2017-12-06

ISIS dhe Shqiptarët


Shteti Islamik (ISIS) paralajmëroi se së shpejti do të sulmojë Romën. Këtë njoftim organizata terroriste e bëri përmes një posteri në internet që tregoj një terrorist dhe një ujk që shohin nga Sheshi i Shën Pjetrit.

Posteri shoqërohet me këtë mbishkrim: “Festa e Kryqtarëve po afrohet, tregoji atyre kuptimin e terrorizmit”.

“Mos e mbani gjakun tuaj, shpërblimi është parajsë” – është mesazhi që media e ISIS, Wafa i jep të ashtëquajturve ‘ujq të vetmuar’.
ISIS kërcënon Shqipërinë, Lavdrim Muhaxheri: Prisni sulme me thika dhe makina bombë
Thirrja bëhet ndaj mbështetësve të ISIS nëpër Europë. Ata quhen të tillë pasi sulmojnë vetëm, pa bashkëpunuar me njeri. Sulme të tilla janë përshkruar nga autoritetet europiane të zbulimit si tejet të vështira për të dalluar dhe parandaluar.



None

Temë globale është ” Shteti Islamik ” dhe veprimet e saj, merremi me aktet e tyre të përditshme, por shumë pak qytetarë mund të dinë në esencë se si është e organizuar ISIS-i.Në këtë shkrim dëshirojmë që të hedhim dritë mbi organizimin apo organizaten terroriste të quajtur ISIS. Cili eshte qellimi i ISIS-it? ISIS apo “shteti islamik i Irakut dhe Levantit” është një organizim i armatosur që vepron në Irak dhe Siri, organizat e cila për bazë ka ideologjin e quajtur “selefiste” siç kanë dëshirë të identifikohen që në realitet janë vehabist, organizat e cila ka për qëllim kinse ngritjen e një shteti të sheriatit në Irak, Siri, Palestin dhe ne Jordan, kjo organizatë ka shtrirje edhe në Libi në Egjipt dhe në Somali: kjo si strategji e zgjerimit të saj në rajon, po ashtu kjo organizatë ka për qëllim edhe shtrirjen e saj apo gjetjen e perkrahjes edhe brenda në shtetin e Turqisë!

Image result for kush eshte isis

Kur u formua ISIS-i?

Ai i cili vendosi strukturen e parë te ISIS, ai qe i vendosi themelet e para ishte Ebu Muab Ezarkavi që emri i tij i vërtetë ishte Ahmed Fadil i cili kishte prejardhje nga Libani, këto themele u vendosen nga ai ne vitet e 90-ta ne Irak nën emrin e organizates ” Etevhid vel Xhihad”, kjo organizatë ka luajtur nje rol shum të madh ne humbjet e mëdha qe ka pësuar ushtria amerikane pas hyrjes ne Irak në vitin 2003. Kjo organizatë ne vazhdim i’u bashkua Alkaides me në krye Osama bin Ladenin, qe pas sulmeve te medha kunder Alkaides dhe humbjeve të medha qe pësuan ne vitin 2006-2007 me përkrahjen kundër tyre edhe nga fiset e ndryshme atje e detyruan qe te shuhet që pastaj kjo organizatë te shfaqet prap ne vitin 2012 nën emrin “Xhebhetu Nusra” dhe ne muajin shkurt te vitit 2013 u ndan ne dy grupe për shkak te mospajtimeve te brendëshme: xhebhetu Nusra dhe ISIS.

Image result for kush eshte isis

Kush e përkrahi deri me tash  ISIS-n ?

Në fillim te vitit 2012 milicia e ISIS hyri në Siri duke luftuar kunder Beshar Esedit edhe me përkrahjen e kundërshtarëve te Esedit, pastaj filluan te qëndrojn mirë dhe të stacionohen ne qytete të irakut te pasura me ujë naftë dhe me tregti kufitare, ISIS pati sukses të madh sidomos nga tregëtia kufitare sidomos tregëtia me naftë në kufijt e Turqisë që ka bërë te mundur qe te gjithë ata qe kanë ikur nga grupet e ndryshme teroriste të afrohen rreth tyre per shkak te mundësive te mëdha per pagesa te majme, pastaj u drejtuan në disa qytete të Irakut dhe Sirisë ku kishte synim te bëjë radikalizim te mjedisit duke organizuar vrasje te udheheqëve Sunni që ishin liberal dhe tolerant, ISIS rrëmbeu disa deputet Shiit të cilët i denoi me vdekje dhe vrasje kinse për shkak te dhunes kundër suunive qe kanë berë e kjo gjë rezultoi që ISIS të fitoj përkrahje në Irak përkunder qeverisë shiite!

Image result for kush eshte isis

Kush ishin  udhëheqesit e ISIS-it ?

Në një video te shpërndarë në vitin 2006 Ebu Musab Ezarkavi njofton themelimin e “Mexhlis Shura Elmuxhahidiin” dhe me 7 qershor po të këtij viti ushtria amerikane e vret Ebu Musab Ezarkavin të cilin e pason Ebu Hamza Elmuhaxhir. Me fillimin e luftimeve në Siri Ebu Hamza dhe Ebu Beker Elbagdadi transferohen si udhëheqes ne Siri, pastaj Elbagdadi shkarkohet nga detyra gjë të cilen nuk e pranoi dhe bëri qe Elbagdadit t’i bashkohen disa perkrahes te Zavahirit te AlKaides dhe në shkurt te vitit 2013 AlKaida njofton se nuk e njeh këtë organizatë te quajtur ISIS te udhëhequr nga ElBagdadi te cilit i bëjnë thirrje të largohet nga Siria dhe se përfaqësuesi i AlKaides ne Siri është Xhebhetu Nusra ku në mes këtyre dy organizatave janë zhvilluar edhe luftime te ashpra.

Image result for kush eshte isis

Cilat vende i sundojë  deri me tash ISIS në Siri ?

ISIS ka nën sundim pjesën lindore te Halepit ne Siri dhe qytetin ErRika qytet i pasur me naftë dhe po ashtu qytetin Diir EzZur ne afërsi me kufirin me Irakun. Ndërsa ne Irak ka nën sundim Mosulin, Falluxhan dhe qytetin ErRemadii. Ndërsa ne kufirin me Turqinë nuk ka ndonje hapësirë të madhe qytetesh perveç qytetit Xherablis, këto qytete dhe pjesë që i cekem janë pjesët me të pasura me ujë dhe me naftë ne terë lindjen e mesme.

Image result for kush eshte isis

Cila ishte  forca e deritashme e  ISIS-it ?

Mendohet se fuqia ushtarake e ISIS ka nga tridhjetë deri në katerdhjetëmijë ushtarë, në disa raporte thuhet se mbi dhjetëmijë ushtarë të ISIS janë nga jashtë Siris dhe Irakut. ISIS në shkollat e Irakut dhe Sirisë obligon te mësohet xhihadizmi dhe sulmet vetvrasëse, dhe kështu në dy keto shtete ka ushtarë të gatshem vetvrases, po ashtu ka ushtarë femijë duke filluar edhe nga mosha 10 vjeqare!!! Sa eshte numri i luftëtarve turk ne Isis ?

Image result for kush eshte isis

ISIS-it dhe organizatave e grupeve të ndryshme terroriste ne Siri dhe Irak i’u kanë bashkuar më shumë se gjashtëmijë luftetarë turk, luftëtaret turk zakonisht janë si ndihmës të udheheqëve te AlKaides dhe ISIS-it dhe jo si luftëtar te drejtpërdrejtë ne front dhe zakonisht në vijat kufitare me Turqinë, shumë familje turke nuk tregojnë se fëmijët e tyre i janë bashkuar organizatave teroriste per shkak qe të mos regjistrohen si familje terroriste, ISIS ka bërë të mundur fitime miliona dollarëshe nga nafta, pambuku dhe tregtia kufitare me Turqinë, ISIS ka mundur që të futë në Turqi shumë luftëtar të vet dhe që organet e sigurisë nuk kanë qasje aspak në organizimet e tyre.


Image result for kush eshte isis

A ka bashkpunim në mes ISIS dhe Regjimit Sirian ? Kundershtarët e regjimit sirian akuzojnë regjimin sirian se bashkpunon me ISIS me qëllim te dështimit të revolucionit sirian, dhe se regjimi sirian gjithëherë sulmon me shperthime vetem anët ku gjenden kundërshtarët e regjimit sirian e që nuk janë nga ISIS, po ashtu ISIS-i naftën e nxjerrur nga qyteti ErRika ia shet regjimit sirian te Beshar Esedit.


OKB dhe ISIS ?

Kombet e Bashkuara kërkojnë nga autoritetet në Kosovë që ta kenë një strategji të qartë për t’i ndalur luftëtarët potencialë, që të mos u bashkohen ekstremistëve islamikë në Siri dhe Irak dhe të ofrojë më tepër mundësi për punësim dhe arsim.

Image result for kush eshte isis

Në një raport të pavarur të autorizuar nga Kombet e Bashkuara, janë ekzaminuar luftëtarët e kthyer nga jashtë dhe shkaqet që ndikuan që kosovarët tu bashkohen grupeve ekstremiste, raporton agjencia AP.

Image result for kush eshte isis

Raporti kërkon nga Kosova dhe organet ndërkombëtare që të zhvillojnë politika më të mira për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Sipas Policisë së Kosovës, 335 qytetarë kanë udhëtuar apo janë kapur gjatë rrugës për në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak që nga viti 2012, duke e bërë Kosovën një prej eksportuesve më të mëdhenj të Evropës për luftëtarë të huaj për kokë banori. Këtë shifër e përbëjnë 253 burra, 55 gra dhe 27 fëmijë, transmeton Koha.net.


Image result for kush eshte isis

Ata zakonisht udhëtonin përmes Turqisë për në Siri, ku iu bashkoheshin radhëve të grupeve terroriste si ISIS, Jabhat Al Nusrah, Ahrar Al Sham apo “Free Syrian Army”.

“Shqiptarë etnikë që luftojnë për grupe ekstreme, përfshirë Lavdrim Muhaxherin, Ridvan Haqifin e të tjerë, kanë prezantuar dëshmi fotografike që portretizonin ndjenjë të krenarisë, lirisë, fuqisë dhe, përfundimisht, lumturisë”, thotë raporti.

Image result for kush eshte isis
Percepsioni i ndjenjës anti-islame, edukimi i dobët dhe papunësia me sa duket kanë qenë shkaktarët kryesorë të rekrutimit. Interneti dhe mediat sociale janë identifikuar si mjete për radikalizëm.

Image result for kush eshte isis

“Investimi në rritjen e mundësive të punësimit dhe përmirësimi i punësimit të fuqisë punëtore në Kosovë përmes edukimit më cilësor që ofron shkathtësi që kërkohen në tregun e punës mund të jenë edhe masa për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm e edhe ndihmë në largimin dhe riintegrimin e atyre që më parë u janë bashkuar grupeve ekstremiste”, thotë raporti.

****


Përfundim


ISIS qe ne perkthim te thjeshte do te thote Shteti Islamik i Irakut eshte organizata qe perfaqeson nje grup xhihadistesh te cilet operojne ne Irak e Siri Qellimi kryesor i tyre ndryshe nga grupet e tjera rebele eshte ndertimi i shtetit islamik nga bashkimi i sunive te Sirise dhe Irakut Ata perfaqesojne rrymen me radikale mes myslimaneve edhe krahasuar me Al Kaeden

Image result for kush eshte isis

Ky grup eshte formuar ne prill te vitit 2013 dhe ka lidhje te ngushte ma Al Kaeden ne Irak Sipas raportimeve Isis ka qene dhe pjese e luftimeve qe jane kryer ne Siri per te rrezuar Bashar Al-Assad Kjo organizate drejtohet nga Abu Akr Al-Baghdadi Ai ka qene pjese e nje grupi te Al Kaedes ne Irak grup i cili perben bazat e Isis

Image result for kush eshte isis
 Sipas analisteve Al-Bagdadi shihet si nje strateg i zoti i cili merr pjese dhe ne luftime dhe shume brutal ne ekzekutime Popullariteti i tij e ka bere ate shume me popullor se lideri i Al Kaedes Ajman Al Zaeahiri
Image result for kush eshte isis

Kohet e fundit per shkak te sulmeve te ndermarra kryesisht ne Siri dhe se fundmi ne Irak Isis po kthehet ne organizaten me te madhe radikale islamike Se fundmi pjese e ketij grupi jane dhe luftetare nga Britania Franca Gjermania dhe shtete te tjera perendimore perfshi ketu dhe luftetare amerikane.



******

Shqiptari nga Kaçaniku i Kosovës, Lavdrim Muhaxheri një eksponent i njohur i ISIS dhe ekzekutues barbar i shumë personave në Siri, ka lëshuar në kërcënim të fortë për sulme me thika dhe makina bombë në Shqipëri.

Dita ekskluzivisht publikon sot komunikimet disa javore përmes rrjeteve sociale që gazetari Muhamed Veliu ka zhvilluar me një përfaqësues shqiptar të ISIS i cili punon në Ministrinë e Medias të Shtetit Islamik.

Qëllimi final ishte intervistimi i Lavdrim Muhaxherit i kthyer në njeriun më besnik të kreut të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi.

Një pjesë e këtyre komunikimeve do të publikohen nga gazetari Veliu në një të përditshme britanike si pjesë e një investigimi disa mujor, ku do të tregohet se si rrjetet sociale si Facebook, Twitter dhe Telegram Messenger, janë kthyer në armën më të fortë propaganduese, urdhëruese të sulmeve në Europë dhe gjithashtu rekrutuese të Shtetit Islamik.

Komunikimi

Gazetari Muhamed Veliu në rrëfimin e tij për Dita tregon se gjithçka nisi kur një burim i tregoi për një llogari në facebook, që përdoret nga Lavdrim Muhaxheri. Në këtë llogari çdo ditë postohen lajme të detajuara që kanë të bëjnë me luftimet e ISIS në Siri dhe vende të tjera.

Është një informacion i dorës së parë që vjen nga Rakka kryeqendra e të ashtuquajturit Kalifatit Islamik.

“Mëngjesin e 7 prillit 2017 i dërgova një ftesë për miqësi në facebook Lavdërim Muhaxherit i cili llogarinë në facebook mban jo emrin e tij. Ftesën time e pranoi dhe i shkruajta se isha i interesuar për një intervistë e cila do të ishte në dy pjesë. Njëra kishte të bënte me Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë që do të botohej në median shqiptare dhe pjesa tjetër për mediat në Britaninë e Madhe për të cilat unë punoj si gazetar i lirë nga Tirana. Pas 13 ditësh nga kërkesa për intervistë vjen përgjigja: “Më vie keq por unë nuk jam Lavdërimi”. Ishte një mohim nga ana e tij paçka se burimi im i informacionit ngulmon se ajo llogari përdoret prej tij”, thotë Muhamed Veliu.

Ai tregon se disa ditë më pas ka marrë një ftesë për miqësi në facebook nga një shqiptar në Siri me emrin Ebu Musab El-Albani, i cili u prezantua si punonjës i Ministrisë së Medias në ISIS.

Ebu Musab El-Albani tregon Muhamed Veliu ishte në dijeni të kërkesës së tij për intervistë me Lavdërim Muhaxherin, fakt i cili lë të kuptohet se personi që mohoi të ishte Lavdërim Muhaxheri ishte pikërisht ai i cili tashmë e kishte kanalizuar kërkesën për intervistë, në Ministrisë së Medias në ISIS.

Por si u zhvillua biseda më pas me Ebu Musab El-Albanin shqiptarin e përfshirë në makinerinë e propagandës së ISIS?

Gazetari Veliu thotë:

“Më 21 prill ora 01:48 kam marrë në facebook messenger nga Ebu Musab El-Albani mesazhin ku shkruante: “Ne jemi lajmëruar se ju jeni të interesuar për një intervistë me ne. Më shkruani mua për këto gjëra, unë jam punonjës i Ministrisë së Medieve”. Kërkesën për intervistë ia përsërita Ebu Musab El-Albanit i cili më la të kuptohej se ai ishte ngarkuar të ndërmjetësonte këtë intervistë nga Lavdrim Muhaxherit. Përgjigja e tij ishte: “Do të shikoj, por po të tregoj se rregullat e Shtetit nuk lejojnë intervista individuale, të cilat janë jashtë institucioneve mediale të Shtetit, për arsye që besoj se mund t’i kuptoni por megjithatë unë fjalët tua do t’i përcjell për çdo rast” më tha ai.

Mes gazetarit Veliu dhe Ebu Musab El-Albanit ishte vendosur tashmë komunikimi nga ku përmes bisedës me Ebu Musab El-Albanin, ishte i interesuar për detajet e intervistës. Në një prej mesazheve ai thotë: “Ne ende jemi duke pritur për përgjigjën e udhëheqësve shtetërorë rreth kërkesës suaj për intervistë. Ju duhet ta dini se kjo çështje nuk varet nga ne. Neve nuk na lejohet ta zhvillojmë këtë intervistë pa lejen e tyre. Ne jemi besuar për bindje ndaj tyre. Lavdërimi është në dijeni për këtë”.

Muhamed Veliu gjatë bisedës e pyet shqiptarin e Ministrisë së Medias të ISIS Ebu Musab El-Albanin se si është situata në Rakka? Ai i jep këtë përgjigje:

“Jemi nën rrethimin e jobesimtarëve dhe idhujtarëve, por me mirësinë e Allahut po qëndrojmë të palëkundur. Për ne nuk ka asgjë tjetër pos njërës nga dy të mirat: O fitues, o dëshmorë”.

Muhamed Veliu e pyet për numrin e shqiptarëve të mbetur në Siri.

Ebu Musab El-Albani përgjigjet:

“Ka ende shqiptarë edhe pse numri me kohën është zvogëluar”.

Më 24 prill ora 22:20, Ebu Musab El-Albani i dërgon një tjetër mesazh gazetarit Veliu ku i thotë:

“I nderuar. Ne ende jemi duke pritur përgjigjen e udhëheqësisë”.

Gazetari i përgjigjet se ai po qëndron në pritje të përgjigjes dhe se ai do të tregohet korrekt duke mos tjetërsuar përgjigjet e intervistës. Por Ebu Musab El-Albani përcjell një mesazh të Lavdërim Muhaxherit për të cilin thotë:

“Më është thënë se Lavdërimi është i gatshëm për intervistë, por dyshon se do të lejohet. Ai po ashtu ka shprehur dyshimin se ju do t’i përmbaheni premtimit tuaj. Ju duhet ta dini se ne edhe më parë kemi pranuar të flasim me gazetarë/medie të ndryshme, por ato/ata nuk e kanë mbajtur fjalën dhe i kanë ndryshuar fjalët tona”.

Pas këtij mesazhi Muhamed Veliu i është përgjigjur:

“Kam 15 vite që merrem me gazetari dhe kurrë nuk i kam ndryshuar thëniet askujt”.

Gjatë bisedës gazetari Veliu tenton të mësojë më shumë se kush është Ebu Musab El-Albani kur e pyet nëse është nga Shqipëria. Ai përgjigjet:

“Po, por jo nga Shqipëria e tanishme. E kam fjalën për kufijtë…”.

Pas disa ditësh gazetari Muhamed Veliu kërkon të dijë nga Ebu Musab El-Albani se cilat janë rrjetet e tjera të komunikimit të ISIS përveç facebook.

Ebu Musab El-Albani gjatë bisedës tregon se është aplikacioni Telegram Messenger the ata kanë një kanal në gjuhën shqipe.

Pas kësaj përgjigje Ebu Musab El-Albani i kërkon gazetarit Veliu ta ndërpresin komunikimin në facebook duke thënë: “ Unë do t’ju shkruaj nga tani e tutje përmes Telegramit, pasi që është më i sigurt”.

Ebu Musab El-Albani bën edhe një kërkesë tjetër. “Shlyheni bisedën tonë që e kemi zhvilluar këtu (në facebook).

Refuzimi Intervistës

Biseda mes gazetarit Veliu dhe Ebu Musab El-Albani ka vijuar në aplikacionin Telegram nga ku gazetari e ka pyetur se si do të zhvillohet intervista me Muhaxherin. Përmes Facebook Messenger, Skype apo me telefon dhe e pyet Ebu Musab El-Albanin nëse ata përdornin edhe telefonat. Ai thotë:

“Kemi, por është shumë e rrezikshme. Aeroplanët dhe dronet e gjithë botës po bombardojnë këtu. Ka edhe shqiptarë të vrarë nga këto sulme”.

Gjatë bisedës ai bën edhe një paralajmërim për Qeverinë Shqiptare.

“Qeveria felëshuese shqiptare bën mirë të mos vazhdojë punën si kukull e kryqtarëve. Ne jemi në dijeni se ajo po planifikon dërgimin e njësive kundër Shtetit Islam”, shkruante Ebu Musab El-Albani.

Sa shqiptarë muxhahidinë janë vrarë deri me tani nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia? Ishte pyetja e radhës e gazetarit për Ebu Musab El-Albani i cili jep këtë përgjigje.

“Thënë të drejtën nuk e di. Ka edhe shqiptarë nga vende të tjera të botës, përfshi këtu ata që janë shpërngulur dekada më parë drejt Turqisë, Sirisë etj. Unë si punonjës në medie nuk e di numrin, por jemi duke punuar edhe në këtë drejtim. Pra që kur të bien dëshmorë vëllezërit të jipet njoftimi edhe zyrtarisht”.

Disa ditë më pas Ebu Musab El-Albani kërkon t’i dërgohen me e-mail pyetjet për Lavdrim Muhamexherin.

Gazetari Veliu thotë se këtë moment iu duk se ishte një hap larg nga të intervistuarit e Lavdim Muhaxherit.

“Janë nga ato intervista që mund të ndodhin njëherë në jetë. Prandaj përgatitja e pyetjeve merrte një rëndësi të veçantë. Meqenëse çështja e ISIS është komplekse përpara përgatitjes së pyetjeve mu desh të konsultohesha me ekspertë që kanë dijeni për çështjet e terrorizmit dhe të fesë Islame. Shpenzova shumë kohë në internet duke mësuar më shumë rreth Lavdrim Muhaxherit dhe organizatës ku ai militon. Mu desh të formuloja 40 pyetje të ndarë në tre blloqe. Blloku i parë lidhej me aktivitetin e Lavdrim Muhaxherit në Siri dhe marrëdhëniet e tij me mbështetës të Shtetit Islamik në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Blloku i dytë lidhej me Britaninë e Madhe dhe sulmin e fundit të marrë përsipër nga ISIS në Londër dhe blloku i tretë për përdorimin e rrjeteve sociale nga ISIS.

Ebu Musab el-Albani, në 25.04.17 ora 23:02 përgjigjet se i ka marrë pyetjet të cilat i kishte parë edhe Lavdrim Muhamxheri por thoshte se “Mendoj se ka pyetje në të cilat ai nuk do të përgjigjej”.

Bëhet fjalë për disa pyetje rreth ekzekutimit të një të riu me anti-tank nga Lavdërim Muhaxheri. Pyetjet ishin. Cili është argumenti bazuar në fenë Islame që e justifikon vrasjen e këtij djali nga ana juaj me anti-tank?

Në Suren Maide 32 thuhet: Kush vret një njeri konsiderohet sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzimin. Pra vrasja e atij djali nga ana juaj është tërësisht e pa justifikuar apo jo?

Sipas Sheriatit për të cilin ju thoni se bazoheni në të dhe kërkoni të aplikohet në të gjithë botën thuhet se askush nuk mund të ekzekutohet pa gjyq. A ishte gjykuar ky djalë që e vratë me anti-tank sipas Sheriatit? A ka një vendim gjykate për atë djalë që e ekzekutuat?

Kush janë gjykatësit e Shtetit Islamik?

A kanë ata arsimin e duhur?

Po t i referohemi fesë Islame, nuk lejohet shpagimi më tepër nga ajo që ka bërë personi.

Si e justifikoni goditjen e tij me anti-tank? Të njëjtën vrasje kishte bërë edhe ai me anti-tank?

Një tjetër pyetje e cila ka vënë në vështirësi Lavdrim Muhaxherin lidhej me sulmet e ISIS në Francë ku u vranë edhe disa fëmijë. Kjo është pyetja ndërtuar nga gazetari Veliu:

Gjatë sulmit në Francë marrë përsipër nga Shteti Islamik janë vrarë edhe fëmijë. Me çfarë e justifikoni këtë? Në një kohë kur Profeti Muhamed a.s në një prej haditheve të tij thotë: “Kur luftoni me një popull mos shkatërroni të mbjellat, mos vrisni gra, fëmijë, pleq dhe njerëz të pa armatosur”.

Por Ebu Musab El-Albani gjatë bisedës së datës 25 Prill ora 23:01 ku diskutoheshin pyetjet thotë se ato tashmë ishin parë nga Lavdrimi.

“Ende nuk ka diçka vendimtare. Lavdërimi nuk po pranon të intervistohet. Ai i ka parë pyetjet dhe shumë prej tyre ishin pyetje ngacmuese. Ta dini se po të kisha edhe të dhënën më të vogël se ju jeni kundër Islamit dhe muslimanëve, unë nuk do t’i kisha marrë parasysh porositë e juaja dhe nuk do të lidhesha me ju. Përndryshe është edhe në dobinë tonë që bashkësia e gjerë të njoftohet rreth politikës së Shtetit Islam karshi trojeve shqiptare” shkruante shqiptari i medias në gjirin e ISIS.

Një tjetër pyetje e cila duket se kishte sjellë irritimin e Muhaxherit lidhej me sulmin e orkestruar nga ai ndaj ekipit të Izraelit që luante kundra Shqipërisë.

Image result for lavdrim muhaxheri ka vdekur

Në Shqipëri dhe Kosovë kanë ndodhur disa arrestime. Autoritetet e policisë në Kosovë dhe Shqipëri thanë se ata po përgatisnin një sulm ndaj ekipit të futbollit të Izraelit që zhvillonte një ndeshje kundra Shqipërisë dhe se urdhëruesi këtij sulmi ishit ju. A jeni ju urdhëruesi këtij sulmi?

Shteti Islamik ka shpallur shumë vende si armike. A përfshihet në këtë listë edhe Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia?

Ebu Musab El-Albani dha këtë koment për këto pyetje.

“Jo me pyetje ngacmuese të cilat u shkaktojnë dëme dhe tortura të shtuara besimtarëve në burgjet e kryqtarëve sllavë dhe kokave të felëshimit edhe nëse ne nuk përgjigjemi në to”.

Pas kësaj bisede gazetari Veliu thotë se shpresat për të intervistuar Muhaxherin po zbeheshin. Por iu ndesh të ngulmonte për herë të fundit.

“Ebu unë i qëndroj asaj që kam thënë. Jam gazetar dhe në shërbim të gazetarisë dhe të informimit të publikut për të pasqyruar për të mësuar më shumë nga ajo që dihet për Lavdrimin deri me tani dhe Shtetin Islamik. Kaq është e gjitha. Një gazetar duhet të jetë i ftohtë. Të bëjë pyetjet e duhura. Ti mëshojë fakteve”, shkruante Veliu.

Më 28 Prill 2017 ora 20:31 Ebu Musab el-Albani dërgon përgjigjen refuzuese të intervistës ku thotë:

“Unë sapo jam njoftuar se kërkesa juaj për intervistë nuk është pranuar. Pos kësaj, mua më është ndaluar lidhja me ju dhe unë kam për të zbatuar bindjen ndaj udhëheqësisë. Më vjen keq, por kështu është vendosur”.

Përpara se ai të ndërpriste komunikimin me gazetarin Veliu i thotë se kishte një mesazh nga Lavdrim Muhaxheri i cili në radhët e ISIS njihet me emrin Abdullahu. Në fakt ishte një kërcënim i pastër.


Image result for lavdrim muhaxheri ka vdekur
Kërcënimi i Lavdrim Muhaxherit

Ebu Musab el-Albani, më 28.04.17 ora 20:33 thotë se Lavdërimi ka këtë porosi: “Shumë shpejt do ti shijoni dhe ti ndjeni të njëjtat dhimbje që po i ndjen populli musliman në Irak e Siri … s’do të kem mëshirë për ju asnjë pikë. .. o do të pranoni islamin dhe të jetoni me sherijatin e allahut … o mes neve dhe juve vetëm thika e makina bombë”.

Gazetari Veliu e pyet Ebu Musab el-Albanin se kujt ia drejtonte Muhaxheri këtë mesazh.

“Për kryqtarët sllavë, pushtetarët felëshues dhe veglat e tyre, pra gazetarët etj. (Nuk përfshihet këtu popullata muslimane), shkruan ai.

Ndërkohë Ebu Musab el-Albani vazhdoi të përcjell pjesën tjetër të mesazhit që ia çonte ato momente Lavdrim Muhaxheri.

“Ka shku koha e intervistave … qka ju dukemi ne juve …. i shifni nonstop nëpër lajme se si vriten e masakrohen muslimant në shtetin islam prej anës juve … ndërsa juve ju duket sikur të ishte duke u luajtur ndonjë film në cinema … Dhe asnejëher nuk delni kundra tyre me deklaratat tuaja … përkundrazi .. ju doni intervista qe me fitu lek e meu mbush gjepat e juj… me ndihmën e Allahut do ti përjetoni të gjitha qka i kanë përjetu muslimant në trojet e shtetit islam”.

Biseda disa ditore mes gazetarit Muhamed Veliu dhe Ebu Musab el-Albani mbyllet me një tjetër paralajmërim nga ky i fundit. “Bëjani si të doni, por kujdes nëse na paraqitni si armiq të popullit tonë”.

Image result for lavdrim muhaxheri ka vdekur

ISIS në rrjetet sociale flet shqip

Gazetari Veliu tregon se gjatë përgatitjeve të tij për intervistën me Lavdrim Muhaxherin ka vërejtur një mori llogarish në facebook ku i bëhet jehonë luftimeve të ISIS nga vetë Muhaxheri dhe Ministria e Medias e Shtetit Islamik në gjuhën shqipe. Gjatë komunikimit me Ebu Musab el-Albani, më 26.04.17 ora 20:59 e pyet atë se sa i rëndësishëm është facebook në propagandimin e Shtetit Islamik. Përgjigja e tij ishte: “Rrjeti shoqëror “Facebook” nuk përdoret zyrtarisht, për shkak të problemeve me serverët tanë dhe mbylljes së shpejtë të faqeve/profileve. Shtuar kësaj rrezikun e përgjimeve etj. Rrjetet “Facebook” dhe “Twitter” përdoren kryesisht nga mbështetës të Shtetit Islam.

Kur në Facebook publikoni diçka sa shpejt fshihet nga moderatorët postimet? Pyet gazetari Muhamed Veliu.

“Po para disa muajve kur ne e kemi patur në veprim faqen “Hilafeti”, kjo e fundit ka qëndruar në rrjet pesë deri në dhjetë ditë. Për këtë arsye unë u çudita me pyetjet rreth rrjeteve shoqërore, pasi që nuk besoj se Lavdërimi mund t’ju përgjigjet si duhet në këto pyetje si unë, punonjësi në Ministrinë e Medieve”, përgjigjet Ebu Musab el-Albani.
Image result for lavdrim muhaxheri ka vdekur
Ndërkohë sipas gazetarit Veliu, ISIS ka një kanal në aplikacionin Telegram mesenger, në gjuhën shqipe me 272 anëtarë, ku publikohen video dhe foto makabre me prerje kokash nga luftimet e ISIS të cilat mund të shkarkohen nga anëtarët e këtij kanali. “Se cilët janë anëtarët e këtij kanali, dhe vendndodhja e tyre është e pamundur të identifikohen, pasi moderatorët e kanalit e kanë bllokuar shikimin e tyre në këtë kanal në Telegram”, pohon Veliu.

Po ashtu Shteti Islamik ka një radio online në gjuhën shqipe të quajtur Albayanradio përfshi një faqe interneti me lajme drejtuar audiencës shqiptare.

Youtube është një tjetër burim shpalosje e propagandës së ISIS përmes videove në gjuhën shqipe.

A duhet intervistuar një terrorist?

Debatet nëse duhen intervistuar njerëz që janë të lidhur me terrorizmin si Lavdrim Muhaxheri janë të shumta dhe të vazhdueshme. Por gazetari shqiptar Muhamed Veliu i cili ishte shumë pranë realizimit të intervistës me të, pohon se nuk ka bërë asgjë më shumë apo më pak me kolegët e tij të mediave perëndimore që në pak raste ia kanë dalë të intervistojnë persona brenda gjirit të ISIS. Për këtë ai thotë:
Image result for lavdrim muhaxheri ka vdekur
“Po është e vërtetë se ka një debat nëse duhet ti japësh zë të tillë njerëzve. Jam i vetëdijshëm se pas këtij shkrimi nuk do të mungojnë njerëzit të cilët do të thonë: Po këtij çfarë i duhet që tenton intervista të tilla? Edhe unë kisha dilemat e mija nëse duhet të ndërmarrja këtë përpjekje për të intervistuar një terrorist brutal e të pashpirt si Lavdrim Muhaxheri. Qëllimi ishte të hyja në botën e errët të kësaj organizate që për fat të keq i janë bashkuar më shumë se 100 shqiptarë dhe për këtë më mirë se Muhaxheri rekrutuesi dhe tru-shpëlarësi i tyre nuk mund të fliste askush. Në të njëjtën kohë doja t’ju tregoja të gjithë atyre që do ta lexonin atë intervistë se ISIS është duke e keqpërdorur fenë Islame pasi Muhaxheri do të duhej ti jepte përgjigje pyetjeve të mija nga të cilat dilte qartë në pah se feja Islame në mënyrë kategorike e ndalon atë barbari vrasjesh ku është përfshirë Muhaxheri dhe ISIS.

Megjithatë besoj se kjo intervistë nëse do të ishte realizuar më shumë se sa një scoop gazetaresk, që në fund të fundit punon çdo gazetar dhe intervista të tilla mund të të ndodhin vetëm njëherë në jetë, mendoj se është detyra e çdo gazetari të kuptojë dhe të nxjerrë në sipërfaqe jo vetëm anën bardhë e zi por edhe atë gri të tilla ngjarjeve dhe personazheve. Për disa javë kam lundruar me orë të tëra në rrjetet sociale, ku propagandohet ISIS dhe lartësohen vrasjet makabre tërësisht të pabazuara në fenë Islame.

Kam bërë po të njëjtën gjë që e bën që prej vitit 2012 Rukmimi Callimachi korrespondente e njohur e New York Times e nominuar tre herë për çmimin Pulitzer e cila shkrimet e saj për Al-Kaedwn dhe tani ISIS i ka të bazuara në hulumtimet e rrjeteve sociale si Facebook, Twitter, Youtube dhe së fundmi Telegram”.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe gazetari i programit NewsNight në BBC2 Secunder Kermani, i cili mundi të intervistonte në 2015-tën një shtetas britanik në Siri që i ishte bashkuar ISIS. Gazetari Secunder Kermani tashmë ka krijuar profilin e një gazetari të specializuar për intervista online me luftëtarët e ISIS.

Njeriu që tmerroi të gjithë shqiptarët, Lavdrim Muhaxheri me veprimet e tij terroriste ka vdekur.

Së paku kështu njofton televizioni kurd, KNNC.

Sipas këtij televizioni kosovari që luftonte me ISIS ka vdekur pas plagëve të marra gjatë një beteje me Forcat Mbrojtëse Kurde.

Megjithatë, nuk ka një informacion zyrtar nëse vërtetë kosovari Muhaxheri ka vdekur në luftë apo jo.


Flori Bruqi

Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                   Kërko brenda në imazh                 Nga :  FLORI BRUQI  Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...