Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/07/06

HAPET KONKURSI PËR PRANIMIN E STUDENTËVE TË RINJ

Senati i Universitetit të Prishtinës, gjatë ditës së sotme ka caktuar datën e shpalljes së konkursit për pranimin e studentëve të ri në nivelin bachelor për vitin akademik 2018-2019.

Studentët mund të aplikojnë në konkursin për nivelin bachelor që nga data 9 korrik deri më 17 korrik. Provimi pranues do të mbahet sipas njësive akademike të përcaktuara nga fakultetet ndaras.

Po ashtu për provim pranues është diskutuar edhe numri i kuotave që u jepet aplikuesve.

Senati ka vendosur që ti jepet kuotë atyre që aplikojnë nga Presheva e Mali i Zi, ndërsa u kërkua që numri i kuotave të komunitetit pakicë të ulet shkaku që nuk ka studentë për kuotën 12 përqind.

Senati ka diskutuar edhe për vendet që nuk janë të plotësuara nëpër degë të ndryshme.

Është vendosur që vendet të cilat nuk janë të plotësuara të rishpallet konkursi prapë për ato pozita. Pas diskutimit për pikat e rendit të ditës, dekanët e fakulteteve të Universitetit të Prishtinës, para senatit ngritën çështjen e rritjes së pagave të këshilltarëve politik.

Sipas dekanit të fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli, këshilli politik nuk duhet të ketë pagë më të lartë se personeli arsimor.

“ Ky ligj nga vendimi i Qeverisë së Kosovës, dëmton arsimin. Ky është një degradim, qysh mujnë me pas zëvendësministrat e këshilltarët rrogën më të madhe se personeli arsimor”, tha Dugolli.

Iniciativën për të reaguar ndaj vendimit të qeverisë, e ka përkrahur edhe Dekani i DIF-it.

Rektori, Marjan Dema propozoi që të shkruhet një deklaratë në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës pas ankesave të dekanëve.

Gjorgje Paviqeviq, profesor në Universitetin e Beogradit:Serbia po planifikon ndarjën e Kosovës

Gjorgje Paviqeviq, profesor në Universitetin e Beogradit, vlerësoi se kritikat që po vijnë kohëve të fundit nga BE-ja në adresë të qeverisë, që me sukses e ka vënë në plan të dytë, tregon se në rend dite kanë ardhur zgjidhja e çështjes së Kosovës, por edhe ai i stabilitetit rajonal, e ato janë sundimi i ligjit dhe liria e medieve.

“Qeveria serbe po reagon në mënyrë të nervozuar, por që mundohet t’i minimizojë para medieve vendore, në mënyrë që veten e proklamon si aktor të vetëm politik që mund t’i zgjidhë problemet dhe këshillon atë çka kërkon BE-ja”, deklaroi Paviqeviq.

“Nuk ka më entuziazëm lidhur me sundimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, siç kishte ekzistuar deri tani dhe se ka më pak vizita spektakolare, më pak deklarata e fotografi, që cilësoheshin si mbështetje miqësore".

Ai më tej deklaroi se Serbia do ta durojë dëmin e madh që do ta ketë në perspektivën e vendit drejt integrimit në BE.

“Kjo situatë i jep alibi Vuçiqit e qeverisë së tij që të mos zbatojnë reformat që minojnë qeverinë e tij dhe BE të mos hap tema që kanë të bëjnë me zgjerimin e BE-së para se të zgjidhen çështjet e brendshme”, deklaroi Paviqeviq.

Ai shtoi se qeveria në Serbi po përpiqet të "përgatisë një terren për kryengritje në Kosovë, që njëkohësisht ka një rritje të ndjeshme të ndjenjave nacionaliste dhe anti-perëndimore të qytetarëve dhe njohja e realitetit të Kosovës si humbje të territorit".

"Është e qartë se autoritetet po përpiqen të përgatisin publikun dhe të minimizojnë humbjet politike, pavarësisht nga rezultati, veçanërisht në rastin e nënshkrimit të një marrëveshjeje të pafavorshme", tha Paviqeviq.

Sipas tij, Serbia është e sunduar nga njerëzit "të cilët e kanë përvetësuar shtetin dhe institucionet e saj dhe i disponojnë ato sipas dëshirës".

"Ligjet dhe rregullat zbatohen në mënyrë arbitrare dhe si burim tjetër për sundim personal, jo si norma të rregulluara nga qytetarët dhe autoritetet. Prandaj, duket se Serbia qeveriset nga një grup njerëzish që e kanë ndarë shtetin dhe institucionet e tij dhe kanë në dispozicion mënyrën se si ata dëshirojnë, prandaj është e vështirë të gjesh kush është kukull këtu", tha Paviqeviq.

EULEX: Gjykimet e reja penale do të kryhen nga autoritetet e Kosovës

Image result for eulex
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, që nga mesi i qershorit  të 2018-tës siç dihet ka mandat të ri këshillëdhënës, por, megjithëkëtë, në raste të caktuara, mund të ushtrojë edhe funksion ekzekutiv.

Në EULEX thonë se institucionet kosovare janë të gatshme të kryejnë punën e tyre. Një gjë të tillë e tha për Radio Kosovën edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Misioni i EULEX-it, i ardhur në Kosovë para dhjetë vjetësh për të ndihmuar vendin në fushën e rendit dhe të ligjit, që nga mesi i qershorit ka ndryshuar mandatin.

Lidhur me mandatin e ri të EULEX-it, për të cilin shpesh u tha se do të luftojë “peshqit e mëdhenj”, flet për Radio Kosovë zëdhënësja e këtij misioni, Donika Berisha – Rizaj, sipas të cilës mandati aktual i EULEX-it, nuk është vetëm monitorues.

“Në kuadër të mandatit aktual, Misioni i EULEX-it, do të zhvillojë aktivitete të monitorimit si dhe do të ketë funksione ekzekutive të kufizuara. Të gjitha këto do të zbatohen përmes njësisë për monitorim dhe asaj operative”, tha Berisha – Rizaj.

Sipas zëdhënëses së EULEX-it, edhe pse tashmë të gjitha hetimet dhe gjykimet e reja penale do të kryhen nga autoritetet e Kosovës, në raste të caktuara, e në rrethana të jashtëzakonshme rastet mund t’u caktohen prokurorëve apo edhe gjyqtarëve të EULEX-it. Por, në këtë mision, besojnë se institucionet kosovare tashmë janë të gatshme të kryejnë punën e tyre. Njëjtë mendon edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

“Konsideroj se ne jemi të përgatitur mjaftueshëm që proceset e tilla t’i implementojmë vetë, pa pasur nevojë të kemi prokurorë, gjyqtarë apo policë përbrenda sistemit tonë, qoftë prokurorial apo gjyqësor. Ne jemi ata të cilët do të arrijmë t’i përmbushim obligimet tona si institucione.”

Sipas ministrit Tahiri, sistemi kosovar i drejtësisë nga EULEX-i ka përfituar mjaft shumë. Por, përderisa në EULEX thonë se ky mision ka arritur rezultate konkrete në Kosovë, puna e tyre shpeshherë është kritikuar nga shoqëria civile.

Për Ehat Miftarajn, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, EULEX ka dështuar të përmbushë misionin e tij.

“EULEX-i fatkeqësisht e ka tradhtuar besimin e popullit të Kosovës por edhe të institucioneve, të cilët kanë pasur pritje jashtëzakonisht të mëdha. Ky mision fatkeqësisht nuk ka arritur të përmbushë mandatin dhe misionin e tij”, tha Ehat Miftaraj.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, në Kosovë është vendosur në vitin 2008 dhe kishte për synim të ndihmojë vendin në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit. Nga 14 qershori ky mision nuk ka mandat ekzekutiv, por vetëm monitorues. EULEX me mandatin aktual në Kosovë do të jetë   deri më 14 qershor 2020.

Ambasadori i ri amerikan në Prishtinë zt.Philip S. Kosnett njohës i mirë i Turqisë

Ambasadori i ri amerikan në Prishtinë, njohës i mirë i Turqisë
Një diplomat që e njeh mirë dhe punoi gjatë në Turqi. Ky është Philip S. Kosnett, ambasadori i ri i SHBA-së në Prishtinë. Amerikani edhe më parë kishte shërbyer në Kosovë.

Philip Kosnett aktualisht është i ngarkuar me punë të përkohshme në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Ankara. Në diplomaci, ai filloi punën në korrik të vitit 2016, si zëvendësshef i Misionit në Ambasadën e SHBA-së në Turqi. Ndaj, edhe është njohës i mirë i Turqisë dhe gjendjes e ndikimit të saj.

Kosnett punën në Ankara e kishte nisur qysh kur ka shërbyer si drejtor i Zyrës së Departamentit të Shtetit për Çështje të Evropës Jugore dhe përgjegjës për marrëdhëniet e SHBA-ve me Turqinë, Greqinë dhe Qipron.

Pjesa më e madhe e karrierës së Kosnett, sipas një biografie të tij zyrtare, ka qenë e fokusuar në bashkëpunimin ndërkombëtar të sigurisë dhe pajtimin politik.

Ai ka shërbyer edhe si zëvendësshef i Misionit Amerikan në Uzbekistan dhe në Islandë.

Po ashtu, ai gjatë karrierës së tij ka qenë i angazhuar edhe në pozita të ndryshme politike, politike-ushtarake dhe ekonomike-tregtare në Afganistan, Irak, Kosovë, Holandë e Japoni.

Në Ankara në fillim të karrierës së tij diplomatike, ai kishte shërbyer edhe si një oficer politik dhe konsullor.

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë ka qenë i angazhuar në zyrë të Departamentit të Shtetit për Evropë kundër terrorizmit, politiko-ushtarake, të Inteligjencës dhe Kërkimit.

Pasuesi i Greg Delawie në Prishtinë, është i diplomuar në Universitetin e Harvardit. Ai është nderuar me 10 çmime të Departamentit të Shtetit, ka marrë Medaljen e Zyrës së Sekretarit të Mbrojtjes për Shërbim Civil të Jashtëzakonshëm dhe Medaljen e Departamentit të Këmbësorisë për Shërbim Civil të Shkëlqyer.

Kosnett flet turqisht, rusisht, holandisht dhe japonisht.

Gjurmët shqiptare dhe simbolika e Mollës së Kuqe

 DIANA BUNJAKU


Zërat, lotët, klithmat e dhimbjeve të mijëra njerëzve u fshehën e u mbuluan kujdesshëm nga dëbora e acari i hidhur i mesditave 1877-1878. Asnjë mundësi tjetër nuk iu dha karvanit të tyre, veç largimit në pa kthim nga tokat në Sanxhakun e Nishit. Pas mbeti gjithçka : Kullat oborret fushat dhe varret e të parëve.

Kanë kaluar mese 140 vite nga shpërnguljet masive të shqiptareve në Sanxhakun e Nishit. Është periudha kur dhuna masive e ushtrive serbe ranë mbi popullsinë e pafajshëm. Zona të tëra u shkatërruan u masakruan, duke lënë pas veç gjurmët e banoreve të larguar. Pikërisht këtë gjurmë do të ndjekim edhe ne. Për të ri sjell historinë dhe atë që nuk është e shuar ende në këto territore.

N ë vitin 1875 shpërtheu ajo q ë njihej si Kriza e Lindjes, me kryengritje të mëdha anti -osmane në Bosnjë dhe Hercegovinë . Ato u pasuan nga revolta e shumë popujve të tjerë, siç ishin Bullgar ët e një vit më pas edhe serbët e malazezet. Të tilla pati edhe në Shqipëri edhe pse ndrojtja ishte shumë e madhe për një arsye te thjeshtë. Grekët në vitin 1844 patën shpallur atë që njihej si Projekti i Megalidesë- pra Pushtimin e Jugut të vendit. Në të nëjtën ditë edhe serbet u trumbetuan nat Certanjën që synonte shtrirjen e bollshme në tokat shqiptare. Pra Shqipëria gjendej në një mostre të frikshme që do të ndihej shumë shpejt pikërisht gjatë krizës së lindjes.

Më 1877 Rusët i shpallën luftë Perandorisë Osmane, ndërkohë që paralelisht duke kuptuar dobësimin e tyre u hodhën edhe serbet e Malazeztë që u nisën për pirjen e Sanxhakut të Nishit.

Janë mese 740 fshatra shqiptare, që u boshatisën plotësisht. Banorët e tyre u shpërngulen me dhunë, kurse një pjesë mundi të vendoset në zonat e tjera. Por pati edhe shumë të tillë të cilët vdiqën nga uria dhe të ftohtit në atë rrugëtim të kobshëm. Dëshmitë janë jo thjesht rrëqethëse por thuajse të pa besueshme për shkak të nivelit të dhunës, që vështirë të besohet se njerëzit, mund t’ua bëjnë njerëzve të tjerë.

Shqiptarët e zhveshur e të zbathur, nëpër të ftohtit e acartë të dhjetorit i braktisën nga dhuna shtëpitë e tyre. Atë natë vdiqën shumë gra e pleq, e shumë fëmijë, të hedhur e të ngrirë grykës së Gërdelicës deri në Vranjë e Kumanovë. Shumë fëmijë që ishin në shpinë të nënës u ngrinë dhe vdiqën. Kishte raste të shumta kur edhe pleqtë vdisnin nga të ftohtit. Këto janë fshatrat e shqiptareve, për të cilët serbet nuk kanë ditur kurrë, kurse tani në këto fshatra nuk ka mbetur asnjë shqiptar. Prandaj askush nga serbet nuk dinë si quhen ato.

U dogjën e u poqën me zjarr e hekur më shumë se 700 vendbanime shqiptarë në ketë Toplicë, Nish Vranjë e Leskoc , kurse bota përparimtare nuk reagoi fare kundër atij kursi kriminal serbo-rus.

Shefki Ukaj kr. Shoq. “ Muhaxhirve” në Kosovë duke folur për këtë rast ka thënë se nga të parët kishte dëgjuar, se atë kohë kishte ndodhur që nënës i kishte rrëshqitur fëmijët prej dorës dhe nga acari dhe bora e madhe fëmija ka mbet në borë dhe nena nuk ka mundur të kthehet dhe ta marr fëmijën e vet. Thonë edhe sigurisht kjo është ekzakte, pasi kur turqit kanë bërë regjistrimin e popullsisë kanë shtirë ne evidencë se atje iu ka mbetur edhe maca e qeni dhe të gjitha bagëtitë.

“ Popullata e pafajshme atëkohë janë nisur me çerre ashtu siç kanë mundur mi shpëtua fëmijët dhe është për tu çuditur si kanë arritur të shpëtojnë fëmijët edhe pse një pjesë e fëmijëve kanë mbetur sepse nuk kanë arritur ti marrin me vete. Që faktikisht kur bëhet kjo rikujtuese është një rikujtuese shumë e dhimbshme.

Adem Ajvazi studiues, ka thënë se në mënyrën ma brutale brenda një kohë shumë të shkurtër ushtria serbe i detyroi dhunshëm gra, fëmijë e pleq e banorë në tërësi të dalin vetëm me rroba të trupi.

“ Organizoi gjoja se në emër të ikjes së aty ku zhvillohen luftimet organizoi ikjen në mënyra të ndryshme me karroca kuajsh e çerre të ndryshme mirëpo qëllimi ishte që sa më shpejt të zbrazej ajo tokë që sa më shpejt të kryhet puna sipas tyre, me qellim që mos të ketë më implikime ndërkombëtarë. Jo vetëm që asgjë nuk u ndal, por Traktati i Shën Stefanit në mars të vitit 1878 dhe pas Kongresi i Berlinit zyrtarizuan projektin serb duke iu dhënë këtyre të fundit të gjitha këto territore më popullsi shqiptare: Nishi, Toplica, Jablanica Masurica e me radhe, tashmë duheshin ti përshtatshin realitet të ri imponuar. Ushtritë serbe nuk kishin më pse të fshiheshin dhe mund të vijonin qetë spastrimin e plote nga popullsia autoktone. Dhe askush nuk mund të thotë një shifër të saktë të të larguarave. Autor të ndryshëm japin të dhëna të ndryshme, sepse asnjëherë nuk është lejuar, apo ndërmarr një studim i organizuar nga Institucionet Shkencorë. Mendohet se janë mëse 300 mijë shqiptarë që lanë trojet e tyre, nga të cilët mese 70 mijë janë vrarë masakruar apo kanë vdekur edhe rrugës. Ka mjaft studiues të tjerë që këto shifra i quajnë të minimizuara apo të deformuara, duke pretenduar se numri është edhe shumë më i madh”, ka thënë Ajvazi.

Shefki Ukaj sërish ka treguar se krejt informatat deri tash që i kemi të verifikuara dhe që i posedojnë flasin për 700 vendbanime, ku kanë ndodhur spastrimi etnik në një territor apo në një hapësirë prej 11 mijë kilometrash katrore d.m.th edhe ma i madh se territori i sotëm i Kosovës,

Ky territor i jashtëzakonshëm dhe me histori të thellë kryeqendrën kishte sigurisht Nishin, i cili ndodhej rreth 200 kilometra nga Beogradi e ku do të niseshin edhe hulumtimet në teren.

Gazetari Marin Mema i cili edhe ka realizuar këtë histori të dhimbshme, ka treguar se Nishi po ashtu kishte gjurmët e veta historike.





Megjithatë Ismet Azizi studiues thotë se dëshmitë e reja dhe prezenca jonë këtu dhe amaneti i Muhaxhireve që na kanë lanë neve, kështu tingëllon dhe kështu thuhet, që së paku ti vizatojmë këto vende, ti dimë prej nga janë gjithë ajo popullatë e shpërngulur me rrafsh 700 fshatra të banuara me shqiptar dhe të mos i harrojmë. Kështu që ne sot po e kryejmë edhe një amanet të Muhaxhirëvë por edhe një rikujtesë të gjeneratave të reja, sepse dikush duhet të vij këtu.


“Shiko këtu ka shumë mikro toponime të cilat në nuk po mundemi ti hulumtojmë sepse duhet kohë por këtu gjithçka flet se dikur ka qenë e banuar me shqiptarë”, ka thënë studiuesi Azizi.

Diku 30 kilometra nga Prokople shtrihet edhe Kurshumlia një tjetër qytezë që autori Mita Rakiq, në veprën e tij “ Udhëtim në Serbinë e Re” e konsideron një “ Çerdhe shqiptarësh”. Ai u caktua nga vet gjenerali Kosta Protic që të hulumtonte gjendjen në teren, pas aksioneve brutale të ndërmarra nga ushtria.

Por duket se Mita Rakic u trondit nga pamja ndaj edhe shkroi një të vërtetë të madhe, se në qytezën e Kurshumlisë pas sulmit dhe veç ushtareve serb nuk kishte qoftë edhe një banorë të vetëm.

Ashtu si kudo edhe në Kurshumli nuk ka më shqiptar. Edhe pse dikur kanë qenë mese 90 për qind. Sigurisht edhe këtu nga ajo që ka pësuar ndryshimeve është qartësi shqiptarë si për të treguar se pavarësisht presioneve jo gjithçka mund të shuhet.

E vështirë të mendosh se dikush mund të vë në dyshim identitetin e dikurshëm të banorëve të fshatit Kastrat.

Emri flet qartë, ashtu si fakti se banoret janë detyruar të largohen me përdhunë. Dhe pavarësisht se gjithçka ka ndodhur shumë kohë më parë, këtu vazhdon të mos jetë e lehtë të jesh shqiptar, madje edhe kalimthi , çka dallohet lehtësisht nga një pllakatë me mbishkrim “ Fuck Albania”. Ndjenja e një nacionalizmi ekstrem është kultivuar si mënyrë për të mbuluar gjithçka që lidhet me të shkuarën.

Atëherë vallë si mund të zhduket një popullsi që përbën mëse 90 për qind të numrit të përgjishëm të banorëve.

Të thuash e frikshme është pak : Visoka, Bojniku, Bregovina, Vujanova, Brestovci, Xhaka, ( fshati i origjinës së dy vëllezërve futbollistë Xhaka) e po ashtu Konjuvca janë të gjithë të lidhur me njëri-tjetrën.

Edhe pse emrat e një pjesë janë ndryshuar shekuj më parë, këto vendbanime kanë qenë brez pas brezi, të jetuara nga shqiptaret.

Jo më kot, disa prej tyre para se të largoheshin, kanë mundur të marrin edhe tapitë e pronave si dëshmi edhe ligjore e asaj se cfarë ka ndoshur.

Hysen Azemi Dr. i Arkivës ndër komunalë e Kosovës, duke shfletuar tapi të ndryshme ka treguar që atë të cilët kanë marrë tapitë me vete dhe kanë lënë dëshmi dhe gjurmë.

“ Ky është fondi i familjareve të Tapive të Hysen Azemit, d.m. th. si pronar jam unë tapi e tokës Azemi i biri i Ahmetit, kardaja i Kurshumlisë ashtu është quajtur atëherë sanxhaku i Nishit fshati Bllainë është viti 1873 ku atëkohë pasuria, apo toka është mat me Dnn, dhe sasia është prej 4 Dnn. Dhe për veç këtyre hipotekave ne duam të tregojmë se popullsia e Sanxhakut të Nishit ka qenë kryesisht i banuar me shqiptar dhe ata janë shpërngulur me dhunë.

Kurse Kurshumlia sipas viteve apo të dhënave statistikore në vitin 1873 ishte 87 për qind e banuar me shqiptar dhe shlirë munk ta quajmë se ishte kryeqendra e shqiptare.

E njëjta situatë është edhe në Leskoc e Vranjë ku ka pasur rreth 70 për qind të popullsisë shqiptare e kudo në Jabllanicë. Fjalët janë te tepërta e nuk mund të të përshkruajnë realistin e sotëm me atë të dikurshëm..

Po ku ka qenë kufiri i dikurshëm me Serbinë, apo ajo që në popull njihet si molla e kuqe. Cila është historia e këtij vendi e cila lidhet me atë të shqiptareve. A ka mbetur diçka pas, e prekshme e dukshme apo gjithçka është zhdukur me mollën.

Është folur dhe është shkruar shumë për Katundin tek molla e kuqe , për doganën e dikurshme nga ku fillonin në atë kohë trojet shqiptare.

Fotografitë apo gravurat e vjetra tregojnë ekzistencën e këtij vendi sa legjendar aq edhe real. zona ndodhet shkuar 25 kilometra nga qyteti i Nishit. Orientimi është i vështirë por jo edhe i pamundshëm.

Duket e habitshme por fshati quhet ende “Katun” një tjetër piketë e këtij vendi nuk është shkulur.

Autoritetet me sa duket kane ndjerë sigurinë e pushtetit dhe mes shumë ndryshimeve kanë harruar edhe këtë të fundit, një ndër më thelbësoret që klith gjurmët e historisë.

Studiuesi Florent Hasani ka thënë se në vitin 1833 Principata serbe kishte fituar një Autonomi nga Perandoria Osmane, dhe po në këtë vit kufiri u tërheq nga Pashallaku i Beogradit dhe erdhi deri mu këtu në fshatin “Katun” të komunës së Aleksicit. Në këtë vend trupat Osmane ndërtuan ‘Gjumrikanen” që ishte pikë doganore vend kalimin kufitar. Dhe pikërisht këtu brenda karakollit osman në altar ishte një trup molle e cila gjatë gjithë verës lulëzonte dhe bënte molla të kuqe. Andaj edhe kështu supozohet që nga kjo mollë ka mbetur edhe emri tek Molla e kuqe.

Kurse pas kësaj kodre fillonte Kufiri i Principatës serbe, do të thotë ky kufi ishte nga viti 1833 deri në vitin 1878 kur Serbia pra bëri mësyrje drejt tokave shqiptare të Sanxhakut të Nishit dhe i spastroj etnikisht më shumë se 740 fshatrat shqiptare.

Godina e kufirit sigurisht se është zhdukur me kohën, ndoshta rrënojat e vogla ndodheshin diku, mbuluar nga pyjet e bimësia e hathtisur.

Gjithçka flet, veç historisë së Muhaxhirëve dhe kujtimeve të tyre, e hartat e vjetra që tregojnë u ndodhej dikur ky vend.

Asnjë studiues, historian, e hulumtues deri më sot nuk kanë mundur të japin një sqarim shkencor se persë kjo pjesë quhet Molla e Kuqe

E kur kjo pjesë mungon, gojëdhënat mbesin burimi i vetëm. Legjenda thotë: se në këtë tokë është derdhur shumë gjak, janë bërë shumë beteja të mëdha e të forta, janë masakruar shumë njerëz të pafajshëm , janë përballur banorët shqiptare për të mbrojtur trojet e tyre. Ndaj gjithçka morri ngjyrën e kuqe: toka, lumenjtë gurët.

Dhe Molla e Kuqe, mbeti një simbol ashtu siç është edhe sot i sakrificave i dhimbjes së mijëra- mijërave njerëzve, që nuk kanë ende një vend ku të prehen, e shumë të tjerëve që nuk mundën të qajnë këtu, në këtë vend, nga në Mollë të kuqe e më tej ku kanë lindur e jetuar për breza paraardhësit e tyre.

Këtu janë gjurmët që ende ruhen këto territore, e që mund ti prek çdo kush, mjafton një udhëtim i thjeshtë. Sanxhaku i Nishit flet me gjuhen e fakteve, fakte këto që nuk i bëjmë në por historia” ka thënë gazetari Marin Mema i cili edhe e realizoi këtë storje.



“Ai ka thënë se shumëçka është shkatërruar, si p.sh Varrezat e vjetra të shqiptareve por jo gjithçka është zhdukur, duke filluar nga kalaja tek figurat historike apo tek investimet e kryera nga shqiptarët para largimit të tyre. Këto janë vetëm disa elemente që lidhin qytetin e Nishit me banoret e dikurshëm me shqiptaret. Të mos harrojmë që në këtë qytetet deri më 1878 jetonin mesë 2 mijë familje shqiptare. Ndryshe nga sot ku është edhe vështirë të ndjekësh pas këtë gjurmë. Fotografitë e vjetra të qytetarit tregojnë një tjetër fytyrë të tij, që sot është vështirë e identifikueshme monumentet objekte e ndryshme e deri varret e shqiptareve janë shkatërruar.

Vetëm xhamia e ndërtuar nga Islam Agës nga Gjakova qëndron ende në këmbë. Duket e pabesueshme të mendosh se deri në vitet 1877-1878 këtu jetonin një numër aq i madh shqiptarësh. Lagjet e tëra u shuan ndërsa shtëpitë bujtën pronarët e rinj. Konsulli i Turqisë në Nish shkruan për lagje të veçanta ku ndodheshin deri në 300 e më shumë shtëpi shqiptarësh. Ato ishin prona të pasurish të cilët u detyronin më pas të linin apo shisnin gjithçka, dhe të iknin në Turqi, apo të merrnin rrugën në këmbë drejt trojeve të tjera me shqiptarë. Të tilla lagje kishte kudo në Nish nga të cilat siç theksohet nga burimet e kohës, mbetëm pa u shembur jo më shumë se 20 shtëpi.

Megjithatë historia e qytetit shkon shumë më thellë, që në kohët më të lashta.

Është fakt se Kalaja e Nishit ka themele që i përkasin periudhës së Dardaneve, çka konfirmohet edhe nga zbulimet e shumta arkeologjike.

Por për fat të keq, kjo pjesë ose mbulohet, ose manipulohet ose nuk tregohet kurrë e plotë. A thua sikur nuk ka ekzistuar kurrë.

Nishi apo Najsusi, siç njihet në antikitet, është vendlindja e Konstadint të Madh, Perandorit Ilir, që e themeloi Konstadino Pojën. Në periudhën e tij, persekutimi i ashpër ndaj të krishterëve, morri fund. Perandoria Romake u riorganizua, në planin Ushtarak dhe ekonomik. Ndaj ai edhe sot konsiderohet si njëri prej më të mëdhenjve të historisë.

Drejtimi i Konstadinit të madh në mbi 30 vite të shekullit të IV lidhet me një periudhë kur dyndjet skllave donin ende qindra vite që të nisnin.

Edhe vet Nishi ka një histori të tillë, por reklamimi bëhet vetëm në atë pjesë, që u inversion autoriteteve.

Thuhet se Kalaja është ndërtuar e rindërtuar disa herë, nga Romakët , Bizantët , Skllavet Bullgarët Serbet e Osmanët, por askund nuk përmendet, që themeluesit e kësaj kalaje ishin Ilirët.

Fundja logjika është e thjeshtë. Kur Romakët erdhën ketë vend çka tregohet edhe nga këto stelat mortore, atëherë lind pyetja, se cilët ishin banoret vendas”, ka thënë gazetari Marin Mema.

Arkeologu Neritan Ceka ka thënë se në të gjitha burimet antike del se ishin Dardanet ata që jetonin aty.

“ Nuk ka popullsi tjetër, që në ngjarjet e shekullit të III. Bile mund të themi se është zona më e hershme që përmendet si Ilire që në shek e V, Erodoti i vendos Ilirët në lumin ‘Angrus’, që është pikërisht zona e Moravës Jugore, dhe pjesa më verilindore e trevës Dardane. Dhe që nga kjo kohë nuk përmendet asnjë popullsi tjetër atje.

Për të ndjekur një vijë logjike tjetër të historisë nga Najsusi Dardan dhe Konstadini i Madh duhet domosdoshmërish vizituar edhe një sy tjetër shumë i rëndësishëm.

Në ketë mënyrë historia nuk u mbet asnjë hallk të sajin dhe vijon natyrshëm deri në shpërnguljet e dhunshme të banoreve.

Justiniani i Parë, është njëri ndër figurat më të rëndësishme të lashtësisë. Gjatë sundimit të tij nga viti 5027 në atë 5065, Dardania u kthye në një kryeqendër investimesh. Dhe mes shumë të tjerave që ai i realizoi ishte edhe ‘Justiniana Primo’, një qendër me një histori të jashtëzakonshme dhe të lidhur natyrshëm me popullsinë autoktone Ilire.

Dhe sigurisht se për të kuptuat ketë pjesë thelbësorë të historisë duhet të vizitojmë edhe këtë sit të rëndësishëm arkeologjik, i cili ngrihet vetëm 70 kilometra nga qyteti i Nishit.

Mjaft investime të nisura nga Konstadini i madh i përfundoi apo i zgjeroi dhe i përshtati Justiniani i Parë. Mes shumë të tillave bien në sy dy qytetet të rëndësishme, njëri ndodhet në Kosovë dhe tjetri në destinacionin tonë. Dhe ajo që dallohet menjëherë është se Justiniana Prima edhe pse përfaqëson një vlerë të trashëgimisë Botërore, është lënë krejtësisht mënjanë. Kjo pa dyshim, se e ka një arsye dhe mjaft të fortë.

Historia e Justiniana Prima është mese e qartë, e kjo pranohet edhe nga vet autoritet përkatëse të këtij siti arkeologjik. Ky qytet është para skllav, përkundrazi ai u braktis me dyndjet e këtyre të fundit. Të paktën në këtë rast edhe vet autoritet pranojnë historinë ashtu siç është.

Ky është një qytet i ngritur në trojet Ilire, nga një Perandor Ilir i Bizantit- Justiniani i Parë. Tabelat thonë pikërisht qyteti u ngrit nga Perandori Justinian jo larg vendlindjes së tij, me synimin që të shndërrohet në selinë e prefekturës së Ilirisë. Më poshtë qartazi është e shkruar se ai u braktis në shek. e VII, si pasojë e dyndjeve skllave. Pra e thënë më thjesht, ky vendbanim ashtu si Nishi i lashtë, jetohej natyrshëm nga vendasit - Dardanët.

Arkeologu Ceka po ashtu ka theksuar se aty ka një origjinë të pastër Ilire sepse vjen nga Justini i qytetit Dardan – Ilir sic thotë thotë edhe biografi i tij Prekopre Cezares, dhe natyrisht se bën pjesë në klasën sunduese u a kulturua u edukua në Bizant, u martuar me Bizantinin Theodorën ishte pjesë e klasës së lartë të Bizantit, por megjithatë shumë prezent në vendin tonë.

Ka një numër të pafund ndërtimesh që lidhen me Justinianin sepse verifikohej një pjesë e madhe e qyteteve nuk ka qytet që nuk u verifikua në kohën e Justinianit pra në Kohën e Bizantine” ka thënë Ceka.

Por nëse kjo pjesë e historisë duket disi e ftohtë dhe e largët, ka mjaft elemente të tjerë, që frymojnë ende qartazi të shkuarën e tyre.

Treguesit historik më të drejte për drejtë e të qartë vijnë nga Toponomia, që ende ruhen në zona të tëra. Dhe askujt nuk duhet ti dukej absurde kur fshatrat kanë emra shqiptarë, por në to nuk ka asnjë banorë të tillë.

Rajoni i Toplicës ka qenë njëri ndër rajonet më të prekura nga largimet dhe masakrat. Mjafton të kujtosh se shqiptaret në tërësi këndej kanë qenë më 80 për qind. Trupat serbe të mbështetura nga ato ruse i dhanë jetë me çdo kusht strategjisë së tokës së djegur. Megjithatë çuditërisht jo gjithçka është zhdukur. Mjafton të shikosh emrin e këtij fshati ‘Arbnas’. Në zona të tilla duhet pasur kujdese. Pyetjet duhet të jenë në dukje naive që askush të mos dyshoj mbi përmbajtjen dhe qëllimin e tyre, aq më pak banorëve të ri duhet thënë se jemi shqiptar. Ndaj bashkëpunëtoret tonë nuk paraqiten si të tillë po ashtu as makina nuk ka targa shqiptare. përndryshe gjithçka do të ishte e pamundur.

Si e shpjegojnë faktin se ky fshat quhet “Arbanas” banoret e sotëm serb.



Gazetaret kanë ndaluar makinën e cila nuk kishte targa shqiptar dhe kanë pyetur dy pleq të shtyrë në moshë.

“Si po jetoni? Ata janë përgjigjur se po jetojnë vështirë dhe me mund. Ndërsa tjetri ka shtuar se s’ke ç’të bësh duhet jetojmë”.

Ata po ashtu iu kanë treguar gazetareve pa e ditur që ata ishin shqiptarë dhe misionin i tyre ishte që të mësohej e vërteta, se aty në atë fshat me emrin “ Arbanas” dikur ka pasur 180 shtëpi, e sot sipas tyre duhet ti ketë diku 120 shtëpi. Po ashtu ata kanë treguar ky vendbanim është i vjetër ku ka disa që kanë ardhur.

Pyetja tjetër e radhës nga gazetarët ishte se “ përse mban emrin ky fshat “Arbanas”?

Ndërsa serbët e moshuar të ulur në tokë, thonë se kanë dëgjuar se ky fshat ka jetuar dikur me shqiptar. “ Ku ta dish, ashtu na kanë thënë të vjetrit që dikur kanë qenë vend i banuar me shqiptar. Dhe a është e saktë apo jo ku ta dimë ne”, janë përgjigjur fshataret serb të cilët tani jetojnë në atë vend.

Por sipas dokumenteve “ Arbansi” është një fshat mesjetar që shfaqet në shekullin XII. Në veprën e tij të detajuar vendbanimet dhe popullsia e Albanëve të Kosovës profesor Iljaz Rexha e ven theksin tek ekzistenca e mjaft qendrave të hershme që mbajnë këtë emër.

Këto fshatra gjenden si në dokumente skllave ashtu më pas edhe në atë të Portës së Lartë, duke treguar një vazhdimësi të qartë. Dhe pavarësisht prapashtesave Bullgarëve skllave ato nuk e humbën kuptimin edhe pse në të njëjtën mënyrë u regjistruan nga Administrata Osmane.

Në Mesjetë shqiptarët e verifikonin vetën si Arbnor, ndaj edhe emrat e tillë ishin kudo ku ata jetonin. Të njëjtën gjë mund ta prekësh jo larg nga “Arbanasi” ku ndodhej një tjetër qendër sot, dhe e quajtur “ “Alabana”.Edhe kjo deformimin e emrit e ka marrë nga Administrata skllave.

Gazetarët sërish ndalojnë veturën në këtë vend për të folur nga afër me banorët tashmë të banuar me serb, me qëllim që të marrin informacione.

Gazetarët pyesin një fshatar serb aty:

“Më falni ku ndodhemi? --- Në Alabama i kthen fshatari gazetarëve.

Atëherë e paskemi humbur rrugën i thonë gazetarët banorit sepse ne deshtëm të shkonim në Bllacë.

“Jo jo ia kthen banori serb nuk e keni humbur rrugën por vetëm vazhdoni drejt rrugën”.

Por a ka pasur ndonjë emër tjetër më parë ky fshat pyesin gazetarët.

“Nuk e di, nuk e di” ia kthen banori, kështu që gazetarët vazhdojnë rrugën, duke falënderuar atë për ndihmën.

Pra askush nuk tregon më shumë. Histografia ka mbytur gjithçka, ashtu si këto vende që duhet me çdo kusht të heshtin.

Rajoni i Toplicës ka pasur dikur një popullsi mbi 80 për qind shqiptar dhe askush nuk donte ta dinte këtë statistikë e cila është pranuar edhe nga vet autorët serb. Edhe pse sot këtu nuk gjejmë as edhe një për qind shqiptar. Kaq mjafton për të treguar fatin tragjik që kanë pasur banorët autoktonë të këtyre zonave.

Andaj nuk mund të mos impresionohesh nga faktet që tregojnë numrin e shqiptarëve të dikurshëm në këto anë. Kryeqendra e Toplicës është Prokople një qytet që së bashku me rrethinat numërojnë sot më shumë 44 mijë banorë. Qendra e derdhur mes gjelbëremit nuk ka asgjë që të lidh me shqiptaret e dikurshëm. Për një kalimtar apo turist të thjeshtë Prokuple duket është një qytet si shumë te tjerët.

E pamundur të kuptosh se çfarë qëndron pas këtij vendi të qetë, nëse nuk ke shfletuar më parë dokumentet apo dëshmitë rënqethëse të të larguarve.

E pra dikur në qarkun e Prokuples jetonin mesë 24 mijë shqiptar dhe rreth 1.500 apo diçka më shumë banorë serb. Kjo është e vërteta e cila të shoqëron pashmangshmërisht në çdo hap e mendim.

Si mund të zhduken mijëra njerëz, historitë e tyre personale, zërat kujtimet lotët si mund të shuhet e mohet gjithçka. E vështirë të mos prekesh ashtu siç i ndodh edhe shoqëruesve tanë nga Kosova.

Ne jemi të vetëdijshëm se këta kanë kryer punë me neve dhe nuk kanë pas më se çka të fshehin kështu qe nuk është më rrezik për ta, sepse ne e dimë shumë mirë nga autoret e ndryshëm se edhe tanë por edhe serb, që këtu ka fshatra që janë zhduk dhe fare më nuk i dihet as emri”, ka thënë studiuesi Ismet Azizi.

Ai ka treguar se autori Mita Rakic me një vepër të tij, “ Serbia e re “ e quan këtë pjesë të re, pasi mundeni me marr me mend, vjen në këtë tokë, e sheh të zbrazët të banuar me shqiptarë dhe këtë trevë të okupuar nga Serbia në vitin 1878 e titullon me emrin “ Serbia e Re” . Madje ka hasur ne vendbanime të djegura shkrumb e hi për të cilat nuk dihet as emri i atyre fshatrave. Dhe për ta nuk paraqet problem pse ne i kemi trashëguar emrat e këtyre vendbanimeve në Kosovë”, ka thënë studiuesi Ismet Azizi.

Studiuesi Florent Hasani po ashtu ka thënë se pas dëbimit të shqiptarëve nga këto territore ato do të populloheshin me ushtrinë serbe dhe malazeze si element për të serbizuar këtë territor.

“Këto popullsi do të lejonin me favore të ndryshme p.sh një familje do të merrte shtëpi dhe pasuri falas nga 20 hektar tokë të punueshme dhe nga 10 hektar sipërfaqe malore. Dhe kjo nënkupton se ato të gjitha më parë ishin pasuri të shqiptarëve të cilët ishin dëbuar nga këto troje”, ka thënë Hasani.

Më pas thuhet këto dhe shumë lehtësi të tjera iu ofruan popullsisë serbe, për ti sjell dhe populluar këto territore. Gjithçka u bë me një shpejtësi marramendëse si formë për të mbyllur menjëherë këtë çështje e për të vazhduar marshimin më tej në territore shqiptarëve.

Shumicën dërmuese të mbiemrave i gjen sot në Kosovë. U larguan si familje, e tashmë janë fshatra të tërë që rrënjët i kanë nga ky vend:

si Lepaja, Pllana, Nishliu, Llapashtica, Breznica, Rudari Stublla, Bllaca e pafund të tjerë, pa lënë mënjanë mbiemrin e përgjithshëm Muhaxhiri.

Të gjithë vijnë nga këtu, dhe të parët e tyre jetonin prej shekuj në këtë vend. Ndërsa mbiemrat i ruajtën si formë për të treguar për të mos harruar me shpresën për tu rikthyer dikur aty ku kanë varret e të parëve të tyre.

Në kërkim të së vërtetës së Sanxhakut!

Ismet Azizi
Ismet Azizi


Dilemave rreth origjinës së popullësisë myslimane të Sanxhakut, po u vije fundi. Falë profesionalizmit dhe argumenteve shkencore të studiuesve të fushave të ndryshme: historisë, arkeologjisë, antropologjisë, kulturës, dokeve e zakoneve, pastaj, në bazë të historisë orale, të cilën e kanë hulumtuar autorë të shquar të kësaj treve, gjithnjë e më shumë na ofrojnë të dhëna për ta njohur e mësuar më mirë të vërtetën. Sot kemi mjaft studime të autorëve dhe instutucioneve shkencore boshnjake dhe serbe, të cilat dëshmojnë me argumente për origjinën shqiptare të popullësisë jo vetëm të rrafshanaltës së Peshterit, por edhe më gjerë.

Në bazë të studimit të Mile A. Pavlloviqit „Fshatrat e Senicës, hulumtime antropogjeografike“ (viti 2009) , të cilin e ka përgatitur për portalin „Poreklo.rs, si dhe në bazë të studimeve që na i ofron autori Ejup Mushoviq, na dalin të dhënat e besueshme dhe objektive për origjinën e familjeve të kësaj treve.


Një tregim i profesorit të letërsësë në Universitetin Internacional të Novi Pazarit, Kemal Xhemiq, na bën të njihemi më mirë se çfarë vështirësish kanë pasur shqiptarët e Peshterit, sidomos vajzat shqiptare të këtij mjedisi pasi janë martuar me të rinjtë e familjeve ku nuk flitej gjuha shqipe. Ne kemi dëgjuar disa rrëfime të meshkujve të Peshterit. Në emisionet e ndryshme dokumentare disa madje theksojnë me plot bindje se gjoja humbja e gjuhës shqipe ishte bërë për shkak të martesave me femrat boshnjake, të cilat nuk flisnin gjuhën shqipe. Megjithatë, duhet përmendur edhe faktin tjetër, të cilin askush nuk e përmend: martesat e vajzave shqiptare me të rinjë e familjeve ku nuk flitej shqipja. Pra, në bazë të rrëfimeve të disave krijohet përshtypja sikur në Peshter nuk ka pasur vajza shqiptare, por vetëm djem shqiptarë.


Për ta ilustruar këtë, po përmendim Prof. Dr. Xhemiq, i cili, midis tjerash, shkruan: „Pesëdhjetë vjet më parë një vajzë nga fshati Toçilovë i Peshterit me emrin Zalifa, u martua me të riun Smail Çekiçin nga fshatin Devreçe të Tutinit. Alija Bakiq, profesor i letërsisë, dëshmon se nusja, Zalifa, nuk dinte asnjë fjalë në gjuhën boshnjake, ose, siç donte të thoshte dikush, gjuhën serbe. Kur erdhi nuse në këtë fshat të Peshterit, Zelifa fliste vetëm gjuhën shqipe, e cila ishte gjuha e saj amtare. Tani, për ne boshnjakët e Sanxhakut, shkruan profesori Universitar, Kemal Xhemiq, disa historianë serbë dhe ndonjë tjetër nga radhët e boshnjakëve (Selimoviq nga Sjenica dhe të tjerë) nxjerrin tezën mbi origjinën etno-fetare serbo-sllave dhe ortodokse. Kjo tezë nuk qëndron, prandaj nuk mund të pranohet“.

Çka mund të thuhet pas këtij tregimi të dhimbshëm, i cili të kthen në kohën në mes dy Luftërave Botërore, kur shqiptarët e Peshterit bënin presion dhe kërkonin nga deputetët, krerët e vendit të tyre, që të mos hapnin shkolla serbe. Arsyeja ishte se i frikësoheshin asimilimit. Sipas tyre, edhe përmes formës së shkollimit në gjuhë sllave mund të kërcënohen nga rreziku i asimilimit. Prandaj, kjo i bie se për ta më mirë është që të zgjedhin këtë formë të „rezistencës“, duke bërë një jetë gati të izoluar vetëm e vetëm për të ruajtur identitetin kombëtar e fetar. Ky është rast tepër i rrallë në historinë e njerzimit, por, fatkeqësisht, është i vërtetë.

Se me çfarë vështirësish ballafaqoheshin shqiptarët e Peshteri në të kaluarën, e ilustron edhe tregimi tjetër i një afaristi me prejardhej nga fshati Uglla.

„Peshteri me shekuj ka qenë dhe ende është krahina më e izoluar në Gadishllin Ilirik (Ballkanik). Banorët e këtij mjedisi, edhe pas pushtimit sllav, kurrë nuk i kanë ndërprerë lidhjet me vendin e origjinës së të parëve të tyre. Në vazhdimësi, nëpërmjet krahinës së Rozhajës dhe asaj të Plavës e Gucisë, kanë mbajtur lidhjet tregtare me Shkodrën. Atje i kanë plasuar prodhimet e tyre blegtorale. Por, jo rrallë herë, edhe pse shumë më afër, kanë qenë të deyruar që të udhëtojnë edhe në verilindje drejt Pazarit të Ri për të shkuar në qytetin serb, Rashkë. Por, ç'është e vërteta, udhtimi për në Rashkë ishte shumë më i „largët“ sesa shkuarja në Shkodër, në Pejë apo në Podgoricë. Kur ktheheshin peshtrasit që kishin shkuar për të tregtuar në Rashkë, në hyrje të fshatit dilnin për t'i pritur të afërmit dhe familjarët e tyre të gëzuar, duke u shprehur mirëseardhje atyre, por njëkohësisht duke falënderuar Zotin që janë kthyer shëndosh e mirë. Një pritje e tillë nuk u bëhej, kur ktheheshin nga Shkodra, ku shkonin gjithashtu për të tregtuar dhe udhtimi zgjaste me ditë e me javë të tëra. Arsye e vetme ishte se ata udhëtonin nëpër vendbanime shqiptare dhe nuk kishin përse të brengoseshin se gjatë rrugëtimit të mundimshëm mund t'u ndodhte ndonjë e keqe“.

Çfarë duhet të bëjmë që këta shqiptarë të mbetur, të ndihen rehat, pra të mos të ndihen keq kur martohen me të tjerë që nuk flasin gjuhën e tyre? A mund t'u bëhet ndonjë zgjidhje fatlume? Në radhë të parë, si t'u krijohen kushte të favorshme për rrugtim të sigurt në drejtime të trevavae të tyre kombëtare?... Për këtë dhe çështje të tjera medeomos duhet të merren institucionet shtetërore të Shqipërisë dhe Kossovës. Si të arrihet kjo, si të zbuten a tejkalohen vështrësitë e ndryshme, duhet shënë kontributin e tyre, në radhë të parë, Instituti i Historisë, Institutti Albanologjik, Akademitë e Shkenvave dhe Arteve të Kosovës e Shqipërisë. Rol të rëndësishëm do të luanin mediet, intelektualët, politikanët, sportistët, artistët etj.

Si u fitua beteja e Loxhës, si u asgjësuan trupat serbe!


Major Nazif Ramabaja


Të flasësh për betejën e Loxhës nuk do të ishte privilegj, por obligim dhe përgjegjësi morale për ne protagonistët kryesor të kësaj beteje, ne kem vepruar dhe fol qysh atëherë, pas dhe tash me forcën e argumenteve dhe fakteve të cilat s´mund të mohohen as sot e as pas 500 viteve, sepse këto shkrime bëhen duke i konsultuar ditarët luftarak, dhe gjithë arkivin përcjellës të këtyre protagonistëve, e jo sikurse ata të cilët flasin, e që pjesëmarrja e tyre është e kontestueshme ose e bëjnë duke dëgjuar tregimet e të tjerëve, por jo nga goja e protagonistëve dhe as e pjesëmarrësve të drejtpërdrejtë në këtë betejë, apo rrëfimet i bëjnë siç thonë, po flitet se…, e të gjitha këto rrëfime bëhen madje në një distancë kohore pas 20 vitesh. Shtrohet pyetja ku ishin deri tash dhe pse s´folën më herët, këta ‘rishkrues’ të historisë.

E vërteta është vetëm një

Pavarësisht këtyre tendencave deri më tash është thënë dhe shkruar mjaft për këtë betejë, por s´është e tepërt kurrë për ta bërë një rekapitullim të gjithë asaj se çka është thënë dhe për ta plotësuar, me atë se çka ka mbetur pa u thënë, për ta bërë të qartë dhe për të mos i lënë vend manipulimeve, tentimeve për përvetësime të meritave të tjetërkujt, siç është duke u bërë me betejën e Loxhës.

E kam thënë edhe më parë se do ti bëj të njohura disa detaje, sepse këto do ti mbeten kohës së afërt, historianëve dhe institucioneve të mirëfillta që të bëjnë një analizë kritike dhe gjithëpërfshirëse për të ardhur deri tek ajo, e cila quhet e vërteta, e cila është një dhe vetëm një.

Botërisht dihet se Loxha është i pari dhe i vetmi fshat në Kosovë, i çliruar në të njëjtën ditë kur edhe u pushtua nga soldateska serbe.

Për opinionin tanimë është e ditur se provokimet para se të fillonte beteja e Loxhës, kishin filluar gjatë vizitës që ditë më parë, i kishte bërë kryeçetniku Vojsllav Shesheli fshatit Gorazhdec në çerdhen e nacionalshovinizmit dhe fashizmit serb, dhe vënia e punktit policor të Loxhës, vendit kontrollues ku policia serbe bënte patrullime, bastisje dhe keqtrajtime.

Më 14 dhjetor të vitit 1995 ishte shkruar programi nga kryetari i Drejtoratit Qendror Atdhetar të Partisë Radikale serbe, kryeçetniku Vojsllav Shesheli, i cili ishte shpallur kriminel lufte nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, dhe zëvendëskryetari i partisë Radikale serbe çetniku Tomisllav Nikoliçi, tani kryetar aktual i Serbisë.

Kompleksiteti i luftës

Është i ditur fakti se gjatë luftës merret peng arkitekti i pavarësisë së Kosovës kryetari Dr. Ibrahim Rugova dhe familja e tij, ndërsa atë e dërgojnë dhunshëm në Beograd për ta dhënë lajmin në media serbe se gjëja: “Rugova po kërkon ndërprerjen e bombardimeve të aleancës veri-atlantike NATO-s, mbi Serbinë”, një propagandë me të cilën ushqeheshin mas mediat serbe dhe kundërshtarët politik të Dr. Ibrahim Rugovës.

Mjetet e informimit të brendshëm, e posaçërisht tw atij ndërkombëtar i dhanë një publicitet të rëndësishëm kësaj ngjarje dhe bëhej çmos që të dihet e vërteta e pengmarrjes së presidentit Rugova, atëbotë isha në qendrën stërvitore në Kolsh, ku bënim përgatitjen e ushtarëve, stërvitjen e tyre për ti dërguar në frontin e Koshares dhe thyerjen e kufirit shqiptaro- shqiptar. Në qendër qarkullonin shumë gazetar e njëra ndër ta edhe Karolin Sinz, gazetare e televizionit kombëtar francez FRANCE 3, për ta marrë mendimin dhe përshtypjet e eprorëve ushtarak institucional në lidhje me gjendjen e Presidentit dhe komandantit të forcave të armatosura të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

Në deklaratën time dhënë kësaj gazetareje thuhet: “Autoritetet serbe duhet që ta bëjnë të mundur lirimin e Rugovës dhe familjes, dhe t´ia mundësojnë daljen jashtë shtetit, në mënyrë të lirshme ti mundësohet që të deklarohet”. Pas presionit që ju bë nga Amerika dhe Bashkimi Evropiane regjimit serb dhe personalisht Milosheviqit, ju mundësua që Rugova të dal jashtë Kosovës, saktësisht në Itali, dhe u pa se e gjithë ajo propagandë kundër tij s´kishte asgjë të vërtetë, por kishin për qëllim vetëm e vetëm për ta diskredituar figurën e vizionarit dhe familjen e tij.

Linçuesit e Rugovës

Tani pas 14 viteve po i njëjti udhëheqës politik bën biseda me djalin e Milosheviqit, Ivica Daçiqin dhe takohet me përpiluesin e memorandumit, programit të radikalëve serb Tomislav Nikoliçin në gjendje paqeje dhe pa presion me vetë-dëshirë. Shtrohet pyetja pse e gjithë ajo propagandë ndaj udhëheqësit shpirtëror, presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. Koha tregoi se presidenti Rugova kishte të drejtë deklaron Ismail Kadare, e tash shtiren sikurse asgjë nuk është duke ndodhur, pra a kemi të bëjmë me imoralitet apo dyfytyrësi, ju lexues të nderuar nuk është vështirë ta vlerësoni.

Në programin e tyre jepeshin udhëzimet se si do ta zgjidhin çështjen e Kosovës radikalët serbë, nëpërmes zbatimit të planit të tokës së djegur të bëhej depërtimi, dëbimit i shqiptarëve autokton përtej Bjeshkëve të Nemuna me të vetmin qëllim pastrimin etnik dhe ndërrimin e strukturës demografike, çka ishte ëndërr e kamotshme e të gjithë nacionalshovinistëve dhe fashistëve serb duke filluar nga memorandumi i Garashaninit v. 1844, Çubrillovicit, Qosiqit e së fundi Milosheviqit.

Atëbotë ishim shumë të brengosur dhe frikësoheshim se po të realizohej programi i radikalëve serb do të bëhej një gjenocid i paparë ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare dhe do të zbrazej Kosova. Nëpërmjet planit të tokës së djegur do të bëhej spastrimit etnik i popullatës së pambrojtur shqiptare, për këtë dëshironim si kurrë më parë që të unifikohej faktori ushtarak e nëpërmjet unifikimit të faktorit ushtarak do të unifikohej edhe faktori politik për ti bërë ballë forcave ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbo-ruse dhe çlirimin e çdo pëllëmbe të tokës sonë stërgjyshore.

Studimet strategjike për kundërvënie regjimit mizor serb

Pas këtij plani famëkeq të radikalëve serb, i cili ishte i njohur për ne dhe i studiuar në detaje dhe në mënyrën më profesionale, punohej dhe veprohej duke bërë studimin e strategëve të artit luftarak si Sun Xu, Gjingiskani, Aleksandri i madh dhe Napoleon Bonaparta, për t’ju kundërvu këtyre planeve famëkeqe dhe gjenocidale.

Kur jemi te Sun Xuja kisha bërë në fshehtësi përdorimin e një ndër doktrinave më të vjetra ushtarake, e cila përdorej edhe në ditët e sotme e njohur si doktrina e Sun Xu-së të para 2300 viteve, e cila ka të bëj me bashkërenditjen, bashkëveprimin dhe koordinimin e hapjes së sistemit të zjarrit.

Strategjia e tillë ishte përdorur në betejën e Loxhes me hapjen a zjarrit nga të gjitha mjetet ushtarake (armët) që posedonim në moment të caktuar dhe kohëzgjatje, bëri të kuptoj se forcat serbe kishin hasur në njësi të rregullta operative të UÇK-së të udhëhequra nga oficer të karrierës dhe profesionist.

Radiolidhjet serbe kishin dhënë një shifër të ekzagjeruar të numrit të forcave tona, 3000-5000 pjesëtar të armatosur, gjë që nuk i përgjigjej realitetit, por ky ekzagjerim bazohej në fuqinë sulmuese dhe taktikën e përdorur gjatë luftimit, të cilat ishin të panjohura deri atëherë për forcat serbe ku shkaktoj frikë dhe panikë në mesin e tyre.

Morali tepër i lartë dhe vendosmëria për të ngadhënjyer, fituar ishin të pranishme prej momentit të intervenimit e deri te përfundimi i luftimeve. Konfiskimi i një sasie të madhe armësh, mjeteve shpërthyese, eksplozivit, minave, mjeteve ndërlidhëse -motorolave, të cilat shërbyen gjatë gjithë luftës, nëpërmes së cilave u bë e mundur hyrja në sistemin komandues dhe deshifrimin e sistemit të mbrojtjes kriptike. Humbje të mëdha të potencialit njerëzor dhe ushtarak që pësoi armiku me një proporcion 1:4 deri 1:10 të vrarë, plagosur dhe lënduar në favor të forcave tona.

Rikthimi tek fillimi i luftës

Ti kthehemi datës së 5 korrikut ´98 në orët e vonshme të pasdites një grup policësh serb të ndihmuar nga forcat ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare proserbe tentuan që ta arrestojnë një të ri shqiptar. Reagimi i forcave mbrojtëse të fshatit, UÇK-së dhe fshatarëve ishte i menjëhershëm me fillimin e të shtënave nga të dyja palët.

Me këtë rast plagoset rëndë Tahir S. Shala (35) nga fshati Loxhë, i cili vdiq gjatë transportimit për në spitalin ushtarak në Irzniq, si pasojë e plagëve të marrura gjatë shkëmbimit të të shtënave.

Pikërisht më 6 korrik para 15 vjetëve nga forca të mëdha ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbe me një potencial të paparë armatimi dhe të teknikës ushtarake (duke përdorur helikopter vëzhgues, pinzgauer, autoblinda, minahedhës të kalibrit 80 dhe 120 mm, armatim artilerik, tanke të tipit T-54 dhe 72, raketahedhës shumëtytësh VBR-32 të variantit vetëlëvizës të tipit orkan etj).

Granatimet e forcave serbe ishin të përqendruara në Zagerm, Podi i gështenjave, Hulajt dhe Gorazhdeci, kishin për objektiv fshatin Loxhë. Forcave serbe iu bashkëngjiten edhe paramilitarët çetnikët e Sheshelit nga fshati Gorazhdec dhe në orët e hershme të mëngjesit si pasoj e granatimeve dhe sulmit serb, disa shtëpi u dogjën flakë në afërsi të varrezave mbi shkollën e fshatit.

Njësitë operative të UÇK-së nën udhëheqjen e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës në formacionet e tyre kishin të formuar njësitin për intervenime të shpejta, dhe për herë të parë dëgjohej për një njësit të tillë. Në përbërje të këtij formacioni ushtarak hynin:

Grupi antiblind-tank.
Grupi mbrojtja kundërajrore.
Grupi snajperit.
Grupi për bashkëveprim-bashkërenditje dhe koordinim të zjarrit.
Grupi për pastrimin e terrenit.
Grupi për lokalizim dhe bartjen e të plagosurve dhe të lënduarve.

Njësitë operative të UÇK-së nën udhëheqjen e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës në formacionet e tyre kishin të formuar njësitin për intervenime të shpejta dhe për herë të parë dëgjohej në opinion për një njësit të tillë. Në përbërje të këtij formacioni ushtarak hynin:

Grupi antiblind-tank.
Grupi mbrojtja kundërajrore.
Grupi snajperistëve.
Grupi për bashkëveprim-bashkërenditje dhe koordinim të zjarrit.
Grupi për pastrimin e terrenit.
Grupi për lokalizimin dhe bartjen e të plagosurve dhe të lënduarve.

Fillimisht me urdhrin e komandantit Tahir Zemajt është bërë përzgjedhja e luftëtarëve për intervenim nga batalioni i parë i brigadës 134-të, në fazën e parë përgatitore.
Në përleshjen me soldateskën serbe komanduan ushtarakët e karrierës: Unë Nazif Ramabaja komandant i njësitit dhe varësit e mi Esat Ademaj e Faruk Xhemajli dhe 40 ushtarë mirë të stërvitur në Papaj të Tropojës dhe që kishin marrë pjesë në luftimet në Kosovë, pra kishin përvojë lufte.

Me aktivizimin e urdhrit për intervenim nga ana e komandantit Tahir Zemaj, njësitet operative të UÇK-së të ndihmuara nga forcat e fshatit Loxhë, pra banorët vendës dhe të fshatrave përreth (Strellci i ulët, Kodradiqi, Raushiqi, Kosuriqi, Rashiqi, Krusheci, Duboviku, Gllogjani, Zllapeku, Prapaqani, Qyshku, Jabllanica, Buqani, Vranoci etj.) zmbrapsën forcat ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbe, të cilat e mbanin nën kontroll fshatin ku ishte stacionuar autoblinda, në afërsi dhe paralel me shkollën dhe më pastaj në brendësi deri te xhamia e fshatit.



Operacioni “Kurthi”

Ne pastaj filluam aksionin sipas planit luftarak “Kurthi”. Qëllimi ynë ishte që nëpërmjet këtij operacioni të futen në grackë njësitet e armikut dhe me veprime anësore nga njësitet tona ti shkaktonim armikut humbje të mëdha në njerëz dhe teknikë luftarake. me të cilën edhe ia arritëm qëllimit.

Pas një lufte njëzet orëshe fshati Loxhë u rikthye dhe filluam të ushtronim kontroll me njësitet operative të UÇK-së të drejtuara nga Ministria e Mbrojtjes e nën komandën e ushtarakut të parë të avancuar në gradën major Tahir Zemës, ushtarakëve të lartpërmendur dhe ushtarëve të këtyre njësive, forcave mbrojtëse të fshatit Loxhë e përreth dhe vullnetarëve të ardhur në ndihmë.

Banorët e fshatit Loxhë duhen të mburren me faktin se ky fshat është i pari në Kosovë i çliruar në të njëjtën ditë kur edhe u pushtua nga soldateska serbe.

Përgatitja për betejën e ashpër në Loxhë

Me marrjen e lajmit nga korrieri, i cili dërgohej në Prapaçan te komandanti Tahir Zemaj në mëngjesin e hershëm nga ana e komandantit të shtabit të Loxhës Shaban Shalës dhe kërkesës së tij për ndihmë, fillojnë përgatitjet e batalionit të parë të brigadës 134 të, gjegjësisht njësitit për intervenime të shpejta në kuadër të këtij batalioni. Me dhënien e urdhrit nga ana e komandantit Tahir Zemaj që të bëjë përzgjedhjen e ushtarëve dhe të udhëheq me njësitin për t’ju shkuar në ndihmë fshatit Loxhë, fillon aktiviteti im si komandant i njësitit.

Me përzgjedhjen e kuadrit ushtarak, ushtarëve, dhe me dhënien e detyrave dhe urdhrave për intervenim fillon aksioni i njësitit intervenues prej rajonit të grumbullimit në Prapaqan në tri faza deri te vija e shpërndarjes për luftë, e cila ishte në Zllopek. Në vijën e shpërndarjes ndahet njësiti në tri grupe dhe formohet patrulla vrojtuese me detyra konkrete dhe urdhrin për vrojtim duke e informuar me të dhënat për armikun, detyrat e patrullës dhe shenjat e njohjes dhe të komunikimit.

Faza e parë-mbrojtja, rimarrja dhe ushtrimi i kontrollit nga forcat tona në Loxhë dhe kryerja e detyrës së afërt.

Faza e dytë-pastrimi i terrenit trasheve, bunkerëve, strehimoreve dhe kryerja e detyrës së afërt.

Faza e tretë-asgjësimi final dhe ndjekja e armikut në thellësi me kryerjen e detyrës së largët dhe, Mbështetja në forcat e krahut të majtë në anën e Morinëve ishte më e sigurt, për shkak të përgatitjes së mirë të mbrojtjes së këtij rejoni nga ana e komandantit të shtabit.

Në mënyrë të shkëlqyeshme ishte organizuar në prapavijë tërheqja dhe bartja e të vrarëve dhe të plagosurve deri në spitalin e Irzniqit si dhe logjistika nga ana e menzës së fshatit për ushtarët, të cilët kishin marrë pjesë në betejë. Për këtë ishte kujdesur vajza e fshatit, luftëtarja Shemsije Shala (Shema), e cila gjatë gjithë kohës me armë në dorë kishte luftuar dhe në mbrëmje kishte përgatitur ushqimin për ushtar.

Gjatë intervenimit të njësitit dhe ndarjes në grupe nga vija shpërndarëse në Zllapek, pamë fshatarë duke u larguar, ndër ta kishte edhe me armë në dorë. I pyeta se pse largohen të armatosur, disa u përgjigjen se po i zënë disa pika këtu në pyll, ndërsa të tjerët thoshin se “Loxha ra në duart e armikut”, “shkiet kanë hy deri te xhamia dhe kanë hy autoblinda në Loxhë”.

Tërë kohën duke vrapuar dhe duke u ruajtur nga granatimet, të cilat vinin të njëpasnjëshme prej minahedhësve 120 mm nga drejtimi i Gorazhdecit në njërën anë, ndërsa sulmet vinin nga Zagerma dhe kombinati i këpucëve në Pejë, ku serbet kishin një bazë të tyre.

Ne ju bëmë të ditur fshatarëve se ne ishim duke shkuar në Loxhë për ta mbrojtur Loxhën dhe se ata duhej të na bashkëngjiteshin. Ju thamë “ejani pas nesh”.

Me këta fshatar dhe luftëtar është marrë Esat Ademaj, i cili i njihte shumë fshatar, më se 90 për qind prej tyre, sepse i takonte atij regjioni, ishte nga Raushiqi. Esati mundohej me ju shpjeguar se s´duhej të tërhiqeshin, por të ktheheshin prapa pas nesh në mënyrë që ta shpëtojmë Loxhën, mos të binte në duar të armikut.

Fillimisht luftën më të madhe e ka ba Esati duke i bindur forcat e fshatit, të cilat ishin duke u tërhequr, duke i siguruar se ne jemi ata të cilët do ti dalim në ndihmë sot Loxhës dhe s’do të lejojmë kurrsesi të ndodhte ajo që thoshin ata, humbja dhe shpartallimi. Disa janë kthyer dhe bashkëngjitur njësitit tonë, e disa të trishtuar vazhduan me tërheqje.

Përmbysja e situatës, nga shpartallimi i vullnetarëve tek fitorja e FARK-ut (3)Grupi për bashkëveprim-bashkërenditje dhe koordinim të zjarrit, kemi zmbrapsur një autoblindë, e cila ishte duke ardhur në drejtim të xhamisë së fshatit.
Ja detajet dhe zhvillimi i operacioneve taktike dhe strategjia e përdorur në rimarrjen e fshatit Logjë.

Esat Ademaj me një kompani ishte nda te udhëkryqi dhe kishte marrë përgjegjësi për të sulmuar në krahun e djathtë dhe për t’ju pamundësuar paramilitarëve serbë, të cilët sulmonin nga Gorazhdeci, në mënyrë që mos të vjen deri te befasia e forcave serbe duke sulmuar në atë krah, t´na vin prapa shpine. Esati këtë e ka bërë në mënyrë shumë profesionale dhe të suksesshme.

Faruk Xhemajli dhe unë (Nazif Ramabaja) komandonim dy grupe (kompani) dhe kem qenë gjithnjë në vijën e parë të frontit duke sulmuar, nga vija e shpërndarjes, e cila ishte përcaktuar në Zllopek (edhe pse nën granatimet e pandërprera nga ana e armikut, morali dhe dëshira për tu ballafaquar me armikun na bënte edhe më të fortë në mënyrë fizike dhe psikike), deri te vija e hapjes së zjarrit afër xhamisë së fshatit.

Sulme në tri drejtime

Fillimisht kemi marrë nën kontroll frontin deri te xhamia e fshatit, pastaj me asgjësimin e pjesërishëm të autoblindës dhe tërheqjen e saj mbrapa në drejtim të Pejës. Qëllimi tjetër ka qenë në fazën e parë ta shtrijnë kontrollin e territorit deri në brendësi, deri te shkolla e fshatit.

Sulmi ishte frontal dhe i furishëm nga të gjitha mjetet luftarake duke aktivizuar grupin antiblind-antitank, Grupi për bashkëveprim-bashkërenditje dhe koordinim të zjarrit, kemi zmbrapsur një autoblindë, e cila ishte duke ardhur në drejtim të xhamisë së fshatit, por ishte pozicionuar paralel me shkollën e fshatit.

Dhënia e urdhrit dhe hapja e zjarrit nga njësiti antiblind-tank nga një mortajë e krahut e tipit ZOLA, goditja dhe shkatërrimi i mitralozit kundërajror 12.7 mm i montuar në kupolë të autoblindës M-60 me gjithë personelin që bënte hapjen e zjarrit, goditja e kësaj autoblinde nga forcat tona, rezulton që kjo të bëj tërheqjen deri te rruga që shpinte për Gorazhdec-Lugmir dhe kështu lirohet rruga dhe na u mundësua që të vazhdojmë sulmin pa ndërprerë për rimarrjen dhe ushtrimin e kontrollit nga forcat tona.

Sulmonim në tri drejtime pa pasur kohë për tu konsultuar dhe dhënë urdhra të posaçme.

Nga shtabi i Loxhës s’na priti askush edhe pse e kishin kërkuar ndihmën dhe një intervenim të tillë. U ndeshëm drejtpërsëdrejti, ballë për ballë frontalisht me armikun. Komandimi ishte bërë nëpërmes korrierëve me shenja dore dhe herë herë me filikaqa, kur ishim ngat njëri tjetrit për tu mos u zbuluar pozicionet tona, sepse kurrfarë mjetesh të ndërlidhjeve nuk kishim.

Faruku kontrollonte pjesë të rajonit përpara që shpien në drejtim të shkollës me një grup ushtarësh. Esati ballafaqohej me vendasit e tij dhe kishte një dialog me njëfarë Gëzimi, unë kontrolloja rejonin në drejtim të Morinëve, dhe se isha drejtpërsëdrejti në lidhje me Farukun, kishim kontakt vizual. Në ndërkohë ka ardhur korrieri dhe më ka lajmëruar se Faruku më kërkon në drejtim të shkollës. Pasi u njoftova se në drejtim të Morinëve luftëtarët janë duke qëndruar mirë dhe s’kanë për ta lëshuar frontin pa dhënien e urdhrit për tërheqje dhe se atje vepronte Skender Çeku.

Bëra tërheqjen e grupit nga ana e djathtë dhe u drejtova kah ana e Farukut, ku i kemi bashkuar grupet, konsoliduar radhët, jemi freskuar me municion dhe kemi marrë udhëkryqin, rruga që shpie nga Peja për në Loxhë e pastaj për në Gorazhdec-Lugmir.

Në këto çaste Loxha ka qenë e garantuar nga të gjitha anët dhe nga të gjitha armët që posedonte armiku. Prej pranimit të luftës nga njësiti intervenues deri tek udhëkryqi kishin kaluar dy orë. Nga granatimet e forcave serbe ishin ndezur disa shtëpi te varrezat mbi shkollën e fshatit dhe disa stogje, sepse armiku kishte përdorur bombat zjarrndezëse (napalm-bomba), forcat serbe ndezjen e tyre e bën pas tërheqjes së autoblindës, qëllimi kuptohet ishte ushtrimi i frikës dhe panikës kur të shihet zjarr dhe tym.

Kam urdhëruar njësitin që të hapin zjarrë nga të gjitha mjetet ushtarake në mënyrë që të na mbulonin me zjarrin e pandërprerë dhe duke e shfrytëzuar mbështetjen me zjarrë kem hyrë në oborrin e shkollës dhe pastaj kemi vazhduar. Ka vazhduar sulmi i shtëpive të para, së bashku kemi sulmuar shtëpitë serbo-malazeze dhe i kemi marrë nën kontrollin tonë, por kemi hasur në rezistencë të paparë në dy shtëpitë e fundit nga snajperistët dhe njësiti special serb.

Në udhëkryqin që shpinte në drejtim të Gorazhdecit, ishin dy shpija serbo-malazeze, vendosëm që me një dozë sigurie të kalojmë rrugën, me qëllim që ti kontrollojmë këto shtëpi dhe ti marrim nën kontrollin e forcave tona.

Rrethimin e shtëpisë së fundit e kemi bërë (Nazif Ramabaja, Faruk Xhemajli, Enver Alaj, Sinan Shala, Xhavit Thaçi), nga dy anët e hyrjes në njërën anë Faruku me një ushtar, e në anën tjetër unë me Enver Alajn, por ka pasur edhe ushtarë të tjerë, të cilët janë gjendur në këtë rrethim.

Pas thyerjes së derës së hyrjes me shqelm nga ana e Farukut kontrolluam oborrin dhe brendësinë, në anën e përparme, por nuk hasem në ndonjë rezistencë. U ndamë me Farukun, ai e mori nën kontroll, anën e djathtë të shtëpisë me një grup, ndërsa unë të majtën me grupin tjetër për në anën e kundërt dhe kontrolluam pjesën e sipërme, s’isha në dijeni se Faruku e kishte zënë gruan shkinë, dhe se e kishte lëshuar pas lutjeve se e ka fëmijën për gjini, dhe se në shtëpi nuk gjendej askush, ai e lëshon.

Rënia Enver Alajt

Nëpërmes korrierit na vjen lajmi që të kem kujdes, sepse njësiti që udhëhiqte Esat Ademaj në anën e djathtë, kishin vërejtur qeramidhet në kulmin e shtëpisë të ngritura lartë, dhe të përgatitura për snajperit, gjë që edhe e kishin bërë duke shti në forcat tona.

Duke u dëgjuar me këta korrier ushtari Enver Tahir Alaj, ka hyrë në korridor të shtëpisë, i përvjedhur dhe pa e vërejtur askush, në të njëjtin moment më vjen lajmi se eprori Faruk Xhemajli është plagosur rëndë dhe është në gjendje të vështirë. I preokupuar me rastin e Farukut urdhërova që menjëherë të dërgohet në spital për ti dhënë ndihmë urgjente dhe për këtë u angazhua Esat Ademaj me dy ushtarë dhe një mjet transportues.

Kem hedhur bomba dore në ballkon të katit të parë, e cila s’ka eksploduar, ishte e marrur në Shqipëri, na ka ndodhë edhe herëve tjera që bomba të tilla të dështojnë.

Pas një momenti kemi shikuar në korridorin e shtëpisë bunker, isha i vetëm me një ushtar dhe kem pa Enver Alajn të shtrirë, në at moment kemi hyrë brenda dhe kemi tentuar për ta tërhequr sepse ende ishte gjallë. Duke e vërejtur Enverin të shtrirë kam hapur zjarr dhe me sa duket kam plagosur apo vrarë s´jam i sigurt sulmuesin, policin serb. Pastaj nga shkallët e katit të parë është hedhur bomba e dorës M-75 afër këmbëve të Enverit, diku gjysme metre larg meje.

Kam tentuar të hyjë në banjo pasi dera ishte e hapur dhe jam gjunjëzuar, pas pak ka ekpoduar bomba dhe e kam pa veten se jam në jetë. Duke mos besuar kam shikuar më vonë në antiplumbin, të cilin e kisha veshur në trup, ishte bërë krejt sikurse shoshë e me vrima nga saçmet, të cilat në asi lloj tipi të bombave të dorës ka më se 3000 saçme. Pas këtij momenti e kam dashur shumë atë antiplumb dhe se kam hequr asnjëherë kur kam shkuar në vizita nëpër shtabet rajonale sepse ma kishte shpëtuar jetën.

Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

  Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, PHD Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V” Akademik PHD, Eshref Ymeri Vitin e kaluar, Shtëpia Bo...