Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/11/03

Dasara Malltezi -Kur Mero i ngjitej në këpucë gjyshit tim!


dasara







I dashur Mero,
Arsyeja që po marr 10 minuta nga koha ime për t’i shpenzuar me njerëz si puna jote, është thjeshtë për të treguar se Pinokët si ty që i komandon Xhepeto kryeministër, nuk meren dot me dikë që ka bekimin e të qenurit njeri i lirë.
Pinok, ti ke vite meresh me sulme ndaj meje, që kur isha 15-16 vjec. Ti nuk ke nga ta dish sepse në këtë gradë që ke përfunduar beson dhe gënjeshtrat që shet, por unë në këtë moshë mësoja në shkollë, aq sa të kisha rezultate të shkëlqyera në provimet e maturës, dhe më pas me shënimet që kisha nxjerrë nga leximet të botoja libër. Mesa duket me barazon me tët bir… Më vjen keq për ty, sepse ti nuk di se çfarë është familja, por më vjen shumë herë më tepër keq për tët bir që e humbe si plaçkë kumari e që sot nga fëlliqësia jote ai humb veten teksa drogohet.
Si ndihesh teksa sulmohet yt bir prej teje? Harrova, Xhepeto e Pinoku kishin njëri tjetrin për familje, nuk i duhej njeri tjetër. Në fakt, filispanja që ju lidh më mirë është se të dy shkatërroni familjet tuaja.
Duhet të kuptosh se ti nuk përbën asnjë lloj problemi për mua, përkundrazi je thjesht një burim i pafundëm publiciteti. Ti i dashur Pinok je si një limon i shtrydhur në oborrin kryeministror, i cili po kalbet aty. Qartazi ti përbën problem për oborrin ku po dekompozohesh, dhe për askënd tjetër
Pinok duhet të kuptosh që njerzit meskin si ty, nuk më bëjnë përshtypje. Si një Kikirik i vogël ti fryn veten me përrallat ‘Na ishte një herë Mero Supermeni…’ Në përrallat e tua ti je i fortë, ke shikim me lazer dhe fluturon… Kjo është në përrallat e tua, pasi të gjithë e kemi të qartë se kjo është thjesht një mburojë dhe të gjithë e kemi kuptuar se si fluturon ti në realitet.
Të këshilloj që të fillosh të bësh profesionin e gazetarit siç të takon, jo duke dezinformuar publikun, aq më pak duke botuar shkrime të paqëna.
Unë ndonëse jam e re, mendimet i shpreh siç i kam dhe janë vetëm të miat. I kam ende të neveritshme kohët kur i ngjiteshe gjyshit para e mbrapa nëpër këpucë dhe me siguri kështu tashmë ti i rri dhe këtij tjetrit dhe vjell e shpif çdo ditë si të porosit ai, trillon reagime të diktuara të cilat unë nuk i kam bërë.
Get a life Pinok. Mundësisht larg këpuces së dikujt tjetër.
Gjithë të mirat Mero,
Dasara Malltezi

Sali Berisha: Për vrasjen e Azemit ka gisht, Nano, Gjinushi dhe Fatos Klosi

berisha
Ish-kryeministri Sali Berisha në, “Studio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili u përgjigj gjatë rreth shumë çështjeve që lidhen ngushtësisht me jetën politike të vendit, dhe jo vetëm.

Gjatë kësaj interviste të gjatë, Berisha ka folur edhe për intervistat e botuara në gazetën “Dita” të ish-truprojës së tij të viteve të vështira të jetës politike të Sali Berishës, Izet Haxhijan.

Edhe pse, ish-kryeministri Berisha nuk ka dashur të merret aq gjatë me Haxhiajn, sipas Berishës, ai është thjesht një vrasës, për të cilin nuk ja vlen të merresh më gjatë. Më tej, Berisha ka thënë se, “ ky zotëri sëbashku me vëllezërit e tij, të cilët janë në burg ka qenë pjesëmarrës aktiv në një vrasje. Ky është një vrasës. Ka pasur vëllanë oficer policie ditën e vrasjes”- tregon Berisha.

Gjithashtu, ish-kryeministri ka nënvizuar faktin se kjo intervistë është marrë nga djemtë e Arta Dades dhe sipas tij, nuk ia vlen që të merret me një vrasës.

“Se kush i ka dal në pritë Azem Hajdarit atë e di drejtësia. Ka një dosje dhe hetimet e kanë dënuar”- ka thënë me bujë Berisha gjatë intervistës me gazetaren Eni Vasili.

Kësisoj, pyetjes së gazetares Vasili për arsyen e shpeshtë të qarkullimit të këtyre akuzave, ish-kryeministri i përgjigjet: “Së pari, çfarë ndodhi në Tiranë? Së dyti, kam pasur dyshime për Nanon e më pas për Gjinushin dhe Fatos Klosin. Por, vrasësit kanë shkuar nga Tirana në Tropojë tek Nehat Kulla. Nuk besoj se socialistët të kishin kaq interes për procesin, por ja imponon BE”- ka thënë Berisha gjatë kësaj interviste në orët e vona të natës për gazetaren Eni Vasili.

DESHMIA/ Haklajt nuk erdhën në Tiranë për të vrarë Azemin, donin të vrisnin Berishën

Gazeta Dita vijon të botojë dëshmi interesante për ngjarjet e rënda të viteve të shkuara.

Kësaj here atë kanë publikuar një intervistë me Marjan Grykën, ish- truprojën e Azem Hajdarit.
Sipas tij, Haklajt kishin ardhur në Tiranë për të vrarë Sali Berishën dhe jo Azem Hajdarin.
“Unë jam një djalë Shkodre, aktiviteti im nisi në 2 Prillin e famshëm të vitit 1991, ku atëherë në protestë edhe jam plagosur. Më pas kam vazhduar të jem aktiv në lëvizjen antikomuniste, por me sa duket gjaku jonë vetëm u përdor. Desha të kujtoj këtu se në ngjarjen e 2 Prillit në Shkodër, më erdhi dikush në spital që nuk e kisha parë ndonjëherë. Ai ishte Azem Hajdari. Mu afrua në spital dhe më tha: “Çohu burrë se s’ke kurrgjë”. Unë me buzëqeshja e pyeta se kush ishte. Të gjithë të pranishmit aty më thanë “Mario, ky është Azem Hajdari”.
Kështu e nis rrëfimin e tij Gryka.
Më pas me ftesë të Hajdarit ai vjen në Tiranë ku fillon punë si efektiv i Gardës së Republikës dhe truprojë personale e Azem Hajdarit ku është dekoruar edhe si “Pishtar i Demokracisë” nga Berisha.
“Hajdari u vra për liri, por kurrë s’e gëzoi lirinë. Jeta me Azem Hajdarin ka qenë një betejë e ashpër. Kujtuam se rrëzuam komunizmin, por ai përkundrazi pas viteve ’90 na u vërsul dhe na sulmoi më shumë se kurrë”, tregon Marjan Gryka për radion kosovare “Zëri i Mitrovicës”.
Për sa iu përket prapaskenave, ai tregon se: “Mendoj se kur Berisha ishte president, ishte një dikush me tre poste që Berisha e komandonte që dhe lëvizte gurët kundër Azem Hajdarit. Ky ishte Tritan Shehu, ishte Zv/Kryeministër, Ministër i Jashtëm dhe kryetar i PD-së. Lufta e tij me urdhrat e Sali Berishës ishte shumë e ashpër. Dua t’ju tregoj një fakt. Sapo u çova në mëngjes nga gjumi (unë jetoja në shtëpinë e Azemit), më thirri në dhomën e tij, po pinim kafe e më tha: “Mario, sot kemi një betejë, kemi mbledhjen e kryesisë së PD-së, është dhënë urdhër që Azem Hajdari të mos hyjë brenda, si do ja bëjmë?”. Pra, lideri i dhjetorit dhe kryetari i parë i PD-së nuk do lejohej në  mbledhjen e kryesisë së PD-së. Unë me një buzëqeshje i thashë: “Bacë, ne do të hyjmë gjithnjë aty ku njerëzit na duan”. I hipim makinës dhe pamë se Pallati i Kongreseve ishte rrethuar me 300 forca policie, që Azem Hajdari të mos hynte brenda. Për t’i rënë shkurt, ne të armatosur e çamë postbllokun dhe e futëm Azem Hajdarin në sallë. Byroja politike ende nuk kishte mbërritur në sallë. Pasi hymë, gjetëm ca lepuj të Partisë Demokratike që ishin rreshtuar në rreshtat e parë dhe po prisnin byronë. Njërin prej tyre e kapa, e çova me dhunë dhe aty ula Azemin”, tregon Gryka, teksa shton se shënuan edhe emrin që Azemi të merrte fjalën i treti, pas dy kryetarëve të byrosë dhe ai mban këtë fjalim: “Dëgjoni ju tavolinë e krekosur dhe e dhjamosur me një popull fukara të rrënuar nga komunizmi. Unë jam Azem Hajdari, djali i Shpend Hajdarit. Baba im ka qenë komunist dhe unë e kam për nder që jam biri i tij. Por në vitet ’90 unë rrëzova idealet e babës tim, e rrëzova Enverin. Por sot ka një fatkeqësi kombëtare, që ju i keni dhe vazhdoni t’i keni ato ideale që kishte baba im. Ky është turp dhe tradhti kombëtare. Kjo nuk është PD-ja që populli donte ta kishte në pushtet. Kjo është një ngjallje dhe pasurim i komunizmit”.
Gryka rrëfen se para se të vinin ngjarjet e ’97-ës, kishin një  vit e gjysmë pa folur me Berishën, dhe nga vitet ’95-’96 Hajdarit i hiqet imuniteti i deputetit, shkarkohet nga Komisioni Parlamentar i Rendit dhe SHIK-ut, përjashtohet nga PD-ja.
“Unë u shkarkova nga oficer i gardës. Morëm zyra me qira pranë ish- kafe “Çaplin” në qendër të Tiranës dhe kaluam me sindikatat. Pra, Berisha, si një diktator i ri, na shkarkoi në distancë. Në këtë kohë Azem Hajdari, me bindje të plotë filloi  organizimin e sindikatave të pavarura për të rrëzuar qeverinë Meksi. Shteti na ndiqte për të na arrestuar. Pra, jeta e liderit të dhjetorit ishte në rrezik, jeta ime nuk ishte problem fare. Këtu filloi beteja dhe lufta e ashpër Berisha –Hajdari. SHIK-u i Gazidedes asaj kohe na përndiqte kudo, SHIK- më i fëlliqur i të gjitha kohërave. Me qindra herë u përleshëm me ta. Një natë ata agjentë të SHIK-ut kishin rrethuar shtëpinë e Azemit, është turp ndoshta të thuhet, por ne i morëm peng dhe i çuam të  paarmatosur dhe i thamë Gazidedes: “Ju jeni turpi i kombit dhe  tradhtia e kombit se shtëpia e Azem Hajdarit nuk ka nevojë për rrethim”, tregon Gryka.
Marjani tregon se ishin në “Rogner” dhe sekretarja e Sali Berishës e mori në telefon Azemin dhe i kërkoi ndihmë sepse Garda e Republikës po ikte dhe po e linte Presidentin ne baltë.


“Në këtë moment Berisha kërkoi që Azemi ta mbështeste, e unë si oficer i tij të merrja Gardën e Republikës. Ngjarjet kështu rrodhën, u ashpërsuan, të gjitha degët e PD-së në rrethe kërkonin dorëheqjen e Berishës si president, përveç Shkodrës, ku unë isha anëtar i kryesisë. Nisëm të shkonim nëpër takime me presidentin që nuk jepte dorëheqje dhe në çdo takim na vriteshin nga dy shokë. Asnjë nga këta njerëz nuk u përmend nga Berisha. Shumica e tyre janë mirditorë, por Sali Berisha i ka harruar si  shumë të tjerë”.
Ai nënvizon se natën që është varë Azem Hajdari kam qenë në arrest shtëpie, pavarësisht se në Shkodër isha i lirë dhe gjithë ditën te selia e PD-së, por këta ia arritën qëllimit dhe Azemin e lanë në rrugë të madhe”.
Gryka thekson se “në çdo atentat, se janë bërë 9 atentate, ka pasë dorë Partia Demokratike. Edhe ditën e vrasjes. Partia Demokratike ka pasë dorë në vrasjen e Azem  Hajdarit. Asnjë njeri nuk mund ta mohojë këtë, aq më tepër sot, pas shumë viteve ku nuk kanë lënë goditje pa bërë, janë munduar të eliminojnë çdo njeri që përmend Azem Hajdarin”.
Gryka shprehet se natën e vrasjes Haklajt kanë shkuar për të varë Berishën dhe Azemi është thirrur me shpejtësi nga Fieri.
“Në atë kohë, ditën që është rrethuar PD-ja, pra gjoja për të varë Azem Hajdarin, sepse Haklajt nuk kanë ardhur për të varë Azem Hajdarin. Haklajt e kanë deklaruar, e kanë ri-deklaruar madje e kanë kërkuar edhe në gjyq Sali Berishën. Sepse ata kanë ardhur me vra Sali Berishën dhe jo Azem Hajdarin. Se e dinte e gjithë Shqipëria që Azemi ishte në miting në Fier dhe po të donin vrasësit mund t’i bënin prita kudo nga Fieri në Tiranë. Por nuk kishin ardhur për Azem Hajdarin. Por skenaristët e PD-së  telefonuan Azem Hajdarin  me porosi të Doktorit që duhej të vinte urgjent në Tiranë pasi kishte mbledhje kryesie. Unë fola me të dhe i thashë, madje iu thashë edhe çunave të Fierit, çunat që sot janë pronarët e turizmit, janë sot dëshmitarë të gjithë. “Mos e lini Azemin të lëvizë”. Sepse kishte diçka që dihej, po kërkohej eliminimi i Azemit dhe kjo po diskutohej kudo. Sepse kishte një fakt, e djathta shqiptare po shkonte pas Azemit dhe jo më pas Sali Berishës”, sjell në vëmendje Gryka.
Ai tregon se me mbërritjen e Azemit tek PD-ja, edhe vrasësit janë habitur dhe kanë thënë“çfarë do ky budallai këtu”.
“Kur ka hyrë Azemi në PD, PD-ja ishte një kufomë e gjallë, nuk kishte më njeri. Në korridor ka dalë Genc Pollo me tre vetë të armatosur, ishin tropojanë. Kanë takuar Azem Hajdarin dhe më pas kanë kaluar tre minuta dhe Azemi ka dalë dhe ka komunikuar gjoja me ata që kishin ardhur të vrisnin Azem Hajdarin. Po e përsëris, kur erdhi Azemi nga Fieri, vrasësit ishin aty, nuk kishin nevojë ta linin të futej brenda. Përse nuk e goditën? Absolutisht nuk kanë pasur punë me Azem Hajdarin. Por Azemi nga sedra, burrnia, e qitën të komunikojë me vrasësit e Sali Berishës. Doli dhe u përlesh me ta sepse dihet se çfarë bisede është bërë. Ata i kërkuan që të largohej duke i thënë: Ç’do ky budalla këtu? Në krye të tyre ishte oficeri i Berishës, Izet Haxhia. Pra, këtu ndodhi fatkeqësia, me tradhti 100% nga PD-ja, e iniciuar dhe e organizuar dhe e miratuar nga dy- tre persona politikë nga e majta”.
Gryka sqaron se Azemi u sqarua me Haklajt pasi bëri një bisedë  me plakun e tyre dhe e incizoi dhe i tha: “Bacë, merre këtë dhe çoja djemve të tu çfarë biseduam. Sepse ata hilenë e kanë tjetër kund dhe jo tek Azem Hajdari”, teksa shton se sipas tij fjala ishte për Sali Berishën.
Gryka akuzon se truproja i Azemit, sot në azil politik, i ka deklaruar Sali Berishës dhe Ylli Rakipit me kasetë konfliktin me armë dhe debatet me Azemin në momentet para vrasjes.
“Këtë kasetë e ka edhe sot Sali Berisha, ku është pse nuk e dorëzon kasetën? Sot, ky mik i madh i Azemit, që i ka bërë qindra sulme, merr këshilltar të tij Neritan Cekën, njeriun që na bëri 7 atentate kur ishte ministër i Rendit. Merr ministër Mbrojtje Arben Imamin, gjenerali i bandave të ’97-ës. Të gjithë  organizatorët, atentatorët e Azem Hajdarit janë në kolltukë politikë”, teksa nënvizon se Sai Berisha nuk është paraqitur asnjëherë në Gjykatë për akuzat e bëra.

Gryka deklaron se pseudonimi i Sali Berishën në Sigurimin e Shtetit ka qenë “Penicilina” dhe se në Shqipëri deri më tani nuk ka pasur asnjë ditë demokraci.
Gazeta Dita

PROF.DR.SALI BERISHA :Pse u bëra komunist




Ish Kryeministri  shqiptar Prof.dr.Sali Berisha,kohë më parë  ka rrëfyer  versionin e tij për anëtarësimin në Partinë Komuniste. Megjithëse ka qëndruar aty nga viti 1970 e deri në vitin 1991, z. Berisha e konsideron veten një disident, madje në një mbledhje ka mbrojtur, sipas tij, një berber që theu portretin e Enver Hoxhës.


Intervistën e mbrëmshme, një pjesë të së cilës mund ta lexoni më poshtë, z. Berisha e dha në emisionin “Opinion” në TV Klan. Këto ditë, në kuadrin e përkujtimeve për lëvizjet studentore të dhjetorit ’90, disa ish-themelues të PD-së dhe drejtues të lëvizjeve të atëhershme, kanë hedhur dyshime të forta mbi rolin e Berishës. Në një seri artikujsh botuar në “Shekulli” këto, një nga drejtuesit e lëvizjes studentore, Shinasi Rama, prezantoi disa prova që, sipas tij, dëshmonin se Berisha ishte një nga njerëzit e infiltruar nga PPSH-ja për të marrë në dorë një lëvizje që regjimit i duhej për të përligjur rindarjen e pushtetit.

Zoti Berisha, kur u anëtarësuat në Partinë Komuniste?
Unë jam anëtarësuar në Partinë Komuniste në vitin 1970. Ka pasur dy arsye.
Arsyeja e parë, është sepse u ndikova në mënyrë shumë thelbësore nga pushtimi i Çekisë. E përjetova atë me një dhimbje dhe një emocion të paimagjinueshëm, sepse Dubçeku ngjalli shpresë në të gjithë botën komuniste. Ajo që u quajt pranvera e Pragës. Një natë, një ushtri prej 300. 000 trupash, tanke e të gjitha mjetet, pushtoi një vend që tentoi të dilte në liri ose të paktën kështu besonim. Ishte shumë e përhapur ideja se pas Çekisë do të ishte Shqipëria. Gjë për të cilën unë isha shumë i vendosur si qytetar të qëndroja në atë pozicion që duhet të qëndrojë çdo qytetar në rastin e një pushtimi kombëtar.
Së dyti, e vërteta është që në Shqipëri filloi një hapje.

Në cilin vit?
Kanë qenë besoj vitet 1969-1972, vite në të cilat në Shqipëri filluan të jepen filma italianë, si filmi “Më fal”, apo dhe filma të tjerë.

Ju patët shpresë se do të ndryshonte?
Po, shumë shpresë, unë mjaft njëherë. Kisha shpresë se kishte filluar të jepej muzikë që nuk lejohej.

Pra, ju menduat një liberalizim i Partisë së Punës që ishte në pushtet, apo një përmbysje e saj?
Jo, një përmbysje në asnjë mënyrë, por mendoja se po shkojmë drejt hapjes. Meqenëse ne kishim dalë nga sfera ruse, mendoja se do të ecnim drejt Perëndimit. Këto filma që shfaqeshin, këto këngë që jepeshin, “Mami blu”, Tom Xhons ose këngëtarë të tjerë. …Pra, mendova se ne po ecim tashmë drejt perëndimit. Në të vërtetë, ne shkuam edhe më mbrapa. Filluan plenumet, me radhë, ekzekutimet, spastrimet masive, ecja drejt revolucionit kulturor kinez, u shfaqën me të gjithë shëmtinë e tij format e këtij revolucioni në Shqipëri dhe ky ishte fundi i besimit tim se do të mund të kishim ndryshime.

Po ju në atë kohë keni qenë Sekretar Partie dhe vazhduat të jeni deri në vitet 1990, apo jo zoti Berisha?
Sekretar Partie kam qenë gjithsej absolutisht jo më shumë se 3-5 muaj, me sa mbaj mend.

Në cilin vit?

Në vitin 1978 nga fundi dhe fillimi i vitit 1979. Detyrë, nga e cila më shkarkuan në mungesë.

Është thënë se keni qenë deri në vitin 1990 Sekretar Partie?

Absolutisht jo. Kjo është një gënjeshtër. Janë thënë shumë gjëra, se kam qenë shumë vite, se kam kuruar Enver Hoxhën…


Po në fakt, keni qenë apo jo pjesë e grupit që kuronin drejtuesit komunistë të kohës?
Unë kam qenë çdo ditë dhe çdo vit, pedagog në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Nuk kam qenë, asnjë ditë, mjek i emëruar në klinikën e udhëheqjes. Kam qenë konsulent për të gjitha kategoritë e njerëzve, përveç Enver Hoxhës, duke përfshirë nga të burgosurit, politikë, apo ordinerë, në spitalin e burgut kur kishte nevojë, deri tek anëtarët e Byrosë Politike. Dua të theksoj se nuk kam qenë mjek i emëruar i Byrosë Politike, sepse nuk kam pranuar.

Nuk keni pranuar, apo nuk ju është ofruar?

Nuk kam pranuar.

Përse nuk keni pranuar?

Nuk kam pranuar, sepse unë kam dashur shumë profesionin e mjekut dhe ajo ishte një transformim tjetër. Unë kisha shokët e mi, të cilët punonin aty dhe ata në disa aspekte humbisnin shumë.

Ju është ofruar të ishit mjek në klinikën speciale, apo mjek personal i Enver Hoxhës?
Nuk më është ofruar kurrë të jem mjek personal i Enver Hoxhës, nuk më është kërkuar kurrë që të vizitoj Enver Hoxhën dhe as të kontribuoj në problematikën e tij shëndetësore. Ka pasur kritere shumë strikte Enver Hoxha në ata që përzgjidhte, dhe unë nuk përfshihesha, nuk plotësoja kriteret.

Çfarë kriteri nuk plotësonit?

Kriteret që më pengonin, ishin komplekse në fakt. Kishin të bënin me disa standarde të tij në lidhje me jashtë, ose me pozicionin gjeografik të shtëpisë sime, në Tropojë. Por unë kisha miq, pothuajse të gjithë ekipin që e trajtonte atë. Pra, unë refuzova që të isha mjek në organikën e tij speciale. Nuk pësova asgjë ç’është e vërteta, bëra shpjegimet e mia se nuk dua, pasi jam shumë i lidhur me shërbimin tim në spital. Kam qenë pesë muaj, kështu Sekretar Partie dhe u shkarkova në mungesë. Isha në Paris kur më zëvendësuan. Një berber përpara se të nisem, i ra me grusht portretit të Enver Hoxhës të vendosur nën një xham. Kjo u mor vesh. U kërkua që të bëhej mbledhja. Bëmë një mbledhje së bashku me të tjerët që drejtonin, vendosëm të themi se ky e bëri këtë akt, sepse i kishte syzet +11 dhe nuk pa se kë kishte nën xham. Kjo nuk u pëlqye, me sa duket. Nëse nuk do të ishte ky motiv, ai do të pësonte perkusione. Në fakt, ai nuk pësoi probleme, por mua më zëvendësuan.

Ka pasur komente se gjatë kësaj kohe, ose pas kësaj kohe, ju keni ndikuar në largimin ose internimin e disa kolegëve tuaj?

Në mënyrën më kategorike, kurrë. Asnjëherë s’kam ndikuar, asnjëherë nuk më është kërkuar dhe nuk kam dhënë kurrë mendim. Kjo është një shpifje e mirëfilltë, sepse nuk kanë guxuar kurrë të thonë një emër. E di pse nuk guxojnë, se është zero.

Ju e kishit njohur Ramiz Alinë përpara viteve ’90?
Po.

Personalisht?

Po, personalisht.

Kishit shpresa se pas vdekjes së Enver Hoxhës, ai do të ndryshonte?

Fillimisht pas vdekjes së Hoxhës kisha iluzione. Vdekja e tij është pritur me gëzim në tërësi. Mos shih histerizmin që u ngjall nga vdekja. Por kam bindjen më të thellë, se qytetarët shqiptarë e pritën me gëzim vdekjen e Enver Hoxhës. Sigurisht që unë besova se Ramiz Alia, do të ndërmerrte një kurs ndryshimesh. Por ama, kam qenë nga të parët që hoqa dorë përfundimisht nga ky vendim, për dy arsye. Së pari, një mikun tim Spiro Deden, e ngarkuan që të shkruante biografinë e Enverit. Një libër, për biografinë e Enverit. Spiro ishte publicist, punonte në Institutin e Studimeve Marksiste Leniniste dhe mjaft i afërt me Enver Hoxhën, në redaktimin e veprave të tij dhe kështu që filloi punën. Por, me Spiron unë flisja hapur dhe kur vdiq Enver Hoxha, agjencitë e huaja kanë mbajtur qëndrimin më të shkëlqyer. D.m.th., e damkosën, përdorën të gjithë epitetet që ai meritonte. Spiro u trondit nga këto komente. Megjithatë, e ngarkuan të bënte biografinë. Pas disa kohësh, e takoj dhe i them, Spiro si po të ecën? Jo tha, iku nuk e kam më unë. Kush e ka? E mori shoku Ramiz, tha ai, që ta shkruajë vetë. Epo thashë me vete, ky paska ndryshuar. Në njëvjetorin, që ishte fundi i iluzionit tim, shoh Ramiz Alinë tek varri i Enver Hoxhës, të ulet dhe të puthë mermerin. Unë kisha një mik timin, Mehmet Elezin dhe i them, Mehmet, ky është totalisht në kontroll. Se qarkullonte një ide se ishte tërësisht në kontrollin e Nexhije Hoxhës. Ismail Kadare e zhvillonte edhe më tej këtë ide, që ishte në kontrollin e Nexhmijes dhe se Nexhmija i kishte një kasetë. Unë pas atij momenti, kam hequr çdo lloj besimi se Ramiz Alia do të mund të bënte qoftë dhe ndryshimet më minimale.

Përpara takimit tuaj shumë të diskutuar dhe komentuar të 9 dhjetorit 1990, kur e kishit takuar për herë të parë Ramiz Alinë dhe, a kishit biseduar me të?

Ramiz Alinë, nuk e kisha takuar ndonjëherë në takime pune, por gjatë vizitave mjekësore, kur kishe raste të sëmurësh të tjerë, në spital apo klinikë dhe e njihja.

Dhe cila ishte përshtypja që kishit krijuar për të nga takimet?

Takimet i pata para asaj ngjarjes, që pashë se puthi varrin e Enver Hoxhës dhe krijova përshtypjen e një gënjeshtari. Ky Ramiz Alia, në karrierën e tij politike, kishte mbijetuar nëpërmjet makinacionit dhe gënjeshtrës.

Ai ishte numri një i regjimit, përse duhet të gënjente?

Numri një ishte Nexhmija, nuk ishte ai. Problemi është se ai ishte vendosur në numrin një.

Është reale kjo, apo një legjendë?

Absolutisht reale. Ai zhduku të gjithë zonën e parë operative me ndihmën e Nexhmijes, sepse Enveri ishte debilosur. Nuk mund të them se Enveri kishte kapacitete intelektuale që të merrte vendime. Zhdukjen, për të cilën nuk kisha asnjë lloj keqardhje, sepse nuk mund të kishte keqardhje për zhdukjen e Mehmet Shehut, për atë qëndrim mizor. Përkundrazi ndjeje një lehtësim sepse po rrallohej oborri i tyre. Por në këtë kontekst Ramiz Alia, ishte një mashtrues ordiner në çdo gjë. Ai pati një betejë të brendshme me të gjithë, me Mehmet Shehun, me Kadri Azbiun e të tjerë, që të gjithë u likuiduan. Vetëm e vetëm, për t’i hapur oborrin. Po kështu u veprua edhe me Llambi Ziçishtin, që për hir të vërtetës ishte një intelektual pozitiv, unë e kam pasur edhe dekan edhe ministër. Ramizi e ekzekutoi me akuzën më monstruoze, se ishte agjent i CIA-s, sepse takoi një profesor të Skënder Shehut në plazh. Ramiz Alia, ishte për mua një njeri që po ekzekutonte njerëz, për të cilët unë personalisht nuk kisha asnjë lloj keqardhje, përveç Llambi Ziçishtit.

A është e vërtetë që Ramiz Alia, ashtu si ju, vinte nga Tropoja?

Ramizi është një person që ka frikë të thotë origjinën e tij. Kur po shkonte afër majës, Nexhijes, se Nexhmija ishte maja, u përpoq të gjente origjinën. Shkoi në Tropojë, mirëpo fshati i tij është karshi shtëpisë sime. Shkonte në Kasaj në lagjen Aliaj, se është një lagje aty. Njerëzit e mi, më thanë se këta u shpërngulën nga Kasaj, më duket për arsye gjaku, për në Gjakovë, e nga aty shkuan në Shkodër. Ky guxoi më së fundi të kërkojë rrënjët e tij, që nuk i gjeti. Ndaj, unë nuk mund të them, nëse është nga Kasaj, apo nga Shkodra.

Ju dhe Fatos Nano keni dhënë intervistë tek “Zëri i Popullit”. Si ndodhi?

Shumë e thjeshtë, sepse gjërat kishin dalë të gjitha. Ishin thënë në takim. “Zëri i Popullit” kishte mbetur jashtë zhvillimeve. Për këtë, ata thirrën një grup 5 personash, ishte Alfred Uçi, Luan Omari, unë, Fatos Nano dhe një tjetër. Aty u ftuam për të dhënë mendime. Bashkëpunëtorët e mi, miqtë, më thoshin Sali nuk po kuptohet qartë ky pluralizmi politik. Dhe unë aty në atë intervistë, them që me sa duket, pluralizmi i mendimit nuk po mund të zhvillohet se s’po e lejonin. Ndaj, është e domosdoshme të krijohen organizata të strukturuara mbi bazën e mendimit politik të ndryshëm. Të hapet debati për pluralizmin politik.


Por, ndërkohë, ju dhe Nano ishit krejt të rastësishëm në këtë zgjedhje?

Nano ishte në sektorin ekonomik të Institutit të Studimeve Ekonomike…

A mund të thuhet që kjo ishte një bërthamë e përzgjedhur në rast ndryshimesh për t’u katapultuar në politikë?

Kjo është e pamundur.

Në shkurt të vitit 1991, ju u zgjodhët kryetar i Partisë Demokratike. A keni pasur ju ndonjë ndihmë nga jashtë, apo nga faktorë të tjerë, për të ardhur në krye të PD-së?
PD-ja u themelua si e tillë, por larg së qenit një parti. Ishte një lëvizje. Në komisionin drejtues, ku unë isha anëtar, kisha fjalën time dhe peshën time. Me 4-5 përfaqësues të PD-së, isha në një takim me Ramiz Alia dhe kur u kthyem ishte bërë një mbledhje e befasishme, ku ishte shkarkuar Azem Hajdari. Dhe vendosje në krye të partisë të Aleksandër Meksit.

Hipokrizia e kryeministrit Berisha ndaj ish-presidentit të fundit komunist. Ramiz Alia, pasaportë diplomatike me numër D 0000929


Akuza për masakra dhe ekzekutime, por edhe pasaportë diplomatike Ramiz Alisë

Marrëdhënia mes ish-sekretarit të partisë, Sali Berisha, dhe ish-presidentit të fundit komunist të Shqipërisë, Ramiz Alia, në dy dekadat e fundit ka qenë hipokrite. Në dhjetor 1990, fill pas kthimit nga Italia, sipas kujtimeve të Alisë, Sali Berisha u thirr në zyrën e presidentit për ta dërguar te studentët, që të “negocionte” meqë drejtuesi i protestës, Azem Hajdari ishte po tropojan, si mjeku kardiolog. Më pas, Berisha do të shprehej se kishte shkuar atje për t’u vënë në krye të lëvizjes që do të shënonte lindjen e pluralizmit partiak në Shqipëri. Pas ardhjes në pushtet me zgjedhjet e 22 marsit 1992, Sali Berisha do ta akuzonte për gjenocid ish-presidentin dhe ai bashkë me ish-anëtarë të tjerë të Byrosë Politike do të përfundonte në gjyq dhe në burg. Pak muaj më parë Sali Berisha, me cilësinë e kryeministrit do të niste një fushatë tjetër përndjekjeje ndaj ish-presidentit Alia. Ai do ta akuzonte si organizator të masakrës së Tivarit, një ngjarjeje të rëndë të kryer nga ushtria jugosllave, ku gjetën vdekjen rreth 4000 shqiptarë të Kosovës. Në atë kohë, Ramiz Alia ishte komisar politik i një pjese të ushtrisë partizane të Shqipërisë, që kishte shkuar deri në Bosnje për të ndihmuar në çlirimin e Jugosllavisë. Historianë nga Kosova dhe Shqipëria argumentuan me fakte historike se Alia nuk kishte tagrin të jepte urdhra të tillë dhe se kjo ishte vepër e serbo-malazezëve për të zhdukur një pjesë të nacionalistëve shqiptarë të Kosovës, që të mos kishin rezistencë pas çlirimit për të vendosur sundimin e plotë në Kosovë. Por, kjo nuk e pengoi Berishën që të urdhëronte ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për të zbuluar dokumente dhe gjetur dëshmitarë që të implikonin rolin e Ramiz Alisë në ngjarjen e vitit 1945. Deri më sot, anëtarët demokratë të komisionit thonë se kanë mbledhur mjaft informacion, dhe ndonëse afati 3-mujor i funksionimit të komisionit po mbaron, nuk është bërë asgjë e ditur për rolin e ish-presidentit në masakër. Nga ana tjetër është po qeverisja e Sali Berishës që është përkrah Ramiz Alisë, madje edhe në thyerje të ligjit. Ish-presidenti i akuzuar kaq shumë (dje akuzave iu shtua edhe deklarata tjetër e Berishës se Alia ka ekzekutuar Llambi Ziçishtin) aplikoi për pasaportë diplomatike dhe kërkesa… iu pranua. Pasaporta e tij, mban numrin D0000929 dhe skadon në vitin 2016.

Shinasi Rama: Dhjetor ’90, kur Berisha ruhej me operativë civilë në distancë *

“…Pika kyçe këtu është se studentët atë natë nuk e dinin se çfarë të kërkonin. Ato u takuan në mes të natës për një orë me presidentin Ramiz Alia por nuk kishin as edhe një kërkesë të mirëfilltë politike për t’i parashtruar. Për më tepër ato ishin kaq të nënshtruar dhe me respekt karshi tij sa që Alia e ndjeu të nevojshme të jepte urdhërat që të rriheshin mirë në mënyrë që fitonin ndërgjegjësimin e nevojshëm politik por jo me shume se duhej. Qëllimi ishte, natyrisht që t’i shtynte studentët që të fillonin të mendonin ndryshe, inlektualët të fitonin kohë, dhe që mekanizmat të viheshin në punë si duhet. Pra, udhëheqja më e lartë e parties, e cila çuditërisht kishte ndenjur zgjuar gjithë natën, e dinte se studentët ishin konfuzë dhe nuk dinin se çka donin – si u tha më lart, disa me ne krye Azem Hajdarin ishin takuar me Alinë dhe nuk kishin thënë ndonjë gjë interesante, ne fakt asgje me u mbajte mend – dhe prandaj ‘duetet’ e ‘trojkat e intelektualëve që e kishin krijuar emrin e tyre si ‘disidentë’ në pesë muajt e fundit u vunë në punë dhe u dërguan që t’i udhëheqnin dhe t’i mësonin që të bënin ‘çka duhej’ dhe çka ishte më e mira për partinë, socializmin, dhe kastën sunduese. Gjithashtu, shumë kujdes u tregua për të kultivuar disa njerëz të besueshëm si udhëheqës të studentëve. Në fakt, zgjedhjet ishin bërë me kohë se kush do të ishin ‘liderët’ e studentëve dhe kjo ishte krejtësisht në rrjedhën normale të gjërave. Disa pedagogë të rinj filluan të përziheshin por shumica qëndruan në konviktet e tyre të bindur se kjo ishte ‘loja’ për të cilën flitej tash një muaj. Në mënyrë direkte dhe të drejtpërdrejtë, Sali Berisha, i derguar aty prej Xhelil Gjonit dhe i shoqëruar nga një i punësuar në Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste të Nexhmije Hoxhës, e njëkohësisht sekretar i KQ te BRPSH, Besnik Mustafaj, u dërguan që të qëndronin mbrapa ndërtesës së tashme të Ambasadës të SHBA. Berisha duhej të merrte udheheqësinë e studentëve dhe të bëhej lideri intelektual për të cilin regjimi kishte kaq shumë nevojë. Jo vetëm që këto të dy nuk u arrestuan por ruheshin edhe me operativë civilë në distancë…”

*Pjesë nga seria e kujtimeve për Dhjetorin ’90 botuar në Shekulli në 7,8 dhe 9 dhjetor 2010 nga prof.Shinasi Rama

Dr. Lush Susaj- Burrnesha apo liburnesha…?



Para disa kohësh këtu poshtë pallatit tim u degjuan disa krisma pistolete. Nga dritarja më vonë pashë që kishin ardhur shumë forca policie për të shoqëruar viktimen në morgun e spitalit, ndërsa vrasësi ishte larguar. Atë natë ndodhi një histori si qindra të tjera më parë, po atë natë u vra për arsye banale një djalë i ri me moshë 25 vjeçare. Shkaku u vrasjes na qënka një vajzë e cila nuk pati aftësinë e ndoshta as mundësinë për ta motivuar djalin që të fejoheshin e të krijonin një familje të re. Kështu, vajza e lenduar në sedër dhe në interes ka vajtur në shtëpi dhe i është ankuar vëllait të sajë i cili ka gjetur një pistoletë dhe më pas e ka ftuar djalin për një kafe ku dhe e ka vrarë.


Mund të thotë ndonjëri se të tilla ngjarje ndodhin në të gjithë botën, unë them që ai ndonjëri gabohet rendë; në botën e qytetëruar askush nuk ta merr jetën me një shkak të tillë.

Me duket absurditet që të pretendojmë se ruajmë nderin e kësaj bote me këtë model që i përket një periudhe të largët historike të cilën bota e ka hedhur tutje me neveri nepërmjet ndryshimeve të thella kulturore, urbane dhe administrative. Burri i dashuri apo i fejuari, duhet të motivohet dhe të meritohet. Ndodh krejt ndryshe tek gratë dhe vajzat e pa arsimuara të cilat mëndojnë se mashkulli duhet të zgjidhet njëlloj si në kohën e kanunit, se mashkulli duhet të grabitet dhe të mbahet me presion e me dhunë, apo të lidhet peng pas një puthje apo joshje seksuale, apo të poshtërohet për shkak të shuarjes së epshit apo të mbahet i mbyllur “nën fustan” apo të dhunohet për tu lidhur nga “zakoni” dhe zinxhiret e familjes dhe tradites fshatare nga vijnë këto femra burrnesha a liburnesha që dinë të mbjellin vdekje, urrejtje, vrasje dhe hasmëri.

Pak kohë më parë, në një fshat të Matit ndodhi një vrasje tjetër, përseri u tha se një vajzë vrau të dashurin e sajë duke zbrazur mbi të mbi 20 plumba. Është berë e zakonshme të degjosh për gra dhe vajza të pa arsimuara që vrasin, mashtrojnë, kurvërojnë, pendohën, ngatërrojnë, përgojojnë, xhelozojnë e që në fakt dëshmojnë majën e një ajzbergu që për fat të keq askush nuk ka deshirë ta shikojë e ta pranojë, ndonëse ka ardhur koha për të reflektuar e për të përpunuar politika dhe strategji kombëtare për edukimin dhe lartësimin kulturor e moral të shoqërisë dhe elementit shoqëror femër në veçanti.

Liburnët kanë qenë njëri nga 12 fiset e famshme Ilire të njohur për anijet e tyre të lundrimit dhe për shkallën e lartë të degjenerimit dhe marrdhenjeve seksuale në grup. (Liburn, le burrin?) S.I.

Në atë kohë (sipas Fallmajerit dhe historjanëve të tjerë) gratë liburne shkonin me shumë burra, lindnin fëmijet dhe kur ata bëheshin 10 vjeç u jepej emri i babait duke u bazuar në ngjashmërin e tipareve të fytyres së fëmijës me ndonjërin nga burrat që kishte shkuar me liburneshën e cila drejtonte jetën me forcën dhe ligjet e jetes primitive të asaj kohe. Gratë liburne pinin njëlloj si burrat, sundonin burrat, bënin duel me shpata dhe vrisnin me gjakftoftësi të lartë. Liburnet kanë levizur shumë nepër Shqipëri, dihet mirë fakti se si ata i sulmuan duke i spostuar Taulantet deri në Desarti. Liburnet dhe disa norma të jetës së tyre mbeten të theksuara pothuajse në të gjitha rajonet e vendit tone.
Ndërsa ajo që ndodhi në shekujt e 13-19 ishte një thellim i mëtejshëm i “liburnisë”, izolimit dhe injorancës për shkak se vëndi u stopua nga një model që në thelb ishte një vetëkontroll spontan ku rrugaçëria, forca e shpatës, kusaria, hajnia dhe kurvëria ishin rregullatoret e dhimbshëm të jetës shoqërore shqiptare, e cila ngeli shumë larg nga rrjedha dhe prirjet e qytetërimit rajonal dhe botëror.

Vitin e kaluar u njohëm nepërmjet mediave me mënyrën se si një grua nga fshati Vidohovë i Korçes kishte vrarë me gjakftoftësi një djalë 7 vjeçar dhe e kishte fshehur kufomen e tijë në fundin e një pusi uji vetëm për tu hakmarrë ndaj xhaxhait të djalit i cili (sipas mediave) nuk pranonte me ruajt më gjatë një lidhje jashtë martesore me këtë grua “liburneshë” nga Vidohova.
Edhe gjatë kësaj pranvere, fshati Vidohovë u trondit përsëri nga një vrasje, tragjedi e rendë ku mbetën të vdekur 3 vëllezër me mbiemrin Mulliri. U tha se vrasja u krye për shkak se gruaja e vrasësit kishte lidhje jashtëmartesore me njërin prej këtyre vëllezërve Kujtoj se në vitin 1990 në fshatin Patin të Matit një grua e pa arsimuar vrau burrin e saj që ishte një djalë i vetëm, më pas e coptoi trupin e kufomes me sopatë dhe e groposi në guret e përroit të fshatit. E kam përjetuar me dhimbje këtë ngjarje dhe ngjarje të tjera akoma edhe më të llahtarshme.
Kjo është vazhdimësi e rrezikshme që buron nga e kaluara e largët historike, rilind dhe mbijeton nga injoranca e femrave të cilat në pjesën më të madhe të rasteve janë sundimtare, përfituese të rendomta por edhe viktima të këtij realiteti. Krejt ndryshe shkruhet dhe trumbetohet në media ku lexojmë dhe degjojmë fjalë dhe lavde pa fund për kodin e nderit, karakterin e fortë, ndershmërin, besnikërin, mikpritjën, bujarinë etj. Kemi degjuar dhe njohur institucione të tilla si kumbara apo byrazeri, janë një mal me pisllek, genjeshtra dhe pabesi.
Kam degjuar e njohur shumë raste kur nënat nga injoranca e tyre e thellë kanë vrarë deri edhe fëmijën e tyre sepse ai (fëmija i pafajshem) i ka parë duke bërë seks me të dashurin.
E theksoj se në kushtet e jetës së varfër e të izoluar, për fat të keq ky ‘dashnori’ gjithnjë ka qenë njeri shumë i afërt e i besuar i gjakut dhe i familjes. Ndërsa institucioni i ‘byrazerit’ është një mal tjetër me pisllek e pabesi, një perde imagjinare për të mbuluar dhe ligjeruar në një farë mënyre atë pjesë të trashegimisë që na vjen deri në ditët e sotme nga kohët e largëta të jetës primitive apo jetës në kope
Nën këto pëlhura imagjinare që vetë populli i ka endur nga padija dhe izolimi, fshihet një oqean me ngatërresa, një shkollë e stërholluar kurvërie e pabesie, një kombinat që prodhon dyftyrësi dhe prostitucion. Shqipëria është vëndi ku prostitucioni dhe shtepit publike janë të ndaluara me ligj, megjithatë ka ardhur koha që të ndryshojmë realitetin e krijuar nga sjellja sipas modelit të strucit, ka ardhur koha që të pranojmë se Shqipëria ka një nivel shumë të lartë vulgariteti dhe prostitucioni, nivel që kërkon masa dhe reforma të thella shoqërore dhe administrative.


Të gjithë vuajnë nga pasojat, sëmundjet e pasherueshme, vrasjet dhe ngatëresat sociale që lindin nga prostitucioni, por askush nuk flet, askush nuk denoncon.
Për fat të keq heshtja fillon që nga zyrtaret dhe agjentet e policisë dhe sigurisë të cilet në shumë raste janë edhe përfituesit e rendomtë nga kjo kolërë e shtrirë horizontalisht dhe vertikalish në të gjithë shoqërinë. Një pjesë e madhe e grave dhe vajzave shqiptare janë pjesa më e pa arsimuar dhe më e pa kualifikuar e shoqërisë; janë pjesa më e goditur nga papunësia. Sistemi komunist, diktatorial punoi mjaft në drejtim të përmirësimit të këtij realiteti dhe imazhi, por krahas arritjeve pati dhe deformime. Pati veprime konkrete në drejtim të shkollimit të grave dhe vajzave, linden martesat mbi baza dashurie dhe tërheqje reciproke, pati një përfaqësim më të mirë të gruas në të gjitha nivelet e pushtetit etj
Me forcën e jashtëzakonshme të ligjit u hoqën institucionet inekzistente të kumbares, ndrikulles, byrazerit etj, u arrit që “liburninë” ta sundonte sadopak ligji. Por krahas zhvillimeve dhe arritjeve pozitive, ndodhën edhe shtrembërime të tilla ku femra shqiptare hipërbolizohej duke e deformuar rrolin dhe funksionin e saj. Kështu që gruaja që duhet të rrezatonte mirësi, kulturë, sherbesë, edukatë për fëmijet, bashkëshortin dhe shoqërin u kthye në një figurë që ngjasonte me një makinë të hekurt që punonte në arë me korrë grurin apo punonte në fabrikë me dy turne, ndërsa për jetën bashkëshortore dhe edukimin e fëmijëve… e dinte partia.
Kudo në ekspozitat e asaj kohe, shikoje gra të veshura me kombinoshe, me fytyra të vrejtura e të deformuara nga muskujt, gra me drapër e me pushkë në dorë, gra që sterviteshin mbi tanke, gra që flisnin me ton të lartë urdhërues para forumeve dhe turmave të puntorve dhe burrave kokë të ulur Madje në atë kohë u krijua edhe një kengë e cila u kthye në një hit që transmetohej 24 herë rresht nepërmjet valëve të radio Tiranës ku thuhej: “Porsi burrat i ke gratë….Syrin pishë zemrën barot etj”.

Grave nuk ju shkon parmenda, shpata as pushka, gruaja nuk është si burri, po të ishte kështu atëherë nuk do kishte familje as shoqëri të ndërtuar sipas këtij modeli të familjes që ka sot bota. Askujt si duhet “syri pishë i gruas”, zemra e gruas, e nënës apo motres lipset të jetë e butë, burim dashurie e mirësie, askujt nuk i duhet një zemër e mbushur me barot dhe eksploziv, as me dhunë, urrejtje, egoizëm e zhelozi.. Megjithë arritjet që u shenuan gjatë 45 viteve të diktatures, pasojat e injorancës dhe izolimit shekullor, genet reçesiv të kurvërisë trupore dhe shpirtërore mbijetuan mrekullisht për të shpërthyer llahtarshëm pas vitit 1990 dhe për të treguar se sa e fortë është tradita dhe trashegimia që vjen nga kohët e largëta primitive
Trashegimia nuk mund të ndryshoj as për 50 vjet as për 100 vjet, prirje dhe zakone primitive janë ruajtur për shkak të jetës së varfër, jetes së izoluar e të fragmentuar rurale që ka berë populli ynë për shekuj me rradhë. Përgjegjëse për edukimin e fëmijëve dhe qytetarve të mirë në radhë të parë është nëna, janë gratë dhe vajzat që do të bëhen nëna në të ardhmën.
Gratë e paditura edukojnë dhe trashegojnë tek fëmijet dhe brezat e ardhshëm zakonet e jetës primitive, edukojnë dhe mbjellin zakonet e jetes së fragmentuar, nivelin dhe format e ulëta të organizimit shoqëror në kope, fise, bajraqe, feude etj.

Për fat të keq konstatojmë se tek pjesa më e madhe e grave dhe vajzave tona mungon modestia, sherbesa, thjeshtësia, deshira për të lexuar, është shqetësues mentaliteti i krijuar dhe i stimuluar në vite se çdo problem mund të zgjidhet me trup dhe gjoks përjashta, me tarafin e babait apo burrit, apo me muskujt dhe armët e dashnorëve etj. Mendoj se nuk mund të ecet më tutje duke heshtur e duke u vetëmburrur, shteti dhe shoqëria shqiptare duhet të gjejnë mekanizmat e duhura për ngritjen e nivelit kulturor, arsimor e shoqëror të grave dhe vajzave shqiptare.

Ju kujtoj se bota është berë më e qetë, me e pastër dhe më e zhvilluar duke investuar për zhvillimin e intelektit dhe personalitetit. Shqiperia ka nevojë më tepër se kurrë për qytetarë dhe qytetari. Dhe të mos harrojmë se qytetaret e mire mund të rriten dhe edukohen vetem nga nënat e arsimuara e të kulturuara.

Rrëfimet e një prostitute

Rrëfimet e një prostitute

Françeska është pseudonimi i saj dhe fiton deri në 7000 euro në muaj. Kriza e bëri që të niste këtë “profesion”, me të cilin mund të paguajë çdo faturë e të mbajë familjen

Bashkë me vajza të tjera shtëpiake dhe të papuna si ajo, kishte marrë me qira një apartament. Një apartament të çfarëdoshëm, me dhoma fare të thjeshta për të prostituuar fshehurazi: nga familja, nga burri, nga fëmijët dhe për të fituar shumë lekë e menjëherë… Por para pak ditësh ra në duart e policisë dhe u kërkoi atyre të mbetej anonime. Pikërisht në këtë mënyrë nisi të rrëfente se me këtë punë paguan qiranë e shtëpisë, këstet e makinës dhe të gjitha faturat e tjera që mbërrijnë në familjen e saj. “Ne jemi mësuar gjithmonë të bëjmë një jetë shumë të mirë. Dhe ju siguroj që nuk është e lehtë të kthehesh pas tani që kriza ka pllakosur gjithçka. Pastaj unë gjithmonë kam qenë një grua shumë e bukur”, tregon ajo. Pseudonimi i saj është Françeska, 40 vjeçe, me profesionin e estetistes që e ka ushtruar për shumë kohë, por që e ka mbyllur aktivitetin për shkak të krizës, ndërsa i shoqi është sipërmarrës. Disa prej fotove të saj, sigurisht me fytyrën e mbuluar, bashkë me numrin e celularit gjenden kollaj në internet. Por sigurisht që ai numër telefoni për familjen e saj nuk ekziston. Ja se si e tregon ajo historinë e saj të një shtëpiakeje prostitutë.
Familja juaj nuk di asgjë?
Për ta unë jam thjesht një shtëpiake që ndonjëherë punon edhe si estetiste. Nuk imagjinojnë asgjë, dhe sigurisht që nuk dinë asgjë.
Po si ka mundësi? 
Këtë punë e kam bërë gjithmonë fshehurazi. Klientët më gjenin në internet, shihnin fotot dhe pastaj më merrnin në celular, numrin e të cilit familja ime nuk e di. Zakonisht i caktoja takimet në orarin e drekës. Kështu në mëngjes dhe në darkë jam gjithmonë në shtëpi.
Sa fiton në ditë? 
Nuk lë më shumë se dy takime, që gjithmonë qëllojnë mes drekës tek ime më apo ndonjë kafeje me shoqet. Nëse duhet të them të vërtetën, marr zakonisht 100 euro për klient dhe në muaj arrin deri në 7 mijë euro.
Kur nise të prostituosh?
Një vit e gjysmë më parë. Im shoq ishte i dëshpëruar për të gjitha faturat që duhej të paguante. Edhe unë lashë aktivitetin tim dhe ishim zhytur në borxhe. Kishim shumë shpenzime.
Mjaftoi kriza për t’u bërë prostitutë?
Shikoni, se unë kam shkuar edhe te një psikolog si fillim. Më ndihmoi të kuptoja se unë nuk jam Françeska. Ajo është vetëm puna ime. Dhe unë jam vetëm njëra prej atyre shumë të tjerave. Mund t’ju tregoj me dhjetëra histori të tjera me gra që burrat nuk u punojnë dhe prostituojnë edhe për 30 euro për të mbajtur frymën gjallë. Kanë arritur deri aty sa të mendojnë për mbijetesë. Situata është bërë shumë e vështirë.
Nuk munde të gjeje zgjidhje të tjera për problemet e tua ekonomike? 
Disa ditë më parë një klient, teksa më pa duke qarë, më tha: Do të preferoje të punoje si pastruese shtëpish apo si dado? Të pastroje dhe të laje të moshuarit? Unë nuk e bëj dot. Në fillim nisa si shoqëruese, por tani burrat më kërkojnë gjithandej. Jam bërë specialiste. Thuajse nuk i prek fare, vetëm i shfrytëzoj. Shfrytëzoj perversitetet e burrave të pasur e të fuqishëm.
Dhe të politikanëve? 
Politikanë, sipërmarrës, futbollistë. Klienti që u kap me mua në apartament është një burrë i rëndësishëm, që ka shumë njohje. Është një funksionar i lartë shteti. Në shtëpi gjithsesi kishte një kod për të garantuar sigurinë: kur drita e korridorit ishte ndezur, të tjerat e dinin që ishte një klient dhe ato duhej të qëndronin mbyllur në dhomë.
Në një qytet të vogël nuk ke frikë se mund t’i takosh klientët në rrugë?
Më ndodh t’i takoj në supermarket kur bëj pazarin. Nëse janë vetëm më përshëndesin, ndërsa kur janë të shoqëruar u thonë grave se kemi njohje të vjetra. E kush mund ta mendojë se jam prostitutë e kam shkuar me burrat e tyre? 

Marsida Pllaha-"Unë, prostituta e të huajve në Bllok…"


Rrëfimi i 22-vjeçares nga Korça
Jetën që ajo bën, në pamje të parë, ndoshta e ëndërrojnë shumë vajza në këtë moshë. Por, jo punën e saj. Vajza, për të cilën po shkruajmë, jeton në zonën e “Bllokut” në Tiranë.
Sikur të ishte e mundur të botonim një foto të saj, është e sigurt që shumë persona që frekuentojnë zonën, do ta kenë hasur të paktën një herë në rrugë ose lokal.

Ajo është 22 vjeç, ka 4 vjet që punon si prostitutë në Tiranë pas 2 vjet “eksperiencash” në qytetin e saj të lindjes në Korçë e më pas në Greqi dhe Itali. Kur e shikon në momentin e parë, vetëm prostitutë nuk duket. Çdo tipar duket si i pikturuar në fytyrë dhe ka një pamje që rrezaton çiltërsi.
Edhe ajo, edhe mikja e saj që ndërmjetësoi këtë intervistë për “Shekullin”, janë mësuar me vëmendjen e të tjerëve. Ato tërheqin vështrimin e të gjithëve sapo hyjmë në lokal. Por duket që janë mësuar me këtë gjë.
Kur ulemi, më duket në një moment sikur të dyja kanë “dalë” nga Fashion TV që transmeton në ekranin e lokalit pas shpinës së tyre… Veshja, aksesorët, flokët, thonjtë, gjithçka është e përkryer. Biseda sillet fillimisht tek celularët, lokalet, çmimet etj., më pas është disi më e lehtë të hyjmë në temë. Por, më në siklet ndihem unë, se ajo vetë për punën që bën.
Thotë se gjendja e vështirë në familje, pas vdekjes së babait, ka qenë shtysa e parë drejt kësaj rruge. Përsërit vazhdimisht që “tani është ndryshe”… “Edhe mami është më e qetë tani…” Në bazë të “marrëveshjes”, i them me të qeshur se na ka premtuar “gjithë detajet” dhe ajo thotë po duke qeshur që do të na japë “gjithë detajet”…
Atëherë, si filloi kjo histori…?
Një shok i babait në qytetin tim në Korçë është bërë si sebep. Erdhi njëherë më tha: “do të prezantoj me dikë, ai do të ndihmojë të dilni nga ky mjerim”. Mbaj mend që atë natë nuk fjeta dot. Kam qenë në kuzhinë, pasi jashtë ishte shumë ftohtë. Dhe shikoja vazhdimisht muret… U takuam ca ditë më vonë. Ai kishte një lokal. Ka qenë shumë e vështirë për mua, pasi kam qenë vetëm 16 vjeçe në atë kohë.
Ndenja për disa minuta bashkë me të, dhe mbaj mend që isha shumë në siklet, sepse nuk dija dhe se çfarë bisede duhet të bëja. Pasi kaloi ora 11:00 ai më tha: “merre xhupin dhe hajde pas meje se do të shkojmë diku”. Këmbët në ato moment filluan të më dridheshin dhe mbaj mend që kisha shumë ftohtë.
Shkuam në një hotel jashtë qytetit, sapo hymë në dhomë më kapi paniku dhe doja të ikja me vrap nga ajo dhomë. Por më ka trajtuar shumë mirë. Më bëri pyetje që mi hoqën mendimet e këqija nga koka dhe më thoshte që isha shumë e bukur (qesh). Pastaj nisa të shkoja përnatë në lokal.
Shkoja, aty rreth orën 10 të darkës, pasi ka qenë dhe dimër dhe njerëzit vinin herët. Kam pasur tmerr se mos më vinin pleq.. Por shumica e atyre që vinin ishin nga 25 deri në 45 vjeç, dhe kjo gjë më bënte të ndjehesha më mirë.
Qëndruat në lokal gjithë kohën..? 
Jo, rreth 4 muaj qëndrova unë aty. Nuk paguhesha shumë mirë, por mund të them që trajtohesha shumë mirë. Por, kjo gjë ndodhi vetëm ato 4 muaj që qëndrova në Korçë, sepse pas largimit nga aty tmerri më ka shoqëruar për atë periudhë që qëndrova në Greqi dhe Itali, për t’u rikthyer përsëri, jo më në Korçë, por në Tiranë, ku po bëhen 4 vjet dhe mund të them që këtu jam ndryshe..
Pse vendosët të shkonit në Greqi dhe Itali?
Nuk kam dashur asnjëherë të largohem, sepse nuk doja që ta lija vetëm mamin. Por nuk më ka pyetur njeri kur ikëm në Greqi. Mbaj mend që ishte 2 ose 3 e natës dhe kam qarë shumë. Sapo kisha dalë me një djalë rreth të 30-ve, pasi e dija që s’ishte i martuar, prandaj po e quaj dhe të tillë, dhe ai më tha: “Dëgjo, merri këto lekët, po puna është që duhet të të çoj në Greqi, pasi ai i lokalit nuk do të punosh më aty se ke rënë shumë në sy… Do të shkosh në Greqi, mos e vrit mendjen, se dhe aty të presin disa persona”. Fillova të qaja, por çdo gjë ishte e kotë.
Në Greqi ka qenë tmerr. Në fillim më lanë vetëm në një dhomë me një dritare të vogël ku të dukej vetja si në burg. Ishte një krevat prej hekuri, u ula tek cepi i krevatit, dhe vetëm qaja. Aty mendova për herë të parë se nuk do shpëtoja dot kollaj nga kjo punë. Kisha një si parandjenjë të keqe.
Ndenja për disa orë vetëm dhe më kishte zënë gjumi, kur dëgjova zërin e një personi që po fliste shqip dhe sikur u lumturova dhe fillova të lëvizja. Pas më pyeti sesi quhesha më tha: “mos u mërzit se do shkosh në një vend shumë të mirë”. Nuk thashë asnjë fjalë, thjesht e pashë në sy dhe kaq. – “Hajde çohu tani se do të ikim, më tha. Jashtë ishte prapë natë nuk arrija të shikoja asgjë se më përzihej dhe doja ta mbaja kokën drejt.
Shkuam në një shtëpi, si të braktisur pa shumë banesa rreth e rrotull. Aty ishin dy grekë, të cilët flisnin me njëri-tjetrin dhe zë të lartë dhe më shikonin mua në çdo sekondë. Aty nisi tmerri im. Donin të më lidhnin dhe më lidhën. Abuzonin më mua njëri pas tjetrit, duke bërtitur, nuk di pse dhe nuk kuptoja gjë. Njëri më godiste vazhdimisht. 2 muaj kam qëndruar aty.
Aty ka qenë tmerr çdo natë. Kur ika nuk më bënte më përshtypje asgjë. Pastaj në Itali situata ishte më ndryshe, pa diskutim që abuzimi ka qenë, por jo tortura dhe rrahje si aty. Me italianët ishte më ndryshe, ata nuk më kërcënonin, nëse nuk doja t’i plotësoja të gjitha kërkesat.
I vetmi rast që mbaj mend ka qenë ai i një mashkulli nga Zvicra, të cilit i ishte premtuar se do të kishte më shumë se 3 vajza në dhomë, dhe kur më gjeti vetëm mua filloi dhe të bërtiste dhe ulërinte më të madhe. Ishte shumë i dhunshëm, dhe nëse e shikon këto shenjtat poshtë kërthizës mi ka bërë ai me puro.
Si ike prej andej?
Pas rreth një viti e gjysmë takova një shqiptar, të cilit i thashë si kot që dua të kthehem në Shqipëri. Më tha: “Më jep 3 mijë euro, e mbyll unë këtë punë nuk do të kesh asnjë problem”. U mendova ca ditë, thashë më mirë po iki. Edhe malli për mamin më kishte marrë shumë.
E marr në telefon i them dakord, por të lutem duhet të më çosh në Korçë, pasi aty jeton mami im. Ai më thotë, jo në Korçë, nuk të çoj dot atje, por, nëse më jep dhe 500 Euro, unë do të ta sjell mamin në Tiranë. Ramë dakord dhe brenda dy ditëve u nisëm. Erdhëm bashkë në Tiranë, dhe këtu mbaj mend që ditën e parë kam fjetur gjumë pa pushim.
Pas 5 ditësh takova mamin, dhe kur më ka parë, më ka thënë: “Jo s’ka mundësi të jesh ti vajza ime” edhe pse kishin kaluar vetëm 2 vjet, përsëri unë kisha ndryshuar shumë. Pas disa kohësh vendosa të marr një shtëpi me qira. Pastaj nisa të shkoj përnatë në atë lokalin që u takuam bashkë. Shkova atje se më thanë të gjithë që aty ku shkonin shumë të huaj.
Dhe prej atëherë bëni jetën që bëni sot…? 
Po kam krijuar klientët e mi dhe përgjithësisht janë të huaj. Në Tiranë është shumë më mirë se andej ku kam qenë.
Si lidheni me këta të huajt?
Po, vinë shumë të tillë. Nuk e kam aspak të vështirë të lidhem me ta, sepse i di shumë mirë vendet se ku ata rrinë. Pastaj, kush do që të të gjej, të gjen (qesh). Kam dhe nja dy miq taksistë, ato çunat e lokalit marrin në telefon… Po unë bëj jetën time kështu, pa u fshehur nga askush. Kam dhe një mikun tim që rrimë bashkë…
Klienti juaj i fundit p.sh., nga ka qenë?
Një italian, i cili vjen shpesh në Tiranë. E kemi vendosur bashkë që do të takohemi dy herë në javë sa herë që ai vjen në Tiranë për punët e tij.
Sa paguheni? 
Sot që ne flasim në Shqipëri, unë mund të marr minimum 50 euro nata dhe maksimumi 200 me të huaj. Këto para i marr gjithmonë me të huajt.
Edhe jashtë Shqipërisë, kaq keni fituar?
(Qesh) Në fillim fare jam paguar me 20 mijë lekë të vjetra. Në Greqi shkonte edhe 50 euro nata, në Itali kam arritur të marr dhe 1000 euro për 2 ditë, njëherë. Ka edhe plot që më kanë mashtruar, duke më thënë se do t’i marrësh paratë dhe nuk mi kanë dhënë. Por nuk ndodh më ajo, s’bën vaki…
BBC: Bie prostitucioni, por rritet niveli i drogës në Europë
Qendra Monitoruese Europiane e Drogës dhe Varësisë nga Droga thotë në raportin e saj vjetor se po vihen re teknika të reja dhe të zgjuara trafikimi, përfshirë përzierjen e drogave në plastikë dhe rroba.
Agjencia e BE-së bën thirrje që politikat në vendet anëtare të bazohen fuqishëm në prova, në një kohë që shkurtimet e fondeve publike mund të zvogëlojnë nivelin e parave që përdoren për të përballuar problemet me drogat.
Raporti thotë se rreth 14 milionë të rritur në Europë kanë provuar kokainën, dhe kjo drogë është më e përdorshme në Danimarkë, Islandë, Spanjë dhe Britani të Madhe.
Numri i vdekjeve për shkak të përdorimit të saj është rritur në 1000 çdo vit, ndërsa pasojat e elementeve që përdoren për ta holluar atë mbeten përgjithësisht të panjohura. Kanabisi, sipas raportit, mbetet droga më shumë e përdorur në Europë, ndërsa niveli i përdorimit në Europën lindore po i afrohet masës që përdoret në vendet e Europës Perëndimore.
Përdorimi i methampethamine, që është një problem i njohur në Republikën Çeke, po përhapet në vendet fqinje, për shkak të krimit të organizuar. Po dalin lloje të shumta drogash sintetike.
Programet e trajtimit, megjithatë, ende dominohen nga personat e varur nga heroine. Mosha e tyre mesatare po rritet, dhe raporti sugjeron se plotësimi i nevojave shëndetësore nga përdoruesit e vjetër do të jetë një sfidë në të ardhmen.
Me gjithë ndryshimet në politikat kombëtare ndaj drogës, raporti vë në dukje një vështirësi në Europë, që i trajton të droguarit si pacientë, në kontrast me regjimet më ndëshkuese gjetkë.


Mizoritë e luftës në Kosovë, 1998/1999. Veprimet makabre të soldateskës serbe në Kosovë:“Histori të tmerrit 1998-1999”.

Nga Flori Bruqi  Sanije Gashi, zonja e madhe e kulturës shqiptare.... “M'u kujtuan, saora, tragjeditë e Shekspirit, edhe ‘Ferri' i D...