2019-05-15

Kujdes, moj opozitë! Po të përgatitet gracka


Fotografia e Flori Bruqi

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri



“Popullit i kushton më shtrenjtë të vazhdojë të ushqejë një diktator, sesa ta flakë atë nga pushteti”.

Situata në vendin tonë sapo vjen e bëhet më e ndezur. Protesta e fundit e opozitës vërtetoi se vala e pakënaqësisë së frontit opozitar, sa vjen e bëhet më e fuqishme. Por kryeministrit Rama nuk i bën përshtypje kjo gjendje tensioni. Madje në një takim që pati me gazetarët më 12 maj, ai deklaroi se nga kapsollat e hedhura nuk dëmtohet qeveria, por Shqipëria.

Një kryeministër me gjykim të ftohtë, me mendje të kthjellët, nuk mund t’i lejojë vetes të nxjerrë nga goja një deklaratë të tillë. Me këtë deklaratë, kryeministri Rama vërteton në praktikë se për tëështë shumë më e çmuar selia kryeministrore dhe kolltuku i tij personal,sesa emri i Shqipërisë në sytë e opinionit ndërkombëtar. Sepse ai është i vetëdijshëm për dëmin qëi bëhet vendit tonë para syve të botës nga gjendja e tanishme kaotike, por për këtëatij nuk i bëhet vonë fare, mjafton që kolltuku i tij të mbetet i paprekur. 

Kjo është një mendësi karakteristike prej diktatori të kulluar.
Ky qëndrim i hapur kundër popullit opozitar, çdo shqiptari me vetëdije kombëtare, pavarësisht se cilit krahu politik i përket, i sjell në kujtesë sloganin e shpëlarë të Ramës për të ashtuquajturën Rilindje socialiste, e cila, siç tregoi rrjedha e ngjarjeve të mëvonshme, paska pasur si qëllim vetëm rilindjen e sundimit njëpartiak të kohës së diktaturës së kriminelit Enver Hoxha, njësundim ky neokomunist në kushtet eekonomisë së tregut. Rrjedha e ngjarjeve,po ashtu, vërtetoi konkretisht se reforma në drejtësi paska pasur po të njëjtin qëllim.

Duhet besuar me domosdo se për pasojat e rënda që ka sjellë qeverisja e Ramës në gjendjen ekonomike të shumicës së familjeve shqiptare, është i bindur edhe elektorati i majtë, mbi të cilin, ashtu si edhe mbi elektoratin e djathtë, rëndojnë taksat e papërballueshme përmes çmimeve të larta të energjisë elektrike, të ujit, të karburantit, të biletave të avionëve, çmimet e larta të produkteve ushqimore, e të tjera e të tjera.

 Por elektoratin e majtë, për fatkeqësinë e tij, e drejton një parti socialiste, e cila s’është gjë tjetër, veçse një“parti-kufomë” që tërhiqet zvarrë para kryeministrit Rama. 

Kjo është arsyeja që nga radhët e forumeve të saj, nga asambleja e saj, nga kryesia e saj, nuk pipëtin askush kundër tij, të gjithë janë katandisur në“të vdekur e të pakallur”, prandaj edhe Ramën e vështrojnë në dritë të syrit, sepse kanë frikë se mos u bën gjëmën politike po të lëvizin bishtin, tamam si krimineli Enver Hoxha një herë e një kohë. 

Në fushatën zgjedhore të vitit 2013, Rama, në një fletëpalosje, të cilën familjeve shqiptare ua hodhi poshtë derës, premtoi se taksën e vlerës së shtuar të energjisë elektrike (tvsh) do ta ulte nga 20% në 06%. Çuditërisht, kur u ul në kolltukun e kryeministrit, mashtroi hapur dhe jo vetëm nuk e uli, por edhe çmimin e energjisë elektrike e ngriti me 20%. 

Por askush nga pjesëtarët e strukturave të larta të partisë socialiste nuk u bë i gjallë dhe t’i tërhiqte vëmendjen për këtë mashtrim skandaloz që i bëri mbarë popullit shqiptar.

Edhe këta muajt e fundit, kur opozita është hedhur në protesta të fuqishme, askush nga radhët e strukturave të larta të partisë socialiste s’e ka ngritur zërin kundër mënyrës antikombëtare të qeverisjes së Ramës. 

Dy zëra që janë dëgjuar kundër me shumë të drejtë, si ai i zonjës Arta Dade dhe i zotit Hamdi Jupe, kryeministrit Rama nuk i prishin punë fare, sepse ata s’janë më deputetë dhe as që kanë ndonjë peshë në strukturat e partisë socialiste.

Në këto kushte, opozita, për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike dhe të përqendrimit të pushtetit politik dhe ekonomik në duart e një grushti njerëzish me Ramën në krye, është hedhur në protesta të fuqishme për rrëzimin e tij. 

Një situatë të tillë, të cilën e ka përjetuar edhe Ukraina dikur nën sundimin e argatit të regjur të Kremlinit, ish-presidentit të përmbysur Janukoviç, e ka karakterizuar fare bukur Majkll Shçur (1982), gazetar i njohur i televizionit të këtij vendi, aktor, skenarist dhe muzikant, i cili thotë:

“Popullit i kushton më shtrenjtë të vazhdojë të ushqejë një diktator, sesa ta flakë atë nga pushteti”.

Mirëështë që Rama ta mbajë shënim këtë thënie aforistike të këtij gazetari të talentuar. Sepse vahdimi i sundimit të tij është varrmihës për shumicën dërrmuese të popullit shqiptar, çka është dëshmuar më së miri nga braktisja e atdheut prej 500 mijë bashkatdhetarëve, siç i deklaroi analisti italian Alberto Negri vetë Ramës kur ishte i ftuar në programin televiziv TG2 të RaiDue në Itali në fund të shkurtit të këtij viti.

Duke qenë i prirur për ta mbajtur pushtetin me thonj dhe me dhëmbë, kryeministri Rama po mundohet ta futë në grackë opozitën, duke kërkuar të hyjë në bisedime me Bashën, të cilit i bën thirrje t’i lërë“shëtitjet” në bulevard dhe të bëjë një takim me të. Me sa duket, ai kërkon të përsëritë skenarin e 18 majit 2017, i cili, për faj të Bashës që ra në grackën e Ramës, rezultoi katastrofik për opozitën.

Veç kësaj, janë vënë në lëvizje edhe ca servilë të pushtetit të Ramës, të cilët njoftojnë nga ekranet televizive se zgjedhjet e parakohshme do të zhvillohen në muajin tetor. 

Por edhe nga radhët e opozitës janë dëgjuar zëra për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, zëra këta që çojnë ujë në mullirin e qeverisjes socialiste.

Këto thirrje për zgjedhje të parakohshme janë gracka që po i ngrihen opozitës, me qëllim që ajo të shkojë drejt vetasgjësimit përfundimtar. Sepse zgjedhje të parakohshme nuk mund të zhvillohen në asnjë mënyrë, edhe sikur Rama tani të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit. 

Kjo për arsye se oligarkët politikë rreth tij, krejt strukturat e krimit ekonomik, ai vazhdon t’i ketë më këmbë, gati për t’i hedhur në sulm për hapjen e pazarit të blerjes sëvotave. Pra, pisllëku politik që ka pllakosur mbarë vendin, nuk lejon kurrfarë trualli për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. 

Zgjedhjet e parakohshme janë fitore e padiskutueshme e Rilind(Rivdek)jes socialiste, janë rikthim në pushtet i Edi Ramës. 

Prandaj opozita duhet të synojë jo zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, por krijimin e një qeverie tranzitore me specialistë-teknicienë, të zhveshur nga ethet e pushtetit, me integritet të lartë intelektual dhe moral (le të shpresojmë dhe të besojmë se në mjedisin tonë gjenden të tilla personalitete, paçka se praktikat qeverisëse pas vitit 1990 na kanë bërë që të mos i besojmë as këmishës që mbajmë në kurriz), të cilët duhet që, gjatë një afati, të paktën, dyvjeçar, të punojnë për pastrimin e pisllëkut politik që ka pllakosur gjithandej, për ndëshkimin e krimit ekonomik, i cili i është imponuar mbarë popullit shqiptar me kanabizimin që i bëri krejt vendit qeversja e kryeministrit Rama.

Vetëm paskëtaj, në një truall tëpastruar nga krimi ekonomik përmes çmontimittë kapitaleve oligarkiane, të vëna me grabitjen e pasurisë kombëtare, mund të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, në përputhje me një kod të ri zgjedhor, sipas të cilit në Kuvendin e Shqipërisë duhet të hyjnë deputetëqë zgjedh populli drejtpërdrejt dhe jo deputetë të listave partiake, të hartuara sipas tekave të kryetarëve të partive.

Kryeministri Rama është vetë fajtor për krijimin e një situate kaq të rëndë ekonomike që ka sjellë si pasojë varfërimin e pjesës dërrmuese të familjeve shqiptare. I verbuar nga ethet e pushtetit, ai ka harruar të mendojë se çfarë ia shkallmon themelet e qeverisjes së tij me teka diktatoriale.

Së pari, themelet e pushteti të një diktatori i minojnë lajkatarët, puthadorët, servilët që ai grumbullon rreth vetes. 

Poeti francezPjer de Ronsar (Pierre de Ronsard - 1524-1585) ka thënë:

“Është fatkeq ai sundimtar që ka afruar pran vetes njerëz lajkatarë”.

Faktikisht, kryeministri Rama e ka rrethuar veten me lajkatarë, me puthadorë,me servilëshembullorë, të cilët ia kanë rritur mendjen shumë, ia kanë bërë mendjen veri, duke e katandisur deri në atë derexhe, saqë të bëhet gazi i shqiptarëve me ato që nxjerr nga goja, kur shkon në takime me popullin poshtë e përpjetë Shqipërisë. Kjo është njëra minë e nëndheshme që e ka rrezikuar dhe vazhdon ta rrezikojë pushtetin e tij me kahje diktatoriale, i cili ka kohë që lëshon “erë” të keqe.

Së dyti, themelet e pushtetit të një diktatori i minon varfërimi i shtresave të gjera të popullit.

Personaliteti i shquar anglez, Benxhamin Dizraeli (Benjamin Disraeli - 1804-1881), figurë e njohur politike (dy herë kryeministër i Anglisë në periudhën mes viteve 1868-1880), shkrimtar, njëri nga përfaqësuesit e romanit social, ka lënë pas një thënie kuptimplote për sërën e sundimtarëve që vuajnë nga ethet e pushtetit:

“Pallatet nuk mund të mos jenë të rrezikuara atje ku kasollet i ka pllakosur varfëria”.

E, pra, varfëria që pllakosi popullin shqiptar gjatë qeverisjes socialiste me Ramën në krye, është mina e dytë e nëndheshme qëpoia gërryen ca nga ca themelet e pushtetit.

Santa Barbara, Kaliforni, 15 maj 2019

Ndarja racore nuk ka bazë gjenetike.


Rezultate imazhesh për Profesor Luigji Luka Kavalli-Sforca

                      Profesor Luigji Luka Kavalli-Sforca


Shkrimi i mëposhtëm është nxjerrë nga libri i shkruar nga Profesor Luigji Luka Kavalli-Sforca, i  titulluar: 



Rezultate imazhesh për Profesor Luigji Luka Kavalli-Sforca
 Profesor Luigji është i lindur në Gjenovë më 1922 dhe ka qenë profesor në Kembrixh, Parma, Pavia dhe Profesor i Merituar i Gjenetikës në Universitetin famëmadh të Stanfordit, Kaliforni. I lindur më 25 Janar 1922, Prof. Luigi Luca Cavalli-Sforza ndërroi jetë më 31 Gusht 2018. Ai meriton të ketë një shtatore në Tiranë, Prishtinë e Shkup.



Rezultate imazhesh për Profesor Luigji Luka Kavalli-Sforca
Profesor Luigji ishte ndër të parët që shtroi pyetjen nëse gjenet e popujve bashkëkohorë përmbajnë regjistrin historik të qenjes njerëzore. Ai dhe të tjerë iu janë përgjigjur kësaj pyetjeje, të parashikuar nga Darvini, me një Po të fortë. Libri i tij është përfundim i një pune shkencore dhjetravjeçare të tij dhe shumë shkencëtarëve të tjerë me famë botërore që kanë patur si qëllim të gjurmojë historinë 100’000 vjeçare të zhvillimit njerëzor. Ai ngre pyetje të rëndësishme shkencore, shoqërore dhe politike, të tilla si: Kur dhe ku u zhvilluan njerëzit? Si u përhapën shoqëritë njerëzore nëpër kontinente? Si kanë ndikuar shpikjet kulturore në rritjen dhe përhapjen e popullsive? Cila është lidhja midis gjeneve dhe gjuhës? Në libër ai gjithashtu shpjegon pse nuk ka bazë gjenetike ndarja racore, etj.


Marcus Feldman interviews Luigi Luca Cavalli-Sforza in 2006.
YOUTUBE
     Trashëgimia njerëzore përbëhet nga dy pjesë: nga trashëgimia biologjike (gjenet) dhe trashëgimia kulturore (sjellja). Shumë tipare si gjatësia, sytë, flokët e lëkura janë të përcaktuara gjenetikisht, por mënyra e trashëgimit është pak e kuptuar sepse këtu ndërthuren edhe faktorë të tjerë jo-gjenetikë si ushqimi, qëndrimi në diell, etj. Me përkufizim, një gjen ose njësia e trashëgimisë është një segment i ADN që ka një qëllim biologjik të posaçëm dhe të njohur (domethënë që prodhon një proteinë të veçantë). Po ashtu me përkufizim, një racë është një grup njerëzish që mund të njihen si të ndryshëm biologjikisht nga të tjerët. Studimet gjenetike janë shumë të gjëra dhe të ndërlikuara, por në mënyrë të veçantë ka tërhequr vëmendjen grupi gjenetik mtDNA (mitochondrial DNA) ngaqë ai ndodhet në çdo qelizë biologjike. Është pikërisht ky gjen që duke harxhuar përbërësit ushqimore kimikë prodhon energjinë e nevojshme për rritjen dhe mbarë-mbajtjen e qelizës. Ky fakt u përdor për të kqyrur skeletin e një burri të periudhës së Bronzit të zbuluar për shkak të shkrirjes së akujve në Alpet midis Italisë dhe Austrisë. Shkencëtarët e quajtën këtë njeri 5000 vjeçar Eci (Oetzi) dhe studimet treguan se gjeni mtADN i tij ishte në mënyrë të habitshme i njëjtë me atë të popullsisë së tanishme të të njëjtit rajon. Kjo do të thotë se ajo popullatë ka qenë e qëndrueshme për të paktën 5000 vjetët e shkuar.
Rezultate imazhesh për Profesor Luigji Luka Kavalli-Sforca
     Po ashtu, llogaritet lehtë që tërësia e gjeneve të trashëguara (genome) e një popullate e cila  pranon një thithje gjenetike të pandryshuar nga fqinjët prej 5% për brezni pas tre shekujsh do të ketë të ruajtur vetëm 70% të gjeneve origjinalë. Një shembull këtu janë Afrikano-Amerikanët që tani kanë mesatarisht 70% të gjeneve të tyre origjinale dhe 30% të gjeneve të të bardhëve. Me këtë ritëm, Afrikano-Amerikanët do të kenë rreth 10% të gjeneve të tyre origjinale pas 1000 vjetësh jetese në Amerikë. Në lidhje me këtë, numri më i vogël i njerëzve që mundëson shmangien e pasojave të dëmshme të kryqëzimit nëpërmjet martesës është 500 veta. Në lidhje me kryqëzimet, është zbuluar nga regjistrat e vjetër se largësia mesatare midis vendlindjes së burrit dhe gruas ishte 5-10 km për bujqit Evropiane të shekullit XIX, por që filloi të rritet më vonë për shkak të ndërtimit të hekurudhave.

Imazh i ngjashëm

     Natyra nëpërmjet përzgjedhjes së saj zakonisht ndikon mbi një gjen të veçantë duke përkrahur forma të caktuara të tij (alleles), të cilat andaj pëlqehen më shumë se të tjerat në ambiente të caktuara. Kështu bie fjala, njerëzit me gjak zero janë më të prirur të kenë ulçer gastrodeudonale, e cila siç është zbuluar së fundi shkaktohet nga bakteri Helicobacter pylori. Nga ana tjetër, rastësia gjenetike ndikon mbi gjithë gjenet me të njëjtët ligje të mundësisë së ndodhjes së ngjarjes. Midis gjeneve që shfaqin ndryshueshmërinë më të madhe gjeografike janë gjenet e vetëmbrojtjes (immunoglobulin genes), të cilët prodhojnë kundra-trupat e nevojshëm në trupin e njeriut për të luftuar sëmundjet ngjitëse.

Imazh i ngjashëm

     Njerëzit e sotëm (Homo sapiens) mendohet të jenë shfaqur para 500’000 vjetësh. Kafka të ngjashme me atë të njeriut sot dhe me vjetërsi rreth 100’000 ose më shumë vjet janë gjetur ne Afrikën Jugore dhe Lindore. Ndërsa gjuhët e njeriut të sotëm mendohet të jenë zhvilluar para 50’000-150’000 vjetësh.
Imazh i ngjashëm

     Çështja e përcaktimit të datave të hershme të zhvillimit njerëzor vështirësohet prej faktit se metoda e karbonit rrezatim-lëshues 14C përcakton deri në 40’000 vjet. Kjo metodë llogarit sa thellë ka shkuar zbërthimi i karbonit 14C, por duke parashikuar që përqendrimi i 14C në atmosferë të ketë ngelur i pandryshuar me kohën. Me rëndësi të veçantë në zhvillimin njerëzor është periudha e quajtur Neolitike që nis 10’000 vjet më parë, sepse pranohet se që nga atëherë fillon të zhvillohet bujqësia dhe përhapja e saj, gjë që solli njëkohësisht edhe fillimin e shtimit të popullsisë. Përhapja e bujqësisë qe dhe është një ndërthurje e përhapjes nëpërmjet zhvendosjes së bujqve dhe e përhapjes së njohurisë dhe mjeteve të bujqësisë.
Imazh i ngjashëm
     Periudha e fundit akullnajore filloi në Europë 25000 vjet më parë dhe vazhdoi deri 13000 vjet më parë. Nga gjetjet arkeologjike njehsohet se ringulmimi njerëzor në Europë filloi pikërisht 13000 vjet më parë dhe u përhap me një shpejtësi prej 0.5-2 km/vit, gjë që në fakt ishte sa shpejtësia e tërheqjes së akujve.


Imazh i ngjashëm
 Populli që i ngjason më shumë Evropianëve të periudhave Paleolitike dhe Mesolitike (më të hershme se ajo Neolitike) është populli Bask (populli i Bjeshkëve). Studimet gjenetike e pohojnë origjinën e tyre të stërlashtë. Baskët flasin një gjuhë që është tërësisht ndryshe nga gjuhët e Evropianëve të tjerë; kurse ngjashmëria me Shqipen e vërejtur 200 vjet më parë. Studimet gjenetike treguan se popullsia Baske ngjason me Hunzakët që banojnë në luginën e Hundëzës, ku takohen Afganistani, Pakistani dhe Kina, dhe flasin gjuhën Burrushaski (gjuhën e burrave). Paralel me këtë fakt janë edhe gjetjet e mumieve 3800 vjeçare në pjesën më të largët perëndimore të Kinës përgjatë Rrugës së Mëndafshit dhe që gjenetikisht dhe sipas veshjeve është provuar të jenë me origjinë Evropiane. Mendohet se mumiet iu përkasin popullit Tokarian (Tokë-are-janë), gjuha Euro-Indiane e të cilit mendohet e zhdukur tashmë por me disa shkrime të ruajtura në një shkrim të lashtë Indian.

Imazh i ngjashëm
     Disa gjuhëtarë mendojnë se gjuha prindërore nga e cila ka lindur një familje gjuhësh duhet të rindërtohet me synimin që të shprehë një lidhje gjenetike midis familjeve. Megjithatë, metodat e deritanishme gjuhësore nuk kanë arritur të japin një pemë të vetme për të gjitha gjuhët e botës. Gjuha është një krijim njerëzor që mbështetet edhe në kulturë edhe në biologji, sepse ajo është përfundim i përzgjedhjes natyrore që ndikoi mbi ndërtimin (anatominë) dhe punën e sistemeve të brendshme (fiziologjinë) të trupit të njeriut. Pra, ndërsa vetë gjuha është një krijim kulturor, ajo në të njëjtën kohë kërkon themele të sakta trup-ndërtuese dhe nervore. Prandaj edhe njerëzit ndryshojnë prej kafshëve pikërisht prej kulturës së tyre të pasur dhe të regjistruar. Kultura, ose e thënë ndryshe aftësia për të mësuar nga përvoja e të tjerëve, është një ndodhi e veçantë e natyrës njerëzore që përcaktohet nga shkalla e njohurisë. Prandaj tejçimi i kulturës kalon nëpër dy hapa të nevojshëm: së pari ajo duhet të bëhet e njohur që më pastaj të pranohet. Në këtë mënyrë Romakët ndërtuan të parën kulturë politikisht të bashkuar, ndonëse ajo më vonë ajo u shkel nga pushtuesit barbarë që vinin nga Lindja.
Rezultate imazhesh për Profesor Luigji Luka Kavalli-Sforca
     Krahasimi i familjeve gjuhësore në botë me pemën gjenetike botërore tregoi se ato përputhen shumë mirë. Madje familjet gjuhësore të ndërlidhura shpesh drejtohen tek një bazë e përbashkët gjenetike dhe popullore. Kjo shihet në Figurën 12 të librit, faqe 144, e cila përmban 38 popullata dhe 16 familje të mëdha gjuhësore.
Rezultate imazhesh për Profesor Luigji Luka Kavalli-Sforca

 Menjëherë vërehet se popullatat fqinje në pemën gjenetike zakonisht flasin gjuhë të së njëjtës familje. Ky fakt ndihmon që të nxirret nëpërmjet pemës gjenetike data e përafërt e origjinës së një familje gjuhësore. Kështu, shumica e familjeve gjuhësore duken se janë zhvilluar 6000-25000 vjet më parë. Popullatat e përziera gjenetikisht priren të ruajnë vetëm një nga dy gjuhët origjinale dhe, ndonëse ka huazime fjalësh nga gjuha tjetër, ato që ruhen janë format, qëllimet dhe renditjet e fjalëve tek shprehjet dhe fjalitë (gramatika).
     Ngjashmëria ndërmjet zhvillimit biologjik dhe atij gjuhësor qëndron në faktin se ato pasqyrojnë të njëjtën histori të popullatave që ndahen apo zhvillohen në mënyrë të pavarur. Gjenet ndikojnë në njëfarë mënyre tek aftësia për të folur një gjuhë tjetër, por nga ana tjetër largësia gjuhësore e zvogëlon mundësinë e shkëmbimeve gjenetike ndërmjet popullatave të tilla. Zhvillimi gjuhësor është një lloj i veçantë i zhvillimit kulturor, ku shpejtësia e mundshme për një gjuhë të ndryshojë është shumë herë më e madhe se ajo për një gjen. Shembull për këtë është ndikimi që sjellin dyndjet dhe përzierjet e mëdha të popujve. Bie fjala, gjuha Hungareze është e rrethuar nga gjuhë Euro-Indiane, ndërkohë që ajo është gjuhe Uralike. Arsyeja për këtë është dyndja në fund të shekullit IX e Magjarëve Uralikë dhe mbretërimi i mëpastajshëm i tyre në Hungarinë e sotme. Por meqenëse ato përbënin atëherë 30% të popullatës, tani rreth 10% e gjeneve në Hungari ngjason me gjenet Uralikë.


     Shembujt e zëvendësimit të gjuhës nuk janë të kufizuara vetëm në Evropë, historia e shkruar e së cilës është mjaft e hershme. Kështu bie fjala, pushtimet Ariane (Arë-janë) 4000 vjet më parë të Persisë, Pakistanit dhe Indisë përcollën gjuhët Euro-Indiane në hapësirat ku fliteshin gjuhët e familjes Dravidian. Suksesi dhe mizoria e luftës së Arianëve ndaj vendasve në Indi është treguar e gjallë në epikën e madhe historike të Indisë të quajtur Mahabharata, origjinali i së cilës qe shkrojtur në Sanskrit. Zëvendësimi tërësor i një gjuhe me një tjetër ndodh më me lehtësi në prani të shtypjes politike të organizatave të forta të të sapoardhurve, siç është rasti me Amerikat. Megjithatë, ka raste që gjuhë të veçanta të folura në vende fqinje mund të mbesin pothuaj të pandikuara për mijra vjet edhe sikur gjenet e fqinjëve të tyre pësojnë ndryshime të pjesshme ose madhore.

     Familja Euro-Indiane e gjuhës është më e studiuara, ndonëse përpjekjet për të caktuar vend-ndodhjen fillestare të saj kanë çuar në përfundime mjaft të ndryshme. 


Shkencëtarët arrijnë në përfundimin se përhapja e gjuhëve Euro-Indiane përputhet me fillimin e përhapjes së bujqësisë  9’500-10’000 vjet më parë. Duke u nisur nga metoda dhe në kohë të ndryshme, shkencëtarët arritën në të njëjtën pemë të 63 gjuhëve Euro-Indiane, e cila paraqitet në Figurën 13, faqe 164, në libër, ku boshti i poshtëm i saj tregon vitet. Në mënyrë të qartë shihet se gjuha Shqipe është më e vjetra dhe i përket kohës së fillimit të përhapjes së bujqësisë. Nga fjalët ar-bërës = ar-banas = arbëresh duket qartë emri i vërtetë i bujqve që diskutohen nga shkencëtarët jo-shqiptarë. Rrjedhimisht dhe lehtësisht kuptohet se çfarë gjuhe kanë folur ato bujq të stërlashtë dhe ato para e pas tyre.
     Figura 13 në libër, faqe 164, edhe një herë ripohon lidhjen që ekziston ndërmjet biologjisë dhe gjuhësisë. Biles Çarls Darvini në librin e tij Origjina e Llojeve pat shprehur në mënyrë të kthjellët se në qoftë se dihej pema biologjike e prejardhjes së grupeve njerëzore, atëherë mund të nxirrej pema përkatëse gjuhësore. Një përpjekje e tillë nuk u bë deri në vitin 1988, kur Prof. Luigji dhe shkencëtarë të tjerë vërtetuan lidhjen që ekziston ndërmjet gjeneve, popujve dhe gjuhëve vetëm pasi ato ndërlidhën të dhënat botërore të grumbulluara në gjenetikë, arkeologji dhe gjuhësi. Pikërisht mozaiku gjenetiko-gjuhësor i zbuluar shpreh qartë shkëmbimet dhe pasojat e zgjerimeve të shumta që kanë ndodhur në historinë njerëzore.
     Edhe pse huazimi i fjalëve të huaja ekziston, sidomos nga fqinjët, studimet dhe pemët gjuhësore tregojnë se një gjuhë ndryshon në një mënyrë të pavarur nga ndryshimet që ndodhin në gjuhët e tjera. Ndryshueshmëria në një gjuhë vërehet së pari në ndryshueshmërinë tingëllore dhe pohimi më i mirë për këtë është fakti që në çdo vend Evropian, por edhe në SHBA, ekzistojnë dallime në mënyrat e shqiptimit dhe theksimit të fjalëve (dialects) midis Veriut dhe Jugut, Perëndimit dhe Lindjes. Ndryshueshmëria vërehet gjithashtu edhe në pasurinë apo mungesën e tingujve si dhe në ekzistencën e fjalëve të njëjta po me kuptime të ndryshme. Studimet shkencore në lidhje me dialektet treguan se nuk ka dy fjalë dialektore që t’i kenë kufijtë e shtrirjes të njëjtë. Shkencëtarët e shohin zhvillimin gjuhësor si një shembull të zhvillimit kulturor, prandaj ndonëse studimi i zhvillimit gjuhësor filloi në gjysmën e dytë të shekullit XIX, për to ka akoma shumë punë studimore për t’u bërë në këtë drejtim. Shpirti i Arbërit rron!
  
Floripress

“…GJUHA SHQIPE … çelësi i shpjegimeve të SEKRETEVE TE MEDHA”

demostrata_came
ADRIAN LAZAJ


Muller_gjuhashqipe01

Kur e dëgjon këtë fjali shumica janë skeptik menjëherë por faktet që kanë dalë kohët e fundit të

bën ta besosh këtë,por la ta shikojmë me kujdes historinë e Britanisë nga ka ardhur gjuha

angleze dhe pastaj dalim në një përfundim të saktë. Sipas autorve të lashtë kolonia e parë që ka

shkuar në britani ka qenë një popullsi trojane e cila la italinë ku ishin grumbulluar pas luftës, në

krye të kësaj popullsie ishte Briti (Britus ne latinisht) nipi i Enea dardanit themeluesi i Romës.

Briti themeloj një qytet në Britani anës një lumi ku e quajti ‘Troja e re’ dhe më vonë u quajt

Lundër sepse lumi ishte i lundrushëm e cila është londra e sotme ndërsa ishulli mori emrin Britan

nga Briti (Britus).



Sipas të gjithave dorëshkrimeve të autorëve të vjetër Trojanët ishin fis Iliro pellazg dhe quheshin

shpesh herë si Dardan ku gjuha e tyre pa dyshim që ishte e njejtë me atë të ilirve nga të gjithë

emrat e tyre dhe ato pak shkrime. Me kalimin e kohës Britanët e quanin veten Albion fisi i

Albionve dhe ishin të vetmit banor të këtij ishulli derisa erdhën dyndjet Anglo-Saksone që i shtyn

albionët për në Irland Skoci Wells për këtë arsye popullsia e këtyre shteteve nuk ngjason aspak

me atë angleze por kan ngjashmëri shumë me shqiptarët. Kjo ishte një pjes e shkurtër i historis

së Britanis së Madhe por le të shikojmë lidhjen midis gjuhës angleze edhe asaj shqipe.

Gjuha angleze është një miksim midis latinishtës britanishtës së vjetër si dhe gjuhës së

saksonve.

Sipas shumicës së historianve botërorë gjuha më e vjetër në europe është guha shqipe pastaj vjen armenishtja madje ka nga ata që thonë edhe e argumentojnë me fakte se shqipja është nëna e gjuhëve të europës pasi rrënja e shumicës së fjalëve të cdo gjuhe në europë është në shqip dhe kjo gjuhë vazhdon ti ruaj ende, më poshte do japim disa fjalë nga mijra që ka ku dallojmë se janë të prerë nga 1 ose me shumë fjale shqipe.

Le të bëjmë pak etimologji të thjeshtë.

Marim fjalët: See vjen nga fjala shqip shi shikoj syri-siri si i thonë gjirokastritët.

SEEM(sim) nga anglishtja do të thotë më duket apo më ngjan me atë pra në shqip do të bënte fjala shim shi.

SHOW Nga anglishtja ka kuptimin e shfaqjes dukjes apo spektaklit e cila e ka origjinën tek folja shi shoh e shqipes

SECRET nga fjala shqipe she që bën fshe ku f ka rënë në prononcim dhe kret që janë kryet .Pra fshekret do të thot fheh kryet.Etimologet e shpjegojnë me fjalën se-cernere që do të thotë caj,fjalë cernere e ka rrënjën tek fjala cer carr e shqipes,sidoqoft fjala nuk ka lidhje me carjen por me fshehjen.

RUNE quhet një sekret i mistershem dhe i fsheht. Fjala ka lidhje me shqipen ruan që në gegnisht bën rune runa.

Leave iki largohem e len vetëm

ALLOW(ellou) nga anglishtja do të thotë lejoj. Fjala e ka origjinën sipas etimologve nga folja LON

ALONE (elone) nga anglishtja është i lënë vetëm pra e-lone e lënë i lene vetëm

Fjala LE e bashkuar me prefiksa të tjere ka formuar me dhjetra fjalë qe shprehin kuptime më specifike në emertim.

Fjala RE që ka kuptimimin e bie apo re posht rash e shoqëruar me fjalen LE ka formuar disa fjalë interesante:

RELAX—nga rilaks re+lash

RELAY —nga ri+le

RELEASE—ri+lis le liroj

COLONY e ka origjinën tek fjala latine kolere që tregon vendosjen në një vend të caktuar. Ajo ka kuptimin në shqip ko-lone apo ko -len

SEER nga anglishtja do të thotë fallxhor, apo që shikon fatin me rrenj te fjala shi. ëdhë shqipja e ka një fjale të till, si me hodhi sirr

SIBYL profetësh që predikojnë me sy mbyllur. Studjusit akoma se kan gjetur ca kuptimi ka, por ajo e ka në shqip pra predikon me sy mbyllur symbylla sybyl

DARK —errësirë ndersa ne kur zhduket djelli i themi erdhi darka

MILK—– qumësht ,duket sikur skan asnje lidhje me njëra tjetrën por procesi i nxjerjes se qumështit quhet mjeljë ose në vetën e parë urdhërore mile lopën pra mil+k

crazy—krejzi kre janë kryet + zi i janë errur kryet koka

come—vjen për të ardhur për të ecur njeriu përdor këmbët pra kam (come)

door—- der dera që e hapim me dor

AM—–i am apo a jem pra am është jam

“Do të vijë dita kur GJUHA SHQIPE do të bëhet çelësi i shpjegimeve të SEKRETEVE TE MEDHA .” Friedrich Maximillian Müller (December 6, 1823 – October 28, 1900)

-Maurico Druon-Sekretar i Akademisë frenge:”Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia; dhe se gjysherit e shqiptareve merrnin pjese ne luften e Trojes, te udhehequr nga Akili (…ne njeren ane) dhe Hektori (ne anen tjeter)”;
Nikolla Jorga:”Populli shqiptar së bashku me baskët, janë më të vjetërit në Europë”;
Maximilian Lambertz:Historia e Vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të shkruhet me pjesmarrjen e shqiptarëve;

Lamartini: “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjëve të të gjithë kohrave… Homeri aty gjeti Akilin, Grekët Aleksandrin e Madh, Turqit Skenderbeun, njerëz këta të së njejtës racë, të të njejtit gjak”

M. Huacunthe Hecquard:“Në asnjë vend të botës femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptaret dhe se disa nëna shqiptare kanë përzënë prej shtëpisë bijt e vet, pasi ata ishin larguar nga fronti i luftës, ato i kishin kthyer në fushën e betejës”;

Lord Bajroni:“Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një pejsazh më të mrekullueshëm në botë… Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”.

Për dy nipërit e Ali Pashë Tepelenës, ka thënë: “Janë krijesa më të bukura që më ka zënë syri… Femra shqiptare vetëm njërit ja fal trupin dhe zemrën”;

Henry Noel Brailsford:…Shqiptari “primitiv”, në fakt është “Mbinjeriu”, për të cilin Nietzsche ëndëronte… !

Prof.Gjusepe Katapangu:”Atllantida e cila është zhdukur para 12.000 vjetësh, ishte tokë e Ilirëve(Pellazgëve), të cilët shpëtun nga përmbytja e Atlantidës dhe filluan civilizimet e reja në të gjitha kontinentet, sidomos në Europë, Afrik dhe Azi të vogël”.

Përndryshe, “Atllantida” ka edhe nje shpjegim etimologjik vetem ne gjuhen shqipe qe do ta elaborojme me tutje… poashtu ajo quhej edhe “Borei”, që dmth “e Bardhë”, nga fjala shqipe “Borë”(dëborë). Në literaturën historike Gjusepe Katapango në v.1984, në Romë botoi librin me titull “THOTI FLISE SHQIP”. Përndryshe, Thoti ishte perëndi egjiptiane. Ai para 6000 vjetëve ka krijuar sistemin e hieroglifeve në bazë të Ilirishtes-shqipes, që shërbeu si mostër për përpilimin e sistemeve të tjera alfabetike – thuhet në literaturën historike” ;

_____________________________________________
1. Të huaj që shkruajnë ose flasin për origjinën e shqiptarëve:- – – – – – – – – – – – – – – – – – -Prof.Dr. Agostino

Ribeco:”Te drejtat e mijëvjeçare të shqiptarëve etnografike dhe gjeografike të shqiptarëve, shtrihen prej kohërave të vjetra në Iliri, Maqedoni dhe Thesali”;

Prof.Braisfold:”Nga racat që sot jetojnë në Maqedoni, vetëm shqiptarët mund të thuhet se janë autoktonë”;

Prof.Braisllav Nushiq:”Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat, dhe lumejtë”. Përndryshe, Nushiqi gjyshin e ka patur shqiptar me emrin Belo.
Prof.Barbara Jelaviç:”Rrenjët etnike të maqedonasëve të lasht, janë sipas të gjitha gjasave Ilire megjithëse në atë kohë shtresa e lartë kishte rënë nën ndikimin e kulturës greke”;

Prof. Dimçe Kosev:Ky historian i shquar, në praninë e studentëve maqedonas(sllav), ka thënë se muri që gjendet midis Kalasë së Shkupit dhe Elektrodistribucionit, është pjesë përbërëse e qytetit të antikitetit të Shkupit Dardan, kurse për kishën e ngritur rrëzë Kalasë së Ohërit, pohoi se ishte dhuratë e themeluesit të prinicipatës së Arbërit – Progonit.

Prof. Dimitër Gërdanov:Skirtonët Ilir, e kanë themeluar Heraklenë e Manastirit para 2500 vjet. Ata siç duket e kanë themeluar edhe Resnjën e Prespës, gjë të cilën e dëshmonë edhe një qytet i vjetër me emrin Skitrina, që është ngjitur në të njëjtin vend”

Dr. Dushko Hr. Konstantinov:Ky historian maqedonas nga Manastiri, në një shkrim të tij, botuar ne Muzeun Popullor të Manastirit, nr.1 mars 1966, shruan se:”Shqiptarët janë banorë më të vjetër të Gadishullit Ballkanik dhe pasardhës të drejtëpërdrejtë të Ilirëve të vjetër, të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan”.

Pas ngjarjeve te v.1981, ky studiues i Manastirit me dy tituj shkencor-Dr.Dr, nën ndikim edhe të vëllaut të vet, Millosh Konstantionov, ndryshoi qëndrimin ndaj historisë së popullit shqiptar.

Prof.Edvin Jasques:”Ilirët ose shqiptarët, këta bijë të paeupur, ishin luftëtar të shqipes, trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Piros së Epirit…”

Prof.Edvin Pears:”Shqiptarët janë pasardhës të racës më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, gjegjësisht të racës Arjane, duke e nxjerrë këtë fjalë nga dy rrënjët e fjalëve shqipe: Ar dhe Anë, që dmth Njerëz të arit të pastër”.
Mitologu Maks Myle:”Emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga fjala e vjetër shqipe “Ar”. Kjo vlenë edhe për mjaftë vende të botës.”

Prof. Fanulla Papazogllu:”Dardania është njëra nga krahinat antike të Ballkanit ku popullata autoktone është ruajtur më së miri”. Ajo pranon origjinën Ilire të shqiptarëve.

Gos Xhen-Ambasador i njohur anglez:”Origjina e shqiptarëve ngjitet deri te koha e Pellazgëve dhe kanë origjinë PARAHELENE”;

Gustav Majer:”Shqiptarët janë Ilir të rinj”;

Prof. Gjorgj Hahni:”Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, ndërsa Ilirët janë pasardhës të Pellazgëve… Shqiptarët janë stërniperit e Pellazgëve”;

Prof.Gjusepe Catapangu:”Atllantida e cila është zhdukur para 12.000 vjetësh, ishte tokë e Ilirëve, të cilë shpëtun nga përmbytja e Atlantidës dhe filluan civilizimet e reja në të gjitha kontinentet, sidomos në Europë, Afrik dhe Azi të vogël”.

Përndryshe, “Atllantida” quhej edhe “Borei”, që dmth “e Bardhë”, nga fjala shqipe “Borë”(dëborë). Në literaturën historike përmendet edhe emri Xhusepe Katapanos (me siguri i njëjti person). Ky në v.1984, në Romë botoi librin me titull “THOTI FLISE SHQIP”. Përndryshe, Thoti ishte perëndi egjiptiane. Ai para 6000 vjetëve ka krijuar sistemin e hieroglifeve në bazë të Ilirishtes-shqipes, që shërbeu si mostër për përpilimin e sistemeve të tjera alfabetike – thuhet në literaturën historike.;

Prof. H.Tunman”Shqiptarët janë vazhduesit autoktonë të popullsisë antike të Ilirëve, e cila nuk u romanizua as nuk u zëvendësua në viset e veta nga ndonji popullsi e mëvonshme e dyndur këtu”;

Haki Pasha:”Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e mer lumi”. Prandaj nuk ishte gjë e rastit që ishin ndaluar ndaluar zbulimet arkeologjike në trojet shqiptare të asaj kohe.

Prof.Harold Whitehal:”Hieroglifet egjiptiane, të krijuara para 4.000 vjetesh, p.e.s kanë domethënie shqipe”;

Prof.Henri Braisford:”Në Maqedoni, vetëm shqiptarët janë popull autokton”

Hitleri:Shqiptarët i konsideronte për “racë të pastër Arjane”, kurse Shqipërin, “për vend të vogël romantik të Ballkanit”. Në shërbim të tij, ka qenë një agjend shqiptar, kurse në divizione ka patur 7 mijë shqiptarë. Sipas disa shënimeve, thuhet se kryqi i thyer i Hitlerit, ishte simbol në Iliri (këtë ua garantoj edhe une, sepse ketu pranë kamë vepren e Aleksandër Stipçeviq-Ilirët, historia, jeta kultura, simbolet e kultit… ku ne faqen 470, mund te siguroheni per kete konkluz) dhe se ka përfaqësuar bashkimin e dy Z-ve, që do të thotë Zeusi, e ky, siç dihet ishte perëndi Ilire.

Prof.Hristo Andonov-Popljanski:”Sendet e gjetura në vergjinë(Kutlesh) të Greqisë, janë Ilire”. (Shënimi im)-Atje u gjend edhe flamuri me 16 rreze dielli(qe simbolizon 16 perëndi Ilire), me të cilët mburet sot VMRO-ja!;

Prof.Ivan Mikulqiq:Ky arkeolog, në dorshkrimin e tij gati për botim, kushtuar Heraklesë, ka theksuar se aty “kanë jetuar Desaretët, një fis Ilir” dhe shton se ministri i Kulturës (nga Manastiri), pikërisht për këtë konstatim, as që ka shprehur vullnet të ndëgjoj 2 minuta”;

Prof. J.Pokornu:Ky filolog austriak, edhe emrin e lumit “Iller”që buron në Gjermanin jugore, e lidh me Ilirët.
Prof. Johan Fon Han:”Shqipja rrjedh nga Ilirishtja dhe Ilirishtja nga Pellazgjishtja”;

Dr. Josip Korosheci:“Varret me Trebenishtë janë Ilire”. Te njejten e pohon edhe Vasil Llahnov, akrolog i shquar, I cili ka shkruar: “Bartes dominant te kultures se Trebenishtes, kane qene Iliret”

Prof.Jovan Cvijiq:”Sllavët e jugut, pas ardhjes në Ballkan, aty gjetën shqiptarët, të cilët nën trysninë e tyre(sllavëve) u tërhoqën jugu dhe në vendet më malore, ku i hasim edhe sot”;… Ai ne rast tjeter shkruan se shqiptaret jane raca me e bukur ne Ballkan dhe se jane pasardhes te drejteperdrejte te Ilireve.

Koce Stojmenov-Krijues bullgar:Iliret jane paraardhes te shqiptareve dhse keta te fundit, pra, shqiptaret e sotem te Maqedonise, duhet te jene plotesisht te barabrte me sllavet e Maqedonise, ose te kene te drejten per autonomi ne suazat e ketij shteti.

Dr.Konstandin Paparigopulos:“Vetem shqiptaret konsiderohen si pasardhes te races Ilire”

L.S. Stavrinos-Shkenctar grek:Ne f.8 te studimit te tij “Ballkani prej 1453…”, thekson se “Iliret kane qene banor te pjeses me te madhe te Jugosllavise(se atehershme), por me pas u shtyne drejt jugut prej pushtuesve sllav”. Pra, sllavet ishin pushtues, kurse Iliret autokton.


A janë shqiptarët aq të vjetër sa mendojnë ata? Ja citimet e të huajve!


A janë shqiptarët aq të vjetër sa mendojnë ata? Ja citimet e të huajve!

Druon in 2003
Maurico Druon, sekretar i Akademisë frënge:


 “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia. dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojes, të udhehequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)”.


   

Adolf Hitleri 


Lideri nazist i Gjermanisë, shqiptarët i konsideronte për “racë të pastër ariane”, për “trima dhe fisnikë”, kurse Shqipërinë e cilësonte “vend të vogël romantik të Ballkanit”. Në shërbim të tij, ka qenë një agjent shqiptar, kurse në divizione ka patur shtatëmijë shqiptarë. Sipas disa shënimeve, thuhet se kryqi i thyer i Hitlerit, ishte simbol në Iliri dhe se ka përfaqësuar bashkimin e dy Z-ve, që do të thotë Zeusi – perëndi ilire. Më poshtë janë disa citate për shqiptarët, nga historianë dhe personalitete të kombësive të ndryshe.



Iorga at his desk Luceaferul 2, 1914.jpg

Nikolla Jorga: 

“Populli shqiptar së bashku me baskët, janë më të vjetërit në Evropë”.
Rezultate imazhesh për maximilian lambertz

Maximilian Lambertz: 

“Historia e vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve”.

Rezultate imazhesh për Lamartini

Lamartini:

 “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve të të gjithë kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit Skënderbeun, njerëz këta të së njëjtës racë, të të njëjtit gjak”.



M. Huacunthe Hecquard: 

“Në asnjë vend të botës femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptaret dhe disa nëna shqiptare kanë përzënë prej shtëpisë bijtë e vet pasi ata ishin larguar nga fronti i luftës. Ato i kishin kthyer në fushën e betejës”.

Lord Bajroni:

 “Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një peizazh më të mrekullueshëm në botë… Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”.

Henry Noel Brailsford:


 “…Shqiptari ‘primitiv’, në fakt është ‘Mbinjeriu’ për të cilin Nietzsche ëndërronte”.

Gjusepe Katapangu:


 “Atllantida e cila është zhdukur para 12.000 vjetësh, ishte tokë e Ilirëve (pellazgëve), të cilët shpëtuan nga përmbytja e Atlantidës dhe filluan civilizimet e reja në të gjitha kontinentet, sidomos në Evropë, Afrikë dhe Azi të vogël”!

Agostino Ribeco: 

“Te drejtat mijëvjeçare të shqiptarëve, etnografike dhe gjeografike, shtrihen prej kohërave të vjetra në Iliri, Maqedoni dhe Thesali”.

Braisllav Nusic:

 “Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat, dhe lumenjtë”.

Dushko H. Konstantinov: 

“Shqiptarët janë banorë më të vjetër të Gadishullit Ballkanik dhe pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të vjetër, të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan”.

Edvin Jasques: 

“Ilirët ose shqiptarët, këta bijë të paeupur, ishin luftëtar të shqipes, trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Piros së Epirit…”.

Edvin Pears: 

“Shqiptarët janë pasardhës të racës më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, gjegjësisht të racës arjane, duke e nxjerrë këtë fjalë nga dy rrënjët e fjalëve shqipe: Ar dhe Anë, që d.m.th. Njerëz të arit të pastër”.

Maks Myle:

“Emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga fjala e vjetër shqipe ‘Ar’. Kjo vlen edhe për mjaftë vende të botës.”

Fanulla Papazogllu: 

“Dardania është njëra nga krahinat antike të Ballkanit ku popullata autoktone është ruajtur më së miri”.

Gos Xhen: 

“Origjina e shqiptarëve ngjitet deri te koha e pellazgëve dhe kanë origjinë parahelene”.

Gustav Majer: 

“Shqiptarët janë Ilir të rinj”.

Georg Hahn:

“Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, ndërsa ilirët janë pasardhës të pellazgëve… Shqiptarët janë stërnipërit e Pellazgëve”.
-Haki Pasha: “Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e merr lumi”.

Harold Whitehal:


 “Hieroglifet egjiptiane, të krijuara para 4.000 vjetësh kanë domethënie shqipe”.

Henri Braisford:

 “Në Maqedoni, vetëm shqiptarët janë popull autokton”

Johan Georg Fon Han:

 “Shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja”.

Jovan Cvijiq: 


“Sllavët e jugut, pas ardhjes në Ballkan, aty gjetën shqiptarët, të cilët nën trysninë e tyre (sllavëve) u tërhoqën jugu dhe në vendet më malore, ku i hasim edhe sot”.

Konstandin Paparigopulos:

“Vetëm shqiptaret konsiderohen si pasardhës të racës ilire”.

Nazim Neziri 105 vjeçar nga Vitia, ishte varrosur i gjallë për të shpëtuar



Në dokumente i shkruan se është lindur në vitin 1914, edhe pse dikur i kishin thënë se e kishin regjistruar më vonë. 105 vjeçari, Nazim Neziri, ka pak ditë që ka festuar ditëlindjen, ndërkaq gëzon shëndet të mirë e thotë se nuk përdor as barna.

Express gjatë ditës ka qëndruar në fshatin Remnik të Vitisë, nga ku Nazimi, i cili në jetën e tij ka përjetuar tri lufta, ka rrëfyer si e kishin varrosur për së gjalli për t’i ikur vrasjes nga pushtuesi
Në fshatin Remnik të Komunës së Vitisë, me stërnipat e tij është duke jetuar 105 vjeçari që mendohet të jetë personi më i moshuar në Kosovë.


I lindur në janar të vitit 1914, Nazim Neziri, gëzon shëndet të mirë, edhe pse ka më shumë se 1 shekull jetë.

Nazimi ka rrëfyer për jetën e tij, tri luftërat që ka kaluar e edhe për një histori të veçantë, që është varrosja për së gjalli për t’i ikur vrasjes nga pushtuesi.

105-vjeçari që fliste rrjedhshëm për historitë e jetës së tij, fillimisht zbuloi se jetëgjatësia është e trashëgueshme në këtë familje, pasi që babai i tij kishte jetuar 117 vite pa u kontrolluar asnjëherë te mjeku, ndërkaq, gjyshja e tij kishte vdekur 112 vjeçare.

Edhe pse të vështirë e ka të mbajë në mend detaje nga fëmijëria e rinia, ai tregon se ka pasur përjetime të tmerrshme, jo vetëm ai po të gjithë banorët e kësaj ane nga regjimet pushtuese.

Pleqëria e ka gjetur me shumë fëmijë, nipa e mbesa, deri më tani ai ka arritur të përcjellë pesë breza, e momentalisht për të po kujdeset njëri nga nipërit.

E gjithë familja së bashku janë më shumë se 100 persona.

Nazimi nuk ka mësuar asnjëherë të shkruajë e të lexojë, ndërkaq thotë se nuk merr asnjë medikament mjekësor.

Në rininë e tij ai ishte marrë me blegtori, e në këtë mënyrë thotë se kishin mbetur gjallë.

“Që me ja pa hajrin atëherë, dhenve e duhanit, që me rrit idaren kta e kanë rrit. Lopë njo ja dy se kemi pasë bollica atëherë. Sot ska asnjë. Me fushë me gja kena mbet gjallë tjetër sen ska pas, kallamoq e grunë, tana bereqetet, e elb”, thotë Nazimi, duke shtuar se atëherë ka qenë më vështirë, e sipas tij tash jeta është bërë “xhenet”.

Por, siç edhe funksiononte dikur, ai nuk kishte arritur të kryente shërbimin ushtarak, sepse shpjegonte se atëherë kishte pasur një problem në këmbë.

Pavarësisht kësaj, ka shumë rrëfime të cilat i lidh me pushtuesit që gjatë jetës së Nazimit në vend nuk ishin të paktë, e me të gjithë këta ka një histori të veçantë.

Vetëm sapo ishte martuar, në fshatin e tij, pushtuesi kishte kryer disa vrasje e edhe Nazimi ishte i kërkuar.

Shtëpia iu ishte bastisur disa herë, e malet iu kishin bërë atij shtëpi e dytë.

Një ditë, derisa në fshat u vranë gati 10-persona, rrugë zgjidhje e shpëtim për Nazimin ishte vetëm fshehja nën dhe, aty ku do të rrinte për më shumë se një orë.

“Në kohën kur pati hi bugari i dytë. Pata ikë unë në mal, tu shkue patëm hi në pleme me u mshef prej bugarit, 17 vet i mshelën, e të tjerët i lanë mshel në xhami të katunit. Unë thash më gjajnë në pleme, e më nxuni sabahi në shpi, nëse më nxen në shpi e disha që më vrasin me ra në bunar sun rasha, me hi në pleh qysh me hi të pashin nëpër oborr. Në shpi i kishim 100 copa dhen qaty në oborr e kam ndreq gropën, e kam qel vorrin e jam hi në të, veç brryli që rash në krah të djathë met si ma nalt. Po gjyshja ma trusi krahun e më qiti dhe mbi to, ka kamt sun livritsha veç ka durtë pak ma lehtë. Hallakat bugartë slan ven pa hallakatë, dheu i thatë i imë, me dy gishta e lujsha kapak frymën me dal. Nja 1 sahat a dy po dulën ata shkunë”, shpjegon 105 vjeçari.

Kur e kishin nxjerrë nga varri që e kishte hapur vetë, ai thotë se kishte qenë shumë i djersitur dhe se një fqinj të tij, veçse e kishin vrarë. Pas kësaj edhe për dhjetë ditë tjera u detyrua të strehohej në mal.

Jeta e familjes së tij kishte vazhduar kështu, me shumë sfida, ndërkaq, për t’i rritur fëmijët nuk e patë shumë të lehtë.

Vitet nuk ia kanë humbur interesin për ngjarjet e fundit politike.

Ai njeh mirë të gjithë politikanët e zhvillimet që po ndodhin në vend, ndërkaq, tregon edhe kush do të kishte mundur të ndryshonte Kosovën.

“Ibrahim Rugova tish kanë gjallë deri tash ish diktu pak puna, rahmet i past shpyrti ai i ka dhanë zor, edhe kta tjerët po kta sun po vinë dakord me veti kërkun” shton ai duke thënë se më parë besa ishte më e fortë se që është tani.

Tash kur ai nuk ka moshatarë, me mall 105 vjeçari kujton kohën kur së bashku me miqtë e bashkëfshatarë mblidheshin nëpër oda e nuk mungonte as kënga.

Ai shprehet se ka edhe dyshime mbi atë se në cilën moshë ishte regjistruar, ndërkaq, thotë se familjarët dikur i kishin thënë se kishte qenë mjaft i madh sa për të dalë më blegtori kur ishte lajmëruar.

Kosovari që ka kaluar tri lufta është rast i rrallë në vend.

Sipas agjencisë së statistikave të Kosovës, mbi moshën 65-vjeçare janë vetëm 7% e popullsisë, ndërsa, rastet si ky me shëndet të mirë me mbi 1 shekull jetë janë të veçanta edhe në rajon.


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...