2017-09-26

Letër publike nga Rexhep Shahu

REXHEP SHAHU
TELEGRAM PËRGJIGJE NEBIL ÇIKËS
Para një jave, me 19 shtator 2017, Nebil Çika shkruante për mua “mikut tim botuesit, shkrimtarit dhe gazetarit te shquar kuksian Rexhep Shahu”.
Dje, me 25 shtator 2017, për mua po ky njeri shkruan e me quan “botuesi i çetnikëve serbë”, botimet që bëj unë i quajti “biznes antishqiptar”, më quan “demokrat i vonuar”, më bën “punonjës të Gjykatës së Kukësit” etj.
Në fund të shkrimit tim e gjeni shkrimin e Nebilit.
Me shkelë Nebil të vjen era gjatë e larg dhe ndotet ambienti keq. Unë shkela pa dashje dhe u kërkoj ndjesë miqve, por tani më është ngjitë Ndebili për këpuce.
Në një poezi timen tek Qyteti i Lutjeve, kam shkruar për të burgosurit politikë:

“VAJTIM PËR ISH – BURGOSURIT POLITIK
Si korba sqepuam përditë,
Ua sosëm zemra e mushkëri.

Tash po ua thithim palcën e kockave
E shojet e këpucëve të burgut,
Gjë tjetër s’u ka mbetë.”


Nebil Çika thith shojet e këpucëve të të burgosurve politikë. Më vjen keq sa poshtë ka rënë pazari. Të burgosurit politikë kanë patur e kanë dinjitarë mes tyre dhe drejtohen nga ky Ndebil gjobvënës.
Unë, Rexhep Shahu, “botuesi i çetnikëve serbë”, pa lejën e NDebilit si shef i naltë i antikomunizmës që është, dhe në fshehtësi të plotë prej tij, për shkak të injorancës së tij lapidare që të bën me vjellë troska, kam botuar këta “çetnikë serbë”:
“Shqiptarët e Fuqitë e Mëdha” të Vlladan Gjorgjeviqit, ish kryeministër i Serbisë, përkthyer nga Mustafa Kruja ish kryeministër i Shqipërisë; “Shpërngulja e shqiptarëve” të Vaso Çubrilloviqit; “Përgjuesi serb i Ismail Qemalit” i Zhijovin Ballukgjiqit; “Katër muaj nëpër Shqipëri” i Kosta Novakoviqit; “Serbia e Shqipëria” të Dimitrije Tucoviqit; Shitësit e mjegullës” të Aleksandar Qotriqit; “Shqipëria në 1921” të Justin Godart që polemizon me Vlladan Gjorgjeviqin; “Unë i kam shumë borxh Shqipërisë” të D’Estournelles de Constant, nobelist i Paqes, senator i Francës, ish sekretar i caktimit të kufijve në Veri të Shqipërisë, që tregon pendesën e tij për caktimin e kufirit të padrejtë.
Do të shtoj këtu si fond të artë të Albanologjisë (Ndebili nuk e di ç’është) edhe librat e profesor Shefqet Hoxhës Balada Popullore; Proza Popullore; Epika Historike dhe Lirika, monumente këto që i kam botuar pa lejen e Ndebilit.
Këto libra i ka financuar Flamur Hoxha, ndaj të cilit NDebili shpifi në mënyrë bastarde. NDebil Çika dëshpërohet se pse Flamuri ka financuar këto libra dhe nuk i jep lekë Debilit për projektet e tij për bustet e tij se Ndebili është tashmë krietar dhe i duhen krietarit ca lekë e ai nuk ka ku ti marrë vecse nga biznesmenët që janë ish të përndjekur politikë por ama, kujdes, antikomunistë.
Ndebil, është shumë e poshtër kjo gjë. Nuk ke fare fisnikëri as sa lopa. Inati të vërbon. E di se lekët të duhen, ke nevojë për lekë, ke shumë nevojë, bëhesh zorragji për lekë. Unë nuk të gjeja dot njerëz për intervista që të të paguanin ty ndonjë kafe, ndonjë 100 a 200 euro. Ti më thoje por unë nuk të ndihmoja dot për të tilla gjëra. Ç’të të thom. Nuk të ndihmova dot që të fitoje ndonjë lek nga ato intervista me të përndjekur politikë që mund të kenë lekë. Biznesi yt me intervistat duket i pasukseshshëm dhe ndaj gjuan ish të përndjekurit politikë që kanë lekë dhe u vë gjoba si gjambaz në emër të antikomunizmës si antikomunisti më i madh.
Ndebil, sa për Havzi Nelën po të them se është gjynah me ia fut edhe ti thonjtë e tu të pistë, është gjynah të kërkosh lekë ti për bust për Havzi Nelën e të marrësh ti 50 përqind të fondeve.
Ndebil, si shef i naltë i antikomunizmës që je, gjeje sheshin për Havzi Nelën në Tiranë dhe e ke të siguruar fondin por nuk e bën ti bustin, nuk e miraton ti, nuk futet hunda jote e flliqtë në ato punë se Havzi Nela nuk është pronë e jotja, nuk eshte prone e asnje shoqate, është i gjithë shqiptarëve dhe ka shumë të tjerë para teje që merren e pyetën për atë figurë. Ti je çiban i huaj Ndebil per Havzine.
Ndebil, nazistet a shkojne tu bejne buste hebrejve... Kupton dot ti Ndebil ç'po them...
Ndebil, unë kam bërë shumë shkrime për Havzi Nelën që ti nuk i bën dot në dy jetë sepse nuk e ndjen Havziun, nuk e do, nuk e njeh, por e do vetëm për biznes bustin e tij, që t’ia vjedhësh edhe bronxin. Ta kam thene, ti je gati t'ia marresh edhe ato 910 leke te vjetra qe Havziu ia la amanet nenes se tij, ti je i paskrupullt per leke... Me këto shkrime do botoj një libër, nëse më jep leje ti, si thua.
Thua se shkrimi yt, fletëgjoba jote si fletërrufe, drejtuar mua dhe Flamur Hoxhës, duke m’u jargavitur mua, ka ra “ndesh me biznesin tim antishqiptar”.
Ndebil, si botues kam botuar rreth 20 libra të mirë, ky eshte biznesi im "antishqiptar", ato libra që jo idiotët i quajnë libra biblioteke, ndërsa idiotët si ti i quajnë antishqiptarë. Gjobite me 200 euro ndonje biznesmen dhe eja merri me 100 euro 20 libra dhe ftillohu mos rri vec me pace e pilaf dhe fiton edhe 100 euro. Lexuesi le t’i çmojë titujt që përmenda. Librat që botoj unë nuk shiten bash se janë antishqiparë, sic thua ti Ndebil. PO kam botuar edhe 101 poete turq ne nje antologji, te jashtezakonshem, por ti nuk e di ç'eshet poezia o Ndebil. Por kaq është gjithë biznesi im.
Pa harruar natyrisht revistën Illz, Revistë letrare e Tiranës, revistë ballkanike, që botoj unë me financimin po të Flamur Hoxhës, por kjo nuk të hyn në punë ty Debil se është përtej aftësive e mundësive të tua intelektuale, nuk është punë lopësh kjo revistë elitash.
Më kishe quajtur “demokrat i vonuar”. Nuk konkuroj Ndebil në këto gjëra. Kam patur post te larte ne qeverine Berisha, keshilltar i Ministrit - zedhenes shtypi, shef kam qene, a te kujtohet kur pije kafe e raki pa leke dhe me kerkoje qofte...
Më kishe bërë ish punonjës të Gjykatës së Kukësit. Ani, mirë do të ishte, nuk është trup. Por se je kaq i trashë, kaq shumë ndebil dhe nuk e verifikon dot një të vërtetë të thjeshtë këtë nuk e dija dhe më vjen shumë turp për miqësinë më shumë se njëdekatore që kemi bashkë dhe paftesine tende. Ke të paktën mbi 10 vjet që më ndjek pas si rrodhe, si morr, më këkon të të ndihmoj për gazetën, për biznesin e intervistave, si ke lejuar të ndjekësh një ish punonjës gjykate.
Ndebil, CV ime ka qenë prej shumë vitesh e botuar. Kam botuar 12 libra si autor Ndebil libra qe do i enderroje, dhe e gjen lehtë CV time.
Ndebil, po ti kishe ti librat e mi, do të kërkoje të bëheshe kryetar i antikomunizmës në Europë. Por ti nuk i ke këto libra se ti merresh me vënie gjobash. Dhe merresh me shëmtimin e të përndjekurve politikë, i shëmton përditë me qenien tënde, me praninë tënde aty, me trashësinë tënde trunore.
Librat e mi janë: Mali i Hënës; Bregu i Brengës; Bllaca monografi; Misioni për Paqen; Marsi i Minave; Lis i vetem në fushë; Apologji për Udhën e Kombit” Sytë e Lirisë monografi; Qyteti i Lutjeve; Kjo verë mërzie; Ku ishe ti Hero; Bukën tonë të përditshme.
Kam punuar një vit në Prokurori si sekretar Ndebil dy vjet para se të varej Havzi Nela.Po të kisha qenë aty edhe mund ta kisha zbardhë vendimin për Havzi Nelën. Se unë nuk jam trim dragua si ti, por nuk kam qëlluar të jem në punë aty Ndebil. Kerkoj ndjese qe nuk eshte sic thua ti, por c'te bej une, me fal. Shiko or budalla, kur të shpifësh, duhet t’i ngjajë pak te vertetes, mos ia fut si kau pelës.
Ndebil, që nga viti 1986, por sidomos që nga viti 1996, unë jam cfarë kam shkruar. Janë qindra e qindra shkrime Ndebil në Tiranë e Prishtinë, janë mijëra orë transmetimi Ndebil në Radio Kukësi, Radio Tirana, Top Albania Radio e në media të tjera, janë qindra dalje televizive Ndebil që mund të më kontrollosh biografinë. S'kam patur kurre emision gjobveniesh, emision me leke.
Ti je i pazoti që të më bësh edhe reklamë budalla, unë kisha shpresë tek ti.
Ik, nuk meriton asnje lekë. I paafte, te kesh turp.
Je i pazoti. Ik fshihu mos u bëj lopë.
***************************
Nebil Çika shkruan sa me poshte per mua:
("Të nderuar miq ! Kam mare shume mesazhe nga nje pjesë e mirë nga ju qe me kerkojnë ti pergjigjem nje botuesi te cetnikve serbë dhe atyre komunist serbo- shqipatr që ka ndermare ne fb e rrejete sociale ca sulme ordinere ndaj meje duke kepërdorur edhe emrin e figuren e poetit martir Havzi Nela , per shkak se nje shkrimi im, shkon ndesh me bizenesin e tij antishqipatr . Duke ju falenderuar per mbeshtetjen ,po ju them se nuk kam ndermend te merrem me te. Por sa për informacion mendoj se duhet ta dini që ky "demokrati i vonuar" ishte punonjës i Gjykatës në Kukës kur kjo gjykate komuniste denoi me varje në litar Hvzi Nelën , Ndoshta edhe vendimin e ka zbardhur me doren e vet ky "shahisti" si i besuar i partise ne ate dhe ne kete kohë. Kaq besoj se mjafton per të kuptuar se njera nga arsyet kryesore pse demokracia shqipatre po shkon "per lesh" eshte fakti se ajo nisi keq ,pasi qe ne fillimet e sajë e deri sot janë ,"hajdutët që po bërtasin: kapeni hajdutin". ! Por siç ka porosit partia : qente le te lehin, karvani të ec perpra . Kaq !")

2017-09-25

Selim Pacolli zotohet për rregullimin e varrezave të dëshmorëve


Pas vizitës së tij tek varri i Presidentit Historik të Republikës së Kosovës, z. Ibrahim Rugova, kandidati i AKR-së për Kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli ka vizituar varrezat e dëshmorëve.


Në rrugëtimin e tij të përbashkët me qytetarët e Prishtinës, Selim Pacolli ka parë nga afër varrezat e dëshmorëve në fshatrat Llukarë, Mramor, Prapashticë dhe Marec, të cilët janë në gjendje të rëndë dhe të pa rregulluara nga autoritetet komunale.Nga vizitat e tij në varrezat e dëshmorëve, Selim Pacolli është ndalur për të nderuar Deshmorët e Kombit Ismet Asllani dhe Shpend Canolli.
Selim Pacolli e ka pasur rastin që nga afër të shohë gjendjen e varrezave, të cilat janë tërësisht pa kujdes institucional, gjë të cilën ai është zotuar se do ta ndryshojë menjëherë pas ardhjes së tij në pozitën e të parit të Prishtinës.


“Fillimisht, si një qytetar i Prishtinës, unë ndjehem keq për gjendjen e këtyre varrezave dhe mungesa e kujdesit që u bëhet atyre, përkundër faktit se në këto vende pushon shpirti i disa prej njerëzve më të dalluar të këtij vendi. Unë zotohem këtu para jush, se me marrjen e pushtetit në Prishtinë, unë do ta ndryshojë këtë pamje.

Sepse shtyllat e kombit ndërtohen nga njerëz që flijohen për të, prandaj ne e kemi për detyrë që veprën dhe jetën e tyre ta nderojmë me përgjegjësinë më të lartë, ndërsa rregullimi i këtyre varrezave është gjëja më e vogël që ne mund të bëjmë si qytetarë të Prishtinës” ka thënë Pacolli.Për më shumë, Selim Pacolli është zotuar se me ardhjen e tij në pozitën e Kryetarit të Prishtinës, ai do të rindërtojë shtëpitë ku ishin të vendosura shtabet e UÇK-së në Gollak dhe ato do të shndërrohen në muze, për ta lartësuar historinë e heronjve të kryeqytetit, dhe për ta pasuruar kujtesën qytetare për jetën dhe veprën e tyre.

Uragani Maria shkatërron lagjen te videoklipi i Despacitos

“La Perla”, një lagje në San Juan të Porto Rikos u bë e njohur në të gjithë botën për shkak të këngës së Luis Fonsi që arriti klikime maksimale në rrjetin Youtube. Uragani “Maria” që godit zonën e thuajse e ka shkatërruar plotësisht lagjen e “famshme”.



Uragani Maria shkatërron lagjen te videoklipi i Despacitos
Kur “Despacito” u bë kënga më e klikuar e të gjitha kohërave, me plot 3.8 miliardë shikime vetëm në platformën “Youtube”, ajo i solli famë jo vetëm krijuesit të saj, Luis Fonsi, por edhe lagjes “La Perla” në San Juan të Porto Rikos, ku u xhirua pjesa më e madhe e videoklipit.

Videoja hapet me plazhet e “La Perla”-s, duke treguar më pas godinat shumëngjyrëshe, shkrimet në mure dhe kulturën për të cilën shquhet Porto Riko.
despasito
Por uragani “Maria” e ktheu në rrënoja lagjen e “La Perla”-s, ashtu siç bëri me pjesën tjetër të ishullit amerikan dhe Karaibeve, më herët gjatë javës.

Fotot që qarkullojnë në rrjet tregojnë shkatërrimin në “La Perla” e kudo tjetër. Godinat kanë mbetur pa çati, e muret e shumë shtëpive janë shembur.

Këngëtari i suksesshëm portorikan, Fonsi nxitoi të postonte fillimisht një video me përmbytjet masive në lagje. Më pas publikoi dy foto krah njëra-tjetrës, në të cilat zona që u bë e famshme në videoklipin e hitit të tij, shfaqej para dhe pas uraganit.

“Kjo pamje më copëton zemrën në 3 pjesë”, shkruan Fonsi, duke shprehur besimin se ishulli do të rikthehet shumë shpejt siç ka qenë.


*****

Ç’janë këto “shahirat e Kosovës” në gjuhën tonë të bukur?



Më doli rastësisht një video në internet, nën këtë togfjalësh, shkruan Mehmet Eelzi në gazetën 55online.

Në video: burra me veshje kombëtare, ulur rreth një sofre me tërë të mirat, këndojnë me sharki e çifteli. Shahirat do të jenë lloj i veçantë muzike, si puna e lahisë, për shembull? Çukita (klikova): këngë të zakonshme, melodi dhe mënyrë të kënduari si përherë. Më pas të tjera video. Një grup shoqërohet edhe me violinë, def, tupan. Prapë shahirat e Kosovës. Video me një këngëtare të vetme, me çifteli: shahirat e Kosovës!

Pyes gjuhëtarin Gazmend Berlajolli në Prishtinë. Zihet disi tradhmend. Nuk di, nuk përdoret me thanë të drejtën, më shkruan. Shair është vjershëtar (turqisht). Me gjasë në këtë rast përdoret si këngëtar.

E zbërthen mjeshtërisht Fjalori i Dizdarit (fjalorët e akademisë me të drejtë s’e kanë). Përmbledhtazi: vjen prej turqishtes sair (kjo prej arabishtes). Sair do të thotë vjershëtar, poet.

Pra u përdorka në kuptimin këngëtarët. Ani pse shqiptarët s’e kuptojnë. As njerëzit e letrave.

Nga doli ky cak (term) i ri? Ç’është kjo energji, me të cilën po përhapet në internet, sikur të ishte zbulim i madh? Shqiptarët në Kosovë, si në krejt trevat, këngës i thonë këngë (kangë), këngëtarit këngëtar (kangatar). Kush dashka me e shndërrue këngën shqiptare në “shahira”? Për ç’arsye?

Ç’janë këto shahirat?, pyes një pejan të moshuar. Ka qenë mësues. Rrudh sytë e vegjël, i vetojnë prapa syzeve të trasha.

-Ç’janë qafirat, the?

Nuk mjafton që në Kosovë, në Republikën e Shqipërisë, në Maqedoni, po zvetënohet muzika shqiptare, gjithnjë e më shumë këngë me nota orientale. Dhe zëra të zvargur, melodi të shurupta, tallava. Dhe në krahun tjetër: shpesh klithma “moderne”, çirrje pa shije e pa art. Media shpall vip gjithfarë “këngëtaresh”, që shquhen veç për mishra cullak e kotësi. Të merr malli për këngë si ato të Pagarushës, Liliana Çavollit, Luan Hajrës, Esat Bicurrit, dy Shpresave (Berisha e Gashi), deri te Qamili i Vogël. Edhe ato kishin erëza Orienti, siç ka krejt muzika në Ballkan, për shkaqe historike të njohura. Por ruanin vetvetësinë shqiptare.

Bashkë me muzikën të tjetërsojmë me vetëdije edhe fjalët e bukura shqipe, këngët dhe këngëtarët popullorë t’i shndërrojmë në “shahira”?!

Shahirat e Kosoves - u qu rrushja live 2015 - YouTube

https://www.youtube.com/watch?v=ZpbJ2vLGUjk
Jan 24, 2015 - Uploaded by musicalbanian
Shahirat e Kosoves - u qu rrushja live 2015. musicalbanian. Loading... Unsubscribe from ...

Shahirat e Kosoves - Te Mehmet Gradica - YouTube

https://www.youtube.com/watch?v=Ed7GAxuJ25A
Jan 24, 2015 - Uploaded by musicalbanian
Shahirat e Kosoves - Te Mehmet Gradica. musicalbanian. Loading... Unsubscribe from musicalbanian ...

Shahirat e Kosoves - Prej zemanit te lezetit 2015 - YouTube

https://www.youtube.com/watch?v=2AYZ8RDEhwU
Jan 24, 2015 - Uploaded by musicalbanian
Shkelzen Morina e Gani Thaqi & T'bijt e Beqes - "Oj tok e Kosoves" - Duration: 2:52. Terdeci 3 ...

Shahirat e KOSOVES -Sh.k.a SHALA .02 Mitrovice - YouTube

https://www.youtube.com/watch?v=O94ATwTR3ZY
Feb 6, 2008 - Uploaded by baki302000
Ferki Islami me shokë në një ndeje te vëllau Basriu për qef.

Shahirat e kosoves - Te Mehmet Gradica 2015 - YouTube

https://www.youtube.com/watch?v=e3UtZvgpc4k
Jan 24, 2015 - Uploaded by musicalbanian
Shahirat e Kosoves - Te Mehmet Gradica - Duration: 8:27. musicalbanian 1,024 views · 8:27. FATMIR ...

Shahirat e kosoves - te Mehmet Gradica 2015 - YouTube

https://www.youtube.com/watch?v=dStHtQT7jYE
Jan 24, 2015 - Uploaded by musicalbanian
2:38. Shahirat e Kosoves - Te Mehmet Gradica 2015 - Duration: 4:34. musicalbanian 1,268 views · 4 ...

Shahirat e KOSOVES -Sh.ka SHALA Mitrovice 5 - YouTube

https://www.youtube.com/watch?v=cS6UxhwcsBI
Nov 5, 2008 - Uploaded by baki302000
Ferki ZASELLA,Halil KOVAQICA,Avni ZHAZHA,Hysni CERAJA dhe Edi nga BESIANA te baba i Ferkis ...

Shahirat e Kosoves - Te Mehmet Gradica 2015 - YouTube

https://www.youtube.com/watch?v=kDpZK74AFu4
Jan 24, 2015 - Uploaded by musicalbanian
Sod Kosova e ka ni hall - Adem Osaj Vellezrit hajzeri 2015 - Duration: 4:10. Rapsodet 23,478 views ...

Shahirat e Kosoves - Deshmorve - YouTube

https://www.youtube.com/watch?v=g4eX8KN4enk
Jan 24, 2015 - Uploaded by musicalbanian
Shkelzen Morina e Gani Thaqi & T'bijt e Beqes - "Oj tok e Kosoves" - Duration: 2:52. Terdeci 3 ...

Shahirat e Kosoves - Te Mehmet Gradica 2015 - YouTube

https://www.youtube.com/watch?v=Lr_fX_HPiAE
Jan 24, 2015 - Uploaded by musicalbanian
Shahirat e kosoves - Te Mehmet Gradica 2015 - Duration: 6:48. musicalbanian 2,265 views · 6:48 ...

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...