2017-07-24

Budallallëku i mediave serbe: Inati i medieve serbe ndaj shqiptarëve, kalon kufijtë. Këtë herë ata flasin për heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun.



“Njerëzit dhe historianët serbë kanë lënë në hije heronjtë e tyre, të cilët janë duke rënë në errësirën e harresës ose thjesht janë përvetësuar nga kombet e tjera”, shkruan gazeta Kurir, duke mos lënë pas edhe akuzuat e ofendimet ndaj historianëve shqiptarë.

“Kurir” shkruan se shqiptarët janë një komb pa origjinë.

“Historiani anglez Eduard Gibbon në librin e tij ‘Historia e venitjes dhe rënies së Perandorisë Romake’ e vitit 1788, në mënyrë të qartë ka shkruar se Kastriotiq e ka origjinën nga dinastia e vjetër serbe e Braniloviqëve të Zetës. Populli dhe historianët serbë e kanë pasur të lehtë të hedhin poshtë kalorësit dhe heronjtë serbë. Ngaqë janë harruar nga historianët serbë, këta heronj janë duke rënë në errësirën e harresës, apo thjesht po konfiskohen dhe përvetësohen nga njerëz të tjerë! Një fat i tillë i ka ndodhur kalorësit serb dhe gjeneralit të Papës, Gjorgje Braniloviq Kastriotiq, të cilin shqiptarët e kanë deklaruar si heroin e tyre kombëtar. Madje, edhe flamurin e tij e kanë kthyer në simbolin e tyre kombëtar”, shkruan Kurir, transmeton “shekulli”.

Duke i cilësuar shqiptarët me emrin “arnautë”, Kurir shkuan se populli jonë ka bërë propagandë për figurën e heroit, duke e bërë të mundur përvetësimin e tij.

“Në mungesë të heronjve të tyre mesjetarë dhe kombëtarë, arnautët zbuluan Skënderbeun. Në vitin 1898 Naim Frashëri botoi një libër me titull ‘Historia e Skënderbeut’, ku deklarohet se ai është heroi më i madh i të gjitha kohërave, duke injoruar faktin se ai ka luftuar kundër myslimanëve”, shkruan Kurir.

“Skënderbeu nuk është thjesht kalorës serb, por historianët tanë hoqën dorë lehtë duke e harruar atë. Arnautët e kuptuan se historia nuk mund të bazohet mbi heronj të vjedhur. Nën mbështetjen e plotë të shkollës perëndimore e të historisë, ata tani përdorin një tjetër gënjeshtër të madhe duke pretenduar se janë pasardhës të ilirëve në

Hulumtimi i historianit serb, Skënderbeu ishte me prejaradhje serbe

Hulumtimi i historianit serb, Skënderbeu ishte me prejaradhje serbe
Skënderbeu ishte serb historia moderne zbulon të vërtetën në lidhje me origjinën Gjergj Kastriotit! Kështu nis shkrimi në të përditshmen serbe, Kurir, i cili i referohet një hulumtimi të një historiani serb, i cili gjoja e ka vërtetuar prejardhjen e heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, për të cilit thuhet se ai është një serb!, transmeton Indeksonline.


Historiani serb Predrag Petroviq, ka publikuar hulumtimin e tij disa vjeçar për heronjtë e shekullit 15, në të cilin thuhet se Gjergj Kastriot Skënderbeu është me prejardhje serbe dhe jo shqiptare siç thuhet në librat e Historisë!

Në këtë hulumtim personaliteti i Skënderbeut, përshkruhet si shumë i rëndësishme për historinë e rezistencës kundër pushtuesve otomanë në Ballkan.

Në këtë hulumtim cilësohet si e gabuar perceptimi se ishte shqiptar dhe krijues i kombit shqiptar. Karakteri i tij prej luftëtari kundër osmanëve është interpretuar gabimisht, si një luftëtarë për ruajtjen e vetëm të kombit shqiptar dhe personaliteti i tij është paraqitur si simbol kombëtar i shqiptar duke kontribuar në krijimin e kombit shqiptar dhe se si ai kishte ringjallur dhe bashkuar kryengritjen shqiptare kundër turqve.

Paragjykimet e historiografisë serbe: «Skënderbeu është serb»


Olivera MILOSAVLEVIQ

«Me politikën pushtuese të qeverisë serbe ndaj arbanasve, në kufirin perëndimor të Serbisë janë krijuar marrëdhënie të tilla që në të ardhmen e afërt vështirë mund të pritet paqe dhe gjendje stabile […] shtypi ynë, në një garë katastrofale për të ndihmuar një politikë të referuar dhe ekzekutuar në mënyrë të neveritshme, me muaj dhe vite (ka) përhapur mendime tendencioze për arbanasit […] Ky është edhe sot mjeti i vetëm me të cilin shtypi shovinist krijon te populli serb urrejtjen ndaj arnautëve , duke fshehur, si nepërka këmbët e egërsirës, atë që populli serb ka bërë ndaj tyre. […] Ballkanicus dhe dr. Vlladan [Gjorgjeviqi] kanë shkruar nga një libër të plotë me dëshirë të qartë për ta ndrydhur këtë popull të mjerë arbanas dhe ta dëshmojnë paaftësinë e tij për një jetë të kulturuar dhe kombëtare. […] me qëllim që të dëshmojnë se ai popull si racë, nuk ka sens për jetë të kulturuar dhe të pavarur, ata gjithë atë që në primitivizmin e atij populli ekziston, e paraqesin jo si shprehje të shkallës së historisë në të cilën ata gjenden dhe nëpër të cilat kanë kaluar edhe popujt e tjerë, por si shprehje të paaftësisë së tyre racore për zhvillim kulturor në përgjithësi. […] Zelli i Ballkanicusit për nënvlerësimin e popullit arbanas si racë shkon deri aty ku rolin historik të Skënderbeut ia atribuon origjinës nga serbja Vojisllava» (Dimitrije Tucoviq [1914] 1980:17-44).
Nuk mund të mohohet se sot shqiptarët konsiderohen si «armiqtë» më të mëdhenj të serbëve. Në qoftë se këtë mund ta shpjegojmë lehtë me ngjarjet aktuale politike dhe me përshkrimin e «karakterit» të tyre nga mediat e pahijshme, është e nevojshme që më seriozisht të analizohen arsyet e përbuzjes së tyre që, ndonjëherë haptas e ndonjëherë fshehurazi, iu janë të ekspozuar gjatë gjithë shekullit XX. Intelektualët bashkëkohorë shkruajnë për shqiptarët kryesisht brenda stereotipit për urrejtjen e «lindur» të tyre ndaj serbëve dhe dëshirës për shkatërrimin e tyre, i cili është produkt i «tipareve», «primitivizmit» dhe «grabitjes» së tyre dominuese. Autorët e vjetër, megjithatë, kanë insistuar edhe në një element. Kanë tentuar, mes tjerash, që të dëshmojnë se paaftësia e shqiptarëve për një jetë të pavarur shtetërore, përsëri vjen si pasojë e tipareve të tyre në «karakter». Ata pohonin se fiset shqiptare nuk kanë nevojë për shtet e as aftësi që të konstituojnë kombin e vet. Andaj, në përputhje me nevojat shtetëroro-politike të Serbisë, zgjidhjen e kanë parë në ndikimet kolonizuese fisnore të cilat, me përfshirjen e shqiptarëve dhe territoreve të tyre në shtetin serb, do të mundësonin trajnimin e tyre për një jetë të civilizuar. Në këtë kuptim, klasifikimi i stereotipave nënçmuese për shqiptarët do të mund të bëhet në këtë mënyrë: «Shqiptarët i urrejnë serbët»: ata kanë veti specifike në «karakter» nga të cilat rrjedh kjo urrejtje; shqiptarët janë konvertuar në masë të madhe, të ashtuquajturit serb të arbanizuar, me të cilat shpjegohen edhe dy «vetitë» e mëhershme. Me këto vlerësime bashkëkohore me rregull shkojnë edhe ato që gjatë gjithë shekullit kanë variuar për shqiptarët të cilët nuk e kanë konstituuar kombin dhe të cilët nuk kanë aftësi civilizuese për organizimin e shtetit të pavarur, e produkti i stereotipit të fundit është edhe argumenti se Skënderbeu është serb.
«Shqiptarët i urrejnë serbët»
Me emrin shqiptar, nga mesi i viteve tetëdhjetë, në veçanti janë përdorur fjalët «gjenocid», «shtypje», «plaçkitje», «dhunim», andaj konotacion negativ ka mbajtur çdo përmendje e pakicave kombëtare në fjalimet politike dhe private. Pas librit për Kosovën të autorit Dimitrije Bogdanoviq të vitit 1985 dhe intervistave të tij të shpeshta po atë vit, të shkruarit për shqiptarët nga ana e intelektualëve serbë, ka qenë e pranueshme vetëm nëse është shkruar në drejtim të dëshmimit të «gjenocidit të planifikuar» ndaj serbëve, ku vetë Bogdanoviq së shpejti është tejkaluar në të ngarkuarit negativ ndaj objektit të analizës.
Bogdanoviq ka riaktivizuar argumentin e vjetër se vendosja e shqiptarëve në tokat serbe nga shekulli XVII deri në kohën tonë, ka lënë «gjurmë të përgjakshme të dhunës në ndërgjegjen historike të popullit serb», derisa e ka shtjelluar me shembuj shtypjen individuale, plaçkitjen, masakrat dhe «dëbimin e serbëve nga toka e tyre», si dhe me argumente që baza e dëbimit të shqiptarët duhet të kërkohet në islamizimin e tyre të përcjellë me asimilim dhe «dhunë brutale».
Ashtu, sipas tij, populli serb është bërë viktimë, jo vetëm të një elementi por edhe të një «plani për shkatërrimin e tij fizik». Përhapja e një fotografie të tillë negative në një popull të tërë është bërë përmes vlerësimit të lëvizjes politike shqiptare si «agresive, pushtuese, revanshiste, konservative dhe nacionaliste», qëllimet e të cilit janë që të shkatërrohet populli serb «me ndihmën e vrasjeve, dëbimit, fshirjes së ndërgjegjes historike», dhe «ta përvetësojnë tokën serbe» që «me plan ta thyejë dhe rrethojë popullin serb». Sipas Bogdanoviq, teza për prejardhjen ilire të shqiptarëve është raciste sepse me të përcaktohet e drejta e tyre agrare për territoret. Përveç kësaj, duke folur për migrimin e serbëve në Ballkan, për kohën që e shënon si parahistori të shqiptarëve, ai përmend paraardhësit e shqiptarëve duke mos e definuar kush kanë qenë ata (Bogdanoviq [1985] 1990:29–31,139,154,318–325,443–445).
Për Radovan Samarxhiq „arbanasit“ qysh në shekullin e XVI kanë qenë në ekspansion përderisa turqit janë ata të cilët «ua turrin» serbëve «që si pykë shkatërruese të futen në atdheun e tyre të vjetër». Sipas tij shqiptarët kanë shtypur popullin serb me «vrasje, plaçkitje, me djegien e tërë fshatrave, me vjedhjen e tokës dhe islamizim të dhunshëm» (Samarxhiq, 1989:123,253). As për Marko Mladenoviq, shpesh të pranishëm në publik, gjenocidi dhe aparteid në Kosovë nuk janë të kontestueshëm, e tregimi për prejardhjen ilire është «mjegull arkeologjike» me qëllim që të pretendojnë të drejtën e tyre për «gjoja atdheun e paraardhësve prehistorikë të shqiptarëve të sotëm». Ai thekson se deri në shekullin XVII në Kosovë nuk ka pasur shqiptarë, e që deri në Luftën e Dytë Botërore nuk kanë qenë shumicë. «Persekutimi i serbëve nga Kosova e Metohia shtrihet nga të padisiplinuarit deri tek ballistët, pra nga islami deri tek nacionalizmi ekstrem» (Mladenoviq, 1989:63–69).
Sipas këtyre intelektualëve, nuk kontestohet as shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime politike. Dallimi qëndron vetëm në kahun e përdorimit të tyre. Përderisa Bogdanoviq e sheh shfrytëzimin e fëmijëve shqiptarë në «nxitjen» e tyre për të sulmuar fëmijët serb (Bogdanoviq [1985] 1990:312), Mladenoviq e sheh atë në shfrytëzimin e tyre për të arritur dominimin në numër tek shqiptarët (Mladenoviq, 1989:86). Atanasije Jevtiq thotë se qëllimi i shqiptarëve në Kosovë ka qenë prej kohësh ky: «Sa më shumë tokë, sa më shumë fëmijë dhe sa më shumë armë», duke theksuar në veçanti «se fëmijët shqiptarë jo vetëm që janë «manipuluar, por në thellësi janë mbushur me urrejtje për gjithçka që është serbe dhe krishtere në Kosovë dhe Metohi», duke ia atribuuar këtë prindërve, mësuesve, «frymës primitive fisnore» dhe «frymës myslimane» (Jevtiq, 1992:542–544).
Derisa, sipas Bogdanoviq, shqiptarët kanë qenë mjet në duart e turqve, sipas Nikola Samarxhiqit ata kanë qenë mjet në duart e Kurisë Romake e cila «ka llogaritur në njerëz me fe të dobët, që e shkelin fjalën e dhënë, e të cilët ajo, pa shumë mundime, do t’i kthente në katolikë». Duke dhënë karakteristikat e veta për shqiptarët, Samarxhiq përmend «natyrën e egër të arbanasve», «fuqinë fantastike për riprodhim», «urrejtjen çnjerëzore», «orgji të përgjakshme» (N. Samarxhiq, 1990:56, 60). Përndryshe, gjatë viteve ’90, paradigmatik ka qenë shkrimi i Miodrag Joviçiqit në përmbledhjen Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë për serbët dhe shqiptarët në shekullin XX. Shqiptarët janë aty «arnautët», mizorët dhe grabitësit, me prirjen për dhunë «në gjak». Edhe për Joviçiqin, islamizimi është përgjegjës për atë se pse shqiptarët kanë fituar nga turqit «carte blanshe që me mizori, grabitje dhe plaçkitje» të terrorizojnë popullsinë serbe.
Duke pranuar tezën se me traditë dhe me akumulimin e përvojës krijohen predispozita të caktuara biologjike dhe nacionale, ai thekson se gjitha shtresave të popullsisë shqiptare «i ka hyrë në gjak dhuna, por edhe urrejtja ndaj popullsisë serbe, e cila është fajtore që është gjallë». Analiza e ngjarjeve historike si «kthimi i borxheve» këtu ka ardhur më direkt në pah. Edhe pse e pranon se shqiptarët në Mbretërinë e Jugosllavisë «nuk kanë qenë adhurues të regjimit», megjithatë Joviçiq konstaton «se as për së afërmi nuk i kanë larë borxhet në mënyrë adekuate që i kanë ndaj popullsisë serbe gjatë pushtimit turk». Në të njëjtin stil të historisë së merituar dhe pamerituar është edhe konstatimi se, duke pasur parasysh përvojat nga e kaluara, «pakicat shqiptare në Serbi, thënë thjeshtë, nuk e kanë merituar autonominë e vet».
Përkundrazi, atë (pakicën shqiptare) «sipas mendimeve të ndryshme» është dashur që në vitin 1945 «ta vendosin në një karantinë të veçantë» ku ajo do të detyrohej që të ofrojë dëshmi që është e gatshme për bashkëjetesë të civilizuar, e mandej t’u jepet autonomia. Shqiptarët janë «armiqtë e gjakut të Serbisë dhe serbëve», janë bartës të «shovinizmit dhe racizmit agresiv», që dëshmon për «pamundësinë e krijimit të kushteve për bashkëjetesë normale të pjesëtarëve të etniteve të ndryshme në Kosovë dhe Metohi». Ata ndiejnë «urrejtje të thellë ndaj Serbisë dhe serbëve», e «sjelljen e tyre gjenocidale» e kanë «punë shekullore». Zgjidhjen e këtij problemi autori e sheh në ndryshimin e fotografisë ekzistuese etnike të krahinës me kthimin e të dëbuarve, me popullim të ri dhe suspendim të autonomisë ekzistuese në kohë të caktuara (Joviçiq, 1991a:138–139,143–146,151–153).
Avazi i autorëve bashkëkohorë
Autorët bashkëkohorë shkruajnë për «inferioritetin historik të shqiptarëve» (Dragiq Kijuk, 1992: 411); për «gjenocidin e hapur ndaj popullit serb», për të cilën gjë gjatë shekullit XIX janë përdorur «plaçkitje, vrasje, përdhunime dhe rrëmbim të grave të cilat më vonë janë konvertuar në islam» (Batakoviq, 1992a:453); për mostolerancën etnike dhe fetare ndaj serbëve e cila ka qenë «në themelet e gjitha lëvizjeve arbanase» (Batakoviq, 1991:38); për «bujën agresive dhe shkatërruese ndaj çdo gjëje që ishte serbe», ashtu siç ka qenë «gjithmonë sjellja e tyre, okupuese dhe përvetësuese» (Jevtiq, 1992:542). Duke iu referuar historisë shekullore të marrëdhënieve «serbo-shqiptare», sot thuhet se «paraqitja e egër e agresive e nacionalizmit e separatizmit shqiptar rregullisht ndodh kur çrregullohet baraspesha demografike», që është në natyrën «e organizimit primitiv fisnor» (Glushçeviq, 1992:620), si dhe që shqiptarët në persekutimin e serbëve kanë qenë «më radikal dhe më mizor nga të tjerët : ata kanë përdorur mjetet më brutale, sipas traditës së vet muhamedano-turke dhe fashisto-balliste» (Qosiq, 1992a:64).
Qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX, stereotipi negativ për shqiptarët ka qenë i shprehur në një sërë librash të autorëve serb pa ndonjë redaktim të veçantë shkencor. Më i zgjeruar ka qenë, sigurisht, ai për urrejtjen ndaj serbëve. Madje edhe Haxhi Serafim Ristiq i ka përmendur shqiptarët si «armiqtë më të këqij të fesë krishtere dhe torturuesit më të zi të të rinjve të shkretë» (Ristiq, 1864:40), kurse Radosavljeviq Bdin, me disponim të gjerë patriotik, duke numëruar mjetet që gjithë armiqtë e serbëve (komshinjtë) i përdorin në punën e përbashkët për shkatërrimin e serbëve, për shqiptarët shkruan se kanë përdorur «thika, pluhur dhe plumb» (Bdin, 1903:15). Haxhi-Vasileviq i ka vlerësuar arnautët si «kundërshtarët më të flaktë të serbëve» (Haxhi-Vasileviq, 1906:61), «armiqtë e serbëve» (Haxhi-Vasileviq, 1909a:2), duke thënë se «serbët i vlerësojnë arnautët si armiqtë më të mëdhenj të tyre dhe ata i karakterizojnë me këto fjalë: » (Haxhi-Vasileviq, 1913a:143).
Olivera Milosavleviq (1951-2015) ka qenë historiane serbe dhe ligjëruese në Fakultetin Filozofik në Beograd. Është e njohur për qasjen kritike ndaj historiografisë bashkëkohore serbe dhe thyerjen e miteve kombëtare të përhapura në librat e historisë. Teksti i mësipërm është pjesa e parë e një punimi të gjatë të Milosavleviq mbi raportet serbo-shqiptare.

Mesazh i klerikut mysliman, Fethullah Gylenit në përvjetorin e përpjekjes për grusht shteti në Turqi



Kjo e shtunë është një kohë e trishtë për historinë e Turqisë, sepse shënon kalimin e plot një viti që prej tentativës së urryer për grusht shteti, e cila shkaktoi që të humbnin jetën qindra njerëz e të plagoseshin me mijëra të tjerë. Me këtë rast, dua të ripërmend edhe njëherë dënimin tij ndaj këtij puçi të pajustifikueshëm dhe gjithë ata që morën pjesë, duke u shprehur ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve dhe të dashurve të atyre njerëzve të pafajshëm që u prekën prej kësaj tragjedie të tmerrshme.
Fatkeqësisht, menjëherë pas këtij incidenti me përmasa tragjike është bërë çdo lloj përpjekjeje për t’ua nxirë jetën sa e sa njerëzve të pafajshëm. Ata janë larguar padrejtësisht nga vendet e tyre të punës, të tjerë janë arrestuar, burgosur, madje edhe torturuar – të gjitha këto kanë ndodhur nën direktivat e qeverisë. Atyre po u privohet çdo lloj mundësie për të jetuar, duke ua shkelur krejtësisht, si dinjitetin, ashtu edhe çdo e drejtë njerëzore, në një mënyrë që tregon se gjithçka po zhvillohet si një gjueti shtrigash për të eleminuar çdokënd që shfaqet jobesnik ndaj presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe regjimit të tij.
Ky vit ka qenë shumë i pakursyer ndaj meje, duke qenë se me qindramijëra qytetarë turq të pafajshëm po ndëshkohen mizorisht vetëm e vetëm sepse qeveria vendos se ata janë “të lidhur” në një mënyrë apo një tjetër me mua apo Lëvizjen “Hizmet”; lidhje që konsiderohet menjëherë si krim. Të gjitha akuzat kundër meje, se kam qenë unë pas grushtit janë të pabazuara dhe tërësisht të motivuara nga pikëpamja politike. Sjellja e qeverisë me qytetarët e pafajshëm gjatë këtij viti po e shtyn Turqinë drejt kategorisë së shteteve me nivelet më të ulëta të demokracisë dhe ku shkelen, si parimi i shtetit të së drejtës, ashtu edhe të drejtat themelore të njeriut në botë. Sot, pas një viti, unë po e përsëris edhe njëherë thirrjen time për ngritjen e një komisioni ndërkombëtar të pavarur hetimor që të hetojë me drejtësi se çfarë ndodhi natën e 15 korrikut të shkuar, duke bërë që shkaktarët e asaj çfarë ndodhi të nxirren përpara drejtësisë. Dua të shpreh edhe njëherë gatishmërinë që, nëse vendimi i këtij këshilli do të jetë kthimi im në Turqi, sepse jam unë fajtori, unë do të kthehem menjëherë.
Në vend që t’i kthejnë përgjigje pyetjes se përse kanë dështuar në përpjekjen e tyre për t’i bindur liderët botërorë se jam unë fajtori, liderët e Turqisë po e ushqejnë publikun në Turqi me gjithfarë teorish konspirative, të artikuluara pa kurrfarë dallimi në të gjitha organet e shtypit që kanë mbetur në vend, të cilat janë kthyer veçse në borizanë të propagandës së qeverisë. Për fat të keq, duke qenë se nuk ekziston asnjë lloj mundësie për të dëgjuar ndonjë narrativë tjetër veç kësaj, lidhur me incidentin e 15 korrikut, populli turk po garon në masë se kush ushqen dhe shpërndan më tepër mesazhe urrejtjeje. Shumë pak kanë mbetur që e kanë kuptuar ngjashmërinë mes flijimit të ndjekësve të kësaj lëvizjeje me flijimin e sa e sa grupimeve njerëzore prej regjimeve fashiste dhe komuniste gjatë shek. XX.
Demokracia, as mund të arrihet as mund të mbrohet përmes mjetesh të dhunshme. Largimi i liderëve politikë nuk mund të ndodhë kurrsesi përmes rrugës antidemokratike, edhe pse ata mund të jenë duke përndjekur qytetarët e tyre, duke u shkelur çdo të drejtë njerëzore. Edhe pse janë përndjekur e torturuar me të gjitha mënyrat e mundshme, ndjekësit e Lëvizjes “Hizmet” nuk kanë ngrituar as grushtin ndonjëherë kundër përndjekësve të tyre. Përkundrazi, ata janë duke kërkuar të drejtat e tyre përmes rrugësh të ligjshme e paqësore. Unë mendoj se kushdo që ka ende dyshime në qëndrimin e tyre kundër dhunës, gjithnjë në kërkim të paqes dhe mbizotërimit të ligjit, pavarësisht gjithë çka ndodhur gjithë këtë kohë, nuk mund të jetë veçse një i verbuar prej paragjykimeve.
Sërish unë kam shpresë se intelektualët turq do ta ngrenë zërin e tyre, duke u solidarizuar me të gjitha viktimat e kësaj përndjekjeje, dhe përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor do t’i rezistojnë trysnisë politike, duke u dhënë përparësi parimeve universale të drejtësisë. I lutem Zotit, sepse nuk ka më të Mëshirshëm se Ai, që ta ruajë atdheun tonë prej kësaj errësire mbizotëruese, duke na çuar drejt një atmosfere më të ngrohtë paqeje dhe qetësie shpirtërore.

DEBATI PËR LIBRIN E MUSTAFA NANO/ NDUE UKAJ: SULMET NDAJ SKËNDERBEUT, QËLLIM SHKOMBËTARIZUES

Debatet e fundit lidhur me deklaratën e analistit Mustafa Nano mbi prejardhjen serbe të nënës së Skëndërbeut, kanë sjellë reagime dhe në Kosovë.

Kritiku i artit Ndue Ukaj u shpreh se “Sulmet e pështira kundër Gjergj Kastriotit e Gjergj Fishtës, në thelb, janë në funksion të një agjende të heshtur, por të vazhdueshme shkombëtarizuese”. “Në fakt, kjo agjendë, ka kohë që shqiptarëve tenton t’iu zhbëjë krenarinë, për çdo gjë që është e tyre, duke u thënë popull i pavlerë, duke iu “dekonstruktuar” historinë, mitin e “paqenë” të Gjergj Kastriotit, dhe duke e shpallë Perandorinë Osmane, si çlirimtare.

Sepse, dihet, një popull nuk rron dot pa krenari dhe pa kujtesë. E në këtë funksion, hija e Gjergj Kastriotit ende i tremb haxhiqamilët modern, ndaj trishtohen prej figurës së tij; po aq sa, hija e Gjergj Fishtës, i trishton komunistët dhe nostalgjikët e koncepteve jugosllaviste”, thotë Ukaj.

Sipas tij, këta që përrallisin me koncepte ahistorike, e dinë se ora e tyre është ndalë qëmoti. Po, në Motin e Madh, ndaj kot kukurisin dhe tentojnë ta përdorin filozofinë utopiste të relativizmit të kollajt të çdo gjëje, kundër historisë dhe rrjedhave të saj.

“Shqiptarët kanë përjetuar shumë sulme kundër figurave themeltare të historisë dhe kulturës së tyre, me metoda qyqare dhe me rrëfime ahistorike. Skënderbeu e Fishta janë sulmuar gjithqysh, por ata janë në ato lartësi, ku nuk shkon pështyma dikujt. As gulçimat e britmat e ndonjë aksh publicisti që për të mbetë në vëmendje të opinionit publik, mund të pohojë një ditë se ka parë aksh personazhin duke e pështyrë diellin”, thotë Ukaj.

“SHTETIT ISLAMIK” PO NDJELL GJITHNJË E MË SHUMË, FEMRA NGA GJERMANIA TË KONVERTUARA NË FENË ISLAME



Gjithnjë e më tepër muslimanë të radikalizuar nga Gjermania shkojnë në zonat e luftës në Irak dhe Siri, për t’u bashkuar me organizata islamike terroriste si “Shteti Islamik” (IS). Një ndër pesë nga personat që kanë shkuar në këto zona janë femra.

Autoritetet gjermane kanë rifilluar hetimet në lidhje me një vajzë 16-vjeçare, Linda W., e cila kishte shkuar një vit më parë në Turqi me qëllimin për shkuar nga atje në Siri apo Irak, por më pas gjurmët e saj kishin humbur. 16-vjeçarja u arrestua së fundi në Mosul të Irakut dhe prokuroria e ka hapur sërish çështjen e saj për lidhje me organizata që synojnë vepra penale që rrezikojnë shtetin.

Salafisten in Deutschland (picture-alliance/dpa/ W.Steinberg) Ndryshe nga djemtë që shpesh provokojnë dhe janë konfrontues, radikalizimi i vajzave bëhet pa bujë.
Rasti i 16-vjeçares Linda W. hedh dritë mbi radikalizimin e vajzave nga Gjermania. Zyra Këshillimore për Radikalizimin e Entit Federal për Migracionin dhe Refugjatët njofton prej disa muajsh për një rritje të fortë të numrit të konsultimeve në të cilat bëhet fjalë për synimin për t’i nxitur vajzat përmes fesë që të radikalizohen.
Salafisten in Deutschland (picture-alliance/dpa/ W.Steinberg)
Vajzat radikalizohen pa bujë

Sipas Michael Kiefer nga Instituti i Teologjisë Islame në Universitetin e Osnabrück ndër vajzat që janë radikalizuar ka pasur edhe 13-vjeçare. Kufiri i moshës së rasteve të radikalizimit po ulet gjithnjë e më tej. Dhe ndryshe nga djemtë të cilët shpesh provokojnë dhe janë konfrontues, radikalizimi i vajzave bëhet pa bujë dhe në heshtje. Eksperti Kiefer flet për një “radikalizim në dhomat e fëmijëve”. DW

ALEKSANDAR VUÇIQ: SERBIA DUHET TË NISË DIALOG TË BRENDSHËM PËR KOSOVËN, QË BREZAT E ARDHSHËM TË

Image result for aleksanda vucic u uniformi vojske srbije
Presidenti i Serbisë Vuçiq po i përmbahet premtimit që dha në takimin e fundit në Bruksel. Serbia duhet të nisë dialog të brendshëm për Kosovën, që brezat e ardhshëm të mos e kenë si barrë, shkruan ai në gazetën Blic.

“Ka ardhur koha që si popull të mos sillemi më si struci dhe të fusim kokën në rërë. Duhet të përpiqemi të bëhemi realistë, të mos i lejojmë vetes të humbim ose t’ia dorëzojmë dikujt atë që kemi. Por nuk duhet të presim që në dorë të na kthehet ajo që e kemi humbur kaherë”, shkruan Aleksandar Vuçiq, në një tekst autorial, të botuar në gazetën “Blic”.
Vuçiq rikujton fjalët e Shimon Peresit, i cili insistonte në dialog me palestinezët, me fjalët “merreni me mend se çfarë do të ndodhte po mos ta bënte këtë”. Vuçiq thotë se edhe ai, kur duhet të përgjigjet në pyetjen rreth nevojës së dialogut me Prishtinën dhe dialogut të brendshëm serb rreth Kosovës, thekson “merreni me mend se çfarë mund të ndodhte … sikur të gjithë të heshtim dhe nëse ndërpresim bisedimet.”

“Pas kaq shumë vitesh që merrem me politikë, e di këtë përgjigje shumë mirë. Qysh më 1878, që nga themelimi i së ashtuquajturës Lidhja e Prizrenit, ne serbët nuk kemi dashur të jemi sa duhet të përgjegjshëm dhe të kuptojmë fuqinë e dëshirës së shqiptarëve”, shkruan Vuçiq.

Nga ana tjetër, Vuçiq thotë se shqiptarët gabojnë shumë rëndë kur nuk i kuptojnë interesat shtetërore dhe kombëtare serbe dhe i nënçmojnë ato.

“Serbia nuk është për t’u nënçmuar, përkundër faktit që shqiptarët e kanë mbështetjen e shumicës së vendeve perëndimore për zbatimin e ideve të tyre kombëtare. Serbia e sotme nuk është më aq e ngushtuar siç ka qenë, nuk është më si në vitin 1999, 2004 dhe 2008. Por Serbia e sotme nuk është dhe nuk guxon të jetë e shfrenuar dhe arrogante, siç jo rrallë ka qenë”, thekson Vuçiq në shkrimin e tij autorial.

Heshtja, sipas tij, do të thoshe se nuk na interesojnë më përgjigjet, se kemi pushuar së shpresuari, që është cilësi e atyre që mendojnë se vetëm ata kanë të drejtë dhe se nuk kanë çfarë të mësojnë e as të bisedojnë për asgjë me këdo.

Vuçiq mendon se kundërshtarët e dialogut me Prishtinën për Kosovën, janë ata për të cilët çdo humbje paraqet fitore dhe të cilët i gëzohen fatkeqësisë së tjetrit për të përfituar për vete, sepse fitore tjetër nuk njohin.

Vuçiq mendon se “Kosova është në thelb problemi ynë më i rëndë, ndaj është e nevojshme, si kurrë më parë, që të gjithë së bashku të gjejmë një përgjigje. Një përgjigje që do të jetë e qëndrueshme, që përjashton konfliktin si opcion, një përgjigje e cila të gjithëve në rajon do t’u sillte leverdi”. DW

Presidenti i Serbisë Vuçiq pohon se duhet të ketë “një kokë të nxehtë nga të menduarit e përhershëm, një zemër të ftohtë nga emocionet e tepruara dhe duar të përlyera me kompromise. Si duart tona ashtu edhe të shqiptarëve”.

Vuçiq kundërshton edhe ata që çdo marrëveshje e trajtojnë si humbje. “Ne nuk kemi fituar asgjë aq të madhe, që kemi humbur në paqe. Të gjitha që kemi fituar dhe humbur me luftë, i kemi paguar me çmimin më të shtrenjtë të mundshëm, me atë që nuk mund të kompensohet – me jetët tona dhe të fëmijëve tanë”. Kjo duhet të ndërpritet, thotë ai.

“Ka ardhur koha që Serbia të punojë, të mendojë dhe të fitojë – të fitojë pa konflikte. Jam i bindur që sot jemi në gjendje ta bëjmë këtë”, pohon Vuçiq.

“Të gjitha rrugët e bashkëpunimit politik dhe të përparimit ekonomik do të hapeshin për Serbinë. Dyert e Bashkimit Evropian, po ashtu. Në të kundërtën, do ta konservojmë një konflikt, kuptimin e të cilit nuk e dimë”, shkruan Aleksandar Vuçqi në tekstin autorial për gazetën “Blic”.

Vuçiq pohon se Serbia ka nevojë për një qasje serioze dhe të përgjegjshme, të guximshme dhe reale, që ka për synim të ardhmen. Serbia sot ësthë e respektuar gjithandej në botë. Deri para tre vitesh kemi qenë në prag të falimentimit, ndërsa tani kemi suficit. “Që përparimi ynë të jetë i përhershëm dhe i qëndrueshëm, nëse asgjë tjetër, duhet të paktën të përpiqemi të zgjidhim nyjën (Gordiane) e Kosovës dhe jo të fshihemi dhe barrën më të rëndë t’ua lemë fëmijëve tanë. Të jetosh, do të thotë ta duash vendin nëpër të cilin ecin fëmijët dhe jo vetëm të lavdërohesh me fitoret e gjyshërve”, konstaton Vuçiq.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...