Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/07/10

Kush e kreu sulmin e 11 Shtatorit? Videoja e re rindez teoritë!

Video tregon momentin kur avioni i dytë godet Qendrën Tregtare Botërore.
“Sauditët do të paguajnë për këtë,” thotë një komentues.
Një tjetër shton se Bushi e ka inskenuar të gjithën për të nisur sulmet në Irak.
Fakt është se pamjet e kësaj ngjarje vazhdojnë të irritojnë njerëzit.
Video në fjalë është bërë nga Caroline Dries, në atë kohë studente.
Ajo kishte blerë një kamera të re dhe donte të fiksonte pamjet e qytetit të Nju Jorkut.
Aktualisht Dries është një producente e suksesshme televizive në SHBA.
Atë mëngjes, ajo dhe shoqja e saj, Megan, u zgjuan në orën 8:46, pikërisht kur avioni i parë kishte goditur kullën veriore.
Vajzat e reja nuk e dinin se çfarë kishte ndodhur, ndërsa nisën të filmojnë.
Pikërisht këtu vjen goditja e avionit të dytë, çka shkakton një shok tek vajzat, përcjell mapo.al një shkrim të BILD.
“Nuk e dija se çfarë duhet të bëja”, thotë Dries.
Ndërkohë presioni ndaj presidentit amerikan, Barack Obama është në rritje.
Atij i kërkohet që të publikojë dokumentet sekrete të 11 Shtatorit.
Ato mbahen akoma të pahapura nga qeveria amerikane.
Mendohet se në dokumente ka të dhëna interesante për përfshirjen e Arabisë Saudite në këto sulme terroriste.
Mbretëria saudite është një aleate e ngushtë e SHBA.
15 nga 19 atentatorët ishin nga Arabisa Saudite, njësoj si ideatori i sulmeve, Osama bin Laden.
Politikani amerikan, Bob Graham, anëtar i një komisioni që do të hetonte për këto sulme, gjatë një interviste për CBS, dha disa detaje pikante.
Ish-senatori, edhe pse nuk duhet të flasë, iu përgjigj kështu pyetjes së gazetarit, nëse atentatorët janë ndihmuar në punën e tyre: “Po, nga sauditët”.

Kapitulli sekret për sulmet e 11 shtatorit mund të hapet


Vetëm një numër i vogël zyrtarësh amerikanë e kanë lexuar dokumetin tepër sekret. Teksti ndodhet në një zonë të sigurtë të kongresit amerikan që kur ai u hartua nga një komision i posaçëm i Kongresit në vitin 2002. Si në Dhomën e Përfaqësuesve edhe në Senat janë paraqitur projekt-ligje që kërkojnë bërjen e tij publike.
Kapitulli sekret për sulmet e 11 shtatorit mund të hapet

Gati 15 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit, kur 4 aeroplanë të rrëmbyer u përplasën në dy kullat binjake në Nju Jork, në ndërtesën e Pentagonit në Uashington dhe i fundit, në një fermë në Pensilvani, rreth 28 faqe nga raporti që përmbajnë hollësi nga mbështetja e vendeve të tjera për autorët e sulmit, mund të bëhet së shpejti publike.
Megjithë klasifikimin si tepër sekret, ata që e kanë parë këtë pjesë të raportit, kanë bërë mjaft aludime rreth lidhjeve të Arabisë Saudite me rrëmbyesit, sa shumë po kërkojnë të dinë se për çfarë lidhje konkrete bëhet fjalë.
Ish seantori Bob Graham, i cili ka qënë pjesë e komisiont, tha të djelën se kjo pjesë e raportit duhet botuar për t’i dhënë fund debatit rreth saj dhe që populli amerikan të vendosë vetë për ato që do të shohë në të. I pyetur në se botimi i 28 faqeve do të kishte ndikim negativ në nivel të lartë, ai u përgjigj PO.
Ish Senatori Graham po ashtu tha se çështja më e rëndësishme e mbetur e pa sqaruar nga sulmet e 11 shtatorit, nga të cilat humbën jetën 3 mijë persona, është në se 19 rrëmbyesit, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, kishin apo jo ndihmë nga vende të tjera.
“Mendoj se është e paimagjinueshme të mendosh se njerëz që nuk flisnin anglisht, nuk kishin qënë kurrë në Shtetet e Bashkuara, dhe si grup nuk ishin të mirë-shkolluar, mund ta bënon sulmin vetë.Pra kush mund t’i ketë ndihmuar ata? Mendoj se të gjitha të dhënat të çojnë tek Arabia Saudite”, tha zoti Graham.
Ish Presidenti Goerge Bush dha urdhër që 28 faqet e dokumentit të klasifikoheshin si “sekret” dhe të mos përfshiheshin në raportin prej 828 faqesh të Kongresit, që u bë publik. Pasuesi i tij, presidenti Obama, i ka kërkuar ekipit të tij të sigurisë kombëtare ta rishikojë këtë kapitull dhe ish senatori Graham tha se ai shpreson që ai do të bëhet publik kur të merret vendimi në qershor.
Ben Rhodes, ndihmës këshilltari i presidentit për sigurinë kombëtare, tha javën e kaluar se “do të ketë një shkallë publikimi që do të ofrojë më shumë informacion”. Por ai nuk përmendi afat kohor dhe shtoi se komisioni i posaçëm i kongresit ka bërë “një deklaratë përfundimtare” ku përcaktohet se Arabia Saudite nuk ka patur synim të mbështesë al-Kaidën.
Marrëdhëniet amerikano-saudite kanë tërhequr vëmendje të shtuar pas vizitës së presidentit Obama atje javën e kaluar dhe pas kritikave të tij publike se mbretëria saudite nuk po bën sa duhet për të luftuar terrorizmin në rajonin e saj.
Një anëtar tjetër i komisionit të 11 shtatorit, ish ligjvenësi Tim Roemer, tha javën e kaluar se komisioni “nuk e ka shpallur të pafajshme Arabinë Saudite” dhe se këto faqe të raportit duhen të bëhen publike.
Raporti i komisionit të 11 shtatorit që u botua në vitin 2004 e cilëson Arabinë Saudite si “një aleat problematik në luftën kundër ekstremizmit islamik”. Po ashtu ai jep shpjegime të ndryshme se përse shumica e rrëmbyesve ishin nga Arabia Saudite. Në raport thuhet se Remzi Binalshibh, një prej të burgosurve në Guantanamo, i cilësuar si “bashkërenduesi” i sulmeve, ka shpjeguar se përzgjedhja e rrëmbyesve ishte e qëllimshme për t’i dërguar një mesazh qeverisë saudite rreth marrëdhënieve të saj me Shtetet e Bashkuara.
Por paragrafi tjetër i raportit, citon arkitektin e 11 shtatorit, Khalid Shaikh Mohammed, ta ketë hedhur poshtë këtë teori. Ai thotë se numri i sauditëve të përfshirë në sulme ishte një pasqyrim i përqindjes së lartë të rekrutëve në kampet e al-Kaidës që vinin nga Arabia Saudite. 

Xhirimi i papublikuar deri sot, nga tmerri i sulmeve në Kullat Binjake!


  
Një kalimtar rastësisht ka kapur momentin kur një aeroplan godet Kullat Binjake në New York.
Ai thjeshtë nuk mund të besojë çfarë po sheh, ndërsa e kap paniku bashkë me shumë të tjerë në rrugë, transmeton Telegrafi.
Nuk dihet pse ky xhirim nuk është publikuar deri sot, nga sulmi i tmerrshëm terrorist, më 11 shtator 2001 në New York të SHBA-ve.
Për më shumë, shikojeni videon.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli: Orientimi gjeostrategjik i Skënderbeut, mësim dhe amanet që do ta mbrojmë më fanatizë



Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka kujtuar heroin kombëtarë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Vepra e tij ka qenë burim frymëzimi për çdo luftëtar shqiptar.

Veseli: Orientimi gjeostrategjik i Skënderbeut, mësim dhe amanet që do ta mbrojmë më fanatizëm
Veseli, po ashtu, shkruan se orientimi i tij gjeostrategjik drejt perëndimit, është një mësim dhe amanet që do ne do të vazhdojmë ta ndjekim dhe mbrojmë me fanatizëm.

“Më 6 maj 1405, lindi heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Vepra e tij ka qenë burim frymëzimi për çdo luftëtar shqiptar në përpjekjet shekullore për liri e barazi. Orientimi i tij gjeostrategjik drejt perëndimit, është një mësim dhe amanet që do ne do të vazhdojmë ta ndjekim dhe mbrojmë me fanatizëm”, shkruan ai.


E quajti Skënderbeun terrorist, peticion online për shpalljen “non grata” të historianit turk

Reagimi ka ardhur ‘Lëvizja ShqipOn’, e cila nëpërmjet një peticioni on line kërkon të mbledhë sa më shumë firma të qytetarëve që turku të jetë ‘non grata’.
“Skënderbeu është simboli ynë kombëtar dhe si i tillë mbrohet prej Kushtetutës dhe Kodit Penal. Kërkojmë shpalljen NON GRATA të historiani turk Talha Uğurluel për fyerje të simboleve kombëtare shqiptare. Kërkojmë zbatimin e ligjit penal shqiptar dhe parimin e reciprocitetit mes popujve sanksionuar nga e drejta ndërkombëtare!”, shkruhet në peticionin online në faqen ‘Change.org’. 

Historiani turk: Skënderbeu nuk bëri luftë, por plaçkitje

Siç thuhet në përshkrimin e videos, historiani turk ofendon rëndë heroin kombëtar, Gjergj Kastriotin – Skënderbeun.
“Historiani turk Talha Uğurluel i financuar nga shoqata e Erdoganit, Tika, për të zbuluar rrënjët osmane në Ballkan, gjatë një vizite në Lezhë tek varri i kryetrimit tone, ndër te tjera thotë: Skënderbeu nuk bëri luftë por plaçkitje, terror mbi gra, fëmijë dhe pleq të pambrojtur. “Ai ishte sikurse është sot PKK. Dhe e mbyll duke thënë: “Shqiptarët këtej e tutje duhet të zgjedhin sesi të jetojnë: si Mehmet Akif Ersoy, shqiptar por besnik i Osmanëve apo si Skënderbeu tradhtar”, shkruhet në përshkrimin e videos. 

Kryetari i Nishit: Më parë e vendosim rosakun Donald, sesa Skenderbeun

Kryebashkiaku i Nishit, Zoran Persiq, është shprehur kategorikisht kundër vendosjes së monumentit të Skënderbeut në qytetin e tij, siç e ka propozuar kreu i Këshillit Nacional Shqiptar në Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu. Persiq, duke folur për agjencinë serbe të lajmeve Beta, thekson se e konsideron si sulm politik propozimin e Musliut, pasi Nishi nuk ka lidhje fare me Skënderbeun.
Kryetari i Nishit: Më parë e vendosim rosakun Donald, sesa Skenderbeun
“Unë e njoh historinë madje e njoh mirë por Skënderbeu nuk ka asnjë lidhje serioze me ne”, ka thënë ai.
Kryebashkiaku Persiq, shton më tej se “qindra banorë të Nishit kanë më shumë lidhje me Bujanocin dhe të afërm sesa Skënderbeu me këtë qytet”.
“Sa për të ngritur monumente, më mirë ta bëjmë me një hero të filmave amerikanë si rosaku Donald, apo dhe Brus Lee-ja”, ka shtuar ai me ironi.
Jonuz Musliu dha propozimin e tij disa ditë më parë, duke theksuar se Skënderbeu ka një lidhje historike me Nishin, pasi kur u kthye nga Turqia, me 300 kalorës shpëtoi një qytet serb duke luftuar me turqit.
LEXO EDHE: Veseli dhe Nuland do të takohen të dielën
Këshilli komunal i Bujanocit vendosi së fundmi heqjen e emrit të Karagjorgjeviqit nga sheshi kryesor i qytetit dhe emërtimin e tij si Sheshi “Skënderbej”./opinion.al/

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...