2017-04-11

Janullatos mesoi taktikat ushtarake qe duhet te perdorte ne Shqiperi

 Nga Arben LLALLA


'Janullatos mesoi taktikat ushtarake qe duhet te perdorte ne Shqiperi'
Ju rikujtoj shqiptarëve se në krye të Kishës Autoqefale të Shqipërisë nuk është një njeri që predikon lutjet për dashurin e njeriut për njeriun, për paqen e njerzimit, por oficeri me gradën Major, Tasos Gjerasimo Janullatos, i njohur si Anasas Janullatos.

Ai më 1952-1954, shkojë ushtar në shkollën për oficerë rezervë në Siru, DEA, duke u bërë më tej edhe udhëheqës-komandant i grupit.

Gjatë periudhës së vazhdimit të shkollës Anastas Janullatosi ishte shok gjenerate me deputetin dhe ish-ministrin e jashtëm të Greqisë, Petro Moliviatin të partisë Demokracia e Re të Miçotaqis. Janullatosi dhe Moliviatis kanë qenë studentë me rezultate dhe inteligjentë të lartë në këtë shkollë.

Gjatë një interviste në vitin 2011, Anastas Janullatosi ka deklaruar se në shkollë ka mësuar taktikat ushtarake për tu zbatuar në terrenin e Shqipërisë. Në këtë foto është edhe Janullatosi, kjo është bërë në 1953.

FETO Strukturimi në Kosovë*

Paranteze: Shkrimi me poshte nuk shpreh kendveshtrimin e portalit tone. Eshte sjelle ketu per te treguar qe beteja e brendshme politike e Turqise po imponohet dhe ne vende te tjera te rajonit.

Nga Ayhan Demir**

ayhan_demir@hotmail.com


‘’Po çka na intereson neve për Kosovën ‘’, mund të themi, por nuk po i themi. Sepse: ‘’Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi’’.
Deri dje ne ishim ndër shtetet e para që e kemi pranuar pavarësinë e Kosovës. Por edhe sot, dëshirojmë që ti paralajmërojmë vëllezërit kosovar, kundër rrezikshmërisë nga Fetullah Gyleni. Me këtë qëllim të strukturimit të Kosovës, të organizuar nga kjo lëvizje e dëmshme, duke e përfshirë: arsimimin, politikën, mediat dhe tregtinë, ne do ti cekim këto qëllimë një nga një.
Shqipëria është baza themelore e Fetullah Gylenit në Ballkan. Meqë me Shqipërinë i kanë marrëdhëniet e ngushta. Kosovën janë duke e mbajtur për rezervë. Për punët e saja të pista dhe të errëta, Gyleni është duke e parë Kosovën ashtu si një pëlhura indiane që është e padukshme (material i padukshëm).
Kosova ende është një shtet në ndërtim e sipër. Politikat e saja, drejtësia dhe ekonomia, ende drejtohet nga Bashkimi Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me një gjendje ekonomike të vështirë dhe jo të mirë. Të ardhurat e popullsisë janë shumë të ulëta. Për kundër kësaj, korrupsioni dhe ryshfeti janë shumë të përhapur. Meqë gjendja është kështu edhe Gyleni përse afërmi është i interesuar për këtë shtet.
Edhe hapat e para të Gylenit në Kosovë, janë hedhur pas mbarimit të luftës në Kosovë me 1988-99 dhe të ndërhyrjes nga ana e NATO-së. Më herët disa anëtarë (grupe) të Gylenit, të cilët morën pjesë me rolin e tyre në strukturimin e Shqipërisë, duke ardhur edhe në Kosovë, filluan funksionin e rolit të tyre në strukturimin e këtij shteti. Ashtu sikurse në çdo shtet tjetër, edhe në Kosovë u fshehën nën maskën e arsimimit.
Hapat e para në drejtim të arsimimit (edukimit) në Kosovë, i kanë hedhur në vitin 2000 në kryeqytetin e Prishtinës, me themelimin e shkollës së mesme të emërtuar: Kolegj Mehmet Akif Ersoj. Pas dy viteve kanë filluar që ta zhvillojnë veprimtarinë e tyre duke e themeluar edhe programin e edukimit fillor, Internacional School of Pristina-ISP (Shkolla Ndërkombëtare e Prishtinës-ISP). Këto shkolla u hapën (themeluan) në disa qytete të Kosovës: në vitin 2006 në Prizren, në vitin 2010 në Lipjan dhe në Gjakovë. Më në fund në Prizren e kanë hapur edhe Çerdhen e fëmijëve Yllka. Të gjitha këto shkolla dhe këto çerdhe, janë të lidhura me kompaninë të quajtur Institucionet Edukativo të Gylistanit. Në krye të kësaj kompanie qëndron: ‘’FETO Prishtina dhe Imami i arsimit’’ Mustafa Erdem.
FETO me qëllim që ti fuqizoj rrënjët e tij në Kosovë, filloi në zhvillimin veprimtarisë nëpërmjet OJQ-ve. Është themeluar: Fondacioni Edukativo-Kulturor të quajtur Atmosfera. Ndërsa IMAMI gjeneral, Talip Aktash (Talip Aktaş), është duke e udhëhequr Atmosferën e FETOS në Kosovë. Aktash pas shërbimit të detyrës së tij, për 8 vite me radhë në Shqipëri, në vitin 2004 kishte ardhur në Kosovë. Edhe bashkëshortja e tij me rolin e saj të prijësit te femrave, Hatixhe Akshtash (Hatice Aktaş) është duke i zhvilluar ligjëratat e saja me gratë. Ndërsa miku dhe bashkëpunëtori i saj më i ngushtë, është ‘’Imami Vendas’’ (Shtetasi i Kosovës) Erol Tabak.
Qëllimi dhe aktiviteti i parë i Fondacionit Atmosfera në këtë shtet (Kosovë), ishte organizimi dhe bashkëpunimi me shoqatat e zejtarëve (tregtarëve). Të ardhurat të cilat do të mblidheshin (tuboheshin) nga zejtarët (tregtarët), me parat e mbledhura kinse për bamirësi dhe për kurbane, këto para u shfrytëzuan dhe u shpenzuan për përkthimin e librave të Fetullah Gylenit në Gjuhën Shqipe.
Intelektualët e njohur të Kosovës siç janë: Milazim Krasniqi dhe Fadil Maloku, në lidhje Fetyllah Gulenin dhe rreth librave të tija, kanë shkruar disa artikuj(shkrime). Ashtu sikurse në shumë revista të tjera, po ashtu edhe në revistën Paqja, janë botuar lajme dhe reportazhe në lidhje me aktivitetet e Gylenit.
Në saje të Fondacionit, janë hapur edhe konviktet në kuadër (shërbim) të nxënësve-studentëve që i vijojnë mësimet-ligjëratat nëpër shkollat mesme dhe nëpër universitete, në disa qytete të Kosovës: në Prishtinë, Prizren, Pejë, dhe në Gjilan. Ende janë duke i zhvilluar (organizuar), ligjëratat e matematikës, të lëndëve shkencore si edhe kurse të gjuhëve dhe organizimi i panaireve.
Me qëllim e shëtitjes dhe të vizitës, intelektualet dhe biznesmenët kosovar janë duke i dërguar në Turqi dhe në Shqipëri. Mbrapa të gjithave këto qëndron propaganda e Gylenit. Qëllimi i tij i vërtet është që ta harrojnë familjen, që ta harrojnë dashurinë që e kanë për vatanin (vendin) dhe popullin e tyre, që ti zhvillojnë ushtarët që do të punojnë në kudër të Fetulla Gylenit.
‘’Imami i Prizrenit’’ Ugur Toksoj është përgjegjës për drejtimin e aktiviteteve të Gylenit në qytetin e Prizrenit. Duke marrë pjesë në organizimet e Shoqatës ‘A Nuk Ekziston Askush’ (Kimse Yok Mu), edhe prijësja e femrave të Prizrenit Xhanan Toksoj (Canan Toksoy), është duke i zhvilluar panairet dhe aktivitetet propagandistike të organizatës së Gylenit.
Në vitin 20113 është themeluar Shkolla e Mesme e Hasan Nahi nën funksionimin e Fondacionit Atmosfera. Kjo shkollë e cila është në kundërshtim me Shkollat e Mesme të Medresesë së Turqisë, me programin e saj të ashpër dhe sa më konservator është duke synuar tek kosovarët që janë të dobët për nga ana financiarë.
Në bazë të kësaj mund që të supozoni, ne vazhdimin e shkollimit pa pagesë ose më një çmim sa më të ulët. Përkundrazi aspak nuk është kështu. Nëpër Kolegjet e tjera të Kosovës, çmimet mesatare të shkollimit sillen rreth 800 euro. Në shkollën ‘Hasan Nahi’ për një vit shkollor paguhen 1250 euro. Ndërsa çmimi i vijimit të mësimit në Kolegjin Mehmet Akif Ersoj përfshin 3000 euro për një vit shkollor. Nëse supozohen të ardhurat mesatare rreth 360 euro, të një kosovari të diplomuar (Bachelor), ju mundeni që ta kuptoni më mirë se kjo shkollë kujt dhe çafër qëllimi është duke i shërbyer.
Nëpër shkollat e FETOS, nuk i vijojnë mësimet fëmijët e varfër dhe me kushte të dobëta ekonomike, por këtu janë duke i vijuar mësimet nëpërmjet bursave fëmijët e politikanëve dhe të burokrateve. Për shembull djali i Hashim Thaçit Presidentit të Republikës së Kosovës është i diplomuar po nga kjo shkollë.
Gjatë periudhës së: Kryeparlamentarit Jakup Krasniqit, Ministrit të ekonomisë Ahmet Shala, Ministrit të Mbrojtjes Agim Cekut, Ministrit të Shëndetësisë Ferit Aganit, edhe fëmijët e tyre kanë diplomuar nëpërmjet bursave në shkollat e Gylenit. Tani më edhe fëmijët e Ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj, edhe fëmijët e Kryeparlamentarit të Kosovës Kadri Veseli janë duke e vazhduar shkollimin në këto shkolla përmes bursave.
Natyrisht këto mirësi nuk janë pa interes ( nuk shërbehen falas ). Atë që ju ka dhënë Feto përmes piklave (stërpikave), do t’ua merr përmes një luge të madhe. Është një tregues i hapur dhe që vërehet, për marrjen e tokave përsipër nga ana e Gylenit gjatë ndërtimit i kolegjit Mehmet Akif Ersoj në qytetin e Prizrenit dhe në qytetin e Lipjanit.
Javën e ardhshme mund që të vazhdojmë në përshkrimin e detajeve të këtyre tokave.
*Shkurtim i Organizatës Terroriste Fethullah / Struktura e ‘Shtetit Paralel’, shën.përkth.
**Autori është analist i Ballkanit, ky shkrim është shkruar për të përditshmen Yeni Akit në Turqi, pranë së cilës autori është kolumnist i rregullt

Sorosistët, vandalët dhe fashistët

Nga Ervin Qafmolla


“Për paratë e huaja shesin nënën, babën dhe atdheun.” Mëngjesin e 27 janarit të këtij viti, hyrja e zyrave në Beograd të Youth Initiative for Human Rights – një rrjet jofitimprurës në Ballkan – u gjet e vandalizuar, dhe kjo parullë dhe të tjera ishin ngjitur mbi derën e tyre. Në tokë ishin hedhur dy thasë me letra të shtypura si dollarë me mbishkrimin “Nga George Soros”.
Kjo OJF u shënjestrua pasi aktivistë të saj ndërprenë me bilbilë fjalimin prej heroi të Veselin Sljivancanin, një kriminel lufte i dënuar për rolin e tij në Masakrën e Vukovarit në vitin 1991. Gjatë këtij aksioni, aktivistët u rrahën nga nacionalistët e pranishëm, por autoritet serbe nuk morën asnjë masë ndaj agresorëve. Organizata që merret me të drejtat e njeriut, nuk kishte përfituar fonde nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur (i ashtuquajturi Soros), por denoncimi ndaj kriminelëve të luftës u bë kusht i mjaftueshëm që të etiketohen si “armiq të Serbisë” dhe “sorosistë”.
Ky nuk është një incident i izoluar. Organizata të ndryshme, jo vetëm në Serbi për pothuaj në çdo vend të Ballkanit Perëndimor kanë qenë objekt i sulmeve të ngjashme, fizike apo verbale. Në raste të shumta financimi nga Soros nuk ka qenë parakusht as për agresionet e as për etiketën “sorosist”.
“Anti-sorosizmi”, deri dje një mantra thuajse ekskluzive e regjimeve autoritare apo e vendeve që kanë probleme serioze me nacionalizmin, fitoi një momentum të ri pas hyrjes së Donald Trump në Zyrën Ovale. Që para zgjedhjes së tij si President e deri sot, një sërë mediash satelite të doktrinës “Trump” kanë drejtuar gishtin nga miliarderi plak, i cili fitoi shumicën e pasurisë përmes spekulimeve në bursë, duke e akuzuar si yshtës të kundërshtive kundër tij. Gjatë fushatës presidenciale në SHBA, George Soros kishte dhuruar rreth 20 milionë dollarë për kauza të ndryshme, përfshi mbi 10.5 milionë dollarë ndaj Hillary Clinton.
Punët shkuan deri aty me Soros-maninë sa ithtarë të Trumpit e pyetën aktoren Rosie O’Donnell, e cila luan role humoristike që përtallin administratën e Presidentit të SHBA-ve, sesa e paguante Sorosi. Vetë plaku Soros nuk është treguar i rezervuar mbi përshtypjet e tij ndaj drejtuesit të Amerikës, duke thënë se Trump ishte një “diktator në tentativë” dhe se “do të dështojë pa dyshim”.
Hungarezo-amerikani, me origjinë hebraike që i mbijetoi Holokaustit, vlerësohet ka një pasuri neto mbi 25 miliardë dollarë, dhe në periudhën 1979-2011 vlerësohet se ka dhuruar më shumë se 11 miliardë ndaj kauzave të ndryshme filantropike.
Psikoza shqiptare
Këto janë disa fakte. Është gjithashtu fakt që histeria anti-Soros pushtoi ligjëratën publike në Shqipëri pasi Donald Trump u bë President i “demokracisë më të madhe në botë”.
Por është ende subjekt i një studimi shumë-disiplinor dhe me përqendrim të lartë të hulumtimeve psikologjike sesi “trumpizmi” – si term i anasjelltë i “sorosizmit” apo “sorizmit” – zuri rrënjë në këtë skaj tjetër të globit duke pushtuar Ballkanin. Çfarë i bëri mbështetësit entuziastë shqiptarë të një prej personave më kontroversë në planet ta duan atë? Konservatorët e pëlqejnë edhe pse vlerat e tij familjare mëtojnë një telenovelë haremesh. Nacionalistët e përkrahin edhe pse politika e tij e jashtme shkon drejt mbylljes në vetvete ndërsa tenton një romancë me Vladimir Putin.
Ndërkaq zëfikurit anti-Soros, dikur pak individë me probleme të natyrës vetjake të përshkallëzuara në përmasa shoqërore, tashmë kanë shtuar radhët dhe zhurmën, shpesh duke përsëritur si pagaj serialë fletërrufetë e Breibart dhe të konspiratorëve të tjerë që ditën flisnin për lozha masonike dhe komplote makabre (si ndryshimi i “rremë klimatik”), dhe natën mbylleshin në bodrumet e shtëpive të tyre duke vendosur kapele prej letre alumini që qeveria mos t’u lexonte mendjet.
Sot ata i kanë hequr kapelat anti-përgjim, sepse nga bodrumi kanë ngjitur shkallët për në Shtëpinë e Bardhë, duke fuqizuar paralelisht zërin e atyre si vetja edhe në këtë skaj të Ballkanit. Por përveç të sëmurëve mendorë tradicionalë që nuk marrin trajtimin e duhur institucional – provë tjetër e dobësisë tërësore të sektorit publik në Shqipëri – në valle janë përfshirë edhe aktorë të tjerë që konsiderohen më koherentë.
Disiplinë në çmenduri
Në janar të këtij viti, kryeprokurori i Shqipërisë, Adriatik Llalla, tashmë një kundërshtar i deklaruar i reformës në drejtësi, habiti shumëkënd duke akuzuar Donald Lu, ambasadorin SHBA-ve në Tiranë, se po bënte shantazhe “tipike sorosisite”. Ndërsa mbetet ende mister i pazgjidhur domethënia zyrtare e këtij togfjalëshi, sherri kishte të bënte me sabotimin e heshtur që Llalla i bënte vetingut, një proces i ashpër i kalimit në sitë të gjyqtarëve dhe prokurorëve për të rifreskuar radhët e gjyqësorit në Shqipëri. Lu reagoi duke e akuzuar haptazi Llallën për pengim të reformës, ndërsa Llalla iu kundërpërgjigj duke përmendur pavarësinë institucionale të prokurorisë dhe… “sorosizmin”.
Tradicionalisht, drejtësia perceptohet nga shqiptarët si një ndër sektorët më të korruptuar, dhe reforma në fjalë nuk ka hasur në kundërshti popullore. Rrjedhimisht, ngritja e një argumenti kundër reformës që synon pastrimin e radhëve të gjyqësorit nga zyrtarët e korruptuar për t’i dhënë fund praktikës së pandëshkueshmërisë ndaj politikanëve dhe zyrtarëve të kalibrit të lartë, ishte dhe mbetet një mision në kufijtë e së pamundurës.
Para gjetjes “sorosiste”, kundërshtarët e reformës përdorën konceptin e “pavarësisë”, për të kundërshtuar praktikën e përfshirjes intensive të institucioneve ndërkombëtare në proces. Ndryshe nga ç’kishte ndodhur me Princ Vidin në Shqipërinë e fillimit të 1900’ës, dhe duke qenë se betejat e sotme për çështje të tilla zhvillohen kryesisht në opinionin publik, ithtarët e sotëm të pavarësimit hermetik nuk arritën ta zbythin autoritetin ndërkombëtar.
Pas këtyre dështimeve lehtësisht të lexueshme, përplasja ndërmjet aktorëve të përfshirë e katapultoi dramën në një fushëbetejë të re, ku të rëndësishme nuk janë më sloganet, por etiketat që u vendosen njerëzve dhe ngjarjeve. Ndaj ndodhi edhe përfshirja e kryeprokurorit në komente qesharake.
Para ngjarjes në fjalë dhe në vazhdim, një skuadër e organizuar tabloidesh online janë rreshtuar në frontin e luftës kundër Sorosit (lexo: Reformës në Drejtësi). Ndërkohë që qeveria e Edi Ramës dhe njerëzve të tij të afërt kanë qenë në krye të kryqëzatës për reformën, krahas Bashkimit Evropian, SHBA-ve dhe një sërë institucionesh ndërkombëtare, populizmi “anti-sorosist” ka qenë i vetmi mesazh që kundërshtarët kanë mundur të gjejnë.
Nuk është e paqëllimtë përzgjedhja e Sorosit si etiketë përbashkuese e fushatës kundër shoqërisë civile në një sërë vendesh. Një bankier hebre që është pasuruar mes lojës në tregje financiare u qëndron shumë mirë teorive konspirative dhe anti-semitizmit të fshehtë. Por, ata që e kanë blerë këtë mesazh dhe pëshpëritin për lozhat masone ku Sororsi është “më të paktën nënkryetar” – të njëjtët pajtohen plotësisht me mbështetjen e pakushtëzuar të Donald Trump ndaj shtetit të Izraelit dhe brutalizimin sistematik që i bëhet popullit palestinez.
Ata të përmendin të drejtën (në fakt të pakontestuar) të Izraelit për të ekzistuar, dhe se sipas Biblës (një libër fetar, jo material ligjor) ajo tokë u përket hebrenjve. Një rrjedhje e emaileve të Fondacionit për Shoqëri të Hapur në vitin 2016 tregoi se manjati kishte mbështetur mes qindra milionë dollarëve organizata palestineze, ku ndër të tjera binte në sy një dokument ku Izraeli akuzohej për “politika raciste dhe anti-demokratike”. Ky fakt shkaktoi shpërthim zemërate nga lobi izraelit, por nuk i çuditi shumë “sorosistët”.
Kësisoj, një pjesë e “anti-sorosistëve” të sotëm vuajnë nga një lloj i veçantë skizofrenie intelektuale: ata janë njëherësh anti-semitë dhe pro-sionistë. Manipuluesve të tyre nuk u bëhet vonë as për njërën e as për tjetrën: ata duan thjesht të arrijnë objektiva pragmatiste.
Mëkatarë dhe shenjtorë
Tabloidizimi i një pjese të opinionit publik shqiptar me mesazhe “anti-sorosiste” kërkon të përligjet duke përmendur me emër dhe mbiemër armiqtë e hamendësuar publikë: “sorosistët” prej mishi e kockash. Afërmendsh, pena kapi si fillim emrat e Kryeministrit Edi Rama dhe të kryetari të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Të dy këta nuk janë të rinj në lëvrimet e konspiracionit sorosist. Në të shkuarën, Rama dhe Soros kanë mbajtur takime të drejtpërdrejta, ku ky i fundit nuk e ka fshehur pëlqimin ndaj Ramës. Persona të tjerë pranë Ramës, përfshi Veliaj, kanë punuar në organizata që kanë përfituar mbështetje financiare nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur.
Fakti që Veliaj bashkë me themelues të tjerë të Lëvizjes Mjaft iu bashkuan politikës për të përfunduar më vonë në qeverisjen e Ramës, jo vetëm nxiti zjarrin e komploteve, por krijoi probleme edhe për vetë Mjaftin. Në Strategjinë e Zhvillimit Afatmesëm të Mjaft, shkruar në vitin 2010 dhe ku ky autor ka qenë pjesë e ekipit hartues, përmendej qartë se zhvendosja e themeluesve të organizatës nga shoqëria civile në politikë e kishte tronditur besimin e publikut dhe të donatorëve ndaj kësaj lëvizjeje.
Një pjesë e skuadrës së Mjaftit, që në fillim apo gradualisht – disa për çështje vlerash e të tjerë thjesht sepse kërkonin një punë të qëndrueshme – ndoqën gjurmët e udhëheqësit të tyre duke u bërë pjesë e establishmentit aktual, ndërsa të tjerë zgjodhën të qëndrojnë jashtë politikës dhe ta kërkojnë të ardhmen e tyre në drejtime të pavarura.
Vlen të përmendet se edhe në rastin e Mjaftit, Sorosi nuk ka qenë donatori kryesor, madje ka pasur raste kur projekte të gjykuara të rëndësishme nga organizata, janë refuzuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur. Por, aktakuza publike ndaj Mjaftit është një debat më vete që meriton një analizë të posaçme, të thellë dhe të gjatë.
Së fundmi, presa e histerisë “anti-sorosiste” është shtrirë edhe më tej, duke përfshirë në fushën e saj të veprimit edhe organizata dhe individë jashtë rretheve vendimmarrëse. Para rreth një muaji, një karikaturë në një gazetë të Kategorisë C, shfaqi fytyrat e praktikisht çdo gazetari të njohur apo drejtuesi të medieve në Shqipëri, të cilat valëzonin në tentakulat e një oktapodi që quhej “Soros”.
Në një karikaturë të mëvetshme dhe më ekskluzive nga numri i viktimave të përfshira, ishin edhe gazetarë të BIRN në Tiranë (ku Soros nuk është donator kryesor), një media e cila ka realizuar një sërë investigimesh që kanë ekspozuar keqbërjen e qeverisjes aktuale qendrore dhe vendore. Por, qasja kritike e BIRN ndaj qeverisë dhe ekspozimi i rasteve të rënda të korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, nuk ka mjaftuar që ata të mos etiketohen si aleatë të saj, duke ngritur teori të reja komploti se gjoja BIRN është kundër Veliaj dhe pro Ramës apo anasjelltas.
Të gjitha këto të ‘pabëra’ të kësaj medieje, sipas paranojakëve, janë bërë për t’i shërbyer Sorosit. Në fakt, nuk ka rëndësi se ku qëndron vërtet dikush sa kohë që kjo lojë shërbehet me slogane dhe gjueti shtrigash, në mungesë të fakteve konkrete. Edhe në Serbi dhe vende të tjera të rajonit, BIRN dhe media të tjera janë etiketuar po ashtu si “sorosiste”.
Shprehja e hapur e mbështetjes së Soros ndaj prurjeve të reja në udhëheqësinë e disa vendeve, në mënyrë direkte apo indirekte, nuk është sekrete – krahas denoncimit të pushtetarëve të ndryshëm. Për shembull, në një opinion për Ukrainën në vitin 2014, ai thotë se njerëzit që protestuan në sheshin “Mejdan” ishin ajka e shoqërisë. “Ata janë udhëheqësit e Ukrainës së re dhe janë të paepur kundër kthimit të ‘Ukrainës së vjetër’ me korrupsionin e saj endemik dhe qeverisjen joefektive”, shkroi ai.
Por, pavarësisht kësaj mbështetjeje publike ndaj brezit të ri të udhëheqësve të vendit të trazuar në kufi me Rusinë dhe në konflikt me të, organizatat jofitimprurëse dhe shoqëria më e gjerë civile atje nuk kanë hequr dorë nga monitorimi i kujdesshëm i qeverisë së Petro Poroshenkos. Sipas standardeve në fuqi të profetëve të urrejtjes, edhe ata janë “sorosistë” dhe njëkohësisht, në vijën e parë të frontit ku zhvillohet beteja për mbrojtjen e interesit publik.
Fundi i marrëzisë
Këto ditë, mijëra nacionalistët që kanë protestuar kundër të drejtave të shtuara ndaj popullsisë etnike shqiptare në Maqedoni, akuzojnë George Soros si dora masone që po trazon “bashkimin kombëtar”. Për arsye të ndryshme nga ato të Shqipërisë, por të ngjashme në frymë, edhe atje ka nisur emërtimi i “sorosistëve” si armiq të popullit duke shënjestruar median dhe shoqërinë civile. Në dhjetor, partia VMRO-DPMNE e Nikola Gruevskit u zotua ta shpëtonte vendin nga ndikimi i OJF-ve të lidhura me miliarderin Soros, një proces që e quajti “çsorosizim”.
Mllefi kundër “sorosistëve” gëlon edhe në vende të tjera. Në Hungarinë e Viktor Orbanit “sorositët” akuzohen se duan ta “përmbytin Evropën me emigrantë myslimanë”. Në Rumani, pas protestave masive kundër amnistisë ndaj korrupsionit, partia (socialiste) në pushtet akuzoi se “Sorosi po financon të ligën”.
Në Serbi, “sorositët” janë akuzuar nga pushtetarë, nacionalistë dhe tabloidet e tyre satelite, përfshi ato në krah të Aleksander Vucic, se “duan të destabilizojnë vendin”. “Gratë në të Zeza”, një organizatë e nënave të viktimave të luftërave në ish-Jugosllavi nga disa vende të rajonit, është cilësuar gjithashtu si “sorosiste”. I akuzuari për krime lufte Vojisllav Sheshel ka thënë për to: “Nuk lahen kurrë dhe u vjen era nga kilometra larg”.
Nënat e viktimave janë akuzuar shpesh në Serbi se avokojnë për “krimet e hamendësuara” ndaj etnive të tjera, por jo ndaj atyre të kryera ndaj serbëve. Për më tepër, një zyrtar i policisë së Serbisë ka thënë se kush sjell një kokë të grave i quhet një vepër e mirë. I vënë fillimisht në hetime, ai u lirua nga akuzat.
Në këtë pikë është e qartë se termi “sorosist” është thjesht maska për një gjueti shtrigash ndaj shoqërisë civile. Nuk ka rëndësi nëse paguhesh apo jo nga Soros; ti je fajtor, je armik i popullit dhe njeri i poshtër, thjesht sepse ngre zërin kundër padrejtësive dhe kërkon më të mirën për veten dhe tjetrin.
Ti je “sorosist” sepse lufton korrupsionin, nëpëkëmbjen e më të dobtëve, kriminelët e luftës, dhe sepse kërkon të drejta të barabarta. Je “sorosist” kur nuk e do qeverinë, je “sorosist” kur nuk e do as opozitën, je “sorosist” kur nuk ndihesh aspak i përfaqësuar nga klasa politike.
Kjo është e vërteta thelbësore e kësaj fushate-paçavure globale, e nxitur kryesisht nga despotë, të korruptuar e kriminelë, të cilëve nuk u bëhet vonë për një miliarder plak, por për faktin që njerëz të rinj e të vjetër, burra e gra, të besimeve dhe bindjeve të ndryshme, ngrenë lart kokën dhe zërin për të kërkuar çfarë është e drejtë.
Kështu, “sorosistë” jemi shumica prej nesh, na pëlqen apo jo. Dhe sot më shumë se kurrë, është e domosdoshme të dalim hapur, jo në mbrojtje të një personi apo fondacioni, por të së drejtës sonë për t’u shprehur dhe avokuar pa frikë kauzat që kemi për zemër.
Ky është një moment që kërkon kurajë individuale dhe kolektive, sepse prej kohësh tashmë, vandalizmi mediatik është shndërruar në dhunë fizike dhe hapi tjetër mbetet fashizmi. Fashizmi mbështetet mbi vlerat dhe metodat e armiqve të demokracisë: urrejtje ndaj tjetrit dhe shtypje e fjalës së lirë.
Ky është çasti për të reaguar para se të jetë vonë.
Siç thotë edhe citati i famshëm pastorit protestant Martin Niemuller, i cili vuajti shtatë vjet në kampet e përqendrimit të Adolf Hitlerit: “Në fillim erdhën për socialistët, dhe nuk fola sepse nuk isha socialist. Pastaj erdhën për sindikalistët, dhe nuk fola sepse nuk isha sindikalist. Pastaj erdhën për çifutët dhe nuk fola, sepse nuk isha çifut. Pastaj erdhën për mua, dhe nuk kishte mbetur askush që të fliste për mua”.

Manastiri i Deçanit ,ishte faltore e shqiptareve'

'Manastiri i Deçanit ishte faltore e shqiptareve' (Video)

Manastiri i Deçanit konsiderohet si objekt i trashëgimisë fetare serbe. Mirëpo,  historiani i mirënjohur shqiptar nga Isniqi i Deçanit Prof.Dr.Shkodran Cenë Imeraj  po pretendon se ka fakte që kjo faltore e shekullit XIV i ka takuar shqiptarëve.


Sipas Prof.Dr. Shkodran  Cenë Imerajt, Kristobula e Manastirit është marrë nga aty bashkë me katër libra tjerë fetarë në vitin 1330, por askund nuk ekziston origjinali i këtij dokumenti.

Kjo, sipas Imerajt, do të thotë që ai është falsifikuar.

Ai thotë se edhe arkitekti i Manastirit, Fra Vito nga Kotorri, ishte shqiptar dhe kjo e dëshmon autenticitetin e këtij objekti.

Më së shumti, sipas Imerajt, e dëshmon një kërkesë e kryemonakut të manastirit, Serafim Ristiq, që shërbente gjatë viteve të ‘50-ta të shekullit XIX aty.

Në këtë dokument Ristiq ka kërkuar nga Cesa Jovanoviqi, Arqipeshkop i Beogradit, kthimin e kopjes së Krisobulës në bibliotekën e manastirit e një gjë e tillë nuk u bë kurrë.

Ndërkaq, në një libër të Ristiqit, sipas historianit që po e studion këtë çështje dëshmohet edhe më shumë se manastiri është i shqiptarëve pasi aty këndohet një lutje me fjalët “Manastir i lashtë, në trevën e Dardanisë qëndron qysh moti”.



Shkodran Cenë Imeraj

Datëlindja: 27 gusht 1984
Vendlindja: Isniq – Deçan
Kombësia: Shqiptar
Gjendja civile: Beqar
Adresa: Prishtinë
e-mail: shkodran.imeraj@hotmail.com

Sa e vjeter eshte gjuha shqipe?

Sa e vjeter eshte gjuha shqipe?
Gjuha e popullit Shqiptar, deri pak vite më parë ishte e panjohur në filologji dhe në vetë gjuhësinë ose në kërkimet e shkencës së gjuhës. Drejtësisht për këtë u ngrit çudia se si populli i lashtë shqiptar, që nga kohët e lashta banon në mes të Europës, i dëgjuar e me faqe të mbushura krenarie, qendroi i panjohur deri në fund dhe dijetarët nuk njohën shkallën e afrisë së tij me popujt e tjerë të Europës si dhe afrinë e gjuhës së tyre me të tjerët.

Në revistën e përgjithshme: ‘’Allgememe Monatsschrift” në Nëntor të 1845 u botua shkrimi i gjuhëtarit Gustavo Stier i cili e renditi shqipen në familjen indogjermane. Me mënçuri, ai shënoi se: Ja vlen të thuhet se deri në kohët e reja ky popull që banon në zemër të Europës qëndroi në errësirë, po kështu dhe shkalla e afrisë së tij me gjuhët e popujve të tjerë edhe pse në këto vite janë saktësuar gjuhët më të largëta të kombeve të botës si dhe afritë e tyre gjuhësore, ndërsa shqipja jo”. Gustavo Stier arrin në përfundime se gjuha shqipe hyn në grupin e gjuhëve indoeuropiane jafetike dhe renditet në këtë pjesë të gjuhëve duke marrë si dëshmi emrat aritmetikë, rimën ekzistuese dhe mbaresat e rimave të gjuhës shqipe dhe duke i krahasuar ato me ato të sanskritishtes, greqishtes, latinishtes dhe gjuhëve të tjera klasike.

Kësaj dileme i hyn edhe Fallmerayer tre vjet më vonë, i cili thotë: “Të parët autoktonë ishin Shqiptarët . Ata ishin etni para fillesave të çdo historie dhe në këtë vend banonin, ose erdhën përpara viteve historike”. Në pjesën e dytë ngre pikpyetjet: “Kur? Si? Dhe nga erdhën në Shqipëri?” Ndërsa në pjesën e parë duket më i drejtpërdrejtë. Por a banonin në këtë vend që nga kohët e shumëvjetra si populli Pellazg apo erdhën me Ellinët? Banuan këtu gjithë kohën e parë dhe në kohët e mëvonëshme lëvizën e rrëshqitën me dallgët e lëvizjeve të mëdha të kombeve si Unët, Alanët, Bullgarët, Avarët, Sllavët?

Shqiptarëve në Shqipëri, drejtësisht u takon fjala e parë për këto çështje, por ata kurrë nuk punuan për zgjidhjen e këtyre çështjeve sepse kishin mungesën e lirisë dhe të shkollimit. Shqiptarët nuk përdorën kurrë as politikën e as shkencën për qëndresën e përbashkët dhe as që u erdhi dëshira – sipas Falmerayerit – që të dilnin nga horizonti i familjes, i fisit e i pasurisë së veçantë dhe kështu u shndërruan në trashëgimtarë të skamjes dhe gjakmarrjes. Shqipëri do të thotë – për Falmerayerin – atdheu i dijetarëve të vegjël, rezervuar i qytetërimit dhe i fuqisë natyrore, vend i cili nuk i bindet as vetes dhe as të tjerëve. Ky komb – sipas tij – vetmohoet; anarkia dhe paqeverisja janë shembëlltyra e shpirtit dhe e kuptimit të jetës së tyre. Dallohen para së gjithash nga bukuria kombëtare dhe sakrificat e mëdha por nuk i shpëtojnë të gjitha të këqijave të skllavërisë.

Kjo pjesë eshte shkeputur nga Libri Panajoti Kupitorit” Studime Shqiptare”

'The New York Times': Gjuha Shqipe ne mesin e 3 gjuheve me te vjetra ne bote

'The New York Times': Gjuha Shqipe ne mesin e 3 gjuheve me te vjetra ne bote
Sipas prestigjiozes amerikane “The New York Times”, gjuha shqipe radhitet në mesin e 3 gjuhëve më të vjetra të botës. Në këtë studim, paraqiten fakte se gjuha shqipe është ndër gjuhet më të vjetra të botës, madje si gjuhë është praktikuar që në kohën e Greqisë së lashtë. Sipas gazetës amerikane, gjuha më e vjetër në botë është armenishtja, e dyta është greqishtja e më pas vjen shqipja, prej nga rrjedhin shumë gjuhë të tjera.

Ky vlerësim përforcon tezën e albanologëve shqiptarë, të cilët gjithnjë kanë argumentuar se gjuha shqipe burimin e ka në gjuhen indoevropiane, e cila ka gjetur përdorim që në kohën para lindjes së Krishtit, respektivisht para epokës së re.
Kërkuesit studiuan evolucionin e fjalëve mes 103 gjuhëve moderne dhe të zhdukura nga familja e gjuhëve indoevropiane dhe krijuan një pemë të marrëdhënieve mes gjuhëve të ndryshme.
“The New York Times”

2017-04-10

Fiset gjermane me prejardhje Ilire. Shqiptaret, i vetmi popull etnik qe ruajten gjuhen e vjeter te Evropes

Fiset gjermane me prejardhje Ilire. Shqiptaret, i vetmi popull etnik qe ruajten gjuhen e vjeter te Evropes

Fiset e ashtuquajtura gjermanike, të cilat formuan kombet e Evropës Perëndimore dhe Veriore emigruan nga Lindja drejt Perëndimit. Si pikënisje këto fise patën territoret e Detit të Zi, Ilirisë dhe Trojës.

Fiset kryesore, të cilat formuan kombin francez, anglez, gjerman, skandinav, janë frankët, teutonët, gotët, anglo-saksët, normanët, langobardët etj. Të gjitha këto fise kanë ruajtur në historinë e shkruar nga vetë ata faktin e emigrimit, se nga ku, dhe si emigruan, luftërat që kanë bërë dhe vendet ku u vendosën. Ajo që ka ruajtur një popull në traditën e tij, është shumë herë më e vlefshme, nga ajo që thonë të tjerët për të. Këta popuj që populluan Evropën dhe që i dhanë botës qytetërimin më të lartë që ka njohur, nuk vinin nga pylli dhe nga hiçi, ashtu siç është thënë deri më sot, por ishin pasardhës të gjyshërve të tyre etnikë evropianë, sepse rrjedhin nga ata.

Frankët janë fisi me origjinë gjermanike që formoi së bashku me galët dhe romakët kombin francez.

Teutonët një nga fiset kryesore gjermanike, formuan kombin gjerman dhe atë skandinav. Shpesh me emrin Teuton përfshihen të gjitha fiset gjermanike.

Anglo-saksonët janë fiset që populluan Albionin (Britaninë) dhe që u bashkuan me britanikët e vjetër për të formuar kombin britanik.

Normanët janë, gjithashtu, fis gjermanik, që kanë luajtur rol në etnogjenezën e kombit gjerman.

Gotët e quajtur albanë, janë një fis i rëndësishëm gjerman. Dihet që këto kanë populluar Evropën me emigrimet e tyre nga Lindja.

Por cilët ishin këta popuj dhe nga dolën?

Këta popuj kanë qenë të së njëjtës origjinë me popujt pellazgo-trojano-iliro-thrak, ose e thënë ndryshe gjermanët janë iliro-thrakë.

Shkrimet e historianëve antikë dhe atyre të Mesjetës, vërtetojnë që frankët, gjermanët dhe skandinavët janë popuj iliro-thrakë, të cilët emigruan në kohë të ndryshme drejt Perëndimit.

Ka dy valë dyndjesh kryesore të fiseve gjermanike, nga territoret trojane dhe ilirike, në drejtim të perëndimit.

Faza e parë fillon pas Luftës së Trojës, pra rreth shekullit XII p.l.k., por edhe më përpara për të cilat folëm më parë. Siç e pamë, janë të dokumentuara emigrimet e trojano-dardanëve drejt Italisë me Ene Dardanidin, emigrimi i nipit të Ene Dardanidit, Britit drej Albionit në shekullin XI p.l.k., emigrimi i trojanëve drejt Belgjikës dhe drejt Skandinavisë. Këto janë vërtetuar nga autorët antikë si Virgjili, Straboni, Dionis Halikarnasi etj., si dhe nga historia e shkruar nga këta popuj gjatë Mesjetës.

Faza e dytë fillon në shekullin IV p.k. dhe vazhdon deri në shekullin e VI-VII të erës së re. Në këtë fazë janë emigrimet masive të popujve të quajtur gjermanikë, nga Iliriku dhe Troja. Pse morën rrugën e emigrimit këta popuj që lanë pas vende të ngrohta dhe të begata dhe shkuan në vende të ftohta dhe të varfra?

Shpërnguljet e popullsive nga Troja, Thraka, Iliria, Dakia apo Deti i Zi ndodhën si pasojë e luftërave të vazhdueshme dhe dyndjeve barbare nga lindja. Me pushtimin romak, një pjesë e popullsisë që nuk iu bind rregullave të Romës, kapërceu Danubin dhe emigroi drejt perëndimit dhe veriut, ku ishin më të lirë. Popullsia etnike evropiane thrako-ilire e shtyrë nga dyndjet e sllavëve që vinin nga Azia emigroi përtej Danubit në vende të sigurta dhe këto dyndje janë quajtur Gjermanike por në fakt, janë dyndje iliro-thrake. Faktet që tregojnë origjinën iliro-thrake të rracës gjermanike në mënyrë të drejtpërdrejtë janë të shumta.

1- Kronisti i mesjetës Gregorius of Tours thotë se “Frankët kanë dalë nga fisi i Panonëve”. Panonët ishin fis ilir, që do të thotë se frankët janë ilir.

2 – Dudu, kronisti i Normandëve tregon se “Normanët dhe frankët ishin i njëjti popull dhe kishin gjysh Antenorin”. Pra, siç tregohet edhe nga kronisti i Normandëve, edhe ata kanë dalë nga Iliria, pasi Antenori është udhëheqësi legjendar që u priu frankëve në rrugën e tyre nga Panonia e Ilirisë, deri në Francën dhe Gjermaninë e sotme.

3 – Edhe në kronikën ‘Chronicle of Hunibald’ jepet emigrimi i pasardhësve të Antenorit nga Iliria për në Francë.

4 – Fredergar, një tjetër kronist i Mesjetës, ka shkruar një kronikë në të cilën thotë se “Frankët vijnë nga Troja”. Ai thotë se një grup trojanësh u vendos në Paioni dhe që aty u nisën për të emigruar për në Francën dhe Gjermaninë e sotme.

Të dy grupet e historianëve mesjetarë janë të një mendjeje lidhur me origjinën e frankëve, sepse paionët ishin dhe ilirë dhe trojan dhe maqedonas në të njëjtën kohë, pra, një etni, kështu që nuk ka ndonjë ndryshim midis thënieve të autorëve për këtë çështje. Ata janë tepër të saktë dhe të një mendjeje lidhur me faktin se frankët janë nga Panonia Ilire dhe se që aty u nisën drejt Perëndimit.

5 – Rethanan Macre, është një tjetër studiues mesjetar që ka dhënë të plotë linjën mbretërore të frankëve nga Priami deri te dinastitë Merovinge dhe Karolinge, mbështet prejardhjen trojane të frankëve, por ai thotë se, kur emigruan, dolën nga Panonia Ilire.

6 – Këto të dhëna të autorëve të Mesjetës, koiçidojnë me të dhënat që jep edhe autori Virgjili tek Eneida, thotë se “Antenori kaloi përmes liburnëve, retëve, dhe vendolikëve të cilat ndanin Panonin nga Reni, dhe u vendos tek ky lum ku themeloi qytetin Patavium.” Pra Virgjili para këtyre kronistëve thotë të njëjtën gjë që ka një Antenor që nga ilirët shkoi në Ren. Fiset e liburnëve, retëve, vendolikëve ishin fise ilire, kështu që Antenori ka dalë nga Iliria. Autori në këtë rast e shtrin konceptin e Panonisë Ilire në të gjithë Alpet e Evropës deri në kufi me Renin.

7 – Straboni te Gjeografia thotë se “Udhëtimet e Enesë janë fakte tradicionale, ashtu si ato të Antenorit”. Po Straboni thotë se qyteti Opsicella, i themeluar nga Ocelasi, të cilët së bashku me Antenorin dhe fëmijët e tij, kapërcyen Italinë”. Pra, Straboni, flet për një shpërngulje të popullsisë me në krye Antenorin të njëjtën gjë që thonë edhe kronikat e Mesjetës. Ai flet edhe për koloni të tjera trojane, apo fise të tjera që ishin vendosur atje pas Luftës së Trojës. Straboni i quan Henetët si kelt, por ai thotë, se sipas disave ata janë pasardhës të Antenorit që iku nga Troja pas luftës. Këto fakte që japin autorët mesjetarë për udhëtimin e Antenorit nga Iliria në Ren vërtetohen edhe nga Virgjili dhe Straboni. Kjo do të thotë se janë të vërteta.

Pra, sipas autorëve antikë ka një emigrim të frankëve nga Iliria drejt perëndimit dhe vetë kronistët e këtyre popujve kanë treguar se ata vijnë nga Iliria. Fisi gjermanik i frankëve ishte fis ilir, i cili formoi kombin francez, që do të thotë se, përsa i përket etnicitetit, nuk ka pasur dallim midis ilirëve dhe gjermanëve, ashtu si midis këtyre të fundit dhe fiseve thrake, trojane. Me një fjalë frankët apo francezët janë Ilir.

Edhe kronisti i normanve ka shkruar që normanët janë të së njëjtës origjinë si edhe frankët, që do të thotë se janë ilirë, për aq kohë sa frankët kishin dalë nga Iliria.

Pra, fiset e Frankëve dhe Normanëve janë Ilir, gjë që tregon se gjermanët janë Ilirë.

8 – Gotët gjermanikë janë quajtur Getae dhe Straboni kur flet për etnicitetin e tyre i quan si “Getae ishin thrakë, dhe jetonin në anën tjetër të Danubit, ashtu si dhe mysët, të cilët janë thrakas gjithashtu, dhe janë identikë me njerëzit që tani quhen Moesi. Nga këta myse dalindhe myët, që tani jetojnë ndërmjet frigasve, lidasve dhe trojanëve. Dhe vet frigasit janë brigianë një fis thrakas”. Straboni tregon se gotët gjermanik ishin të një race me thrakët, mysët dhe trojanët, nga ku del se gotët ishin fis me etniciteti iliro-thrako-trojan.

9 – Straboni thotë për Dakët e Getae se “disa njerëz janë quajtur dakë dhe të tjerët janë quajtur getae, të cilët shtrihen në drejtim të Pontit, dhe dakët që shtrihen në drejtim të Gjermanisë dhe burimit të Isterit. Gjuha e getaeve është e njëjtë me atë të dakëve. Ai thotë se emigrimet e geatëve përtej Istrit, janë të vazhdueshme”. “Gjuha e thrakasve është e njëjtë me atë të gotëve”.

Straboni e tregon qartë që dakët janë të një race me gotët, ashtu siç ishin edhe thrakët, atëherë edhe trojanët dhe ilirët të cilët siç e kemi parë janë të një etnie me thrakët, janë të një etnie me dakët dhe gjermanikët. Ai dëshmon për emigrimet e herëpashershme të gotëve drejt perëndimit, që e tregon qartë se nga cili popull kanë dalë gjermanët.

Fjalët e gjuhës dake përkthehen 60 përqind me shqipen që do të thotë se, meqë Straboni tregon se thrakët, dakët e gotët gjermanikë flisnin një gjuhë, atëherë ajo ka qenë të paktën 60 përqind shqip apo një dialekt i shqipes. Shqiptarët janë i vetmi popull etnik evropian që ruajti gjuhën e vjetër të Evropës, pasi kombet e tjera që rrodhën nga kjo racë e njëjtë krijuan gjuhë të tjera, por që nënë kanë shqipen.

10 – Në kronikën mesjetare të piktëve, të cilët ishin një popull që erdhën nga vendet e skythëve, territoret e të cilëve shtriheshin në Moldavinë dhe Ukrahinën e sotme, nga ku ata emigruan për në Britani, thuhet se “Dakët janë prej së njëjtës prejardhje ashtu si dhe goetet, pra gotët”. Po në këtë kronikë thuhet, gjithashtu, se “Skithët e gotët kanë të njëjtën origjinë”.

Piktët në Mesjetë thonë po të njëjtën gjë që ka thënë Straboni në Antikitet se gotët janë i të njëjtit etnicitet me thrakët, dakët, trojanët, ilirët dhe me skithët. Gotët gjermanikë janë quajtur dhe me emrin albanë.

11 – Fakti i fortë është libri i vetëm i shkruar nga një gjerman got, i quajtur Jordanes në shekullin e VI, me titullin “Origjina dhe bëmat e gotëve”, në të cilin tregohet origjina e gjermanëve. Vetë autori është got dhe e njeh mirë historinë e popullit të tij dhe faktet që ai jep, janë dëshmi që nuk mund të kontestohen lehtë, sepse ai jetoi në periudhën kur gotët filluan të emigronin drejt Gjermanisë.

Ai tregon se gotët quhen myzë dhe fisi i tyre kufizohej në jug me Maqedoninë Veriore. Pra, ai dëshmon se gotët gjermanikë jetonin në veri të Maqedonisë dhe quhen myzë, por myzët në të gjitha burimet dalin si fis iliro-thrakë që do të thotë se vetë gotët gjermanikë janë iliro-thrakë.

Në libër ai tregon një pjesë të historisë së thrako-iliro-trojanëve pjesë e të cilëve ishin edhe goto-myzët që nuk e njohim fare nga burimet historike greko-romake. Kështu tregon se mbreti i myzo-gotëve, i quajtur Tanau luftoi kundër faraonit Vesos të Egjiptit, i cili kishte ardhur për të pushtuar gadishullin Ilirik. Myzët i mundin egjiptianët dhe i ndjekin deri në Egjipt. Në rrugën e kthimit ata pushtojnë sipas tij Azinë dhe nënshtrojnë Sornusin mbretin e medëve. Jordanes thotë se parthët e kanë origjinën nga myzo-gotët që qendruan në atë pjesë të Azisë. Ai tregon se paraardhësit e tij pushtuan Kaukazin, Armenin, Sirinë, Kilikinë, Galatinë, ishujt e Egjeut si dhe ishin Myzët, ata që ngritën tempullin e Dianës në Efes. Sipas tij myzët ngritën një perandori nga Deti i Kuq në jug deri në vendin e skythëve në veri. Këto të dhëna interesante dëshmojnë se mysët, iliro-thrakas kanë pasur ushtri të fortë dhe kanë luftuar deri në Egjipt dhe nën sundimin e tyre kanë qenë territore të gjera. Kjo pjesë e historisë nuk njihet fare nga grekët pasi ata nuk kishin ardhur ende në Evropë prandaj dhe nuk flasin për këto ngjarje. Në fakt, të dhëna të plota e interesante për historinë e vjetër të Iliisë, gjen më tepër në kronikat gjermanike të Mesjetës, se sa tek autorët antikë greko-romak. Kjo tregon se këta popuj gjermanikë e kanë ditur mirë historinë e iliro-thrakëve se ishin vetë iliro-thrakë.

Jordanes dëshmon se myzët kanë marrë pjesë në luftën e Trojës dhe se mbreti i tyre vret Thesandrin, por vritet nga Akili. Pas vdekjes së mbretit, në pushtet vjen djali i tij Euripyli, i cili ishte nipi i Priamit, pasi mbreti kishte marrë të motrën e Priamit për grua. Troja rindërtohet dhe rimerret nga dera trojane, por janë myzët ata sipas tij që e shkatërrojnë për herë të dytë. Edhe kronikat dhe librat e tjerë historikë të mesjetës së Evropës perëndimore, flasin për tri luftëra trojane që do të thotë se, autorët grekë e kanë njohur shumë pak historinë e popullsinë që banonte Ilirikun dhe për të njohur historinë e Ilirisë duhet të bazohemi me seriozitet në të dhënat e burimeve mesjetare të hershme të racës gjermanike.

Pra Jordanesi tregon histori të panjohura që i përkasin një periudhe historike të hershme dhe dëshmon se gotët ishin në truallin iliro-thrak që në këto kohë të lashta fakt që tregon se gotët ishin vet iliro-thrakët, pasi nuk ka të dhëna nga autorë të tjerë që t’i quajë myzët si të një etnie tjetër që nga koha e Homerit e deri në kohën që flet Jordanesi në shekullin e VI.

12 – Në “Pictich Chronicle” thuhet se “Skithët kanë lindur me flokë të bardhë nga bora që bie në mënyrë të vazhdueshme dhe ngjyra e flokëve i dha emrin skithëve dhe për këtë u quajtën albanë dhe nga ata skotët dhe piktët e kanë origjinën. Albania kishte fqinj amazonat”. Pra, te kronika Pikte thuhet se piktët vetë dhe skotët e kanë origjinën e tyre nga Skithët e quajtur albanë. Skithët (nga të cilët rrjedh një pjesë e kombit britanik), siç e thamë, ishin të një kombësie me thrakët e dakët, që do të thotë të një kombësie me pellazgo-ilirët.

Straboni thotë se Thraka është bërë zakon të quhet Skithia e Vogël. Kjo tregon se thrakët ishin vetë skythët.

13 – Straboni i quan fiset gjermanike në Veri si Albane, dhe më të mirënjohurit tek këto fise gjermane të quajtura albane janë Cimbrit dhe Sucambrit. Sukambrit autorët i vendosin në Panoni, dhe cimbret në Detin e Zi, përpara se të gjendeshin në Gjermaninë Veriore. Pra, që albanët e Gjermanisë janë ilirë, sepse sukambrit janë panonas, pra ilirë.

Autorët e Mesjetës shpesh e shtrinin konceptin e fisit panonas deri në lumin Don dhe Dnjepër, ndërsa autorët romak në Panonin ilire fusnin edhe Alpet e Evropës. Kështu pra, emri Panoni në disa raste ka përfshirë brenda vetes edhe fiset thrake, dake, skithe, gote të cilat Straboni dhe autorë të tjerë dëshmojnë se kanë një gjuhë dhe janë të një etnie.

14 – Retet e Vendolikët janë quajtur nga Straboni dhe autorë të tjerë si fise ilire. Emrat e tyre janë shqip dhe tregojnë vendin ku ata banonin. Kështu Re do të thotë që banoj tek retë, janë fis i reve, dhe ata vërtet banonin në Alpet e Evropës në një lartësi me retë. Vendolik po në shqip do të thotë Vendolik, pra që jam vendas dhe ku ka më vendas se ata që banojnë në majë të malit. Nga fiset ilire të Alpeve të Evropës u popullua një pjesë e madhe e Gjermanisë dhe Italisë Veriore.

15 – Tek belgët, Straboni përmend të parët venetët apo enetët, të cilët bënë luftën detare me Cezarin, dhe ai tregon se janë të njëjtë me venetët e Italisë. Nëse Venetët e Belgjikës janë të një popullsie me Venetët e Italisë, atëherë venetët apo enetët e Belgjikës janë ilirë, sepse autorët e antikitetit i kanë quajtur enetët, si ilirë. Pra, ilirët kanë populluar edhe Belgjikën.

16 – Në kronika Saksone “Widukind” të shek. X thuhet se “Saksonët kanë prejardhje nga Maqedonia nga ushtria e Aleksandrit të Madh”. Maqedonët ishin një fis iliro-pellazg, sepse Maqedonia është quajtur me emrin Paioni dhe paionët janë ilirë, që do të thotë se edhe maqedonasit ishin po ashtu ilir.

17 – Në kronikën anglo Saksone, të quajtur si dorëshkrimi Pseudo-Sybella, e shkruar në latinisht, tregohet se Britania ishte një ishull i populluar nga të mbijetuarit e Trojës (insulam reliquiis Trojanoru inhabitatam). Këtu e ka fjalën për trojanët që u quajtën britanikë nga Briti dhe që zbarkuan në Albion në shekullin XI p.l.k. Pra, pushtuesit anglo-Saksonë e dinin mirë origjinën e popullit të Britanisë në kohën që pushtuan Britaninë, dhe i konsideronin ata si të një race me veten e tyre. Anglo-Saksonët ishin maqedonas, fakt që do të thotë se nuk ka dallim etnik midis ilirëve, maqedonëve dhe Trojanëve. Anglo-Saksonët tregojnë, gjithashtu, se ata kanë të njëjtën kombësi me gotët dhe frankët që vërteton se ilirët, thrakët, trojanët ishin një komb, sepse frankët dhe gotët dolën nga Iliriku dhe Troja.

18 – Teutonët janë gjermanikë dhe nga ata kanë prejardhjen edhe skandinavët. Shpesh me emrin Teutonike quhen të gjithë gjermanët. Emri Teuton është një emër pellazgo-ilir, dhe del për herë të parë tek Iliada e Homerit kur mbreti i pellazgëve të Azië së Vogël quhet Leto Teutamidi. Teuta ka qenë emër ilir, pasi ka pasur një mbretëreshë ilire me këtë emër që përdoret edhe sot në botën shqiptare. Teutonët kanë shumë lidhje për sa i përket emrit të tyre me ilirët dhe trojanët.

19 – Teutonët tregonin se ishin trojanë dhe këtë e kanë thënë autorë mesjetarë, midis të cilëve një Kronist Frank ka shkruar në shekullin e gjashtë një kronikë, e cila është dhe një nga më të vjetrat e frankëve, në të cilën thotë se “Populli Teutonik i kishte thënë kronistit, se ata kishin të njëjtën gjak si romakët dhe që ata kishin emigruar si romakët nga Troja, dhe se ata kanë të njëjtën prejardhje nga heronjtë e Trojës”.

20 – Taciti thotë për teutonët se janë racë e pastër dhe që për t’u mos u përzier me fiset e tjera erdhën me anije nga oqeani. Kjo do të thotë se dhe për Tacitin, i cili ishte një njohës shumë i mirë i gjermanëve, teutonët janë të ardhur, por ai vë në dukje se janë të ardhur nga rruga detare, nga oqeani ndërsa tek kronikat e tjera konsiderohen të ardhur por nëpërmjet luginës së Danubit. Pra, burimet tregojnë që teutonët gjermanikë janë të ardhur dhe jo vendas.

21 – Më 787, historiani i mirënjohur Paulus Diaconus shkroi një histori për bishopin e Metz dhe njëri nga të afërmit e arkipeshkopit kishte një djalë me emrin Anchises. Pauli thotë se ky emër është vendosur në kujtim të babait të Ene Dardanidit që shkoi nga Troja në Itali, dhe duke iu referuar evidencave të vjetra ai thotë se frankët ishin pasardhës të trojanëve. Angises kishte qenë një nga udhëheqësit e teutonëve për në Gjermani.

22 – Islandezët dhe skandinavët kur flasin për origjinën e popullit të tyre teutonik, e quajnë atë si racë trojane. Kjo tregohet në kronikat mesjetare skandinave të quajtura si Heimskringla dhe Prosa Edda.

23 – R[b]obert Wace me Roman de Rou[/b] si e pamë dhe më sipër thotë se normanët janë Trojanë dhe se ata lanë Trojën në flakë dhe emigruan në Skandinavi, e cila është quajtur Danë për nder të emrit të lavdishëm të Trojës.

24 – Galët, Cezari i quante si të të njëjtës racë me romakët, pra trojanë që kishin ardhur në ato territore pas rënies së Trojës (fratres consanguineique). Ndërsa frankët, që erdhën më pas, pretendonin se me galët ishin një fis, se të dy e kishin origjinën e tyre nga Troja, që ishin ndarë në dy grupe dhe u ribashkuan pas 1500 vjetësh. Pra, si romakët dhe frankët i quajnë galët trojanë.

25 – Në librin Historia e Britanisë, e Neniut vepër e shekullit VIII, jepet një e dhënë nga autori, që ai thotë se e ka marrë nga Bibla e vjetër dhe nga autorë të mëparshëm, në të cilën tregon se kombi britanik e ka prejardhjen nga njëri nga bijtë e Nohut, Jafeti dhe nga djali i tij, Jovan. Në Bibël, Zoti e quan Aleksandrin e Madh të Maqedonisë si mbret të Jovanit. Maqedonasit janë quajtur panon, por panonët ishin ilirë, prandaj dhe anglo-saksonët ishin ilirë.

26 – Autori Panajot Kupitori nga Hydra në veprën e tij “Studime Shqipëtare” thotë se “Historianët bizantinë të shekujve të XIV, XV, XVI shqiptarët i quajnë, arvanitas, alvanus, ilirus, trivallus, skithas, myzë, kroat, polanius dhe saramantes”.

Këto të dhëna janë shumë të rëndësishme që tregojnë se shqiptarët nga historianët janë quajtur me të gjithë emrat e fiseve nga ku doli raca gjermanike, që do të thotë se ka qenë e qartë për historianët e Bizantit se shqiptarët kanë qenë të një etnie me të gjitha këto fise, gjë që vërtetohet nga të gjitha burimet historiket.

27 – Laibinici thotë se, shqiptarët janë keltë nga origjina dhe gjuha e tyre është fis me gjermanishten dhe frëngjishten. Laibnic studioi pak fjalë nga shqipja dhe arriti në përfundimin se shqiptarët dhe gjuha e tyre janë të një race me gjermanët.

Si konkluzion, fiset që populluan Evropën e kanë origjinën të gjitha nga populli iliro-thrako-trojan që ishte i së njëjtës kombësie, fakt që vihet në dukje si nga autorët e Antikitetit dhe nga ata të Mesjetës së hershme dhe të mesme. Këto fise populluan Evropën në disa valë, të cilat kishin filluar që para Luftës së Trojës, vazhduan pas Luftës së Trojës dhe vala më e madhe ishte ajo që filloi nga shekujt IV p.l.k. deri në shekujt V-VI-VII pas erës së re. Kombet gjermane, angleze dhe skandinave janë të një race me ilirët, pra, me albanët, shqiptarët e sotëm.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...