2017-04-10

Flori Bruqi(Jeta dhe veprat)

Fotografia e Flori Bruqi



Flori Bruqi lindi më 29 qershor të vitit 1952 në Isniq të Deçanit, Kosovë.

Studimet e Defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato postdiplomike (Magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës - në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit (2004).

Bashkëpunoi më shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri me tash (“Bota e re” - Prishtinë, ”Rilindja” - Prishtinë, “Danas” - Zagreb, ”Dello” - Lubjanë, ”Dnevnik” - Lubjanë, “Veqer” - Maribor, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj).
Fotografia e LidhjaeShkrimtarëve E Kosovës
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2000).



Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayr-”it të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicres.

Fotografia e Flori Bruqi

Flori Bruqi, mbrojti punimin e magjistraturës më titull ”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë, para dhe pas vrapimit 400 metra para komisionit shkencor - të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Prishtinë, në përbërje - Prof. Dr. sc . Hasim Rushiti, kryetar, Prof. Dr. Hysni Daka, mentor, Prof. Dr. sc. Mustafë Aliu, anëtarë.

Fotografia e Flori Bruqi

Në punimin shkencor të magjistraturës nga lëmia e “Kineziologjisë fiziologjike”, Flori Bruqi ka zbatuar një metodologji të avancuar shkencore gjatë këtij hulumtimi të tij në 22 parametra morfologjikë-fiziologjikë duke përdorur kriteret e avancuara të “Programit biologjikë ndërkombëtar” të Weiner-it dhe Louri-esë ; “Praktikumin e antropologjisë biologjike” të Buzin-ës më bashkëpunëtorë ; ”Parktikumin e fiziologjisë sportive”, të Heimer-it më bashkëpunëtorë ; ”Udhëzuesit Kombëtarë të Asociacionit Shëndetësor Amerikan” etj.

Fotografia e Rexhep Shahu

Punimi i magjistraturës të Flori Bruqit, është vlerësuar lartë nga komisioni shkencorë dhe i cili ka shfrytëzuar burime më të reja të literaturës (citon 49 referenca librash më të rinj nga kjo lëmi shkencore) si dhe ka përdorur 17 web-adresa portale relevante që merren më këto hulumtime të “Fiziologjisë kineziologjike” botërore.
Fotografia e Teuta Anif Muji
Flori Bruqi,ka botuar qindra mija punime në shtypin e kohës dhe në internet.

Fotografia e Rexhep Shahu

Në vitin 2016 është pranuar si Anëtar i rregullt i Akademisë së shkencave dhe arteve Shqiptaro-Amerikane dhe ka titullin shkencor Prof.Dr.Flori Bruqi,PH.D. Bordi i Akademisë në korrik të vitit të kaluar e ka emruar Drejtor ekzekutiv për mardhënie me publikun pranë ASHASHA për Kosovë,Shqipëri,Maqedoni dhe Amerikë.
Fotografia e Legisi Madri Mimoza
Veprat e botuara :


Deri më tash ka botuar këta libra :

1. Zjarri i diellit, poezi, Prishtinë, 1995.

2. Ndërgjegjja, roman, Prishtinë, 1995.

3. Vrasësit e liridonëve, roman, Prishtinë, Tiranë, 1996.

4. Ringjallja, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.

5. Gjarpërinjtë e pallatit, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.

6. Dorëzeza, roman, Tiranë, Prishtinë, 1997.

7. Tokë e djegur, roman, Shkodër, Tiranë, Prishtinë, 1998.

8. Burri dhe gruaja, libër shkencor, Tiranë, Prishtinë, 2000.

9. Pallati i akereonit, roman, Tiranë, Prishtinë, New York, 2000.

10. Vademecum DDD, libër shkencor, Prishtinë, 2002.

11. Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjike, Prishtinë, 2004.

12. Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut, libër shkencor, Prishtinë,2004.

13. Delinkuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike, Prishtinë, 2004.

14. Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr”– it, libër shkencor, Prishtinë, 2004.

15. Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë para dhe pas vrapimit 400 metra (Punim magjistrature, Prishtinë 2005).

16. Antropometri-Jakov Milaj “Raca shqiptare”, recension i zgjëruar i botuar në Floart, 2005.
17. Si ta njofim internetin, Flomed, tetor-2005.

18. Sëmundjet infektive seksuale, Floart, tetor-2005.

19. Udhëzues i shkurtër i preparative dezinfektuese, Flomed, 2006.

20. Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar, Floart, janar 2006.

21. Kosova nuk është i berzë e zezë, Floart, dhjetor 2005.

22. Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian’, Flomed, 2005.

23. THE ECONOMIC ASPECTS OF SPORTS RECREATION AND HEALTH, Sport ritmi-zemrës, janar 2006, etj.

24. DETERMINANTAT SOCIO-PSIKOLOGJIKE TË USHTRIMIT FIZIK (Hulumtim socio-psiko–kineziologjikë më studentët e Universitetit të Prishtinës), Flomed, 2006.

25. Guxim shqiptar, Prishtinë, 2008.

26. 26.Olimpi shqiptar,Rugova-Art,Prishtinë, 2009.

27.Triumfi shqiptar, Rugova-Art,Prishtinë ,2009.

28.Polemika shqip, Rugova-Art,Prishtinë 2009.

29.“Antika greke”-Homeri,Eskili,Sofokliu,Aristofani dhe Aristoteli,Albemigrant,2009.

30.Nëse kam ditur të guxojë, Rugova-Art,Prishtinë ,2012

31.Delikuenca e të miturve në Kosovë në periudhën 2003-2004,Prishtinë,2012

32.Vademecum për dezinfektues të “Borer chemie AG”,Prishtinë,2013.

33.Vademecum për dezinfektues të “Schülke-Mayr”,Prishtinë 2013.

34.Diademë letrare, Rugova-Art,Prishtinë 2013.

35.Diademë letrare II,Tiranë, 2014.

36.Atdheu im s’më vret,poezi,Tiranë,2015.

37.Diademë letrare III,Tiranë,2015.

38.Vademecun për dezinfektues 1,Prishtinë,2016.

39.Vademecum për dezinfektues 2,Prishtinë,2016

40.Moderniteti në letrat shqipe,Tiranë,2016.

41. Praktikat e pastrimit dhe dezinfektimit të mjediseve spitalore dhe ambulantore në Kosovë,Prishtinë 2017.



Ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkëncore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në përiudhën 1974-1982., si dhe mija punime në shumë web faqe interneti (2003-2016).
Nga viti 2005 është Editor si dhe Kryeredaktor përgjegjës i web faqës elektronike “ Agjencioni Floripress” .
Flori Bruqi,mbanë titullin shkencor Prof.Dr.Ph.D dhe është anëtar i rregulltë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në SH.B.A.





Flori Bruqi


GUXIM SHQIPTAR


Flori Bruqi


POLEMIKA SHQIP



Flori Bruqi


OLIMPI SHQIPTAR





Flori Bruqi

TRIUMFI SHQIPTAR





Flori Bruqi

NËSE KAM DITUR TË GUXOJ





Flori Bruqi

DIADEMË LETRARE





Flori Bruqi

DIADEMË LETRARE II







Flori Bruqi

ATDHEU IM S'ME VRET





Flori Bruqi

DIADEMË LETRARE III





Përgatit: Flori Bruqi

MARSI I PËRFLAKUR

 






Flori Bruqi

MODERNITETI NË LETRAT SHQIPE





Nga Flori Bruqi : 32 vjetë Kosova pa Dervish Shaqēn !



Dervish Shaqa lindi në Llukë të Epërme të Deçanit më 1912; vdiq më 11 prill 1985. Rapsod i shquar popullor dhe i njohur në të gjitha trevat shqiptare.

Fotoporteti

Devish Shaqa deri në vitin 1956 jetoi në Kosovë, mirëpo në këtë vit iu desh të lëshonte Kosovën për shkak të përndjekjes nga aksioni i njohur "mbledhja e armëve" që ndërmerrte në atë kohë Sigurimi i Punëve të Brendshme i Jugosllavisë (UDB-ja) kundër shqiptarëve.


Image result for dervish shaqa

 Ai së bashku me kolegun e tij të këngës Demush Neziri, u vendosën në Rashbull afër Durrësit.


Image result for dervish shaqa

Aty e vazhdojë shprehjen e ndjenjave nëpërmjet këngës që për të ishte e vetmja mënyrë e shprehjes së dhimbjes që kishte për familjen dhe vendlindjen që për të ishin të ndaluara. Këtë e shpreh në këngën "Kur ta ktheva Kosove shpinën, e lame borë e gjetëm dimën...".

Dervish Shaqa në Shqipëri e vazhdojë traditën e këndimit të historisë së vendlindjes së tij. Në vargjet e këngëve të tij të përcjelluara me çifteli përshkruhen kullat e gurta të Dukagjinit, figurave kombëtare, patrioteve te devotshëm, trimave, luftëtarëve të atdhëut...


Në Rashbull Dervish Shaqa arrin të themelojë e të udhëheqë grupin e rapsodit. Po me këtë grup në vitin 1968 prezantohet për herë të parë në Festivalin e Folklorit Kombëtar ne Gjirokastër.

Image result for dervish shaqa

 Që nga kjo kohë së bashku me kolegun e tij rapsodin Demush Neziri prezantojnë një vargë këngësh të cilat për disa gjenerata ende janë të njohura si p.sh.: “Ç`janë këto gjamë që i bjen era”, “Prej Prokuplje deri n`Nish”, “Moj e mira porsi bora”, këngët për Azem dhe Shote Galicën, Nak Berishën e shumë të tjera...

Pjesa më e madhe e regjistrimeve muzikore të bëra nga Dervish Shaqa dhe kolegu i tij gjenden në arkivin e Radio Tiranës.

Image result for dervish shaqa

Përpos këngëve popullore dhe të përpunuar nga ai vetë, për Dervish Shaqën ka kompozuar edhe kompozitori Tish Daija si këngën “Festë të madhe ka sot Shqipëria” që për disa vite ka dominuar në përsëritjen e saj në Radio Stacionin e Tiranës


Populli ku ai kalojë pjesën më të madhe të jetës së tij e mban mend si këngëtar të lindur që këndon për këngën dhe jo për para.

Diskografia

"Oj Shqipëri, mos thuaj marova"
“Të shtatë krajlat e rrehin teli”
”Kërsiti pushka, ushtoi mali”
“Kur ta kthyem Kosovë shpinën”
“Kamer Loshi”
“Kurrë Kosovë s'tu da gazepi”
“Isa beg po t'thrret nona”
"Nak Berisha"
"N'verra t'Llukës, e n'qafë t'Morines”
"Haxhe Mustafa"
"Prej Podrimës po vjen haberi"
"Pyet Kosova për nji çikë"
“Kenga e Rexhës”
"Haj medet për Lug t`Baranit”
“N'drrasë të vekut kush po kanë”
“Moj e mira n`derë të stanit”
“E kam pas nji çiteli”

KUSH ËSHTË GJENERALI I FOLKLORIT SHQIPTAR-RAPSORDI POPULLOR

 DERVISH SHAQA?


http://floripress.blogspot.com/2014/11/kush-eshte-gjenerali-i-folklorit.html



DERVISH SHAQA - KENGA E ISA BOLETINIT

Faik Konica: Ne shqiptaret nuk veme dot mend

Faik Konica: Ne shqiptaret nuk veme dot mend

Duke parë dhë dukë dëgjhuar, bota mësojnë ment dhë ndërtohën. Ne Shqipëtarët s’marim dot mësimë; malët të tundën dhë të rrëkëlëhën, në nuk këmbëjmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po u thom: në njëqint vjët, në vafshin si vëmi, do të jëmi aqë poshtë sa dhë sot.

Grëqia u-rrëkëllyë dhë u-shua për jëtë: ne, në vent që të marrim mësimë, dhë dukë kërkuar shkakët ë rrëkëllimit të Grëqisë, të hapim sytë mos na ngjase dhë në një shojtjë ë përjetshme, bëjmë ato që humbën grekun.

Shqipëria është një vent i mjërë dhë i ërrët, pa bukë, pa gjuhë, pa qytëtari, pa njërëz të shquar, pa njërëz që njohin të mirën dhë përpiqën t’a arrijnë. O është detyra ë atyrë të pakëvë Shqipëtarë që kanë në kokë ca fara, dhë në zembërë një cikë dashuri për mëmëdhënë? Detyra ë tyrë është të përpiqen të këndohët dhë të shkruhët gjuha shqip, të hapën ca shkolla, të shëndoshët dhë të rritët mendimi kombiar, të çahën dhë udhëra të mira ëdhë të shumta nëpër tërë Shqipëri që të ngjallët trëgëtia dhe bujqësia të cilat janë të ngordhura në dhë tonë. Po këto punëra s’bëhën pa vojtjë; duhet, për ti mbaruar, një durim, një mjeshtri qe ‘mëmëdhetarët ë vërtëtë’ s’janë të zotërit t’i kënë. Andaj, ç’bëjnë? Bëjnë një punë shumë më të lëhtë: politikë.

Të lëshojë Turqinë njëriu dhe të dalë jashtë kufisë, të shkruajë ditë për ditë mëmoranda, të këndonjë gazëtat, të lëvdonjë Shqipërinë përpara të huajvë, ë të tjëra, janë lodra për të cilat s’duhët as dituri ë madhë as mundim i shumë.

Pa të përpiqët njëriu të ngulë nat’ë ditë, më ç’do mënyrë, mendimin kombiar në tru të Shqipëtarëvë ndofta është ca m’ë rëndë.

Të vësh t’u thuash ‘mëmëdhetarëvë të vërtëtë’ ëjani të punojmë për gjuhën shqip dhë për mendimin kombiar, do të lodhësh kot: Ata s’duan mundimë, po lodra, duan si Grëkërit të vënë nëpër kafëra, dhe, me fjalë për të qëshur, të këmbejnë kartën e Ballkanikut.

Ashtu bënin Grëkërit, andaj u-shuan. Po, sič ë thamë, s’jemi të zotërit të hëqim mësimë nga vojtjet ë botës. Në vent që të vëmi të rrëmihim kopshten dhë të mbjëllim, na është me udob të bëjmë gati shportat për të mblëdhur pëmë që s’kanë zen’ as rrëënjë. Atyrëvë cilëvë u pëlqën, le t’i vënë politikës pas; këmi shprësë që do të bëjnë punëra të mbëdha. Po Shqipëtarët e rinj, në shpirt të cilëvë zjen dashuria ë mëmëdhëut, ditë për ditë po mblidhën rrëth ë rrotull flamurit tonë, dhë lëftojnë në atë luftën ë mirë dhë pa gjak nga ë cila do të dalë i fortë dhë i math Kombi Shqipëtar.

Letra e Bilal Xhaferrit kunder shkrimtarit Ismail Kadarese


Nga Dashnor Kaloci


Per here te pare: Ja letra e Bilal Xhaferrit kunder Kadarese


Fragment nga libri “Kadare i denoncuar”, zbardhet letra e plotë, e përfolur se nuk ekziston



I dashur shoku Enver

-Romanin “Dasma” unë e denoncova si një vepër të shkruar shumë larg metodës së realizmit socialist dhe të rënë nën ndikimin e artit dekadent…

…U ngrita kundër romanit “Dasma”, se ai më dukej i gabuar fund e krye në brendinë e tij. Vlerat që i atribuoheshin, sipas meje, ishin vetëm vlera në dukje. Por që ta çmosh një vepër letrare vetëm nga dukja e saj e jashtme, të verbohesh nga shkëlqimi i stilit plot ekstravagancë pa shikuar brendinë reale, pa zbuluar kuptimin e vërtetë të gabuar në esencë, kjo do të thotë që ta çmosh atë vepër vetëm për sytë e bukur…?!

Një shkrimtar i mirë revolucionar, nuk duhet të abuzoj me idetë e mëdha të partisë, duke i përdoruar si prestigjiator tezat dhe parullat e partisë, vetëm sa për të bërë efekt, vetëm sa për të krijuar iluzione te lexuesi…?!

Bilal Xhaferr Hoxha

Dokumenti në fjalë, ashtu si dhe ai para-ardhës, është një nga më të rëndësishmit e këtij libri, jo vetëm pse publikohet për herë të parë, dhe deri më sot askush nuk e ka bërë të ditur ekzistencën e tij, (të paktën në shtyp publikisht), por dhe që hedh dritë mbi disa çështje dhe probleme shumë të përfolura të cilat kanë vite që “ziejnë” në të ashtuquajturin “çështja Kadare-Xhaferri”. Bëhet fjalë për letrën që Bilal Xhaferi i ka dërguar Enver Hoxhës, (me shkrimin e tij), lidhur me problemet e mëdha dhe pengesat që i dolën atij, direkt pas diskutimit që bëri në Lidhjen e Shkrimtarëve të Shqipërisë në Tiranë, ku sulmoi Kadarenë për romanin “Dasma”. Edhe pse lidhur me këtë problem, janë bërë me dhjetëra artikuj në shtypin e përditshëm, brenda dhe jashtë Shqipërisë (shtypi i diasporës), si dhe disa libra, (“Dosja K”, Shaban Sinani, dy botime, vitit 2005 dhe “Një enigmë me disa të panjohura. Rreth dosjes Bilal Xhaferri”, Aida Tuci, viti 2014), ekzistenca e kësaj letre nuk është përmendur as aluduar kurrë. As nga Kadareja, në të gjitha intervistat që ai ka dhënë për këtë çështje publikisht në shtyp, ku nga pyetjet e gazetarëve, e ka sqaruar gjatë atë ngjarje?! Ashtu siç shihet dhe nga letra në fjalë midis rreshtave, Bilal Xhaferri ka qenë në një gjendje tejet dëshpëruese, apo më saktë depresive, kur ka vendosur që të ulet dhe të formulojë një letër për Enver Hoxhën, duke i kërkuar ndihmë atij për gjendjen tejet të vështirë ku ndodhej?! Ka shumë arsye që mund ta kenë shtyrë Bilalin për të ndërmarrë atë hap. Versioni i parë, është ai i ndonjë prej shokëve të tij të ngushtë me të cilët mund të jetë konsultuar për hartimin e asaj letre që ai i ka dërguar Enver Hoxhës, por ky version bie pa u ngritur mirë. Dhe kjo për faktin, se askush prej tyre, si Bedri Myftari, Namik Mane, Moikom Zeqo e ndonjë tjetër që përmenden në letër-informacionin e Rita Markos, të cilët dhe faktikisht kanë qenë miqtë më të ngushtë të tij në atë kohë, nuk kanë folur kurrë për ekzistencën e asaj letre, të paktën publikisht. (Bedri Myftari prej dy vitesh ka ikur nga kjo jetë, Namik Mane është prononcuar disa herë në media për këtë problem, por jo për letrën, ndërsa Moikom Zeqo i ka qëndruar larg kësaj ngjarje dhe nuk ka folur kurrë për këtë gjë, të paktën publikisht…?!). Tjetër fakt interesant, është se as punonjësit e aparatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, sektori i letrave, që janë marrë me atë punë, nuk janë prononcuar kurrë për të?! Të paktën publikisht në shtyp. Dhe nisur nga këto fakte e deduksione, të paktën për miqtë e ngushtë të Bilalit, bie automatikisht version se kanë pasur dijeni për letrën në fjalë. Kjo gjë bëhet më e besueshme edhe për faktin se shokët e tij më të ngushtë, (Bedriu e Namiku), nuk e patën mbështetur apo inkurajuar Bilalin edhe për diskutimin që ai do mbante në Lidhjen e Shkrimtarëve kundër romanit “Dasma” të Kadaresë. Të paktën kështu është shprehur publikisht në shtyp Bedri Myftari, disa vjet para se të ndahej nga jeta. Dhe kështu mbetët që, me shumë gjasa, ideja dhe nxitja për hartimin e dërgimin e asaj letre në adresë të Enver Hoxhës, Bilalit mund t’i ketë ardhur nga ndonjë prej funksionarëve të lartë partiakë apo shtetërorë që ishin mbështetësit e tij dhe që përmenden edhe në letrën e hartuar nga Rita Marko. Të cilëve Bilali mund t’u ketë shkuar për t’u kërkuar ndihmë apo më saktë ndonjë mendim apo sugjerim, për të dalë nga situata tejet e vështirë dhe ndoshta pa shpresë në të cilën ai ndodhej. Dhe kjo më si miri duket edhe nga letra në fjalë, ku ai flet për gjendjen e tij tejet dëshpëruese. Sa që mendon edhe vetëvrasjen, madje tejet tragjike, (duke u hedhur në rrotat e trenit…?!). Versioni që Bilali ka pasur shtytje apo indicie për hartimin dhe dërgimin e letrës në adresë të Enver Hoxhës nga ndonjë prej funksionarëve dhe zyrtarëve të lartë, (miq apo të tij mbështetës, që përmend Rita Marko në letër-informacionin e tij), bëhet dhe më i besueshëm, pasi vetëm ata mund të kenë pasur dijeni për letrën e Rita Markos dhe rrezikun që i kanosej pas mbërritjes së asaj letre në Komitetin Qendror?! Dhe ata mund t’i kenë thënë: “Bilal, nuk ka rrugë tjetër, nuk ke se çfarë të humbash më, shkruaji Enverit se ndoshta….”?! Por duket se ata kanë gabuar dhe kanë futur në qorrsokak dhe Bilalin, pasi po të kemi parasysh se si rrodhën ngjarjet më tej, Enveri nuk është prekur fare nga ajo letër…as nga përbetimet e Bilalit se “është margaritar i partisë”?! Madje përkundrazi, me shënimin që ka lënë me dorën e tij, duket se e ka “fundosur” më keq Bilalin, duke e shtyrë me thellë në honin ku ai po gremisej. Por po të shohim anën tjetër të medaljes, nuk është me e mirë situata edhe për Kadarenë?! Pra; denoncimi që Bilali i bën kolegut të tij shkrimtar, Ismail Kadaresë, tek Enver Hoxha, gjithashtu nuk mund të ishte pa pasoja. Ashtu si të gjitha dokumentet e tjera të këtij libri, edhe letrën e Bilal Xhaferit drejtuar Enver Hoxhës, po e japim të plotë.

***

I dashur shoku Enver

Unë që po ju drejtohem me ketë letër jam një punëtor. Ju shkruaj për një çështje që është çështje jete për mua, bile akoma më shumë se i kalon kufijtë e jetës sime personale dhe tani vetëm ju jeni njeriu që do ta zgjidhni përfundimisht e me drejtësi.

T’ju tregoj me dy fjalë biografinë time.

Babai im ka qenë në radhët e Ballit dhe është pushkatuar ne fillim të vitit 1945. Megjithatë, pavarësisht nga rasti i tim eti, familja jonë, duke filluar që nga Hoxha Tasimi, ka qenë një familje patriote.

Unë jam rritur jetim. Kam hyrë në punë që kur isha fëmijë dhe sot kam 17 vjet që jetoj e punoj në gjirin e klasës punëtore, si punëtor i thjeshtë në prodhim. Nuk kam mundur që të marr arsim dhe të kryej studime, por duke punuar në mënyrë autodidakte jam përpjekur të grumbulloj pak njohuri dhe të stërvit dorën në letërsi artistike. Si rezultat i përpjekjeve të mia, vitin e kaluar u vu në qarkullim një vëllim i imi me tregime dhe u botua edhe një vëllim me poezi, gjithashtu Shtëpia Botonjëse “Naim Frashëri”, përgatiti për të futur në shtyp një roman, të cilin e shkrova me rastin e 500-vjetorit të Skënderbeut.

Shkurtimisht kjo është biografia ime. Dhe tani që të mos ta zgjas dhe të mos ju shkurtoj minutat tuaja të shtrenjta, po vij te çështja për të cilën vendosa t’ju shkruaj.

Në pranverën që shkoi, u organizua në Tiranë një diskutim letrar rreth romanit “Dasma” të shkrimtarit Ismail Kadare. Atje u ngrita dhe unë të shfaq mendimet e mija. Fola kundër këtij romani. Si pasojë, ndodhi një skandal që mori më vonë përpjesëtime të bujshme. Shoku Fadil Paçrami që foli pas meje, njoftoi sallën që unë kisha babanë të pushkatuar dhe më deklaroi mua si armik, kurse romanin “Dasma” vlerësoi lart. Me autoritetin e tij ai përcaktoi qëndrimin që do të mbahej më vonë kundrejt meje.

Më pushuan nga puna. U ndalua vënia në qarkullim e vëllimit tim me poezi dhe romani im u tërhoq nga shtypi. U morën edhe masa të tjera kundrejt meje. Kështu ngjarjet ndoqën ngjarjet dhe tani unë ndodhem në një gjendje ku shpresa e vetme jeni vetëm ju, është gjykimi juaj.

Nuk dëshiroj të kundërvihem kundër një anëtari të Komitetit Qendror, siç është shoku Fadil Paçrami, as nuk dua ta paraqes veten si një viktimë e pafajshme, por megjithatë në ndërgjegjen time unë nuk jam i bindur që ta quaj veten fajtor, dhe, gjithashtu, akoma nuk jam i bindur që të pranoj se kundrejt meje janë sjellë më drejtësi Partie, me drejtësi proletare. I thonë një fjale: “Jepja pëllëmbën tjetrit, sipas faqes”.

U ngrita kundër romanit “Dasma”, se ai më dukej i gabuar fund e krye në brendinë e tij. Vlerat që i atribuoheshin, sipas meje, ishin vetëm vlera në dukje. Por që ta çmosh një vepër letrare vetëm nga dukja e saj e jashtme, të verbohesh nga shkëlqimi i stilit plot ekstravagancë pa shikuar brendinë reale, pa zbuluar kuptimin e vërtetë të gabuar në esencë, kjo do të thotë që ta çmosh atë vepër vetëm për sytë e bukur. Një shkrimtar i mirë revolucionar, nuk duhet të abuzoj me idetë e mëdha të partisë, duke i përdoruar si prestigjiator tezat dhe parullat e partisë, vetëm sa për të bërë efekt, vetëm sa për të krijuar iluzione te lexuesi.

Lexuesi e ka ndjenjën e së vërtetës dhe të realitetit dhe kërkon një letërsi të vërtetë dhe realiste. Ai di ta dallojë atë që shkruhet nën flakën e fantazisë së një shkrimtari, prapa së cilës flakë zvarriten hije mendimesh të shkapërdisura, zvarriten kapituj të mbështetur në rërë simbolesh e konvencionesh të errëta, të mbështetur në pajandime frazash me kuptime të paracaktuara, të dyfishta.

Romanin “Dasma”, unë e denoncova si një vepër të shkruar shumë larg metodës së realizmit socialist dhe të rënë nën ndikimin e artit dekadent. Nuk ngul këmbë që vetëm si them unë duhet të jetë dhe që vetëm unë duhet të kem plotësisht të drejtë, po sidoqoftë mendimet që kam shfaqur, jam në gjendje t’i mbroj gjer te presja dhe te pika e fundit kundër interpretimeve të shtrembra që u janë bërë. Atje unë nuk bej aluzione, por flas hapur, saktë dhe direkt, duke marrë në analizë të metat e romanit.

Diskutimi im është bërë me shkrim dhe ekziston si dokument. Le të merret ai në shqyrtim dhe le të thirrem unë që të jap llogari për ato që kam thënë atje. Jam i bindur gjer në vdekje se e drejta është me mua për sa i përket thelbit dhe qëllimit të kritikës sime kundrejt romanit “Dasma”, dhe gjithashtu për sa i përket çështjeve të veçanta më të rëndësishme që trajtoj unë në atë kritikë.

Unë jam punëtor dhe kam shtatëmbëdhjetë vjet që punoj me djersën e ballit. Kam punuar si minator, hekurkthyes, hidraulik, punëtor krahu në bujqësi, në ekspedita gjeologjike dhe në fabrika si teknik ndërtimi, në punime rruga–ura dhe vullnetar që në aksionet e para. Kështu në gjirin e klasës punëtore po kaloj gjithë rininë time. Ndokush mund të përmend babanë tim të pushkatuar. Megjithatë, prapë se prapë, unë jam punëtor. Mua nuk më ka rritur dhe nuk më ka edukuar babai im, të cilin nuk e mbaj mënd dhe nuk e njoh, por më ka rritur dhe më ka edukuar klasa punëtore. Dhe në qoftë se duhet të flitet për atësinë time, unë jam bir i klasës punëtore i brumosur me idealet e saj. Unë vij drejt për së drejti nga zemra e kësaj klase.

Këtu jam rritur që kur isha fëmijë i njomë, këtu njoha gëzimet dhe hidhërimet e jetës, këtu mësova të shkruaj, të dashuroj dhe të urrej, këtu gjeta frymëzimin, heronjtë, gjuhën, subjektet dhe motivet. Pavarësisht nga gabimet e mia të mundshme, pavarësisht pastaj nga antipatia dhe opinion i keq që mund të kenë persona të veçantë kundrejt meje, unë mbetem gjer në fund bir i klasës punëtore dhe i Partisë së saj të punës. Në qoftë se ka njerëz që e kanë ndërgjegjen flori kundrejt klasës punëtore dhe kundrejt partisë, unë jam nga ata që e kanë margaritar. Unë kam dhënë prova për këtë, në çfarëdo kushtesh që jam vënë, kam dhënë prova në punën dhe qëndrimin tim si njeri, si qytetar dhe si punëtor kam dhënë prova me veprën time modeste letrare, ku pasqyrohet shpirti im, mendimi im, qëndrimi im ndaj çështjeve të popullit dhe të socializmit.

I dashur shoku Enver.

Unë e kuptoj mirë domosdoshmërinë për të zhvilluar luftë ndaj armikut të klasës, si dhe mprehjen e vigjilencës në kushtet aktuale të thellimit të revolucionit tonë, por njëkohësisht e di se Partia nuk gjykon thjeshtë në bazë të konceptit patriarkal të gjakut dhe nuk mund të më dënojë mua për babanë tim. Unë dua të gjykohet për jetën time. Le të më bjerë mbi kokë dënimi më i rreptë i Partisë dhe i popullit, në qoftë se kam devijuar nga çështja e Partisë dhe popullit dhe në qoftë se këtë e kam bërë me ndërgjegje dhe me qëllim, po kot së koti, pa faj, jam i bindur se nuk do të dënohem nuk do flakem tutje. Me këtë ndjenjë të palëkundur bindje dhe besimi, ju drejtohem juve që jeni njeriu më i dashur dhe më i drejtë për të gjithë ne.

Pse t’ua fsheh, shoku Enver? Jam në një gjendje të rëndë, plot ankth dhe dëshpërim dhe më duket sikur më kanë mbetur vetëm dy rrugë në jetë: ose të më jepet përsëri e drejta e botimit, e drejta që t’i shërbej çështjes së Partisë dhe popullit, ose të hidhem nën rrotat e trenit, se nuk duroj dot që të vegjetoj kot, në një jetë pa kuptim, larg problemeve të mëdha të kohës, larg artit tim.

Mbetem në pritje me shpresën tek ju.

Këtë mbrëmje të vitit tëri, ju uroj jetë të gjatë dhe forca të reja, ju uroj të jetoni edhe më shumë se 60 vjet të tjera.

Me respekt të thellë

Bilal Xhaferr Hoxha

Kullë 31.12.1969

(Shënimi i Enver Hoxhës mbi letrën e Bilal Xhaferrit: Ndonjë autokritikë …nuk bën pse lakrat që ka në kokë, për të cilat drejt është kritikuar, dhe jo se i bën kritika “Dasmës”.

Si shumë e nënvlerëson çështjen e babës, çështje që del gjerësisht e kritikuar te pjesa për “Dasmën” për ideologji…As që vlen t’i përgjigjesh

Enver

Arkivi Qendror i Shtetit. Po aty. Fondi 14. Ap. Komitetit Qendror të PPSH-së, (Struktura) Dosja 584-585. Viti 1967, 1969. Fl. 1-180-214

Shkarazi : Kur clirohej Tirana 73 vite me pare

Kur clirohej Tirana 71 vite me pare
 Kjo foto tregon momentet e para të çlirimit. Ndërkohë, si çdo vit, sot janë bërë homazhe tek “Ushtari i Panjohur”, ku kanë qenë prezent edhe kryeparlamentari Ilir Meta dhe kryebashkiaku Erion  Veliaj.

Në fjalën e tij,Ilir  Meta shprehu “nderimin më të madh” për partizanët dhe partizanet që çliruan Tiranën më 17 nëntor ’44.

“Mirënjohje edhe popullit të Tiranës për barrikadat dhe mbështetjen që u dha partizanëve. Kjo ditë përkon me kontributin që sot forcat tona të armatosura japin në luftën kundër terrorizmit. Jemi të bindur se në këtë betejë vendi i Shqipërisë është gjithnjë në krahë të forcave progresive dhe kontributi i saj nuk do të mungojë asnjëherë”, deklaroi Ilir Meta.

Në të njëjtat linja, Erion Veliaj shprehu vlerësimet më të larta për familjlarët e atyre njerëzve që dhanë jetën për çlirimin e Tiranës. Erion Veliaj nënvizoi se, sikundër atëherë, kur u rreshtua kundër pushtuesve edhe sot Shqipëria rreshtohet përkrah aleatëve të saj në luftën kundër terrorizmit.

“Dje Tirana ishte pranë një civilizimi që nuk pranonte shtypjen dhe barbarinë. Sot, Tirana është me Parisin, në anën e duhur të historisë. Gjithmonë kemi qenë me civilizimin e duhur. Civilizimi goditet aty ku lulëzon më shumë e për rrjedhojë edhe Tirana është një qytet vulnerabël”, tha disa vjetë më parë zt. Erion  Veliaj.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...