Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/09/09

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin nuk e lëviz krahun e djathtë gjatë ecjes


Vladimir Putin - 2006.jpg

Vladimir Vladimiroviç Putin (rusisht: Владимир Владимирович Путин),lindi në Shën Petersburg(7.10.1952). Putini  u diplomua në Universitetin Publik të Leningrad'it, në degën e Juridikës në vitin 1975. Pas diplomimit filloi të punojë në Shërbimin Sekret të Bashkimit Sovjetik-KGB. Një kohë jetoi në Gjermani dhe pasi u kthye në Leningrad ishte anëtari i Administratës së Universitetit.


 Putin në vitet 1991-92 ishte ndihmëskryetari i Kryetarit tē Komunës, dhe po ashtu Kryetari i Komitetit për Mardhëniet Ndërkombëtare të Këshillit të Kuvendit. Gjatë viteve 1998-99 ishte kryetari i Shërbimeve Sekrete të Federatës Ruse - FSB, në të njejtën kohë ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

Në 16 gusht 1999 filloi të punojë si Kryeministri i Rusisë. Me dorëheqjen e Boris Jeltsinit më 31 dhjetor 1999, në bazë të Kushtetutës u bë Kryetari i vendit për tre muaj, deri tek zgjedhjet presidenciale. Në zgjedhjet presidenciale Putin fitoi më shumë se 50% të votave, dhe u zgjodh Kryetari i Rusisë. Më 7 maj 2008 vendin e mori Dimitri Medvediev.

Në vetën e parë, të shtypura për fushatën presidenciale të vitit 2000) fëmijëri të varfër, kaloi në një shtëpi të përbashkët.Gjyshi nga babai, Spiridon Putin, ka punuar si kuzhinier në një dacha në shërbim të Stalinit dhe Leninit . Nëna e tij, Maria Ivanovna Putina (1911-1998), ishte një punëtor dhe babai i tij, Vladimir Putin Spiridonovič (1911-1999), vitet tridhjetë e hershme ishte në submariner marinës sovjetike. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, i ati i tij u hartua nga NKVD në një grup sabotazhi .

 Dy vëllezërit e vjetra kanë lindur në vitet tridhjetë, dhe një vdiq në muajt e parë të jetës, i dyti vdiq nga difteria gjatë rrethimit të Leningradit.


 Putin ka një diplomë në të Drejtën Ndërkombëtare në Fakultetin Juridik të Universitetin Shtetëror të Leningradit në vitin 1975. Anëtar i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik , ai është hartuar në fund të KGB në studimet .


Gjatë karrierës së tij si anëtar dhe më pas udhëheqës të organizatës së fshehtë, e cila zgjati nga 1975 deri më 1991, ai kaloi pesë vjet në Dresden, Republika Demokratike Gjermane .

Pas rënies së regjimit të Gjermanisë Lindore, Putin u thirr në Bashkimin Sovjetik dhe u kthye në Leningrad, ku, që nga qershori i vitit 1991, u hyjnë në Seksionin Çështjeve Ndërkombëtare të Universitetit të Shtetit, të dorëzuar në Molčanov Zëvendës Drejtori Juri.

Në pozitën e tij të ri, rinsaldò Anatolj marrëdhëniet Sobčak me e kryetarit të atëhershëm të Leningradit me: Sobčak kishte punuar si Asistent Profesor gjatë viteve të Putinit universitare dhe ishte mbikqyrësi i tij.

Presidenti i ardhshëm dha dorëheqjen nga shërbimet e sigurisë gusht 20, 1991 gjatë grushtit të shtetit të dështuar, i mbështetur nga KGB kundër Gorbaçovit....


Vladimir Putin është president i Rusisë që prej 7 majit 2012. Para se të ngjitej në hierarkinë politike, Putin ka qenë anëtar dhe shef i shërbimit sekret rus, FSB, organizatës pasardhëse të KGB-së.


Zbulohet sekreti pse Putin nuk e lëviz krahun e djathtë gjatë ecjes (Video)


Këtë pozitë ai e kishte marrë nga Presidenti Boris Yeltsin më 1998 dhe e kishte mbajtur për një vit. Duke qenë se Putin i ishte nënshtruar edhe personalisht trajnimeve të spiunazhit në KGB, disa prej shprehive ai nuk i ka harruar dhe i kanë mbetur që atëherë.

Një detaj i tillë ka dalë tashmë, ku thuhet që Putin ndërsa ecën, nuk e lëviz fare krahun e djathtë, por vetëm atë të majtin.


Putin paralajmëron për rrezikun e “konfliktit të gjerë”


Kjo, sipas ekspertëve të gjuhës së trupit, ka të bëjë me shprehinë që i ka mbetur atij që prej kohës së KGB-së, kur agjentët ishin trajnuar për të mbajtur dorën e djathtë afër brezit, pra afër armës, për të reaguar më shpejtë në rast rreziku.

Putin llogaritet si një prej njerëzve më të fuqishëm në botë. Ai kontrollon gati të gjitha asset e shtetit të tij, qoftë në nivelin publik apo atë privat, përmes rrjetit të zgjeruar të bashkëpunëtorëve.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=4&v=AFrA5Iz5YDA

https://www.youtube.com/watch?v=lxMWSmKieuc

https://www.youtube.com/watch?v=xDBfoSq-l3U

2017/09/05

Themeluesi dhe CEO i Facebokut ,Mark Zuckerberg zotohet për ndryshime në Facebook, pasi lajmi i rremë i ka tejkaluar lajmet e vërteta

Zuckerberg zotohet për ndryshime në Facebook, pasi lajmi i rremë i ka tejkaluar lajmet e vërteta


Zuckerberg zotohet për ndryshime në Facebook, pasi lajmi i rremë i ka tejkaluar lajmet e vërteta
Disa ditë pas ngritjes së çështjes së lajmeve të pavërteta në Facebook, Media Matters for America ka nisur një peticion duke i kërkuar themluesit të Facebook që të marrë masa për ndalimin e kësaj dukurie që është popullarizuar nga vetë rrjeti social Facebook.


Themeluesi dhe CEO i Facebook, Mark Zuckerberg ka thënë se është angazhuar për të punuar mbi problemin për lajmet e rreme në Facebook, duke shkruar në një postim se “unë dua që ju të dini se ne e kemi marrë gjithmonë këtë çështje shumë seriozisht.”

Ka dëshmi në rritje në lidhje me krijimin dhe shpërndarjen e lajmeve të rreme në Facebook. Së fundmi u tha se disa adoleshentë në Maqedoni kishin krijuan ferma përmbajtjesh me lajme të rreme gjatë zgjedhjeve presidenciale që më pas kanë gjeneruar qindra e mijëra shpërndarje në Facebook. Më pas lajmet krejtësisht të pavërteta u bën trend në mënyrë të përsëritur dhe u shpërndanë nëpër Facebook. Një analizë e BuzzFeed ka gjetur edhe se një lajm i rremë ka tejkaluar lajmet e vërteta gjatë tre muajve të fundit të zgjedhjeve në SHBA.

Facebook ka qenë i ngadalshëm për të trajtuar problemin. Ata kanë hequr vetëm faqet e rreme të internetit pasi Google e bëri të njëjtën gjë. Ish-punëtorët e shumtë të Facebook kanë folur për këtë gjë dhe e kanë konfirmuar se Facebook në të vërtetë e ka mundësinë për të trajtuar këtë problem, por nuk kishte zgjedhur të merrej me këtë çështje.

Shkaku i Trumpit, nacionalizmit dhe lajmeve të rrejshme, shkencëtarët ndryshuan “Orën e Fundit të Botës”


” Shkencëtarët thonë se bota nga sot është më afër apokalipsit. “Buletini i Shkencëtarëve Atomikë” (BPA), fundin simbolik të botës e zhvendosi për 30 sekonda: nga tre minuta në dy minuta e gjysmë para mesnatës.


Rachel Bronson nga BPA u apelon udhëheqësve botërorë të qetësohen, në vend se të shtojnë tensionet që mund të çojnë në luftë, raporton BBC.

BPA në raport ka shkruar se deklaratat e Trumpit për ndryshimet klimatike, përhapja e arsenalit bërthamor amerikan dhe marrja në pyetje e agjencive të zbulimit, kanë kontribuar në rritjen e rrezikut global.



Kjo paraqet momentin më të afërt të “fundit të botës”, që nga viti 1953, kur akrepi lëvizi për dy minuta – pas testimit amerikan e sovjetik të bombave të hidrogjenit.

Akrepi që shfaq minutat në këtë orë është metafora për dobësinë botërore ndaj fatkeqësive. Kjo pajisje simbolike është krijuar nga shkencëtarët në vitin 1947. BPA është themeluar në Universitetin e Çikagos më 1945. Ajo u themelua nga shkencëtarët që ndihmuan të zhvillohen armët e para atomike. Sot ky grup përfshin fizikanë dhe ekologë nga e gjithë bota. Ata vendosin për kohën në këtë orë simbolike.

Në dy vitet e fundit, akrepi që shfaq minutat në orë qëndroi për tre minuta para mesnate. BPA beson se rreziku i një katastrofe globale në vitin 2017 është i madh ndaj e lëvizën kohën për 30 sekonda.

“Komentet shqetësuese në lidhje me përdorimin e armëve bërthamore nga Donald Trumpi, deklaratat e tij për ndryshimet klimatike dhe nacionalizmi në gjithë botën kanë ndikuar në vendimin tonë”, thonë nga BPA.


Një faktor tjetër përcaktues ishte dyshimi ndaj të ardhmes së marrëveshjes bërthamore për Iranin, kërcënimi i sigurisë kibernetike, si dhe rritja e lajmeve të rrejshme.

Kur ora u krijua në vitin 1947, ishte shtatë minuta para mesnatës. Që atëherë u zhvendos 22 herë. Ora ishte caktuar së fundi më 2015 kur lëvizi nga pesë në tre minuta deri në mesnatë – për shkak të kërcënimeve të atëhershme globale.


Lajmet e rreme e disinformimi


Lajmet sajuara, propaganda dhe dizinformimi kanë ekzistuar gjithmonë. Por ajo që vërehet në ditët tona është një përhapje e shpejtë dhe me përmasa globale e këtyre informatave të manipuluara.Shqetësimi për përhapjen në kohë reale të lajmeve të rreme në epokën dixhitale dhe ndikimi negativ që ka dizinformimi tek besueshmëria dhe pavarësia e gazetarisë profesionale, tek vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut ishin në fokusin e një analize të një grupi ekspertësh të mbledhur ditët e fundit në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.”Interesant është fakti si ka evoluar perceptimi i termit “lajme të rreme” pasi ky term tani nënkupton informacion të sajuar, që krijon tensione dhe që shpesh përhapet përmes medias sociale,” tha Ambasadori austriak në OKB, Thomas Hajnoczi.

Ai tha se kjo prirje përfaqëson kërcënim pasi “në epokën tonë dixhitale, çdo individ ka qasje në internet ku lajmet e rreme mund të lexohen nga miliona vetë në të gjithë globin dhe është vështirë të kuptohet ku qëndron e vërteta”.Eileen Donahoe, Drejtore Ekzekutive për Qeverisjen Ndërkombëtare pranë Universitetit Stanford dhe ish-ambasadore në Këshillin për të Drejtat e Njeriut e cilësoi epokën dixhitale një forcë në të mirë të njerëzimit.Ajo tha se epoka dixhitale ka luajtur “një rol shumë pozitiv në mundësimin e shkëmbimit të lirë të informacionit, qasjes tek informacioni dhe lirinë e shprehjes në rang global”.“Procesi ka mundësuar edhe demokratizimin e mjeteve për përhajen e informacionit. Dhe ka qenë në përgjithësi një forcë pozitive për lëvizjen e të drejtave të njeriut”.Por zonja Donahoe paralajmëroi se kishte shumë forca të tjera që punojnë kundër kësaj prirjeje dhe se nuk ka garanci që rezultantja neto e teknologjisë dixhitale do të jetë pozitive.Ajo foli për rreziqet nga manipulimi i informacionit në proceset që shoqëruan Brexit-in apo zgjedhjet presidenciale amerikane.“Teknologjia dixhitale mund të shërbejë si një forcë shumë e fuqishme për të minuar proceset demokratike dhe lajmet e rreme shkatërrojnë cilësinë e diskutimit në demokraci dhe marrëdhëniet e qytetarëve me qeverinë”.Rasha Abdulla, Profesore e Gazetarisë në Universitetin Amerikan në Kairo, thotë se gjatë javëve të fundit qeveria egjiptiane ka bllokuar faqe interneti, sidomos portale informative:“Për momentin përllogarisim se 53-57 site elektronike, kryesisht portale lajmesh janë bllokuar”.“Nëse bllokohen portale të mirëfillta të gazetarisë së pavarur, informacioni i vetëm që mbetet janë lajmet e rreme,” thotë zonja Abdulla.Media sociale si Facebook, Twitter dhe Google janë bërë objekt kritikash pasi kanë shërbyer si platforma për fabrikimin dhe përhapjen e lajmeve të rreme.Peter Cunliffe-Jones, Kryetar i Rrjetit Ndërkombëtar për Verifikimin e Fakteve, një organizatë që mbulon aktivitetin e shumë grupeve për verifikimin e informacionit, thotë se sidomos pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, kompanitë teknologjike janë nën presion për t’u prerë rrugën lajmeve të rreme:“Që nga ajo kohë kemi parë që Google, Twitter, Facebook dhe të tjerë po punojnë për të hartuar strategji që luftojnë lajmet e rreme”.Për shembull, thotë ai, Facebook-u ka rënë dakord të punojë në shumë vende me organizata të pavarura për mbledhjen e fakteve për të analizuar njoftimet për lajme të rreme nga përdorues të Facebook-ut.“Ne jetojmë në një epokë që e shoh si histeri informimi,” thotë David Kaye, Raportues Special për OKB lidhur me nxitjen dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe informimit.“Mënyra më e lehtë për t’iu përgjigjur informatave që nuk na pëlqejnë është duke i censuruar, duke bllokuar një faqe interneti”.Ai e quan censurën një “mënyrë dembele për t’iu përgjigur këtij rreziku”.“Mendoj se po shfaqet një farë pakënaqësie ndaj lirisë së shprehjes. Nuk po them se lajmet e rreme, dizinformimi dhe propaganda nuk janë problem. Por nuk duhet të gjejmë zgjidhje që bazohen tek censura apo bllokimi,” thotë zoti Kaye.

Petrit Vasili akuza Edi Ramës: Parazitove për 4 vite, tani u kujtove për Akademinë


Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka hedhur akuza të reja ndaj Edi Ramës në lidhje me çështjen e Akademisë së Shkencave.

Me një shënim të shkurtër në Facebook e tij, Vasili thotë se ‘kryeministri i ri po deskriditon kryeministrin e vjetër’.

Ja çfarë shkruan Petrit Vasili në Facebook:

Kryeministri parazitoi katër vjet, tani u kujtua për Akademinë e Shkencave.

Kryeministri i ri nuk po lodhet së diskredituari kryeministrin e vjetër të zgjedhur në 2013-n. Kryeministri i vjetër, si turist i thekur që ishte, nuk pati asnjë minutë kohë për të humbur me reformimin e Akademisë së Shkencave.

S'pati asnjë minutë kohë as të lexonte çfarë sugjeroi komisioni i ngritur prej tij në 2013-n, për reformimin e akademisë.

Katër vjet vegjetoi kryeministri i vjetër dhe tani u ngrit ky kryeministri i ri dhe po i tregon vendin atij shkollëpaktit, që e la reformimin e akademisë në mes të udhës. Kryeministri u kujtua vetëm ditën e zgjedhjeve dhe e kërcënoi me rrethim, me nxjerrje nga godina dhe me heqje të parave.

Çdo shfajësim për këtë parazitizëm shtetëror kryeministror katërvjeçar është turp, vizion që urren shkencën dhe inkuizicion obskurantist mesjetar.

Lindita Nikolla: Zgjedhjet në Akademi, dëshmi e kalbëzimit pa kthim

Nikolla: Zgjedhjet në Akademi, dëshmi e kalbëzimit pa kthim

Kush e komenton mbrapsht politikisht, mediatikisht apo inatçorisht deklaratën e djeshme të Kryeministrit mbi Akademinë e Shkencave, si një reagim momental, është në rastin më të mirë i painformuar.

Nga Lindita Nikolla.

Kryeministri është angazhuar prej kohësh në një dialog me anëtarët e Akademisë së Shkencave. Në takimin e realizuar në kryeministri, në maj 2016, me akademikët dhe përfaqesuesit e Ministrisë së Arsimit e Sportit, ai ka nënvizuar domosdoshmërinë e reformimit të institucionit dhe ka kërkuar përulesisht kontribute me shkrim nga vetë akademikët.

Po ashtu, ai ka kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit angazhim të plotë në këtë dialog, ku fatkeqësisht pritëm gjatë për një kontribut konkret dhe të vlefshëm nga ana e Akademisë së Shkencave, por që nuk erdhi kurrë.

Sidoqoftë, ne kemi vijuar punen tonë ne tri drejtime:
a. Shkrimin e Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit të Kërkimit Shkencor, Tekonologjisë dhe të Inovacionit, për vitet 2017-2022;
b. Përgatitjen e Dokumentit Politik për Reformimin Institucional të Kërkimit Shkencor;
c. Përgatitjen e Draft-Ligjit të ri per Shkencën, Teknologjinë dhe Inovacionin.

Produktet e punës, në të tri këto drejtime, flasin vetë dhe, me fillimin e punës së qeverisë së re, do të dalë në pah edhe pseja e deklaratës së djeshme të kryeministrit, të cilën e mbështes plotësisht, si të gjithë ata që e kanë ndjekur nga brenda ecurinë e këtij procesi. Të njëjtën bindje me kryeministrin ndajnë edhe persona të tjerë, publikisht të rreshtuar më shumë se sa një herë kundër qeverisë.

Zgjedhjet e djeshme në Akademi ishin pika e fundit që derdhi kupën e mbushur në vite, sepse dëshmuan mungesën më shembullore të çdo sensi reflektimi mbi kalbëzimin tanimë pa kthim të atij institucioni. Prandaj, edhe financimi publik i Akademisë së Shkencave në këto kushte do të ishte thjesht bashkëfajësia në heshtje përballë një fakti kokëfortë: Akademia e Shkencave ka humbur çdo arsye dhe funksion të ekzistencës së saj.

ASh i përgjigjet Ramës me letrën e Agollit: Akademia një çështje kombëtare, jo qeveritare




Debati sa vjen e bëhet më i mprehtë, ndërsa çarja mes Akademisë së Shkencave dhe Qeverisë Shqiptare akoma më e madhe.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama përdor kërcënimin e fondeve në këtë betejë, Akademia e Shkencave i është përgjigjur asaj duke përdorur arsyen, dhe jo një arsyetim dosido.

Akademia e Shkencave ka publikuar në rrjetin social Facebook, letrën e plotë në formën e amanetit të lënë nga korifeu i letrave shqipe Dritëro Agolli. Dritëroi në bazë të amanetit shkruan “Akademia e shkencave nuk është çështje qeveritare, ajo është çështje kombëtare”.

Letra e Plotë e Dritëro Agollit

Akademia e Shkencave është një institucion që duhet të forcohet, jo të dobësohet. Është e gabuar të mendohet se Akademia jonë është një trashëgimi e së shkuarës. Ajo u themelua nga dijetarë të mëdhenj, që ishin formuar në universitete me emër. Akademia e Shkencave gjithnjë ka pasur njerëz të zotë, të ditur e të mençëm. Çdo diskutim, çdo reformë, është me vend vetëm nëse merret për ta bërë Akademinë e Shkencave më të mirë, më të suksesshme. Shihni çfarë po bëjnë vendet fqinje. A po e dobësojnë apo po e fuqizojnë akademinë e tyre të shkencave maqedonasit, grekët, serbët, malazezët? Edhe Kosova po e fuqizon akademinë e vet dhe mirë bën. Popujt që nuk e kanë bërë ende të njohur plotësisht veten në Europë e në botë akademitë detyrimisht duhet t’i ruajnë e t’i forcojnë. Po të më pyesnin mua, unë do të thoja se Akademia e Shkencave jo vetëm duhet të bëhet më e suksesshme, por duhet ngarkuar me detyra. Ka shumë pyetje të cilave qeveria nuk mund t’u japë vetë përgjigje. Atëherë kujt do t’ia kërkojë përgjigjen? Reforma është çështje mendimi dhe projekti, jo çështje numrash. Unë besoj se Akademia e Shkencave ka njerëz me mend që mund ta bëjnë vetë reformën, prandaj duhen dëgjuar si thonë ata, sepse ata e dinë më mirë si mund të ndryshojë gjendja dhe si mund të jetë më e dobishme për vendin. Duhet një reformë që të kemi një akademi më dinjitoze. Dhe kur them kështu kuptoj se Akademia është mpakur e rrudhur më shumë për shkak të qendrimeve të pamençme në reformat politike, se për fajin e vet. Sigurisht Akademia duhet të lëvizë, duhet të bëhet më e gjallë, më energjike, por më parë të bëjmë pyetjen pse nuk është ashtu si e duam. Pse është zvogëluar Akademia jonë?

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...