Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/06/27

Me 30 qershor Shqipëria do votojë turpin e saj!


Nga Kim Mehmeti 

Shqipëria ishte edhe mbretëri dhe mbeti e braktisur nga Mbreti, që ia vodhi dhe ia morri thuajse të gjitha, duke ia lënë vetëm robërinë, por duke mos mundur t’ia rrëmbejë idealin për liri dhe duke mos mundur ta bëjë të turpërohet nga vetvetja.

Më shumë se katër dekada me radhë, Shqipëria ishte e harruar nga e gjithë bota dhe e jetoi burgun e diktaturës komuniste, por ajo nuk u bë ‘gazi’ i botës, nuk harroi cila ishte dhe nuk kishte pse të turpërohet nga vetvetja.

Dhe sot, tridhjetë vite pas rënies së komunizmit - për dallim nga gjitha vendet tjera postsocialiste të Ballkanit – Shqipëria ende nuk është e aftë të organizojë zgjedhje të lira demokratike. Dhe përfundoi si shtet i përshtatshme vetëm për ‘butakët’ pa bosht kurrizorë që i përkulen piktorit Kryeministër dhe e pabanueshme për ata që posedojnë portret të qartë individual. Me çka asaj ia morën thuajse të gjitha, e bënë të jetë ‘gazi’ i botës, madje duke e bërë të turpërohet nga vetvetja! Dhe ku Kryeministri shkon në fushatë parazgjedhore i shoqëruar nga mijëra policë, ashtu siç nuk i ka ndodhur as ‘babait’ të narkomanisë - Eskobarit!


Pra, sot Shqipëria është shtet që e jeton ‘diktaturën’ shumëpartiake të ‘rilindësve’, të cilin shtet, Piktori me ambicie diktatoriale, e shndërroi në pronë të veten edhe atë, jo duke i kontrolluar të vërtetat publike, por duke i vënë nën kontroll gënjeshtrat për vetveten, duke mos i mbyllur kufijtë dhe duke mos i vrarë në kufi ata që e braktisin shtetin që ai drejton, por përkundrazi: duke i nxitur dhe duke i detyruar të gjithë kundërshtarët e vet politik ta braktisin vendin.

Dhe kështu – njësoj si Enveri që dikur ndërtonte shtet vetëm për të dëgjueshmit e vet – edhe Piktori, ndërton Shqipëri të banueshme vetëm për ata që i përkulen atij. Andaj edhe nuk ka ndonjë dallim mes diktaturës së Enverit që të vriste kur e kaloje kufirin e Shqipërisë, nga diktatura e Piktorit Kryeministër, që të ‘vret’ pse nuk e kalon kufirin e nuk e lejon atë të ndërtojë shtet vetëm për ‘vëllazërinë’ e kriminelëve të vet.

Dhe kështu pra, pas thuajse tri dekadave ‘demokraci’, Shqipëria e sotme thuajse me asgjë nuk dallon nga ajo e diktaturës komuniste, kur ndërtoheshin përmendore kur të donte dhe ku të donte Xhaxhi Enver, nga kjo e sotmja, e cila i ngjan një lëndine pa pronar, ku ‘rilindësit’, ngrenë nga një kullë ku të duan dhe kur të duan. Pra i ngjanë një vendi që e jeton turpin e vet, duke mos mundur të organizojë zgjedhje të lira edhe pas tri dekadave ‘demokraci’, apo duke organizuar zgjedhje ‘demokratike’ me Kryeministrin rilindës, përndryshe piktor i dështuar, që ka veshmbathje ‘firmato’ që kushtojnë sa prona e tërë një fshati shqiptarë?

Andaj sot, nuk duhet të flitet për atë se çka do sjellë 30 qershori, por duhet të debatohet për atë si ta shpëtosh Shqipërinë nga diktatura ‘demokratike’, e cila mbështetet mbi varfërinë e popullit, mbi spektaklet me të cilat mbulohet realiteti i mjerueshëm, mbi kontrollimin e gënjeshtrave që publikohen nëpër media, e që duhet t’i fshehin të vërtetat për ‘rilindësit’ e Piktorit.

E sa i përket 30 qershorit, atë ditë Shqipëria do votojë për turpin e saj. Do votojë pra për vetveten të rënë në duart e Piktorit, i cili i ngriti në ‘vlera’ demokratike paturpësinë, papërgjegjësinë dhe përbuzjen ndaj gjithë atyre që e kundërshtojnë e që i thonë: Zotëri, t’i mundë të dalësh me prapanicën cullak ku të duash e kur të duash, por mos na mbajë për budallenj neve që themi se turpi, ndershmëria dhe ndërgjegjshmëria, janë bosht i rëndësishëm mbi të cilat qëndron njerëzorja! Dhe që themi se Piktori e bëri Shqipërinë vend ku thuajse është turp të turpërohesh dhe ku hajduti e bardi, krimineli e i ndershmi, i pafytyri e i ndërgjegjshmi..., stehohen nën të njëjtin kulm të institucioneve shtetërore dhe njësoj pasurohen e majmen nga varfëria shqiptare!

Duhet ‘intifadë’ ndaj një ministri të pashpirt


Nga Ilir Nikolla


Rezultate imazhesh për sander lleshi

Kur dhuna s’ka të sosur dhe policia ka kapërcyer çdo kufi të proporcionalitetit në sjelljen e saj, Sandër Lleshit i duhet mbrojtje e veçantë publike, në mënyrë që të dalë i patrazuar nga ky moment i madh shpërdorimi ku është përfshirë. Dhe alibinë po përpiqet t’ja furnizojë profesor Albert Nikolla, i cili shpalli tre ditë më parë (mbani mend, në vigjilje të dhunës masive të policisë në protestën e së shtunës), se Sandër Lleshi sulmohet se “ka sjellë një kthesë kulturore në drejtimin e Ministrisë së Brendshme” dhe se ndaj tij, janë një orkestër gazetarësh që për motive politike e të pushtetit po luajnë “një intifadë” kundër tij.

Rezultate imazhesh për sander lleshi

Mbrojtja e veçantë ndaj Lleshit s’mund të kërkohet tek profili i tij politik, as tek karriera ushtarake e akademike, prandaj edhe Albert Nikolla ka tentuar të mbrojë veglën e vërtetë të verbër të Edi Ramës, në rrafshin krahinor e religjioz. Për ata që s’e dinë, Intifada është literalisht fjala arabe që shenjon “rizgjimin e ndërgjegjes arabe kundër pushtimit izraelit”, kurse në sensin konkret shenjon lëvizjen e rezistencës që palestinezët dhe popullsitë arabe prej 1987-s po mbajnë në këmbë kundër pranisë izraelite në Lindjen e Mesme. Nuk besoj se Albert Nikolla e gjen krahasimin e sulmeve ndaj Sandër Lleshajt në aspektin e nacionalitetit, se atëhere me Albert Nikollën do të kishte punë gjykata dhe jo opinioni publik.



Duke e marrë të mirëqenë këtë fakt, pra se Sandër Lleshi është shqiptar si ne të tjerët, përdorimi i termit “intifadë” bëhet për t’i ngritur ish-ushtarakut koracën e katolikut dhe të mirditorit.

E në fakt, nuk është hera e parë që përdoret kjo lojë e poshtër. Edhe kur erdhi emërimi në postin e ministrit, këshilltari i kryeministrit Rama, që fati e deshte të ishte njëkohësisht edhe kryetar i Bordit të Aviacionit Civil (një gjeneral edhe me spaleta që ruante civilisht edhe hapësirën tonë ajrore), shpërndau në eter mbrojtjen se sulmet i vinin për motive krahinore e fetare dhe shqiptoi frazën e turpshme “mirditor lind, të behesh s’ke shans”. Tani që ndaj Sandër Lleshit, media po flet për Llesh Kimikun apo për “Ali Komikun e Ramës”, në skenë del “intifada”. Duhet të marrë fund kjo mbrojtje. Sandër Lleshi nuk mund të qendrojë asnjë minutë më në detyrë, meqenëse na u pretendoka se mirditorëve u takojnë kuota, si minorancë religjioze apo krahinore. Asnjëherë në shtetin laik, asnjë zonë etnografike s’ka kërkuar përfaqësim me kuota. Do të ishte e turpshme të mendonim se politikanë të lartë katolikë gjatë këtyre 30 viteve kanë qenë në krye të punëve të shtetit për shkak të përkatësisë së tyre fetare. 

Rezultate imazhesh për ilir nikolla

Vetë këta politikanë të lartë duhet të ndihen të fyer kur shohin se si një ushtarak, për karrierën profesionale të të cilit nuk dimë fort bëma, kapet me thonj e me dhëmbë pas postit të ministrit të brendshëm, veç për të zgjatur shërbimin e verbër ndaj shefit në panik, dhe kërkon mbrojtje me kuota si katolik apo mirditor.

Dhe këtë mbrojtje me terminologji ndërkombëtare të mbushur me konflikt fetar e kombësish, Sandër Lleshaj e shoqëron me justifikimin se s’është karrierist e s’e ka dashur postin. Atehere, kur punët janë kështu, “delja e Perëndisë” nuk ndjen aspak dhimbje për gazin helmues që hidhet mbi popullin e vet, e të distancohet, duke mos e mbajtur mbi shpinë këtë sakrilegj? Fakti është se ai nuk ndjeka në fakt dhe shërbimi ndaj shef Ramës është shumë më i rëndësishëm sesa brejtja e ndërgjegjes së një katoliku që thonë se shkon çdo të diel në meshë dhe urdhëron hedhjen e gazit helmues çdo të enjte a të shtunë mbi bashkëkombasit e vet.

Imazh i ngjashëm


Nuk ka pse të kompleksohemi nga sjellja prej minoritari fetar e krahinor e Sandër Lleshit. Asgjë s’e justifikon mungesën e tij të përgjegjshmërisë dhe në fakt, njëfarë grade më të lartë turpërimi e marrin mirditorët (e katolikët) kur shohin se një përfaqësues i tyre sillet në mënyrë kaq të pashpirt. Ministri nuk meriton mbrojtje si minoritar fetar e krahinor, përkundrazi, meriton një “intifadë” më të fortë bash prej këtyre komuniteteve, të cilat më së paku s’po i nderon. Merret me mend se çështjet e pendimit janë çështje të Kishës, por një pendesë publike do na lehtësonte të gjithëve, se do kuptonim se ministri ka shpirt, por ka më të fortë ndjenjën e shërbesës ndaj shefit.

Kjo s’po ndodh, prandaj opinioni publik është i interesuar të dijë edhe nëse sponsorët publikë të ministrit të brendshëm ndër vite ndaj të njëjtin mendim me Lleshin, për sjelljet e tij të fundit, përdorimin e gazit si armë policimi dhe gjuhën raciste që ai përdor ndaj opozitës që përfaqëson gjysmën e popullsisë. Me shpresë se sponsorët do t’i tërheqin qendrimet e tyre, “intifada” e pretenduar duhet të dëgjohet fuqishëm. Sa më shpejt të zbulojmë ku ministri zbulon shpirtin e ndjen turpërimit, aq më shpejt shpëtojnë edhe komunitetet që ai thotë se përfaqëson nga sikleti që ndjejnë përditë kur shohin “delen e Perëndisë” të shndërrohet në shërbëtor të Xhebrahilit.

Kosova paralajmëron reciprocitet me Shqipërinë e M. e Veriut

Kosova paralajmëron reciprocitet me Shqipërinë e M. e Veriut

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar vendosjen e masave mbrojtëse për produktet e Kosovës në raport me shtetet e tjera të rajonit, të cilat janë anëtare të Marrëveshjes për Tregti të Lirë, të njohur me shkurtesën CEFTA.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, Endrit Shala, ka paralajmëruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dy shtete ku prodhuesit kosovarë, thuhet se po përballen me barriera tarifore dhe jotarifore, se do të zbatohen masa mbrojtëse nëse këto barriera nuk hiqen.

Në anën tjetër, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe ekspertë për çështje ekonomike, konsiderojnë se ekzekutivi i vendit këtë problem duhet ta zgjidhë përmes mekanizmit të CEFTA-s.
Edhe pse problemet e prodhuesve kosovarë me këto shtete, theksohet se janë evidente për një kohë të gjatë, ata konsiderojnë se në rast të mosarritjes së ndonjë zgjidhjeje përmes CEFTA-s, vetëm atëherë duhet të vendoset masa e reciprocitetit, por jo edhe taksa doganore, e cila ishte përmendur nga Ekzekutivi.

Berat Rukiqi, kryetar në Odën Ekonomike të Kosovës, duke përmendur barrierat tregtare mes Kosovës dhe këtyre dy shteteve, thotë se në mungesë të mekanizmave të CEFTA-s për t’i zgjidhur problemet me shtetet e tjera anëtare, instrumenti i fundit mbetet reciprociteti tregtar.

“Me Maqedoninë e Veriut problemet kanë qenë me kontrollin e cilësisë së disa produkteve, disa teste, rezultate që shpeshherë nuk pranohen. Rasti i fundit është moslejimi i eksportit të peshkut. Ndërsa, me Shqipërinë, numri i barrierave është shumë i madh, deri tek ajo që është gati e pamundur që kompanitë tona të bëjnë biznes me shtetin e Shqipërisë. Kështu që vendosja e masave reciproke funksionon më mirë, pasi kjo është praktikë në të gjitha vendet tjera”, thotë Rukiqi.

Edhe eksperti i ekonomisë, Naim Gashi, thotë se problemet aktuale të bizneseve të Kosovës me këto shtete, sidomos me Shqipërinë, e vështirësojnë apo e bëjnë gati të pamundur bashkëpunimin tregtar ekonomik në mes dy vendeve.

Ai thotë se Qeveria nuk duhet të marrë vendim për ndonjë taksë të ngjashëm sikurse me rastin e masave ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, të cilave u ka vënë tarifën doganore 100 për qind në të gjitha mallrat që eksportojnë drejt Kosovës.

“Në fakt, nëse kjo situatë vazhdon tutje, unë besoj se Qeveria e Kosovës duhet të vendos masë të reciprocitetit. Nëse një vend nuk e njeh origjinën e mallit, nuk duhet as Kosova t’ia njoh. Nëse një vend nuk i njeh tabelat e Kosovës, nuk duhet as Kosova t’ia njoh atij”.

“Në fakt, ne, nuk duhet ta quajmë atë taksë për arsye se në opinionin publik ndërkombëtar dalim keq si një shtet që përdor masa mbrojtëse ndaj vendeve tjera, përderisa me Kushtetutë jemi të deklaruar si ekonomi e tregut të hapur. Në fakt, çdo veprim që ndërmarrim si shtet, duhet të jetë masë reciprocitet dhe asnjëherë mos të quajmë si taksë, tarifë ose ndonjë barrierë tjetër tarifore”, vlerëson Gashi.

Më herët edhe përfaqësues të prodhueseve në Kosovë kanë pohuar se autoritetet shqiptare po i pengojnë bizneset nga Kosova që të jenë më të pranishme në tregun e Shqipërisë.
Prodhuesve nga Kosova, sipas tyre, po iu paraqiten barriera tarifore dhe jotarifore, si rasti i akcizës së birrës, pastaj procedurat e zhdoganimit në Shqipëri, pagesa e skanerit, noterizimi i analizave, mosmarrja për bazë e çmimit të faturës nga Dogana Shqiptare e shumë pengesa tjera, që sipas tyre, po dëmtojnë konkurrueshmrinë e produkteve të Kosovës në Shqipëri.

Në anën tjetër, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë të mërkurën se ka paralajmëruar vendet tjera anëtare të CEFTA-s,se do t propozojë masa tjera shtesë për të gjitha vendet anëtare që shkelin marrëveshjen e CEFTA-s, pasi siç, ka thënë ai, “detyrë dhe përgjegjësi e Qeverisë është fuqizimi i prodhimit vendor”.

Ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë nënshkruar dhjetëra marrëveshje, të cilat kanë për qëllim lehtësimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike. Liderët në Kosovë dhe Shqipëri në vazhdimësi janë deklaruar për rritje të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe eliminimit të të gjitha barrierave.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë çdo vit i mbajnë edhe mbledhjet e përbashkëta ku premtohet në vazhdimësi për bashkëpunim të ndërsjellë, por që të gjitha këto, sipas përfaqësuesve të bizneseve, mbesin vetëm në letër.

Tradhtia që Edi Rama fsheh pas apelit: 'Mos e mbyllni atë derë'


Rezultate imazhesh për ilir nikolla

Nga Ilir Nikolla

Fushata e Edi Ramës ka nisur me terminologjinë e kuçedrës: mos më kundërshtoni, se do t’ju ndaloj ujin. E di secili lexues i folklorit shqiptar, e dinë nga Bistrica e Sarandës, duke ndaluar një stacion në legjendën e Selitës së Tiranës e mund të shkojmë deri në bjeshkët e Rugovës, duke dëgjuar legjendat mbi kuçedrat që na ndalin ujin nëse s’ju bindemi, s’ju blatojmë dhurata a s’i lëmë të na (sh)përdorojnë.

Fjalori i përdorur prej kryeministrit në Kurbin është i denjë për një specie që s’ka respekt për gjindjen, ka përçmim për shqiptarin dhe që s’ka sojin e robit. Ta trajtosh kurbinasin si hajnin e fundit të lagjes, të zotin veç për të gjalluar, është një fyerje jo veç për Kurbinin, por për dëshminë mijëravjeçare të mbijetesës tonë në këto troje. Deklaratat me spondë në çelje të fushatës me 1 qershor në palestër, se po vertetohen thëniet e serbëve se shqiptarët s’dinë të qeverisin, është një fyerje për shtetin e parë të Arbërit, të lindur bash në Kurbin, e në këtë kuadër, në një profani gjeografike, politike e shoqërore, si dhe në një performancë tradhtie, Edi Rama e ka shndërruar monstrën e fushatës së 30 qershorit në një shprazje rropullish, ndoshta edhe më efikase sesa ajo e shkarravinave – thonë artistike – të hedhura turpshëm në letër, ndërkohë që “dialogohet” me personalitete të Perëndimit, që kanë 30 vjet që mundohen të luajnë Diogjenin e Shqipërisë.

Fakti se frazat më të turpshme shqiptohen në Kurbin, Lezhë e Mirditë më bëjnë disi më të ndjeshëm, por asgjë s’ma errëson bindjen se njësoj turpshëm i përjetojnë “fushatat” e Edvinit në Korçën e të pastrehëve, romëve të pangrënë e të pambrojtur e tash së fundi edhe banorëve të lënë në mëshirën e tërmetit e të motit, në Vlorën që po përgjysmohet nga krimi dhe mungesa e qeverimit, në Gjirokastrën që po shuhet e po tjetërsohet në të njëjtën kohë nga mungesa e vizionit e nga zilia personale e kryeministrit, si dhe në Shkodrën që po largohet prej atdheut si Itaka, veçse këtë herë se kështu do Edi Rama.

Për arsye të ndryshme, por kudo në Shqiptari, apatridi po lë gjurmën e tij të turpit dhe fushata e tanishme pa kundërshtarë të dukshëm po shërben për të zbardhur aleatët e munguar të Ramës, por edhe për të rrëfyer zezonën që po lë pas kalërimi i tij drejt pushtetit të frikës. Fraza drejtuar laçjanëve “mos ia mbyllni vetes derën e Italisë” nuk thuhet rastësisht.

Njësoj si kërcënimi ndaj protestuesve se s’do të lejohen të udhëtojnë në BE e në SHBA, Edi Rama po kalëron idenë më antishqiptare që mund të ekzistojë, thjesht për arsye elektorale. Rama po luan me urinë e shqiptarëve për ta lënë vendin, për të ikur nga sytë këmbët, por kurrë më shumë sesa sot, ky mesazh nuk ka marrë konotacionin politik që ai me të vërtetë ngërthen. Për herë të parë po artikulohet publikisht “ftesa” e qeverisë që opozitarët të shfrytëzojnë rastin e të lënë vendin.

Sipas tezës së shkopit dhe karrotës, kryeministri po i kalëron të dyja, si në një sëmundje bulimie, edhe rikthimin e vizave nga Holanda si një rrezik imediat, edhe cejtnotin që sjell kjo gjë, pra nevojën që kush ka ndërmend të ikë, ta bëjë sa më shpejt, se s’dihet se si vijnë punët. Në këtë fushatë ngërthehen elementët e një spastrimi territori nga kundërshtarët politikë, por përzier edhe me tonalitetet e segregacionit të trashëguar nga afro 80 vitet e regjimit të “zonës së parë operative” në Shqipëri.

Bash në Kurbin, Lezhë e Mirditë, ky regjistër dëgjohet më fort dhe dhemb më shumë, prandaj edhe thirrja e Ramës drejtuar laçjanëve “mos e mbyllni derën e Italisë” nuk është një klithmë për të ruajtur lëvizjen e lirë, por një grishje finale që territori të pastrohet nga kundërshtarët politikë. Kush do të rrijë, duhet të konformohet me Pjerin Ndreun, Ndrecë Dedën, apo kukullat pa identitet kudo nëpër territor. Kush do të ikë, ka një rast ta marrë të pastër pasaportën biometrike. Se ç’vjen më tej të gjithë e dimë, kemi lexuar dhjetëra manuale të racës së pastër apo njeriut të ri.

E gjitha përmblidhet në një pikë: Edi Rama ka mbërritur në stacionin final, prandaj po i luan të gjitha në një dorë, ja krijon shtetin e pastër të kloneve të veta, ja shkon prapa hekurave. Merret me mend se edhe nëse krijohet utopia e edvinistëve, ajo do të ketë më pak sukses sesa shkarravinat – thonë – artistike të kryeministrit, por fakti se Edi Rama ka mbërritur të flasë për racë në muzg të qeverimit, është një argument që s’duhet nënvleftësuar.

Fushata “mos e mbyllni atë derë” duhet shoqëruar jo veç me protesta, por edhe me debatin juridik se ç’korrigjim meriton ky soj pushtetari.

Petrit Vasili:‘Edi Rama, njeriu që ka tradhtuar integrimin e Shqipërisë’

Rezultate imazhesh për petrit vasili


Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sot pas deklaratave të Edi Ramës, në lidhje me integrimin e Shqipërisë.

Sipas Vasilit, Rama është një gënjeshtar i pashërueshëm.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Ky kryeministër tradhëtar i integrimit dhe gënjeshtar i popullit.

Sot kryeministri llafazan dhe i inkriminuar po zbulon armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm.

Ky frymëzues e mbështetes i krimit të organizuar, një Judë i vërtetë antiintegrim, jo vetëm damkosi Shqipërinë, por edhe e sabotoi me qellim integrimin ne funksion të strategjisë prolindore dhe antieuroatlantike.

Ky kryeministër e ka tradhtuar haptas integrimin pasi u tha europianëve se e ka kthyer zverkun nga lindja e Europës dhe nuk i intereson hiç fare nëse i hapin apo jo negociatat se ai ka alternativa të tjera joeuropiane.

Por ky është edhe gënjeshtar pa shërim i popullit.

Ja lexojeni vetë ç’ thoshte kryeministri ne parlament pak javë më parë në 3 maj 2018 dhe i drejtohej i ngrefosur opozitës:

‘Ne morëm rekomandimin për hapjen e negociata pa asnjë kusht, një dëftesë që dëshmon se Shqipëria nuk ka lidhje me asgjë nga ato që thonë këta.’

Këto thoshte pak javë më parë kryeministri, sot pacipësisht bën sikur harron gënjeshtrat dhe debilitetet që ka thënë.

Kujtohu, kujtohu o kryeministër, se do japësh llogari për këto që ke thënë.

NUK DUA TË NJELL ZI, POR.....

Rezultate imazhesh për frank shkreli

Nga Frank Shkreli

Shumë vërejtës dhe ekspertë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, e konsiderojnë gjëndjen e sotëme politike në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe si rrjedhim edhe anë e mbanë trojeve shqiptare, ndoshta si periudhën më të rrezikshme ç’prej shembjes së komunizmit e këndej dhe ç’prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, 10-vjet më më parë. Shpresat ishin të mëdha për shqiptarët kudo, se me rrëximin e Murit të Berlinit, historia -- më në fund -- do t’i ishte më njerëzore ndaj tyre dhe do t’i trajtonte shqiptarët, si komb, më mirë në të ardhmen e tyre.

Dhe pse jo! I shkatërruar nga dy luftërat botërore dhe pothuaj gjysëm shekulli i vuajtur nga komunizmi i imponuar sllavo-aziatik, kishim shpresë se ja më në fund erdhi rasti dhe mundësia për një ri-mëkëmbje të vërtetë të Kombit shqiptar në fillim të shekullit 21. Madje disa prej nesh e kishim shpallur shekullin 21, si “Shekullin e Shqiptarëve”. Megjithë pengesat në rrugën e shtet-ndërtimit gjatë këtij tranzicioni -- me rënjen e komunizmit -- Shqipëria siguroi më në fund lirinë dhe demokracinë e mohuar nga komunizmi për disa dekada. Kosova, pas vuajtjeve e sakrificave shpesh mbinatyrore nga ana e shqiptarëve çlirohet nga zgjedha komuniste sllavo-serbe dhe pas një shekull robërimi, vrasjesh e shpërnguljesh të detyruara, nisur nga ideja serbe e spastrimit etnik të Kosovës dhepas krimeve çnjerëzore nga forcat serbe kundër shqiptarëve, siguron mbështetjen ndërkombëtare dhe çlirohet më në fund nga fashizmi serb, duke shpallur pavarësinë e saj, sot për sot të njohur nga më shumë se 100-vende nga mbarë bota, përfshirë vendet më të rëndësishme perëndimore.

Është një skenë në rrjedhën e historisë së shqiptarëve, që patriotët më të shquar të Kombit, megjithse do ta kishin dëshiruar, ndoshta nuk mund ta kishin paraparë: shqiptarët ndonëse, fatkeqsisht, të cunguar dhe të ndarë gjeografikisht gjatë shekullit të kaluar,megjithëse jo të bashkuar në një shtet – aktualisht janë me dy shtete. Të lirë për të vendosur vet fatin e vet nën një sistem demokratik dhe të lirë, të udhëhequr nga vet shqiptarët -- nën hijen e madhe gjithpërfshirse të Flamurit të Gjergj Kastriotit-Skenderbeut.

Megjithë këto bekime të cilat i gëzojnë sot shqiptarët, diçka nuk po shkon mirë. Në të vërtetë aq keq po shkojnë punët në trojet shqiptare, si rrjedhim i veprimeve ose mosveprimeve të politikanëve aktualë, sa që vet shqiptarët përpiqen t’i bëjnë ball kësaj situate tragjike duke kërkuar rrugëdalje. Shqiptarët, të papërgatitur për tu përballur me këtë ngërç politik dhe me korrupsionin që ka prekur nivelet më të larta shtetërore, kanë vendosur të largohen, legalisht dhe ilegalisht, nga trojet mijëra vjeçare të tyre, pothuaj në përmasa biblike. As armiqtë më të përbetuar të shqiptarëve nuk kishin mundur të parashikonin kurrë një shpërngulje të tillë të shqiptarëve nga hapësirat e tyre gjeografike.

Thuhet se rrallë kund mund të ketë një klasë politike më të ndarë dhe më të pëçarë se klasa e sotëme politike e shqiptarëve – në të dy anët e kufirit – të pakën jo në Evropë, pjesë e të cilës pretendojnë se duan të bëhen. Çdo ditë jemi dëshmitarë të një shembulli ose një tjetri -- konfliktesh personale e partiake, konflikte këto që po prishin jo vetëm rendin shoqëror dhe politikën e mbrendshme, por edhe marrëdhëniet historike të Kombit shqiptar me miqët, për mbështetjen e të cilëve shqiptarët kanë gjithnjë nevojë. Jemi dëshmitarë të një mungese të lidhjes aq të nevojshme morale dhe patriotike, jo vetëm midis përfaqsuesve të kësaj klase politike me njëri tjetrin, por mbi të gjitha, shohim se shumicësi mungon gjithashtu edhe përgjegjësia politike dhe morale madje edhe ndaj Atdheut dhe Kombit – një përgjegjësi kjo për të cilën ata janë betuar se do ta përfillin si përfaqsues të zgjedhur të këtij populli.

Sot për sot, shqiptarët kanë aq shumë probleme me të cilat përballen. Unë do të dëshiroja të njell mirë për rrjedhën e zhvillimeve politike të Shqipërisë, të Kosovës dhe për të ardhmen e mbarë shqiptarëve. Por, problemet që, kryesisht, janë të vet-shkaktuara nga një klasë politike që vetëm shikon interesat e veta politike dhe partiake, në kurriz të problemeve me të cilat përballen shqiptarët – është vështirë të zgjidhen ndërsa vazhdojnë përçarjet dhe konfliktet aktuale politike midis pozitës dhe opozitës në Shqipëri dhe në Kosovë.Kështu, të ndarë e të përçarë, sfidat dhe problemet vetëm shumëfishohen dhe zgjidhja e tyre bëhet edhe më e parealizueshme. Prandaj, si rezultat i gjendjes së krijuar,është i nevojshëm një fillim i ri politik, me njerëz të ri dhe ide të reja. Mbi të gjitha bota shqiptare, jo vetëm që ka nevojë për një përtëritje politike, por për më tepër ka nevojë edhe për një ripërtëritje morale dhe shoqërore në të gjitha nivelet e jetës – jo vetëm në politikë, por në të gjitha fushat e veprimtarisë shoqërore.

Kemi nevojë gjithashtu edhe për politikanë që, mbi të gjitha, e duan Shqipërinë dhe të cilët punojnë për të mirën e saj dhe të gjithë shqiptarëve pa dallim. Ekziston nevoja të kemi politikanë që mendojnë dhe punojnë për Shqipërinë, se për botën ka kush mendon. Shqipëria dashurohet duke i ruajtur nderin e saj dhe emrin e mirë të shqiptarëve, mbrenda dhe jashtë vendit. Mbështetja dhe mbrojta e kriminelëve dhe e të korrupturave nga përfaqsuesit më tëlartë të qeverisë nuk është as dashuri për Atdheun as ndonjë akt heroik, me të cilin mund të mburret kush. Përkundrazi, me këto akte po ia nxini fëtyrën Shqipërisë dhe Shqiptarëve, si asnjëherë më parë – sidomos në nivelin ndërkombëtar dhe në radhët e atyre që me të vërtetë ruajnë ndjenja pozitive për Shqiptarët në përgjithësi.

Nuk dua të njell zi, porpa dashuritë vërtetë ndaj Atdheutdhe pa respekt përnjëri tjetrin -- pa i shtrirë dorën edhe kundërshtarit politik -- nuk ka zgjidhje të problemeve aktuale politike, ekonomike dhe shoqërore në Shqipëri dhe as nuk ka dalje nga ky qorrsokak, në të cilin e keni hedhur vendin. Por çka është edhe më keq, si rezultat i këtyre konflikteve të vazhduesheme, bashkjetesa kombëtare bëhet shumë më e vështirëmidis shqiptarëve, kur të merren parasysh konfliktet aktuale politike në radhët e partive dhe të politikanëve shqiptarë.

Larg nga këta njerëz që me qëllimet e tyre të errëta po cenojnë në thelb vëllazërimin kombëtar midis shqiptarëve dhe të cilët po e çojnë vendin në prag të një gremine. Larg nga ata që duan të krijojnë një Shqipëri sipas qejfit të vet, ku duan të jenë – vet ali e vet kadi -- vet shkruaj e vet vulos. Në vend të këtyre, sot për sot, kemi nevojë për individë – si në politikë ashtu dhe jashtë politikës –për individë që kanë mundësitë dhe dëshirën që të mbjellin – jo përçarje, ndasi e konflikte -- por harmonizim midis mendimeve dheideve të ndryshme në radhët e shqiptarëve. Persona që,duke marrë parasysh debatin e sotëm në median shqiptare të përfaqsuesve të elitës shqiptare–fatkeqsisht, nuk shihen kund në horizont. Kjo është edhe arsyeja për pesimizmin tim, përball gjëndjes aktuale në Shqipëri, sepse nuk është vetëm politika që është mbërthyer në një konflikt të pazgjidhëshëm, por duket se e mbarë shoqëria është e ndarë dhe e përçarë, sipas vijave të caktuara nga politika.

Enver Bytyçi: Retorika hitleriane e milosheviçiane e Edi Ramës!



Rezultate imazhesh për enver bytyqi

Në takimin elektoral të zgjedhjeve parti-shtet të 30 qershorit në Përmet, Edi Rama deklaroi - “Nuk ka më që Partia Socialiste të merret zvarrë nga Sali Berisha dhe ne të hapim rrugë. Partia Socialiste nuk është më ajo që kemi parë deri tani që i hap rrugë budallait. Që socialistët të bëjnë 1 milimetër mbrapa dhe të heqin dorë nga rruga e tyre, kjo nuk bën më vaki kurrë”. https://tvklan.al/rama-socialistet-nuk-bejne-1-milimeter-m…/

Kjo thirrje për luftë, e lansuar në qytetin e paqes të Përmetit, nuk ka tërhequr sa duhet vëmendjen e opinionit publik në atë masë sa do të duhej. Në fakt, konfliktet e mëdha e të vogla lindin dhe zhvillohen përmes retorikave të tilla, si ajo që Edi Rama deklaroi më 24 qershor në Përmetin e vëllezërve Frashëri.

Diktatorët fillimisht bindin veten dhe fansat e tyre për atë se ‘E drejta qëndron në anën e tyre’! Më tej, ushqejnë ndjesinë se ‘Bota që i rrethon është armiqësore’! Si të tillë, të rrethuar gjithandej nga ‘armiq’, diktatorët shpallin platformën e ‘Të qenit viktimë’. Viktimë e kujt? E armikut përballë! Të njëjtën kurbë sjellje dhe retorike po përdor kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që të ‘justifikojë’ dhe mobilizojë mbështetësit e tij për t’u aktivizuar në mbrojtjen e diktaturës së 30 qershorit.

Por kësisoj kishin vepruar edhe Adolf Hitleri dhe Sllobodan Milosheviçi.

Të njëjtën retorikë ka përdorur gjithashtu Vladimir Purin në rastin e pushtimit dhe aneksimit të Krimesë. Të gjithë këta kanë përzgjedhur grupimin njerëzor prej të cilëve donin mbështetje si dhe kanë adresuar armikun përballë. Hitleri në programin e partisë së tij NSDAP shkruante me të njëjtën frymë si Edi Rama. Ka vetëm një ndryshim – Rama u drejtohet socialistëve për t’i mobilizuar kundër pjesës tjetër të popullit. Hitleri u drejtohet gjermanëve që të mobilizohen kundër popujve të tjerë. Hitleri në atë kohë shkruante. ‘Ne do të ngrejmë një shtet nacional, ku të bëjnë pjesë të gjithë gjermanët. Të gjithë, ata të cilët janë të gjakut gjerman, por që jetojnë si danezë, polakë, çekë, italianë apo francezë, duhet të bashkohen në perandorinë gjermane’. Shkurt, gjermanët duhej të bëheshin gati e të mobilizoheshin në një luftë të hapur kundër shteteve përkatëse. (Gottfried Feder, Das Programm der NSDAP und seine weltanschunlichen Grundgedanken, Muenchen 1932, S. 42).

Mbas Luftës së Dytë Botërore këtë skemë e përdori Milosheviçi në periudhën e fundit të ekzistencës së Federatës Jugosllave. Në vitin 1989, ai u tha serbëve në Kosovë se ‘Kudo ku jetojnë serbët dhe ndodhen varret e tyre quhet Serbi’ (Michael Weithmann – Krisenherd Balkan, Urspruenge und Hintergruende des aktuellen Konflikts, Muenchen 1992, S. 1990. Më tej Milosheviçi do deklaronte se ‘Serbia ose do të jetë e madhe, ose do të shuhet fare’. (Holm Sundhaussen – Der Kosovo-Konflikt, Muenchen 2000, faqe 83).

Ndërsa Vladimir Putin në justifikim të aktit të tij për aneksimin e Krimesë thoshte se ‘Rusia është përgjegjëse për mbrojtjen e të gjithë rusëve që jetojnë jashtë kufijve të saj’!

Në të njëjtën logjikë shkon gjithashtu deklarata e kryeministrit shqiptar bërë në Përmet. Të gjithë këta kanë një sindrom të përbashkët – viktimizimin. Siç shihet, Rama fajëson Berishën dhe demokratët për ‘persekutimin’ e socialistëve dhe kërkon që ata të bashkohen rreth tij për të luftuar kundër demokratëve dhe opozitës. Nuk i mjafton që aktin e hakmarrjes ta kryejnë policët, prokurorët dhe gjykatësit mercennarë të tij. Dëshiron të mobilizojë shqiptarët kundër shqiptarëve, duke e çuar vendin në një konflikt civil të drejtuar prej tij.

Edhe Hitleri kërkoi bashkimin e gjermanëve rreth tij duke përdorur sundromin e viktimizimit nga vendimet e padrejta te Konferencës së Parisit në vitin 1919, menjëherë pas Luftës së Parë Botërore. Ndërsa viktimizimi serb është i njohur dhe i pranuar gjerësisht nga opinioni publik ndërkombëtar, sindrome që është përdorur për mobilizimin serb kundër shqiptarëve dhe popujve jo serbë në Ballkan. Dhe po ashtu Putin, e sheh viktimizimin e vendit te tij te dezintegrimi dhe shpërbërja e perandorisë sovjetike dhe kërkon rikthimin e fuqisë së dikurshme.

Edi Rama gjithashtu e sheh viktimizimin e tij e të socialistëve te shembja e diktaturës komuniste. Ndaj duket se kërkon ndëshkim për Sali Berishën dhe demokratët për shkak të kontributit të tyre për përmbysjen e sistemit komunist të sunduar me grusht të hekurt nga Partia Komuniste, trashëgimtare e së cilës është Partia Socialiste. Edi Rama kërkon të garantojë socialistët se vetëm ai mund t’i udhëheqë ata drejt pushtetit për të përjetësuar ‘të drejtën e humbur’.

Deklaratat e Ramës janë të lexueshme dhe kërcënuese. Ato frymëzohen dhe frymëzojnë epërsinë e rracës ideologjike të socialistëve mbi modelet e tjera në një shtet pluralist e demokratik në Shqipëri. Në emër të rracës ariane e gjermane, Hitleri shpalli luftën kundër popujve të tjerë në vitet 1938-1945.

Në emër të rracës ‘superiore’ serbe liderët serbë udhëhoqën fushatat asgjësuese të shqiptarëve . Në emër të epërsisë dhe krenarisë ruse e sovjetike, Vladimir Putin po udhëheq fushatat e dhunës e pushtuese në shtetet fqinjë të tij. Dhe po ashtu sipas Ramës, ‘Rraca e socialistëve është rraca e përzgjedhur për të qeveris Shqipërinë’, ndërsa rraca e demokratëve dhe të tjerëve na qenka një rracë inferiore, e ‘paaftë’ të ushtrojë pushtetin në emër të sovranit. Akoma më keq, ai bën thirrje për mobiliyim total e vetmbrojtje me armë e me force.

Retorika e tillë përçarëse e Edi Ramës, nëse lejohet e mbështetet nga militantët e tij, do të ketë pasoja të rrezikshme për ekzistencën e kombit tone, të shtetit tone, të shqiptarëve në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Zaten shenjat e kësaj katastrofe kanë filluar. Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria në vendet e BE-së në katër muajt e pare të këtij viti është trefishuar krahasuar me ë njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo është pasoja e pare e retorikës sipas modelit ‘NE dhe ATA’ të Edi Ramës. Por pasoja të tjera më tragjike do të sjellë kjo retoorikë. Në fund të fundit kemi parasysh trashëgiminë e kësaj retorike nga Hitleri dhe Milosheviçi. Kjo trashëgimi është e mjaftueshme për të parashikuar pasojat e retorikës përçarëse të Edi Ramës!

Tiranë, më 26.06.2019

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...