2016-08-08

MSH lëshon dokumente shëndetësore për qytetarë që udhëtojnë jashtë shtetit

Në përputhje me obligimet që ka Republika e Kosovës ndaj Konventës Apostille, pjesë e së cilës konventë tanimë është edhe Kosova, që nga data 15 qershor 2016, Ministria e Shëndetësisë ka filluar vërtetimin e Dokumenteve Shëndetësore për nevoja të qytetarëve të cilët udhëtojnë jashtë shtetit.

Për vërtetimin e Dokumenteve Shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë ka hartuar Procedurë Standarde të Operimit.

Për të realizuar këtë të drejtë, palët duhet të drejtohen në recepcionin e MSh ku plotësohet një formë e kërkesës për vërtetim të dokumentit shëndetësor. E tërë procedura e vërtetimit mund të zgjas maksimalisht 2 ditë me kusht që dokumenti i përmbush kriteret ligjore.

Pas aplikimit, Ministria e Shëndetësisë verifikon të gjitha të dhënat lidhur me institucionin (publik ose privat), verifikim që ka të bëjë me licencimin e institucionit, licencimin e profesionistit shëndetësor nënshkrues i dokumentit shëndetësor, etj.

Dokumenti i cili nuk është ne përputhje me Udhëzimin Administrativ Nr. 04-2013 (Certifikatat Shëndetësore), Udhëzimin Administrativ Nr 02-2010 (Dokumentet Unike Shëndetësore) nuk do të vërtetohet nga ana e MSh-së. Kjo rregull përjashtohet vetëm për dokumente të cilat nuk janë pjese e këtyre Udhëzimeve Administrative.

Kërkojmë nga Institucionet Publike dhe Private Shëndetësore që dokumentet shëndetësore të cilat i lëshojnë për palët, të jenë në përputhje me Udhëzimet Administrative Nr 04-2013, Nr. 02-2010 dhe Nr. 10-2010.

Këto udhëzime administrative, institucionet mund t;i gjejnë në web faqen e Ministrisë së Shëndetësisë www.msh-ks.org, rubrika Legjislacioni-Udhëzimet Administrative.

Identifikohen 15 rajone të gjenomit që lidhen me depresionin

Është bërë një zhvillim i madh drejt të kuptuarit të biologjisë së depresionit. Shkencëtarët kanë identifikuar 15 rajone të gjenomit që lidhen me sëmundjen depresive.

Ata kanë kryer një studim të gjerë të gjenomit, ku përfshinë rreth 500 mijë persona, duke krahasuar ndryshimet gjenetike të personave që kishin vuajtur nga simptoma depresive me të atyre që nuk kishin provuar simptoma të tilla.

Me zbulimin e rajoneve të reja të gjenomit shkencëtarët do të kenë mundësi të vëzhgojnë gjenet specifike të depresionit.

Deri më tani, kjo ka qenë e vështirë për shkak se përfshihen qindra e mijëra variante gjenetike që shkencëtarët dyshojnë. Secili gjen, thotë Roy Perlis, jep një sasi të vogël të rrezikut të zhvillimit të depresionit.

Dr. Perlis është Drejtor i Qendrës për Barna Eksperimentale në Massachusetts General Hospital në Boston, dhe bashkë-autor i një studimi mbi këtë çështje në revistën Nature Genetics.

Ai thotë se njerëzit e shëndetshëm kanë disa prej këtyre variacioneve, por depresioni mund të shfaqet nëse përfshihen gjene të mjaftueshme.

\"Interesi ynë kryesor është se si t’i gjejmë këtë gjene, për të zhvilluar lloje të reja më të mira trajtimi për depresionin,\" thotë zoti Perlis.

Rreziku i zhvillimit të një çrregullim të madh depresiv, thonë ekspertët, është diku nga 15 deri në 20 për qind.

Simptomat e depresionit janë të ndryshme; nga trishtimi, humbja e oreksit, pa kënaqësija në jetë dhe ndryshimi pa shkak i emocioneve.

Deri më tani, dr. Perlis thotë se studimi është përqendruar në një numër të vogël të objektivave në tru.

Të dhënat e përfshira në studimin e fundit kanë ardhur nga një organizatë e quajtur ‘23andMe’, e specializuar në krijimin e profileve gjenetike për njerëzit që duan të mësojnë më shumë në lidhje me prejardhjen e tyre.

Në këtë rast, informacioni ishte nga individë me prejardhje evropiane të cilët pranuan të marrin pjesë në studim.

Shkencëtarët analizuan gjenomin e pjesëmarrësve, dhe krahasuan variacionet gjenetike mes të dy grupeve.

Një analizë e detajuar zbuloi më shumë se dhjetë rajone gjenomike që rrisin rrezikun e një personi për depresion, duke përfshirë 17 rajone të veçanta që përmbajnë gjene të implikuar në çrregullimin e gjendjes emocionale. Disa rajone u përcaktuan nga shkencëtarët brenda ose afër gjeneve të përfshira në zhvillimin e trurit.

Dy rajone gjenomi ishin identifikuar më parë. Një nga rajonet për depresion ishte i lidhur me epilepsi dhe aftësi të kufizuara mendore. Një tjetër përmbante një gjen që shkakton kuptim të dobët në tru. Analizat e fundit i identifikuan këto zona si të lidhura në mënyrë të konsiderueshme me depresionin.

Hapi i ardhshëm, thotë doktor Perlis, është që të shikojmë në grupet e tjera etnike në përpjekje për të identifikuar rajonet e trurit që luajnë një rol në zhvillimin e çrregullimeve të humorit.

Ai thotë se shpreson që këto zbulime do të ndikojnë edhe për të ndryshuar perceptimet negative të shoqërisë në lidhje me sëmundjet mendore.

\"Sa më shumë ta bëjmë të qartë se këto janë sëmundje të trurit të prekur nga gjenet që ndikojnë në zhvillimin e trurit, shpresa ime është se kjo do të fillojë të zvogëlojë stigmën që shkon së bashku me depresionin. Kështu që në këtë kuptim, unë shpresoj se kjo do të ketë një ndikim të menjëhershëm\", thotë zoti Perlis

Por mos prisni trajtime të reja për çrregullimet e humorit. Sipas dr. Perlis, zbulimet janë vetëm fillimi i eksplorimit për përcaktimin biologjik të depresionit.

Shqetësime për ndërprerjen e operacioneve selektive në spitale publike

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë - PRAK, si zakonisht, ë cilësinë e zërit të pacientëve, shpreh shqetësimin e saj lidhur me ndërprerjen e operacioneve elektive nëpër Spitalet Publike në Kosovë.

Këtë shqetësim PRAK ia ka shprehur edhe Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK–së, mirëpo nuk ka marr ndonjë përgjigje!

Arsyetimi i cili jepet në vendimin e menagjmentit të spitaleve për ndërprerjen e këtyre operimeve, se kjo po bëhet për shkak të pushimeve vjetore të mjekëve dhe për shkak të temperaturave të larta, mendojmë se është i pa bazë, shkon në dëm të pacientëve dhe bie ndeshë me:

I. Ligjin për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Qytetarëve në Kujdesin Shëndetësorë, përkatësisht nenin 4, paragrafët:

1. Çdo qytetar ka të drejtë, për kujdes shëndetësor që është i kushtëzuar me gjendjen e tij të shëndetit. Kujdesi shëndetësor duhet të jetë adekuat, me qasje në vazhdimësi për të gjithë dhe pa diskriminim dhe

3. Qasja ndaj shërbimeve shëndetësore është në vazhdimësi, atëherë kur sistemi i ofrimit të shërbimeve shëndetësore funksionon gjatë 24 orëve.

II. Udhëzimin Administrativ 15/2013 - Karta e të Drejtave dhe Përgjegjësive të Pacientit në Kosovë, përkatësisht me pikat:
7- e drejta për respektim të kohës së pacientëve,
11- e drejta për shmangien e vuajtjeve dhe dhimbjeve, si dhe
12- e drejta për trajtim personal.

Modernizimi i shëndetësisë në Kosovë, ngritja e infrastrukturës në nivel më të lart në krahasim me vitet e kaluara, fakti se operacionet nuk janë ndaluar edhe në Spitalet private por ato kryhen sikur në periudhat tjera kohore, dhe fakti se temperaturat e larta nuk e pengojnë kryerjen e operacioneve as ne vendet ekuadoriale, ku tempersaturat gjithmonë janë të larta, bëjnë që ky vendim për ndërprerje të operacioneve të duket më shumë se i panevojshëm.

Duke e kuptuar qëllimin e mirë nga i cili është nisur kjo iniciativë (që të mos ketë komplikime shëndetësore për pacientë), por duke e pasur parasysh që ky vendim nuk është në harmoni me ligjin, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve – PRAK, propozon, që pacientët të kenë të drejtë që pas sqarimit të rreziqeve dhe komplikacioneve të mundëshme, të marrin vet vendimin se a duan të presin për operacionin apo duan ta kryejnë tani.

Bordi i Shërbimit Spitalorë Klinik Universitarë i Kosovës- SHSKUK si autoriteti suprem i Spitaleve publike të Kosovës, duhet të ndërmarrë masa dhe në pajtim me ligjet në fuqi, të ndërpres këtë praktik jo ligjore të Spitaleve publike.

Kjo do të ndikonte edhe në uljen e mundësisë për keqpërdorime, duke patur parasysh se disa nga mjekët, për ndonjë favor personal, mund t`i kaloj në listën e operacioneve urgjente pacientët e caktuar.

Koha e maskarenjve




Shkruar nga Zejdush Kastrati

Jam shumë kurioz te dij se në tryezën për demarkacionin që u mbajt në ambientet e Kuvendit te Kosovës, çoftë nga ata që përfaqësojnë dhe mbështesin vijën e komisionit shtetëror por edhe nga ata qe kontestojnë punën e këtij komisioni, pastaj nga radhët e deputetëve, ministrave, akademikeve, profesorëve universitar, të varurve e të pavarurve,...a pati edhe te atille qe para 26 vitesh, pra, në vitin 1989, kur Serbia me dhune suprimoi autonominë e atëhershme të KSAK-e, dhe aplikoi dhune e terror institucional mbi popullatën shqiptare, heshtën.

Atyre nuk iu degjua asnjehere zeri, kurse tash, na flasin për mbrojtje të interesit shtetror, për mbrojtje të integriteteit shteteror, pastaj për trathti kombëtare, për joprofesionalizem, për servilizem, e besa edhe për atë, se duhet te skuqen para bashkevendaseve dhe fëmijëve të tyre.

Si duket, eshte koha e maskarenjeve dhe prostitutave politike,te cilet pa fije turpi,shfrytzojne momentin, dhe gjithnje, jane ne radhe te pare,kur eshte ne pytje, interesi dhe promovimi personal i tyre,pa u brengosur fare se kush ishin dje ,cilet jane sot, dhe kush do te jene edhe ne te ardhmen!!!

Nje gja duhet ta kemi te qart. Per toke, gjithekund ne bote behen edhe lufterat.Per toke, shumehere prishet vllaznilleku, por maskarenjet dhe prostitutat politke me se shumti kane perfituar pikerisht nga tollovia, apo siq thot populli, \"Ujku do mjegull\", andaj kujdes nga disa, qe (ndoshta) ishin edhe ne mesin e diskutanteve te kesaj tryeze.

Skandalet dhe reformat



Shkruar nga Florina Duli

Diplomatët dhe vëzhguesit e huaj shpesh i referohen sistemit Kosovar të drejtësisë si sistem i dobët, jo-efektiv dhe i paaftë të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Raportet dhe deklaratat e tyre nënvizojnë mosfunksionimin e sistemit të drejtësisë si pengesën kryesore në procesin e shtet ndërtimit të Kosovës.

Organizatat ndërkombëtare që veprojnë te ne, si ato bilaterale ashtu edhe multilaterale, kanë angazhuar resurse të mëdha financiare në reformimin e sistemit të drejtësisë.

Sundimi i ligjit, që nga paslufta e deri më sot, mund të ketë absorbuar mbi 1 miliardë Euro të taksa paguesve Evropian dhe Amerikan. Vetëm programi CARDS i BE-së ka angazhuar dhe shpenzuar rreth 650 milion euro gjatë periudhës 2007-2011.

Mosfunksionimi i shtetit të së drejtës shpesh përdoret si argument në proceset e dialogimit rreth liberalizimit të vizave dhe Integrimet Euro-Atlantike.

Përgjimet e bisedave telefonike mes politikanëve aktivë në Kosovë, edhe pse të publikuara nga portali Insajder, edhe një herë ngjallën reagime të apasionuara nëpër rrjete sociale, nga qytetarët, duke rikthyer kështu korrupsionin politik në fokus të diskursit publik.

Këto reagime më kujtuan filmin dokumentar “Kafshët janë njerëz të bukur” me babunin i cili sa herë që ngre një gur, sheh se nën të është fshehur një gjarpër dhe nga frika alivanoset.

Megjithatë babuni sapo zgjohet ngre gurin prapë, dhe prapë alivanoset dhe këtë e përsëritë disa herë.

Unë befasohem me reagimin e bashkëqytetarëve të mi. Refuzoj të besoj se skandali i përgjimit ka zënë dikë në befasi. Për disa mund të jetë paksa befasues komoditeti me të cilin “të zgjedhurit e popullit” përdorin telefonin për të bërë allishverishe, kur kanë opsione tjera që janë të papërgjueshme, por kjo vetëm dëshmon atë që ne të gjithë e dimë: ata janë dhe ndihen të paprekshëm si nga ligji ashtu edhe nga votuesi.

Ky rast në vete përmban shumë tregues të kualitetit të qeverisjes, shkallës së korrupsionit politik, kronizmit, nepotizmit, kapjes së shtetit, etj. e për më tepër të kapjes së sistemit të drejtësisë dhe mediave publike.

Teoritë konspirative që qarkullojnë në Kosovë, sugjerojnë se asnjë nga rastet e korrupsionit të iniciuara deri më sot te ne, nuk ka dhënë ndonjë shenjë të fillimit të ndonjë reforme në fushën e sundimit të ligjit.

Iniciativat prokuroriale dhe rastet gjyqësore, të gjitha kanë shije politizimi përderisa tajmingu i tyre gjithmonë koincidon me momente të rëndësishme politike, duke i shërbyer kështu agjendave partiake, apo edhe agjendave të ngushta të liderëve të njërës apo tjetrës parti.

Deri më sot, drejtësia ishte vetëm një teatër, ku shteti dhe partitë luanin lojën e vet ndonjëherë edhe duke sakrifikuar lojtarët e tyre, për qëllime të caktuara.

Por edhe nëse këto teori konspirative janë të bazuara, e të cilat sugjerojnë rrjedhjen e qëllimshme të këtyre incizimeve nga vetë shteti, për qëllime shantazhi apo edhe të ndërlidhura me ndonjë proces të caktuar, si p.sh. procesi i demarkacionit, prapëseprapë autenciteti i materialeve të incizimeve kërkon reagim të strukturuar të shoqërisë si dhe faktorëve më me influencë në Kosovë, e që janë diplomacitë e huaja.

Prononcimet e përgjithshme për domosdoshmërinë e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, do të fitonin më shumë peshë kur diplomacitë nuk heshtin para rasteve konkrete të fenomeneve që ata gjykojnë.

Bile, në rastin e fundit, Ambasadorët është dashur të udhëzojnë për veprimet adekuate ligjore nga prokuroria dhe shteti, sipas shembujve nga demokracitë e tyre.

Në të kundërtën mund të përdorin instrumente të cilat i kanë aplikuar në raste tjera, si p.sh. ndalimin e vizave për politikanë të korruptuar.

Vetëm në dy vitet e fundit, Qeveria Amerikane ka ndaluar dhënien e vizave 173 politikanëve Kenianë(të zgjedhur), shumë zyrtarëve dhe politikanëve (të zgjedhur) Hungarezë dhe Guvernatorit (të zgjedhur) të shtetit të Ekitit, në Nigeri dhe familjes së tij, për shkaqe dyshimi të përfshirjes në afera korruptive.

Bile iniciativës Amerikane dhe Britaneze për ndalim udhëtimi të politikanëve Kenianë iu bashkëngjitën në atë kohë edhe Kanadaja, Finlanda, Gjermania, Japonia, Holanda, Norvegjia, Suedia dhe Zvicra.

Vetë Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), sugjeron se qeverisja kualitative është e vetmja rrugë drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

Banka Botërore konsideron korrupsionin si sfidën më të madhe drejt zhvillimit ekonomik dhe social, duke promovuar qeverisjen e mirë si strategji kyçe drejt parandalimit të korrupsionit. Këto parime janë përqafuar nga të gjitha organizatat bilaterale dhe multilaterale që veprojnë te ne.

Pastaj, si do të reflektohet ky skandal te proceset e “mëdha” të Kosovës, si p.sh liberalizimi, i cili edhe përdoret për të na futur nëpër kutitë e patriotëve dhe tradhtarëve, dhe sa peshë ka ky kronizëm dhe nepotizëm, në procesin e integrimeve, anëtarësimit në NATO, dhe në përfitimin e asistencës ndërkombëtare, që për kusht ka qeverisjen e mirë.

Sa do të ndikojë ky skandal në matjen e zbatimit të MSA-së, gjegjësisht Nenit 83 dhe 91. Në shikim të parë, kur lexon udhërrëfyesin për liberalizim, ke përshtypjen se implementimi i tij do të çojë drejt avansimit të qeverisjes së mirë te në.

Në praktikë, BE me mesazhet e saj, i jep rëndësi më të madhe demarkacionit se sa anti-korrupsionit.

Si duket vetëm politikanët tanë kanë arritur të lexojnë mes rreshtash këto marrëveshje.

/Autorja është Drejtoreshë ekzekutive e IKS/

Kandidati republikan për president të SH.B.A -ve,z. , Donald Trump: Me shkurtime taksash do ta rigjallërojë ekonominë amerikane

Kandidati republikan për president, Donald Trump paraqiti planin e tij ekonomik, duke thënë se do që ta “rigjallërojë” ekonominë amerikane me shkurtime të reja taksash, zbutje të rregullave qeveritare dhe përpjekje për të përmirësuar gjendjen e punonjësve të klasës së mesme.

Zoti Trump, e quajti kundërshtaren e tij demokrate, ish-sekretaren e Shtetit Hillary Clinton “kandidate të së kaluarës” që donte ngritje taksash, më shumë kufizime për bizneset dhe kontroll më të fortë për zhvillimin e energjisë.

Ai foli në Detroit, qyteti i shtetit të Miçiganit, që është qendra e prodhimit të automjeteve. Kandidati republikan u ndërpre disa here nga protestuesit, që u nxorrrën jashtë.

Zoti Trump u përshënder me brohoritje nga drejtuesit e bizneseve, kur bëri thirrje që të të shkurtohet taksa e korporatave që është e treta më e larta në botë.

Ai kritikoi marrëveshjet amerikane të tregëtisë, përfshirë projekt-paktin për Partneritetin Trans-Paqësor, duke thënë se zonja Clinton do ta mbështesë atë, megjithëse ajo ka shprehur kundërshtimin për të.

Zoti Trump e akuzoi zonjën Clinton se ka “vetëm fjalë dhe jo vepra” kur premtoi të hapë 200 mijë vende pune në shtetin e Nju Jorkut, kur ishte senatore para një dekade.

Kandidati republikan e mbajti fjalimin pas një jave deklaratash që ngjallën polemika dhe anketave që tregojnë se mbështetja për të ka rënë në garën për Shtëpinë e Bardhë. Zonja Clinton do të paraqesë planin e saj për ekonominë po në Detroit të enjten.

Skandal në Kardiologji, 200 mijë euro stenta pa afat

Rreth 200 mijë euro besohet të jetë vlera e stentave, pejsmekerëve dhe materialeve tjera shpenzuese të cilat nuk janë përdorur në Klinikën e Kardiologjisë, ku shumica e mjekëve janë nën aktakuzë.

E gjitha konfirmohet në një raport të drejtorit të Klinikës drejtuar menaxhmentit të SHKUK-së.

Rreth 200 mijë euro besohet të jetë vlera e stentave, pejsmekerëve, elektrodave, kateterave, balonave dhe pajisjeve tjera që përdoren në Kardiologji e që u ka skaduar afati.

Një raport i dorëzuar menaxhmentit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), sipas një burimi në Kolegjiumin e Drejtorëve të QKUK-së, “flet” në detaje për pajisjet që u ka skaduar afati e nuk janë përdorur në atë klinikë.

Raporti i hartuar nga u.d. drejtori i Klinikës Basri Sejdiu, i është dorëzuar tashmë drejtorit të SHSKUK-së, Curr Gjocajt.

Sejdiu e njofton eprorin e tij në detaje në lidhje me pajisjet që kanë në Klinikë e që u ka skaduar afati.

Ai e alarmon drejtorin Gjocaj se gjendja në Klinikë është shqetësuese, pikërisht për shkak të skadimit të afatit të materialeve shpenzuese.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...