Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/07/11

Flet eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava






Raporti i drogës, Ministria e Brendshme: I referohet viteve 2009-2012

Raporti-Vienna-fq-50-2015

Ministria e Brendshme ka reaguar për raportin e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, e cila e rendiste Shqipërinë ndër vendet që ka të ardhura të larta nga kultivimi dhe trafikimi i saj. Por sipas ministrisë, raporti në fjalë i referohet viteve 2009-2012.
Raporti-fq-104
“Raporti i UNODC (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimi) për drogën, parashtron shifrat krahasimore të kultivimit të narkotikëve në mbarë globin. Megjithatë ai nuk përshkruan dhe paraqet masat e marra nga qeveritë, në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës.
Në vitin 2016, është hera e parë që Raporti i UNODC-së ka shtuar elementin e të ardhurave të përfituara nga rrjetet kriminale nga droga, krahasuar me GDP-në e çdo vendi.
Raporti-Vienna-2015
Burimi i matjes së përfitimit të paligjshëm në krahasim me GDP-në është studimi i vitit 2015 i UNODC, “Drug Money: the illicit proceeds of opiates trafficked on the Balkan route 2015”, i cili bazohet në të dhënat e periudhës 2009 deri në 2012.
Përfitimi nga ky aktivitet i jashtëligjshëm në Shqipëri për vitet 2009-2012 është sa 2,6% e GDP-së i asaj periudhe.
Raporti-Vienna-fq-50-2015
Referuar Raportit të Zyrës së Kombeve të Bashkuara, në Shqipëri në periudhën 2009 – 2012 trafikantët përfitonin deri në 392 milionë dollarë çdo vit, nga trafiku i drogës”, shkruan Ministria.

Virusi “infekton” 10 mijë përdorues të Facebook

facebook

Laboratori i Kaspersky ka lëshuar një raport rreth një virusi të fuqishëm, i cili vetëm në 48 orë është përhapur në mbi 10.000 përdorues. Virusi fillimisht ka infektuar shfletuesin e internetit Chrome duke marrë një shtirje të gjerë. Më pas kjo shtrirje ka mundur të infektojë llogari në Facebook duke i dërguar miqve njoftime të rreme. Në ekranin e përdoruesve shfaqet një njoftim që thotë se një mik i juaj ju ka përmendur në një koment. Duke klikuar mbi njoftimin e shfaqur në ekran, virusi infekton kompjuterin e përdoruesit dhe pastaj procesi përsëritet.
Virusi ka qenë më shumë aktiv në Brazil. Amerika e Jugut, Evropa, Tunizia dhe Izraeli janë prekur rëndë nga virusi. Virusi prek vetëm ata që përdorin sistemet operative Microsoft Windows, kryesisht në Desktop. iOS dhe pajisjet Android nuk janë prekur nga virusi, sepse virusi përdorë disa mjete që gjenden vetëm në pajisjet e Windows. Pajisjet Windows Mobile janë potencialisht në rrezik.
Virusi mund të rrëmbejë llogari, të ndryshojë parametrat e privatësisë dhe ti bëjë përdoruesit objektiv të mesazheve të rreme. Facebook është përgjigjur duke kontrolluar mënyrën se si përhapet virusi, ndërsa Google ka hequr të paktën një nga shtojcat e rrezikshme, nga shfletuesi Chrome. Masat rekomanduara për mbrojtjen kundër virusit përfshijnë instalimin e një antivirusi dhe përditësimin e tij. Është më mirë që përdoruesit e Facebook të jenë të kujdesshëm në lidhje me njoftimet që marrin nga njerëzit e panjohur.

Nga Anta Muçaku : Historia prekëse e dy vëllezërve nga Fieri, që duan thjesht një karrocë

screenshot-2_1468170001-2485599


Një histori nga ato që të mbajnë frymën pezull dhe që i ngjajnë filmave apo librave ku ndërthuren elementë surrealë. Por për fat të keq këtu gjithçka është reale dhe personazhet janë të vërtetë.
Bëhet fjalë për dy vëllezër nga fshati Mbrostar i Fierit të cilët që në fëmijëri janë diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë që quhet distrofi muskulare progresive.
Sëmundja fillon me dobësimin e këmbëve rreth moshës 3 vjeçare dhe avancon  me shpejtësi duke çuar në vdekje shpesh  para moshës 40 vjeçare për shkak të përfshirjes së mushkërive dhe muskujve të zemrës.
Sejdin Bica dhe vëllai i tij Miklovan Bica, përkatësisht 30 dhe 35 vjeç nuk duan kurim por thjesht një karrocë me bateri për t’i lehtësuar lëvizjen.
“Të dy vëllezër kemi të njëjtën sëmundje. Shqetësimi ynë është se kemi nevojë të dalim pak nga shtëpia. Kemi nevojë për ndonjë karrocë me bateri se na u mbyll jeta brenda. Të shikojmë një ditë të bardhë. Sëmundja jonë është e pashërueshme Anta. Duam të jetojmë sa të jetojmë”, më thotë Seldini, vëllai i vogël.
Kur i pyes nëse ndokush kujdeset për ta, ai më rrëfen: “Kujdeset mami jonë e shtrenjtë, sepse ka dy trima të vrarë por qendron e fortë”, ndërsa zbulon një tjetër fakt tronditës. Babai i tyre vuan gjithashtu nga një sëmundje e rëndë.
“Babin e kemi me kancer. Kemi mamin por  edhe ajo është për të ardhur keq e kështu që s’ka se kush merret me ne”, rrëfen Sejdini.
Në Facebook-un e tij shoh se në një foto  Sejdini është veshur me kostum e kollare ndërsa në qafë mban të varur një “badge”, ndaj e pyes nëse punon diku.
“Aaaa ai i shëmtuari në karrocë?! A po po, unë jam”, më thotë gjithë humor. “Aty jam në një kongres fetar dhe për këtë mbaj atë si distiktiv të varur në qafë”.
E ndërsa kur e pyes sesi është për të një ditë e zakonshme, më tregon se lexon shumë.
“Unë e kaloj ditën duke lexuar. Lexoj biblën por edhe shumë botime të tjera”.
Sejdini e ka humbur besimin te pushtetarët. Për të ata janë të pandjeshëm ndaj edhe apelin për ndihmë ia drejton qytetarëve të thjeshtë.
“Pushtetarët kudo, në të gjithë botën, janë bërë si luanë. Nuk kanë dhembshuri për më të dobëtin. Ndaj unë i drejtohem qytetarëve. Ja si përshembull ti dhe pronarja jote mund të publikoni hallin tim”. 

Etiopia mbyll facebook për sezonin e provimeve. Po Shqipëria?

etioppp

Etiopia ka bllokuar të gjitha rrjetet sociale. Kjo ka ndodhur për shkak se testet pranuese për në universitet ishin publikuar online.
Qeveria ka thënë se kjo ndalesë ka për qëllim që studentët të fokusohen në mësim për provime dhe të mos hutohen duke lundruar nëpër rrjetet sociale, transmeton Gazeta Express.
Rrjetet sociale që janë mbyllur përkohësisht janë Facebook, Twitter, Instagram dhe Viber.
Këto media do të qëndrojnë të paqasshme për etiopianët për disa ditë, derisa testet pranuese për në universitet të kryhen, ka deklaruar Ministria e Arsimit.

Turizmi, Mali i Zi kërkon punëtorë. Ja pagat dhe profesionet

slide_422552_5414970_free

Mali i Zi kërkon 14 mijë punëtorë, siguron ushqiminin, strehimin dhe një pagë shkon deri në 1500 euro, shkruajnë mediat malazeze.
Më të kërkuarit janë furrtarët, kamerierët, kuzhinierët. Kërkohen punëtorë në komunat bregdetare, dhe kjo është punë sezonale.
“Është e njohur se çdo vit një numër në rritje i punëdhënësve kanë hapur hotele të reja, restorante, që natyrisht përfshijnë vende të reja pune. Edhe pse qëllimi është për të zgjatur sezonin turistik nga 6 deri në 8 muaj, numri i konsiderueshëm i restoranteve dhe hoteleve arrijnë për të punuar gjatë gjithë vitit”, thonë në Zyrën Malazeze për Punësim, përcjell albinfo.ch.
Interesi më i ulët është për të punuar në bujqësi. Sipas të dhënave, në Mal të Zi janë të angazhuar 6 000 punëtorë vendës sezonalë. Pjesa më e madhe e të papunëve duan të punojnë në hoteleri dhe pagat ndryshojnë në varësi të punëdhënësit. Megjithatë, kuzhinierët mund të fitojnë në Mal të Zi deri 1,500 euro.

Viktoria Nuland dhe hileqarët e Tiranës

desada

Nga DESADA METAJ
Zyrtarja e larte amerikane Nuland ka mbërritur në Tiranë duke i dhënë shpresë ditëve të fundit për gjetjen e konsensusit pëe reformën në drejtësi. E megjithatë duket se kokat e *nxehta* të politikës së korrikut në Tiranë,kanë vijuar të luajnë  me hile lojën e nisur keqas qysh prej fillimit,duke rritur pritshmëritë për një reformë që do mbetet në sirtaret e ndërkombëtarëve.
As paragrafi i famshëm i nenit 88,as ndërhyrjet e diplomatëve të Tiranës dhe ata të ardhur nga Uashingtoni,nuk mund të bindin më askeënd qe reforma në drejtësi është peng i rreshtave të shkruar dhe të korrigjuar shumë herë. Edhe pse zonja Nuland mendohet si i ka propozuar kryetarit të opozitës një ndryshim në paragrafin që parashikon rolin e ndërkombëtarëve në të ardhmen e sistemit të drejtësisë,pakkush,përfshirë dhe ata që e takuan dje zyrtaren e lartë amerikane shpresojnë se do të gjendet gjuha e përbashkët për të miratuar reformën brenda muajit korrik.
Kjo për shkakun e thjeshtë se një reformë kaq e rëndësishme nuk mund të jetë peng as i një paragrafi,as i një partie dhe paqartësive të saj,por sigurisht dhe as i disa të huajve që me skeptrin e artë do të vinë dhe do të vendosin drejtësinë në Shqipëri. Sepse në radhë të parë,ndryshimi i kalbësirës që tek ne ka emrin drejtësi është thjesht cështje vullneti,që haptas u mungon të gjitha palëve të përfshirë në proces. As deklaratat me zë të impostuar,as batutat dhe aq më pak takimet hileqare me ndërkombëtarë të bezdisur nga politika shqiptare,nuk bindin se këtu duan ndryshim të sistemit që këta *mbretër të politikës* kanë rrënjosur për gati 20 vjet.
Ndaj ardhja e diplomates së lartë amerikane,përvec se ka përkëdhelur sedrën politike  te atyre që e takuan,vështirë se ka mundur të zgjidhë dilemën për një paragraf,që në mos më i rëndësishmi të paktën shërbeu si ganxhë për të varur gjithë pakënaqësitë e një reforme te arnuar deri tani nga shumë ekspertë dhe jo ekspertë.
Ndaj është në dinjitetin e atyre që e kundërshtuan me argumenta ligjorë dhe politikë këtë reformë,që të paktën në limitet e kohës së miratimit të saj,të jenë të paktën të sinqertë me ata që i votuan dhe të tregojnë arsyet e vërteta se pse kjo reformë nuk bën. Pse duhet që zgjjidhjen ta gjejnë mes vetes ata që e shkaterruan drejtësinë për 20 vjet dhe se vetëm vullneti i tyre për sa kohë do të votohen është i vetmi faktor që mund të ndreqë sistemin. Përndryshe,as vizitat e ndërkombëtarëve dhe as fustanet feshferitese në ndeshjet e stisura të futbollit nuk mund ta bëjnë këte klasë politike të gjykojë me ftohtësi dhe racionalitet. Dhe për sa kohë ti kemi peshqesh,na mbetet te shohim nje loje reciproke hileqare mes diplomateve dhe te perkedhelurve te tyre shqiptare.  Por hilet me te medha do te nisin me 21 korrik,  kur ata te bejne pergjegjes njeri tjetrin per deshtimin e reformes ne drejtesi.  Atehere po qe nuk kemi pare asgje akoma!

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...