2016-08-07

Lojërat Tradicionale të Rugovës fillojnë me 14 gusht 2016 në bjeshkët e Rugovës, konkretisht në fshatin Kuqishtë!


Lojërat Tradicionale të Rugovës fillojnë  me 14 gusht 2016 në bjeshkët e Rugovës, konkretisht në fshatin Kuqishtë, ku në mesin e afro 7 mijë mysafirëve do të gërshetohet tradicionalja me të sotmen përmes lojërave, valleve dhe muzikës.
“Lojërat Tradicionale të Rugovës”, sipas Këshillit organizativ, përbëhet nga programi kulturor dhe garat tradicionale sportive. Në pjesën e parë të ditës do të organizohet koncert me muzikë folklorike dhe autoktone. Do të përformojnë ansamble të ndryshme nga Rugova, nga komuna tjera të Kosovës, nga Shqipëria dhe nga malësia e Malit të Zi. Lokacioni ku mbahet koncerti dhe garat është një livadh privat i mbushur më gjelbërim dhe i këndshëm për secilin njeri.
Programi Sportiv
Fokusi kryesor i këtij takimi tradicional mbetet tek zhvillimi i programit sportiv ku zhvillohen këto disiplina: 
1.    Rrëzimi i duarve                                                  
2.    Mundje                                                                   
3.    Sharra në vek                                                         
4.    Hudhja e llastarit                                                   
5.    Ngjitja në shilor                                                      
6.    Gurapeshi                                                               
7.    Tërheqja e litari

Beatrix Ramosaj, dedikim prekës për babain që ka humbur


Beatrix Ramosaj, dedikim prekës për babain që ka humbur (Foto)

Prej 5 vitesh, babai i këngëtares Beatrix Ramosaj është larguar nga kjo jetë. Në një foto bashkë me të, postuar në instagram këngëtarja sjell një shënim të gjatë e të ndjerë, për mungesën që i ati ka lënë në jetën e saj dhe të Albanit:


Ja postimi i plotë:

“Ndoshta e kam shume te veshtire ta pranoj faktin qe ai nuk eshte me mes nesh… Dhe deshira e madhe per ta pare dhe nje here duke marr fryme, duke jetuar, duke qeshur.. me ben ta mendoj kaq shume, ne cdo moment dhe ne cdo dite qe kalon.. Vazhdoj ta shof dhe ne enderr kaq shpesh.. Kane kaluar 5 vite rresht dhe eshte hera e pare qe e shof 2 here ne enderr brenda dy javeve.. Si eshte e mundur… Te duash aq shume te ringjallesh dike, ose te duash kaq shume ta takosh vetem edhe njehere, ti tregosh se sa shume e do dhe se sa shume na mungon.. vras mendjen se si mund t ishte jeta po te ishte gjalle akoma.. Se sa shume do ndikonte ne jeten tone..

Image
Kur e shikoj ne enderr gjeja e pare qe me shkon ne mendje, i hidhem ne krah duke e perqafuar aq fort me sa fuqi te kem… Duke u cmallur.. Duke plotesuar ate ndjesine e mungeses se tij per 5 vjet.. Dhe ne megjes ndjej nje lumturi qe t pakten e takoj ne enderr, dhe zgjohem me lot ne sy.. Eshte e vetmja plage qe nuk ke sherohet asnjeher.. Sidomos tani, kete vit.. Cdo dite e me shume ndjehet mungesa jote babi… Sa do doja te ishe gjalle… Do me shikoje mua dhe Albanin dhe ne cdo hap qe do benim do ndiheshe krenare per neve, sa dua vetem nje here te degjoj zerin tend duke me thene ; bravo babit.. Jam shume krenare per ty… Sic me the ne performancen time te pare..

Nuk e harroj kurre gezimin tend dhe fjalet e tua te ndjera..; Bravo babit, ke dal ashtu sic kam dashur une gjithmone te shkelqeje.. Por e di cka? Albani po shkelqen me shume se une, eshte rritur, shuuume i talentuar, dhe te ngjan ty komplet, po na ben krenare cdo dite dhe e di qe dhe ti nga lart je shume krenare per ne, dhe per mamin qe pa ate nuk do ishim kurr ketu ku jemi sot. Eshte komplet merita e mamit dhe e jotja.. Jemi krenare dhe me fat qe kemi nje mamush kaq te kujdesshme dhe te mire, dhe nje baba qe na ndjek nga parajsa dhe qe jeni krenare per ne… Mungesa jote ndjehet cdo dite e me shume.. Te duam shume… Oh sa shume me mungon”.

Dua Lipa mezi pret të mbërrijë në Kosovë



Dua Lipa mezi pret të mbërrijë në Kosovë (Foto)



Dua Lipa do të mbërrijë nesër në Prishtinë. Pak minuta më parë ylli ndërkombëtar ka postuar në foto në rrjetet sociale dhe ku shkruan se ajo dhe ekipi i saj mezi po presin të mbërrijnë në vendin e saj të lindjes.
Image



Dua Lipa do të performojë në 9 gusht në Prishtinë, ndërsa një ditë më pas do të jetë në Tiranë për të kënduar live për publikun kryeqytetas.



Pak ditë më parë ajo performoi live në emisionin e Jimmy Fallon, duke u bërë kështu shqiptarja e parë që këndon në një show të tillë.



Ishte rrëmbyer nga CIA, ekzekutohet shkencëtari bërthamor iranian

shkencetar_iranianFamilja e një shkencëtari iranian është shprehur se djali i tyre është ekzekutuar. Nëna e Shahram Amiri tha për BBC se trupi i djalit të saj kishte shenja dhune në trup, pasi ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara.

Ai besohet se është varur dhe më pas është djegur. Amiri mbahej në një vend sekret nga autoritetet amerikane. Vetë shkencëtari kishte thënë se ishte rrëmbyer nga CIA.

Shahram Amiri mësohet se ka qenë një nga shkencëtarët më të mirë që ka pasur Irani. Ai gjithashtu ka pasur njohuri të mira për programet bërthamore. Shkencëtari, kur ka qenë gjallë, përmes një video, ka thënë se e kishin rrëmbyer dhe se e kishin çuar në një shtëpi, në vend të panjohur. Ai kishte shtuar se i kishin dhënë injeksion. Amiri ishte kthyer në Teheran më 2010, ku ishte pritur si hero.

Sportistët shqiptarë e nisin me sherr parakalimin në Rio 2016


Dy incidente të turpshme shenjuan prezantimin e sportistëve shqiptarë në Brazil, në lojërat olimpike Rio 2016. Në fillim atletja Vangjeli Teli rezultoi se nuk kishte kostum, për shkak se ajo është kualifikuar shumë vonë. Ndërsa më pas ka pasur një konflikt në momentin e parakalimit. Presidenti i Federatës së Peshëngritjes dhe trajneri i një sportisti janë zënë me njëri tjetrin se kush do të ecte në pistë. Kanë ndërhyrë sportistët e tjerë për të ndarë sherrin dhe incidenti u shua në momentin e fundit.
Sportistët shqiptarë e nisin me sherr parakalimin në Rio 2016
Kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar ka pranuar incidentet e raportuara në media me sportistët në Lojërat Olimpike në Brazil.

“E vërteta është që ajo u paraqit pranë Komitteit Olimpik ditën e hënë në orën 10:00 të mëngjesit, pasi është lajmëruar që të vijë ditën e dielë urgjentisht sepse është kualifikuar edhe ajo. Nga dita e hënë ne u morëm me dokumentat dhe ditën e martë është nisur. Ka qenë e pamundur dhe në kohë që ne ta pajisnim me kostum.Çdo gjë ka kohën e vet dhe do përgatitjen e saj. Koha ishte e pamundur. Kostumi ka kohën e vet, nuk ka rrobaqepës që do ta bënte për një kohë të tillë. Ishte jashtë limitit dhe mundësive tona për ta realizuar”.

Bezhani nga ana tjetër nuk mohoi as incidentin e ndodhur mes Presidentit të Federatës së Peshëngritjes dhe trajnerit të një sportisti lidhur me parakalimin në ceremoninë hapëse.

“Ishte një diçka e tillë dhe e rregulluam. Dhamë urdhër urgjentisht që të zbatohen ligjet, ligji është që i pari është sportisti, i dyti trajneri dhe pastaj vinë të tjerët. Ka ndodhur një fenomen i tillë por dhamë urdhër urgjentisht të zbatohet rregullorja” u shpreh Bezhani. Kujtojmë se kjo ishte vetëm dita e parë e paraqitjes së sportistëve në Brazil.

******




Polemikat e shqiptarëve

Pak përpara startit të lojërave olimpike Rio 2016-të, skuadra shqiptare duket e përçarë dhe për fat të keq duke implikuar një nga 6 sportistët pjesëmarrës si peshëngritësi Briken Çalja. Në rrjetin e tij në "Facebook", ai ka publikuar një akuzë ndaj presidentit të komitetit olimpik Viron Bezhani, duke përdorur fjalë fyese për një deklaratë që sipas peshëngritësit është gënjeshtër. Bëhet fjalë për bursën olimpike që Briken Calja ka deklaruar se nuk e ka përfituar, ndërkohë që vetë presidenti Bezhani, në një intervistë për “Top Channel” sqaron arsyet. “E kam thënë hapur se nuk mundet që sot për sot Brikeni të marrë bursë. Ai nuk mund të marrë bursë për shkak të dënimit që ai ka pasur. Unë nuk kam thënë që Brikenit i kemi dhënë bursë. Kam thënë Federatës i kemi dhënë bursë”, shprehet Viron Bezhani, president i KOKSH.

Sipas Bezhanit kjo është një situatë e pakëndshme mes së cilës është përfshirë në mënyrë të padrejtë një nga sportistët olimpik i cili në këtë mënyrë më tepër shpërqendrohet në prag të garës se sa i shërben atyre që e kanë nxitur. “100% është shtyrë nga dikush tjetër. Brikeni nuk e di që ato lek nuk janë fare të Komitetit Olimpik, as të shtetit shqiptar, janë lek që vijnë nga ndërkombëtarët. Nuk është mirë, jo vetëm për Brikeni, por edhe për sportin dhe momentin ku ndodhemi ne. Vëmendja më e madhe duhet të kushtohet te stërvitja. Pritshmëria është të Brikeni dhe te Luiza,” ve ne dukje Bezhani. Ndërkohë në prag të ceremonisë presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar shqiptar thekson se kuqezinjtë ndryshe nga e shkuara, në këto Lojëra Olimpike nuk janë thjesht për pjesëmarrje. “Sot ne shkojmë ballë hapur edhe për të fituar. Kur them për të fituar, them për të bërë një paraqitje dinjitoze”, shprehet Presidenti i KOKSH.

Kosova debuton në Olimpiadë

Dita e parë e Olimpiadës së Rios shënoi njëkohësisht dhe debutimin e të parës atlete kosovare në një Olimpiadë, me Urata Ramën që konkuroi në garën e 10 metra pushkë me ajër. Ajo u rendit e 48-ta nga 51 pjesëmarrës me rezultatin e 402.3 pikë në total, teksa më e saktë u tregua në qitjen e saj të tretë ku kapi rezultatin 101.3.  Në këtë kategori u dha njëkohësisht dhe medalja e parë e artë e këtyre lojërave me amerikanen Virgia Trasher që arriti të renditet e para pavarësisht se në garën kualifikuese ishte pozicionuar e 6-ta. Qitësja amerikane mundi në një garë shumë të fortë dy kinezet, Du Li, që mori medalje argjendi dhe Yi Siling që mori medaljen e bronztë.

Në finale, amerikania arriti të fitojë me vetëm 1 pikë diferencë mbi kinezen Du Li duke marrë 208 pikë në total kundrejt 207 të kundërshtares së saj, ndërsa Yi Siling ishte shumë e shkëputur me 185.4 pikë.

Ja orari kur do të garojë Majlinda Kelmendi në Lojërat Olimpike

\


Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova do të garojnë sot në Lojërat Olimpike që po mbahen në Rio të Brazilit

Ja orari kur do të garojë Majlinda Kelmendi në Lojërat Olimpike (Foto)

Xhudistja më e mirë në botë, Majlinda Kelmendi, do të kërkojë medaljen e parë olimpike për Kosovën, duke garuar në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Garat e xhudos, janë paraparë të nisin nga ora 15:00 sipas kohës tonë lokale, ndërsa Majlinda, luftën e parë pritet ta ketë rreth orës 16:30, ku do të takohet me fituesen e sfidës mes Gneto dhe Tschopp.

Përveç Majlindës, edhe Nora Gjakova mund t’i sigurojë medalje Kosovës, problemi i vetëm qëndron se ajo vuan nga një shqetësim i vogël në miniskusin e saj.

‘Rio 2016’, katastrofë për Nora Gjakovën

‘Rio 2016’, katastrofë për Nora Gjakovën


Lëndimi i Nora Gjakovës është më i rëndë saqë dukej në fillim

Trajneri Driton Kuka, në një intervistë për televizionin publik, ka thënë se janë të shqetësuar për lëndimin e Nora Gjakovës, e cila ka probleme me miniskusin.

“Nora ka pasur fat jashtëzakonisht të madh në short, por lëndimi na bën pak nervozë për arsye se ajo nuk është në 100 përqindshin e saj. Sidoqoftë shpresoj se në kokën e saj do të ketë një ndryshim pozitiv rreth këtij lëndimi dhe ajo do ta tejkalojë vetveten, sepse realisht kundërshtaret që i ka në grup nuk janë në nivelin e saj”, tha Kuka.

“Kolumbianen Amaris Yadinis e ka mposhtur në të kaluarën shumë lehtë. Mandej në luftën e dytë do të duhej të ndeshej me rumunen Corina Caprioriu, të cilën e ka mposhtur në Lojërat Evropiane në çerekfinale në Baku”, shtoi Kuka.

“Jemi pak nervozë sidomos sot, por shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Kemi bërë përgatitje të jashtëzakonshme, por tani gjithçka mbetet në duart e garueseve tona. Shpresoj të kemi fat e të shkoj gjithçka siç duhet”, përfundoi Kuka.

Në spitalin e qytetit të Shkupit “Shën Naum i Ohrit” janë sjellur mbi 30 të plagosur

Në spitalin e Shkupit janë sjellur mbi 30 të plagosur me plagë të rënda

Në spitalin e qytetit të Shkupit “Shën Naum i Ohrit” janë sjellur mbi 21 të plagosur, të gjithë me thyerje të këmbëve dhe duarve, ndërsa ata me fraktura po i nënshtrohen operacionit.

Në Qendrë Emergjente, janë sjellur 11 persona me fraktura dhe plagë të thella.

Është sjellur edhe një fëmijë 8 vjeç tek i cili është konstatuar vetëm vdekje e tij.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...