2015/03/01

Sa për kujtesë Kancelares së Nderuar, Zonjës Angela Merkel

Prof.dr. Eshref Ymeri



Dje, më 28 shkurt 2015, lexova në internet analizën mjaft mbresëlënëse të atdhetarit të nderuar shqiptar Cenë Pushkolli, me titull “Vështrim. Po flitet se…”. Në këtë analizë, më lanë përshtypje të jashtëzakonshme fjalët e mëposhtme të këtij shqiptari me formim të shkëlqyer nacionalist:
“… shqiptari denbabaden ka qenë bukëdhënës, po, po, ka qenë dhe është bukëdhënës, si në kohëra të luftës, po ashtu edhe në paqe”.
Këto fjalë të arta, më kthyen prapa në kohë dhe më sollën në kujtesë një letërkëmbim elektronik që kam pasur para më shumë se një viti me një mikun tim shqiptar, dr. Raif Eminin që banon në Kanada. Në njërin nga ato letërkëmbime, dr.Raifi më shkruante:
“Me një fqinjintim në Prishtinë,para luftës së Kosovës, rrinim së bashku dhe kishim kohë për të biseduar, sepse ishim edhe shumë të shqetësuar për shkak se në çdo moment mund të hynin serbët për të na vrarë e therur tërë familjen. Njëherë, në bisedë e sipër, fqinji im, që quhet Ismet Mujeci, më rrëfeu për një kushëri të vetin, një plak, i cili, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kishte qenë në Frontin e Sremit, në Vojvodinë. Atje ishin me mijëra shqiptarë të tjerë, të cilët serbët i kishin grumbulluar me dhunë, duke i detyruar të braktisnin shtëpitë e veta. Serbët kishin si qëllim kryesor ekzekutimin e tyre, ashtu siç kishin vepruar me të tjerë shqiptarë në masakrën e Tivarit, në mënyrë që Kosova të zbrazej nga popullsia shqiptare dhe të kolonizohej me sa më shumë serbë dhe malazezë, ashtu si gjatë një shekulli.
Në vendgrumbullimin e shqiptarëve, serbët kishin sjellë edhe disa mijëra ushtarë gjermanë, të cilët, pas kapitullimit të nazizmit, ishin dorëzuar te forcat partizane serbe. Por partizanët serbë nuk u jepnin ushtarëve gjermanë asnjë gram bukë, kurse shqiptarëve u jepnin vetëm një copë bukë një herë në 24 orë. Pas disa ditësh, ushtarët gjermanë filluan të vdisnin nga uria. Kjo u ra menjëherë në sy shqiptarëve të Kosovës. Njëri prej shqiptarëve që konsiderohej si përgjegjësi i tyre, iu drejtua të gjithë bashkatdhetarëve të vet dhe u tha:
“Dëgjoni, vëllezër! Ushtarët gjermanë po vdesin nga uria se serbët me yll në ballë nuk po u japin asnjë grimcë bukë. A jeni dakord që racionin tonë ta ndajmë në mes dhe gjysmën t’ua japim ushtarëve gjermanë që të mos vdesin nga uria?”.
Të gjithë shqiptarët nga Kosova pranuan njëzëri ta ndanin racionin në mes me ushtarët gjermanë. Kjo situatë vazhdoi dy javë. Pastaj Gjermania u mor vesh me Titon dhe u vendos që ushtarët gjermanë të liroheshin nga kampi ku i kishin grumbulluar serbët. Por para se të largoheshin nga kampi, një gjeneral i ushtrisë gjermane që ndodhej bashkë me ushtarët në kamp, kërkoi të takonte përgjegjësin e shqiptarëve të Kosovës, i cili dinte pak gjermanisht. Në atë takim, gjenerali e pyeti:
“Çfarë kombi jeni dhe nga jeni?”.
Përgjegjësi i shqiptarëve i përgjigjet:
“Jemi shqiptarë muhamedanë nga Kosova”.
Gjenerali gjerman i thotë:
“Sikur të më tregonte dikush se një popull i tërëështë kaq bujar, unë nuk do ta besoja, por këtu, së bashku me njerëzit e mi, e përjetova bujarinë që treguat të gjithë ju”.
Gjeneralit i rrokulliseshin lotët faqeve dhe i binin në tokë. Ai i drejtohet përsëri përgjegjësit të shqiptarëve dhe i thotë:
“Popull më bujar nuk kam parë në jetë dhe nuk kam dëgjuar që një popull i tërë, pa mëdyshjen më të vogël, të vërë veten në rrezik për të ndihmuar të tjerët. Ne e humbën luftën, por ne jemi komb i madh dhe prapë do të ngrihemi më këmbë. Dhe juve nuk kemi për t’ju harruar, sepse ne do ta njoftojmë kombin tonë për ju dhe për bujarinë tuaj. Prandaj do të vijë dita kur do të na e shikoni hairin”.
Kjo letër e dr. Raif Eminit më pati prekur thellë. Mendova të reagoja menjëherë në faqet e internetit, por pastaj i dhashë karar të lë për më vonë dhe këtë letër të dr. Raifit, hëpërhë, e mbylla në “sirtarin” e kujtesës. Por analiza e lartpërmendur e atdhetarit të mirënjohur Cenë Pushkolli, ndikoi mbi mua që ta hap “sirtarin” e kujtesës. Këtu nuk do të them ndonjë gjë të re, sepse fisnikëria dhe mikpritja e kombit shqitar është e njohur tashmë se ajo është e përmasave proverbiale.
Ushtarët italianë, më 07 prill 1939, erdhën si agresorë në Shqipëri, ku vranë, prenë dhe dogjën sa deshën. Por, pas kapitullimit të Italisë fashiste më 08 shtator 1943, u katandisën në ditë të kiametit për një kothere bukë. Megjithatë, populli fisnik shqiptar, deri në fshatrat më të thella të vendit tonë, i strehoi në shtëpitë e tij, i ngrohu pranë vatrave të tij të zjarrit në acarin e dimrit, ndau me ta kafshatën e gojës dhe nuk i la të vdisnin nga uria apo të bëheshin pre e sëmundjeve ngjitëse, siç ndodh në raste të tilla të ngjashme, paçka se ata kishin ardhur me zjarr e me hekur për ta robëruar. Pas luftës, të gjithë ata u kthyen në atdheun e tyre shëndoshë e mirë.
Le të bëjmë një krahasim të vogël mes fatit të robërve italianë në Shqipëri dhe të robërve gjermanë në Bashkimin Sovjetik. Studiuesi austriak  Stefan Karner, ka botuar një libër me titull“Arkipelagu GUPVI” (Arkipelagu i Drejtorisë Qëndrore për Çështjet e Robërve të Luftës dhe të të Internuarve), në analogji me titullin e librit të Solzhenjicinit “Arkipelagu GULAG” (Arkipelagu i Drejtorisë Qëndore të Kampeve), i përgatitur në bashkëpunim me Institutin e Vjenës për Studimin e Pasojave të Luftës dhe me Universitetin Shtetëror Humanitar Rus. Libri është botuar në Moskë në vitin 2003.
Në atë libër, Stefan Karner tregon se robërit gjermanë detyroheshin nga ushtarët sovjetikë të përshkonin 200 deri 300 km më këmbë. Shumë prej tyre vdisnin rrugës nga të ftohtët e dimrit rus dhe nga uria. Nga 95 mijë robër që ranë në duart e rusëve në betejën e Stalingradit, në Gjermani, pas shumë vjetësh, arritën të kthehen vetëm 2500 prej tyre. Të tjerëve nuk u dihet as nami as nishani.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është botuar një album me titull:“BESA. Myslims who saved jews in World War II” (BESA. Myslimanë që shpëtuan hebrenj në Luftën e Dytë Botërore). Syracuse Unicersity Press. New York 2008”. Autor i këtij albumi interesant është hebreoamerikani Norman H. Gershman, me profesion fotograf. Punimet e tij në artin e fotografisë janë paraqitur në mjaft muze në mbarë botën. Fotografitë e tij kanë qenë të ekspozuara në Izrael dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Fotografitë që ai ka bërë në Kosovë dhe në Shqipëri, kanë shërbyer si subjekt për përgatitjen e një dokumentari me titull “God’s House” (Shtëpia e Zotit).
Nga ai album (që autori edhe në anglisht titullin ia ka lënë “BESA”, me qëllim që të nxjerr në pah faktin se hebrenjtëshpëtuan nga vdekja në Shqipër për forcë të institucionit të besës që karakterizon shqiptarët) mësova se kanë qenë 58 familje shqiptare që kanë pas strehuar hebrenj gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore. Ato familje vunë veten në rrezik dhe bënë të mundur që të mos binte në duart e nazistëve hitlerianë as edhe një hebre i vetëm. Nuk besoj se mund të gjendet në botë dëshmi më kuptimplote për mikpritjen dhe për besën e një kombi, si kombi shqiptar, sidomos po të karahasojmë qëndrimin që mbajtën ndaj hebrenjve shtete të tilla, si Franca dhe sidomos Greqia etj. Qëndrimi ndaj robërve të luftës dhe ndaj hebrenjve në vitet e Luftës së Dytë Botërore vërteton faktinse ç’vlera të larta morale e karakterizojnë kombin shqiptar, se ç’dimensione befasuese përfton institucioni i besës në formimin psikologjik të kombit shqiptar.
Më 14 maj 2014, pata lexuar në internet shkrimin mjaft interesant të publicistes së talentuar, zonjës Elida Buçpapaj, me titull:
       “Takim me zonjën Johanna Neumann, e cila i tregoi botës se moralin e Evropës e shpëtuan shqiptarët”.
       Në atë shkrim fort prekës dhe me një domethënie mjaft të thellë, flitet për zonjën 84-vjeçare  hebreoamerikane Johanna Neumann, e cila mundi të shpëtonte nga zhdukja fizike prej nazizmit gjerman, falë humanizmit dhe besës proverbiale të popullit shqiptar.
Por Evropa është treguar shpërfillëse ndaj këtyre vlerave të larta morale të kombit shqiptar. Ajo jo vetëm e ka nëpërkëmbur kombin shqiptar, por ka kryer edhe akte të rënda kundër interesave të tij jetike.
Kur Lidhja Shqiptare e Prizrenit, më 10 qershor të vitit 1878, shtroi platformën për bashkimin e katër vilajeteve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar, Evropa, një muaj më pas, organizoi Kongresin e Berlinit. Kongresi në fjalë nuk e mori parasysh platformën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Edhe pse në Berlin luhej fati i popullit shqiptar, Fuqitë e Mëdha e injoruan qenien e tij. Madje, delegacioni shqiptar, i ngarkuar nga Lidhja e Prizrenit, i cili shkoi në Berlin me nismën e vet për t’i parashtruar Kongresit të drejtat e Shqipërisë, nuk u përkrah nga askush. Abdyl Frashëri, kryetari i delegacionit, u përpoq ta bindte kryetarin e Kongresit, kancelarin Bismark, në një takim që pati me të, që ta përfshinte në rendin e ditës së një seance edhe çështjen e kombit shqiptar. Por kancelari gjerman nuk pranoi, duke u shprehur brutalisht se “nuk ka një komb shqiptar”!!!
Interesante! Të mos e dinte vallë kancelari Bismark se kush i popullonte katër vilajetet shqiptare që shtrihen që nga Tivari, Nishi, Shkupi, Manastiri, Janina e deri në Artë e në Prevezë? Sigurisht që e dinte, por atij i interesonte mbrojtja e interesave të shovinizmit rusomadh, i cili ishte mburoja e fuqishme e shovinizmit grekosllav në Gadishullin Ilirik dhe armiku i betuar i kombit shqiptar. Me qëndrimin e vet shpërfillës ndaj kombit shqiptar, kancelari Bismark, si Kryetar i Kongresit të Berlinit, u bë nismëtari i copëtimit të parë të trojeve etnike shqiptare për interesat e sllavizmit. Ky është një borxh i madh politik që Gjermania ia ka kombit shqiptar, të cilin ia ka shlyer pjesërisht me qëndrimin shumë dashamirës që mbajti ndaj pavarësimit të Kosovës, për çka mbarë kombi shqiptar i është shumë mirënjohës.
Me copëtimin e dytë, edhe shumë më të rëndë të trojeve etnike shqiptare në Konferencën e Londrës të vitit 1913, kryetar i së cilës ishte Eduard Grei (Edward Grey), ministër i jashtëm anglez, Britania e Madhe, po ashtu, hyri në një borxh të madh politik me kombin shqiptar, të cilin, ashtu si edhe Gjermania, ia ka shlyer pjesërisht me qëndrimin burrëror që kryeministri Toni Bler (Tony Blair) mbajti ndaj pavarësimit të Kosovës, duke u rreshtuar vendosmërisht përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për çka kombi shqiptar, gjithashtu, i është shumë mirënjohës.
       Sot troje të tjera etnike shqiptare vazhdojnë të mbahen të pushtuara nga shovinizmi grekosllav. A e mendon politika zyrtare e Berlinit dhe e Londrës, si dy kryeqytetet ku u morën vendime të gjëmshme kundër kombit shqiptar, se Çështja Kombëtare Shqiptare vazhdon të mbetet e pazgjidhur ende dhe se duhet organizuar një tjetër konferencë ndërkombëtare për ribashkimin e trojeve etnike shqiptare në një shtet të vetëm, me një stemë dhe me një flamur? Sepse pa u realizuar ky ribashkim, në Evropën Juglindore nuk do të ketë kurrë qetësi.
       Santa Barbara, Kaliforni
       01 mars 2015


Nga Mina HYSA - Agron Demushi: Rama nuk e trajton Tropojën si pjesë të Shqipërisë

Agroni
Ja problemet më të cilat përballen qytetarët e Tropojës, 30 projektet që presin financimin e qeverisë Rama si dhe çfarë është bërë deri më tani për Bajram Currin
Deklarata/Kryebashkaiku i Bajram Currit: Pas spastrimeve në administratë, tropojanët janë zëvendësuar me të ardhur


Agron Demushi kryetar i bashkisë së Bajram Currit i cili është në fundin e mandatit të parë, në një intervistë flet për mungesën e mbështetjes së financimit të projekteve për Bajram Currin, por dhe komunat e tjera të Tropojës nga qeveria Rama, problemet që i janë krijuar pushtetit vendor me bllokimin lejeve të ndërtimit apo dhe dhunimin e kompetencave siç ishte vjela e taksave vendore, flet për një mungesë bashkëpunimi me ekzekutivin ku nuk fsheh as zhgënjimin pas pritjes që iu ka bërë në zyrë disa zyrtarëve të qeverisë dhe pas premtimeve ët tyre, ata as janë kujtuar më se ku bie Tropoja duke mos iu përgjigjur interesimit të tij. Në vijim të intervistës z.Demushi flet për problemet me të cilët përballen banorët e kësaj zone sot, të radhit investimet që presin financimin e qeverisë e cila nuk e trajton Tropojën si pjesë të Shqipërisë, pa harruar të përmend dhe ato çfarë ka bërë deri më tani në këtë mandat. Kryebashkiaku i Bajram Currit nuk harron të flas dhe për shkelje të të drejtave të njeriut që bëhen në qytetin e tij apo dhe komunat e Tropojës. Ja si shprehet më tej ai.
Zoti Demushi pyetja e parë që vjen vetiu është se sa Bashkia e Bajram Currit në qeverisjen e majtë a ka pasur mbështetjen e ekzekutivit në financimin e projekteve të cilat keni kërkuar financim?
Ju faleminderit për mundësinë që më krijoni që herë pas here të përcjell përmes gazetës tuaj tek çdo qytetar i Tropojës apo dhe i dashamirësve të shumtë miq që ka Tropoja dhe që dëshirojnë zhvillimin e saj, se u bënë dy vite qeverisëse që ndajnë buxhetin kjo qeveri e majtë dhe as që i bie ndërmend se ku i bie Bashkia e Bajram Currit dhe Tropoja në tërësinë e saj, a thua se nuk jemi pjesë e këtij shteti, a thua se nuk jetojmë dhe punojmë e paguajmë taksa në këtë vend. Deri më tani kanë ardhur shumë ministra dhe zv.kryeministri ku kanë bërë premtime të mëdha dhe kanë ikur duke u mjaftuar me kaq dhe me një prerje shiriti të një segmenti të rrugës së Valbonës, rrugë kjo e nisur dhe pothuajse e përfunduar nga qeveria Berisha. Kaq kanë qenë investimet e kësaj qeverie prej dy vitesh në Tropojë, ndërsa në bashkinë e Bajram Curri as që është bërë fjalë për asnjë qindarkë investim për këto dy vite të kësaj qeverie! Unë personalisht përveçse pritjes që u kam bërë në zyrën time ministrave të kësaj qeverie që kanë ardhur në Tropojë dhe kanë shprehur dëshirën për të më takuar ku me kanë bërë dhe premtime konkrete, kam trokitur derë me derë në çdo ministri, tek zv.kryeministri dhe kryeministri, por vetëm premtime boshe dhe asgjë tjetër gjatë gjithë kësaj periudhe kohe të qeverise “Qeveria Rama”! Me këtë arrogancë që e shikon kjo qeveri Tropojën shpeshherë në biseda mes miqsh këtu në qytetin tonë qarkullojnë zëra “deri kur do durojmë këtë shpërfillje, ka ardhur momenti që të kërkojmë shkëputjen e t’i bashkohemi Gjakovës sepse ne si zonë në fakt jemi Malësia e Gjakovës”. Pra me pak fjalë, është një situatë krejtësisht e pakëndshme. Tropoja sot përballet me mungesë të investimeve, por dhe trajtimi skandaloz që po i bën kjo qeveri dhe ky kryeministër qytetarëve të Tropojës, që nga largimet masive politike nga puna, rritja e taksave, pagesat e faturave abuzive të shumta të energjisë elektrike dhe arrogancës me qytetarin e OSHEE-se dega Tropojë, heqja e ndihmës ekonomike për kritere të rëndomta që gjasmë paska pas dikur një makinë në pronësi apo ndonjë episod i ngjashëm i këtij lloji. Prej ardhjes në pushtet të Edi Ramës nuk ka asnjë vend të ri pune të hapur, por ka ndodhur e kundërta ku ka pas shkurtime drastike në administratë ku edhe ato pak vende pune që janë i bien njerëzit që nga Tirana, Korça, Tepelena dhe Mallakastra dhe i zëvendëson duke u mohuar mundësinë tropojanëve të zënë një vend pune. Mjafton të përmendim këtu Hidrocentralin e Fierzës ku e gjithë administrata që nga drejtori është nga Korça dhe çdo hallkë e kësaj administrate është e mbushur tani me të ardhur ose jabanxhinj siç i quajnë banorët. Kjo na kujton dhe një herë kohën e ndërtimit të kësaj vepre ku për ndërtimin e saj janë angazhuar mbi 12 mijë punonjës të ndryshëm që nga Azia e largët e deri në Tropojë, por është e papranueshme në kushtet e sotme që ka nevojë vetëm për shfrytëzim me kapacitet të plotë. Dua të theksoj që Hidrocentrali i Fierzë është administruar dhe menaxhuar prej më shumë se 30 vite në mënyrën më të mirë dhe me shumë profesionalizëm nga kuadro specialist të të gjitha fushave kapitale këto të burimeve njerëzore që ka dhe zotëron Tropoja. Ne kemi treguar se fal tyre drejtojmë një shtet të tërë dhe jo me një ndërmarrje, por qëllimet e këtij shteti përveçse diskriminues ndaj Tropojës dhe tropojanëve, janë mëse të qarta për të vendos në çdo cep të Shqipërisë administratorët e farefisit të ministrave të kësaj qeverie për të menaxhuar çdo qindarkë nga skema e korrupsionit e krijuar enkas. Kjo qeveri nuk iu beson socialistëve tropojanë të kryejnë këtë detyrë!
Bllokimi i lejeve të ndërtimit a e ka dëmtuar bashkinë që ju drejtoni. Gjykata Kushtetuese i zhbllokoi lejet e ndërtimit, por kryeministri Rama këmbëngul në të vetën për të mos lejuar dhënien e lejeve. Cili është komenti juaj?
Po patjetër që jemi prekur shumë nga kjo ndërhyrje nga heqja e se drejtës për dhënien e lejes së ndërtimit, ku është qartazi ndërhyrje e drejtpërdrejtë nga pushtetit qendror në kompetencat e pushtetit vendor dhe marrja nëpër këmbë e autonomisë vendore e fituar nga kjo e fundit me shumë vështirësi gjatë këtyre 24 vitesh demokracie! Fal kësaj ndërhyrje për vitin 2014 që lamë pas pati ndikim jo pak për një bashki të vogël si ne, me një fond prej 13 milionë lekësh të reja mangut në buxhet të vitit që lamë pas, ndërhyrja tjetër që la pasoja të mëdha për ne është heqja e së drejtës për ne si pushtet vendor e vjeljes së taksës së biznesit të vogël dhe marrja përsipër për ta mbledhur vet nga ekzekutivi përmes drejtorive rajonale të tatim taksave që ishte një ndërhyrje tjetër kjo që përveçse shkeli autonominë vendore solli dhe pasoja për buxhetin e bashkisë që unë drejtoj sepse nga mos mbledhja e kësaj takse nga ana e strukturave të qeverisë, la mangut në buxhet të bashkisë së Bajram Currit një shumë prej 7 milionë lekësh të reja dhe që të dyja së bashku këta faktor lanë një shumë mangu në buxhetin e bashkisë së Bajram Currit për vitin 2014 prej 20 milionë lekësh të reja që do të thotë dështim i buxhetit për vitin 2014 dhe një shkak shumë i fortë për dështim të buxhetit dhe për vitin 2015. Nga mungesa e mbledhjes së këtyre të ardhura kanë ngelur kontrata të lidhura dhe të pashlyera që do të thotë që në buxhetin e këtij viti rëndojnë së tepërmi dhe nuk të lënë mundësi për asnjë investim me të ardhurat tona, pasi nga kjo qeveri tashmë e kemi humbur çdo lloj shprese, por dhe një rrugë që mund ta bënim vet tani nuk mundemi falë politikave qorre që qeveria ndërmerr po na bëhet pengesë shumë e madhe!
Një pyetje direkte. Sipas jush si është bashkëpunimi sot mes qeverisjen lokale dhe asaj qendrore krahasuar në qeverisjen e PD-së dhe të PS-së, jo vetëm si dëshmi e juaja por dhe kolegëve tuaj të majtë?
E shpreha dhe me sipër, nga kjo qeveri, Tropojës nuk i është dhënë asnjë qindarkë investim. Flas këtu me kompetencë dhe për 7-të njësitë e tjera të qeverisjes vendore të Tropojes ku tre prej tyre në fakt administrohen dhe qeverisen nga e majta, por që dhe ato ashtu si dhe ne nuk kemi mbështetjen e kësaj qeverie për zhvillimin e Tropojës. Dua të theksoj këtu se të majtët e kanë vështirë ta bëjnë këtë gjë publike dhe unë i kuptoj dhe mirëkuptoj, por e vërteta është kjo që unë po deklaroj dhe është shumë e lehtë për ta verifikuar dhe për ta vërtetuar. Mjafton që cilido të marrë të dhënat e financimeve nga qeveria këto tre vitet e fundit në drejtorinë e degës së Thesarit të Tropojës dhe aty do përballet çdokush i interesuar me zero lekë fonde në 8-të njësitë e qeverisjes vendore në Tropojë!
Cilat janë problemet me të cilët përballen sot qytetarët e Bajram Currit?
Vështirësitë dhe problemet që përballen sot qytetarët tropojanë janë nga më të shumtat që nga: papunësia si shkak dhe i mungesës së investimeve, arbitrariteti dhe terrori që përdori dhe vazhdon të përdorë OSHEE-ja në Tropojë, ku përveçse mbifaturimeve dhe faturave abuzive qytetarët po përballen dhe me një administratë të paaftë të zgjidhi hallet e tyre, por mbi të gjitha dhe shumë arrogante në komunikim me ta duke iu treguar policinë dhe burgun. Kjo është zgjidhja sipas tyre e halleve dhe raste ka pasur me qindra gjatë këtij të operacioneve arbitrare që ndërmori kjo qeveri, presionet largimet nga puna tërësisht politike, e thënë ndryshe të traumatizuar nga zollumqarët pushtetar të këtij pushteti të instaluar në Tropojë, etj, ku sikur të mos mjaftonin të gjitha këto shtohet dhe përjetohet qartë nga çdo qytetar tropojanë, shpërfillja që mundohet të bëjë ndaj tyre kjo qeveri dhe këta qeveritarë!
Keni pasur një vizitë nga disa zyrtarë të qeverisë si rreth. A mund të na thoni sa ata i kanë mbajtur premtimet dhënë para qytetarëve këtu dhe të zgjedhurve vendorë ?
Po është shumë e vërtet kjo që thoni Ju! Ka pasur vizita të shumta nga ministra, zv.ministra, zv.kryeministri, shumë deputetë të majtë të kësaj mazhorance ku disa prej tyre që kanë kërkuar të më takojnë dhe mua ku i kam pritur në zyrë dhe përcjellur me shumë kënaqësi dhe dashamirësi, në shenjë të krijimit të një fryme të shëndetshme për bashkëpunim. Sot jam i zhgënjyer sepse përveçse premtimeve boshe asgjë tjetër nuk ka pas nga këto vizita qeveritarësh, sepse koha tregon vet dhe vërteton mësë miri atë çka unë i bindur po shpreh, asnjë lekë për qytetarët e kësaj treve që jeton dhe derdh djersë njësoj si të gjithë po në këtë shtet!
Cilat janë disa nga projektet që keni si institucion dhe presin financimin dhe cilat prej tyre janë immediate ?
Që nga viti 2013 kemi të ndërtuara, të mbrojtura dhe të dorëzuara çdo vit pranë qeverisë shqiptare mbi 30 projekte të ndryshme zhvillimore ndaj po mundohem të radhisë disa më të rëndësishmet prej tyre me imediate si; rikonstruksion i plotë të bulevardit kryesorë të qytetit (Loti i dytë)!, rikonstruksion i plotë i Unazës së Lagjes “Partizani” (Loti i dytë)!, investimi tek ujësjellësi për qytetin (shtim prurjesh në kaptazhin kryesore të ujësjellësit të ri në “Qukun e Dunishës “Valbonë”, rikonstruksion i plotë i lagjes “28-Gushti”, i fushës ekzistuese të futbollit, si i vetmi qytet që vetëm nga mungesa e investimit në këtë fushë prej vitesh nuk kemi ekip futbolli pasi penalizohemi nga FSHF për standardet e kërkuara mbi këtë qëllim. Nevojitet rikonstruksioni i plotë i terreneve sportive në shkollat 9-vjeçare “Besëlidhja e Malësisë dhe “Konferenca e Bujanit” terrene këto të përbashkëta për këto dy shkolla 9-vjeçare!. Kemi kërkuar fonde për rikonstruksionin e plotë të gjimnazit “Asim Vokshi” e vetmja shkollë e mesme në këtë qytet dhe që nuk është vënë dorë që nga ndërtimi i tij në vitin 1986!, të shkollës
9-vjeçare “Besëlidhja e Malësisë”!, të shkollës 9-vjeçare “Konferenca e Bujanit” apo dhe rikonstruksioni i kopshtit Nr-1, i kopështit Nr-2, i Çerdhes së qytetit dhe stadiumit të futbollit!. Të tjera projekte që kanë nevojë për financime janë dhe thertorja e qytetit, rikonstruksion i plotë bashkëkohore i aksit rrugor nga varrezat e qytetit deri tek Alb-Telekomi!. Theksoj këtu se projekte të tjera që kanë nevojë për financime nga qeveria janë dhe bulevardi kryesor i qytetit, unaza e lagjes “Partizani”, janë financuar Faza e pare e tyre e ndarë kjo në Faza për shkak të tkurrjes së buxhetit të qeverisë së asaj kohe, ku për shkak të mos financimit të fazave të dyta po rrezikohet seriozisht financimi i parë pasi projektet kanë lidhje me njëri-tjetrin. Edhe segmentet e ngelura pa bërë deri tani janë në një gjendje të mjerueshme, gjithashtu projekti i shtimit të prurjeve në kaptazhin kryesore të ujësjellësit të ri nga Valbona në Qukun e Dunishës do zgjidhte përfundimisht furnizimin me ujë të pijshëm 24-orë për të gjithë banorët e Bajram Currit dhe rrethinave të tij, por dhe rikonstruksioni i Gjimnazit “Asim Vokshi” që ka që nga viti 1986 që nuk është vu dorë në të, është tejet i domosdoshëm që të financohet sa më parë! Këto katër projekte së bashku me rikonstruksion të fushës së futbollit ekzistuese dhe të terreneve sportive në mes dy shkollave 9-vjeçare “Konferenca e Bujanit”, “Besëlidhja e Malësisë”, më janë premtuar për financim nga ana e qeverisë me çeljen e fondeve të këtij viti, por deri tani asgjë konkrete ndonëse në portalin e tyre të investimeve të gjitha bashkitë janë përfshirë me alokim fondesh për këtë vit. Vazhdojmë të shpresojmë që deri nga fundi i muajit mars edhe ne të hyjmë dhe ta ndjejmë veten pjesë të kësaj harte, të kësaj Shqipërie!
Si është bashkëpunimi me drejtoritë rajonale në Tropojë në interes të qytetarëve. Kujtojmë këtu faktin që qyteti u la në errësirë prej disa muajsh duke sjellë mjaft problem jo vetëm në sigurinë e qytetarëve por dhe turistëve që vijnë çdo stinë?
Po është mëse e vërtet që për 7 muaj me radhë qyteti ynë u la qëllimisht politikisht në errësirë, ku pasiguria mbizotëroi në çdo cep apo në zemër të qytetit si për qytetarët ashtu dhe për turistët e shumtë që fatmirësisht preferojnë të vizitojnë Tropojën. U vështirësua ndërrimi i turneve në ndërmarrjet qe punojnë me tre turne, filluan të lulëzojnë vjedhjet dhe presioni në ngjitje dhe për plaçkitje apo grabitje, me një fjalë dalë nga dale po fillonin të gjallërohen bandat kriminale si pasojë e mungesës së këtij shërbimi kaq të domosdoshëm dhe jetik për çdo qytetarë dhe e gjitha kjo nga mungesa e dëshirës për të bashkëpunuar me ne si pushtet vendore me qëllimin e vobektë për të bërë politike me 20-30 apo 100 llampave të ndezura në qytet, por për ta plotësuar me se miri këndvështrimin e tyre dritëshkurtër nuk u mjaftonte vetëm kjo, por sa herë që kishte aktivitete kulturore, koncerte të ndryshme të organizuar nga ne si bashki në orët e vona të pasdites nga ora 19:00, punonjësit e OSHEE-se dega Tropojë urdhëroheshin të ndërprisnin energjinë elektrike Pallatit të Kulturës “Dardania”. Kjo dhe shumë të tjera veprime të pa papërgjeshme si kjo vërtetonin se nuk ishte parësore kryerja e detyrës me korrektësi, por ishin veprime të verbra ordinere dhe tërësisht politike dritëshkurtra pa asnjë të ardhme! U desh denonocimi pranë PDSH-se i tyre, por dhe tek kryeministri Edi Rama, që të normalizohej kjo situatë e turpshme e krijuar nga këta pseudopushtetarë të instaluar në Tropojë nga kjo qeveri! I gjithë pushteti i instaluar nga kjo qeveri në Tropojë, mbizotëron tek paaftësia dhe babëzia njëkohësisht!
A ka pasur në Tropojë raste të shkeljes së të drejtave të njeriut ose dhunës së ushtruar ndaj qytetarëve në qytetin e Bajram Currit apo në komunat e rrethit?
Po ka pasur raste të shkeljes së të drejtave të njeriut në Tropojë, madje të shumta kanë qenë ku mund të veçojmë arrestimet e shumta që janë bërë për llogari të aksionit qorr që po ndërmerr qeveria ndaj qytetarëve të saj ku preh e këtij arbitrariteti kanë rënë jo vetëm debitorët të pafajshëm, por dhe shumë punonjës të OSHEE-se dega Tropojë me akuza nga me qesharaket dhe për pasojë fëmijët e tyre dhe vet ata u ndihen të terrorizuar, humbën njëherë e përgjithmonë vendet e punës etj, por te ne ka dhe shumë e shumë forma të tjera të shkeljes së të drejtave të njeriut që nga largimet e dhunshme nga puna, prania e forcave policore të ndërhyrjeve speciale që shkaktojnë dhunë psikologjike jo vetëm tek fëmijët por dhe tek ne të rriturit!
Cilat janë investimet e realizuara nga ana juaj si Kryetar Bashkie gjate mandatit tuaj afro 4-vjeçar?
Që në fillim të mandatit tim jam ndeshur me vështirësi të një keqmenaxhimi të bashkise Bajram Curri pothuajse në të gjitha drejtimet ndaj dhe mu desh që si fillim të formatoj institucionin e Bashkisë Bajram Curri sipas një vizioni të ri duke u bazuar edhe tek programi im elektoral i shfaqur tek qytetarët gjatë fushatës sime për kandidim. U bë e mundur nga administrata e bashkisë Bajram Curri formatimi dhe miratimi i stemës, logos, flamurit dhe faqes zyrtare elementë këto të domosdoshme, specifikë të veçanta për çdo institucion. U bë formatimi i institucionit të Policisë Bashkiake duke e pajisur këtë sektor me mjet policie tip furgon, uniformë speciale për policinë bashkiake të domosdoshëm për paraqitjen dinjitoze të këtij sektori në bashki. Bëmë kalimin e menaxhimit të mbetjeve urbane dhe pastrimit të qytetit në tërësi nga firma sipërmarrëse tek vet bashkia pasi firma nuk garantonte dhe nuk dha rezultatet e pritshme në menaxhimin e pastrimit për këtë qytet dhe për këtë u blenë mjetet e domosdoshme për të kryer këtë shërbim, blemë dhe pajisem qytetin me 230 kontinierë të vendosur në çdo cep të qytetit ku me parë nuk kishte asnjë, pajisem sektorin e shërbimeve me uniforma me logo, stemë dhe mbishkrim të Bashkise dhe rezultati ishte shumë i kënaqshëm. Bashkia Bajram Curri si i vetmi qytet në Shqipëri pastrohet 7 ditë e javës nga dy herë në ditë. Nga viti në vit rritëm arkëtimet në menaxhimin e mbledhjes së taksave të bashkisë duke i pesëfishuar arkëtimet dhe konkretisht i kemi gjetur në nivelin 70 milionë lekë të vjetra dhe janë çuar në vitin 2013 në 300 milionë lekë të vjetra element ky i punës së ndershme dhe korrekte duke menaxhuar çdo qindarkë. Për ne si bashki e vogël është një sukses të arrish të barazosh grandin me të ardhurat. Në infrastrukturën rrugore u kryen këto investime: rikonstruksion i plotë i segmentit të kryqëzimit të Llocit tek Kolgecaj deri tek porta hyrëse e spitalit te qytetit, rikonstruksion i plotë (faza e parë) e Bulevardit kryesor të qytetit, rikonstruksion i plotë (faza e parë) e unazës së lagjes ”Partizani”, i segmentit rrugor nga kryqëzimi i Dragobisë deri tek restorant “Sylbica” përfshirë këtu edhe 4 degë hyrëse të lagjes “Dardania”, i rrugës së lagjes “Gjongecaj” që nga stacioni i Fierzës deri tek ish dega Ushtarake (çerdhja e qytetit sot). U bë rikonstruksioni i trotuarëve dhe ndriçimi nga ish agjencia deri tek Karburant ”Hajdaraj”, rikonstruksion i plotë i 3 palë shkallëve në sheshin “Azem Hajdari” para Bashkise” Bajram Curri”, i komplet nyjeve hidrosanitare në shkollën “Besëlidhja e Malësisë”. U mundësua ndërtimi i ri i Pallatit të sportit të lojërave me dorë “Valbona” me parametra bashkëkohore, i shkollës së re 9-vjeçare “Ali Podrimja” me parametra bashkëkohore, instalimi i rrjetit shpërndarjes ana sekondare të ujësjellësit të qytetit “Bajram Curri” si dhe instalimi i rrjetit shpërndarës 20 KV në të gjithë qytetin e Bajram Currit.

Zaev publikon dosjen: Gruevski ka përgjuar 20 mijë qytetarë, mes tyre edhe Ahmeti e Thaçi

Zoran Zaev
Zoran Zaev, lideri i opozitës në Maqedoni, në konferencën për media njoftoi se posedon material për përgjimin e mbi 20 mijë qytetarëve nga ana e pushtetit.
Zaev ka deklaruar se të gjitha materialet nga përgjimi ia ka dorëzuar edhe Gruevskit. Për momentin derisa po vazhdon presskonferenca, gazetarët janë duke dëgjuar incizimet nga përgjimet, ku dëgjohen bisedat e liderit opozitarë me bashkëpartiakët e tij, gazetarët dhe anëtarët e familjes së tij. Sipas Zaevit në mesin e të përgjuarve janë edhe Gordana Jankullovska, Zoran Stavrevski, Menduh Thaçidhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. Ndërkohë nuk janë përgjuar vetëm kryeministri Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov, ndaj të cilëve lideri i opozitës Zaev ka paralajmëruar padi penale.
Kryetari i LSDM-së, Zaev ka paralajmëruar se edhe ditëve në vijim do të vazhdojnë me publikimin e “bombave”.  “Për shkak të ndjeshmërisë së momentit dhe hapësirës së kufizuar mediale, do të shkojmë me kujdes, hap pas hapi. Mirëpo do të publikojmë gjithçka, të gjitha argumentet do t’i publikojmë”, tha Zaev.
Ndërkohë, në faqen në Facebook të Zoran Zaevit janë publikuar audio-incizimet e plota të shpalosura gjatë ditës së sotme.
gruveski zaev
LSDM: Kush tjetër përveç Gruevskit mund të jetë i përfshirë në skandalin e përgjimeve?
Pak ditë më parë televizioni “Sitel ka zbardhur një video inçizim në të cilën shihen duke biseduar dy liderët e dy partive më të mëdha politike maqedonase, ai i VMRO-DPNE-së dhe LSDM-së opozitare,  Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev. Sipas TV Sitel, në këtë xhirim Zaev e shantazhon Gruevskin se posedon materiale nga shërbimet sekrete.
Pas publikimit të këtij materiali ka reaguar LSDM-ja opozitare duke e cilësuar materialin si skandaloz. “Kjo paraqet edhe një vërtetim klasik  dhe argument kyç për atë se kush kë e përgjon në Republikën e Maqedonisë”, thuhet në reagimin e LSDM-së. Nga LSDM-ja shtrojnë pyetjen se kush tjetër pos vetë Gruevskit mund të incizoj në kabinetin e tij?
Sipas LSDM-së, ky rast tregon se si funksionon Geruevski dhe vërteton gjithë atë që e thot lideri i LSDM-së Zoran Zaev. “Ja se si përcillet dhe incizohet lideri i opozitës. Ja se si përcillen dhe incizohen mijëra qytetarë në Republikën e Maqedonisë.  Video materiali i publikuar vërteton se Nikolla Gruevski i incizon ata të cilët vijnë në takime politike në kabinetin e tij”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Palestina: Jo, nuk e njohim Kosovën

abas

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas tha dje në një intervistë për agjencinë BIRN se Palestina nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Shqiptarët duhet të analizojnë qëndrimin e botës arabe ndaj pavarësisë së Kosovës si dhe binjakëzimin që bota filo-ruse dhe shteti serb kanë krijuar me rrjetet arabe që mbështesin një Palestinë të pavarur


Deklaratën më të zezë kundër njohjes së pavarësisë së Kosocvës, deri tani e ka bërë vetëm presidenti palestinez Abaz. Vetë rusët, që janë pronarët realë të Serbisë nuk e kanë formuluar me kaq ashpërsi deklaratën e mosnjohjes së Kosovës. Deklaratën e presidentit palestinez e bën edhe më të dhimbshme dhe më të trishtueshme fakti se zotëria në fjalë flet sikur kjo çështja e Kosovës doli mbrëmë, dhe hipokrizia shkon deri në atë shkallë, sa pasi ka thënë që nuk e njoh, thotë se do t’i japë përkrahje morale, kur vetë Palestina dhe misioni i tij e di se ç’do të thotë përkrahje morale. Është aq flagrante deklarata e presidentit të Palestinës, kur mendon se qeveria shqiptare e ka njohur Palestinën që në vitet ’80, dhe këta mbyllin sytë dhe bëjnë hipokrizinë se nuk e kuptojnë se Kosova është Shqipëria. Është absolutisht një jorgan i trupit të saj. Si është e mundur se presidenti palestinez nuk e di se ishte një koalicion i pazakontë që ndërpreu krimet e Serbisë në vrasjet makabre e në gjenocid ndaj Kosovës. Si nuk e di ai se krimet serbe mbi Kosovën janë një nga majat e tragjedisë së planetit. Qeveria shqiptare e Tiranës, dhe ajo e Kosovës, ashtu si opinioni mbarëkombëtar  shqiptar duhet të reflektojë ndaj deklaratave të tilla që të kujtojnë ultimatume të stilit sovjetik. Këtu duhet shtruar pyetja nëse ky presidenti palestinez, kur shtron se ka tragjedi në vendin e tij, paska kohë të marrë pjesë edhe në një tragjedi, në një vend tjetër.
MPJ e Shqipërisë, edhe institucioni i presidentit duhet të gjejë rastin dhe të mbajë shënim se një deklaratë e tillë nuk mund dhe nuk duhet të kalojë diplomatikisht pa përgjijje, pa reagim. Nuk e di me kë ndihen vëllezër këta të Palestinës, me ata të Kosovës, apo me Serbinë dhe Rusinë, këta që nuk na durojnë popuj të tjerë paskan një dashuri të pamat për peshkopin Irinej që bekon krimet e ushtrisë serbe në Kosovë.
Gjithsesi, është rasti për të ndaluar seriozisht shteti shqiptar në këtë pikë, sepse sinjale të forta ka pasur nga ambasadori palestinez në Beograd kundër Kosovës, por tani deklarata është ngritur në një nivel maksimal dhe ata duhet të japin shpjegime se përse u duhet kjo deklaratë, kush ua kërkon, se në këtë rast sqarimi mund t’i vlejë shumë politikës ndërkombëtare.
Kronika – Palestina: Jo, nuk e njohim Kosovën/Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas tha në një intervistë për BIRN-in se Palestina nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. “Ne kemi marrëdhënie të mira [me Kosovën], por ne nuk do të ndërhyjmë në konfliktet midis vendeve. Ne distancojmë veten dhe qëndrojnë larg nga të gjitha konfliktet, sepse ne nuk duam që të jemi këtu apo atje,” tha ai. Presidenti palestinez tha se ishte i lumtur që i ofroi Kosovës “mbështetjen morale” të tij, por asgjë më shumë. “Ata janë miq tanë, ata janë njerëzit tanë. Por, sepse ne kemi problemet tona, ne shpresojmë se ata do të gjejnë një zgjidhje për veten e tyre, pa ndërhyrjen tonë,” tha Abbas në këtë intervistë

Si e njoha Tomë Mrijajn



Nga Prof. Dr. Riza Sadiku




Për studiuesin Tomë Mrijaj, kisha mësuar përmes shkrimeve të tij, dhe prej shokut tim të ngushtë asokohe, tani i ndjeri Mrsc. Jetish Kadishani. Ai me fliste shpesh për Tomën, i cili, jo vetëm e kishte ndihmuar financiarisht, për botimin e disa librave. Ndihmë të konsiderueshme i kishte dhënë në sigurimin e dokumenteve dhe sugjerimeve të ndryshme, për kompletimin e librave.

Në atë kohë, për këtë person qysh në fillim krijova një respekt dhe simpati pa e njohur nga afër, duke thënë me vete: Çfarë fati të mirë ka Jetish Kadishani, që po bashkëpunon me një personalitet dhe figurë atdhetare, me zemër kaq të madhe!? Si nuk pata edhe unë një fat të tillë, që të njoh ndonjë Tomë si Jetishi!?

Vitet kalojnë dhe një ditë prilli të vitit 2004, papritmas troket në derën e zyrës time të punës një djali ri. Mbasi e hapa derën, shoh para meje, një djalë elegant, i cili, ndër të tjera me pyet: A jeni ju Prof. Dr. Riza Sadiku!? Me buzëqeshje fisnike dhe me pak habi iu përgjigja pozitivisht. I porsaardhuri, me ofroi një ftesë, ku ndër të tjera më tha: “I nderuari Profesor Sadiku! Për ju kemi një vizë garancioni, për të udhëtuar drejt Gjermanisë. Është fjala, se në muajin Qershor, do të mbahet në Hamburg Simpoziumi Shkencor, kushtuar të Djathtës Shqiptare, me të cilin rast do të përkujtohen me nderime e respekt edhe përvjetorët e nacionalistëve të shquar, si: Ing. Xhaferr Devës, Kapidanit të Mirditës Dr. Mark Gjomarkut dhe shumë figurave të tjera të lënë me qëllim, në pluhurin e harresës…”

Ai kërkoi nga unë, që brenda 10 ditëve të përgatis temën e referatit, për të marrë pjesë në Simpoziumin në fjalë. Djaloshi i ri, kishte qenë njeri ndër organizatorët e Simpoziumit. Ai quhet Besim Morina. Pasi e mora ftesën, lajmërova mikun tim Jetish Kadishanin, i cili, kishte marrë të njëjtën ftesë sikurse unë. Nga kolegu im mësova, se në Simpozium do të marrin pjesë shumë veprimtarë të dalluar nga mërgata shqiptare e Evropës dhe Amerikës, në mesin e të cilëve është edhe studiuesi T. Mrijaj nga Nju Jorku. U gëzova, që do të marrë pjesë edhe J. Kadishani dhe do të kem rastin të njoh nga afër edhe Tomë Mrijajn.

Pas të gjitha përgatitjeve, udhëtimi u realizua në fillim të qershorit, kurse Simpoziumi u mbajt me 10-11 qershor 2004, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga të gjitha trojet etnike shqiptare, pra edhe nga Çamëria, si dhe shumë intelektual dhe veprimtarë të dalluar nga mërgata shqiptare, në mesin e të cilëve edhe publicisti Mrijaj.

Para se të fillojë Simpoziumi, si zakonisht, pjesëmarrësit mblidhen në hollin afër sallës, ku do të mbahet Simpoziumi, aty shoh një person të veshur në mënyrë solemne dhe të kompletuar, sipas normave bashkëkohore, duke u takuar me shume njerëz. Takimet ishin shumë të përzemërta dhe të sinqerta. Në një moment pash edhe J. Kadishanin, duke u përqafuar me atë personalitet, i cili, i takonte me modesti të gjithë pjesëmarrësit. Atëherë mendova se ai person do të jetë Tomë Mrijaj i “Jetishit”. Pa u hamendur, unë u afrova afër Jetishit, me të cilin rast me njoftoi me Tomën. Ishte një takim shumë i ngrohtë, i perzemërt dhe i sinqertë.

Gjatë qëndrimit 4-5 ditor në Hamburg, me Tomën patëm edhe disa takime shumë të përzemërta dhe miqësore, gjatë të cilave këmbyem disa libra në mes veti, adresat dhe numrat e telefonave. Ndarja me Tomën në Hamburg, ishte shumë e ngrohtë dhe miqësore. Ai, gjithnjë ndaj Jetishit dhe meje tregoj një kujdes të veçantë.

Në vitin 2005, udhëtova zyrtarisht për SHBA, për mbledhjen e materialeve të ndryshme, nga veprimtarët e dalluar të mërgatës shqiptare, lidhur me realizimin e ekspozitës tematike; “Amerika për Kosovën”, në kuadër të së cilës me fakte dhe argumente ishte parapa prezantimi i veprimtarisë kombëtare të mërgatës shqiptare në administratën amerikane, lidhur me zgjedhjen e çështjes mbarëkombëtare, në veçanti asaj të Kosovës.

Për qëllimet e lartcekura, përveç Çikagos vizitova edhe Detroitin, bazë e fortë e nacionalizmës shqiptare, në të cilin qytetet ka shumë veprimtarë të dalluar të çeshtjes kombëtare. Ne Detroit, përveç personaliteteve të njohura kombëtare, rol të rëndësishëm në afirmimin e çeshtjes mbarëkombëtare, kanë luajt edhe institucionet fetare shqiptare: si ai bektashian, mysliman, dhe në veçanti ai katolik i udhëhequr nga Dom Anton Kçira.

Pasi i vizitova disa personalitete kombëtare dhe institucione fetare shqiptare, Teqen Bektashiane e cila në atë kohë udhëhiqej nga Baba Arshiu, Xhaminë Myslimane e udhëhequr nga themeluesi i saj, Imam Vehbi Ismaili, iu drejtova Tomë Mrijajt, për të vendosur kontakte me Kishën Katolike Shqiptare Shën Pali, të cilën e drejtonte në atë kohë Dom Anton Kçira. Kërkesës time studiuesi Mrijaj, iu përgjigj pozitivisht. Kështu duke iu falënderuar atij, unë me Hafëz Jusuf Azemin dhe Ajet Rushitin (të cilit me shoqëronin), vizituam Kishën, përfaqësuesit e të cilës na pritën si delegacion zyrtar, me të cilin rast na dhuruan disa materiale të vlefshme për nevojat e ekspozitës. Pas Detroitit, vizitova Nju Jorkun, me të cilin rast përsëri e angazhova Tomë Mrijajn, për të më përgatitur dhe koordinuar vizitat në Arkivin e Organizatës Politike të Lidhjes se Tretë të Prizrenit në mërgim, Sekretar i Pergjithshëm i të cilës është aktivisti i palodhur Tomë Mërijaj, Arkivin e redaksisë së gazetës “Dielli” dhe Arkivin e redaksisë së gazetës“Illyria”, i cili, përsëri kërkesave të mia iu përgjigj, pa përtesë dhe me vullnet.

Toma, duke sakrifikuar, përveç kohës së lirë, ai për t’i bërë shërbime muzeut dhe kombit, bëri edhe shpenzime financiare, për me i vizitu vendcaktimet, të cilat njëra me tjetrës kishin distanca të mëdha hapësinore, por duke e falënderuar këtë aktivist zemërbujar, arrita të realizoj hulumtimet në ato institucione, për të mbledh shumë materiale dhe foto interesante, për nevojat e ekspozitës: “Amerika për Kosovën”.

Në vitin 2007, përsëri shkova në Nju Jork, për me vazhduar hulumtimet, nëpër organizata tjera politike dhe personalitete të veçanta, të cilët janë marrë me çështjen e afirmimit dhe zgjidhjes së çeshtjes kombëtare të Kosovës.

Këtë vit mjerisht në Nju Jork përjetova një infarkt të rëndë kardiologjik (por falë kushëririt tim Feti Sadiku, i cili menjëherë ndërhyri, duke me dërguar në një spital kardiologjie), unë sot jam në mesin e të gjallëve. Kur miku im Tomë Mrijaj dëgjon këtë lajm, ka ardhur të më vizitoj në spital, në ditët më të vështira, që përjetova. Ai gjithnjë më ka dhënë përkrahje morale dhe materiale. Pra, në këtë rast tek unë u vërtetua më së miri fjala popullore: ”Shoku i mirë në ditë të vështira”. Pra, ky shok dhe mik për mua është Tomë Mrijaj.

Në vitin 2010, përsëri me përfaqësuesin e Muzeut dhe të Ministrisë të Mërgatës (Diasporës), me qëllim, grumbullimin e marrjen e disa eksponateve origjinale nga Batalioni “Atlantiku”, kemi vizituar Nju Jorkun. Edhe kësaj radhe publicisti i palodhur Mrijaj, u angazhua për mbledhjen e eksponateve për nevojat e Muzeut. Gjithashtu miku i Tomë Mrijajt, antari i Organizatës Balli Kombëtar me qendër në Nju Jork, zoti Tomë Jakaj, me këtë rast i dhuroi Muzeut të Kosovës, një numër të eksponateve origjinale, të rëndësishme për ekspozitën e lartcekur.

Përmes Tomë Mrijajt, munda të siguroj në vijim kontakte pune me disa veprimtarë të dalluar të mërgatës shqiptare. Ai aktivizoj edhe lidhjet zyrtare shtetërore, përmes bashkëshortës së tij Liza Mrijaj, e cila asokohe punonte si Shefe e Stafit në Zyrën e Bashkisë së Yonkers-it në Nju Jork. Aty pata rastin dhe fatin e madh të takohem me Kryetarin e Bashkisë së Yornkes-it Philip Amicone dhe stafin e tij, i cili na priti ngrohtësisht. Kryetari i Bashkisë, në saj të ndërhyrjes direkte të Shefes së Stafit Liza Mrijaj, na krijoi mundesinë që ekspozitën: “Amerika për Kosovën”, ta hapim falas në ambientet e Muzeut të Qytetit Yonkers.

Tomë Mrijaj, kujdes të tillë nuk ka treguar vetme ndaj meje, por ndaj të gjithë atyre që i ka pas shokë dhe miq. Ai këtë zemërbujari e ka treguars edhe me studiuesin dhe mikun e tij të ngushtë Mrsc. Jetish Kadishanin, i cili dy here e ka vizituar Nju Jorkun, për të hulumtuar mbi historinë dhe kontributin e diaposrës shqiptare në Amerikë dhe çështjen kombëtare në tërësi.

Me siguri ka pas edhe shumë “Jetisha e Riza”, tjerë, për të cilët me zemërgjerësi është kujdes Tomë Mrijaj, deri sa ata kanë qëndruar ne SHBA. Një mikpritje të tillë dhe kujdes të veçantë, Tome Mrijaj, ka treguar ndaj, delegacionit të Kosovës i udhëhequr nga Prof. Dr. Muhamet Shatri, Ramë Manaj dhe Ruzhdi Panxha, gjatë qëndrimit te tyre dy javor në Nju Jork, me rastin e marrjesë të Arkivit të Lidhjes së Tretë të Prizrenit në mërgim, lidhur me prurjen e materialeve të Lidhjes se Prizrenit, nga Nju Jorku, në Prishtinë, në fondet e Arkivit të Kosovës, për të cilin ka shkruar gjerësisht mediat.

Tomë Mrijaj, është treguar i kujdeseshëm dhe gjithëmonë bujar e i gatshëm për të financuar botime me përmbajtje kombëtare ndaj miqve dhe shokëve, si në SHBA dhe në vendlindje. Studiuesi dhe publicisti Mrijaj si intelektual bashkëkohorë për çeshtjen kombëtare, ka dhenë e jep kontribute të veçantë me botimin e disa veprave nga fusha e historisë, ku spikasin tematikat e persekutimit komunist të figurave të shquara të nacionalizmit në SHBA dhe vendlindje, të cilët nuk janë studiuar dhe botuar deri me tani.

Kushdo që i ka lexuar me kujdes serinë e veprave të tij origjinale, sheh se ato përmbajnë në vetvete jetëshkrime interesante, të personaliteteve të nacionalizmës shqiptare, të anatemuara nga regjimi komunist, të cilat figura e pasurojnë historinë tonë kombëtare.

Gjithashtu publicisti i mirënjohur Mrijaj, ka shkruar edhe një numër të madh artikujsh për veprimtarët e dalluar të çeshtjes kombëtare, si: Kapidanët e Mirditës ndër shekuj, Themeluesin e Kishës së Parë Katolike Shqiptare në Amerikë Mons. Dr. Zef Oroshin (1912-1989), Dom Anton Kçirën, Kapiten Gjon Destanishen, Marie Shllaku, Prof. Rexhep Krasniqin, Kolonel Abaz Kupin, Prof. Zef Neken, Ndue Perlleshin, Ukë e Shaban Sadikun, Sadik Ramë Gjurgjevikun, Alush Leshanakun, vëllezërit Ndue dhe Pjetër Jakun, Prof. Luan Gashin, e shumë personalitete të tjera (Për më gjerësisht mund të shikoni biografin e Tomë Mrijajt)…

Aktivisti i palodhur i çështjes kombëtare shqiptare Tomë Mrijaj, në bazë të shënimeve dhe materialeve që posedoj, si Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes së Tretë të Prizrenit në mërgim (1962), ka përgatit dhe kanë dërguar, në emër të Lidhjes së Prizrenit së bashku me Kryetarin e saj, zotin Ismet Berishën shumë rezoluta, shkresa dhe telegrame, të personalitetëve të ndryshme të administratës amerikane dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare, për gjendjen e popullit shqiptar nën regjimet komuniste, sidomos për gjendjen e popullit shqiptare të Kosoves, ka marrë pjesë në shumë takime, me përfaqësues të administratës amerikane, në të cilat objekt i bisedave ka qenë çeshtje shqiptare në përgjithsi dhe ajo e Kosovës në veçanti.

Ai ka marre pjesë në të gjitha demonstratat dhe protestat, të organizuara në Nju Jork, Washington, Detroit, etj., kundër dhunës serbe në Kosovë, dhe gjithashtu ka dhënë kontribute të veçanta financiare familjeve të ndryshme në Kosovë gjatë vitëve 1990-1999. Aktivisti Mrijaj, ka dhënë kontribute të veçanta edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, UCPMB-n dhe Ushtrinë Kombëtare, për çlirimin e trojeve etnike, e shumë kontribute tjera, që unë nuk jam në dijeni.

Vlen të theksohet, sipas asaj që më ka treguar i ndjeri Jetish Kadishani, se studiesi dhe publicisti Tomë Mrijaj, gati në të gjitha veprat e botuara të Jetish Kadishanit, ka dhënë kontribute të konsiderueshme financiare, për të dalë në dritë veprimtaria botuese e tij.

Këtë zemërgjerësi, zoti Mrijaj e tregoj sëbashku me Tomë Jakajn, kur i informova se dua të botoj librin kushtuar mërgatës shqiptare të Amerikës: “Amerika për Kosovën”. Menëjeherë të dy bashkëatdhetarët, dhanë kontribut të konsiderueshëm financiarë, për botimin e librit. Me siguri miku im Mrijaj, falë bujarisë karakteristike, kontribute të tilla ka dhënë edhe për shumë autor të librave, për të cilët unë nuk jam në dijeni, mbasi Toma si modest, asnjëherë nuk permend veprat e bamirësisë…

Publicisti bashkëkohorë Mrijaj, është njeri ndër ideatorët dhe organizatoret kryesor të Simpoziumeve të së Djathtës Shqiptare, të cilat mbahen çdo vit, prej vitit 2004, nëpër qendrat e ndryshme të territoreve etnike shqiptare dhe diasporë, në të cilat marrin pjesë me kumtesa, perfaqesus nga të gjitha trojet shqiptare, duke përfshi këtu edhe Çamerinë.

Kujtojmë, se deri me tani janë botuar 12 vëllime me kumtesa te mbajtura në çdo simpozium, ku një volum i shtypur përmban 800-1000 faqe. Në çdo botim, ai ka dhënë kontribute të veçanta financiare, të cilat sipas tij do të vijojnë edhe në të ardhmen, deri në realizmin e andrres së çdo shqiptari bashkimin e të gjithë trojeve shqiptare në një Shqipëri Etnike Demokratike. Kjo ishte edhe fjala e mbylljes së z. Mrijaj, në Simpoziumin e XII të radhës, të mbajtur në qytetin historik të Gjakovës, në muajin gusht të vitit 2014.

Nga i gjithë ky përshkim i shkurtër, që ceka më lart, për mendimin tim, prej kur e njoh studiuesin Mrijaj, shihet se është një personalitet me prejardhje prej familjes me tradita kombëtare, gjatë tërë jetës, me gjithë qenien e tij shpirtërore, morale dhe intelektuale, është angazhuar për afirmimin, sensibilizimin, ndërkombëtarizimin dhe zgjidhjen e çështjes mbare kombëtare në tërësi, dhe në veçanti të Kosovës. Për këto arsye, ai ka qenë i ndjekur edhe nga regjimi komunist i kohës, duke qenë i detyruar ta lëshojë edhe vendlindjen.

Qysh nga koha, kur ka dalë në mërgim, Toma kurrë nuk e harroi jo vetëm familjen, por as çeshtjen kombëtare, për të cilën u angazhua në të gjitha mënyrat dhe format, pa kursyer dijen, kohën dhe mjetet financiare. Gjithashtu ai, ka kontribuar për daljen në dritë të disa dhjetra veprave te autoreve te ndryshëm, ka kontribuar në ndërtimin e institucioneve fetare te gjitha konfesioneve. Mendoj, se kontribute të tilla kanë ndikuar në afrimin edhe më të madh të tolerancës ndërfetare me shqiptarëve.

Personalitete të tilla universale janë të rralla në mesin e popullit shqiptare, si Tomë Mrijaj, andej si i tillë meriton të zej vendin e merituar, në mesin e personaliteteve më të shquara kombëtare, në historinë më të re të popullit shqiptare.

Dy Paradokse muzikore



Nga Prof.Dr. Akil Koci


Sot në rubrikën Fjala e redaktorit do të flasim për dy paradokse muzikore.

Paradoksi i parë:

Duke e marrë parasysh universalizmin e veprave muzikore me të drejtë shtrojmë një pyetje: pse mungojnë veprat e kompozitorëve shqiptarë në manifestimet dhe në festivalet e muzikës së kultivuar në Kosovë?

Kemi thënë dhe shkruar disa herë se në festivalet që financohen nga Ministria e Kulturës dhe e Sportit prej mjeteve të tagrapaguesve për lloj-lloj manifestimesh kulturore, është interesante, flas për manifestimet muzikore, në Kosovë shumë pak ose aspak nuk kemi vepra që ekzekutohen nga ansamblet tona ose ato që vijnë nga jashtë si mysafirë .

Është mirë që ne në ato manifestime po njihemi me krijimtarinë e kompozitorëve që na i sjellin ansamblet pjesëmarrëse në manifestimet tona, mirëpo është absurde pse ato ansamble që marrin pjesë, nuk e ekzekutojnë asnjë vepër të kompozitorëve shqiptarë qofshin nga Kosova ose Shqipëria, pos që ekzekutojnë veprat e atyre që i ftojnë në ato manifestime e ata janë të paktë.

Dikur nuk ka mundur me ardhë asnjë ansambël në Skenën Muzikore të Prishtinës në Ditët e Muzikës Kosovare, as në koncertet e rregullta të sezonit, sepse artistët e ardhur nga jashtë gjithmonë kanë qenë të obliguar ta ekzekutojë ndonjë vepër të autorëve nga Kosova.

Ky paradoks shkaktohet nga qëndrimet e drejtorëve, të udhëheqësve artistikë të këtyre manifestimeve, të cilët nuk i intereson afirmimi i veprave të autorëve të tjerë pos i krijimtarisë së vet.
Këtu qëndron faji edhe tek institucionet që i financojnë këto manifestime.

Ato duhet të kërkojnë përgjegjësi nga udhëheqësit e këtyre manifestimeve për lëshimet e këtilla, sepse nëse veprat e autorëve-kompozitorëve kosovarë nuk ekzekutohen në Kosovë, ku do të ekzekutohen atëherë veprat e tyre?!

Një pakice të vogël të kompozitorëve iu ekzekutohen veprat jashtë Kosovës! Ka ndodhur që veprat e udhëheqëse të Filarmonisë së Kosovë janë ekzekutuar në manifestime të këtilla, kurse veprat e autorëve të tjerë, që nuk nuk janë të paktë, me vite të tëra nuk ekzekutohen!

Kërkoj ndjesë për jomodestinë time, por kam vënë re se veprat e mia derisa ekzekutohen në botën e jashtme, si në Opati, Zagreb, Vjenë, Londër, Spanjë, Shqipëri dhe në shumë vende të tjera, në Kosovë Filarmonia e Kosovës, krahas saj edhe kori, çdo pesë vjet, me rastin e përvjetorëve të mi: 65, 70 dhe 75-vjetorin, më ekzekutohet nga një vepër!

Por kjo nuk ndodh vetëm me mua, po edhe me kolegët e tjerë. Prandaj institucionet përkatëse, të cilat i financojnë këto manifestime, duhet të kërkojnë përgjegjësi nga udhëheqësit mediokër, të cilët nuk çajnë kokën për këto punë!

Paradoksi i dytë:

Sot në Republikën e Kosovës, në shtetin tonë të ri, kemi disa shkolla të ulëta dhe të mesme muzikore, siç janë, bie fjalë, në Prizren, Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan dhe në disa vende të tjera, të cilat shkollojnë kuadro, mirëpo aktiviteti i këtyre shkollave sikur nuk është në nivel të duhur. Pos koncerteve gjysmëvjetorëshe dhe në fund të vitit, nuk zhvillojnë kurrfarë aktivitetesh të tjera. Se, ku janë, ta zëmë, garat e solistëve, të koreve dhe të orkestrave, ku janë koncertet në qytetet e afërta të tyre, ose pse nuk marrin pjesë në garat jashtë shtetit tonë! Çka punojnë arsimtarët në shkolla fillore dhe të mesme, nëse nuk ekzistojnë kori dhe orkestra, si i plotësojnë normat e tyre? Por për hir të së vërtetës duhet të pohojmë se aty-këtu paraqitet ndonjë kor dhe orkestër, por aktiviteti i tyre duhet të jetë më i madh, sepse ata janë edukatorë të gjeneratave të reja për muzikën në përgjithësi e sidomos për muzikën e kultivuar, e cila na mungon. E kemi për detyrë që si e vetmja revistë muzikore në të gjitha trojet shqiptare, ta shfaqim mendimin tonë në lidhje me këto dy paradokse muzikore. E themi për hir të së vërtetës se në botën e muzikës sonë diçka po lëviz, po megjithatë kjo sa ndodh – nuk është e mjaftueshme!

Nga Redi Agolli -“Partizanët, terroristë ndaj shqiptarëve, burracakë ndaj fashistëve”

partizan 1
Raporti Britanik
Misioni Britanik i vendosur në Shqipëri gjatë Luftës II Botërore ofron në raportet e tij një  “rishikim” të historisë shqiptare të asaj periudhe për të cilin komunizmi i Enver Hoxhës ngriti “Piramidën” e tij heroike, që edhe sot vazhdon të bëjë jehonë falë demiurgëve të rrenave historike
Konspekt
Në një numër raportesh të përmbledhura si mëposhtë, Misioni Britanik në Shqipëri, në përpjekje për të organizuar një grup të gjerë rezistencë kundër pushtuesit italian dhe gjerman pasqyron peripecitë e tij në gjetjen e një frymë bashkëpunimi dhe trimërie tek partizanët shqiptarë. Në kuadër të asaj që vijon më poshtë, nuk duhet të lënë pa theksuar se  gjatë luftës në Shqipëri, thirrjet jo të sinqerta të eksponentëve shqiptarë kundër fashizmit kishin në disa raste përgjigje të sinqerta, nga njerëz që ndienin detyrën e mbrojtjes së kombit ndaj pushtuesit të huaj. Por, përtej fasadës së luftës anti-Duçe apo anti-Hitler fshihej pabesia ndaj kombit e shpalosur me një luftë civile vëllavrasëse për marrjen e pushtetit. Misioni britanik në raporte e tij rrëfen se për të vrarë ndonjë italian apo gjerman, për të hedhur një urë në erë apo për të prishur linjat telegrafike duhet t’i merrnin për dore partizanët, pasi në të kundërt do të mësynin shqiptarët, konkretisht fraksionet politike dhe ushtarake anti-komuniste. Faktet e prezantuara në këto raporte përbëjnë një alarm të vërtetë për rishikimin e historisë shqiptare të luftës së dytë botërore. Ngritja e miteve të luftës është specialiteti i komunistëve. Në Kinë, Mao ngriti Mitin e Marshimit të Madh mbi një betejë që s’ndodhi kurrë mbi urën e lumit Dadu (Tatu-Ho). Kjo analogji meriton të trajtohet gjerësisht për shkak se i njëjti falsitet është përdorur edhe nga komunistët shqiptarë. Miti ishte frymëzuar nga vetë karakteristikat e urës, dhe vendi ku ajo ndodhej, pra në mesin e Himalajave, çka e bënte atë një vend të mirë për vdekje heroike. Nuk kishte asnjë këmbë nacionaliste në urë kur të kuqtë e Maos mbërritën. Komunistët kinezë pretendonin se ura ruhej nga një regjiment nacionalist, i udhëhequr nga një njeri i quajtur Li Quan-shan. Por, telegramet e dërguar brenda dhe jashtë këtij regjiment, tregojnë se kjo njësi nacionaliste e kishte bazën në një vend të quajtur Hualingping, shumë larg urës, dhe togfjalëshi “shumë larg” merr një konotacion më të gjerë kur bëhet fjalë për Kinën. Për të shtuar, telegramet e dërguar nga nacionalistët, nuk flasin fare për ndonjë luftë të ndodhur në urën Dadu. Realisht, ndodhej një njësi nacionaliste në një qytet në anën tjetër të urës, por ata ishin larguara para se të vinin komunistët, në kuadër të planit të Chiang Kai Shek-ut. Ky i fundit e kishte lënë urën të hapur posaçërisht, në mënyrë që komunistët të nxitonin për në Sichuan. Prova më e fortë që vërteton së në të vërtetë nuk ka ndodhur asnjë beteje në urë do të vinte në vitin 1982, kur lideri suprem i Kinës, Ten Hsia Pin, i cili ishte vetë një pjesëmarrës i marshimit në urën Dadu (Tatu-Ho), do të shprehej se versioni zyrtar rreth ngjarjeve në urë, ishte i sajuar”. Absurditeti është shokues kur sheh se ky leksion i rishikimit të historisë është dhënë nga vetë një lider komunist, në 1982, në Kinën ende komuniste, ndërsa në historinë e Shqipërisë demokratike vazhdojnë të qëndrojnë ende të qëndisurat komuniste nga demiurgët e rrenave.
Skenat heroike të luftës anti-fashiste të Enver Hoxhës dhe shokëve të tij  janë po aq të pavërteta sa miti i Maos mbi Lumin Dadu. Britanikët tregojnë në telegramet e tyre se tek partizanët kishte një frymë terroriste në luftën ndaj shqiptarëve të fraksioneve të tjera politiko-ushtarake dhe burracakëri në luftën ndaj fashistëve. Përpos, shqiptarët patriotë të cilët u gënjyen nga thirrjet për luftë ndaj pushtuesit dhe e gjetën veten në betejat vëllavrasëse në fshatrat e ballistëve apo të bajraktarëve shumë shpejt do të dezertonin. Por, fryma terroriste ishte po aq e theksuar edhe brenda llojit partizan saqë nuk do të kursente as dezertorët dhe as ata që shprehnin pakënaqësi. Sakaq, raportet shfryjnë edhe tullumbacen e kuqe të Enver Hoxhës i cili nuk figuron në role strategjike luftarake. Për të thuhen vetëm epitete të tilla si “mashtrues i madh”.
partizan 3
Përmbledhja e Dokumenteve
1. Partizanët burracakë, refuzojnë të luftojnë
Në një pritë të organizuar nga oficeri David Smiley në një rrugë kodrinore në Barmash, jo shumë larg Borovës, britanikët do të ndienin shijen e zhgënjimit ndërsa partizanët shijen e burracakërisë. Brigada I, e frikësuar nga humbjet që mund të pësonte, refuzonte të sulmonte një vendroje të vogël gjermane me 18 ushtarë.
Ndërkaq, një tjetër performancë e turpshme e partizanëve u shfaq kur italianët nisën një mësymje kundër Shtyllës dhe Vithkuqit. Kjo ishte hera e parë kur italianët u përpoqën të vinin në këto zona, njëkohësisht edhe hera e parë kur britanikët u ballafaquan me një sulm, dhe sulmi erdhi i shoqëruar me elementin e surprizës. Të ulur në mëngjes në xhaminë e Shtyllës, McLean-i dhe Smiley ishin duke luajtur kur predha e para ra mbi çati, duke rrëzuar tavanin dhe duke thyer xhamat. Bombardimet vazhduan gjatë gjithë ditës, ndërkohë që kolonat me italianë nga Korçë, digjnin fshatrat që ndodheshin në mesin e rrugës së luginës. Një partizan të ri gjendej në agoni për shkak të një cifle predhe që i ishte futur në stomak ndërkohë që përpiqej të thoshte “ujë, ujë, ujë…, por askush nuk i dha ujë…shokët e tij partizanë ia mbathëm me të katërta dhe ai vdiq. Partizanët u tërhoqën drejt maleve, dhe përpiqeshin t’u impononin britanikëve tërheqjen nga luftimi.
Përkthyesi i David Smiley një burrë me një pamje të egër, me mustaqe të zeza, i cili më parë kishte qenë shumë luftarak, shumë krenar për veten e tij dhe për partizanët, si dhe shumë përçmues ndaj italianëve, e kaloi shumicën e mëngjesit dhe të pasdites duke u ankuar si i mjerë: “Duhet të na largosh që këtej zotëri, është shumë e rrezikshme këtu”, sa herë që ndonjë predhë binte 200 metra larg. Por sapo mbaroi beteja, iu ngriti bishti e i tha oficerit britanik me përbuzje se italianët nuk mund ta merrnin kurrë Shtyllën, po të mos ishte për artilerinë e tyre.
2. Pakënaqësitë e partizanëve ndaj Enver Hoxhës
Ky raport përshkruan një panoramë të ndryshme nga ajo e dy raportimeve të mëparshme që kemi marrë nga Brigadier Hodginson. Përshtypja që mu krijua gjatë dy raporteve të para ishte se ndërsa Hoxha ishte një mashtrues i madh, ai nuk po i trajtonte problemet e administratës pa marrë masa dhe se opozita në regjimin e tij nuk ekzistonte. Në funksion të këtyre fakteve, dua të rrëfej se mendimi që më pushtoi mendjen është se në një të ardhme jo të largët duhet të shqyrtojmë nëse duhet të njohim të ashtuquajturën qeverinë e tij. Tashmë, nga ky raport po mësojmë se ka indikacione se në skenë po shfaqet opozita dhe se qeveria po humbet terren. Nuk duhet të nënvlerësohet fakti se ekzistojnë shumë pakënaqësi në radhët e partizanëve pasi Enver Hoxha paguan vetëm oficerët në ushtrinë e tij. Kushtet ekonomike mund ta detyrojnë atë të çmobilizojë disa struktura të ushtrisë së tij, por nuk besoj se Hoxha do të marrë përsipër këtë rrezik për momentin. Në dritën e këtyre rrethanave, kam frikë se nuk ka shumë gjasa për rrëzimin e qeverisë në të ardhmen e afërt, por opinioni im modest është se shqiptarët nuk do të tolerojnë në pafundësi asnjë formë komuniste qeverisëse.
3. LNÇ-ja me frymëzim terrorist, ka gjasa të fitojë ndaj Ballit Kombëtar
Ministria e Jashtme britanike planifikonte të bazoheshe gjerësisht në raportet e oficerit Davies për të “formuluar politikën e ardhme britanike ndaj Shqipërisë”, dhe atij iu dërgua një listë me pyetje, të cilave  duhet t’u jepte përgjigjen: “Sa i gatshëm është Këshilli i LNÇ-së që të bashkëpunojë tani dhe pas luftës me Britaninë? Sa të influencuar janë komunistët e Këshillit nga Bashkimi Sovjetik, dhe sa kontakte kanë me partizanët jugosllavë dhe komunistët grekë? Sa ngushtë po punon Balli Kombëtar me qeverinë e mbështetur nga gjermanët? Dhe si do ta vlerësonin shqiptarët formimin e një komiteti përfaqësues jashtë shtetit, ndoshta, me Zogun të përfshirë”? Derisa Davies t’u përgjigjej këtyre pyetjeve, Ministria e Jashtme do të vazhdonte t’i mbështeste të dyja, si LNÇ-në ashtu edhe Ballin Kombëtar, nuk do të ndërmerrte hapa për krijimin e një Komiteti të jashtëm dhe do të shmangte mbështetjen ndaj Zogut. Në nëntor, Davies ia dha përgjigjet e tija Kajros. Këshilli i LNÇ-së, konsideronte ai, ishte komuniste, nën influencën e Titos, jo të Bashkimit Sovjetik dhe kishte kontakte me homologët e saj grek dhe jugosllav, ndërkohë që Balli Kombëtar mbështeste qeverinë e re të krijuar nga gjermanët. Ai nuk mendonte se krijimi i një komiteti jashtë vendi do të ndihmonte situatën, dhe as mbështetja britanike ndaj Zogut. Por, megjithëse LNÇ-ja ishte “Këshilli i vetëm në Shqipëri me të cilin “HMG-ja(Qeveria e Shkëlqesisë së tij) mund të bashkëpunonte”, Davies nuk rekomandoi mbështetje ekskluzive për të. “Balli Kombëtar më ka dhënë një marrëveshje të shkruar se do të luftojë kundër gjermanëve. Derisa të vërtetojë se kjo marrëveshje është e pavërtetë propozoj që të ruhen kontaktet me të”. Megjithatë, situata civile ishte depresuese. Lufta civile mes LNÇ-së dhe Ballit Kombëtar “tashmë ka filluar, dhe do të zgjerohet”. LNÇ-ja ka gjasa që të fitojë në fund, pasi “është më e re, më agresive dhe me shije terroriste”. Balli Kombëtar “ka qëllim që t’i bëjë rezistencë”;ndoshta zogistët nën drejtimin e Abas Kupit do të mund të asistonin.
4.  Komunistët në luftë, me mish qengji dhe raki
Deklaratat e partizanëve për të luftuar njëkohësisht gjermanët dhe Ballin Kombëtar linin hapësira për dyshime;ato ishin arrogante: “Kokëfortësia e tyre nuk ka kufij, ata besojnë se ka katër aleatë, Britania e Madhe, Rusia, Amerika dhe Shqipëria, dhe nga të katërta, kjo e fundit ka dhënë kontributin më të madh ndaj kërkesave të luftës dhe se mund të rrijë e ulur dhe e qetë”.  E bezdisshme, ishte gjithashtu, “arroganca kolosale” e partizanëve, të cilët kërkonin “të gjitha llojet e të mirave materiale”: partizanët zotoheshin në mënyrë cinike se bënin një jetë të vështirë…Por e vërteta e kulluar ishte se ata bënin një jetë më të mirë se ne”.
5.    Dezertimet e partizanëve
(a)    Një raport i pakonfirmuar thotë se dy oficerë partizanë kanë dezertuar në Krujë duke iu drejtuar maleve.
(b)    Një raport i pakonfirmuar thotë se 80 partizanë nga Brigada e 28 kanë dezertuar dhe ndodhet në malet e veriut. Nga i njëjti burim thuhet se e gjithë Brigada e 17 ka dezertuar në jug.
(c)    Raportet nga Korça flasin për dezertime në shkallë të madhe nga formacionet partizane në këtë zonë. Flitet se jo më pak se 400 partizanë kanë dezertuar duke kaluar kufirin për në Greqi. Thuhet se në vendin fqinj kanë shkuar bashkë me armët e tyre të cilat janë marrë nga Greqia dhe se janë trajtuar mirë nga grekët.
(d)    Shumë civilë shqiptarë kanë kaluar gjithashtu  kufirin për në Greqi. Nuk dihet numri i saktë i tyre por varion nga 100-200, ortodoksë dhe myslimanë.
Çdo shqiptar që tenton të kalojë kufirin, duke marrë me vete dokumente zyrtare shqiptare(që mbartin yllin e kuq), kthehet mbrapa nga autoritet greke.
(e)    Stacionet partizane ndodhen përgjatë kufirit por janë të paafta për të ndaluar dezertime të tilla.
(f)    Nako Spiro, kryetari i Rinisë Shqiptare Anti-fashiste raportohet të ketë udhëtuar drejt Korçës për të shqyrtuar situatën.
6. Arrestimet dhe vrasjet e partizanëve nga…partizanët!
Vazhdojnë të vijnë raportime rreth arrestimeve dhe vrasjeve të partizanëve
-Tiranë, 2 qershor: 10 partizanë të arrestuar, 3 të ekzekutuar
-Korçë, 2 qershor: 20 partizanë të arrestuar, 5 të ekzekutuar
Arsyeja e këtyre akteve drastike të kryera nga FNÇ-ja derivon nga dezertimet dhe përhapja e pakënaqësive në radhët e ushtrisë.
-Nenkoleneli Husul Spahiu, komandanti i artilerisë së ushtrisë, kushëriri i Bedri Spahiut, dhe Majori Todi Nasho, një nga oficerët e tij, u arrestuan më 1-2 qershor.
Të dy oficerët raportohen se kishin si qëllim të dezertonin, por sipas një historie tjetër ata janë arrestuar me akuzën për imoralitet.
-Arrestimet e studenteve vazhdojnë ende, si pasojë e zërave të tyre kritike kundër FNÇ-së të cilat shoqërohen me slogane anti-FNÇ nëpër mure. Disa prej këtyre sloganeve kanë përmbajtje zogiste. 12 studentë janë arrestuar në Tiranë në 5 qershor, ndërsa 17 të tjerë janë arrestuar më 7 qershor.
-Në fillim të qershorit, raportohet se janë zhvilluar gjyqe të fshehta ushtarake në Shkodër, ndaj 10-12 partizanëve të rëndësishëm. Disa prej tyre janë ekzekutuar menjëherë pas gjyqit.
-Katër partizanë, tre prej tyre të rangut oficerë, janë parë nga një burim të ekzekutohen jashtë Tiranës më 5 qershor. Një nga oficerët mendohet të ketë qene Major.  Për arsye ekonomike, u janë hequr rrobat para ekzekutimit.

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...