2017-07-24

DR. SELFULLAH MALOKU : Rusia fshihet pas radikalizimit të shqiptarëve në Ballkan


Me shfaqjen e grupit terrorist ISIS disa vite me pare ne zonen midis Sirise dhe Irakut doli në pah dhe u shfaq për publikun dhe forma e përdorimit te eksportimit te luftëtarëve të huaj në një vend në konflikte. Kjo erdhi fillimisht në saje të propagandës fetare ne vende te ndryshme, kryesishte ato me probleme sociale apo që vinin nga kriza dhe luftera te ndryshme ku dhe Ballkani luante nje rol te madh kjo dhe se ishte afër gjeografikisht me vendin ku po ndodhte konflikti.

Fillimisht ne Ballkan e kryesisht në vendet shqipfolëse ndikoi propaganda e disa Imamëve me prirje radikale e me pas kjo propagande u be dhe shfaq edhe ne forma te tjera kryesishte ato elektronike. Por gjatë kësaj kohe, në të cilën konflikti në Siri dhe Irak sa vinte e shtohej dhe grupi terroriste ISIS sa vinte e shtonte si territoret ashtu dhe fuqizonte pozitat e tij, fakt eshte se konfliktit e me sakte organizatave dhe grupimeve terroriste që luftonin në këtë zonë ju bashkuan në numër të madh edhe qytetarë nga vende të ndryshme të Europës deri në një shumicë edhe nga vendet Skandinave. Por në atë kohë ashtu si dhe më pas në media të ndryshme u bënë publike e u pasqyruan emrat e disa shqiptarëve të cilët por jo vetëm ju bashkuan këtij konflikti dhe ju bashkangjitën organizatës ISIS.

Fillimisht në media të ndryshme u publikuan emrat e disa shqiptarve nga Kosova, ku përmëndim këtu më të përfolurin Lavdrim Muhaxherin, e të tjerë dhe më pas u fol për grupe shqiptarësh nga Maqedonia të cilët në menyre kolektive u nisen per t'iu bashkuar ketij konflikti e bashkangjitur organizatave terroriste.

Më pas në një numer me te vogel nje propagande e tille u perdor edhe per individe te veçante nga Shqiperia. Duke qënë se Shqipëria është vënd anetar i NATO-s dhe me organe sigurie të konsoliduara dhe në partneritet me ato te NATO-s ishte pa mundur të flitej për numër të madh shifrash shqiptaresh që i bashkohen këtij konflikti. Pa mohuar në asnjë momente se kishte shqiptare nga vendet e Ballkanit që i u bashkuan këtij konflikti tashme qe ISIS-i eshte ne perendim te diteve te tij dhe forcat e kualicionit anti-terror jane duke e shperbere ate jemi me te qarte dhe kemi mundesi të bëjmë një analize të qartë e të ftohte se kush ishte faktori qe i shtyu këta shqiptarë të bashkohen me këtë organizate terroriste.

Që në krye të herës është folur se arsyeja kryesore ishte radikalizimi i këtyre shqiptarëve nga drejtues fetare te shkolluar ne disa vende te Lindjes së Mesme.

Një tezë tjetër ishte ajo e margjinalizimit të këtyre shoqerive dhe veshtiresite ekonomike. Por asnjehere nuk u be nje analize e qarte se kush ndikoi ne bashkimin e ketyre shqiptareve me organizaten terroriste ISIS. Tezat e hedhura nuk qendrojnë sepse nuk pasqyrojnë qartë të vërtetën. Ishin vete segmente shtetërore e instrumente shteterore te vendeve ku jetojnë shqiptatet në Ballkan ata të cilat inkurajuan lejuan e mundësuan nisjen e ketyre shqiptarve per ne Siri.

Këtu i referohen situatës në Maqedoni ku asnjë nga institucionet e sigurisë nuk beri asgjë për të evidentuar e parandaluar keta shqiptare me prirje "radikale" që ti bashkoheshin këtij konflikti por shpejtonin vetëm të bënin publike faktin se shtetasit nga Maqedonia i bashkohen konfliktit ne Siri e Irak jane shqiptare e kurresesi maqedonas.

Kjo vinte fill pas një eksperimenti të sukseshëm ku gjate konflikteve ndëretnike midis shqiptareve e maqedonasve në një nga demostrimet që bënë shqiptarët në Shkup midis tyre në rreshtat e pare u dukën një grup personash të cilët mbanin në duar një flamur të organizatës Hesbullah. Në atë kohë organet e sigurisë së Maqedonisë së drejtuar nga Sasha Millajkov shpejtuan të thoshin në mediat e kontrolluara prej tyre e prej pushtetit se shqiptaret janë mbështetës e përfaqesues te organizave terroriste duke e spostuar vemendjen nga problemet e vërteta dhe zanafilla e konfliktit ndëretnik në Maqedoni.

Dëshpërimisht, e njëjta situatë ndodh në Kosovë. Ku renegate te lene pas nga regjimi serb por dhe te rinj te venë në shërbim së fundmi bëjnë garë se kush mund të akuzojë më shumë e me fort Komunitetin Islam e drejtuesit e tij aty se janë përkrahës e mbështetës të rrymave ekstreme islamike dhe se kane ndikuar në organizimin e personave nga Kosova per t'iu bashkangjitur ISIS-it.

Duke qene se numri i renegateve këtu është më i madh, kuptohet kjo edhe për shkak te politikes se ndjekur nga organet e sigurisë së Serbise gjate viteve te pushtimit te Kosoves ketu kemi deri persona te cilet fale punes së mirë të bërë me ta jane "graduar" në organizaten ISIS, ku me i famshi eshte Lavdrim Muhaxheri, i cili falë daljeve te tij publike bëri të mundur zbatimin e përpiktë të politikave sllave Ruso Serbe se shqiptarët në Ballkan janë terroristë, e si te tille nuk duhen integruar ne BE por vendi i tyre eshte prane botes Islame dhe jo aty ku e meritojne në zemër të Europës.

Gjatë proçesit gjyqësor të bërë në Shqipëri ndaj grupit të vetëquajtur të "Imameve" rezultoi se edhe një prej të akuzuarve Genc (Abdurraman) Balla para se të vinte në Shqipëri ka qënë në Maqedoni ku është indoktrinuar e ka hyrë në kontakte atje me "ekstremistë" të tjerë dhe më pas, pas ardhjes në Shqiperi u aktivizua.

Lind , me kë ra ne kontakte në Maqedoni Genc (Abdurraman) Balla me ekstremistë fetarë shqiptare apo me radikalet ekstremiste të Sasho Millajkovskit. Që pas konfliktit në Bosnje, politika e vendeve sllave e kryesisht e Rusisë, ka qënë e qartë në idenë se duhet me çdo kusht që shqiptarët si në Shqipëri ashtu dhe në shtetet e tjera si Kosova dhe Maqedonia duhet të paraqiteshin si radikale myslimane me qëllim që shtetet perëndimore e veçanërisht Sh.B.A-të të largoheshin prej tyre dhe më pas Rusia të mund ti fuste ne "daren" e saj. Dhe ja shansi erdhi, konflikti në Siri dhe Irak ishte rasti më i mirë dhe ideal për ta vënë në jetë këtë plan. Rusia nëpërmjet influences së saj në Serbi e Maqedoni dhe ne Shërbimet e tyre Sekrete u impenjua ne zbatimin e ketij plani qëllimi i të cili nuk është gjë tjetër veçse vazhdimi i politikës dhe planeve të saj të vjetra për shqiptarët duke dashur ti izolojë nga pjesa tjetër e Europës dhe SHBA-së dhe për këtë u kujdesen si gjithmone aleatët e saj sllave ne Ballkan, Serbia e Maqedonia. Por, ajo qe Rusia se bashkë me aleatet e saj "vegla" sllave në Ballkan, është se kjo sado e sukseshme mund të ketë qënë në një fragment kohe te caktuar, duke pasur parashysh ndjeshmerine e botes perëndimore ishte e prirur që të dështonte që në fillim.

Megjithe impenjimin serioz te bere nga Sherbimet Sekrete te Serbisë e Maqedoni në inskenimin e shfaqjeve dhe servirjes së shqiptarve të Kosovës, Maqedonisë e Shqiperisë si eksportues e përkrahës te terrorizimit kjo tezë ashtu si të gjitha tezat anti shqiptare të përgatitura e servirura e ideuara nga Serbia dhe vënë në jetë nga sllavët e Ballkanit Serbia e Maqedonia shumë shpejtë do te binte poshtë.

Fillimisht shteti shqiptar nëpërmjet institucioneve të tij ligjzbatuese e në koordinim të plotë me aleatin e tij SHBA-në bënë të mundur ndalimin e më pas arrestimin e disa personave të cilët jepnin mbështetje për individe të veçantë që kërkonin ti bashkangjiteshin konfliktit në Siri e grupeve të ndryshme terroriste aty. Në atë kohë SHBA-të por dhe ëende të tjera e organizna te tjera shprehën mbështetjen e falenderimet e tyre ndaj shtetit shqiptar. E njëjta situatë u përsërit sukseshëm në Kosovë, ku policia në koordinim me partnerët Amerikanë e Euro-Atlantike kreu një sërë ndalimesh e arrestimesh ndaj personave të ndryshëm që përkrahnim dhe përhapnin ide rradikale. Të zëna ngushtë e nën presionin e SHBA-ve, edhe në Maqedoni policia bëri disa ndalime e bashkë me këto ndalimi e arrestime ndaloi dhe loja dhe dëshira Ruse Serbe Maqedonase për përbaltjen e faktorit shqiptar në Ballkan si eksportues terrorizmi. Ndërsa veçanërishtë Kosova dhe Shqipëria morën falenderime për kontributin ne luftën kundra terrorizmit nga ana a Departamentit të Shtetit Amerikan. Ku në të njëjtën deklaratë publikohej edhe mbi ndërhyrjet e shtuara dhe format "malinje" të këtyre ndikimeve. Tashmë loja ndaloi e roli i Rusise dhe aleatëve në Ballkan doli qarte dhe haptazi në pah ashtu si dhe dështimi i tyre.

NEVERI


Image result for anton dede
Nga Andon Dede, Nju York



Një miku im, që, siç pohon vetë, nuk lë shkrim timin pa lexuar, madje më merr dhe telefon për ta konfirmuar këtë, më thotë para pak ditësh:”U bënë ca kohë që s’kam lexuar gjë prej teje, mos ke ndërruar botuesit”. ”Ke të drejtë, ia ktheva, por nuk e kam ndjerë të nevojshme apo, si të thuash, s’mëështë bërë për mbarë. Kur ke parasysh bombardimin mediatik në Shqipëri që, në krahasim me popullsinëbesoj se ështënga mëintensivët në Botë dhe gjithë atë luzmë politikanësh që gumëzhijnë në të katër anët e vendit, e ke vështirënë mos edhe të pamundur qëtë thuash diçka të re, të pathënë më parë…”. “Megjithatë, - shtoi miku im, që me sa dukej nuk mbeti i kënaqur nga reagimi im,- secili që shkruan apo dhe flet, ka këndvështrimin e vet. Pikërisht kjo e përligj gjithë këtëlukuni analistësh, gazetarësh, opinionistësh apo quaji si të duash. Për më tepër që koha për të cilën po flasim, ka qënë e ngarkuar me ngjarje nga më të larmishmet e më tëçuditëshmet, si asnjëherë tjetër: u zgjodh presidenti i ri, u ngrit çadra, vërshuan ndëkombëtarët, nga këndej e andej oqeanit, u takuan dy krye-partiakët, u bënë zgjedhjet…që ti i di më mirë se unë. Për tërë këto, s’ka se si të mos kesh dhe ti vlerësimet e tua, tjetër punëa dëshiron t’i bësh publike apo jo…Por, me që u takuam, a mund të më thuash, me pak fjalë, se si i gjykon tërë këto zhvillimet e fundit në vendin tonë?”. Mblodha buzët, tunda kokën e po e shikoja si me habi: e ç’mund t’i thosha kur për secilën nga ato ngjarje janë shkruar dhjetra në mos qindra artikuj e në kanalet e ndryshme televizive është folur për orë të tëra. Ai ma “lexoi”mendimin e prapë nuk hoqi dorë nga e tija: “Takohemi ndonjë ditë e bisedojmë më gjatë, se të dyve na duhet të ndahemi tani…”- i thashë për ta mbyllur këtë temë, por prapë pa sukses. “Po mirë,or burr i dheut, më thuaj një përshtypje, se nuk bëhet qameti”. Ndërkohë, unë po vrisja mendjen se ç’mund t’i thosha, sa më shkurt, qoftë edhe me një fjalë të vetme. “Eureka!- bërtita, - s’po ta prish, e gjeta vlerësimin tim për gjithëzhvillimet e fundit politike nëShqipëri, që mos të të ngelet merak: NEVERI! Je i kënaqur tani? Më hollësisht bisedojmë ndonjë ditë tjetër.” Dhe u ndamë.
Në respekt të tij e tëndonjë tjetri që mund të më lexojë, po përpiqem, sa më shkurt, të jap mendimin tim, për zhvillimet më të fundit.
Presidenti
Si mund të mos tëtë shkaktojë neveri fakti se kush u zgjodh e si u zgjodh presidenti i ri? Meta qe betuar e stërbetuar se nuk do e pranonte atë post, por mjaftoi një darkë me mik/armikun e tij Ramën dhe e pranoi postin e numurit një të shtetit. A ka politikan më të përfolur se ai jo vetëm për korrupsion por edhe për një sërë cilësish të tjera negative?!Madje, të shumtë qenë ata, përfshi edhe atë që e zgjodhi, që hamendësonin se e priste burgu. Kujtoni vetëm intervistat e tij të vështira jo vetëm tek mediae vendit por edhe tek të huajat. Statusi i ri që mori e donte që ai të hiqte dorë nga përkatësia partiake e të qëndronte mbi palëtpor, gjatë fushatës, ai qe më partiaku e më agresivi nga të gjithë të tjerët. Vetëm ndonjë naiv mund të presë që ai të veprojë ndryshe kur të ulet në karrigen e numurit një të shtetit, se partishmëria apo militantizmi nuk janë kostume që i vesh e i zhvesh sa herë të duash, për më tepër Meta që e ka treguar veten gjithmonë si një militant i thekur. Po të ndiqje intervistën e tij tek “Opinioni”, kur deklaronte se e kishte pranuar atë post kundër dëshirës së vet por për të nxjerrë vendin nga kriza, pra për të mirën e popullit, rrezik të bëje hari-kiri, si japonezët, apo të çaje barkun, siç themi ne..Si të mos mjaftonin tërë këto, dorëzoi teserën e partisë dhe në krye të LSI-së vuri të shoqen. Përfytyroni kur Monika, nësallon, kuzhinë apo në krevatin bashkëshortor t’i kërkojëtë shoqit ndonjë mendim dhe ai t’i thotë: “Nuk përgjigjem se jam president, mbi palët…”. Mbase kanë vendosur të flenë në dhoma, pse jo dhe vila të ndryshme se mundësitë i kanë. A mund t’i përjetosh pa neveri tërë këto veprime e pohime të tij, kur të gjithë e njohim se kush është?! Kaq budallenj na bënneve që e dëgjojmë? Mbase mirë na e bën, se me sa duket, e meritojmë!
Çadra
U duk sikur çadra e përligji vehten deri para çmontimit të saj. Basha, me fjalimet e përditëshme patetike, deri në ngjirje, sikur na e ndryshoi të gjithëve sadopak opinionin që kishim për të, duke e afirmuar veten si lideri i vërtetë i PD-së. Pse jo? Analistë e politikanë,madje dhe ndërkombëtarët, po i pranonin diagnozat e tij për Ramën e qeverisjen e tij, sidomos për korrupsionin, kriminalizmin e pushtetit dhe kanabizmin e vendit. Me thirrjen e tij për të mos u futur në zgjedhje me Ramën kryeministër po binin dakord të gjithë ata që nuk bënin pjesë në “tepsinë” e këtij të fundit. Dhe ja papritur takimi i shumëpërfolur i 17/18 majit. Si me shkop magjik ndryshoi gjithçka: Kryetari i Opozitës hoqi dorë nga kërkesat radikale, çmontoi çadrën dhe pranoi të hyjë në zgjedhje jo vetëm me Ramën kryeministër por dhe tëbashkëqeverisë me të. Njerëzit nuk po iu besonin syve dhe veshëve kur dëgjonin nga goja e Bashës një retorikë krejt tjetër. U duk sikur armiqtë e deridjeshëm, që nuk kishin lënë gjë pa thënë kundër njeri tjetrit, papritmas na u bënë miq. Hë, pra, a nuk të ngjall neveri gjithë kjo?
Enigma e 17/18 majit
(Habitem me ata që habiten)
Gati të gjithë, politikanë e analistë, po luajnë mëntç për të zbuluar se ç’është diskutuar mes Ramës e Bashës në atë mesnatë. Nga një anë, nuk kanë faj, se pas asaj qepallosjeje, ndryshuan si me magji që të dy. Unë nuk e kam të vështirë të marr me mënd se si ndodhi ai ndryshim, madje habitem me të habiturit që nuk e kuptojnë se si mud të ndryshojnëtek ne qëndrimet e dy liderve brenda një nate. As më shumë e as më pak, problemi është fare i thjeshtë e i qartë: ata i kanë kapur xhaketën me derë njeri tjetrit. Rama e Basha janë akuzuar aq shumë jo vetëm nga Media e kundërshtarët politikë por dhe nga autoritetet ligjore të vendit e ndërkombëtare, për mega-afera korruptive. Ja, ky është çelësi që zbërthen atë pesë-orësh misterioz. A nuk të neveritet edhe kjo marrëveshje e fshehtë e kthesë e tyre e papërligjur?
Fushata e zgjedhjeve
Qe më qesharakja, edhe pse pa incidente, si herët e tjera. Pa nerv, pa shpalosje programesh, pa debate të mirëfillta. Kryeministri, veshur me brekushe për t’u dukur sa më popullor, shkonte fshat më fshat e qytet më qytet, apo dhe nga njëtelevizion në tjetrin, e bënte qyfyre. As që donte t’ia dinte për premtimet e pambajtura,për kolapsin ku ka rënëekonomia evendit, për ikjet masive të të rinjve, për kanabisin që furnizon Europën, për asgjë, veç batuta, përralla, dialogje vulgare. Po ta dëgjoje e të mos e njihje, as që të shkonte në mendje se qe kryeministri i një vendi që po kërkonte një mandat të dytë. Për hir të së vërtetës duhet pranuar se ai nuk i bënte rastësisht tërë këto. Duke pasur vetëm bilance negative ai iu shmang me mjeshtëri ballafaqimit e u mor me retorikë boshe, duke u bërë gjoja interesant e popullor. Kishte gazetarë që e miratonin një zgjidhje të tillë duke pohuar se ka ikur koha e programeve dhe premtimeve; njerëzit tashmë votojnë për liderat, për personat; sa arrijnë ata ta bëjnë për vete masën apo turmën dhe, ndofta, nuk e kishin keq, se tek e fundit ajo do t’ia jepte votën.
Dhe nga kundërshtarët e tij, fushata nuk të ngjallte asnjë interes: Basha tashmë e godiste si me pambuk kryemafiozin e djeshëm që donte me demek t’i zinte vendin; Meta me të vetët, për çudi u hodhën në një agresion të egër ndaj dy partive të mëdha, që siç të linin përshtypjen pas takimit të shumëpërfolur, patën vendosur ta nxirrnin LSI-në jashtë loje. E kishe të vështirë ta besoje se ata që po shanin tani njeri tjetrin, vetëm pak kohë më parë kishin shpallur vazhdimin e aleancës qeverisëse. Tamam kalamaj që luajnë e që papritur prishen kur kuptojnë hilet e kundërshtarit.
Fitore e turpshme e Ramës
Pas gjithë asaj fushate me qyfyre e me pranim me zë të ulët të dështimeve katër-vjeçare, nga qëe kishin penguar aleatët, siç pohonte kryeministri ynë karagjoz, logjika më elementare e donte qëRama, jo vetëm të mos e fitonte dot atë 71 përqinshin e stër-lypur në çdo miting e intervistë, por minimumi të dilte një rezultat i balancuar që do të kërkonte detyrimisht koalicionme dikë tjetër. Por, ja që jetojmë në kohë çudirash e kemi të bëjmë me një elektorat po aq të çuditshëm: Rama fitoi jo 71 po 74 deputetë, më tepër edhe se sa ëndërronte vetë. Inat kije por hakun mos ia haj: ai ia arriti qëllimeve të tij: nxorri Lulin nga çadra, e detyroi të hyjë në zgjedhje, përçau PD-në siç nuk kishte ndodhur kurrë më parë dhe tani ka të drejtë të kapardiset si mbret. Tjetër punë që fitorja e tij është ngamë të turpshmet në këtë çerek-shekullin e Pluralizmit, kur kemi parasysh se me një llogari fare të thjeshtëdel që ai është votuar nga më pak se një e katërta e popullsisë. Kjo më kujton atë historinë me një nxënës që, kur u kthye nga shkolla i tha të atit se kish dalë i dytinë garë. I ati u gëzua dhe e përqafoi. Më pas e pyeti: “Po sa veta ishin në garë?”. “Dy…”- ia ktheu i biri. Por Rama as që do t’ia dijë për këto. Ç’deshi e fitoi, paçka si e qysh. Nuk po merrem me vjedhjen e votave përmes milionavet të pareve që u derdhën si lumë gjatë fushatës, nga kanabisi e burime të tjera të pista. Të ashtuquajturit ministra e drejtorë teknikë, as që arritën të frenojnë sadopak makinën e sofistikuartë fitores së zgjedhjeve qëRama e kishte instaluar prej kohësh. Ata vetëm sa i siguruan kryeministrit alibinë e duhur për krimin elektoral që u krye. A nuk të ngjall neveri e gjithë kjo?!
Po “Republika e re” ku vajti?
Që do të fitonte Rama, asnjë nuk e vinte në dyshim, pavarësisht se siç thamë më lart, ai nuk e meritonte. Duke pasur parasysh mafiozllëqet e tij, siç edhe po i dalin tani një nga një, ai e kishte fitoren të sigurt. Por, që PD-ja të përjetonte humbjen më të thellë në historinë e saj, kjo nuk parashikohej. Arsyet janë të shumta. Mbi të gjitha, përçarja e saj fatale. Qindra mijëra simpatizantë të saj nuk shkuan të votonin, sidomos pas marrëveshjes së fshehtë e të turpshme të Bashës me Ramën. Si do të dilte para publikut Basha pas gjithë kësaj? Kam parasysh sakrificat jo të vogla të ndjekësve të tij që për tre muaj u ngujuan në çadër, duke sakrifikuar jo pak. Dhe ja tani ai i preu në besë, jo vetëm pse u takua me Ramën e nuk tha asgjë se ç’bisedoi me të, por që hoqi dorë aq papritur nga tërë ato akuza e parakushte të tij. Deri sa dështoi kauza e tij, ai duhet ta kishte dhënë dorëheqjen qysh kur ndërkombëtarët, siç u tha, e detyruan të dilte nga çadra. Pas humbjes fatale, doli si i zgërlaquar, gati duke qarë, para kamerave. Në vend që të deklaronte dorëheqjen pa revokim, e “ngriu” postin e tij pa dhënë asnjë përgjigje. Jo vetëm kaq, por pas pak ditësh ai do të “shkrihej” e do të na befasonte përsëri duke pretenduar për të qënë sërish kryetar i PD-së, pavarësisht tre humbjeve radhazi. Ai na dha kështu një mesazh tjetër se, në këtë vend, as që mund të bëhet fjalë për politikanë me sado pak personalitet e dinjitet. Turp e faqja e zezë për të e për gjithë ata që e mbështesin. Neveri!
Ndërkombëtarët
Është për të ardhur keq, deri në dhimbje, që ka akoma njerëz që iu besojnë ndërkombëtarëve. Nuk është fjala për ato shtete që na kanë ndihmuar e vazhdojnë të na gjenden pranë, por për të dërguarit e tyre që vlerësojnë zgjedhjet e fitoren e Ramës, ndonëse e panë se si u zhvilluan ato dhe janë njohur me dështimet e gjithanëshme të qeverisë së tanishme. Kjo tashmë nuk habit njeri. Atyre iu duhet vetëm stabiliteti i vendit dhe as që e çajnë kokën për zhvillimet e brendeshme; as që duan t’ia dinë se në Shqipëri po instalohet një shtet despotik, antipopullor, i korruptuar e që të vetmen “meritë” të dukshme, në raport me ta, ka furnizimin e Europës me narkotikë.
Populli
Më dhimbset mu në shpirt ai popull që po vuan pa e merituar, se andej kam dalë dhe akoma e quaj veten pjesë të tij, edhe pse ndodhem kaq larg. Ndryshe as që do e kisha marrë mundimin të shkruaja këto radhë. Por, kundër dëshirës time, detyrohem të pohoj se ai ka paguar e do të paguajë haraç të madh. Diktatorët që e kanë sunduar kanë kultivuar tek ai nënshtrimin e jo revoltën, gjë që po e shfrytëzojnë pamëshirshëm e paturpësisht edhe kiminelët, vrasësit, intrigantët, makiavelistët e të korruptuarit e pushtetit të sotëm. Liria e Demokracia, që naivisht kujtuam se i fituam në dhjetor të ’90-ës, kërkokan çmim të madh. Kur është fjala për vendin e punës, për bukën e gojës, për të ardhmen e fëmijve, mbase përligjet gjithçka edhe neveria që kemi përjetuar e do të përjetojmë edhe për kushedi sa kohë akoma. Situata politike atje më kujton një thënie pak banale që e kam dëgjuar nga të parët e mij, qysh i vogël: “Ka rënë shkopi në m… e nuk ke nga ta zësh”. Ajo mund të krahasohet me një vidë të sponuar që as nuk e shtyn dot më tej e as nuk e nxjerr për ta zëvendësuar me një tjetër.
Nju York, 21 korrik 2017

Kosovës i rrezikohen rezervat e qymyrit


Image result for korporata energjetike e kosoves

Kosova rrezikon që në një afat të shkurtë kohorë të mbes pa qymyr, kjo ngase rezervat e qymyrit në fshatin Shipitull në Obiliq janë afër përfundimit.


Image result for korporata energjetike e kosoves

KEK ka kërkuar intervenim për këtë çështje ndërsa reagim i ashpër për këtë çështje ka ngritur sindikata e re e KEK’ut.
Related image
Si shkak i mos shpronësimit të tokave e pronave në fshatin Shipitullë të Obiliqit, që nga viti 2016 aty janë ndërprerë edhe punimet në zonat e nxjerrjes së qymyrit.

Image result for korporata energjetike e kosoves

E kjo tashmë po e dërgon në një fazë alarmuese sasinë e rezerva të qymyrit, të cilat shpejt mund të përfundojnë dhe Kosova të mbes pa qymyr.
Image result for korporata energjetike e kosoves

Zyra për media e KEK’ut i ka thënë televizionit përmes përgjigjes elektronike se rezervat janë në rrezik dhe se për këtë KEK ka kërkuar ndihmë të të gjithë faktorëve relevant por që askush nuk ka intervenuar, ani pse ata një pjesë të fajit për këtë gjendje ia vënë edhe aktiviteteve ilegale.

QEVERIA I TRAJTON SHKRIMTARËT TË BARABARTË ME LYPSARËT



QEVERIA I TRAJTON SHKRIMTARËT TË BARABARTË ME LYPSARËT

Nga Reshat Sahitaj : shkrimtar,publicist dhe diplomat shqiptar

Kudo në botë shkrimtarët vlerësohen, por në Kosovë zhvlerësohen

Sot, dinjiteti dhe morali i shkrimtarëve, poetëve, këngëtarëve, mbarë komunitetit artistik, është i përdhosur dhe i degraduar pikërisht nga neglizhenca e klasës politike dhe si rezultat i kësaj përdhosjeje sot lirisht një shkrimtar mund të krahasohet me një lypsar

Gjatë shekujve e dekadave nën sundim ka ekzistuar guximi i pendës intelektuale për t'iu kundërvënë sistemeve okupuese, e veçmas zëri i tyre u dallua gjatë kohës së Rilindjes Kombëtare. Intelektualët e paktë të asaj kohe ngritën zërin për t'i artikuluar interesat kombëtare përmes pendës së tyre kundër sulltanit që fusnin frikë e tmerr tërë Evropës, kundër pashallarëve të ardhur e vendorë që pasuroheshin në kurriz të popullit tonë të varfër duke e sakrifikuar jetën e tyre si Papa Kristo Negovani e shumë të tjerë. Ngritja e zërit të intelektualëve në favor të mirëqenies së popullit natyrisht që ka pasoja nga hakmarrjet e personaliteteve mediokër të pushtetit, por pa sakrificë nuk ka liri.

Penda ishte arma më e fuqishme, e shkronjat u shndërruan në plumba

Në vitet e sistemit okupues serb ishte penda e të riut 22 -vjeçar Adem Demaçi, i cili ngriti zërin për realizimin e të drejtave të popullit tonë, i cili për gati tri dekada u dënua më burg të rëndë nga sistemi okupues. Vargut të intelektualëve që nuk pajtoheshin më sistemin okupues i shtohen edhe poetë të tjerë, si: Fazli Graiçevci, Rexhep Elmazi, Jusuf Gërvallës, Ymer Elshani e madje Ymerin dhe katër fëmijët, gruan, nënën e kunatën i vranë forcat serbe duke i hedhur në pus më 17 prill 1999. Adem Demaçi, Fazli Graiçevci, Rexhep Elmazi,Jusuf Gërvalla,Teki Dervishi, Ymer Elshani e shumë të tjerë pendën e kishin armën më të fuqishme, ndërsa shkronjat e tyre shndërroheshin në plumba të mëvonshëm të luftëtarëve të lirisë.

Krijuesit janë zgjimi i ndërgjegjes kombëtare

Intelektualët e tillë janë zgjimi i ndërgjegjes kombëtare e që sot, jo vetëm që pozita e opozita i kanë harruar, por as kolegët e tyre ende gjallë nuk bëjnë përpjekje për t'i ringjallur veprat e tyre artistike dhe qëndrimet e tyre heroike. Nëse ata ranë në altarin e lirisë kundër sistemit okupues serb, sot është e domosdoshme t'i aktualizojmë veprat dhe heroizmat e atyre që dikur nuk iu përkulën stuhive barbare të armiqve, pavarësisht se duke e ngritur zërin, ne nuk do të marrim subvencione nga asnjë ministri jona për botimin e librave kushtuar poetëve martirë, për organizime të ngjarjeve kulturore të mirëfillta, e për asnjë aktivitet letrar e shkencor. Më lehtë do ta keni të shkruani monografi e ese për figura të rrejshme gjoja patriotike se sa ta trajtoni figurën e Ymer Elshanit apo të Fazli Graiçevcit, ku për të parët do të keni përkrahjen e Qeverisë, ndërsa për të dytët nuk do keni asgjë, përveç: fyerje, ofendime, akuza për megalomani e do të quheni karrieristë. Më lehtë do të keni përkrahje me shuma të mëdha të organizoni ngjarje kulturore, si festivale kushtuar poezi vreshtarisë, poezi kushtuar ditës botërore të ajrit, festivale kushtuar disa krijuesve që dikur i fusnin në burg kolegët e tyre etj., sesa të shkruani për Rexhep Elmazin, Ymer Elshanin e shumë të tjerë që u sakrifikuan për lirinë tonë. Shtrohet pyetja: pse po ndodh kështu?! Mendoj se personalitetet politike pozitë-opozitë, kurrë nuk kanë lexuar asnjë roman, përveç veprën e Haki Stërmillit "Sikur t'isha djalë". Do t'ju duket e pabesueshme, por është realitet që pas shumë bisedave me shumë personalitete politike, kam ardhur në përfundim se ata krenoheshin që kishin lexuar "Sikur t'isha djalë" dhe ndonjë libër të personaliteteve politike të njohura si Kisinxherin, Çerçilin etj. Mirëpo, me secilin që kam pasur rastin të bisedoj, më citonin thënie të mendimtarëve botërorë që të lënë përshtypje se paskan lexuar shumë, e në fakt të gjitha i ke të grumbulluara në "Google". Pra, çka mund të presim nga qeveritarë të tillë që nuk e kanë lexuar asnjë libër?! Nëse nga pyetja e shtruar nuk presim asgjë, nuk mendoj se duhet qëndruar të heshtur. Ngritja e zërit të intelektualëve përmes pendës ndikon dukshëm në ndërgjegjësimin e vetëdijes së tyre dhe të popullit, pavarësisht se ata do të vazhdojnë injorimin e tyre ndaj intelektualëve dhe aty-këtu do të kemi sanksionime, sabotime, injorime deri në zhgënjim. Në një të ardhme të afërt, ata do të shkojnë në përjetësi të harresës, e veprat tona do të lënë gjurmë në kujtesën e gjeneratave të reja. Përveç faktorit se shtresa politike e Kosovës kurrë nuk kanë lexuar libra, është edhe një faktor tjetër që nuk subvencionohen veprat për krijuesit e çështjes kombëtare dhe ngjarjet e mirëfillta kulturore, e ai është pjesa dërmuese e personaliteteve politike dikur ishin në shërbim të sistemit dhe të politikës okupuese. Personalitetet që dikur i shërbyen sistemit okupues,ose bijtë e bijat e atyre baballarëve të ish-sistemit okupues nuk i përkrahin ngjarjet kulturore me interes kombëtar e as veprat mbi krijuesit të cilët e sakrifikuan jetën për çlirimin e atdheut tonë.

Krijues në shërbim të politikës ditore të sotme

Që nga vitet e çlirimit e gjer më sot, disa penda të lodhura nën sundimin shekullor u ndalën të kritikojnë dhe iu rrekën t'i shkruajnë lirisë, luftëtarëve, heroizmave, guximit dhe trimërisë e herë-herë duke ekzagjeruar me ngjarjet dhe më trimat ku shpeshherë thurnin monografi atyre që paguanin duke i anashkaluar heronjtë e vërtetë. Nga këto autorrëfime, tregime, reportazhe, monografi e poezi, ne krijuam mite të rrejshme për individë të cilët gjatë luftës së fundit më shumë kishin vrarë shqiptarë sesa ushtarë serbë. Krijuam mite dhe gati sa nuk po i shndërrojmë në legjenda ata të cilët jo vetëm që gjatë luftës kishin kurdisur kurthe e kishin bërë plane si t'i vrasin bashkëluftëtarët më të devotshëm, por edhe i zgjodhëm (me vota të manipuluara u zgjodhën vetë) deputetë e ministra duke qenë bindur se do të veprojnë në zhvillimin dhe përparimin e popullit aq të vuajtur nën pushtim, pa e ditur se këta do ta zhvatin deri në skajshmëri euron e fundit mbi kurriz të popullit. Ne, të painformuar se pikërisht këta e kishin zhvatur fondin e 3% dhe të "Vendlindja thërret", u besuam dhe u mashtruam që të na udhëheqin me shpresa që një ditë do të bëhet mirë. Andaj nuk është për t'u habitur se ne ende deri sot nuk jemi në gjendje të shkruajmë një roman artistikisht të mirë, një film, një dramë mbi Shaban Polluzhën, Tahir Mehën, Adem Jasharin,Adem Demaçin, Fazli Graiçevcin, Ymer Elshanin… madje as nuk e trajtojmë temën e luftës, sepse jo vetëm që nuk përkrahen këto botime, por "elita" e disa shkrimtarëve të vjetër që u ngritën nga sistemi i kaluar, dhe disa të rinj që po ngritën me tema të bashkëjetesës e kundër vlerave të luftës të klasifikojnë ekstremist ose i demoduar.

Pse mungon zëri i pendëve të mirëfillta në Kosovë?

Nuk është aspak për t'u habitur se çdo pushtet për të zgjatur sundimin, përveç përdorimit të forcës si mjet më efikas e preferojnë komunikimin përmes veprave artistike. Në të kaluarën mbretërit e shumtë i ftonin krijuesit në pallate mbretërore në shenjë respekti për art, që pastaj këta të ndikonin në përmirësimin e imazhit të sunduesit të tyre në popull. Njëri prej tyre ishte edhe Molieri, i cili më vonë u dënua nga mbreti i tij edhe pas vdekjes duke dhënë urdhër të varrosej tetë metra thellë për shkrimet kundër kurorës mbretërore. Më vonë Emil Zola u dënua për letrën e tij të famshme "Unë akuzoj" dhe tri vite më vonë gjendet i vdekur në shtëpinë e tij. Kundër shumë krijuesve u ngritën procese gjyqësore dhe u dënuan, si: Viktor Hygo u detyrua të ikte nga Franca për të jetuar 18vjet në Belgjikë dhe Angli, mirëpo sot të gjithë i lexojmë këta autorë, e askush nuk e dinë emrin e atyre që i dënuan. Gjatë kohës së sundimit komunist, në Kosovë u ngritën në piedestal shumë poetë e shkrimtarë e madje edhe Fadil Hoxha e Sinan Hasani u morën me romane. U ngritën ata që i shërbyen sistemit e që në familje fëmijët i pagëzonin Sutjeska, ose të tjerë që i futën në burg shokët e tyre, apo ai që shkruante poemën kushtuar fëmijëve serbë "Poema për ata". Pavarësisht arritjeve të disave, kishte krijues që i shkruan lirisë të cilët u dënuan, u pushkatuan, vdiqën burgjeve… por vargjet e tyre do të mbesin në historinë tonë kombëtare. Në Kosovën e çliruar krijuesit tanë sikur filluan të binin në gjumë dimëror. Çdo gjë e kishte kapur flaka dhe euforia e luftës çlirimtare, ku vlerësoheshin komandantet pa e shkrepur një fishek, ku ngriheshin disa femra që u kishin shërbyer komandanteve që nuk u shkrepte pushka gjatë luftës, ku luftëtarët e lirisë i bënin spiunë e spiunët luftëtarë. Në këtë klimë euforike që akoma ekziston, çdo shkrimtar po e ndien vetën shumë të poshtëruar e të pavlerë. Me çka mund të krenohet shkrimtari e poeti kur para tij "komandanti" rrëfen për trimëritë që nuk i ka bërë, por i ka parë nëpër filma në Kukës apo Durrës e Tiranë. Para një komandanti të tillë si mund të krenohej Ali Podrimja më vargjet e tij të botuara kur shprehej: Zgjohu Kosovë/ Nëna ime e dashur/Balli dhe emri yt i shkelur..." Për komandantin vetëm lufta me pushkë quhet akt trimërie, e jo vargjet e Ali Podrimjes për të cilat UDB-ja në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare e futi në burg. Si mund të krenohej Gani Xhafolli, para një personaliteti politik të sotëm për librin e tij "Shtëpia më …" që e kishte shkruar kundër sistemit të Titos, sepse ai personalitet ose e quante vetën komandant ose ish-bashkëpunëtor i sistemit të Titos e të Milosheviqit të mëvonshëm. Krijuesit e sotëm e kanë një pengesë madhore, sepse atyre nuk u jepet e drejta për të qenë krenarë për librat e tyre artistikë në dobi të atdheut, sepse për klasën politike atdheu nuk është çliruar me libra, por vetëm me pushkë, dhe të gjithë krijuesit i trajtojnë frikacakë, të cilët nuk paskan guxuar t'i rrokin armët për të dalë në male. Ky është gabimi më i madh dhe injorimi i shkallës më të ulët që personalitetet politike ua bëjnë krijuesve duke e zhvlerësuar skajshmërisht veprimtarinë artistike të pendëve tona. Një pjesë e madhe e krijuesve, duke qenë të varur materialisht nga sistemi ynë aktual, janë të detyrueshëm t'i shërbejnë me vepra duke thurur lavde e heroizma për ata që nuk e meritojnë, sepse sistemi është i përbërë nga të tillët. Dikur ishte krenari të dënoheshe për vepra të shkruara e madje ajo paguhej me kokë ose me burgje të rënda. Sot, nuk ka burgje për shprehje të lirë, sot sistemi e ka armën më të perfide-injorimin dhe mossubvencionimin. Sot dinjiteti dhe morali i shkrimtarëve, poetëve, këngëtarëve, mbarë komunitetit artistik është i përdhosur dhe i degraduar pikërisht nga neglizhenca e klasës politike dhe si rezultat i kësaj përdhosjeje sot lirisht një shkrimtar mund të krahasohet me një lypsar. Në sistemin e sotëm politik që nga pas lufta, nuk kemi pasur rastin kurrë që shkrimtarët të ftohen në ndonjë debat televiziv politik ku trajtohen temat politike e sociale. Kurrë moderatorët tanë nuk i ftojnë krijuesit të marrin pjesë në debate lidhur më zhvillimet politike dhe ngjarjeve aktuale në vendin tonë, sepse shkrimtarët janë lypsarë, thonë ata. Shkrimtarët janë elita e çdo shoqërie, të cilët në shkrimet e tyre i parandjejnë dhe i parashikojnë ngjarjet e ardhshme të shoqërisë. Kudo në botë shkrimtarët vlerësohen, në Kosovë zhvlerësohen! Vargu i Ali Podrimjes "Zgjohu Kosovë…" është një parandjenjë dhe parashikim i ngjarjeve që do të ndodhin dekada të mëvonshme pas botimit të këtyre vargjeve. Mirëpo, për klasën politike kosovare, me libra e më këngë patriotike nuk çlirohet atdheu, thonë ata. Harrojnë ata se vargu artistik është djepi i plumbit të luftëtarit të ardhshëm të lirisë dhe mbrojtës i ardhshëm i zhvillimit dhe përforcimit të atdheut. Mirëpo, për moderatorët e debateve televizive politike e sociale, shkrimtarët janë lypsarët e atdheut!

Cili president apo kryeministër yni ka ftuar krijuesit në audiencë?

Personalitetet tona politike kurrë nuk kanë ftuar krijuesit për një darkë apo koktej rasti. Ata kanë ftuar gazetarët e medieve të ndryshme për festa të fundvitit që të shkruajnë mirë për përmbylljen e punës njëvjetore, por kurrë nuk i ftuan poetët e shkrimtarët. Nuk po pretendoj se ne jemi më të mirët në botë, por këta që jemi, jemi. Personalitetet tona e ftojnë Isamil Kadarenë që është me famë botërore dhe që përmes tij mund të krenohemi lirshëm se jemi shqiptarë, por të respektosh vetëm një Kadare, atëherë qeveritë tona njëra pas tjetrës po e injorojnë ekzistencën e Demaçit,Qosjes ... e krijuesve të tjerë të njohur e të panjohur. Secili krijues e ka vlerën e tij, pavarësisht që veprat e tij nuk janë të nivelit të Kadaresë, Qosjes … por shteti vdes po të ekzistonte një Kadare. Të ftohen vetëm ata që ua puthin dorën, e t'i injorosh ata që kritikojnë qeverisjet e dobëta , është gabim. Puthadorët ta fusin thikën pas shpine, e ne që kritikojmë e bëjmë për dashurinë që e kemi ndaj atdheut, që i tejkalon thurjet e himneve mbi kultin e individit. Ata që dikur u thurnin vargje kulminante Enver Hoxhës e Titos, sot rrëfejnë për mizoritë e diktatorëve dhe u thurin vargje të tjerëve në pushtet. Shkrimtarët shpresojnë që klasa politike të vetëdijesohet në respektimin dhe vlerësimin e veprave artistike të mirëfillta, në mënyrë që të ngritët dinjiteti i krijuesve e jo të mbesim në nivelin e lypsarëve.

Ilir Meta ka marrë zyrtarisht postin e Presidentit të Republikës.



Pas leximit të formulës së betimit nga nënkryetarja Valentina Leskaj, Meta beri betimin e tij.

Pas betimit, Ilir Meta mbajti fjalimin e parë si President, duke thënë se Shqipëria dhe Demokracia do jenë gjithë të parat

Meta: Me ndjenjën e mirënjohjes për ju dhe për të gjithë shqiptarët të cilët presin më shumë nga ne dua tju siguroj se për Presidentin e ri Shqipëria dhe Demokracia do jenë gjithënjë të parat.

Meta: ja kush janë armiqtë tanë të përbashkët

Meta: Papunësia, varfëria dhe migracioni shqetësues i të rinjve janë akoma armiqtë tanë të përbashkët të vërtetë. Këto janë sfidat e përbashkëta që duhen fituar ne emër të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim dhe sidomos ne emër të rinisë dhe të ardhmes së vendit.

“Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa” mbetet akoma një projekt i pambaruar.

Meta: 25 vjet më parë u zgjidha deputet në këtë Kuvend dhe sot më duhet të ndahem me jetën time parlamentare për të përmbushur një përgjegjësi të re dhe lartë, por i bindur në rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit me Kuvendin në të ardhmen. Në 25 vjet kam qenë pjesë aktive e opozitës dhe mazhorancës. Kam përfaqësuar 2 forca politike në detyrat nga më të rëndësishmet. Kam qenë në vijën e parë të ballafaqimit politik por edhe të përpjekjeve për konsensus, por edhe realizimin e marrëveshjeve të rëndësishme për stabiltetin dhe të ardhmen europiane të vendit. Ashtu si 27 vjet më parë isha pjesë e lëvizjes studentore, thirrja e së cilës “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa” mbetet akoma një projekt i pambaruar.




Do t’i shërbej frymës së konsensusit

Meta: Kushtetushmëria, asnjëanësia politike si dhe respektimi i shtetit të së drejtës do të jenë referencat kryesore të akteve të mia presidenciale. Gjithmonë do ti shërbej frymës së konsensusit, dialogut, bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirjes në interes të forcimit të institucioneve dhe bashkëpunimit institucional, sidomos të avancimit të reformave më jetike që e bëjnë Shqipërinë një vend më demokratik, më të qëndrueshëm, më të sigurtë dhe plotësisht Europian.

Do respektoj në gërmë dhe frymë kushtetutën

Meta: Në këto momente solemne duke përcjellë falenderimet për Kuvendin e Shqipërisë që më zgjidhi në këtë detyrë fisnike më lejoni që tju dëshmoj solemnisht vullnetin tim të hekurt për të respektuar në gërme dhe në frymë kushtetutën e Shqiëprisë për të përmbushur të gjitha përgjegjësitë e mia kushtetuese në interesin e vendit dhe kombit pa kursyer në asnjë çast përkushtimin që kërkon lartësua e detyrës , integritetin, drejtësinë dhe paanshmërinë.

Pas betimit në Parlament, në orën 19:00, Presidenti i sapobetuar do të drejtohet për në Presidencë, ku edhe atje janë duke u bërë përgatitjet e fundit për të pritur të gjithë të ftuarit që do të jenë në ceremoni.

Fillimisht Meta do të pritet në zyrë nga Presidenti në detyrë, Bujar Nishani. Më pas të dy do të dalin në sheshin përpara Presidencës, ku Metës, përpara fjalimit të tij do t’i dorëzohet Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Gjatë kësaj ceremonie, Meta do të jetë i shoqëruar nga vajza e tij Bora, e jo nga bashkëshortja Monika Kryemadhi, e cila e ka bërë të ditur këtë vendim që në momentin kur Meta u votua si President në Parlament.

Dy karafila kokëtharë diskriminues, që ka Shkodra, si ka Amerika e as Evropa


BAROMETRI KOMBËTAR


Akademik Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Anëtar i Akademisë  së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane NewYork,Prishtinë, Tiranë,Shkup)


Dy karafila kokëtharë diskriminues, që ka Shkodra, si ka Amerika e as Evropa


***

“Honor belongs to those who never forsake the truth even when things seem dark and grim, who try over and over again, who are never discouraged by insults, humiliation and even defeat.”

(Nelson Mandela)

* * *


Image result for flamuri kombetar

-Ja preteksti, pse kësi (dy) karafilash diskriminues, nuk i ka as Amerika e as Evropa, sepse profesorin e kanë “kritikuar”, diskriminuar dhe ofenduar mbi bazën fetare dhe kombëtare, duke dashur që ta fusin nën “kontrollin” e tyre, për shkak se ka shkruar këtë koment për bashkimin e Kosovës dhe të Shqipërisë. Shih në:http://www.botasot.info/opinione/727648/alfred-moisiu-do-ribashkimin-e-kosoves-me-shqiperine/).


Paul Tedeschini

-Këta dy karafila kokëtharë dhe të verbër që pa asnjë argument(duke dalë krejtësisht jashtë temës së komentuar) më kanë qujatur “filosman”(Paul Tedeschini në paçavuren e tij, të publikuar në : http://www.botasot.info/opinione/730322/reagim-ndaj-shkrimit-te-prof-dr-mehdi-hyseni-mbi-bashkimin-e-kosoves-me-shqipnine/) dhe “patriot i Erdoganit” (Arben Çokaj në paçavurën e tij, të ilustruar me fotografinë time të kontrabandur jashtë ligjit, të publikur në:  http://www.fjala.info/patriotat-shqiptare-te-erdoganit/), me qëllim që të ndryshojnë identitin tim fetar dhe kombëtar shqiptar, këta dy karafila kokëtharë janë kriminelë, segregues, diskriminues, terroristë dhe armiq të mi sikurse të gjithë pushtuesit barbarikë, terrositë dhe gjenocidalë të shqiptarëve dhe të SHQIPËRISË ETNIKE (1878-2017). Ky është identiteti tyre antinjerëzor dhe antishqiptar.


Image result for arben çokaj

Mirëpo, të mos mashtrohen këta armiq të egër islamofobë shqipfolës, sepse as AMERIKA E AS EVROPA PERËNIDMORE nuk do t’i përkrahin sjelljet, veprimet dhe veprat e tyre kriminale, aparteide, segreguese dhe diskriminuese në mohimin e të drejtave dhe lirive të njeriut të pjesëtarëve të komunitetit mysliman shqiptar në Ballkan.

Përkundrazi, do të marrin dënimin e merituar ligjor, ashtu sikurse terroristët dhe ekstremistët e tjerë të komunitetit mysliman shqiptar qoftë në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedodni etj.

-Amerika dhe Evropa kanë ndërhyrë jo vetëm politikisht, por edhe ushtarkisht në Bosnjë dhe në Kosovë, pikërisht për shkak të shkeljes dhe të mohimit të drejtave dhe të lirive të njeriut, si dhe të drejtës së jetës së atyre që nuk ishin serbë, por kroatë, myslimanë boshnjakë dhe shqiptarë.


-Ata islamofobë atesitë dhe reaksionarë, që shqiptarëve myslimanë u thonë “kokë turku”; “filoosmanë”, “patriotë erdoganë”, e çfarë jo tjetër, ata nuk janë vëllezërit e as miqtë tanë, por urrjetësit dhe armiqtë tanë sikurse kolonizuesit dhe robëruesit e tjerë armiq sllavë të Ballkanit ; armiq të Kombit Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, si dhe armiq potencialë të Amerikës dhe të aleatëve të saj evropaino-perëndimorë, si dhe përçarësit, turpëruesit, tradhtarët dhe armiqtë më të rrezikshëm të vetë komunitetit të krishter qoftë katolik a ortodoks shqiptar në Ballkan.


Image result for shqiperia natyrore harta

Prandaj, është momenti fundit, që klyshët e tillë racistë islamofobë, t’i disiplinojë dhe t’i denoncojë botërisht vetë komuniteti i tyre përkatës. Ndryshe, nesër mund të bëhet vonë, kur ky fenomen tragjik të marrë dimensione mbarëkombëtare qoftë brenda apo jashtë SHQIPËRISË ETNIKE.

Pse, duhet disiplinuar klyshët dhe zagarët e tillë të qartur, sepse ekziston rreziku që këta të etur dhe të uritur për vllavrasje, për përçarje dhe për grindje, një ditë mund të “sjellin ujkun në torishtë”, siç thotë populli ynë i urtë, -“qeni i keq ta sjellë ujkun në torishtë”.
Image result for shqiperia natyrore harta
Pa asnjë paragjykim, çdo tolerancë, çdo heshtje dhe çdo indiferencë ndaj këtij fenomeni primitiv antifetar, antikombëtar dhe anticivilizues evropian, konisderohet aprovim dhe justifikim i së keqes.

Amerika mbron të gjitha të drejtat dhe liritë e mia, ashtu sikurse mbrojti jetën time dhe 2 milionë e gjysmë shqiptarëve në Kosovë nga terrori dhe gjenocidi i Serbisë së Milosheviqit (1999).
Image result for shqiperia natyrore harta

Ndërkaq, Dy karafila kokëtharë të Shkodrës më ofendojnë dhe mohojnë identitetin tim fetar, kombëtar dhe atdhetar shqiptar, duke më krahasuar idiotikisht dhe turpësisht si “filo-osman” dhe si “patriot i Erdoganit”, vetëm pse i përkas fesë myslimane dhe, pse nuk shkruaj siç lehin dhe llomotisin ata me shkarravinat e tyre ofenduese islamofobe armiqësore kundër vëllezërëve të tyre të komunitetit mysliman!?



Kundër këtij fenomeni të turpshëm, racist, antihuman dhe antishqiptar, mund të lexoni këtë Reagim timin në:http://www.kosova-sot.info/opinione/203906/ndergjegjja-ime-fetare-kombetare-dhe-atdhetare-shqiperia-etnike/ ).

-Me armiq të tillë të egër diskriminues sllavofilë islamofobë antishqiptarë, kurrë mos u bashkofshim as në varr!

Prandaj, shqiptarë: myslimanë e të krishterë, të jemi së bashku si përherë, e të mos “kërkojmë qiqëra në hell”, duke ia mohuar njëri-tjetrit meritat, vlerat dhe të drejtat e liritë fundamentale të njeriut për t’i ushqyer dhe për t’i kënaqur qentë e egër dhe të qartur injorantë dhe tradhtarë, që për “një asht të huaj” po na kërcënojnë derë më derë.
Image result for flamuri kombetar

-Sa më sipër, “këmbanat po bijnë për kë ka vesh, sy e zemër shqiptari dhe atdhetari, koha po na dikton, që urgjentisht secili të fshijë oborrin e vet nga hedhurinat e ndryshme epidemike dhe virusoide kontaminuese antifetare, antikombëtare, antihumane dhe antishqiptare. -Pastërtia është garancia e shëndetit. Ndaj, “Nëse është e mundur higjiena e trupit, atëherë është e mundur edhe higjiena e mendjes dhe e karakterit të njeriut”.(Pisarev).




Akademik Prof.Dr. Skendër Kodra,Ph.D dekorohet me titullin "Kalorësi i urdhërit të Skënderbeut" nga Presidenca Shqiptare

Me eruditin e psikiatrisë ndërkombëtare-Akademik Prof.Dr.Skender Kodrën,mburret shqiptaria!

Image result for skender kodra


STUDIUESI I SHQUAR shqiptaro-amerikan , akademik prof.dr.Skender Kodra,Ph.D   DEKOROHET NGA PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, Z. BUJAR NISHANI, ME URDHRIN « kaloËs i urdhrit tË skËnderbeut ».


Akademik Prof. Dr. Skënder Kodra u lind më 13 maj 1946 në  Istog të Kosovës, ku kreu shkollën fillore.

Shkollën e mesme e vazhdoi në Gjakovë dhe Pejë. Autoritetet qeveritare serbe e burgosen për motive patriotike.

Në shumë raste kaloi nëpër burgjet e Pejës , Prishtinës, Gjakovës, Ferizajt, Suharekës në  Burgun famëkeq CZ -në  e Beogradit .

Më 1969 emigroi në Itali e pas një viti në SHBA, ku edhe mori statusin e refugjatit politik. Në SHBA më 1980 mbaron shkollën e mesme.


 Më 1986 përfundon shkëlqyeshëm studimet e larta në Universitetin “Mercy College”, në degën e psikologjisë dhe pas një viti kreu studimet pasuniversitare në “Long Island University” dhe laureohet me titullin Master degry.

Në vitin 1991 mbron doktoraturën me temën “Shkaqet që çojnë në skizofreni” dhe merr titullin më të lartë shkencor në SHBA PH.D.

Më tej u specializua në një profil më të ngushtë në fushën e Psikologjisë Klinike.

Veprimtaria e tij është e larmishme si profesor, psikolog e shkencëtar.

Ligjëron në tri universitete me studentë nga e gjithë bota. Ai ka një veprimtari të begatë veçanërisht në Psikologjinë klinike, të cilën e ka pasuruar dhe me përvojën e madhe në spitalet ushtarake të psikiatrisë në New York, ku punoi për dhjetë vjet me pacientë të Luftës së Dytë Botërore dhe të Luftës së Vietnamit.

Diturinë dhe përvojën e tij si psikolog dhe shkencëtar, Prof. Dr. Skënder Kodra e ka përcjellë në tetë libra si: Evoluimi i Trurit Dje, Sot dhe Nesër Library of Congress (June 11. 2001) Definition of personality. Tiranë (Library of Congress (2003) Drugs and its Impact. Tirane Library of Congress (June, 11.2004) Road Map Opportunities in Cilinical Psychology, Tiranë Library of Congress (June 12.2006) Library of Congress 101 Independence Ave, S.E. Uashington D.C. 20559-6000.


I brumosur me ndjenja të larta atdhedashurie dhe si intelektual i përgatitur në SHBA, Akademiku i mirënjohur shqiptaro-amerikan Prof.Dr.Skënder Kodra ka dhënë një kontribut të çmuar dhe për popullin shqiptar.

Në vitin 1995 ai themeloi Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me qendër në New York dhe vazhdon të jetë aktiv si kryetar i kësaj Akademie.

Me ndryshimet demokratike në Shqipëri, Prof. Dr. Skënder Kodra vazhdoi të kontribuoj edhe në dheun amë.

Ai punoi dy vjet në Tiranë si klinicist pranë Klinikës psikiatrike të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ku përgatiti dhe ligjëroi leksione të ndryshme.

Me kënaqësi ai i dhuroi kësaj klinike një bibliotekë të pasur me literaturë masive të psikiatrisë klinike amerikane. Gjatë kësaj kohe në Radio Tirana ai mbajti një rubrikë të përjavshme me temë nga psikiatria.

Në këtë periudhë Prof. Dr. Skënder Kodra viziton sërish vendlindjen e tij Kosovën, ku zhvillon një veprimtari të dendur shkencore dhe patriotike, aq sa siç thoshin dhe vendasit, klinika e tij u kthye në një istikam lufte.

Pushtuesit serb ia bastisën klinikën dhe e arrestuan për ta detyruar të pajisej me dokumente serbe. Zoti Skënder Kodra nuk pranon dhe largohet i detyruar nga atdheu i tij.

Në verën e vitit të Luftës në Kosovë, Prof. Dr. Skënder Kodra shkoi në ndihmë të të dëbuarve kosovarë, në kampet e shumta në Shqipëri, si dhe në spitalin Ushtarak në Tiranë.

Djali i tij Isai ushtarak dhe i lindur në SHBA, u radhit në radhët e UÇK-së në Kosovë, ashtu si dhe shumë të tjerë nga të afërmit e familjes Kodra.

Personaliteti i Prof. Dr. Skënder Kodra është i njohur në SHBA, në vende të ndryshme të Evropës dhe në të gjitha trojet shqiptare.

Ai ka qenë këshilltar pranë Ministrisë së Shëndetësisë në Shtetin e New Yorkut, është anëtar i Shoqatës së Doktorëve në Shtetin e New Yorkut, Anëtar i Shoqatës të sëmundjeve psikike “Sigmund Frojd” të Austrisë, nënkryetar i Akademisë së Intelektualëve Shqiptarë të Shkencës dhe Artit në Kosovë, anëtar i Shoqatës së Psikiatërve në Shqipëri, etj.

Prof. Dr. Skënder Kodra vazhdon të jetë aktiv si mjek, si pedagog, si shkencëtar. Ai vazhdon të publikojë libra dhe studime shkencore në revistën “Dituria”, organ i Akademisë Shqiptaro-
Amerikane me qendër në New York, Akadmi të cilën e drejton me pasion dhe profesionalizëm, si dhe në shumë revista e gazeta prestigjioze në SHBA dhe Shqipëri.

Figura poliedrike e Prof. Dr. Skënder Kodra, është kthyer në një simbol për komunitetin shqiptar në SHBA, Kosovë dhe Shqipëri, si një njeri me energji të pashtershme humane e patriotike.

Presidenti i Shqipërisë këto ditë  në shënjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për kontributin e Akademikut tonë Prof.Dr. Skendër Kodra,Ph.D i jep titullin"Kalorësi i urdhërit të Skënderbeut"!

Akademikët e Akademisë së shkencave Shqiptaro-Amerikane më seli në New York më degët e saja në Prishtinë,Tiranë dhe Shkup si dhe Opinioni mbatë kombëtar shqiptar i uron Z.Skënder Kodra,shëndet,jetë të gjatë në vazhdimësi.

Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro -Amerikane  Newu York,Prishtinë,Tiranë dhe Shkup

Drejtori për  mardhënie me publikun   pranë ASHASHA

Flori Bruqi


Tiranë, 24 korrik 2017

  

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...