2016-02-05

Nacionalistët bullgarë pretendojnë për tokat e Serbisë dhe Maqedonisë


Partia e nacionalistëve bullgarë "Ataka" paraqiti në Parlamentin e vendit një deklaratë, në të cilën kërkon kthimin Bullgarisë të tokave të Serbisë dhe Maqedonisë, të cilat ajo i humbi pas disfatës në Luftën e Parë Botërore.
Nacionalistët bullgarë pretendojnë për tokat e Serbisë dhe Maqedonisë
Sipas bindjes së nacionalistëve bullgarë, shteti, i cili nënshkroi Traktatin e paqes (Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve) është zhdukur, çka do të thotë se tokat e lëna jashtë territorit duhet t’i kthehen Bullgarisë.

"Ataka" mendon se çështja e kthimit të këtyre territoreve duhet të zgjidhet para hyrjes së Serbisë dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë në përbërje të BE-së", - thuhet në deklaratë.

Investimet ruse në ekonominë e Serbisë

Rusia ka deklaruar gatishmërinë e saj për të investuar suplementarisht në ekonominë serbe mbi 5 miliardë euro. Sferat me interes të ndërsjelltë janë energjetika, industria dhe sfera sociale.
Në tre vitet e ardhshme Rusia dhe Serbia kanë ndërmend të zbatojnë bashkarisht njëherazi disa projekte premtuese. Para së gjithash në sferën e energjetikës të Republikës së Serbisë, në rikonstruktimin e rafinerisë së naftës "Novi Sad". Atje do të nisë prodhimi i vajrave.

 Do të rinovohet edhe uzina "Pançevo". Në të do të fillojnë të aplikohen teknologjitë e reja për përpunimin e thellë të hidrokarbureve. Vëllimi i investimeve ruse në rikonstruktimin e ndërmarrjeve të sipërpërmendura do të arrijë deri në 1.5 miliardë euro.

Fakti, se Serbia ka zgjedhur Rusinë si investitore strategjike, është plotësisht i kuptueshëm, thotë vëzhguesi i Radiokompoanisë "Zëri i Rusisë" Pjotër Iskenderov:
- Serbia nuk është përfshirë në orbitën e mekanizmave financiarë evropianë - si atyre të anti-krizës, ashtu dhe thjesht investues. Prandaj, për këtë arsye, Serbia nuk ka nga të marrë më investime përveç se nga Rusia, me të cilën Serbinë e lidhin marrëdhënie shumëvjeçare ekonomike dhe politike.

Bashkëpunimi midis dy vendeve është intensifikuar në mënyrë të ndjeshme në fillim të vitit 2008. Palët ranë dakord për pjesëmarrjen e Serbisë në ndërtimin e tubacionit të gazit rus "South Stream" ("Rryma Jugore").

Si rezultat, Beogradit iu garantuan pagesat e tranzitit të tij. Ndërsa kompania serbe e naftës "NIS" mori një shans për të ripërtërirë infrastrukturën e vet.

Pas integrimit me kompaninë simotër të "Gazprom-it" - "Gazprom Neft", "NIS" u bë eksportuesja e dytë e produkteve të naftës nga Serbia. Nga janari deri në dhjetor dërgesat e tyre jashtë vendit janë rritur me 63% në krahasim me vitin e kaluar. Kjo dha të hyra suplementare në buxhetin e republikës.

Tani rrethi i interesave të investitorëve rusë është zgjeruar ndjeshëm, ai përfshin industrinë, sportin, kulturën dhe arsimin.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Serbisë, sipas mendimit të ekspertëve, po dalin tani në një nivel të ri. Serbia po shndërohet në një partnere kyçe në realizimin e projekteve të transportimit të burimeve ruse të energjisë.

Degët nga seksioni serb i gazsjellësit "South Stream" do të vazhdojnë të shtrihen në Evropën Qendrore dhe Jugore. Dhe së shpejti Beogradi do të fillojë të gëzojë edhe përfitime të mëdha ekonomike nga partneriteti me Moskën.


Presidenti i Serbisë deklaroi mbi përgjimin e telefonit të tij

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç (Tomisllav Nikoliq) deklaroi se bisedat e tij telefonike përgjohen, dhe, në lidhje këtë aspekt, ka shprehur pakënaqësinë e tij me punën e departamenteve speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Presidenti i Serbisë deklaroi mbi përgjimin e telefonit të tij
"Në bisedat telefonike me disa njerëz unë ngandonjëherë flas për disa gjëra në mënyrë të tillë, që të shikoj më pas nëse do të shfaqet ky informacion në media apo jo, dhe kjo publikohet. Ne këtu brenda flasim, ndërsa jashtë ndërtesës mund të jetë parkuar ndonjë automobil, nga i cili dhe realizohet përgjimi", - tha Tomisllav Nikoliç në një intervistë për kanalin televiziv B92.
Ai shprehu bindjen e vet se rrjedhja e informacionit nuk po vjen nga administrata presidenciale.

Myslimanët kanë dëbuar nga Sarajeva edhe serbët, edhe hebrenjtë sefardikë


Bashkësia hebraike në Sarajevën multietnike të paraluftës përbëhej nga disa mijëra vetë. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit hebrenj sefardikë atje mbetën vetëm 600. Përse vallë kombi, i cili ka jetuar për shekuj të tërë në Bosnjë dhe u kthye në atdheun e vet historik pasi nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore i asgjësuan fizikisht pothuajse të gjithë hebrenjtë, u detyrua në vitin 1996 të marrë arratinë sërish nga Sarajeva?
Myslimanët kanë dëbuar nga Sarajeva edhe serbët, edhe hebrenjtë sefardikë
Në vitin 1992, kur shpërtheu lufta civile, komuniteti hebre, i djegur tashmë nga përvoja e hidhur, filloi të largohet në masë nga qyteti. Nga prilli i vitit 1992 e deri në mars 1994 Sarajevën e braktisën në mënyrë të detyruar 1000 hebrenj sefardikë. Një pjesë e fondit të strehimit të komunitetit hebraik iu dorëzua refugjatëve të ardhur atje nga rajone të tjera të vendit. Natyrisht, pas Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, disa hebrenj kërkuan për të rimarrë mbrapsh shtëpitë e veta.

Por asnjë nga "sarajevasit e rinj" as që kishte ndërmend fare të largohej prej kryeqytetit. 146 apartamente ashtu dhe mbetën në përdorim të qytetit dhe nuk mundën të rimerreshin dot më nga pronarët e vërtetë. Dhe nëse do të merret parasysh fakti se çdo metër katror në Sarajevë kishte një vlerë të paçmuar, atëhere mund të imagjinohet fare lehtë se sa para janë fituar me pronën e huaj atje.
Njëra prej viktimave - gruaja e moshuar hebreje Viola Janekoviç - u evakuua nga qyteti i saj i lindjes në vitin 1992. Pas arritjes së Marrëveshjes së Dejtonit ajo vendosi të kthehet në Sarajevë duke shpresuar që të kalonte vitet e pleqërisë dhe të priste vdekjen në shtëpinë e vet. Por pronarët e rinj, të cilët, natyrisht, për një shumë të madhe të hollash i strehuan në mënyrë të paligjshme në banesën e saj, as që kishin ndërmend t’ia lironin Viola Janekoviç apartamentin.

Shembuj të tillë tashmë që në ditët e para të "paqes" numëroheshin disa qindra. Nuk përjashtohet mundësia, se në qoftë se ligji do të garantonte në ndonjë farë mënyre kthimin e pronës dhe do të ofronte mundësi për sigurimin e së ardhmes, shumë do të ishin kthyer përsëri në atdheun e vet. Ndërsa në kushtet e krijuara realisht njerëzit nuk dinin se si të jetonin më tej. Në këto rrethana, sapo u jepej mundësia, hebrenjtë e dëshpëruar i shisnin shtëpitë e tyre.

Pas përfundimit të veprimeve luftarake në vend ekzistonte shpresa se ​​jeta do të përmirësohej duke hyrë gradualisht në brazdën e normalizimit. Por Alia Izetbegoviç (Alija Izetbegović) nuk u dha asaj kohe kurrfarë garancish hebrenjve sefardikë. Ata nuk ndiheshin të sigurt atje. Shumë prej tyre thonin: "Lavdi Zotit, aeroplanët fluturojnë dhe në çdo kohë mund të tentosh për të provuar fatin tënd jashtë shtetit, mundësisht në Izrael".

Hebrenjtë sefardikë e kanë ditur gjithmonë se komuniteti hebre në botë nuk do t’i lërë kurrë ata në baltë. Shumë më e vështirë ishte gjendja me serbët e Sarajevës, të cilët gjatë të gjitha viteve të konfrontimit jo vetëm që janë dëbuar me mijëra prej andej, por edhe pas vendosjes së paqes thjesht nuk deshën t’i linin të ktheheshin atje mbrapsh.

Në qoftë se deri në vitin 1991 popullata serbe e kryeqytetit të Bosnjës dhe Hercegovinës Socialiste përbënte më tepër se 150.000 banorë, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Dejtonit në qytet mbetën më pak se 20.000 serbë. Demokratët e Sarajevës dhe partia e Alia Izetbetoviç bënin gjithçka të mundur me qëllim që qyteti dikur kozmopolit të shndërrohej në qendrën kryesore islamike të Ballkanit. Për tolerancën dhe dashurinë ndaj kombeve të tjera përbërëse, të cilët gjatë kohës së drejtimit të Titos ishin hallka ndërlidhëse, çimentues të RSFJ-së, këtu preferonin të mos kujtonin më.

SIPAS WEB FAQËS ZËRI I RUSISË:Facebook njohu pavarësinë e Kosovës

Përdoruesit e Facebook përfituan mundësinë për të specifikuar si vendqëndrim të vetin Republikën e Kosovës.

Facebook njohu pavarësinë e Kosovës

Në këtë mënyrë Kosova ka marrë në rrjetet sociale statusin e barabartë me të gjitha vendet e tjera.
Më parë përdoruesit e ndodhur me banim në Kosovë mund të regjistroheshin në Facebook vetëm si qytetarë të Serbisë fqinje apo të Shqipërisë, ndërsa të gjitha objektet gjeografike kosovare regjistroheshin automatikisht si serbe.

Në Facebook mohojnë çdo motivim politik në vendimin e marrë, duke e shpjeguar atë me nevojat e tregut.

Burimi: Zëri i Rusisë

Fluturakët pa pilot


Aparatet fluturuese pa pilot, janë trendi bashkëhor në forcat e armatosura. Duke filluar nga ky vit me këto aparate po pajisen strukturat ushtarake në Rusi. Aparatet luftarakë fluturues pa pilot (drones) e kanë rekomanduar veten më së miri në terren.

Aparatet fluturuese pa pilot, janë trendi bashkëhor në forcat e armatosura. Duke filluar nga ky vit me këto aparate po pajisen strukturat ushtarake në Rusi.

Fluturakët pa pilot
Aparatet luftarakë fluturues pa pilot (drones) e kanë rekomanduar veten më së miri në terren. Të këtillët janë përdorur nga CIA për të goditur bazat e terroristëve në Pakistan, Jemen, Somali. Ato janë në përbërje të ushtrisë së Izraelit dhe Britanisë së Madhe.

Igor Korotçenko, kreu i Këshillit Civil pranë Ministrisë së Mbrojtjes, tregon se si do të kompletohen Forcat e Armatosura të Rusisë me aparate fluturues pa pilotë.

- Në kuadër të programit shtetëror të armatimit, ushtria ruse do të krijojë, gjithashtu, linjën e fluturakëve pa pilotë, përfshirë variantin ofensiv të tyre. Ministria e Mbrojtës ka lidhur dy kontrata të mëdha për prodhimin dhe pajisjen në seri me fluturakë pa pilotë. Në dy-tre vitet e ardhshme do të fillojnë provat reale të modeleve të para të këtyre aparateve të brezit të ri.

Veprimet luftarake të ardhshme, ka të ngjarë, të zhvillohen në përgjithësi pa pjesëmarrje të drejtëpërdrejtë të njeriut, mendon Igor Korotçenko.

Megjithatë, operacionet luftarake të këtyre fluturakëve pa pilotë, hë për hë, nuk janë gjithnjë të suksesshëm. Shembull i qartë është situata në kufirin pakistanezo-afgan, ku aparatet e këtillë të CIA-s kanë sjellë fatkeqësi të njëmendët për civilët paqësorë. Vështirësia e koordinimit në terren malor, mungesa e aftësisë zbuluese me themel dhe gjithëçfarë specifikash të tjera sjellin atë gjëndje, ku numri i viktimave të civilëve shkon me qindra prej “zjarrit miqësor pa pilot”. Gjithësesi, politikanët dhe gjeneralët nuk po heqin dorë nga ideja, se si të mund t’i përdorin akoma më shpesh këta fluturakë në operacionet ushtarake, vëren Zv.drejtori i Institutit të SHBA-ve dhe Kanadasë, Pavell Zollotariov:
- Tendenca e përgjithëshme afatgjatë është rritja e përqindjes së numrit të aparateve fluturues pa pilotë në aviacion. Gradualisht, nga të këtillët me përmasa të vogla, të destinuar për zbulim, janë dhënë tashmë porositë, që bota të kalojë në prodhimin e aparatëve fluturuese ofensive.

Kërkesa për to, nga ana e ushtrisë, shërbimeve speciale dhe organeve të ruajtjes së rendit, do të vijë në rritje. Në të ardhmen këta fluturakë do të shfaqen në arsenalin ushtarak të shumë vendeve. Potencialin e tregut botëror të aparateve fluturues pa pilotë, ekspertët që tani e vlerësojnë në gjashtë miliardë dollarë në vit, kurse në vitin 2018 kjo shifër do të dyfishohet.

Shtatë prej 12 batalioneve të NATO-s në Evropën Lindore janë në flotat vendase të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.

Rusia mund të pushtojë Europën Lindore në vetëm tre ditë pasi NATO nuk është duke forcuar flotën e saj që kur Vladimir Putin mori Krimenë, sipas parashikimeve ushtarake amerikane.



Duke studiuar çdo skenar të mundshëm në një seri të lojërave të luftës, një think tank ushtarak amerikan ka arritur në përfundimin se 27 batalioneve shumë të armatosura ruse do t’iu nevojiteshin 36 deri në 60 orë për të pushtuar shtetet baltike.

Më shumë gjasa, studimi gjeti se, Rusia do të fillonte duke nisur një sulm përtej kufirit të Letonisë, duke dërguar batalione rëndë të armatosura nga veriu dhe nga jugu. Këta batalione do të hynin me forcë për të marrë kryeqytetin Riga.
E thonë amerikanët: Rusia mund t’i pushtojë aleatët e NATO-s për tri ditë! (Foto/Video)
Pasi të siguroheshin, pjesa e mbetur prej 27 batalioneve manovruese e Rusisë do të kalonte nëpër rezervuaret Narva në Estoni për të marrë pjesën veri-lindore të banuar etnikisht nga rusë, para se të niseshin në kryeqytetin Talin.

Shpresa e vetme e NATO-s do të ishte që të përqendronte forcat e saj në Talin dhe Riga, duke vendosur disa “ndalesa” përgjatë rrugëve kryesore. Por përfundimisht, Perëndimi "do të duhej për të nisur një sulm të vonuar bërthamor".

"Rezultati do të ishte, thënë troç, një fatkeqësi për NATO-n", përfundon raporti.

Raporti paralajmëron se , forcat tokësore të NATO-s nuk janë të njëjta me të Rusisë. Ata nuk kanë asnjë tank luftimi; gjë që e kanë rusët. Dhe NATO do të ketë pak hapësirë për manovrim.

Në skenarin e dhënë nga studimi, NATO-s do t’i duhej një javë kohë për të mbrojtur Evropën Lindore.

Studimi, i kryer në mes të 2014 dhe 2015, sugjeron se edhe një kombinim të SHBA-së dhe trupave baltike, kombinuar me sulme ajrore amerikane nuk do të jetë në gjendje për të parandaluar avancimin e Rusisë.

Shtatë prej 12 batalioneve të NATO-s në Evropën Lindore janë në flotat vendase të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë. Ata kanë vetëm një flotë të armatosur rëndë, një batalion të vetëm Stryker, dhe nuk kanë tanke luftimi, shpjegon raporti.

Edhe pse fuqia ajrore të NATO-s mund të vendos një mbrojtje të fortë, do të ishte e kotë pasi që forcat e saj tokësore do të “varroseshin” nga ato të Rusisë.

“Gjërat janë të qarta: Siç aktualisht është pozicionuar, NATO nuk mundet me sukses të mbrojë territorin e anëtarëve të saj më të ekspozuar ", thuhet në raport.

"Një humbje e tillë e shpejtë do ta linte NATO-n me një numër të kufizuar të opsioneve, të gjitha të këqija".

Studimi pohon se "për të shmangur një dështim të tillë të shpejtë dhe katastrofik nuk duket të kërkojë një përpjekje e rëndë - por ajo do të jetë e shtrenjtë”.

Sipas raportit , fuqia ajrore dhe artileria, të mbështetura nga rreth shtatë brigada, tre prej tyre të armatosura rëndë, do të ishin të mjaftueshme për të “parandaluar pushtimin e shpejtë të shteteve të Baltikut”.

Por kjo do të kushtonte rreth 2,7 miliardë dollarë në vit.

“Kjo shifër nuk është e vogël, por krahasuar me kontekstin e një Aleance me një bruto produkt të brendshëm të madh rreth 35 trilionë dollarë dhe shpenzimet e kombinuara vjetore të mbrojtjes prej më shumë se 1 miliard dollarë, nuk duket e papërballueshme”, vlerëson raporti.





Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...