Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/06

Zhak Hogar: “Europa vdiq në Prishtinë – unë e ndava Mitrovicën!”



Reagim me shkas, ndaj deklarimeve të kolonelit francez

Zhak Hogar: “Europa vdiq në Prishtinë – unë e ndava Mitrovicën!”

EUROPA U RINGJALL NË PRISHTINË

Xhafer Leci

Nga Xhafer Leci

Nuk e kuptoj se si disa oficer francezë spiunuan kundër forcave të NATO-s.



Në vitin 1999 komandanti i parë i focave speciale franceze në Mitrovicë,koloneli Zhak Hogar, vetëdeklaron, për mediat serbe, se ai pa dijen e komandës së eprorëve të tij dhe politikës zyrtare franceze, si komandat i ushtrisë speciale franceze, të cilën atëherë e komandonte ai, kishte ndarë Mitrovicën!?

Nuk mund të mos falënderoj shumë popullin dhe qeverinë e Francës, për përkrahjen e madhe që i kanë dhënë ata Kosovës, si në fushën diplomatike, ushtarake, ekonomike shëndetësore… Por nga ana tjetër nuk e kuptoj se si disa oficerë francezë spiunuan kundër forcave të NATO-s, kundër Bosnjës dhe Kosovës, për llogari të Serbisë, njëri nga këta u dënua me burg, tjetri e rekrutoi Hashim Thaçin në Zürich të Zvicrës, duke u shoqëruar me Hashimin, se kinse edhe ai kishte shkuar në Zvicër për ta “bërë-mësuar” kursin e gjuhës gjermane bashkë me Hashimin!

Më kujtohet si sot, kur lajmet përmes një kanali televiziv të Gjermanisë, se si presidenti i Francës Nicolas Sarkozy, në prag të njohjes së pavarësisë të Kosovës, më 17 shkurt 2008, hyri në një shkollë në brendinë e Francës dhe Ai aty u shpreh para nxënësave: “Mësohuni me hartën e re të Europës!” – duke u treguar nxënësve në hartë se ku gjendej Kosova. Ky ishte një gjest i çmuar, i rëndësishëm dhe i guximshëm i një burrështetasi.

Pyetja lind, nga ku e merr guximin një kolonel, si Zhak Hogar, të veprojë në kundërshtim me politikën e vendit të vet, të punoj kundër vendimeve dhe deklarimeve publike të presidentit të vendit të tij, z. Nicolas Sarkozy?

Z. Zhak Hogar, sivjet, në 15 vjetorin e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, apo si e quan ai të “agresionit”, kishte botuar një libër me titull “Europa vdiq në Prishtinë”.

Me këtë libër të tij koloneli lënë të vetëkuptohet se Europa padrejtësisht bombardoi Serbinë dhe për atë, kinse, ajo vdiq në Prishtinë!!!


hogard2

Kopërtina e librit të z. Zhak Hogar



Unë, shkruesi i këtyre rreshtave, them se Europa nuk vdiq, por u ringjall në Prishtinë.
Europa u ringjall, sepse për herë të parë në historinë e saj, me plotë të drejtë, bashkë me Amerikën, mbrojtën shqiptarët nga masakrat, gjenocidi dhe spastrimi etnik. Jo se qeveritë europiane nuk dinin për gllabërimin dhe okupimin e trojeve shqiptare, për masakrimet, që padrejtësisht kishin ushtruar sllavo-ortodoksët e Ballkanit, në krye me Beogradin, kundër shqiptarëve shekuj me radhë.
Por, si duket, në luftën e fundit bota mësoi më shumë dhe më drejtë për të kaluarën e hidhur të shqiptarëve, ndoshta edhe për këtë ndjenin një përgjegjësi morale dhe njerëzore, për përmirësimin e gabimeve të tyre trashanike – historike shumë shekullore ndaj shqiptarëve.

Prandaj, u muar vendimi në Marrëveshjen e Rambujesë për bombardimin e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare të Serbisë dhe për çlirimin definitiv të Kosovës.

Në foto Jacques Hogard (colonel)
Në foto Jacques Hogard (colonel)

A thua nuk e din z. Hogard, se Kosovën e kanë njohur deri më sot 108 vende nga e gjithë bota, në tërësinë e saj të plotë territoriale, duke përfshirë këtu edhe Mitrovicën!
Koloneli Hogar, i cili ka qendruar një kohë të shkurtër në Mitrovicë, e si dukët shpejt e paska mësuar “historinë e Serbisë”, por jo edhe të Kosovës e Shqipërisë, sepse si duket ai as që ka dashur të mësojë të vërtetën për problemet historike shqiptaro-serbe! Hogar, si duket, ka mësuar vetëm për gënjeshtrat serbe, që para botës demokratike nuk pinë ujë, sepse bota ka mësuar për realitetin e historisë të vërtetë dhe konfliktet serbo-shqiptare shumë më herët se z.Hogar.

Koloneli Hogar duhë ta dijë se historia nuk bëhet për hatër të miqësisë tradicionale të familjes së tij me popullin serb!

Zhak Hogar e ka braktisur ushtrinë qysh në vitin 2000 për shkak të Kosovës.

Nëse është ashtu, siç deklaron koloneli, se ai e ndau Mitrovicën pa lejen e eprorëve dhe vendit të tij, gjë që nuk e besoj, sepse ndarja e Mitrovicës, për mendimin tim është bërë me lejen e politikës zyrtare të Francës, e ndoshta edhe në tavolinat e NATO-s.

Nëse nuk është kështu, pse atëherë edhe komantantët tjerë të forcave speciale franceze, që 15 vjet në emisionin e tyre “paqerujtës”nuk e bashkuan Mitrovicen? A mos do të thotë kjo se edhe ata të gjithë vepruan në kundështim me komandën e eprorëve të tyre e të politikës së jashtme të Francës?!



Fol z.Hashim Thaçi, miku i oficerëve francezë!



Është e pakuptimtë dhe nënçmuese për dy qeveritë tona që heshtin! Kundër kolonelit francez Zhak Hogar, Kosova dhe Shqipëria duhet që urgjentisht të bëjnë denocimin-kallximin penal tek gjykatat ndërkombëtare, për përpjekjet e tij për shtrembërimin e së vërtetës, fshehjes së gjenocidit, masakrave, spastrimeve etnike, dhunimeve, burgosjeve, malltretimeve fizike e psiqike nga më çnjerëzore, që kanë ushtruar pushtuesit e qeverive të ndryshme të Beogradit, gjatë gjithë historisë të luftërave, që janë zhvilluar në Ballkan, që si dëshmi më e freskët dhe e pa mohueshme është lufta e fundit në Kosovë.

Koloneli në fjalë, në asnjë rast nuk pamë ta këtë akuzuar politikën e vrazhdët zyrtare të Beogrdit, por me gënjeshtrat serbe është ushqyer dhe përpjekur të mashtrojë opinionin se, kinse, shqiptarët na qenkan “fajtorë për luftën e fundit në Kosovë”!

Shtrembërimi i ngjarjeve

Nëse kanë qenë në dijeni Kosova dhe Shqipëria për botimin e këtij libri, atëherë është dashur me kohë ta anulojnë me ligjet ndërkombëtare, sepse, në këtë libër është bërë shtrembërimi i ngjarjeve të historisë së vërtetë, rreth luftës së fundit në Kosovë, nga një ushtarak i cili ka ardhur në Kosovë si paqeruajtës, për ta bërë pajtimin në mes shqiptarëve dhe serbëve, e jo të bëjë histori plotësisht të njëanshme!

Kosova dhe Shqipëria duhet që, përmes avokatëve të drejtësisë ndëkombëtare, të kërkojnë anulimin e shitjes së matutjeshme të këtij libri kudo që gjindet në shitje. Sepse, në këtë libër propogandues mbrohet gjenocidi serb kundër shqiptarëve.

Bile, jo vetëm kaq, por ky ushtarak së paku duhet të jap përgjegjësi morale para drejtësisë.
Nëse drejtësia e vërteton se ky ka shkelur Ligjet Ndërkombëtare, duke ndarë një pjesë të territorit të një vendi të huaj, edhe atë, si deklaron ai vet, pa i pyetur Qeverinë e Kosovës, eprorët dhe politikën zyrtare të vendit të tij, Frances!

Hogar duhet ballafaquar me drejtësinë, për ta marrë dënimin e merituar.

E pabesueshme që një ushtarak, t`i jap veti të drejtë, të bëjë politikën dhe historinë e një vendi të huaj, e aq më keq, duke u përpjekur që në bazë të gënjeshtrave serbe, ta ndajë një pjesë të territorit, në këtë rast të Kosovës.

Duket qartë se ushtaraku francez, është i paguar mirë nga ndonjë lob i fuqishëm, apo ndoshta edhe nga vet politika e qeverisë zyrtare të Beogradit, me qëllimin e vetëm që, para botës, të shfajsohet Serbia për masakrat që ka bërë kundër popullsisë së pafajshme shqiptare.

Komenti im:

I nderuar z. kolonel Zhak Hogar, unë personalisht e as populli shqiptar nuk jemi kundër miqësisë tuaj me popullin serb.

Edhe shqiptarët kanë pasur dhe kanë miqësi me Francën, si një vend më kulturën dhe demokracinë e lashtë, dikur, më të përsosur në botë.

Po përmendi disa figura shqiptare të cilët kanë kërkuar strehim politikë në Francë, sepse ata e konsideronin Francën si një vend mik të shqiptarëve si, Mbreti i Shqipërisë Ahmet Zogu me familje, Presidenti Ramiz Alia, shkrimtari me famë bëtërore Ismail Kadare, etj. Gjithashtu, në Francë u shkolluan shumë shqiptarë përgjatë shekullit 20-të, përfshi këtu edhe Presidentin e Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.

Mos harroni se dikur në Dardaninë antike, Kosovën e sotme, serbët dhe turqit rrënonin kishat katolike dhe ortodokse shqiptare, duke ndërtuar në vend të tyre kisha serbe dhe xhamia për tuqit dhe shqiptarët e muslimanizuar nga sundimi 500 vjeçar i Turqisë!

Për kishat e lashta shqiptare të ndertuara para ardhjes së serbëve dhe turqëve në tokat tona, kanë shkruar shumë studiues e priftërinj shqiptar, si Akademik Mark Krasniqi, Pjetër Budi, Andre e Pjetër Bogdani, Gjon Nikollë Kazazi, Shtjefën Gjeçovi e shumë të tjerë.

Nga gjiri i popullit shqiptar ka dalë edhe nëna më e njohur në Botë, figura më e ndritur e shekullit 20-të, Nëna Tereze, bartëse e shumë mirenjohjeve dhe dekoratave…

As ju e as krejt bota nuk mund ta ndihmoj Serbinë



Z. Hogar, a dini ju sa keq tingëllon, kur ju nuk respektoni urdhërat e eprorëve dhe të shtetit tuaj, por veproni krye në vete, ndoshta, për interesat e juaja personale dhe për miqësinë familjare me Serbinë!

Pse bash pas 15 vjet të përfundimit të luftës në Kosovë, keni botuar librin?

Mos keni menduar se me këtë libër do e ndihmoni Serbinë të bëhet anëtare e BE-së?!

Jo, i nderuar kolonel, ju jo se jo, por as krejt bota nuk mundët ta ndihmojë Serbinë, ajo duhet të demokratizohet dhe ta ndihmojë vetëveten, rrugë tjetër nuk ka për Serbinë.



Qesharak del koloneli, kur përgjigjet në pyetjet e gazetës Novosti:

- Me çfarë përshtypjesh po shkonit në mision?

-”Faktet e para m’i tregoi babai, që është gjeneral në ushtrinë franceze. Në familjen time ka ekzistuar një traditë e miqësisë francezo-serbe, e cila më kishte mbetur në kujtime si e mjegulltë nga fëmijëria, por babai ma përkujtoi. Ma tërhoqi vërejtjen se nuk është gjithçka ashtu siç shkruhej në media dhe më këshilloi të mos jem i ashpër me serbët”.

Do me thënë dy ushtarak, babë e birë, kanë dënuar viktimën, pra shqiptarët, përshkak të miqësisë së tyre tradicionale me serbët; kanë mbrojtur masakrat e shumta; gjenocidin; spastrimin etnik..!! Hogar, si një kolonel i një vendi demokratik, siç është Franca, duhej të ndjehet i turpëruar me botimin e një libri me plotë të pavërteta dhe shpifje.



Si sillej UÇK?



“Grabisnin pronat, zbraznin qytete të tëra për një natë, si p.sh. në Vushtrri. Vrisnin, më shumicë dhe pakicë…”

UÇK nuk ishte një ushtri profesioniste e përsosur, sepse, Kosova nuk ishte shtet. Serbia, Kosovën me dhunë e kishte ndarë dhe okupuar nga hapsira e saj etnike, kështu që UÇK nuk kishte një komandë ushtarake, ashtu siç e kishte Beogradi, megjithëatë, UÇK ishte shumë më e diciplinuar dhe moderuar se ushtria serbe dhe nuk ka bërë as 1% të masakrave, hajnive dhe shkatërrimit të pasurisë së serbëve, në krahasim me atë që ka bërë ushtria serbe kundër shqiptarëve.Shqiptarët mbroheshin në vendin e vet nga sulmet ushtarake dhe policore serbe, që ua kishte imponuar Serbia okupatore. Liria dhe demokracia për shqiptarët nuk mund të fitohej ndryshe nga okupimi i Serbisë, për veç me pavarësinë e Kosovës.

Sipas raporteve që kanë bërë organizatat e huaja dhe të vendit, për Liritë e të Drejtave të Njeriut, serbët kanë vrarë e masakruar mbi 12 shqiptarë të pafajshëm.

Ushtria dhe policia serbe më 11 dhe 12 qershor 1999, duke u tërhequr nga Kosova, kanë vrarë e masakruar, vjedhur e plaçkitur gjithçka që kanë mundur.

Më dhunë kanë marrë njerëz-shqiptarë, të gjallë dhe të vdekur-masakruar, shtazë, vetura, kamiona, traktora…

Kufomat e trupave të shqiptarëve janë gjetur në thellësi të lumit Danub, nën rrugët e asfaltuar në afërsi të Rashkës në Serbi etj.

Të gjitha këto ju i dini dhe nuk mund t`i mohoni, z. kolonel! Sepse, bota nuk ka fjetur, por ka shënuar-shkruar shumë para jush!



Ju vet e keni vizatuar një hartë të re në këtë pjesë të Ballkanit?



“Kur arritëm në Mitrovicë, kishte një rrezik të madh për përleshjeje. Tensionet ishin të mëdha, situata emergjente. Detyra ime ishte t’i ndaja palët e konfrontuara dhe ndarja përmes lumit Ibër m’u duk si zgjidhja më e drejtë. Vendosa t’i ndaj dy komunitetet në urë”.

A thua e vetmja rrugë ishte ndarja, pa e provuar të gjendet një kompromis për normalizimin e gjendjes së acaruar në mes shqiptarëve dhe serbëve?!

Z.Kolonel, nuk kishte vetëm në Mitrovicë serbë, por kishte edhe në shumë enklava tjera në krejt territorin e Kosovës, si Graçanica e shumë vendbanime tjera. Pse atje nuk u bënë ndarje të territoreve, por vetëm në Mitrovicë, aty ku ishit ju?!

E dimë ne se në territorin e Mitrovicës gjendën pasuritë e mëdha të minierës së Trepçës dhe Ujmani i Gazivodës. Kjo ka qenë njëra ndër arsyet kryesore për ndarjen e Mitrovicës.
Z.Gjenral, nga të gjitha enklavat tjera, në krejt Kosovën, pas luftës, nuk kanë ndodhur aq shumë vrasje dhe mijëra dëbime kundër shqiptarëve, se sa nga pjesa e Mitrovicës së banuar me serbë. Vrasjet, dëbimet dhunimet e tjera ndodhën para syve të ushtrisë franceze! Sot ish-lideri i serbëve të Veriut të Kosovës, Oliver Ivanović, gjendet në burg, për këto që përmenda më sipër, e që ju, z. Hogar, nuk i keni dënuar asnjëherë!!!



Çfarë zbuluat në terren?



“Kam negociuar me oficerët serbë hyrjen e trupave franceze. Pritja, natyrisht, ishte e ftohtë, por njerëzore. Ju thash që nuk po vij si armik, por si një ushtar që po zbaton detyrat. Shumë shpejt në terren e kam zbuluar se serbët janë profesionalë dhe e mbajnë fjalën, ndërsa shqiptarët, vazhdimisht, përpiqen të thejnë marrëveshjet”.

Jo, z.Hogar, as kjo nuk qëndron, sepse vet keni deklaruar se ju jeni këtu një ushtar që po zbaton detyrat. Ndërsa, në anën tjetër demantoni vet veten kur thuani se, vendimin e mora krye në vete, për ta ndarë Mitrovicën,duke dhënë kufirin në Urën e Ibrit. Serbët janë ata që gjithëherë kanë thyer marrëveshjet, duke mos e mbajtur fjalën.

Shumë marrëveshje e rezoluta që i kanë miratuar njëherë serbët, me ndërmjetësimin e nderkombëtarëve, në lidhje me problemet Serbi-Kosovë, serbët përsëri i kanë shkelur. Për këto ka shumë fakte. Vet Sllobodan Millosheviç, është kritikuar shumëherë nga burrështetas, politikanë e diplomat të shumtë botëror, pse ka shkelur marrëveshjet e miratuara dhe të nënshkruara nga dora e tij.



-A ua sugjeroi kush këtë ide?

-”Jo! Vendimin e kam marrë vet, në bazë të vlerësimit. Nganjëherë disa gjëra në terren realizohen më lehtë se sa kur i mendon”.

Z. Hogar, as kjo nuk qëndron, sepse Administratori i parë i Kosovës, z. Bernard Kouchner, me një rast, shkruan se i kishte bërë një vizitë Mitrovicës dhe kur kishte pyetur komandantin e ushtrisë franceze, pse është ndërtuar kjo urë këtu, për ndarjen e Mitrovicës apo bashkimin e saj? Komandanti ishte përgjigjur: -”Unë jam këtu për të kryer urdhërat e eprorëve të mi, e jo të Administratorit të Kosovës”. Edhe Kouchner ishte francez, Administrator për krejt territorin e Kosovës, ndërsa komandanti i ushtrisë franceze ishte komandant vetëm për territorin e Mitrovicës.

Pra, kush kishte më shumë kompetenca dhe të drejta për Administrimin e Kosovës?

Administratori, Bernard Kouchner, komandanti i parë i KFOR-it, gjenerali Michael Jackson, kryeministri i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Hashim Thaçi, apo koloneli i ushtrisë franceze për Mitrovicën, Zhak Hogar?!?

Reagim publik i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Aerikane në New York "I padrejtë ndalimi i zt.Ramush Haradinajt,në Francë, sidomos që është bërë me porosi nga Serbia"


From: Jahja Kokaj (jkokaj@yahoo.com)

To: floribruqi@yahoo.com;xhafer-leci@online.de

Cc: dr.kodra@yahoo.com; sterkala@yahoogroups.com; rasimbebo@att.net; ymerieshref@gmail.com; sheleagron@yahoo.com; jjd@aacl.com; skellici@comcast.net; libri57@hotmail.com; jorgo.telo@gmail.com; institutidiaspores@mfa.gov.al; adem_avdia@hotmail.com; gazetadielli@gmail.com; perparimh@gmail.com; kosovarimedia@live.de; g.i.alpion@bham.ac.uk; akil.koci@googlemail.com; vedshehu@yahoo.com; vullnetmato@hotmail.com; prien@sunrise.ch; rexhep_shahu@yahoo.com; e.loshaj@hotmail.com; dajci_mimoza@hotmail.com; terziu@googlemail.com; thaninaqo@hotmail.com; albemigrant@gmail.com; it@kultura.gov.al; i_shema@yahoo.com; gentibanaj@yahoo.com; hajdinabazi@hotmail.com; shytiligor@yahoo.it; n_ukgjini@yahoo.it; mimoza.legisi@yahoo.com; g_ajgeraj@hotmail.com; llemadeo@yahoo.de; nebih_bunjaku@live.com; nacionalalbania@yahoo.com; bedrizyberaj@hotmail.com; xheladinmjeku@yahoo.com; zefndrecaj@hotmail.de; flora.brovina@yahoo.com; maleckamondi@gmail.com; aliu.fatos@gmail.com; vana-68@hotmail.com; ekoliqi@gmail.com; bucpapaj@yahoo.com; izetshehu@yahoo.com; rgeci@web.de; nait_hasani@hotmail.com; mirelabogdani@yahoo.com; jgalata@aol.com; musa.jupolli@gmail.com; kadrushradogoshi@hotmail.com; homer6069@yahoo.com; haxhirajvilhelme@gmail.com; vlera.ejupi@yahoo.com; mgecaj@hotmail.com; ok.kosova1@gmail.com; naxhije.doci@gmail.com; lama_alma@hotmail.com; xhshatri@pasqyra.com; drenush@hotmail.com; halitelshani44@hotmail.com; nexhat_rexha@hotmail.com; fjalalire@gmail.com; jmrome94@aol.com; agideba@aol.com; lirilushi@hotmail.com; info@albaniapress.com; xun26@hotmail.com; qajupkajtazi@gmail.com; botaere@ymail.com; ved_shehu@yahoo.com; frrokkristaj@hotmail.com; fterziu@yahoo.co.uk; mat.aref@wanadoo.fr; albert_abazi_tr@yahoo.com; eshrefymeri@gmail.com;

Date: Friday, 6 January 2017, 0:49


Te nderuar Vellezer dhe motra shqipetare,

Ne keto momente qe indikojne nje faze serioze neper te cilen si duket do te futet kombi, konsideroj qe reagimi i Akademise , perkatesisht shkrimit te nenshkruar nga Prof. Dr. Skender Kodra eshte shum me vende dhe se pajtohem ne teresi me qendrimet e shprehura.

Me shum respek

Prof. Dr. Jahja Kokaj, Ph.d

Ps. Ketu po ju dergoj edhe nje reagim timin qe vendosa ne FB

BURGOSJET E RAMUSHT BRENGOSJE SERIOZE PER SITUATEN TONE

Autoritetet franceze, sikur se edhe ato sllovene, se shpejti pas lirimit te Ramushit do te dalin me deklarate qe "ishte fjala per nje veprim rrutinore ne proceduart kufitare". Edhe analfabeti diplomatik dhe politik e dine qe Ramushi dhe burgosjet e tij nuk jane rrutinore, nuk jane verime rrutinore por me domethenje shum dimenzionale nga te cilat te pakten dy prej tyre duhet ti vejme ne dukje:

a) Serbia , e cila done qe kambengulesisht te jete konsekuante me qendrimet e saja armiqsore, " e ka doren e gjate" dhe se mund e te shkaktoje tauma psiqike te heroit tone te gjalle dhe familjes se tij, te cilet aq shum u turturuan me burgosjet e me te dashurit te tyre. Kur keto maltretime Sebia arrine te ia bene Ramushit, logjikisht munde te ia bene edhe qytetareve tjere te Kosoves.

b) Politika jone e perkuljes apo qafezgjatjes para agresionit diplomatik, destruktiv dhe te gjithellojshem te Serbise ishte e gabuar dhe po e damtone prosperitetin tone.

Burgosjet ne fjale duhet te shikohen ne kostelacionin e izolimit tone si grope e zeze ne mes te Ballkanit dhe Europes, muri ne Mitrovice, agresionit diplomatik te papare dhe shum elementeve tjera te cilat duhet ti kuptojme si mesazh qe me kete politike jemi duke u zhyte ne thellesi te kobeshme te prespektives tone kombetare.

Agresioni diplomatik i Serbise, qe si duket po i paraprine edhe te kqijave qe nuk mund ti parashohim, disi po gjene tolerance nga disa qarqe Europiane dhe fatkeqsisht ka supozime, qe edhe qeverija Tramp te jete jo ne favor te ardherise tone. Ndaj akcionet serbe ne dukje do te pasojne me nje progres dhe dinamizem te kobeshem.

Akcioneve duhet te iu pergjigjesh me reakcione. Por fatkeqsisht ne nuk kemi fuqi apo potenciale te iu kundervehemi verpimeve serbe , dores se zgjatur te tyre ne Europe, por se shpejti ndoshta edhe ne Amerike.

E vetmi reakcion i yni fillimisht diplomatik do te ishte kercnimi yne publik i bashkimit me Shqiperine. Fillimisht do te ishte akcion diplomatik por nese nuk na garantohet integriteti i cili eshte i rrezikuar me te gjitha elemntet e permendura, pershi edhe burgosjet e heronjeve tane te pafajshem, te realizojme bashkimin e vertete.

Me nje Shqiperi te bashkuar na do te krijonim nje gravitacion te fuqishem qe edhe pjeset tjera shqipetare do te bashkoheshin menihere.

Me shqipetaret ma se 6 milion te bashkuar ne Ballkan nuk do te luante me Europa e askush tjeter. Serbia do te ishte nje fqinje i qete me qe ne do te kishim potenciale njerzore dhe ekonomike.
Ne anen tjeter nje Shqiperi e re do te kishte nje mase kritike sociale e cila do te garantonte konkurence pozitive , ku referenca do te ishin vlerat pozitive, e jo dukurite teresisht negative siq eshte korrupcioni dhe vlerat tjera degraduese qe mbretrojne sot ne skenat politike dhe jetesore te te dy sheteve tona.

Prof. Dr. Jahja Kokaj, Drejtor i Qendres Hulumtuese per Zhvillimin e Kosoves

Reagim publik i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Aerikane në New York "I padrejtë ndalimi i zt.Ramush Haradinajt,në Francë, sidomos që është bërë me porosi nga Serbia"

LIRI PËR RAMUSH HARADINAJN


FRANCA! Gjithmonë i i ka shkelur syrin Sërbisë! Edhe gjatë luftës për lirinë e KOSOVËS, francezi qe ai që u jepte të dhëna sërbëve dhe, kur "gjasme" e arrestuan, tha në ligjëratë të drejtë:- I shërbeva vendiit tim!!! Arestimi i Hardinajt është si një fshat që duket dhe nuk do kallauz: përsëri aleatë të Sërbisë, kur i madh dhe i vogële din mirë që HARADINAJ ka kaluar në "filtrin" ndërkombëtar të HAGËS! Është një "lojë" e vogël që fsheh diçka më të madhe se sa kaq. Rezultanja e gjithë kësaj"loje përverse e të ndyrë", është që HARADINAJ do dalë dhe reputacioni i tij vetëm do rritet. Jam nga ata që pres të vendoset drejtësi dhe ca më tepër të dalë në dritën e diellit: "lojtari" a "lojtarët" që përgatitën këtë skenar kaq pervers.

Përparim Hysi


Tiranë, 6 janar 2017

Reagim i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar reagon pas arrestimit të Haradinajt


Kryesia e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar dënon ashpër arrestimin e kryetarit të AAK -së, Ramush Haradinaj dhe lëshon komunikatë për opinionin si me poshtë :

Të nderuar bashkëkombës,qytetarë, politikaj ,biznesmen dhe organizata qeveritare dhe jo qeveritare, faktorë ndërkombëtar shprehim shqetësim të thellë për ndaljen e z. Ramush Haradinajt në Francë,dhe u bëjmë thirrje të solidarizoheni ,përkraheni dhe dënoni veprimet e mëtutjeshme të Serbisë dhe qarqeve të dobëta nga politika ditore dhe qyqare kosovare se:


Akti arrestimit është i padrejtë , fyes dhe i papranueshëm prej autoriteteve franceze.Populli mik francez distancohuni nga barbaria serbe,mos përfillni urdhër-arrestet tendencioze të pabazuara dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia padrejtësisht për qytetarët e Republikës se Kosovës .

-Kërkojmë që zotëri Haradinaj të lëvizë i lirë dhe i papenguar , drejt SSBA-ve, ku edhe ishte i ftuari i vetëm nga Kosova të përfaqësoj Kosovën në inaugurimin e zotit Trumpf si president i ardhshëm i Amerikës.

-Kërkojmë nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë që te jetë ma e zëshme në këtë proces, në ndërkombëtarizimin e Kosovës dhe dënimin e Serbisë me veprimet e saj kriminale në dëmin e Kosovës!

Zoti Ramush Haradinaj është ish kryeministër i Republikës së Kosovës dhe qytetarë i Republikës së Kosovës, prandaj shprehim kundërshti të plotë me urdhër-arrestin serb, të cilësuar armiqësorë ndaj popullit shqiptar, jo të drejtë dhe të shpifur sepse ai ishte një luftëtar i denjë e jo terrorist.

I bëhet me dije Shtetit fqinjë të Serbisë, të heqin dorë nga politikat hegjemoniste, shfarosëse,poshtëruese ndaj shqiptarëve .
Kërkojmë nga Shteti i Francës dhe shteteve mike të Kosovës, që mos të marrin parasysh urdhër-arreste të tilla, kur dihet se Franca është një prej shteteve që më së shumti e ka mbështetur Kosovën në rrugën drejt lirisë, dhe i njeh shumë mirë rrethanat gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Prandaj, kërkesa për ekstradim të refuzohet dhe z. Haradinaj të lirohet menjëherë.

Kërkohet nga Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë, që të ngrehin zërin në këtë rast në instanca ndërkombëtare dhe të shpallet i pa vlefshëm Interpoli serbe , lidhur më shqiptarët e Kosovës..

Kërkohet nga pjesëtarët e mërgatës, përkrahje të parezervë z. Haradinaj dhe gatishmëri për protesta paqësorë në Francë dhe para Ambasadave të Francës dhe Ambasadave Serbe kudo që gjenden ato.

Duke mbrojtur z.Haradinaj, ne e mbrojmë popullin,shtetin,dinjitetin dhe UCK-në .Përmes këtij akti mbrojmë vlerat e SHBA-ve,popullin mik dhe aleatin historik të popullit shqiptar.

Kryesia e përkohshme e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar-Qendrore

Kryesues Skenderbeg Klaiqi-Komisioni informativ i LEUASH-it me qendër në Gjermani

Reagim publik i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Aerikane në New York "I padrejtë ndalimi i zt.Ramush Haradinajt,në Francë, sidomos që është bërë me porosi nga Serbia"



From: vedat shehu (vedshehu@yahoo.com)

To: floribruqi@yahoo.com; jkokaj@yahoo.com;xhafer-leci@online.de;

Cc: dr.kodra@yahoo.com; sterkala@yahoogroups.com; rasimbebo@att.net; ymerieshref@gmail.com; sheleagron@yahoo.com; jjd@aacl.com; skellici@comcast.net; libri57@hotmail.com; jorgo.telo@gmail.com; institutidiaspores@mfa.gov.al; adem_avdia@hotmail.com; gazetadielli@gmail.com; perparimh@gmail.com; kosovarimedia@live.de; g.i.alpion@bham.ac.uk; akil.koci@googlemail.com; vedshehu@yahoo.com; vullnetmato@hotmail.com; prien@sunrise.ch; rexhep_shahu@yahoo.com; e.loshaj@hotmail.com; dajci_mimoza@hotmail.com; terziu@googlemail.com; thaninaqo@hotmail.com; albemigrant@gmail.com; it@kultura.gov.al; i_shema@yahoo.com; gentibanaj@yahoo.com; hajdinabazi@hotmail.com; shytiligor@yahoo.it; n_ukgjini@yahoo.it; mimoza.legisi@yahoo.com; g_ajgeraj@hotmail.com; llemadeo@yahoo.de; nebih_bunjaku@live.com; nacionalalbania@yahoo.com; bedrizyberaj@hotmail.com; xheladinmjeku@yahoo.com; zefndrecaj@hotmail.de; flora.brovina@yahoo.com; maleckamondi@gmail.com; aliu.fatos@gmail.com; vana-68@hotmail.com; ekoliqi@gmail.com; bucpapaj@yahoo.com; izetshehu@yahoo.com; rgeci@web.de; nait_hasani@hotmail.com; mirelabogdani@yahoo.com; jgalata@aol.com; musa.jupolli@gmail.com; kadrushradogoshi@hotmail.com; homer6069@yahoo.com; haxhirajvilhelme@gmail.com; vlera.ejupi@yahoo.com; mgecaj@hotmail.com; ok.kosova1@gmail.com; naxhije.doci@gmail.com; lama_alma@hotmail.com; xhshatri@pasqyra.com; drenush@hotmail.com; halitelshani44@hotmail.com; nexhat_rexha@hotmail.com; fjalalire@gmail.com; jmrome94@aol.com; agideba@aol.com; lirilushi@hotmail.com; info@albaniapress.com; xun26@hotmail.com; qajupkajtazi@gmail.com; botaere@ymail.com; ved_shehu@yahoo.com; frrokkristaj@hotmail.com; fterziu@yahoo.co.uk; mat.aref@wanadoo.fr; albert_abazi_tr@yahoo.com; eshrefymeri@gmail.com;
Date: Friday, 6 January 2017, 14:49



Pershendetje te gjitheve,

E pershendes Reagimin Publik te Akademise Shqiptaro-Amerikane dhe shkrimin fshikullues dhe te nivelit te larte per te qendruar dinjitoz ne ceshtjes e te Drejtes Nderkombetare si rregulluese ne Marredheniet ndermjet Kombeve dhe Shteteve.
Po une?

Unë mbeta i shtangur nga veprimi serbo-gudulises i Frances. Me kujtoi hipokrizine e saj ne perpjekjet e Shqiptareve per tu shkeputur nga Perandoria Otomane shekullore. Prapaskena Franko-RusoSllave u ra pas shpine shqiptareve, duke sajuar Luften Ballkanike dhe, me me ane te saj, shpartalluan Shqiperine. Idete e fjetura antishqiptare, shfaqen plote-gjalleri me anen e te ashtuquajturave "marifete diplomatike".

E keqe e madhe eshte, se kujtojne sikur Shqiptaret hane bar dhe s'mund t'i kuptojne dredhite qesharake te saj prej klouni te dal boje. Por kapaciteti mendor i Shqiptarit tejkalon shume kapacitetin te marifeteve diplomatike te Frances e te kujt-do qofte. Mandej nen kete opinon te tyr, e vene kapacitetin mendor te Shqiptarit nen ate te ndonje kreu tonë politik qe hahet, apo miqsohet me Berishen per tu barazuar me te, apo edhe per t'ia kaluar. Shqiptari qendron permbi mentalitet mesjetare te cilat, francezit medioker, i shfaqen neper enderra dhe I dalin ne driten e Diellit kur ndonjeri prej tyre behet police sekret , dhe kujton se rendesine ia jep uniforma, paga apo kostumi civil special.

Keto pickime, qe Serbia e trullosur nga perkedheljet, ua bene Shqiptareve nepermjet sherbimeve te fshehta te huaja, Shqiptari i shperfill fare, sepse jane pickime per te na kujtuar se ende eshte ne jete per tu dukur sikur kjo "e perkedheluara e Evropes" eshtee akoma e zonja te shkel permbi Shqiptare.

Une mendoj se e verteta e Shqiptarise, E te qenurrit Shqiptar, s'ka nevoje per diplomaci, ajo vezullon si yll mbi re permbi shkrimet e qelbura te pseudo-historianeve shoven.

Me respekt

Prof.Dr.Vedat Shehu

( Inxhinier Gjeolog, Studjues i pavarur ne Pension)


[Autor: :https://www.amazon.com/Earths-Core-Energetic-Cosmic-Object/dp/1512290874

2017/01/05

Reagim publike nga Tirana, me rastin e burgosjes se Haradinajt ne France

Pse dhe kush e kërkon eleminimin e Ramush Haradinajt?!

Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi

Ramush Haradinaj është ndaluar të merkuren e shkuar nga policia kufitare franceze me arësyetimin se për këtë është lëshuar në vitin 2004 një urdhër arresti nga një gjykatë e Serbisë. Ishte hera e dytë që kreu I AAK-së ndalohet sipas të të njëjtit urdhër-arresti të lëshuar nga interpoli serb. Para dy vitesh ai u ndalua në Slloveni me të njëjtin justifikim dhe u lirua pas sqarimit të rrethanave.
Ky akt është komentuar në mënyra të ndryshme. Shumica e komentuesve e kanë heroizuar Haradinajn, duke mbrojtur jo vetëm atë, por edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën e saj të drejtë, pa çka që shumë prej komandantëve të asaj lufte e kanë denigruar qëllimin idealist të saj. Në ndonjë rast është aluduar në konspiracione të tilla, sikur “kjo që I bëhet Haradinajt është e qëllimshme, pasi Serbia përpiqet ta demonizojë dhe faktorizojë zotin Haradinaj, me qëllim që ai të fitojë kapital politik”.
Në fakt akti I ndalimit të ish-komandantit të UÇK-së ka krijuar një “hartë politike” me kufij të qartë pro dhe kundër tij. Në këtë hartë reagimesh vihen re tri ngjyra:
Së pari, ngjyra e kuqe e dominon debatin brendashqiptar, çka do të thotë se shqiptarët nuk pajtohen asesi me akte të tilla armiqësore të Serbisë dhe aleatëve të saj në Europë kundër Kosovës dhe kundër shqiptarëve. Çka do të thotë gjithashtu se shqiptarët janë të mendimit se Serbia dhe aleatët e saj kanë shkelur jo vetëm lirinë dhe të drejtën individuale njerëzore e politike të Ramush Haradinajt, por edhe dinjitetin e nëpërkëmbur të shqiptarëve.
Në fakt kjo e vërtetë është e dhimbshme, sepse në asnjë rast shqiptarët nuk kanë parë të arrestohet ndonjë bandit serb pjesmarrës në masakrat kundër tyre. E ndërsa këta banditë e kriminelë me shumicë shetisin lirshëm në të gjithë botën, luftëtarë të UÇK-së ndalohen si delet sa herë që shtetet përkatëse duan të fitojnë ndonjë koncension nga qeverisja e Beogradit. Ndryshe nuk ka si shpjegohet fakti që Haradinaj nuk u prangos nga policia franceze në qershor të vitit të kaluar kur ai ndodhej atje për të ndjekur kampionatin europian të futbollit, pavarësisht se urdhëri i Interpolit mban datën e një prej ditëve të 2004-es.
Se kriminelët serbë të masakrave kundër shqiptarëve janë të lirë të riorganizohen ende sot kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, kjo është e dëshmuar në dhjetra e qindra raste, përfshirë dhe rastin e kryekriminelit Vojisllav Shejshel. Gjithkush në botë e njeh faktin që 15 mijë viktima të terrorit në Kosovë nuk kanë mundur t’i shkaktojnë 10-20-30-apo 50 veta sa Gjykata Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi dhe gjykatat serbe kanë nxjerrë deri më sot në bankën e të akuzuarve. Dhe nëse ish-presidenti i Serbisë, pastaj ministër i Jashtëm i kohës së luftës, Milan Milutinoviç, u shpall i pafajshëm, Ramush Haradinaj u shpall dy herë i pafajshëm, ndërkohë që pafajësia e tij është miliona herë më e përligjur dhe më e moralshme sesa pafajësia e Milutinoviç.
Kjo diferencë e të bërit drejtësi nga Europa që na reklamon shtëtin e së drejtës është mesazhi më i keq që ajo i jep shqiptarëve dhe popujve e demokracisë europiane. Ky është diskriminim, ky akt, në kuptimin e mësipërm është vazhdimi i aparteidit të Milosheviçit ndaj Kosovës dhe sidomos popullsisë shqiptare në Kosovë. Nëse dikush gjen një perifrazim më të butë që t’i shkojë të vërtetës, jam i gatshëm të kërkoj ndjesë. Por arrestimi i Ramush Haradinajt nga policia franceze në zbatim të një urdhëri të një gjykate serbe, që vetëm krinimelë nuk ndëshkon, është vazhdimi i politikave të diskriminimit kundër shqiptarëve, tashmë përmes një policie që pretendon se ka shpik demokracinë e revolucionit francez, madje me parullën e famshme liri-barazi-vëllazëri. Zaten ata që artikulojnë të tilla stampa e bëjnë këtë për të fshehur urrejtjen, pabarazinë dhe tiraninë.
Së dyti, u dallua qartë ngjyra e zezë e këti teatri politik. Dy momente më ranë në sy gjatë kësaj skene dhe aplikimit të kësaj skeme denigruese antishqiptare. E para, se kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përsëriti kërkesën për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi, me qëllim që “krimet” e tij t’i gjykojë si në kohën e Milosheviçit i njëjti gjyqtar i asaj kohe, kur dënonte shqiptarët, pse janë shqiptarë. Nëse do të ndodhte kjo, pra ekstradimi, drejtësia do të duhej vendosur me konflikt të përsëritur midis serbëve dhe shqiptarëve.
Dhe e dyta ishte Marine Le Pen, ajo e cila u kërkoi me ngulm autoriteteve të vendit të saj që të “zbatojnë ligjin” dhe ish-kreun e UÇK-së ta dërgonin para gjykatës. Të dy këta u bashkuan hapur në politikat e tyre antishqiptare. Justifikimi: “Të bëhet drejtësi”!!! Por ama asnjëherë nuk i ka dëgjuar dikush këta “drejtësibërës” të kërkojnë drejtësi për mijëra viktimat shqiptare që Serbia i shkaktoi vetëm në luftën e fundit në Kosovë?! Asnjëherë nuk i dëgjoi dikush të “thërrisnin për drejtësi” për mijëra gratë dhe vajzat shqiptare të përdhunuara nga policët, ushtarët dhe paraushtarakët serbë në kohën e konfliktit në Kosovë?!
Ndërkaq drejtësinë për Ramush Haradinajn e ka dhënë dy herë Gjykata Ndërkombëtare e Hagës. Dhe në këtë rast, nëse e individualizojmë fenomenin, politika serbe e Beogradit dhe e Frontit Nacional Kombëtar në Paris nuk bën tjetër, vetëm se ushtron presion ndaj drejtësisë. Rasti i Haradinajt na dha kështu mundësinë dhe njëherë të shohim se sa re të zeza fryjnë në qiellin e Kosovës dhe të hapësirës shqiptare në Ballkan. Forcat antishqiptare në Europë po bashkohen, ndërkohë qe ne shqiptarët po i fryjmë me ndihmën e liderëve tanë “botërorë” zjarrit të përçarjes!!!
Së treti, në këtë rast u shfaq dhe ngjyra gri, ngjyra që përfaqëson marrëdhëniet e vëllazërim-bashkimit shqiptaro-serb, ngjyra e politikave të kastës së korruptuar të Prishtinës dhe Tiranës në marrëdhëniet me Beogradin, Parisin dhe ndonjë kryeqytet tjetër antishqiptar në Europë. Këta të ngjyrës gri bënë ca deklarata folklorike, gjë për të cilën ishin kujdesur të dukeshin sa më pompoze në fjalor, por pa asnjë akt presioni ndaj Beogradit ose Parisit. Ngjyra gri e Ramës, Thaçit apo Bushatit u duk si kombinim i atyre tri ngjyrave të flamurit francez në xhepin e vogël të xhaketës së kryeministrit shqiptar. Mund të konsiderohen edhe si tri ngjyrat e flamurit jugosllav, sepse nuk kishte ndryshim midis këtyre dy flamujve, përveçse vendvendosjes së tyre.
Ngjyra gri e reagimit në Kosovë u kondicionua me të qenit kundërshtarë politikë. Pushteti e konsideron Haradinajn armik, jo rival në politikë, për pasojë nuk reagon me forcë kundër aktit. Ky pushtet nuk merr guximin as të kërkojë ndjesë, pse nuk e ka kushtëzuar dialogun në Bruksel me anulimin e këtyre urdhërave të arrestit serb kundër shqiptarëve! Asnjëri prej tyre, as këta të Tiranës, as ata të Prishtinës nuk iu kundërvunë politikave të tilla të denigrimit të Serbisë dhe të Francës. Në Tiranë dihen arësyet: Hollande do të vizitojë kryeqytetin shqiptar në mars dhe nuk “duhen trazuar ujërat”, ai, edhe pse në ikje nuk duhet cënuar në dinjitet. Dhe shqiptarët janë I vetmi komb që zgjedh si liderë ata që më shumë përkujdesen për integritetin e dinjitetin e botës sesa të vetin?! Këtyre tanëve u mjafton imazhi, makiazhi, egoja për elozhe. Më i rëndësishëm është imazhi i kryeministrit Rama, se sa jeta, integriteti dhe dinjiteti i ish-kryeministrit të Kosovës dhe i shqiptarëve! Më e rëndësishme është lidhja e ngushtë e bashkim-vëllazërimit kryeministrin e Serbisë, sesa e drejta dhe e vërteta!
Po në Prishtinë pse nuk duhej një reaksion i ashpër. Pse mos të nxirrej një urdhër-arresti për ish-zevendësin e Shejshelit e ish-ministrin e kohës së luftës në Kosovë, presidentin aktual serb, Tomisllav Nikoliç e për ish-ministrat e Milosheviçit, Aleksandër Vuçiç e Ivica Daçiç, së paku për t’ua prerë rrugën për vizita në Kosovë? Nikoliç do të shkon neser në Kosovë dhe askush nuk e cënon as në majën e flokut, as në dinjitet e as në integritet! Pse? Se dëmtohet dialogu?! Se dëmtohen përpjekjet për paqe në rajon?! Kur krininelët nuk e duan paqen, pse duhet ta pranojnë viktimat e tyre?! Aq më tepër në kushtet e diskriminimit?! A nuk u bë lufta për liri, drejtësi, barazi e sintetizuar kjo në pavarësinë e Kosovës?! Sot, mbas 18 viteve kur lufta ka mbaruar dhe mbas 9 viteve pavarësi, Kosova nuk është e zonja jo më të kërkojë drejtësi e barazi, por po ve në pikëpyetje reazultatet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të saj. Këtë mesazh na e japin qëndrimet e ngjyrës gri të të dy kryeqyteteve tona në rastin e Haradinajt.
Duke e përmbyllur këtë kolumne dua të shpreh gjithashtu shqetësimin se autoritetet shqiptare ende nuk po kuptojnë se gjeopolitika ka ndryshuar dhe për pasojë ka sjellë disfavore për ne shqiptarët, disfavore, të cilat ne vetë po i shumëfishojmë me qëndrimet gri nga njëra anë dhe fushatën nacionaliste folklorike elektorale nga ana tjetër, gjithnjë për të maskuar debulesën e oligarkëve tanë ndaj aleancave që favorizojnë korrupsionin, krimin, ryshfetin dhe antishqiptarizmin.
Ndërkohë, gjithë këto përpjekje për ta eleminuar fizikisht e politikisht Ramush Haradinajn e bëjnë atë një protagonist të padiskutueshëm në skenën politike të Kosovës. Meqenëse përpjekjet për dënimin e tij kanë filluar që në vitin 2004 e vazhdojnë edhe sot, kjo do të thotë se teoritë e konspiracionit janë shpikje e atyre shqiptarëve që nuk e duan politikisht Ramush Haradinajn. Pikërisht se ai është i padëshirueshëm në Beograd, duhet të jetë protagonist i politikës së Prishtinës.
Me këtë rast dua të theksoj se qeverisja e sotme e Prishtinës në shumicë është produkt i vullnetit të përbashkët të qeverisjes së Tiranës dhe asaj të Beogradit. Nëse Fatos Nano fliste me Milosheviçin (1997) për projektin e zgjidhjes së konfliktit, ai dhe Milosheviçi përcaktonin dhe realizuesit e projektit të tyre. Nëse Ilir Meta fliste për projektin e Kosovës pa Rugovën (2001) me ish-kryeministrin e ndjerë serb, Zoran Xhinxhiç, ata flisnin dhe për njerëzit që do të implementonin këto projekte. Nëse Edi Rama harton projekte të përbashkëta me Vuçiçin (2013-2017), të dy këta kanë projektuar edhe stafin në krye të institucioneve të Kosovës për realizimin e këtyre projekteve. Ramush Haradinaj ka qenë dhe mbetet jashtë këtyre projekteve. Madje po bëhen përpjekje për ta eleminuar, ndoshta edhe si i preferuar i presidentit amerikan, Donald Trump. Pikërisht kjo e bën atë të kompletuar dhe të domozdoshëm për t’u rikthyer fuqishëm në skenën politike të vendit.

Reagim publike nga Prof.Dr.Eshref Ymerit,ndaj arrestimit te Ramush Haradinajt ne France

Reagim i Prof.Dr.Eshref Ymerit ,ndaj arrestimit te Ramush Haradinajt ne France

I dashur Flori,

Pas përfundimit të bombardimeve kundër Serbisë, një pjesë e mirë e Perëndimit evropian mori anën e Serbisë.

Ishte Franca ajo, mikesha tradicionale e Serbisë, e cila kërkoi t'i vendoste trupat e veta në Mitrovicë, me qëllim shkëputjen e Veriut të Mitrovicës nga trungu kosovar për interesat e Serbisë.

Dhe sot, kur ndarja e Mitrovicës së Veriut është bërë fakt i kryer, faji kryesor është i Francës, i pasuar edhe nga tradhtia e Thaçit, e Mustafës dhe e Edita Tahirit. Parisi e di shumë mirë që Ramush Haradinaj ka dalë dy herë i pafajshëm në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, atëherë pse zbaton urdhrat e shovinizmit serbokaragjoz për arrestimin e tij?

Kush na siguron se në këtë mes nuk ka një bashkëpunim të nëndheshëm mes Beogradit, Prishtinës zyrtare dhe Parisit për arrestimin e Ramush Haradinajt, për të hequr qafe njërën prej figurave kryesore të opozitës kosovare, me qëllim zgjatjen sa më shumë të kohës së qëndrimit në pushtet të Thaçit dhe Mustafës, dy argatëve të bindur të Beogradit?

Pse po hesht Thaçi pë arrestimin e Ramush Haradinajt?

Prof.Dr.Eshref Ymeri

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...