2017-04-10

Ish-Presidenti i Greqise Kam gjak shqiptari dhe jam krenar per kete


Arben Llalla


“Gjysma e gjakut tim është shqiptar dhe jam krenar për këtë, admiral Kundurioti, admiral Seqellariu, gjeneral Kunduli dhe shumë grekë të tjerë të zgjedhur janë të gjithë me origjinë shqiptare”

Ish-Presidenti i Greqise: Kam gjak shqiptari dhe jam krenar per kete

Nga Presidenti i Greqisë gjeneral Theodoros Pangallos

Për sa i përket fqinjit tonë Ballkanik, është më se e njohur dhe për këtë dëshmojnë arkivat e ministrisë së jashtme, se marrëdhëniet tona arritën gati-gati nivelin e një Konfederate, më 1925 dhe 1926.

Që nga koha e Esat Pashës dhe Ahmet Zogut, miku më i përzemërt i Shqipërisë jam unë.

Që nga mosha e foshnjërisë flas gjuhën shqipe, pse e ndjera nëna ime, që më rriti, nuk dinte greqisht. Ajo ishte vajza e më të madhit pasanik të Megaridës, Andon Birbilit, në shtëpinë e të cilit në Salaminë, la frymën e fundit mareshalli i paharruar Gjergj Karaiskaqi.

Rrjedhimisht, gjysma e gjakut tim është shqiptar dhe jam krenar për këtë. Admiral Kundurioti, tre Nikolaidhët, gjyshi biri dhe nipi, gjeneral Konduli, admiral Saqellariu, heroi i nëndetëses “L.Kconi” V.Lasko dhe shumë grekë të tjerë të përzgjedhur, janë që të gjithë me origjinë shqiptare dhe janë të njohura shërbimet që ata i bënë atdheut. Paparigopulos shkruan se nga të gjitha racat që erdhën në Greqi, përzierja me gjakun shqiptar prodhoi amalgamën e shkëlqyer. Hidriotët, Speciotët, Miaulët, Sahturi dhe mijërat e luftëtarëve të 1821-shit e deri më sot, dëshmojnë vërtetësinë e mendimit të Paparigopulit.2

Më 1914, me fillimin e Luftës se parë Botërore, u ktheva në Greqi nga Franca ku kreva studimet dhe iu paraqita Eleftherios Venizellos, atëherë kryeministër dhe ministër i Ushtrisë, i cili më emëroi përgjegjës të shtabit në Divizionin e 8-të të Prevezës.

Venizellos më tha në mirëbesim se ka vendosur të pushtojë befasisht Epirin e Veriut (Gjirokastrën, Sarandën, Himarën, Vlorën, shënim i A. Llalla). “Kam bindjen se do t’ia dalësh mbanë, pse flet edhe gjuhën e shqiptarëve”, shtoi. Atëherë isha major, shkova në Prevezë dhe pas pak ditësh mora një urdhër sekret, ku divizioni urdhërohej të pushtonte Epirin e Veriut, duke zbarkuar në portin e Sarandës. Politikani i madh, theksonte në veçanti nevojën e mbajtjes rreptësisht sekretet nga italianët.

Operacioni u krye me rregull të plotë dhe u pushtua vija e vjetër në veri të Gjirokastrës. Kur pas pak ditësh shkova në Athinë, kisha natyrisht një kuvend të gjatë me kryeministrin dhe mbeta i befasuar se ky politikan demonik, që kishte vetëm tre vjet në Greqi, kishte kuptuar plotësisht rëndësinë jetike që kishte për Greqinë Çështja e Shqipërisë. Mendimet dhe këndvështrimi i Venizellosit, qenë bazat kryesore, ku mbështeta politikën që zbatova më 1925, e cila veç të tjerash kishte si rezultat të dërgoheshin djelmosha shqiptarë në Athinë për të studiuar në shkollën e kadetëve dhe atë të marinës.

Në fillim të korrikut 1925, marrëdhëniet me Shqipërinë u gjendën para krizës, për shkak të Çështjes së Çamërisë. Përfaqësuesi i Shqipërisë erdhi në zyrën time dhe më njoftoi se autoritetet greke në mënyrë të dhunshme, dhe pa marrë parasysh marrëveshjen, dëbojnë banorët shqiptarë të asaj zone (Çamërisë shënim A. Llalla) dhe nëpërmjet detit i dërgojnë në Azinë e Vogël dhe kundërshtimeve të tyre u përgjigjen duke u thënë se ata janë të shkëmbyeshëm.

Shqyrtova dokumentat përkatëse dhe u binda që deklarimi i ministrisë së jashtme greke nuk qëndronte, pasi Marrëveshja e Lozanës përcaktonte prerë se shqiptarët muhamedanë të Epirit konsideroheshin minoritet dhe jo të shkëmbyeshëm, si turqit e Thrakës, e të tjerë. Për sqarim më të plotë të çështjes, i telefonova ambasadorit tonë në Londër Kaklamonos, i cili kishte përfaqësuar Greqinë gjatë hartimit të Marrëveshjes së Lozanës dhe ai m’u përgjigj pa ngurrim se çamët nuk janë të shkëmbyeshëm dhe rrjedhimisht vendimi i ministrisë së jashtme nuk qëndronte.

Thirra me një herë drejtorin përkatës dhe ai tha diçka që më la me gojë hapur:

“Formalisht shqiptarët kanë të drejtë, mirëpo arsyet emergjence dhe qëllimi kombëtar na detyrojnë të dëbojmë shqiptarët për t’u zbrazur fshatrat e tyre dhe për t’u vendosur refugjatët tanë homogjenë që kanë ardhur nga Azia e Vogël. Nuk ia vlen të merremi me 5-6 mijë palo shqiptarë (“shqiptarë të këqinj” shënim i. A. Llalla) zoti Kryetar.”

Mezi e mbajta veten dhe nuk e nxora përjashta me shkelma diplomatin. Ndërkaq, sipas raporteve të autoriteteve policore në Epir po luhej një dramë e vërtetë; fshatarët duke qarë ndaheshin nga shtëpitë e tyre, ku kishin lindur dhe jetuar ndër shekuj dhe hipnin në anijet që do t’i shpinin në Azinë e Vogël. Dhashë urdhër të zbriten dhe të kthehen të lirë në fshatrat e tyre.

Shqiptarët, ashtu si gjithë popujt e pazhvilluar, kanë dobësi serioze, por kanë edhe virtyte të shkëlqyera. Ky fakt ishte shkaku që ndërmjet dy vendeve tona u vendosën marrëdhëniet kaq të përzemërta, të cilat morën, siç do shohim, pothuaj trajtën e një konfederate. Mbreti Ahmet Zogu, nëpërmjet një letre të ngrohtë, më shprehte mirënjohjen, që siç thoshte, nuk do ta harronte kurrë. Dhe vërtetë, deri në ditën e largimit të tij nga froni, sa herë që vinte ndonjë përfaqësues shqiptar në Greqi, me porosi të Zogut, vinte dhe në shtëpinë time dhe më sillte përshëndetjet e Mbretit, duke më thënë në shqip “Vëlla i madh”. Dhe unë atëhere nuk isha veç një gjeneral i çmobilizuar. Kjo është ajo që në shqipe quhet “Besa”.

Po t’i hedhim një vështrim të shpejtë në hartën e Ballkanit, mjafton për të kuptuar rëndësinë strategjike të Shqipërisë.

Për Greqinë, një Shqipëri mike dhe aleate përbënë një mburojë natyrore të madhe, kundër çdo sulmi nga Veriu.

Kur u vendosën marrëdhëniet miqësore dërgova si ambasador të Greqisë në Tiranë gjeneralin Aleksandro Konduli, bashkëqytetar i imi që dinte shkëlqyeshëm jo vetëm shqipen tonë, atë të Shqipërisë së Jugut, por edhe idiomat e gegëve. Brenda një kohe të shkurtër Konduli arriti të fitojë miqësinë e mbretit shqiptar Ahmet Zogut.

Brenda vitit u nënshkruan katër marrëveshje ndërmjet të dy vendeve; ajo konsullore, nënshtetësisë, bashkëpunimi tregtar dhe detar, për dërgimin e kriminelëve e të tjera. Përveç këtyre marrëveshjeve, kishin përparuar shumë bisedimet e fshehta. Kufiri në mes të dy vendeve, në të vërtetë ishte hequr dhe djemtë shqiptarë siç e thashë dhe më sipër, u dërguan për studime në shkollën e kadetëve dhe atë detare. Në korrik 1926, pas bisedimesh të gjata, gjenerali Konduli arriti në marrëveshjen përfundimtare për çështjen e Bankës së Shqipërisë, Mbreti Zog pranoi si aksionere Bankën e Greqisë me 25% të aksioneve.

E kuptoni rëndësinë e madhe të këtij fakti. Nuk diskutohet fare se, po të ndiqej një politikë e studiuar dhe e qëndrueshme ndaj Shqipërisë, Shqipëria do të ishte jo armike, por do mund të ishte mikja më e mirë, më e çmuar dhe e vetmja besnike e Greqisë në Ballkan. Nga pikëpamja racore shqiptarët nuk janë as mongolë, as sllavë, as turq. Është historikisht e vërtetuar se ata janë ilirë, pasardhës të pellazgëve.

Shqiptarët nuk kanë asgjë të përbashkët me italianët, me serbët, bullgarët, por përkundrazi, gjaku, traditat dhe zakonet, i ndërlidhin ngushtë me popullin grek.

Miauli, Kundurioti, Sahturi, Odiseas Andruços dhe mijëra grekë të tjerë me origjinë shqiptare luftuan me heroizëm për pavarësinë e Greqisë në kryengritjen e 1821.

Profesori i Universitetit të Mynihut, historiani Hertzbert, në librin e tij mbi historinë e kryengritjes, shkruan ndër të tjera: “Pak ditë pas ngritje së flamurit të kryengritjes, në prill 1821, 1.500 shqiptarë të krishterë, banorë të fshatrave të Dervenit, u mobilizuan nënkomandën e Haxhi Meletit në Korinth kundër Qamil Beut të tmerrshëm”. Nuk qenë shqiptarë ushtarët që përmend Hertzberti, por ishin shqipfolësit gjyshërit e stërgjyshërit tanë që banonin në Vila, Kindira, Mandra, Elefsina. Qenë gjyshërit e gjeneralëve Nikolaidhit, Kondulit, Roka, të autorit të këtyre rreshtave, të admiralit Sakelariut, të heroit kombëtar Laska, dhe kaq e kaq grekëve të zgjedhur, me origjinë shqiptare.

A nuk kisha të drejtë, kur dëgjova drejtorin e përgjithshëm të thoshte, “paloallvani” (“shqiptar i keq”, shënim i A. Llalla) të thoja dhe unë se ministria e jashtme ishte një çmendinë? Kur fliste kështu drejtori i përgjithshëm, e marrë me mend se si qenë vartësitë e tij të afërt. Askush nuk e di se çfarë të papriturash na ruan e ardhmja. E gjykova si detyrë të bëja përshkrimet e mësipërme, që të mësojë populli grek pamjen e përgjithshme të problemit. Nuk jam dakord me atë pjesë të shtypit, që shan dhe përbuz popullin shqiptar. Kam bindjen e patundur se shumica dërrmuese e popullit shqiptar nuk mban asnjë lloj përgjegjësie për prirjen kundër greke të qeverisë komuniste. Jam i sigurt se shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk i dinë as si emra Marksin, Leninin, Stalinin e të tjerët.



Nexhmije Hoxha kerceu rreth kokes se prere te italianit. Shoqet i beri prostituta

Nexhmije Hoxha kerceu rreth kokes se prere te italianit. Shoqet i beri prostituta


Një dokument sekret, historik, shkruar në 1952 nga të huajt hedh dritë mbi krimet e komunizmit dhe konkretisht të bashkëshortes së diktatorit Enver Hoxha. Dokumenti që Opinion.al publikon sot është shkruar më 15 shtator 1952 dhe konsiderohet si një material sekret shkruar nga amerikanët për atë ç’ka po ndodhte në Shqipëri, pas Luftës së Dytë Botërore.

Objekti i këtij dokumenti është Nexhmije Xhuglini, gruaja e Enver Hoxhës. Nexhmija përshkruhet si njeri i paskrupullt dhe barbare. Ajo ka nxjerr shoqet adoleshente në mal për të kënaqur epshet e partizanëve, mes tyre dhe shoqet e ngushta, citohet në dokument.

Më tej, flitet për konferencen e Pezës, ku shkruhet se Nexhmija ka nxjerr armën dhe ka kërcënuar nacionalistët. Jo vetëm kaq, në dokument Nexhmije Hoxha përshkruhet si një vrasëse e pashpirt.

“Katër ditë pas takimit një makinë që lëvizte përgjatë rrugës Tiranë – Kavajë u ndalua nga një grup partizanësh komunistë, të udhëhequr nga shoqja Xhuglini me Kajo Karafilin, si laro të saj, dhëndrri i Myslim Pezës, personalitetit komunist dhe kriminel analfabet të përmendur më lart. Në mesin e udhëtarëve ishte një italian i cili punonte në ndërtimin e rrugës. Xhuglini urdhëroi Karafili t’i priste kokën italianit. Arsyeja për këtë vrasje të kobshme nuk është zbuluar kurrë”, shkruhet në dokument. Më pas me kokën e tij ka vallëzuar në mes të Pezës…

Të gjitha faktet tronditëse i lexoni në dokumentin që Opinion.al e publikon të plotë:

Partia Komuniste e Shqipërisë

Burimi Paris: Nuk ka informacion

Data e vëzhgimit: Lufta II Botërore

Nexhmije Xhuglini, gruaja e Enver Hoxhës

Shoqja Xhuglini-Hoxha, komuniste militante e kohëve të para, anëtar i Komitetit Qëndror të Partisë së Punës, Presidente e Bashkimit të Gruas së Shqipërisë, është shqiptare me gjatësi mesatare. Ajo u bashkua me Partinë Komuniste në kohën kur ajo ishte ende e jashtëligjshme, ndërsa ishte ende adoloshente, dhe që nga fillimi ka shfaqur instikte tepër të paskrupujt dhe barbarë.

Gjatë pushtimit dhe luftës civile rekrutoi një numër të madh grash shqiptare dhe i dërgoi në male për të jetuar me partizanët komunistë, duke shpërfillur nderin dhe traditën. Mes tyre ishin dy mikeshat e Xhuglinit, Liri Gega, ish-President i Frontit të Gruas Antifashiste dhe anëtare e Byrosë Politike, të rënë në fatkeqësi politike dhe Malëshova (emri i panjohur).

Kur komunistët morën pushtetin në Shqipëri, këto vajza u braktisën nga shoqja e tyre Nexhmije, e cila nuk kishte për çfarë t’i përdorte tjetër, dhe të gjenduara të mohuara nga familjet e tyre, që kishin poshtëruar, ato nuk kishin zgjedhje tjetër, por të jetonin në rrugë. Qeveria Komuniste, megjithatë, nxorri një vendim për mbrojtjen e tyre. Familjet e tyre u urdhëruan për t’i marrë përsëri dhe askush nuk kishte të drejtë të refuzojë martesën me to për shkak të kaluarës së tyre të neveritshme. Ky aktivitet, i pamenduar dhe tepër tronditës nga ana e një vajze të re, është ndër veprat e saj më të padëmshme.

Më 16 shtator 1942, komunistët organizuan një takim të cilin e quajtën një “konferencë”, me qëllim formimin e një Fronti Kombëtar për Çlirimin nën urdhrat e Titos dhe Stalinit dhe për të grupuar elementët nacionalistë me komunistët. Kjo pjesë e dytë e programit ishte thjesht një përpjekje për t’u hedhur pluhur syve e “nacionalistëve”. Ideja e vërtetë ishte për t’i shtypur. Metoda të ngjashme janë aplikuar nga komunistët edhe në Rumani, Bullgari, Greqi, Jugosllavi dhe Çekosllovaki.

Konferenca u mbajt në Pezë dhe kishte 17 persona të pranishëm, komunistë dhe nacionalistë, por këta të fundit nuk kishin tagër zyrtar në takim. Në mesin e Nacionalistëve të pranishëm ishin:

Abaz Kupi, Ismail Petrela, Kamber Qafmolla, Ndoc Coba, Halim Begeja, Ramazan Jarani.

Enver Hoxha ishte përfaqësuesi zyrtar Komunist;
Nexhmije Xhuglini përfaqësonte gratë komuniste. Ajo ishte vetëm 19 vjeçe.

Ymer Dishnica, më vonë Ministër i Shëndetit Publik, President i plenumit, anëtar i Byrosë Politike, tani në fatkeqësi;
Nako Spiro, sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes komuniste më pas i vrarë nga Xoxe, nënkryetar i Këshillit të Ministrave, Ministër i Brendshëm dhe Menaxher i Përgjithshëm i Sigurisë, i cili edhe vetë më vonë u ekzekutua;

Baba Mustafa;

Ramadan Çitaku, i likuiduar;

Myslim Peza, gjeneral major dhe zëvendës kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor;

Gago Tashko, ministër i pyjeve;

Muharem Butka;

Mustafa Gjinishi, sekretar i konferencës, pa të drejtë vote, më pas i ekzekutuar për devijim;

Mustafa Kakaci, raportuesi i konferencës, pa të drejtë vote, ishin komunistët pranishëm.

Gjatë takimit, shoqja Xhuglini, e zemëruar nga obstruksionizmi nacionalist, nxorri revolen e saj dhe u ngrit. Ajo u hodhi një sy të egër kundërshtarëve të saj dhe bërtiti: Kapitalistët dhe borgjezët duhet të fshihen nga faqja e dheut! Një numër i personave të pranishëm janë spiunët e kapitalistëve britanike dhe amerikanë!

Shokë Partizanë lufta vazhdon. Unë propozoj që të mos humbasim më kohë të mëtejshme me sabotues borgjezë dhe të marrim urdhra nga Stalini.

Kur “Konferenca” mbaroi Xhuglini mblodhi komunistët më të ashpër jashtë ndërtesës dhe iu drejtua si më poshtë.

“Ju e dëgjuat të gjithë atë që thonë nacionalistët. Tani e dini se ata janë reaksionarë. Prandaj ata duhet të vdesin, dhe kjo duhet bërë me duart tuaja, me duart e bijve të kombit ata duhet të goditen! Dhe me ta duhet të zhduken të gjithë ata që ngrihen kundër nesh në marshin tonë përpara me Stalinin çlirimtar!”

Katër ditë pas takimit një makinë që lëvizte përgjatë rrugës Tiranë – Kavajë u ndalua nga një grup partizanësh komunistë, të udhëhequr nga shoqja Xhuglini me Kajo Karafilin, si laro të saj, dhëndrri i Myslim Pezës, personalitetit komunist dhe kriminel analfabet të përmendur më lart. Në mesin e udhëtarëve ishte një italian i cili punonte në ndërtimin e rrugës. Xhuglini urdhëroi Karafili t’i priste kokën italianit. Arsyeja për këtë vrasje të kobshme nuk është zbuluar kurrë.

Me pas Xhuglini urdhëroi të mblidhen gratë e fshatit të Pezës dhe filloi të hidhte valle dhe këndonte, duke lozur me kokën e viktimës, ndërsa kërcente.

Gratë e fshatit, të terrorizuara nga kjo performancë makabre, u arratisën.

Një tjetër krim i kobshëm ka ndodhur menjëherë pas konferencës kur Ismail Petrela, një nacionalist i cili kishte marrë një qëndrim të vendosur kundër komunistëve në “konferencë” u vra nga djali i tij Xhevdeti përballë spitalit të Tiranës. Para se të godiste të atin, Xhevdeti tha: “Kjo është ajo që u ndodh atyre që kundërshtojnë Konferencën e Pezës”.

Koment vlerësues: Nuk ka informacion mbi ngjarjet e cituara që kanë ndodhur gjatë luftës.

32 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës



Nesër  mbushen 32 vjet që nga dita kur u nda nga jeta ish-diktatori komunist shqiptar,Enver Hoxha.
Ai vdiq më 11 prill 1985, duke lënë pas një trashëgimi dekadash udhëheqje të popullit shqiptar, nën rendin socialist, i cili u përmbys vetëm 5 vjet pas ndarjes së tij nga jeta, përmes një revolucioni demokratik që pasoi të ngjashmit të zhvilluar në krye të viteve '90 në të gjithë Evropën Lindore.


Enver Hoxha lindi në 16 tetor të vitit 1908 dhe ishte një ndër organizatorët kryesorë të Luftës Nacional-Çlirimtare kundër fashizmit, ndërsa pas vitit 1944 ai do ta udhëhiqte vendin për vite të tëra nën drejtimin komunist, dhe duke përcaktuar një linjë të qartë anti-perëndimore në kampin e Evropës Lindore.

Ende në Shqipëri ka njerëz dhe grupime që e përkujtojnë këtë ditë, duke zhvilluar madje edhe manifestime të ndryshme, si ai që u realizua dje përshembull në qytetin e Ferizajt, në Kosovë.

Pritet që si për çdo vit nostalgjikët e regjimit komunist, të zhvillojnë nesër homazhe tek varri i tij.

Servilët

Pas ceremonisë së varrimit, nisi gara e servilizmit të individëve për t’u treguar sa më të zellshëm në lidhje me respektin ndaj Enverit. Kudo nëpër shkolla filluan të bëheshin lulishte në formë ylli, ku shkruhej emri i tij, organizatat e shumta të fatosave, pionierëve, universiteti i Tiranës, fabrika e uzina të ndryshme morën gjithashtu emrin e tij. Në ato ditë dëshpërimi, ku dukej se Shqipëria kishte marrë plagë të parigjenerueshme, u zhvillua një konkurs i heshtur apo i pashpallur letrar midis emrave më të mëdhenj të letërsisë shqiptare. Në këtë “konkurs” paraqiteshin krijimet më të mira poetike për Enver Hoxhën.

Ato botoheshin në Zërin e Popullit”, apo edhe në gazetat e tjera. Midis këtyre poetëve spikatën sidomos, figurat më të shquara, plot virtuozitet dhe talent. Ndërkaq redaktorët e gazetave shfrytëzuan kohën e duhur për të botuar nga dy tri herë poezi të ndryshme për dhimbjen kombëtare, plot fantazira dhe figura letrare. Ndërkohë talentët e rinj të asaj kohe që sot janë bërë figura të njohura të politikës dhe jetës shoqërore rrinin me fletore në duar, tek dera e redaksive për t’i mbushur mendjen redaktorëve lidhur me botimin e një poezive të vetme. Për hir të së vërtetës, në këtë garë krijuesish, poezia e Dritëro Agollit spikati artistikisht mbi të tjerët, pavarësisht nga ngulmimi i Kadaresë dhe Fatos Arapit për të fituar simbolikisht çmimin e parë. Diku më tutje rrinte i xhelozuar Xhevahir Spahiu, poezia e të cilit bënte një garë serioze me atë të Bardhyl Londos, por midis gjetjeve artistike padyshim, që befasia e Koçi Petritit, kishte një rrezatim tjetër.

E gjithë kjo garë shurdhuese për të shprehur zellin ndaj diktatorit, ishte para së gjithash një garë mbijetese. Askush në Shqipëri nuk kishte ndonjë rrugë të ndërmjetme që t’ia hidhte zyrtarëve mediokër duke folur me dy kuptime. Në rastin e vdekjes së Enverit, dykuptueshmëria nuk mund të llogaritej. Ndërkaq, në Kinostudio nisi gara e regjisorëve të filmit dokumentar për të realizuar xhirimet e tre filmave të tillë Brenda një viti. Dy prej këtyre filmave i morën 2 regjisore femra, dhe njërin, atë më kryesorin e morën dy regjisorë që punonin vazhdimisht së bashku. Për hir të së vërtetës filmi i tyre u vlerësua nga zyrtarët e lartë, duke marrë edhe nga një shpërblim. Por ndërkaq gara më e madhe po bëhej në artet figurative dhe sidomos në skulpturë. U hapën disa konkurse për përfaqësimin e figurës së Enver Hoxhës në qytetet, Tiranë, Gjirokastër, Korçë, etj, ku padyshim projektet e paraqitura kapnin standardet e kulminacionit.

Në këtë garë mbijetese askush nuk mbeti prapa të tjerëve. Madje, gjatë diskutimeve para varrimit, disa propozonin variantin e muazoleumit, por më vonë pas kundërshtimeve të byroistëve njerëzit e ulën dozën e servilizmit. Madje në njërën prej mbledhjeve të kinostudios, ku një regjisor i njohur përsërit kërkesën për ta futur Enverin në Mauzoleum, Foto Çami që ishte i pranishëm ulëriti brutalisht duke thënë: A nuk e kuptoni se vendvarrimi i tij, është pjesa e amanetit që na la”. Gjatë atyre ditëve, Sabri Godo ngjiti shkallët e Lidhjes së Shkrimtarëve duke kërkuar nga Dritëro Agolli, që atij t’i jepej e drejta e botimit të biografisë së Enver Hoxhës.

Por Nexhmije Hoxha ishte kundër. Ndërkaq, kërkesa e Godos për shkrimin e këtij libri nuk buronte shumë nga dashuria e tij për Enverin, por ndofta nga kureshtja për të njohur thellësinë e krimit të bërë. Nga ana e vet, Ismail Kadare planifikoi një libër të posaçëm për Enverin, përveç disa librave të tjerë që kishte botuar më parë. Brenda një kohe të shkurtër, arti shqiptar u mbulua me preokupimin e krijimtarisë për Enver Hoxhën. Natyrisht shumica e atyre që u krijuan në atë periudhë, për të mos thënë të gjitha ato që u prodhuan nën këtë frymë rezultuan si skarcitete. Dhe si për ironi, më i miri i të gjithëve rezultoi libri i Blendi Fevziut që u shkrua rreth 25 vjet më vonë.

Skulptura

Por në lëmin e skulpturave, rezultati ishte më i prekshëm. Përkohësisht monumentet e Enverit bllokuan pamjet e qyteteve që lidheshin me veprimtarinë e tij, por më vonë rezultoi se bronxi kishte shkuar dëm. Sepse bustet e tij, së bashku me ato të Stalinit përfunduan në magazinat e skrapit, ose u bashkuan me bustet e Hitlerit dhe Duçes të cilat qëndronin në Kinostudio dhe mbetën pa pronar. Gjithashtu zhvillimi i dramaturgjisë rifilloi t’i rikthehej figurës së tij, Drama e njohur “Komunistët”, u rivu në skenë dhe pati suksese rekord. Çdo natë salla ishte plot.

Në muzikë, këngët për Enverin ishin gjithashtu të pranishme, por gjithmonë jashtë konkurrimit festivalor. Kjo ndodhte sepse këngët për të ishin nga më mediokret. Ndërkaq, udhëheqësit e rinj komunistë filluan të silleshin si shërbëtorë të bindur ndaj Nexhmije Hoxhës. Lidhja e Kadaresë me të vejën e Enverit ishte një lidhje që funksionoi për keq, por gjithsesi ishte një lidhje që nuk vazhdoi gjatë. Regjisorët dhe skenaristët e filmave vrapuan për të paraqitur projekte skenarësh, por pranimi i tyre vështirësohej nga niveli i ulët. Në anën tjetër, varfëria po shtohej dhe shpresa po venitej. Universi shqiptar po bindej se Ramiz Alia nuk e mbante dot peshën e reformatorit, prandaj një pjesë e intelektualëve e humbën besimin tek ai. Dukej se frika po shuhej dhe diktatura po zbulohej me lakuriqësinë e vet. Ramiz Alisë po i numëroheshin ditët e drejtimit të shtetit. Ndërsa kryeministrit Adil Çarçani po i afrohej skleroza e pleqërisë, ndërkohë që Shqipëria ishte vendi me mesataren e moshës më të re në Europë.

Sulo Gradeci: Ju rrëfej bisedat e fundit me Enverin

Sulo Gradeci, ish drejtuesi i lartë i njësisë së truprojave të Enver Hoxhës, ka folur për gazetën “Sot”, duke rrëfyer dy nga detajet e kujtimeve të fundit që kanë lidhje me ish-sekretarin e parë. Në një farë mënyre, të dy fragmentet e kujtimeve të Gradecit kanë lidhje me pasionin e Enverit për artin. Në rastin e parë, Enveri i ka kërkuar atij fotografi nga lagjet e Gjirokastrës dhe në rastin e dytë, ai ka nisur të këndojë labçe dhe i vetëm brenda, në dhomë ku gjendej i sëmurë rëndë.

Zoti Sulo, çfarë mbani mend nga ditët e fundit të Enver Hoxhës?

Ato ishin ditë të mbushura me tension dhe me shumë emocione tronditëse. Gjendja e tij po keqësohej dhe dukej se mjekët nuk mund të ndryshonin dot asgjë në ecurinë e sëmundjes. Në këto momente, sigurisht që ndjeheshim shumë të pikëlluar për të.

Cila ishte biseda e fundit që bëtë me të?

Ishin disa të tilla. Mbaj mend se në njërën prej këtyre ditëve të fundit më thirri dhe më pyeti: Ku janë mjekët”? Unë iu përgjigja: Janë këtu, pranë nesh. Dhe ai më pyeti prapë: çfarë thonë mjekët për mua, mos vallë më dinë se nuk mund të shërohem më”? Dhe pastaj vazhdoi: Por unë do të shërohem shpejt dhe do të bëhem mirë, sepse e ndjej veten të fortë akoma. Veçse kam një hall”. Çfarë halli? E pyeta unë. Dhe ai mu përgjigj: Unë dua disa pamje fotografike nga lagjet e Gjirokastrës. Më ka këputur malli për Gjirokastrën por tani nuk mund të shkoj atje. Do shkoj kur të bëhem më mirë, por tani dua disa fotografi të qytetit tim. Prandaj, të lutem ma plotëso këtë dëshirë”. Patjetër i thashë unë

Si vazhdoi më tej biseda juaj?

Pastaj ai më këshilloi të mbaja shënim emrat e lagjeve, nga i donte fotografitë, ndërsa unë i shënoja në një letër. Dhe pas bisedës me të, unë thirra profesionistët e njohur të fotografisë, duke i sqaruar se çfarë duhet të bënin. Ata shkuan në ato lagje të Gjirokastrës dhe e kryen më së miri detyrën e tyre. Të gjithë mbetëm të kënaqur, por sidomos Enveri. Ai kishte një dëshirë dhe një mall të paparë për të vizituar Gjirokastrën në ato ditë të vështira të sëmundjes së tij, por mjekët nuk e lejonin të udhëtonte. Dhe kjo gjë ishte e natyrshme për atë periudhë.

Po tjetër, çfarë keni biseduar me të?

Një nga episodet e fundit që mbaj mend dhe që nuk e kam treguar asgjëkund, ka lidhje me një këngë për Vlorën.

Çfarë kënge?

Atë ditë gjendja e tij ishte e keqësuar, por ai kishte gjithmonë një arsyetim dhe perceptim të qartë të fenomeneve. Tani thonë plot thashetheme për gjoja probleme të gjendjes mendore, por këto janë broçkulla. Enveri asnjëherë, nuk e humbi ekuilibrin mendor, sepse kishte reflekse mjaft të sakta.

Çfarë ndodhi atë ditë?

Ne po qëndronim jashtë derës së dhomës, por po ndiqnim me kujdes çdo lëvizje të tij. Dhe në atë moment Enveri po qëndronte pranë dritares. Ne qëndronim në një heshtje të plotë dhe nuk lejonim askënd të bënte zhurmë. Në atë çast, Enveri ia mori një kënge me zërin e tij të njohur. Ishte një këngë labçe të cilën ai e kishte pasur qejf gjithmonë. Dikur e këndonte bashkë me Demir Zykon, bilbilin e muzikës popullore, të cilin e merrte në makinë gjatë udhëtimeve. Dhe këndonin të dy bashkë. Mbaj mend se me Demir Zykon kishte qejf të këndonte edhe këngën e njohur popullore “Mbeçë more shokë, mbeçë”.

Pra, çfarë ndodhi kur ai nisi të këndonte në dhomë?

Ai filloi me një zë melodioz, por natyrisht pak të pikëlluar. Sepse edhe vetë kënga ishte e tillë: Ajo fillonte me fjalët: O Adriatik i mjerë/ pse sjell dallgë dhe këtë herë”? Pastaj Enveri vazhdoi: “Pse sjell dallgë edhe furtunë, Vlorën dhe Karaburunë ta zunë”, etj, etj.

Po ju si vepruat në atë çast?

Ne na u mbushën sytë me lot nga mallëngjimi. Dhe qamë. Por nga njëra anë edhe gëzoheshim që ai në atë gjendje mjaft të rëndë, po këndonte. E kishte mundur diagnozën e sëmundjes dhe kishte gjetur forca të rikthehej tek pasioni i tij muzikor për këngën popullore. Ne na vinte mirë edhe për faktin tjetër se ai i mbante mend fare mirë fjalët e tekstit të këngës. Pastaj, një ditë tjetër më thirri përsëri dhe më tha disa gjëra të tjera.

Çfarë gjërash?

Nuk mund t’ua them të gjitha, për arsyen e vetme se unë së shpejti do të nxjerr librin tim të kujtimeve. Tani besoj se është koha e duhur që të publikoj të gjitha të pathënat e mia, sepse koha po ikën dalëngadalë dhe këto ngjarje nuk mund t’i mbaj të fshehura, tek vetja ime. Do t’i publikoj shumë shpejt dhe mendoj se njerëzit do t’i presin me ngrohtësi. Kjo epokë është një pjesë e jetës sonë të përbashkët.

Ceremonia e varrimit të Enverit

Menjëherë pas lajmit të vdekjes së Enver Hoxhës, Sulo Gradeci dhe organizatorët e varrimit të tij thirrën dy grimierët më të mirë, njëri nga Kinostudio Shqipëria e Re” dhe tjetri nga Radiotelevizioni shqiptar. Arsyeja ishte e thjeshtë, ata do t’i bënin maskën e vdekjes, udhëheqësit shqiptar. Pastaj nisi zia kombëtare. Uzinave, shkollave ndërmarrjeve dhe punëve bujqësore iu vu dryni. Gjatë atyre ditëve të zisë askush nuk punonte. Ishte përmbysur nota. Në sheshin Skënderbej shiriti i gjatë i njerëzve që shkonin nga Pallati i Kulturës deri në Presidencë, për të bërë homazhet e rastit, shkelte mbi “rrëkenjtë” e lotëve, që kishin mbushur bulevardin. Në rresht ishin të gjithë bashkë, oficerë e kooperativistë, punëtorë dhe intelektualë, mësues dhe nxënës shkollash, prindër dhe fëmijë. Të gjithë përpiqeshin të mbani njëri tjetrin, duke e lehtësuar nga të qarat, por ndërkaq secili prej tyre mezi mbante veten e vet. Në këto homazhe spikatën fytyrat e njohura të intelektualëve shqiptarë, disa prej të cilëve mbanin shirita të zinj, në krah, duke luajtur edhe rolin e dezhurnit që mban rregull. Ato ditë, distanca nga sheshi tek universiteti kërkonte dy orë për t’u kaluar.

Flasin ish- të burgosurit politikë/Si e pritëm lajmin e vdekjes së Enverit në qelitë e burgjeve

Në ditën e varrimit të Enver Hoxhës binte shi. Por në anën tjetër të realitetit kishte vetëtima. Pjesa e errësuar e tunelit nuk shpresonte asnjë xixëllimë drite, apo shprese, pavarësisht, se kolona kryesore që kishte mbajtur arkitekturën e krimit, kishte rënë. Dhe për të hapur krejtësisht katalogët e asaj periudhe historike, ne iu drejtuam disa njerëzve të shquar të këtij kombi që dikur thirreshin me emrin “armiq”. Por ata janë një pjesë e gjallë e mozaikut të lavdisë dhe rezistencës kundër të keqes. Sepse shumë të tjerë, gjatë ndeshjes me përbindëshin e diktaturës, kanë vdekur. Ndërsa të tjerë, janë arratisur dhe si për të dëshmuar se e keqja nuk ka fund, një pjesë e madhe janë çmendur në burgjet shqiptare, duke mos qenë në gjendje të konvertojnë me fjali shprehëse, barbarinë që u ushtrua ndaj tyre.

Adem Allçi: Vdekja e Enverit një ditë fatlume

“Dita e vdekjes së diktatorit Enver Hoxha ka qenë një ditë fatlume dhe e gëzueshme, për të gjithë ish të përndjekurit politikë, në burgjet e Shqipërisë”. Kjo ishte deklarata e djeshme e njeriut që prej vitesh sintetizon simbolin e rezistencës kundër tiranisë. Duke folur për këto momente, Allçi vijon të tregojë se atë ditë në mjediset e burgjeve politike pati një lëvizje të jashtëzakonshme zyrtarësh dhe delegatësh të ardhur nga jashtë. Bënin orë pas ore mbledhje të zgjatura, me ish të burgosurit politikë. “Kjo ndodhte sepse ata donin që të mos të na linin kohë të gëzoheshim, por të na e zinin plotësisht, kohën me konferenca e mbledhje të pafundme, në mënyrë që ne të mos i shprehnim dot hapur dhe lirisht, njëri-tjetrin, entuziazmin që na kishte mbërthyer”, thotë ai.

Megjithatë, sipas Allçit, kjo ndihej nga shkëlqimi i syve të këtyre njerëzve të kryqëzuar pas hekurave, vetëm për fajin e vetëm, se ata nuk e donin diktaturën dhe e kishin kundërshtuar atë. Dhe për këtë arsye secili prej tyre kishte organizuar barrikadën e vet të rezistencës, qoftë duke kundërshtuar, ose , qoftë duke tentuar arratisjen, në mënyrë që pas ikjes të mos dëgjonin më, çmenduritë dhe lajthitjet e presidiumeve komuniste. “Ne, kujtuam se pas vdekjes së Enverit, gjithçka do të ndryshonte shpejt, por nuk ndodhi ashtu”, thotë me dëshpërim, Adem Allçi. Sepse, sipas tij, “Ramiz Alia montoi një sistem kriminal, po aq të rrezikshëm dhe kriminal, sa i pari, por iluzionet e të përndjekurve politikë kishin pasur nevojë për një çengel shprese”.

Dhe ditë pas dite, shpresat po veniteshin. Në horizontin gri, të universit shqiptar me sa dukej ishte shfaqur një tigër i ri, por këtë radhë me lëkurë lepuri. Ose, ndofta një lepur që kishte marrë në dorë perandorinë e përbindëshit. Ishte Ramiz Alia. Duke lëvizur ingranazhet dhe valvolat e krimit, ai trembi dalëngadalë ëndrrat e shqiptarëve që kishin shpëtuar nga muri i pushkatimit dhe që kërkonin melhemin e rigjenerimit. Por pikërisht, tek këto skema perverse, të njeriut që donte të përhapte me deklarata imazhin e një demokrati, por që urdhëronte ngritjen e trekëmbëshave, ndodhej bomba me sahat e së ardhmes. Kjo bombë mund të shërbente për të hedhur në erë të keqen, por Ramizi bëri të kundërtën. Me atë bombë, ai i bëri atentat së nesërmes, duke afruar në politikë, njerëzit që vuanin nga ethet e pushtetit dhe servilët më të bindur të sistemit, të cilët ndjenin që larg aromën e rimesos së kolltuqeve.

Tmerri i tmerreve

Por e keqja nuk njihte limite të shkallëzimit të vet. Sipas Adem Allçit, “kjo e keqe, atë ditë të vdekjes së Enverit shpalosi një përmasë ogurzezë, e cila të trondit edhe kur përmendet, tani, 26 vjet më vonë. Pra, sot kur dëgjon rrëfimin e Allçit, njeriu nuk ka se si të mos rrënqethet nga përmbajtja e ligjëratës së tij. “Atë ditë në kamp na erdhën ca zyrtarë që na kërkuan të bënim një telegram ngushëllimi për Nexhmije Hoxhën. Ky telegram pak, a shumë duhej të kishte këtë përmbajtje: “Ne, të burgosurit politikë, ju shprehim ngushëllimet tona për vdekjen e bashkëshortit tuaj dhe udhëheqësit të madh e të lavdishëm të vendit tonë. Me këtë rast, ne, ndihemi shumë të pikëlluar dhe e ndajmë këtë pikëllim me të gjithë Shqipërinë, si edhe me familjen tuaj të nderuar”.

Ky ishte projekti i letrës që do t’i dërgohej Nexhmijes atë ditë. Por Adem Allçi i tha, “jo”, një turpi të tillë. “Nëse ne do të pranojmë të firmosim këtë letër atëherë të gjitha sakrificat tona dhe i gjithë vetëmohimi i këtyre viteve do të konsiderohet i pavlefshëm”, u tha ai shokëve. Dhe duke vijuar bashkëbisedimin me ne, Allçi vijon: “Ne nuk mund ta pranonim kurrë atë turp, sepse e dinim fare mirë, se ajo letër e bardhë, në të ardhmen do të konsiderohej si një njollë e zezë, për rezistencën tonë”, shprehet ai. Nga ana tjetër duke hedhur me rrëmbim penelatat e urrejtjes mbi portretin e diktaturës, ai ruan tonet e qeta për intelektualët dhe njerëzit e thjeshtë: Unë nuk kam asnjë inat me ata”, përfundon ai.

Kurt Kola: Ne e kishim parashikuar vdekjen e tij në Mars

“Me ish të burgosurit politikë të Burrelit ka ndodhur një fenomen i çuditshëm, sepse ne, e kishim parashikuar vdekjen e Enver Hoxhës, shumë kohë para se t’i vinte dita”. Kështu, e nis rrëfimin e tij, kreu i ish të përndjekurve, Kurt Kola, i cili thotë se nga ato që dëgjonin për gjendjen shëndetësore, vdekja e Enverit ishte parashikuar në mars. Më tej Kola tregon se, rastësia bëri që edhe në mëngjesin e asaj dite prilli, të burgosurit politikë ta merrnin vesh vdekjen e Enverit, përpara se këtë gjë ta mësonte komanda e burgut. Duke zbërthyer kasafortën e kujtesës, ai tregon një e nga një detajet e këtij misteri.

“Atë ditë në orët e mëngjesit, ndryshe nga ditët e tjera, altoparlanti, filloi të jepte muzikë me këngët patriotike të grupit të Korçës. Dhe pas mbarimit të tyre, radioja nisi menjëherë muzikë funebër, duke e prishur ritualin e përditshëm. Atëhere, ne i thamë njëri-tjetri: “Paska ngordhur qeni”, pohon Kola duke shtuar se: “Dhe nisëm të diskutojmë për të gjitha këto, ndërkohë, që dhoma jonë me numër 5, u bë shumë shpejt një parlament i vogël debatesh mbi të gjitha ato, që paramendonim se mund të kishin ndodhur. Natyrisht, pati opsione të ndryshme, por gjithsesi, për një gjë ishim krejt të bindur: diktatori kishte cofur”. Më tej Kurt Kola e vazhdon rrëfimin e tij në këtë mënyrë: Duke bërë këto bisedime në dhomë, papritur polici i burgut na dëgjoi, se çfarë po thoshim. Dhe menjëherë, ai shkoi dhe raportoi në komandën qendrore se, “të burgosurit thonë, që Enver Hoxha ka vdekur”.

Natyrisht, të gjithë drejtuesit ngritën supet sepse askush prej tyre nuk ishte informuat në ato orë të mëngjesit. Por më vonë kur gjërat u kristalizuan, ndodhi ajo që pritej. Komanda urdhëroi që të na mbyllnin 20 ditë në dhoma izolimi, pa dalë fare. Gjatë këtyre ditëve ne diskutonim dhe mendonim se çfarë ndryshimesh priteshin nga politikanët e tjerë që kishin mbetur dhe sidomos debati kryesor ishte për Ramiz Alinë. Në fillim shpresuam, por brenda disa ditësh u zhgënjyem dhe e kuptuan se edhe Ramizi ishte një pasardhës i kazanit të plehrave, komuniste. Sepse, ai që në fillim nisi me deklaratat e tij për ditën e Enverit, për javën e Enverit, muajin e Enverit e kështu me radhë. Pra, ne, nuk kishim asnjë hije dyshimi, se ky frikacak dhe ky i paaftë, do të vazhdonte rrugën e babait të tij shpirtëror. Ndërkaq, duke folur për shokët e dhomës, si Sherif Merdanin, apo për ata të dhomës tjetër, si Daut Gumeni, Pjetër Arbnori etj, Kurt Kola shprehet se “të gjithë ne, arritëm në një përfundim unik: “Te Ramiz Alia, Shqipëria nuk mund të kishte asnjë lloj shprese për ndryshime demokratike”.

Simon Miraka: Lajmin e mora vesh nga stacioni italian

“Kur vdiq diktatori Enver Hoxha ne, vazhdonim dënimin në Gjuz, të Lushnjes. Gjithçka e kishim marrë vesh nëpërmjet stacionit italian të radios dhe më vonë, pamë helikopterët që lëviznin vazhdimisht, si edhe vumë re shtimin e numrit të oficerëve dhe ushtarakëve”. Ky është një fragment i rrëfimit të kreut të ish të përndjekurve politikë, Simon Miraka, i cili e vijon tregimin e tij, duke thënë, se, në ato moment, të gjithë të dënuarit dhe të internuarit provuan emocione gëzimi. “Të gjithë u gëzuam, sepse kishte vdekur një kriminel”, vë në dukje ai. Gjithashtu, Simon Miraka thotë se “po atë ditë zyrtarët dhe oficerët na mblodhën në një si gjoja ceremoni mortore, për vdekjen e sekretarit të Parë. Por aty, ata vunë re se askush prej nesh nuk po qante dhe se askujt prej nesh nuk po i dhimbsej vdekja e diktatorit. Prandaj, njëri prej oficerëve tha: “Ne po flasim, por këta nuk po qajnë”. Dhe duke u shkëputur nga detajet e asaj dite prilli, Simon Miraka paraqet para audicionit të sotëm arsenalin e shpresave të mëdha që rilindën në ato çaste tek ish të përndjekurit politik. Por menjëherë, pyetjeve që mund të lindin, Miraka i jep vetë përgjigje duke thënë: “Në fakt ne, shpëtuam prej diktatorit dhe shpresuam për ndryshime demokratike, por papritur ramë në një diktaturë të re, njëlloj të rrezikshme dhe vrastare sa ajo e para. Pra, sipas tij, me vdekjen e diktatorit nuk vdiq edhe diktatura, por ndodhi e kundërta. Diktatori u zëvendësua nga një tjetër dhe kështu që vuajtjet e shqiptarëve vijuan me të njëjtat parametra. Aq e vërtetë ishte kjo, saqë vetë Simon Miraka, është ridënuar përsëri, për motive politike, pikërisht, në vitin 1989, atëherë kur gjithkush mendonte se diktatura komuniste ishte në grahmat e fundit të vdekjes klinike. Megjithatë, ridënimi i Mirakës tregoi qartazi te ai dhe tek njerëzit e tjerë, se gëzofi i përbindëshit mund të ndërrohej, por agresiviteti dhe barbaria e tij, mbeteshin njëlloj të rrezikshëm sa edhe më parë.

Alimadhi: Si e përjetuan ballistët ditën e vdekjes së Enverit

Ballistët u gëzuan për vdekjen e diktatorit por nuk patën iluzione, nëse nuk rrëzohej I gjithë sistemi. Kështu shprehet kryeballisti Alimadhi, i cili nënvizon se në ato 50 vite të diktaturës janë pushkatuar, dënuar, apo internuar me mijra shqiptarë dhe kjo tregon se ballistët nuk besonin se puna mund të ndreqej, kollaj nëse ngrehinës komuniste nuk i vihej buldozeri. Shumë ballistë ishin burgosur e internuar, shumë të tjerë ishin pushkatuar dhe një pjesë tjetër kishin emigruar. Ndërsa vdekja e Enver Hoxhës, nuk jepte shpresa të qarta nëse krimbi komunist nuk shtypej krejtësisht. Ndërsa në lidhje me intelektualët që u kthyen në vajtimtarë të Enver Hoxhës, ballistët mendonin se gjithmonë Shqipëria e ka pasur problem këtë gjë. Disa intelektualë, sipas ballistëve janë shtirur dhe i kanë shërbyer çdo lloj diktature në Shqipëri. Për këtë ai thotë: “Shikoni ditëlindjen e Dritëro Agollit, ku të gjithë i silleshin me nderime. Po a ka pasur komunist më të betuar se Agolli e Kadare, në këtë vend, ku tani hiqen si disidentë. Kur janë bërë disidentë vallë. Nga ana tjetër kemi rastin e Kristo Frasherit i cili është nderuar me titullin “Nderi i kombit”. Ai është një ndër 200 komunistët e parë, dhe këta janë turpi i këtij kombi”, përfundon kryeballisti.

Floripress

“NA SHKOI SI QENI NË RRUSH !”

Nga Fritz RADOVANI:


 

11 PRILL 1985: E vetmja shprehje popullore që i pershtatet edhe sot ngordhjes së “shokut” Enver, asht shprehja e vjeter shkodrane: “Na shkoi si qeni në rrush..!”
Kjo shprehje të jep pershtypjen se perdoret vetem në Shkoder me 11 prill... Kjoftë per atëherë, kur ai po qelbej në Tiranë e ne, nuk na jepej me e besue se nuk merr frymë, mbasi vetem fryma i pat mbetë zagarit Gjinokastres, që Ai Plaku i Grisë e ka futë në Fjalorin tonë Frazeologjik: “Kur qeni fillon me ngranë njerzit e shtëpisë, ai duhet vra!”...
Kaluen sa vite e ai vazhdon me kenë perkrah Aranit Çelës, Rahman Perdhakut, Shyqyri Çokut e kompani, në saje të “veteranëve” dhe dylberave të Kuvendit Popullor, që as nuk e diskutojnë veshjen e tij me dekorata e tituj tash 27 vjetë, që emni i tij qelbë Tiranen. Jam tue shkrue per vitet e turpit të shqiptarëve që vazhdojnë me kenë vasal të qeverisjes komuniste, dhe pranojnë me u quejtë pasues të atij Kuvendi Popullor, ku si sa vite para: “Vazhdojnë me ngranë bar dhe parimet sllavoanadollake nuk i shklasin!!”
E kush na siguron se nder nevojtoret e tyne moderne nuk e kanë të varun surratin e tij?!
Asht kenë i pashem plehu! Dem Xhepa ishte i burgosun prej tij e vazhdonte me e lavdrue madje, edhe tue u jargitë per netët e bukra që kishin kalue në Pazarin e Vjeter të Tiranës. Thuej si të duesh, po ka sakrifikue gjithë rininë per kauzen e partisë Titos, me të cilin ka kalue ditë të bukra, kur u patne nisë bashkë në Konferencen e Paqës në Paris në 1946...
Ndryshej, nuk do t’ ishte “Hero i Popujve të Jugosllavisë”!.. Beogradi i di këta!
Udhëheqsit e “vendeve demokratike” të mbasluftës, mbasi dekoroheshin dhe jepshin provat e tyne si “besnikë të parimeve marksiste – leniniste”, shkonin në Kremlin tek shoku Stalin, e mbasi ai ua çveshte palltot e pantollonat “bisedonin lakuriq ose haptas” dhe garantonin postet e drejtimit të shteteve socialiste... Nëse nuk më besoni, lexoni librin e Enver Hoxhës “Me Stalinin”, dhe do të bindeni se kjo asht e verteta!
Bota vazhdon të rrotullohet me të mirat dhe të kqijat e veta. Po, mos me pasë “një të mirë”, nder 41 vjetë të drejtimit të një shtetit të vogel mu në zemren e Europës, pervç një “epitafi” që tregon mjerimin e Asaj Shqipnije të mjerë e të varfen nga plaçkitësit, të vujtun edhe pertej jetës, të vramë edhe mbas torturave, të humbun edhe pertej varrit, të shnderuem edhe mbas vrasjes, të pergojuem edhe pertej shnderimit, të çveshun edhe mbas pushkatimit, të dhunuem edhe mbas groposjes, apo të kalbun edhe para vdekjes... Ndoshta, kjo ngjanë vetem kur drejtuesi i shtetit e fillon jeten me flligështi, dhe e mbyllë tue qelbë edhe “flamurin siper arkivolit vet me yllin sllavokomunist të bolshevizmit”...
Lotët e Nanave Shqiptare i duheshin me shperla trupin atëherë, kur plagët e gerbulës së flligështisë rinore, nuk e lenin me mendue se cilin nga miqtë “do të mbys neser?”... Asnjëherë Zoti nuk kishte pasë punë me té!.. Ai kishte lind dhunues e vdiq vrasës!
Mbi varrin e tij një ditë do të mbijnë vetem një shelqe... ku do të këndojnë vetem një qyqe, dhe ajo ka me u plakë mbi ato pllaka mermeri tue ndye per me fshij atë “emen”, e shelqja lotuese një ditë ka per ta la pergjithmonë nga Historia per mos me ju dijtë emni!
E Nana e tij nga Gjinokastra ka me vrritë nga dishprimi: “Mirë ia bënë qenit!”...
Gjithë jeten mendoi vetem me vra! Me zhdukë Fise e Lisat e Atdheut bashkë me filizat... Donte që edhe syni qorr i veti mos me pa tjeter gja veç ferra e kelkaza... I unshem gjithë jeten e kerkonte urinë edhe nder kufomat e tuneleve të Spaçit dhe Qafë Barit... Zgavrrat e syve të kufomave të Atyne Shpellave, i pastronte me gishtat e vet dhe i thithte si palcin e kandshem të fëmijve të njomë që rriste jetima nder kampet e shfarosjes...
E kur Ata të varfnit thërrisnin “O Nanë !!” tue ra nga shkrepat e Bjeshkëve të Nêmuna në humnera e prroje, knaqej tirani e qetsohej nga ngjyra e kuqe e lumejve tanë...
I vetmi ngushllim i disave të “pashpresa” asht: “Jemi Popull i namun !!”
– Jo, e jo, po u them! Ne jemi Populli i vetem në Botë që perballë perbindshave të Historisë, kemi nxjerrë Heroj e Martirë që pikrisht ata popuj barbar që u munduen me na zhdukë nga faqja e Dheut, pikrisht ata.., po zhduken para nesh!
Ata po plasin me zhdukë Gjergj Kastriotin e Formulen e Palë Engjullit, ata po perpiqen me llomin e skutave anadollake e sllavokomuniste të Beogradit e Athinës, me aprovimin e Stambollit e bekimin e Triestes, me shlye nga Historia Dedë Gjo’ Lulin, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Don Nikoll Kaçorrin e At Gjergj Fishten, e po mujten, besa  edhe Nanen Tereza...Të Asaj Shqipni që plot 24 vjetë perpara Papa Gjon Pali II (Sot Shejt) i pat thanë: “Drama e Juej, Shqiptarë të dashtun, zgjon interesin e gjithë Kontinentit Europjan dhe asht e domosdoshme që Europa mos t’ Ju harrojë. Dhe në fakt ky duhet të jetë piksynimi sot, me kthye shpejt fleten tue mos harrue atë që ka ekzistue, për me shikue perpara... Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vllazen e Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerzimit!” (25 Prill 1993, në Sheshin “Skenderbeu” Tiranë)
            Melbourne, 10 Prill 2017.





























2017-04-07

Janar 1920 / Letra e Lumo Skëndos (Mit’hat Frashërit) për pavarësinë e Shqipërisë drejtuar revistës franceze « L’Europe Nouvelle »






NGA: AURENC BEBJA*, FRANCË

Mithat-Frashri---1880---1949.jpg

Mit'hat Frashëri

Letra e Lumo Skëndos (Mit’hat Frashërit) për pavarësinë e Shqipërisë drejtuar revistës franceze « L’Europe Nouvelle »
Revista franceze, « L’Europe Nouvelle – Evropa e Re », ka botuar më 24 janar 1920, letrën e atdhetarit, diplomatit, shkrimtarit dhe politikanit, Lumo Skëndo (pseudonim i Mit’hat Frashërit), me titullin « L’indépendance de l’Albanie – Pavarësia e Shqipërisë ».

Në Paris mbahej Konferenca e Paqes. Për këtë arsye, Skëndo (Frashëri) i shkruan drejtorit të revistës për të shprehur shqetësimin e tij në lidhje me gjendjen në të cilën ndodhej asokohe Shqipëria.

Patrioti shqiptar nuk ka nguruar të ngrejë zërin ndaj copëtimit të Shqipërisë dhe të mbrojë interesat tona kombëtare për pavarësi.


Për më shumë, ju ftoj të lexoni letrën e tij në vijim :

Zoti Drejtor,

Qarkullojnë zëra se Konferenca e Paqes ka menduar t’i japë Jugosllavisë pjesën veriore të Shqipërisë (deri në lumin Drin) në kompensim të zonës së Fiumes ; Thuhet se jugu i Shqipërisë (qarqet e Korçës dhe të Gjirokastrës) do t’i dhurohen si kurban Greqisë, dhe se Italia – si luani në fabul – do të marrë pjesën tjetër (Vlorën dhe territore të tjera nën mandat).

Me padyshim, Konferenca do të vulosë këtë vendim me fjalët : Fundi i Shqipërisë !

Në mes të shekullit të XX-të, Tri Fuqitë e Mëdha liberale të universit, Franca, Britania e Madhe dhe Italia, po shkaktojnë mbi Shqipërinë të njëjtin krim ashtu si Rusia, Prusia dhe Austria despotike kryen gjatë shekullit të XVIII-të mbi Poloninë.

Anglia, duke hyrë në Luftën e Madhe, deklaronte se ajo do të luftonte për mbrojtjen e kombësive të vogla. Zoti Clemenceau, në fjalimin që mbajti në Strasburg më 4 nëntor 1919, tha se « Krerët e qeverive të kombeve të para të Botës u mblodhën në Paris për të ribërë hartën e Evropës në emër të së drejtës së popujve për vetëvendosje. »

Presidenti Wilson, në marrëveshje me të gjithë aleatët, duke përfshirë Italinë, ka thënë se kjo luftë kolosale pati për qëllim çlirimin e popujve të shtypur, mbrojtjen e të dobtëve, triumfin e drejtësisë dhe ligjit mbi forcën brutale.

Shqipëria u gjymtua për herë të parë në 1878 ; për të dytën herë, u copëtua në 1913, në Konferencën e Londrës ; E megjithatë, kjo Konferencë, e cila u formua nga përfaqësuesit e kombeve të mëdha : Franca, Anglia, Italia, njohu një Shqipëri të vogël e të pavarur. Për shqiptarët është i rëndësishëm ky shirit (rrip) i vogël toke ; ata dëshirojnë të jetojnë, të mos vdesin. Ata dëshirojnë pavarësinë e plotë dhe refuzojnë çdo mandat.

Pra, marrëveshja e 1913, qenka një copëz e thjeshtë letre ?

Në Evropë masakrojnë Shqipërinë, ndërsa në Azi krijohen shtete të pavarura. A është kjo ironi apo një komedi makabre ? Morali ?

Lumo Skendo, Delegati i Shoqërisë Panshqiptare « Vatra », Shtetet e Bashkuara të Amerikës


(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

https://www.darsiani.com/la-gazette/janar-1920-letra-e-lumo-skendos-mit-hat-frasherit-per-pavaresine-e-shqiperise-drejtuar-revistes-franceze-l-europe-nouvelle/


Mit'hat bej Frashëri (1880-1949) ishte nëpunës i lartë në Perandorinë Osmane, pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë ishte publicist, shkrimtar, përkthyes, albanolog, diplomat, veprimtar i çështjes kombëtare dhe kryetar i Ballit Kombëtar e i Komitetit "Shqipëria e Lirë".

Lindi në Janinë më 25 mars 1880. Ishte i biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit, nga familjet e Frashërit. Ai e njohu shumë pak babain e tij dhe u rrit nën kujdesin e Samiut dhe Naimit. Edukimin akademik e mbaroi në Stamboll. Pas mbarimit të shkollës, deri në vitin 1905, punoi në administratën turke dhe më pas kaloi në Selanik, në administratën shtetërore. Ka qenë pjesëtar i klubit të Selanikut. Nisi të aktivizohet në politikën shqiptare që në fund të shekullit XIX. Një nga figurat më të spikatura në politikën shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XX. Në vitin 1908, ai fillon botimin e gazetës "Liria" në Selanik. Gjatë kësaj periudhe bashkëpunoi ngushtë me Kristo Luarasin, i cili drejtonte shtypshkronjën/shtëpinë botuese "Mbrothësia".

Ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit më 14 nëntor-22 nëntor 1908. Mit'hat bej Frashëri u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit për hartimin e alfabetit, kryetar i Komisionit ishte Gjergj Fishta.

Në moshën 32-vjeçare u largua përfundimisht nga Stambolli dhe udhëtoi për në Shqipëri duke kaluar nga Kosova në Shkup dhe pastaj në Elbasan. Në vitin 1912, në Qeverinë e Shqipërise e krijuar nga Ismail Qemali ai u zgjodh ministër i botores. Më 30 mars 1913, dha dorëheqje nga detyra prej indinjatës kundrejt qëndrimit të kryeministrit ndaj rrethimit të Janinës. Më 20 janar 1914, në një letër që i dërgoi gazetës “Përlindja e Shqipëniës”, së bashku me G. Cilka e Taq Buda, shkruanin: “…duam të blejmë një kalem të florinjtë që t’ia dhurojmë zj. Edith Durham si kujtim për shërbimet që i ka bërë kombit tonë me shkrimet dhe botimet e saj”. Këtë nismë të Mit’hat Frashërit, për blerjen e kalemit të artë, kjo gazetë e pati botuar më herët, në dy letra, përkatësisht më 7 dhe 10 janar. Mirëpriti ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri dhe ndihmoi në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pas largimit të Princ Vidit, Mit'hat Frashëri u largua nga Shqipëria dhe deri në vitin 1918 jetoi në disa shtete të Ballkanit. Botoi në Sofje librin "Shënime mbi një udhëtim në Zvicër" më 1915. Në vitin 1916 u vendos në Bukuresht ku u arrestua nga policia dhe u internua në Moldavi. Në vitin 1918, me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, u lejua të largohet dhe vendoset në Luzern, Zvicër. Aty ai i drejtohet me një promemorie konferencës në të cilën po përgatitej krijimi i Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene. Në promemorje ai deklaron "Pa zgjidhjen e problemit shqiptar nuk do të ketë as Jugosllavi të re dhe as një zgjidhje përfundimtare të kufinjve në Ballkan". Në vitin 1920 ai u vendos në SHBAKurse u kthye në Shqipëri në vitin 1922.

Në janar 1923 filli detyrën e Ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë. Këtë detyrë e kreu deri në dhjetor 1925. Sipas Mehdi bej Frashërit: “Më 1924-1925 kishte qenë përfaqësues i Shqipërisë në Athinë, i cili interesohej tepër për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve në Çamëri”.

Në vitin 1927, filloi të botojë sërisht në Tiranë, revistën Diturija të cilën e kishte themeluar në Selanik më 1909 dhe më vonë në Bukuresht gjatë qëndrimit atje.

Në Tiranë themeloi librarinë "Lumo Skëndo". Ne 4 prill 1929 Mit'hat Frasheri në testamentin e tij thotë:
"Çë kam pasuri të tundshme ose të patundshme, libra, mobilla, karta, plaçka etj. i lë për krijimin' e një "INSTITUT ALBANOLOGJIE" që të jetë një qëndër e studimevet shqipëtare, të mprojë, të shvillojë, të qendrësojë dhe të udhëheqnjë studimetë që përkasin Shqipërinë dhe Shqipëtarëtë."

Në vitin 1939, pas pushtimit të vendit nga Italia fashiste vendos të rikthehet aktivitetit politik. Pak muaj pas hyrjes së italianëve disa krerë mblidhen për të venduar një qëndresë të mundshme me bekimin e ardhur nëpërmjet Ali Këlcyrës prej stafit të Édouard Daladier. Pak ditë mbas hyrjes së italianëve nisi grupimi, dhe në shtator të 1939 nisi riorganizimi. Merr pjesë në Kongresin e Mukjes në gusht 1943. Kundërshtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë, u detyrua në nëntor 1944, të largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Itali.

Mit'hat Frashëri me Ali Këlcyrën dhe Thoma Orollogaj në Berat, janar 1944

Mbas përpjekjeve për të krijuar Komitetet Ndërkombëtare, i afrohet autoriteteve amerikane më 1947 për t'u vendosë në krye. Pas 2 vjetëve, më 12 maj 1949 i jepet visa. Por Mit'hati nuk jetoi aq sa për të parë nisjen e Operacionit "Valuable".[3] Gjatë një udhëtimi për në New York ora 9.25 minuta në hotelin Winthrop, SHBA ai vdes si pasojë e një ataku kardiak. Tek trupi i tij kanë bërë roje nderi Shefqet Isaraj, Muho Xhakja, Astrit Sako, Braho Husi, Sulo Male, Hysni Aliko, Hajredin Peshkëpia, Skënder Omari, Iliaz Guri, Luan Dosti.

Gazeta përshkruan se ditën diell u vendos një sallë të madhe dhe filluan të vijnë kurorat, 25 kurora nga organizata, grupe e personalitete të huaj. Në orën 14 ka filluar ceremonia e varrimit. Imam Vehbi i ardhur ngë Detroit ka bërë lutjet, kanë folur: Nuçi Kota në emër të Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, Grigor Tashkovite, ish-senator jugosllav, në emër të Internacional Peasant Union, Dr. Bistrev ish-deputet bullgar në emër të Komitetit Kombëtar Bulllgar, Zj. Gold Veliko në emër të rinisë shqiptare të lindur në Amerikë, tërë fjalimet e fundit kanë qenë në gjuhën anglisht. Arkivoli ishte i mbuluar me flamurin kombëtar dhe në sallë ishin 200 veta. Kortezhi për në varrezat “Ferncliff”.

Kryesinë e Komitetit "Shqipëria e Lirë" mbas vdekjes së Mit'hat Frashërit e mori juristi Hasan Dosti.

Nisi të merrej me krijimtari letrare që prej vitit 1897 dhe filloi të botonte Kalendarin kombiar, të cilin e botoi pa ndërprerje deri në vitin 1928. Në shkrimet publicistike ai përdori pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka, ndërsa në botimet e ndryshme përdori pseudonimin Ismail Malosmani. Më 1901 ka shkruar jetëshkrimin për Naim Frashërin, novelat “Hi dhe shpuzë”, studimin mbi shqiptarët dhe të ardhmen e tyre të pagëzuar si “Pritmi i Shqipërisë”, ese sociopolitike dhe etnike “Plagët tona” (1924) etj. Mit’hat Frashëri ka botuar edhe disa vepra në frëngjisht: “L’affaire de l’Epire (1915), “La population de l’Epire” (1915), “Les Albanais chez eux et a la l’Etranger” (1919), “Albanis et Slaves” (1919).

Mit’hat Frashëri ka përkthyer në shqip veprat “Guillaume Tell” të Lamartinit (1898), “Bëje të mirën pa hidhe në det” e Franc Hofmanit (1900), “Robinson Crusoe” e Defosë (1909) dhe “Psikologjia e edukatës” e G. Le Bon (1923).


Bibliofili Lumo Skëndo

Mbas çlirimit të Shqipërisë, u vendos sekuestro mbi pasurinë e Mid'hat Bey Frashërit. Një nga objektet e sekuestruara ishte edhe biblioteka personale e Mid'hat bej Frashërit. Sot rreth 40,000 vëllime të kësaj biblioteke ruhen (dhe janë pjesë) e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Për këtë arsye Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Republikës së Shqipërisë dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë vendosën që çmimi për bibliofilinë të emërtohet Bibliofili Lumo Skëndo. Ky çmim do të ndahet çdo vit në Ditën Botërore të Librit, nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë. Për herë të parë ky çmim u dha në 23 prill 2006.

Vepra

Bej mire pa hidhe ne det, (1902)
Dhe tregonje, (1902)
shkurtabiqi i verdhë, (1914)
Hi dhe shpuzë, (1915)
Letra mbi një udhëtim në Zvicër, (1915)
Një re e zezë për Shqipërinë, (1918)
Rilindja e Shqipërisë, (1918)

Mosmarrëveshjet shqiptaro-serbe, (1921)

Floripress

Gjenden UFO në trekëndëshin e Bermudës, NASA tenton të fshehë të vërtetën


Trekëndëshi i Bermudës (i njour edhe si Trekëndëshi i Djallit ose Trekëndëshi i mallkuar) është një zonë në oqeanin Atlantik, afërsisht 1.2 milion kilometra katrore që përbëhet nga Bermuda, Puerto Riko dhe Fort Loderdejl, të Floridës. Trekëndëshi i Bermudës është bërë i njohur nga rrëfimet e medias, për dukuritë e jashtëzakonshme që thuhet se ndodhin atje.

Në këtë zonë ka pasur shumë ngjarje misterioze të vërtetuara që nga viti 1800 ku anije, aeroplanë ose ekipazhi i tyre janë zhdukur në një mënyrë të "pashpjegueshme" pa lënë asnjë gjurmë pas. Deri më sot ka ende disa ndodhi që nuk janë sqaruar përfundimisht, të cilat kanë krijuar pjesërisht prova shpjeguese shumë të çuditshme, por shkencërisht krejtësisht të shpjegueshme. Këto ngjarje kanë qenë bazë për një numër të shumtë veprash letrare, filmash dhe faqesh internetore.

Profesor Joseph Monaghan dhe studenti David May nga Universiteti Monash në Australi, në bazë të hulumtimit oqeanografik, zbuluan se në fund të detit në zonën midis bregdetit të Porto Rikos, në brigjet juglindore të Mamit dhe Bebes, të cilat e përbëjnë trekëndëshin e imagjinuar misterioz, ka sasi të konsiderueshme të metan-hidratit dhe gjurmë të shumta të erupsioneve, bënë të ditur Serbeze.
Në territorin e dikustueshem ndodhin erupsione të metanit, ku pas lëvizjeve tektonike, ai del përmes të çarave në fundin e detit dhe i formuar në fluska të mëdha që përhapen udhëton më tej në sipërfaqe të detit.


Monaghan dhe May pohojnë se flluskat e tilla të mëdha, në kohën kur ato dalin në sipërfaqe, mund të përmbysin anije të mëdha dhe i njëjti gaz, kur hynë në motor të aeloprani, në kohën kur ai fluturojnë mbi fluskat, mund të shkaktojë dëme të rënda në motor dhe rrëzimin e aeroplanit në det.
Gjatë viteve 60-te të shekullit të kaluar, studiuesi Ivan T ka preçizuar dhe shënuar të gjitha vendet në botë ku janë regjistruar zhdukjet misterioze të anijeve dhe aeroplanëve.

Përveç trekëndëshit të Bermudes, konstatoi Sanderson, zhdukje të ngjashme të pashpjegueshme ndodhën edhe në disa pjesë të Detit të Japonisë dhe të Detit të Veriut, në mes të Evropës kontinentale dhe Britanisë së Madhe.

Lista e zhdukjeve

Lista e rasteve është e gjatë. Disa ndër këto raste janë dhe këto më poshtë.

Futurim 19

Rasti Fluturimi 19 (ang.: Flight 19) është më i dokumentuari dhe më i përmenduri në historikun e trekëndëshit. Në këtë rast thuhet se janë zhdukur gjashtë aeroplan amerikanë pesë prej të cilëve ishin aeroplanë bombardues dhe një vëzhgues kane humbur 87 marinsa.

Makina fluturuese e pasagjerëve Douglas DC-3

Zhdukja e DC-3-shi ka ndodhur më 28 dhjetor 1948. Kjo makinë fluturonte nga Puerto Rico në Miami dhe transportonte 36 persona. Thuhet se lajmi i fundit që vinte nga piloti i makinës Bob Linquist ishte: Gjendemi 50 milje në jug të Majamit, dritat e qytetit po shihen. Pak kohë pas këti lajmërimi makina është zhdukur. Dhe Thuhet George Bush ishte aty.

Marine Sulphur Queen

Më 1963 është zhdukur së bashku me ekipin prej 39 anëtarëve anije-bartësja Marine Sulphur Queen. Në bazë të sendeve të gjetura nga gjurmimet dhe lajmërimit të fundit të pranuar duket se fatkeqësia/zhdukja e kësaj anije ka ndodhur diku jashtë trekëndëshit të famshëm.


 Anije-bartësja e moçme, 20 vjeçare ishte ngarkuar në një port të Teksasit (Beaumont) më 2 Shkurt 1963, ndërsa lajmi i fundit nga anija është dëgjuar më 4 Shkurt diku rreth orës 1:30.


Një ditë pasi anija nuk kishte mbërritur me kohë në portin e Virgjinias (Norfolk) është ndërmarrë një aksion i madh prej gjashtë ditësh për gjetjen e anijes.

Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar më se 350.000m katrorë milje detare. Sigurimi bregdetar amerikan thoshte se brenda kësaj hapësire, po të kishte qenë anija mbi sipërfaqen e detit shanset për të gjetur ishin 95%.

Gjatë gjurmimeve janë gjetur pjesë të vogla, si goma dhe xhaketa për shpëtim të anijes. Po ekziston edhe mendimi që lënda që barte anija (15.000 tonelata sulfur të lëngët) të ketë shpërthyer dhe të ketë fundosur anijen, mirëpo edhe më këtë rast nuk ka shpjegim.


Gjenden UFO në trekëndëshin e Bermudës, NASA tenton të fshehë të vërtetën


A ka mundësi që sekretet në Trekëndëshin e Bermudeve të kenë të bëjnë me UFO-t? 

A ka mundësi që trekëndëshi të jetë njëfarë baze për UFO-t, për t'u lëshuar, apo për të marrë karburant? 

Disa pamje të bëra tash vonë, vejnë në pah disa formacione në formë të UFO-ve.

Trekëndëshi i Bermudeve, i njohur edhe me emrin Trekëndëshi i dreqit, është një regjion me kufij jo të qartë në pjesën perëndimore të Oqeanit atlantik të veriut, ku një numër avionësh dhe anijesh thuhet të jenë zhdukur në rrethana misterioze.
Sipas marinës së SHBA-së, ky trekëndësh nuk ekziston, prandaj një emër i këtillë nuk pranohet as nga Bordi amerikan i emrave gjeografikë.


Kultura popullore këtij trekëndëshi i ka atribuuar zhdukje serioze, apo një aktiviteti paranormal, a qenieve jashtëtokësore.

 Dokumentet bëjnë me dije se një numër i madh i këtyre incidenteve ishin keq të raportuara, apo jo mirë të studiuara.

Presidenti amerikan Donald Trump: Ta ndalim masakrimin në Siri




Nga Flori Bruqi


Trump: Ta ndalim masakrimin në Siri

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një konferencë për media, konfirmoi urdhrin për sulmin raketor ndaj Bashar al-Assadit në Siri.

Trump u ka bërë thirrje shteteve aleate që t’i bashkohen Amerikës për ndaljen e masakrave në Siri dhe terrorizmit nëpër gjithë botën, transmeton Koha.net.

“Të dashur amerikan, të martën, diktatori sirian Bashar al-Assad sulmoi me armë kimike civilët e pafajshëm. Duke përdorur këto armë kimike, Assadi ua mori frymën burrave, grave dhe fëmijëve të pashpresë. Ishte vdekje e ngadalshme dhe e tmerrshme për shumë njerëz. Edhe bebet e bukura janë vrarë në këtë sulm barbarik”, ka thënë Trump.

“Sot urdhërova sulmin në një bazë ajrore në Siri prej nga u lëshuan raketat kimike. Është në natyrën e Shteteve të Bashkuara që të parandalojë përdorimin e armëve kimike”, ka shtuar presidenti amerikan.

“Nuk mund të ketë kundërshtime se Siria përdori armë të ndaluara kimike, theu Konventën e Armëve Kimike dhe injoroi kërkesat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Tentimet për të ndryshuar sjelljen e Assadit kanë dështuar”.

“Si rezultat i kësaj, kriza e refugjatëve po vazhdon të thellohet dhe të destabilizohet rajoni, duke kërcënuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët”.

“Sonte, u bëj thirrje shteteve të civilizuara që të na bashkohen për t’i dhënë fund masakrimit në Siri dhe t’i japim fund të gjitha llojeve të terrorizmit”.

“Kërkojmë mençurinë e zotit derisa po përballemi me këtë sfidë të botës sonë të trazuar. Ne lutemi për të plagosurit dhe jetët që kanë humbur. Shpresojmë se përderisa Amerika do drejtësi, paqja dhe harmonia në fund do të fitojnë”.


SHBA sulmon një bazë ajrore siriane

SHBA sulmon një bazë ajrore siriane

Shtetet e Bashkuara kanë sulmuar një bazë ajrore siriane në orët e para të 7 prillit 2017 , në përgjigje ndaj sulmit vdekjeprurës me armë kimike ndaj civilëve më herët gjatë kësaj javë, për të cilin, e kanë fajësuar qeverinë siriane.

Ky është sulmi i parë direkt i Amerikës ndaj qeverisë siriane në luftën gjashtëvjeçare civile dhe është urdhri i parë më i rëndësishëm ushtarak i Donald Trumpit, që prej se është zgjedhur president.

Vetëm pak para sulmit, diplomatët rusë e kanë paralajmëruar SHBA-në për veprim të tillë dhe thanë se SHBA, duhet të marrë “të gjitha përgjegjësitë” për “pasojat negative”.

Trump gjatë fushatës presidenciale kishte thënë se është kundër përfshirjes në konfliktet në Lindjen e Mesme.

Por, Trump, pas sulmit të dyshuar me gaz nervor në qytetin Khan Sheikhoun, ku u vranë më shumë se 86 persona, ka thënë se ishte prekur nga fotografitë ë fëmijëve të vrarë dhe ka thënë se “për mua, këtu janë kaluar shumë vija”.

“Diktatori sirian, Bashar al-Assad ka kryer një sulm të tmerrshëm me armë kimike mbi civilët e pafajshëm. Duke përdorur agjentë vdekjeprurës nervor, Assad morri jetën e burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm”, deklaroi Trump.

“Është e rëndësishme për sigurinë kombëtare të SHBA-së të parandalojë përhapjen dhe përdorimin e armëve kimike”, të cilat Assad i përdorë, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, tha Trump.

“I bëj thirrje shteteve të civilizuara që të na bashkohen që t’i japim fund gjakderdhjes në Siri”, tha Trump.

Rreth 60 raketa amerikane të tipit tomahawk, kanë sulmuar anijet luftarake në Detin Mesdhe, duke pasur në shënjestër bazën ajrore Shatrat në perëndim të Sirisë. SHBA thotë se në këto sulme janë goditur stacione të aeroporteve, avionë, radarë dhe stacione të karburantit.

Pentagoni tha se sipas vlerësimit të parë, zonat e synuara janë shkatërruar. Por analistët thonë se sulmet hakmarrëse të SHBA-së, me gjasë mund të kenë vrarë shumë civilë, madje edhe zyrtarë ushtarakë rusë, të cilët jetojnë në zonat përreth aeroportit.

Pentagoni ka thënë se e ka njoftuar paraprakisht Rusinë për sulmin, me qëllim që të sulmet të mos godasin pjesë të bazës ajrore, ku janë të vendosur forcat ruse.

“Forcat ruse janë njoftuar paraprakisht për sulmin”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, kapiteni Jeff Davis.

“SHBA ka ndërmarrë masa që të minimizojë rrezikun për personelin rusë apo sirianë, që kanë qenë në bazë ajrore”, ka thënë ai.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson tha se Moska duhet të fajësohet për sulmin kimik sepse ka dështuar që t’i përmbahet marrëveshjes së vitit 2013, që kishte për qëllim shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë.

“Ose Rusia është pjesëmarrëse apo Rusia ka qenë thjeshtë e paaftë që ta respektojë deri në fund marrëveshjen”, tha Tillerson.

Trump nuk kishte njoftuar paraprakisht për këtë sulm, edhe pse ai dhe zyrtarë të tjerë të sigurisë kombëtare kanë paralajmëruar qeverinë siriane vetëm një ditë më parë.

“Mendoj se ajo që po ndodhë në Siri është një nga krimet më skandaloze dhe nuk do të duhej të ndodhte dhe nuk duhet që të lejohet që të ndodhë një gjë e tillë”, u tha Trump gazetarëve, përpara se të udhëtonte për të Florida, ku do të ketë takim dyditor me presidentin e Kinës, Xi Jingping.

Sulmet ajrore kanë fituar miratim të fuqishëm të udhëheqësve të dy partive në Kongresin amerikan.

“Është e rëndësishme që Assadi ta dijë se ai më nuk do të gëzojë mosndëshkimin për krimet e tij të tmerrshme ndaj njerëzve të tij, dhe ky hap i ndërmarrë ishte në përputhje me këtë”, ka thënë kryesuesi i komitetit të Senatit për marrëdhënie me jashtë, Bob Corker.

“Duke u siguruar se Assadi e di që më nuk mund të kryejë mizori të tilla të neveritshme, ai do të paguaj për këtë, dhe kjo është gjëja e drejtë që duhet bërë”, ka thënë lideri i demokratëve në Senat, Chuck Schumer.


Hip në 72 numri i viktimave nga sulmi kimik në Siri, gjysma fëmijë e gra


Hip në 72 numri i viktimave nga sulmi kimik në Siri, gjysma fëmijë e gra

Numri i të vrarëve nga sulmi i dyshuar me armatim kimik kundër një qyteti nën kontrollin e kryengritësve në Siri, ka arritur në 72 vetë, tha sot Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, derisa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, sot më vonë gjatë ditës, përgatitet për një seancë urgjente për të diskutuar për këtë çështje.

Më parë ishte raportuar për 58 vetë të vrarë.

Vlerësohet se ndër të vrarët gati gjysma janë fëmijë dhe femra.

Ky observator nuk ishte në gjendje të thotë se çfarë materjeje kimike ishte përdorur në sulmin e djeshëm vdekjeprurës në qytetin, Khan Sheikhoun, por personeli lokal mjekësor tha se ishte e mundshme që është përdorur gazi Sarin.

Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera e kanë fajësuar qeverinë e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, për këto vrasje, ndërsa Rusia, që ka autoritet për të paraqitur veto në Këshillin e Sigurimit, e ka mbrojtur aleatin e saj, Bashar al-Assad.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se ky sulm ishte psojë e rrjedhjes së gazit nga një depo e armatimit të kryengritësve, pasi ishte goditur nga sulmet ajrore të qeverisë së Sirisë. Qëndrim të këtillë kishte edhe qeveria e presidentit Assad.



Zbulohet plani sekret i Britanisë për shkatërrimin e bazës së raketave kimike në Siri

Zbulohet plani sekret i Britanisë për shkatërrimin e bazës së raketave kimike në Siri

Njësia speciale “SAS” e Britanisë së Madhe para katër vjetësh kishte bërë plan që të hynte në Siri dhe të shkatërronte armatimin kimik të Bashar al-Assadit, por ky mision sekret ishte ndaluar nga David Cameroni, njoftojnë sot mediat angleze.

Ish-kryeministri britanik e kishte anuluar misionin e ushtarëve elitë të Britanisë së Madhe pasi frikësohej se ishte mision shumë i rrezikshëm.

Cameroni këtë vendim e kishte marrë pas bisedimeve me kabinetin e tij, pasi frikësohej se gjysma e forcave elite që përbëhej nga 100 ushtarë, do të ishin vrarë në sulmin sekret.

Por misioni i “pamundur” i SAS-it mund të ngjallet tani kur diktatori sirian vrau 80 persona me armë kimike, kanë njoftuar burime brenda qeverisë britanike, transmeton The Mirror.

Numri një i këtyre forcave ka njoftuar komitetin e krizave “Cobra” se njësiti elitë mund të dërgohet në Siri pas masakrës që ndodhi me armë kimike.

Edhe MI6 ka kërkuar nga agjentët në Siri që të mbledhin të dhëna për sulmin Sarin që e urdhëroi al-Assadi.


Ja si e falënderojnë arabët Trumpin për sulmet në Siri

Ja si e falënderojnë arabët Trumpin për sulmet në Siri (Foto)

Gjithandej në botën Arabe, kundërshtarët e qeverisë siriane po shpërndajnë falënderim të veçantë ndaj Donald Trumpit, me një fotografi mjaft të veçantë, shkruan BBC,.

Disa prej përdoruesve të rrjeteve sociale kanë shkruar “Abu Ivanka” së cilit urim i kanë bashkangjitur një fotografi ku shihet Donald trump, Presidenti i cili dha urdhër për hedhjen e raketave në Siri, shihet me mjekër.

Image

Raportime për një sulm të dytë kimik në Siri

Raportime për një sulm të dytë kimik në Siri

Mediat arabe kanë raportuar që qeveria e Sirisë ka lansuar një sulm të dytë kimik, kjo pas raportimeve të ndryshme nga dëshmitarët për këtë incident.

Helikopterë të forcave të presidentit Assad, janë parë duke hedhur bomba, për të cilat është thënë që permbajnë gaz klori, në fshatin Al-Lataminah, i cili gjendet në pjesën veriore të shtetit në afërsi të Hama-s.

Sulmet e SHBA-së qesharake dhe te paarsyeshme!

Flet Assad: Sulmet e SHBA-së qesharake dhe te paarsyeshme!

Presidenti i Sirisë, Bashar Al-Assad është deklaruar për herë të parë pas sulmeve ajrore që SHBA-ja i nisi në mëngjesin e së premtes kundër regjimit të tij në Siri.

Sic raporton The Guardian, Assad ka theksuar se sulmet ajrore të presidentit Donald Trump janë “qesharake”,

“Ajo që bëri Amerika nuk është tjetër vetëm një sjellje e paarsyeshme dhe e papërgjegjshme, të cilat e zbulojnë vizionin e saj të shkurtër dhe verbërinë politike, ushtarake me realitetin”, ka thënë Assad.


NATO reagon pas sulmeve në Siri

NATO reagon  pas sulmeve në Siri


Sekretari dhe Gjenerali i NATO’s, Jens Stoltenberg është deklaruar për sulmet ajrore të SHBA’së kundër regjimit vrasës të Presidentit të Sirisë, Bashar Al-Assad.


Stoltenberg: Përdorimi i armëve kimike, i papranueshëm

Sekretari i NATO’s, Stoltenberg thotë se Assad mban përgjegjësinë e plotë për sulmet që i bëri SHBA’ja ndaj Sirisë, pasi që qeveria e tij kishte urdhëruar vrasjen e civilëve me anë të armëve kimike, njofton BBC,

"Çdo përdorim i armëve kimike është i papranueshme, nuk mund të ikë pa përgjigje, dhe ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi", ka thënë Jens Stoltenberg.
Ministri i jashtëm rus: Sulmet e SHBA’së në Siri rikujtojnë okupimin e Irakut më 2003

Agresivitet duke shpikur justifikime

Ministri i jashtëm rus: Sulmet e SHBA’së në Siri rikujtojnë okupimin e Irakut më 2003

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, e ka cilësuar si "agresivitet duke shpikur justifikime" goditjen e bazës së regjimit në Siri nga SHBA-të, duke thënë se ky operacion rikujton okupimin e Irakut

Duke folur në një mbledhje në kryeqytetin e Uzbekistanit, Tashkent, Lavrov është shprehur se presin deklaratë nga SHBA-të lidhur me shkakun e vërtetë të goditjes së bazës ajrore të regjimit në Siri.

Lavrov ka thënë se sjellja e SHBA-ve do të përkeqësojë marrëdhëniet tashmë të dobëta mes Rusisë dhe SHBA-ve, duke theksuar shpresën që zhvillimi i fundit të mos shkaktojë dëme permanente në marrëdhëniet.

“Goditja e bazës së regjimit do të jetë në dobi vetë të atyre që dëshirojnë t’i sabotojnë proceset e Astanas dhe Gjenevës dhe ta përmbysin Asadin duke përdorur forcën”, ka pohuar Lavrov, duke shtuar se ky hap paraqet provokim.

Ai e ka cilësuar si “agresivitet duke shpikur justifikime” goditjen e bazës së regjimit në Siri, për të theksuar më tej se “Kjo rikujton okupimin e Irakut në vitin 2003 nga SHBA-të dhe Britania pa rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke thyer shkelur kështu ligjet ndërkombëtare”.

Sergei Lavrov po ashtu ka bërë të ditur se nuk ka të vdekur nga ushtarët rusë me detyrë në Siri gjatë sulmit amerikan.


Kina do shmangien e përkeqësimit ë mëtejmë në Siri

Kina do shmangien e përkeqësimit ë mëtejmë në Siri


Autoritetet kineze të premten kanë bërë thirrje që të shmanget përkeqësimi i mëtejmë i situatës në Siri, pas sulmit të SHBA-ve në një bazë ushtarake siriane, njëkohësisht duke dënuar përdorimin e armëve kimike.

Siç është bërë e ditur, dënohet një përdorim i armatimit të tillë pavarësisht se kush e përdorë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Çunjing tha se Kina është “thellësisht e shokuar” me sulmin në Kan Shejkun dhe dënon “thellësisht dhe kundërshton përdorimin e armëve kimike të cilitdo vend apo organizate dhe pavarësisht se cilat janë rrethanat apo qëllimi”.

Ajo tha se Kina kërkon “hetime të pavarura dhe të plota të incidentit dhe fakte të pathyeshme”.

Pas sulmit në Siri, Rusia pezullon një marrëveshje me SHBA-në

Çunjing tha se Pekini zyrtar gjithmonë kundërshton përdorimin e dhunës në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe angazhohet për dialog dhe zgjidhje paqësore të konfliktit, dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të ruajnë qetësinë dhe t’i shmangen eskalimit të mëtejmë.

E pyetur për legjitimitetin e presidentit sirian Bashar al Asad, Hua ka thënë se ai është zgjedhur nga populli sirian dhe se populli do të vendosë për të ardhmen e tij.

Reaksionet e Kinës pasojnë njëkohësisht me lajmin se presidenti amerikan Donald Trump në takim me homologun e tij kinez Si Jinping në Florida pranoi që të vizitojë Kinën gjatë këtij viti.

Hillary Clinton Pentagonit: “Shlyeni aeroportet e Asadit”

Hillary Clinton Pentagonit: “Shlyeni aeroportet e Asadit”

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka urdhëruar sulmin në Siri vetëm disa orë pasi që ish-shefja e diplomacisë amerikane Hillary Clinton publikisht i bëri thirrje Pentagonit që të “shlyejë aeroportet e Asadit”, transmetojnë mediet e huaja.

Në një intervistë për “New York Times”, Clinton tha se është gabim i madh që SHBA nuk kanë nisur më herët një ofensivë të tillë në Siri.

“Asad ka aviacion dhe këta aeroplanë janë përgjegjës për vdekjen e civilëve. Kemi parë këtë viteve të kaluara, e kemi parë edhe para disa ditësh. Besoj se duhet të shkatërrojmë këto baza dhe të parandalojmë këto baza prej nga janë lansuar sulmet mbi popullin e pafajshëm sirian”, tha Clinton.

Gazeta “Guardian”, ndërkaq, shkruan se është shumë interesant koha e dhënies së intervistës së Clinton dhe urdhrit të Trump për të sulmuar Sirinë.

François Hollande dhe Angela Merkel: 

Hollande dhe Merkel: Asadi fajtor, zgjidhje të menjëhershme për krizën në Siri
Bashar Al Asadi fajtor, zgjidhje të menjëhershme për krizën në Siri

Franca dhe Gjermania vazhdojnë përpjekjet që nëpërmjet Këshillit të Sigurimit të OKB-së të gjejnë një zgjidhje paqësore për krizën në Siri, ka thënë sot presidenti francez François Hollande pas një bisede telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Deklarata e përbashkët e Hollande dhe Merkel ka ardhur pasi që mbrëmë SHBA ka goditur me raketa në bazën ajrore të Sirisë. Ky sulm është ndërmarrë pas sulmit me armë kimike, në krahinën Idlib të Sirisë ku shumë persona, në mesin e tyre edhe fëmijë kanë humbur jetën.

Shtetet demokratike të botës për këtë kanë fajësuar presidentin sirian Bashar Al Asad, i cili ka urdhëruar këto sulme, transmeton Reuters.




Vladimir Putin, Angela Merkel dhe François Hollande bisedojnë për luftën kundër terrorizmit

Putin, Merkel dhe Hollande bisedojnë për luftën kundër terrorizmit

Liderët e Rusisë, Gjermanisë dhe Francës janë pajtuar sot të përshpejtojnë shkëmbimin e të dhënave, me qëllim që të jenë më efikas në luftimin e terrorizmit, ka njoftuar sot Kremlini.

Presidenti rus, Vladimir Putin, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, François Hollande kanë biseduar sot në telefon për çështjen e terrorizmit dhe situatës në Ukrainë.

Ky diskutim mes liderëve, vjen vetëm një ditë pas shpërthimit vdekjeprurës në sistemin e metrosë në Shën Petersburg, ku u vranë 14 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Kremlini ka njoftuar se liderët gjithashtu kanë biseduar edhe për armëpushimin e shpallur më 1 prill në lindje të Ukrainës, raporton Reuters.

Kina do shmangien e përkeqësimit ë mëtejmë në Siri

Një burim brenda qeverisë gjermane ka thënë se “Merkel i ka bërë thirrje Putinit që të përdorë ndikimin që ka tek separatistët në lindje të Ukrainës, që të respektojnë armëpushimin”.

Liderët thuhet se janë pajtuar që të vazhdojnë kontaktet për situatën në Ukrainë, raporton Retuers.


Franca kërkon takim urgjent me OKB-në pas sulmit kimik në Siri



Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault, ka bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pas sulmit të dyshuar kimik në Siri.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, tha se sulmi i dyshuar kimik është bërë nga aeroplantë e qeverisë ruse ose siriane, ku lanë të vdekur 58 persona, duke përfshirë 11 fëmijë, njofton Reuters, transmeton Koha.net.

“Për veprime të tilla, kërkoj seriozitet sepse po kërcënohet siguria ndërkombëtare. Kërkoj nga të gjithë t’i tregojnë përgjegjësitë e tyre, prandaj po kërkoj një takim urgjent”, tha ministri i jashtëm i Francës.

Në anën tjetër, edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë diskutuar për sulmin me armë kimike në Idlib, i cili është nën kontrollin e kryengritësve sirianë.


Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mbështet sulmet ajrore kundër Assadit

Presidenti Hashim Thaçi, ka dhënë qëndrimin e tij rreth vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump rreth sulmit ajror në Siri.

Thaçi mbështet sulmet ajrore kundër Assadit

Hashim Thaçi ka thënë se e mbështet fuqishëm veprimin e Donald Trump në sulmin ajror kundër regjimit vrasës të Assadit.

”E mbështes fuqishëm veprimin e Donald Trump në luftimin e regjimit vrasës të Assad-it. Assad, duhet të përballet me drejtësinë dhe populli sirian duhet të jetë i lirë”, ka shkruar Thaçi faqen e tij në Facebook

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...