Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/11/24

Policia e Kosovës arrestoi deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi dhe Albulena Haxhiu. Policia për të arrestuar Kurtin ka hedhur edhe sprej.



Nga hedhja e sprejit, deputeti Rexhep Selimi, Arbër Rexhaj dhe Driton Çaushi dhe përfaqësues tjerë të Vetëvendosjes dukej se kishin probleme për shkak të sprejit.


Nga hedhja e sprejit kanë pësuar edhe gazetarë e kameramanë. Ambulanca ndodhet para Kuvendit të Kosovës për trajtimin e deputetëve dhe aktivistëve të VV-së.

Deputetët e VV-së e presin Kurtin para Kuvendit, Policia po tenton ta arrestojë

E plotësuar: Deputetë të lëvizjes Vetëvendosje janë para Kuvendit të Kosovës për të pritur deputetin Albin Kurti, të cilin Policia e Kosovës po tenton ta arrestojë.

Aktivistë të Vetëvendosjes po tentojnë ta ndalojnë arrestimin e Kurtit, ndërkohë që aty vërehet prani e shtuar e Policisë.

Një ditë më parë gjyqtari Beqir Kalludra urdhëroi arrestimin e deputetëve Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu madje u caktoi edhe paraburgim, për shkak të mos paraqitjes së tyre në seancën gjyqësore ndaj hedhjes së gazit lotsjellës.

EULEX-i kurdisi Rastin për gjeneralin e Luftës-Heroin e demokracisë,zt.Fatmir Limaj

Image result for fatmir limaj

Ishte akuzuar nga EULEX-i për krim të organizuar dhe vepra të lidhura me korrupsion. Por, sipas një ish gjyqtari të misionit evropian në Kosovës, rasti kundër Fatmir Limajt është i kurdisur.

Britaniku, Malcolm Simmons, kryetar i gjyqtarëve të EULEX-it, në një intervistë për gazetën franceze, Le Monde, ka deklaruar se akuzat e ngritura në vitin 2012 ndaj ish komandanti i UÇK-së, tani lideri i Nimës për Kosovën, janë të motivuara politikisht.


“Kam qenë kryetar i gjyqit në këtë proces në vitin 2013 dhe shumë shpejt e kuptova se misioni EULEX dëshironte t’i nxjerr atij pengesa në rrugë kur afroheshin zgjedhjet. Kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it të asaj kohe, Charles Smith, më tha që misioni EULEX dëshironte që z.Limaj të dënohej”, ka deklaruar britaniku Simomons.

Simmons, ka treguar edhe arsyet pse erdhi deri të gjykimi i komandant Çelikut.

Ai ka thënë se EULEX është një mision politik.

Ish Prokurori Komunal i Prishtinës ,tash avokat Tahir Rrecaj thotë :EULEX-it nuk duhet as dy ditë t’i vazhdohet mandati në Kosovë

Image result for tahir rrecaj

Avokati Tahir Rrecaj ka thënë se mospranimi i një numri dëshmish dhe vendimi lirues i gjykatës për akuzat ndaj Fatmir Limajt tregojnë se krejt rasti ishte montuar nga vendorët dhe ndërkombëtarët.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se duhet kompensuar dëmi që i është bërë Limajt, ndërsa ka kërkuar që misionit të EULEX-it në Kosovë të mos i vazhdohet as edhe dy ditë, lëre më dy vjet siç është kërkuar.


“Është i kuptueshëm reagimi dhe fjalimi emocional i Fatmir Limajt, pasi akuzat ndaj tij kanë qenë të pabaza. Besoj ju kujtohen ngjarjet spektakolare të viti 2010, bastisjet dhe arrestimi i Limajt, si dhe deklarata e ish-kryeprokurorit të EULEX-it për këtë çështje, se kinse kanë dëshmi që ai ka keqpërdorur 80 milionë euro”, tha ai. “Prokuroria nuk ka pasur asnjë provë dhe do të ishte e çuditshme që të ankohen në këtë vendim, pasi edhe vet ngritja e akuzës ka qenë e habitshme, marrë parasysh faktin që nuk ka pasur fakte, kur kjo është bërë. Ky është një rast i montuar nga vendorët dhe ndërkombëtarët”.

Sipas tij, “ky rast dhe rastet tjera kanë dëshmuar që misioni i EULEX-it ka dështuar në Kosovë”.

“Ata kanë pasur mision sundimin e ligjit, por kanë punuar dhe vepruar ashtu siç nuk duhet. Unë kurrë nuk kam marrë shembull nga puna e tyre, pasi kanë dështuar krejtësisht. Mandati nuk duhet t’u vazhdohet as edhe dy minuta, lëre më dy vjet, sic po propozohet”, ka thënë Rrecaj.

Kinezi nga Nanchang ankohej për dhimbje të mëdha në bark, mjekët i nxjerrin ngjalën nga trupi

https://www.youtube.com/watch?v=_l0vYUzYzFs


Një burrë rreth të ’40-ve është pranuar në spitalin kinez Nanchang me disa probleme (bizare) shëndetësore.

Pasi ankohej se kishte dhimbje të mëdha në bark, mjekët vendosën t’i bëjnë një rëntgen ku edhe konstatuan se në trupin e tij gjendej një ngjalë


Ajo ishte futur në bark përmes anusit derisa ai ishte nën ndikim të alkoolit, por ka refuzuar t’ua shpjegoj mjekëve se si kishte përfunduar në anusin e tij ngjala.

Pas një intervenimi të vogël kirurgjik mjekët kanë arritur t’ia heqin ngjalën, por ata dyshojnë se ajo ishte futur brenda qëllimisht, duke mos pranuar të japin detaje.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lideri i Partisë Demokratike: : Njerëz që luftojnë krimin kanë orë të shtrenjta e shumë gra të Kosovës,

Image result for kadri veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se disa njerëz që luftojnë krimin kanë orë të shtrenjta, makina e shumë gra.

Veseli në emisionin ‘Betimi për Drejtësi’ ka thënë se të njëjtit bëjnë edhe pushime të shtrenjta.


“Disa njerëz që luftojnë krimin kanë orë të shtrenjta, makinat, shumë gra e shumë pushime…. Me rrogë 700 euro nuk mund ta kesh veturën e 80 mijë eurove”, ka thënë Veseli, në emisionin që për temë kishte “Vetingu për policët, prokurorët dhe gjykatësit”.

Ai nuk ka përmendur emra konkret, por gishtin e ka drejtuar kah pjesë të caktuara të Policisë së Kosovës, sidomos, pjesës që merret me hetimin e krimeve ekonomike.


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj:Deklarimet e ish-kryetarit të Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons do respektoheshin më shumë, sikur të fliste më herët

Image result for ramush haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është intervistuar nga Politico.eu për deklarimet e ish-kryetarit të Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, i cili, pos tjerash, deklaroi se EULEX-i për motive politike kishte për qëllim eliminimin nga skena politike të Fatmir Limajt

Haradinaj ka thënë se “deklarimet e Simmons do të respektoheshin më shumë nëse do të thuheshin më herët gjatë kohës së ka shërbyer në Kosovë dhe jo në fund të mandatit të tij”.


Kryeministri, që po qëndron në Bruksel, ka pohuar edhe se në stafin e EULEX-it kryesisht ka gjyqtarë të mirë, porse ka shqetësime kohë pas kohe për në kualitetin e këtij misioni.

“Ka (pjesëtarë të EULEX-it) që janë të përkushtuar për rend dhe ligj. Por, ekziston shqetësimi nganjëherë për kualitetin dhe standardet që përdoren”, tha Haradinaj për Politicon

Gjenerali Fatmir Limaj pritet të lirohet pas skandaleve në EULEX, thuhet se SMS-at u montuan

Limaj pritet të lirohet pas skandaleve në EULEX, thuhet se SMS-at u montuan (Video)

U deshën më shumë se shtatë vite që trupi gjykues të vërtetojë atë që pala mbrojtëse në rastin e Fatmir Limajt, e thoshte në çdo seancë.

Të pretenduara si mesazhe telefonike në mes të Endrit Shalës -këshilltar politik i Fatmir Limajt dhe biznesmenit Florim Zuka, për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe krim të organizuar, ato janë hedhur poshtë si provë.


Kjo ngase është vërtetuar se SMS-at janë të falsifikuara.

Kësisoj Gjykata e ka pranuar si provë materiale ekspertizën e “Cyber-Forensik”, përkatësisht të ekspertit Francisco Manuel dos Ramos Nunes, që ka gjetur se mesazhet të cilat janë pretenduar të jenë shkëmbyer mes Shalës dhe Zukës, janë falsifikuar.

Kjo ekspertizë që është bërë me kërkesë nga mbrojtja e Shalës, konstaton se SMS-at ndërmjet Shalës dhe biznesmenit janë të falsifikuar nga një platformë specifike në fushën e komunikimeve, por nuk është gjetur nëse këto falsifikime janë bërë nga Posta dhe Telekomi i Kosovës ose ndonjë platformë tjetër. 

Njëri prej avokatëve të parë të Fatmir Limajt në këtë proces, Tomë Gashi ka thënë se këta SMS pala mbrojtëse i pati kontestuar që në fillim, duke shpjeguar edhe pse.

Ndërsa ka thënë se tashmë të gjitha rrugët shpiejnë në një vendim lirues për Limajn

Në këto mesazhe është pretenduar Shala dhe Zuka flasin për kurdisje të tenderëve të shumtë në Ministrinë e Transportit.

Zuka si pronar i kompanisë “Tali” dhe Shala si këshilltar i Limajt.

Besoheshin se këto biseda janë bërë në janar të vitit 2009, disa muaj para bastisjes së MTPT-së dhe për këto mesazhe ishte pyetur edhe Limaj.

Të enjten, Limaj ka hequr dorë nga dëshmitari që ishte planifikuar të dëshmojë në këtë rast

Kjo, sipas tij, për shkak të deklarimeve të ish gjyqtarit të EULEX-it, Malcom Simons, i cili tha se ky mision është politik dhe se kishte për qëllim shkatërrimin e figurave të UÇK-së përfshirë edhe Limajn.

Ky i fundit kërkoi që të thirret si dëshmitar Simons.

Por, një gjë e tillë u refuzua nga Gjykata.

Vendimi final për rastin Limaj pritet të merret me 24 nëntor.

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...