2018-04-24

Muslimanët do dominojnë Indinë në 2050-ën, ja trendi në Europë


Si më i vogli i të gjithë grupeve fetare me një moshë mesatare prej 30 vjeç, popullsia muslimane është rritje më të shpejtë në botë, dhe në vitin 2050 India do të jetë vendi me shumicën e muslimanëve, sipas një studimi të qendrës amerikane Pew.

Islami është tani feja e dytë më e madhe pas Krishterimit, dhe në qoftë se ky trend demografik vazhdon, muslimanët do të arrijnë të krishterë në numër në fund të këtij shekulli.

Sipas të dhënave nga 2010-ta, janë 1.6 miliardë muslimanë në botë, ose 23 për qind e popullsisë së botës. Ndsërsa Indonezia mbetet vendi më i populluar musliman.

Në vitin 2010, Indonesia kishte popullsinë më të lartë muslimane në botë, por popullsia muslimane në Indi që të jetë edhe më e lartë deri në vitin 2050. Popullsia e krishterë në Britani të Madhe dhe Franca do të bjerë në nën 50 për qind, dhe 10 për qind e të gjithë evropianëve do të jenë muslimanë në vitin 2050, sipas hulumtimit nga qendra Pew.



Shumica e muslimanëve, rreth 62 për qind, jetojnë në rajonin e Azi-Paqësorit, i cili përfshin shumë popullata, si të Indonezisë, Indisë, Pakistanit, Bangladeshit, Iranit dhe Turqisë, informon Pew.

Sipas kësaj qendre, djepi i Islamit, Arabia Saudite, renditet e 16-ta në numrin e popullatave muslimane, prapa Etiopisë dhe Uzbekistanit.

Pew parashikon se popullsia botërore do të rritet me 35 përqind deri në vitin 2050, ndërsa popullsia muslimane do të rritet me 73 përqind në 2.8 miliardë njerëz.

Katër nga dhjetë të krishterë në botë do të jetojnë në Afrikën Sub-Sahariane.

Terrorizmi i sotëm në Europë i bërë në emër të islamit, pasojë e gabimit 100-vjeçar të Perëndimit

Sa herë që qytetet europiane goditen nga ndonjë sulm terrorist islamik, gazetat më me peshë të kontinentit ndizen në debate se çfarë mund ta ketë shkaktuar.


Disa pyesin nëse shtetet Europiane duhej t’i ishin përgjigjur ndryshe pakënaqësive të pakicave myslimane: ndoshta duke u ofruar hapësirë më bujare ndryshimeve të tyre kulturore; të tjerë thonë se ndoshta duhej t’ua kufizonin më shumë. Edhe kur është e qartë që Islami nuk është një faktor domethënës në Europë, diskutimet vazhdojnë.

Bisedës i është bashkuar një nga njohësit më të mirë të Islamit europian në Amerikë, duke dhënë argumente shumë interesante. Për t’iu përgjigjur atyre që thonë se terrorizmi ka të bëjë me islamin, studiuesi amerikan Jonathan Laurence argumenton në një artikull për “Franfurter Allgemeine Zeitung” se problemet që vijnë nga islami i sotëm janë pasojat e një gabimi që perëndimi e ka bërë gati 100 vite më parë.

Në verën e vitit 1916, qeveria britanike dhe aleatët e saj nisën të ushqejnë një revoltë arabe kundër autoriteteve politike e shpirtërore otomane. Kjo çoi në marrjen e Jerusalemit, nën drejtimin britanik, dhe u hoqi kontrollin otomanëve nga vendet e shenjta, që nga Levanti e deri në Arabi.

Për të zëvendësuar otomanët, britanikët mbështetën dinastinë Hashemite, e cila vazhdon të sundojë edhe sot në Jordani. Por përfituesit më të mëdhenj ishin familja mbretërore saudite, të cilët morën Mekën dhe Medinën në vitin 1924.

Sipas z.Laurence, profesor në Boston College, kjo ngjarje i dha fund dekadave të tëra gjatë të cilave kalifati (një institucion me rol shpirtëror të cilin otomanët e kishin kombinuar me autoritetin botëror të sulltanit, deri në vitin 1922) e kishte ndikuar islamin botëror në mënyrë pozitive. Jo vetëm brenda mbretërisë osmane, por edhe më tej.

Kalifati drejtohej nga një rrjet ndërkombëtar studiuesish, predikuesish dhe gjykatësish. Siç tregohet nga Halil Inalcuk, një historian otoman që vdiq në vitin 2016, pushteti i sulltanit ndaj kalifatit ka ndryshuar shumë gjatë kohëve: disa sulltanë arrinin t’i vinin nën kontroll studiuesit myslimanë, të tjerë jo.

Por roli shpirtëror i këtij institucioni ishte domethënës në të gjithë botën, sidomos gjatë shekullit të 19-të dhe fillim-shekullit të 20, kur ishte i pranuar nga rreth 100 milionë myslimanë që jetonin nën sundimin britanik (në Azinë e Jugut) dhe nën sundimin holandez (Indonezia e sotme).

Siç shkruan shkrimtari turk Mustafa Akyol, ndikimi i kalifatit mbi myslimanët në Azinë e Paqësorit ka dhënë përfitime për vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Abdulhamid II, (ai që shihni në foton e lajmit), sulltani i fundit otoman, i bindi myslimanët e ishujve Filipine që të pranonin pushtetin amerikan në arkipelagun e tyre. (Të tjerë kanë kujtime të hidhura nga ky sundimtar. Armenët e quajnë fajtor për vrasjen e dhjetëra mijëra bashkatdhetarëve në vitin 1895.)

Pikërisht sepse kalifati otoman i tërhiqte shumë popujt e pushtuar nga europianët, fuqitë perëndimore bënë çmos për t’ia sabotuar pushtetin. Që nga viti 1879, diplomacia britanike është përpjekur vazhdimisht ta heqë qendrën shpirtërore të islamit nga turqit e ta kalojë te arabët. Holandezët i detyruan myslimanët e tyre që të mos i referohen kalifatit gjatë lutjeve.

Francezët patën më shumë sukses. Ata reklamonin qendra të tjera shpirtërore për myslimanët e tyre në Algjeri e Marok. Kalifati vazhdoi të kontrollonte Afrikën e Veriut vetëm për shkak të kontrollit që kishin otomanët në Libi. Por kur nacionalistët laikë të Turqisë u përpoqën ta rrëzojnë kalifatin në vitin 1924, përpjekjet e tyre u lehtësuan shumë nga fakti që fuqitë europiane kishin dekada që e sabotonin punën e zyrës së shenjtë.

Sipas z.Laurence, rrëzimi i kalifatit të vjetër krijoi një boshllëk që është mbushur vazhdimisht gjatë shekullit pasardhës nga drejtues shumë më të errët, që nga ajo kohë e deri te Abu Bakr al-Bagdadi i sotëm, drejtuesi i ISIS-it.

Edhe kur ata ndalojnë së prodhuari urrejtje kundër perëndimit, rrjete të tjera ekstremiste, që nga Pakistani e deri në Arabinë Saudite, kanë zëvendësuar me ashpërsi tonin e butë fetar që kishin vendosur kalifët otomanë, të cilët ishin gjithashtu njohës të artit dhe muzikës perëndimore.


A është kjo diçka më shumë se thjesht një detaj interesant i historisë? Po, është më tepër se aq, sipas z.Laurence. Është naivitet të mendosh se islami i sotëm Europian mund të qëndrojë i ndarë nga vendet ku islami mbizotëron shoqërinë.

Në një mënyrë a një tjetër, myslimanët në Europë do të vazhdojnë të preken nga idetë që vijnë nga vendet që kontrollohen nga feja.

Qeveritë e sotme Europiane kanë nevojë ta kuptojnë me imtësi të sofistikuar se si funksionon ndikimi i tyre, dhe, mbi të gjitha, të kuptojnë rreziqet që krijohen në mënyrë të paqëllimshme. Duke mbështetur njëanshmërisht vetëm një rrymë kulturore apo teologjike, ata mund të lënë hapur rryma të tjera, shumë më të rrezikshme.

Asociacioni, qenka më shtet se Republika Srpska




Shkruan: Fadil Maloku


Asociacioni, qenka më shtet se Republika Srpska

1. Gjuriq, sot na paska qu selam… se; ASOCIACIONI (alias:Zajednica), do ketë kompetenca shumë më të gjëra, se sa Republika Srpska”!

2. Unë po i them që këtë… e kemi ditur që nga fillimi i negociatave… kinse teknike. Por, Ju për këtë që flisni duhet të jepni argumente; DEMOGRAFIKE (serb keni vetëm 3% në Kosovë); POLITIKE (ma gjeni një komunitet etnik, në botë që ka përfaqësim me superdiskriminim pozitiv, më të lartë!?); GJEOGRAFIKE (Ju mendoni që me 3% demografi, u takon 25% teritorr të Kosovës!?);

USHTARAKE; (me Rezoluten 1244, Ju definitivisht keni pranu të largoheni nga “djepi”, e “Jerusalemi i Juaj”) KULTURORE (ky argument më shumë na shkon neve në favor. Sepse, gjitha kishat që pretendoni se i takojnë ortodoksisë Suaj, në fakt ishin kisha dardane);

3. Mund t’u numëroj edhe tjera argumente…? Por, po besoj, që ekipi i Kryeminstrit HARADINAJ (meqë sot është vikend, ka shtru nej drekë me mish e raki…) i disponon argumentet tjera teknike… Se këto të mijat, topi s’ti luan.

Bisedimet Prishtinë – Beograd të përfundojnë me njohjen reciproke dhe me marrjen e ulëses në OKB.


Beogradi nuk e vazhdon dialogun nëse kërkohet njohja e Kosovës



Beogradi “nuk do të ulet më në tryezë me Prishtinën nëse Kuvendi i Kosovës miraton platformën e paralajmëruar”, shkruan gazeta serbe Veçernje Novosti.


Në këtë platformë parashihet që bisedimet Prishtinë – Beograd të përfundojnë me njohjen reciproke dhe me marrjen e ulëses në OKB.

Gazeta beogradase shkruan se këtë Beogradi do ta trajtojë si ndërprerje e njëanshme e dialogut, transmeton Koha.net. Siç shkruan gazeta, “Beogradi nuk dëshiron të hyjë më thellë në kurthin me të cilin përmes paravanit të dialogut fshihet ulësja në OKB me bekimin e heshtur të ndërmjetësuesve në BE, të cilës asnjëherë s’i kanë dënuar deklaratat e rrezikshme të kabinetit Haradinaj”.

Fillon hetimi ndaj policëve që arrestuan Gjuriqin


Të gjithë policët që kanë marrë pjesë në aksionin e arrestimit të drejtorit të Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, më 26 mars 2018, në veri të Mitrovicës do t’i nënshtrohen një hetimi nga Inspektorati i Policisë së Kosovës.


Hetimin e policëve të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës e ka kërkuar zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Millan Radojeviq.

Duke folur për mediet lokale në veri të Mitrovicës, Radojeviq ka konfirmuar se Inspektorati Policor i Kosovës edhe zyrtarisht ka filluar hetimet për të dëshmuar përgjegjësinë penale të policëve që kanë marrë pjesë në arrestimin e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, e ku është lënduar ministri Nenad Rikallo dhe disa të tjerë, shkruan Zeri.

“Në fund të marsit në rrugë zyrtare i kam bërë kërkesë Inspektoratit të Policisë së Kosovës që ta vlerësojë përgjegjësinë penale të policëve që kanë marrë pjesë në këtë aksion. IPK-ja menjëherë ka filluar t’i marrë deklaratat dhe të mbledhë të dhëna, ndërsa Prokuroria e Mitrovicës është e kompetente për hetime. Informacioni i fundit që kam është se sot (e hënë) do të mbahet një takim i përfaqësuesve të IPK-së me kryeprokurorin e Mitrovicës, Shyqyri Syla, i cili do t’i japë drejtimet se nga duhet të fillohet me hetimet”, ka thënë Radojeviq.

Instituti prestigjioz holandez, “Clingendael Institute”, është bërë gati për ligjëratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.


Thaçi për pak minuta pritet t’i drejtohet shumë përfaqësuesve shtetëror, diplomatëve, gazetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Image

Presidenti Thaçi do të mbajë një ligjëratë me temën “Vizioni, sfidat dhe mundësitë për Kosovën”, ku më pas do të ketë një bashkëbisedim dhe debat më të pranishmit.

Pas ligjëratës në presidenti Hashim Thaçi do të merr pjesë në promovimin e librit “New State, Modern Statesman” i shkruar nga gazetarët britanik, Roger Boyës dhe Suzy Jagger.

Në Institut tashmë kanë arritur kopjet e para të librit, të cilat autorët bashkë me Thaçin pritet ti shpërndajnë.

2018-04-23

Kadrush Radogoshi “Laokooni”, shkrimtari shqiptar rrëfen burgjet e torturat serbe


Fatmira Nikolli


 Romani “Laokooni” i shkrimtarit, poetit, dramaturgut dhe kritikut nga Gjakova, Kadrush Radogoshi, është promovuar javën që shkoi në Tiranë. “Laokooni” i botuar nga “Toena”, rrëfen në një farë mënyre, jetën e artistit dhe intelektualit nën regjimin serb në Kosovë, por në një spektër më të gjerë, rrëfen jetën nën regjime totalitare, ose nën pushtete ku mendimi i lirë, nuk lejohet.
Vetë Radogoshi, në vitet 1969-1981 punoi në arsim. Pas arrestimit të parë më 1981, kur e burgosën dhe e dënuan për propagandë antijugosllave, atij, iu mohua e drejta e punës si profesor.
Pas daljes nga burgu, qëndroi një kohë pa punë e më pas, punoi në Fabrikën e Elektromotorëve në Gjakovë.

Më 1989, erdhi radha e një tjetër burgosjeje. Ai, ishte i vetmi gjakovar në mesin e 237 intelektualëve të arrestuar më 28 mars 1989. E dërguan fillimisht në Burgun e Leskovcit e pastaj në Burgun e Prokuples, pasi kundërshtoi ndryshimin e Kushtetutës Jugosllave, që i suprimonte autonominë Kosovës.
Për vite të tëra, ka qenë i papunë dhe i persekutuar, herë-herë është linçuar publikisht.
Ne meskohët e dënimeve e pas tyre, ai shkroi dhe botoi veprat letrare: “Në mes heshtjes e këngës”, 1981, “Në udhëkryq”, 1984, “Nekrologji për Sodomën”, 1991, “Interpretime” 1993, “Heraldika e pikëllimit” 1997, “Homo Dardanicus”,2000, “Adem Jashari dhe vdekja” 2001.
Romani i tij i fundit, “Laookoni” ngërthen një sërë vdekjesh, si ajo “aksidentale” e Zanës, gjimnazistes, të dashurës së Profesorit (atëbotë student), Sokrat Gegës (letrat e saj, të ndërkallura në roman, apo të Trim Danës. Rrëfimet, dokumentojnë në zhanrin letrar shumëçka të ndodhur në Kosovë, para pavarësisë së saj.
Në intervistën e mëposhtme, është jeta e tij që rrëfehet shkurtimisht, raporti i artistit me shtetin e pushtetin, raporti i tij me lirinë dhe dëshmitë e kohëve në burgje.

-Riktheheni në Shqipëri, tanimë për të promovuar një roman. Megjithatë, më 1999 ju erdhët gjatë luftës për t’u strehuar. Si ju kujtohet ajo kohë?
Në Kosovë u ndjemë të dëbuar. Isha një prej atyre njerëzve që kam qenë i përndjekur politik dhe i burgosur në vitin 1981, kur filloi fushata e madhe kundër inteligjencës së Kosovës. Si unë, edhe një numër i madh njerëzish u shpallën irredentistë. Isha burgosur edhe në vitin 1989, kur ndodhi rrënimi i autonomisë së Kosovës.
-E kishit kundërshtuar rrënimin e autonomisë?
Po, unë isha një ndër intelektualët, që e kundërshtova publikisht ndërrimin e Kushtetutës e kufizimin e autonomisë së Kosovës.
Ata e quanin ndryshim i Kushtetutës së ish-Jugosllavisë, por ishte rrënim i autonomisë së Kosovës, suprimim i saj. Unë e dija, se po të më kapnin forcat serbe nuk do më falnin. Ndaj u fsheha ca kohë dhe më pas arrita të vija në Shqipëri bashkë me familjen. Erdha në “Asllan Rusi” dhe më pas ika në Tepelenë. Atje më pritën shumë mirë dhe e dua si të ishte qyteti im. Na dërguan në izolim. Ishte burgosje pa vendim gjykate, jo dënim, por me vendim policie. Na mblodhën 237 intelektualë shqiptarë të Kosovës dhe na shpallën si shtabi “kundër revolucionit” siç e quanin. Na dërguan nëpër burgjet serbe, në izolim e nën tortura.
-Ju keni qenë në dy prej atyre burgjeve, si e përjetuat?
Është fjala për 28 marsin e 1989-ës. U izoluan 237 intelektualë. Përjetuam atë që mund të përjetohej në rrethana të tilla, në një shtet ku fashizmi ishte gjallë komplet. Fashizëm i formës më të vrazhdë.
-Si ju arrestuan? Kush ju arrestoi?
Në diskutimet publike për ndryshimet kushtetuese, na thuhej se Kosova nuk humb asgjë. Unë kisha shprehur mendimin tim, se Kosova humbte çdo gjë dhe se Serbia nuk kishte asnjë të drejtë të impononte zgjedhje të tilla kushtetuese në Kosovë. Kjo ishte arsyeja e burgosjes sime dhe të tjerëve.
-Kur u burgosët, pas fjalës që mbajtët apo më vonë në shtëpi?
Unë si i persekutuar prej vitit 1981, nuk kisha punuar më në detyrën time, si profesor letërsisë shqipe. Pas një kohe që më lanë pa punë, më çuan në një fabrikë dhe isha i vetmi njeri me gradë shkencore që punonte përkthyes administrativ në fabrikë.
-Çfarë prodhohej në fabrikë?
Elektromotorë. Paramendoni një shkrimtar në fabrikë elektromotorësh. Atë ditë me 28 mars, unë shkova në punë dhe gjithçka kishte ndryshuar. Portieri ishte tjetër, kishte ardhur një njeri i Sigurimit jo roja i zakonshëm. Kur hyra në fabrikë punonjës të Sigurimit Serb të veshur me rroba civile më rrëmbyen dhe askush nuk kuptoi se çfarë ndodhi me mua. Makinën e kishin fshehur pas një kamioni dhe ishte me targa civile. Më dërguan në komisariatin e Gjakovës e prej aty në burgun e Prishtinës. Aty, i mblodhën nga tërë Kosova dhe në mbrëmje na dërguan në burgjet e Serbisë.
-Kishte tortura?
Ishte një ngjarje e tmerrshme, torturat ishin shtazarake, kriminale.
-Çfarë torturash?
Shumë tortura, të tmerrshme.
-Sa kohë qëndruat në burgjet serbe?
Na mbajtën 2 muaj.
-Komunikonit me familjen gjatë kësaj kohe?
Me askënd.
-Kishit komunikim me shqiptarët e tjerë të burgosur?
Kam qenë në qeli i vetëm.
-Keni në roman disa përshkrime dënimesh. I keni pësuar ju?
Në të ka pjesë që janë autentike autobiografike.
-Pra, Sokrat Gega i romanit “Laookoni” jeni ju?
Jo, unë nuk jam Sokrat Gega, por pjesa e rrëfimeve të personazhit në burg e torturat janë ato që më kanë ndodhur mua. Madje edhe vendimet e ndëshkimeve, janë të miat, vetëm emrin kam ndryshuar.
-Janë vetëm të 1989-ës?
Jo, edhe të 1981-it. Janë kombinuar, por romani nuk është autobiografik sepse është vepër fiktive. Edhe kur personazhe e ngjarje janë reale janë vënë në një kontekst imagjinar.
-A e kishit të nevojshme që përjetimet në burgjet serbe t’i bënit pjesë të veprës?
Patjetër.
-Ju thatë se nuk jeni Sokrat Gega, por diku-diku, mes jush ka pikëtakime. Kur keni nisur ta shkruani?
Në vitin 2010 kam shkuar në Kanada. Më 2014 konkurrova në një konkurs të Këshillit të Edmontonit për artin, në njësinë Alberta. Ishte një grant për artistët individual, me të cilin shpërblehen projektet e artistëve më të mirë në lëmin e tyre. Nga letërsia, projekti im u zgjodh si më i miri dhe me atë grant kam vendosur të bëj këtë libër.
-Pse u titullua “Laookoni”? Pse kjo qasje ndaj Greqisë antike?
Tema e romanit është fati tragjik i intelektualit shqiptar, në shoqërinë totalitare dhe personazhi është intelektual. Kush e simbolizon intelektualin më shumë se emri i Sokratit. Vetë Sokrati për idetë e tij, u detyrua të pijë helmin, pra e pagoi shtrenjtë. Edhe Laookoni, nga mitologjia e Trojës, është një Soktrat tjetër, një version tjetër i Sokratit. Laokooni ishte prift i Apolonit në Trojë. I kishte premtuar Apolonit, që nuk do të martohej. E theu betimin, u martua dhe shkon vazhdimisht me gruan e tij dhe bën dashuri te përmendorja e Apolonit, në Trojë.
Ky është mllefi i parë i Apolonit, e mllefi i dytë është kundërshtimi që bëri për futjen e kalit të drunjtë në Trojë dhe e gjuan me shtizë. Për këtë Laokoon pati fundin e tmerrshëm. Me vdekjen e tij janë marrë shumë artistë e shumë estetë, e prej tyre më i njohuri është Lesingu me “Traktatin mbi Laokoonin”. Në romanin tim, është shumë specifike prania e tij. Diku në fund të romanit, ka një vend për të.
-Ishte i nevojshëm Sokrati?
Është sepse bëhet fjalë për Sokratin bashkëkohor shqiptar. Është intelektuali shqiptar nga vitet 1960 deri në fundin e luftës, pra është një periudhë 50-vjeçare. Është intelektuali shqiptar që i kundërvihet padrejtësive. Pikërisht pse mendimet e personazhit Sokrat Gega janë në kundërshtim me të menduarit dogmatik dhe me imponimet që bëhen nga Sigurimi i Shtetit mbi njerëzit, aty vriten e shkelen njerëz. Dhunohet vajza gjimnaziste, e dashura e Sokratit që në këtë kohë është student- dhunohet në drejtorinë e shkollës, sepse vetë drejtori ishte i Sigurimit.
-Keni përfshirë në roman ato që kanë ngjarë në Kosovë, gjatë kohës që Kosova ishte nën ish-Jugosllavinë, qoftë dhunimin e vajzave, qoftë vrasjen e të rinjve?
Ngjarja nuk është konkrete që mund të identifikohet me 1 ngjarje.
-Por, përfshihen?
Po. Kjo pjesë është e imagjinuar komplet. Por, janë mbytur intelektuale, në ngjarje në dukje aksidentale. Gjithçka sillet rreth figurës së Sokratit. Kur ai lind dhe i ati i vë këtë emër, e quan Sokrat, që të bëhet i mençur si Sokrati, por jo ta përjetojë fatin e Sokratit. Fatkeqësisht ai përjeton fatin e ngjeshëm me Sokratin antik. Është një arketip i sjellë në kohën e sotme.
-Si një ndër shkrimtarët kosovarë që i keni vuajtur burgjet serbe, sa i vuani ende sot kujtimet mbi torturat fizike e psikologjike që keni vuajtur atëherë? A ju dhemb ende ajo kohë?
Njerëzit që sakrifikuan shumëçka nga jeta, ju është ofruar shumëçka, por i kanë refuzuar e kanë zgjedhur një rrugë tjetër. Ata nuk brengosen në situata të caktuara, nuk brengosen për fatin personal të tyre. Kam bindjen se nganjëherë këta njerëz edhe kaliten dhe arrijnë të mbijetojnë, sepse qëllimi është më i lartë se sa vuajtja individuale.
-A mësohesh me të keqen?
Jo, unë mendoj se rreziku më i madh është nëse intelektuali pranon të mësohet me të keqen. Sepse e keqja që është e jashtëzakonshme, shndërrohet në të zakonshme e kjo është rreziku më i madh- ta pajtohesh me të keqen. Mendoj se është detyrë, e intelektualëve që të mos lejojnë që e keqja të shndërrohet ne normale. Kështu ka vepruar Sokrati, kështu ka vepruar edhe “Laookoni”. Ky nuk është roman tradicional, është roman i kodit simbolik. Nuk është kronologjik dhe pjesë të romanit tregohen edhe përmes letrave, thyerjet janë të mëdha në aspektin struktural. Nuk kemi të bëjmë me narratorin tradicional.
-Ju përfaqësoni, edhe me romanin, por, edhe me jetën tuaj, fatin e intelektualit të Kosovës. Ka pasur të tjerë, si Adem Demaçi që kanë qenë për shumë vite kanë vuajtur dënime të rënda. Sa artistë e shkrimtarë shqiptarë ka qenë në burgjet serbe?
Në vitin 2005, Adem Demaçi u zgjodh kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, e unë nënkryetar. Ademi nuk arriti ta kryejë mandatin për shkaqe shëndetësore dhe në një kohë e bëra punën e tij unë. Më pas u zgjodha unë kryetar për një mandat. Mund të them se struktura më e persekutuar në Kosovë, kanë qenë një pjesë e shkrimtarëve. Një pjesë tjetër ka qenë e përkëdhelur.
-Cili ka qenë raporti juaj me Adem Demaçin?
Raport shumë të mirë kam pasur. Nuk kanë qenë kontaktet e vetme në Lidhjen e Shkrimtarëve, sepse kanë qenë edhe të mëparshme. Adem Demaçi ishte simbol i Lëvizjes Kombëtare shqiptare, i lëvizjes ilegale. Ata që nuk u instrumentalizuan politikisht, në forma të ndryshme janë persekutuar, ka që edhe janë mbytur në burg. Në Burgun Prishtinës në vitin 1964 kur është arrestuar për herë të dytë Adem Demaçi si kryetar i Lëvizjes për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, Fazlli Greçevci ka qenë në atë kohë një prej poetëve të njohur, e bashkëveprimtar i Demaçit, e kanë mbytur në tortura në burgun e Prishtinës. Ka pasur edhe shkrimtarë që kanë ikur nga Kosova, si Ramadan Rexhepi; ose Teki Dervishi që ka qenë në burgun famëkeq Golioto (“Ishulli i thatë”) në një ishull në detin Adriatik.
-Folët për intelektualë që i kanë shërbyer pushtetit dhe intelektualë që e kanë kundërshtuar pushtetin. Në kushte të tjera, e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Shqipëri. Debati është i kahershëm në Tiranë, po në Kosovë, a ka debate?
Po, ka. Për fat të keq në Kosovë disidenca ishte e dyfishtë; edhe kundra pushtetit edhe kundra Serbisë. Ne nuk kishim vetëm disidencë ideologjike, por kishim edhe disidencë kombëtare- konflikti më i madh i joni, ishte se ata bashkëpunonin me pushtetin dhe pjesa tjetër ishte kundër atij pushteti, sepse shqiptarët i trajtonte si qytetarë të dorës së dytë e të dorës së tretë.
Një intelektual të cilin e brengos fati i njerëzve të vet, nuk mund të pajtohet me disa politika.
-Ju është penalizuar familja ju, për shkak të burgosjes suaj?
Po. Vëllai u detyrua të braktiste studimet e veta. E kanë penguar e nuk e kanë lejuar të shkojë, për shkakun tim. Vëllain tjetër e kanë burgosur për shkakun tim.
-Ju gjithsej sa kohë keni qenë në burg?
Unë kam qenë në burgosje hetuese e më kanë marrë sa herë kanë dashur. Nuk kam pasur dënime të gjata, por kanë qenë burgosje nënhetim.
-Gjatë torturave, çfarë u kërkohej të thoshit?
Çfarë nuk na kërkohej. Problemi më i madh ishte që ata kërkonin që unë të rrezikoja pjesën më elitare të inteligjencës së Kosovës.
-Të akuzonit të tjerë, kjo u kërkohej?
Po, kjo më kërkohej. Të akuzoj Rexhep Qosjen, e shokët e tjerë intelektualë. E ky ishte rreziku më i madh. Të them të drejtën torturat ishin nga më të rëndat. Ata me çdo kusht kërkonin të montonin grupe ilegale, që nuk ekzistonin në mënyrë q të mënjanonin disa intelektualë shqiptarë që nuk ishin instrumentalizuar te pushteti si të tjerët.
-Duke pasur parasysh këto lloj torturash, a është e vështirë t’i fajësosh ata që në një farë mënyre, mund të jenë detyruar të gënjejnë, të pranojnë gjëra të paqena, ose mund të jenë detyruar të bëhen palë?
Nuk mund të arsyetoj poetë. Nuk dua ta rëndoj ndërgjegjen time, por po e morët, librin e historianit prof.dr. Haki Bajramit, “Dosja Demaçi”, që është një libër afro 500 faqe, ka arritur të depërtojë në Arkivin e Burgut të Prishtinës e të marrë tërë dokumentacionin e tri gjykimeve të Adem Demaçit- më 1959, më 1964 dhe më 1975. Të tria gjykimet e të gjitha deklaratat akuzuese të shokëve të tij shkrimtarë sot janë emra të njohur, kanë krijuar mite shqiptarët për ta, e ata janë akuzuesit e Adem Demaçit. Deklaratat janë aty. Unë nuk dua ta rëndoj ndërgjegjen time, ju do të befasoheshit po t’i mësonit emrat, e deklaratat janë shumë akuzuese ndaj tij. E asnjëherë, nuk i kanë kërkuar falje Adem Demaçit, falje publike e kam fjalën.