2018-09-29

Atifete Jahjaga, ish-presidente e Kosovës ka marrë shtetësinë shqiptare.



Dekreti është firmosur nga kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta dhe sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, hyn në fuqi menjëherë, transmeton shqiptarja.com.

Jahjaga, e lindur në Gjakovë, ishte presidentja e katërt e Kosovës dhe e para presidente femër e cila mbajti detyrën e lartë shtetërore për 5 vite, 2011-2016.

Dekreti i Metës:

DEKRET

Nr. 10879, datë 19.9.2018

PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE

Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93, të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20, të

ligjit nr. 8389, datë 5.8.1998, “Për shtetësinë shqiptare, të ndryshuar,

DEKRETOJ:

Neni 1

I jepet shtetësia shqiptare, me kërkesë të tij, personit të mëposhtëm:

Atifete Ibrahim Jahjaga

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Ilir Meta

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me senatorin Tom Cotton, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.



“Në rrugëtimin tonë drejt lirisë dhe Pavarësisë, rrugë kjo shumë e gjatë dhe plot vuajtje, roli i SHBA-së ishte jetik për Kosovën”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në takimin që zhvilloi në Senatin Amerikan me senatorin Tom Cotton.

Haradinaj, e njoftoi senatorin Cotton për prioritetet e Qeverisë, me theks të veçantë për fuqizimin e sektorit të sigurisë në Kosovë dhe kompletimin e kësaj infrastrukture jetike për vendin.

“Kosova është gati ta ketë ushtrinë e saj dhe e gatshme që në funksion të paqes kudo në botë të jetë pjesë e misioneve ndërkombëtare të lirisë të udhëhequra nga SHBA”, tha Haradinaj.

Senatori Cotton u informua edhe për prioritetet e Qeverisë, me fokus kryesor në zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, përmbushjen e agjendës evropian, si dhe në fuqizimin e institucioneve demokratike.


Senatori Cotton thotë se mbështetja e SHBA-së për Kosovën do të vazhdojë

Haradinaj, shprehu mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për përkrahjen e pazëvendësueshme që SHBA-të kanë dhënë në të gjitha periudhat, duke kërkuar mbështetjen e mëtejme për proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

“Kosova dhe populli i saj do të vazhdojë ta ruajë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe asnjëherë nuk do ta harrojmë atë çfarë SHBA-të kanë bërë për ne në kohërat më të vështira të jetës tonë”, tha Haradinaj, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me SHBA-të.

Senatori Amerikan, Tom Cotton, vlerësoi të arriturat në Kosovë gjatë këtyre viteve, duke theksuar përkrahjen e mëtejme të SHBA-ve për Kosovën.

Takimi me Senatorin Amerikan, Tom Cotton, u realizua në kuadër të vizitës zyrtare të Kryeministrit Haradinaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pjesë e agjendës qeveritare për të fuqizuar marrëdhëniet bilaterale me ShBA-të dhe intensifikuar përpjekjet për konsolidimin ndërkombëtarë të vendit.

Kush janë Ministrat uzurpatorë?

Ministrat uzurpatorë

Si uzurpues funksionesh janë duke u parë ministrat serbë, të cilët prej gjashtë muajsh kanë deklaruar dorëheqjet, por funksionet i mbajnë dhe nuk i raportojnë kurrkujt në Kosovë. Pazotësi për t’i zëvendësuar me të tjerë ka treguar kryeministri Ramush Haradinaj.

Ministrat i përkasin Listës Serbe, subjekt politik që mban lidhje të forta me Serbinë dhe që nuk ia njeh pavarësinë Kosovës. Në fund të marsit, ajo doli nga koalicioni qeverisës. Veprimin e pati ndërmarrë, në shenj pakënaqësie me një aksion policor që rezultoi me arrestimin e drejtorit të Zyrës koordinuese për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Prej atëherë, të 10 deputetët e të njëjtit subjekt politik kanë dalë në opozitë.

Ivan Todosjeviq është një nga tre ministrat që ushtrojnë funksionet duke qenë të dorëhequr. Ai drejton Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, është kryetar i Komisionit parlamentar për pushtetin lokal. Ai ka treguar se si kurrë Todosjeviq nuk u është përgjigjur kërkesave për raportim.

Në shërbimin e Mogherinit Kosova evidentohet shtet pa fusnotë, zemërohet Serbia

Në shërbimin e Mogherinit Kosova evidentohet shtet pa fusnotë, zemërohet Serbia
E përditshmja e Beogradit, “V.Novosti”, përmes një shkrimi sot shpreh habinë si është e mundur që Shërbimi Europian për Aksione të Jashtme (EEAS), që drejtohet nga përfaqësuesja e lartë e BE për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, Kosovën e evidenton si shtet pa yll (pa fusnotë – sqarim ynë), me gjithë detyrimin që të respektojë statusin neutral për të.

Në makinën e kërkimit në EEAS , në rubrikën “shtetet”, Kosova identifikohet si shtetet njësoj si të tjerat, pa yll, ndërsa Mogherini as në ftesat për dialog, të cilat u dërgohen edhe medieve, për nga emrat e funksioneve dhe të shteteve , përkatësisht rajoneve prej nga vijnë, pjesëmarrësit i trajton njësoj, shkruan kjo gazetë.

Edhe në sajtin e komisarit për Zgjerim, Johanes Hahn, Kosova ndodhet mes shteteve pa yll, por kur të hapet faqja e kërkuar ajo shfaqet me yll, e cila ndodhet me dokumentet e publikuara nga kabineti, shton “Novosti”

Albin Kurti, ka nisur fjalimin duke falënderuar të gjithë protestuesit që sot janë të pranishëm në protestë.

Kurti: Kosova është në rrezik, jemi mbledhur në shesh për t’i ndaluar pushtetarët

“Jemi të zemëruar si rrallëherë më parë, por edhe të bashkuar e me shpresë si rrallëherë më parë. Pavarësia e Kosovës është dashtë të jetë pavarësi e shtetit e jo e pushtetit”, ka thënë Kurti.

Qeveria po na rritet, shtoi Kurti, e shteti po na zvogëlohet. “Populli s’duhet të nënshtrohet prandaj jemi këtu bashkë sot. Kosova është shtet i kapur, çlirimi nga okupatori i huaj, na u zëvendësuar me uzurpatorin tonë. Në Kosovë ligj ka por jo drejtësi, shkolla ka jo arsim. Spitale ka por jo shërim”, tha Kurti, transmeton Koha.net.

“Të dashur qytetarë, Republika është në rrezik prandaj ne qytetarët jemi këtu në shesh sepse ata nuk do të jenë në pushtet. Me hajna, me hajna, nuk ka shtet”, ka brohoritur Kurti.

Ai tha se shumica e popullsisë janë ose të varfër ose të papunë, ose të dyja këto. E ata që s’i kanë këto, s’janë të sigurt për jetë, thotë Kurti.

Kurti, gjithashtu tha se kjo nuk është protestë me inate, por e shqetësimit qytetar dhe e dashurisë njerëzore për vendin tonë.

“Aq shumë e duam Kosovën Republikë, e bashkimin me Shqipërinë, sa në asnjë rrethanë nuk i nënshtrohemi një njeriu”, tha Kurti.

“Jepini përgjigje sot Thaçit e Vuçiqit”, u ka thënë qytetarëve Kurti, duke thënë se Serbisë borxh nuk i kemi.

“Aventura e Thaçit duhet të ndalet e të mbetet personale”, tha Kurti, duke shtuar se më askush s’i beson Thaçit.

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, tha ai.

Armët dhe gjyqi u filmuen nga gjiruesit jugosllav, thëmeluesit dhe miqtë e “partisë komuniste shqiptare” dhe të Sigurimit.

At Mati Prenushi



“Jo!…Mos me e zgjedhë At Çiprianin, se komunistat punën e parë që kanë me ba, kanë me pushkatue Provinçialin, prandej t’a ruejmë At Çiprianin për ma vonë mbasi asht i ri dhe i vlefshëm shumë për né”. “Ai e mori vetë detyrën e Provinçialit me bindje të plotë se do të pushkatohet, por At Matisë nuk i bante përshtypje pushkatimi se, edhe dy herë ma parë kishte shkue deri te gryka e pushkës, bile, edhe deri tek stoli i konopit në Serbi…”


Mati Prennushi lindi më 2 tetor 1882 nga prindët Kolë e Drande (Roza) Prennushi, në qytetin e Shkodrës. U pagzue me emrin Paulin.

 Është i familjes Prennushi, nipi i Don Matisë që vdiq në vitin 1904, vit në të cilin Shugurohet Meshtar i nipi At Matia. Mbas mësimeve të para në vendlindje, ndjeku të mesmen në Kolegjin e Troshanit, ku edhe ju kushtue urdhrit të Shën Françeskut. Vazhdoi edhe dy vjet studime përgatitore për të lartat në Bosnje dhe, në vitin 1904 kryen studimet teologjike në Grac të Austrisë. Ishte njohës i mirë i gjermanishtes, frëngjishtes, serbo-kroatishtes dhe italishtes.

Me datën 4 prill 1904, Shugurohet Meshtar.

“Kur turqit në agoninë e tatpjetës, mendonin aty nga 1905 me djegë Shkodrën, në shenjë hakmarrjëje për përpjekjet që po baheshin me dalë nga zgjedha e robnisë së tyne, njëditë të dielë mbas meshët At Matia, çveshi teshat e meshës, u tha besimtarëve me pritë në oborr pesë minuta. Ai vetë shkoi te qela, doli para Kishës dhe iu drejtue të pranishëmve tue nxjerrë prej xhepit të zhgunit një alltije: -“Kush asht burrë dhe e don me zemër Shkodrën, o sot o kurrë, me ardhë mbas meje, do t’ju prij unë e do të shkojmë me i ndalue dorën hasmitturk, që don me zharitë vëllaznit tonë!”.
Pak muej asht në Kuvendin e Françeskanëve të Shkodrës si mësues, mandej shkon Meshtar në Katund të Kastratit, ku përfshihej edhe Bajza. Aty gjenë të mbërthyeme për brez të malësorëve, armët e Lirisë. Mes tyre merr zakonet e mira dhe lufton me shpirt zakonin e gjakmarrjes. Kudo ndër kuvendet e tyre ndodhej At Matia.

Në vitin 1911, At Matia bashkë me At Buon Gjeçaj janë të dy tek maja e Bratilës përkrah Dedë Gjo Lulit, me Flamurin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut të palosun në gjoksin e Tyre.

"Flamuri u ngrit në maje të malit Deçiqit, afër Tuzit. Até e solli në mënyrë të fshehtë nga Shkodra, Françeskani Padre Mati Prennushi, i cili e kishte palosë nën zhgunin e Tij".

Por kjo fitore duhej shtri në gjithë Shqipërinë ! Asht Imzot Lazër Mjeda, që me petkun e Argjipeshkvit merr malet dhe me 10 qershor 1911, i prinë ngjarjeve të Mëdha të Pavarësisë së Vlorës, tue shkue drejt e në çelën e At Mati Prennushit në Gerçë, ku u përpilue “Memorandumin e Gerçës” bashkë me Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin, At Mati Prennushi, At Buon Gjeçaj, etj.

Në vitin 1926, malët ushtuen. Ata nuk u pajtuen me qeverisjen e Ahmet Zogut, i cili mbas vitit 1924 merr tipare tjera drejtuese, tue u pajtue me veprime diktature. Asht ai vit kur pothuej krejt Veriu kërkon largimin e tij nga froni. Kleri Katolik Shqiptar tue mos u pajtue me mënyren e qeverisjes së Zogut, i cili kishte ba marrveshje me Jugosllavinë kundër interesave kombëtare, doli në opozitë të haptë. Zogu dënoi me varje në litar Don Gjon Gazullin dhe, e ekzekutoi vendimin në Rëmaj të Shkodrës, ku Don Gjoni ka vorrin. Ndërsa, një pjesë tjetër e klerit u interrnuen, disa morën dënime të randa, At Matia ishte në listën e të parve që mund të pushkatohen. Asht At Pal Dodaj që ndërhynë tek Zogu dhe e shpëton At Matinë, me kusht që ky të mos shërbente ma në krahinat e maleve të Veriut. Për këtë arsye dërgohet në Laç të Kurbinit, Iballe e Gomsiqe të Pukës.

Nga Katundi i Kastratit, shkon në Traboin, Gerçë, Jugosllavi, në Shkodër profesor i gjimnazit fretërve, Laç të Kurbinit, Iballe të Pukës dhe në Gomsiqe në vitin 1928, në Tiranë në vitin 1941, në Shkodër në vitin 1943 dhe, në vitin 1944 asht Provincial i Françeskanëve të Shqipërisë, me qendër në Kuvendin e Gjuhadolit në Shkodër.

Në vitin 1941, bashkë me Provincialin e vet At Anton Harapin hapin famullinë në Tiranë, ku çilet edhe një kishë e vogël, në të cilën shërben At Matia deri në vitin 1943, vit në të cilin At Antoni shkon në Regjencë Shqiptare dhe, At Matia e zëvendëson në Shkodër, por zyrtarisht asht Provincial i Fretërve të Shqipërisë, në muejn qershor të vitit 1944.

Vrasja e kryeme trathtisht kundër At Lekë Lulit, i angazhuem në Luftën Nacional Çlirimtare me Organizatën e Legalitetit dhe veshja e figurës së Tij me motive të ndryshme nga e vërteta, e detyrojnë At Matinë me dërgue një letër në të gjitha famullitë, ku urdhëron në mënyrë të preme mosangazhimin e fretërve me politikë. Kjo letër ruhet edhe sot nga Arkivi i Shtetit në Tiranë. Kjo letër tregon largpamësinë e Tij dhe aftësinë organizative të At Matisë, të cilin me të drejtë At Konrrad Gjolaj, bashkëkohës i atyre viteve e quen :

“Ardhjen e At Mati Prennushit, si Provinçial i Françeskanve të gjithë Shqipnisë unë e kam konsiderue si një fat i madh i Kishës Katolike dhe i Françeskanve. Ai asht kenë portreti shpirtnuer, fizik e moral i një françeskani të vërtetë. Inteligjent, trim dhe organizator…”.

At Mati Prennushi asht përballë bishave komuniste, por trimnia dhe guximi i tij janë mbështetë mbi piedestalin historik të Françeskanëve Shqiptar, të lamë me gjak ndër shekuj e që mbi Atë piedestal do të ndërtojnë Monumentin e Lavdishëm dhe të Përjetshëm, ku çdo Frat me litarin e Tij u lidh me binomin “Fé e Atdhé” për të cilin Ata dhanë jetën “si me lé” :

At Mati Prennushi, At Çiprian Nika, Imzot Vinçens Prenushi, At Pal Dodaj, At Gjon Shllaku, At Anton Harapi, At Lekë Luli, At Bernardin Llupi, At Zef Maksen, At Lorenc Mitroviq, At Leonard Tagaj, At Serafin Koda, At Karlo Serreqi, At Bernardin Palaj, At Klement Miraj, At Gaspër Suma, Fra Gjon Pantalia e Fra Ndue Vila… i cili u torturue në mënyrën ma të mnershme se nuk i dorëzoi Sigurimit të Shtetit çilsat e Kishës së Fretënve në Gjuhadol, me datën 16 nëntor 1946, në të dalun të dritës së datës 17, kur ata futne nën Elterët e Kishës “armët e municionët” për të cilat akuzuen dhe pushkatuen krejtësisht pa faj

Grupin e Prelatve të kryesuem nga Imzot Frano Gjini, me datën 11 Mars 1948. Gjyqi u zhvillue në mensën e Kuvendit, por “me dyer të mbylluna”, mbasi asnjeni nuk iu përul torturës mizore të bame mbi trupat e Tyne… Armët dhe gjyqi u filmuen nga gjiruesit jugosllav, thëmeluesit dhe miqtë e “partisë komuniste shqiptare” dhe të Sigurimit. Dosja “Imzot Frano Gjini me grupin e tij, Nr. 1302/2”, në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Mbrendshme në Tiranë, asht dokumenti ma i sakti që vërteton skenarin jugosllav të përgatitun me komunistët shqiptar dhe Sigurimin famëkeq komunist të Shqipërisë, që me fakte dhe prova të pakundërshtueshme dëshmon besnikrinë e trathtinë e spijunve tonë ndaj UDB – jugosllave e KGB – sovjetike, në gjithë ekzistencën e vet 66 vjeçare të turpëshme !

Në fjalën e fundit, me datën 11 Mars 1948, në ora 5.00 në Zallin e Kirit, pranë Rëmajt, me dok. Nr. Regj. 67, në praninë e gjykatsit Kap. I Misto Bllaci, para ekzekutimit, At Mati Kol Prennushi tha : “Jam i pafajshëm, po vdes në krye të detyrës s’eme. Rrnoftë Krishti Mbret, Rrrnoftë Papa, Rrrnofshin Katolikët, Rrnoftë Shqipnia! U baj hallallë gjyqit dhe ato që do të shtijnë mbi trupat tonë të pafajshëm !”

AT MATI PRENNUSHI O.F.M.


Nga Fritz RADOVANI:


8 JANAR 1948:VENDIMI I GJYQIT SLLAVOKOMUNIST “ME VDEKJE”;
At Matia në fjalën e fundit tha: “Tash e disa shekuj na kanë ngulë ndër hûj e na kanë varë n’ konop ata që nuk deshten as fenë as kombin, por na e kemi thirrë vedin gjithmonë Shqiptarë katolikë të Gjergj Kastriotit...”
     M U E J    T E T O R  2 0 1 8:  K u j t o j m ë ...

23 TETOR 1871 U LE  AT GJERGJ FISHTA O.F.M.  në Fishtë të Zadrimës së Shkodres. Vdiq me 30 Dhjetor 1940. AI ASHT POETI KOMBTAR I POPULLIT SHQIPTAR! Edhe pse dihet vendvorrimi i fundit i Tij në Vorreza Rrëmaji, nuk bahet asnjë perpjekje per me e nxjerrë vetem nga urrejtja ndaj Zhgunit Tij.

2 TETOR 1882 U le në Shkoder At Mati PRENNUSHI O.F.M.(1982 – 1948)
Ishte nga viti 1943 Privinçial i Françeskanve të Shqipnisë deri me futjen e armëve nga Sigurimi i Shtetit komunist nën Elterët e Kishës Françeskane, kur edhe Kuvendi u kthye në burg me 17 Nandor 1946. Vazhduen torturat deri në Janar të 1948, kur u zhvillue gjyqi i mbyllun në mensen e Kuvendit dhe, Ju dha dënimi me vdekje. U pushkatue me 11 Mars 1948 në Zallin e Kirit në Shkoder, tue mos Ju dijtë vorri as sot. Edhe Ky me Zhgun!
23 TETOR 1887 U le piktori i madh Shkodranë Prof. Simon RROTA(1887 – 1961)
31 Tetor 1892 U le Don Nikoll SHELQETI  Vdes në kampin e shfarosjes në Beden të Kavajës, në moshen 54 vjeç? Burrë në fjalë e në vepra!

19 TETOR 1899 U le n’ Itali At Giovani FAUSTI S.J. (1899 – 1946) U pushkatue me 4 Mars 1946 i pafajshem, akuzue me Organizaten antikomuniste “Bashkimi Shqiptar”. Qendrimi i Tij në hetuesi dhe në gjyq asht një material i rrallë per studim.

15 TETOR 1904 U le At Gegë LUMAJ O.F.M. (1904  - 1990) Asht Meshtari i Parë që asht arrestue nga Sigurimi i shtetit komunist në 15 Janar 1945. Arrestohet prap në 1967 me “Revolucionin Kultural” dhe, per qendrimin burrnor plotson 25 vjet burg... Vdes si Frat i nderuem nën kujdesin e kushrinjve të Tij në Dukagjin me 18 Nandor 1990.

13 TETOR 1911 U le shkrimtari Millosh Gjergj Nikolla MIGJENI (1911 – 1938).

13 Tetor 1928 Anjeza Gonxhe Bojaxhiu niset per Dublin drejtë Misionit Madh Shpirtnor… Realizoi veprat e Mëdha Shpirtnore dhe Atdhetare të pavdekshme në shekuj!

13 TETOR 1931 U le shkrimtari Dritëro AGOLLI në Menkulas, Korçë. (Vdiq 2017).

5 TETOR 1936 U le Presidenti i Çekisë HAVEL (1936 – 2011) Ai ka thanë: “Njerzit ma të rrezikshem per Demokracinë janë komunistët e konvertuem në demokratë!”

13 Tetor 1943 Bombardimi i Tiranës nga Aleatët. U vrane 503 vetë, ora 13.13’…

1 Tetor 1945 Pushkatohet oficer Pjeter Gegë GURAKUQI (1912  - 1945) Edhe pse disa nga kriminelët komunist deklarojnë per Pafajsinë e Tij…U gjet edhe vrasësi!

1 Tetor 1945 dënohet Don Nikoll KIMZA (1878 – 1960). Nga frika e pushkatimit, porsa perfundoi dënimin dhe u lirue, u arratis jashta Atdheut.

Tetor 1945 Mbytet në tortura At Papa PANDI (1910 – 1945 ?) Dosja e Tij nuk asht!

10 Tetor 1946 Arrestohet Don Mark BICAJ (1911 – 1946) Dënohet 15 vjet burg.

11 Tetor 1946 Arrestohet At Karlo Serreqi (1911 – 1954) Vdiq në burg t’ Burrelit.
21 Tetor 1946 Arrestohet At Pjeter MESHKALLA… U dënue e bani 15 vjet burg.
U arrestue edhe me 29 Prill 1967 dhe, u dënue edhe 10 vjet të tjera... Gjithsejt 25 vjetë.

25 Tetor 1946 Don Ndre SIMONI (1906 – 1975) Shkrimtar e perkthyes i disa gjuhve të hueja. Arrestohet edhe pse i pat të gjitha mundësitë me u arratisë...

26 TETOR 1946 Arrestohet Don Jakë ZEKAJ (1906 – 1995) Dënohet me burg.
Mbas lirimit nga burgu ka punue dhe ka lanë disa vepra me vlerë letrare e artistike.

27 Tetor 1946 Arrestohet Don Shtjefen KURTI (1898 – 1972) Pushkatohet per Pagzimin e një fëmije në vitin 1972, se ka shtue “edhe një Katolik në Shqipni.”

28 Tetor 1946 Arrestohet At Pashko GJADRI S.J. (1877 – 1953) Bani 7 vjet burg…

28 Tetor 1946 Arrestohet At Mëhill TROSHANI (1904 – 1983) Bani dy herë  burg.

31 Tetor 1946 Arrestohet Papa Josif Mihajli (1912 – 1948)  në Korçë. E mbysin në Maliq… E mbulojnë Trupin e Tij me baltë derisa vdes si Martir i Fesë.

22 Tetor 1947 Arrestohet At Buon GJEÇAJ (1873 – 1957) Ishte në Hot kur me At Mati Prennushin i çuen Flamurin në gjokset e Tyne Dedë Gjo’ LULIT në 1911…

31 TETOR 1947 Vdiq Fra Gjon PANTALIA S.J. (1887 – 1947) U le në Prizren. Vdiq në Burgun e Kishës së Fretenve në Shkoder. Mbas mbylljes së Kuvendit Jezuitëve shkoi me jetue tek Françeskanët e Shkodres, ku u arrestue dhe u torturue barbarisht...

10 Tetor 1958 Vdes Don Matish LISNA (1924 – 1958) Mjekët konstatojnë helmatisje… Një vrasje e kurdisun nga Sigurimi i shtetit komunist.

12 Tetor 1958 Vdes Don Pashko ZOJZI. Shumë kohë Prift i Shirokës…

22 Tetor 1967 Vdes Imzot Gasper GURAKUQI (1885 – 1967) Asht ndër dijetarët e Kishës Katolike Shqiptare, me një kontribut të madh tue fillue nga “Hylli i Dritës”...

14 Tetor 1976 vdes Don Lek DREDHAJ (1907 – 1976) U dënue me varje në 1926 nga Ahmet Zogu, dhe bani edhe 15 vjet burg me komunista…Vetem se ishte Atdhetar!

16 Tetor 1978 Kardinali polak Vojtila zgjidhet në Vatikan PAPA GJON PALI II, Papa i Pavdekshem që ndihmoi në shembjen e sistemit botnor terrorist të komunizmit.

30 Tetor 1994 Emnohet nga Papa Gjon PALI II Kardinali i Parë Shqiptar Imz. Mikel KOLIQI (1902 – 1997). Mbas vitit 1944 kaloi 38 vjet në burgje e kampe shfarosje.

22 Tetor 1997 vdes Imz. Frano ILLIA Autor i “Kanunit Skenderbeut” 1992…

19 Tetor 2003 Papa Gjon PALI II shpallë në Kishen e Shen Pjetrit në Vatikan, Romë: “E Lumja e Parë Shqiptare NANË TEREZA e Kalkutës.”

2 TETOR 2017 Vdiq Robert ELSIE (1950 – 2017) Studjues e perkthyes i madh i shumë veprave nga gjuha Shqipe në ato Europjane.
            Melbourne 29 Shtator 2018.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...