2019-05-10

Arbëreshët ia “heqin” flamurin e Kosovës Presidentit Thaçi




Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim një delegacion të madh të arbreshëve të Italisë. Por, në foton që kanë bërë bashkarisht shihet se arbreshët ia kanë hequr Presidentit flamurin shtetëror. Në vend të flamurit të Kosovës, ata kanë mbajtur në dorë flamurin kombëtar.

Gjatë këtij takimi, Thaçi ka thënë se është kënaqësi e veçantë që ky delegacion arbëresh gjendet në Kosovë.

“Ndjehem shumë i nderuar dhe i privilegjuar që t’u drejtohem motrave dhe vëllezërve të gjakut dhe gjuhës sonë. Atyre që u bënë pishtar i ruajtjes dhe zhvillimit të vlerave kulturore mbarëshqiptare për më se 6 shekuj. Shqiptarët e çdo kohe dhe të çdo brezi, kudo që janë, ndihen krenarë me ju dhe kanë çfarë të mësojnë nga jeta, puna dhe vepra juaj, sepse ju jeni rrënjët tona të mirëfillta, origjinale, gjeneza dhe fillesa jonë”,tha Thaçi.

Kreu i shtetit ka thënë se arbëreshët janë shëmbëlltyra dhe modeli i shqiptarëve pa ndikimin e pushtimit 500 vjeçar otoman.

“Ju jeni fija e pashkëputur dhe e mirëfilltë e qytetërimit shqiptar. Keni ruajtur gjuhën e të parëve tanë, traditat, besimin, kulturën autoktone, mbi të gjitha perlat folklorike: rapsoditë dhe vallet. Rapsoditë dhe vallet arbëreshe kanë qenë dhe mbeten perla unike të kulturës shqiptare. Ato i kanë kapërcyer kufijtë e Italisë së Jugut dhe këndohen kudo ndër shqiptarët, në dasmat dhe gëzimet e tyre”, ka thënë ai.

Kjo është komnikata e plotë e Presidencës:

“Nga ju dolën figura të mëdha që u bënë frymëzimi i kombit dhe më gjerë. Arbëreshët kanë qenë gjithmonë një faktor pozitiv në Itali. Keni kontribuar në jetën politike dhe kulturore të Italisë. Ta përmendim këtu Françesko Krispin, i cili ka luajtur një rol të madh në lëvizjen për bashkimin e Italisë. Ai u bë kryeministër i vendit dhe ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Xhuzepe Garibaldit. Po kështu një shembull i pjesëmarrjes së arbëreshëve në sferën politike italiane është edhe Antonio Gramshi e shumë figura të tjera”, shtoi presidenti Thaçi.

I pari i vendit ka thënë se tri gjëra ishin të shenjta për arbëreshët dhe u bënë kult.

“Kult u bënë figura e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti, e cila u rilind tek arbëreshët, flamuri dhe gjuha shqipe”, u shpreh ai.

Në kolonitë e tyre, brenda një populli me kulturë të madhe, që njerëzimit i dha Renesansën, presidenti Thaçi tha se arbëreshët ruajtën dhe zhvilluan identitetin kombëtar.

“Ju, me punën, studimin dhe përkushtimin tuaj, bëtë që vlerat kombëtare, gjuha dhe kultura shqiptare jo vetëm të ruhen, por edhe të zhvillohen më tej edhe atëherë kur populli nën Perandorinë Osmane ishte pothuajse në errësirë kulturore dhe prapambetje ekonomike dhe sociale. Ju i keni dhënë kuptim lëvizjes më të rëndësishme politike dhe kulturore shqiptare Rilindjes Kombëtare, në krye me kolosin e letërsisë Jeronim De Rada, i cili është themelues i letërsisë moderne shqipe”, tha ai.

Presidenti Thaçi pohoi se Jeronim De Rada është rilindësi ynë më i madh me profil të zhvilluar kombëtar dhe i ushqyer me vlera të Oksidentit.

“Ne sot jemi krenarë për kontributin që ju vazhdoni të jepni në atdheun tuaj të dytë, në Itali. Vlerat e padiskutueshme intelektuale dhe kulturore të arbëreshëve kanë qenë një faktor i rëndësishëm në pozicionimin e Italisë krah vendeve që përkrahin vlerat demokratike dhe lirinë e popujve, duke bërë që Italia të rreshtohet ndër të parat vende që njohën Pavarësinë e Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit theksoi se populli shqiptar do t’i jetë përjetësisht mirënjohës punës dhe veprës së arbëreshëve të Italisë

“Pse nuk më ftove për të më testuar nga koka të këmbët?” Diplomatja i shkruan Ramës pas shkarkimit: Jam pa miq, pa kurvëri…


Ilda Topalli, ish-sekretarja e parë e Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll, e cila u shkarkua nga ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj, sapo ai nisi reformën në shërbimin e jashtëm, i është drejtuar me një letër Kryeministrit Rama, që mban dhe postin e ministrit të Jashtëm, përmes platformës së Bashkëqeverisjes, shqipëriaqëduam.com.

Ajo i kërkon Kryeministrit që, para se të firmoste shkarkimin e saj, ta testonte se cila ishte, shkruan Panorama. “Më justifiko të lutem shkarkimin nga detyra dhe flakjen në rrugë pa më testuar, pa më hetuar, pa më kontrolluar, pa më pyetur. Sepse më detyrohesh kaq gjë! Llogjet e kazanit të drejtorëve të tu më pohuan se kjo reformë ka prekur të gjithë diplomatët e emëruar jashtë sistemit pa asnjë përjashtim, pasi janë emërime partiake. A je i sigurt për vërtetësinë e këtij pohimi?! Më provo të lutem lidhjen time partiake, miqësore, materiale, dashnorore apo farefisnore me cilindo që pretendon se është bërë shtysë për emërimin tim”, shkruan ajo. Ajo ka një CV të pasur, me shkollime jashtë vendit, kualifikime, intershipe dhe pesë gjuhë të huaja, si: anglisht, turqisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht.

ILDA TOPALLI

Kryeministri im,

Faleminderit, që firmose dje si fletërrufe urdhrin e lirimit tim nga detyra si diplomate dhe që më dhe shtysë tanimë të mos kem frikë të nxjerr zërin për të mbrojtur të drejtën time dhe atë që mendoj se meritoj.

Sapo më rikonfirmove se në Shqipërinë tonë të bukur të drejtëve nuk u njihet kurrë e drejta apriori, por u duhet të çirren për ta kërkuar dhe marrë atë.

Këtë do bëj dhe unë, me çdo mjet ligjor dhe ankimor.

Hidhu një sy kualifikimeve të një vajze 28- vjeçare, pa parti, pa miq, pa ryshfete, pa kurvëri e pa lidhje farefisnore në administratë.Por ty dhe drejtorëve të tu në Ministri nuk ju pëlqejnë njerëzit e drejtë dhe të aftë si unë apo jo?!

Me vjen keq dhe inat i dashur Kryeministër, që nuk munda të gjej në kohë as mikun dhe as lekun që do ngopte egot e drejtorëve që të servirin mbi tavolinë emrin tim për ta bërë kurban të kopesë së emërimeve despotike dhe partiake jashtë sistemit, pa denjuar të pyesje se kush isha, çfarë CV-je kisha, pse isha emëruar dhe si kisha punuar deri më sot.

Pse nuk më ftove për të më testuar nga koka te këmbët përpara se të më flakje në rrugë?! Më testo të lutem!

A nuk jam unë njësoj shtetasja dhe nëpunësja jote, ashtu siç janë edhe ata që janë pjesë e shërbimit të jashtëm?! A vlej unë më pak se ata për ty zotëri, vetëm se nuk kam hyrë dot në konkurset e DAP-it sepse jam pa krahë?!

Ke firmosur urdhërshkarkim për një të re që flet 5 gjuhë të huaja, ndër të cilat tri rrjedhshëm, që është e kualifikuar për programe të avancuara dizajni kompjuterik dhe që ka një bachelor në Shkenca Politike e dy mastera në Diplomaci Ballkani dhe Çështje Globale?

A nuk janë mjaftueshëm për të përmbushur kushtet e rekrutimit në shërbimin tonë të jashtëm?! Jo, sepse aftësitë janë handikap për ju apo jo?! Kushtet e rekrutimit për Drejtorinë tuaj të Burimeve Njerëzore janë: mik, ryshfet dhe vetofrim apo jo?! Më ke emëruar po ti dhe ish-ministri yt një vit më parë, bazuar në nenin 31 pika 3 të ligjit nr.23/2015, sepse Konsullata e Përgjithshme e RSH në Stamboll kishte dhe ka nevojë për një diplomate të kualifikuar si unë.

Më keni gjetur ju mua i dashur Kryeministër dhe jo unë ju, sepse flas turqisht shkëlqyeshëm e kam një eksperiencë mbi 5-vjeçare shkollimi, jetese e punësimi në Stamboll, kushte jetike këto për një zyrtar në këtë Konsullatë. Kam mbaruar stazh me sjellje shembullore pranë kësaj Konsullate i dashur Kryeministër, sjellje të cilat janë bërë shkak reference për mua nga ish-konsulli i përgjithshëm në këtë përfaqësi asokohe.

Më justifiko të lutem shkarkimin nga detyra dhe flakjen në rrugë pa më testuar, pa më hetuar, pa më kontrolluar, pa më pyetur. Sepse më detyrohesh kaq gjë! Llogjet e kazanit të drejtorëve të tu më pohuan se kjo reformë ka prekur të gjithë diplomatët e emëruar jashtë sistemit pa asnjë përjashtim, pasi janë emërime partiake. A je i sigurt për vërtetësinë e këtij pohimi?!

Më provo të lutem lidhjen time partiake, miqësore, materiale, dashnorore apo farefisnore me cilindo që pretendon se është bërë shtysë për emërimin tim. Dhe më thuaj nëse Europa apo ndërkombëtarët nuk do të përshëndesnin një diplomate të re si unë, pasi t’i kesh hedhur një sy dosjes sime!

Pastaj, më trego me transparencë të plotë se cilin të kanë propozuar të katapultosh në vendin tim?!

Më ke shkatërruar ëndrrën e një jete i dashur Kryeministër, e bashkë me të edhe shpresën dhe besimin në ty, sepse t’i nuk i ngjake shpresës e as së ardhmes që dua për veten, familjen dhe vendin tim!

P.S: Nga një socialiste since day one, të cilën sapo e humbe, jo nga ato që të mbështesin se i detyron tesera e partisë, e as nga ata që brohorasin emrin tënd nëpër mitingje për të përfituar një vend pune. Sot ke humbur një votë nga ato të sinqertat dhe më besniket, ato me zemër e shpirt Kryeministri im!

E jotja, Ilda!

Thjesht Ilda, jo Ilda e filanit, as e fëstëkut, as e mikut a dashnorit, as e ryshfetit, Ilda e familjes së vetë të thjeshtë pogradecare, që e ka siguruar gjithmonë jetesën me djersën e ballit dhe të zverkut./

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi: Rama, partner i Beogradit. Ja kur nisën bisedimet për ndarjen e Kosovës






Ish-deputeti i LSI-se, Petrit Vasili ka ndare sot me ndjekesit e tij ne rrjetet sociale, deklaraten e bere nga Kryetarja e Komitetit te Helsinkit ne Serbi Sonja Biserko.

Sipas Vasilit, Biserko e ka thene qarte se Kryeministria Rama eshte partner i Beogradit ne Tirane dhe ka zbuluar se bisedimet per ndarjen e kufijeve kane nisur qe ne vitin e tij ne Nish, dy vite me pare. Kohe, kur per fat, sipas tij, nderhyri Washingtoni hde Londra.
Postimi i Vasilit

Merr pergjigje pyetja e Andi Bejtes per autoret e projektit te shitjes se kufijeve te Kosoves.

Analisti i njohur Andi Bejtja ngulmoi pak nete me pare ne emisionin Opinion ne pyetjen ndaj Baton Haxhiut: se cilet ishin autoret e marreveshjes per rishikimin e kufijve Kosove -Serbi.

Haxhiu nuk u pergjigj bile na beri te besojme se kjo marreveshje ishte produkt i jashtetoksoreve,pa emer,pa atdhe,pa nene e pa babe….

Kryetarja e Komitetit te Helsinkit ne Serbi Sonja Biserko me qartesi vrastare na i zbulon autoret e projektit te ligë e antishqiptar, qe nga kryeprotagonisti,
bashkeautori dhe bashkeideatori Edi Rama si nje shites profesionist i interesave kombetare e pastaj te tjeret…..

Keshtu qe Andi Bejtja e mer sot nje pergjigje te qarte per autoret e marreveshjes.

Edhe Haxhiu ju ve emer autoreve jashtetoksoreve me qe jua kishte “harruar”……

Lexojeni ç’thote Sonja Biserko:

“Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por atëbotë e zbuluan Washingtoni dhe Londra»
“Të gjithë këta emra tërhoqën vëmendjen te projekti i ndarjes. Kjo tani nuk është më marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiçit, përkatësisht Vuçiçit dhe Ramës, por ka edhe konotacion të ri ndërkombëtar. Deri së fundi për këtë nuk ka pasur përkrahje nga bota e jashtme”

Diademë letrare IV




                                                                            ****



PARATHANJE


Rezultate imazhesh për fritz radovani


“DARDANIA NUK MASHTROHET MA !”



Asht e vertetë se t’ huejtë na i vune piramidat e kufinit rretherrotull nepër Trojet tona, po asnjëherë Shqiptarët, Vllaznit tonë nder ata Troje, nuk i kanë konsiderue “të huej”!

E shka asht ma e keqja, robnuesve shekullor ju njoh edhe e drejta e sundimit t’ atyne.

Vetem buken dhe ujin nuk mujten me ua ndalue...

E Shqiptarët vazhdueme mos me ua ndrrue emnat asnjenes as tjetrit...

E kur donin me e kerkue t’ uritun thirrnin: “O Nanë, due bukë e pak ujë!”...

Kjo i shtynte baballarët e tyne me ua vue emnin Flori, që donmethanë “I artë”.

Një prej Tyne asht edhe Flori Bruqi, per të cilin jam tue shkrue sot këta pak rreshta...

Na njohu Nana Shqipni dhe vetem dashunia per Té, pra deshira me i hy në zemer Asaj!..

Na dukej punë e vështirë po, asnjenit e pamujtun ose me pengesa të pakapercyeshme...

Asnjëherë nuk më bjen nder mend si u njoha me Florin, vetem kujtoj, se gjithnjë jemi marrë vesht mirë, dhe pa u njoh fare, me gjithë ndryshimin e moshës jemi mirkuptue. Asnjë hije dyshimi nuk ka pasë ndermjet nesh me gjithë distancen e larget ku ishim.

Shqiptarët kuptohen shumë mirë kur Ata, kanë qellime të perbashkëta dhe të kjarta!

Flori gjithmonë ua ka gjetë vendin e duhun artikujve të mij, e ndoshta, edhe ka kerkue edhe të tjera figura me pasunue permbajtjen dhe paraqitjen e tyne estetike per lexuesit.

Po të njajten gja Flori e ban pa asnjë pritesë edhe per materialet e të tjerve... Kjo cilsi e Florit asht shumë domethanse kur, njeriu don me kuptue kjartë qellimin e paster të Tij.

E kjo cilsi shihet edhe tek libri i fundit, që kemi në dorë dhe per të cilin po shkruejmë.

Tabelat dhe ilustrimet shkencore të bajnë me harrue anen estetike në tekstet, të cilat jo vetem janë të sakta po, edhe të kuptueshme per lexuesin. Ana estetike e tyne asht ajo që nuk të lejon me u shkëputë pa shkue deri në fund të temës që trajton autori i librit.

Duhet pranue se Flori Bruqi sot asht mjeshter per zberthimin e temave shkencore, tue ju pershtatë sejcilit lexues që merr në dorë botimet kohore të tijat, dhe asnjeni nuk mund të shkëputet pa shkue deri tek rreshti i fundi, ku mbetë i habitun “si mbaroi kaq shpejt !”


I nderuem lexues, mos harro se Flori Bruqi, asht nder të paktit që din me zgjedhë!

E kjo zgjedhje me kaq mjeshtri tregon kulturë, po edhe perkushtim ndaj së mires.

Ja disa tema që nuk na lanë me u shkëputë nga studjuesi dhe Profesori ynë i nderuem:

“Çështja shqiptare dhe prejardhja gjenetike e tyre”;

“Rritja demografike e popullatës në Shqipëri gjatë viteve 70 e bëntë atë një rast përjashtimisht interesant në bllokun lindor.”;

“Si u bënë heronj të Serbisë kriminelët e turpit?”;

“Serbia përkrah kriminelët e luftës dhe dënon kritikët e tyre”;

“Shqiptarëve ua prisnin kokat dhe bënin llampa me kafkat e tyre!”;

“Askush nuk mund ta mashtrojë më popullin e Kosovës !..”, që per mendimin tim zen një vend të veçantë në krijimtarinë e Tij… E shikueme në prizmin Atdhetar e letrar.

Perkushtimi i Tij në këte fushë shihet ma kjartë se kudo tek detyra që Flori Bruqi, ban si

Kryeredaktor përgjegjës i web faqës elektronike “Agjencioni Floripress” (2005).

Tue mos harrue asnjëherë qellimin e madh të Flori Bruqit: Dashuninë per Atdhe, duhet të ndalohemi një çast dhe, të veshtrojmë me kujdes suksesin e madh që gëzojmë sot, kur në mes nesh kemi njëProf.Dr. Flori Bruqi, PH.D., me cilsi të shkelqyeshme Shqiptari...

Per të cilin, Dardania e Lirë, si dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve në SH.B.A., duhet të krenohen...

Me shumë respekt, Fritz RADOVANI.

Melbourne, 25 Mars 2019.


*****

Rezultate imazhesh për eshref ymeri

I dashur Flori,



I dashur Fritz,



Ju përshëndes përzemërsisht për bashkëpunimin tuaj , me z. Flori Bruqi , si gjithmonë, në krijimtarinë e tij, me veprën e fundit "Diademë letrare IV", vazhdon të qëndrojë në pararojë të intelektualëve të shquar të kombit shqiptar.

Zoti Fritz shquhet për brumosjen e tij të admirueshme kombëtare, çka është mishëruar më së miri në publicistikën e tij të shkëlqyer nacionaliste.


Urime nga zemra që të dyve. Urime nga zemra edhe për shkrimtarin dhe poetin e talentuar, mikun tim të nderuar Rexhep Shahu, si redaktor i librit, si edhe për zotërinë Izet Duraku, si recezent i tij.

Prof.Dr.Eshref Ymeri

Djalli që luante me zjarrin



Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au


Nuk jam kurrë në gjendje të shpjegoj pse e dua Shqipërinë, por dashuria për Shqipërinë është në gjak.Kur isha i vogël gjyshja më tregonte se në oborrin e pallateve mbretërore kishte edhe klounë (aktor cirku) që i argëtonte shtëpiakët. Ku ta dija unë i shkreti se dy shtetet shqiptare (dhe trojet tjera nën pushtim) do të kapen nga klounë të vërtetë, kodoshë të pacipë, pjellat e këqija kriminele antikombëtare pa asnjë karakter njeriu - që punojnë për shkatërrimin e vendit dhe shpërbërjen e racës sonë? 

***
Prioritetet. Ndryshimi midis retorikës politike dhe realiteteve politike - Për ta kryer një punë, është më lehtë të thuhet sesa të bëhet, kur detyrat janë duke pritur në të gjitha drejtimet.
Njerëzit efektiv kanë arritur të krijojnë ekuilibrin duke vendosur kufij dhe marrëveshje të qarta me veten, bazuar në vlerat e tyre dhe prioritetet e rëndësishme në jetë.

Vullneti dhe vetë-disiplina janë muskujt që mund të trajnohen. Njeriu mund t`i ushtroj aftësitë e veta duke u fokusuar në tre vlerat rrugëtreguese: Vullnetin, zgjedhjen dhe mirëdashjen.

Është e rëndësishme të kemi një ekuilibër mes nivelit të ambicies dhe asaj që mund të arrijmë në të vërtetë. Duhet të shmangim krahasimin me të tjerët.

Çfarë do të thotë kjo fjalë, prioritet (përparësi)?

Fjala prioritet ka dy kuptime kryesore:

1) të caktojë ose të trajtojë diçka që është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër

2) të vendosë se në cilën mënyrë të merren me çështje ose detyra sipas rëndësisë së tyre relative.

Pra, diçka është më e rëndësishme, dhe ajo që është më e rëndësishme duhet të trajtohet më parë dhe më shpejt, dhe të marrë më shumë vëmendje.

Përparësi e gabuar: Kërkojmë liberalizim të ikjeve (vizave), që Kosova të zbrazet samë shpejt.

Prioritet i parë për Shqipërinë dhe Kosovën: Burgosja e menjëhershme e dylberëve me çrregullime të personalitetit:Ramës, Hashimit dhe shefit të tyre shpirtëror Baton Stanishiç, ndryshe spiunit kronik dhe tradhtarit me trashëgimi familjare, magjistarit që vdes dhe ringjallet... 

Prioriteti i dytë(...)e pastaj vijnë edhe vizat(...)që do të shërbejnë për shëtitje dhe zbavitje e jo për boshatisje të vendit dhe zëvendësimit të shqiptarëve me çetnikë tjerë nga Karpatet, dhe jo vetëm.

***
Shqipërinë e kanë copëtuar të mëdhenjtë, prandaj një formulë e përshtatshme për zgjidhjen e një problemi në një pjesë të territorit natyral të saj, shpesh nuk përputhet me interesat e territorit tjetër. Kjo komplikon dhe vështirëson situatën.

Derisa në gjithë Evropën, prej vitit 1990 e deri sot, kanë ardhur e kanë shkuar me mijëra politikanë e qeveritarë (shumë prej tyre edhe kanë vdekur), në dy shtetet shqiptare dhe Maqedoni Veriore, gjenden të ngulitur të njëjtët mistrec shpirtngushtë, të cilëve nuk u intereson aspak populli por xhepi (përjashtime nderi). Këta nuk tërhiqen asnjëherë vullnetarisht, sepse e dinë që nëse i lëshojnë karriget do të kthehen sërish te pulat, gomarët, lopët, delet, derrat, të vetmin profesion që mund ta kryejnë me sukses. Shqipfolësit duken shumë tragjikomik kur ulen në një tavolinë të bisedojnë me pushtuesit gjakatar grykës të pangopshëm, që vazhdimisht kërkojnë “hise” tjera nga tokat tona; ndërsa kungujt që gjoja prezantojnë interesat e kombit shqiptar, nuk dinë as abetaren ta lexojnë në një formë korrekte, e ku më të përpilojnë formulime politike.Është ulur druri në dru!

***
Koleg i imi. Me përkatësi etnike skandinave, i ndikuar nga propaganda çetnike, vazhdoi të më pyeste me cinizëm: "Dhe çfarë të pëlqen vërtet me shqiptarët dhe Shqipërinë?"
"Nuk jam kurrë në gjendje të shpjegoj pse e dua Shqipërinë, por dashuria për Shqipërinë është në gjak", u përgjigja me ndershmëri.
Prej asaj dite e ka ndryshuar qëndrimin. Para një jave (dy vite pas “grindjes”) ma dërgoi një dokument historik (të vitit 1906) për shqiptarët, në gjuhën daneze, ku ndër të tjera, është thënë:
“Shqiptarët konsiderohen pasardhës të ilirëve të lashtë. Ata janë pjesërisht myslimanë, pjesërisht të krishterë, katolikë në veri dhe ortodoks në jug, një ndarje që dobëson përpjekjet kombëtare të popullsisë.Ata janë njerëz të bukur si rrallëkush tjetër, luftëtarë trima, por grindjet fisnore dhe qenia grabitqare kanë ndikuar dëmshëm në karakterin e popullit.”

***
Historia e vendeve që u zhdukën dhe nuk ekzistojnë më - Është një tregim i dëshirës për pushtet dhe manipulim. Shumë njerëz kanë dëgjuar për tokën mitike të Atlantidës. Shteti ishull,i fuqishëm dhe i pasur, që në fund u fundos në det. Ka edhe vende në botën reale që kanë pësuar të njëjtin fat. Vendi (shteti) që ka ekzistuar për një periudhë, por i cili më pas është fshirë nga harta.

Shtetet dhe mbretëritë krijohen dhe zhduken. Vende të reja po krijohen në mënyrë që të shpërbëhen pas disa vitesh. Historia e këtyre vendeve dhe mbretërive të humbura zgjohet këtu:

Historia e harruar tregon për 50 vendet nga viti 1840 deri në 1970 që ekzistonin vetëm për një muaj, një vit apo disa dekada, para se të zhdukeshin.

Rusia, Anglia, Franca, Italia, Gjermania, shtetet që dikur ishin të përfshira në krijimin ose likuidimin e vendeve që u zhdukën. Shumë nga vendet që nuk ekzistojnë më, shpesh u konsideruan si një instrument i fuqive të mëdha koloniale, të cilat kërkonin burime dhe vende strategjike për tregti.Ata përuruan një administratë, por nuk u interesuan për popullatën.

 Të gjitha format e drogave u legalizuan dhe prostitucioni i fëmijëve ishte i ligjshëm. Asnjë nuk paguante taksë, kështu që nuk kishte as skema të mirëqenies. Nëse do të shkonit në spital, duhej t'i mbulonit vet të gjitha shpenzimet. Një shtet që vështirë se mund të përshkruhet si demokratik dhe i besueshëm.Ato mbajnë emra misteriozë. Shumë nga vendet që janë zhdukur nga hartat e botës kishin një histori jo të lavdishme, pak të nderuar. Autoritetet e kishin vendin nën kontroll të plotë. Jeta e popullsisë nuk ishte aspak e lehtë. Themelimi i këtyre shteteve ishte ndoshta një nga eksperimentet më ekstreme të fuqive të mëdha që bota ka parë ndonjëherë. Çdo gjë ishte e lejuar dhe përafërsisht gjysma e qytetarëve ishin të përfshirë në krime.

***
Kosova (dhe jo vetëm)mund të jetë një nga vendet që u zhdukën - nëse atdhetarët nuk e pastrojnë menjëherë oborrin nga plehrat.

A jemi ne shqiptarët shtet-formues?

Kur të krijohet një shtet i ri, ai duhet të definohet gjeografikisht dhe të ketë kufij të përcaktuar. Njerëzit në zonë duhet të kenë numër të mjaftueshëm karakteristikash të përbashkëta kulturore që banorët të ndjejnë kohezionin (ndjenjën e përkatësisë) si një komb. (Në rastin tonë: Dy shtete shqiptare dhe vetëm një Komb - shqiptar. E jo edhe një sajesë false “kosovar”). Së fundi, është e nevojshme të krijohen institucione shtetërore që mund të kontrollojnë shtetin e ri. Dhe, mbrohet me çdo kusht pacenueshmëria e sovranitetit dhe integritetit territorial të çdo milimetri katror të saj. Tradhtarët ndëshkohen shumë rëndë, dhe secilin prej tyre gjeneratat e ardhshme do ta kujtojnë si: Djalli fëlliqur që luante me zjarrin.

Unë duhet të marr një vendim të vendosur në zemrën time, se nuk do ta lejoj Djallin të ketë ndonjë pushtet mbi mua.

KUSH E VRAU DON DEDË MALAJ ?!

Nga Fritz RADOVANI

DOSJA NR. 2199...

■24 PRILL 1959 Ditë hane. Rigonte pak shi... Altoparlantët ishin hapë në të gjitha rrugët e Shkodres, per me tranmetue gjyqin e “armikut të Popullit” Don Dedë Malaj.

Ishim tue pritë një grup i vogel tek streha e teneqexhijve, perballë Xhamisë së Parrucës, kur u ndigjue zani i prokurorit Rrapi Mina, që hapi seancen mbas hymjes në kinema “Republika” të kriminelit Hilmi Seiti, i shoqnuem nga ambasadori jugosllav...

■Prokurori pyeti të parin Don Deden: “Që kur jeni armik i komunizmit i pandehur?”

Don Deda me zanin e Tij burrnor, po edhe pa Ju tutë syni u pergjegjë: “Unë jam anmik i komunizmit që në moshen 9 vjeçare, kur kam shkue nxanës tek Don Alfons Tracki, aty mora vesh këte emen dhe nuk kam dashtë me ia ndigjue zanin kurrma, sepse, unë jam brumosë me ato ide!”... Në një heshtje të plotë që kishte ra n’ atë rrugë të Parrucës së vjeter, krejt pranë meje, u ndigjue zani i një Burri në moshë po, që pa pikë frike tha: “Hallallë ta baftë Zoti qumështin e Nanës, se Ajo, paska rritë djalë per Shqipni!..”, dhe iku në drejtim të rrugës Zdralej. Kurrma nuk e kam pa atë Burrë Trim e as, nuk e njoha.

■Don Dedë Malaj asht le në Selcë të Vermoshit, nga prindët Keq e Lula Malaj, me daten 16 Nandor 1917, prej ku mbas pak vitesh kanë zbritë në Velipojë, e nen kujdesin e Don Alfonsit, u brumos me kulturen Europjane, dhe në vitin 1941, në Gjenacanin e Fugures së Zojës së Shkodres, bash perballë Saj u betue dhe u Shugurue Meshtar në Itali.

U këthye në Shqipni dhe ka sherbye në Velipojë, Mal të Jushit dhe së fundi, në Dajç të Bregut të Bunës, ku edhe u arrestue në vitin 1958, ato ditë kur u pushkatue Miku i Tij Don Ejëll Kovaçi, edhe Ai pse nuk pranoi me firmue “Statutin e Kishës së vitit 1951”.

■Don Dedë Malaj ishte kundershtar i vendosun i firmosjes së “Statutit të Kishës”, aqsa në letren që i pat shkrue Vatikanit, ishte vetem një pyetje: “Ipeshkvijtë e shuguruem mbas vitit 1951, a janë të aprovuem nga Vatikani?”... Tjerat “shtesa” janë jo të verteta! Letra ka shkue deri tek Don Ivo Bozhiq, po jo ma larg... Këte e ka vertetue At Konrrad Gjolaj, kur ishte në Vatikan mbas vitit 1992, dhe asht interesue per letren e Don Dedës.

■Interesimi i Sigurimit të shtetit komunist per zhdukjen e Don Dedë Malaj, ishte shumë i madh aqsa edhe perkushtimi i një grupi aq të madh, që interesohej per vrasjen e Tij.

I pari mërrijti në Dajç, oficeri i njohun Çesk Shoshi, i cili bashkpunoi me kriminelët ma të poshter të Degës së Mbrendshme të Shkodres, drejtue nga terroristi Hilmi Seiti.

E po ti rreshtojmë agjentët e sigurimit tue fillue nga Xheudet Miloti, Mustafa Qilimi, Ali Xhunga, Hamdi Ulqinaku, Dul Rrjolli e sa vrasës të tjerë, do të fillohej me u dyshue edhe Figura e Paster dhe Burrnore e Don Dedë Malaj, që asht pushkatue i Pafajshem!

■Don Deda njihej si mik dhe “bashkpuntor” i Don Kolec Prennushit, At Konrrad Gjolaj, Don Ejëll Kovaçit, të gjithë kundershtarë të firmosjes së “Statutit të Kishës Katolike të 1951”, pra meqë asnjeni nuk pranonte këputjen e lidhjeve me Vatikanin dhe Papen:

■Me daten 29 Prill 1959, Kryetari i gjyqit Mustafa Qilimi, dha vendimin per të gjithë të akuzuemit, dhe perfundimisht Don Dedë Malaj, u dënue me vdekje, me pushkatim.

***

■Don Dedë Malaj ishte fëmijë kur mbeti jetim pa Babë. Në ditët e para të Dhjetorit të 1944, brigadat partizane i patne pushkatue vllaun Nikollin, ndersa Frani, kur ishte i arrestuem Don Deda në vitin 1948, vdiq papritmas, dhe la një vajzë të vogel Dranden, që e mori nën kujdes Gjyshja e vet, pra Nana e Don Dedës, Lula. Kur Drandja ishte 7 vjeç,

Nana Lulë vdiq dhe Dranden e mori në qelë Don Deda, që në moshen 13 vjeç Drandja mbeti pa asnjë njeri të aferm... Edhe Don Deda, pritej me u pushkatue...

■Drandja e vogel 13 vjeçare do të interesohej me i “shpetue” jeten axhës së vet.

Në këte fatkeqësi kaq të madhe Drandes Ju gjetën dy Klerikë të njohun të Don Dedës, Don Marin Shkurti, ish nxanës i Don Dedës, që u pushkatue në vitin 1969, dhjetë vjet mbas Mësuesit të vet, dhe Don Pjeter Gruda, mik i Don Dedës, që edhe Ky vdiq në kampin e shfarosjes së Sarandës, i paralizuem në vitin 1989... Tre muej para lirimit.

Me ndihmen e këtyne dy Priftenëve, Drandja u nis në Tiranë me daten 1 Maji 1959, me mujtë me takue Enver Hoxhën. Kje e pamujtun, madje, as Haxhi Lleshin, kryetar’ i Kuvendit Popullor. Mujti me takue sekretaren e tij Nexhmije Hoxhën, që i takonte me kenë dora vetë. Drandja e vogel tue e kujtue veten para një “gjyshes”, ra në kurthen e asaj që populli e ka quejtë “pantera e zezë”, dhe vajza jetime me lot përfaqe i kerkoi faljen e jetës së axhës së vet, tue i shpjegue se ‘nuk kam asnjë njeri në këte Botë’. ■Nexhmia iu pergjegj: “Pse t’ ia falesh jetën atij, ai është armik i popullit. Ti nuk ke mundësi t’ interesohesh për té, mese do e mbash até?” Drandja iu pergjegj: “Até e mban burgu, s’ ka gja, veç të jenë i gjallë, aman të lutem ma ban këte nderë, se nuk kam as nanë as babë, veç këte axhë!”

■Me daten 9 Maji Drandes, i erdhi pergjegja e kobres: “Lutja yte refuzohet.”

Besoj e kujton mirë vrasësja e fëmijëve Nexhmije Hoxha, kur ka nenshkrue Vendimin: “Të pushkatohet Don Dedë Malaj...vjeç 42...Klerik Katolik Shqiptar”!

■11 MAJI 1959 Don Dedë MALAJ u pushkatue brinjë Liqenit të Shkodres, ku gropa e Varrimit u ruejt nga një Vlla Musliman, që e kishte në kopshtin e vet...

■Don Dedë MALAJ mbeti i perjetshëm me perkufizimin filozofik të komunizmit:

“E Premtja e Zezë në Shqipni ka fillue me 29 nandor 1944, dhe ka me vazhdue derisa të mbarojë komunizmi!” (Në gjyqin e Tij, në kinema “Republika” Shkoder, Prill 1959).

DON DED MALAJ (1917 – 1959)


Nga Fritz RADOVANI:



Rezultate imazhesh për DON DED MALAJ



60 VJET PA TY DON DED MALAJ !



●SIKUR T’ ISHTE DJE...

“FESTË TË MADHE KA …SHQIPËRIA, NË ZI E N’ FUTA U MBLUE MALËSIA!”

24 PRILL 1959 Kur u hap gjyqi në Kinema “Republika” të Shkodres Don Deda tha: “E Premtja e zezê nê Shqipni ka fillue me 29 nandor 1944, dhe ka me vazhdue derisa tê mbarojê komunizmi!” Tre kriminela sigurimi e torturonin per me realizue vrasjen e Tij: Hilmi Seiti, Ali Xhunga dhe Xheudet Miloti...Ishte në gjyq edhe perfaqsuesi i UDB së Titos, ambasadori jugosllav, i ftuem nga Enveri... Don Ded Malaj asht nder Herojt e pathyeshem prej sigurimit të mnershem të shtetit. Po, per qendresen Burrnore të Tij flet gjatë në librin “Çinarët” At Konrrad Gjolaj, bashkvuejtës i Tij dhe Mik deri në vdekje.

Don Deda njihej si mik dhe “bashkpuntor” i Don Kolec Prennushit, nxanës i Don Alfons Trackit, mik i At Konrrad Gjolaj, Don Ejëll Kovaçit, të gjithë kundershtarë të firmosjes së “Statutit të Kishës Katolike të 1951”, pra meqë asnjeni nuk pranonte këputjen e lidhjeve me Vatikanin dhe Papen: Me daten 29 Prill 1959, Kryetari i gjyqit Mustafa Qilimi, dha vendimin per të gjithë të akuzuemit, ndersa Don Dedë Malaj, u dënue me vdekje, me pushkatim. E mesa e Don Dedës, ishte Drandja e vogel 13 vjeçe që u nis per Tiranë me u interesue per Axhen e vet. Me 1 Maji Drandja takoi tek tribuna Nexhmije Hoxhen, e njohun nga Populli me emnin kobra…Drandja i shpjegoi se ‘nuk kam asnjë njeri në këte Botë’. Nexhmia iu pergjegj: “Pse t’ ia falesh jetën atij, ai është armik i popullit. Ti nuk ke mundësi t’ interesohesh për té, mese do e mbash até?” Drandja iu pergjegj: “Até e mban burgu, s’ ka gja, veç të jenë i gjallë, aman të lutem ma ban këte nderë, se nuk kam as nanë as babë, veç këte axhë!”…E shkreta Drande u mundue me e prekë n’ zemer!!..

●Me 9 Maji Drandes, i erdhi pergjegja e kobres: “Lutja yte refuzohet.”(Dosja 2199).

11 MAJI 1959 Don Dedë MALAJ u pushkatue brinjë Liqenit të Shkodres, ku gropa e Varrimit Don Dedës u ruejt nga një Vlla Mysliman, që e kishte në kopshtin e vet...

Sot, në këte 60 vjetor Shqiptarët besoj se me “Rilindjen” kujtojnë edhe thanjen e Madhe Profetike të Don Ded Malaj: “E Premtja e Zezë po vazhdon me komunizmin!”

UJVARA E SELCËS…



SELCA NA DHUROI SHKAMIN DON DED MALAJ...

●Don Ded Malaj asht le në Selcë të Vermoshit, nga prindët Keq e Lula Malaj, me daten 16 Nandor 1917, prej ku mbas pak vitesh kanë zbritë në Velipojë, e nen kujdesin e Don Alfons Trackit, u brumos me kulturen Europjane Perëndimore.

Në vitin 1941, në Gjenacanin e Fugures së Zojës së Shkodres, bash perballë Saj u betue dhe u Shugurue Meshtar në Itali.

U këthye në Shqipni dhe ka sherbye në Velipojë, Mal të Jushit dhe së fundi, në Dajç të Bregut të Bunës, ku edhe u arrestue në vitin 1958, dhe dha jeten per “Atdhe e Fe”…

Sa lotët janë derdhë per Ty në këte ujvarë tash 60 vjet, o Don Dedë Malaj...!!

Melbourne, 10 Maji 2019

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...