femijet e juaj , jo ndonjë disciplinë ose ligjë sepse ligjet nuk i mbanë mendë as i rrituri dhe se njeriu i lirë nuk ka deshirë të jetë vegel e askuj në asnjë menyrë , por kerkon lirinë , shprehjen , ndjenjat dhe kuptimin e jetes .

Me nderime per ju:

Moderatori Bruqi

Pershendetje të nderuar/a!


Shprehi vullnetin dhe deshiren që të ju bejë të mundur të gjithë atyre të cilët kan nevojë të parashtrojnë pyetje dhe kan nevojë ndihme, këshille sygjerimi,që të mos ngurrojnë dhe të parashtrojnë pyetje rrethë asaj që i brengos ata/ato , ose për të afermit e vetë , shokët, shoqet , prinderit , fëmijet etj.
Pa marrë parasysh se në cilat sfera, ju mund të parashtroni pyetjen e juaj dhe do të merrni përgjegjjen në menyren profesionale dhe të saktë.
Ju njoftoj se vetem pyetjeve serioze do tu përgjigjem , dhe assesi atyre pyetjeve që nuk kan parashtrim serioz.

Mirë se vini!

Me nderime për ju:

Moderatori Flori Bruqi


Pershendetje i nderuari z.Florent!

Ju falenderoj për pyetjen e juaj.

Ndjenjat tona janë shumë inteligjente dhe se nga keto shendrrohen edhe ne kreativitetin tonë.
Kuptimi i inteligjences së ndjenjave ka qenë cdo herë i mirëpritur , sepse ajo përmban ne veten e vetë vetëinstiktin , kontrollen , vetëmotivimin, ndjenjat e perbashketa dhe kompetencen sociale (që të bijë në mirë kuptim me te tjeret)
Nuk mjaftonë që njeriu të jetë vetem i aftë, por ti duhet edhe të din që ti pershkruash ndejnjat që njeriu të mundet ti kontrollojë ato dhe ti lejoj ndjenjat që të bejnë një ngritje shpirterore , më mirë se ato të perulin oset ë gjunjezojnë.
Që shumë ndjenja të kuptohen vetem si hidherim , urrejtjemallengjim ,ironi, atehere njeriu duhet të filloj që ti urrejë keto dhe ti shenderon në një forcë e cila do të ketë sukses ne sferat e pergjitheshme të njeriut,sepse ne mundemi të kuptojmë se cka dshifet pas ndjenjave nese ne i kombinojmë ndjenjat me befasin tonë , dhe se në të njejten menyrë se si mesohemi që të numerojmë , ne kemi mundesi të mesohemi që ti lexojmë ndjenjat tona , qka ne faktë edhe na lejteson neve që te marrim vendime më të mirë dhe më të sukseseshme ne jeten tonë, e për ketë arsye ne duhet të kemi kontrollë mbi to dhe ti lejojmë që ato te behen edhe udherrefyese të tonat në jetë.

Ndjenjat destruktive munden të shenderrohen në ato pozitive , ne nuk kemi nevojë të reagojmë intenzivishtë , por me ndihmen e të kaluares tonë të mendojmë se si ned o ti tejkalojmë stutata e nderlikuara,sepse ne ndoshta nuk kemi nevojë te reagojmënë një hidherim të pakontrolluar ose me lotë ,por ti shenderrojmë ndjenjat në ne reaksion konstruktiv,dhe mu ketu eshtë qellimi që te jemi në kontaktë me to , por jo që ato te dominojnë mbi ne.
Kur ne të mesohemi që ti identifikojmë ndjenjat tona , e kemi me të lehtë që të zbulojmë se me cka dhe ne cilat situata ne duhet te largohemi nga keto, dhe me zhvillimin tonë mbi njohurin arrijme¨deri të mesimi që si ta perdorim kapacitetin tonë ne pergjithesi sikur njerez ne anen e erret dhe atë të ndritur.
Frances Wilks (Psikolog) e parashtron ketë si nevojë për të gjurmuar ne ndjenjat tona dhe me ketë edhe të konfrontojmë të kaluaren tonë,por shumë njerez reagojnë ne menuren e kundertë.
Ndjenjat si urrejtja ,ironia dhe pikellimi i mohojnë në cdo aspektë, dhe se gezimi dhe lumturia nuk vjen nga bota e jonë e jashtme , por ne duhet ta kerkojmë ne brendesin tonë, ne njejten menyrë si duhet te veprojmë edhe me seksin ku përdorimi i tij nuk ka perfundim asnjehere.dhe se mu për ketë eshtë me rendesi që ne menyren konstruktive të i ngrisim ndjenjat tona , të të jemi të perqendruar mbi to ,sepse një gjë e tillë na dergon në thellimin e kuptimit në jeten tonë.
Ne brendesin tonë gjindet shpesh një dhomë e zbrazet të cile nuk ka forcë asnjë dashuri që ta përmbushë ose ta plotesojë, por të tilla mendime vijnë vetem nga momenti kur vuajmë për diqka dhe për dikendë , kur ndihemi të vetmuar dhe shpresave të tona ia kthejmë shpinden , duke harruar se jeta duhet të shkoj më tutje dhe se ajo do të sjellë edhe supriza.
Pasionet tona duken aq të pamatura dhe se ne ua kthejme shpinen atyre , por në faktë ato vazhdojnë të na percjellin dhe të na shqetesojnë, por nese për një momentë ne i harrojmë keto nga vetja e jonë atehere duhet liruar që kerkimet tona të ecin me një liri para syve tanë, edhe pse ne në fillim na duket se kjo nuk është e mundur, por provoni dhe vereni se cka ato zbulojnë në brendesin tonë shpirterore.
Të marrim një shembullë rrethë kesaj;
Ju vuani nga vuajtja , kerkimi dhe vuani të keni një mbeshtetje e cila sdo të ju tradhtonë kurrë , ndoshta nje mbeshtetje nga një shokë , i cili mundet të jetë afer jush cdo here dhe ne cdo kohë,sepse në te shumten e rasteve keni qenë të keqkuptuar nga shumë persona, dhe në raste të tilla njeriu kerkon një shokë i cili /cila ndoshta mundet të futen ne brendesin e shpirtit tënde,par në ketë kerkese të mbrendeshme shpirterore kerkohet diksuh i cili /cila ka kaluar njërrugë sikur të juajen traumat dhe vujatjen munden të perputhen me njera –tjeteren.
JU ndoshta keni nevojë për një simpatizues i cili/cila i din fshehtesit e juaja të erreta dhe prapë se prapë gezohet qe ju ka ashtu siq jeni , dhe në atë menyrë edhe ju mirëpret.

Në rrethana të tilla njeriu kerkon ndonjë partnere e cila është e fortë si ju ,kur krizat vetem dalin në shesh dhe shfaqen në jetë , një personë që do të ju ngushllojë , të ju mbrojë dhe të ju mbushë me forcë dhe energji për të ardhmen , dhe se nga keto edhe forca për të ardhmen rritet duke e sjellur fatin ne mesin e shpirtit te juaj dhe qetesin e kerkuar.

Janë të pranishme edhe kerkasat ne mendime që në anen e juaj të keni ndokendë që kurrë nuk ndryshon ,nuk lodhet me ju , dikush që i permbush nevojat e juaja dhe të ndjeheni ashtu se ju jeni të krijuar njeri për tjeterin, dhe se me ketë persn në fjalë ju do të jeni cdo here krenar , person që dashurin e juaj do ta ruaj dhe do të ju mbetet besnik cdo here pamvaresishtë se cka sjellë jeta , semundje , pleqeri , vdekje etj etj.

”Kur ne mendojmë në diqka që eshte kunder nesh , ne kaplohemi nga nje bindje mentale”AARON T BECK

Me nderime për ju:

Moderatori Flori Bruqi

Faleminderit per pergjegjejen e shpejt dhe te gjere.
Kam edhe disa pyetje .
Mos eshte edhe lazdrimi i femijes apo xhelozia ndaj vellezerve.
Dhe me lart folet per kulminacionin,si mund ta verejm ate o cilat jan shenjat fundit.

Me nderime,Vjollca

Pershendetje e nderuara Vjollca!

Ju falenderoj për pyetjen e juaj.

Femijet si zakonishtë janë të injoruar shpeshë në vellezerit ose motrat e veta , në faktë ky injorim i tyre kalon dikur edhe ndaj prinderve të tyre .Dihet fare mirë se nga ironia , lindë edhe xhelozia.
Duke u filluar nga kjo mundemi të marrim një shembullë të thjeshtë;
nese në një familje lindë një bebe e vogel (femiu i dytë) e femiu i parë është i msohes 2 vjeqarë , ketu hasim ne një problem shpirterorë që e percjellë femiun,sepse në keto rrethana , bebes i duhet më shumë kujdes dhe i duhet më shumë kohë , ndersa ketij femiut i kushtojnë kohë më pak pasi ky eshtë me i rritur.
Por rastet e tilla dergojnë cdo here në vetmin shpirterore të femiut, në fjalë ,dhe se në brendesi të tij krijohet një urrejtje e madhe ndaj bebes ,por edhe janë të pranishme shpeshë ankesat se ;" Ju nuk me doni mua , e doni beben" gjë e cila me kohen ,tek ky femij , pasi të rritet mundet të shfaqetet edhe xhelozia e madhe në jeten e tij të perditeshme.
Ka raste qe sigurishtë keni ndegjuar se shumë femij kan tentuar që të demtojnë bebat në menyra të ndryshme sepse tek keta ka lindur bindja se beba është fajtorë që ky femi eshtë harruar nga prinderit.
Edhe pse nuk është harruar , ketu e kemi në pyetje kohen e prinderve ,dhe kujdesin e tyre të pa menduar në keto pasoja,por femiu nuk i kupton keto gjera, dhe në raste të tilla duhet të kemi kujdes të veqantë dhe të jemi të afertë me të gjithë njellojë , dhe jo per mos dijet tonë të krijojmë nje femijë urrejtes ose të lenduarë shpirterishte.
Moshat e femijeve janë të tilla të cilat edhe dergojnë në dashurin dhe simpatin e tij ndaj prinderit , dhe se keta fëmijë edhe xhelozojnë nese dikush tjeter i afrohet prindit dhe se nuk e mirëpresin atë punë fare.Nese flasim për lazdrimin ose për kulminacionin e kesaj , ne e verejmë fare lehtë se kur dhe si është arritur kjo ,ose në faktë edhe ndoshta nuk është arritur.
Një femijë i cili ne mund ta quajmë të lazdruarë është ai femij i cili nuk mesohet në menyren e lehtë që të merrë pak a shumë pergjegjesi për veten ,pra që të jete i gateshem dhe ti kushtoj vetes rendesi dhe të mos mesohet ashtu se për cdo gjë është mami ose babi cdo here ne sherbim të tij.
Kemi shumë femij dhe prinder të cilet femiun e tij e mesojnë që ta veshin e mbathin edhe nese ky e ka kaluar një moshë të cilen mundet ta kryej vetë , kur e kam fjalen tek veshmbathja nuk e mendoj që ai të veshet vetë pa keshillen e prinderit , por punen ta kryej vetë atë që i ështe caktuar nga prindi,por jo me obligim ose kercenim por vetem me sqarim dhe butësi prinderore.
Lazdrimi që ne e quajmë nuk është asgjë me teper vetem liri e femiut , pra , nese femiun , luan ,kercen në prezencen e mysafireve nuk është i lazdruar ,dhe se, perkufizimeve duhet ti largohemi sa më shumë në keto rrethana sepse ai është femij,por prapë edhe ti sqarojmë se ai ka të drejtë cdo gjë por do të ishte mirë nese ai vepron ndryshe.
Për fat të keq shumë prinder edhe i mbyllin femijet e vetë ne dhomen e tyre kur kan mysafir gjë e cila është një gabim i madhe dhe i pa falur ,sepse femiu ne keto raste mesohet dhe i dedikohet vetmsi cka ne të ardhmen do të ketë pasoja për mirëqenje ose permbajtje në shoqeri,pra do ta adhurojë vetmin dhe nga kjo izolon veteveten dhe krijon një frigë nga njerezitë që mundemi ta quajmë (Fobia sociale)
Që femiu të kuptoj veten e vetë dhe rrethin e vetë duhet që pa tjeter të i japim hapesirë të madhe që të ju ikë pengesave të mbrendeshme të cilat i permenda më lartë dhe se ta perforcojmë shumë e më shumë personalitetin e tij ,dhe permes kesaj ne i ofrojmë atij shpetimin më të mirë që të funksionon me ne në relacionet tona dhe të veta ose në rrethin e pergjitheshem
S´duhet harruar se agresiviteti tek femijet lindë me shumë kur i ndalojmë gjera pa i sqaruar se perse ndalohen dhe perse lejohen , dhe cilat janë apo nuk janë pasojat e ndaleses ose pasojat e të së lejuares.
Të qajturit e femiut vetem për të arritur atë cka kerkon ose deshiron nuk është asgjë e pa ndaluar , gjë e cila duhet ti mesojë prinderitë që të mos jenë të dhimbeshem , dhe se femiu me ketë mesohet të jetë i larguar nga ajo se cdo gjë që kerkohet edhe plotesohet.
Nese flasim për femijet me të rritur atehere mundemi lirishtë të themi se ata do të jenë ne minus nga të hollat javore , nese nuk i permbushin obligimet e veta , pra pa i bertitur , pa e frigua ose detyruar me dhunë ,por me ardhjen e dites për të hollat javore , atehere nuk do të jetë ai/ajo që merrë atë që i takon sepse pergjegjsia e tij ka qenë e vogel, pra ketu krijojmë një femij stabil , pergjegjes dhe të ndegjuar dhe të bindur se e tëra mvaret nga kontributi i njeriut për jeten e tij në të ardhmen.Do të ishte e preferuar që një here në javë të mbani një mbledhje familjare së bashku me femijet që cdo kush të shpreh mendimin e vetë , paknaqesin dhe të behen edhe permiresimet në keto raste, pra e kam fjalen kur femijet janë paksa me të rritur nga mosha 7 e me tutje.
Shumë prinder edhe i obligojnë femijet që ti kryejnë detyrat e tyre , gjë që eshtë menyrë shumë e keqe , por se bashku me femijet të jemi edhe ne aty ,sepse asnjë njeri në bote nuk ka vullnet që të bejë diqka në vetmi, e ketu kerkohet edhe kujdesi i jonë për femiun që të jemi aty se ku kerkohet dhe aty ku ndikojmë me të madhe , pa e verejtur se sa shumë kemi ndikuar.
Traumat e ndryshme tek femiu munden të lindin në shumë rrethana , si ato të bertitjes , fjalimit , sqarimit me zë të lartë ,denimit të ndryshem , rrajhes ,fjalosjes se prinderve , perdorimi i alkoholit në prani të femiut, filmat agresiv , filmat horror etj etj ,dhe nese keto i kemi përdorurë atehere ne e kemi thyer shpirtin e një femiu dhe se ketu kerkohet një terapi urgjente për të miren e femiut derisa nuk është berë vonë , dhe se kerkesa për një terapi të tillë nuk është aspak ndonjë llojë panike ose turpi , sepse femiun nuk është i semurë psiqikishtë por vetem i deprimuar dhe i lodhur nga sjelljet dhe reagimet e lartëpermendura, gjë të cilat me kohen munden të kenë pasoja shumë të renda dhe serioze,sepse as i rrituri nuk mundet të bartë një barrë të tillë , ndersa femiu assesi dhe aspak.

Me nderime për ju:

Mr.sci.Flori Bruqi

Flm. per pergjegjejen,e kam lexuar me shum vemendje.
Te pershendes
Vjollca

Tung,

Moderator Bruqi , ndofta t'duket palidhje qka po du me pyt po apet po t'pys.

Un boj pjese ne ata njerz qe nuk ju besojn psikolgve! Jo pse me duken njerz t'pa dituri po thjesht nuk e shoh veten te psikologu(ja)!!

Kur e kam ni problem shpirtror ose tjeter e qe nuk munda me e zgjidh, gjith e kom ni der te hapur per me e tejkalu at problem! sado i veshtir te osht!!

Pytja është; Pse nuk besoj un ne Psikolog???

Mundet me pase edhe pergjigje qe sme pelqen mu, se sigurisht ne ket profesion të psikologut keni mësu edhe per njerz qe nuk besojn ne psikolog! por apet e mirpres pergjigjen, masi mendoj qe ki njohuri ne ket lami!

me t'mira Adelina Rexha

Pershendetje e nderuara znj.Rexha!

Ju falenderoj për pyetjen e juaj!


Lidhur me atë se perse ju nuk besoni në Psikolog ose thenë thjeshtë ,ne shkencen psikologjike , une mendoj se në raste të tilla të cila deri me sot i kam pasur neper dorë , shumë njerez kan thenë dhe deklaruar se , nuk besojnë ne Psikolog ose nuk kan nevojë për një ndihmë të tillë , por me kohen ata janë bindur se nuk kan një gatishmeri të tillë, që ne menyren e vetë joprofesionale ti përballojnë problemet e tyre jetesorë , shqetesimet , dhibjet shpirterore ose me një fjalë veshtiresitë e orjentimit në sferat e ndryshme të jetes.'
Nuk është e imja të ju bindi se ju duhet të besoni në Psikolog dhe shkencat e saj ose menyrat e trajtimit dhe të kurimit , por vetem të ju bejë me dije se , Psikologu nuk ka një shkop maxhik që të permireson njerezit siq donë ai vetë , por pa kerkesen e pacientit ne nuk nderhyjmë asesi ne jeten e askuj dhe hiq ma pak që ta bindim se ka nevojë për ndonjë trajtim, por mund të ndodhë kur organet shteterore si gjyqi , policia , sociali etj e obligojnë përsonin më pa tjeter që të kontaktoj me Psikolog ose edhe me keq , nese ka kryer veper krimi ,të jetë edhe ne mjekimin Psikiatrik të mbyllurë.
Rezultatet arrihen vetem atehere kur pacienti është i lirë dhe ka besim në Psikologun i cili mirret me terapi te tij , dhe nuk ka aspak mundesi tjeter që të benë dicka për ju me shumë nese ju nuk jeni i gateshem të bashkpunoni, edhe pse diagnozat dhe pasojat i njohim edhe përbazë të folurit , të shkruarit dhe permes sjelljeve ose komunikimit .
Andej i nderuar , ju preferoj që sado pak të hiqni bindjen nga vetja, se ju ia arrini të gjitha , edhe pse mendoni keshtu se ia arrini , duhet të dini se me të vertet a jeni në rrugen e drejtë apo jo ,apo ju vetë ndertoni ligje dhe i përshtati vetes se juaj ashtu siq doni,gjë e cila sjellë pasoja më vonë.
Mos e merrni për të keq i nderuar , ju lutem , por njeriu për të ditur për veten dhe mbi veten , ka nevojë që të sygjerohet ose kshillohet nga diksuh , mvarsisht se është apo nuk është Psikolog ose Psikijater,sepse cdo njeri banë ne vete një fhshtesi , dhimbje , lodhje , depresion , stres etj që edhe ndoshta nuk i veren se perse dhe nga i ka.
Si dashuria , por edhe ,mallengjimi kan lot , por kan edhe gezim , sepse kalohet nga njera ne tjetren dhe anasjelltas , pra gezohem që jeni mirë dhe deshiroj që cdo here të jeni mirë , vetem mos harroni se jeta ka dallga të ndryshme , atehere do të ishte e rruges që nese ju ndodhë ( shpresoj qe te mos u ndodhë) të keni bindjen në diqka qe ka treguar rezultate, dhe ka ndihmuar me qinda mijera njerez , pra nese do të paraqitet nevoja edhe ju mund të merrni ndihmen dhe përkrahjen adekuate simbas rastit dhe nevojes.

Me nderime për ju;

Mr.sci.F.Bruqi

dhe une e kam ni pytje veq ndoshta nuk pritoni me me dhan pergjigje.
Cili eshte mendimi i juaj per zotin apo perendin a egziston ai ne te vertet apo eshte vetem ndihmes per ata qe nuk kan vetebesim te mjaftueshem, dhe duhet patjeter qe te besojne ne diqka per te arritur diqka ?
A mund te jete Se Krishterizmi dhe Muslimanizmi si dhe fe te tjera jane vetem Parti Politike te asaj kohe?

Sejfullah Berisha

Pershendetje i nderuari Berisha !

Ju falenderoj për pyetjen e juaj.

Njerezit që prej kohesh kan besuar në një fuqi , një fuqi e cila i ka derguar edhe ne një frigë që të jenë të kufizuar ne ketë jetë dhe të jenë sa më pak të gabuar sepse gabimet e tyre do të "paguhen" shumë shtrenjet në një botë tjeter ,se atje gjindet gjyqi dhe djegeja e njeriut, dhe se kjo botë është menduar sikur botë e rrejshme, kaluese etj etj dhe se mendohej se bota e vertet gjindet në anen tjeter dhe se atje është jeta e vertet.
Edhe sot njerezit besimtar mendojnë për një gjë dhe mundesi të tillë , gjë e cila duhet të respektohet për mendimin dhe bindjen e tyre, ose anasjelltas.
Mirpo , në keto mendime dhe rrethana , ka ndkikuar shumë një disciplin njerzore dhe një mirëmbajtje shpirterore sado pak tek njerezit , pra , në kohen kur ishte edhe mungesa e ligjit mbi tokë.
Që të flasim në atë se a janë besimet fetare parti apo nuk janë , me duhet të ceki se cdo njeri në botë ka te drejtë mendimin e tij , ka të drejtë edhe vlersimin ose te themë më shkurt studimin e cdo gjeje që i intereson , por nese mirremi me ketë se a janë apo nuk janë parti besimet fetare , duhet të kemi parasysh shumë gjera të cilat munden ose nuk munden të na bindin se janë apo nuk janë parti ne ketë tokë.
Duke i studjuar dhe lexuar religjionet boterore që sot i kemi të njohura , ne mesin e tyre takojmë një llojë garimi se cila është apo nuk është e vertet , pra cili religjion dhe se në cilat fakte mundemi të bazohemi se me të vertet është kjo pjesë e mirësis së Zotit , pra perse u krijuan të gjitha keto religjione dhe perse profet , perse jo vetem Zoti e perse cdo here të varferit kan qenë pjesë e harruar edhe nga vetë "Zoti"
Lutje e njeriut për një gjë që nuk është pa akoma ,për një gjë qe deri me sot nuk ka treguar ndonjë kthesë në boten e vuajtjes është dhe do të mbetet me kohen si një nder shpresat më të medha të njerezis , sepse nese njeriut i humbin shpresat e jetes , të meshires , të drejtesis atehere faktori njeri kalon në kufijt e panjohur të kesaj bote.
Religjioni ka ndikuar në afrimin e njerezve në shoqerin e tyre dhe edukimin e tyre , por edhe ka ndikuar në bindjen e tyre se kjo botë është mashtruese , siq thash më parë , pra duke harruar miresit e kesaj bote dhe shfrytezimet dhe mundesit e saja.
REligjioni ka derdhur edhe gjakë , ka ndaluar lirin njerzore ne emerë të Zotit , ka cunguar bindjen dhe fjalen e lirë , shkencen dhe zhvillimin e shumë të tjera.
Që një besimtarë i vertet të ketë bindjen e tij , ai është i lidhur ne bindjen ne një Zot , ne miresin e kesaj toke , dhe se tek një besimtarë i mirë nuk zë vend aspak urrejtja ndaj ndonjë besimi ose sekti tjeter , pra ketu e takojmë një person i cili e ka drejtesin e tij përsonale dhe shpirterore dhe se një person i tillë nuk është i edukuar vetem në kuadrin e besimit fetar , por edhe atë arsimore e shoqerorë.
Në Parapsikologji takojmë studime të medha rrethë asaj fuqie të panjohur në ketë tokë , por aty edhe takojmë të dhenat e shumta të gravitacioneve të ndryshme ne ketë tokë qe lidhen dhe nuk lidhen me një fuqi të Zotit.
Perderisa besimet fetare të mos pajtohen me mendimet e njera - tjetres dhe të lidhen për një qellim , ato do të mbetetn cdo here parti në ketë , do të jenë ushtri e luftimeve ne tokë dhe tentim i përfitimit të tyre personal në sferat e rruzulit tokesor.

Cdo të mirë;

Flori Bruqi
__________________
I nderuari Bruqi,
Çfarë mendimi keni për "hajmalitë"ehoxhallarëve?
Pse disa njerez plaken me shume e disa me pak ?
Psh:
Dy njerez te nje gjenerate kane diference te madhe, tek njeri pleqeria ze vend me heret e tek tjetri me vone?
Sipas mendimit tim:
Kjo ka te bej posaqerisht me shpirtin dhe mendimet....!
Cili eshte mendimi i juaj lutem!?
Me dashuri Shpresa Haziri nga Prishtina.
__________________


Moderator i nderuar Bruqi,

Une nuk kam pyetje por hyra te te pershendes shume se kur i lexova keto shkrime ,pergjigje tuajat,me ra nder mend nje thenie e imja ,drejtuar juve i nderuar :


z.Bruqi,je nje dijetar i te gjitha lemive........


Te lumte,te lumte dhe te lumte

Florentina Juniku,Prizren

Pershendetje e nderuara Florentina!

Ju falenderoj për pyetjen e juaj.

Perse ne plakemi dhe ku qendron dallimi ne mes te personave?

Ne plakemi për shkak se ne vlojm dhe digjemi?!
Perse tingellojnë keto të dyjat pak si të quditeshme?
Qelizat njerzore kan nje prodhim te proteinave te veta ne DNA dhe ne konsumimin e energjisë sonë trupore.
Mirëqenja shpirterore dhe fizike , mvaret nga vetë procesi i jonë njerzorë , mvaret nga vetë kontrollimi i jonë ne rastet e krizes , ushqimit , nervozitetit dhe lumturis.
Depresioni dhe semundjet e tjera psiqike ndikojnë shumë në plakjen e njeriut edhe ne brendesin e tij trupore dhe ne pashmerin e tij të jashteme fizike.
Nganjehre trupi i jonë nuk ka forcë të ju qendron frekuentimeve psiqike dhe problemeve të ndryshme ne ketë aspekt , dhe se me kohen behet edhe i lodhur dhe nuk ka potencial të mjaftueshem të prodhimit të energjisë trupore që është e nevojshme për jeten tonë të mirëqenjes.
Nuk duhet harruar edhe të ceket se edhe trashegimia gjeniale luan rol të madhë ne ketë aspekt , ose llojet e sëmundjeve të ndryshme kronike.
Por , e tëra mvaret edhe nga kujdesi i jonë ndaj trupit tonë , ne bazë të ushqimit , aktiviteteve sportive dhe ato defryese.
E tëra mvaret nga përsoni në përsn dhe kontributi i tij/saj në jeten në pergjithesi , jo jeten pasive por jete aktive , për të kativizuar sa me shumë energji ne mbrendesin e vetë.

Ne nuk mundemi kurrë të jemi më mirë sesa qelizat tona , sepse ne jemi të krujuar vete nga qelizat.
Nese ne kemi nivel te ulet energjik të qelizave atehere ne nuk jemi mirë , e kur i kemi të larta atehere e ndjejm veten të shendosh dhe vital.Shkaku i mungeses se energjisë ne trupin e njeriut , sjellë me veti shumë semundje të ndryshme.
Cdo membran e qelizes mban ne veti një shumë të madhe të receptorveproteik.

Simbas profesorit Roy Walford pranë UCLA School of Medicine dhe një nga expertet me te medhenjë ne sferen e pleqeris ,e tërë jeta maximale e njeriut është afer 120 vjet, por ketu kerkohet qe ne te ushqehemi sa me mirë dhe të kemi kujdes në ushqimin tonë , ne aktivitetet tona që të kemi kalori të mjaftuar në trupin tonë.
Walford ishte pergjegjes në projektin Biosphereproject , ku ky se bashku me shtatë persona të tjerë jatoj dy vite ne nje zonë ekoilogjike të mbyllur ne Arizona dhe me ketë rast ai konstaton se nese ne ngaranim ushqim me proteina të duhura dhe e kufizojme kalorin e tij , atehere trupi i jonë ne moshen 100 vjeqare do të fumksionon sikur te ishte 60 vjeq, si nag brenda po ashtu edhe nga pamja e jashtme.
Ne librin e tij The Anti-aging ku i cekë shumë hollesisht disa rezulatate si reqet e ushqimit për të jetuar 120 vjet, por njeriu do të pyeste se perse do të ishte e vlefshme te jetohet kaq gjatë?
E tëra mvaret nga ajo që njeriu të jetë sa me shumë vital gjatë jetes së tij sa të jetë gjallë dhe se keshtu pashmeria e jonë e jashteme behet e pa plakur me kohen.
Njeriu nuk duhet të jetë pjese e jetes së mirë , por e jetes së shkelqyeshme të mirë, se të jetosh mirë do të thotë që te jesh mirë si me trupi po ashtu edhe me shpirtin , pra fizikisht dhe shpirterishtë.
Sa me gjatë që jeton njeriu , aq me i shkathet edhe behet.
Do të kisha deshirë qe të shkruaj edhe atë se metodat e ndryshme ndihmojn shumë per mireqenjen e njeriut dhe për mos plakjen e tij/saj para kohe.
Sot për sot perdoret edhe Ayur-Veda si një metodë e mirëmbajtjes fizike dhe psiqike,ne jeten e njeriut , për mireqenjen shendetsore, duke u bazuar ne metodat më të thjeshta dhe natyrore dhe e deshmuar me shekuj në rezultatin e saj te deri tanishem.
Në bazë të kesaj njerezit ndahen në Vata, Pitta dhe Kapha.Për më teper rrethë kesaj , do të ju kasha preferuar që të lexoni edhe të madhin Deepak Chopra dhe librin e tij New Age dhe shumë libra të tjera që kan arritur kulminacion të madhe në mireqenjen njerzore si fizikisht po ashtu edhe psiqikisht.
Kur trupi dhe shpirti jetojnë të ndarë nga njeri tjeteri ,e ne raste te tilla ,atehere ata largohen dhe deformohen hap pas hapi.

Me nderime per ju;

Bruqi

Pershendetje e nderuara Klara!

Ju falenderoj për pyetjen e juaj.

Njerezit me kohen kan arritur që të krijojn bindjen se magjia e zezë ka të bejë me hoxhallaret dhe diturin e tyre në botene maxhisë se zezë.
Ne disa raste ka mundesi që njerezit të jenë nen ndikimin e ketyre mendimeve , dhe ne anen tjeter , libra te shumta ne ditet e sotme dalin me shkrime se aty qendron forca e cila mundet të ndryshoj jeten e njeriut , të afroj dikend me dikend ne lidhjen e dashuris , të largoj diqka te keqe nga vetje etj etj.
Por fakti nuk qendron keshtu.

Por cka eshte Magjia?

Fjala Magji rrjedhë nga fjala letine Magica dhe është një zbulim i vertet që bazohet në atë se njeriu mundet të ketë ndikim ne realitetin , permes kontaktit me fuqit mbi natyrore.


Pasi që magjia e kombinon boten fizike dhe ate shpirterore dhe parashtron se keto të dyja së bashku ne një menyrë do të kishin mundesi të ndikojn materialisht ne njera tjetren , kjo Magji sot per sot quhet një Pseudo shkencë në bazë të Parapsikologjisë që merret me studimet e saj.


Ne bazë të natyroreligjoneve magjia mori një vend qendror si shembullë ne religjonin e sameve dhe te atye asatron.Ne kohen e mesjetes magjia kishte nje rol të rendesishme në alkemi.
Ata të cilet mirren me gjera të tilla , quhen magjik në bazë të sferave të ndryshme kulturore ( fjala mag eshtë ne bazë të fjales persiane mag që do të thotë klerik)
Duke u bazuar nga kjo fjalë , rezulton se kleriket kan dituri rrethë kesaj dhe se kan fuqi të bejn plotesimin dhe nevojen e njeriut , por kjo nuk qendron keshtu.
Shkrimet e ndryshme te quajtura hajmeli kan pasur ndikim te madhë me kohen tek njerezit besimtar , duke perdorur menyra dhe metoda te ndryshme si ajo ne leter , ne kryp, dhe kombinime te ndryshme per mbajtjen e tyre me veti , për plotesimin e deshirave dhe lehtesimet shpirterore ne sfera te ndryshme te jetes-

Ne shtetet e Lindjes , kjo është si një trashegimi kulturore që mirret si prejardhje nga gnosticizmi.
Gnosticizmi është formulim i bazes së religjionit daulatik ku lutjet njerzore dhe meshira bazohej tek dituria ose fuqia gnosis, dhe ketu dallohen dy tipare te gnosticizmit , ajo e asaj iraniane që prezentohej nga manikeizmi dhe mandeizmi dhe qe është dualistike.
Por për të i sqaruar të gjitha keto duhet një kohë shumëe gjatë, por për cdo rast jeni e mirë se ardhur për cdo pyetje te juajen.
Me patjeter duhet të ceket se në Magji egzistojne si ajo Magjia e bardhë dhe Magjia e zezë.
Magjia e bardhë ka të bejë me komunikimin dhe lutjen në bazë të krishterizmit dhe lutja e drejtuar Jezusit permes meshires , dhe mbrojtja nga shpirterat e keqij që quhen edhe exorcist dhe të ngjajshem .

Magjia e zezë ose arti i zi ka te bejë me shpirterat e keqij.
Edhe pse gnesosticizmi Damiurgen ishte keqberes ne nje form te perberjes materjes , shembull alkemia (duke perdorur ari , pije te dashuris dhe te ndryshme ) perbenin ne formen e saj një art të zi që quhet magji e zezë.

Fjala Demiurg rrjedh nga fjala greke demiurgos nga demios –zyrtar dhe ergos –punë.
Platoni shkruan , se Demiurgos dhe Timaios e ka krujuar boten.
Kurse në bazë të gnosticizmit , Demiurgu trajtohet si një perendi që e ka krijuar meterien dhe boten dhe i mbanë shpirtat e keqinj të roberuar në boten tjeter.
Ne bazë të magjikeve moderne , magjia ka te bejë me mesimin se si njeriu ta drejtoj veten e vetë duke lexuar për ” energjiit” e menyrave të ndryshme dhe ndoshta mbi të gjithat mendimet e veta personale dhe mendimet ete tjerve që mund ta quajm ” energji mendimesh”
Pra që me anen e forces së mendimeve të ia arris qellimit të vetë ne jetë.

Disa forma te magjisë , ne veqanti tarot dhe astrologjia mund te klasifikohen si magji te zeza dhe te bardha , por ky klasifikim behet nga fundamentalistet e krishter si një grade e dallimit se keta i pranojnë keto magji , edhe pse kjo e zeza shifet në bazë të religjonit si mekat .
Në boten islame , kjo magji e zezë nuk ka të bejë me besimin fetar aspak edhe pse bindjet njerzorë janë te atij lloji se keto kan forcë dhe ndikim të madhë ne ketë aspekt.
Sot per sot gjindet ne Francë Marie Duvall e cila ka popullaritet të madhë ne ketë drejtim , por rezultati i saj ka bindur shpesh mediat se puna e saj është e saktë , por si qendron e verteta nuk mundem të dij.
Që Magjit e zeza munden të ken ndikim negativ eshtë dicka si e vertet , por assesi diqka pozitive ne jeten e njeriut .

Me nderime per ju;

Flori Bruqi

E nderuara Florentina!

Ju falenderoj shumë për vlersimin dhe pershendetjen e juaj.
Kam nderin për një njeri si ju dhe do ta kem cdo here.
Me nderime si cdo here per ju;

Moderatori Bruqi

Flori, te flm per pergjigjen e juaj..edhe diqka do me kishte interesuar nga ju...jam kureshtare te dij masi te terat ato kurse veq kishe diplomuar...qfare te shtyu qe te shkon ne kursin nenmotermed.kur veq i paske tjerat me te larta diqka spo me hyn ne tru....po kuptohet te ceku se ajo nenmoter ke mendu per USK mbetesh i pershendetur nga une Florentina!

Pershendetje e nderuar!
Ju falenderoj për pyetjen e juaj.

Jeta si jetë nuk është anjehere të mburremi vetem me atë që kemi , por të luftojmë që të kemi më shumë.
Personalishtë kam deshirë që cdo gjë që kam mundesi të marrë dhe ta mesoj , kuptohet simbas kohes dhe mundesis.
Asgjë në jetë nuk me duket e mjaftuar dhe e përkryer , e kështu që edhe ketë kurs nuk e marrë si të tepert , por vetem një njohuri që nuk me benë barrë nese e kam me veti.

Nderime

Bruqi

Cili eshte mendimi i juaj per enderrat?
Kur ne endrojme diqka ne gjume shpesh ajo enderr ndodh ne te vertet!
Pse ?
__________________
Sikur te isha une nje cope qielli, te lundroja ne zemren tende.
Me mire do te ishte te isha une nje mal, dielli me rreze te me griste kemishen e bardhe.
I nderuari Psikologu kam nje pyetje per ty nese ke kohen te me pergjigjesh...
Pyetja eshte kjo:Si ndikojn ABERRACIONET ne semundjet psiqike,dhe si mund ti parandalojm ato?

Me gjithe rrespektin:Agron Rrustemaj,Strellc


Pershendetje Agron!

Ju falenderoj për pyetjen e juaj.

Ëndrrat janë dicka që ne kemi cdo here ne veten tonë , dhe njekohsishtë janë ato që na bejnë që të kuptojmë dicka.Shumica janë të interesuar dhe kan deshirë të mesohen që të kuptojnë atë se cka me të vertet na tregojn dhe na porosisin ëndrrat ose cka nenkuptojnë ato, ose ndoshta cfarë mesazhi na dergojnë atoe në ditet tona., ndersa te tjeret mendojnë se njeriu nuk duhet të gjurmojë në gjerat e tilla, se këta dehsirorjnë që keto ti lenë të qeta ne boten e nevetdijes së tyre.
Por, shumica as qe kan menduar në atë se ëndrrat ne veten e tyre e mbajnë një mesazh , një porosi ose një pasqyrim të dites sonë .Une njof njerez të cilet nuk kan mundesi që ëndrrat e tyre ti mbajnë në mendë, e keta duhet që të flejnë aq thellë sa që të ken mundesi ti i mbajnë ne mendë ëndrrat e tyre.

Per gjumin , njeriu ka njohuri për një pjesë të tij , por për ëndrrat din aq pak , dhe kjo është thuaja sikur të jetohet në një tokë të pa shkelur, sepse ednrrat janë pjesë e instiktit që e presin dhe e percjellin njeriun në jeten e tij.
Êshtë një lidheshmeri e panjohur ne mes të Vetdijes dhe Nevetdijes , te cilën njerezit e kan të njohur dhe të panjohur.
Kur një ëdnerr na lajmerohet dhe perseritet shpesh , njeriu në ketë rast ka dicka të pa kjart ne veten e vetë , ose dicka brengosese ne vete.Nuk është e sigurtë qe njeriu akoma e ka kuptuar ne një menyrë të vetdijes planin se cka gjindet dhe cka e pret që ta bejë ne zbatim mendimin ose vepren, dhe që atë ta nxjerrë ne veprim.

Mundet të jetë një vendim që duhet marrur , ose një frigë që njeriu duhet ta hjek nga vetja e vetë dhe ta perfitoj , sepse Nenvetdija nuk sjellë deri tek marrja e ndonjë vendimi të tillë , dhe që njeriu të jetë mirë , duhet që ne një menyrë të shkathet të provojë që të vendos mbi gjerat të cila janë ne veprim te jetes së perditeshme , dhe që ketë veprim ta merrë sa me shpejt , ose ketë vendim me një fjalë.
Kur një ënderr vjen kohë pas kohe , ne një period te caktuar , por paksa me rrallë , atehetre duhet të mendoni se kur e keni pa ketë ënderr, dhe do të ishte me rendesi që ketë edhe ta shkruash ne ndonjë fletë që ta mbash në mendë , pra ne cilen period tenden lajmerohet dhe ne cilat raste shembull ne rastet e lumturis. Friges, peshes psiqike , dhimbjes , mungeses , ndryshimeve personale , stresit , etj etj, ose nese disa ndodhi serioze kan të bejnë me personalitetin e juaj , dhe me ketë mundeni të kuptoni se cka është mesazhi i ënderre se juaj per ju.

Nganjehere nuk është e lehtë qe pulsin e vetes së juaj ta permbani ashtu siq ju deshironi kur janë në pyetje shqtesimet psiqike , ne veqanti në periodat intenzive , por nese njeriu e ka të njohur një ënderr nga e kaluara dhe ajo perseritet parpë , duhet ditur se taktin e juaj , mendimin dhe vendimin e juaj duhet ta ndryshoni , sepse kjo kerkohet nga UNI i juaj me te cilin keni harruar të komunikoni.

Me nderime:

Flori Bruqi

Moderatori dhe eruditi yne i nderuar.
Pasi ke dhene provat se me te vertet jeni nje gjeni i fd, desha te dija se si e kuptoni apo e vleresoni JU qendrimin HESHTJA

Me heshtje pershendetese
Rajmonda Bilalli,Prizren
________

Pershendetje Rajmonda!

Ju falenderoj për pyetjen e juaj.

Heshtja tek njerezit është një e metë e cila me kohen duhet patjeter të lirohet dhe të behet fjalë , thenje ose mendim i lirë.
Që nga femijeri , mesohen femijet nga prinderit e tyre që duhet të heshtin , të heshtin e të heshtin dhe se duhet që të ken pak "marre " që të mos flasin e të thonë atë cka dhe si mendojnë.
Një imponim i tillë , dergon deri në kollapsin e mendjes njerzore , kur ky femij rritet me kohen dhe mbetet i imponuar me një gjest të tillë , dhe se edhe në rastet kur i behet dhuna, maltretimi psiqik ose fizik,e padrejta personale , ai do të hesht , cka është një nder momentet më të veshtira ne jeten e njeriut, dhe dihet kjart e mirë se per shkak të heshtjes njerezit edhe sëmuren nga semundjet e ndryshem si ato kronike por edhe psiqike,se "heshtja është nderë dhe dituri" duhet hudhur poshtë ketë mendim dhe imponim, sepse heshtja është simbas vendit dhe momentit.
Nganjehere njerezit fillojnë të flasin dhe të jenë më të hapur për problemet e tyre personale familjare ose ato individuale ( semundjet , porblemet seksuale , ato hormonale etj etj) dhe më vonë , keto rrefime të saj /atij dalin në shesh dhe marrin boten , cka në ketë rast është një shkaterrimi total i shpirtit të njeriut , (simbas mendimit te saj/atij ) duke harruar se asgjë nuk ka nevojë të mbrohet me heshtje ,sepse vepra e dobet , sëmundja e cilit do llojë të jetë nuk sherohet , ndalohet ose frenohet me heshtje.
Shpesh tek gjinija femrore janë rrefimet e tyre të përcjellura me nje llojë sekreti të rritur me heshtje , e vertet që cdo njeri ka sekretet e veta personale dhe duhet respektuar , por cilat janë ato sekret dhe a vlenë që ato të mbahen si të tilla,pra të ruhen me heshtje.
Shkurorzimi , ose mos jetesa ne keto raste , mudohet të ruhet si një fshehtesi personale, ose meltretimet fizike dhe psiqike në keto raste të ndryshme.
Perse të heshtet , perse vepres së keqe ti ruajm moralin , e keqja nuk ka moral,ajo është e keqe dhe e tillë do të mbetet.
Burri xheloz, gruaja xheloze, femiu xheloz, duhet të mjekohet me anen e e trajtimit profesional , e jo të ruhet cdo gjë ne heshtje ,sepse ketu kufijt janë të kaluar cdo here , pra ,ketu jeni duke e shkaterruar edhe me shumë personin e kapluar nga ky llojë i kesaj sëmundje ose shpirterore ose psiqike , e duhet kuptuar se një person i tillë ka nevojë për ndihme ,atehere i ndihmoni duke e thyer heshtjen , edhe per te miren e juaj por edhe per te atij/asaj.
Sikur heshtja të ishte e mirë , shumë njerez do të vuanin nga vrasjet , shkeljet e te drejtave njerzore , kolonizimeve dhe dhunes në pergjithesi , përfshi ketu edhe dhunen në familje.
Të heshtesh për dicka që nuk ia vlen të heshtesh është të mundosh veten dhe të krijosh një " monster " në veten tende e cila rritet shumë e më shumë nga dita në ditë , dhe ne brendesi të kesaj krijohet edhe një ligjë personal i njeriut të cilin e ka vështirë ta hjek nga vetja e vetë.
Ka raste qe dhuna ka qenë e pranishme , sidomos tek femijet dhe gjinija femrore dhe kjo është kapercyer me heshtje , por ku ka derguar kjo heshtje.
Po, vetem në shkaterrimin e psiqikes njerzore dhe vetem ne humbjen e vetë besimit dhe të shkeljes së integritetit njerzore .
Duke e perdorur metoden e heshtur , nganjehere njerezit edhe e kan më lehtë të jenë dominant mbi dikend tjeter sepse e dijnë se cdo veprim ,sjellje , ofendim ,nenvlersim , do të mbetet në qarkun dhe kuadrin e heshtjes dhe se personi i dytë duke heshtur merrë bindjes se ruan integritetin e personit tjeter shebull burrit , dhe se ky burrë mesohet që veprimet e tija të mbeten vetem në heshtje.
Të heshtesh për dicka që është e pa drejtë ne mesin shoqeror , familjar është sikur të jesh edhe vetë bashkndihmes i të keqes dhe të mundesosh vepren e keqe të rritet shumë më shumë, të mundesosh dhe të parkrahesh aktin jonjerzorë.
Në boten perendimore derdhen me mijera e mijera të holla vetem në emerë të fjales së lirë , vetem në emerë të asaj që të thyhet ky "monster" i heshtjes që njeriu të jetë pjesë e lirisë dhe të jetë i pamvarur nga mendimi, nenvlersimi dhe gjykimi personal.
Kercenimet e shumta dergoj edhe deri tek heshtja , pra prapë po kthehem deri tek gjinija femore , sepse thyerja e heshtjes ka rezoltuar edhe deri tek vrasjet si në mesin familjar por edhe në atë shoqerore ose aktet e tilla janë të imponuara me heret " se heshtja duhet të jetë pjesë e mundesis për një lumturi dhe harmoni bashkshortore".
Jo, kjo është vetem pajtim me dhunimin , sundimin dhe roberimin.
Aty ku nuk ka mendime të lira, nuk ka jetë të lumtur,as liri e as gëzim e harmoni.
Nuk duhet harruar për të cekur se edhe përsonat e kufizuar " të marrshmem " janë të heshtur , por për ketë ata duhet të kerkojn trajtim i cili është shumë i lehtë dhe mundeson daljen nga erresira dhe bota e izoluar personale,sepse keta persona të tillë e kan të veshtirë ta thonë mendimin e vetë ashtu si mendojnë , edhe pse keta mund të ken talent të veqant të shquar , por ne mendjen e tyre lindin cdo here pyetjet ; Cka do të mendojn nese une flas, do të qeshen , do të me nenqmojnë etj etj , e nese në keto raste ka ndokush veshtirësi është me rendesi që cdo bisedë ta fillojnë me një llojë humori , sepse pasi të inkuadrohen në bisedë atehere tejkalohet veshtiresia e mendimeve.
Personat e tillë në momentet e fjales para publikut , shprehjes së ndjenjajve ndaj një femre ose mashkulli , përcilen me dridhje të zërit, rrahje të shpejta të zemres dhe djersitje ,sepse ata mendojnë me koken e huaj dhe krijojn bindjen se të tjeret mendojnë njejtë sikur keta ose keto që mendojnë.
Në mjekesi preferohen tabletat PROPANOL për lehtesimin e kesaj dukurie personale , dhe pas ketyre tabletave , përsoni nuk ndjen të rrahura te shpejta të zemres , sepse rrahjet e zemres dergojnë edhe ne shqetesimin me të madhe të njeriut, dhe se pas marrjes së ketyre tabletave , keta, kan mundesi të kendoj para publikut ,të flasin lirë , të mos vrejen kufizime dhe frigë , pra janë shumë të qetë , dhe reagojnë si në menyren normale,pra keto tableta nuk kan ndikim negativ që personi te tejkalon kufinjet e të bej gjeste të pahijshme , jo aspak , por vetem e bejnë të mundur që rrahjet e zemres të mos e shqetesojnë trupin e as psiqiken, sepse friga nga rrahjet e zmeres e shqeteson edhe mendjen e njeriut, por më e mira do të ishte që për ketë njeriu të drejtohet tek Psikologet dhe të lirohet nga kjo botë e izoluar.

Cka do të ndodhte me kombin tonë nese ne do ti heshtnim dhunes , shtypjes dhe terrorit?!
Pra i nderuar;
Heshtja nuk është zgjedhje e një jete të lirë , ajo është vetem roberi, dhunë dhe shkaterrim psiqik , e asgjë më shumë.
Thyene heshtjen që të jeni të lirë ne veper ,mendim dhe jeten në pergjithesi,sepse pas heshtjes vjen lumturia e jetes njerzore dhe asaj të drejtë dhe të cmuar personale.


Me nderime per ju:

Moderatori Flori Bruqi
________________
Pershendetje Rajmonda!

Ju falenderoj per pyetjen e juaj.

Aborracionet kan të bejnë më përkufizimin e sistemit optik ,dhe të mendjes njerzore, por do të marrë vetem pak shembuj nga ato Aboracionet e optikes dhe me pas të kalojm te ato psiqike se si njeriu vjen deri tek trajtimi i drejtë i problemeve të shiqimit dhe perfundimishtë si mund te klasifikohen ato:

Aborracion: Kjo fjalë do të thotë lagresi dhe parashtron se bota nuk perbehet nga kendet e vogla.
E tëra që ne e kemi berë deri me tash , ndertohet ne bazë të kendeve (ne boshtin simetrik) që është aq i vogel.
(Qe sinusi i kendit eshtë i njejtë me kendin )

Ketu behet një ndryshim ne realitetin ka te bejë me shumë me atë qe quhet Aborracion .
Egzistojnë 6 menyra të Aborracionit te cilat do ti sqaroj pak për së afermi per ju.
Shiqimi i trubullt i shpesht (shkaku: aborracioni sferik)
Shqimi i trubullt i kendeve (shkaku: coma dhe astigmatizmi)
Shqimi i trubullt i fotografive qifte ( shkaku: ndeshje e objekteve mes veti)
Nderrimi i fotos ( diastracioni)
Kendet bardhe e zi ne efektet e shiut (aborracioni kromatik)
Aberracioni kromatik do të thotë se ketu kemi të bejmë me thyerje të indekseve te ndryshme të shiqimit.Si gjë fenomenale quhet edhe dispresion dhe permban ne veti nje lekundje të thyerjes qe dallon nga 1% deri ne 3% mbi spektaklin e shiqimit, cka do të thotë se perfundimi fokal dallon nga 3%(dipresioni i ulet ) dhe 12% (dipresioni i lartë) pra ne spektaklin e njejtë.
Ketu behet një ndryshim ne realitetin që ka te bejë me shumë me atë qe quhet Aborracion .
Egzistojnë shumë lloje te Aborracioneve, por do të ndalem ne ato të qeshtjes psiqkike siq keni kerkuar ju.

Pushimi optik, pushimi i mendjes ose iluzioni eshtë një fenomen që quhet kështu, por do ta sqarojmë pak në definicione të ndryshme:
Paramendimet në bazë të mendimit ose paramendimeve shpirterore të pa bazuar në realitet, ose me një fjalë ky fenomen shfaqet kur një përshkrim i gabuar shfaqet në mendjen e njeriut se dicka egziston në të vertete!!
Këtë njeriu mundet edhe ta quaj si pushimi optik për mashtrim ose foto te shtjelluara cka me të vertet edhe janë.

Shumë nga ne ne ditet tona të perditeshme hasim në disa momentet ë tilla , pra ne momente qe mund ti quajm edhe pushimet optike si një formë e jona, por pasiqe shumë nga keto janë edhe të parendesishme ne nuk i fusim keto ne memorjen tonë që më vonë edhe ti kujtojmë.
Pushimet e tjera optike ndoshta janë dicka me imagjinuese ose dicka me treheqese por edhe keto dalin nga kujtimet tona dhe humbin me kohen shumë shpejt.
Keto janë të pranishme vetem atehere kur ne jemi nen ndikimin e një fenomeni dhe kur pershtypjet e tona permes syrit tonë nuk perputhen me realitetin dhe nuk perputhen me fajesin tonë që ne i japim hapesir dhe simapti në brendesin tonë.
Pushimet optike janë një art i konstruktuar ku njeriu mundet të ndesht me to në shumë të madhe të figurave, librave , gazetave ose internetit, dot ë thotë se njeriu e mashtron vetveten i vetdijshme për ketë dhe keto raste.

Keto dukuri janë pak mashtruese dhe me konsekuenca sekondare edhe pse keto kan krijuar një pershtypje mendore me pak ose shumë rendesi, shembullë ta marirm që njeriu mendon se i ka pa pjatat fluturuse , lugetrit, jashtëtoksoret etj etj , por edhe në konsekuencat sekondare , pushimet optike nuk janë aq negative perderisa njeriu nuk zyrtarisht nuk i thotë ato gjera që i vijn në mendjen e tij.
Por sduhet harruar se skena te tjera serioze mund të jenë ne raste të tilla si për shembullë: deshmi e diqkafit që me të vertet e ka parë njeriu , katastrofat e natyres, fatkeqsit , ku ketu keto deshmi janë shkak i atij pushimi optik ( duke i prejashtuar ndodhit e verteta) e nese keto skena të ketij pushimi optik rrefehen si të verteta , atehere ketu kemi të bejmë me konsevenca sekondare të jashtë zakonshem serioze të natyrave të ndryshme psiqike.

Njeriu mundet të pershkruaj gabimisht ndodhit , te fajesoj njerez se i mbanë mend fytyrat e tyre (rastet e policis) dhe nga keto të krijoj dhe te veshtiresoj realitetin , punen ose evitimin e një pasoje , ose te sjellë dhimbje dhe vuajtje tek ndonje njeri i pafajshem.
Sa i perket parandlaimit të Aborracioneve është paksa e veshtirë , sepse është njejtë sikur njeriut të i hjeksh imagjinaten , por siq e ceka edhe me heret se , ne rastet e tejkalimit të ketyre dukurive dhe ne rastin e rritjes së tyre , atehere kemi të bejmë me një semundje të grades së tjeter psiqike , pra rruge drejt skicofreis , dhe shfaqja e saj në menyren e fsheht si signal i saj ,bazuar në lloje të ndryshme shembullë psikoza dhe dukurit e skicofrenis në pergjithesi.


Me nderime per ju:

Mr.sci.Flori Bruqi

Pershendetje Rajmonda!

Ju falenderoj për pyetjen e juaj.

Heshtja tek njerezit është një e metë e cila me kohen duhet patjeter të lirohet dhe të behet fjalë , thenje ose mendim i lirë.
Që nga femijeri , mesohen femijet nga prinderit e tyre që duhet të heshtin , të heshtin e të heshtin dhe se duhet që të ken pak "marre " që të mos flasin e të thonë atë cka dhe si mendojnë.
Një imponim i tillë , dergon deri në kollapsin e mendjes njerzore , kur ky femij rritet me kohen dhe mbetet i imponuar me një gjest të tillë , dhe se edhe në rastet kur i behet dhuna, maltretimi psiqik ose fizik,e padrejta personale , ai do të hesht , cka është një nder momentet më të veshtira ne jeten e njeriut, dhe dihet kjart e mirë se per shkak të heshtjes njerezit edhe sëmuren nga semundjet e ndryshem si ato kronike por edhe psiqike,se "heshtja është nderë dhe dituri" duhet hudhur poshtë ketë mendim dhe imponim, sepse heshtja është simbas vendit dhe momentit.
Nganjehere njerezit fillojnë të flasin dhe të jenë më të hapur për problemet e tyre personale familjare ose ato individuale ( semundjet , porblemet seksuale , ato hormonale etj etj) dhe më vonë , keto rrefime të saj /atij dalin në shesh dhe marrin boten , cka në ketë rast është një shkaterrimi total i shpirtit të njeriut , (simbas mendimit te saj/atij ) duke harruar se asgjë nuk ka nevojë të mbrohet me heshtje ,sepse vepra e dobet , sëmundja e cilit do llojë të jetë nuk sherohet , ndalohet ose frenohet me heshtje.
Shpesh tek gjinija femrore janë rrefimet e tyre të përcjellura me nje llojë sekreti të rritur me heshtje , e vertet që cdo njeri ka sekretet e veta personale dhe duhet respektuar , por cilat janë ato sekret dhe a vlenë që ato të mbahen si të tilla,pra të ruhen me heshtje.
Shkurorzimi , ose mos jetesa ne keto raste , mudohet të ruhet si një fshehtesi personale, ose meltretimet fizike dhe psiqike në keto raste të ndryshme.
Perse të heshtet , perse vepres së keqe ti ruajm moralin , e keqja nuk ka moral,ajo është e keqe dhe e tillë do të mbetet.
Burri xheloz, gruaja xheloze, femiu xheloz, duhet të mjekohet me anen e e trajtimit profesional , e jo të ruhet cdo gjë ne heshtje ,sepse ketu kufijt janë të kaluar cdo here , pra ,ketu jeni duke e shkaterruar edhe me shumë personin e kapluar nga ky llojë i kesaj sëmundje ose shpirterore ose psiqike , e duhet kuptuar se një person i tillë ka nevojë për ndihme ,atehere i ndihmoni duke e thyer heshtjen , edhe per te miren e juaj por edhe per te atij/asaj.
Sikur heshtja të ishte e mirë , shumë njerez do të vuanin nga vrasjet , shkeljet e te drejtave njerzore , kolonizimeve dhe dhunes në pergjithesi , përfshi ketu edhe dhunen në familje.
Të heshtesh për dicka që nuk ia vlen të heshtesh është të mundosh veten dhe të krijosh një " monster " në veten tende e cila rritet shumë e më shumë nga dita në ditë , dhe ne brendesi të kesaj krijohet edhe një ligjë personal i njeriut të cilin e ka vështirë ta hjek nga vetja e vetë.
Ka raste qe dhuna ka qenë e pranishme , sidomos tek femijet dhe gjinija femrore dhe kjo është kapercyer me heshtje , por ku ka derguar kjo heshtje.
Po, vetem në shkaterrimin e psiqikes njerzore dhe vetem ne humbjen e vetë besimit dhe të shkeljes së integritetit njerzore .
Duke e perdorur metoden e heshtur , nganjehere njerezit edhe e kan më lehtë të jenë dominant mbi dikend tjeter sepse e dijnë se cdo veprim ,sjellje , ofendim ,nenvlersim , do të mbetet në qarkun dhe kuadrin e heshtjes dhe se personi i dytë duke heshtur merrë bindjes se ruan integritetin e personit tjeter shebull burrit , dhe se ky burrë mesohet që veprimet e tija të mbeten vetem në heshtje.
Të heshtesh për dicka që është e pa drejtë ne mesin shoqeror , familjar është sikur të jesh edhe vetë bashkndihmes i të keqes dhe të mundesosh vepren e keqe të rritet shumë më shumë, të mundesosh dhe të parkrahesh aktin jonjerzorë.
Në boten perendimore derdhen me mijera e mijera të holla vetem në emerë të fjales së lirë , vetem në emerë të asaj që të thyhet ky "monster" i heshtjes që njeriu të jetë pjesë e lirisë dhe të jetë i pamvarur nga mendimi, nenvlersimi dhe gjykimi personal.
Kercenimet e shumta dergoj edhe deri tek heshtja , pra prapë po kthehem deri tek gjinija femore , sepse thyerja e heshtjes ka rezoltuar edhe deri tek vrasjet si në mesin familjar por edhe në atë shoqerore ose aktet e tilla janë të imponuara me heret " se heshtja duhet të jetë pjesë e mundesis për një lumturi dhe harmoni bashkshortore".
Jo, kjo është vetem pajtim me dhunimin , sundimin dhe roberimin.
Aty ku nuk ka mendime të lira, nuk ka jetë të lumtur,as liri e as gëzim e harmoni.
Nuk duhet harruar për të cekur se edhe përsonat e kufizuar " të marrshmem " janë të heshtur , por për ketë ata duhet të kerkojn trajtim i cili është shumë i lehtë dhe mundeson daljen nga erresira dhe bota e izoluar personale,sepse keta persona të tillë e kan të veshtirë ta thonë mendimin e vetë ashtu si mendojnë , edhe pse keta mund të ken talent të veqant të shquar , por ne mendjen e tyre lindin cdo here pyetjet ; Cka do të mendojn nese une flas, do të qeshen , do të me nenqmojnë etj etj , e nese në keto raste ka ndokush veshtirësi është me rendesi që cdo bisedë ta fillojnë me një llojë humori , sepse pasi të inkuadrohen në bisedë atehere tejkalohet veshtiresia e mendimeve.
Personat e tillë në momentet e fjales para publikut , shprehjes së ndjenjajve ndaj një femre ose mashkulli , përcilen me dridhje të zërit, rrahje të shpejta të zemres dhe djersitje ,sepse ata mendojnë me koken e huaj dhe krijojn bindjen se të tjeret mendojnë njejtë sikur keta ose keto që mendojnë.
Në mjekesi preferohen tabletat PROPANOL për lehtesimin e kesaj dukurie personale , dhe pas ketyre tabletave , përsoni nuk ndjen të rrahura te shpejta të zemres , sepse rrahjet e zemres dergojnë edhe ne shqetesimin me të madhe të njeriut, dhe se pas marrjes së ketyre tabletave , keta, kan mundesi të kendoj para publikut ,të flasin lirë , të mos vrejen kufizime dhe frigë , pra janë shumë të qetë , dhe reagojnë si në menyren normale,pra keto tableta nuk kan ndikim negativ që personi te tejkalon kufinjet e të bej gjeste të pahijshme , jo aspak , por vetem e bejnë të mundur që rrahjet e zemres të mos e shqetesojnë trupin e as psiqiken, sepse friga nga rrahjet e zmeres e shqeteson edhe mendjen e njeriut, por më e mira do të ishte që për ketë njeriu të drejtohet tek Psikologet në Klinikën e QKUK-së në Prishtinë dhe të lirohet nga kjo botë e izoluar.

Cka do të ndodhte me kombin tonë nese ne do ti heshtnim dhunes , shtypjes dhe terrorit?!
Pra i nderuar;
Heshtja nuk është zgjedhje e një jete të lirë , ajo është vetem roberi, dhunë dhe shkaterrim psiqik , e asgjë më shumë.
Thyene heshtjen që të jeni të lirë ne veper ,mendim dhe jeten në pergjithesi,sepse pas heshtjes vjen lumturia e jetes njerzore dhe asaj të drejtë dhe të cmuar personale.


Me nderime per ju:

Flori Bruqi

Ju faleminderit i nderuar Flori Bruqi, duke lexuar shkrimet tuaja në shumë ueb faqe interneti qe jane shume kuptimplote, arrita qe per nje kohe te jetoj me literaturat universitare qe zhvillonim per PSIKOLOGJINE, me te vertet e mbani dhe e justifikoni kete në blogun tuaj më të mirë Floart në internet.

Mbeteshi me shendet dhe i respektuar
Albert Rrahmani,Gjilan

Flori si sqaroni nga ana e juaj , qe nje konfeksion
psh konfeksioni i Krishtere te kete aqe avarzione ndaj konfeksionit Islam.!
e ne te njejten kohe konfeksioni Islam, nuk ka keto paragjykime degraduese ndaj konfeksionit Krishter...?!!!

Vazhdojme me një pyetje me te lehte kesaj here:

Pyetja ime per ju do te ishte:

Sa here në jave kishte mundur që nje pacient te mer ECT (electroconvulsive therapy)ECT behandlingen......edhe mbas asaj si e kupton qe pacienti eshte me mire apo nuk eshte me mire... :?: çfare duhet nje pacienti te kete kujdes para rehabitiimitt te ECT....dhe sa do kohe do ti duhej te rehabilitohet....

Pershendetje Dardan Miloti,nga Shkodra !

Ju falenderoj për pyetjen e juaj z.Dardan.

Keto pyetje besoj se duhet të drejtohen tek feja , ose te shqyrtohen në lenden e Filozofia&Religjioni.
Tek cdo besimtar , ose kohë më parë religjioni i cdo lloji ka luajtur rol ne frenimin dhe edukimin e njeriut.
Friga nga një botë e tjeter ka qenë e pranishme cdo here , por s duhet harruar se në kuader të religjionit islam dhe atij të krishter është arritur që të perforcohet edhe luftra dhe mbrojtja ose uzurpimi i ndonje vendi, prone ose shteti.
Të bejë analizen se perse të krishteret e sulmojn islamin ose anasjelltas me duhet të themë se sulmet fetare ose shkurt , propagandat fetare nuk kan pasur të ndalur e as nuk do të kenë asnjëhere.
Arsye se perse keto behen keshtu , duhet të futemi në temat e debateve të religjionit dhe të filozofis më thellsishtë.
Pra i nderuar;
Mendoj që pyetja e parashtruar nga ju , nuk mundet të trajtohet në lemin e Psikologjisë.
Pa prekje.
Me nderime për ju:

Flori Bruqi



C’eshte ETC (Electro Convulsive Treatment)
Pershendetje Vjollca Rrustemi!

Ju falenderoj për pyetjen e juaj.

Ne fundosjen e madhe ne melankoli të thellë njeriu mundet të perdor ECT (Electro Convulsive Treatment) .
Kjo form e ketij trajtimi u perdor për heren e parë ne vitin 1930 dhe me anë te kesaj ka për qellim që me ndihmen e një elekttriciteti të vogel të ndikoj në qendren e trurit , me qellim që sulmet shtrenguese psiqike të bëhën më të lehta dhe me të buta.
Nje trajtim I tile behet cdo here nen ndikimin e narkozes, dhe ne keto raste , pacienti nuk vëren ndonje llojë dhimbje.

ECT perdoret mbi të gjitha pikë se pari ne trajtimin e depresioneve te medha , ku pacienti është shumë i kapluar nga kjo dhe tek ky pacinet mendimet për vetvrasje janë të grades së lartë dhe të shpeshta.

Në rastin e depresioneve psiqike ose halucinacioneve , trajtimet me anen e ilaqrave nuk kan efekt të mjaftuar atehere për ketë shkak ECT perdoret si një metodë efektive duke stimuluar qelizat nervore dhe duke prodhuar me shumë lendë signalizuese , pra kur themë lëndë signalizuese e kam fjalen tek levizja me e hapur e qeilizave nervore.
Efekti i trajtimit me ECT është shpesh i shpejtë ( mbrenda një jave) dhe sot për sot ECT është një nga metodat më të fuqishme të trajtimit antidepresiv, e cila metodë jipet dhe ndihmon shpesh kur medikamentet antidepresive nuk kan efekt të mjaftuar ( Zuloft, Rameron etj), por janë edhe disa arsye të tjera për perdorimin e ECT që do ti ceki më poshtë.
Arsyet e tjera të perdorimit të ECT munden të jenë edhe ato se disa pacient sidomos të moshuarit nuk munden ti perballin trajtimit me anen e medikamenteve për shkak të semundjeve trupore , shembul semundjet e zemres.

Trajtimi me anen e ECT bëhët tri here ne javë, dhe ky trajtim siq e tash më parë bëhët vetem në ndikimin e narkozes , pra të themi që njeriu është ne gjumë dhe nuk din asgjë se cka po ndodhë rrethë tij.
Në këtë trajtim të tillë personi nuk ka dhimbje edhe pas perdorjes se ECT , pra kur personi zgjohet nga narkoza, por duhet cekur se tek disa persona ndikon më pas vetem shtrengimi i muskujve dhe nganjehere edhe pak shqetesime te memorjes, pra keto efekte janë në javen e parë të trajtimit.
Pas pak javesh , shumë persona ndjehen mirë dhe nese diagnoza është ashtu si duhet atehere 85% të personave janë të fresket pra në kohë pas 6-10 trajtimeve dhe në një afat prej dy ose tri javesh.

Me nderime për ju;

Mr.sci.Flori Bruqi



Ju falenderoj për pyetjen dhe përgjejgjen që na japët pak më parë...


Së parii me duhet të ceki se diskutimet ne gjuhen suedeze nuk mund ti bëjë ketu , per shkak se forumistet , dhe lexuesit e tjerë nuk e njohin gjuhen suedeze, perndryshe sdo të kishte asnje llojë problemi.

E ceka edhe me lartë se pas trajtimit me ETC pacienti ka pak shqetesime të memorjes , por pacientat e tillë nuk leshohen menjihere të shkojn në shtepi , gjë e cila dergon edhe në kontaktin ¨dhe këshillat me Psikologun në afat deri ne tr muaj.
Pas trajtimit me ECT ka raste te rradha kur pacienti ka berë vetvrasje, sepse vetvrasjen e kryejn edhe njerezit të cilet as që marrin trajtim me ECT.
Ne lidhje me atë që pacienti mundet të perdor ECT pa narkoz , me vjen keq por ketu nuk mund të pajtohem me ju , ose une deri me tash nuk kam pasur raste të tilla në ketë menyrë.
Arsyja qendron në atë se me rastin e thithjes se gaznave , truri i njeriut është i qetë dhe i liruar , dhe levizja e gjakut është normale, e sikur të behej një trajtim i tillë pa narkoz atehere ka mundesi që të behet lendimi i trurit tek pacienti , sepse aty ndikon edhe shtrengimi i trupit , friga, dhe relaksimi është i vogel në keto raste.

Medikamente për lirimin e muskujve dhe gazrat (syregasen) jipet vetem që trupi të jetë i mbushur mirë me gazrat e nevojshme, dhe kjo i lehteson shtrengimet trupore-muskulore , dhe është edhe mbrojtje për mungesen e gazrave ne kohen e një narkoze të shkurter.
Tentimet për të provuar dicka me mirë e më shumë se ECT për fat të keq kan deshtuar , sepse janë berë tentimet permes stimulimit magbetik , por një gjë e tillë do të sillte shumë pasoja, e ne keto raste me kete magnet është fakt se njeriu nuk ka nevojë për narkoz , por rreziku i lendimeve dhe pasojave të më voneshme janë të medha dhe kjo metod e përmendur nuk është efektive aq sa ECT ne raste të veshtira, dhe rrethë kesaj akoma janë duke u berë eksperimente të matutjeshme.
Ne atë qe e ceket se perveq depresionit ECT mundet të perdoret edhe në raste të tjera , do të shkruaja se është e vertet , por perpos depresionit e kemi edhe një gjendje tjeter që quhet BOLD (delirium acutum,delirium tremens) por të mos e ngaterrojmë ketë me anen e semundjes alkoholike.

BOLD është një sqarim për një gjendje të me hershme qe ne veti kishte një bindje për vdekjen e madhe dhe kjo shifet si lidheshmeri me semundjen e psykozes.Per shkak të pendeses dhe ankthit ekstrem , njerezit flejnë nganjehere pak ose kalojnë ditë të shumta kur ata janë të zgjuar dhe nuk flejnë fare, dhe bazuar në ketë , me heret vdisnin njerezit shumë shpesh dhe shpejt ku ne veti kishin ngarkesat e medha të ketyre dukuri qe i ceka me lartë , pra kur ankthi e kaplonte trupin e njeriut deri në maximum.
Që një pacient mundet te trajtohet deri në 4 herë në javë me anë të ECT nuk është e preferuar , arsye kjo se perdorimi i tepert i narkozes nuk preferohet në keto raste, por trajtimi mundet ë zgjatet me pas deri ne 12 here, ne nje afat më të gjatë
Nese une e liroj një pacient të shkoj në shtepi dhe ndegjoj që ai ka berë vetvrasje , atehere , ky pacient qe ju e quani Martin , nuk ka pasur kontakt me mua , ose nuk është trajtuar me ECT , ne raste të tilla shumë pacient rrinë të mbyllur në klinikat e psikiatris deri ne sherimin e plotë të tyre, dhe largimin e mendimeve të tilla , pra per vetvrasje , po asgjë nuk mundet të jetë 100% e sigurtë, sepse ka njerez që vetevrasjen e kryejn në menyren me të qetë dhe më të heshtur.

Me nderime ;

Mr.F.Bruqi

Pacienti me Ect mund te mere behandlinfgen tri here ne jave i nderuari psikolog....e ne raste te duhura mund te mer Lungnande medicin


..ndersa sa i perket Martinit une nuk e mora shembull qe ska qen pacineti i ytii...po pikerisht ka qen pacient i ytiii dhe mas disa ore ka ber vetvrasje shume veretet qe ka ndodh....edhe ECT bahndlingen mund te miret ne menyre pa fjet dmth pa narkoz por vetem nese e mer kundert depresionitt e jo kunder semundjeve tjera siq eshte psh...vid Parkison sjukdom...Manodepressiv(bipolär sjukdo)etj etj...

Per pacienta qe kan semundjen Diabetes(sockersjuka)a eshte e mire te marin insulinin para ECT apo mbas...pacientata me epilepsi a dueh te marin medicin e tyre para ECT...phaa hajt se ka shum spo pyes maa..per ECT por e kam nje pyetje nga nje Psikolog ne Lund po do mundohem te kthej ne shqip disiii e ta bej
Pacientat me semundje te anorexis sa mendon qe duhet te jen te shtrir ne klinik....(natyrisht qe mvaret nga gjendja e tij/saj)por perafersishtt qka ta mer mendjaa tyyy nese Martin eshte ne fazen me te rend te anorexiss a thua a do te mund te sherohet ndonjehree :?:

Nuk mendoj se ka njeri qe nuk fal ndonjeher prandaj nese mund te tregoni arsyen apo edhe te jepni ndonje koment per kete.....ju pershendes te gjithve
ATA QE FALIN KANE NJE JETE SHPIRTERURE ME TE SHENDRITSHME KURSE ATA QE NUK FALIN,URREJNE E MBAJNE INAT NDODH E KUNDERTA prandaj falni...
E nderuar Prishtinase.
Ne temen e juaj apo te them ne hapjen e temes se juaj ne lidhje me faljen mendoj se duhet te debatohet e te shkruhet shumë .

Qe injoranca te vjen ne dy luftim ne mes te personave nuk shpjen askund vetem deri te termi i " qmenduris".
Qdo kush gabon , ka gabuar dhe do te gaboj,kjo është një pelhur e jetes ku te gjithë deshtem apo nuk deshtem mbeshtillemi ne të.
Shpesh herë mendojm se ne nuk jemi fajtor sepse na është bërë e pa drejta , e ndjejm vetem te tradhtuar , te mashtruar , te shfrytzuar ose tek e fundit e ndjejm veten te ligë ne rrethin se ku jetojm .

Shumë persona bazohen vetem ne ato se qka i ka thënë dikush atij por ne gjaknxehtesi nuk analizon se qka i ka thënë ky te tjeterit, kurse per te fituar nga personat e injoruar apo nervoz kerkohet vetem pak durim sepse ne momentin e gjaknxehtesisështë e natyrshme qe njeriu ne fjalosje kerkon pergjegjje nga dikush , por nese nuk merrë pergjegjje pas një kohe te shkurter nderprehen ato intriga te cilat jenë te rrezikshme dhe dergojn edhe deri te urrejtja e pa kufishme por ndoshta edhe me teper tek mendimi i ndaluar deri tek zhdukja personale e tjeterkuj.

Falja është fitorja më e mirë mbi atë qe ne e quajm armik ,sepse nese deshiron te fitosh mbi dikend atehere fal, e kur fal e deshmon inteligjencen tende pjekurin dhe menqurin te cilat me nji emer mund ti formulojm me emrin DURIM.

Njeriu nukmund te ndryshohet nga ajo natyrë ashtu si është i lindur por permirsohet , ndersa askush nuk permirsohet me gjykim ose paragjykim.
Te behet një vlersim me i thellë ne ketë term na duhet një kohë edhe me e gajtë ,por sa per pika te shkurtera deshirova vetem te bejë një formulim te shkurter ne lidhje me temen e hapur .
Nuk do te thotë se nese e fal ndokend qe te ka ofenduar shumë te shoqerohesh me atë , rendesi ka qe kur ne falim diken atehere jemi mëmirë me brendesin e shpirtit tonë , sepse kur njeriu fillon te urren dikend atehere rritet menyra e urrejtjes , por si është vete ai qe urrren .
Gjerat dhe konfliktet nuk ndodhin nga vetë vetja ato jenë te lidhura dikund ne ndoj ekses te vogel i cili nga fjala ne fjalë rritet dhe vjen deri te urrejtja.Per te bërë te shumten te mundur duhet njeriu se pari te dij se qka gjindet ne brendesi te urrejtjes , qka duhet njeriu me te vertet te veproj si dhe pse a ka te drejt te urrej kush ishte fajtor etj etj , janë keto disa nga pytjet qe lindin ne momentin e acarimit te parafaljes ose te faljes.
Per te falur duhet vetem pak kohë dhe kjo behet shpejt.
Fal duke mos akuzuar dhe fal per tu mos penduar
sepse pendesa është nje simptom i cili ben shkatrrimin e trupit dhe te shpirtit te njeriut por cilat janë pasojat e pendeses ose menyrat e saj , do te flasim heren tjeter.

Me nderime

Faleminderit shume per shkrimet skendi dhe psikologu po desha edhe une te tregoj diqka ma shume per veten ne lidhje me faljen.Edhe pse e kam hape kete teme nuk do te thote se jam nje person qe fali aq lehte por perkundrazi fali vetem ateher kur jam e bindur se ai/ajo qe me kerkon falje ne te vertet eshte pendu per ate qe me ka bere dhe ndonje gjeste apo veper e tij /saj tregon se vertet eshte pendu.
Dihet se ne vitet e fundit njerezit po mendojne vetem te perfundojne pune ne te mire te vetes dhe per ata qe i lendojne apo i shfrytezojne nuk mendojne aspak e kjo po flas per vete me shtyen qe mendoj shume para se ta fale dike.
Ndodh qe me personat te cilet kane qene shume te afert me mua dhe per nje arsye te ndryshme kam kriju nje distanc me ta me vjen shume rende ti fali ndoshta per arsye se nuk e pres nje gje te tille prej tyre.
Ndersa per ata te cilet e kuptoj se ma bejne me qellim nga une nuk kane falje .

SHumë e cilsojnë xhelozinë si pjese te dashurisë, e shume tjerë si pjesë te çmendurisë e pabesisë.
Si e shpjegoni ju xhelozinë, kur dihet që xhelozia shum ze vend sidmos ne popullin shqipetar?

Përshëndetje Eleon Rrahmani,Podujevë

Z.Flori,

Ç ‘është Xhelozia!

Ragim Mustafa,Skenderaj




Të definojmë termin e xhelozisë dhe të mirremi me analizimin e kesaj dukurije , duhet të thellohemi shumë ne ketë temë që të nxjerrim të verteten e saj , dobesin e saj , evitimin dhe jeten me të dhe në të.
Duhet të kemi parasysh që të ndajmë xhelozin nga principi njerzorë, sepse e tëra bazohet në atë se njeriu pa principe dhe pa respektimin e principeve ndernjerzore , mundet edhe të keqkuptohet si xhelozi por ndoshta edhe ne faktë nuk është ashtu.
Por të koncentrohemi se pari të xhelozija¨e pastaj te bejmë edhe analizen ne mes të xhelozis dhe principit njerzorë.
Xhelozija si llojë vetije ose llojë semundje shpirterore lind në të shumten e rasteve edhe nga femijeria dhe rritet bashkë me ketë deri ne kohen e vdekjes së personit të kapluar nga kjo dukuri e cila shpesh sjellë edhe probleme , kokqarje por edhe shkaterrime tottale shpirterore personale , bashkshortore , shoqerore dhe familjare.
Ne termin e xhelozisë , ne mund të paraqesim një person i cili ose e cila vuan nga shumë dukuri të ndryshme siq janë ;
Friga nga vetmija
Problemet seksuale
Mos lirija e komunikimi
Ecjes dhe shqiptimit të lirë.
Te xhelozohet ne dikendë nuk mundet të quhet edhe normale ose të themi se aty ku ka xhelozi ka edhe dashuri , edhe pse cdo njeri ne vete mbanë sadopak xhelozi të pahetuar ose të hetuar ne veten e vetë.
Ne ketë aspekt , mund të marrim edhe principin njerzorë , dhe të kemi të ditur se shumë përsona , kan principe të ndryshme , sidomos ato të fjales se dhenë , respektimit të kohes dhe fjales ne llogari.
Nese jetojmë me një personë qe i ka keto veti , duhet të jemi të gateshem qe te mos mendojmë se personi ne fjalë ka të bejë me xhelozi , opor vetem me principin paraprak të tij , të cilit edhe i kushton vemendje dhe kerkon të i kushtohet vemendje ne ketë drejtim.
Njerzit edeh shqetesohen aq lehtë nese i behet pyetja se ;
Ku ishe
Pse su lajmerove
Pse nuk me pergjigjesh etj etj
Pra , me keto ne mundemi të kuptojmë se keto kerkesa të eprsonit në fjlaë të mundohemi të iu përmbahemi dhe të jemi sa me komunikues ne ketë drejtim dhe të mos krijojmë ne mbrendesin e personit dyshime të panevojshme dhe etiketime të panevojshme se pari për veten tonë personale.
Kur njerzitë të i njofin principin njeri tjterit dhe i kushtojnë vemendje dhe rendesi ,atehere aty nuk mundet të ketë pasoja te lindjes se dyshimit ne xhelozi .

Kaq për tash .


Me nderime ;

Flori Bruqi
__________________
Test Psikologjik!
________________________________________
Në varrimin e së ëmës ajo shef një djalë të bukur me të cilin dashurohet në shikimin e parë. Nuk arrin ti afrohet e flasë, pasi që nuk ishte as vendi e as momenti i përshtatshëm. Kalon një kohë e gjatë Ajo mendonte dhe e kërkonte, por nuk po e takonte më atë djalin me të cilin ishte dashuruar. Çdo gjë duket të ketë marrë fund, derisa një ditë papritur, pas një kohe të gjatë kjo femra e vret motrën e vet.
Më thoni pse?
Ne mbrendesin e botes shpirterore ndodhin shpesh here percjelljet e mungeses , deshperimit , shqetesimit dhe të ankthit.
Ne temen e mësiperme , mundemi lirishtë të konkludojmë se vrasja e motres ka të bejë me shumë me vujtjen shpirterore dhe shqetesimet e përcjellura nga kerkesa dhe vetmija , edhe pse tronditja e vdekjes se nenes ishte e madhe tek kjo femer , ajo për të pushuar shpirtin e saj dhe për te tejkaluarë me shumë vuajtjen dhe rastin e krizes shpirterore, parandjen një dashuri të madhe për djaloshin , por dashuri qe akoma nuk kishte të bejë asgjë me të, ishte vetem dashuri e ashtuquajtur " shikimi i parë " dhe kerkes e përmbushjes së vetmis ne rastin e saj të pikelluarë.
Dihet fare mirë se ne rastet e tilla kur ndjenjat kan të bejnë më shumë me komandimin e njeriut ,atehere rastet e tilla nuk janë as të munguara , arsye e kesaj se ndjenjat urdherojnë me shumë se logjika e njeriut.
NJë rast të tillë të ngjarjes së vertet kemi edhe atë të Suzana Smith e cila për shkak të një përsoni që dashuronte, vrau edhe dy femijet e saj , pra vetem e vetem qe ta ndjej veten të lirë dhe pa femij.
Ne skenare të ndryshme te testeve Psikologjike , kemi të bejmë edhe me mbajtjen sekret të ndjenjave tek njerezit dhe lakimi i tyre , gjë e cila aq me shumë qe nuk flasim dhe nuk i shprehim ndjenjat tona , ne lendojmë me shumë veten tonë dhe mbrendesin tonë shpirterore, por mvaret se kuj dhe ku e ne cilin momentë, edhe pse trajtimet psikologjike ne keto raste krize janë të nevojshme dhe të domosdoshme.
Te ndalemi prapë tek tema ;
Vrau motren pas një kohe!
Ka raste me të cilat jamë marrur edhe vetë qe shkaku i ndjenjave të "qmendura dhe të verbera " ka rrahur ehde nanë e baba , edhe vlla e moter.
Pra , nese e shikojmë ne menyren Psikologjike , atehere ketu kemi të bejmë me perzirje te ndjenjave ;
NJe ; mungesa e ëmesë dhe kriza e vetmisë dhe e merzis
Dy; Nevoja e mbeshtetjes dhe e qetsis shpirterore (simbas logjikes së saj)
__________________


Për Psikopatologjin;


Studjonjë njeriu si përson se si individi mendon , ndjenë dhe reagon, por qe nga fillimi i vitit 1900 e kendej , Psikopatologjija është marrë me se shumti me strukturen e mendimit të njeriut , atitydin , reaksionin, motivin dhe forcen pas mendimit ne jeten e individit dhe dallimin ne mes të personaliteteve të ndryshme .Teorit e personalitetit dhe individit janë teori të cila kan të bejnë me atë se si funksionon njeriu ne jeten psiqike dhe atë sociale .
nderuar Psikologu,
ju falenderoj per plotesimin (skjarimin),
do te doja te shtoja se plotesimit tuaj per psikopatologjine i mungon thelbi kryesor.
Patologjia (nga gre. e vjeter: pathos=qrregullim, deformim,devijim...) kryekeput ka te beje me qrregullimet te qfaredo natyre qofshin ato,
ndersa ne rastin e psikopatologjise ka te beje me qrregullimet shpirterore (mendore) (psihe= shpirt).
prandaj permbajtjen (skenarin) e kesaj teme (testi) e kam cilesuar psikopatologjik...

Mos e ka mbyte ajo motren qe te vie ai djaloshi qe eshte dashuruar ne funeral?
Po Dogzona kam lexuar se ajo ka vrarë motrën për atë qëllim.
Por fatkeqësisht nuk ka mundur të marrë pjesë në funeralin e saj pasi që e ka nxënë policia.
Test Psikologjikë!

Të ulur në një karrige, shpinen të mbeshteturë drejtë në karrige .
Paramendoni se keni në doren e juaj një top të vogle dhe mundohuni ta gjuani në një shportë që gjindet largë jush përafersishtë 1 meter.
A e qelluat shporten dhe si ishte balansimi i juaj në ketë moment??!!
__________________
Çfarë është më e rëndësishme në jetën tuaj?

Për një moment ju ndodhin këto gjëra....

1. Keni thirrje telefonike

2. Femija juaj qane

3. Dikush troket ne dere

4. Ju keni te varura petkat ne balkon dhe fillon te bjer shi

5. Ju e keni lene te rrjedhe ujin ne kuzhinen tuaj dhe lavaboni juaj eshte mbushur i teri.

Bëni një renditje të veprimeve tuaja në një këso rasti, që të merrni përgjigje se çfarë është më e rëndësishme për personalitetin tuaj.

Psh. unë kështu do të veproja 2, 5, 3, 4, 1....
5 2 1 4 3
Arsyetim:
Le te qan femiu edhe nja dy sekonda deri sa te ndale lavabonin,se bahet hallakam pastaj ,duhet me e trazu krejt shtepin.

Le te pres personi qe thirre ne tel.,ai qe troket ne dere dhe le te lagen rrobet sepse femiu eshte me i dhimbshem.

personi qe troket ne dere mund te pres ndersa ai ne tel.ndoshta nuk mund ta marre lidhjen me,e ku me dit eshte ndonje thirrje me rendesi.

Duke dalur me i marre rrobat ne ballkon i kerkoj ndjese personit qe troket ne dere vetem sa ti mbledh ato ,sepse me del pune me i pastru edhe njehere...

Postimi origjinal është bërë nga Valbona Ismaili

Çfarë është më e rëndësishme në jetën tuaj?

Për një moment ju ndodhin këto gjëra....

1. Keni thirrje telefonike

2. Femija juaj qane

3. Dikush troket ne dere

4. Ju keni te varura petkat ne balkon dhe fillon te bjer shi

5. Ju e keni lene te rrjedhe ujin ne kuzhinen tuaj dhe lavaboni juaj eshte mbushur i teri.

Bëni një renditje të veprimeve tuaja në një këso rasti, që të merrni përgjigje se çfarë është më e rëndësishme për personalitetin tuaj.

Psh. unë kështu do të veproja 2, 5, 3, 4, 1....
Une spari do merrja fmin ne dor per tja ndale vajin dhe do u nisja ka llavabori per te ndal ujin.
dot u ktheja ta kapja telin ne dor per tu pergjigje dhe do u nisja drejt hapjes se deres e krejt ne fund petkat nballkan.

pra, 2 ,5, 1,3 & 4.


Më reshke tpër të gjithë ju që më lexoni,
Sinqerisht i juaji,
Flori Bruqi

POSTED BY AGJENCIONI FLOART-PRES

2014-06-02

Minella Aleksi:Bashkëbisedim me Teodorin (leter)


Bashkëbisedim me Teodorin(Për dashamirët e verës dhe rakisë)



E kisha mysafir Teodorin dhe për ta ngarë muhabetin vumë përpara nga një gotë verë, pavarësisht se ai dukej i gatëshëm për bisedë. Dukej sikur ishte nga ato ditët e veçanta kur njeriu do të thotë diçka që ka kohë që e bluan në mullirin e tij të mëndjes.
Ishte shpirt i lirë dhe model i qytetarit me sqimë, që na kënaq sa herë që e kemi mes nesh nën dritën e abazhurit duke lexuar, pasi dihet se është shpirti që gëzon dhe jo kamja që të zvetënon.
Mirëpo edhe unë kisha kohë që e mendoja dhe doja t’ia thoja një përshtypje shumë mbresëlënëse nga koha kur ai ishte zgjedhur nga populli si përfaqësues i një zone në Parlament.
Dhe atëhere kur ishte koha e turmave ai u ngjit në podium dhe mbajti një ligjëratë model të sarkazmës politike dhe humorit të hollë lidhur me punën vetmohuese të qeverisë Meksi në epokën e fajdeve.
I them Dorianit që na solle imazhin e Nolit në Parlament, kur ligjëronte për deputetët halldupë.
Dhe Teodori duke buzëqeshur fillon të shtjellojë idenë e tij: - Unë i dashur mik ia qava shumë hallin kryeqeveritarit Meksi në atë kohë, sepse atij i kishin dhënë një këmborë varur në qafë, por që shumë shpejt ia xhvati Njëshi, që kishte vulën e shtetit në dorë dhe që i donte të dyja edhe vulën edhe këmborën.
Kështu që Meksi i dashur mik, edhe atë vegël që kish për të tundur e humbi me dëshirën dhe vullnetin e tij dhe ne këtyre lloj vegjetuesish pa këtë vegël administruese u themi dash pa këmborë. Them e la me vullnetin e tij, sepse edhe kur kish rast që të shqelmonte Atë të vulës, jo vetëm që nuk e bëri, por u fut në tufë me delet dhe u bë as dele as dash.
Dhe vazhdon mysafiri – prita ca kohë që të shihja ç’do bënte Vulë dhe Këmborë mbajtësi më pas dhe do ti që pas shumë zallamohish me kopenë dhe grupin e çobenëve, pas një shtrëngate politike dhe tërbimi të grigjës, nuk ndjehej asnjë i zoti që të merrte përsipër dhe të ngarkonte në shpinë Vulën dhe Këmborën bashkë, me pwrjashtim tw njwrit qw iu çfaq imazhi hyjnor kur ishte duke mbushur verw nga buti i madhwshtisw.
Këtu Teodori bie në të thella dhe pas një heshtje domethënëse të shoqëruar me një gllënjkë verë, më drejtohet me një zë të qetë: Unë mendoj se e njoh disi jetën dhe që në rini kam filluar të studioj kuptimin e jetws me ndihmën e një miku të vjetër të stazhionuar në butet e shkollave të vjetra në kurbet, kuptimin e asaj jete të paraqitur me kode tek vepra e kryemjeshtrit Da Vinçi – Darka e Fundit.
E kam parë dhe riparë, menduar dhe interpretuar sipas vlerësimit tim dhe gjithmonë thoja me vehte dhe miqtë e mi se u gjënd një kryemjeshtër që na dha për 500 vjet kuptimin e moralit të jetës me anë të një pikture.
Rreth historisë së këtyre dishepujve do e vërtiste, do e përshkruante dhe transmetonte mesazhin e historisë njerëzore për 500 vjet.
I përmban ajo të tëra veset e shoqërisë, që nga vuajtja e shpirtit tek mungesa e ndershmërisë, nga mashtrimi makabër tek gënjeshtra, që nga vetmohimi për të tjerët dhe deri tek braktisja e idealeve dhe kështu me radhë miku im, unë mund të të flas shumë për këtë temë ngaqë e kam të fushës time të artit dhe hobit të të shkruarit dhe jam marrë me atë.
Ajo që më mundon më thotë Teodori në bisedë e sipër është dilemma nëse ka ndonjë kryemjeshtër tjetër nga fusha e mjekësisë që të portretizojë kuptimin psikologjik dhe personalitetin e politikanëve në përgjithësi, të cilët udhëheqin shtetet në epokën moderne dhe këtu më duhet ndihma jote si i lëçitur që je në këtë fushë.
Tendoset i tëri Doriani kur nis t’i them që ashtu sikurse 500 vjeçari i mëparshëm kishte mjeshtrin e vet të Darkës së Fundit edhe ky 500 vjeçar i kohës moderne ka mjeshtrin e vet, i cili i kaloi të gjitha shkallët e hierarkisë shkencore dhe në fund nga pozita e mjeshtrit dha përcaktimet e tij për ata që duan t’i ndjekin në jetën mbi tokë. Pa pritur akoma t’i them emrin e mjeshtrit, Teodori më ndërpret se mos e harron atë që i erdhi në mënd dhe thotë: Po si është e mundur që kryemjeshtri i kaloi të gjitha shkallët e hierarkisë derisa u bë i tillë, e këtu tek ne u varin këmborë ca qingjave pa lesh, që s’kanë qënë regjistruar më parë në asnjë listë inventari borderoje dhe fap e në krye të qeverisë?
Mos ndoshta ka zyra nëpër atë Europën plakë që bëjnë sikur s’durojnë dot të indoktrinuarit nga era komuniste dhe na sugjerojnë këta qëngja të pa indoktrinuar nga vera vdekjeprurëse e ideologjisë marksiste, por pa vegël për të tundur, paçka se na mbajnë në vënd qëndro ?
Prit i them Teodorit, mos më ndërpre se s’të kam thënë akoma emrin e mjeshtrit e pastaj të njohësh të thënat e tij.
E vazhdova më tej të hedh ca verë në gotë për vehte e për mikun.
Kur në Europë filloi të ndjehej era e luftës së dytë botërore, vëndi që po rritej pa ndalim, Amerika, e mori mjeshtrin Frojd dhe e la në Londër nën kujdesin e Mbretëreshës angleze, duke i thënë që ma ruaj këtë djalë dhe lëre të punojë, sepse i ka vënë vehtes një detyrë. Për të mirën e shoqërisë po përcakton kriteret sipas të cilave do zgjedhim liderat e ardhëshëm që mbas lufte do fillojnë të kungohen në Uashington e Londër dhe jo më në Paris e Romë.
Frojdi do ishte Somelieri i shijeve dhe aromave të politikanëve të ardhëshëm e në bazë të psikanalizës së personalitetit të tyre, të detajuar deri në imtësi prej tij, do bëhej zgjedhja e duhur ose e dështuar e tavolinës së madhe të Drekës Moderne të Frojdit.
Tani e kuptoj, më ndërpret Dori, kuptimin e shprehjes popullore të hëngërsha Drekën, d.m.th. dreka përpara fundit.
Ndërsa Da Vinçi na la Darkën e Fundit, Frojdi na la Drekën e Psikanalizës, me anë të së cilës mund të çkodojmë tiparet dhe psikologjinë e liderave, karakterin agresiv, këmbëngulës në qëllimet e mbrapshta, apo ndjenjën e sakrificës dhe vetmohimit për interesat e shumicës.
Të mund të bëjmë dallimin e atij që kërkon të drejtojë me kolegjialitet dhe e kundërta, përcaktoi tiparet e atij që shkon drejt diktatorit.
Në këtë moment ndërhyn menjëherë mysafiri duke sjellë shëmbuj nga jeta jonë e ditës – Me sa duket ne duhet të jemi shumë miopë që nuk i përmbahemi kritereve të këtij mjeshtri, përderisa kemi këtë katrahurë politiko shoqërore sot në vënd.
Përpiqem t’i shpjegoj Dorit se sollëm ish Vulëmbajtësin në krye të tufës, por kësaj radhe i besuam Këmborën, duke harruar ca mësime të mjeshtrit. Mirëpo këmboraxhiu do edhe Vulën, vet firmos e vet vulos, sipas shprehjes shteti jam unë.
A ka mjeshtri ndonjë përcaktim për këtë rast ? pyet ai menjëherë.
Prit i them se do të t’i rrjeshtoj ato më kryesoret dhe më të qartat e pastaj bëji deduksionet vet.
Kur mjeshtri përcaktonte tiparet e politikanëve të mijëvjeçarit të ri, mbartur edhe nga eksperienca e ustallarëve dhe personazheve historikë të mëparshëm, përgjëronte mbi kazanin e mushtit karakterial dhe në varësi nga aroma e tij dhe vazhdimësia e proçesit të maturimit, përshkruante tiparet e shijeve karakteriale njerëzore, lakmitë e tyre, dedikimin e tyre për dalldisje apo në të kundërt për vetpërmbajtje, kështu që si puna e vendosjes së shisheve në tavolinën e drekës ai përshkroi rregullat e zgjedhjes dhe vendosjes së figurave në tavolinën e pijetarëve të politikës.
Por nga proçesi i maturimit, thekson mjeshtri, varet edhe radha e dehjes së politikanëve nga fuqia e pushtetit dhe kjo dehje vjen sipas radhës së numrave algjebrikë, pra nga Njëshi.
Këtu më rri, më thotë Dori, se kjo puna e njëshit është gjithëandej çelësi i enigmës. Sa jam marrë me këta njëshat dhe e di përse – më ka mbetur në mëndje shprehja e Sovranit të katandisur në moçal si buajt në llucë që - e keqja dhe e mira vijnë përherë nga koka, pra nga peshku Njësh.
Dhe mjeshtri Frojd të shpjegon se kur njëshi i gëzohet thirrjes së turmës, nxitur nga ata që e rrethojnë dhe përmëndet nga njerëzit si p.sh.: po vjen Komandanti, do flasi Kryetari i madh i partisë që e ringriti nga përbaltja, apo po pritet ardhja ose votimi i Doktorit, sikurse përmëndet nëpër podiume para turmave se tani do na nderoj me çfaqjen e tij në publik qytetari i parë i Kryeqytetit, etj, etj, atëhere mos u çudisni o njerëz kur më pas të dëgjoni Njëshin t’ju thotë se unë jam e vërteta absolute. Dhe kështu njëshit i fillon dehja që i manifestohet me çfaqjen e vehtes si atë të një njeriu shumë të fortë, si njeri i veprimit të shpejtë, që parashtron ide me deklarime konçize të përsëritura pa rast e vënd, me fraza të shkurtëra të shprehura me tone orakulli dhe triumfatori, me gjestikulacione shkatërruese për kundërshtarin, duke përdorur shumë metafora, terminologji ushtarake si: zjarr, hekur, topa, bajoneta, çfarosje, antikrim, antikorrupsion, krahas terminologjisë spiritualiste si: ideali demokratik, besimi, katarsis shpirtëror e material, sakrifica, martirizim, thirrja nga një mision historik, bekim nga zoti dhe i biri, thirrje historike e patriotike të projektuara në një të ardhme pa përcaktim e pikërisht për shkak të kësaj të vështira për t’u vrifikuar.
Kaq sa duken të fryrë, të rrethuar nga plot servilë këta njësha delirioz, kanë edhe ca të fshehta të brëndëshme karakteriale, paranoide, të cilat u prishin gjumin mbretëror dhe i bëjnë të jenë dyshues pa arsye të mjaftueshme ndaj bashkëpunëtorëve përqark, mendojnë se këshillat që guxojnë t’u japin mbartin keqdashjen dhe pabesinë, tek çdonjëri shikojnë tradhëtarin, të pabesin, provojnë t’u shtijnë frikën me të gjitha format atyre që i rrethojnë, selektojnë ata që kanë vrima të zeza në proçesin e maturimit të tyre dhe i përdorin deri në përdhosje, mendojnë deri edhe se mos gruaja është dyshuese për fillimin e dalldisjes së tyre, ndërrojnë flamurin shpesh herë nga njëri ekstrem në tjetrin me një pafytyrësi të pabesueshme, mohojnë sot atë që thanë dje, shtyhen në ekstazë nga paraja dhe ky veprim i fundit ua ka shitur shpirtin tashmë e jetojnë me dehje zeusiane. Tjetër tipar që na jep mjeshtri – që këta tipa për të arritur tek dehja e njëshit bëjnë kthesa të papritura, pirueta marramëndëse, shkelin pa mëshirë mbi fate njerëzish, ndërrojnë kampet sipas gradës së pushtetit dhe nuk durojnë dot fare t’i thërrasësh në emër zoti filan apo fistëk, pale pastaj të thonë ndonjëherë më falni për atë që bëra keq megjithëse e mendova për mirë.
Dale ma pret Teodori, se në çdo fjalë që më thua më duket sikur më dalin përpara Njëshat tanë dhe disa të tjerë të mëparshëm që bënë histori të keqe në Europë.
A e di më thotë ai me nxitim, unë kam ndenjur, diskutuar, debatuar, admiruar për veprime të drejta, por dhe jam rrahur nga këta të dalldisur prej dehjes pushtetore. Sëbashku me disa të tjerë miq të mitë, kemi shkruajtur dhe dënuar ashpër uzurpimin fuqiplotë të institucioneve dhe partive të tyre nga këta të intoksikuar deri në konvulsione pushtetore vetvrasëse.
Vazhdoj të ndjehem i dëshpëruar, e nget muhabetin, që disa prej miqve të mi, të rrahur dhe përplasur më shumë se unë, që shkruanin dhe bënin publiçistikë për tu lakmuar, e nuhatën aromën e mushtit politikë që po fryhej e ziente dhe e lanë publiçistikën, i mohuan ato që kishin argumentuar si të padrejta para masës dhe kërcyen, u kacavirën, gllabëruan vëndin e njëshit, duke u thënë turmave që Unë jam ai që u duhet në këtë katrahurë politike, shpëtimin e së cilës shikojeni tek farfurit tek Unë.
Nuk e di, vazhdon më tej, se ku filloi të nuhasë aromën e njëshit edhe ky i Gjati i Jugut, se deri dje ishte shërbëtor i mirë i vegjëlisë, por siç duket këshilli i atyre që përzgjedhin njëshat, në kundërshtim me kriteret e mjeshtrit somelier të politikanëve, e nuhatën aromën e rrushit të Edvinit, e ngatërruan me aromën që nxiste frymëmarrje të thellë të publiçistikës së tij dhe e gjykuan se e vetmja verë politike që mund të konkurojë rrushin e hazdisur të të Gjatit të Veriut ishte qytetari i parë i kryeqytetit. Erdhi si numër një me disa kapërcime të papritura në tavolinën politike, por humbi aromën jetësore të lirisë publiçistike, kur na mbërthente mëndjen me analizën argumentuese, të saktë si bisturia e kirurgut, deri në demaskim të të gjitha deformimeve që vinin nga të dy krahët, si nga rrondokopi i Jugut ashtu edhe nga Gjatoshi i Veriut. Dhe ta them unë mik vëllai që për të mbyllur gojën e këtyre publiçistëve dhe për tu shitur demokratë të kulluar e vlerësues të kontributeve të këtyre intelektualëve, Njëshat përdorin taktikën e dhënies së karrigeve pushtetore, përsëri i ulin tek karrigia me numër Një, duke na bërë që t'i quajmë nga ky moment jo më publicist, por me shprehjen e goditur angleze Chair’s Pubass-ist.
Ndërkohë këta pubassist nga euforia e karriges zyrtare duan të na mbushin mëndjen neve grigjës se do bëjnë maksimumin për të rivendosur rregullat e lojës demokratike, si me thënë do përpiqemi të gricemi si miza me demin.
Dhe a e di se nga kush e kam dëgjuar për herë të parë një shprehje të tillë, ngazëllehet miku im, - nga një prej këtyre ish pubass apo njeri i letrave siç i pëlqen tani ta quajnë, i cili pasi kish qënë në një nga këto karrige edhe pse për pak kohë, i ishte çfaqur majasëlli me pasojat e tij dhe nuk shijonte dot më verë e raki si unë e si ti, por me të njohur më thellë rregullat e kryemjeshtrit Frojd, u kthye mes nesh dhe tani shqepemi në biseda të lira pa teklif e publikime shkrimesh sa herë që Njëshat dhe pasuesit e tyre bëjnë marrëzinë e radhës.
Dale pak o Dori, se ti sillesh nga sillesh dhe u jep gjërave ca shprehje të ngatërruara nganjëherë, i them. Kjo shprehje më tingëllon me kuptim shumë të dyshimtë, se duket sikur nuk janë as ashtu dhe as kështu, pra nga mendon se anojnë më shumë këta individë, nga seksi femër apo mashkull.
Po këtu është bukuria o ditëbardhë, më rreh krahët Teodori, se këta janë ata që quhen Hermafroditë Politikë, herë me zë të hollë femre dhe herë me zë të trashë mashkullor me tonalitete në ulje deri në shuarje, sipas nivelit të glukozës apo thartirës që përmban rrushi i Njëshit. Por ky lloj varieteti hibrid ka pamjen në tavolinë dhe shijen kur e ha, me atë lloj të kultivuar në fermën me emër Central Komitet.
Dhe e blejnë me çmim të lartë, sepse merret për atë rrush safi që prodhon ferma me emër E Djathta Reale e Munguar.
Më hidh ca verë i them, e mbaje mënd muhabetin se dua të bëj një parantezë për të thënë diçka që e ka thënë mjeshtri me shumë rezervë.
Frojdi e ka përmëndur, por disi i rezervuar që edhe këta Njëshat kanë shumë rrallë një moment sinqeriteti disi të shtyrë nga hyjnitë.
Dhe jep shëmbuj nga vëndet e mëdha, e unë bëj analizën e këtij vëndit tonë të vogël për të gjetur këtë sinqeritet hyjnor të Njëshave. Dhe më del që edhe ish Njëshi ynë e ka një moment të tillë kur filloi të shkruante librin Kur hidheshin themelet e pushtetit të ri popullor. Pra themelet e pushtetit të tij. Ai e filloi me gurin e themelit sinqeritetin e tij, duke na thënë që nëse doni të vini gur në themel, më të fortë, më solid e të pa shkatërrueshëm nga natyra është guri i madh i pronës private. E vazhdon të shtjelloj idenë që këtë gur ua mora të mundurve dhe e vura në themelin tim. Tani që duam të ndërtojmë godinën e demokracisë, meazallah se do Njëshi dhe kllounët e tij që të vënë këtë gur në vëndin e vet, prandaj dhe nuk bëhet godina, nuk mban dheu dhe na rrëshqasin institucionet gjithmonë drejt ekstremit të majtë me pasoja shkatërrimtare sociale.
Kështu më del miqtë e mi, analiza e çastit të sinqeritetit të ish njëshit tonë. Por edhe e këtyre njëshave të sotëm që i përdridhen pronës, gurit të themelit, si ato valltaret e pubeve që mezi presin ti ndukin spektatorët. Dhe në delir u deklarojnë të entusiazmuarve nga përtej detit në mes të Tiranës që juve mund t'jua japim tokën për Njëshka.
Por e bukur është se këtë dërgatë e përshëndeti përfaqësuesi i njëshit me fjalimin me titull:
Kemi cjepër me këmborë/
edhe tufa blegërin/
ky behar me këtë vapë/
Nëno, kokrra e rrushit po na ndrin.
Në kllapa -të tillë verë e raki i dhanë edhe dërgatës 400 figurëshe të përtej oqeanit para ca ditësh dhe ata të dehur pa e pirë akoma mirë filluan të kërcejnë valle të ansamblit Na bashkoi Rrushi Popullor tek Piaca përballë Skëndërbeut.
Por le ti kthehemi bisedës ku e lamë e unë dua të të pyes për këta që janë shkëputur nga njëshat dhe s’u kanë lënë gjë pa thënë ish bashkëluftëtarëve të tyre partiakë pas ndarjes dhe na çfaqen si desh të rinj që duan këmborë për të prirë kopenë që blegërinë pa pushim për Ata.
E kuptoj për kë më pyet, më thotë Dori, pasi e kthen një herë gotën e merr pak djathë nga mezeja.
Tërhiqet pak përpara dhe më thotë: më dëgjo me vëmëndje se edhe vet e kam pasur ca të vështirë për ta formuluar këtë mendim dhe sa më shumë kohë kalon, aq më shumë e çmoj këtë mjeshtrin e psikanalizës.
Ia hodhën sirenat e pushtetit në kopësht Ismail Gjirokastritit dhe ç’nuk bënë ato për ta joshur Malon, ia zbërthyen para syve Malos të gjitha kopsat e karriges pushtetore, i treguan edhe modele europiane nga ato më shpirtkëputëset me dizenjo nga kompania numër një e modës, Presidencia, e kërkuan që të flinte me disa prej tyre në pallatin e kësaj kompanie, ku aromat frojdiane të dehin e bije në kllapi parajsore.
Po unë e kam thënë me kohë që nuk e ha atë kokërr ulliri Malua, se jo vetëm që ai fle në një pallat tjetër me aroma dehëse pavdekësore dhe shijon çlirim total frojdian, por ka edhe meritën që i studjoi mirë përcaktimet psikanalitike të mjeshtrit, i fitoi atij zemrën dhe ustai e mori pranë duke i thënë që rri këtu me mua, se ti ke pothuaj po atë thumb intelekti si unë që injekton tharmë të lartë. Më duhesh o Ismail, për të përgatitur tavolinën e madhe të politikës shqiptare dhe goditi sarahoshët me rregullat e mija, të cilat i ka vërtetuar koha dhe historia e tani njerëzit më thërrasin kryemjeshtër i kohës moderne dhe janë penduar që nuk më dëgjuan kur jepja përcaktimet e mija për liderat europianë, të cilët ekzaltonin turmat në sheshet e Berlinit, Romës, Moskës e më pas Tiranës, Budapestit, Sofies, etj, etj.
Ka kohë që më japin të drejtë se nuk më dëgjuan kur u thoja që mos duartrokisni ata që kapërcejnë brënda natës nga njëri pallat partie tek tjetri ekstrem, mos u joshni nga ata që vënë të tjerët për tu përhapur famën dhe lavdinë boshe, mos mbështesni ata që kanë vrima boshe në proçesin botëkuptues arsimor, aq më tepër mos duartrokisni ata që eleminojnë bashkëpunëtorët e orëve të para sot, sepse nesër e keni radhën ju, brënda çatisë tuaj. Dhe u sakatosën me njëra tjetrën këto turma derisa një ditë dërguan përfaqësues në pallatin tim me pikësynim njohjen dhe studimin e rregullave të mija, për të mos lejuar përsëritjen e marrëzive shoqërore.
E kupton tani i dashur mik, më pyet mendueshëm Teodori, se ku e kanë hallin ca avoketër, pubass, ca rrondokopër kokëmisha kërcimtar e shkërdhatarë parlamentar, që bëjnë sikur nevrikosen dhe tërbohen nga diktati i njëshave, por gjithë merakun dhe nepsin jargavitës e kanë tek numri Një. Vetëm kur binden që kanë për ta siguruar me një mijë marifete dhe delegime alla lesiane, tërhiqen në ndonjë ambasadë këshilluese dhe mbas ca firmave surrogatosh, na çfaqen me parti të re ku kryetari, megjithëse i dhjerë mbahet krenar me kollare të trashë e që i ulur në Chair’s Pubassin e njëshit i kënaqet pamjes prej ofiqari dhe kostumit e limodhesë me ngjyrë të verdhë, që mezi e lejon të bëj frymëmarrjen e lirë.
Tani, më thotë Dori, do ta mbyllim se unë jam miku dhe ne e kemi traditën që miku e mbyll, por le të përmëndim edhe një fakt tjetër: Kur në erën e lirisë u çfaq Papa dhe më pas në mes të katrahurës misioni i San Exhidos nga përtej detit, epo thashë tani filluan t’i mbledhin dhitë njëshat tanë dhe do mësojnë pak nga eksperienca e tyre. Mendoja se do nxinin ca mëntë nga fakti shumë domethënës i shëmbullit të tyre, që kanë një shtet me popullsi 2 miliard banorë dhe nuk i kemi parë asnjëherë në historinë e shoqërisë që të bëjnë fushata elektorale si këto që bëjmë ne.
Sa pak zhurmë, sa shumë heshtje, studim e meditim dhe lutje në tavolinën e politikës kristiane.
Mbyllen dyert për publikun dhe fillojnë të çmitizojnë ata që kanë manifestuar delirin e madhështisë së njëshit, pasi të parin e grigjës e kanë të zgjedhur që më parë dhe sipas mësimeve të historisë e principeve psikanalitike është ai, i pari, që i shërben më shumë kauzës, duke u lutur përditë për të shpurë misionin e ngarkuar në destinacionin e njerëzve të thjeshtë, me të parin, si shërbëtori mes shërbyesve të kauzës.
Le të presim dhe aq kohë më thotë mysafiri, sa duhet për të ardhur të paintoksikuarit nga deliret, me mëndje shërbëtori të njerëzve deri në fund, pa fallcitete, me norma qytetarie perëndimore, që respektojnë institucionet si shtylla të ngrehinës jetësore.
E kemi vet në dorë që t’i mbajmë pranë apo t’u japim shtymën, të mos i lëmë që të ngrihen apo t’i thërrasim në detyrë, t’iu besojmë institucionet si të shënjtat vlera shoqërore, apo ti ndjekim pas duke u rritur madhështinë e Njëshit.
Kështu, or mik, po nuk u gjënd rrush politike ( jo pa fara, për stafidhe) me Farën e Dorëheqjes brënda, këtë lloj vere e raki do pijmë përditë o miqtë e mi.


Minella Aleksi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...