Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/05/09

DEMACI ZYRTARISH E KALOI RRETHIN E PARË PËR CMIMIN NOBEL 2016

UNIONI I SHKRIMTARËVE DHE KRITIKËVE SHQIPTARË
L’UNION DES ECRIVAINS ET DE CRITIQUES ALBANAIS

Prishtina e Re- Kulla Poetike 

E mail : reshats@hotmail.fr

Tel:044 111 430 /


ProCredit Bank : 11160022720001-30




KUMUNIKATË PËR MEDIE

ADEM DEMACI ZYRTARISH E KALOI RRETHIN E PARË PËR CMIMIN NOBEL 2016




Në adresën elektronike të Këshillit inicues për çmimin Nobel 2016, ka ardhur lajmi nga Sekretari iKomitetit Norvegjes për NOBEL z. Olav NOJSTAD, se kandidati nga Kosova z. Adem Demaçi ka hyrë në rrethin e pare për cmimin NOBEL PËR PAQE 2016. Në këtë letër zyrtare njoftohet poashtu se këtë vit për çmimin Nobel për Paqe kishin konkuruar 376 kandidatë nga vende të ndryshme të botës.


Image result for adem demaci

Unioni I Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë , në bashkëpunim më shoqatën simotër AICL dhe Universitetin francez,dhe me dekanin e Universitetin e Prishtinës z. Bujar Dugolli, në dhjetorin e vitit 2015, kemi aplikuar për ketë çmim më dy kandidatë për dy çmime: Në Norvegji për Adem Demaçin për çmimin Nobel për paqe , ndërsa në Suedi për Rexhep Qosjen për çmimin Nobel për letërsi.


Image result for cmimi saharov per adem demaqin

Sa i përket kandidatit të dytë çmimi Nobel për letërsi z. Rexhep Qosja,nga Komiteti I Cmimit Nobel nga Suedia , presim që brenda muajt maj ose qershor të marrim një konfirmim zyrtar, duke pasur parasysh se për Cmimin Nobel për Paqe, ne e kemi pritur konfirmimin e rezultateve në fund të marsit , pork a arritur vetëm dje, ndërsa për çmimin Nobel për letërsi është dashur të na vinte në fillim të këtij muaj, mirëpo ekzsiton mundësia të vonohet për shakqe të ndryshme proceduriale.



Cmimi Nobel është çmimi më fisnik në botë, çmimi më prestigjioz, sepse ky çmim i ndahet trurit dhe mendjes së intelktualëve botëror dhe mbetët ëndërr e çdo krijuesi, zbuluesi, fizikanti, humanisti…
Eshtë nder se pari për tërë popullin shqiptar që kemi arritur ta kalojmë rrethin e parë. Eshtë nder dhe privilegjë për presidentin e Kosovës, për presidentin e Kuvendit, për Ministrin e Punëve të Jashtëm, Për ministrin e Integrimeve, dhe ministrin e Kulturës që të jenë përkrahës të kësaj ngjarje më të madhe në botën intelektuale

Image result for cmimi saharov per adem demaqin

RESHAT SAHITAJ,

Kryetar i Unionit të Shkrimtarëve 




Image result for cmimi saharov per adem demaqinImage result for flori bruqi


Të dashur Reshat Dhe Flori,

Ky është një lajm i shkëlqyer që na i mbush zemrat me gëzim për mundësinë e dhënies së Çmimit Nobel zotërisë së nderuar Adem Demaçi, një personaliteti të shquar të Kombit Shqiptar. Le të shpresojmë që zotin Demaçi do ta kemi Nobelist në tetorin që vjen.

Me respekt dhe mirënjohje.

Image result for eshref ymeri
Prof.Dr.Eshref Ymeri

Sinsinati, Ohajo

07 maj 2016

Subject:Re: zyrtare-DEMACI E KALOI RRETHIN E PARË PER NOBEL 2016

From:Vedat Shehu (ved_shehu@yahoo.com)

To:floribruqi@yahoo.com;

Date:Sunday, 8 May 2016, 1:28


"Gur-Gur bëhet kala" - thotë proverbi. Individët e fortë të gjakut Iliro-Arbëror, si Adem Demaçi, do ta bejnë shtetin e vërtetë Shqiptar, dhe, të atillë që të qëndrojë në pararojë të Demokracisë Social-Kapitaliste në Evropën Jug-Lindore të quajtur Ballkan.

Me respekt

Image result for vedat shehu

Prof.Dr.Vedat Shehu 

"Shqiperia Etnike qe aktualisht funksionon ne marredheniet mes shqiptareve te ndare"

Image result for rasim bebo
Rasim Bebo, Addison, IL USA, maj 2016


Protokolli i Korfuzit, i 17 majit 1914, i njohu qeverisë greke, me firmën e kolonel Tomsonit, dy krahinat e Jugut të Shqipërisë, të Korçës dhe të Gjirokastrës një lloj autonomie që përfshinte një administratë më vehte, një xhandarmëri lokale, të njhej greqishtja si gjuhë e vetme, në shkollat dhe në organet gjyqsore do të ishte e barabartë me gjuhen shqipe. Ky ishte “Shteti brënda shtetit” që “Protokolli i Korfuzit” mori vulën si “Protokoll Turpi”. Ky Protokoll u krijua brenda trupit të “Shqipërisë Londineze”.

Image result for shqiperia etnike harta


 Firmëtarët e protokollit famëkeq të Korfuzit ishin: përfaqësuesi anglez Sir Harry Lamb, përfaqësuesi gjerman Bigel, përfaqësuesi austro-hungarez Kral Sahtain, përfaqësuesi francez Krazefski, përfaqësuesi rus Petrof, përfaqësuesi italian Lauro. Përfaqësuesi i Princ Vidit, kolonel Tomsoni si dhe Mejdi Frashëri, dhe përfaqësuesi i Greqisë Zografos dhe Karapanos. Protokolli i Korfuzit i 14-tës, ishte kazmë ndaj tërësisë territoriale të shtetit shqiptar. Mbi të gjitha me ndihmën e Mejdi Frashërit, Esat Pashës, Ludovik Tomsonit etj., arriti të krijoje artificialisht “Vorio-Epirin” si “shtet grek brenda shtetit shqiptar”. (Marrë nga gazeta elektronike “ILYRIA” 11-5-2015.) Synimi i fqinjëve tanë, ishte që dy krahinat Jugore Korçë e Gjirokastër të shpalleshin si “shtet autonom” i Verio-Epirit dhe të veçoheshin nga Shqipëria. Më tej do të ishte e lehtë bashkimi me Greqinë. Kufiri i Shqipërisë është njohur më 29 korrik 1913, në Londër nga përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha.

Në shtetin shqiptar të Kosovës, rrezikohet t’i shkëputet rreth 25% e territorit të saj. Kështu po krijohet edhe aty “Shteti brënda shtetit”. Sipas marrëveshjes (“Zajednicën”) realisht defakto, bën ndarjen politike, ekonomike, juridike, policore, administrative, territoriale dhe konstituive të komunave serbe nga shteti i Kosovës. Këto janë qeveritë tradhtare shqiptare, që nacionalizmi do t’i ndëshkojë.
Pashiçi, përfaqësues i Serbisë në forumet e Europës fliste: “ja të shuhet Shqipëria, ja të bëhet sa më e vogël dhe e paaftë për të jetuar”. Ndërsa ish presidenti i Greqisë, Stefanopullos, thotë: “...shqiptarët do të përsheshen të gjithë midis nesh dhe Serbisë së madhe (sepse janë njerëz pa troje.” (Athinë, 23 – 12 – 1999).

Fqinjët tanë Jugorë patën frikë, nga bashkimi i katër vilajeteve dhe marrja nën mbrojtje të ndonjërës nga Fuqitë e Mëdha të kohës. Greqia nxitoi të armatosë ushtrinë dhe organizoi bandat famëkeqe të quajtura “Kompani të shenjta” me hajdutë dhe kriminelë të lëshuar prej burgjeve dhe i dërgoi në krahinat e Korçës dhe të Gjirokastrës për t’a shkatërruar e kthyer vendin në zjarr e gjak. Shpalli gjithashtu mobilizimin e përgjithshëm, për ortodoksët shqiptarë, të cilët i shikonte si “të vetët”. Por atdhetarët nuk pranuan të tradhtonin vendin e tyre.

 Pat edhe nga ata, që u familjarizuan me kriminelet dhe bënë lodrën e grekut si në qarkun e Korçës dhe në Përmet, Delvinë, Gjirokastër, Himarë etj. Ata formuan banda të rrezikshme kundër popullsisë myslimane dhe e shkelen vendin me zjarr e me hekur.

Më 13 shkurt 1914, Fuqitë e Mëdha, ia kujtuan edhe nje here qeverisë greke se duhej të lironte tokat e Shqipërisë, deri në fund të marsit 1914, dhe se vetëm atëherë mund të merreshin parasysh kërkesat e saja në lidhje me ishujt e Egjeut. Më 2 mars 1914, hyri në qytet xhandarmeria shqiptare dhe u vendos një administratë e varur prej KNK. Kjo ishte vetëm një dredhi e qeveris greke, për t’ju treguar Fuqive të Mëdha se po “e tërhiqte ushtrinë e rregullt”. Greket inskenuan një “lëvizje popullore” që u vetëquajt “Qeveria autonome Vorio-epirote’, nën kryesin e Zografit.

 Por forcat ushtarake, ua lanë vendin “Legjioneve të shenjta”, “Batalione të shenjta”, apo Kompanive të Shenjta” që u bënë tmerri i Shqipërisë së Jugut, nga kontigjente “kokëkrisurish”nga Kreta me kriminelë të lëshuar nga burgjet. Nga ana tjetër, kish përgatitur shpalljen e autonomisë së Epirit të Veriut” dhe hedhjen në veprim të “kompanive e batalioneve të shenjta”, që paraqiteshin si “forcë Vorio-epirote”. Më 2 mars 1914 u thirr kongresi Vorio-Epirot në Gjirokastër, ngjarje kjo, disa ditë para ardhjes së Vidit në Durrës. Greket shfrytëzonin një pakicë ortodokse, të paguar dhe të detyruar, që të shërbenin si një mbulesë e fshehur prapa kriminelëve të sjellë nga Kreta. Qëllimi ishte të lidhnin me “autonominë” që synonin në Korçë, Gjirokastër dhe Himarë. Pas dështimit në Korçë, shpallën në Gjirokastër Republikën autonome të qeverisë së “Epirit të Veriut”, e cila jetoi 253 ditë, që ishin ditë tmerri dhe masakrash për popullsinë e Jugut të Shqipërisë. Në Himarë, majori i ushtrisë greke, Spiro Spiromilo, shpalli autonomin krahinore me shtatë fshatra dhe synonte ta zgjeronte rrethin e fshatrave me autonomi qeveritare më vete në 18 fshatra. Struktura ushtarake greke e viteve 1913-1914, kreu veprimet më antishqiptare me kompanitë e batalionet e shënjta të përbërë nga kriminelë “Andartë”, të cilët masakruan Jugun e Shqipërisë, duke argumentuar se nuk pranonin vendimin e Evropës për “lënien jashtë Greqisë, të Korçës dhe Gjirokastrës”

Pas bisedimeve ndërmjet KNK dhe përfaqësuesve “Vorio-Epirotë”, nga 10 maji deri më 17 maj 1914, përfunduan me “Protokollin e Korfuzit” të nënshkruar më 17-5-1914 në hotelin “Orea Elvetia”. Protokolli i “udhëheqësve” shqiptarë, grekë e ndërkombëtarë, mori vulën si “Protokolli i turpit”, sepse Shqipërin e Jugut ia falte mbretërisë greke. Këta ishin arkitektët evropianë që treguam më lartë: Nga Shqipëria, Kolonel Tomsoni, Mehdi Frashëri dhe Greqisë Zografos, Karapanos. Megjithatë 40.000 ushtarë dhe andartë kryen masakra të pashembullta në qytete dhe fshatra të Korçës, Përmetit, Gjirokastrës, Sarandës, Labërisë etj. Çetat e armatosura shqiptare u dhanë një mësim historik masakrave të andartëve grekë në betejën e Skërficës, në Senicë, Balshaj, Vergo, Kopaçez, Palavli, Rusan të Delvinës, Fushbardhë, Zhulat, Kapariel, Golem, Shkallë të Zezë, Shtepëz, në Kodrat e Humelicës, Cepo, Kodrat Shehe në Çepunë, nën Kolonjë, në Grykën e Borshit, në Kallarat, në Lajthizë të Gusmarit etj. Lufta vazhdoi në Kurvelesh, në Kendrevicë e në gjithë zonat labe për mbrojtjen e truallit arbëror. Protokolli i Korfuzit ishte një MARREVESHJE TURPI, që dogji Jugun e Shqipërisë dhe dëshmitë janë tepër tronditëse, Masakrat e Paramithisë, më 27 mars 1913 që u bënë fill pas pushtimit të Janinës më 5 mars 1913, ku u vranë 72 udhëheqës të Çamërisë, masakra e Panaritit, në janarin e 1914 në fshatin Panarit , si hakmarrje për ngritjen e flamurit kombëtar ku u therën mbi 400 burra, gra, fëmijë e pleq. 300 burra nga Panariti e Grabocka u keqtrajtuan dhunshëm në Karakoll, më 25 shkurtt 1914 , në Paçom e Kuqan fëmijët që kishin mbetur në fshat u therën, gjithsej 75 vetë, Në Hormovë u vranë 217 vetë në mars të 1914. Dëmi total i masakrës se andartëve dhe ushtarëve grekë në Jug të Shqipërisë ishte katastrofik: 2500 të vrarë, 400 fshatra të djegura, mbi 200 milion franga ari dëme.

Opinioni publik ndërkombëtar sidomos ai britanik: “Miqtë e Shqipërisë”u indinjuan nga veprimi i Greqisë, protestuan deputetët, Anglezë, Amerikanë si Fred Williams, mikja e shqiptarëve Edith Durham etj. Nga ana tjetër, Zografi bënte të njohur se “As Greqia as Fuqitë e Mëdha nuk kishin të drejtë të ndërhynin në punët e brendshme (të shtetit brenda shtetit të Shqipërisë) “shtetit hije” të “Epirit të Veriut”, duke kërkuar nga KNK (Komisioni ndërkombëtar i Kontrollit), që të mos lejonte forcat shqiptare të shkelnin “kufijtë e këtij shteti”. Por kur Princ Wilhelm Vidi zbriti në Durrës, më 7 mars 1914, kryeqytet u zgjodh Durrësi. Më 17 mars, u zgjodh qeveria, nën kryesinë e Turhan Pashë Përmetit. Ndërsa Tradhtari Esad Pasha, shtiu në dorë dy ministri, të Luftës dhe të brendshme. Kjo ndodhi, se Vidi nuk e njihte abientin dhe nuk u garantua nga Fuqitë e Mëdha për çlirimin e gjithë tokës shqiptare prej ushtrisë greke. Sipas Konferencës së Londrës, 29 korrik 1913, Statuti parashikonte, që Shqipëria të shpallej principatë kushtetutore, sovrane e trashëgimore, nën garancinë e gjashtë Fuqive të Mëdha që siguronin paprekshmërinë e tokës shqiptare me kufijtë e caktuar etj. Koloneli Hollandez Thomson, i ngarkuar si komisar për krahinën e Jugut, shkoi në Korfuz, ku pati një bisedë me Karapanon, iu premtoi grekëve disa “të drejta të veçanta” për popullsinë e “Epirit të Veriut”. Por Qeveria e Durrësit, nuk i pranoi këto lëshime dhe u tregua kundër çdo forme autonomie për krahinat e jugut. Ndonëse Tomsoni shkoi shumë larg në premtime, duke pranuar autonominë e dy krahinave të Korçës dhe të Gjirokastrës, të cilat do të mbanin lidhje thjesht formale me Shqipërinë. Ushtria greke ishte tërhequr nga Korça, më 1mars 1914, sa për të mashtruar Fuqitë e Mëdha, në të vërtetë kishin lënë forca të fshehura brenda në qytet dhe në fshatra, kishin lënë në spital gjoja ushtarë të sëmurë, në kishën e Mitropolisë kishin fshehur armë. Korça u pushtua prapë natën e 2 prillit 1914. Por befasia e grekëve u demaskua dhe u shkatërrua nga xhandarmëria shqiptare, nën komandën e majorit holandez G. Snellen, u thyen forcat armike. Ky guxim iu dha zëmër shqiptarëve të cilët u ngritën me shumicë, të udhëhequr nga Themistokli Gërmenji dhe Sali Butka. Qeveria e Turhan Pashë Përmetit përgatiti 10.000 vullnetare në ndihmë të luftëtarëve të Jugut. Por ministri i luftës Esat Pash Toptani i sabotoi dhe nuk arritën në destinacion se ai kishte miqësi me grekët. Fatin e vendit e kishin marrë në dorë kapedanët e vendit si Sulo Beqiri, Çerçiz Topulli, Halil Sulo, Selam Musai. Nga Amerika Bajo Topulli i këndonte Muharrem Rushitit: “Prite prite Kurvelesh, / se të vjen në ndihmë petriti. /Çami Muharrem Rushiti.” Roli i kolonel Tomsonit mbeti në hije gjatë dhe pas gjithë masakrave që ndodhën në të gjithë Jugun e Shqipërisë.

Tomsoni shkoi në Korfuz më 13 mars 1914 dhe takoi Karapanon, me atributet e ministrit të jashtëm Vorio-epirot, i cili tejkaloi të drejtat e tij dhe premtoi autonomi qeverisë së Zografit. Kjo ishte një tradhti e interesave shqiptare. (Dr. G. T. Goslinga, në librin “Holandezët në Shqipëri.”). Shteti grek në këtë periudhe ka qenë “kanakari”i përkëdhelur i Antantës dhe i Bllokut Qendror. Më 24-4-1914, Fuqitë e Mëdha joshën kryeministrin grek, Venizellosin me lëshime “Verioepirotëve”, deri në pranim të rishikimit të kufirit greko-shqiptar, në favor të Greqisë. Më 5 maj 1914, qeveria e Turhan Pashës, nga presioni ia besoi KNK-së zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-grek. Bisedimet filluan më 10 maj dhe përfunduan më 17 maj 1914, nën firmat e Tomsonit dhe të Mehdi Frashërit dhe Tomsoni hyri në bisedime me të ashtuquajturin përfaqësues të “Vorio-Epirotëve”. Në bisedime u pranua “Protokolli i Korfuzit”, ku me këtë dokument do të njihej “shteti brenda shtetit”. Ushtaraku Holandez, kishte tejkaluar kufirin e veprimit të tij ligjor, kishte hedhur bazat e një akti fatal, për fatet e shtetit të ri shqiptar. Vajtimi i “kolonelit hero” do të behej nga fqinjët pas vrasjes së tij, kur Tomsoni u bë viktimë e rivalitetit të huaj në Shqipëri. Ai nuk pranoi të luftonte në frontin e Jugut kundra grekut. Tomsoni ndërhyri si “diplomat” pa diplomaci në luftën e brendshme politike të shtetit të ri shqiptar, në dëm të forcave të kryesuara të kapedanëve dhe të frymëzuara nga Ismail Qemali. Vlerësimet e shtypit grek në prill dhe në maj 1914 flasin qartë. Absurde, sepse një personalitet nuk mund ta vajtonin për bëmat e tij, në mars qershor të vitit 1914, edhe shqiptarët edhe grekët! Historiografia duhet të merret në konsideratë me referenca historike të Kristo Floqit, Gazmend Shpuzës, Vasil Dilos etj.
Diplomati Ferdinando Salleo shkruan: “Komisioni ndërkombëtar, i ngarkuar nga Fuqitë e Mëdha dhe mbështetur nga italo-austriakët, vijoi negociatat me autoritetet greke më 17 maj 1914 me “Dispozitat e Korfuzit”, të cilat do t’u parashtroheshin kryeqyteteve Evropiane, që lipsej të garantonin vënien e tyre në jetë. Në të vërtetë, miratimi erdhi më 2 korrik 1914 “Dispozitat” konfirmuan: domosdoshmërinë e tërheqjes së plotë të grekëve nga Shqipëria”. Kështu “u largua shteti grek nga brenda shtetit Shqiptar” që i shkaktoi dhimbje të vdekjeve dhe shkatërrimit. Armstrongu shkruan: “Protokolli i Korfuzit” ose “Protokolli i turpit”. Ndërsa Sir Harry Lamb thotë: “nuk bazohej në asnjë të vërtetë historike prandaj, logjikisht, duhej hedhur në shportën e plehrave”.

Për afër gjysmë shekulli të diktaturës komuniste, “kur greku donte duart në Shqipëri, Enver Hoxha ia priste duart”. Një spiun grek u fut në Shqipëri për të zbuluar depot e armatimit, ky u kap nga sigurimi i shtetit. Në bisedë me Kryeministrin Mehmet Shehu i thotë: “Unë ta çoj për t’i parë depot e armëve, por t’i thoni mbretit tuaj, nëse dëshiron t’i këmbejmë Athinën me Kavajën jam dakort.” Avancojmë me të quajtur “demokraci”. Qeveritarët dhe Akademikët e Shqipërisë dhe të Kosovës, me zemërgjerësinë e tyre, kanë lejuar të krijojnë “Shtet brenda shtetit” në favor të serbo-grekëve. Kësaj i thonë tradheti e madhe. Prandaj vetëm nacionalizmi do ta shpëtojë Shqipërinë. Nga Prof. Dr. Eshref Ymeri i cili shkruan: “Tirana zyrtare tha” / Për neve Greqia rroftë, / se në dorë ajo na ka. / Për të hyrë në Evropë, / Janullatosin e ka Emisar,/ jeta ju shtoftë! Guvernator jo shaka, / Guvernatori rroftë e qoftë! / Kryqin grek në qafë e mba, / Ndaj dhe ne ia puthim fort, / Se kështu hije na ka, / Çamëria u harroftë. (internet 3 maj 2016). Më 19 prill 2013, para tre vjetësh, u nënshkrua marrëveshja e parë për bashkësinë e komunave serbe në Kosovë nga dy ish kryeministrat, Thaçi i Kosovës dhe Daçiq i Serbisë, e cila u pasua pastaj me nënshkrimin për të dytën herë edhe të dy kryeministrave të tjerë. Mustafa dhe Vuçiq. Fatkeqësi historike e politikës dhe i politikanëve tanë në marrëdhënie me fqinjët tanë në dëm të interesave kombëtare. Marrëveshja që mundëson krijimin e bashkësisë së komunave Serbe në Kosovë.

 Në fakt vetë fjala bashkësi, përmban unifikimin etnik, territorial, juridik dhe vetadministrimin e tyre prej serbeve, që do të thotë, një autonomi e fshehtë dhe në perspektivë, një republikë serbe brenda në Kosovë me kalimin e kohës së kësaj “Bashkësie” serbe për bashkimin e saj me shtetin e Serbisë nesër, ose duke krijuar në realitet një “shtet brenda shtetit” në dëm të interesit kombëtar shqiptar dhe të sovranitetit të Kosovës. Prandaj duhet të anullohet, jo vetëm si një marrëveshje në dëm të interesave kombëtare, por dhe antikushtetuese. Aktualisht rezistenca dhe kundërshtimi i kësaj marrëveshje të nënshkruar mes qeverisë së Prishtinës dhe asaj të Beogradit, nga opozita politike në Kosovë, është e drejtë dhe në kohë, sepse nesër, do të ishte shumë vonë dhe nuk mund të ndreqet ajo dhe pasojat e së cilës do të acaroheshin në dem të interesave të Kosovës. Ashtu si dështoi “Protokolli i Korfuzit” nga qëndresa e shqiptarëve, ashtu do të dështojë edhe kjo marrëveshje, si edhe ajo e caktimit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi, falë rezistencës së qytetareve të Kosovës dhe opozitës politike atje. Marrëveshja bie në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës. Realisht kjo bën ndarje politike, ekonomike, juridike policore, administrative, territoriale, dhe konstituive të komunave serbe në Kosovë, atëherë ç’farë arriti lufta çlirimtare e popullit shqiptar të Kosovës, kur rrezikohet t’i shkëputet rreth 25% e territorit të saj, se atje ku ka dhe vetëm një serb të quhet Serbi?... Atje ku ka dhe një grek të quhet Greqi?.... Këta janë fqinjët tonë. Shumica e serbeve në Kosovë janë kolonë. Ka pasur raste në Kosove, të vdekurin serb e kanë nxjerrë nga varri Kosovarët, duke i shkruar: “çoje në vendin tënd!”, prandaj kolonët janë shtyrë me forcë në Kosovë. (“ILLYRIA” 11-maj 2015)
Ah! Vendi im ... / të varfërit po të braktisin... / Të pasurit po të shesin... / Shartohet kombi, / Traditat vdesin... / Të poshtrit qeverisin... / Të diturit pinë ekspres... / Bërtasin veç varret. / Shqipëria po vdes... Dhe fqinjët zënë vend në “Shtet brenda shtetit”. (Internet 3 maj 2016).


Redaktoi: Vullnet Mato

Nënat tona kush i ka vallë?!



- Shkruar më 8 maj 2016,  ditën e Festës së Nënës

nga Andon Dede, Nju York

Nuk di se ç’ka ndodhur me të tjerët, por thellë tek unë, që kur e dëgjova këtë këngë për herë të parë, m’u ngul si gozhdë e nuk më është shqitur për asnjë çast, edhe kur nënën e kisha gjallë edhe tërë këto vite që ajo nuk është më. Mbase jam subjektiv, por tek ajo këngë më ngjan se është sintetizuar bukur e saktë portreti i nënave tona hallemëdha. E kam fjalën për nënat shqiptare ndonëse e di se nëna është nënë jo vetëm për gjithë njerëzit, në kuptimin mbiemëror të saj, por dhe për gjithë botën e gjallë, si burim i jetës. Pa të ne jo vetëm që s’do të kishim ardhur në këtë botë por as nuk do të ishim ata që jemi, me të mirat e të këqijat tona. Vlerat e antivlerat që mbart secili prej nesh e kanë burimin tek ato. “Nuk është mësuesi ai që edukon njeriun por nëna”, thotë gjeniu ynë i Rilindjes, Sami Frashëri. Nëna japoneze, megjithëse nga profesioni mjeke, mësuese, inxhiniere apo kontabiliste, si rregull, e lë punën dhe qëndron në shtëpi kur bëhet me fëmijë. Shpesh bëhet pyetja nga të huajt: “A mos është humbje, për shtetin, që të shpenzohen kaq shumë para për arsimimin e lartë të saj, (nga shteti), dhe të mos iu shihet hairi drejtpërdrejt? Përgjigja është kategorike: nuk është pa kuptim që nëna, e cila edukon fëmijën dhe e ndihmon atë në përvetësimin e mësimeve të shkollës, të jetë në shtëpi. Nëna kryen mision të lartë nga i cili varet e ardhmja e Japonisë. Në rastin  konkret ajo kryen detyrën më atdhetare”.
Lexova një libër-album të autores Mariana Kuk, (Marianna Cook), kushtuar nënave dhe fëmijve. Ajo e kish drejtuar objektivin e aparatit fotografik tek personalitete të njohura të të gjitha fushave. Për ilustrim apo si diçitura kishte pohime të të dy palëve, ku si emërues të përbashkët kishin pak a shumë krenarinë e të parave për arritjet e bijve apo bijave të tyre dhe mirënjohjen e këtyre të fundit për gjithë sa kishin bërë ato për ta.  Kjo nuk besoj se habit njeri. Por, duke u njohur me nënat e përfshira në atë botim tepër interesant e me vlerë. nuk mund të mos vë në dukje se ato qenë të gjitha me shkollë, madje shumë syresh personalitete të shquara në fushat përkatëse që iu ishin kushtuar. Edhe në ato momente, kur po shfletoja faqet e atij libri, mendja më shkonte tek nënat tona, apo më saktë tek nëna ime që, jo për faj të saj, nuk u shkollua siç do të dëshëronte. Si nëna ime ishin e janë dhe shumë të tjera, të paktën flas për brezin tim. Por, edhe pse vetë pa shkollë, ato bënë të pamundurën që ne të shkolloheshim dhe kjo i ngre ato edhe më lart në sytë tanë, kur kemi parasysh sakrificat e tyre deri në flijim që ne të përparonim në punë e në jetë se, siç thuhet në këngën që cituam më lart, “na donte bota edhe të bukur edhe luftëtarë”. Dikush e ka krahasuar nënën me një qiri që djeg veten për të ndriçuar jetën fëmijve. Si e tillë mirënjohja për të është e pamatëshme. Ajo ka qënë e mbetet burim frymëzimi për tërë krijuesit e gjithë kohërave dhe jo vetëm për ata. Gëte në bisedat me Ekermanin ka thënë se në Greqinë e vjetër nënat nderoheshin njëlloj si hyjneshat. Revista e njohur amerikane ”Esquire”, kohë më parë, bënte një sondazh, me dhjetra burra, se si kishin arritur të bëheshin ata që janë sot, njerëz të shquar të politikës, shkencës, artit, sportit etj.. Pjesa më e madhe e tyre ua atribonin prindërve, herë babës e herë nënës. Por, mbas shumë të pyeturve, aktori dhe regjizori i njohur Robert Redford tha: “Nëna ime! Ajo nuk e humbi kurrë besimin tek unë edhe kur nuk më ecte ndonjë gjë. Besimi i saj tek unë qe shtysa më e fuqishme për të ecur”. Amerikanët kanë një shprehje se “prapa çdo burri të madh qëndron një grua e madhe”.
          Andre Ordioni ka qënë një kolonel në ushtrinë franceze që fati ia desh të jetojë në Shqipëri për gjatë viteve 1917-1925, madje një nga figurat kryesore të “Republikës së Korçës”. Më hollësisht mund të njihesh përmes librit me kujtime të tij, botuar edhe në shqip: “Një oficer francez në Ballkan”. Tek lexon librin, habitesh se si ai, ndonëse njeri i luftës, përshkruan me aq dhembshuri fatin e viktimave të saj. Ne po ndalemi vetëm në një paragraf që ka lidhje me temën. “Nënë, është një emër i ëmbël që e kam dëgjuar aq shpesh në luftë nga të plagosurit rëndë kur afronin çastet e tyre të fundit – shkruan ai. – Këndej, në këto vende të largëta, kjo fjalë më është dukur se ka një domethënie më të madhe, më humane. Nënë!… Për shumë nga ushtarët e mi, kjo fjalë është thënë si një frymëmarrje me pëshpërimën e fundit të shpirtit. Ç’trishtim i pamasë!”.
Më bëri përshtypje kur lexova “Lufta ime”,(“Main Kampf”-in”) e Hitlerit kur ai shprehte dashurinë e jashtzakonshme që ndjente për të ëmën, Klarën, veçanërisht kur ajo po lëngonte në shtratin e vdekjes. Mjeku që i kishte shërbyer pohon se kurrë më parë nuk kishte vënë re një dhimbje si ajo e Adolfit. “Babanë e kam respektuar, shkruan diktatori, kurse nënën e kam dashur”. Dhe mos harrojmë se është fjala për atë që veshi në zi miliona nëna në tërë botën. Unë me qëllim e solla si shëmbull atë për të thënë se dhe një anti-njerëzor si ai, kur është fjala për nënën e vet, dorëzohet. Mbase nuk qe shembulli i duhur për temën më humane që po trajtojmë dhe për këtë nuk druhem t’i kërkoj të falur lexuesit. Po ndalem tek një shembull tjetër dhe konkretisht tek një film dokumentar i mrekullueshëm për Lojrat Olimpike që u zhvilluan në Romë aty nga fillimi viteve ’60 të shekullit të kaluar. Teksti që shoqëronte figurën qe i jashtzakonshëm, por unë po e ilustroj vetëm me një detaj. Kur tregoi për fituesin e peshës së rëndë në boks, emri i të cilit nuk më kujtohet, spikeri tha: “Ky është pa dyshim njeriu më i fortë në botë dhe tani ka frikë vetëm nga nëna e vet”. A ka vlerësim më madhështor për të treguar jo vetëm përkushtimin por dhe pushtetin më se të merituar të nënave ndaj nesh?! Dhe jo vetëm ndaj nesh. Poeti i njohur amerikan Uilliam Ross Uallace ka një poemë të mrekullueshme për nënat, ku ndër të tjera thotë: “Dora që tund djepin është dora që sundon botën”. Si zor ta kundërshtojë njeri këtë pohim të tij. Nënat gjithmonë kanë qënë e mbeten heroina, modele të papërsëritëshme për fëmijët e vet, madje edhe më të bukurat në botë, kudo e sado që të ndryshojnë kohërat. Më pëlqen të riprodhoj këtu disa vargje të poetit N.Abilekaj: “Miss Bota është nëna ime/ata që thonë “jo” më mirë e dinë/ edhe pse, thotë më tej poeti,”Fustanet e modës nuk i ka njohur,/ e në kokë shtrëngon shaminë./Paçka se fytyrën e ka të rreshkur nga erërat/ e nuk zbuloi këmbët e gjinë/ këtë e dinë dhe fitueset e kurorës, konkludon ai. Ma merr mëndja se ai me këto vargje është bërë dhe zëdhënësi i secilit prej nesh për të vërtetën e thjeshtë se kur e duam një njeri na duket edhe i bukur se i bukur është shpirti; bukuria e trupit është aq e përkohëshme sa harrohet shumë shpejt, kurse shpirti kurrë. Ndaj dhe nënat tona ne nuk i harrojmë për asnjë sekondë, jo thjesht se na kanë sjellë në jetë, por edhe se me përkushtimin e tyre na rritën, na dhanë gjithçka më të mirë që mund të na jepnin për të ecur në jetë, për të marrë fluturimin drejt lartësive.
Ndaj dhe më pëlqen të kthehem përsëri e përsëri tek nënat tona, madje tek nëna ime, i sigurt se duke folur e treguar për të po rrëfej edhe për shumë e shumë nëna të tjera shqiptare.
Babai na vdiq herët, duke e lënë mamanë rreth të dyzetave me gjashtë fëmijë. Edhe kur qe ai gjallë, sidomos vitet e fundit që ishte i sëmurë, mbi të binte tërë barra e shtëpisë. Por, sidoqoftë, tani ajo duhet të bëhej edhe burrë edhe grua. Fshati donte punë jo llafe. Kush nuk ka banuar vetë aty e ka vështirë ta kuptojë. Nuk kanë të numuruar punët e domosdoshme që duhen bërë çdo ditë, edhe sikur të jesh një njeri i vetëm e jo më të kesh për të rritur gjashtë fëmijë. Dhe në ato kushte skllavëruese kur mungonin edhe mjetet më elementare për të lehtësuar sadopak furnizimin me ujë, me dru, me ushqime apo gatimin, larjen e rrobave, kujdesin e ushqyerjen e bagëtive e kështu me radhë. Vetëm t’i numurosh punët e përditëshme të saj do të duheshin faqe të tëra. E, megjithatë, jeta e saj mund të përmblidhet edhe me një fjalë të vetme: punë dhe vetëm punë, që pa zbardhur akoma drita e mëngjezit e deri sa errësira e natës mbulonte çdo gjë e s’të linte të punojë jashtë se, brenda mureve të shtëpisë, me kandil, punët vazhdonin: kapica e rrobave për t’u larë, gatimi, kujdesi për fëmijët e të tjera. E, ndonëse shpesh e stërlodhur deri në raskapitje, si nuk e dëgjuam një herë të ankohej e të thoshte se u lodh kur shkonte për të fjetur afër mesnate apo dhe pas saj. Nuk kishte zgjidhje tjetër: I duhej të përballonte “me forcat e veta” gjithçka. Detyrohej të bënte dhe dy-tre punë njëheresh, se koha qe njëlloj si për ato që kishin burra e fëmijë të rritur dhe për të që ishte thuajse e vetme, me që ne ishim akoma të vegjël. Nuk mbaj mend ta kem parë ndonjëherë, tek kthehej e ngarkuar, pa shtiza në duar, për të na bërë neve triko, çorape apo dhe pantallona leshi për dimër. E ku shkruhen dot gjithë sa ka bërë ajo për ne? Në çdo rrudhë e thinjë të saj ishin edhe gjurmët tona.
Siç thashë më lart, si nëna ime qenë ndofta shumica e nënave të brezit të saj: dikujt i kishte ikur burri në kurbet dhe e kishte lënë me fëmijë të vegjël; dikujt tjetër i qe vrarë në Luftë apo i kishte vdekur para kohe si vetë asaj; Nderim e respekt për tërë ato!
Për hir të së vërtetës, duhet të pohojmë se tabloja jonë për nënat e vuajtura, nuk do të qe e plotë dhe e saktë po të linim jashtë edhe atë kategori që ndonëse i kishin burrat shëndoshë e mirë, vuanin njëlloj si të tjerat, me që ata, si “burra zakoni” kapardiseshin klubeve duke pirrë, duke luajtur apo duke bërë llogje për shtatë palë qejfe dhe as që donin t’ia dinin se bashkëshorteve të tyre u dilte shkuma nga lodhja. A thua se kjo racë e neveritëshme që të revolton me anadollakllëkun e saj nuk ndeshet akoma aty-këtu në mjediset tona apo dhe gjetkë? Gjatë diktaturës po e po.  Kam shëtitur tërë Shqipërinë, si gazetar. Gratë përgjithësisht, sidomos në fshat, rrobtoheshin shumë më tepër se burrat. Ata kishin zënë qoshet e rehatëshme si roje armësh, llogaritarë e magazinierë ndërsa gratë e tyre rrudhoseshin e fishkeshin nga puna prej skllavi në ara. Rrallë të shihje burra duke vaditur e prashitur kur kalonim rrugëve të koopeativave. Kjo, për të keqen tonë, i kishte rrënjët thellë në histori. Ja se ç’më shkruan miku im nga Franca, përkthyesi e studjuesi Fotaq Andrea: “Në familjet tradicionale shqiptare, mentaliteti anadollak ishte i plotfuqishem, siç e ka dhënë Konica e të tjerë. Burrat  me mustake ishin tepër të prapambetur dhe i vetmi element emancipues në familje e shoqëri ishte gruaja shqiptare. Nga studimet që kam bërë, mund te them pa droje se në shumicën e familjeve të mëdha fisnike në Shqipëri, gruaja i kishte sytë nga Perëndimi europian, si shoqëri e perparuar, Kurse burrat i kishin sytë nga Stambolli ku prisnin ofiqet, gradat, ulufenë (paranë!), sic thotë Konica. Ishte pikërisht e ëma e Faikut, nga familja fisnike Delvina, vazhdon më tej Fotaqi, që i mbushi mendjen të shoqit që djemtë e tyre, Faiku e Mehmeti, të shkonin për studime nga Kostandinopoja në Francë, Austri e gjetkë. Kam episode të shkëlqyera se si gruaja shqiptare ishte shumë më e përparuar dhe më perendimore nga burrat anadollake”.
          Përsëri tablosë sonë do t’i mungonte një dimension tjetër, ndofta edhe më i dhimbshmi që kemi përjetuar. Të shkruash për nënat shqiptare e të mos ndalesh tek ato, që pa as më të voglin faj, u persekutuan gjatë diktaturës, do të qe jo vetëm mangësi e madhe por dhe një mëkat i pafalshëm. Kam takuar shumë syresh, gjatë diktaturës e pas saj. Tek shihje hiret e tyre që po merrnin fund nga vuajtjet fizike e shpirtërore, s’mund të mos të të coptohej zemra, nëse ishe njeri normal. Shumë nga ato u lindën, u rritën, jetuan e u plakën kampeve të internimit, duke përballuar çdo ditë mizoritë çnjerëzore në të gjitha format e saj të mundshme. Emrat e tyre janë të panumërt, ashtu siç është e pamatshme madhështia e shpirtit të tyre, ashtu siç është i pakufishëm borxhi që Shqipëria ka ndaj tyre, sepse gratë e virtytshme janë pasuria më e çmuar e një kombi. O Zot, të vuash tmerret e Ferrit pa pasur asnjë faj!
Ja pra se kush janë nënat shqiptare që mbajtën mbi supet e tyre peshën më të rëndë të diktaturës, shpesh pa burra, janë krenaria e vërtetë e racës shqiptare, heroinat e heshtura të Shqipërisë fisnike.
Po nënat e sotme shqiptare? A thua nuk kanë më lodhje, halle e shqetësime, me që rrobat nuk i lajnë më me dorë e me finjë por me lavatriçe e solucione; që nuk gatuajnë më me dru e çerep por me furra elektrike e mikrovalë e kështu me radhë…?! Vetëm ndonjë që është jashtë realitetit shqiptar mund ta mendojë këtë. Tjetër kohë, të tjera meraqe e probleme, mbase edhe më të mëdha se ato të hallemadheve tona. Disa syresh ndjehen të vetmuara për shkak të emigrimit të fëmijve që kanë shkuar larg, tepër larg, për një jetë dhe të ardhme më të mirë se zemra e nënës asnjëherë nuk e bën dysh dëshirën e fëmijve të vet kur është fjala per t'ardhmen e tyre...Por dhe ata, si zogjtë shtegëtarë që nuk e harrojnë folenë e tyre, mbase do të kthehen një ditë…Mbase, por pikërisht tek kjo fjalë e ka zanafillën ai trishtim i thellë i tyre, që buron së brendëshmi, e që siç është shprehur një gazetare, “nuk ka pudër e rimel që e fsheh”, dhe ka të drejtë… Ajo e ka të vështirë në mos të pamundur që t’iu servirë pjellave të veta një model për të ndjekur. Është trishtimi i një qënieje të përgjegjëshme që i dhëmb dhe e tremb e ardhmja e krijesave të veta në këtë xhungël që kemi krijuar para e pas ’90-ës të shekullit të kaluar. Është më se e trishtueshme, madje tragjike, që shumica absolute e nënave shqiptare sot do të donin që pjellat e dashura të tyre të mos jetonin në këtë vend por larg, diku gjetkë, matanë deteve apo dhe oqeaneve, me që janë bindur tashmë se hë për hë, ky vend nuk bëhet. Me këtë klasë politike, s’ka as drejtësi, as shëndetësi, as arsim, as të sotme e as të ardhme. Ndaj o burra, nga sytë këmbët! Kam qënë vetë dëshmitar i disa rasteve kur nëna i thoshte të birit, pasi ai i kishte shprehur dëshirën për t’u kthyer: “Rri aty, tu bëftë mamaja, mos hajde se këtu s’ke ç’bën, do të ngelesh pa punë si tërë moshatarët e tu!” Dhe sa mbyllte telefonin, shpërthente në lot. A mund të përfytyrohet një nënë më e dhimbëshme se kjo?! Në këtë vend që s’ka as punë e as rend, të qënit nënë është një sfidë e madhe, gati e papërballueshme. E si mund të jesh nënë e mirë kur ke frikë të kultivosh tek pasardhësit e tu ndershmërinë, dëshirën për të mësuar, për të qënë i ndershëm, modest, i sinqertë e dinjitoz, se po t’i mësojë këto vlera universale, njerëzore apo dhe fetare,  ajo po rrit një hyzmeqar, një skllav, një shërbëtor të lukunisë së ujqëve që kanë pushtetin e paranë. Dhe kjo është tragjedia më e madhe jo vetëm për nënat që Zoti iu ka dhënë shënjtërinë por dhe për shoqërinë e kombin. Nuk ka mallkim më të madh se ky! Është kaq e vështirë në mos e pamundur të jesh nënë e mirë, siç e mishëron në vetvete kjo fjalë, në çdo gjuhë të botës, pse jo edhe të kafshëve. Por jo tek ne ku babëzia për para e pushtet s’ka të krahasuar me asnjë vend tjetër. Atdheu ku lindëm, për fat të keq, na është bërë si njerkë e nuk na mban dot. Na mbetet vetëm shpresa për ngushëllim. Më vjen aq keq që këtë shkrim po e mbyll kështu…


Jetën nuk e shkova në gjumë ( cikël me poezi)

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...