Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/08/11

Ja si vriteshin të burgosurit politikë në kampin e Laçit, në vitin 1966"

“Ne gjak kanë për te përfunduar ata,
që gjithë jetën e kaluan ne gjaksira”

Bajron

Në Shqipëri janë burgosur për motive politike 26.768 burra dhe 7367 gra. Nga këta janë ekzekutuar 5037 burra dhe 450 gra. Ndër këta persona, 998 burra dhe 7 gra kanë vdekur gjatë kohës së hetuesisë dhe nëpër burgje. Përveç këtyre të burgosurve, gjatë asaj periudhe janë internuar edhe 48.217 burra dhe 10.792 gra, nga të cilët 7022 prej tyre kanë vdekur në kampet e internimit"


Dashnor Kaloçi

Gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës, në Shqipëri janë burgosur për motive politike 26.768 burra dhe 7367 gra. Nga këta janë ekzekutuar 5037 burra dhe 450 gra. Ndër këta persona, 998 burra dhe 7 gra kanë vdekur gjatë kohës së hetuesisë dhe nëpër burgje, kurse 308 të tjerë kanë humbur përgjithmonë aftësitë mendore. Përveç këtyre të burgosurve, gjatë asaj periudhe janë internuar edhe 48.217 burra dhe 10.792 gra, nga të cilët 7022 prej tyre kanë vdekur në kampet e internimit". Këto shifra tragjike i dëshmon për herë të parë për "Gazetën", 68-vjeçari Tanush Kaso, që drejton një prej Shoqatave të ish-të Dënuarve Politikë të Shqipërisë, i cili për më shumë se dhjetë vjet me rradhë ka vuajtur vetë në burgjet famëkeqe të regjimit komunist të Enver Hoxhës.

Nisur nga fakti se këto ditë të gjitha Shoqatat e ish-të Dënuarëve dhe Persekutuarve Politikë të Shqipërisë janë bashkuar dhe kanë ndërrmarë disa protesta paqësore për të kërkuar nga qeveria aktuale, kompesimet dhe dëmshpërblimet e vuajtjeve të tyre, zoti Tanush Kaso, si për t'i sensibilizuar ato, bën publike disa prej atyre ngjarjeve tragjike të ndodhura në kampet e burgjet e atij regjimi ku mbetën të vrarë me mijra të burgosur dhe internuar.

Në Kampin e Uzinës së Laçit

Një nga kampet e punës së detyruar të regjimit komunist të Enver Hoxhës, ka qenë edhe kampi i Laçit, ku mbetën të vrarë dhe të gjymtuar shumë të burgosr politikë. Lidhur me atë kamp, që u bë ferri i shumë prej bashkëvuajtësve të tij,Tanush Kaso kujton: "Kampi i Uzinës së Superfosfatit të Laçit ku brenda tij ishin rreth 700 të burgosur politikë, ndodhej brenda hapësirës së gjerë të rrethuar me truproje të armatosura e tela me gjëmba, në veri të fshatit të vogël të quajtur Laç, në krahinën e Kurbinit, e cila asokohe ishte nën administrimin e rrethit të Krujës Ajo uzinë që do të prodhonte plehra fosfatike për bujqësinë dhe acid sulfurik për industrinë, kishte nisur që të ndërtohej me ndihmën e kinezëve. Qeveria shqiptare e asaj kohe kishte menduar që atë uzinë ta ndërtonte me të dënuarit politikë dhe pas atij vendimi, Komandanti i Kampit, Kolonel Azbi Lamçja, (me origjinë nga Mallakastra) i shoqëruar nga roje të shumta shkoi vetë në Burgun e Burrelit dhe pasi zgjodhi rreth 200 të burgosur që ishin në gjendje të mirë shëndetësore e fizike për të punuar, i çoi në kampin e Laçit. Të gjithë ata të burgosur që erdhën nga Burgu i Burrelit, u sistemuan për të fjetur në një godinë të madhe, që më vonë do të shërbente si depo për mbajtjen e materialeve të ndryshme të ndërtimit. Komandanti i atij kampi Kolonel Azbi Lamçja, mbante atë detyrë edhe për kampet e Rubikut dhe të Fushë-Krujës. Ai ishte një figurë mjaft e pasur me ngjarje të ndryshme nga burgjet e kampet ku kishte shërbyer për shumë vjet. Azbiu kishte qenë vetë i burgosur ordiner, që në vitet e para të pasluftës, i dënuar për vrasjen e një vajze nga fisi i tij dhe ishte liruar me amnistinë që ishte dhënë pas rënies së Koci Xoxes. Në lirimin e tij kishte ndihmuar dhe Mehmet Shehu, me të cilin ai kishte lidhje farefisnore dhe po Mehmeti në atë kohë që mori funksionet e Koci Xoxes, e ndihmoi Azbiun duke e marrë në rradhët e Ministrisë së Punëve të Brendëshme me detyrën e komandantit në disa kampe dhe burgje. Azbiu donte të tregohej i mirë me të burgosurit (me që e kishte provuar vetë burgun) por e bënte më mirë se të tjerët "detyrën e Partisë", duke i përmbushur sa më mirë dhe biles duke i tejkaluar porositë e eprorëve të tij të Sigurimit të Shtetit. Edhe Ministrin e Brendshëm Kadri Hazbiun, i cili kishte zëvëndësuar në atë post, Mehmet Shehun, ai e kishte të afërt në lidhje krushqie. Nisur nga ato lidhje miqësie dhe krushqie që ai kishte me dy nga figurat kryesore të shtetit komunist, kishte kopetenca të plota, deri edhe për lirimin e parakohshëm të ndonjë të dënuari. Azbiu spekullonte shumë me familjet e të dënuarve duke u marrë atyre rrushfete të ndryshme, të cilat i mbante edhe për vete, por edhe iu çonte eprorëve të tij. Azbi Lamçen e pushuan nga puna dhe e liruan nga ushtria, duke e akuzuar për vjedhje dhe shpërdorim detyre. Pas asaj atë e çuan si drejtor në Tiranë në një ndërrmarje ujrash, por dhe aty vodhi. Pas asaj atë e dënuan me burg dhe kur doli akoma pa mbushur vitin, filloi të ankohej dhe të shante. Pas kësaj e dënuan përsëri për "agjitacion e propagandë" dhe mbasi u lirua nga burgu doli në pension dhe pas disa kohësh vdiq. Gjatë vitit të parë të dënuarit politikë që ishin në kampin e Laçit, u morën me ndërtime pallatesh, të cilat janë edhe sot në atë qytet që ndodhet në anë të djathtë të rrugës nacionale që të shpie për në Shkodër, si dhe një pjesë të trasesë hekurudhore të linjës Vorë-Laç. Fillimisht trajtimi i të burgosurve në kampin e Laçit, ishte më i mirë se në kampet e tjera, mbasi aty punohej me teknikë e inxhinierë kinezë dhe kishte nevoja për kryerjen urgjente dhe me cilësi të punimeve. Të burgosurit zgjidhnin lirisht profesionet e zanatet e tyre si murator, karpentier, saldator, mekanik, elektriçist, e deri teknik ndërtimi. Aty në atë kamp herë pas here lejohej shfaqja e filmave shqiptarë dhe amerikano-latinë, siç ishte "Qielli i lumturisë" e ndonjë tjetër që pëlqehej dhe përsëritej. Furnizimi me ushqime bëhej me një dyqan të çelur apostafat brenda kampit. Aty mund të blinin të burgosurit që fitonin pak para nga tejkalimi i normës, si psh ndonjë kile sheqer apo makarona. Për çudinë e madhe tonën, vitin e parë ne na u lejua që të festonim Vitin e Ri, duke ndenjur gjithë natën zgjuar, me biseda, humor, muzikë e filma. Në oborrin e kampit ishte vendosur pema e Vitit të Ri e cila ishte zbukuruar me drita dhe pambuk që imitonte dëborën, ashtu siç bëhej në vitrinat e dyqaneve nëpër qytete. E gjitha ajo gjë e pazakontë, nuk bëhej nga zëmërgjerësia e komandantit, Azbi Lamçes, por sepse ashtu kishin ardhur udhëzimet nga Tirana", kujton Tanush Kaso, ish-i burgosuri i atij kampi.

Vrasja e Mark Cufit nga Shkodra

Po si rrodhën ngjarjet më pas në atë kamp të burgosurish dhe a kishte tentativa nga të dënuarit për t'u arratisur që aty? Lidhur me këtë, Tanush Kaso dëshmon: "Në pragun e festave të 20-vjetorit të Çlirimit dhe Ditës së Flamurit, situata dukej disi më e zbutur dhe ne rrinim me shpresë të dhënies së ndonjë "amnistie të gjërë" me rastin e atyre festave. Por kjo nuk u realizua. Që nga ajo ditë nisi zhgënjimi dhe si rezultat i asaj gjëndje, të burgosurit filluan të keqtrajtoheshin nga komanda e kampit. Nisur nga ajo situatë e tmerrshme psikoillogjike ku ne ndodheshim, shumë nga të dënuarit mendonin se si të arratiseshin që andej. Njëri prej tyre ishte dhe djaloshi trim nga Shkodra, Mark Cufi, i cili mundi që të arratisej, por u vra nga forcat e policisë dhe të ushtrisë, teksa kishte mbërritur diku në afërsi të qytetit të Shkodrës. Vrasja enigmatike e Mark Cufit, i cili tentoi dhe u arratis nga kampi, e acaroi shumë gjëndjen. Versioni zyrtar i vrasjes së tij ishte: "tentativë arratisje". Trupin e tij të çarë që më pas dukej që e kishin qepur, e sollën me një makinë dhe e hodhën në oborrin e kampit, atje ku më parë kishte qenë vendosur pema e Vitit të Ri. Pas kësaj aty na grumbulluan të gjithë ne të burgosurve dhe Kryetari i Degës së Brendëshme të rrethit të Krujës, Nuri Çakërri, (me origjinë nga Vlora) mbajti një fjalim shumë të ashpër. Edhe sot më kujtohen ato shprehje të tija, të thëna plot urrejtje si: "Kështu do të përfundoni të gjithë! Mos kujtoni se do të vijnë anglo-amerikanët t'ju shpëtojnë! Kallashnikovi do të punojë për ne…" Po atë ditë nuk mund ta harroj kurrë guximin e trimërinë e Islam Cenkos nga Përmeti, i cili doli para të gjithë të burgosurve e Komnadës së Kampit, dhe e puthi në ballë Mark Cufin e pajetë, gjë të cilën ai e pësoi me një muaj izolim në birucë", kujton Tanush Kaso lidhur me vrasjen e të dënuarit Mark Cufi, nga Shkodra, i cili tentoi të arratisej nga ai kamp.

Vrasjet e tjera në Laç

Vrasja e të riut shkodran Mark Cufi në kampin e Laçit, nuk ishte e vetmja, pasi në atë kamp pati edhe vrasje të tjera, për të cilat, ish- i dënuari Tanush Kaso, dëshmon: "Aty në atë kamp pati edhe disa vrasje të tjera nga plumbat e komunistëve. Më kujtohen si tani vrasjet e shokëve tanë të dënua si Eqerem Zeko, Naun Kondakçiu, Qerim Çaushi etj. Eqerem Zekon e vranë ushtarët me breshëri automatiku teksa ai po hidhte plehrat pranë rrethimit të kampit. Ndërsa Naum Kondakçiu, shoku im i fëminisë, u vra diku jo shumë larg kampit (atje ku sot është ura e vogël para varrezave publike të qytetit të Laçit) pasi ishte arratisur nga kampi së bashku me dy shokët e tij: Sazan Hadërin dhe Murat Martën. Ata të tre rrëmbyen një makinë "Zis" që punonte brenda kampit dhe me të goditën portën kryesore të Uzinës e u larguan që andej. Ndërsa Sazani me Muratin u kapën shpejt nga ushtarët dhe qentë me erë të kufirit, Naumi u largua pak më larg dhe u fsheh në disa shkurre pranë një përroi të vogël ku dhe e rrethuan ushtarët e policët. Ai nuk kishte pse të vritej sepse ishte i rrethuar nga të katër anët dhe ishte i pa armatosur e mund të kapej fare lehtë i gjallë, por u vra qëllimisht për të na terrorizuar ne të burgosurit e tjerë. Ndërsa Patriot Xhelo nga rrethi i Vlorës, në një çast dëshpërimi u hodh përmbi telat rrethues të kampit dhe menjëherë u qëllua me breshëri automatiku nga rojet ushtarake. Ai ra përdhe pak metra pasi kishte kaluar telat i goditur nga shumë plumba në trup, por mrekullisht shpëtoi nga vdekja. Ai u shtrua në spital dhe pasi u shërua, u ridënua përsëri dhe më pas vuajti dënimin dhe u lirua. Tani ai jeton shëndoshë e mirë, por natyrisht i plakur, tok me familjen e tij që e krijoi me njëmijë mundime pas daljes nga burgu. Ndërsa i riu Qerim Çaushi, i dha fund jetës së tij duke u hedhur me kokë nga taraca e godinë së kampit, pasi nuk mundi që t'i duronte dot vajtjet që e mundonin në atë burg skëterrë. Pas këtyre katër të vrarëve, aty në atë kamp pati edhe tetë të vdekur të tjerë nga aksidentet në punë dhe sëmundjet e ndryshme për shkak të kushteve tepër të vështira që kishte ai kamp. Nga aksidentet në punë pati edhe shumë që mbetën invalidë të përjetshëm, si Eqerem Çapaj nga Vlora, i cili punonte si montator. Eqeremi ra nga kapriata dhe iu dëmtua kolona vertebrale e njera këmbë. Që nga ajo kohë, ai ka mnbetur i gjymtuar dhe thuajse i paralizuar. Përveç Eqeremit nga ai kamp kanë mbetur të gjymtyuar edhe shumë të dënuar tjerë", kujton ish- i burgosuri i kampit të Laçit, Tanush Kaso, lidhur me vrasjet dhe aksidentet e shumta në atë burg, ku të dënuarit politik punonin për ndërtimin e Uzinës së Superfosfatit.

Në kampin e Fushë-Krujës

Përveç kampit të Laçit, në atë kohë regjimi komunist kishte hapur dhe një kamp tjetër në qytezën e vogël të Fushë-Krujës, ku asokohe punohej për ndërtimin e Fabrikës së Çimentos. Po ç'ishte ai kamp dhe si trajtoheshin të burgosurit politikë aty? Lidhur me këtë, Tanush Kaso dëshmon: "Vendi ku do të ndërtohej Fabrika e Çimentos, ndodhej disa km. në lindje të Fushë-Krujës, rrëzë maleve poshtë qytetit të Krujës. Ngjitur me kantierin e punës, ishin ngritur në formë drejtkëndëshi, disa baraka me një oborr në mes, ku ndodhej edhe një mencë e vogël verore me stola druri, e pak më tej, banjat dhe disa qeli. Të gjitha këto përbënin atë kamp ku ishim rreth 600-700 të burgosur politikë dhe ordinerë. Disa ndarje në njërën prej barakave, shërbenin për infermeri dhe tek porta ndodhej kabina e rojeve të brendshme të kampit të paarmatosura. I gjithë kampi ishte i rrethuar me një rrethim me tela me gjëmba dhe një tjetër akoma dhe më i madh ishte përreth kantierit të punës. Në një largësi prej disa metrash nga njera tjetra, mbi disa karakolle druri qëndronin rojet e rrethimit, të armatosur me automatikë dhe mitrolozë të lehtë. Komandanti i atij kampi në fillim ishte kolonel Azbi Lamçe, por më pas ai u zëvëndësua me Qemal Nallbanin, i cili ishte me origjinë nga Vlora. Ndërsa Komisar i kampit ishte Besnik Çomo me origjinë nga Mallakastra, i cili shquhej për mëndjemadhësi dhe egërsi të rrallë. Mbas shumë vjetësh, për nevoja pune, ishte e para herë që në atë kamp bashkoheshin të dënuarit politikë dhe ata ordinerë. Fjetja bëhej në kapanone të veçantë, por oborri ishte i përbashkët dhe në punë nuk kishte ndarje në mes nesh. Ne shkonim shumë mirë me njeri tjetrin dhe kishte shumë solidaritet dhe mirëkuptim nga të dy palët. Të dënuarit ordinerë ne na respektonin shumë. Kur nga kampi i Laçit, rreth 100 vetë na çuan si për më keq në kampin e Fushë-Krujës, ne u ndjemë si më të lehtësuar, pasi duke menduar se atje kishte dhe të dënuar ordinerë, kujtonim se atje do të kishte liberalizëm. Edhe ajo fabrikë ashtu si edhe Uzina e Superfosfatit e Laçit, ndërtohej me ndihmën e kinezëve, të cilët ne i kishim pranë gjatë gjitha punimeve që bënim, të cilat drejtoheshin prej tyre. Në orët e para lexonim, loznim, shah e domino ose ia merrnim këngës, tok me bashkëvuajtësit ordinerë, midis të cilëve kishte shumë të pakënaqur nga politika e Enver Hoxhës dhe tregonin lloj-lloj barcoletash banale për të e për larot e tij. Midis tyre kishte instrumentistë e këngëtarë të talentuar. shumë Kur ndodheshim atje, na erdhi një i porsadënuar për motive politike, disi i ndryshëm nga të tjerët. Ishte një muzikant profesionist, që kishte kryer konservatorin në Çekosllavaki. Quhej Ali Hoxha dhe ishte nga Kamza e Tiranës. Përdorte kitarën dhe disa instrumenta frymorë. Me vete kishte sjellë një trombë dhe një saks, të blera në Kinë, ku kishte qenë me Ansamblin e Shtetit. Drama e tij ishte e thjeshtë. Duke u kthyer në Atdhe, ndërsa avioni ishte ndalur për një pushim të shkurtër në Moskë ai u fsheh dhe mbeti atje. Rusët e pritën mirë. I premtuan strehim politik dhe punë ose, në se dëshironte mund të shkonte në vend tjetër. Mbas dhjetë ditësh, duke menduar për pasojat që mund të kishin të afërmit e vet në Shqipëri për shkakun e ti, ai vendosi të kthehej. "Do të dënojnë" - i thanë rusët. "Për dhjetë dite që ndjenje, dhjetë vjet burg do të bësh". I njohim ligjet e vendit tuaj, janë si ato të tonat, të kohës së Stalinit…" Ai këmbënguli të kthehej në Shqipëri. E nisën me një aeroplan kinez. Sa zbriti në Rinas, e shoqëruan njerëzit e Sigurimit. Filloi hetuesia, izolimi, dyshimet për spiunash, e pastaj dhjetë vjet burg", kujton Tanush Kaso, lidhur me kampin e Fushë-Krujës dhe shokët e tij të cilët vuanin dënimin aty bashkë me të.




Në pjesën e parë të këtij shkrimi, nëpërmjet dëshmisë së 68-vjeçarit Tanush Kaso, i cili ka vuajtur për më shumë se dhjetë vjet në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës, u njohëm me jetën e vështirë që bënin asokohe të dënuarit politikë në kampet e Laçit dhe të Fushë-Krujës, ku në fillimin e viteve '60-të, kishte filluar ndërtimi i Uzinës së Superfosfatit dhe Fabrikës së Çimentos. Sipas dëshmisë së Kasos, në ato dy kampe ashtu si edhe në kampet e tjera që ishin hapur pothuajse në çdo skaj të Shqipërisë, kushtet ishin nga më çnjerzoret dhe shumë nga të burgosurit nga që nuk i duronin dot ato, tentonin të arratiseshin apo të hidheshin në drejtim të telave me gjëmba të rrethimit, ku i sharronte automatiku i rojeve. Gjatë asaj periudhe në kampin e Laçit, tentuan të arratiseshin disa të burgosur dhe tre prej tyre, si Mark Cufi, Naum Kondakçi dhe Eqerem Zeko, u vranë nga rojet e kampit teksa kishin dalë jashtë rrethimit. Po kështu në atë kamp vdiqën apo u gjymtuan edhe shumë të burgosur të tjerë nga kushtet e këqia. Tentativa për t'u arratisur pati edhe në kampin tjetër të Fushë-Krujës, siç ishte rasti i Ylli Tabakut dhe Maksut Xhomakës, të cilët pasi dolën jashtë rrethimit, më pas u kapën dhe u torturuan në mënyrën më barbare duke u dënuar përsëri.


Arratisja e dy të burgosurve në Fushë-Krujë

Nisur nga kushtet çnjerzore në të cilat ndodheshin të burgosurit politikë në kampet e punës së detyruar që regjimi komunist i kishte hapur pothuaj në çdo skaj të Shqipërisë, shumë prej tyre nuk i duronin dot ato vuajtje dhe tentonin që të arratiseshin që andej apo t'i jepnin fund jetës duke u hedhur në telat e rrethimit të kampit ku i sharronte automatiku i rojve ushtarake. Edhe në kampin e Fabrikës së Çimentos në Fushë-Krujë, ngjarje të tilla ishin më se të zakonshme. Lidhur me këto, Tanush Kaso dëshmon: "Një nga ngjarjet më të bujshme në Kampin e Fushë-Krujës, ishte arratisja spektakolare e Ylli Tabakut nga Tirana dhe Maksut Xhomakës nga Margëlliçi i Çamërisë. Kishte disa ditë që ata rrinin bashkë dhe silleshin rrotull kantierit, sidomos aty ku shkarkoheshin makinat me tulla e materiale të tjera ndërtimi. Ata si duket studionin dhe përgatisnin planin e arratisjes nga ferri. Ajo gjë ishte një ndërrmarje e guximëshme, që mund ta paguaje me jetën. Kisha vënë re se Ylli, si romantik që ishte, ato ditë këndonte herë pas here një këngë të muzikës së lehtë, e cila nuk kishte shumë kohë që kishte dalë, me refrenin "Harro, gjithmonë harro…" Dhe ja një ditë, papritmas, ndërsa të gjithë ishin shpërndarë nëpër frontet e punës, një makinë me rimorkio iu vërsul me shpejtësi portës së madhe, të cilën e shqeu dhe e kaloi pa vështirësi. Rojet për një çast u befasuan dhe u hutuan: pastaj ata derdhën breshëri të gjata automatiku e mitrolozësh në drejtim të makinë e cila dukej se ishte pa shofer, mbasi që të dy të burgosurit kishin ulur kokat. Treqind metra më tej, në kthesën e parë, makina u batua, për shkak se rimorkio kishte mbetur frenato.Të dy djemtë më pas zbritën nga makina dhe u larguan me vrap në drejtim të kodrave . Ndërkaq, një numër i madh ushtarësh, policësh e civilësh, u vu në në ndjekje të tyre. Të burgosurit kishin lënë punën dhe ishin ngjitur nëpër skela, duke vështruar zhvillimin e ngjarjes. Nga aty ku ishim ne pamë se shokët tanë u larguan përtej kodrave, por pa kaluar as tre çerek ore, vume re se nga majat e kodrave po zbrisnin një numër i madh njerzish. Kuptohej se ata ishin kapur. Dhe s'mund të ndodhte ndryshe. Kur u afruan, pamë se i kishin lidhur me tela dhe vazhdonin t'i qëllonin me grushta e me shqelma, në ecje e sipër, duke i shoqëruar edhe me sharje e fyerje. I sollën brenda në kamp, ku puna ndërkaq ishte ndërprerë. U bë apeli i përgjithshëm dhe ata të dy, Yllin dhe Babaushin, (siç e thërrisnin Maksutin) i lidhën me tel mbas shtyllave dhe vazhduan t'i rrahin dhe t'i pështyjnë. Ai që godiste e shfrynte më shumë në drejtim të tyre, ishte Komisari, Besnik Çomo, një cinik i pështirë. Yllit i ra të fikët. E tërhoqën zvarrë dhe e futën në birucë. Babushi ende qëndronte dhe sharjeve të kapterrave, iu përgjigjej me sharje nga më ordineret. Ishte bërë si i çmëndur. Pastaj e çuan edhe atë në birucë. Mbas një muaj e nxorrën në gjyq dhe e ridënuan, por ajo që nuk mund të harrohet lehtë, ishte shpirti i sakrificës që treguan për ta shokët e tyre dhe sidomos të dënuarit ordinerë që shkonin fshehurazi nga rojet, madje duke rrezikuar dhe jetën dhe iu fusnin tek biruca ushqime, vitamina dhe cigare", kujton 68-vjeçari Tanush Kaso, lidhur me tentativën për arratisje të dy bashkëvujatësve të tij, Ylli Tabakut dhe Maksut Xhomakës, në kampin e Fabrikës së Çimentos të Fushë-Krujës, në vitin 1966.

Në Kampin e Elbasanit

Përveç kampeve të Uzinës së Superfosfatit në Laç dhe atij të Fabrikës së Çimentos në Fushë-Krujë, në fundin e viteve '60-të, regjimi komunist i Enver Hoxhës kishte hapur dhe një kamp tjetër për të burgosurit politikë në periferi të qytetit të Elbasanit, ku punohej për ndërtimin e Fabrikës së Çimentos nga specialistët kinezë dhe "skllevërve të shtetit" shqiptar. Lidhur me ngjarjet në atë kamp, Tanush Kaso dëshmon: "Aty në atë kamp në atë kohë ishim rreth 1000 të burgosur politikë dhe ndërtesat e kampit, të cilat përbëheshin nga disa barraka dërrase, ishin ngritur fare pranë kantierit të punës. Ato ishin të vendosura fare pranë njera-tjetrës, duke krijuar në mes një oborr në formë drejtkëndëshi. Si kampi ashtu dhe vëndi i punës ishin të rrethuar me një gardh të lartë teli me gjëmba e trupëroje të shumta. Ai rrethim kontrollohej herë pas here për sigurinë e tij nga oficerët dhe komandanti i kampit. Familjet e të burgosurve nuk e kishin të lehtë që të arrinin atje, mbasi duhej të bënin disa kilometra rrugë në këmbë në mes shkurresh dhe gëmushash, nëpër baltë dhe me kalime kanalesh dhe pengesa të tjera. Nga ana e komandës herë pas here bëheshin kontrolle për libra e sende të ndaluara. Nga një herë shfaqeshin filma të kontrolluar me autokinemanë që vinte nga Elbasani. Punimet aty drejtoheshin nga specialistë kinezë dhe shqiptarë. Në atë periudhë në të gjithë vëndin pati një krizë buke, e cila u ndie më shumë në kamp. Mbas politikës, "patatja kishte dalë në plan të parë". Jepeshin vetëm 300-400 gram bukë dhe pjesa tjetër patate. Edhe buka gatuhej e përzier me patate. Të burgosurit vuajtën shumë nga uria dhe disa prej tyre u sëmurën, pasi nuk i hanin dot patatet. Për fat kjo nuk zgjati shumë, veçse disa muaj. Shërbimi shëndetësor në kamp ishte në gjëndje të vajtueshme. Kur dikush nga të dënuarit sëmurej rëndë, mund ta çonin në spitalin e Elbasanit ose të Tiranës. Myzafer Domnorin, një ish mësues nga Shkodra, që u sëmur nga verdhëza, e nisën me shumë vonesë dhe vdiq në spital. Një ish mësues tjetër, nga Berati, Reshat Ago, e vranë rojet e rrethimit të punës, mbasi ishte vonuar të rreshtohej e të hynte në kamp, në një kohë me shokët. Një i burgosur i vjetër, shumë i nderuar e i respektuar nga shokët, Ali Maliqi (Agolli), nga Peshkopia, u vra disa muaj para lirimit, nga një bashkëkrahinor i tij. Njëzetvjeçari Mitat Allushi, nga Dukati i Vlorës, u vra nga rojet e rrethimit të kampit, disa metra përtej telave me gjemba, të cilat arriti t'i kalonte. Kishin mundur ta kapnin, por nuk deshën. Roja që e vrau, u shpërblye nga komanda. Kjo ngjalli një revoltë të përgjithshme në kamp. Me këtë rast, disa u transferuan në Burrel. Për të tjerët që mbetën, nisi keqtrajtimi: rrahjet, dënimet me izolim, ndalimi i takimeve me familjet etj… Duhet ta themi se në këtë kohë, është bërë një përpjekje për të organizuar një dalje masive nga kampi, por u vonua shumë dhe ra në vesh të Komandës. Shquhen për egërsi në këtë kamp, operativët e Sigurimit: Remziu, mik e bashkëfshatar i ish Ministrit të Brendshëm, Kadri Hazbiut, dhe Fehmi Mullaj, nga fshatrat e Korçës. Nuk mbetej as tyre edhe i ashtuquajturi mjek, major Filip Çunga, i cili në vend që t'i shëronte të burgosurit, i rrihte dhe i dënonte me izolim në birucë. Dorën e tij të rëndë e kanë provuar shumë të burgosur, midis të iclëve edhe unë. Vetëm pse demaskova një agjentin e tij, brigadierin D. DH, "doktori" më futi "në dhomën e sqarimit" ku kërciste dajaku dhe më dënoi me një muaj birucë. Atje, midis të tjerëve, gjeta edhe Ali Hoxhën, i cili gjithashtu ishte "kashaisur" nga major Lipja dhe qe dënuar prej tij me një muaj birucë, sepse kishte goditur me grusht një brigadier, i cili po keqtrajtonte një shokun tonë të pafuqishëm për punë. Fryma vëllazërore, bisedat, shakatë, këngët e kënduara me zë të ulët dhe kujtimet e largëta, na e lehtësonin vuajtjen e izolimit. Aliu kishte mall për një vajzë, që kish njohur dikur, me emrin Margarita. Krijoi një melodi në kujtim të saj. Unë i thura vargjet. Kështu lindi "Margarita", një këngë që u bë mjaft e dashur për ne e që do të na shoqëronte ashtu si "Lili Marlen", në marshimin e gjatë e të dhimbshëm drejt lirisë. Kënga ishte sfida, që të burgosurit iu bënin grabitësve të lirisë", kujton Tanush kaso me dhimbje ato pak "çaste të lumtura", në mes atij mjerimi të tmershëm që kishte gatuar regjimi i Enver Hoxhës për mijra shqiptarë të cilët i kishte kundërshtarë politik.

Në Kampin e Spaçit

Një nga kampet e tjera të regjimoit komunist dhe ndoshta nga më të tmerëshmit, ka qenë edhe ai i Spaçit, ku punohej për nxjerrjen e lëndës së parë për Industrinë e Bakrit. Lidhur me kët, Tanush Kaso dëshmon: "Italianët dhe më vonë sovjetikët, kishin projektuar hapjen e disa minierave në krahinën e Mirditës, për shfrytëzimin e nëntokës së pasur me minieral bakri e piriti. Një nga këto ishte edhe vend-burimi i Spaçit, një fshat i ashpër malor. Mbas prishjes me sovjetikët, punimet i vazhduan inxhinierët dhe teknikët gjeologë shqiptarë. Ishin çelur mjaft galeri kërkimi dhe qe përgatitur terreni për shfrytëzimin e mineralit. Më 1967, Ministria e Punëve të Brendëshme, e gjeti me vënd ndërtimin e një kampi të punës së detyruar në atë zonë të thellë malore, në një gropë, ku dielli shifej vetëm në pak orë të ditës. U dërguan fillimisht rreth njëqind të burgosur politikë, të cilët përfunduan punimet e mbetura, rrethuan me tel me gjemba një zonë të madhe, ku gjendeshin galeritë dhe në "gropën e vdekjes". Pikërisht atje ata ndërtuan kampin ku do të vendoseshin skllevërit e shtetit, të cilët do të punonin me tre ndërresa e me orar të zgjatur, nëpër galeritë e thella, me pluhur, gaz, lagështirë dhe rrezikun e jetës mbi krye. Mbas tyre, të lidhur dy nga dy me tel dhe të hedhur si kafshët mbi karroceritë e disa kamioneve ushtarake, të shoqëruar nga roje të armatosura me automatikë e mitralozë, në fillim e në fund të autokolonës, udhëtuan nga kampi i Elbasanit për në Spaç të Mërditës, disa qindra të burgosur politikë. Gjatë asaj rruge të mundimshme prej më shumë se njëqind kilometrash, makinat nuk u ndalën as për të kryer nevojat personale të burgosurit. Mbas shumë vjetësh, ishte e para herë që të burgosurit politikë dërgoheshin për të punuar në miniera. Pati reagime nga ana e tyre dhe disa refuzuan kategorikisht të punonin në galeri e shpallën grevë urie. Ai që u shqua për qëndresën më të gjatë në grevë, rreth pesëmbëdhjetë ditë, ishte Dilaver Radeshi, (nga fshati Radësh i Skraparit) njeri i nderuar dhe i respektuar nga të gjithë. Kishte qenë kolonel në ushtri, dhe vetëm se i kish shprehur haptaz pikpamjet e tij, për strategjinë e gabuar të bunkerëve, e kishin burgosur. Disa të tjerë u përpoqën t'i shmangeshn galerisë me ndonjë raport mjekësor; por as këto nuk merreshin parasysh nga komanda e kampit, së cilës i kërkohej nga Ministria e Punëve të Brendëshme, realizimi me çdo kusht i planit të bakrit dhe piritit. Prandaj ajo e shtoi dhunën mbi të burgosurit, që refuzonin të punonin nëntokë. Rrahja ishte një nga torturat më të zakonshme. Gjithashtu edhe dënimi me izolim në birucë, pa batanije dhe me një minimum ushqimi, nën acarin e dimrit të ashpër; nganjëherë ditën me polic mbi krye në galeri dhe natën në qeli me muaj të tërë. Galeria nuk ishte e këndëshme as për policët, që na kishin shoqëruar nëpër kampet e tjerë dhe që i kishin detyruar të vinin në Spaç. Ata nuk guxonin të futeshin thellë në tokë. Kur nga tavani i galerisë shkëputej ndonjë copë shkëmb (ose kur ndonjë i burgosur e hidhte qëllimisht), ata ishin të parët që ia mbathnin vrapit për të shpëtuar lëkurën. Shpejt komanda i transferoi dhe i zëvëndësoi me ish-minatorë të veshur me unifomë, pa kryer kurrëfarë specializimi. Shumica e tyre ishin kafshë të pamëshirshme. Ata më njerzorët siç ishte "Murgesha" një mirditor me fytyrë femre dhe mjaft i butë, nuk mundën që të qëndronin gjatë nën uniformë. Shquhej për egërsi "Lleshi i zi", Kapter Prenga e të tjerë. Komandant kampi ishte Çelo Arrëza, ndërsa Komisar Shahin Skuraj, i cili më pas u zëvëndësua nga Niko Kolitari, i mbiquajturi "zgërbonja". Numri i të burgosrve në këtë kamp që qëndroi i hapur përgjatë një çerek shekulli, luhatej mga 800 deri 1200 persona.. Edhe në atë kamp, ndoshta shumë më tepër se në kampet e tjerë, ka pasur vazhdimisht aksidente në punë. Më kujtohen si tani, Hamdi Popovci nga Peja e Gjakovës, i cili mbeti me një këmbë, (pas burgut u kthye në Kosovë) apo Gani Qeraxhiu, nga Tirana, (tani ndodhet familjarisht në Itali) i cili mbeti i paralizuar gjithë jetën. Aty pati edhe shumë raste që të dënuarit vdisnin nga sëmundjet profesionale. Po kështu aty pati edhe disa tentativa për arratisje, siç ishte rasti i të riut Mustafa Bajraktari, një djalë mjaft energjik dhe inteligjent nga Tropoja. Ai duke shfrytëzuar daljen e bllokuar të një galerie të vjetër e të harruar, mundi të arratisej, por u kap në afërsi të Pukës dhe u ridënua. Më pas pati edhe dy tentativa të tjera me të dënuarit, Lefter Balldovani nga minoriteti grek dhe Rexh Alia nga Mitrovica e Kosovës, të cilët kaluan rrethimin, por u kapën pa shkuar shumë larg. Mbasi u rrahën barbarisht nga forcat policore të kampit, ata u nxorrën në gjyq dhe u ridënuan. Lefteri i cili ishte një djalë shumë i mirë dhe tepër i përvuajtur, vdiq më pas në burg. Për shkak të kushteve tepër çnjerzore në atë kamp, disa kohë më pas shpërtheu një revoltë mjaft e madhe e cila tashmë është e njohur si "Revolta e Spaçit", e përfundon rrëfimin e tij 68-vjeçari Tanush Kaso, Kryetari i Shoqatës së të Dënuarëve Politikë të Tiranës, lidhur me vuajtjet e tmerret e të dënuarëve politikë në Kampet e Laçit, Fushë-Krujës, Elbasanit dhe Spaçit, ku ai kaloi më shumë se dhjetë vjet të jetës së tij, në periudhën më të bukur, rininë.

Torturat ne qelite dhe ne burgjet shqiptare gjatë periudhes se diktatures komuniste



Tortura është perdorur qysh ne fillimet e shoqerise njerëzore. Ne Evrope, ajo arriti kulmin, ne periudhën e inkuizicionit. Tortura u perdor si mjet kryesor terrori ne Bashkimin Sovjetik dhe ne vende te tjera komuniste te Evropes Lindore. Sipas konventes se OKB-se, datë 26 Qershor 1987, tortura përcaktohet: “Torture quhet çdo veprim, me anën e te cilit një personi i janë shkaktuar me dashje dhimbje ose vuatje te renda fizike ose mendore, me synimin për te marrë informata ose pohime, për ta ndëshkuar për një veprim që ai ka kryer ose dyshohet e e ka kryer, për te frikesuar ose për te bërë presion, ose për çdo motiv tjetër”. Ne ish BS, torturat ishin bërë te zakonshme dhe masive, gjë që e detyroi shkrimtarin e madhe rus, Mihail Shollohov, t’i drejtohej Stalinit. Me 1 prill te 1933, me një leter, ku midis te tjerash i shkruan: “Policet ne Kaukazin Verior i zhveshin fshataret lakuriq dhe i lënë për ore te tera midis një te ftohti te padurueshem” (“Libri i zi i komunizmit”).
Diktaturat komuniste përdoren tortura nga me te llahtarshmet, te nxjerra nga arkivat e inkuzicionit, te vendeve te lashta aziatike dhe bizantit grek.
Ne Shqipërinë “socialiste”, për demagogji thuhej, që ushtrimi i tortures ne hetusi dhe ne burg ndalohej me ligj. Kjo ishte një hipokrizi cinike, që perdorej për konsum propagandistik. Ne realitet, tortura perdorej kudo, ne qelite e hetusise dhe ne vendet e vuajtjes se denimit. Qysh ne momentin e arrestimit, i ndaluari i nenshtrohej tortures. Ne shumicen e rasteve, te arrestuarit i vendosej një thes i zi ne kokë dhe duart i lidheshin nga mbrapa, te shtrenguara ne maksimum. Torturat ishin te shumellojshme, që nga me primitivet, deri te me modernet. Aty ndryshonin sipas personit ku perdoreshin dhe vendit ku ushtroheshin. Nga deshmitare okulare, është deklaruar se qysh ne kohën e Luftes Antifashiste, misionaret jugosllave pranë njesive ushtarake partizane shqiptare perdornin torturen ndaj “armiqve” te kauzes komuniste. Ne shtator 1943, ne katundin Surel te Tiranës, Dushan Mugosha rropi një njeri te gjallë dhe gjakun e thikes e fshinte ne buzen e tij. Ai u bënte thirrje kuadrove partizane te pranishem, që te vepronin si ai kundrejt çdo “armiku” te komunizmit. Ne Devoll te Korçes, një partizani 15-vjeçar, që ishte larguar pa leje për disa ditë nga njesiti luftarak, Dushan Mugosha urdhëroi që t’i lidhnin këmbë e duar dhe ta shtrinin pertoke. Me një shufer hekuri filloi ta godiste me gjithë fuqine e tij, duke i thyer gjymtyret. Partizani 15-vjeçar dha shpirt nën dhimbjet e tmerrshme, te shkaktuara nga goditjet. Ne katundin Shipcke te Korçes, janë gjetur kufoma te shumta njerezish te torturuar nga forcat komuniste, duke patur patkonj te gozhduar ne kembet e ne duart e tyre.

Ne Muzeun Historik Kombëtar ne Tiranë, ne pavionin e gjenocidit komunist, ne një tabele numerohen 20 lloje torturash fizike, që perdoreshin ne burgjet e diktatures enveriane. Ato ishin:

1. Jeleku i tortures.
2. Demtimi i organeve gjenitale.
3. Kamxhiku e druri.
4. Lenia pa buke, pa ujë, pa gjume ne këmbë për ditë te tera.
5. Perdorimi i korrentit elektrik, deri ne humbjen e ndjenjave.
6. Varje ne qafe te zinxhireve me peshe te rëndë.
7. Varje prej krahesh, te lidhur mbrapa ne një dritare ose ne çengel ne lartesi te tilla që vetëm gishterinjte e kembeve te preknin tokën.
8. Mbushja e gojes me kripe.
9. Dergimi gjoja për pushkatim, zbrazje armesh dhe ngritja ne trekembeshin e varjes.
10. Futje me kokë poshtë ne fuçi me ujë.
11. Djegje e mishit me cigare, ose me hekur te skuqur.
12. Hedhja e alkoholit ne duar apo ne floke dhe ndezja e tij.
13. Thyerje kockash dhe shkulje e mishit me dare.
14. Dhenie gjelle te kripur dhe me pas lenia pa ujë.
15. Futje ne ujë te ftohte e te denuarit dhe lenia lagur e tij ne dimer.
16. Pakesim graual i ushqimit, për te shkaktar vdekjen pas njekohe te caktuar.
17. Perdorimi i lendeve kimike për ngacmim, apo demtimin e sistemit nervor.
18. Helmeta te posaçme ne kokë, që i burgosuri të mos vetvritej.
19. Lidhja me pranga duar e këmbë, për një kohe te pacaktuar.
20. Perdorimi i zgjojve te bletes ndaj te burgosurve te zhveshur.

Ne këtë tabele janë “harruar” te renditen edhe torturat e poshteshenuara:

- Tortura e izolimit pa afat. Ajo ka shkaktuar shkaterrimin fizik te ndaluarit, qorrimin, deri ne humbjen e të folurit.
- Dollapi dhe arkivoli i hekurt.
- Futja deri ne fyt ne gropen e fekaleve (kjo torture është perdorur ne kampet e bonifikimit).
- Lidhja ne shtylla betoni ne vende te ekspozuara ne diell, deri ne vdekje.
- Tortura me shtrengimin e prangave gjermane, që ka shkaktuar paralizen e duarve.
- Perdhunimi i pjesetareve te familjes ne sytë e te ndaluarit.
- Kafshimi me qen kufiri ndaj atyre që tentonin te arratiseshin (kjo torture bëhej ne postat kufitare)
- Krevati i hekurt (te burgosurin e shtrinin lakuriq mbi krevatin e hekurt, që e nxehnin gradualisht)
- Futja e maces ne tumanet e grave dhe ngacmimi me shkop për t’i demtuar organet gjenitale dhe pjset e tjera te trupit.
- Fryerja me pompe nëpërmjet anusit.
- Tortura dentale (thyerje dhe heqje dhembesh e dhemballash pa mpirje).
- Hedhja ne trupin e zhveshur te vajit te djegur.
- Vendosja e vezeve te zjerra nën sqetulla.
- Heqja e thonjve me pinca.
- Thyerje arrash, ne koken e viktimes.
- Çarje e mishit me thike dhe mbushje me kripe.
- Ecja zbathur mbi prushin e ndezur.
- Futje nëpër vena me anën e injeksionit, e cila shkaktonte tek viktima semundjen e hembolise, që i shkaktonte te arrestuarit dhimbje te padurueshme derine vdekje.
- Ngacmimi i plageve te shkaktuara nga plumbat, me shufren e hekurt te pushkes (perdorej nga forcat e ndjekjes ndaj te arratisurve te plagosur ne përpjekje).


Perveç torturave fizike, ndaj te burgosurve perdoreshin edhe torturat psikologjike, për te shkaterruar personalitetin e viktimes.
Po permendim disa nga torturat psikologjike që perdoreshin rendome ne qelite dhe burgjet e diktatures.

1. Privimi. Kjo torture konsistonte ne privimin e viktimes ndaj ndijimeve shqisore: nga gjumi, kontakti me njerëzitë, drita natyrale dhe artificiale. Privohej nga larja (dushi) si dhe për kryerjen e nevojave fiziologjike. Tortura e privimit i shkaktonte viktimes depresione nervore dhe haluçinacione.
2. Kercenimi. Viktima kercenohej vazhdimisht me tortura, vrasje dhe asgjesim te familjareve dhe te miqve te tij.
3. Poshterimi. Viktima poshterohej nga hetuesi duke e tallur, share me fjale me te renda, jo vetëm atë, por edhe te afermit e viktimes. Ata detyroheshin te pinin urinen dhe te hanin fekalet e tyre. Torturat psikologjike ishin te shumellojshme dhe te panumerta.

Torturat fizike dhe psikologjike te përmendura me lartë, janë vetëm një pjesë e torturave që janë perdorur ndaj viktimave gjatë 45-vjeteve te diktatures komuniste. Gjatë hetuesise viktimat i torturonin jo vetëm për te marrë informacionin e duhur prej tyre, por dhe për t’i shkaterruar fizikisht dhe menderisht. Me mijra te ndaluar, për t’i shpetuar tortures pranonin “faje”, që s’i kishin bërë kurrë. Me dhjetra te tjerë, kur kishin mundësi, bënin vetevrasje për t’u shpetuar torturave. Me qindra te ndalaur, kanë dhënë shpirt gjatë torturave, ose kanë humbur aftësinë mendore për gjithë jetën. Po permendim dias prej tyre: Taho Sejko, Hajri Mane, Sule Domi, Mitat Ciu, etj, kanë bërë vetevrasje, për t’ju shpetuar torturave. Myzafer Pipa, Pal Zefi, Hiqmet Roshi, Arif Kazazi, Dede Pjetri, etj, kanë gjetur vdekjen gjatë torturave. Ali Goxhaj, Qemal Gega, Petro Rondo, Kujtim Çuni, Fadil Kokomani, Hajri Pasha, e te tjerë, mbeten te çmendur perjete. Duhet theksuar se Fadil Kokomanin dhe Hajri Pashen i pushkatuan mbas disa vjeteve, duke qenë te çmendur.
Tortura kishte për qëllim jo vetëm te shkaterronte viktimen fizikisht dhe shpirterisht, por t’i perdorte viktimat për te terrorizuar pjesen tjetër te shoqerise shqiptare, që jetonte jashtë hekurave te burgut, pasi veprime te tilla ushtroheshin ne 26 rrethe administrative te Shqipërisë, ku kishte 26 dege te Puneve te Brendshme. Ne Tiranë, Korçe dhe Shkodër, ato ishin ne një rang me te lartë dhe quheshin Drejtori te Puneve te Brendshme. Ne çdo dege te çdo rrethi, kishte një sasi qelish me dimensione 2m x 1,20m. Po krahas këtyre, kishte dhe qeli “speciale” me dimensione 1m x 0,5m x 1m, ku i arrestuari, as mund te shtrihej, as mund te rrinte me këmbë, por vetëm ulur, kembekryq. Numri i qelive ishte nga 30 deri ne 100 për çdo dege, ndërsa ne ato te Shkodrës dhe Korçes, kishte mbi 100 qeli., Tirana perveç qelive që kishte pranë Drejtorise ne “Rrugen e Dibres”, “Të Selvia” kishte qeli dhe ne katër rajonet e policise, ne katin perdhes te Ministrise se Puneve te Brendshme, ne bodrumet e Pallatit te Brigadave; ne Burgun e ri dhe te vjetër dhe te ashtequajturat “Qelite e Koçi Xoxes”. Po kështu, ne Tiranë dhe ne shumë qytete te Shqipërisë, kishte shtepi “sekrete” me qeli, që perdoreshin për punët misterioze te Sigurimit te Shtetit. Sipas thenieve te ish-gjenralit te organeve te Sigurimit te shtetit, Halim Xhelos që vdiq ne mënyrë misterioze ne burg, vetëm ne Tiranë ishin mbi 500 qeli, ku janë torturuar me mijra te arrestuar. Si kryemjeshter i tortures përmendet gjenerali Nevzat Haznedari, drejtor i deges se hetusise pranë Min. P. Brendshme, për një periudhe 20 vjeçare.

50 agjentet sekrete me te famshem shqiptare

50 agjentet sekrete me te famshem shqiptare


Spiunet shqiptare qe kane punuar per Sigurimin, por edhe ata qe kane punuar per CIA-n dhe KGB-ne. Agjente shqiptare qe kane punuar per shtetin shqiptar, por dhe per shtete te huaja Ata qe kane punuar me nder, e ata qe kane lene pas punes se tyre turp. Ne kete speciale do te vijne historite e 50 prej tyre, te rrefyera ne media e libra nga ish-agjente te Sherbimit si Mark Dodani e Bekim Budo, por dhe nepermjet kujtimeve te ish-kreut te Komisionit te Verifikimit te Figurave, Nafiz Bezhani. Si rekrutoheshin agjentet shqiptare, shantazhet dhe devotshmeria. Paradokset dhe lojerat agjenturore, profesionalizmi dhe sakrificat. Rreziqet dhe veshtiresite, si dhe nderhyrjet nga sherbimet e huaja si CIA amerikane, UDB-ja jugosllave, MI-6 britanik, SIM-i italian etj.

Ceno bej Kryeziu

Spiuni i pare dhe i famshem shqiptar mund te quhet padyshim Ceno bej Kryeziu, i cili ishte njekohesisht edhe kunat i Ahmet Zogut. Ai kishte lindur ne Gjakove dhe ishte rekrutuar nga Sherbimi Sekret Jugosllav qe ne vitet '20. Ne saje te aftesive te tij, ai ki kishte arritur t'u kalonte shume informacion jugosllaveve. Per kete arsye, ne vitin 1924 pas ndihmes qe jugosllavet i dhane Zogut per te ardhur ne pushtet, ata i kerkuan ketij te fundit qe kunatit te tij Ceno bej Kryeziu, t'i jepej posti i Minister i Brendshem. Por me pas Zogu do ta kuptonte lojen qe bente kunati i tij dhe me vone ky i fundit detyrohet te largohet nga Shqiperia dhe vendoset ne Çekosllovaki. Me 14 tetor 1927, Ceno bej Kryeziu qellohet per vdekje ne kafe "Passage" ne qytetin e Prages, nga studenti shqiptar 23 vjeç, i quajtur Alqiviadh Bebi.

"Ciceroni"

Iliaz Bazna eshte emri i legjendes shqiptare te spiunazhit, i njohur me pseudonimin "Ciceroni". Ai u be nje nga spiunet me te famshem gjate Luftes se Dyte Boterore, ne kohen kur punonte si kamarier ne shtepine e ambasadorit britanik ne Ankara. "Ciceroni" arrin t'u jape gjermaneve informacione te shumta, por te gjitha keto ne shkembim te parave. Brenda nje kohe te shkurter, ai arriti te mbledhe rreth 300 mije sterlina, nje shume jashtezakonisht e madhe ne ate kohe. Por ne pranvere te vitit 1944 zbulohet veprimtaria e tij. "Ciceroni" arrin te arratiset se bashku me te gjitha parate e tij te cilat rezultuan te ishin false. "Ciceroni" vdiq ne Stamboll, ne vitin 1971, por historia e tij u be skenar filmi dhe subjekt libri.

Hekuran Pobrati

Hekuran Pobrati ishte anetar i grupit special te Ministrise se Brendshme, ai njihej me pseudonimin "Mali". Pobrati lindi ne fshatin Pobrat te Beratit, me 15 shtator te vitit 1920. Pobrati kreu shkollen e mesme dhe ne vitin 1943 ishte partizan i Brigades se Pare Sulmuese me funksione nga zevendeskomandant kompanie deri ne zevendeskomandant batalioni. Pas çlirimit mbaroi dy kurse shtatemujore per oficer dhe mori detyren komandant batalioni ne mbrojtjen e popullit. Nga vitit 1947 deri ne nentor 1948, arrestohet nga Koçi Xoxe nen akuzen e bashkepunimit me armikun. Pas 1948-s rifiton te gjitha te drejtat dhe merr pafajesine. Ne kete vit filloi pune ne Sigurimin e Shtetit, deri sa doli ne pension. Ai mbante pseudonimin "Mali" dhe ka marre pjese ne operacione te famshme se bashku me kolegun e tij, Asim Aliko. Pobrati vdiq ne vitin 1991.

"Dragoi"

Ne librin "Mekatare" te Nafiz Bezhanit, ish-kryetarit te Komisionit Shteteror te Kontrollit te Figurave, trajtohet gjeresisht dosja "Dragoi", e agjentit me emrin imagjinar Robert Duka. "Dragoi" vleresohej nga Sigurimi si agjent profesionist dhe me rezultate shume te mira. Ai ishte me arsim te larte dhe nje njeri me reputacion ne rrethet intelektuale. Ne liber shpjegohet se fillimisht "Dragoi" u fut ne Sigurim me qellimin e venies nen kontroll te Sigurimit te rretheve letrare dhe veçanerisht veprimtarine e rrezikshme qe mund te zhvillonin ato. Ne ate kohe ishte nen shenjester grupi "armiqesor" i letrareve te rinj te Universitetit te Tiranes, te drejtuar nga Kasem Trebeshina. Duke qene nje person i simpatizuar nga keto rrethe letrare, "Dragoi" mund te jepte informacione te vlefshme dhe te pengonte veprimtarine ne kete drejtim.

Lirim Dema

Ish-furnitor i mensave te punetoreve ne NSHFP te Kukesit, Lirim Dema ishte arratisur ne Kosove, pasi gjate nje kontrolli financiar qe i ishte bere ndermarrjes, ishin zbuluar shume falsifikime te dokumentacionit, te bere nga ai per qellime perfitimi. Para se te arratisej nga frika e ndonje denimi, ai i kishte zene prite makines qe sillte rrogat e punetoreve dhe kishte vrare shoqeruesin e armatosur te saj, Mark Nikollen. Pasi kishte mberritur ne Kosove, ai ishte rekrutuar nga UDB-ja jugosllave dhe i ishte zotuar se do t'i sherbente me besnikeri çdo urdhri te saj. Keshtu ai punoi per UDB-ne, ne varesi te Mirko Vukoviq, nje agjent i rrezikshem qe punonte kunder Shqiperise, duke organizuar njesi me qellim rrezimin e pushtetit te asaj kohe deri sa u vra nga agjentet e Sigurimit te Shtetit ne Itali.

"Martini"

Agjenti radist ishte larguar nga Shqiperia ne ditet e para te çlirimit, se bashku me shume ish-ushtare italiane qe kishin mbetur ne Shqiperi pas kapitullimit te Italise. Sipas librit "Mekatare 2", ai u vesh me rrobat e nje ushtari qe mbeti ne Durres dhe me emrin e tij u nis ne Itali. Aty deklaroi se e kishte bere kete veper per shkak se ishte kundra regjimit politik te vendosur ne Tirane dhe se kishte deklaruar se do te luftonte per permbysjen e atij regjimi. Ne keto kushte, atij iu njoh statusi i te merguarit politik dhe u bashkua me grupet e tjera te shqiptareve te arratisur. "Martini" ishte rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit dhe sherbente ne kampin e refugjateve shqiptare qe ndodhej midis Barit dhe Brindisit si radist. Ai jepte informata per planet e te arratisurve, te cilat gjithmone deshtonin ne saje te ketij dekonspirimi. Gjithashtu, "Martini" sherbente si baze informacionesh per agjentet e tjere te ngarkuar me misione ne Itali.

Koll Qefalia

Nen pseudonimin e "Nishozit" fshihej Koll Qefalia, kryetar i Keshillit Popullor ne nje zone te Mirdites. Ai ishte agjenti me besnik i Alush Leshanakut, ose i njohur ndryshe "Luani", agjentit te sherbimeve sekrete italiane. "Nishozi" ishte njeriu qe luajti rolin e ndermjetesit per takimin qe do behej midis Alush Leshanakut dhe Frontit te Rezistences. Kjo e fundit ishte nje organizate fantazme e ngritur nga Sigurimi i Shtetit per te futur ne kurth bandat, e cila drejtohej nga Kadri Hazbiu. Ish-agjentet e Sigurimit, megjithese "Nishozin" e konsideronin si nje nga armiqte me te medhenj, e vleresojne shume profesionalizmin e tij. Sipas tyre, "Nishozi" i kamuflonte levizjet e tij. Qefalia kapet pas nje kurthi agjenturor te organizuar nga Sigurimi i Shtetit.

Mehmet Shehu

Ai cilesohet nga ekspertet e Sherbimeve Sekrete si nje nga agjentet me te famshem shqiptare. Po ndryshe nga teorite e shumta qe jane hedhur per rolin e tij ne Sherbimin Sekret Shqiptar si poliagjent, Bekim Budo ne librin e tij "Sherbimi i Fshehte", e cileson ate si dopioagjent ne favor te interesave te Shqiperise. Sipas librit te Budos, Shehu mbante pseudonimin e koduar BAB-008, te cilin e kishte mbajtur qe kur bente pjese ne Shkollen Teknike dhe zberthehej "Balcan American Branche" (Rrjeti Amerikan i Ballkanit. Nderkohe pseudonime te tjera si "Mjekra", "Misha" etj., ishin pseudonime konspirative te cilat i mbante gjate pushtimit nazifashist. Shehu grumbulloi me vete agjentet kryesore te zbulimeve serbo-sovjetike dhe filloi dopiolojen me KGB-ne dhe UDB-ne jugosllave. Shehu u ndihmua nga CIA per organizimin e disa kurtheve operacionale si dhe kapjen e bandes legjende te Hamit Matjanit, ne shkembim te kerkesave te tyre nga blloku komunist.

Mark Dodani

Ish-oficeri i Sigurimit te Shtetit eshte futur ne kete sherbim ne fillim te vitit 1946, i nxitur nga vrasja e babait dhe vellait te tij ne vitin 1945. Por ne menyre te drejtperdrejte, ai angazhohet ne operacione ne vitin 1948 pas takimit me Kadri Hazbiun. "Mendoja se me kishin thirrur per punen time ne zonen ne veri, gje e cila mu perforcua kur aty gjeta edhe Bardhok Biben, por nuk dija se qe ne ato momente jeta ime do te merrte rrjedhe tjeter", ka rrefyer Dodani per median. Sipas shenimeve te ish-sigurimsit, Kadriu, i drejtohet Markut: "Ti je Mark Dodani!". "I thashe se une jam", - tregon Dodani. Pa e zgjatur, Kadriu i eshte drejtuar Bardhok Bibes: "Mos e kerko me Mark Dodanin, ai do te punoje me ne". Keshtu, per 35 vjet me radhe, Dodani punoi ne organet e Sigurimit me pseudonime te ndryshme, ku me kryesoret jane "Xhakoni" e "Studenti".

Alush Leshanaku

Ishte me origjine nga Elbasani, fshati Leshanak. Kishte qene profesor gjimnastike ne Liceun-Gjimnaz te Shkodres qysh ne periudhen e regjimit te ish-mbretit Zog. Studentet shkodrane te gjimnazit e njihnin si njeri te shkathet, intelektual te zotin, me nje trup sportisti, fizikisht i forte, disi enigmatik. Sapo u largua mbreti Zog I, me 7 prill 1939, Alush Leshanaku vihet ne sherbim te fashizmit, teksa rekrutonte "Giovani Fashisti", te rinj fashiste. Ne vitin 1941, me pseudonimin "Luani", punon si agjent i sherbimit sekret italian me mision ne Shqiperi. Detyra e tij ishte te krijonte grupe e t'i organizonte ato qe ishin per rrezimin e regjimit komunist ne ate kohe. Kishte zbarkuar ne Mirdite me parashute, dhe ishte nje nga agjentet me te rrezikshem per Sigurimin e Shtetit, cilesohej si "Gjenerali i Perdes se Hekurt". Alush Leshanaku, i njohur me kodin "Luani", kishte zbarkuar me parashute ne Mirdite. Leshanaku mbeti i vrare nga Sigurimi i Shtetit.

Asim Aliko

Ai ishte kryetari i grupit special te Ministrise se Brendshme qe kishin si qellim depertimin ne radhen e bandave e agjenturave te huaja me pseudonimin "Tomorri". Aliko u be pjese e Sigurimit te Shtetit ne vitin 1948 dhe punoi derisa doli ne pension ne vitin 1965. Ish-oficeri i Sherbimit Sekret, Mark Dodani tregon se Aliko per pese vjet ka kapur 120 bandite. Taktika e tij ishte qe t'i perçante banditet, te organizonte takime ne vende ku donin oficeret e Sigurimit, me qellimin per t'i kapur te gjalle. Menyra me origjinale e Alikos ishte se pjesen me te madhe te rasteve ai e arrinte kete me dollite qe ngrinte.

Kadri Hazbiu

Pseudonimi i tij ishte "Besniku". Nje nga figurat kryesore te diktatures deri ne vitet '80, kur u akuzua si "armik i popullit dhe i partise", ka qene nje nga agjentet me te njohur te Sigurimit te Shtetit. Madje cilesohej si legjenda e sherbimit inteligjent shqiptar. Hazbiu njihej nga bandat si kryetar i Komitetit Qendror i Frontit te Rezistences, nje organizate e krijuar per te futur ne kurth te gjithe agjentet e huaj si dhe banda qe synonin permbysjen e regjimin e sistemit komunist. Megjithese me formim ekonomist, Hazbiu ishte vetem 23 vjeç kur u emerua shef i Sigurimit te Ushtrise. Studimet per kete detyre i kreu ne Shkollen e Larte te Sigurimit ne Moske, ku u profilizua ne fushen e agjentures dhe te çeshtjeve te policise. Ai punoi si agjent i Sigurimit deri ne vitet '50. Me cilesite e tij, ai kishte krijuar besimin se mund te ishte nje shtylle e forte e shtetit te asaj kohe. Deri ne vitin 1979 ai punon ne drejtim te Ministrise se Brendshme. Me pas, Hazbiu u emerua minister i Mbrojtjes, te cilin e mbajti deri ne vitin 1981. Pas vrasjes se Mehmet Shehut, Hazbiu u akuzua si armik i popullit dhe u ekzekutua me 10 shtator te vitit 1983.

Pal Melyshi

Pal Melyshi, me pseudonimin "Furtuna", ishte nje nga agjentet me te mire te Sigurimit te Shtetit. Ai ishte nje komunist i flakte, edhe pse babai i tij ishte detyruar te arratisej pse nuk i perkrahte idete komuniste. U fut ne Sigurim ne shtator te vitit 1949 dhe qendroi deri sa u vra ne vitin 1950. Synimi i tij ishte te ndihmonte ne luften kunder bandave. Por infiltrimi ishte shume i veshtire, pasi te gjithe e njihnin per komunist. "Furtuna" u vra nga sigurimsat ne nje shkembim zjarri me banden, nga e cila nuk u shkeput dot ne momentin e rrethimit.

Pashke Prela

Deshmorja nga Puka ka qene nje nga agjentet me te njohura femra te Sigurimit te Shtetit. Ndoshta kjo, edhe per shkak fundit tragjik te saj. Kryetari i bandes, "Keqanaj", te cilin Prela e futi ne kurth te Sigurimit te Shtetit, mori hak duke e vrare ne syte e femijeve te saj. Ish-oficeri i Sigurimit, Mark Dodani ka treguar per "Tirana Observer", se vejusha ishte nje agjente e zonja dhe se ishte afruar te Sherbimi pas kercenimeve te bandave, se ajo do te vihej ne sherbim te tyre. Ne fillim te vitit 1947, u realizua edhe kurthi qe do paralajmeronte fundin tragjik te Preles. Ndersa banda "Keqanajt" strehohej ne shtepine e saj, e cila nuk dyshonte per Prelen, , agjentja ve ne jete planin. "Pashka çorienton "kryebanditin". I mbushi rende çantat me ushqime, djathe, turshi, buke, nderkohe qe midis ushqimeve iu kishte futur sende te renda, madje dhe gure, me qellim qe kur te dilte nga dera te mos ishte ne gjendje te vraponin per t'iu ikur forcave qe i kishin rrethuar", rrefen Dodani. Kryebanditi arrin te shpetoje, dhe me gjithe se Preles iu kerkua te linte banesen, nuk pranoi, me shpresen se nuk ishte pikasur. Por pas disa muajsh, kryebanditi kthehet ne befasi dhe ther me thike Pashke Prelen ne syte e femijeve.

Sofokli Mici

Personazhi imagjinar Sofokli Mici trajtohet ne librin "Mekatare 2" te Nafiz Bezhanit si nje agjent profesionist i Sigurimit te Shtetit. Ai ishte nje intelektual shume i njohur. Kishte studiuar ne Leningrad per Drejtesi. Ishte zgjedhur anetar i Gjykates se Larte dhe kishte fituar tituj shkencore doktor dhe profesor. Sipas Bezhanit, ideja per te aktivizuar prof. Sofon, siç e quan ai ne liber, ne Sherbimin Sekret Shqiptar u krijua pas vizites turistike qe beri ne Shqiperi ne vitin 1985 nje grup turistik grek. Ne dosjet sekrete ai eshte protagonist i asaj me emrin "Misioni Apollon", e cila kishte si qellim normalizimin dhe permiresimin e marredhenieve midis dy vendeve fqinje, Shqiperi e Greqi, mision i cili u realizua me sukses nga ai. Ne te njejten kohe, ne dosje dyshohej se prof. Sofo ishte bashkepunetor i sherbimit sekret grek, Asfali, gje e cila nuk vertetohet ligjerisht.

Ymer Kondo

Nje agjent profesionist i Sigurimit te Shtetit, Ymer Kondo mbart nje histori mjaft interesante. I ardhur nga nje familje pronaresh vlonjate, pas çlirimit ai u radhit ne listen e personave qe konsideroheshin armiq te klases punetore. I rritur me kete njolle ne biografi, ai ishte nje person i izoluar nga shoqeria dhe njerezit. Por, per çudi, ai pranoi te punonte per Sigurimin e Shtetit e madje me zell te madh. Ne nje nga arrestimet e tij, nje nga gjeneralet e Ministrise se Brendshme e kishte marre Ymerin dhe e kishte futur ne nje kurs te veçante per ta stervitur si specialist zbulimi. Pastaj i kishin propozuar te punonte ne kampin e te arratisurve ne Itali si radist. Me nje te shkuar te tille, te gjithe besonin se Kondo ishte nje i arratisur dhe i mbushur me mllef ndaj regjimit. Kondo njihej si agjent inteligjent dhe i shkathet. Ai vrau edhe "Njekovin", nje poliagjent te njohur.

"Papastrati"

Nje nga agjentet me te njohur eshte edhe ai me pseudonimin "Papastrati". Ai ishte me origjine greke dhe jetonte ne nje qytet ne jug te Shqiperise. Per shume vite, sipas kujtimeve te oficerit te Sigurimit te Shtetit, Bekim Budo, ai ka punuar per llogari te agjenturave greke. "Papastrati", sipas Budos, kishte arritur te ngrinte nje rrjet te fuqishem informatoresh ne jug te Shqiperise per llogari te agjentures greke. Ne vitet '70, Sigurimi i Shtetit Shqiptar kishte rene ne gjurmet e kesaj veprimtarie dhe arrin te kape, fale nje kombinacioni te persosur, "Papastratin", i cili tregon perpara hetuesve se si ishte vene ne sherbim te grekeve. Me pas agjenti "Papastrati" rekrutohet nga Sigurimi i Shtetit dhe ben nje loje te dyfishte. Ai i dha shume informata shtetit shqiptar ne lidhje me Sherbimin e Fshehte Grek.

"Berlini"

Agjenti "Berlini" eshte padyshim nje nga agjentet me te mistershem shqiptare. Kjo per shkak se ne te gjitha dokumentet, ai asnjehere nuk ka figuruar me emrin e tij, duke mbetur nje anonim. Por veprimtaria e tij si spiun, sipas kujtimeve te oficerit te Sigurimit te Shtetit, Bekim Budo, ka qene shume e madhe. Sipas Budos, ne dosjen "Berlini" nuk ka shenime nga drejtues eprore si dhe vleresime per informacionet qe ka dhene. Karakteri i ketij agjenti del kur behet kombinacioni per ta futur ne lidhje me Sekretarin e III-te te Legates Italiane ne Tirane. Aksioni i tij u krye me sukses, ai arriti te ishte ne aksione te ndryshme dhe te jepte informacione per Sigurimin e Shtetit.

"Gramafoni"

"Gramafoni" eshte nje nga agjentet jugosllave me kombinacion ne vendin tone dhe me nje histori te veçante me karakter pergjithesues per sa i perket formave dhe metodave te veprimtarise se zbulimit jugosllav ndaj vendit tone. Para se jugosllavet ta fusnin "Garmafonin" ne Shqiperi, i bene nje kurs intensiv. "Gramafoni" u fut ne Shqiperi ne vitet '50 nga kufiri jugosllav, si nje kosovar qe perndiqej nga serbet. Ai u vendos ne fillim ne Fier, por veprimtaria e tij i ra menjehere ne sy Sigurimit te Shtetit. Pasi u kap "Gramafoni" pranoi qenien e tij ne sherbim te zbulimit jugosllav, pasi iu paraqiten disa prova tekniko-shkencore dhe me pas ai punoi per Sigurimin e Shtetit, duke bere nje loje te dyfishte. Per te mos rene ne sy te zbulimeve jugosllave, ai u burgos per disa vjet ne burgun e Burrelit dhe me pas Sigurimi i Shtetit e dergon ate jashte vendit per interesa te tij.

Adem Rama

Agjenti Adem Rama u kthye ne çeshtje dite ne vitin 1953, ku u shenua si incident i marredhenieve shqiptaro-jugosllave. Per kete ngjarje propaganda jugosllave trumbetoi se ishte zbuluar veprimtaria armiqesore e agjentit te rrezikshem te Sigurimit te Shtetit, Adem Rama, student me bursen e shtetit jugosllav ne Universitetin e Beogradit. Nderkohe, nga Sigurimi ai mbahej nen vezhgim si agjent i UDB-se. Nafiz Bezhani tregon ne "Mekatare 2" se ne dosjen e tij kishte raporte te hollesishme per Sigurimin, ne te cilat ai kishte denoncuar si te dyshimte 86 persona, nga te cilet 12 konsiderohen te rrezikshem. Adem Rama ishte i biri i nje shqiptari qe pas çlirimit u be kryetar bashkie ne Prishtine. Por pas uljes se te atit nga detyra, qe perkonte me kohen e gjimnazit, ai kerkohej te rekrutohej nga UDB-ja, pasi ishte nje djale inteligjent dhe i shkathet.

Agjenti S.Ll.

Agjenti S.LL., ka qene nje agjent i sherbimit sekret shqiptar dhe ka vepruar per nje kohe te gjate pa arritur te zbulohet nga sherbimet sekrete te huaja. Ai ishte me origjine nga Dibra dhe punonte kryesisht ne dem te sherbimit sekret jugosllav. Sipas ish-agjentit Bekim Budo, ai ishte nder te paktet agjente te Sigurimit Shqiptar qe nuk u zbulua nga sherbimet jugosllave. Kjo, sipas Budos, se agjenti S.Ll. sa here dergohej me detyra ne Dibren e Madhe, ai nuk shkonte ne asnje rast atje ku e rekomandonin, dhe mbijetoi fale zgjuarsise dhe intuites se tij, nuk u kap nga UDB-ja, e cila kishte shume agjente qe punonin per llogari te saj ne Shqiperi.

Demo Tafani

Demo Tafani ka qene nje agjent i sherbimeve sekrete italiane. Ai ishte rekrutuar nga sherbimet sekrete italiane gjate kohes se pushtimit te vendit tone nga Italia. Pas çlirimit te vendit ai ishte larguar nga Shqiperia se bashku me mikun e tij dhe agjentin e sherbimeve sekrete italiane Alush Leshanakun. Ne vitin 1949 ata dergohen me mision ne Shqiperi, pasi ishin personalitete te njohura e te vendosura ne misionin e tyre, por gezonin edhe nje mbeshtetje ne qarqet nacionaliste ne vend. Ne kete periudhe sherbimi i zbulimit e kunderzbulimit te shtetit shqiptar e kishte shtuar depertimin e personave apo grupeve speciale ne keto grupime diversante, duke bere qe Demo Tafani te binte shpejt ne duart e tyre.

Dielli

Nje nga agjentet me te mire me origjine shqiptare, por qe ka vepruar ne dem te shtetit shqiptar, ka qene edhe ai me pseudonimin Dielli. I derguar per te vjele informacion ne Greqi ne vitet e para te çlirimit "Dielli", me origjine çame, oficer i sherbimit sekret shqiptar ne vitin 1946 raportohet i vrare. Per kete arsye shteti shqiptar i asaj kohe e shpalli "Diellin" ne menyre sekrete deshmor dhe familjes se tij iu lidh pension i posaçem deshmori. Pas disa vitesh, kunderzbulimi i Sherbimit Sekret Shqiptar vertetoi se "Dielli" ishte shendoshe e mire dhe se vepronte si interlokutor midis qendres se sherbimit te jashtem sekret dhe grupit te spiunazhit te huaj, ngritur ne klandestinitet te thelle ne Shqiperi. Kjo tregoi se agjenti sekret "Dielli" kishte bere loje te dyfishte dhe kishte mashtruar sherbimet sekrete shqiptare.

Et'hem Çako

Ka qene nje nga agjentet me te mire te CIA-s me origjine nga Shqiperia. Pas largimit nga Shqiperia ne fund te Luftes se Dyte Boterore si kundershtar i regjimit komunist ai rekrutohet nga CIA. Me pas ai dergohet ne Shqiperi me mision per te organizuar luften kunder rrezimit te regjimit te Enver Hoxhes. Ne vitin 1949 ai hidhet me parashute ne Shqiperi. Detyra e tij ishte qe te pergatiste terrenin per zbarkimin e grupeve te tjera diversenate si dhe te Hamit Matjanit. Por ne saje te agjenteve te infiltruar te Sigurimit te Shtetit ai bie menjehere rob i tyre sa zbarkon ne Shqiperi.

"Gaveta e Vjeter"

Ndue Zefi, me pseudonimin "Gaveta e vjeter", mund te quhet padyshim si nje nga agjentet me frutdhenes te Sigurimit te Shtetit ne fund te viteve '40. I rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit ne vitin 1949, "Gaveta e vjeter", me origjine nga nje fshat i Mirdites, dha nje kontribut te madh ne zbulimin dhe eliminimin e bandave diversante ne ate kohe. I kamufluar si nje anetaret i ketyre bandave si dhe armik i pushtetit te asaj kohe, Ndue Zefi i dha Sigurimit te Shtetit informacion te shumte ne lidhje edhe me sherbimin sekret jugosllav qe sherbente ne ato ane. Por agjenti i sherbimit sekret do kishte nje fund tragjik, pasi vetem pak kohe pas rekrutimit te tij nga ana e Sigurimit te Shtetit ra viktime e nje skenari te UDB-se jugosllave qe kishte zbuluar aktivitetin e tij te dyfishte.

“Gjenerali”

“Gjenerali” ishte nje agjent dopiorol. Ai e pranon kete fakt edhe perpara “Sekretarit” (Hetuesit). Mendohet se pothuajse te gjithe agjentet e sherbimit tone te fshehte ishin te tille. Ky person mbante lidhje me agjenturat jashte shtetit. Gjate Luftes Nacionalçlirimtare mbahej ne lidhje nga misionare te huaj, ndersa pas çlirimit te vendit e mori ne lidhje togeri francez Cochet. Nderkohe, atij i kishin fiksuar, edhe disa takime te fshehta me majorin anglez Smith. Ne keto kondita, siç del nga dosja, ai arrestohet ne menyre sekrete dhe pasi zberthehet si agjent i huaj, rekrutohet me material komprometues nga zevendesministri, “gjenerali” dhe nje nenkolonel e keshilltar jugosllav.

Gjon Gjinaj, “Munella”

Gjon Gjinaj ka qene nje nga agjentet shqiptare qe punonte per llogari te agjentures italiane ne fund te viteve '40. Ai ishte cilesuar si nj nga agjentet e tyre me te mire dhe per kete arsye ai ishte hedhur me parashute me malet e Mirdites ne vitin 1947, me detyre krijimin dhe organizimin e bandave te armatosura per te rrezuar regjimin komunist ne vend. Ne vitin 1949, Gjon Gjinaj, ose i njohur ndryshe me pseudonimin Munella, se bashku me banden e tij arrin te futet ne kurth nga Sigurim i Shtetit. "Grupi Special" i krijuar nga Mehmet Shehu dhe i drejtuar nga Kadri Hazbiu arrin te kap Gjon Gjinajn, i cili me vone ekzekutohet po nga ky grup.

Halit Bajrami

Padyshim eshte cilesuar si nje nga agjentet me te miret e Sigurimit te Shtetit. I arratisur nga Shqiperia ne vitin 1950, Halit Bajrami mbante ne ate kohe postin e zv/shefit te Sigurimit ne Korpusin Ushtarak te Qarkut te Korçes. Gjate kesaj kohe ai qendroi ne vende te ndryshme dhe se bashku me shokun e tij me te cilin u arratis, Sabaudin Haznedari, u rekrutuan nga sherbimet sekrete te huaja. Por gjate kesaj kohe, si agjent i sherbimeve te huaja, Halit Bajrami i dergoi informacion me shume vlere Sigurimit te Shtetit. Ne vitin 1982 ai behet pjese e grupit te Xhevdet Mustafes, qe kishte marre si detyre eliminimin e Enver Hoxhes. Gjate zbarkimit te grupit ne Shqiperi, Halit Bajrami ben te mundur dekonspirimin e planit, duke bere te mundur qe anetaret e tjere te bandes se Mustafes te eliminoheshin. Pas kesaj ngjarje, Halit Bajrami dergohet perseri nga Sigurimi i Shtetit jashte vendit.

Hamit Matjani

Drejtori i CIA-s ne vitet '50, Allen Dulles i kishte vene Hamit Matjanit nofken "Tigri". I cilesuar si nje nga agjentet me te mire shqiptare qe punonte per llogari te CIA-s, Matjani kishte arritur te realizonte shume aksione ne Shqiperi per rrezimin e regjimit komunist. I larguar nga Shqiperia menjehere pas ardhjes ne pushtet te regjimit komunist, "Tigri" kishte arritur te desantonte ne Shqiperi gati 26 here. Kjo e kishte bere ate qe te quhej nga sherbimi sekret amerikan si njeriu me i zote per te desantuar ne Shqiperi. Ne te gjitha rastet qe ai kishte hyre ne Shqiperi, ishte futur nga toka nepermjet Greqise. Heren e fundit qe ai u fut ne Shqiperi ai u hodh me parashute nga ajri. Ne vitin 1953, vetem pak kohe pas zbarkimit ne malet e Shengjergjit ne Elbasan, ai do kapej nga organet e Sigurimit pas kurthit qe ata i kishin bere me ane te radios nderlidhese. Ai u denua me vdekje dhe u ekzekutua me 14 prill 1954.

"I penduari"

Ky ishte pseudonimi i nje prej agjenteve me histori me paradoksale te Sigurimit te Shtetit. Ai kishte mbaruar me rezultate te shkelqyera shkollen e lare per oficer dhe Akademine Ushtarake ne vitin 1962 dhe kishte arritur te behej komandant korpusi, por pas spiunimit te shokut te tij te ngushte per nje fraze, ishte denuar me 15 vjet si armik i popullit. Ne burg, pranon me vullnet te plote te vihet ne sherbim te organeve te Sigurimit si i penduar, per te shlyer fajin e bere dhe e zgjedh edhe vete pseudonimin e tij "I penduari". Per 11 vjet, ndonese agjent i Sigurimit, ai i eshte nenshtruar torturave çnjerezore per te fituar besimin e te burgosurve, objekt i veprimtarise se tij agjenturore. Per 11 vjet ai kaloi nga burgu ne burg, gjoja me denime disiplinore por ne fakt me sherbime teper speciale, te pergatitura me kujdes nga organet e specializuara te Sigurimit. Me permbysjen e diktatures, "I penduari" fiton statusin e te persekutuarit politik dhe emerohet ne funksione te larta te shtetit.

"Hutini"

"Hutini" hyn ne listen e atyre agjenteve qe bejne historine famekeqe te Sigurimit te Shtetit. Ai ka qene nje personalitet ne arenen e politikes shqiptare pas '90-es. Agjenti i Sigurimit te Shtetit, ishte rekrutuar ne vitin 1970 dhe kishte punuar per 10 vjet per kete sherbim. Ne dosjen e tij, qe Nafiz Bezhani e citon me numer 17594, paraqitet edhe veprimtaria e ketij agjenti, i cili spiunonte edhe detaje nga me te vogla. Pas ardhjes se demokracise, "Hutini" emerohet ne organet qendrore te vendit.

Hysen Lepenica

Hysen Lepenica ka qene nje nga agjentet shqiptare qe punonte per llogari te CIA-s. Veprimtarine e tij ai e kreu kryesisht ne fund te viteve '40. Ku pasi ishin trajnuar nga oficere te CIA, ai se bashku me disa agjente te tjere zbarkon ne Shqiperi me detyre per te rrezuar regjimin e komunist. Ata zbarkuan ne Gryken e Dukatit ne tetorin e vitit 1948. Pasi nendetesja doli ne siperfaqe, Hysen Lepenica, Zagoll Shena, Safet Kaba, etj. me ane te nje varke gome iu drejtuan bregut. Por misioni i tij do deshtonte per shkak se rane pre e nje kurthi te ngritur nga Sigurimi i Shtetit.

Idriz Seiti, "Profesori"

Agjenti Idriz Seiti ishte anetar i i "Grupit Special" te krijuar nga Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu ne vitet e para te pasçlirimit. Grupi kishte si detyre zbulimin dhe eliminimin e te gjitha bandave diversante qe vepronin ne ate kohe ne vend. I lindur ne fshatin Çorrush te Mallakastres, Idriz Seiti gjate Luftes se Dyte Boterore u bashkua me forcat partizane dhe u dallua per trimeri dhe besnikeri ndaj Partise. Per kete arsye, menjehere pas çlirimit, me krijimin e Sigurimit te Shtetit, duke qene edhe mik i ngushte i Mehmet Shehut, i cili ne ate kohe ishte minister i Brendshem, emerohet anetar i Grupit Special dhe iu vendos pseudonimi "Profesori". Gjate veprimtarise se tij si agjent, "Profesori" luajti nje rol te madh ne kapjen dhe vjeljen e shume informacioneve te agjenteve te sherbimeve te huaja.

Jonuz Mersini

Eshte cilesuar pa dyshim si nje nga agjentet me te mire te Sigurimit te Shtetit qe ka vepruar jashte vendit. Jonuz Mersini, i vendosur ne France ne vitet '50, arriti deri aty sa te punonte prane mbretit Zog gjate kohes se qendrimit te tij ne France. Gjate kesaj kohe ai i dha Sigurimit te Shtetit informacione te shumta, duke bere qe shume nga planet grupeve nacionaliste dhe legaliste per rrezimin e regjimit komunist te deshtonin. Ne vitin 1952 ai u urdherua ne ate kohe nga Sigurimi i Shtetit dhe konkretisht nga kreu i tij, Kadri Hazbiu te eliminonte Ahmet Zogun. Por kete mision ai nuk mund ta kryente dot. Me vone, pas dekonspirimit te tij si agjent, ai kthehet ne Shqiperi. Historia e tij i sherbeu me vone edhe nje shkrimtari te njohur te vendit tone, i cili beri nj liber qe pati shume sukses ne ate kohe.

"Kobra"

Eshte nje nga agjentet shqiptare me histori me interesante nder figurat e Sherbimit Sekret. "Kobra" kishte luftuar me devotshmeri si partizan ne kohen e luftes e me pas ishte vene ne sherbim te Sigurimit te Shtetit. Por jo vetem te tij, por edhe te CIA-s. Ne vitin 1949 ai ishte "arratisur" ne Amerike, ku u trajnua per dy vjet nga CIA. Ai kishte kryer nderkohe Akademine Ushtarake ne Moske, dhe kishte njohje me personalitete te KGB-se qe kishin qene pedagoget e tij atje. "Kobra" njihej si agjent shetites i CIA-s, me disa emra e funksione, me foto te ndryshme, here me mjeker e mustaqe e here i rruar, here me kaçurrela brune, e here biond e here tullac. Nje nga agjentet me profesioniste te Sigurimit te Shtetit dhe te CIA-s, u denua nga te dyja sherbimet dhe qeverite. Nga Partia e Punes u akuzua si tradhtar dhe si "sherbetor i imperialisteve amerikane", ndersa nga CIA, si agjent i Sigurimit. Ai burgoset nga kjo e fundit dhe kthehet ne Shqiperi disa muaj para se te vdiste. "Kobra" kreu shume funksione te suksesshme per llogari te Sigurimit dhe te CIA-s, duke u qendruar besnik te dy ketyre sherbimeve.

Koçi Xoxe

Ish-ministri i pare i brendshem ne qeverine e sapokrijuar te pasçlirimit ne vitin 1945, Koçi Xoxe vetem kater vite me vone u akuza si agjent i UDB-s jugosllave. Sipas dokumenteve te Sigurimit te Shtetit ai u ishte nje nga agjentet me te fuqishem te UDB-se dhe kishte arritur te krijonte nje rrejt agjenturor shume te madh per llogari te jugusllaveve. Pas çlirimit ai mori postin zv/kryeministrit dhe te ministrit te Brendshem. Me 28 nentor 1948, ai arrestohet me akuzen si agjent i jugosllaveve. Ai nuk e pranon kurre akuzen dhe gjykata me pas e denon me vdekje, pushkatohet ne maj te vitit 1949.

"Koloneli"

"Koloneli" eshte cilesuar si nje nga agjentet me mire dopiorol te Sigurimit te Shtetit. I lindur ne Elbasan ne nje familje patriotike ai u rekrutua nga sherbimi sekret britanik qe ne vitet '30 me rekomandim te Margaret Hazllek. Gjate luftes "Koloneli" u aktivizua me forcat partizane. Ne saje te intelektit dhe gjuheve te shumta arriti te behej edhe perkthyesi i Enver Hoxhes gjate takimeve te ketij te fundit me misionaret angleze. Gjate kesaj kohe ai filloi te punoje edhe per Frontin Nacionalçlirimtar. Pas çlirimit ai filloi te punoje per Sigurimin e Shtetit, duke bere te mundur sjelljen e shume informacioneve te vlefshme. Me pas ai dergohet me detyre nga Sigurimi i Shtetit jashte vendit ku qendron per nje kohe te gjate.

"Loro"

"Loro", ishte nje ish-oficer kufiri dhe komunist, i cili ishte nxjerre ne lirim "per mungese vigjilence", pasi ne zonen e tij kufitare kishin kaluar kufirin diversante pa u kuptuar nga nenreparti i tij. Me pas ai ishte kthyer ne Tirane, ku punonte si kasap. Sipas librit "Mekatare 3" te Nafiz Bezhanit, agjenti qe pas perjashtimit nga partia ishte vene nen funksion te sherbimeve te huaja. Ai ndihmoi keto sherbime per futjen e familjes Popa ne vitin 1985 ne ambasaden italiane. Nje ngjarje e madhe kjo qe shenoi krisjen e pare te shtetit shqiptar.

Nikoll Melyshi

Padyshim qe historia e familjes se Melyshajve eshte nje nga me interesantet e sherbimeve sekrete. Rralle mund te ndodhte qe ne nje familje, i ati te sherbente per nje agjenture sekrete dhe i biri per nje tjeter. Nikoll Melyshi, babai i Pal Melyshit ishte nje nga agjentet me potente te CIA-s ne vitet '50. Ai ishte hedhur me parashute nga CIA ne malet e Mirdites dhe atje kishte arritur te krijonte nje bande me te cilen organizonte aksione te ndryshme kunder regjimit komunist. Por nderkohe qe ai punonte per CIA, i biri i tij, Pal Melyshi punonte si agjent i maskuar ne Sigurimin e shtetit. Pas vrasjes se te birit, Nikoll Melyshi kthehet ne Amerike ku jetoi deri sa vdiq ne vitin 1989.

Agjenti "Profesori"

"Profesori", ishte nje nga kreret e emigracionit shqiptar ne Belgjike gjate kohes se regjimit komunist, por njekohesisht ai ishte edhe nje nga agjentet me te forte te Sigurimit te Shtetit. Agjenti sekret ishte nga Elbasani dhe njihej si nacionalist. Rekrutimi i tij per llogari te Sigurimit te Shtetit ishte bere nga Omer Nishani, i cili e kishte mik te ngushte. Pas rekrutimit te tij, Sigurimi i Shtetit kishte bere te mundur dergimin e tij jashte vendit dhe infiltrimin e tij ne radhet e emigranteve shqiptare ne Bruksel. Gjate kesaj kohe ai i solli Sigurimit te Shtetit te dhena shume te vlefshme si per situaten e spiunazhit ashtu edhe per zhvillime te tjera me rendesi.

Panajot Plaku

Panajot Plaku eshte akuzuar nga Sigurimi i Shtetit si agjent i UDB-s. Anetar i Komitetit Qendror si dhe gjeneral i ushtrise shqiptare, ndryshe nga miqte e tij te ngushte, Dali Ndreu dhe Liri Gega, te cilet u arrestuan dhe u denuan si agjent te jugosllaveve, ai arriti te arratisej ne Jugosllavi ne vitin 1957, vetem pak momente para arrestimit. Ata akuzoheshin se te tre se bashku punonin per llogari te sherbimeve sekrete jugosllave. Por, megjithese arriti t'i shpetonte arrestimit, Panajot Plaku nuk mundi t'i shpetonte dot kurthit te Sigurimit te Shtetit. Vetem pak kohe me vone me ane te nje agjenti te saj arriti te vriste ne Jugosllavi ish-gjeneralin shqiptar, Panajot Plakun, te akuzuar si spiun i UDB-se jugosllave.

Sabaudin Haznedari

Ai ishte nje nga anetaret e grupit te Xhevdet Mustafes, te derguar nga CIA per eliminim e Enver Hoxhes. Sabaudin Haznedari kishte lindur ne Durres dhe kishte qene nje njeri shume aktiv gjate Luftes Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit ai mori disa poste drejtuese, por me vone pas nje konflikti me nje nga kreret e partise se ketij qyteti ai pushohet nga puna. Ne vitin 1950 ai arratiset nga Shqiperia se bashku me nje shokun e tij dhe vendoset ne fillim ne Greqi, me pas ne Turqi e ne fund ne Itali. Gjate kesaj periudhe ai rekrutohet nga sherbimet sekrete te huaja dhe fillon te punoje per ta. Ne vitin 1982 ai zbarkon ne Divjake bashke me Xhevdet Mustafen. Por vetem pak ore pas zbarkimit, grupi i tyre zbulohet ne qytetin e Rrogozhines, dhe gjate nje perplasje me policine Sabaudin Haznedari vritet.

Shemsi Aliaj

Agjenti sekret prane ambasades shqiptare ne Rome konsiderohet si nje nga rekrutuesit me te mire te Sherbimit Sekret Shqiptar. Ne pak vite ai arrin qe ne Rome, por edhe ne Milano apo Bari, te kete nje rrjete te gjere informatoresh ne radhet e zyrtareve italiane, ne duart e te cileve qarkullonin te dhena sekrete qe i interesonin shtetit shqiptar. Si arritja me e madhe e Aliajt konsiderohet rekrutimi ne vitin 1953 i shefit te Shifres se Ushtrise Italiane. Shemsi Aliaj u kap nga agjentet e Sherbimit Sekret Italian teksa ishte me dy nga bashkepunetoret e tij vendas. Ai u shpall "non grata" dhe u debua nga Italia. Llogaritet qe ne 4-5 vite ai te kete rekrutuar rreth 25 bashkepunetore ne Itali.

Skender Barçi

Skender Barçi eshte nje agjent i Sigurimit te Shtetit, i cili ka vepruar ne vitet '60. Kryesisht veprimtarine e tij ai e kreu ne Jugosllavi, ku kishte per detyre te mblidhte informacione sekrete mbi agjente e UDB-se. Ne vitin 1961, sipas disa dokumenteve jugosllave, ai arrestohet ne qytetin e Shkupit nga sherbimet sekrete jugosllave. Kjo, pasi sipas tyre, Skender Barçi kishte marre si detyre nga Sigurimi i Shtetit eliminimin e ish-gjeneralit shqiptar qe tashme jetonte ne Jugosllavi, Panajot Plakut. Po sipas ketyre dokumenteve, Skender Barçi gjate marrjeve ne pyetje kishte pranuar se punonte dhe se detyren per eliminimin e Panajot Plakut ja kishte dhene vete ministri i Brendshem i asaj kohe, Kadri Hazbiu. Me pas gjykata jugosllave e denoi ate vetem me gjashte vite burg, me pas ai u rekrutua nga UDB-ja dhe punoi per llogari te tyre.

Taho Sejko

Taho Sejko eshte cilesuar si koka e krijimit te "Grupit çam" i mbeshtetur dhe financuar nga sherbimi sekret grek. Ai madje, sipas Sigurimit te Shtetit, eshte edhe personi qe kreu rekrutimin per llogari te sherbimeve sekrete greke te vellait te tij me te vogel, gjeneralit te njohur, Teme Sejkos. Ende nuk behet e ditur se si ai u rekrutua nga sherbimi sekret grek. Por sipas dokumenteve te Sigurimit te Shtetit, ai arriti te krijonte nje grup agjenturor shume te madh. Ne vitin 1960 ai shkarkohet nga te gjitha postet e rendesishme qe mbante dhe arrestohet bashke me vellain e tij. Por ndryshe nga vellai i tij, Teme Sejko, qe i pranoi te gjitha akuzat si agjent i sherbimit sekret grek, Taho Sejko, sipas dokumenteve te atyre koheve nuk e pranoi asnjehere akuzen. Por megjithate ata shpallen fajtore, me akuzen e krijimit te grupit armiqesor çam dhe denohet me vdekje.

Teme Sejko

Teme Sejko eshte quajtur nga Sigurimi i Shtetit si nje nga agjentet me te rrezikshem qe kane punuar per agjenturen greke. Madje, sipas Sigurimit te Shtetit, ne baze te dokumenteve dhe deklarimeve te ish-agjentit Teme Sejko, grupi i tij kishte si detyre rrezimin e regjimit te Enver Hoxhes. Pas çlirimit ai mori poste shume te rendesishme, madje ishte nje nga gjeneralet e pare shqiptare si dhe kunderadmiral i Flotes Shqiptare. Ai ishte rekrutuar per llogari te sherbimeve greke nga i vellai i tij me i madh, Taho Sejko. Grupi i drejtuar prej dy vellezerve u zbulua ne vitin 1960, ku dhe u kryen arrestime te shumta. Pas arrestimit, Teme Sejko i pranoi te gjitha akuzat per spiunazh. Ai u denua me vdekje dhe u pushkatua po ate vit.

Xhevdet Mustafa

I arratisur nga Shqiperia ne vitin 1964 ne drejtim te Amerikes, Xhevdet Mustafa eshte njeriu qe hyri si personi fundit qe do desantonte ne Shqiperi per te vrare ish-diktatorin Hoxha. Gjate qendrimit te tij ne Amerike, Xhevdet Mustafes ishte rekrutuar nga sherbimet sekrete amerikane. Ai ishte shume i njohur per forcen e tij fizike. Ne shtator te vitit 1982 i nisur nga Brindizi i Italise, Mustafa se bashku me 2 persona te tjere zbarkon ne plazhin e Divjakes. Detyra e tij ishte eliminimi i Enver Hoxhes. Por ne fakt Xhevdet Mustafa nuk arrin te realizoje dot detyren e tij, pasi plani dekonspirohet. Me 27 shtator 1982, pas dy ore luftimi, Xhevdet Mustafa vritet nga forcat e Sigurimit te Shtetit.

Zenel Shehu

Ai do mbahet mend si njeriu qe beri te mundur kapjen e Hamit Matjanit. Badigard i Ahmet Zogut dhe mik i ngushte i Hamit Matjanit, ai rekrutohet nga CIA, me urdher te mbretit per te desantuar ne Shqiperi. Detyra e tij ishte t'i paraprinte mberritjes ne vend te grupeve te tjera diversante. Zenel Shehu zbarkon ne Shqiperi ne vitin 1952, por shume shpejt ai do kapej nga sherbimi sekret shqiptar. Me pas nepermjet tij ata realizojne kapje edhe te 13 grupeve te tjera me ane te radiolojes. Duke qene mik i ngushte i Hamit Matjanit, ai e detyron kete te fundit te zbarkoje ne Shqiperi, duke i paraqitur nje situate tjeter ne vend. Pas kesaj, ne vitin 1953, Matjani zbarkon ne Shqiperi dhe kapet menjehere nga Sigurimi i Shtetit, kurse Zenel Shehu kishte vetem pak dite qe ishte vrare.

"Vogelushi"

Edhe peshen e ka pasur te vogel tek Sigurimi i Shtetit, por kjo detyre ia komplikoi atij gjithe jeten. Me te tille pseudonim iu shfaq Nafiz Bezhanit dosja e nje ambasadori, qe duhej t'i kontrollonte figuren. Ne librin "Mekatare" shpjegohet se "vogelushi" u fut ne Sigurim me premtimin se do i jepnin burse per te filluar studimet e larta, nje hile qe perdorej shpesh per te rekrutuar te rinj ne Sigurim. Ai pranoi, dhe me vajtjen me studime ne France, me misionin qe te raportonte per çdo sjellje te shokeve te tij qe studionin atje, veçanerisht per veprimet e tyre ne perkrahje te kultures perendimore. Ai bie ne dashuri atje me nje franceze. Per kete, Sigurimi i preu bursen e perjashtoi nga radhet e veta duke e akuzuar rende per marredhenie intime me nje agjente te sherbimit te huaj. Ai vezhgohej per çdo veprim te tij me kontrollin 2/A, qe do te thote vezhgim gjate 24 oreve. Nje rast qe tregon fare mire paradoksin e te qenit agjent dhe i persekutuar.

Agjenti Mehilli

Agjenti me pseudonimin "Mehilli" ishte ne nga spiunet me te rrezikshem te UDB-s jugosllave qe vepronte ne Shqiperi. Ai ishte nje nga drejtuesit me te larte te Ministrise se Brendshme ne vitet e regjimit komunist. Ne saje te veprimtarise se tij, shume agjente sekrete shqiptare u zbuluan ose shume aksione te tyre u dekonspiruan. Ne disa prej dokumenteve qe u zbuluan prej Sigurimit te Shtetit, ne lidhje me veprimtarine e ketij agjenti rezultoi se ai kishte derguar UDB me shume informacion per figurat politike shqiptare te asaj kohe. Ai u zbulua ne fillim te viteve '80, dhe do denohej rende nga drejtesia e asaj kohe.

Aleksandra Bogdani : Sekrete dhe gënjeshtra: Fundi i mohuar i viktimave të komunizmit

Ish të burgosurit e diktaturës duan të vërtetën dhe dëmshpërblimin, por kërkesat e tyre kanë rënë në kurthin e politikës së vrazhdë të vendit





Kërkonte të zbulonte se si në moshën 23-vjeçare përfundoi në katalogun e mjerë të komunizmit shqiptar: një i burgosur politik,  i reduktuar në një emër e një numër.I lirë pas 17 vitesh burg, Fatos Lubonja filloi të rrëmonte në të shkuarën.


Zbulimi i së vërtetës e udhëhoqi prej arkivave të policisë sekrete drejt e tek numëratori publik, ku gjeti një tjetër emër dhe numër, që ngjallte shpresën e një përgjigjeje.
“Ju e kuptoni pse ju kam marrë. Dua t’ju takoj”, i tha Lubonja, pasi i ra numrit.  Burri nga ana tjetër heshti për disa sekonda, i bindur megjithatë se mund të fitonte veçse kohë. Ishte ish-agjenti i policisë sekrete që kishte përgatitur dosjen për dënimin e Lubonjës. Emri i tij është Llambi Kote dhe e njihte publicistin shumë më mirë se ç’njihej prej tij.
U takuan në katin e nëndheshëm të një lokali në Tiranë, në fundin e vitit 2010. Asokohe, ish i burgosuri ishte në të 60-at, ndërsa oficeri që i dha një dorë të mirë arrestimit të tij po shtynte të shtatëdhjetat.
Mes diktaturave komuniste të Europës Lindore, ajo e Shqipërisë ishte më e ngrata dhe e çuditshmja. Paralelisht me shtypjen e armiqve, lideri paranojak, Enver Hoxha ndaloi thuajse të gjitha kontaktet me vendet e tjera. Një grusht të huajsh vizituan Shqipërinë dhe vetëm pak shqiptarë u lejuan të udhëtonin jashtë.
Brenda burgut të madh të vendit të tij, Hoxha krijoi ca të tjerë më të vegjël. Armiqtë e supozuar të shtetit u dërguan në këto kampe, të ndërtuara sipas modelit të gulakëve stalinianë. Të burgosurit u detyruan të punonin në projektet madhore të qeverisë, e shumë prej tyre vdiqën për shkak të kushteve të tëmerrshme.
Rreth 200 mijë njerëz kaluan përmes këtyre kampeve. Në një shtet me 3 milionë banorë, thuajse një në 15 kishte një të afërm të burgosur apo të internuar nga komunistët.
Sot, vetëm 2700 ish-të burgosur janë ende gjallë. Të dëshpëruar dhe të varfër, pjesa më e madhe e tyre kanë marrë vetëm një këst të kompensimit të premtuar nga qeveritë post-komuniste. Gjatë grevës së urisë në Tiranë, muajin e kaluar, dy ish-të burgosur politikë i vunë zjarrin vetes. Njëri prej tyre vdiq më pas nga djegiet.
Të pasigurt për dëmshpërblimin, të mbijetuarit kanë kërkuar gjithashtu hapjen e sekreteve të pista të shtetit komunist, fshehur në arkivën e policisë së vjetër sekrete, Sigurimit. Deri më sot, shteti nuk e ka përmbushur apelin për hapjen e dosjeve.

“Thashethemet për ish-bashkëpunëtorët mes politikanëve kanë qarkulluar prej vitesh, por deri më tani, publiku shqiptar ka parë vetëm pak dosje”,-thotë Fatos Klosi, ish-shefi i policisë sekrete në vitin 1998.Gjatë intervistave për BIRN, disa zyrtarë konfirmuan se një pjesë e mirë e dosjeve janë shkatërruar. Sipas tyre, ato që kanë mbijetuar nuk ka gjasë të shohin dritën e diellit, pasi janë ruajtur si karta loje në kapitalin politik të liderëve aktualë të vendit.
“Kjo çështje është përdorur për shantazh politik, për të frikësuar ata që mund të frikësohen”.
Pas rënies së komunizmit, Shqipëria është dominuar nga dy parti: Demokratët dhe Socialistët. Të dyja palët kanë mbushur me premtime viktimat e komunizmit, ndërkohë që akuzojnë njëra-tjetrën për injorimin e kërkesave të tyre.
Në vend që të shfrytëzohej për paqtim, e shkuara e dhimbshme e Shqipërisë është kthyer në një instrument force për arenën politike.
Asgjësimi i dosjeve
Lubonja ishte në fillimet e një karriere premtuese si akademik, kur autoritetet zbuluan ditarët e tij sekretë, mbushur me pakënaqësi për regjimin e Hoxhës.
U dërgua në burgun famëkeq të Spaçit, ku edhe kaloi 4 muaj në një birucë të izoluar në shenjë proteste. Pas pesë vitesh burg, vuajtja e tij u zgjat me një dënim të ri për përfshirjen në një organizatë armiqësore brenda kampit. I burgosur në vitin 1974, Lubonja e pa veten të lirë vetëm kur komunizmi u shkërmoq, në vitin 1991.
Dosja e Fatos Lubonjës
BIRN ka siguruar një kopje të dosjes së përgatitur nga Sigurimi për gjyqin e Fatos Lubonjës.
Dokumentet nuk janë gjithëpërfshirëse, aq sa pritej të ishte dosja personale e Lubonjës në Arkivin e Sigurimit.
Në dosjet e hetuesisë nuk ka të dhëna për personat që spiunuan Lubonjën, ndërsa destinacioni i katër ditarëve të kapur në një papafingo nga policia sekrete në vitin 1974 është i panjohur.
Gjithsesi, dosja ka fotografi të ditarëve të humbur, konkluzionet e ekspertëve të shkrimit dhe dëshmi të marra nga miqtë dhe familjarët e Lubonjës.
Në to gjenden gjithashtu transkripte të dëshmive të Lubonjës. I pyetur për arsyen se pse nuk i dogji ditarët për të shmangur arrestimin, ai përgjigjej: “Sepse i kisha të shtrenjtë”.
Në Shqipërinë e re, Lubonja bëri karrierë si publicist e shkrimtar, i trazuar megjithatë nga e shkuara e tij. Cili nga miqtë e tradhtoi? Ku kishin përfunduar ditarët e tij, të konfiskuar nga hetuesia?
Nga ai takim me ish-agjentin sekret në Tiranë,  Lubonja priste një mbyllje. Një fund që nuk mundi ta gjente. Kot u dredhonte dyshimeve të tij përmes pyetjeve të veta. Lubonja mbeti i shtangur prej faktit se sa pak në të vërtetë kishte ndryshuar.
“U tmerrova që ai kishte ende pushtet mbi mua,  jo unë mbi të.  Sepse ai dinte ç’kishte ndodhur, ndërsa unë kërkoja të dija”,-tregon Lubonja.
U ngrit i pashpresë prej takimit. Nopran dhe i paepur, Lubonja megjithatë ende habitet teksa i rikthehet dialogut me Koten. Ish-oficeri i shërbimit sekret mbrohej me vuajtjen e tij, se edhe ai u godit ca vite më vonë nga regjimi e iu desh t’i përvishej punës në një fabrikë.
“U përpoq të më bindte se ishim njësoj, të dy viktima të kohës sonë”, thotë Lubonja.
Ideja se të gjithë vuajtën njësoj nën komunizëm dëshpëron ata që humbën më shumë se të tjerët.  Politika e shtetit kundrejt së shkuarës duket se e mbështet këtë ide, pa qenë nevoja ta shprehë me fjalë.
Ish-të përndjekurve politikë iu premtua dëmshpërblim, por në fakt, trajtimi i tyre ka pasur pak ndryshim nga ai i qytetarëve të zakonshëm. Arkiva e Sigurimit, e cila do të duhej të zbulonte kush spiunoi kë gjatë komunizmit,  mbetet ende sot e mbyllur.
Një shembull tjetër, ai i Gjermanisë Lindore, ku u hapën dosjet e famëkeqit Stasi thuhet se ndihmoi shoqërinë e traumatizuar në adresimin e së shkuarës së vet.  Në Shqipëri, e shkuara mbetet kruspull nën rrogoz.
Arkiva origjinale mbante dokumentet e armiqve të dyshuar të shtetit. Shumë prej të dhënave për ta janë siguruar nga miqtë e ngushtë, të afërmit apo kolegët.
Nga qindramijëra dosje sekrete, të grumbulluara gjatë 45 viteve të diktaturës, zyrtarët pohojnë se kanë mbijetuar rreth 14.000 të tilla. Shumë kanë humbur.  Një pjesë janë shkatërruar qëllimisht nga komunistët e fundit.

Përgjatë dekadës së kaluar, duket se arkivat u lanë në mëshirë të fatit. Ish-shefi i policisë sekrete, Klosi thotë se kur u emërua në detyrë,  në vitin 1998 zbuloi se një pjesë e madhe e dosjeve ishin lënë të kalbeshin brenda disa thasëve.“Një pjesë e mirë dosjesh u asgjësuan në fillim të viteve ‘90”,-thotë  Kastriot Dervishi, drejtor i arkivës së Ministrisë së Brendshme që prej vitit 2005.
“Ne gjetëm dosje të hapura, me fletë të grisura e të shpërndara në dysheme”, thotë ai.
E shkuara si vegël politike
Gjithsesi, politikanët e të dyja kaheve nuk marrin përsipër shkatërrimin e arkivave. Mesila Doda, deputete e PD-së në pushtet ngulmon se partia e saj është e vendosur në hapjen e dosjeve.
“Edhe pse kanë kaluar 20 vjet, për Shqipërinë është thelbësore përballja me të shkuarën”, thotë ajo. “Dosjet duhet të hapen”.  Doda akuzon opozitën socialiste për minimin e ligjit të lustracionit, inisiativë e PD-së që prej vitit 1995.
Socialistët në anën tjetër akuzojnë rivalët e tyre për premtime boshe ndaj viktimave të komunizmit.
Ish-kryeministri Pandeli Majko thotë se arkiva e Sigurimit  është vetëm një prej problemeve të mprehta të trashëguara nga komunizmi.
Rrugën pa krye me hapjen e dosjeve ai ia faturon klasës aktuale politike, për të cilën thotë se është një miks ish-komunistësh e njerëzish që kundërshtuan regjimin.
“Martesa mes tyre ka krijuar një identitet të dyfishtë, çka e bën kontrovers dhe të vështirë përballjen me të shkuarën”, thotë ai.
Në të vërtetë, socialistët dhe demokratët kanë në radhët e tyre shumë ish-komunistë, po aq sa edhe njerëz që mund të mburren se kanë qenë në krahun e qëndrestarëve. Realiteti ka treguar gjithsesi se kundërshtarët e regjimit, që janë sot në politikë ishin po aq afër qendrës së pushtetit në diktaturë.
Kjo pasi Hoxha zbehu dallimin mes armiqve dhe besnikëve: bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë ishin vazhdimisht nën dyshim dhe vëzhgim, si armiq të mundshëm të shtetit.
Shumë shqiptarë besojnë sot se zyrtarët e të dyja partive, spiunë o të spiunuar qofshin, kanë arsye t’u tremben arkivave. Rrjedhjet selektive prej arkivës së mbyllur janë përdorur shpesh për sulm apo shantazh ndaj figurave të spikatura.

“Asgjë s’do të ndodhte nëse ne do t’i hapnim dosjet. Por askush nuk ka qenë realisht i interesuar për t’i hapur ato, se e shkuara është përdorur si një vegël e politikës”,-thotë ai.Për më tepër, ish-shefi i shërbimit sekret, Klosi lë të kuptohet se frika për dosjet e panjohura është shumë më e vlefshme për politikanët, se informacioni që gjendet brenda tyre.
Një trashëgimi në zhdukje
Në disa vende të Europës Lindore, të burgosurit politikë të komunizmit u pritën krahëhapur në shoqëri.  Disa madje u ngjitën në zyrat më të larta të shtetit: Vaclav Havel, Arpad Goncz and Lech Walesa u bënë liderët e Çekisë, Hungarisë dhe Polonisë.

Sigurimi: Rolet dhe kodet
Çdo operativ i Sigurimit kishte një rrjet informatorësh dhe bashkëpunëtorësh, të ndarë në 4 kategori.
1. “Rezidentët” rekrutoheshin nga radhët e komunistëve ose të besuarit e tyre. Çdo rezident mbante lidhje me 2 ose më shumë informatorë. Roli i tyre ishte mbledhja e informacioneve për operativin dhe menaxhimi i burimeve të rangut të ulët.
2. “Agjentët” duhej të mblidhnin informacione për të ashtuquajturit armiq të shtetit, klasë së cilës i përkisnin. Shumë prej tyre kishin lidhje me elitën “borgjeze” që i kishte paraprirë komunistëve. Disa prej tyre ishin ish-komunistë të rënë nga pushteti. Ata rekrutoheshin përgjithësisht nën presion dhe konsideroheshin bashkëpunëtorë me vlerë.
3. “Informatorët” ishin agjentë të rolit të ulët apo spiunë të zakonshëm, të cilët punonin të maskuar. Edhe ata rekrutoheshin nën shantazh.
4.”Strehuesit” ishin gjithashtu komunistë ose njerëz të besuar. Roli i tyre ishte sigurimi i një vendi të sigurt, zakonisht në zyrë apo në shtëpi, ku operativi duhej të takohej me personin e dyshuar.
[Burimi: “Sigurimi i Shtetit, 1944-1991” i Kastriot Dervishit]
Shqipëria vazhdon të mbetet një ndër vendet më të varfra të Europës. Rrugëtimi i vështirë nga diktatura dhe izolimi u pasua edhe me periudhën e anarkisë në mesin e viteve ’90. Ish-të përndjekurit politikë u rropatën për ndërtimin e një jete të re, mes turbulencave të dy dekadave të fundit.
Me prona të konfiskuara gjatë kohës së burgut dhe me familjet “e paketuara” në kampe internimi, të liruarit në kaosin e pas-komunizmit u përballën më vështirësi të shumta. Kishte nga ata që u strehuan në godina të braktisura e që sot jetojnë me frikën e dëbimit.
Lavdrim Ndreu, i cili sapo ka hyrë në të shtatëdhjetat e kaloi pjesën më të madhe të jetës në një kamp internimi. Në 20 vitet e fundit, ka jetuar në godinën që dikur përdorej si kaldajë për skuadrën e futbollit “Partizani”.
“Siç e sheh, jetët tona nuk kanë ndryshuar shumë që atëherë”, thotë ai. Këto ambiente janë ndarë mes ish të përndjekurve të tjerë, të cilët i quan “kushërinjtë e mi të kampit”.  Ai ende pret nga qeveria të legalizojë këtë pronë në emër të tij.
Sipas Simon Mirakës, kreut të Institutit të Rehabilitimit të ish-të Përndjekurve, shumë prej të burgosurve vuajnë nga problemet me shëndetin, për shkak të keqtrajtimit. Një pjesë prej tyre u martuan vonë, pas lirimit dhe aktualisht po përpiqen të sigurojnë jetën e të vegjëlve.
Qeveritë e mëparshme premtuan gjithashtu kompensime. Ligji i miratuar në vitin 2007 u njeh ish-të burgosurve politikë dëmshpërblimin prej 2 mijë lekësh (€14.3) për çdo ditë të kaluar në qeli.
Qeveria aktuale e ndau kompensimin në tetë këste. Përgjatë pesë viteve të fundit, vetëm një këst është shpërndarë plotësisht.
Greva e urisë dhe vetëdjegiet e kësaj vjeshte në qendër të Tiranës zunë faqet e para të gazetave. Politikanët “tregtuan” fajin, duke akuzuar njëri-tjetrin për dirigjim të protestuesve apo injorimin e tyre.
Greva e urisë tashmë është mbyllur. Përtej publicitetit për kauzën e ish-të burgosurve politikë, mbetet e paqartë se çfarë u arrit përmes saj.  Disa analistë ngritën pikëpyetje nëse qeveria mund t’i përballojë kostot e premtuara të kompensimit: një vlerë që kap shifrën e 400 milionë eurove.
E ndërsa vitet rrjedhin, komuniteti i të mbijetuarve është në zhdukje. Së bashku me zhdukjen e të dhënave në arkivë, po fiken edhe dëshmitarët e dorës së parë të brutalitetit komunist. Shqipëria moderne ndërkohë po tregon pak interes për rrëfenjat e vuajtjes nga kampet e burgut.
Këtë verë, BIRN u përpoq të kontaktonte me Koten, ish-punonjësin e policisë sekrete që përgatiti çështjen kundër Lubonjës. Nuk ishte i gatshëm për intervistë.
I biri thotë se Kote vuan nga skleroza. “Është e kotë të flasësh me të”-pohon ai në dyqanin e shkëmbimit të parave. “Lubonja ishte me fat që e takoi dy vjet më parë”.

Për Shqipërinë e sotme, Lubonja ofron një tjetër krahasim. Është si një xhungël, thotë ai, ku ish-të burgosurit politikë u gjendën në bisht të “zinxhirit ushqimor”.Për të burgosurit politikë, harrimi i së kaluarës shkon krah për krah me mohimin e saj. Lubonja beson se shoqërisë i duhet të njohë ç’ka ndodhi nën diktaturë, në mënyrë që të arrijë të kuptojë realitetin e sotëm. “Regjimi ishte si një xhaketë force, që u dha njerëzve formën e vet”, thotë ai.
E shkuara e trazuar
Në lindje të Shqipërisë, viktimat rumune të komunizmit po luftojnë gjithashtu kundër indiferencës së shtetit, ndërsa koha rrjedh pandalim.
Telefoni trigëllin zhurmshëm në zyrën e Octav Bjozës, atlet i dikurshëm, sot kryetar i Shoqatës së ish-të Burgosurve Politikë.
“Kjo është puna ime së fundmi zonjushë, funeralet”,-thotë ai si për t’u shfajësuar.  Sapo mësoi vdekjen e Gheorghe Jijie, një ish-i burgosur 93-vjeçar.
Shoqata e Bjozës kishte mijëra anëtarë në vitet ’90. Sot kanë mbijetuar diku te  4 mijë.
“Shumë të burgosur politikë vdiqën në varfëri e në pritje të drejtësisë”,-thotë
Adelina Timtariu, studiuese e Institutit për hetimin e krimeve të komunizmit në Bukuresht.

Shumë vëzhgues besojnë se komunistët rumunë dirigjuan “revolucionin” e 1989.  Kur diktatori u rrëzua, drejtuesit e lartë të partisë ruajtën përtej fasadës pushtetin e tyre.Ish-shërbimi sekret, Securitate  prodhoi më shumë se 2 milionë dosje të qytetarëve rumunë. Njësoj si në Shqipëri, shteti ka bërë veç ca çapitje për hapjen e tyre. Përmbajtja mbetet gjerësisht e panjohur për publikun.
“Partia Komuniste ruajti influencën”,-thotë Cristian Vasile, një anëtar i komisionit të ngritur për analizimin e dosjeve të Securitates. Ai thotë se shumë anëtarë të kësaj partie ruajtën pozicionet pas vitit 1989. “Edhe pse disa bashkëpunëtorë u denoncuan, vetëm pak dhanë dorëheqjen nga postet publike”.
Megjithatë, vendet ish-komuniste nuk mbeten vetëm në mungesën e vullnetit për ta parë në sy të shkuarën. Ndoshta, është vetë natyra depërtuese e diktaturës që fut në ankth shumë shoqëri, kur vjen puna tek adresimi i krimeve.
Demokracia në Spanjë është më jetëgjatë se në Rumani e Shqipëri: që prej daljes nga qeverisja e krahut të djathtë të Francisko Francos në vitet ’70. Edhe këtu, përpjekjet për të zbuluar mizoritë e kryera nën regjimin e shkuar kanë ngecur në baltë. Rreth 114.000 spanjollë mendohet të kenë vdekur në vitet 1930-1940: gjatë dhe pas luftës civile që solli në pushtet Francon.
Fushata e hetimit të këtyre krimeve u drejtua nga Baltasar Garzon, një gjyqtar spanjoll i rangut të lartë, i cili ndërtoi një karrierë të tërë me vënien në vend të drejtësisë për viktimat e diktaturave.
Grupet spanjolle të krahut të djathtë kundërshtuan hetimin e tij mbi regjimin e Fancos, duke pretenduar se ai kishte shkelur disa nene të ligjit të amnistisë së vitit 1977. Garzon u lirua nga akuzat në shkurt të vitit 2012.
Gjithsesi, ai u dënua në një proces paralel për akuzën e urdhërimit të përgjimeve ilegale. Në të vërtetë, ky vendim i dha fund karrierës së tij në Spanjë.
Procesi i gjyqtarit rihapi debatin për trashëgiminë e luftës civile. Mbështetësit e Garzonit besojnë se ai mbeti viktimë e përpjekjeve për ndrydhjen e së vërtetës rreth të shkuarës.
“Një pjesë e fuqishme e shoqërisë spanjolle i vuri kryqin Garzonit”,-i tha BIRN-it avokati i tij, Gonzalo Martinez-Fresneda.
Megjithatë, disa prej trashëgimtarëve të viktimave të diktaturës mbeten optimistë.
Emilio Silva, një gazetar spanjoll shpreson që drejtësia është sërish e mundur përmes gjykatave në Argjentinë, të cilat po shqyrtojnë mundësinë e hetimit të krimeve të kryera gjatë diktaturës spanjolle.
Ai është një ndër aktivistët e zbardhjes së sekreteve të luftës civile. Megjithatë, heshtja për të shkuarën kthehet ndonjëherë në “balsam” për dhimbjen.
Pas rënies së regjimit të Francos, Spanja nuk hetoi asnjë prej krimeve të asaj periudhe.
Silva kujton bisedat e mbrëmjes rreth tavolinës së ngrënies mbi fundin e vrazhdë të gjyshit të tij. Ai, një republikan dhe kundërshtar i Francos u vra gjatë luftës civile.
“Kur im atë dhe i vëllai diskutonin për luftën civile, ime gjyshe përplaste dorën mbi tavolinë”,-thotë ai. Të gjithë duhej thjesht të qepnin gojën!

Alida Hisku tregon përdhunimet e vajzave në burgjet e komunizmit

Këngëtarja Alida Hisku ka bërë një rrëfim rrënqethës të asaj që ndodhte pas hekurave të burgut në kohën e komunizmit. Duke folur për ‘Shqiptarja.com’ Hisku ka rrëfyr ngjarjet tragjike të viteve 70 që pasuan Festivalin e 11.
“Gardianët horra kalonin orët e shërbimit duke bërë seks të detyruar me të dënuarat e pambrojtura. Të gjorat gra, të ndodhura në një izolim të plotë bëheshin pre e instikteve kafshërore të zyrtarëve hamshor. Me një profil më çnjerëzor shfaqej kjo dramë në birucat e prokurorisë, ku oficerët e Policisë Sekrete përdhunonin vajzat e arrestuara.” Ka treguar dramën e saj Alida Hisku.
Për publikun shqiptar, Alida Hisku ka mbetur një monument i muzikës shqiptare, edhe pse ka mbi 30 vjet e ndarë nga skena.
Jeton në Gjermani, ku e njohin si gruan e jashtëzakonshme, autoren e një libri që nuk është më në treg.
Po çfarë sjellë tjetër Alida Hisku nga skëterra e qelive të diktaturës… Sa kohë zgjatën hetimet në qelitë e Brakës dhe çfarë u provua nga akuza si pjesëtare e grupit armiqësor të Mehmet Shehut?
Akuza fund e krye ishte një marrëzi, por hetuesit e kishin të pamundur të tërhiqeshin. Çfarë nuk përdorën për të zyrtarizuar legjendën e sajuar. Nuk mbaj mend sa dit-netë vazhduan me këtë avaz, sepse gjatë përballjes me ta, në një moment humba arsyen, logjikën dhe nuk e di si rrodhën gjërat më tej. Kur jam kthjelluar e kam parë veten në spital, në një dhomë të mbyllur me hekura dhe dryn, gati e njëjtë me qelinë e Brakës. Nuk e di sa kohë kisha aty dhe në çfarë rrethanash më kishin çuar. Ajo që konstatova ishin gjurmët e injeksioneve të shumta, një pjesë e të cilave ishin nxirë e mavijosur…
E gjithë kjo për ditarin e famshëm?
Në fakt, gjatë hetimeve në birucat e Brakës nuk e zunë në gojë historinë e ditarit. E gjithë alibia aty përmblidhej tek përfshirja në rrjetin agjenturor të Fiqirete Shehut. Ditarin, me sa dukej, e kishin kaluar për ta shqyrtuar në linjë partie. Më thirrën e penalizuan për të në komitetin e Partisë së Rajonit Numër Tre. Nga deshifrimi i shënimeve të hedhura aty, konkludohej për demonstrim të hapur të frymës antiparti nga pozita reaksionare mikroborgjeze. Kjo më kushtoi flakjen nga radhët e partisë, çka nënkuptonte pushkatim politik, që niste me dorëzimin e teserës së anëtarësisë dhe persekutimin pambarim në punë, lagje, shoqëri etj.
Në hetuesi nuk u morën me historinë e ditarit që u kishin rrëmbyer fshehurazi në Konispol?
Çështja për të cilën ngulmonin aty ishte shumë më e rëndësishme nga përmbajtja e shënimeve të ditarit. Që në seancën e parë, në qelitë e Brakës, hetuesit me akuzuan për përfshirje të drejtpërdrejt në veprimtari armiqësore. Ata vinin si përbindësha, përsërisnin të njëjtin refren dhe iknin duke marrë në nënsqetull dosjet e zverdhura. Futeshin dhe dilnin disa herë gjatë ditës, por edhe natën. I kam në sy fytyrat e tyre dhe më shfaqen si atëherë, të egër, brutalë, të poshtër. Të poshtër te Zoti…
Çfarë kujtoni nga ballafaqimi me ta në qelitë e Brakës?
Në fakt, hetuesit me të cilët u përballa në seancat e hetimeve në qelitë e Brakës ishin dy. Njëri, me sa kuptoja, ishte zyrtar i rajonit ku më kishin izoluar dhe në një farë kuptimi e shtynte procesin si me përtesë. Me të nuk isha takuar kurrë. Tjetri, që shfaqej si i tërbuar, ishte i Policisë Sekrete dhe vinte aty vetëm për çështjen time. Kisha pasur me të dikur një histori të pakëndshme. Më kishte ndaluar disa herë në rrugë e më kishte ftuar për kafe. Pas çdo refuzimi, provoja reagimin e tij në formë presioni, duke më kujtuar faktin që ishte oficer i sigurimit. Ndodhi, që kur ia kisha harruar fytyrën prej kohësh, m’u shfaq papritur në qelitë e Brakës. Mu errën sytë kur e pashë. Më uroi fillimisht me cinizëm “mirëseardhjen” me një “Hë zogu, po tani?” dhe vazhdoi me akuzat për tradhti, rrjet agjenturor, grupazh armiqësor etj. Unë e di ç’kam hequr prej tij. E vetme, e drobitur, në një qeli të errët…
Pra, me njërin nga hetuesit kishit pasur më herët një lloj marrëdhënie
Një farë njohje në kushte të padëshiruara, desha të them. Një tip i tillë ishte i njohur pak a shumë edhe nga shoqet e tjera. Ishte një kategori manjakësh nga radhët e sigurimit asokohe që gjurmonin këngëtaret e bukura, duke bërë të pamundurën për t’i shtirë në dorë. Në fakt, me mënyrën si paraqiteshin duke nxjerrë në pah misterin e detyrës, prodhonin jo pak tundim tek to. Të paktën unë, nga aq sa më kanë treguar koleget, di jo pak marrëzira të kësaj natyre. Në mjaft raste, këto soj mostrash merrnin përgjigjen e merituar flakë për flakë, por jo gjithmonë gjuetia e tyre shkonte bosh. Skifterët me kobure e kollare, siç i quanim atëherë, ishin mjeshtër të artit të shantazhit dhe nëpërmjet tij gjunjëzonin viktimat e tyre, duke u vënë në dukje pikat e dobëta dhe kleçkat në biografi. Pastaj, nëna ime…
Kaq e fshehtë ishte një dramë e tillë
Ata shfaqeshin hapur, por me marifete nga më të ndryshmet. Fillimisht me një ftesë për kafe, për të sqaruar ca rrethana delikate, pastaj direkt te oferta bastarde. Më kujtohet mirë sidomos prania e tyre në ditët e festivaleve në TVSH. Asokohe ato ishin eventet kulturore më të rëndësishme dhe njëherazi shërbenin edhe si sfilata bukurie. Për skifterët me kobure, që nuk i lidhte gjë me muzikën, kjo ishte pjesa më e lakmueshme. Harbimi nga privilegjet pa kufi të garantuara nga regjimi, u jepte guximin e çmendur për të pretenduar një lloj pronësie mbi çdo qenie të bukur. Një histori perverse kjo e asaj kohe të zymtë, që njihet pak në mjedisin shqiptar…
Sidoqoftë, ju keni një histori personale me njërin prej tyre?
Ata nuk të shqiteshin kur të vinin në shënjestër. Pak a shumë kështu ndodhi dhe në rastin tim. Shfaqja pasmesnate e atij njeriu të shpifur në birucat e Brakës, kur nuk e dija pse ndodhesha aty, më la të kuptoja se arsyet nuk ishin politike. Në fakt, asnjëherë nuk e mora vesh në ishte rastësi apo pjesë e një operacioni të organizuar prej tij. Përballja me të këtë radhë nuk bënte fjalë për oferta kafesh, apo për biseda intime…
Me një fjalë ai nuk ishte thjesht hetuesi i procesit, por autori i legjendës, protagonisti i kurthit?
Për mua kjo ka qenë e padiskutueshme qysh atëherë. Ca më tepër që ky lloj hetuesi-pervers nuk e fshehu asnjë moment qëllimin monstruoz. Kam pritur prej vitesh që kjo çështje të zbardhet në rrugë zyrtare, por me sa shikoj as ka njeri ndërmend të merret me të. Ca më tepër që historia ime nuk është e vetme e këtij lloji…
Pra, në rastin e arrestimit tuaj, arsyet nuk ishin të mirëfillta politike?
Mua më penalizuan fill pas arrestimit të Fiqirete Shehut. Ato pak lidhje që kisha me drejtoreshën e shkollës së Partisë, “gjahtarët” e pashpirt i shfrytëzuan si një oportuniteti fatlum për të më futur në kafaz. Aty pastaj duart e tyre ishin të lira për gjithçka…
Që do të thotë?
Drama që kanë përjetuar vajzat dhe gratë shqiptare në qelitë e burgjeve ka qenë nga më të tmerrshmet. Mjaft syresh, për të marrë një leje-largimi nga fshatrat e thella ku ishin internuar për të shkuar në qytet te mjeku, duhej ti nënshtroheshin epsheve të të plotfuqishmit të zonës. Një shëmti e tillë ndodhte po kështu në burgun e grave, ku gardianët horra kalonin orët e shërbimit duke bërë seks të detyruar me të dënuarat e pambrojtura. Të gjorat gra, të ndodhura në një izolim të plotë bëheshin pre e instikteve kafshërore të zyrtarëve hamshor. Me një profil më çnjerëzor shfaqej kjo dramë në birucat e prokurorisë, ku oficerët e Policisë Sekrete përdhunonin vajzat e arrestuara.
Si në rastin e birucave të Brakës?
Diçka bastarde, e paperceptueshme nga arsyeja njerëzore. Hetues përbindësha që vizitojnë pas mesnate qelitë e vajzave të arrestuara. Përballje tronditëse, e frikshme që nis me fyerje e grushte për një vepër penale të pakryer dhe vazhdon me një batanije kokës. Pastaj hienat e natës vërsulen si ujku mbi prenë e tyre të mbuluar. Klithmat rrënqethëse mbyten po aty. Betoni i ftohtë i birucës nuk lë të depërtojë asgjë jashtë. Prej aty mund të dalin vetëm hamshorët. Kuptohet, pasi mbaronin punë…
Ç’ndodhte më tej me viktimat e tyre?
Për ato që rebeloheshin dhe protestonin kishte injeksione e gjilpëra për gjumë, por për të errësuar edhe memorien. Më tej kishte dhe psikiatri…
Me sa dimë, disa kohë keni qenë edhe ju paciente në psikiatri?
E shpjegova pak më lart se ende nuk e di si kam përfunduar aty. Mbaj mend gjilpërat e shumta që kam bërë te birucat e Brakës. Emërtimin e tyre as sot nuk e di. Ato m’i injektonin me forcë për të harruar ato çka duhej të harroja. Me vetëdijen time me vonë kam përdorur shumë kokrra qetësuese të llojeve të ndryshme, deri tek morfinat, të cilat i siguroja nëpërmjet miqve të mi besnikë, që punonin në spital. Qysh atëherë kam marrë shume medikamente qetësuese dhe jam shtuar në spitalin nervologjik disa herë. Kështu ma shkatërruan jetën, rininë, familjen, shpirtin…

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...